Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Luizi feston ditëlindjen mes dashurisë më të madhe të jetës së tij: Gjithçka që kam ëndërruar (FOTO)

By: V K
12 July 2025 at 15:34

Këngëtari i njohur dhe shumë për publikun, Luiz Ejlli, ka ndarë me ndjekësit një nga momentet më të ndjeshme dhe të veçanta të jetës së tij: ditëlindjen pranë familjes që e ka quajtur gjithmonë “ëndrra e bërë realitet”.

Në një foto ku shihet krah partneres Kiara Tito dhe vajzës së tij, të tre të veshur në të bardha, këngëtari ka shprehur mirënjohjen për gjithçka që ka në këtë fazë të jetës.

“M`u deshën plot 40 vite që të kisha gjithçka që kam ëndërruar”, shkruan Luizi krahas imazhit plot ngrohtësi.

Postimi është pritur me një sërë urimesh, komente pozitive dhe dashuri nga ndjekësit, të cilët e kanë shoqëruar këtë ditë të veçantë me fjalë të ndjera.

The post Luizi feston ditëlindjen mes dashurisë më të madhe të jetës së tij: Gjithçka që kam ëndërruar (FOTO) appeared first on Albeu.com.

“Po të mos futesha në Big Brother, nuk do të njihesha me Luizin dhe nuk do të kisha Lunën” – rrëfimi prekës i Kiara Titos

By: D Marku
2 July 2025 at 16:55

Moderatorja e njohur shqiptare, Kiara Tito, ka ndarë një rrëfim të ndjerë mbi periudhën e vështirë që ka kaluar përpara se të bëhej pjesë e formatit Big Brother VIP Albania, i cili, sipas saj, i ndryshoi jetën rrënjësisht.

Në emisionin “Goca dhe Gra”, Kiara foli me ndjeshmëri për momentet e pasigurta dhe të errëta që kishte përjetuar para se të merrte vendimin për të hyrë në reality shoun që më pas i solli jo vetëm një transformim personal dhe profesional, por edhe dashurinë dhe familjen që gëzon sot.

“Unë kam pasur momente që jeta më ka shtyrë në një drejtim që nuk e kisha menduar. Me zgjedhjet që unë kam bërë, kam krijuar një realitet krejt ndryshe”, tha ajo.

Moderatorja tregoi se nëse nuk do të kishte marrë pjesë në Big Brother, rrjedha e jetës së saj do të ishte krejt tjetër. Për të, ky vendim nuk ishte vetëm një hap profesional, por një pikë kthese që ndryshoi gjithçka.

“Po të mos isha futur në Big Brother, nuk do të kisha këtë jetë që kam tani. Nuk do të kisha Lunën [vajzën e saj], nuk do të kisha takuar Luizin dhe ndoshta nuk do të isha kthyer më në televizion. Isha në një periudhë ku nuk dija as çfarë doja nga jeta. Ishte ose gjithçka, ose asgjë. Ose do të ndryshoja tërësisht jetën, ose do të mbyllesha në vetvete”, u shpreh tutje.

Kiara shtoi se nuk beson se do ta kishte njohur ndonjëherë Luizin jashtë shtëpisë së famshme, pasi, siç tha ajo, ndodhej në një gjendje ku ishte shkëputur nga jeta publike dhe shoqëria.
“Nuk do ta kisha takuar Luizin jashtë, sepse nuk dilja më në rrugë, nuk doja të shfaqesha më askund, nuk doja të isha më pjesë e televizionit”.

Në fund të rrëfimit, Kiara u ndal edhe te roli i fatit në jetën e njeriut, por theksoi se është njeriu ai që merr vendimet kyçe që ndryshojnë gjithçka.

“Mund të jetë fati deri diku, por jemi ne që e kemi në dorë të ndryshojmë rrjedhën e jetës sonë”, përfundoi ajo.

Sot, Tito gëzon një jetë familjare të lumtur me Luizin dhe vajzën e tyre të vogël, Lunën, ndërsa shfaqet gjithnjë e më e qetë dhe e plotësuar, duke dhënë mesazhe shprese për ata që kalojnë momente të vështira në jetë.

The post “Po të mos futesha në Big Brother, nuk do të njihesha me Luizin dhe nuk do të kisha Lunën” – rrëfimi prekës i Kiara Titos appeared first on Albeu.com.

Luiz Ejlli shpërthen pas ngjarjes së rëndë në Fier: Do e varja në mes të sheshit!

By: D Marku
2 July 2025 at 15:57

Një ngjarje tronditëse ka tronditur opinionin publik në Fier, ku një 36-vjeçar u arrestua pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij 12-vjeçare.

Rasti ka ngjallur reagime të forta në rrjetet sociale, përfshirë edhe figura publike si Luiz Ejlli.

Këngëtari dhe fituesi i Big Brother VIP Albania ka reaguar me tone të ashpra në rrjet, duke shpërthyer ndaj aktit makabër. Në një postim në Instagram, Luizi shkruan:

The post Luiz Ejlli shpërthen pas ngjarjes së rëndë në Fier: Do e varja në mes të sheshit! appeared first on Albeu.com.

FOTO/ Çfarë i ndodhi? Luiz Ejlli i nënshtrohet një operacioni: Me filluan dhimbjet kur…

By: D Marku
24 June 2025 at 15:46

Këngëtari dhe fituesi i edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania, Luiz Ejlli, ka surprizuar fansat e tij me një lajm të papritur.

Ai ka zbuluar së fundmi se është operuar, por pa humbur aspak humorin e tij karakteristik.

Përmes një postimi në InstaStory, Luiz tregoi se, megjithëse situata shëndetësore kërkonte ndërhyrje, ai e ka përballuar gjithë procesin me buzëqeshje.

Në një foto ku shfaqet me njërën këmbë të fashuar, këngëtari shkruan me humor:

The post FOTO/ Çfarë i ndodhi? Luiz Ejlli i nënshtrohet një operacioni: Me filluan dhimbjet kur… appeared first on Albeu.com.

A është sërish shtatzënë? Ja se si përgjigjet Kiara Tito

5 June 2025 at 20:24

Prej javësh në rrjet kanë qarkulluar thashetheme se Kiara Tito mund të jetë sërish në pritje të ëmbël, por moderatorja ka vendosur t’i japë fund spekulimeve. Përmes një postimi në Instagram, ku iu përgjigj pyetjeve të ndjekësve, njëri prej tyre e pyeti troç: “Je shtatzënë?”. Kiara u përgjigj shkurt dhe qartë: “Jo”. Me këtë përgjigje […]

The post A është sërish shtatzënë? Ja se si përgjigjet Kiara Tito appeared first on BoldNews.al.

Ç’po ndodh mes saj dhe Luizit? Kiara: Qeshnim në fillim, por tani kemi edhe zënka…

By: V K
29 May 2025 at 08:00

Moderatorja e njohur Kiara Tito, teksa ishte e ftuar në emisionin “Ndryshe” me Salsano Rapin dhe Elona Duron në Top Albania Radio, ajo ka treguar më shumë detaje në lidhje me karrierën e saj, familjen dhe projektet që pritet të vijnë shumë shpejt.

Salsano e pyeti nëse ka qeshur më shumë me Luizin në fillim në BBV apo tani

Po, kemi qeshur shumë në fillim pasi tani kemi edhe zënka.

Për çfarë zihen ata më shumë?

Po ja tani si të gjithë çiftet…

E ndihmon Luizi, Kiarën me Lunën?

Më ndihmon, është një baba shumë i përkushtuar. Bebelinat nuk i ndërron, por e merr shëtitje…

 

 

Kur Salsano e pyeti nëse ajo është natyrë xheloze, moderatorja u përgjigj duke thënë se:

“Nuk jam natyrë xheloze unë. E kam shprehur edhe më parë që nuk më pëlqen që t’i fus vetes atë stresin sepse dihet që në një marrëdhënie po pati xhelozi dhe po u fiksove nuk është gjë e mirë. Do prishesh në një moment apo një tjetër. Se dhe dikujt i bëhesh e bezdisshme por edhe fillon dhe nuk të pëlqen vetja në momentin që transformohesh dhe fiksohesh me çdo gjë të mundshme”.

A është Kiara xheloze më pak se Luizi apo janë njësoj të dy?

Jo, kemi arritur në një moment që e njohim aq mirë njëri-tjetrin dhe nuk merremi me këtë pjesën fare. I kushtojmë rëndësi gocës, projekteve dhe të gjithë gjërave të tjera.

A flet akoma për BBV2 tani kur ulet me miqtë Kiara në tavolinë?

Unë kam qenë stratege, çfarë thua ti edhe një tullumbac mezor e shpova. (qesh) Jo, unë nuk flas për BBV dhe nuk më pëlqen që të komentoj së çfarë ka kaluar. Domethënë shoh më shumë përpara dhe nuk më pëlqen që të flas kur isha apo çfarë bëra sepse dukesh sikur mbetesh po në vend, sikur je po në atë vorbullën e Big Brother-it, por jo jeta vazhdon.

The post Ç’po ndodh mes saj dhe Luizit? Kiara: Qeshnim në fillim, por tani kemi edhe zënka… appeared first on Albeu.com.

Kiara dhe Luizi prindër për herë të dytë? Moderatorja flet pa ‘doreza’, ja çfarë thotë

28 May 2025 at 22:03

Moderatorja e njohur Kiara Tito, gjatë një interviste në ‘Top Albania Radio’, ka ndarë me publikun detaje nga jeta e saj personale dhe zhvillimet në karrierë.

Në lidhje me thashethemet për një shtatzëni të dytë, ajo ka sqaruar se ende nuk është koha, duke theksuar se do të presin derisa vajza e tyre, Luna, të rritet pak më shumë, shkruan “Kosovarja”.

“Ne kemi plane, por është ende herët, sepse kërkon shumë përkushtim,” u shpreh moderatorja.

HBAgency

Kiara dhe Luizi u takuan në ‘Big Brother VIP Albania’, ku edhe u martuan, dhe sot janë prindër të një vajze të quajtur, Luna Mari.

The post Kiara dhe Luizi prindër për herë të dytë? Moderatorja flet pa ‘doreza’, ja çfarë thotë appeared first on Sot News | Lajme.

Luiz Ejlli emocionon me fjalët për Lunën: Jam heroi i saj…

By: V K
23 May 2025 at 08:33

Këngëtari i njohur dhe shumë i dashur për publikun dhe fituesi i “Big Brother VIP Albania 2”, Luiz Ejlli, ka ndarë një moment tepër të ëmbël në rrjete sociale, duke publikuar një foto me vajzën e tij të vogël dhe një tekst emocional që ka prekur ndjekësit.

“Jam heroi i saj… Jo sepse kam fuqi magjike, por sepse jam thjesht… babai i saj”, shkruan Luizi, duke reflektuar mbi rolin e tij si prind.

Ai shprehet se jeta i ka dhënë dhe marrë shumë, por lindja e vajzës ishte momenti ku ndjeu se kishte fituar gjithçka që i duhej.

“Kjo foto nuk është thjesht një kujtim. Është dëshmi që Zoti më besoi një mrekulli. Jam babai i saj, dhe ky është titulli më i madh që do mbaj ndonjëherë”, përfundon ai, në një dedikim që ka marrë mijëra pëlqime dhe komente pozitive.

Ky postim i Luizit, vjen si një dëshmi e lidhjes së tij të thellë emocionale me fëmijën, duke sjellë një tjetër anë të ndjeshme të artistit që ka fituar zemrat e publikut.

 

The post Luiz Ejlli emocionon me fjalët për Lunën: Jam heroi i saj… appeared first on Albeu.com.

Laert Vasili nxjerrë zbuluar bisedën me Luiz Ejllin

By: M C
21 May 2025 at 19:07

Aktori Laert Vasili, ish-finalisti i Big Brother VIP 4, ka qenë së fundmi i ftuar në një studio televizive, ku u pyet nëse do të merrte pjesë në një Big Brother “All Stars”
L.Gjatë bisedës në studio, Laerti foli edhe për një bisedë me këngëtarin dhe fituesin e Big Brother VIP 2, Luiz Ejllin.

“Luizi më kontaktoi pardje edhe kur e kam parë gjatë bisedës që patëm ishte shumë çun king, bravo. Nuk e prisja, se nuk njihemi, njihemi nga larg. Bravo i qoftë!”, tha Laerti

The post Laert Vasili nxjerrë zbuluar bisedën me Luiz Ejllin appeared first on Albeu.com.

Kiara dhe Luizi së shpejti me një projekt të ri, ja çfarë po planifikon çifti i njohur

By: V K
21 May 2025 at 11:18

Moderatorja e njohur dhe shumë e dashur për publikun Kiara Tito, ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Ndryshe” me Salsano Rapin dhe Elona Duron, ku ka ndarë me publikun disa rrëfime personale mbi jetën, karrierën dhe planet që po vijnë në horizont.

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, surprizoi me një lajm të ri, duke zbuluar se së bashku me bashkëshortin e saj, Luiz Ejllin, janë në hapat e parë të një projekti filmi që pritet të realizohet shumë shpejt.

“Jemi duke u organizuar për të bërë një film bashkë, është hera e parë që e them. Ai e ka thënë pak edhe në Story megjithatë nuk kishte asgjë konkrete.

Tani është momenti që ne jemi në fillimet tona, sepse filmi normalisht që do shumë kohë që të dalë, por ky është një projekt që ne kemi dëshirë që ta bëjmë sa më shpejt. Në vazhdimësi do t’i mbledhim të gjitha detajet”, u shpreh Kiara.

Kur u pyet nëse filmi do të ishte një komedi apo një rrëfim mbi historinë e dashurisë së tyre, ajo nuk ngurroi të jepte një përgjigje të ëmbël:

“Sigurisht që do të ketë edhe dashuri brenda, ku do shkojmë ne të dy pa transmetuar pak dashuri”,- tha Kiara.

The post Kiara dhe Luizi së shpejti me një projekt të ri, ja çfarë po planifikon çifti i njohur appeared first on Albeu.com.

Luizi ka një mesazh për të gjithë ata që e duan në politikë

By: D Marku
15 May 2025 at 11:59

Pas përfundimit të zgjedhjeve në vend, Luiz Ejlli ka reaguar me një mesazh në rrjetet sociale për të gjithë ata që e shohin atë si një figurë të mundshme politike. Në një story në Instagram, fituesi i “Big Brother VIP Albania 2” sqaroi se nuk ka asnjë interes të përfshihet në politikë dhe arsyeja është e thjeshtë: ai beson te arti, jo te pushteti.

“Shumë më kërkojnë të hyj në politikë,” shkruan ai, duke reflektuar mbi ndikimin që ka në publik. “Mbase sepse më shohin si një zë që dëgjohet, si dikush që nuk ka frikë të flasë. Por unë nuk dua të jem arsyeja pse njerëzit zihen mes tyre.”

Luizi theksoi se qëllimi i tij nuk është të zgjedhë krahë, por të qëndrojë pranë të gjithëve. “Unë kam zgjedhur njeriun. Nuk dua pushtet mbi askënd, dua duar të lira për të përqafuar, jo për të nënshkruar vendime që lëndojnë.”

Ai kritikoi mënyrën se si politika ndryshon njerëzit dhe deklaroi se do të mbetet besnik ndaj artit dhe vlerave që përfaqëson.

“Të shumtë janë ata që më kërkojnë të hyj me politikë. Mbase ngaqë më shohin si zë që dëgjohet, apo si një njeri që nuk ka frikë të flasë. Unë nuk kam ardhur në këtë jetë për të ndarë njerëzit. Por për t’i bashkuar. Nuk dua të jem arsyeja pse njerëzit zihen mes tyre, kur gjithçka që dua është t’i bëj të buzëqeshin bashkë. Unë besoj te muzika, te dashuria, te forca e një fjale që shëron dhe jo që përçan. Politika kërkon të zgjedhësh një anë. Unë kam zgjedhur njeriun! Nuk dua të je mi një krahu, kur mund të jem krah për të gjithë. E kam parë se çfarë bën politika me njerëzit. Si ua ndryshon sytë, zemrat, fjalët. Nuk dua pushtet mbi askënd. Dua t’i mbaj duart e lira që të përqafoj, jo të nënshkruaj vendime që lëndojnë. Dua dua zyrë, dua skenë! Ndaj, më falni nëse ju jam zhgënjyer duke mos u bërë pjesë e politikës. Kjo është mënyra që unë kam zgjedhur për të mbrojtur atë që dua më shumë, njeriun, familjen, artin, fjalën e lirë dhe vetveten”, përfundon shkrimi i Luizit.

The post Luizi ka një mesazh për të gjithë ata që e duan në politikë appeared first on Albeu.com.

Luiz Ejlli reagon pas kalimit të Shqipërisë në finalen e Eurovisionit

By: D Marku
14 May 2025 at 11:35

Shqipëria ndezi skenën e Eurovision-it me “Zjerm” nga Shkodra Elektronike dhe arriti të sigurojë një vend të artë në finalen e madhe.
Pas performancës që i dha ngjyra, zjarr e beat natës së parë gjysmëfinale, emocionet nuk munguan as për ata që dikur e kanë përjetuar këtë skenë.

Luiz Ejlli, që përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision 2006 me “Zjarr e Ftohtë”, ka reaguar përmes një story-je pas kualifikimit, duke treguar se e kupton më shumë se kushdo emocionin që po përjeton grupi sot.
Finalja e madhe pritet të mbahet këtë fundjavë, dhe ne mezi presim të shohim sa zjarr do shpërthejë Shkodra Elektronike në natën finale!

The post Luiz Ejlli reagon pas kalimit të Shqipërisë në finalen e Eurovisionit appeared first on Albeu.com.

Reagon Luiz Ejlli pas vendimit të Apelit: Drejtësia foli sërish dhe qartë, jam i pafajshëm

By: D Marku
8 May 2025 at 15:55

Këngëtari Luiz Ejlli ka bërë një reagim në rrjete sociale pas vendimit të Gjykatës së Apelit, në të cilin u shpall i pafajshëm.

Apeli kishte rrëzuar vendimin e Gjykatës së Fierit, në të cilën e kishte dënuar këngëtarin me 1 vit burg për falsifikimin e një deklarate noteriale.

“Pas një beteje të gjatë me padrejtësinë pas një vendimi që u bë titull portalesh dhe festë për disa, drejtësia foli sërish dhe qartë: jam i pafajshëm. Gjykata e Apelit e rrëzoi atë vendim absurd që më dënoi me një vit burg, jo sepse më dha një favor, por sepse e pa të vërtetën. Një të vërtetë që shumë më nuk e kërkuan kurrë, sepse nuk iu interesonte drejtësia por shkatërrimi”, tha Luizi në reagimin e tij, përmes një videoje në Instagram.

“E derisa unë luftoja për të mbrojtur emrin, jetën dhe të ardhmen teme kishte njerëz që qeshnin, kishte sy që ndriçonin nga lajmi i dënimit tem. Madje edhe thoshin që e mori atë që e meriton. Pikërisht sot deshta, është koha që këta njerëz ta ulin kokën, jo nga frika, por nga e vërteta, sepse kur e dëmton një njeri të pafajshëm, nuk fiton as drejtësia as morali, por veç urrejtja. Faleminderit drejtësisë që foli, faleminderit atyre që besuan në pafajësinë time”, potencoi tutje fituesi i BBVA 2.

Verdikti i Gjykatës së Apelit vjen pas pranimit të ankesës së bërë nga avokatët Arbër Hoxha e Dritan Metani, duke përmbysur kështu vendimin e Gjykatës së Fierit.

I pafajshëm u shpall gjithashtu edhe Fatmir Avdurramani, personi, për të cilin u pretendua që Luiz Ejlli ia hartoi deklaratën noteriale.

The post Reagon Luiz Ejlli pas vendimit të Apelit: Drejtësia foli sërish dhe qartë, jam i pafajshëm appeared first on Albeu.com.

“Përgjigjet më të thella janë ato që si themi kurrë…”/ Çfarë po ndodh me Luizin? Deklarata e tij pona habit

23 April 2025 at 17:51

Luiz Ejlli po vazhdon të jetë një nga emrat më të diskutuar në media e shtypin rozë.

Pavarësisht se kanë kaluar dy vite që nga Big Brother VIP, ku edhe u shpall fitues, ai merr vëmendje thuajse me çdo postim.

Ndonëse këtë kohë ka qenë shumë i përfolur, artisti shkodran ka bërë një postim, ku në mënyrë indirekte duket se reagon ndaj ngjarjeve të fundit.

“Nganjëherë, përgjigjet më të thella janë ato që s’i themi kurrë”, ka shkruar këngëtari.
Mes tjerash tha: “Ai që kërkon përgjigje në çdo fjalë, s’e kupton fuqinë e heshtjes”.

Luizi në ndërkohë po vazhdon angazhimet në muzikë, ku vetëm pak javë më parë solli baladën e re.

Ndër tjerash, ai është shumë i kërkuar nëpër mbrëmje dhe koncerte.

 

The post “Përgjigjet më të thella janë ato që si themi kurrë…”/ Çfarë po ndodh me Luizin? Deklarata e tij pona habit appeared first on Sot News | Lajme.

Gjesti thyen rekordin e Luiz Ejllit pas daljes nga “Big Brother VIP”

21 April 2025 at 19:37

Gjesti është shpallur fituesi i madh i “Big Brother VIP Albania 4”, duke mbyllur kështu me sukses një rrugëtim plot emocione brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Menjëherë pas momentit emocionues të fitores, Gjesti publikoi në Instagram videon ku shpallej fitues.

Ky postim ka grumbulluar mbi 4.5 milionë shikime dhe rreth 185 mijë pëlqime, duke thyer kështu një rekord të rëndësishëm në historinë e “Big Brother VIP Albania”.

Për krahasim, Luiz Ejlli, fituesi i edicionit të dytë të BBVA, i cili gjithashtu publikoi momentin e fitores së tij në Instagram, ka arritur deri më sot 2.9 milionë shikime dhe rreth 185 mijë pëlqime në atë postim.

Ndërkohë, fituesit e edicioneve të tjera, Ilir Shaqiri (BBVA 1) dhe Egla Ceno (BBVA 3), kanë shifra dukshëm më të ulëta në postimet e tyre përkatëse, duke e bërë Gjestin numrin 1 në këtë rekord të veçantë.

Ky sukses në rrjetet sociale tregon edhe një herë mbështetjen e madhe që Gjesti ka fituar nga publiku, jo vetëm gjatë qëndrimit në shtëpi, por edhe pas përfundimit të spektaklit.

The post Gjesti thyen rekordin e Luiz Ejllit pas daljes nga “Big Brother VIP” appeared first on Sot News | Lajme.

FOTO/ Kiara shtatzënë për herë të dytë? Luizi zbulon detajet

By: M C
1 April 2025 at 17:24

Luizi dhe Kiara janë një nga çiftet më të ndjekura të momentit.

Çifti janë prindër të një vajze të quajtur Luna Mari, por mesa duket Luizi ka ndarë disa detaje të vogla që Kiara është shtatzënë për herë të dytë.

Në imazhet e fundit që ka publikuar moderatorja dhe komenti i këngëtarit ka marrë gjithë vëmendjen ku shprehet “Siç e shikoni pra zonja dhe zotërinj, me rastin e rikthimit të linjave që Kiara dëshironte (që për mua është kukull edhe po të futet në thes) besoj se ka ardhur koha ta bëjmë Lunën me një motër”.

Andaj ndjekësit kanë aluduar se ndoshta këto janë detajet e para që zbuloi Luizi.

The post FOTO/ Kiara shtatzënë për herë të dytë? Luizi zbulon detajet appeared first on Albeu.com.

I tha se po kopjon Luizin,Gjesti-Loredanës:Faleminderit që po më krahason me mbretin

By: D Marku
11 February 2025 at 12:09

Loredana dhe Gjesti kanë shkëmbyer replika të ashpra gjatë një diskutimi në dhomën e gjumit, ku tema kryesore u bë dasma e Loredanës me partnerin e saj, Jozin, dhe raporti që ata kanë. Gjatë bisedës, Gjesti e ka përmendur vazhdimisht dasmën, duke e çuar bisedën në një tjetër drejtim.

Loredana, e irrituar, iu drejtua Gjestit duke i thënë: “Do që të jesh si Luizi?” – duke e krahasuar me fituesin e edicionit të dytë të Big Brother, Luiz Ejllin.

Në përgjigje, Gjesti e mori këtë krahasim me humor, duke i thënë: “A me atë po më krahason a, me mbretin? O faleminderit shumë, unë kishe jam më i dobët. Shuj se mirë qenkam.” Ai më pas shtoi se kishte arsye të forta dhe të thella për të qenë i lidhur me Kosovën, duke përmendur babanë e tij që kishte luftuar me UÇK-në.

Loredana, e cila e kishte krahasuar Gjestin me Luizin, e mbylli bisedën duke thënë se Gjesti është një “kopje e keqe” dhe se nuk mund të bëhej asnjëherë si ai.

The post I tha se po kopjon Luizin,Gjesti-Loredanës:Faleminderit që po më krahason me mbretin appeared first on Albeu.com.

“Ju nuk keni as cipë, as etikë, as moral”, Luiz Ejlli reagon i revoltuar, pas përhapjes së një video ku supozohet se po rrihej në klub

By: D Marku
3 February 2025 at 14:14

Luiz Ejlli ka reaguar me zemërim pas një videoje të publikuar nga disa portale, ku pretendohej se ai ishte përfshirë në një rrahje në një klub nate.

Në një postim në InstaStory, këngëtari sqaroi situatën dhe shprehu zhgënjimin e tij për lajmet e pavërteta që po qarkullojnë rreth tij.

“Kishte dalë një video mbrëmë ku supozohet se unë jam rrahur në një klub, lokal, nuk e di çka është. E lashë njëherë me qëllim se desha të shoh a kanë dalë portale të reja që duan të mbajnë hall mbi familjen time, në të vërtetë ishin shumë që janë shtuar. Nuk e di çfarë i kam bërë një nder unë këtyre që ta bëjnë këtë punë. Gjithsesi, më shqetësoi fakti se më mori nëna ime në telefon dhe tha ‘ka dalë një lajm, çfarë është ai lajm, por kur e pashë videon, e pashë që nuk ishe ti, por çka janë këto lajme, të pastë nëna’”, tha ai.

Luizi vazhdoi duke sulmuar ata që përhapin lajme të rreme: “Tani unë e di që ju nuk keni as cipë, as etikë, as moral, as nuk e dini çka është familja. Keni filluar kështu tash, nejse e dini vetë. Por fshihuni mbrapa asaj tastierës, shtypni çka t’ju dali para. Unë kam një mijë punë, me familjen time, me karrierën time. Mos më bëni të kthehem andej nga ju, se jo mbrapa tastierës, po të fshiheni në fund të botës, e kam vesh se kush jeni. Pastaj do të thoni: ‘O Luiz, o baba, kthehu se bëmë shaka’.”

Luizi ka bërë thirrje që të ndalet shpifja dhe manipulimi i informacionit, duke theksuar se ai do të vijojë punën e tij pa u ndikuar nga këto lajme.

The post “Ju nuk keni as cipë, as etikë, as moral”, Luiz Ejlli reagon i revoltuar, pas përhapjes së një video ku supozohet se po rrihej në klub appeared first on Albeu.com.

“Ka meshkuj që kur dinë çfarë duan, e tregojnë qartë” – Egla Ceno bën krahasimin mes Luizit e Kiarës si dhe Gjestit me Eglin

By: D Marku
30 January 2025 at 17:19

Fituesja e edicionit të tretë të Big Brother VIP Albania, Egla Ceno, u ka dhënë mundësinë fansave të pyesin më shumë përmes opsionit ‘pyetje-përgjigje’ në Instagram.

Në mes të pyetjeve të shumta, njëra prej tyre i referohej Gjestit dhe ish-banorja nuk ngurroi të përgjigjej.

Ajo tha se pavarësisht se koha ka ndryshuar dhe ndjenjat mund të jenë më të pasura përmes mundësive të reja, ka meshkuj që dinë të tregojnë qartë atë që duan.

“Mos harro që janë brez ‘tjetër’, kjo nuk i justifikon se prindërit tanë krijonin familje në moshën e tyre, por kohët kanë ndryshuar. Ndjenjat duket sikur kanë kaluar në plan të dytë. Ama ka meshkuj që kur dinë çfarë duan, e tregojnë qartë… siç bëri Luizi me Kiarën”, u shpreh ajo.

Tutje theksoi: “Sjellja e Luizit ndaj Kiarës e lartësoi akoma më shumë në sytë e publikut. Mua personalisht më pëlqeu që e lartësoi atë grua”.

Gjesti dhe Egli kanë shprehur një lloj pëlqimi për njëri-tjetrin, por që akoma nuk janë deklaruar.

The post “Ka meshkuj që kur dinë çfarë duan, e tregojnë qartë” – Egla Ceno bën krahasimin mes Luizit e Kiarës si dhe Gjestit me Eglin appeared first on Albeu.com.

Copëza nga Maldivet/ Kiara ndan momentin emocionues: Babi Luizi flet me lot në sy me Lunën

By: D Marku
19 January 2025 at 23:57

Pas disa momenteve të ëmbla që kaluan së bashku në Maldive, Kiara Tito postoi një set fotografik në profilin e saj.

Që nga fotot e saja në vendin që dhuron pamje piktoreske e deri te fotoja e ëmbël ku shfaqet partneri i saj Luiz Ejlli teksa flet me videokamer me të voglën e tyre, Luna Marinë.

Kujtojmë se Luizi e Kiara i shijuan këto pushime në mungesë të Lunës.

Në foton e postuar në profilin e moderatores, Luizi shfaqet me sy të skuqur ç’ka lë të nënkuptohet se mund të jetë prekur në momentin kur ka parë të voglën e tij, Lunushin.

The post Copëza nga Maldivet/ Kiara ndan momentin emocionues: Babi Luizi flet me lot në sy me Lunën appeared first on Albeu.com.

❌
❌