Normal view

Received — 16 March 2025 Gazeta Shqiptare

“Doli me shokët për të festuar lindjen e djalit dhe nuk u kthye më”- Historia rrëqethëse e një prej 59 viktimave nga tragjedia e Koçanit: Sapo ishte bërë baba, por…

By: gsh
16 March 2025 at 22:57

Historitë personale të 59 të rinjve që humbën jetën mëngjesin e kësaj të diele si pasojë e shpërthimit të zjarrit në një lokal nate në Koçan të Maqedonisë së Veriut janë drithëruese.

Mediat fqinje kanë publikuar historinë rrëqethëse të Tose Bogdanov, një nga 59 personat që humbën jetën nga zjarri në diskotekën “Pulse” në Koçan.

Bogdanov doli mbrëmë me miqtë e tij për të festuar lindjen e djalit të tij. Por gëzimi u kthye në tragjedi për familjen e tij, e për fat të keq i biri do të rritet pa baba.

“Tose kishte një djalë dhe doli për të festuar me miqtë lindjen e fëmijës. Ai donte të festonte me miqtë e tij dhe shkoi në një disko, dhe tani ai është larguar përgjithmonë”, tha një person për Informer.

Të paktën 59 persona humbën jetën sot në orët e para të mëngjesit në qytetin lindor të Maqedonisë së Veriut, Koçan, si pasojë e shpërthimit të zjarrit gjatë një koncerti me mbi 1.500 pjesëmarrës në një lokale nate.

Mbi 155 persona është raportuar se janë plagosur – mbi 80 prej tyre janë transferuar në klinikat e Shkupit, qytet rreth 100 kilometra larg Koçanit.

Ministri i Brendshëm maqedonas, Pançe Toshkovski ka thënë se sipas informacioneve të marra, zjarri ka shpërthyer si pasojë e mjeteve piroteknike që janë përdorur për efekt ndriçimi në koncertin e bendit ADN.

Ai bëri të ditur se janë lëshuar katër urdhër-arrestime, pa dhënë më shumë hollësi.
Toshkovski tha më herët gjatë ditës se një person është arrestuar, ndërsa agjencia e lajmeve MIA ka raportuar se pronari i klubit është ndaluar.

The post “Doli me shokët për të festuar lindjen e djalit dhe nuk u kthye më”- Historia rrëqethëse e një prej 59 viktimave nga tragjedia e Koçanit: Sapo ishte bërë baba, por… appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Vatikani publikon foton e parë të Papa Françeskut, që nga shtrimi i tij në spital

By: gsh
16 March 2025 at 21:47

Vatikani ka publikuar foton e parë të Papa Françeskut që kur ai u shtrua në spital një muaj më parë.

Fotoja tregon Papën në një karrocë me rrota përpara një kishë në spitalin Gemelli të Romës, ku ai po trajtohet për sëmundjen e pneumonisë, nga e cila vuan.

Më herët të dielën, në mesazhin e tij të shkruar për Angelus, Papa tha se ai po përballet me një “periudhë sprove” pasi falënderoi dashamirësit për lutjet e tyre dhe u lut për paqe në “vendet e plagosur nga lufta”.

“Këtë mëngjes Papa Françesku kremtoi Meshën e Shenjtë në spitalin Gemelli”, thuhet në një deklaratë të Vatikanit.

Papa, 88 vjeç, ndodhet i shtruar në spitalin Gemelli në Romë prej 14 shkurtit dhe ai nuk është parë që nga shtrimi.

Mjekët e spitalit thonë se ai nuk është më në gjendje kritike. Papa Françesku u zgjodh si Papa i 266-të në mars 2013.

The post Vatikani publikon foton e parë të Papa Françeskut, që nga shtrimi i tij në spital appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Simptoma që tregon se keni nevojë për më shumë vitaminë D

By: gsh
16 March 2025 at 21:32

Sipas ekspertëve të shëndetit një pjesë e konsiderueshme e njerëzve nuk marrin mjaftueshëm vitaminë D.

Dhe kjo është mjaft shqetësuese duke pasur parasysh që vitamina D luan një rol kaq të rëndësishëm në organizëm.

Mungesa e saj mund të shkaktojë simptoma të tilla si dobësi të muskujve, dhimbje të kockave dhe ndryshime të humorit.

Shumë njerëz anashkalojnë një nga shenjat që treguese të mungesës së kësaj lënde ushqyese.

Kjo sepse disa simptoma të mungesës së vitaminës D zakonisht mund të ngatërrohen me simptoma të problemeve të tjera shëndetsore.

Një ndër to është edhe lodhja kronike, që mund të ngatërrohet me lodhjen nga plakja ose stresi.

Pra, nëse vëreni se ndiheni më të lodhur se zakonisht, pa marrë parasysh sa flini, shkaku mund të jetë niveli i ulët i vitaminës D.

Çfarë tregojnë studimet në lidhje me lodhjen dhe mungesën e vitaminës D?

Studime të shumta të rasteve të ndryshme, kanë treguar se ekziston një lidhje midis niveleve të ulëta të vitaminës D në gjak dhe lodhjes.

Jo vetëm kaq! Por një studim i vitit 2014 i në të cilin AgroWeb.org u bazua, tregoi se simptomat e lodhjes u përmirësuan ndjeshëm pasi nivelet e vitaminës D të pacientëve u normalizuan me marrjen e shtesave.

Edhe një studim tjetër i vitit 2016 pohoi të njëjtën gjë, pra se lodhja lidhej drejtpërdrejtë me uljen e niveleve të vitaminës D.

Si të merrni më shumë vitaminë D nëse keni mungesë të saj?
Një mënyrë për të marrë më shumë vitaminë D është përmes regjimit tuaj ushqimor.

Ushqime të caktuara si të verdhat e vezëve, peshku, mishi i kuq dhe drithërat e plota, janë të pasura me këtë lëndë ushqyese.

Po ashtu edhe qëndrimi në diell veçanërisht gjatë muajve mars-tetor, mund t’ju ndihmojë.

Mënyra më e mirë është ekspozimi në diell i lëkurës së zhveshur, për 5 deri në 10 minuta midis orëve të para të mëngjesit dhe gjatë pasdites.

Ekspertët gjithashtu këshillojnë të mos merrni suplemente të vitaminës D, pa këshillën e mjekut.

Ata shpjegojnë se kjo mund të jetë e rrezikshme për ju sepse vitamina D është një vitaminë e tretshme në yndyrë.

Pra ajo mund të ruhet në trup në vend që të veprojë si një vitaminë e treshme në ujë, duke shkaktuar helmim.

Nëse dyshoni se keni mungesë të vitaminës D, AgroWeb.org ju rekomandon që të kontaktoni mjekun tuaj për një test të thjeshtë gjaku. Në këtë mënyrë do të verifikoni nivelet e vitaminës D dhe të merrni trajtimin e duhur./AgroWeb.org

The post Simptoma që tregon se keni nevojë për më shumë vitaminë D appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

“Më është thyer shpirti”-Kryeministri i Maqedonisë së Veriut flet për tragjedinë me 59 viktima: Do të ketë hapa dhe vendime me të cilat publiku nuk është mësuar! Ngjarja mos të politizohet!

By: gsh
16 March 2025 at 21:22

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, mbajti sot një fjalim për tragjedinë në Koçan, ku 59 të rinj humbën jetën dhe rreth 155 mbetën të plagosur si pasojë e një zjarri që shpërtheu në orët e para të së dielës në një lokal nate në Koçan.

“Jam thyer dhe më është thyer shpirti”, këto ishin fjalët e para që kryeministrit maqedonas për tragjedinë që ka tronditur vendin dhe mbarë botën.

“Do të ketë hapa dhe vendime me të cilat publiku nuk është mësuar. Por ndryshimet nisin nga ne”, tha kryeministri Hristijan Mickoski në fjalimin e tij sot.

“Jam i vendosur dhe do të veproj me vendosmëri. Nuk dua që kjo ngjarje të politizohet, se dikush po përpiqet të bindë një palë tjetër për përgjegjësi. Kjo nuk është një betejë ndërpartiake, kjo është një betejë e të ndershmëve kundër të pandershmëve”, tha Mickoski.

“Në ditët në vijim do të marrim një sërë masash që do të thonë shumë, në luftën për këtë vend dhe në emër të të gjithë viktimave të kësaj tragjedie dhe familjeve të tyre”, tha Mickoski.

The post “Më është thyer shpirti”-Kryeministri i Maqedonisë së Veriut flet për tragjedinë me 59 viktima: Do të ketë hapa dhe vendime me të cilat publiku nuk është mësuar! Ngjarja mos të politizohet! appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Zjarri në Kalanë e Elbasanit! Digjet ish-shkolla “Kostandin Kristoforidhi”, ja për çfarë dyshohet!

By: gsh
16 March 2025 at 21:18

Detaje të reja dalin lidhur me zjarrin me përmasa të mëdha që shpërtheu mbrëmjen e sotme në Kalanë e Elbasanit.

Burime bëjnë me dije se flakët e zjarrit kanë djegur ish-shkollën “Kostandin Kristoforidhi”, që më pas u kthye në shkollë private “Dakli” në lagjen “Kala” të Elbasanit.

Mësohet se pas orë 20:50 zjarri Elbasanit u vu në kontroll të plotë .

Për fat të mirë nuk ka dëme ne ndërtesat e tjera.

Mendohet se shkak i zjarrit ka qenë ndonjë cigare e ndezur e hedhur nga kalimtarë apo nga persona përdorues të lëndëve narkotike.

Ndërkohe një nga pistat kryesore ku do përqendrohen hetimet është zjarrvënia e qëllimshme.

The post Zjarri në Kalanë e Elbasanit! Digjet ish-shkolla “Kostandin Kristoforidhi”, ja për çfarë dyshohet! appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Përplasi me makinë për vdekje këmbësorin dhe e braktisi në mes të rrugës! Policia identifikon autorin, shpallet në kërkim 29-vjeçari!

By: gsh
16 March 2025 at 20:49

Policia e Pogradecit ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim shoferin e makinës, që përplasi mbrëmjen e sotme për vdekje këmbësorin 55-vjeçar në rrugën Pogradec-Qafë Thanë.

Blutë e Pogradecit bëjnë me dije se autori është 29-vjeçari me iniciale D.J, i cili Rrreth orës 18:45, në fshatin Mëmëlisht, me automjetin që drejtonte, përplasi shtetasin I. M., 55 vjeç, këmbësor, i cili si pasojë e plagëve të marra, ndërroi jetë.

Njoftimi i policisë

Pogradec

Përplasi me automjet një 55-vjeçar dhe u largua nga vendi i aksidentit, pas ndjekjes intensive dhe kontrolleve nga Policia, identifikohet dhe shpallet në kërkim drejtuesi i automjetit, shtetasi D. J., 29 vjeç.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor pas kontrolleve intensive të bëra dhe vëzhgimit të kamerave në zonën ku ndodhi aksidenti kanë bërë të mundur identifikimin e automjetit dhe drejtuesit të tij, i cili  u largua nga vendi i aksidentit.

Rreth orës 18:45, në fshatin Mëmëlisht, ky shtetas, me automjetin që drejtonte, përplasi shtetasin I. M., 55 vjeç, këmbësor, i cila si pasojë e plagëve të marra, ndërroi jetë.

vijon puna për kapjen e 29 vjeçarit.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

The post Përplasi me makinë për vdekje këmbësorin dhe e braktisi në mes të rrugës! Policia identifikon autorin, shpallet në kërkim 29-vjeçari! appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Zgjedhjet e 11 Majit! Rama ironizon opozitën: Demokrati kavajas iu bashkua sot skuadrës së Elisës! Bufi bashkë me një dynja kujtuan se këneta u bë kos

By: gsh
16 March 2025 at 20:30

Teksa zgjedhjet e 11 Majit po afrojnë gjithnjë e më shumë, beteja e elektorale mes partive sa vjen e “përshkallëzohet”.

Këtë herë kryeministri Edi Rama, ka ironizuar opozitën dhe aleancën e PD-së të Sali Berishës “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”.

Përmes një postimi në Facebook, Rama bën me dije se sot një qytetar demokrat nga Kavaja iu bashkua skuadrës së Elisa Spiropalit.

“Ne i kemi dhënë Kavajës kryetaren e Kuvendit, kryeministrin e Luftës së Kosovës dhe një vajzë e një djalë të zonës, prej të cilëve dy gratë janë në listën e mbyllur, pra faktikisht 2 deputete për Kavajën dhe Shqipërinë 2030”, shkruan ama për kandodatët e PS për Kavajën.

Aleanca për Kënetën Madhështore, siç ai cilëson koalicionin e PD, i ka lënë Kavajës vetëm Bufin e Kënetës.

“Ndërsa kryetarin e partisë atje, kavajsin e votuar nga kavajsit në ato pseudo primaret e kënetës – një tallje e hatashme me miletin demokrat – e kullufiti Bufi bashkë me një dynja demokratësh të tjerë, që kujtuan të shkretët se u bë këneta kos dhe erdhi dita e tyre përmes votës së lirë në mbretërinë e Bufit”, shkruan Rama.

Postimi i plotë

Sa e do Kavajën PS e tregonin deri tani shumë punët e bëra, të cilat e rilindën qytetin e harruar për dekada nga PD.

Por sa e do Aleanca për Kënetën Madhështore Kavajën, e tregojnë dy pamjet e këtij posteri që një demokrat kavajas, i sapobashkuar sot me skuadrën e Elisës atje, ma coi me lutjen për ta postuar

Ne i kemi dhënë Kavajës kryetaren e Kuvendit, kryeministrin e Luftës së Kosovës dhe një vajzë e një djalë të zonës, prej të cilëve dy gratë janë në listën e mbyllur, pra faktikisht 2 deputete për Kavajën dhe Shqipërinë 2030

AKM-ja i ka lënë Kavajës vetëm Bufin e Kënetës, që kavajsit i shikon nga tribuna njëherë në katër vjet, kur shkon te sheshi i demokracisë sa për të ngritur dy gishtat e humbjes së radhës.

Ndërsa kryetarin e partisë atje, kavajsin e votuar nga kavajsit në ato pseudo primaret e kënetës – një tallje e hatashme me miletin demokrat – e kullufiti

Bufi bashkë me një dynja demokratësh të tjerë, që kujtuan të shkretët se u bë këneta kos dhe erdhi dita e tyre përmes votës së lirë në mbretërinë e Bufit.

The post Zgjedhjet e 11 Majit! Rama ironizon opozitën: Demokrati kavajas iu bashkua sot skuadrës së Elisës! Bufi bashkë me një dynja kujtuan se këneta u bë kos appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

PAMJET/ Zjarr me përmasa të mëdha në një objekt në Kalanë e Elbasanit, ndërhyjnë shërbimet zjarrfikëse

By: gsh
16 March 2025 at 20:24

Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë një  objekt të rëndësishëm në Kalanë e Elbasanit.

Në vendngjarje kanë shkuar mjetet e shërbimit zjarrfikës dhe një numër i madh punonjësish, të cilët po punojnë për izolimin e flakëve.

Paraprakisht nuk janë të qarta shkaqet e këtij zjarri, i cili duket i vështirë për t’u vënë nën kontroll të plotë për momentin.

Zjarr, Kalaja Elbasan

The post PAMJET/ Zjarr me përmasa të mëdha në një objekt në Kalanë e Elbasanit, ndërhyjnë shërbimet zjarrfikëse appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Aksident masiv në Fier, përplasen gjashtë makina! Pamjet nga vendngjarja

By: gsh
16 March 2025 at 20:16

Gjashtë makina janë përfshirë në aksident mbrëmjen e sotme në lagjen “15 Tetori” në Fier.

Burime bëjnë me dije se për fat të mirë nga aksidenti masiv nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Policia pritet të mbërrijë në vendngjarje. Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit.

The post Aksident masiv në Fier, përplasen gjashtë makina! Pamjet nga vendngjarja appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Tragjedia me 59 viktima në Koçan! Shoqërohet në polici ish-ministri i Ekonomisë në Maqedoninë e Veriut! Ja për çfarë dyshohet

By: gsh
16 March 2025 at 20:12

Ish-ministri i Ekonomisë i Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshi, është marrë në pyetje në stacionin policor në Karposh në Shkup, lidhur me tragjedinë e Koçanit, ku 59 të rinj humbën jetën dhe rreth 155 të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e zjarrit që shpërtheu në orët e para të mëngjesit sot (16 mars) në një lokal nate.

Ish-ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, po merret në pyetje lidhur me lëshimin e licencave jolegale ndaj lokalit të natës ku ndodhi tragjedia, raporton Alsat.mk.

Ndërkohë që ,ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, njoftoi më herët se për këtë ngjarje janë të dyshuar mbi 20 persona, prej të cilëve 15 janë në stacion policor.

Gjithashtu në stacionin policor u shoqëruar edhe ish-sekretarja shtetërore e ministrisë së Ekonomisë.

Bëhet fjalë për Razmina Çekiç nga LSDM, e cila sipas ministrit Toshkovskit, ka falsifikuar licencën për punë të lokalit dhe licenca që i është dhënë vitin e kaluar ka skaduar.

The post Tragjedia me 59 viktima në Koçan! Shoqërohet në polici ish-ministri i Ekonomisë në Maqedoninë e Veriut! Ja për çfarë dyshohet appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Received — 14 March 2025 Gazeta Shqiptare

Trump tha se trupat ukrainase janë rrethuar plotësisht nga ushtria ruse në Kursk! Kievi hedh poshtë pretendimet e SHBA-ve

By: P. Gj.
14 March 2025 at 18:47

Ushtria e Ukrainës ka hedhur poshtë pretendimin e Donald Trump se mijëra trupa të saj janë të rrethuar në rajonin Kursk të Rusisë si “të rreme”.

Shtabi i saj i përgjithshëm në vend të kësaj akuzoi Rusinë për fabrikim të raporteve për “manipulim politik dhe për të ushtruar presion mbi Ukrainën dhe partnerët e saj”.

Presidenti amerikan më herët sot i bëri thirrje Vladimir Putinit që t’u kursejë jetën “mijëra trupave ukrainase [të cilat] janë të rrethuara plotësisht” nga forcat ruse.

Pretendimi i tij dukej se bazohej në pohimin e Putinit se trupat e Kievit në Kursk, ku Rusia po fiton me shpejtësi terren, kishin vetëm dy zgjedhje: “Dorëzohuni ose vdisni”.

“Kjo do të ishte një masakër e tmerrshme, e paparë që nga Lufta e Dytë Botërore”, paralajmëroi Trump.

Si përgjigje, Ukraina njoftoi se nuk kishte “asnjë kërcënim për rrethimin e njësive tona” në Kursk, sepse njësitë e saj ishin tërhequr në pozicione “më të favorshme”, gjë që konfirmuan analistët e mbrojtjes.

The post Trump tha se trupat ukrainase janë rrethuar plotësisht nga ushtria ruse në Kursk! Kievi hedh poshtë pretendimet e SHBA-ve appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Mark Carney betohet si kryeministri i ri i Kanadasë! Sfidat me të cilat do të përballet me ardhjen në pushtet

By: P. Gj.
14 March 2025 at 18:26

Mark Carney është betuar si kryeministër i Kanadasë, duke pasuar Justin Trudeau, pasi vendi përballet me pikëpyetje në lidhje me sovranitetin e tij dhe luftën tregtare me SHBA.

Carney, një ish-bankier që nuk ka mbajtur kurrë poste publike në Kanada, po ndërhyn për t’u përballur me sfidat me të cilat përballet vendi, duke përfshirë udhëheqjen e Partisë Liberale në zgjedhjet që do të mbahen më vonë këtë vit.

Carney u betua pasi Trudeau dha dorëheqjen pas gati një dekade në pushtet.

Trudeau njoftoi dorëheqjen e tij në janar pasi sondazhet treguan se Partia e tij Liberale ka të ngjarë të përballet me humbjen në zgjedhjet e ardhshme.

Në një mesazh të postuar në X të premten, Trudeau tha: “Faleminderit që besuat tek unë, që më sfiduat dhe që më dhatë privilegjin t’i shërbej vendit më të mirë dhe njerëzve më të mirë në tokë.”

Ish-guvernatori i Bankës së Kanadasë dhe Bankës së Anglisë u zgjodh lider i Partisë Liberale me një shumicë më 9 mars.

Gjatë karrierës së tij prej dekadash në financë, Carney drejtoi qeveritë përmes krizave të mëdha globale dhe periudhave të trazirave, përvojë që ai shpreson ta përdorë tani ndërsa përgatitet të marrë drejtimin nga Trudeau.

Liberalët i janë bashkuar Carney për më shumë se një dekadë dhe ai e këshilloi Trudeau për rimëkëmbjen ekonomike të Kanadasë nga Covid-19.

Por bankieri i kthyer në politikan nuk bëri hyrjen e tij zyrtare derisa Trudeau njoftoi dorëheqjen e tij në janar.

The post Mark Carney betohet si kryeministri i ri i Kanadasë! Sfidat me të cilat do të përballet me ardhjen në pushtet appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Rama publikon videon me bufat, ironizon Berishën: Ja edhe tuneli madhështor i fitoreve imagjinare!

By: P. Gj.
14 March 2025 at 18:10

Kreu i qeverisë, Edi Rama, ka publikuar një video në rrjetet e tij sociale, në të cilën shfaqen disa bufa të vegjël, duke ironizuar kështu kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha, teksa në sfond dëgjohen deklaratat e këtij të fundit lidhur me listat për zgjedhjet.

Rama krahas videos shkruan “Ja edhe tuneli madhështor i fitoreve imagjinare”, duke iu referuar tubit në të cilët hyjnë bufat, në videon e publikuar nga kryeministri.

Ky postim i Ramës vjen disa orë pas inaugurimit të tunelit të Murrizit në Dibër dhe një ditë para protestës së thirrur nga Berisha kundër mbylljes së platformës TikTok.

Deklarata e Sali Berishës për listat

Shqiptarët panë listën e PD dhe ‘Aleancës për Shqipërinë Madhështore’, koalicionin e fitores në 11 Maj

Listat janë dhe kryefjala e ditës.

Shqiptarët, pra, panë mbrëmë kontrastin e jashtëzakonshëm midis kandidatëve të opozitës të ‘Aleancës për Shqipërinë Madhështore’. Ndër ta politikanë me eksperiencë dhe të përkushtuar, promotorë të kauzave të drejta dhe të mëdha të qytetarëve shqiptarë panë në listën e koalicionit e ‘Aleancës për Shqipërinë Madhështore’djem, vajza, burra dhe gra që kanë bërë një qëndresë epike gjatë këtyre 4 viteve të narkoshtetit, dhe jo vetëm narkoshtetit, por dhe mafies më të rrezikshme të planetit, mafies sorosiane.

Betejë kjo, për dinjitetin kombëtar. Betejë kjo, për familjen dhe vlerat e saj. Betejë kjo, për sovranitetin e vërtetë të brendshëm të një vendi.

Shqiptarët, panë mbrëmë listën e përfaqësuesve të tyre, të cilët në një seri të pafundme denoncimesh i bënë autopsi regjimit më të korruptuar të Europës, dhe ndër më të korruptuarit në botë. Bënë avokatinë e interesit publik në parlament dhe kudo.

Shqiptarët, panë një garë mahnitëse. Kandidatët e tyre nuk erdhën nga bodrumet e shtëpive mafioze. Nuk erdhën nga Dubai, Aruba apo qendra të tjera të rrezikshme të mafies shqiptare, por erdhën nga vota nga konsulta demokratike e anëtarëve të PD.

Shqiptarët, panë në listën e PD dhe Aleancës për Shqipërinë Madhështore një koalicion më të gjerë që ka ndodhur ndonëjherë, koalicion i cili është faktor madhor i fitores më 11 maj, pasi anëtarët e kësaj aleance përfaqësojnë mbi 26% të votave të të gjithë shqiptarëve, pa PD këtu.

Shqiptarët, panë në këto lista ekspertë ndër më të shquarit nga bota akademike, nga biznesi, nga institucione të pavarura të shoqërisë civile, nga diaspora.

Kurrë ndonjëherë një listë e tillë, kaq përmbajtësore, kaq cilësore nuk është paraqitur para elektoratit shqiptar.

Ndërkohë, shqiptarët panë listën e Skapit në krahun tjetër. Të gjithë ministrat me dosje kuintalëshe mbi shpinë u futën njëri pas tjetrit në listën e mbrojtur, për shkakun e vetëm se kanë vjedhur bashkë me Edi Ramën.

Se ata që nuk kanë vjedhur bashkë me Edi Ramën, por kanë ngrënë dardha veçmas, ata morën udhët, morën urët. Kjo është e vërteta.

Ministrat, si Lubia, si Mazniku 1000 euro bifteku. Si Lubia, që ka administruar 12 miliardë euro të shqiptarëve kanë avulluar në drejtime më të paditura.

Klosi, që është simboli i bixhozit, dhe e kuptoni ju vetë se çfarë do të thotë të jesh simbol i bixhozit, që le edhe lëkurën tënde peng.

E keni lexuar ju, ’24 orë nga jeta e një gruaje’ të Stefan Zvajkut?

Iu lutem qytetarëve, lexojeni këtë tregim për të patur idenë e plotë se çfarë përfaqëson Blendi Klosi, Blendi i Bixhozit.

Shalsi, që sa shkoi përgjaku Kukësin. Shalsi, që iu qahej të tjerëve se mbetën tek vjehrra 8 apartamente, kur iku nga bashkia.

Listë të mbyllur. Po Çuçi, që i detyrohet familjarisht 10 milionë euro të vjedhura, të përvetësuara nga Delina, që në rast se taksapaguesit amerikanë kërkojnë t’iu kthehen paratë, këto i konvertohen në vite burgu.

Po Vengu? Dezertori i NATO-s. Një nga anëtarët e çetës 5B. Edhe ai në mbrojtje, sepse kreu detyrën me ngarkesat e kokainës dhe të tjera.

Po Nikua? Peleshi, mbi të cilin rëndojnë afera nga më të rënda, firma ndër më të zezat. Qytetarët korçarë e kanë të qartë, se kush ka firmosur në vendin e Edi Ramës për djegësin e Elbasanit. E garantoj Nikon se, edhe mandat mbi mandat të marrë, drejtësisë nuk do i shpëtojë.

Jo, jo dale, se këto u injoruan mbrëmë në komente, por do i themi gjërat troç.

Njeriu që do ta mbulonte me blozë për xhepat e vetë Korçën me termocentrale. Po çfarë është lista e mbyllur e Edi Ramës?

Lista e mbyllur e Edi Ramës është lista e Skapistëve, e atyre që hyjnë e dalin në Skap dhe që shkojnë me paturpësinë më të madhe për t’u kërkuar votën qytetarëve për t’u mbrojtur nga Drejtësia.

A është kështu, apo jo?

Më thoni mua. Po pse, vetëm Anila Denaj do të shpqrlajë të gjithë këtë qeveri të korruptuar? Nuk mund të ndodhë kjo.

Ajo është mëkatare e padiskutueshme, por absolutisht Mirela është jo më pak. Ju them unë ju.

Pra, lista e mbyllur është lista e mafies, është lista e Skapit e Edi Ramës.

The post Rama publikon videon me bufat, ironizon Berishën: Ja edhe tuneli madhështor i fitoreve imagjinare! appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Listat e PS, komenton Salvator Kaçaj: Rama është në panik! La 3 bashki bosh e i futi në garë, ka si taktikë vendosjen e njerëzve anonim

By: P. Gj.
14 March 2025 at 17:52

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Salvator Kaçaj, ka komentuar listën e Partisë Socialiste, duke u shprehur se “Rama është në panik”.

I ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24, Kaçaj tha se të rinjtë e listës së mbyllur të PS janë njerëz anonim, e u shpreh se futja e tyre është një taktikë e kësaj force politike.

“Këto të rinjtë, janë njerëz anonim. Rilindja e ka taktikë, mënyrë, që vendosin njerëz anonim.

Siç e patë zoti Rama tha se do jetë në listë të hapur, pastaj hyri në listë të mbyllur.

Në termin sportiv, kur trajnerin e kap frika për humbje, nxjerr lojtarët më të fortë, ose blen lojtarët më të fortë dhe i fut në ekip.”, tha Kaçaj.

Lidhur me dorëheqjen e kryetarëve të bashkive: Agron Malaj (i Matit), Ervin Demo (i Beratit) dhe Tërmet Peçi (i Tepelenës),  demokrati Kaçaj tha në fjalë të tjera se futja e tyre në garë tregon panik për PS.

“Ky la 3 bashki bosh, dhe i futi në garë. Kjo tregon panik.

Edi Rama është në panik. E sheh humbjen evidente të PS, ndaj vendimi i 3 kryetarëve të bashkisë tregon atë që thash më sipër.”, tha Kaçaj.

 

Salvator Kaçaj:

Këto të rinjtë, janë njerëz anonim. Rilindja e ka taktikë, mënyrë, që vendosin njerëz anonim.

Siç e patë zoti Rama tha se do jetë në listë të hapur, pastaj hyri në listë të mbyllur.

Në termin sportiv, kur trajnerin e kap frika për humbje, nxjerr lojtarët më të fortë, ose blen lojtarët më të fortë dhe i fut në ekip.

Ky la 3 bashki bosh, dhe i futi në garë. Kjo tregon panik.

Edi Rama është në panik. E sheh humbjen evidente të PS, ndaj vendimi i 3 kryetarëve të bashkisë tregon atë që thash më sipër.

Për sa i përket listës së mbyllur, ajo nuk është një listë vlerash. Asnjë prej tyre nuk njihet. Socialistët e vërtetë asnjë nuk është në listë, janë në listë të hapur, në listë të mbyllur janë njerëz që nuk e kanë merituar.

Më vjen keq për retorikën e Ramës, retorikë mashtruese e primitive. Platforma deputeti që duam është një turp i madh.

Nuk mendoj se pati ndonjë matje vlerash në PS. Në të kundërt në PD, është një parti vlerash e të rinjsh. Ka afruar shumë të rinj. Bashkë nuk ka asnjë pakënaqësie apo qejf-mbetjeje. Edhe me aleatet. Jemi një aleancë vlerash. Më thuaj ndonjë aleat të PS? Nuk ka asnjë aleat, nuk ka asnjë vlerë.

 

The post Listat e PS, komenton Salvator Kaçaj: Rama është në panik! La 3 bashki bosh e i futi në garë, ka si taktikë vendosjen e njerëzve anonim appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Analiza e VOA: Në çfarë rrethanash mund t’i hiqet karta e gjelbër një banori të përhershëm në SHBA?

By: P. Gj.
14 March 2025 at 17:41

Arrestimi i aktivistit palestinez me statusin e banorit të hershëm në Shtetet e Bashkuara Mahmoud Khalil, i cili luajti një rol të spikatur në protestat e vitit të kaluar në Universitetin e Kolumbias lidhur me luftën në Gazë, ka ngjallur pikëpyetje në lidhje me të ashtuquajturën ‘green card’, ose kartën e gjelbër.

green card

Aktivisti Khalil e mori kartën e gjelbër në vitin 2024 dhe siguroi statusin e qëndrimit të ligjshëm. Por banorët e përhershëm mund ta humbasin këtë status dhe të përballen me dëbim nëse shkelin ligjin e imigracionit.

Një gjykatës federal zgjeroi të mërkurën përpjekjet për të ndaluar dëbimin e Khalilit, një banor i Nju Jorkut dhe ai mbetet në paraburgim në Luiziana, megjithëse nuk është akuzuar për ndonjë krim. Nuk është vepër penale që të jesh kundër, qoftë edhe haptazi, me politikën ose veprimet e qeverisë së SHBA-së, dhe Billi i të Drejtave mbron fjalën e lirë dhe të drejtën për t’u grumbulluar.

Cilat janë arsyet që mund të hiqet statusi i banorit të qëndrueshëm

Kartat e gjelbra mund të hiqen, i thotë Zërit të Amerikës avokatja e imigracionit në Nju Jork, Linda Dakin-Grimm.

“Nuk është aq e zakonshme, por as edhe shumë e rrallë. Rastet më të zakonshme janë kur njerëzit dënohen për krime. … Një kartë e gjelbër nuk është shtetësi. Konsiderohet si një privilegj që e fiton, por edhe mund ta humbasësh nëse bën diçka që bie ndesh me kushtet për statusin e qëndrimit të përhershëm”, thotë ajo.

Shembuj të veprave penale që mund të çojnë në humbjen e këtij statusi përfshijnë krime të rënda, vepra penale të lidhura me drogën, mashtrime ose konsiderata të sigurisë kombëtare, të tilla si lidhjet me një grup terrorist. Statusi mund të hiqet gjithashtu nëse dikush konsiderohet si kërcënim për sigurinë kombëtare.

Nëse një person me kartë të gjelbër akuzohet për një krim, çështja e tij ose saj penale do të kalojë në sistemin e drejtësisë. Por procesi për revokimin e statusit të tyre të përhershëm zhvillohet në gjykatën e emigracionit, ku zyrtarët duhet të paraqesin prova për të justifikuar heqjen e statusit.

Procesi i heqjes së statusit

Revokimi i një karte të gjelbër është një proces ligjor që fillon kur qeveria amerikane përcakton se një individ ka shkelur ligjet e imigracionit.

Qeveria mun të mësojë për raste të tilla në mënyra të ndryshme, qoftë përmes një kontrolli rutinë të imigracionit, hetimit të zbatimit të ligjit ose sinjalizuesve.

“Teorikisht mund të jetë dikush që sinjalizon. Dikush që ka disa informacione. … A mund të telefonojnë Departamentin e Shtetit? Ndoshta. A mund të telefonojnë linjën telefonike të ICE-s? Ndoshta”, thotë zonja Dakin-Grimm.

Departamenti i Sigurisë Kombëtare zakonisht e nis procesin. Personit i dërgohet një dokument i njohur si Njoftim për t’u paraqitur në gjykatën e imigracionit ose, në raste të rënda, ata mund të arrestohen dhe ndalohen.

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë thanë të mërkurën se Sekretari i Shtetit Marco Rubio ka autoritetin të revokojë një kartë të gjelbër ose çdo vizë nëse aktivitetet e një individi në Shtetet e Bashkuara “do të kishin pasoja serioze negative të politikës së jashtme” për vendin.

Zoti Rubio ka thënë se rasti i Khalilit nuk ka të bëjë me fjalën e lirë. “Karta e gjelbër nuk është e drejtë për askënd. … Nëse do të na thonit se kjo ishte ajo që kishit ndërmend të bënit kur erdhët në Amerikë, ne nuk do t’ju kishim lejuar kurrë të hynit”, tha zoti Rubio të mërkurën. “Nëse e bëni një gjë të tilllë sapo të hyni në vend, ne do ta anulojmë atë dhe do t’ju dëbojmë.”

Autoriteti i Sekretarit të Shtetit për të ndërhyrë në një rast si ai i Khalilit buron nga Ligji i Emigracionit dhe Shtetësisë i vitit 1952. Një dispozitë në ligj i lejon sekretarit të shtetit ta konsiderojë një joshtetas të deportueshëm, nëse prania ose aktivitetet e tyre besohet se dëmtojnë ndjeshëm interesat e politikës së jashtme të SHBA-së.

Sipas njoftimit për Khalilin, zoti Rubio e ka bërë këtë përcaktim. Khalil është urdhëruar të paraqitet para një gjyqtari të imigracionit më 27 mars në objektin e paraburgimit Lasalle në Luiziana. Gjykata Në gjykatën e imigracionit, barra e provës është mbi qeverinë; duhet të tregojë se personi ka shkelur ligjet e imigracionit.

Në një rast si ai i Khalilit, avokatët e ICE-s (Agjencia për Zbatimit të Ligjit për Emigracionin dhe Doganat) kërkojnë dëbim, por ata duhet të provojnë se ai është një kërcënim për sigurinë kombëtare.

Personi me kartë të gjelbër mund të përfaqësohet gjithashtu nga avokatë mbrojtës. Në sistemin e drejtësisë penale, nëse një person nuk mund të përballojë një avokat, qeveria duhet t’i sigurojë një avokat publik. Megjithatë, në gjykatën e imigracionit, emigrantët kanë të drejtën e avokatit të tyre, por qeveria nuk duhet t’ua sigurojë atë. Nëse emigrantët nuk mund të përballojnë një avokat ose nuk mund të gjejnë dikë që t’i përfaqësojë pro bono, ata nuk kanë qasje në përfaqësimin ligjor.

Avokatja Dakin-Grimm thotë se procesi ndonjëherë mund të ecë shpejt, por është gjithashtu kompleks. Në sistemin e gjykatave të imigracionit, vendimi për revokimin e një karte të gjelbër është një procedurë administrative e kryer nga Departamenti i Drejtësisë, nën një zyrë të njohur si Zyra Ekzekutive për Rishikimin e Statusit të Imigracionit.

“Është pak a shumë sikur qeveria po ndjek penalisht një çështje dhe gjykatësi është gjithashtu qeveria,” thotë zonja Dakin-Grimm.

Rezultati i procesit

Nëse gjyqtari i imigracionit vendos kundër mbajtësit të kartës së gjelbër, ata mund të apelojnë në Bordin e Apelimit të Emigracionit (BIA). Dhe nëse BIA bie dakord me qeverinë, mbajtësi i kartonit mund të apelojë në një Gjykatë Federale të Apelit. Edhe pse çështja mund të përfundojë në Gjykatën e Lartë të Shteteve të Bashkuara, zonja Dakin-Grimm thotë se kjo ndodh rrallë, kryesisht për shkak se Gjykata e Lartë vendos plotësisht vetë mbi rastet që zgjedh.

“Shumica e njerëzve nuk mund të përballojnë të bëjnë vetë këtë lloj pune ligjore. Është shumë, shumë e shtrenjtë – qindra-mijëra dollarë për të çuar një çështje nga niveli i gjykatës deri në Gjykatën e Lartë, “thotë ajo.

“Por në sistemin e imigracionit, ka organizata jofitimprurëse, klinika juridike, që punojnë pro bono, pra falas në raste të rëndësishme si ky.”

Vendimi përfundimtar

Nëse kartoni i gjelbër revokohet dhe të gjitha apelet dështojnë, personi zakonisht deportohet nga SHBA. Nëse apelimi është i suksesshëm, personi ruan kartën e gjelbër dhe lejohet të qëndrojë në vend.

Zonja Dakin-Grimm tha se shumë mbajtës të kartonit së gjelbër mendojnë se meqenëse quhet “qëndrim i përhershëm”, statusi është me të vërtetë i përhershëm. “Por është i përhershëm vetëm për sa kohë që ndiqni rregullat,” tha ajo./voa

The post Analiza e VOA: Në çfarë rrethanash mund t’i hiqet karta e gjelbër një banori të përhershëm në SHBA? appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Ne marrim 35,000 vendime në ditë – Si t’i menaxhojmë ato?

By: P. Gj.
14 March 2025 at 17:22

Çfarë do të vesh sot? A duhet të hedh qumësht në kafe? Në cilën mënyrë duhet të shkoj në punë? A është koha për të hedhur hapin tjetër në marrëdhënien time ? Çdo ditë marrim afërsisht 35,000 vendime të ndërgjegjshme, të vogla dhe të mëdha. Megjithatë, nuk është gjithmonë e lehtë të vendosim kur na paraqiten shumë opsione, veçanërisht kur të gjitha opsionet duket se kanë të njëjtën vlerë. Po sikur të pendohem? A duhet ta shtyjmë? Unë nuk mund të zgjedh! – Kjo është ajo që ekspertët e quajnë “mbingarkesa e zgjedhjes”.

“Mbingarkesa e zgjedhjes” shoqërohet me presion emocional, ankth, pasiguri, dyshim, rritje të pritshmërive, zhgënjim të fortë dhe rraskapitje. Ndonjëherë mund të jetë rezultat i krahasimit social dhe FOMO. Termi FOMO vjen nga inicialet e shprehjes “Fear Of Missing Out” dhe u fut zyrtarisht në fjalorin e Oksfordit në vitin 2013. Ai i referohet frikës për të humbur diçka ose për të lënë një mundësi të pashfrytëzuar.

Shumë vendime janë të lodhshme
Nevoja e vazhdueshme për të marrë vendime mund të shterojë forcën mendore dhe emocionale të një personi.
“Lodhja e vendimeve” është mbingarkesa e trurit që vjen nga marrja e shumë vendimeve. Sipas Shoqatës Amerikane të Mjekësisë (AMA), është një gjendje e mbingarkesës mendore që mund të zvogëlojë aftësinë e një personi për të vazhduar marrjen e vendimeve të shëndosha ose strategjike.

Mendoni për lodhjen e vendimeve si lodhja e muskujve. Nëse vrapojmë një garë, nuk do të kemi energji për të ecur me qenin më vonë atë ditë.

Një studim i publikuar në revistën shkencore  Proceedings of the National Academy of Sciences argumenton se ne kemi energji të kufizuar mendore për detyra të tilla si t’i rezistojmë tundimit (shterimi i egos), dhe shterimi i kësaj rezerve redukton vullnetin dhe na shtyn të bëjmë zgjedhje më impulsive.

Shoqata Amerikane e Mjekësisë sugjeron marrjen e vendimeve të mëdha në mëngjes, në mënyrë që të merrni vendimin më të kujdesshëm dhe të saktë në fillim të ditës. Delegimi i vendimeve është një tjetër strategji parandalimi për të hequr një ngarkesë mendore nga vetja dhe për të lejuar dikë tjetër të marrë vendime më të vogla për ju.

Disa zakone të jetesës mund të përmirësojnë gjithashtu nivelet tuaja të energjisë mendore, të tilla si gjumi cilësor, stërvitja e rregullt dhe një dietë e shëndetshme.

Përtej kësaj, ka të bëjë me të ditur se kur fillon lodhja dhe, nëse është e mundur, të shtyni marrjen e një vendimi për ditën tjetër. Nëse kjo nuk është e mundur, përpiquni të përdorni metodën zbritëse për të kufizuar zgjedhjet tuaja.

Nëse ndjeni se frika dhe ankthi ju “paralizojnë”, është e rëndësishme të kërkoni ndihmën e një profesionisti të shëndetit mendor.

The post Ne marrim 35,000 vendime në ditë – Si t’i menaxhojmë ato? appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Deklarata e yllit të Barcelonës, Olmo: Kroacia më donte, por unë ndihem spanjoll

By: P. Gj.
14 March 2025 at 17:02

Mesfushori i Barcelonës, Dani Olmo, po përjeton një nga momentet më të mira të karrierës së tij. Kampioni i Europës me Spanjën verën e kaluar ka dhënë një intervistë për “GQ HYPE”, ku ka folur dhe për një debat tashmë të mbyllur nëse do të zgjidhte Kroacinë apo Spanjën.

“Unë jam spanjoll dhe kështu jam ndjerë gjithmonë. Kroacia dëshironte të më natyralizonte për Kupën e Botës në Rusi. E dija që Spanja do të më ofronte mundësinë. Kisha qenë me U-21 dhe kjo ishte ëndrra ime.

Kjo nuk është diçka që mund ta ndryshosh për një Kupë Bote”, komentoi Dani Olmo. Ish-lojtari i Dinamos së Zagrebit dhe Lajpcigut folur dhe për karrierën e tij te Barcelona. “Babai im më thirri dhe më tha se Barcelona më donte. E dija që ata ishin të interesuar, por nuk i dhashë rëndësinë që duhej, sepse diçka e tillë ndodhte çdo verë.

Kishte skuadra të tjera të interesuara, por e kisha të qartë ku do të shkoja, sepse Barça është shtëpia ime dhe ku kam dashur gjithmonë të luaj”, tha Olmo.

PANORAMASPORT.AL

The post Deklarata e yllit të Barcelonës, Olmo: Kroacia më donte, por unë ndihem spanjoll appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

“Bisedimet me Putinin ishin frytdhënëse”, Donald Trump tregon se kur mund të përfundojë lufta Rusi-Ukrainë

By: P. Gj.
14 March 2025 at 16:51

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë të premten se ka “shumë gjasa” që lufta mes Rusisë dhe Ukrainës të marrë fund pas bisedimeve “frytdhënëse” mes zyrtarëve amerikanë dhe presidentit rus, Vladimir Putin, të enjten.

“Ne zhvilluam bisedime shumë të mira dhe frytdhënëse dje me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, dhe ka shumë mundësi që kjo luftë e tmerrshme dhe e përgjakshme të marrë fund përfundimisht”, tha Trump në një postim në Truth Social, duke shtuar se ai i ka kërkuar Putinit ta kursejë jetën e trupave ukrainase që janë “plotësisht të rrethuara”.

I dërguari amerikan, Steve Witkoff, mbajti takim të gjatë me Putinin në Moskë të enjten në mbrëmje.

Në postimin e tij, Trump nuk tregoi nëse ka biseduar vetë me Putinin. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, u tha gazetarëve në Moskë të premten se Putin ia ka dërguar Trumpit një mesazh për propozimin e tij për armëpushim në Ukrainë, pas takimit në Moskë me të dërguarin e posaçëm Witkoff.

“Kur zoti Witkoff t’ia dërgojë të gjitha informacionet presidentit Trump, ne do të përcaktojmë kohën e bisedës [mes Trumpit dhe Putinit]. Ka arsye për të qenë optimistë të kujdesshëm”, tha Peskov.

Putin tha të enjten se Rusia pajtohet me propozimin e Shteteve të Bashkuara për armëpushim në Ukrainë, por shtoi se ka hollësi të cilat duhet të zgjidhen fillimisht, si për shembull furnizimi i Kievit me armë perëndimore.

Lideri rus tha gjithashtu se çfarëdo marrëveshje që bëhet duhet të çojë drejt një paqeje afatgjate, që adreson shkaktarët kryesorë të luftës, me gjasë duke iu referuar zgjerimit të NATO-s.

Kremlini tha se ka arsye për “optimizëm të kujdesshëm” për propozimin e presidentit amerikan Donald Trump, por Ukraina ka vënë në pikëpyetje sinqeritetin e Moskës lidhur me përfundimin e luftës, që tashmë ka hyrë në vitin e katërt.

Në një video të publikuar në orët e vona të 13 marsit, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, vuri në pikëpyetje motivet e Putinit, duke thënë se udhëheqësi rus ishte i gatshëm të refuzonte propozimin, por kishte frikë që këtë t’ia thoshte Trumpit.

“Prandaj, në Moskë idesë së armëpushimit po i imponohen këto kushte, që të mos ndodhë asgjë ose të mos ndodhë asgjë për një kohë sa më të gjatë”, tha Zelensky.

Putin po përballet me dilemë pasi delegacionet nga Kievi dhe Uashingtoni pajtuan më herët këtë javë – gjatë një takimi në Arabinë Saudite – për një armëpushim 30-ditor të propozuar nga Trump, duke e vendosur përgjegjësinë për paqen në duart e Moskës.

Trump e ka bërë përfundimin e pushtimit mbi trevjeçar të Ukrainës nga Rusia prioritet kryesor që kur mori detyrën në janar, duke dërguar me shpejtësi zyrtarë të lartë në Moskë dhe në Kiev për ta shtruar rrugën për bisedime.

Të mërkurën, Trump i bëri thirrje Rusisë ta pranojë një armëpushim 30-ditor, duke e paralajmëruar se do të vendosë sanksione shtesë ndaj saj, nëse ajo e hedh poshtë propozimin amerikan.

Lideri i Kremlinit tha se propozimi përmban pyetje pa përgjigje, si për shembull, çfarë do të bëhet me inkursionin e Ukrainës në rajonin rus të Kurskut.

“Nëse kemi një armëpushim, a do të thotë kjo se të gjithë atje do të largohen?” tha Putin.

Ukraina kreu një inkursion befasues në Kursk në gusht të vitit të kaluar, duke marrë një pjesë të territorit rus me shpresën për ta shkëmbyer me tokën e saj sapo të fillojnë bisedimet për paqe.
Por, kjo strategji mund të dështojë tani, pasi forcat ruse po i zmbrapsin ukrainasit ngadalë jashtë Kurskut, duke e rimarrë më shumë se gjysmën e territorit të kapur fillimisht nga Ukraina.

Ndër shqetësimet e tjera që lideri rus ngriti lidhur me propozimin për armëpushim është nëse periudha 30-ditore do të përdoret nga Perëndimi për ta riarmatosur Ukrainën ose për t’i trajnuar forcat e saj.

Ai ngriti gjithashtu pyetjen se si do të mbikëqyret armëpushimi një vijë të frontit prej gati 2.000 kilometrash. “Kush do të përcaktojë se ku dhe kush e ka shkelur armëpushimin?” tha ai.

Ekspertët kishin paralajmëruar se Putin me gjasë do të përpiqej t’i zvarriste bisedimet për armëpushimin, pasi forcat e tij e kanë përparësinë në fushën e betejës.

Rusia synon t’i marrë të paktën tërë katër rajoneve e Ukrainës që pretendon se i ka aneksuar në nëntor të vitit 2022: Donjeckun, Luhanskun, Zaporizhjan dhe Hersonin.

Një armëpushim tani do t’ia pamundësonte asaj arritjen e këtij qëllimi./REL/

The post “Bisedimet me Putinin ishin frytdhënëse”, Donald Trump tregon se kur mund të përfundojë lufta Rusi-Ukrainë appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

BMI: Sekretet për të reduktuar indeksin e masës trupore

By: P. Gj.
14 March 2025 at 16:30

Me siguri keni dëgjuar për Indeksin e masës trupore (BMI), i cili përdoret si një metodë e thjeshtë dhe e shpejtë për vlerësimin e peshës trupore në lidhje me gjatësinë.

Megjithatë, nuk na jep tablonë e plotë . Mosha, gjinia, përkatësia etnike dhe masa e muskujve mund të shtrembërojnë BMI kur bëhet fjalë për yndyrën e trupit. Për shembull, nëse jeni jashtëzakonisht aktiv dhe keni nivele të larta të masës muskulore, BMI juaj mund të tregojë se jeni obez, kur në fakt jeni në formë.

Sakaq, nëse BMI juaj është në një nivel më të lartë dhe perimetri i belit tuaj parashikon rreziqe për shëndetin, si presioni i lartë i gjakut dhe diabeti i tipit 2, atëherë ndoshta ju duhet të humbni peshë dhe për këtë arsye indeksi i masës trupore do të ulet gjithashtu.

Sipas Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) , perimetri i belit nuk duhet të kalojë 89 cm për gratë (duke përjashtuar shtatzëninë) dhe 102 cm për burrat.

Si të zvogëloni BMI-në tuaj
Disa këshilla për t’ju ndihmuar të zvogëloni indeksin tuaj të masës trupore përfshijnë:

Vendosni një objektiv realist të BMI-së
Nëse jeni mbipeshë ose obez, ulja e peshës trupore me vetëm 5 deri në 10% mund të ketë përfitime të rëndësishme shëndetësore, sipas ekspertëve të CDC .

Siç theksojnë ata, “rëndësia e BMI-së për shëndetin nuk tregohet nga numri që është sot, por nga fakti nëse BMI-ja e sotme është më e lartë apo më e ulët se sa ishte në të kaluarën”. Me fjalë të tjera, gjithçka ka të bëjë me marrjen e hapave drejt një të ardhmeje më të mirë për shëndetin tuaj. Qëllimi juaj duhet të jetë humbja e sigurt e një sasie të moderuar të peshës dhe më pas rivlerësimi i progresit tuaj.

Filloni një program ushtrimesh
Nëse e dini se duhet të filloni të ushtroheni më shumë, atëherë zgjidhni një aktivitet që ju duket argëtues ose i arritshëm në varësi të gjendjes fizike dhe interesave tuaja. Megjithatë, mbani mend se nuk mjafton të thuash se do të fillosh të ushtrohesh “më shumë”. Në vend të kësaj, planifikoni atë.

Angazhohuni të ecni për 20 minuta tri herë këtë javë dhe planifikoni ditët që do ta bëni dhe në cilën orë. . Dhe nëse shfaqet diçka, dijeni se mund ta shkurtoni në 5 ose 10 minuta. Edhe disa minuta llogariten në favorin tuaj. Fillimisht, krijoni zakonin për të bërë një aktivitet dhe më pas përqendrohuni në kohëzgjatjen dhe intensitetin e tij.

Ndiqni një plan ushqimor të shëndetshëm
Hulumtimet tregojnë se dieta dhe stërvitja janë kombinimi më i mirë për humbje të suksesshme në peshë . Megjithatë, kjo do të thotë që ju duhet të përqendroheni në cilësinë e planit tuaj të të ngrënit.

Për shembull, një studim shumëkombësh raporton se ushqimet e përpunuara lidhen me shtimin në peshë, ndërsa frutat, perimet, drithërat, arrat dhe kosi lidhen me humbjen e peshës. Nëse nuk jeni të sigurt se si të filloni, punoni me një dietolog për të krijuar një plan ushqimor që plotëson nevojat dhe qëllimet tuaja.

 

 

The post BMI: Sekretet për të reduktuar indeksin e masës trupore appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

G7 me deklaratë të përbashkët, paralajmërojnë Rusinë për sanksione nëse nuk bie dakord për armëpushim

By: P. Gj.
14 March 2025 at 16:11

Diplomatët në samitin e G7 në Kanada kanë rënë dakord për një deklaratë përfundimtare për të paralajmëruar Rusinëtë ndjekë Ukrainën në pranimin e propozimit të Uashingtonit për një armëpushim 20-ditor ose do të përballet me sanksione të mëtejshme.

Në deklaratë, ata “riafirmuan mbështetjen e tyre të palëkundur për Ukrainën në mbrojtjen e integritetit të saj territorial dhe të drejtën për të ekzistuar, dhe lirinë, sovranitetin dhe pavarësinë e saj“.

“Anëtarët e G7-s i bënë thirrje Rusisë që të reagojë duke rënë dakord për një armëpushim në kushte të barabarta dhe duke e zbatuar atë plotësisht.

Ata theksuan se çdo armëpushim duhet të respektohet dhe nënvizuan nevojën për marrëveshje të fuqishme dhe të besueshme të sigurisë për të siguruar që Ukraina mund të pengojë dhe të mbrohet kundër çdo akti të ripërtërirë agresioni”, thuhet në deklaratë.

The post G7 me deklaratë të përbashkët, paralajmërojnë Rusinë për sanksione nëse nuk bie dakord për armëpushim appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

❌