Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 28 August 2025Lajme Kosove

Ekskluzive: Ky është i arrestuari për përleshjen në “Noya” – sigurimit i thyhet nofulla, 3 të dyshuar në arrati

28 August 2025 at 09:56

Përleshja e dhunshme e mbrëmshme në lokalin “Noya” në rrugën “Bekim Fehmiu” në Prishtinë ka përfunduar me lëndime të rënda dhe ndërhyrjen e menjëhershme të Policisë.

Burime të Sinjalit bëjnë me dije se Egzon Hajrizi, rreth 32-vjeçar është personi i vetëm i arrestuar në vendngjarje, ndërsa tre të dyshuarit e tjerë kanë arritur të largohen dhe ndodhen në arrati.

Gjatë konfliktit, punonjësi i sigurimit N.H., ka pësuar thyerje të nofullës dhe është duke marrë tretman në QKUK, ndërsa kolegu i tij L.F., rreth 43-vjeçar, është trajtuar për lëndime më të lehta dhe ka dhënë deklaratë para hetuesve.

Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari Hajrizi është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa rasti është iniciuar si “Lëndim i rëndë trupor”.

Hetimet po vazhdojnë për identifikimin dhe arrestimin e tre të dyshuarve të tjerë që morën pjesë në incident.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive: Ky është i arrestuari për përleshjen në “Noya” – sigurimit i thyhet nofulla, 3 të dyshuar në arrati appeared first on Sinjali.

SHBA-ja i kërkon Danimarkës të “qetësohet” lidhur me Grenlandën

28 August 2025 at 09:52

SHBA-ja i ka kërkuar Danimarkës të “qetësohet” pas thirrjes së diplomatit më të lartë amerikan në Kopenhagë lidhur me pretendimet se amerikanët kishin kryer operacione të fshehta në Grenlandë.

Transmetuesi publik danez, DR, ka cituar burime që thonë se qëllimi i operacioneve ishte të infiltrohej shoqëria grenlandeze dhe të promovohej shkëputja e saj nga Danimarka në SHBA, megjithëse burimet nuk mund të sqaronin për kë po punonin këta individë, raporton BBC.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë nuk ka konfirmuar një fushatë ndikimi, por ka deklaruar se “Ne mendojmë se danezët duhet të qetësohen”.

Ministri i Jashtëm danez, Lars Løkke Rasmussen, tha të mërkurën se “çdo përpjekje për të ndërhyrë në punët e brendshme të Mbretërisë (së Danimarkës) sigurisht që do të jetë e papranueshme”.

Inteligjenca daneze paralajmëroi se Grenlanda po shënjestrohej nga “lloje të ndryshme fushatash ndikimi”.

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit amerikan tha se i Ngarkuari me Punë, Mark Stroh, ishte takuar me Ministrinë e Punëve të Jashtme daneze, duke pasur një “bisedë produktive” që “riafirmoi lidhjet e forta” midis Grenlandës, Danimarkës dhe SHBA-së.

Zëdhënësi nuk komentoi mbi “veprimet e qytetarëve privatë amerikanë në Grenlandë”, por shtoi se SHBA-ja gjithmonë e ka respektuar të drejtën e popullit të Grenlandës për të “përcaktuar të ardhmen e tij”.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar disa herë se dëshiron të aneksojë Grenlandën, një territor gjysmë-autonom i Mbretërisë së Danimarkës, ndërsa zëvendëspresidenti JD Vance e ka kritikuar Kopenhagenin për investime të pamjaftueshme në territor.

Gjatë një vizite disa muaj më parë në Grenlandë, kryeministrja daneze Mette Frederiksen paralajmëroi SHBA-në se “nuk mund të aneksohet një vend tjetër”.

Danimarka, anëtare e NATO-s dhe Bashkimit Evropian, e ka parë SHBA-në si një aleat të ngushtë, por danezët janë tronditur nga vendosmëria e Trump-it për të kontrolluar territorin gjysmë-autonom.

Presidenti amerikan gjithashtu ka deklaruar këtë vit se nuk do ta përjashtonte mundësinë e një kapjeje me forcë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post SHBA-ja i kërkon Danimarkës të “qetësohet” lidhur me Grenlandën appeared first on Sinjali.

Propozimi i ri në Japoni: Jo më shumë se 2 orë në ditë në telefon

28 August 2025 at 09:43

Një qytet japonez po shqyrton një propozim që do t’i kufizonte banorët në dy orë kohë para ekranit jashtë punës ose shkollës.

Masafumi Koki, kryebashkiak i Toyoake në Prefekturën Aichi, njoftoi se asambleja e qytetit së shpejti do të votojë për një projektligj që do t’i kufizonte banorët në dy orë përdorim të telefonave inteligjentë, tabletëve dhe kompjuterëve jashtë orarit të punës dhe detyrave shkollore.

Megjithatë, nuk do të ketë asnjë ndëshkim monetar apo penal për shkeljet e këtij udhëzimi.

“Kufizimi i përdorimit të përditshëm të telefonave inteligjentë në dy orë është vetëm një udhëzues”, tha Koki.

“Projektligji synon të promovojë masa për të parandaluar që banorët të vuajnë efekte negative në trupat dhe jetën e tyre të përditshme nga përdorimi i tepërt i telefonave inteligjentë.”

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Propozimi i ri në Japoni: Jo më shumë se 2 orë në ditë në telefon appeared first on Sinjali.

Tetë të vdekur nga një sulm masiv rus në kryeqytetin ukrainas, mes tyre dy fëmijë

28 August 2025 at 09:29

Të paktën tetë persona kanë humbur jetën dhe 45 të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi masiv me dronë dhe raketa ruse në kryeqytetin e Ukrainës të enjten në mëngjes.

Ky ishte sulmi i parë i madh i kombinuar rus ndaj Kievit pas javësh pa incidente të tilla, ndërsa përpjekjet e paqes të udhëhequra nga SHBA-ja për t’i dhënë fund luftës trevjeçare vazhdojnë, raporton AP.

Mes të vdekurve janë edhe dy fëmijë, ka bërë të ditur ministri i Brendshëm, Ihor Klymenko, duke cituar informacione paraprake. Shifrat e viktimave pritet të rriten, ndërsa ekipet e shpëtimit janë në vendngjarje për të nxjerrë njerëzit e bllokuar nën rrënoja.

“Rusia zgjedh balistikën në vend të tryezës së negociatave”, ka thënë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në një postim në X pas sulmit.

“Ne presim një përgjigje nga të gjithë në botë që kanë bërë thirrje për paqe, por tani më shpesh heshtin në vend që të marrin qëndrime parimore”, ka shtuar ai.

Të paktën 20 vende në shtatë rrethe të Kievit janë sulmuar, ndërsa gati 100 ndërtesa janë dëmtuar, përfshirë një qendër tregtare në qendër të qytetit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Tetë të vdekur nga një sulm masiv rus në kryeqytetin ukrainas, mes tyre dy fëmijë appeared first on Sinjali.

Një muaj paraburgim për pilotin kroat dhe të dashurën e tij serbe nga Kosova, dyshohen për spiunazh

28 August 2025 at 09:15

Nga një muaj paraburgim u është vendosur pilotit kroat dhe të dashurës së tij, serbe nga Kosova, për dyshimet për spiunazh, ka vendosur  Gjykata e Qarkut të Splitit.

Ata janë lënë në paraburgim për shkak të mundësisë së ndikimit mbi dëshmitarë dhe rrezikut të shkatërrimit të provave, thuhet në vendimin e masës së gjykatës. Serbja e dyshuar është lënë në mbajtje për shkak edhe të rrezikut për arrati meqë në Kroaci është shtetase e huaj, raportoi media kroate “Index”.

Të dy janë intervistuar të mërkurën, ndërsa rasti i tyre po hetohet nga policia dhe Europoli. Dyshimet janë se piloti kroat derisa ka shërbyer edhe në KFOR, i ka dhënë informacione mbi lëvizjet e trupave të KFOR-it të dashurës së tij serbe, e cila më pas ia ka dhënë ato Listës Serbe.

Sipas “Indexit”, i dyshuari i dha informacione partneres së tij mbi lëvizjet e serbëve në veri të Kosovës që nga fundi i vitit 2022 deri këtë vit, ashtu si edhe për lëvizjet e trupave të KFOR-it.

Mes tjerash, hetuesit dyshojnë se ai i zbuloi asaj informacione të rëndësishme lidhur me Zubin-Potokun, një prej komunave problematike mes serbëve e shqiptarëve të Kosovës në veri.

Të dy po ashtu akuzohen për shkëmbim informacionesh lidhur me transportin e serbit të arrestuar Dejan Pantiq, ish-polic i Kosovës, i cili akuzohet për pjesëmarrje në sulmet ndaj  zyrave të KQZ-së në Mitrovicën e Veriut.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Një muaj paraburgim për pilotin kroat dhe të dashurën e tij serbe nga Kosova, dyshohen për spiunazh appeared first on Sinjali.

Ekskluzive: Kërcet boksi në lokalin “Noya”, sigurimit ia thyejnë nofullën – 4 persona të përfshirë, një në ndalim policor

28 August 2025 at 09:02

Një incident i rëndë ka ndodhur mbrëmë në lokalin “Noya” në rrugën “Bekim Fehmiu” në Prishtinë, ku një mosmarrëveshje mes klientëve dhe sigurimit përfundoi në përleshje të dhunshme.

Burime të Sinjalit bëjnë me dije se rasti është regjistruar më 27 gusht 2025, rreth orës 23:30, kur katër persona të dyshuar kanë tentuar të hyjnë me forcë në lokal. Në ato momente ka shpërthyer një konflikt fizik me sigurimin, që rezultoi me pasoja serioze.

Gjatë përleshjes, punonjësit e sigurimit kanë pësuar lëndime trupore, ndërsa njëri ka përfunduar me nofull të thyer. Po ashtu, qytetari edhe një qytetar është lënduar dhe ka marrë tretman mjekësor në QKUK.

Policia ka ndërhyrë menjëherë, duke identifikuar njërin prej të dyshuarve, i cili është ndaluar dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë. Tre persona të tjerë të përfshirë janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe janë shpallur në kërkim.

Rasti është iniciuar si “Lëndim i rëndë trupor”, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes po vazhdojnë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive: Kërcet boksi në lokalin “Noya”, sigurimit ia thyejnë nofullën – 4 persona të përfshirë, një në ndalim policor appeared first on Sinjali.

Gruaja dhe vajzat e saj denoncojnë dhunën në familje në Hajvali – kërkojnë urdhër mbrojtës ndaj bashkëjetuesit

28 August 2025 at 08:52

Një rast i rëndë dhune në familje është raportuar në Hajvali, ku një grua dhe dy vajzat e saj kanë deklaruar se po përjetojnë dhunë fizike dhe psikologjike nga bashkëjetuesi i tyre.

Burime të Sinjalit bëjnë me dije se rasti është raportuar më 27 gusht 2025, në Stacionin Policor Jugu, për një ngjarje që kishte ndodhur më 27 qershor 2025, në rrugën “Gjilani” – Hajvali.

Ankuesja M.B., reth 56-vjeçare ka deklaruar se jeton me dy vajzat, H.B., rreth 17-vjeçare dhe E.B., rreth 26-vjeçare, si dhe me bashkëjetuesin J.S., rreth 65-vjeçar, i cili sipas saj ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike në vazhdimësi.

Ajo ka pohuar se Sajovic përdorte ndaj tyre edhe fjalë ofenduese e kërcënuese, duke krijuar gjendje të rëndë psikologjike në familje. Për këtë arsye, ajo dhe vajzat e saj kanë kërkuar urdhër mbrojtës dhe shmangie të çdo kontakti me të.

Edhe Hana Beiqi dhe Elsa Beiqi kanë dhënë deklarata të ngjashme, duke konfirmuar dhunën e ushtruar. Megjithatë, sipas Policisë, nuk është arritur të sigurohet prania e Janez Sajovic, pasi ai për momentin nuk gjendet në Kosovë.

Pas konsultimit me Prokurorin Kujdestar, rasti është iniciuar si “Dhuna në familje”, ndërsa procedurat ligjore për urdhër mbrojtës pritet të vijojnë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Gruaja dhe vajzat e saj denoncojnë dhunën në familje në Hajvali – kërkojnë urdhër mbrojtës ndaj bashkëjetuesit appeared first on Sinjali.

Zjarr në autoservisin “Burimi” në Hajvali, mijëra euro dëme – shkak shkëndijat e prerëses së metalit

28 August 2025 at 08:51

Një zjarr i madh ka shpërthyer dje paradite në Hajvali të Prishtinës, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale në një autoservis dhe një plantacion me pemë.

Sipas burimeve të Sinjalit, rasti ka ndodhur më 27 gusht 2025, rreth orës 11:40, në rrugën “Gjilani – Hajvali”, ku i dyshuari Muhamet Pira, rreth 37-vjeçar, teksa po prente pjesë metalike me prerëse, shkaktoi shkëndija që ndezën barin e thatë dhe për pak minuta flakët morën përmasa të mëdha.

Në vendngjarje ndërhyri Brigada e Zjarrfikësve, e cila arriti të lokalizojë zjarrin, por deri atëherë ishin shkaktuar dëme serioze.

Pronari i autoservisit “Burimi”, B.A., rreth 45-vjeçar, ka deklaruar se disa vetura të parkuara janë djegur, ndërsa nuk dihet ende shuma e saktë e dëmit. Ndërkohë, A.A.,, rreth 58-vjeçar ka raportuar se flakët kanë përfshirë edhe një plantacion me dardha, duke shkaktuar humbje rreth 12 mijë euro.

I dyshuari, i cili është shok me pronarin, është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe ka deklaruar se zjarrin e kishte shkaktuar aksidentalisht.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe eksperti i zjarrit dhe zyrtarë të Drejtorisë së Sigurisë dhe Emergjencave të Komunës së Prishtinës. Me vendim të Prokurorit Kujdestar, rasti është iniciuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Zjarr në autoservisin “Burimi” në Hajvali, mijëra euro dëme – shkak shkëndijat e prerëses së metalit appeared first on Sinjali.

Ndodh edhe kjo: 22-vjeçarja kanos policët përmes linjës 192 në Prishtinë, përfundon në psikiatri

28 August 2025 at 08:46

Nuk janë të rralla rastet kur zyrtarët policorë në Kosovë përballen me kërcënime serioze gjatë ushtrimit të detyrës. Shpeshherë, qytetarët e pakënaqur e kalojnë kufirin e sjelljes së ligjshme, duke u bërë kërcënim për sigurinë e zyrtarëve dhe vetë funksionimin e rendit dhe ligjit.

Një ngjarje e tillë është raportuar dje në Prishtinë, ku një e re ka telefonuar linjën emergjente 192 dhe ka kanosur zyrtarët policorë.

Burime të Sinjalit bëjnë me dije se rasti ka ndodhur më 27 gusht 2025, rreth orës 13:00, kur D. I, rreth 22-vjeçare, ka bërë thirrjen kërcënuese.

Policia ka siguruar praninë e saj në Stacionin Policor Veri-Prishtinë dhe, me autorizim të Prokurorit, ka kryer një bastisje në shtëpinë e saj në rrugën “Bajram Bahtiri”, por nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.

E dyshuara është intervistuar, por ka zgjedhur të mbrohet në heshtje. Pas konsultimit me Prokurorin Kujdestar, është vendosur që rasti të iniciohet si “Kanosje”, ndërsa e dyshuara është dërguar për kontroll në Psikiatri.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ndodh edhe kjo: 22-vjeçarja kanos policët përmes linjës 192 në Prishtinë, përfundon në psikiatri appeared first on Sinjali.

Ekskluzive: Hidhet nga kati i katërt e moshuara në Fushë Kosovë, humb jetën në QKUK

28 August 2025 at 08:45

Një ngjarje e rëndë është shënuar dje në Fushë Kosovë, ku një grua e moshuar dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i katërt i një objekti.

Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti ka ndodhur më 27 gusht, rreth orës 13:00, në rrugën “Hajrullah Zymi”, pas objektit “Euro-Sore”, tek kompleksi “Al-Fest”.

Viktima është identifikuar si Feti Halimi, rreth 81-vjeçare, e cila fillimisht është transportuar në QKUK në gjendje të rëndë dhe në gjendje kome.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, rreth orës 18:50 është konfirmuar vdekja e saj. Me vendim të Prokurorisë, rasti i iniciuar fillimisht si “Vetëvrasje në tentativë” është rikualifikuar në “Vetëvrasje”, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive: Hidhet nga kati i katërt e moshuara në Fushë Kosovë, humb jetën në QKUK appeared first on Sinjali.

Sulmi në Minneapolis, FBI-ja po e heton si “krim urrejtjeje anti-katolik”

28 August 2025 at 07:58

FBI-ja po heton si krim të urrejtjes anti-katolike sulmin me armë që ndodhi të mërkurën afër një shkolle në Minneapolis, ku dy fëmijë humbën jetën dhe 17 të tjerë u plagosën.

“FBI-ja po e heton këtë sulm si një akt terrorizmi të brendshëm dhe krim urrejtjeje që synon katolikët”, ka thënë drejtori i FBI-së, Kash Patel, në një postim në X.

Dy fëmijët, të moshës 8 dhe 10 vjeç, u vranë kur një sulmues hapi zjarr përmes dritareve të Kishës së Ungjillëzimit të qytetit të mërkurën në mëngjes, ndërsa po merrnin pjesë në Meshë, raporton BBC.

Sulmuesi, i cili vdiq në vendngjarje nga një plagë me armë zjarri e shkaktuar vetë, u identifikua më vonë nga policia si 23-vjeçari Robin Westman.

Papa Leo XIV, papa i parë amerikan, ishte midis atyre që i bënë homazhe viktimave të reja, duke thënë se ishte “thellësisht i trishtuar” nga sulmi.

Shefi i policisë Brian O’Hara u ka thënë gazetarëve se “ky ishte një akt i qëllimshëm dhune kundër fëmijëve të pafajshëm dhe njerëzve të tjerë që adhuronin”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Sulmi në Minneapolis, FBI-ja po e heton si “krim urrejtjeje anti-katolik” appeared first on Sinjali.

Kris Jenner s’dëshiron të pensionohet deri në moshën 85-vjeçare: Planifikoj ta ndjek rrugën e nënës

28 August 2025 at 07:55

Ylli i familjes Kardashian, Kris Jenner, ka premtuar se do të vazhdojë të punojë deri në të 80-tat e saj, duke theksuar se nuk ka ndërmend të pensionohet deri të paktën në moshën 85-vjeçare.

69-vjeçarja menaxhon karrierën e fëmijëve të saj dhe vazhdon të shfaqet në reality shown e familjes.

“Nëna ime punoi deri në moshën 82-vjeçare dhe unë planifikoj ta ndjek këtë rrugë. Ndoshta do të pensionohem 85 vjeçe”, ka thënë ajo për Vogue Arabia.

Kris, e cila së shpejti do të mbushë 70 vjeç, ka shtuar se ndihet mrekullueshëm, edhe pse ende nuk e di se si do të ndihet ditëlindja e saj.

“Thjesht duhet të bëj më të mirën që të ndihem mirë dhe e shëndetshme. Bekimi im është familja ime. Nëse mund të jem pjesë e jetës së tyre në mënyrën më të mirë, atëherë jam e lumtur”, ka treguar ajo.

Jenner ka shprehur krenarinë për arritjet e të gjithë fëmijëve të saj dhe ka treguar se e gëzon bashkimi i rolit të menaxheres me atë të nënës.

“Të gjitha vajzat e mia janë gra jashtëzakonisht punëtore dhe biznesmene, prandaj natyrisht që duan të diskutojnë marrëveshjet, paratë dhe përqindjet. Ne kemi ekipe të mëdha dhe shumë të afta dhe çdo kompani ka menaxherët e vet. Më pëlqen të drejtoj gjithçka. Dhe kur bëhet fjalë për vajzat, ato e dinë që kanë një nënë që dëshiron t’i realizojë gjërat po aq sa ato dhe ka interesin e tyre më të mirë. Kjo më bën shumë të lumtur”, ka thënë ajo.

Përveç kujdesit për fëmijët e saj, Jenner ka treguar se e gëzon shumë edhe rolin e gjyshe, me 14 nipër e mbesa.

“Janë të entuziazmuar. Po rriten dhe po zbulojnë gjëra të reja. Është bukur të shohësh ndryshimin. Një vit do të jenë tërhequr pas një lloji kukulle, dhe vitin tjetër ndryshojnë interesat. Një nga gëzimet e mia më të mëdha është kur bëj diçka për t’i bërë ata të lumtur. Për shembull, dekoroj gjithë shtëpinë për Halloween dhe bëj gjëra të frikshme në oborr”, ka treguar Jenner.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kris Jenner s’dëshiron të pensionohet deri në moshën 85-vjeçare: Planifikoj ta ndjek rrugën e nënës appeared first on Sinjali.

Sot tërhiqet shorti i Championsit

28 August 2025 at 07:45

Shorti për fazën e ligës në Champions do të tërhiqet sot nga ora 18:00.

UEFA ka vendosur që shorti të tërhiqet në Monaco.

Në garën elitare evropiane do të paraqiten 36 skuadra, ndërsa pjesëmarrësit e fundit u caktuan të mërkurën mbrëma.

Secila skuadër do të ketë nga tetë ndeshje në fazën e ligës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Sot tërhiqet shorti i Championsit appeared first on Sinjali.

Sot i jepet lamtumira e fundit 58-vjeçarit që vdiq pasi ra nga ashensori duke tentuar ta shpëtojë bashkëshorten në Ferizaj

28 August 2025 at 07:36

Sinjali raportoi dje për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në Ferizaj, ku një burrë ka humbur jetën në rrethana tragjike.

Siç mësoi Sinjali, mëngjesin e 27 gushtit, rreth orës 09:30, në rrugën “Sadik Bega”, tek ndërtesat e kompleksit “D-Nuhaj”, është gjetur pa shenja jete Bekim Kamberi, rreth 58-vjeçar. Ai është gjetur në hapësirën e ashensorit, në bodrumin e ndërtesës, me lëndime të rënda trupore. Rasti po trajtohet nga autoritetet kompetente.

Familja e të ndjerit ka njoftuar se lamtumira e fundit do të bëhet sot, pas namazit të drekës, në ora 14:00, në varrezat e reja të qytetit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Sot i jepet lamtumira e fundit 58-vjeçarit që vdiq pasi ra nga ashensori duke tentuar ta shpëtojë bashkëshorten në Ferizaj appeared first on Sinjali.

Kim Jong Un do t’i bashkohet Putinit në paradën ushtarake të Kinës

28 August 2025 at 07:30

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, do të marrë pjesë javën e ardhshme në një paradë ushtarake në Pekin, përkrah presidentit rus Vladimir Putin, ka bërë të ditur Ministria e Jashtme e Kinës, duke e cilësuar këtë si një vizitë historike.

Kjo vjen vetëm disa ditë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, tha se dëshironte të takonte Kimin, i cili rrallëherë bën vizita jashtë vendit, në një kohë kur Shtëpia e Bardhë po përpiqet të ndërmjetësojë një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, njofton BBC, transmeton Sinjali.

Parada e “Ditës së Fitores” së Kinës, më 3 shtator, do të shënojë 80-vjetorin e dorëzimit zyrtar të Japonisë në Luftën e Dytë Botërore dhe përfundimin e konfliktit.

Ngjarja shihet si një fitore e rëndësishme diplomatike për liderin kinez, Xi Jinping, i cili ka shtyrë përpara idenë e një rendi të ri botëror të udhëhequr nga Pekini. Putin dhe Kim do të jenë mes 26 krerëve të shteteve që pritet të marrin pjesë në paradë. Kjo është hera e parë që një lider i Koresë së Veriut merr pjesë në një paradë ushtarake kineze që nga viti 1959.

Gjatë paradës, Kina pritet të shfaqë armatimin e saj më të ri, përfshirë qindra aeroplanë, tanke dhe sisteme kundër dronëve. Kjo do të jetë hera e parë që struktura e re e forcave të ushtrisë së saj do të prezantohet plotësisht në një paradë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kim Jong Un do t’i bashkohet Putinit në paradën ushtarake të Kinës appeared first on Sinjali.

Për të dalë nga Kosova, pritjet në kufi shkojnë deri në 40 minuta

28 August 2025 at 07:24

Deri në 40 minuta janë pritjet për të dalë nga Kosova në pikën kufitare në Merdarë. Këtë e bëri të ditur përditësimi i fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në ora 07:10, raporton Gazeta Sinjali.

Në pikat e tjera kufitare, situata është më e qetë, me pritje maksimale deri në 5 minuta për daljen nga Kosova.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Për të dalë nga Kosova, pritjet në kufi shkojnë deri në 40 minuta appeared first on Sinjali.

Çfarë po “gatuan” Alban Skenderaj?

28 August 2025 at 07:14

Alban Skenderaj këtë verë ka qenë një nga emrat më të kërkuar në skenën muzikore, duke performuar në një sërë eventesh brenda dhe jashtë vendit.

Megjithatë, pavarësisht agjendës së ngjeshur me koncerte, repertori i tij nuk u pasurua me projekte të reja muzikore gjatë sezonit.

Kjo pritje duket se po merr fund. Në një video të publikuar në Instagram,

Albani njoftoi se verën do ta mbyllë me një krijim të ri, që mban titullin “Margaritar”. Kantautori theksoi se kënga ka një mesazh të fortë dhe është një dedikim i veçantë për gratë shqiptare.

Përshëndetje të gjithëve miq,

Po e bëj këtë video për t’ju përshëndetur, këtë duhet ta bëj pak më shpesh, të bëj një video ku thjesht ju përshëndes. Ju jeni gjithmonë aktiv, prezent, të interesuar për gjërat që unë ofroj, kështu që dhe mua më takon të jem pak më aktiv dhe të postoj pak më shumë në përditshmërinë time dhe t’ju fus pak më shumë në procesin e jetës së përditshme, të punës, projekteve të reja. E di që kam bërë mungesa, kjo është pak në natyrën time, por gjithsesi duhet të jem edhe pak më shumë mirënjohës në këtë aspektin e rrjeteve sociale, kështu që nuk duhet vetëm të marr, por edhe t’ju kthej më shumë. Gjithsesi unë fokusin e kam tek muzika, ju e dini, dhe aty mundohem të bëj gjëra të mira dhe të jem sa më shumë aktiv, por duke ruajtur ato ritmet e mia dhe pak cilësi, pse jo. Ishte një verë shumë e bukur, unë kalova shumë mirë këtë verë, ndoshta ishte vera e parë ku unë kam bërë evente dhe kam kërkuar të bëj evente, ku e dija se do gjeja publikun tim. Dhe ashtu ndodhi, ishin momente vërtet të bukura, takova njerëz që më njohin mirë dhe e njohin mirë muzikën time, kështu që dua t’i falënderoj të gjithë ata që kanë qenë prezent në të gjitha qytetet shqiptare. Faleminderit shumë! Gjithsesi vera nuk ka mbaruar, kemi dhe një surprizë të fundit! Unë çdo vit kam nxjerrë të paktën një këngë në verë dhe këtë verë duket sikur iku, por jo. Është një këngë dhe është një nga të preferuarat e mia, një këngë që e dua shumë, sepse është një kombinim shumë i bukur midis energjisë pozitive, festës, por dhe me një mesazh mbrapa dhe diçka ku ne mund të thellohemi, të reflektojmë e të ndihemi pak më mirë, me një tekst i cili për mua është sa zbavitës, aq edhe domethënës. Një këngë që mezi pres ta ndaj me ju dhe që të zgjasë sadopak këtë verën e 2025. Është një këngë që me bekimin e djemve dhe burrave shqiptarë, i dedikohet vajzave dhe grave shqiptare që për janë dhe mbeten gjithmonë pjesa më e rëndësishme e shoqërisë sonë. Është një festë për to, për t’iu thënë faleminderit, për t’i bërë të ndihen më mirë, për t’i nderuar, për t’i thënë që të ndihen krenare për atë që janë dhe ne gjithashtu jemi shumë krenarë për ju. Kështu që kjo këngë titullohet “Margaritar”, ashtu siç janë vajzat dhe gratë shqiptare. Së shpejti, për shumë pak ditë, do ju mbaj të informuar dhe do ta zbulojmë pak nga pak këtë projekt që me të vërtetë është shumë i bukur, shumë pozitiv, por edhe simbolikisht shumë domethënës!

Një përqafim për të gjithë ju!

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Çfarë po “gatuan” Alban Skenderaj? appeared first on Sinjali.

Pas zgjedhjes së kryetarit, sfida mbetet te nënkryetari – a do të përfundojë sot saga e Kuvendit?

28 August 2025 at 07:10

Kuvendi i Kosovës sot vazhdon punimet në përpjekje për konstituimin e legjislaturës së nëntë.

Edhe pse Dimal Basha u zgjodh kryekuvendar, ndërsa Albulena Haxhiu, Vlora Çitaku dhe Kujtim Shala morën votat për nënkryetarë, Kuvendi ende nuk ka arritur të funksionalizohet.

Ngërçi vazhdon pasi kandidatët e komunitetit serb për nënkryetarë nuk morën votat e nevojshme. Deputeti nga radhët e pakicës serbe, Nenad Rashiq, ka deklaruar se pret të sigurojë më shumë se 61 vota për të përfaqësuar komunitetin serb nga posti i nënkryetarit të Kuvendit.

Seanca pritet të fillojë në ora 11:00.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Pas zgjedhjes së kryetarit, sfida mbetet te nënkryetari – a do të përfundojë sot saga e Kuvendit? appeared first on Sinjali.

Sot mbahet afati i dytë i provimit të maturës shtetërore, këto janë rregullat që duhet t’iu përmbahen nxënësit

28 August 2025 at 07:07


Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka njoftuar se sot, duke filluar nga ora 10:00, do të mbahet Provimi i Maturës Shtetërore, afati i dytë.

Në këtë afat provimit do t’i nënshtrohen gjithsej 5,480 maturantë, ndërsa rezultatet do të shpallen më 1 shtator 2025 përmes platformës elektronike e-Kosova.

“Për të siguruar një proces të drejtë, transparent dhe të besueshëm, Ministria fton të gjithë kandidatët që të respektojnë me përpikëri rregullat e përcaktuara, si: mospërdorimi i telefonave dhe pajisjeve të tjera elektronike, pasi hyrja në qendrat e testimit nuk do të lejohet për kandidatët që posedojnë pajisje të tilla”, thuhet në njoftim.

Kandidatët po ashtu njoftohen se hyrja në qendrat e testimit do të mbyllet në ora 10:00. Pas kësaj ore, nuk do të lejohet hyrja e asnjë kandidati apo personi të paautorizuar deri në përfundimin e testit.

MAShTI ka ftuar të gjithë maturantët që të paraqiten me kohë në qendrat e testimit dhe të bashkëpunojnë me mbikëqyrësit dhe administratorët, në mënyrë që procesi të zhvillohet pa pengesa dhe në frymën e barazisë për të gjithë pjesëmarrësit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Sot mbahet afati i dytë i provimit të maturës shtetërore, këto janë rregullat që duhet t’iu përmbahen nxënësit appeared first on Sinjali.

Të shtënat me armë në SHBA, Papa Leo XIV: Jam thellësisht i trishtuar – tragjedi e tmerrshme

28 August 2025 at 07:03

Papa Leo XIV është shprehur se është “thellësisht i trishtuar nga lajmi për humbjen e jetëve” në të shtënat në Minneapolis, të cilat kishin në shënjestër një meshë në një shkollë katolike në SHBA.

“Ai u dërgon ngushëllimet e tij të sinqerta dhe sigurimin për afërsi shpirtërore të gjithë atyre që janë prekur nga kjo tragjedi e tmerrshme, veçanërisht familjeve që tani po vajtojnë humbjen e një fëmije”, tha Vatikani.

“Ndërsa ia lëvdon shpirtrat e fëmijëve të ndjerë dashurisë së Zotit të Plotfuqishëm, shenjtëria e tij lutet për të plagosurit, si dhe për ndihmësit e parë, personelin mjekësor dhe Klerin që kujdesen për ta dhe të dashurit e tyre”, tha më tej Vatikani.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Të shtënat me armë në SHBA, Papa Leo XIV: Jam thellësisht i trishtuar – tragjedi e tmerrshme appeared first on Sinjali.

❌
❌