Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Kalaja e Shkodrës dhe Kalaja e Lëkurësit do të jepen me qira, Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore kundërshton vendimin

By: Kult Plus
25 July 2025 at 15:36

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka hapur një procedurë konkurrimi publik për dhënien në përdorim të hapësirave shërbimi në dy monumente kulture të kategorisë së parë: Kalanë e Rozafës në Shkodër dhe Kalanë e Lëkurësit në Sarandë. Qëllimi i kësaj nisme, sipas njoftimit zyrtar, është “rijetësimi” i këtyre pasurive kulturore.

Subjektet e interesuara për të marrë pjesë në këtë procedurë janë të ftuara të dorëzojnë dokumentacionin pranë protokollit të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, deri më 21 gusht.
Megjithatë, dokumentet e shpallura nuk japin detaje mbi sipërfaqen që do të jepet në përdorim, mënyrën e shfrytëzimit apo masat për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore që mbartin këto objekte.

Kalaja e Lëkurësit ka qenë më parë dhënë në përdorim privat. Një procedurë e ngjashme u propozua në fund të mandatit të qeverisë Berisha në vitin 2013, duke shkaktuar debat të madh publik. Asokohe, Partia Socialiste – në opozitë – u shpreh kundër dhënies me qira të monumenteve kulturore dhe, sapo erdhi në pushtet, anuloi disa prej kontratave, përballje që më pas përfunduan në gjykatë me përfaqësues të biznesit.
Pas njoftimit të fundit nga Ministria, Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore ka dalë kundër kësaj procedure. Përmes një reagimi publik, forumi e ka cilësuar nismën si “një shaka” dhe ka ngritur pikëpyetje të forta mbi qëllimin e vërtetë të përdorimit të kalasë së Lëkurësit, duke pyetur nëse ajo është “Picerí apo Trashëgimi Kulturore?”
“Forumi kujton se Kalaja e Lëkurësit, e dhënë me qira që në kohën e ministrit Edi Rama, ishte parashikuar të shndërrohej në një pikë kulturore në shërbim të trashëgimisë së zonës. Sot, pas më shumë se 25 vitesh, ajo është kthyer në simbol të degradimit, ku vlera kulturore mungon pothuajse tërësisht,” thuhet në reagim.
Sipas Forumit, kalaja – e ndërtuar mbi rrënojat e një kishe bizantine – është kthyer në një kompleks restorantesh dhe kafenesash, duke humbur çdo funksion kulturor dhe historik.

Ndërkohë, Kalaja e Shkodrës, ose e njohur ndryshe si Kalaja e Rozafës, mbart jo vetëm historinë dhe trashëgiminë kulturore të qytetit, por edhe legjendën që i dha emrin – simbol i besës dhe sakrificës, që sot rrezikon të zbehet nën hijen e komercializimit./oranews/

Dhënia në përdorim e kalave për kafene rrezikon privatizimin e trashëgimisë kulturore

25 July 2025 at 08:39

Në mesin e korrikut Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit shpalli dy thirrje publike për dhënien në përdorim për një fat 20-vjeçar të ambienteve brenda Kalasë së Lëkurësit, Sarandë dhe asaj të Rozafës në Shkodër. Sipas njoftimeve bëhet fjalë për dhënien në përdorim të këtyre pasurive kulturore publike për ambiente shërbimi, 892 metra katrorë brenda […]

The post Dhënia në përdorim e kalave për kafene rrezikon privatizimin e trashëgimisë kulturore appeared first on Reporter.al.

80 mijë vizitorë në Kalanë e Shkodrës, në gjysmën e parë të vitit

TIRANË, 1 korrik/ATSH/ Kalaja e Rozafës, simbol i qytetit të Shkodrës dhe krenaria e trashëgimisë sonë kulturore, ka mikpritur rreth 80,000 vizitorë gjatë periudhës janar–qershor 2025.

Statistikat u bënë publike sot nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër, sipas së cilës kjo shifër përfaqëson një rritje domethënëse krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke e bërë Parkun Arkeologjik Shkodër një nga më të vizituarit në rang kombëtar.

“Ky nuk është thjesht një numër, por një dëshmi e dashurisë për historinë dhe trashëgiminë”, shkruan DRTK Shkodër në rrjetet sociale, duke shtuar edhe ftesën për të gjithë ata që ende nuk e kane vizituar këtë kala.

Kalaja e Rozafës të mundëson një pamje 360° që të lë pa fjalë, ndërkohë që përjeton historinë e lashtë të këtij vendi.

Kalaja ka një pozicion të fuqishëm strategjik duke kontrolluar të gjithë territorin e gjërë përreth. Ajo përbëhet prej tre oborreve kryesore që janë në formë të shkallëve duke u ngritur njëri pas tjetrit ku dhe ndahen me porta në mes vete. Një strukturë e tillë e bën më të thjeshtë orientimin e turistëve në hapësirat e objektit.

Hyrja kryesore është nga verilindja dhe nga aty futeni në oborrin e parë. Në këto hapësia ka një kullë cilindrike, një depo si dhe një godinë trekatëshe të kohëve venedikase. Kurse në oborrin e dy gjendet Xhamia e Fatihut, burgu dhe depoja.

Në “Udhëpërshkrimet” e njohura të Evlia Çelebiut, përshkruhet Kalaja e Shkodrës, ku ndër të tjera përmendet se brenda saj nuk ka dyqane, ka vetëm 100 banesa ushtarësh si dhe depo për grurë e municione.

Muzeu i Rozafës është i vendosur në oborrin e tretë të Kalasë, në godinën veneciane të njohur me emrin “Kapitaneria”. Këtu është skalitur e kaluara rreth 4000-vjeçare e Kalasë dhe e familjeve më me zë të vendit prej periudhave të ndryshme kohore. Turistët e shumtë shqiptarë dhe të huaj që e vizitojnë këtë objekt informohen në gjuhën shqipe dhe atë angleze. /j.p/

The post 80 mijë vizitorë në Kalanë e Shkodrës, në gjysmën e parë të vitit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

36 % më shumë vizitorë në Parkun Arkeologjik Shkodër

TIRANË, 5 maj/ATSH/ Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër publikoi statistikat e vizitueshmërisë në Parkun Arkeologjik Shkodër sa i përket muajit prill.

Shifrat tregojnë se muaji prill pati 36 % më shumë vizitorë se prilli i një viti më parë. Kjo shifër përkthehet në 39% më shumë të ardhura se në muajin prill të vitit 2024.

“Numri i vizitorëve në Parkun Arkeologjik Shkodër ka ardhur gjithnjë e në rritje, duke dëshmuar sërish se Kalaja e Shkodrës mbetet në krye të listës së siteve më të vizituara në vendin tonë”, shkroi DRTK Shkodër në faqen e saj online duke përsëritur ftesën e vizitës në Rozafat, ku historia dhe natyra gërshetohen në një harmoni të papërsëritshme.

Kalaja e Rozafës qëndron mbi një kodër shkëmbore 130 metra mbi nivelin e detit, e rrethuar nga lumi Buna e lumi Drin, me një sipërfaqe prej gati 9 hektarësh.

Ajo është një simbol i Shkodrës, e pranishme në piktura, gdhendje, shkrime etj. Dokumentimi i parë i emrit Rozaf është ndeshur që në 1215, ndërsa tek Barleti haset në trajtën Rozapha, rreth 1480. /j.p/

 

The post 36 % më shumë vizitorë në Parkun Arkeologjik Shkodër appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shtim vizitorësh në kalatë e Shkodrës dhe Lezhës

4 February 2025 at 07:53

TIRANË, 4 shkurt/ATSH/ Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër bëri publike statistikat e muajit të parë të vitit 2025 sa i përket vizitueshmërisë së dy parqeve arkeologjike.

“Me kënaqësi konstatojmë trendin rritës të vitit të kaluar, të ruhet dhe në muajin e parë të vitit 2025. Shifra që na bëjnë optimistë për një vit edhe më të suksesshëm se ai që lam pas”, shkroi DRTK Shkodër në rrjetet sociale.

Në Parkun Arkeologjik Shkodër (Kalaja Rozafa) gjatë janarit 2025 pati 3 836 vizitorë, me një rritje prej 8% krahasuar me janarin e vitit 2024.

Ndërsa në Parkun Arkeologjik Lezhë (Kalaja e Lezhës) pati 275 vizitorë, një rritje me 45 % krahasuar me janarin e 2024-ës.

Gjatë vitit 2024 Kalaja e Rozafës, një prej atraksioneve kryesore turistike të qytetit, u vizitua nga 157 827 vizitorë. Ndërsa Kalaja e Lezhës priti 7771 vizitorë gjatë vitit 2024. Të dyja këto kala po bëhen gjithnjë e më të njohura si destinacione turistike të rëndësishme.

/a.f/

The post Shtim vizitorësh në kalatë e Shkodrës dhe Lezhës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kalatë e Shkodrës dhe Lezhës me numër rekord vizitorësh përgjatë vitit 2024

By: Kult Plus
8 January 2025 at 09:30

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër raportoi për një rritje mbresëlënëse të numrit të vizitorëve në sitet arkeologjike të Shkodrës dhe Lezhës.

Gjatë vitit 2024 Kalaja e Rozafës, një prej atraksioneve kryesore turistike të qytetit, u vizitua nga 157 827 vizitorë. Kjo shifër është 25,5% më e lartë, krahasuar me vizitueshmërinë gjatë vitit 2023.

Ndërsa Kalaja e Lezhës priti 7771 vizitorë gjatë vitit 2024, shifër kjo që sipas statistikave rezulton të jetë 70% më e lartë se një vit më parë.

Të dhënat e ofruara nga DRTK Shkodër tregojnë një interes të madh të vizitorëve vendas dhe të huaj për trashëgiminë kulturore të këtyre trevave. Kalaja e Rozafës dhe Kalaja e Lezhës po bëhen gjithnjë e më të njohura si destinacione turistike të rëndësishme.

Kalaja e Shkodrës, apo siç njihet ndryshe me emrin Kalaja e Rozafës, është një prej kështjellave më të rëndësishme të Shqipërisë dhe jo vetëm. Ajo ka një pozicion të fuqishëm strategjik duke kontrolluar një territor të gjerë përreth dhe përbëhet prej tre oborreve kryesore që janë në formë shkallësh, duke u ngritur njëri pas tjetrit e që ndahen me porta mes tyre.

Ndërsa Kalaja e Lezhës ngrihet në majë të një kodre me lartësi 186 metra, në lindje të qytetit. Kalaja ka origjinë ilire. Në vitin 1440 ajo iu nënshtrua një rindërtimi nga venedikasit, ndërsa në vitin 1522 pas pushtimit osman u rindërtua edhe nga ana e tyre. Këtu ende mund të shikohen gjurmë të arkitekturave ilire, romake, bizantine dhe osmane./atsh/KultPlus.com

Meshë kushtuar shenjtit mbrojtës të Shkodrës, në rrënojat e katedrales antike në Rozafat

26 December 2024 at 15:42

TIRANË, 26 dhjetor/ATSH/ Kalaja e Rozafës përjetoi sot një moment të veçantë. Mesha e Shenjtë për nder të Shën Shtjefnit u kremtua sot në rrënojat e Katedrales së hershme në Kalanë e Shkodrës, duke rikthyer traditën dhe përkujtimin e këtij shenjtori.

Shën Shtjefni konsiderohet si shenjtori mbrojtës i qytetit të Shkodrës.

Ceremonia, e organizuar nga Arqipeshkëvia Metropolitane Shkodër-Pult, mblodhi besimtarë dhe figura të rëndësishme të komunitetit për të nderuar trashëgiminë shpirtërore dhe historike të qytetit.

Kisha e Shën Shtjefnit, e ka origjinën në kohë të largëta. Duke qenë e vendosur brenda mureve të Rozafës, kjo kishë pati privilegjin të ishte kishë e parë (katedrale), mes kishave e abacive të tjera që ngriheshin përherë e më të shumta jashtë perimetrit të mureve, aty ku shtriheshin lagjet e jashtme të qytetit.

Nuk dihet se cilit shenjtor i ishte kushtuar fillimisht kisha në Rozafë, por dihet që u ngrit në shek. XIII, kohë që përkon me përhapjen në krejt këtë zonë të kultit të protomartirit Shën Shtjefni.

Shën Shtjefni u shpall pajtor i qytetit dhe festa e Shën Shtjefnit kremtohej çdo vit me hapjen e një panairi të madh në sheshin para kishës, që grumbullonte tregtarët e gjithë zonës, përfshirë ata të ardhur nga Venediku e nga Republika e Raguzës.

Edhe Kisha e Madhe, siç njihet ndryshe Katedralja e Shkodrës, i kushtohet Shën Shtjefnit, shenjtit pajtor të qytetit, sipas Kishës Katolike. Ajo është ndërtuar më 7 prill 1858, kur vendi ishte ende nën sundimin e Perandorisë Osmane.

1 nga 4

/a.f/

The post Meshë kushtuar shenjtit mbrojtës të Shkodrës, në rrënojat e katedrales antike në Rozafat appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

E ngarkuara me Punë e SHBA vizitë në Kalanë e Shkodrës, njihet me historinë e qytetit

11 October 2024 at 17:22

TIRANË, 11 tetor /ATSH/ E ngarkuara me Punë në Ambasadën amerikane në Shqipëri Nancy VanHorn zhvilloi sot një vizitë në Kalanë e Shkodrës, e njohur ndryshe si “Kalaja e Rozafës”.

Siç bën me dije Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore në Shkodër, diplomatja amerikane u njoh nga afër me historinë e qytetit të Shkodrës përmes një vizite me guidë në hapësirën e Parkut Arkeologjik.

“Ishte kënaqësi e veçantë të prisnim në Kalanë e Shkodrës, Të ngarkuarën me Punë, Nancy VanHorn, ku i prezantuam nga afër historinë e qytetit të Shkodrës përmes një vizite të guiduar në hapësirën e Parkut Arkeologjik, si dhe e njohëm me programet e DRTK Shkodër, pasuritë kulturore dhe trashëgiminë e pasur të qytetit”, – thuhet një njoftimin e DRTK Shkodër të shpërndarë në rrjetet sociale.

Gjatë vizitës është diskutuar gjithashtu edhe për mundësitë e bashkëpunimeve në të ardhmen, të cilat do të kontribuojnë në ruajtjen dhe promovimin e vlerave tona kulturore.

E Ngarkuara me Punë e SHBA në Shkodër
1 nga 5

/r.e/

The post E ngarkuara me Punë e SHBA vizitë në Kalanë e Shkodrës, njihet me historinë e qytetit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌