Normal view

Çfarë duhet të konsumoni në mëngjes për të ruajtur shëndetin e veshkave, kujdesi që ju duhet

By: gsh
15 January 2025 at 14:59

Ushqyerja e shëndetshme dhe e ekuilibruar është thelbësore për shëndetin e veshkave ndërkohë që ata që vuajnë prej tyre duhet të tregojnë kujdes të dyfishtë.

Duke qenë se mëngjesi është vakti më i rëndësishëm, përzgjedhja e ushqimeve të duhura për veshkat është e një rëndësie të madhe.

Hani Frutat Dhe Perimet e Duhura

Nëse vuani nga veshkat, atëherë duhet të tregoni kujdes me nivelet e kaliumit në trup.

Pjeshkët, dardhat, frutat e pyllit, mollët, qershitë, ananasi, shalqini, specat, qepët, brokoli janë ushqime të mira për veshkat që mund t’i hani në mëngjes.

Në mëngjes nuk duhet të hani domate, patate, banane dhe lëng portokalli.

Kujdes Me Proteinën

Nivelet e larta të proteinës shkaktojnë një barrë të rëndë për veshkat dhe mund të nxisin akumulimin e dëmshëm të tyre në gjak.

Nëpërmjet mjekut ju mund të përcaktoni një menu të shëndetshme e të kujdesshme me përmbajtje të ulët proteine.

Mëngjeset me nivele të ulëta të proteinës përfshijnë: fruta, perime, drithëra, tërshërë dhe petulla me drith të plotë.

Hiqni Dorë Nga Kripa

Ushqimet e pasura me kripë kontribuojnë në sëmundjet e veshkave dhe këto të fundit e kanë të vështirë të përpunojnë dhe filtrojnë sasitë e mëdha të kripës.

Ekspertët këshillojnë që mëngjesin ta nisni me një vakt pa kripë ku mund të hani fruta, perime, vezë të ziera fort dhe drithëra.

Në mëngjes nuk duhet të hani salçice ose sallamëra sepse përmbajnë shumë kripë.

Disa Rekomandime

Ekspertët këshillojnë që njerëzit që vuajnë nga veshkat të konsumojnë në mëngjes një nga alternativat e mëposhtme:

Një tas me tërshërë të pasur me hekur,

Fruta të freskëta si mollë, dardha dhe pjeshkë,

Një panine me bukë gruri dhe një vezë të zier fort, të shoqëruar me një filxhan me fruta pylli.

Nëse bëni krepa në shtëpi, bëjini me miellin e drithit të plotë dhe shoqërojini ato me fruta të freskëta e jo shurup./AgroWeb.org

The post Çfarë duhet të konsumoni në mëngjes për të ruajtur shëndetin e veshkave, kujdesi që ju duhet appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

“Partinë tonë e udhëheq Miladini, dora e djathtë e vrasjeve ishte Enver Hoxha”, dëshmia e Liri Gegës më 1956! Si u injektua terrorizmi dhe u bë vijë politike?!

By: gsh
15 January 2025 at 14:50

PROF. DR. ELMAS LECI

Nga tregimet më të sinqerta të jetës së tij, Enver Hoxha ka deklarimet në “Katër ditët e Beratit”, ku ai rrëfen fije e për pe vijën terroriste të ndjekur nga ai vetë dhe nga bashkëpunëtorët e tij në veprimtaritë e luftës e të partisë. Madje, ai thotë apo denoncon se çfarë ishte terrorizmi, si ishte zhvilluar ai gjatë viteve të luftës dhe kush e futi atë frymë që vijoi edhe pas çlirimit!

Ja si zbërthehet ai në plenumin e Beratit: “Vija terroriste ishte më e theksuar te Dushani dhe te Aliu (Aliu pseudonimi i jugosllavit Miladin Popoviç, krijues i partisë komuniste). Në këtë pikë, vijon Enveri, unë isha pasqyra e Aliut. Kur vinte ndonjë informacion nga Fronti, ku thuhej se ky apo ai po vepronte keq, ne vendosnim ta vrisnim…Vjen raporti nga Gogoja për Sotir Kondin dhe ne i themi atij që ta vriste. Vjen një raport për Anastas Plasarin e për Zef Malën, ne japim udhëzime, të vriten! Vjen raporti nga Shulja, i cili kërkon të vejë e të piqet me Gani Kryeziun gjoja për punën e Fundos, ne marrim masa ekstreme. Sa për çështjen e Mustafa Gjinishit, unë kam qenë ai që kam vendosur për këtë çështje”(për ta vrarë).

Vendimi për ekzekutimin e tij ishte i hershëm, madje që nga Konferenca e Mukjes. Disa ditë pas Mukjes e dërgojnë në Peshkopi në inaugurimin e Brigadës së 18-të Sulmuese për ta përshëndetur atë formacion luftarak si anëtari i Shtabit të Përgjithshëm. Tek po kthehej nga Peshkopia, në rrugë i kishin bërë një pritë nga ku e qëllojnë dhe e vrasin. Pikërisht për këtë vrasje, Enver Hoxhën e pyesin në Plenumin e Beratit dhe ai atje jep përgjigjen se “vrasja e Mustafa Gjinishit duhej bërë…”.

Dhe thënia e sipërcituar e Enver Hoxhës lidhej me Mukjen, ku menjëherë pas saj dy jugosllavët Dushan Mugosha e Miladin Popoviçi e urdhërojnë Enver Hoxhën “për të analizuar qëndrimin e Mustafa Gjinishit dhe të Ymer Dishnicës në Mukje”. Enver Hoxha mbledh drejtuesit kryesorë të ushtrisë dhe të partisë, ku konkluzioni i tij ishte se “ata (Mustafa Gjinishi dhe Ymer Dishnica) -duhen pushkatuar”!

Nuk shkoi shumë dhe Mustafa Gjinishi sipas atij vendimi u ekzekutua në pritë me dorën e Liri Gegës. Këto i ka deklaruar vetë Liri Gega para pushkatimit, ndërsa vendimi i marrë për Ymer Dishnicën, mbeti i pa zbatuar, ndofta sepse e shoqja e Doktorit, Flora, ishte shifrante e Shtabit të Përgjithshëm dhe për disa kohë edhe sekretare personale e Enver Hoxhës. Gjithsesi, Doktori i shpëtoi vendimit të Vidhkuqit për ekzekutim, por jo arrestimit dhe burgimit të mëvonshëm pas çlirimit.

Dritë konkrete hedh mbi vendimin për ekzekutimin e dy përfaqësuesve të Nacionalçlirimtares në Mukje edhe Xhelal Staravecka, ish-komandant batalioni në Brigadën e parë Sulmuese, ish-vetë pjesëmarrës në atë takim në Vidhkuq, i cili shkruan se “para se të fillonte mbledhja, pashë të tërhiqen veçan Miladini, Dushani dhe Enveri…Më pas ata vijnë, zënë vendet dhe nisi mbledhja, të cilën e hapi Dushan Mugosha, i cili nuk nguroi që me cinizmin që e karakterizonte të sulmonte figurat nacionaliste shqiptare dhe vendimet e fundit të Konferencës së Mukjes. Mustafa Gjinishi, ju e dini se është agjent anglez -iu drejtua Dushani të pranishmëve. Propozoj që për Mukjen, ta dënojmë me vdekje. Për Ymer Dishnicën?! Edhe ai është element shumë i rrezikshëm për ne dhe për partinë, ndaj edhe këtë duhet ta dënojmë po me vdekje”. Menjëherë pas foli Enveri, ku u shpreh se për “vendimin që e dhanë shokët Dushan e Miladin për Mustafanë, duhet ta realizojmë,… ata duhen pushkatuar! E theksoj se duhen pushkatuar””!

Më tej tablonë terroriste e plotëson Liri Gega, e cila në “Katër ditët e Beratit” këtë tezë, tezën e vrasjeve dhe se si janë bërë ato, ajo nxjerr qartë se “Partinë tonë e ka udhëhequr Aliu (Miladin Popoviçi), kurse dora e djathtë (e vrasjeve) ka qenë Enveri”.

Siç rezulton nga shumë e shumë dokumentacione, Enver Hoxha është mishërimi më i madh i aplikimit të vrasjeve e të vijës terroriste, e cila nën dirigjimin e jugosllavëve mori përmasa, aq sa të gjithë “kundërshtarët” apo ata që kishin ndonjë mendim të ndryshëm, shpalleshin tradhtarë dhe ndiqeshin direkt me urdhrin e tij për tu asgjësuar. Ka në Arkivin Qendror të Shtetit dokumente të tëra, që flasin direkt për Enver Hoxhën se si ai i ndiqte apo i ekzekutonte kundërshtarët.

Kur doli në zonat e Korçës në dimrin e 1943-1944 Enver Hoxha i shkruan Nako Spirut në Pezë se “shokët që vinë nga Italia e gjetkë nga vende të huaja, të na raportohen emrat e tyre dhe çdo informatë që mund të keni mbi ta… Kujdes me Kristo Frashërin, Nasi Marianin, Shuretin, Ilo Pandukun, Peçen, Isuf Keçin, Agron Çoratin e vëllain e tij, kujdes në lidhjet e tyre të vjetra, …kam disa gjëra që kam mësue, do të shkruaj më gjatë dhe më me hollësi pasi të çlodhem disa ditë. Këtë letër po ja jap “delikates”(Nexhmije Xhuglinit). Të përqafoj me mall o ish shoku im i mizeries”.

Terrorizmi i partisë e më pas i shtetit komunist, vijoi gjatë gjithë regjimit të Enver Hoxhës. Po tregojmë me pak fjalë për terrorizmin komunist në vitin 1949 në Mirditë. Sebep, vrasja e Bardhok Bibës, vrasje që të çon po te Enver Hoxha, sepse siç edhe u bë, qëllimi ishte që “vrasja” e Bardhok Bibës të bëhej precedenti për të ndërhyrë në aksionin e gjerë për nënshtrimin e plotë të Mirditës, e cila ishte ngritur në këmbë kundër regjimit komunist.

Ndaj Enver Hoxha “kokë turku” bëri të parin e vendit Bardhok Bibën, figurë me reputacion të madh në Mirditë, deputet dhe sekretar i parë i partisë. Për vrasjen shkoi në kryeqendrën e Mirditës në Rrëshen, më 9 gusht të vitit 1949, zv.Kryeministri dhe ministri i Punëve të Brendshme i asaj kohe Mehmet Shehu. Nga Rrësheni i komunikonte Drejtorit të Sigurimit të Shtetit Beqir Ndout, që ta njoftonte menjëherë Enver Hoxhën se “në të 44 fshatrat e Mirditës, për dy ditë do ndërmerrej një operacion i gjerë ushtarak, ku fillimisht do arrestoheshin 33 vetë, ku 31 prej tyre do dënoheshin me vdekje. Në vijim do arrestoheshin të tjerë plot edhe 84 vetë e do çoheshin nëpër burgje, ku 17 prej tyre në internim në kampin e Tepelenës”.

Të gjithë ata u ndëshkuan se vranë apo morën pjesë a kishin dijeni (në fakt, nuk kishin)për vrasjen e Bardhok Bibës, vrasje që nuk u vërtetua kurrë dhe që ishte vepër e shtetit komunist, që u bë vetëm për nënshtrimin e popullit krenar të Mirditës, një operacion terrorist, i cili si formë pune u shtri dhe veproi ndër vite mbi të gjithë shoqërinë shqiptare, që i kishte rrënjët e hershme të injektuar nga jugosllavët që nga koha e Luftës Antifashiste.

Vijoi ky terrorizëm dhe u bë vijë e vazhdueshme politike e gjithë regjimit komunist në 50 vjet diktaturë. Nisi kundër kundërshtarëve politikë, vijoi me nxjerrje grupesh armiqësore e me përjashtime, dënime, internime e lloj aspekte të luftës së klasave. Regjimi terrorizoi jo vetëm kundërshtarët e tij politikë, por edhe pjellat e veta, madje edhe krijuesit e vetë sistemit siç qe Mehmet Shehu, Beqir Balluku, Kadri Hazbiu, Petrit Dume, Koço Theodhosi e me dhjetëra të tjerë beniaminë e soji i tyre.

Edhe ata, për interesa të ndryshme apo siç i ka cilësuar populli se “egërsira ha pjellën e vet” edhe sistemi komunist, në afro gjysmë shekulli sundimi në Shqipëri, terrorizoi kundërshtarët politikë, pjesë të tij për rivalitet dhe gjithë popullin. Në periudhën 1944-1991, janë mbi 6.000 persona te ekzekutuar me ose pa urdhër të gjykatës (kryesisht me pushkatim ose varje) dhe trupat e tyre nuk iu kthyen pothuajse asnjëherë familjeve të tyre për varrim. Sipas informacioneve të marra nga dëshmitarë dhe dokumente, në Shqipëri janë identifikuar deri më tani 29 vende (hot-spot) ku dyshohet se ndodhen trupa të tjerë të burgosurve politikë, të vrarë në periudhën e regjimit komunist.

Autori: Drejtor Ekzekutiv Instituti i Sigurisë dhe Mbrojtjes

/Gazeta Panorama

The post “Partinë tonë e udhëheq Miladini, dora e djathtë e vrasjeve ishte Enver Hoxha”, dëshmia e Liri Gegës më 1956! Si u injektua terrorizmi dhe u bë vijë politike?! appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Krisje totale e mesfushorit me Interin, ja prapaskenat me italianin

By: gsh
15 January 2025 at 14:37

I njëjti lojtar që sot kërkon të arratiset për të përqafuar Romën është i njëjti që dje thoshte se në Milano kishte gjetur vendin e duhur dhe skuadrën perfekte. Kohët ndryshojnë, qëndrimi në pankinë peshon shumë.

Davide Fratezi është lojtari i Interit që nuk po e suporton dot më qëndrimin në stol dhe s’po e gjen dot rrugën për të qenë në formacionin bazë të Inzagit. Për këtë arsye kërkon që të rikthehet në qytetin e tij të lindjes. Interi pagoi 33 milionë euro një vit e gjysmë më parë, por nuk ka ndërmend që të bëjë ulje, Përkundrazi kërkon 45 milionë euro nga shitja e tij.

Nëse nga njëra anë zikaltrit kanë vendosur çmimin 45 milionë euro, sepse edhe dëmtimet kanë ndikuar në këtë histori. Në anën tjetër Roma e do lojtarin, por nuk ka ndërmend që të shpenzojë kaq shumë. Futbollisti ka bërë me dije që kërkon të largohet dhe duket se vendimtare ishte ndeshja me Komon. Pavarësisht se Nikolo Barela nuk ishte në formë optimale dhe vinte nga dëmtimi, trajneri Inzagi e preferoi atë në krahasim me Fratezin.

Kjo gjë i la të kuptonte këtij të fundit që nuk është aspak i preferuar i trajnerit dhe për këtë arsye kërkoi largimin. Mirëpo Interi në këto moment është duke kaluar një moment shumë delikat në repartin e mesfushës dhe dëmtimet e shumta bëjnë që të mos ketë shumë besim në merkaton e janarit.

Mund të vijë një lojtar që i duhet shumë kohë të kuptojë idenë e Inzagit dhe skuadra zikaltër është duke luajtur për objektiva madhorë.

PANORAMASPORT.AL

The post Krisje totale e mesfushorit me Interin, ja prapaskenat me italianin appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Kërkoi tërheqjen nga gjykimi i çështjes ndaj Berishës dhe Malltezit, Gjykata Kushtetuese refuzon kërkesën e Marsida Xhaferllarit

By: gsh
15 January 2025 at 14:27

Gjykata Kushtetuese ka refuzuar për të dytën herë kërkesën e gjyqtares Marsida Xhaferllari, për t’u tërhequr nga çështja e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezit.

Vetë kreu i PD-së, Sali Berisha, i ka kërkuar më herët gjykatës të përjashtojë nga çështja e tij Xhaferllarin, por kjo kërkesë u rrëzua me shumicë votash si e pabazuar në prova.

Në dokumentin e dorëzua nga Sali Berisha në muajn tetor, thuhet se gjyqtarja Marsida Xhaferllari s’mund të marrë pjesë në shqyrtimin e çështjes, pasi është në konflikt interesi, përderisa është partnere e Enkelejd Alibeajt.

Ish-kreu i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj, është i vetmi deputet nga radhët e opozitës që mori pjesë në këshillin e mandateve dhe votoi pro heqjes së mandatit për Sali Berishën në kohën kur u kërkua nga SPAK.

Së dyti, argumentojnë avokatët, ai ankimoi vendimin e vulës duke kundërshtuar Sali Berishën si kreun e PD-së.

“Shfuqizimin e vendimeve nr. 112, datë 20.10.2023 dhe nr. 117, datë 26.10.2023, të Gjykatës së Posaçme së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 56 (87-2023-156), datë 21.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 00-2024-384, datë 05.03.2024 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë”,”- thuhej në kërkesën e Sali Berishës.

KËRKESA E XHAFELLARIT

Në letrën e zbardhur nga Panorama.al, Xhaferrllari tha se ka zgjedhur të heqë dorë nga gjykimi i kësaj çështje në interes të ruajtjes së reputacionit të Gjykatës Kushtetuese.

Më 7 tetor 2024, Malltezi ka paraqitur kërkesë për përjashtimin e saj nga shqyrtimi i çështjes. Sipas gjyqtares, ‘Malltezi ka vënë në dyshim paanshmërinë time, për të cilën paraqet si shkak ndërhyrjen nga persona të tretë, të cilët sipas kërkuesit kanë interes të drejtpërdrejtë politik në izolimin e kërkuesit dhe të vjehrrit të tij, z. Sali Berisha për arsye politike’.

“Me anë të kësaj kërkese parashtroj qëndrimin tim në kohën më të shkurtër të mundshme (duke vënë në dukje se në periudhën 09-13.10.2024 së bashku me të gjithë gjyqtarët kemi qenë me shërbim jashtë vendit), si një shenjë e detyrimit ligjor dhe etik që kam për të vlerësuar me seriozitet këtë kërkesë, pavarësisht nga baza e saj, për t’i përçuar jo vetëm kërkuesit mesazhin se kjo Gjykatë, dhe unë si anëtare e saj, trajtojmë me seriozitet çdo kërkesë të palëve”, shprehet gjyqtarja në shkresën drejtuar Holta Zaçajt.

1

Gjyqtarja Xhaferllari hedh poshte supozimet për ndikim nga figura politike të ndryshme, qe sipas saj nuk qëndrojnë.

“Në asnjë rast, asnjë familjar dhe asnjë person me lidhje të afërta me mua nuk ka tentuar të më ndikojë në ushtrimin e detyrës. Në kërkesë nuk ka asnjë provë që sugjeron një veprim specifik nga ana ime, por vetëm aludime subjektive të palëve të treta”, shprehet ajo.

2

“Duke pasur parasysh këto kritere, çmoj se funksionaliteti i Gjykatës Kushtetuese nuk vihet në rrezik për shkak të mungesës së kuorumit, gjë që më lejon të vlerësoj kriterin e dytë dhe të tretë. Reputacioni i Gjykatës është thelbësor, edhe nëse cenohen padrejtësisht të drejtat e mia individuale, më e rëndësishme është siguria e kërkuesit dhe publikut që gjykimi është i drejtë dhe i paanshëm”, argumenton Marsida Xhaferllari.

3

“Duke mbajtur në konsideratë dhjen që çështja e kërkuesit ka me çështjen tjetër kushtetuese, të paraqitur nga ankuesi Sali Berisha për kundërshtimin e vendimmarrjes së gjykatave të juridiksionit të zakonshëm për caktimin e masave të sigurimit ndaj tij, ju lutem konsideroni se deklaroj për të njëjtat shkaqe heqjen dorë edhe prej saj”.

The post Kërkoi tërheqjen nga gjykimi i çështjes ndaj Berishës dhe Malltezit, Gjykata Kushtetuese refuzon kërkesën e Marsida Xhaferllarit appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Detaje nga vrasja e të moshuarit, viktima u gjet i pajetë pranë gurëve në oborrin e banesës nga fqinji i tij! Ç’deklaruan familjarët

By: gsh
15 January 2025 at 14:10

Detaje të reja dalin nga hetimet për vrasjen e 81-vjeçarit, Xhemal Meta, i cili u gjet pa shenja jete në oborrin e banesës. Viktima kishte plagë në pjesën e pasme të kokës, dyshuar të shkaktuara nga goditje me sende të forta.

Policia ndërkohë ka marrë në pyetje të gjithë banorët e fshatit Shëngjin i vogël në Qafë Mollë, ku ndodhi krimi. Viktima u gjet i pajetë nga një komshi i tij mëngjesin e 13 Janarit dhe njoftoi policinë.

Fqinji e kishte gjetur të ndjerin të pajetë pranë disa gurëve në oborrin e banesës së tij. Fëmijët e të ndjerit jetojnë në Tiranë dhe në polici kanë deklaruar se 81-vjeçari nuk ka pasur konflikte.

Gjithashtu kanë dëshmuar se nuk kanë dijeni për ndonjë konflikt të mundshëm të kohëve të fundit. Gjatë hetimeve policia ka siguruar prova të vlefshme për zbardhjen e ngjarjes dhe është drejt zbulimit.

Njoftimi i policisë

Në vijim të informacionit të dhënë me datë 13.01.2025, i cili bën fjalën për gjetjen pa shenja jete të shtetasit Xh.M, në oborrin e banesës së tij, në fshatin “Shëngjin i Vogël”, ju bëjmë me dije se:

Nga tërësia e veprimeve hetimore paraprake si dhe ekzaminimit mjeko-ligjor ka rezultuar se shtetasi Xh.M, ka dëmtime në pjesën e pasme të kokës, të dyshuara të shkaktuara nga goditje me sende të forta.

Paraprakisht, në lidhje me këtë ngjarje nga ana e DVP Tiranë, janë referuar materialet në Prokurori, për veprën penale “Vrasje me dashje” parashikuar nga neni 76 i kodit penal.

Vijon puna nën drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë ligjor dhe për përcaktimin rrethanave konkrete të ngjarjes dhe shkaqeve të humbjes se jetës së shtetasit Xh.M.

The post Detaje nga vrasja e të moshuarit, viktima u gjet i pajetë pranë gurëve në oborrin e banesës nga fqinji i tij! Ç’deklaruan familjarët appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

SHPALLJE ANKANDI I TRETË

By: GSH-al
15 January 2025 at 14:00

SHPALLJE ANKANDI I TRETË

1) Shiten në ankand sendet e paluajtshme:

–          pasuria nr. 40/11, Kodi Unik 3981017022, Zona Kadastrale 3981, lloji i pasurisë “Truall + ndërtesë”, sipërfaqe 193 m2 truall dhe 64.2 m2 ndërtesë, në pronësi të “Alb – Qeramika”, NIPT J82916516G;

–          pasuria nr. 43/8, Kodi Unik 3981016218, Zona Kadastrale 3981, lloji i pasurisë “Truall + ndërtesë”, sipërfaqe 548 m2 truall dhe 300 m2 ndërtesë, në pronësi të “Alb – Qeramika”, NIPT J82916516G.

2) Çmimi i shitjes në ankand të pasurive të paluajtshme sa më lart përshkruar është si më poshtë vijon:

–          pasuria nr. 40/11, çmimi ALL 510,048 (pesëqind e dhjetë mijë e dyzet e tetë) lekë;

–          pasuria nr. 43/8, çmimi ALL 4,705,294 (katër milion e shtatëqind e pesëmijë e dyqind e nëntëdhjetë e katër) lekë.

3) Vendi ku do të zhvillohet ankandi i shitjes së sendeve të paluajtshme është zyra e shoqërisë përmbarimore TEO, rruga “Reshit Çollaku”, pallatet shallvare, shk. 11, ap. 145, Tiranë.

4) Ankandi për shitjen e sendit të paluajtshëm shpallet sot dhe do të qëndrojë i publikuar deri në datën 20.01.2025.

5) Dorëzimi i kërkesave për pjesëmarrjen në ankand do të pranohet në të gjithë afatin e caktuar dhe procesi përfundimtar i zhvillimit të ankandit do të kryhet në datën 20.01.2025 duke u mbyllur në orën 16.00 me mbarimin e orarit zyrtar.

6) Secili ofertues duhet të depozitojë bashkë me kërkesën për pjesëmarrjen në ankand edhe garancinë prej 10% të çmimit fillestar në llogarinë e veçantë bankare të përmbaruesit gjyqësor

–          “Raiffeisen Bank” SHA, IBAN AL55 2021 1037 0000 0000 0061 2148; ose

–          “Banka Kombëtare Tregtare” SHA, IBAN AL5420511038001606CLPRCLALL1; ose

–           “Banka Credins” SHA, IBAN AL92 2121 1016 0000 0000 0058 3853.

 

The post SHPALLJE ANKANDI I TRETË appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

“Naim Murselit i lindi dëshira për hakmarrje pasi…”- Porositi vrasjen e Liridona Ademaj për 30 mijë euro, si ai planifikoi ekzekutimin e gruas në sy të fëmijëve

By: gsh
15 January 2025 at 13:46

Prishja e marrëdhënieve familjare duke se ka qenë arsyeja që ka çuar Naim Murseli në planifikimin dhe porositjen e vrasjes së nënës së dy fëmijëve të tij, Liridona Ademaj.

Sipas dosjes së prokurorisë së Prishtinës, Naim Murselit i lindi mllefi dhe dëshira për hakmarrje për shkak të problemeve në çift, duke bërë planin për ta larguar Liridonën nga jeta e tij.

“Për shkak të raporteve të çrregulluara familjare dhe martesore, gjatë të cilave kanë lindur mllefi dhe dëshira për hakmarrje tek i pandehuri i parë Naim Murseli, ky i fundit ka bërë planin ta largojë tani të ndjerën Liridona nga jeta e tij”, thuhet në dosje.

Gjithashtu në aktakuzë thuhet se “pas datës 25 qershor 2022, kur është paguar polica e sigurimit jetësor në emër të Liridona Murselit me kompaninë Folksam, në shumën prej 3.000.000 kruna suedeze, me qëllim që pas vrasjes të ketë edhe dobi financiare, Naimi të pandehurit të tretë (Kushtrim Kokalla), ia ka shpalosur planin e likuidimit të bashkëshortes së tij dhe nga ai ka kërkuar të gjejë mundësi për vrasjen e saj.”

Në dosje thuhet se fillimisht Naim Murseli i ka kërkuar kushëririt të tij, Kushtrim Kokalla që të vriste 30-vjeçaren, nënë e dy djemve, por ai ka refuzuar.

Pasi nuk pranoi të kryente vrasjen, Kushtrim Kokolla prezantoi kushëririn e tij me Granit Plavën dhe ky i fundit mori përsipër kryerjen e ekzekutimit për shumën 30 mijë euro. Ndërsa arma me të cilën u vra Liridona Ademaj u sigurua nga vetë Naim Murseli. Ai bleu armën me 20 fishekë për 280 euro, nga i akuzuari Tom Dodaj.

Ndërsa në dosje detajohet momenti i ekzekutimit të 30-vjeçares nga Ganit Plava, e cila në momentin që u qëllua me plumb në kokë ishte në automjet me dy djemtë e mitur dhe Naim Murseli.

Sipas akuzës, ky i fundit e ka mbajtur nga krahu bashkëshorten në mënyrë që ajo të mos largohej.

“Naim Murseli e mbajti Liridonën që të mos i shmangej plumbit”- Planifikoi vrasjen gruas në sy të fëmijëve, zbardhet dosja: Granit Plava e qëlloi për 30 mijë euro

The post “Naim Murselit i lindi dëshira për hakmarrje pasi…”- Porositi vrasjen e Liridona Ademaj për 30 mijë euro, si ai planifikoi ekzekutimin e gruas në sy të fëmijëve appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Zgjedhjet e 11 majit/ OSBE publikon raportin, rekomandon dërgimin e vëzhguesve: Palët e interesuara kërkuan monitorimin e përdorimit të resurseve shtetërore

By: gsh
15 January 2025 at 13:43

Në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit, zyra e OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) ndërmori një Mision të Vlerësimit të Nevojave (NAM) në Shqipëri nga 3 deri më 6 dhjetor 2024.

Qëllimi i misionit ishte vlerësimi i mjedisit parazgjedhor dhe përgatitjeve për zgjedhjet e ardhshme.

Bazuar në këtë vlerësim, NAM rekomandon vëzhgimin e zgjedhjeve me një ekipi prej 26 vëzhguesish me mandat afatgjatë dhe 300 me mandat afatshkurtër.

“Shumë prej palëve të interesuara nënvizuan rëndësinë e vëzhgimit të periudhës para ditës së zgjedhjeve, veçanërisht sa i përket përdorimit të resurseve shtetërore dhe ndikimit të mundshëm në një fushë loje të barabartë. Ata identifikuan aspekte që kërkojnë vëmendje të veçantë, duke përfshirë administratën zgjedhore, përdorimin e teknologjive të reja, fushatën dhe mbulimin mediatik, financimin e fushatës, zgjidhjen e mosmarrëveshjeve zgjedhore dhe procedurat e ditës së zgjedhjeve.

Bazuar në këto konsiderata, ODIHR rekomandon dërgimin e një Misioni të Vëzhgimit të Zgjedhjeve (EOM) për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025. Përveç një ekipi të specializuar ekspertësh, ODIHR rekomandon dërgimin e 26 vëzhguesve afatgjatë nga shtetet pjesëmarrëse të OSBE-së për të ndjekur procesin zgjedhor në mbarë vendin, si dhe 300 vëzhgues afatshkurtër për të monitoruar procedurat e ditës së zgjedhjeve, duke përfshirë votimin, numërimin e votave dhe përmbledhjen e rezultateve.

Sipas metodologjisë standarde të ODIHR, misioni do të përfshijë gjithashtu një element të monitorimit të mediave”, thuhet ndër të tjera në raport.

The post Zgjedhjet e 11 majit/ OSBE publikon raportin, rekomandon dërgimin e vëzhguesve: Palët e interesuara kërkuan monitorimin e përdorimit të resurseve shtetërore appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Të përfshirë tre persona në atentatin ndaj Kristian Markut! Misteri, pse viktima po shkonte drejt Vlorës?

By: gsh
15 January 2025 at 13:31

Të tjera detaje janë zbuluar nga vrasja e Kristian Marku alias Bardhi, i cili u ekzekutua në një atentat mafioz mbrëmjen e së hënës (13 Janar) në autostradën që lidh Fierin me Vlorën, në afërsi të Novoselës.

Grupi hetimor ka arritur të zbulojë se autorët kanë qëlluar me armë zjarri të dyshuar automatike mp5, pasi në vendngjarje janë sekuestruar fishekë kalibër 9mm.

Sipas raportimeve nga gazetari Igli Çelmeta, mjeti i autorëve rezulton të jetë i vjedhur pasi i është fshirë shasia, por ende policia nuk ka zbuluar se ku është vjedhur makina. Sa i përket targave të makinës së autorëve ata janë vjedhur vetëm disa ditë para ngjarjes makinës private të një punonjësi policie në Vlorë.

Hetimi është fokusuar në gjetjen e autorëve të vjedhjes së makinës dhe targave për të shkuar te zbulimi i ekzekutorëve të 30-vjeçarit.

Kristian Marku

Hetuesit kanë dyshime se autorët mund të kenë vepruar me dy makina, ku një mjet tjetër dyshohet se ka pritur autorët për t’u larguar pas krimit. Dyshohet se tre persona kanë marrë pjesë, dy në makinën e përdorur në krim dhe një tjetër i priste me makinë tjetër për t’u larguar. Ende e paqartë për hetuesit është arsyeja se pse i riu ishte nisur drejt Vlorës, pasi sipas hetimeve të deritanishme rezulton që viktima nuk ishte një person që vizitonte Vlorën dhe se nuk kishte të afërm atje.

Policia ka dyshime se i riu mund të jetë nxjerrë në pritë. Policia është fokusuar edhe te sekuestrimi dhe këqyrja e kamerave të sigurisë të të gjithë intinerarit të rrugës që ka ndjekur i riu, pasi dyshohet që është ndjekur dhe vëzhguar nga autorët.

Sa i përket të shkuarës së Kristian Markut (Bardhit) i riu rezulton që nuk ishte në kërkim nga policia dhe se për ngjarjen e marsit 2023 ndaj Saimir Reçit, 30-vjeçari ishte shpallur i pafajshëm nga gjykata në shtator 2023 për këtë ngjarje dhe që prej asaj kohe ka qenë i lirë dhe pa precedent penal. 30-vjeçari bënte jetë normale dhe nuk ruhej dhe as nuk lëvizte me makinë të blinduar.

Pas atentatit ndaj tij në mjetin e Kristian Markut policia nuk u gjeti sende të kundraligjshme dhe 30-vjeçari nuk kishte armë. I riu ishte edhe baba i një djali, i cili për një javë mbush 1 vjeç.

 

The post Të përfshirë tre persona në atentatin ndaj Kristian Markut! Misteri, pse viktima po shkonte drejt Vlorës? appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

“Naim Murseli e mbajti Liridonën që të mos i shmangej plumbit”- Planifikoi vrasjen gruas në sy të fëmijëve, zbardhet dosja: Granit Plava e qëlloi për 30 mijë euro

By: gsh
15 January 2025 at 13:15

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur akuzën ndaj Naim Murseli, Granit Plavës, Kushtrim Kokallës dhe Tom Dodajt, për vrasjen e 30-vjeçares Liridona Ademajt, krim i ndodhur më 30 nëntor 2023.

Sipas aktakuzës, bashkëshorti i viktimës, Naim Murseli ka porositur dhe planifikuar vrasjen e Liridonës, duke i premtuar Ganit Plavës një shumë prej 30 mijë euro. Mësohet se Naim Murseli thur planin e eliminimit të bashkëshortes së tij si hakmarrje për shkak të problemeve familjare e martesore mes tyre.

Në dosje thuhet se fillimisht Naim Murseli i ka kërkuar kushëririt të tij, Kushtrim Kokalla që të vriste 30-vjeçaren, nënë e dy djemve, por ai ka refuzuar.

Pasi nuk pranoi të kryente vrasjen, Kushtrim Kokolla prezantoi kushëririn e tij me Granit Plavën dhe ky i fundit mori përsipër kryerjen e ekzekutimit për shumën 30 mijë euro. Ndërsa arma me të cilën u vra Liridona Ademaj u sigurua nga vetë Naim Murseli. Ai bleu armën me 20 fishekë për 280 euro, nga i akuzuari Tom Dodaj.

Ndërsa në dosje detajohet momenti i ekzekutimit të 30-vjeçares nga Ganit Plava, e cila në momentin që u qëllua me plumb në kokë ishte në automjet me dy djemtë e mitur dhe Naim Murseli.

Sipas akuzës, ky i fundit e ka mbajtur nga krahu bashkëshorten në mënyrë që ajo të mos largohej.

Plani i Naim Murselit për vrasjen e Liridonës, inskenimi i grabitjes e marrëveshja për ta paguar 30 mijë euro dorasin

Sipas aktakuzës, për shkak të raporteve të çrregulluara familjare dhe martesore, gjatë të cilave kanë lindur mllefi dhe dëshira për hakmarrje tek i pandehuri i parë Naim Murseli, ky i fundit ka bërë planin ta largojë tani të ndjerën Liridona nga jeta e tij.

Në aktakuzë thuhet se pas datës 25 qershor 2022, kur është paguar polica e sigurimit jetësor në emër të Liridona Murselit me kompaninë Folksam, në shumën prej 3.000.000 kruna suedeze, me qëllim që pas vrasjes të ketë edhe dobi financiare, Naimi të pandehurit të tretë (Kushtrim Kokalla), ia ka shpalosur planin e likuidimit të bashkëshortes së tij dhe nga ai ka kërkuar të gjejë mundësi për vrasjen e saj.

Aktakuza thotë se fillimisht, Kokalla ka refuzuar e më pas ka gjetur të pandehurin e dytë, Granit Plava, me të cilin e ka njoftuar Naim Murselin dhe që të tre janë dakorduar që Graniti të kryejë vrasjen me marrëveshje që Naimi t’ia paguajë kompensimin në shumën prej 30 mijë euro.

Ndërsa, Naimi më 29 nëntor 2023, thuhet se ka siguruar armën e zjarrit dhe 20 fishekë, të cilat i ka blerë rreth orës 14:00 po të njëjtën ditë nga i pandehuri i katërt Tom Dodaj në shumën prej 280 euro, e të cilën armë ia ka dhënë të pandehurit të dytë- Granit Plavës.

Granit Plava, thuhet se armën në fjalë e ka përdorur për vrasjen e tani të ndjerës Liridona. Vrasje kjo e kryer në të njëjtën ditë në orët e mbrëmjes, në intervalin kohor prej orës 20:11 deri në ora 20:18 në vendin për të cilin është dakorduar me Naimin, duke e inskenuar që të duket si grabitje, ndërsa Naimi në mënyrë dinake me dorën e tij të djathtë ka mbajtur Liridonën në krahun e dorës së saj të majtë, me qëllim që ajo mos t’i shmanget plumbit, për çka Naimi me fëmijët ka dalë nga vetura dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Me këtë, Naim Murseli akuzohet se në bashkëkryerje me të akuzuarit Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla, ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” nga neni 173, par.1., pika 1.3 dhe 1.4 lidhur me nenet 31 dhe 34 të Kodit Penal.

I maskuar e me pistoletë, Granit Plava qëlloi me një plumb në kokë Liridonën

Sipas aktakuzës, më 29 nëntor 2023, në intervalin kohor prej orës 20:11 deri në 20:18 në fshatin Bërnicë në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë, i pandehuri i parë Naim Murseli me veturë në të cilën ka qenë tani e ndjera Liridona dhe fëmijët e tyre të moshës 4 dhe 6 vjeç, pas marrëveshjes paraprake, i ka dhënë shenjë me drita të veturës të pandehurit Plava, për çka ai befas ka dalë përpara veturës me maskë në kokë dhe pistoletë në duar, derisa i pandehuri Murseli, ka ndaluar dhe ka fikur motorin e veturës dhe me dorën e tij e ka mbajtur Liridonën për krahun e dorës së saj të majtë.

Gjithnjë sipas aktakuzës, i pandehuri Granit Plava për kompensim në shumën prej 30 mijë euro, nga afërsia e drejtpërdrejtë përmes dritares gjysmë të hapur nga ana e pasagjerit, ka shtënë një fishek nga pistoleta në drejtim të Liridonës dhe e qëllon në kokë, në pjesën prapa veshit të djathtë, duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurëse, ku për pasojë ndërroi jetë në vendin e ngjarjes. Vdekja e saj, sipas raportit të autopsisë erdhi si rezultat i gjakderdhjes së brendshme dhe të jashtme.

Me këtë, Granit Plava akuzohet se në bashkëkryerje me Naim Murselin dhe Kushtrim Kokallën ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” nga neni 173, par.1, pika 1.6 lidhur me nenin 31 dhe 34 të Kodit Penal.

Në pikën e tretë të aktakuzës, Granit Plava ngarkohet se nga 29 nëntori 2023 rreth orës 14:00 deri më 1 dhjetor 2023 rreth orës 16:15, ku është kryer bastisja në shtëpinë e tij në Cërmjan, Komuna e Gjakovës, ku është gjetur arma, pa autorizim dhe në kundërshtim me Ligjin për armë, ka poseduar pistoletën së bashku me 19 fishekë, me të cilën ka kryer veprën, e të cilën armë Naimi e ka blerë më 29 nëntor 2023 rreth orës 14:00 nga i pandehuri i katërt Tom Dodaj në shumën prej 280 euro.

Me këtë, Plava akuzohet se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366, par.1 të Kodit Penal.

Kushtrim Kokalla njoftoi Granit Plavën me Naim Murselin dhe u dakorduan që Graniti ta kryejë vrasjen për 30 mijë euro

Në aktakuzë thuhet se pasi që i pandehuri i parë Naim Murseli ka kërkuar nga Kushtrim Kokalla që të gjejë mundësi për vrasjen e bashkëshortes së tij- Liridona Murselit dhe i njëjti ka refuzuar, Kushtrimi ka gjetur të pandehurin e dytë Granit Palava me të cilin e ka njoftuar Naimin dhe të tretë janë dakorduar që Graniti ta kryejë vrasjen me marrëveshje që Naimi t’i paguajë kompensim shumën prej 30 mijë euro.

Sipas aktakuzës, Naimi më 29 nëntor 2023 ka siguruar armën dhe 20 fishekë të cilat i ka blerë të njëjtën ditë rreth orës 14:00 nga Tom Dodaj për 280 euro, ia ka dhënë Plavës i cili armën e përmendur e ka përdorur për vrasjen e tani të ndjerës Liridona.

Me këtë, Kushtrim Kokalla akuzohet se në bashkëkryerje me Naim Murselin dhe Granit Plavën ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” nga neni 173, par.1, pika 1.13 lidhur me nenet 31 dhe 34 të Kodit Penal.

Kokalla s’e lajmëroi vrasjen, edhe pse Naimi e kishte pranuar në dhomën e hotelit

Kokalla po ashtu akuzohet se edhe pse menjëherë pas kryerjes së vrasjes së tani të ndjerës Liridona ka pasur njohuri që veprën penale e kanë kryer i pandehuri Naim Murseli (i cili këtë e ka pranuar derisa kanë qenë në dhomën e hotelit të njëjtën natë pas vrasjes së kryer) dhe i pandehuri i dytë Granit Plava, i pandehuri Kokalla nuk i ka lajmëruar kryerësit e as veprën penale vrasje për planifikimin e kryerjes së të cilës ka marrë pjesë në mënyrë aktive së bashku me Murselin e Plavën, e të cilin rast organet kompetente fillimisht e kanë hetuar si grabitje deri dy ditë më vonë kur është arrestuar (më 1 dhjetor 2023).

Me këtë, Kushtrim Kokalla akuzohet se ka kryer veprën penale “Moslajmërimi i veprave penale apo kryerësve të tyre” nga neni 378, par.1, pika 1.1 lidhur me nenin 34 të Kodit Penal.

Tom Dodaj ia shiti armën Murselit e Plavës për 280 euro

Aktakuza e Prokurorisë ngarkon Tom Dodajn se më 29 nëntor 2023, rreth orës 14:00, në vendin e tij të punës në Novosellë të Epërme- Komuna e Gjakovës, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore, e në kundërshtim me Ligjin në fuqi për armë dhe materiale plasëse, ia ka shitur një armë zjarri- pistoletë të akuzuarve Murseli dhe Plava në shumën prej 280 euro, e cila është përdorur në kryerjen e vrasjes së tani të ndjerës Liridona, vrasje e kryer në të njëjtën ditë në intervalin kohor mes orës 20:11 dhe 20:18 në Bërnicë, në rrugën “Dalip Alshiqi”, Komuna e Prishtinës.

Me këtë, Dodaj akuzohet se ka kryer veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materialeve plasëse nga neni 364, par.1 të Kodit Penal. /Telegrafi

The post “Naim Murseli e mbajti Liridonën që të mos i shmangej plumbit”- Planifikoi vrasjen gruas në sy të fëmijëve, zbardhet dosja: Granit Plava e qëlloi për 30 mijë euro appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Dy vite pas ndarjes, Egli Tako ende s’e ka harruar aktorin! Këngëtarja “gjen” Olsi Bylykun te Gjesti: Më kujton atë, janë të ngjashëm

By: gsh
15 January 2025 at 12:43

Këngëtarja Egli Tako ende nuk e ka harruar aktorin e humorit Olsi Bylyku, edhe dy vite pas ndarjes së tyre. Edhe pse aktori ka nisur një romancë të re dashurie, për banoren e Big Brother Vip duket se koha është “ndalur”.

Madje Egli Tako e ka rigjetur ish-partnerin e saj, marrëdhënia e të cilëve zgjati për rreth 5 vite, tek këngëtari nga Kosova, Gjesti, i cili u bë pjesë e shtëpisë rreth 1 javë më parë, ku hyri pothuajse 24 orë pasi u eliminua nga shtëpia e Big Brothet Vip Kosova.

egli gjesti

Menjëherë u vu re afrimiteti mes tyre, ku këngëtarja u bë një mbështetëse e Gjestit dhe kjo mesa duket ka një arsye.

“Më kthen shumë pas në kohë Gjesti, po më kujton Olsin”, u shpreh banorja gjatë një bisede me banoren tjetër të BBV, Livia Brunga.

egli tako olsi bylyku (2)

Ajo ka shtuar se Olsi Bylyku dhe Gjesti janë shumë të ngjashëm me mendimet dhe tipin e tyre.

“Janë shumë të ngjashëm me mendimet, me tipin. Kur flasim seriozisht po më tremb. Më bën shumë për të qeshur dhe njerëzit që bëjnë për të qeshur janë të rrezikshëm”, u shpreh Egli.

gjesti egli

Ndërkohë mes Eglit dhe Gjestit duket se po nis një romancë, pasi dyshja kanë nisur ngacmimet ndaj njëri-tjetrit.

Kujtojmë që këngëtarja ka qenë në nje romancë prej 5 vitesh me aktorin Olsi Bylyku por lidhja e tyre përfundoi dy vite më parë. Së fundmi aktori ka zyrtarizuar edhe lidhjen e tij t re me gazetaren Denada Lura.

egli gjesti 4egli gjesti 3egli gjesti 1egli gjesti 2olsi bylyku egli tako5olsi bylyku egli tako4egli tako1olsi bylyku egli takoegli takoegli tako`egli tako1egli tako2egli tako3egli tako1egli takoolsiegliegli tako4egli tako olsi bylyku (12)egli tako olsi bylyku (6)egli tako (1)olsi bylyku egli tako (14)olsi bylyku egli tako (13)olsi bylyku egli tako (8)olsi bylyku egli tako (5)olsi bylyku egli tako (4)

The post Dy vite pas ndarjes, Egli Tako ende s’e ka harruar aktorin! Këngëtarja “gjen” Olsi Bylykun te Gjesti: Më kujton atë, janë të ngjashëm appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

GJKKO urdhër kontrolli në një apartament në Tiranë, dyshohet se përdorej nga Ajola Xoxa

By: gsh
15 January 2025 at 12:40

Byroja Kombëtare e Hetimit ka ushtruar kontrolle të reja në një apartament pranë qendrës “Harabel” në zonën e ish-bllokut në kryeqytet.

Urdhri për kontroll është dhënë nga Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit për llogari të një hetimi nisur ndaj familjarëve të kryetarit të bashkisë, Erion Veliaj.

Mësohet se apartamenti që dyshohej se përdorej nga Ajola Xoxa u kontrollua për dokumente dhe pajisje elektronike.

The post GJKKO urdhër kontrolli në një apartament në Tiranë, dyshohet se përdorej nga Ajola Xoxa appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

FOTO/ U gjet i vrarë me sende të forta në kokë, ky është viktima, 81-vjeçari Xhemal Meta

By: gsh
15 January 2025 at 12:38

Personi në foto është Xhemal Meta, i moshuari i cili u vra me sende të forta në fshatin Qafë Mollë në Tiranë.

Mësohet se policia ka shoqëruar rreth 20 persona dhe po merren në pyetje për vrasjen e 81-vjeçarit, Xhelal Meta.

Autoritetet po hetojnë banorët e fshatit për ndonjë konflikt që mund të ketë pasur. Mësohet se i moshuari jetonte i vetëm në fshat, pasi familje e tij jetonte në Tiranë.

Më herët blutë e Tiranës njoftuan se nga hetimet paraprake si dhe ekzaminimi mjeko-ligjor, ka rezultuar Xhelal Meta ka dëmtime në pjesën e pasme të kokës, të dyshuara të shkaktuara nga goditje me sende të forta.

The post FOTO/ U gjet i vrarë me sende të forta në kokë, ky është viktima, 81-vjeçari Xhemal Meta appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Taksa e pronave, nuk do të ketë përjashtime për kategoritë në nevojë! Zbardhet plani i qeverisë

By: gsh
15 January 2025 at 12:32

Qeveria nuk do të aplikojë përjashtim nga taksa e pasurisë për grupet vulnerabël dhe kategoritë e tjera, që deri më tani nuk kanë paguar.

Në strategjinë afatmesme të të ardhurave 2024-2027 thuhet se në vitin 2018 u miratuan ndryshimet në skemën e taksimit të pasurive të paluajtshme ndërtesa, duke kaluar nga taksa me kuotë fikse për m2 , në taksën “ad valore”, pra me përqindje mbi vlerën e pasurisë së paluajtshme-ndërtesë.

Kjo reformë u shoqërua me krijimin e Kadastrës Tatimore dhe të Regjistrit të pasurive të paluajtshme, ku evidentohen pasuritë e paluajtshme, pronarët, vendndodhja, vlera e pronës dhe të dhëna të tjera. Miratimi i ligjit u shoqërua me vendosjen e disa përjashtimeve nga pagesa e taksës.

Nga vlerësimet paraprake të bëra nga qeveria, vërehet se disa përjashtime duhet të eliminohen, si dhe ka hapësirë që të mund të rritet edhe norma e taksës së pronës. Këto ndryshime do të reflektohen në ligjin e ri “Për taksën e pasurisë së paluajtshme”, po hartohet me asistencën e Agjencisë Ndërkombëtare Suedeze për Zhvillim (SIDA) dhe do jetë në proces konsultimi publik.

Në draft argumentohet se duke qenë se të ardhurat nga taksa mbi pasuritë e paluajtshme përbëjnë burimin kryesor të të ardhurave të pushtetit vendor, është e nevojshme që përjashtimet të mbahen në nivele minimale dhe ndërkohë, lehtësirat tatimore për grupet vulnerabël duhet të ofrohen nëpërmjet mekanizmave dhe formave të tjera. Strategjia parashikon që në tremujorin e parë të vitit të bëhet finalizimi i Sistemit Informativ të Kadastrës Fiskale (SIKF), si dhe ndërveprimi i tij me sistemet e tjera dhe shtrirja në bashki.

Të bëhet pilotimi, ndërtimi i kapaciteteve dhe institucionalizimi i procedurave për vlerësimin e pasurisë së paluajtshme, popullimin dhe mirëmbajtjen e të dhënave të pasurisë së paluajtshme në SIK. Sistemi i ri i taksimit do të nisë aplikimin nga 1 janari 2026. Aktualisht, taksa mbi pasuritë e paluajtshme në Shqipëri kontribuon në masën 0.3% të PBB-së, ndërkohë që të ardhurat mesatare që gjenerohen nga taksa e pronës në vendet e tjera të rajonit janë rreth 0.8% e PBB-së./Gazeta Panorama

The post Taksa e pronave, nuk do të ketë përjashtime për kategoritë në nevojë! Zbardhet plani i qeverisë appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Pritet të mbildhen më shumë se 170 milionë dollarë, rekord donacionesh për ceremoninë e inaugurimit të Donald Trump!

By: gsh
15 January 2025 at 12:13

Gjithnjë e më shumë kompani po i mbështesin festimet për ceremoninë e Presidentit të ri të SHBA-së, Donald Trump, me donacione në miliona.

Ceremonia e nisjes së detyrës të presidentëve të SHBA-së, e cila tradicionalisht zhvillohet më 20 janar, është një ngjarje e madhe mediatike që mbështetet gjithnjë e më shumë nga kompanitë private.

Lista e donatorëve për ceremoninë e Donald Trump-it po bëhet gjithnjë e më e gjatë: Kompania ajrore Delta Air Lines, koncerni automobilistik Stellantis dhe dega amerikane e prodhuesit koreanojugor të makinave Hyundai dhuruan së fundimi nga një milion dollarë. Kjo shumë është bërë tani e zakonshme. Shumica e kompanive që mbështesin ceremoninë si Boeing, General Motors, Ford, Microsoft, Amazon, Alphabet dhe Meta kanë dhuruar gjithashtu nga një milionë dollarë. Para dhuruan edhe individë si drejtori ekzekutiv i Apple, Tim Cook, dhe ai i OpenAI, Sam Altman.

Frikë nga rregullat e reja

Përveç kompanive të mëdha të teknologjisë, të cilat duhet të kenë gjithmonë frikë nga rregulloret strikte, që mund t’u kufizojnë fuqinë e tyre në treg, në listën e donatorëve është veçanërisht e përfaqësuar industria e automobilëve. Hyundai tha se e përshëndet “mundësinë për të punuar me administratën e re për politikat që mbështesin prodhimin amerikan, mbrojnë zinxhirët e furnizimit dhe inkurajojnë inovacionin”. Ekspertët theksojnë se ndryshimet e mundshme në politikën tregtare, si dhe rregulloret për automjetet elektrike dhe emetimet e automjeteve që mund të ndërmarrë administrata e re e Trumpit mund të kenë një ndikim të rëndësishëm ndaj industrisë.

Rekord i ri i dhurimesh

Në përgjithësi për të ashtuquajturën ceremoni të “Inaugurimit” për presidentin Trump, e cila zhvillohet në Uashington, priten donacione rekord. Fjala është për më shumë se 170 milionë dollarë. Trump mban edhe rekordin e mëparshëm: për inaugurimin e tij të parë në vitin 2017, biznesmeni mblodhi 106.7 milionë dollarë.

Presidenti në largim, Joe Biden, mblodhi për ceremoninë e “ingaurimit” vitin në 2021 një shumë prej 61.8 milionë dollarë. Ndër fimrmat që dhuruan para për Bidenin ishin Pfizer, AT&T dhe Boeing. Kurse për ish-presidentin Barack Obama u dhuruan rreth 50 milionë dollarë në vitet 2009 dhe 2013./DW

The post Pritet të mbildhen më shumë se 170 milionë dollarë, rekord donacionesh për ceremoninë e inaugurimit të Donald Trump! appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

ZYRTARE/ Portieri i Kombëtares vesh fanellën e 4 herë kampionëve të Gjermanisë, zbulohen të gjitha detajet

By: gsh
15 January 2025 at 12:02

Simon Simoni është zyrtarisht i huazuar te Kajserslautern në Gjermani. Katër herë kampionët e vendit siguruan shërbimet e portierit të Kombëtares shqiptare, deri në verën e vitit 2026.

“Panorama Sport” ka mësuar detajet e plota të marrëveshjes mes Frankfurt, që zotëron kartonin, dhe Kajserslautern. Para kësaj lëvizje, Simoni rinovoi kontratën me Frankfurtin deri në vitin 2029.

Kajserslautern e ka huazuar me të drejtë blerje për shifrën 1.8 milionë euro. Frankfurt ndërkohë ruan të drejtën për ta rikthyer, ndërsa shifra e vendosur në kontratë është 4.8 milionë euro.

Te Kajserlautern, 20-vjeçari do të rivalizojë për vendin e titullarit me Julian Krahl. Këtij të fundit i përfundon kontrata në fundin e këtij sezoni. Kështu mundësitë e Simonit për të luajtur në Bundesliga 2, janë të mëdha.

The post ZYRTARE/ Portieri i Kombëtares vesh fanellën e 4 herë kampionëve të Gjermanisë, zbulohen të gjitha detajet appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

“S’kemi kontakte”- Armiq pas ndarjes? Meriton Mjekiqi tregon kush e mori vendimin për t’i dhënë fund lidhjes! Moderatori: Nëse Ilnisa ka nisur një romancë të re…

By: gsh
15 January 2025 at 11:54

Meriton Mjekiqi, i cili i dha fund thashethemeve për marrëdhënien e tij me Ilnisa Agollin duke pranuar se lidhja ka marrë fund, është shprehur se nuk kanë më kontakte me njëri-tjetrin, teksa theksoi se nuk janë uruar as për festat e fundvitit.

“S’jemi ndarë si armiq, me një njeri që ke fjetur, ke qëndruar, ke kaluar kohën edhe në një rrethanë siç ka qenë BBV, ashtu edhe jashtë BBV nuk mund të ndahesh si armiq, por për x arsye që ndoshta janë më mirë edhe për palën tjetër”, tha moderatori.

Ndërkohë i pyetur se kush mori vendimin për t’i dhënë fund lidhjes, Meriton Mjekiqi la të nëkuptohet se ishte vetë ai, por zgjodhi të mos flasë, sipas tij, për të ruajtur privatësinë e gazetares.

ilnisa agolli meriton mjekiqi (4)

“Është një pyetje spec, por nuk do të doja do doja të tregoja se kush, pse, ose cilat janë arsyet pse nuk jemi më bashkë. Është normale që kur nuk ecën diçka për 1,2,3 pika”, tha ai.

Moderatori është shprehur se është single, duke shtuar se nuk e ka problem që nëse Ilnisa nis një lidhje të re, teksa theksoi “i uroj jetë të lumtur”.

ilnisa agolli meriton mjekiqi (3)

 

Pjesë nga intervista:

Unë u çudita si nuk u përballëm këtu në studio. Janë x arsye përse unë jam ndarë me Ilnisën dhe që jam deklaruar publikisht. Patjetër e vlerësoj shumë kohën që kam kaluar bashkë me Ilnisën, duke e falenderuar për respektin që më ka dhënë dhe është reciprok.

Pse e ke lënë Ilnisën?

Është një pyetje spec, por nuk do të doja do doja të tregoja se kush, pse, ose cilat janë arsyet pse nuk jemi më bashkë. Është normale që kur nuk ecën diçka për 1,2,3 pika .

Ishte vendimi yt?

Dua të ruaj privatësinë, sepse është nënë. Ka një familje të mrekullueshme.

Ju flisni? Si janë marrëdhëniet?

Jo, jo, nuk kemi kontakte. Në momentin që ndahesh në një marrëdhënie dhe kthehesh, e ke kontakte, nënkupton që nuk jeni ndarë. Nuk kemi ndonjë komunikim.

Po urim për festa?

Si je ti? A je mirë (qeshin) Jo, jo nuk jemi uruar! Asgjë.

Të mbajturit kontakt dhe të përshëndetesh kur takohesh, janë të ndryshme. S’jemi ndarë si armiq, me një njeri që ke fjetur, ke qëndruar, ke kaluar kohën edhe në një rrethanë siç ka qenë BBV, ashtu edhe jashtë BBV nuk mund të ndahesh si armiq, por për x arsye që ndoshta janë më mirë edhe për palën tjetër.

ilnisa agolli meriton mjekiqi (1)

Ke nisur një dashuri të re?

Jo, jam single.

Je i lidhur me një modele?

Single jam

Ndoshta ka nisur Ilnisa një dashuri të re

I uroj jetë të lumtur dhe nëse ka nisur një lidhje tjetër ose diçka të tillë, unë i uroj vetëm të mirat.

ilnisa-dhe-meritoni-2-2

*****

Konfirmimi  i ndarjes

Moderatori Meriton Mjekiqi, në një interviste për Prive, konfirmoi për herë të parë ndarjen nga gazetarja Ilnisa Agolli, me të cilën nisi një histori dashurie brenda shtëpisë së Big Brother VIP, duke sfiduar paragjykimet për diferencën e moshës.

Dyshja dukeshin të pandarë pas daljes nga shtëpia e famshme, ku nisën bashkëjetesën në Tiranë dhe projektet e përbashkëta, por gjithçka mes tyre mori fund. Meriton Mjekiqi u shpreh se nuk është penduar për romancën e tyre, duke u shprehur se në BBV ka vepruar në mënyrën që është ndjerë.

ilnisa agolli meriton mjekiqi1

“Aludimet janë 100% të vërteta të konfirmuara sot prej meje, Meriton Mjekiqit”, deklaroi ai, teksa theksoi se arsyet e ndarjes nuk kanë rëndësi për shkak se janë private.

Meriton Mjekiqi u shpreh se prej mometin të ndarjes nuk janë takuar më dhe se i uron më të mirat ish-partneres së tij, Ilnisa Agolli.

“Hapi për t’u ndarë nuk ka shumë rëndësi, janë gjëra shumë private, dua të ruaj privatësinë e Ilnisës dhe familjes së saj”, deklaroi ish-banori i BBV.

ilnisa agolli meriton mjekiqi3

Pjesë nga intervista:

Meriton Mjekiqi: “Unë kam qenë brenda asaj shtëpie, kam vepruar në mënyrën që unë jam ndjerë. Si do e gjykoja unë, ka qenë shumë e bukur dhe realisht nuk do të ndërroja as pikë dhe as presje për ato çfarë kanë ndodhur deri në pikën A. Pastaj si është pritur nga publiku, është e tyre. Disa të tjerë e kanë mirëpritur shumë mirë, disa të tjerë jo. Gjithçka ka qenë reale sepse kështu ka shkuar, kështu ka rrjedhë e kështu ka qenë.

Aludimet janë 100% të vërteta të konfirmuara sot prej meje, Meriton Mjekiqit, arsyet e ndarjes nuk kanë rëndësi sepse janë private.

Unë i uroj shumë të mira Ilnisës, i uroj suksese, shëndet dhe është grua e mrekullueshme, një nënë e jashtëzakonshme, profesioniste në punën e saj, kështu që vetëm të mira.”

ilnisa-agolli-meriton-mjekiqi5-e1716974848540

I kujt ishte vendimi? “Hapi për t’u ndarë nuk ka shumë rëndësi, sa ka rëndësi të jetë mirë, shëndetshëm dhe t’ia uroj më të mirat në jetën e saj. Janë gjëra shumë private, dua të ruaj privatësinë e Ilnisës dhe familjes së saj. Prej kohës së ndarjes nuk jemi takuar. Kështu që kaq.”

Romancë e re me modelen Iren? “Çfarë të them, të ruaj diçka për vete gjykojeni vetë se kush është e vërteta. Gjërat që mbesin kujtim janë të rëndësishme.”

iren

PRAPASKENAT E NDARJES

Rreth 3 muaj më parë “Panorama” zbuloi se mes Ilnisës dhe Meritonit kishte një krizë.

Çifti, i cili u njoh dhe u dashurua në “Big Brother” kishte nisur nga problemet. Por atëherë kur u duk se gjërat mes tyre po sistemoheshin, problemet dolën sërish në pah.

Si Ilnisa, ashtu edhe Meritoni, kanë larguar njëri-tjetrin nga “Instagram”-i si dhe kanë fshirë të gjitha fotot që kishin së bashku. Pak ditë më parë, ishte vetë gazetarja që pranoi problemet, por duke u përpjekur t’i zvogëlojë ato. Gjatë bisedës, Ilnisës iu shfaqën disa foto të publikuara dikur nga Meritonin, të cilat tashmë nuk janë të pranishme në profilin e tij në “Instagram”.

ilnisa agolli meriton mjekiqi

Po ashtu, u përmend edhe fakti që ata nuk e ndjekin më njëritjetrin në këtë rrjet social. E pyetur në lidhje me këto ndryshime, Ilnisa u përgjigj shkurt dhe qartë: “Nuk kemi, nuk kemi ndonjë lajm të ri”, tha ajo.

ilnisa agolli meriton mjekiqi3

Kur u pyet më tej nëse ata janë mirë dhe të dashuruar, Ilnisa shtoi me buzëqeshje: “Si çdo çift normal që mundet të…” dhe më pas vazhdoi duke komentuar mbi dinamikën e marrëdhënies së çiftit, duke theksuar se si ndodhin në çdo lidhje grindje të vogla: “Në një shtëpi jemi, edhe zihemi”.

ilnisa agolli meriton mjekiqi8

Nga ato çfarë kemi mundur të mësojmë, sherri mes tyre ka qenë për shkak të xhelozisë. Pas sherreve të vazhdueshme mes tyre, Meritoni ka vendosur të largohet nga shtëpia, për t’u rikthyer sërish në Kosovë. Pasi ka mbyllur disa angazhime në Prishtinë, është nisur drejt Nju Jorkut, ku edhe ka disa ditë që po qëndron. Nga ana tjetër, Ilnisa ka vijuar me angazhimet e saj në Tiranë. Që pas sherrit të parë, çifti është përplasur edhe disa herë, duke bërë që moderatori të largohet nga shtëpia, duke mos u rikthyer më.

meritoni ilnisa

Sherret për xhelozi janë mësuar edhe nga miqtë, që kanë zbuluar se Ilnisa ka shfaqur disa shenja xhelozie ndaj Meritonit, teksa ky i fundit ka vendosur që të mos japë më shpjegime rreth skenave që partnerja i ka bërë.

Të shpeshta kanë qenë aludimet se familjarët e moderatorit kosovar nuk e kanë pranuar partneren e re të djalit. Dhe në fakt, pas disa muajsh nga bashkëjetesa e këtij çifti, duket se familja Mjekiqi, ende nuk pranon Ilnisën si të dashurën e djalit. Nga ajo çfarë dihet, Ilnisa nuk ka shkuar ende te shtëpia e Meritonit, pasi familjarët e tij janë kundra kësaj lidhjeje. Në një intervistë të dhënë disa javë më parë, gazetarja e konfirmoi një gjë të tillë, duke u shprehur se ende nuk kishte gjetur kohën.

ilnisa agolli meriton mjekiqi5

“Vera ka qenë intensive për atë çfarë pritet të vijë dhe ende nuk kemi gjetur kohë”, tha shkurtazi Ilnisa, duke zgjedhur që të mos komentojë më gjatë raportin që ka me familjen e partnerit të saj. E teksa në Prishtinë situata është ende e nderë, në Tiranë, Meritoni është pranuar tashmë si ‘dhëndër’.

ilnisa meritoni

Vetë gazetarja ka zbuluar takimin e tij me vajzën e tij, por nuk ka përmendur në asnjë sekondë takimin me prindërit e saj, duke ngritur dyshimet se kjo lidhje, ndonëse është pranuar nga familja e saj, nuk shihet me sy edhe aq të mirë. Ajo tregoi mes të tjerash se si është marrëdhënia e Meritonit, partnerit të saj me Anaisin, e bija e gazetares. Ilnisa u shpreh se takimi i tyre i parë shkoi shumë mirë, ashtu siç ajo e kishte pritur dhe menduar.

ilnisa-dhe-meritoni-1-2

“Ky ka qenë takimi i tyre i parë. Këta janë shumë shokë, bëjnë shumë gjëra që unë bëhem me nerva, bëjnë shumë lojëra. Anaisi është shumë e mirë, është një dritë. Takimi i tyre ishte siç e kisha pritur, i ëmbël, i qetë. E rëndësishme është që ka dashuri shumë në familjen tonë”, u shpreh Ilnisa.

Ajo tha se me Meritonin po bashkëjetojnë, se ka projekte të mëdha dhe janë aq të zënë sa nuk u intereson se ç’bëhet përreth: “Më beso, nuk kemi kohë të shohim se ç’bëhet vërdallë. Unë një xhiro e bëj në ‘Instagram’ dhe shoh ato që shkruhen për mua. Kur dëgjoj ndonjë deklaratë të ndonjë ‘zero me xhufkë’, zgjedh të hesht. Nuk ka përgjigje më të mirë se sa heshtja”.

ilnisa agolli meriton mjekiqi (2)

Ilnisa ceku edhe për lajmin e rremë për aksidentin e Meritonit: “Besoj që reagimi im nuk ka rënë në vesh të shurdhër, pasi duhet të kemi shumë kujdes me atë që shkruajmë dhe me atë që shesim. Duke ditur se në kohët e fundit gjithçka ka një centrifugë të përshpejtuar lajmit të rremë”. Ajo u shpreh se ata ishin në shtëpi kur lajmi mori dhenë: “Ne ishim në shtëpi dhe befas dëgjuam një trokitje që po shpërthente në një zhurmë ekstreme. Ishte Kevi, im vëlla, shumë i shqetësuar. Kishte shumë telefonata nga familja e tij”.

ilnisa agolli meriton mjekiqi2

Gazetarja e njohur Ilnisa Agolli pas përfundimit të pushimeve me partnerin e saj Meriton Mjekiqin, ishte e ftuar në emisionin “She’s On Top”, ku ka folur për detajet e marrëdhënies së saj me moderatorin. Nuk munguan pyetjet ngacmuese nga Argjira, moderatorja e emisionit nëse çifti ka ndonjë të re për të ndarë me publikun. Ndër të tjera, Ilnisa tha se tashmë kishin marrë një hap tjetër të rëndësishëm në jetën e tyre, kishin filluar bashkëjetesën nga ku shtoi se gjithçka po shkon për mrekulli, por si çdo çift edhe ata kanë zënkat e vogla kur nuk gjejnë gjërat nëpër shtëpi. Kujtojmë që Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi u dashuruan në shtëpinë e “Big Brother” kur ishin konkurrentë dhe lidhjen e tyre e vijuan pas daljes.

ilnisa agolli meriton mjekiqiilnisa agolli meriton mjekiqi1ilnisa agolli meriton mjekiqi4meriton ilnisa

The post “S’kemi kontakte”- Armiq pas ndarjes? Meriton Mjekiqi tregon kush e mori vendimin për t’i dhënë fund lidhjes! Moderatori: Nëse Ilnisa ka nisur një romancë të re… appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Kryeministri i Greqisë propozon kreun e Parlamentit si kandidat për President

By: gsh
15 January 2025 at 11:52

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis shpalli vendimin e tij për të pasur Konstantinos Tasoulas si kandidat për President të Republikës të propozuar nga qeveria.

Votimi i parë do të mbahet në Parlament më 25 janar.

Duke arsyetuar vendimin e tij, Kryeministri shpjegoi se ” Vendosa që në periudhën e ardhshme dhe në një mjedis ndërkombëtar të trazuar, vendi ka nevojë për një President të Republikës me një histori të gjatë publike”.

“Presidenti i Republikës duhet të ketë prestigj të lartë, pranim më të gjerë dhe natyrisht përvojë, njohuri dhe respekt praktik për institucionet. Pranimi më i gjerë, megjithatë, nuk do të thotë domosdoshmërisht ndonjë propozim përtej shumicës aktuale të qeverisë. Përkundrazi, sinjalizon një person që do të ngjall besim në shoqëri, i cili do të ketë aftësinë për bashkuar”, tha kryeministri grek.

Ai u shpreh se kreu i shtetit mund të ketë kompetenca të kufizuara ekzekutive, por ai është simboli i kombit.

“Kushtetuta jonë i jep të gjitha garancitë, ndërsa historia tregon gjithashtu se individët janë ata që në fund i japin vlerë institucioneve”, u shpreh Mitsotakis.

The post Kryeministri i Greqisë propozon kreun e Parlamentit si kandidat për President appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

U mor në pyetje për rreth 1 orë në SPAK, kreu i bashkisë Kolonjë, Erion Isai: Dhashë sqarime shtesë për…

By: gsh
15 January 2025 at 11:48

Kryetari i bashkisë së Kolonjës, Erion Isai, është marrë në pyetje Për rreth një orë në SPAK.

Në dalje nga Prokuroria e Posaçme ai tha për mediat se dha sqarime shtesë në lidhje me një dosje të vitit 2023, por nuk tregoi më shumë detaje.

“Dhashë disa shpjegime shtesë nga 2023, nuk e di nëse duhet të them çështjen që isha, dhashë disa shpjegime shtesë dhe kam qenë person deklarues”, tha ai.

The post U mor në pyetje për rreth 1 orë në SPAK, kreu i bashkisë Kolonjë, Erion Isai: Dhashë sqarime shtesë për… appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Ish-trajneri këshilla klubit, Klop: Liverpuli të rinovojë me Salah, sulmuesi më i mirë që kanë

By: gsh
15 January 2025 at 11:20

Ish-trajneri i Liverpulit, Jyrgen Klop, ka zbuluar se shpreson që Mohamed Salah do të qëndrojë në klub, si edhe e lavdëroi atë si sulmuesin më të mirë që “Reds” kanë parë në kohët moderne.

Kontrata aktuale e yllit egjiptian do të skadojë në fund të sezonit dhe sulmuesi ka thënë së fundmi se një marrëveshje e re është shumë larg nga finalizimi. Klop, i cili ishte në krye të “Anfield” kur Salah nënshkroi për klubin nga Roma në 2017, që atëherë nisi një karrierë të re, me një rol si kreu global i futbollit të “Red Bull”- it, por ende u përgjigjet pyetjeve për kohën e tij 9- vjeçare në Mersejsajd.

Kur u pyet për situatën gjatë konferencës së tij të parë zyrtare për shtyp në detyrën e re, gjermani u tha gazetarëve: “Shpresoj që ai të qëndrojë – ai është sulmuesi më i madh që Liverpuli ka pasur në kohët moderne. Natyrisht, ata kishin sulmues të tjerë të mirë, vërtet të mirë. Por ai është një lojtar fantastik, një qenie njerëzore fantastike, sportist i shquar, ambasadori më i mirë që mund të kishte vendi juaj (Egjipti). Ai është fantastik në të gjitha kështu që shpresoj se ai do të qëndrojë në Liverpul”.

32- vjeçari pati një ndikim të menjëhershëm pas rikthimit në Angli, ndërsa kishte kaluar një periudhë të vështirë nën drejtimin e Zhoze Murinjos te Çelsi disa vite më parë. Ai shënoi 44 gola në të gjitha kompeticionet në sezonin e tij debutues. Dyshja vazhdoi të shijonte sukses të rëndësishëm së bashku, duke fituar trofe të shumtë, përfshirë Premier Ligën, Ligën e Kampioneve, Kupën FA, Kupën e Botës për Klube dhe Kupën e Ligës.

Asnjë lojtar gjatë gjithë karrierës së menaxherit Klop nuk ka shënuar më shumë gola (211) ose ka dhënë më shumë asiste (88) sesa Salah. Këtë sezon, egjiptiani ka shkëlqyer edhe një herë nën drejtimin e trajnerit të ri Arne Slot, me 18 golat e tij dhe 13 asistet në 20 paraqitje në Premier Ligë, duke e mbajtur Liverpulin në krye të klasifikimit. Ai është gjithashtu golashënuesi më i mirë aktualisht në Premier Ligë.

Duke folur më herët në janar, Salah i tha “Sky Sports” se ai dëshironte të fitonte Premier Ligën dhe qëndronte në “Anfield”, por deri tani nënvizoi se ky ishte viti i tij i fundit në klub. Klop u ndal të komentonte edhe situatën e kapitenit Virxhil van Dajk dhe mbrojtësit tjetër, Trent Aleksander-Arnold, të cilët gjithashtu janë në skadencë kontrate me Liverpulin: “Unë do doja që t’i shihja që të tre të zgjasin kontratat e tyre me Liverpulin. Unë jam i emocionuar kur shoh Liverpulin të lulëzojë. Jam në kontakt me Arnen dhe disa lojtarë”.

PANORAMASPORT.AL

The post Ish-trajneri këshilla klubit, Klop: Liverpuli të rinovojë me Salah, sulmuesi më i mirë që kanë appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

❌