Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 18 August 2025Koha Jone

Ministri Gonxhja: Kontributi i aktorit Zija Grapshi, pjesë e vyer e trashëgimisë sonë kulturore

By: redi
18 August 2025 at 18:56

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit , Blendi Gonxhja shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të aktorit të njohur Zija Grapshi. I njohur nga publiku edhe si “gjyshi i përrallave”, ai ndërroi jetë dje në moshën 94-vjeçare. “Një figurë e dashur e artit skenik, “Artisti i Merituar” i cili la pas një trashëgimi të çmuar përmes artit të dublimit, duke i dhënë zë shumë personazheve të…

Source

LIVE/ Sekretari i NATO-s, Mark Rutte mbërrin i pari në Shtëpinë e Bardhë

By: redi
18 August 2025 at 18:33

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ishte i pari që mbërriti në Shtëpinë e Bardhë për samitin me Trumpin, Zelenskin dhe udhëheqësit evropianë. Ai u pasua nga Ursula von der Leyen, kryeministri britanik Starmer dhe nga kryeministrja e Italisë, Meloni.

Source

Macron mbërrin në Washington, në Shtëpinë e Bardhë do të flitet për Ukrainën

By: redi
18 August 2025 at 18:22

Presidenti francez Emmanuel Macron, ka mbërritur në Uashington, ku do të marrë pjesë në Shtëpinë e Bardhë për bisedimet për arritjen e një armëpushimi në Ukrainë. Më herët ishte kryeministri britanik Keir Starmer që mbërriti në Washington për takime me Trump, Zelensky dhe udhëheqësit e BE-së. …

Source

Shqiptarët ”dominojnë” kampionatin italian, më shumë se çdo kombëtare tjetër e huaj

By: redi
18 August 2025 at 18:14

Shqipëria është e njohur për sukses ndërkombëtar dhe tashmë kuqezinjtë kryeson listën e vendeve të huaja me më shumë futbollistë të pranishëm në Serie B këtë sezon. Sipas “Transfermarkt”, në kampionatin e dytë më të rëndësishëm në Itali aktivizohen 12 lojtarë shqiptarë, duke e renditur vendin tonë në krye të klasifikimit. Në vendin e dytë ndodhet Argjentina me 9 futbollistë…

Source

Mazniku ndan pamjet: Rruga e re Fushë-Buall-Elbasan, investim strategjik që rrit potencialin turistik të zonës

By: redi
18 August 2025 at 18:07

Ndërtimi i rrugës së re Fushë-Buall-Elbasan është një investim strategjik që rrit potencialin turistik të kësaj zone. Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku ka ndarë pamje nga nisja e ndërtimit të kësaj rruge. Për të është një tjetër premtim i mbajtur për të gjithë banorët e zonave përgjatë të cilave ajo kalon. Po ashtu Mazniku thekson edhe se ndërtimi i kësaj rruge përmirëson…

Source

💾

Veliaj “liston” shkeljet e SPAK, nënvizon dyshimet për eliminim politik

By: redi
18 August 2025 at 17:56

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i kërkon gjyqtarit të Posaçëm, Erion Bani të shpallë të pavlefshëm hetimin e SPAK kundër tij. Në një material shkresor prej 77 faqesh, të përpiluar nga ekipi ligjor kryebashkiaku i pandehur për 4 vepra penale, i arrestuar prej shkurtit të këtij viti, liston si të parën shkelje regjistrimin e hetimit nga kallëzimi i një personi anonim të identifikuar si Nesti…

Source

VIDEO/ Gjesti më në fund ka disa fjalë për ”miqtë”: Emri im po shfrytëzohet vetëm për klikime

By: redi
18 August 2025 at 17:46

Pas muajve që folën për të, duke hedhur baltë dhe tentuan që ti prishnin imazhin, Gjesti, fitues i ”BBVA4” ka vendosur të reagojë përmes disa videove të ndara në Instagram Story. Ai ka folur hapur për raportet me disa prej personave që i ka quajtur dikur shokë. Me tone të drejtpërdrejta, Gjesti tha se së fundmi është etiketuar me fjalë të rënda si “rrenc, manipulues…

Source

💾

💾

💾

💾

💾

Lufta Rusi-Ukrainë, ja sa njerëz janë vrarë

By: redi
18 August 2025 at 17:42

Gjatë bisedimeve të sotme midis Trump, Zelensky dhe udhëheqësve evropianë, mund të dëgjohen thirrje nga të gjitha palët për të parandaluar viktima të tjera në Ukrainë. Në avion teksa shkonte për në samitin e Alaskës, presidenti Trump u tha gazetarëve se javën e fundit, “7,011 njerëz humbën, pothuajse të gjithë ushtarë”. “Ne do të ndalojmë, me të vërtetë, pesë, gjashtë, shtatë mijë…

Source

E rëndë në Greqi, 3 shqiptarë humbin jetën si pasojë e një aksidenti tragjik

By: redi
18 August 2025 at 17:06

Një aksident tragjik ka ndodhur në rrugën Egnatia në Greqi, ku viktima kanë mbetur 3 shqiptarë. Media greke informon se një kamion u përplas me dy makina, të cilat ishin të ndalura në një radhë 600 metrash, duke rezultuar në vdekjen e tre personave dhe plagosjen e rëndë të dy të tjerëve dhe më lehtë për 3 të tjerë. Konkretisht kamioni thuhet se u përplas ballë për ballë me automjetin përpara tij…

Source

Rama poston pamjet: Sot ra një mur i madh ”kinez” për t’i hapur rrugë Rilindjes Urbane 2.0

By: redi
18 August 2025 at 16:51

Një tjetër hapësirë publike është çliruar dhe kryeministri Edi Rama teksa ka ndarë pamjet, shkruan me ironi se një mur i madh kinez ra sot. ”Ja dhe një mur i madh “kinez” që ra sot, për t’i hapur rrugë Rilindjes Urbane 2.0 edhe për këtë komunitet të bllokuar pas “murit”, madje për të çliruar edhe pemët e mbyllura brenda në lokal”,-shkruan Rama. Në këtë kuadër, Rama ka paralajmëruar se po…

Source

Takimi me Zelenskyn dhe liderët europianë, Trump: Një ditë e madhe sot në Shtëpinë e Bardhë

By: redi
18 August 2025 at 16:35

Pas samitit në Alaskë mes Donald Trump dhe Vladimir Putin, bisedimet për Ukrainën zhvendosen në Shtëpinë e Bardhë. Presidenti Volodymyr Zelensky do të flasë me Trump për atë që ka diskutuar me Putinin, ndërsa shoqërohet nga udhëheqësit e Evropës, dhe shefin e NATO-s, Mark Rutte. ”Një ditë e madhe në Shtëpinë e Bardhë. Nuk kemi pasur kurrë kaq shumë liderë europianë në të njëjtën kohë.

Source

Fluks i lartë turistësh në pikat kufitare

By: redi
18 August 2025 at 16:29

Pikat kufitare po përjetojnë një fluks të madh, si pasojë e kthimit të emigrantëve pas pushimeve në atdhe dhe hyrjes së turistëve të huaj që kanë zgjedhur Shqipërinë për turizëm. Gjatë 24 orëve të fundit në Kapshticë kanë hyrë 5062 shtetas (3696 shqiptarë dhe 1366 të huaj), ndërsa kanë dalë 8087 shtetas (5529 shqiptarë dhe 2558 të huaj). Shifrat tregojnë një rritje të ndjeshme të daljes së…

Source

Blushi: 251 kriminelë të lirë dhe opozita në burg

By: redi
18 August 2025 at 15:54

Partia e Lirisë akuzon qeverinë dhe strukturat ligjzbatuese të saj se nuk po arrestojnë 251 kriminelë me urdhër-arreste të lëshuara nga SPAK-u dhe të miratuara nga GJKKO-ja. Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi vë theksin tek mosekzekutimi i këtyre urdhrave, ndërsa bëri analogji me rastin e kundërt për presidentin e partisë, Ilir Meta, duke thënë se u rrëmbye në rrugë si opozitar dhe u…

Source

Arrestimet e Çopjës dhe Çelës, ja si u gjunjëzua perandoria kriminale nga SPAK

By: redi
18 August 2025 at 15:38

Arrestimet e Çopjës dhe Çelës shënuan gjunjëzimin e një perandorie kriminale, që kishte investuar miliona në resorte turistike, vila, apartamente luksoze, madje edhe në tokë bujqësore në Shqipëri dhe Amerikën Latine. Franc Çopja, i arrestuar në Dubai në fund të vitit 2023 dhe i ekstraduar në Belgjikë, po gjykohet për vrasje dhe drejtim organizate kriminale. Ervis Çela i cili kishte qenë në…

Source

Bashkia e Shkodrës urdhër Agjencive Funerale, Beci: Deri më 25 shtator largoni aktivitetin nga këto 5 zona

By: redi
18 August 2025 at 15:15

Bashkia e Shkodrës merr vendimin për të larguar nga zonat e banuara Agjencitë Funerale dhe të vendosë rregulla të reja për këto subjekte që ofrojnë shërbimet e fundit për një person që ndërron jetë dhe të afërmit, nëpërmjet ceremonive mortore. Kryebashkiaku Benet Beci, thekson se prania e këtyre agjencive pranë shkollave, zonave të banuara, subjekteve tregtare apo institucioneve të ndryshme…

Source

Qeveria Rama 4? Kryeministri mban në ankth socialistët për qeverinë e re

By: redi
18 August 2025 at 15:04

Në ditën e fundit të korrikut, kryeministri Edi Rama mblodhi kabinetin qeveritar për t’i çuar me pushime dhe për t’u lënë takim në fund të gushtit. Situata e rënduar me zjarret dhe dëmet që ato shkaktuan la në punë disa prej ministrave, të cilët duhet të ishin në krye të detyrës për të menaxhuar situatën. Të tjerët shfrytëzuan ditët e nxehta të gushtit për të marrë rreze në plazhet e Shqipërisë…

Source

Hekurudha Tiranë-Rinas-Durrës, zëvendëskryeministrja Balluku inspekton punimet për ndërtimin e stacioneve

By: lindita
18 August 2025 at 14:39

Zëvendëskryeministrja Balluku, njëherësh dhe ministre e Infrastrukturës ka inspektuar punimet në ndërtimin e hekurudhës. Puna për ndërtimin e linjës hekurudhore Tiranë-Rinas-Durrës vijon me ritëm të avancuar për të pasur një projekt të përfunduar me kushte bashkëkohore. Risia do të jetë se do krijojë lidhjen e aeroportit me Stacionin e Trenit. Projekti në Stacionin e Trenit në kryeqytet…

Source

Erion Veliaj, kërkesë GJKKO-së për shpalljen e pavlefshme të hetimeve: Drejtësia s’mund të jetë selektive

By: lindita
18 August 2025 at 13:32

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka depozituar një kërkesë zyrtare pranë Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, përmes së cilës kërkon shpalljen e pavlefshmërisë dhe papërdorshmërisë së akteve hetimore të kryera nga Prokuroria e Posaçme. Në kërkesën e tij, Veliaj rendit të gjitha shkeljet e bëra nga Prokuroria e Posaçme lidhur me hetimin ndaj tij…

Source

❌
❌