TIRANË, 2 prill/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e martë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me alternime kthjellimesh në pjesën e parë të ditës kryesisht përgjatë Ultësirës Perëndimore e vranësira mesatare deri të dendura në relievet malore në verilindje e juglindje të territorit.
Vranësirat nga orët e mesditës parashikohen të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët e hera-herës lokalisht mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurta kryesisht në jug. Nga orët e mbrëmjes reshjet humbasin territor dhe bëhen të karakterit lokal në veri.
Era do të fryjë me drejtim kryesor verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare deri 6m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të arrjë deri 15m/s, me valëzimin në dete të forcës 1-2ballë.
Mjegull e dendur / mjegullinë dhe shikim i reduktuar në momentin e reshjeve të shiut si dhe në orët e para të mëngjesit kryesisht përgjatë zonave luginore.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET |
Temperaturat në °C |
Sigla |
Shkodër |
11/20 |
Diell re shi |
Kukës |
9/13 |
Diell re shi |
Lezhë |
13/18 |
Diell re shi |
Dibër |
5/12 |
Diell re shi |
Durrës |
9/21 |
Diell re shi |
Tiranë |
10/22 |
Diell re shi |
Elbasan |
7/21 |
Diell re shi |
Berat |
6/22 |
Diell re shi |
Vlorë |
9/22 |
Diell re shi |
Korçë |
5/12 |
Diell re shi |
Gjirokastër |
7/20 |
Diell re shi |
Sarandë |
9/22 |
Diell re shi |
The post Parashikimi i motit, e mërkurë, 2 prill 2025 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.