Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 8 August 2025Lajme Shqiperi

Demokratët po punësohen në administratë, Spahiu: Më i moralshëm se pranimi i mandateve nga deputetët

By: redi
8 August 2025 at 15:39

Juristi Kreshnik Spahiu komenton strategjinë e kryeministrit Edi Rama që po punëson në administratë përfaqësues të PD-së dhe opozitës pas zgjedhjeve të 11 majit. Ai e cilësoi një strategji për të përçarë edhe më shumë opozitën, por nga ana tjetër theksoi se punësimi i demokratëve në administratë është më i moralshëm sesa pranimi i mandateve nga deputetët e PD-së. ”Të drejtën e marrëveshjeve e…

Source

45-vjeçari vë një tra para pallatit, nuk po lejon banorët që të parkojnë mjetet

By: redi
8 August 2025 at 15:29

Një 45-vjeçar në kryeqytet ka privatizuar sheshin para pallatit ku jeton, duke vendosur traun e hekurit dhe penguar banorët e tjerë për të parkuar mjetet. Policia e Tiranës informon se ka marrë denoncimin dhe nisi hetimet nëpërmjet specialistëve për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3. Pas veprimeve paraprake ndaj të dyshuarit që pretendon se ka pronësinë e tokës para pallatit…

Source

34 vite nga eksodi i shqiptarëve në Itali, si zbarkoi anija “Vlora” me emigrantë

By: nilda
8 August 2025 at 15:25

Sot bëhen 34 vite nga eksodi i shqiptarëve drejt Italisë. Mbi 20 mijë veta hipën në anijen “Vlora”, e cila sapo ishte kthyer nga Kuba. Më pas iu drejtuan Barit ku udhëtuan për 36 orë në kushte të këqija. Edhe sot e kësaj dite, konsiderohet mrekulli se si anija arriti deri në brigjet italiane me atë mbipopullim. Por si është parë kjo nga sytë e italianëve? Në vitin 2004…

Source

Ardon Jashari: Te Milani për të fituar trofe, Modriç do të jetë mësuesi im

By: rozalb
8 August 2025 at 15:24

Ardon Jashari e nis aventurën e tij te Milani me ambicie të mëdha. Mesfushori shqiptaro-zviceran, 23 vjeç, është prezantuar si përforcimi më i ri i “Djallit” dhe ka treguar se objektivi i tij është i qartë: të ndihmojë kuqezinjtë të rikthehen në majë. “Jam krenar që jam pjesë e këtij klubi historik. Dua ta ndihmoj Milanin të kthehet aty ku i takon, të fitojë tituj dhe do të jap gjithçka për këtë…

Source

Meta do lirinë! Gjyqtari me pushime, tjetri shpall moskompetencë

By: redi
8 August 2025 at 15:23

Ilir Meta vijon qëndrimin në burg. Gjyqi u shty, pasi Mbrojtja e tij theksoi se kërkesa nuk mund të shqyrtohej nga një gjyqtar i gatshëm, por nga gjyqtari i hetimit paraprak. Gjyqtari i gatshëm që do të jepte vendimin në Gjykatën e Posaçme kundër korrupsionit të zyrtarëve të lartë ishte Erjon Bani. Ai vetë shpalli moskompetencën për të vendosur në lidhje me zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest…

Source

3 lojtarë të Realit në listën e kandidatëve për Topin e Artë, por klubi madrilen hesht

By: rozalb
8 August 2025 at 15:08

France Football ka publikuar listën me 30 kandidatët për Topin e Artë, që do të dorëzohet më 22 shtator në Paris. Mes tyre janë tre lojtarë të Real Madrid: Vinicius Junior, Kylian Mbappé dhe Jude Bellingham. Por ndryshe nga vitet e kaluara, klubi madrilen nuk ka bërë asnjë reagim publik për t’i festuar këto nominime në kanalet e tij zyrtare. Ky qëndrim ka habitur, sidomos duke kujtuar se në…

Source

Superkompjuteri parashikon fituesin e Premier League, pak shanse për City-in e Guardiolës

By: rozalb
8 August 2025 at 14:44

Premier League njihet prej vitesh si kampionati më emocionues në botë, ku parashikimet për fituesin janë gjithmonë sfiduese. Megjithatë, në vitet e fundit triumfet janë ndarë vetëm mes Manchester City dhe Liverpool, me “The Reds” që tashmë kërkojnë të mbrojnë titullin e fituar sezonin e kaluar. Një superkompjuter anglez nuk i jep shanse Manchester United, duke nxjerrë tre kandidatët kryesorë për…

Source

“Luftë” nga ajri dhe toka me zjarret në Finiq dhe Mallakastër

By: nilda
8 August 2025 at 14:33

Në Finiq dhe Mallakastër është intensifikuar puna nga toka dhe ajri për të frenuar përhapjen e vatrave dhe në mbrojtje të zonave të banuara. Në Finiq, ku intensiteti i erës ndikoi në riaktivizim dhe përhapje të vatrave gjatë natës, 120 forcave operacionale në terren u janë bashkuar që prej orëve të mëngjesit dy avionet suedezë të siguruar nga Mekanizmi Europian i Mbrojtjes Civile EU Civil…

Source

Barcelona i heq shiritin e kapitenit portierit Ter Stegen

By: rozalb
8 August 2025 at 14:19

Barcelona ka njoftuar zyrtarisht vendimin për t’i hequr përkohësisht shiritin e kapitenit portierit Marc-André Ter Stegen, pas nisjes së procedurave disiplinore ndaj tij. Klubi, në bashkëpunim me drejtorin sportiv dhe stafin teknik, ka vendosur që Ter Stegen të mos mbajë më shiritin e kapitenit deri në përfundimin e hetimeve dhe zgjidhjen përfundimtare të situatës. Gjatë kësaj periudhe…

Source

Lirimi i hapësirave publike, Rama publikon pamjet nga Durrësi: Rilindja Urbane 2.0 do të rrisë cilësinë e jetës komunitare

By: B K
8 August 2025 at 16:00

Kryeministri Edi Rama ka postuar në Facebook, pamje nga aksioni për lirimin e hapësirave publike në qytetin e Durrësit.

Rama shkruan se do të rivendoset qartë kufiri mes lirisë publike për të lëvizur e marrë frymë lirisht dhe të drejtës për aktivitet ekonomik të subjekteve private, gjithnjë në respekt të komunitetit.

“Edhe në Durrës vazhdon çlirimi i hapësirave publike, për t’i hapur rrugën Rilindjes Urbane 2.0 që do të rrisë cilësinë e jetës komunitare dhe përmasën e gjelbër të qyteteve tona të mëdha, ku do të rivendoset qartë kufiri mes lirisë publike për të lëvizur e marrë frymë lirisht dhe të drejtës për aktivitet ekonomik të subjekteve private, gjithnjë në respekt të komunitetit”, shkruan Rama.

The post Lirimi i hapësirave publike, Rama publikon pamjet nga Durrësi: Rilindja Urbane 2.0 do të rrisë cilësinë e jetës komunitare first appeared on JavaNews.al.

Spahiu ironizon PD-në për protesta nga diaspora: Do kthehen arbëreshët për hallet e Berishës!

By: B K
8 August 2025 at 15:52

Teksa sesioni i ri parlamentar pritet të nisë në muajin shtator, me deputetët e zgjedhur më 11 maj, PD me në krye Sali Berishën ka paralajmëruar sezon protestash.

Juristi Kreshnik Spahiu e quan një tragjikomedi dhe groteske thirrjen që kryetari i selisë blu i bëri shqiptarëve apo diasporës për të protestuar për vjedhjen e votave, duke ngritur pyetjen pse prej disa muajsh opozita nuk proteston por bën pushime.

“Unë mendoj se PD duhet të protestonte, ta bënte prej muajsh. Nuk është e drejtë të braktisësh elektoratin e djathtë, kur zgjedhjet u bënë në Pranverë dhe të nisësh protestat në Vjeshtë. Çfarë i pengonte? Nuk mbledh dot njerëz?

Përpiqesh me muaj për të mbledhur 600 apo 6 mijë veta, kjo do të thotë se ose nuk të ndjek kush, ose nuk motivon! Nëse i bën thirrje diasporës për protestë dhe s’të vjen kush, atëherë kush është përgjegjës dhe kush është arsyeja”, tha juristi për Report Tv.

Madje ai e cilësoi qesharake këtë thirrje, duke ironizuar kreun e selisë blu që kërkonte të ngriheshin arbëreshët dhe të vinin të protestonin për hallet e tij në Shqipëri.

“Thirja e tyre më duket qesharake. Prisni të kthehen stënipërit e Skënderbeut apo arbëreshët për hallet e Sali berishës, apo shqiptarët në Austri e më gjerë për opozitën dhe PD-në.

Kjo është përgjigja pse nuk kthehet Diaspora, madje as për qeverinë nuk kthehen. Nuk shikojnë shpresë me liderë të forcave politike që do sillnin një Shqipëri tjetër. Thirrja për të mobilizuar diasporën është tragjikomike. Diaspora s’mund të përdoret për interesat e Berishës”, nënvizoi Spahiu.

The post Spahiu ironizon PD-në për protesta nga diaspora: Do kthehen arbëreshët për hallet e Berishës! first appeared on JavaNews.al.

Atentat në Budva ndaj bosit të mafias ‘Kan’, publikohen pamjet tronditëse

By: B K
8 August 2025 at 15:42

Një atentat i armatosur ndodhi në një hotel në Budva, ku u plagos Marko Ljubisha, i njohur si ‘Kan’, kreu i bandës së Budvës dhe i afërt me klanin famëkeq ‘Shkaljar’.

Pamjet e publikuara nga mediat malazeze tregojnë momentin kur autori e qëllon në pishinë dhe largohet.

Sipas policisë, ‘Kan’ ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ky është atentati i katërt ndaj tij, dyshohet për përfshirjen e klanit rival ‘Kavaç’.

The post Atentat në Budva ndaj bosit të mafias ‘Kan’, publikohen pamjet tronditëse first appeared on JavaNews.al.

34 vite nga eksodi i shqiptarëve në Itali, si zbarkoi anija “Vlora” me 20 mijë emigrantë në Bari

By: B K
8 August 2025 at 15:37

Sot më 8 gusht bëhen 34 vite nga eksodi i shqiptarëve drejt Italisë. Mbi 20 mijë veta hipën në anijen “Vlora”, e cila sapo ishte kthyer nga Kuba.

Më pas iu drejtuan Barit ku udhëtuan për 36 orë në kushte të këqija. Edhe sot e kësaj dite, konsiderohet mrekulli se si anija arriti deri në brigjet italiane me atë mbipopullim.

Por si është parë kjo nga sytë e italianëve? Në vitin 2004, La Repubblica publikonte një artikull ku tregonte se edhe ata nuk ishin përballur me skena të tilla duke i zënë edhe ata në befasi.

Edhe ajo verë e 1991 ishte ndryshe për ta.

“Ishin vitet ’90, dhe Puglia përjetonte zbarkimet masive nga Shqipëria. Televizioni italian kishte krijuar në vendin e shqiponjave një ëndërr për liri e mirëqenie, ndoshta më shumë iluzion sesa realitet”, shkruante asokohe prestigjiozja italiane.

Tregohen emisionet e ndryshme televizive që për shqiptarët ndoshta ishin mit.

“Aq sa edhe një bar në qendër të Tiranës mbanin emrin e Berluskonit, miti i asaj kohe. Ironikisht, po ai mit, me ligjin Bossi-Fini për emigracionin, do ta kthente jetën e shumë shqiptarëve në një ferr. Atëherë u fajësua televizioni, liria e beftë pas komunizmit, një liri që të shtyn të bësh gjëra që kurrë s’do të mendoje më parë. Si të sulmosh një anije me 20 mijë vetë. Ishte Vlora. Dhe ende sot, inxhinierët pyesin se si ka arritur ajo anije e rrënuar të përballojë një ngarkesë të tillë njerëzore. Mrekullitë e urisë”, shkruante La Repubblica.

La Repubblica ndalej edhe te ndryshimi që ka pësuar Italia para dhe pas zbarkimit të emigrantëve shqiptarë.

Anija ‘Vlora’ ishte një anije tregtare që mbante flamurin shqiptar. Më 7 gusht 1991, ajo sapo ishte kthyer nga Kuba, me një ngarkesë kallam sheqeri.

Sapo mbërriti në Shqipëri ajo u mbush nga mijëra shqiptarë, që kërkuan të shkonin drejt Italisë. Destinacioni i parë ishte qyteti i Brindisit, e më pas u drejtua drejt Barit.

Eksodi nëpërmjet anijes tregtare Vlora ishte episodi më i famshëm, por sigurisht jo i vetmi. Regjimi komunist në Shqipëri kishte izoluar vendin nga bota perëndimore, duke sjellë shtimin e varfërisë.

Pas rënies së diktatorit Enver Hoxha, në vitin 1985, situata nuk u përmirësua, e kështu, falë ndikimit të stacioneve italiane, filluan lëvizjet e shqiptarëve për kërkimin e një të ardhmeje më të mirë.

The post 34 vite nga eksodi i shqiptarëve në Itali, si zbarkoi anija “Vlora” me 20 mijë emigrantë në Bari first appeared on JavaNews.al.

Trump i kërkoi Melonit t’i organizojë takimin me Putinin në Romë, refuzon Kremlini: Italia është shume mike me Ukrainën

By: B K
8 August 2025 at 15:32
Ka pasur një hipotezë për zhvillimin në Romë të një samiti mes Trump dhe Putin për luftën në Ukrainë, por aktualisht ajo është rrëzuar për shkak të kundërshtimit nga Rusia. Megjithatë, mbetet e hapur mundësia që presidenti i Shteteve të Bashkuara dhe ai i Rusisë të takohen në Vatikan, edhe pse në këtë pikë duket e vështirë.

Të enjten, më 7 (gusht), Trump telefonoi kryeministren Meloni dhe i propozoi të priste të hënën samitin në Romë. Kryeministrja u shpreh menjëherë e gatshme dhe pak orë më vonë Rubio e propozoi zyrtarisht Romën edhe në mbledhjen e Këshilltarëve për Sigurinë Kombëtare (NSA), e zhvilluar mes Italisë, Francës, Shteteve të Bashkuara, Gjermanisë, Britanisë së Madhe, Ukrainës dhe Finlandës.

Zelensky shprehu menjëherë miratimin e tij, duke thënë se ishte “shumë pro” kësaj ideje. Por po aq e menjëhershme ishte edhe kundërshtia e Rusisë e cila, sipas burimeve, “e konsideron Italinë një vend tepër të rreshtuar me Ukrainën”. Ky nuk është i vetmi pengesë. Putin është zyrtarisht i shpallur në kërkim nga një urdhër arresti ndërkombëtar i lëshuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare, gjë që duket se ka ndikuar gjithashtu në zgjedhjen e vendit për takimin. Jo rastësisht, Putin deklaroi: “Kemi shumë miq të gatshëm të na ndihmojnë për të organizuar këtë lloj aktiviteti. Njëri prej tyre është presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohammed bin Zayed, i cili ndodhet për vizitë në Rusi. Mendoj se do të vendosim, por ai do të ishte një nga vendet më të përshtatshme”.

Hipoteza e Vatikanit nuk është mohuar, edhe pse për momentin nuk duket më e mundshmja. “Disponueshmëria ekziston dhe mbetet. Më pas do të shohim…”. Në nivelet e larta të Selisë së Shenjtë po ndiqet me vëmendje mundësia e një takimi mes Trump dhe Putin. Situata është tejet delikate, vështirësitë të panumërta dhe është e natyrshme që të mbizotërojë kujdesi. “Nuk kemi asnjë konfirmim, por…”.

Megjithatë, nuk është sekret që Vatikani është shprehur prej kohësh i gatshëm të ndihmojë për një zgjidhje diplomatike të konflikteve, jo vetëm në Ukrainë. Këtë e kishte thënë edhe Papa Françesku dhe e përsëriti me qartësi Papa Leone XIV, më 14 maj, gjashtë ditë pas zgjedhjes: “Selia e Shenjtë është e gatshme që armiqtë të takohen dhe t’i shohin njëri-tjetrit në sy… Popujt duan paqe dhe unë, me dorën në zemër, u them përgjegjësve të popujve: le të takohemi, të dialogojmë, të negociojmë! Lufta nuk është kurrë e pashmangshme, armët mund dhe duhet të heshtin”.

Sekretari i Shtetit, Pietro Parolin, vijon punën pa ndërprerje dhe Papa Prevost ka konfirmuar kardinalin Matteo Zuppi si të dërguar paqeje. Sipas burimeve pranë Vatikanit, “kontaktet nuk janë ndërprerë kurrë”. Ndërmjetësimi i Selisë së Shenjtë ka mundësuar kthimin në shtëpi të disa fëmijëve ukrainas dhe shkëmbime të të burgosurve. Papa amerikan ka folur në telefon me Putinin më 4 qershor, duke i kërkuar “një gjest që të favorizojë paqen”, një hap përpara i rëndësishëm, pasi paraardhësi i tij nuk kishte arritur më të fliste me presidentin rus pas pushtimit të Ukrainës. Prevost ka konfirmuar gatishmërinë për të pritur në Vatikan “negociata” paqeje.

Në këto raste, zakonisht nuk zbulohet asgjë paraprakisht: më 17 dhjetor 2014, presidenti amerikan Barack Obama dhe ai kubanez Raúl Castro shpallën fundin e embargos, dhe doli se në vjeshtë delegacionet ishin takuar në Vatikan. Edhe tani është e vështirë, dhe nëse ndodh, nuk do të jetë kurrë Selia e Shenjtë ajo që do ta bëjë njoftimin. Megjithatë, fakt mbetet se dyert janë dhe mbeten të hapura.

The post Trump i kërkoi Melonit t’i organizojë takimin me Putinin në Romë, refuzon Kremlini: Italia është shume mike me Ukrainën first appeared on JavaNews.al.

Çudia në Tiranë/ 45-vjeçari i vë traun e hekurit sheshit para pallatit dhe s’lejon banorët që të parkojnë mjetet

By: B K
8 August 2025 at 15:20

Një 45-vjeçar në kryeqytet ka privatizuar sheshin para pallatit ku jeton, duke vendosur traun e hekurit dhe penguar banorët e tjerë për të parkuar mjetet.

Policia e Tiranës bëri me dije se ka marrë denoncimin dhe nisi hetimet.

“U referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për L. L., 45 vjeç, pasi përpara pallatit ku banon ka vendosur një tra hekuri dhe nuk lejon një pjesë të  banorëve të pallatit të parkojnë automjetet”, bëri me dije policia.

The post Çudia në Tiranë/ 45-vjeçari i vë traun e hekurit sheshit para pallatit dhe s’lejon banorët që të parkojnë mjetet first appeared on JavaNews.al.

Publikohet fotoja, ky është Aleksandër Matoja që do t’u shiste grupeve kriminale pistoletat e ardhura nga Turqia

By: B K
8 August 2025 at 15:12
Mediat kanë siguruar foton e Aleksandër Matoja, 28-vjeçarit të arrestuar që do të shiste dy pistoleta në zonën e Freskut në Tiranë për anëtarët e një grupi kriminal që vepron në zonë.

Matoja u arrestua në zonën e Alliasit gjatë një aksioni të efektivëve të Komisariatit Nr.4 në kryeqytet.

Aleksandër Matoja me origjinë nga Shkodra është person me precedent të mëparshëm penal për prodhim dhe shitje narkotikësh në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Ai u kap me 2 pistoleta, të cilat do t’i shiste për 3500 euro secilën.

The post Publikohet fotoja, ky është Aleksandër Matoja që do t’u shiste grupeve kriminale pistoletat e ardhura nga Turqia first appeared on JavaNews.al.

Abdixhiku pas vendimit të Kushtetueses: Një fitore e madhe e demokracisë

By: A R
8 August 2025 at 15:05

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila tha se deputetët duhet të zgjedhin kryetarin e Kuvendit përmes votimit të hapur.

“Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë të plotë kërkesave tona dhe lëndës së hartuar nga LDK. Siç e kishim thënë, sa e sa herë, partia e parë kishte uzurpuar foltoren, me imponim kishte ndryshuar rendin e ditës dhe me kokëfortësi për plot 48 herë kishte shkelur Kushtetutën e Kosovës duke insistuar në votimin e fshehtë – para dhe pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Votimi i fshehtë nuk pranohet”, shkroi Abdixhiku në Facebook.

Abdixhiku tha se Kosova ka humbur kohë që nga mbajtja e zgjedhjeve më 9 shkurt.

“Gjysmë viti i humbur nga ata që imponimin e kanë si vlerë e përçmimin si metodë – gjithsesi paditurinë për të lexuar Kushtetutën e vendimet e saja si mburrje. Dritë, megjithatë do të ketë”, tha ai.

Gjykata Kushtetuese tha të premten, më 8 gusht, se deputetët duhet të zgjedhin kryetarin e Kuvendit përmes votimit të hapur. Po ashtu, gjykata vendosi që një kandidaturë për kryeparlamentar të votohet vetëm tri herë. Kushtetuesja tha se konstituimi duhet të përmbyllet brenda 30-ditësh.

The post Abdixhiku pas vendimit të Kushtetueses: Një fitore e madhe e demokracisë first appeared on JavaNews.al.

Raporti përfundimtar i zgjedhjeve, KSHH: Procesi me artifica ligjore dhe presion mbi…

By: A R
8 August 2025 at 14:54

Zgjedhjet parlamentare të 11 majit nuk garantuan një garë plotësisht të barabartë dhe të ndershme mes forcave politike. Ky është konkluzioni i raportit përfundimtar të Komitetit Shqiptar të Helsinkit ku evidentohen shkelje ligjit zgjedhor, përdorim i aseteve publike në fushatë deri te përfshirja e administratës publike ne zgjedhje. Raporti nis duke evidentuar si shkelje interpretimet që iu bënë Kodit Zgjedhor, duke lejuar miratimin e akteve që krijuan kushte të pabarabarta që nga ndihmat sociale te bonusi i pensionistëve.

“KSHH vëren se institucionet publike kanë përdorur artifica ligjore për t’iu shmangur fushës së veprimit të kufizimeve të vendosura në dispozitat e Kodit Zgjedhor për shpërdorimin e aseteve publike. Në disa raste, interpretimi i KQZ-së lidhur me këto kufizime është i një natyre të ngushtë që shkon përkundrejt frymës së ligjit zgjedhor për një garë të barabartë e të ndershme midis partive politike”, thotë raporti.

Një tjetër shqetësim lidhet me përfshirjen e punonjësve të administratës publike në fushatat elektorale, një praktikë që, sipas KSHH-së, cenon lirinë e zgjedhësve, shkruan A2 CNN.

“Shqetësues është angazhimi i nëpunësve të administratës publike në nivel qendror dhe vendor, në mbështetje të kandidatëve dhe subjekteve zgjedhore, të organizuar sipas lagjeve apo njësive të caktuara. Për shkak të marrëdhënieve të tyre të varësisë, funksionit dhe detyrës që ata kryejnë, ekziston rreziku që në shpërdorim të saj, të krijohet një klimë nxitëse ose intimiduese ndaj zgjedhësve që preken drejtpërsëdrejti apo tërthorazi nga detyra dhe funksioni i tyre”.

Edhe procesi i numërimit të votave hynë në problematikat e konstatuara ku sipas raportit, procesi i rinumërimit në katër qarqet, Tiranë, Durrës, Fier e Elbasan nxori zbuluar abuzimet e komisionerëve partiak.

“Procesi i numërimit të votave, megjithëse kryesisht transparent dhe me pjesëmarrjen aktive të vëzhguesve, u ndesh me prezencën e personave të paautorizuar në vendnumërime dhe përpjekjet për të ushtruar ndikim mbi numëruesit. KShH vëren se u cenua besueshmëria e publikut tek puna e komisionerëve që lexuan fletët e votimit pas ri-numërimit, edhe pse nuk pati ndryshime në rezultat”.

Sipas Komitetit Shqiptar të Helsinkit, këto problematika kërkojnë adresim në ligjin zgjedhor dhe rritje të përgjegjshmërisë së institucioneve për të siguruar një proces zgjedhor që garanton standarde demokratike të pakontestueshme.

The post Raporti përfundimtar i zgjedhjeve, KSHH: Procesi me artifica ligjore dhe presion mbi… first appeared on JavaNews.al.

Çfarë e frikëson me të vërtetë Putin pas tre vjet e gjysmë lufte në Ukrainë?

By: A R
8 August 2025 at 14:45

Në Londër dominojnë bindjet se retorika e fuqishme e presidentit rus është më shumë një maskë për frikën reale nga një luftë e hapur me NATO-n dhe pasojat e një përplasjeje bërthamore.

Kanë kaluar tre vite e gjysmë nga nisja e luftës në Ukrainë dhe javën tjetër pritet një takim i mundshëm mes Donald Trump, Vladimir Putin dhe ndoshta presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, një zhvillim i rëndësishëm në këtë fazë delikate. Në selinë e qeverisë britanike në Whitehall, Londra percepton me siguri se, pavarësisht nga deklaratat ushtarake të Putin kundër Europës, presidenti rus është i frikësuar nga një konflikt i drejtpërdrejtë me NATO-n dhe nga rreziku i përplasjeve bërthamore.

Britanikët vënë në dukje se Rusia ka konsumuar rreth 75% të rezervave të saj strategjike prej nisjes së agresionit ndaj Ukrainës dhe përgjigjes së Perëndimit. Edhe pse ushtria ruse ka rifilluar përparimin në terren, kjo po ndodh shumë ngadalë dhe me vështirësi. Kjo gjendje e dobësisë shihet si rrallë herë që prej fillimit të luftës.

Londra dhe aleatët po forcojnë kapacitetet e tyre ushtarake, duke investuar në armë bërthamore dhe forca të tjera ushtarake, për të ruajtur një detyrim mbrojtës ndaj Europës. Mbretëria e Bashkuar ka blerë së fundmi 12 avionë F-35A, të aftë të transportojnë armë bërthamore, dhe po rrit kapacitetet e nëndetëseve atomike “Trident” në Skoci. Së bashku me Francën dhe Gjermaninë, Britania po synon të ndërtojë një aleancë të fortë ushtarake dhe teknologjike në Europë për t’u përballur me kërcënimet e Rusisë.

Edhe pse ka interesa të ndryshme kombëtare, Britania dhe Franca mbeten fuqitë bërthamore të vetme në Europë dhe me vende si Gjermania synojnë të rrisin bashkëpunimin në prodhimin e armatimeve. Londra do të jetë pjesë e programit të ri të riarmimit të Bashkimit Europian, me një investim prej mbi 120 miliardë eurosh.

Për më tepër, projekti i avancuar i avionit luftarak të gjeneratës së gjashtë, Gcap, bashkon Britaninë, Italinë dhe Japoni, me investime të rëndësishme edhe nga Arabia Saudite. Në plan është edhe ndërtimi i një koalicioni ndërkombëtar për rindërtimin pas luftës në Ukrainë, ku SHBA-ja ka shfaqur interes përmes përgjegjësit të dërguar atje, gjenerali Keith Kellogg.

Britanikët, ndërkohë, janë të kujdesshëm për sjelljen e Donald Trump, i cili mbetet figura më e paparashikueshme, ndonëse përpiqet të përmirësojë marrëdhëniet me Rusinë. Por vendimet e fundit amerikane, përfshirë sanksionet kundër Indisë për blerjet e naftës ruse, janë mirëpritur në Londër si hapa që dobësojnë fuqinë ekonomike të Moskës.

Nga ana tjetër, Britania beson se Rusia, Irani, Kina dhe Koreja e Veriut, edhe pse duket një bllok i fortë, janë në fakt më të brishtë nga sa mendohet. Për shembull, Moska ka treguar një distancim të dukshëm nga Irani pas sulmit izraelit në qershor dhe ka humbur bazën e saj të vetme në Mesdhe, në Siri. Kina ka luajtur një rol frenues në retorikën e ashpër të Rusisë gjatë dy viteve të fundit.

Megjithatë, kërcënimi rus mbetet real, veçanërisht në luftën hibride dhe sabotimet në Europë. Por britanikët dhe aleatët e NATO-s janë të bindur se Putin nuk do të sulmojë një vend anëtar të Aleancës në pesë vitet e ardhshme. Kjo jep kohë për forcimin e mbrojtjes europiane dhe rritjen e kapaciteteve të mbrojtjes konvencionale dhe bërthamore.

Në plan të ardhshëm është edhe krijimi i një “Manhattan Project” të ri për teknologjitë e super-inteligjencës, për të siguruar avantazhin strategjik përpara Kinës.

Kjo është vetëm faza e parë e një riarmimi europian, i cili pritet të jetë i pandalshëm dhe thelbësor për sigurinë e kontinentit në dekadat e ardhshme.

The post Çfarë e frikëson me të vërtetë Putin pas tre vjet e gjysmë lufte në Ukrainë? first appeared on JavaNews.al.

❌
❌