Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 31 July 2025Gazeta Fjala

6 milionë USA për të gënjyer DASH, lobistët e Berishës: Hiqjani ‘non gratën’

By: Ke Si
31 July 2025 at 13:41

Sali Berisha e ka përdorur kontratën e lobimit me vlerë 6 mln dollarë, të nënshkruar para zgjedhjeve të 11 majit, për të gënjyer Departamentin Amerikan të Shtetit. Përmes një tjetër dokumenti të dërguar DASH, siguruar edhe nga Report Tv, kompania lobuese Continental Strategy ka kërkuar heqjen e non gratës për Sali Berishën.

Dhe kësaj radhe argumenti është një gënjeshtër tjetër. Në dokumentin që mban datën 22 korrik, Continental Strategy thotë se heqja e non gratës për Sali Berishën duhet bërë edhe për faktin se ai tashmë nuk është më një politikan aktiv. Por e vërteta është se Berisha dhe lobistët e tij po gënjejnë hapur DASH. Të gjithë e dimë që Berisha është një ndër politikanët më aktivë, madje ai iu rikthye politikës menjëherë sapo u sanksionua si non grata nga SHBA, duke rimarrë drejtimin e partisë më të madhe opozitare në vend, e ndërsa vijon ende të jetë deputet i Kuvendit të Shqipërisë.

“Shpallja sipas nenit 7031(c) e ish-Presidentit dhe ish-Kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, duhet të hiqet menjëherë. Kjo shpallje ishte e motivuar politikisht, pa bazë faktike, dëmtoi interesat e politikës së jashtme të SHBA-së dhe kontribuoi në përkeqësimin e situatës në Shqipëri, që sot kritikët e përshkruajnë si një “shtet-narkotik”. Ndërsa demokracia në Shqipëri është nën kërcënim serioz dhe Berisha nuk është më një figurë aktive politike, heqja e shpalljes do të rikthente neutralitetin dhe besueshmërinë amerikane në rajon”, thuhet në materialin e hartuar nga kompania lobuese amerikane./e.t

Ëndrra me të atin që e përndjek ende Edi Ramën, por që e bëri ministër

By: Ke Si
31 July 2025 at 13:25

Rama ka pasur jo pak çaste të ulëta dhe kulminante në jetën e tij, të cilat e kanë shndërruar nga një figurë sportive, në artistike, e më pas edhe politike.

Por, ndoshta, nuk ka pasur asgjë më shënjuese në jetën e tij se sa një ngjarje, e cila edhe sot e përndjek.

Në një intervistë me gazetën gjermane Zeit, Rama ka rrëfyer aspekte të jetës së tij, të cilat jo gjithkush ka guximin t’i shpalosë kur kthehet person publik.

Megjithatë, njëra, i ka lënë gjurmën, që e ktheu nga çunakun e rebelimit artistik, në politikanin që do të bëhej kryeministri i vendit të tij.

Rama rrëfen ëndrrën (makth) me të atin, që e përndjek edhe sot:

Edi Rama, Kryeministri i Shqipërisë dhe njëherazi artist me karrierë ndërkombëtare, rrëfen sesi kaloi nga studioja e tij në Paris në zyrën e Ministrit të Kulturës në Tiranë – një tranzicion që ai vetë e quan “humori i universit”.

“Në ëndrrën time, isha në studion e babait tim, i cili punonte si skulptor. Babai im nuk ishte aty; e kërkova më kot. Një erë e papritur përplasi derën e studios dhe unë mbeta i bllokuar. Vetëm. Ku ishte babai im? Kur u zgjova, doja t’i telefonoja prindërit e mi, por nuk e bëra.

Në vend të kësaj, një nga miqtë e mi më telefonoi. Ai më tha: “Edi, më vjen keq, babai yt ka vdekur. Ai vdiq këtë mëngjes në studion e tij”. Pastaj shkuan në funeral. Isha shumë i trishtuar për vdekjen e babait tim, por më duhej të prisja një ditë dhe një natë të tërë derisa të mund të hipja në një aeroplan për në Tiranë. Dhe u rrova pa krem rroje.

Ngadalë dhe me dhimbje, e hoqa mjekrën me brisk. Prita që nata të kalonte; doja ta ndjeja dhimbjen. Hoqa vathin, mora hua një kravatë nga ambasadori ynë në Paris dhe vesha një kostum për të shkuar direkt në funeral. Dukesha disi si ministër.

Pas funeralit, Kryeministri shqiptar ju pyeti nëse donit të bashkoheshit me qeverinë e tij. Dhe ju pranuat.

Po, dita e funeralit ishte dita e fundit e riorganizimit të qeverisë së tij. Kur u ktheva nga funerali, shkova në shtëpinë e prindërve të mi për të bërë kafe. Telefoni ra dhe u dëgjua zëri i Kryeministrit: “Z. Ministër i Kulturës, doni të qëndroni apo të largoheni përsëri?” – “Po qëndroj,” u përgjigja. “A keni nevojë për pak kohë për të menduar?” pyeti ai. “Jo,” u përgjigja, “sepse nëse dua, do të largohem përsëri!”.

Ishte kaq e thjeshtë. Kur të gjithë ikën, e pyeta nënën time: “Kush mendon se do të jetë Ministër i Kulturës nesër”. Ajo u përgjigj: “Nuk më intereson fare”. Kur e pyeta: “Po sikur të jem unë, mami?” ajo u përgjigj: “Ka qenë një ditë e gjatë, je i lodhur, sensi yt i humorit është i prishur – shko në shtrat”.

Por kur e kuptoi se po flisja seriozisht, filloi të qante. Prindërit e mi gjithmonë donin që unë të qëndroja larg politikës. “Çfarë është më keq,” tha ajo mes lotësh, “që babai yt të vdesë, apo që ti të bëhesh ministër?”.

Unë thashë: “Çfarë duhet të bëj tani, mami”? Dhe ajo u përgjigj: “Shko menjëherë në shtëpinë e Kryeministrit dhe i thuaj se je ngatërruar për vdekjen e babait tënd – merre fjalën mbrapsht”. Thashë se ishte turp, nuk mund ta bëja. “Nëse nuk guxon të japësh dorëheqjen tani”, shtoi ajo, “do të mbetesh i bllokuar në këtë rrëmujë politike për gjithë jetën tënde”.

Por ju nuk dhatë dorëheqjen; ju u bëtë ministër. Cilat janë çastet më të këqija në politikë për ju?

Gjëja më e keqe është humbja. E përjetova këtë, për shembull, në vitin 2009 kur kandidova për herë të parë për kryeministër dhe humba me një diferencë shumë të ngushtë. Kjo ishte vërtet e dhimbshme.

A keni modele në politikë? Shpesh keni folur me admirim për Angela Merkel.

Kancelarja Angela Merkel ishte një politikane thjesht racionale. Nga të gjitha figurat politike që kam takuar, ajo ishte e vetmja që nuk u impresionua nga sharmi. Angela udhëhoqi nga prapaskena dhe drejtoi politikën prapa skenave. Jam i sigurt se ajo mund të ishte e pamëshirshme kur donte të eliminonte kundërshtarët politikë për të siguruar pushtetin e saj dhe për të mbajtur partinë e saj nën kontroll. Por në skenë, ajo ishte një forcë shumë e sigurt dhe qetësuese që arriti të krijonte harmoni dhe të bëhej fytyra më e admiruar e Gjermanisë në mbarë botën.

Angela do të kishte gjetur një mënyrë për të parandaluar këtë konflikt të përshkallëzohej në një luftë agresioni. Ajo kishte gjithçka që i nevojitej për të gjetur një zgjidhje me Putinin – një kompromis. Nuk mund ta vërtetoj këtë, por jam i bindur për këtë. Fatkeqësisht, askush nuk e parashikoi dramën dhe pasojat tragjike që solli sulmi ndaj Ukrainës. Angela ishte ndryshe. Ajo ishte shumë punëtore dhe nuk do t’i kishte nënvlerësuar kurrë pasojat e një konflikti kaq shkatërrues.

Përvojat e saj me diktaturën në RDGJ dhe aftësia e saj për të empatizuar me ish-agjentin e KGB-së në Kremlin do ta kishin ndihmuar të shihte diçka që të tjerët në Perëndim për fat të keq nuk e panë.

Një tjetër tërmet i fuqishëm godet gadishullin Kamchatka në Rusi

By: Ke Si
31 July 2025 at 13:12

Një tjetër tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.7 ballë ka goditur mëngjesin e sotëm Gadishullin Kamchatka në Rusi, njofton Shërbimi i Unifikuar Gjeofizik i Akademisë Ruse të Shkencave.

Epiqendra e tërmetit ndodhej rreth 178 kilometra nga qyteti Petropavlovsk-Kamchatsky, qendra administrative e rajonit, ku lëkundjet u ndien fuqishëm, duke shkaktuar shembjen e disa ndërtesave. Deri më tani, nuk raportohet për viktima, sipas autoriteteve ruse të emergjencave.

Ky tërmet vjen vetëm një ditë pas lëkundjeve më të forta të regjistruara ndonjëherë në gadishullin Kamchatka, që u pasua nga mbi 100 lëkundje të tjera me magnitudë mbi 5.0. Aktiviteti sizmik ka shkaktuar edhe një cunami, duke çuar në paralajmërime për të në të gjithë rajonin e Ishujve Kuril.

Alarme për cunami janë lëshuar edhe në Japoni, ndërsa një kërcënim për dallgë të mëdha është shpallur përgjatë gjithë bregut lindor të Paqësorit.

Sipas të dhënave, valët e cunamit, që arritën deri në dy metra lartësi, kanë shkuar deri në brigjet e Perusë në Amerikën e Jugut dhe kanë arritur edhe në Ishullin e Pashkëve (Rapa Nui), ku nuk janë konsideruar të rrezikshme.

Në Kili, autoritetet nisën evakuimin e popullsisë nga zonat bregdetare si masë paraprake ndaj rrezikut të cunamit. Monitorimi i situatës vijon në shumë vende përgjatë Paqësorit./E.T

VIDEO/ Truproja e Messit në fushë gjatë sh*rrit, priten masa shembullore nga MLS

By: Ke Si
31 July 2025 at 13:11

Lionel Messi është sërish protagonist absolut me Inter Miami.

Në fushë, “Pleshti”, tani i shoqëruar edhe nga Rodrigo De Paul, dha dy asistime vendimtare për fitoren 2-1 ndaj Atlas në “Leagues Cup”.

Argjentinasi ra në sy edhe pas përfundimit të ndeshjes, por jo për arsye sportive.

Pas golit të fitores që erdhi në kohën shtesë, ku Messi asistoi, ai festoi në fytyrën e një kundërshtari, Coccaro, i cili nuk e priti mirë këtë veprim.

Në fund të ndeshjes shpërtheu një sherr i fortë mes lojtarëve në fushë, me Messin në qendër të tensionit.

Në një moment, ai kapi për fyti lojtarin e Atlas, Gustavo Ferrareis, duke shkaktuar një përplasje të shkurtër mes të dyja skuadrave. Fatmirësisht, shokët e skuadrës ndërhynë menjëherë dhe situata nuk degradoi më tej.

Gjithsesi, përplasja nuk përfundoi këtu. Në fushë hyri edhe Yassine Cheuko, truprojë personale e Messit, i cili nuk kishte leje për të ndërhyrë dhe shtyu disa lojtarë të Atlas për të ndaluar çdo kontakt të mundshëm me Messin.

Ky veprim ka shkaktuar polemika dhe mund të sjellë ndëshkime të rënda, pasi shkel rregullat e sigurisë të vendosura nga MLS në prill 2025.

Që prej tre muajsh, është e ndaluar me rregullore që truprojat personale të hyjnë në fushë, pavarësisht nivelit të tyre.

MLS ka marrë përsipër menaxhimin e plotë të sigurisë, duke ndaluar ndërhyrjet private që shpesh janë konsideruar të ekzagjeruara, sidomos në rastet kur Cheuko ka ndalur me forcë tifozë që hynin në fushë, apo është përfshirë në përplasje me personel të skuadrave kundërshtare.

Edhe “Concacaf” e ka përjashtuar më parë Cheuko nga ndeshjet për arsye të ngjashme.

Në rastin e fundit, pamjet tregojnë qartë se ai hyn në fushë për të mbrojtur Messin, por me këtë ka shkelur protokollin dhe tani rrezikon masa disiplinore nga MLS, pavarësisht se bëhej fjalë për një tjetër kompeticion.

Rregullat janë të qarta: siguria në fushë është vetëm përgjegjësi e ligës, ndaj ndërhyrjet si kjo mund të çojnë në ndëshkime të rënda, si për Cheuko, ashtu edhe potencialisht për klubin./E.T

Ulje tatimi dhe afate të reja për rivlerësimin e pronës/ Hap drejt formalizimit

By: Ke Si
31 July 2025 at 13:08

Në një treg që prej vitesh ka operuar me çmime fiktive dhe informalitet në transaksionet e pasurive të paluajtshme, qeveria shqiptare synon të kthejë një faqe të re përmes rivlerësimit të pronave me një tatim të reduktuar në 5%, nga 15% që aplikohej më parë.

Rivlerësimi pritet të nisë në janar të 2026-ës dhe zgjat deri në shtator. Ekonomistët vënë në dukje se ky hap është shumë më tepër sesa një manovër fiskale, ai mund të jetë një mjet për të forcuar kulturën tatimore dhe besimin në institucionet publike. Ata mendojnë se ky rivlerësim do të ketë ndikim të menjëhershëm në tregun e pasurive të paluajtshme. Do të nxisë më shumë shitje të ligjshme, do të ulë transaksionet “nën dorë”, do të rrisë të ardhurat nga tatimi, por edhe do të çlirojë një pjesë të madhe të pasurisë së qytetarëve — që aktualisht figuron në regjistra me çmime qesharake. Deri tani, çdo qytetar që shiste një apartament, tokë apo godinë, i nënshtrohej një tatimi 15% mbi fitimin kapital — diferencës mes çmimit të shitjes dhe çmimit të regjistruar.

E për të qenë realistë, kjo diferencë ishte zakonisht e madhe, sepse vlerat në regjistra shpesh nuk pasqyronin realitetin e tregut. Ndaj edhe tatimi ishte një barrë e rëndë dhe shpesh një arsye që transaksionet regjistroheshin me shifra fiktive. Por me vendimin e ri, gjithçka ndryshon: vetëm 5% tatim për ata që zgjedhin të rivlerësojnë pronën e tyre gjatë periudhës që do të nisë më 1 janar 2026 dhe do të zgjasë deri më 30 shtator të po atij viti. Kjo ulje e ndjeshme synon jo vetëm të lehtësojë qytetarët, por edhe të formalizojë tregun, të sjellë më shumë besim në proceset e blerjes e shitjes, dhe të rrisë transparencën.

“Me këtë normë të ulët tatimi, shteti u jep qytetarëve një arsye reale për të deklaruar çmimet reale. Nuk po penalizon, por po nxit korrektësinë”,- deklaron Klodian Muço në një intervistë mediatike, duke e cilësuar rivlerësimin si një mundësi për të çliruar tregun nga hipokrizia e çmimeve “nën dorë”. Sipas tij, shumë njerëz kanë hezituar të shesin pronat ose i kanë regjistruar në mënyrë fiktive, vetëm për të shmangur tatimin e lartë 15%. Me skemën e re, tatimi bie në 5% mbi diferencën e vlerës dhe procesi bëhet më transparent. “Kjo nuk është vetëm një ulje tatimi. Është një masë që ndihmon në ndërtimin e një kulture të re fiskale dhe ekonomike,” u shpreh Fatos Çoçoli.

Sipas tij, vendimi është i drejtë dhe i mirëpritur sidomos nga ata që e konsiderojnë pasurinë si një aset strategjik për të ardhmen. Ai shtoi se formalizimi i tregut është i nevojshëm në një kohë kur pasuria e paluajtshme nuk është më thjesht një strehë, por edhe një instrument për kredi, trashëgimi apo investim. Vlerësimi real i pronës është “çelësi i stabilitetit ekonomik personal”. Rivlerësimi do të jetë i mundur nga 1 janari deri më 30 shtator 2026, me pagesën që duhet të kryhet deri më 31 dhjetor 2026. Qytetarët mund të zgjedhin të përdorin një ekspert të licencuar privat, ose të ndjekin procedurën përmes Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) duke u bazuar në çmimet fiskale zyrtare.

Në të kaluarën, personat juridikë kishin një skemë të veçantë me tatim 3% për rivlerësimin e aktiveve. Por tani, me projektligjin e ri, edhe për ta norma unifikohet në 5%. E thënë ndryshe, qeveria kërkon ta thjeshtojë procesin dhe të shmangë përjashtimet, duke u dhënë të gjithëve të njëjtat mundësi. Përfshirë këtu edhe ata që janë në proces legalizimi apo regjistrimi. Nëse banesa juaj është ende në dokumente të ndërmjetme, por keni përfituar certifikatë pronësie përfundimtare, mund të kërkoni rivlerësimin sapo të përfundojë regjistrimi në ASHK.

Rivlerësimi do të bëhet në dy mënyra: ose përmes një eksperti privat të licencuar, i cili përgatit aktin e vlerësimit dhe e dorëzon në ASHK, ose direkt përmes zyrave të Kadastrës, ku do të përdoren çmimet minimale fiskale të miratuara nga shteti. Në të dyja rastet, qytetari do të ketë mundësi të paguajë tatimin mbi diferencën e vlerave — jo më 15%, por 5%. Ajo që duhet të dini është se ky proces nuk është i përhershëm. Është një mundësi që ofrohet për një periudhë të kufizuar. Nëse nuk përfitoni gjatë këtij afati, në momentin që do të shisni pronën, do t’ju rikthehet norma e vjetër 15%./E.T

31 korrik 1948 – Fundoset “USS Nevada”, anija që i mbijetoi dy bombave atomike

31 July 2025 at 13:05

Më 31 korrik 1948, përfundimisht u fundos anija luftarake USS Nevada (BB-36), një ndër më të famshmet në historinë e Marinës së Shteteve të Bashkuara. Kjo ndodhi pas një seri testimesh dhe përdorimesh për qëllime ushtarake, që përfshinin madje dy sulme me bomba atomike. Fati i saj i fundit erdhi pasi një silur ajror e goditi dhe tre anije të tjera luftarake ushtruan praktikë zjarri mbi të. Pas gjithë atyre që kishte përjetuar, Nevada nuk u fundos për shkak të armikut, por si objektiv trajnimi, në një akt që përmbylli një karrierë detare të jashtëzakonshme.

USS Nevada (BB-36): Një anije me histori epike

E ndërtuar në vitin 1912 dhe vënë në shërbim më 1916, USS Nevada ishte anija kryesore e klasës së saj, një risi e madhe për kohën. Ajo përfaqësonte një epokë të re në ndërtimin e anijeve luftarake: ishte e para me sistem mbrojtjeje “all or nothing”, ku mbrojtja përqendrohej në pjesët jetike të anijes, duke i lënë më pak të mbrojtura zonat periferike. Gjithashtu, ishte anija e parë luftarake amerikane që përdori naftë në vend të qymyrit, çka i jepte shpejtësi dhe manovrim më të madh.

Lufta e Dytë Botërore dhe “mrekullia” e Pearl Harbor-it

Në sulmin japonez ndaj Pearl Harbor-it më 7 dhjetor 1941, Nevada u bë legjendë. Ishte e vetmja anije luftarake që arriti të lëvizte dhe të përpiqej të largohej nga porti, pavarësisht goditjeve të rënda që mori. E goditur nga bomba dhe torpedo, ajo u përmbyt pjesërisht për të shmangur mbylljen e kanalit hyrës. Ajo shpëtoi dhe më vonë u riparua plotësisht, duke u rikthyer në det për të marrë pjesë në disa prej betejave më të rëndësishme të Paqësorit, përfshirë D-Day në Normandi, bombardimet e Iwo Jima-s dhe Okinawa-s.

Goditjet bërthamore dhe fundi i një legjende

Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, Nevada u përzgjodh si anije objektiv për Testet Bërthamore në Atollin Bikini në vitin 1946. Si pjesë e Operacionit Crossroads, ajo u qëllua nga dy bomba atomike – një ajrore dhe një nënujor. Edhe pse u dëmtua rëndë, Nevada mbijetoi, duke fituar pseudonimin “anija që nuk mund të mbytej”.

Pas testeve, për shkak të nivelit të lartë të rrezatimit dhe dëmtimeve strukturore, ajo nuk u riparua më. Në vend të kësaj, Marina vendosi ta përdorte si objektiv trajnimi për sulme të tjera konvencionale. Më në fund, një silur ajror dhe goditje nga tre anije të tjera luftarake ia dhanë goditjen përfundimtare. USS Nevada u fundos në Oqeanin Paqësor, por jo pa një rezistencë të fundit të lavdishme.

Simbolika

USS Nevada nuk ishte thjesht një anije luftarake – ajo ishte një simbol i qëndrueshmërisë, inovacionit dhe guximit detar amerikan. Nga Lufta e Parë Botërore te Pearl Harbor, nga Normandia në provat atomike në Paqësor, Nevada mbeti një dëshmitare e heshtur e shekullit më të trazuar të njerëzimit. Fundosja e saj në vitin 1948 ishte fundi fizik i një epoke, por emri dhe historia e saj jetojnë si pjesë e pavdekshme e trashëgimisë detare amerikane.

Pse kemi nevojë për një Kod Penal të fortë? Kod që e ndan shtetin nga rrumpalla

By: el da
31 July 2025 at 13:03

Nga Fejzo Subashi

Shqipëria ka nevojë urgjente për një Kod Penal të fortë, të drejtë dhe funksional. Kjo nuk do të thotë se unë jam pro draftit të kodit të paraqitur për diskutim publik. Aq më pak që drafti aktual i propozuar për diskutim publik përmbush këto kritere   Absolutisht që ndaj shumë mendime dhe pajtohem me shumicën e subjekteve, aktorëve dhe faktorëve që kanë kundërshtuar këtë draft.  Nuk jam aspak dakord me përmbajtjen dhe frymën e tij, dhe ndaj shumë prej rezervave që janë ngritur nga aktorë institucionalë, organizata të shoqërisë civile apo ekspertë të fushës. Ndaj  duhet që ti dallojmë dhe ti ndajmë , pasi tjetër gjë është nevoja e kodit dhe tjetër gjë teknaliteti  apo konceptimi dhe diskutimi mbi nene të veçanta. Pra njëkohësisht, nuk mund të mohohet domosdoshmëria e një Kodi të ri, as nevoja për një reformim të thellë të Kodit Penal.  Prandaj, dua të ndaj një pikëpamje që i paraprin debatit teknik apo politik për nenet: nevojën për një filozofi të re penale që vendos drejtësinë përpara pazareve, funksionin e shtetit përpara amullisë dhe mbrojtjen e qytetarit të ndershëm përpara interesave të fortëve. Ndaj problemin, jo nevojën për zgjidhje Duhet ta ndajmë qartë: tjetër gjë është nevoja për një Kod Penal të fortë, dhe tjetër gjë është drafti i një kodi të dobët apo të njëanshëm. Por absolutisht që ka edhe  duhet të mos ketë dakordësi të cilat janë të shumta, por që kanë rrethana dhe këndvështrime të ndryshme.  Ajo që nuk falet  në këtë debat; janë parimet e drejtësisë, të cilat janë dhe duhet të jenë të pa shmangshme, aq më pak tëanashkalohen nga askush. . Po kaq i pa shmangshëm  duhet të jetë dhe forca e drejtësisë për të ndëshkuar krimin dhe kriminelët.  Po kaq e domosdoshme është edhe forca e institucioneve  dhe ligjzbatuse përballë krimit dhe kriminelëve.  Domosdoshmëria  bëhet edhe me e domosdoshme për këtë kod edhe për faktin e një amullie juridike,  ligjore dhe ligj zbatuese në këtë kohë  të stërzgjatur tranzicioni Bëhet më i nevojshëm edhe për faktin e abuzimit të disa parimeve si e drejta qytetare, apo liria ime dhe qytetare ,  pse jo dhe liria institucionale.  Duke i konsideruar këto liri si absolute dhe pa njohur më përpara lirin e tjetrit,  apo duke e parë  lirinë tënde mbi atë të tjetrit.. Kemi mbi tredhjet vjet që nuk njohim as barazi dhe bashkëveprim midis njëri-tjetrit, po më e keqja bashkëveprim midis institucioneve.  Vështirë të flasësh për ndërthurje pushtetesh,  por për luftë midis pushteteve dhe institucioneve… Kjo vetëm për konceptimin dhe zbatimin në mënyrën më të  gabuar  të lirisë dhe kuptimit të demokracisë.  Shpesh zbatimin e ligjit e shikojmë si diktaturë, jo si domosdoshmëri dhe mundësie ovulimi dhe zhvillimi.  Nuk jam kundra kërkesave dhe kundërshtimeve të institucioneve , apo subjekteve që kundërshtojnë këtë draft, po jam kundra tyre të cilat nuk kërkojnë dhe përgjegjësinë e tyre në hamallin e situatës së krimit dhe krimeve  Sistemi i drejtësisë shpeshherë nuk funksionon si duhet, jo vetëm për faj të gjyqtarëve apo prokurorëve, por edhe për faj të një strukture më të gjerë që ka shpërbërë konceptin e përgjegjësisë: avokatë të cilin unë e quaj institucioni i mbrojtjes, që shkelin ligjin në emër të klientit, institucione që ngatërrojnë lirinë me abuzimin, pushtete që nuk bashkëpunojnë, por luftojnë njëri-tjetrin në emër të interesit politik apo personal.
Për këtë arsye, kemi nevojë për një kod të ri që rivendos ekuilibrin mes të drejtës dhe ndëshkimit, mes lirisë dhe përgjegjësisë, mes funksionit dhe profesionalizmit.
Liri pa përgjegjësi, apo Anarki  Kemi mbi 30 vjet që flasim për demokraci, por nuk kemi arritur të ndërtojmë kulturën e bashkëjetesës së lirive dhe përgjegjësive. Flasim për të drejta individuale, por harrojmë se ato ndalojnë aty ku fillon e drejta e tjetrit. Kemi ndërtuar një shoqëri ku liria interpretohet si paudhësi, ku sundon parimi “çfarë më leverdis, është e drejtë”.  Në këtë rrëmujë të madhe, ligji nuk zbatohet, por përdoret si armë, ndërsa drejtësia perceptohet si diktaturë, jo si garanci e shtetit ligjor. Kjo nuk është demokraci, por shthurje.  Po avokatët? Edhe ata janë pjesë e problemit  Flasim shumë për drejtësinë, por harrojmë të flasim për ata që mbrojnë qytetarët në gjykatë: avokatët. Sot kemi më shumë avokatë sesa qytetarë që kërkojnë drejtësi. E për pasojë, kemi më shumë mbrojtje, shpesh herë edhe te pa merituar ku në fuqi hyn pazari, për kriminelët sesa për viktimat. Ka avokatë të ndershëm dhe profesionistë, por nuk mund të mbyllim sytë ndaj realitetit: një pjesë e mirë e avokatisë është bërë pjesë e problemit dhe jo e zgjidhjes. Mbrojtja e klientit nuk duhet të bëhet duke shkelur ligjin, por duke e zbatuar atë me dinjitet dhe etikë.   Një Kod Penal për një shtet normal  Kodi i ri penal duhet të ndërtohet jo mbi frikën, por mbi funksionin e shtetit ligjor. Nuk kemi nevojë për një kod që të frikësojë qytetarët e ndershëm, por për një kod që t’u vërë kufij të fortë atyre që abuzojnë me lirinë.  Ai duhet të jetë i ashpër me abuzuesit e pushtetit, me zyrtarët e korruptuar, me avokatët që blejnë gjyqe, me prokurorët që shesin dosje dhe me çdo individ që e sheh drejtësinë si mall tregu.  Kemi nevojë për një kod që e ndan përfundimisht shtetin nga rrumpalla, ligjin nga pazari dhe lirinë nga abuzimi.  Ky është thelbi i kërkesës për një Kod Penal të fortë dhe të drejtë: jo për të frikësuar, por për të mbrojtur, jo për të bërë propagandë, por për të ndërtuar një shoqëri më të drejtë, më të sigurt dhe më funksionale./kb

Erion Veliaj i bëri 7 pyetje/ Altin Dumani: Nuk i përgjigjemi të pandehurve!

By: Ke Si
31 July 2025 at 12:59

Kreu i SPAK, Altin Dumani nuk i përgjigjet 7 pyetjeve publike që u adresuan në një letër të hapur nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj pasi u mor i pandehur. Në një takim me gazetart.

Dumani tha se nëse avokatët kanë pretendime mund të bëjnë memo, pasi kjo është rruga zyrtare. Po ashtu, Dumani zbuloi se dosja e Veliaj është ndarë në fraksion tjetër dhe po hetohen disa fakte penale.

“Nuk i përgjigjemi të pandehurve, vetëm në rrugë ligjore kur ka pretendime, kur sillen memo nga avokatet, kjo është forma proceduriale. Dosja Veliaj është ndarë edhe në një fraksion tjetër dhe po hetohen disa fakte penale”, tha Dumani. /E.T

Fier/ Po saldonte portën e një banese, por ra nga lartësia, humb jetën 68-vjeçari

By: Ke Si
31 July 2025 at 12:50

Një ngjarje tragjike është shënuar një ditë më parë në fshatin Sopës, ku një 68-vjeçar ka humbur jetën aksidentalisht gjatë punës.

Sipas njoftimit zyrtar nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier, shtetasi T. K., 68 vjeç, ka rënë nga një lartësi teksa po saldonte portën në pronësi të shtetasit V. K. Si pasojë e rënies, ai është transportuar në spital, ku më pas ka ndërruar jetë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për vlerësim dhe veprime të mëtejshme procedurale./E.T

Japonia dhe Koreja e Jugut nën vapë ekstreme, mijëra njerëz përfundojnë në spitale

By: Ke Si
31 July 2025 at 12:40

Autoritetet në Japoni dhe Korenë e Jugut kanë paralajmëruar banorët të marrin masa për të shmangur efektet e valës së nxehtësisë, e cila ka shkaktuar temperatura rekord dhe ka rënduar punën në spitalet e rajonit. Zyra meteorologjike e Koresë së Jugut raportoi se gjatë këtij muaji vendi ka regjistruar 22 netë me temperatura tropikale radhazi, një rekord i ri.

Ndërkohë, Japonia shënoi ditën më të nxehtë në historinë e saj, me temperaturë që arriti 41 gradë Celsius. Kjo ka çuar në mbipopullim të spitaleve, ku trajtohen shumë persona të prekur nga problemet e shkaktuara nga nxehtësia, shkruan The Guardian.

Youn Ki-han, drejtues i shërbimit meteorologjik në Seul, tha për Agence France-Presse se ajri i ngrohtë nga rajoni i Paqësorit të Veriut ka arritur më herët se zakonisht në Korenë e Jugut. Ai shtoi se zakonisht, nëse temperatura e lartë zgjat vetëm një ditë, ajo normalizohet shpejt, por kur ngrohja vazhdon për shumë ditë, nxehtësia grumbullohet dhe rritet edhe më shumë.

Valët e nxehtësisë përbëjnë një rrezik të veçantë për popullsinë e moshuar. Vetëm në Korenë e Jugut, deri tani janë regjistruar 13 vdekje të lidhura me nxehtësinë, tre herë më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas agjencisë së shëndetit publik.

 

 

Në Japoni, mbi 10,800 persona, shumica mbi 64 vjeç, janë dërguar në spital për shkak të lodhjes dhe sëmundjeve të tjera të shkaktuara nga nxehtësia gjatë javës që përfundoi më 21 korrik. Gjatë kësaj periudhe, 16 persona kanë humbur jetën, sipas agjencisë përgjegjëse për menaxhimin e emergjencave dhe fatkeqësive./E.T

Franc List, frymëzuesi i romantizmit muzikor

31 July 2025 at 12:00

Nga Leonard Veizi

Në panteonin e figurave kolosale të artit, ku muzika gërshetohet me pasionin dhe shpirti njerëzor sfidon kufijtë e shprehjes, pak emra shkëlqejnë me një dritë aq të gjallë dhe shumëplanëshe sa ai i Franc List. Ai nuk ishte thjesht një muzikant, por një kometë e rënë mbi peizazhin e Romantizmit, duke ndriçuar skenën evropiane me virtuozitetin e tij të pashoq, vizionin e tij avangardist dhe thellësinë e tij shpirtërore…

…Nëse do të përpiqeshim të vizatonim portretin e tij, do të na shfaqej një mozaik i ndërlikuar: një gjenialitet i lindur, një zemër bujare, një mendje e etur për dije dhe një shpirt i kërkueshëm, që ndërthurte magjinë e tingujve me misteret e ekzistencës. Franc List, një nga figurat më brilante dhe shumëdimensionale të epokës Romantike, u nda nga jeta në vitin 1886, duke lënë pas një trashëgimi të pasur muzikore dhe kulturore që vazhdon të ndikojë botën e muzikës klasike edhe sot.

 

Gjenialiteti që formoi një epokë

I lindur në Doborján të Hungarisë (sot Raiding, Austri), List shfaqi talentin e tij të jashtëzakonshëm që në fëmijëri. Nën udhëheqjen e babait të tij, i cili kishte shërbyer si kontabilist i familjes Esterházy, dhe më pas me ndihmën e patronëve të fuqishëm, ai mori një edukim muzikor të shkëlqyer. Në moshë shumë të re, Liszt u bë një pianist virtuoz me famë të jashtëzakonshme, i njohur për ekzekutimet e tij elektrizuese që e bënë të krahasueshëm me yjet e sotëm të skenës. Publiku mbushte sallat për të parë “Paganinin e pianos”, siç e quanin shpesh. Ai ishte i pari që konceptoi recitalin si spektakël individual, duke shkëputur pianistin nga roli i thjeshtë shoqërues dhe duke e vendosur në qendër të vëmendjes. List ishte gjithashtu i pari që vendosi pianon në pozicionin diagonal në skenë – praktikë që është bërë standard sot – duke i lejuar audiencës një pamje më të mirë të duarve të tij magjike.

Një kompozitor inovator

Si kompozitor, List ishte një pionier, guxues dhe inovator. Ai nuk u kënaq me format ekzistuese, por krijoi forma të reja muzikore, si poema simfonike – një vepër orkestrale me një program letrar ose tematik – duke hapur rrugën për muzikën programore dhe duke i dhënë orkestrës një dimension të ri narrativ. Ai i dha pianofortes një dimension të ri teknik dhe shprehës, duke shtyrë kufijtë e mundësive të instrumentit. Vepra të tilla si “Liebestraum” apo e ardhur në shqip si “Ëndrra e Dashurisë”, “Hungarian Rhapsodies” ose “Rapsoditë Hungareze”, me folklorin dhe frymën e tyre kombëtare, apo madhështorja “Sonata në Si minor” janë gurë themeli në repertorin pianistik botëror, që vazhdojnë të sfidojnë dhe të magjepsin pianistë dhe audienca mbarë botën. Muzika e tij shpesh përçon dramë, pasion, spiritualitet dhe një lirizëm të thellë, duke pasqyruar kompleksitetin e shpirtit romantik.

Dirigjent, mësues dhe promotor

Përtej virtuozitetit të tij si pianist dhe origjinalitetit si kompozitor, List ishte edhe një dirigjent i talentuar, i cili drejtoi premierat e shumë veprave të rëndësishme, përfshirë ato të kompozitorëve të tjerë. Ai ishte një mësues i përkushtuar që formoi breza të tërë pianistësh, shumë prej të cilëve u bënë figura të shquara në të drejtën e tyre. Akademia e tij në Weimar ishte një qendër e rëndësishme e inovacionit muzikor. List ishte gjithashtu një organizator i palodhur i jetës muzikore në Evropë, duke udhëtuar gjerësisht dhe duke mbështetur me zemërgjerësi kolegët e tij. Ai dha ndihmesë të madhe për promovimin e kompozitorëve të tjerë, shpesh duke i ndihmuar financiarisht dhe duke dirigjuar veprat e tyre: emra si Riçard Vagner, Frederik Shopan, Hektor Berlióz dhe Robert Shuman i detyrohen List-it një pjesë të mirë të njohjes publike.

Personalitet shumëdimensional

Por jeta e tij nuk ishte vetëm muzikë. List ishte një personalitet thellësisht shumëdimensional. Ai ishte një shkrimtar me peshë në reflektimet e tij estetike dhe filozofike mbi muzikën dhe artin. Një filantrop i madh, ai dhuroi shumë nga të ardhurat e tij për çështje sociale e kulturore, duke mbështetur shkollat e muzikës, artistët në nevojë dhe viktimat e fatkeqësive. Pavarësisht udhëtimeve të shumta, ai mbeti një nacionalist i thellë hungarez, duke mbajtur lidhje të ngushta me vendin e tij dhe duke e përfshirë shpesh folklorin hungarez në veprat e tij. Në vitet e vona të jetës, në një kërkim të thellë shpirtëror, List u tërhoq shpirtërisht si terciar françeskan, duke jetuar në thjeshtësi dhe reflektim, duke thelluar lidhjen e tij me besimin dhe duke shkruar vepra me frymëzim thellësisht fetar. Kjo tregon dimensionin e tij jo vetëm artistik, por edhe njerëzor dhe shpirtëror.

Vizionari që i parapriu kohës

Franc List mbetet një figurë monumentale – një gjeni muzikor i cili e shndërroi pianon në një instrument madhështie dhe emocionimi të thellë, duke e ngritur vetë muzikën në lartësi të reja. Ai ishte një vizionar që i parapriu kohës së tij, një mësues bujar dhe një filantrop me zemër të madhe. Trashëgimia e tij vazhdon të jetë një burim frymëzimi dhe mrekullie për brezat e rinj.

Rama rrëfen për median gjermane dhunën ndaj tij në ’97/ Ishte tentativë vrasje

By: Ke Si
31 July 2025 at 11:58

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për revistën gjermane ZEITmagazin, ka folur mes të tjerash për një episod të rëndë në jetën e tij në vitin 1997,  kur u dhuna brutalisht nga disa persona pranë banesë së tij.

Më tej, kryeministri u shpreh i bindur se sulmi ndaj tij ishte një tentativë vrasjeje nga shërbimi sekret i presidentit të atëhershëm.

Pjesë nga intervista: 

A të ndihmoi forca jote fizike kur dikush u përpoq të të vriste në vitin 1997?

Ky ishte mendimi i mjekëve që më trajtuan. Sulmi ndaj meje ishte shumë brutal.

Sulmi ndodhi në Tiranë. Ishit 32 vjeç, lektor në akademinë e arteve dhe një nga intelektualët luftarakë që u përball me autoritetet në artikuj gazetash. Vendi ishte në prag të trazirave serioze politike në atë kohë.

Ndodhi më 22 janar 1997. Po kthehesha në shtëpi me të dashurën time dhe një nga miqtë e mi. Në atë kohë, jetonim në një apartament të vogël në një periferi. Ishte një natë e ftohtë pas një stuhie shiu, dhe Tirana ishte një qytet krejtësisht tjetër atëherë. Energjia elektrike ndërpritej rregullisht dhe natën rrugët ngjanin me vrima të zeza.

Pak para se të arrija në shtëpinë ku jetoja, u shfaqën dy silueta të errëta. Në fillim, mendova se njoha një nga burrat që mbante një rrotull letre: një nga studentët e mi, një lloj bodybuilder-i. Por jo, ai po mbante një shufër hekuri brenda rrotullës së letrës. Rashë përtokë nën goditjet dhe u përpoqa ta mbroja të dashurën time duke e mbajtur pas shpine me të dyja duart. Pashë dritat e llambave me vaj që ndizeshin në dritaret e shtëpisë dhe mendova: “Kaq ishte, jeta ime mbaroi”.

Burrat më lanë të shtrirë në baltë, me sa dukej i vdekur. Gjaku më rridhte nga fytyra dhe goja ime ishte gjithashtu plot me gjak. Kisha disa çarje në kokë dhe hundë.

Kush ishin këta burra?

Ende nuk e di saktësisht. Por e di që ishte një tentativë vrasjeje nga shërbimi sekret i presidentit të atëhershëm. Isha përpjekur të organizoja një peticion duke i bërë thirrje qeverisë të jepte dorëheqjen. Në spital, mjeku që më trajtonte më tha: “Pa fizikun tënd të mirë si atlet, gjërat do të kishin shkuar keq. Edhe gjatësia jote të ndihmoi; nuk more një goditje të mirë”./e.t

Prezantohen katër nënkryetarët e rinj të bashkisë Tiranë, ja sektorët që do të mbulojnë

By: Ke Si
31 July 2025 at 11:51

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ditën e sotme ka prezantuar katër nënkryetarët e rinj të Bashkisë Tiranë. Prezantimet e reja kanë ardhur pas dorëheqjes së nënkryetarëve Frida Pashako, Andi Seferi, Keti Luarasi dhe Jonida Halili. Personat që do ti zëvëndësojnë janë Ilir Mengra, Blendi Sula, Gentian Keri dhe Vasilika Vjero.

Ndërkohë, janë caktuar detyrat që do të ketë secili:

Ilir Mengra – për punët publike

Vasilika Vjero – financat, zhvillimin ekonomik

Blendi Sula – territorin dhe menaxhimin e zhvillimit rural

Gentian Keri – në administatën e BT

Në krye të bashkisë vijon të jetë Anuela Ristani pasi kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet prej muajsh në burgun e Durrësit./e.t

Shqipëria prezanton pozicionin negociues për Grup-kapitullin 5 me BE-në

By: Ke Si
31 July 2025 at 11:47

Shqipëria po bëhet gati të paraqesë Pozicionin e saj Negociues për negociatat lidhur me kapitujt që përbëjnë Grup-kapitullin 5: “Burimet, Bujqësia dhe Kohezioni”. Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj ndau sot në rrjetet sociale një video informuese për secilin kapitull të këtij grupi.

Denaj bëri të ditur se, “nga hapja e Grup-kapitullit 5 të negociatave me Bashkimin Europian dhe në tërësi në këtë proces integrues, Shqipëria përfiton mbështetje nga modernizimi i bujqësisë, mbështetja e fermerëve, tek përmirësimi i standardeve të prodhimit dhe kontrollit ushqimor, për të vijuar në forcimin e politikave të kohezionit”.

“Ky hap është dëshmi se rruga drejt BE-së, është jo vetëm vullnet politik, por edhe një garanci për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe social për qytetarët shqiptarë, që në këtë rast i referohen sigurisë ushqimore dhe kanë ndikim të drejtpërdrejtë në shëndetin e konsumatorëve”, u shpreh Denaj.

Rëndësia e Grupkapitullit 5 është thelbësor për ekonominë shqiptare, pasi përfshin fusha kyçe për zhvillimin ekonomik dhe social të qëndrueshëm, mbështetjen e fermerëve dhe peshkatarëve, dhe sigurinë ushqimore.

Ky grupkapitull përbëhet nga 5 kapituj: Kapitulli 11 (Bujqësia dhe Zhvillimi Rural); Kapitulli 12 (Siguria Ushqimore, Politika Veterinare dhe Fitosanitare); Kapitulli 13 (Peshkimi); Kapitulli 22 (Politika Rajonale dhe Koordinimi i Instrumenteve Strukturore) dhe Kapitulli 33 (Dispozitat financiare dhe buxhetore).

Negociatat e këtij grup-kapitulli do të nxisin reforma për modernizimin e bujqësisë, përmirësimin e standardeve të prodhimit ushqimor dhe forcimin e politikave të kohezionit.

Shqipëria synon të hapë të gjithë kapitujt e negociatave brenda vitit 2025 dhe të përfundojë negociatat e anëtarësimit deri në fund të vitit 2027, me synimin për t’u anëtarësuar në BE deri në vitin 2030. /e.t

Reshje dhe ulje temperaturash/ Ja çfarë do të ndodhë me motin përgjatë muajit Gusht

By: Ke Si
31 July 2025 at 11:44

Meteorologia Anira Gjoni thotë se temperaturat gjatë fillimit të gushtit do vijojnë në këto vlera që na kanë shoqëruar gjatë kësaj jave. Gjoni tha se nuk priten temperatura shumë të larta, apo në vlera 40 gradë. Sipas saj, në muajin gusht do të ketë temperatura të larta, por edhe ditët e nxehta mund të jenë një apo dy ditë, por jo si gjatë muajit korrik.

“Gjatë gushtit temperaturat do të jenë më të rehatshme, në vlera të larta, por normale për sezonin.

Temperaturat minimale të premten në bregdet 21 gradë-31 gradë. Në zonat e ulëta temperaturat gjatë së premtes do të jenë 18-33 gradë, në zonat malore 13-28 gradë.

Gjatë gushtit temperaturat nuk do t’i kalojnë 35-36 gradë. Mund të ketë dhe reshje lokale, ndërkohë që nuk pritet situatë shqetësuese nga era.”, tha ajo./e.t

“Krimi zgjedhor në fokus të SPAK”/ Dumani para gazetarëve: Po hetojmë zyrtarë

By: Ke Si
31 July 2025 at 11:40

Krimi zgjedhor ka qenë prioriteti kryesor i Prokurorisë së Posaçme gjatë gjithë procesit zgjedhor. Kështu u shpreh kreu i SPAK, Altin Dumani, gjatë një takimi me gazetarët. Ai theksoi se SPAK u angazhua që prej muajit mars dhe gjatë gjithë fushatës, me një strategji që synonte parandalimin e shkeljeve, dhe sipas tij, kjo strategji dha rezultat.

“Pritëm që KQZ të shpërndante mandatet dhe të konsiderohej i mbyllur procesi zgjedhor. Jeni informuar herë pas herë për krimin zgjedhor. SPAK ka qenë i angazhuar që në mars e deri në përfundim të procesit zgjedhor. Strategjia pati, së pari efekt parandalues, dhe e ka dhënë këtë efekt”, u shpreh Dumani.

Sipas tij, bashkëpunimi me Prokurorinë e Përgjithshme dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ishte efektiv, duke theksuar se janë  administruar nga SPAK 193 materiale, në të cilat janë gjetur prova që janë në proces. Dumani theksoi gjithashtu se dy persona janë arrestuar në flagrancë, dhe janë marrë 16 vendime gjykate për kontrolle

“Janë 193 materiale të administruara në total. 80 materiale, kallëzime nga shtetasit. 10 të nisur kryesisht. Nga 43 të regjistruara, 1 është dërguar në gjyq, 1 i pezulluar, 1 i përcjellë për kompetencë. Janë arrestuar 2 vetë në flagrancë. 16 vendime gjykate për kontrolle. Rezultatet kanë qenë të kënaqshme. Janë gjetur prova për çështjet qe i kemi në proces”.

Sipas kreut të SPAK, prokurorët kanë prioritet trajtimin e këtyre çështjeve dhe se janë siguruar prova për disa prej hetimeve në proces.

“Prokurorët kanë prioritet çështjet e krimeve zgjedhore. Në 43 raste është vendosur mosfillim, pasi nuk ka pasur elementë të veprës penale. Kryesisht kanë qenë nga partitë politike. Vetëm 3 prej tyre janë ankimuar dhe gjykata ka konfirmuar prokurorinë”.

I pyetur nëse ka pasur apo jo asfalt elektoral, punësime të paligjshme, apo përdorim të administratës, Dumani u përgjigj:

“Në rastet që kemi hetuar, nuk ka pasur. Nuk marr përsipër të them për më shumë. A ka hetim për financimin e fushatave? Deri më tani nuk kemi hetim penal. Për korrupsionin zgjedhor, a keni zyrtarë në hetim dh deri në ç’ nivel të hierarkisë shtetërore? Po kemi zyrtarë. Për nivelin, në një moment të mëvonshëm”./e.t

Lirimi i hapësirave publike, Rama: Edhe Elbasani po rimerr frymë!

By: Ke Si
31 July 2025 at 11:21

Kryeministri Edi Rama ka publikuar fotot më të fundit nga lirimi i hapësirave publike, kësaj radhe nga qyteti i Elbasanit.

Përmes një postimi në facebook, Rama shkruan se së shpejti do të konsultohet me komunitetet dhe sipërmarrësit e vegjël “Projekt-Rregullorja Kombëtare e Hapësirës Publike”.

“Edhe Elbasani po rimerr frymë

Së shpejti do të konsultohet me komunitetet dhe sipërmarrësit e vegjël “Projekt-Rregullorja Kombëtare e Hapësirës Publike”, shkruan Rama./e.t

Lirimi i hapësirave publike/ Protestojnë bizneset: Nuk jemi zaptues, por taksapagues

By: el da
31 July 2025 at 11:19

Bizneset që operojnë përgjatë pedonales së qytetit të Korçës kanë reaguar në një mënyrë simbolike, por mjaft të qartë ndaj vendimit të autoriteteve nga i cili u kërkohet lirimi i hapësirave publike, në kulmin e sezonit turistik dhe me një afat shumë të shkurtër.

Nëpërmjet fletëve të ngjitura në xhamat e lokaleve në pedonalen e Korçës, ata kanë shprehur shqetësimin dhe pakënaqësinë për mungesën e dialogut dhe njoftimin e vonuar nga institucionet.

Disa nga mesazhet që spikasin janë:

“Nuk jemi zaptues, por taksapagues – duam dëmshpërblim!”

“Pse njoftohemi vetëm 4 ditë para dhe në mes të sezonit?”

“A ka partneritet pa konsultim? Bizneset tona nuk janë armiku juaj.”

“Kërkojmë shtyrje të afatit deri në fund të sezonit turistik.”

“Përse kjo arrogancë, përse kjo prepotencë? Pse ky diktat?”

“Ku fshihet qëllimi real? Doni të na zboni nga Shqipëria?”

Ky reagim vjen në një periudhë kur aktiviteti turistik është në kulmin e tij dhe shumë prej këtyre bizneseve bazojnë të ardhurat vjetore pikërisht në këtë sezon.

Ata kërkojnë jo vetëm shtyrjen e afatit, por edhe një proces të drejtë dhe të bazuar në komunikim të hapur me institucionet./kb

Daljet e reja në pension, ISSH: Si të përfitoni dhe dokumentacioni që ju nevojitet

By: Ke Si
31 July 2025 at 11:12

Tashmë, mungesa e librezës së punës nuk është më një pengesë për përfitimin e pensionit të pleqërisë.

Instituti i Sigurimeve Shoqërore (ISSH) ka bërë të ditur se të gjithë qytetarët që aplikojnë për pension, edhe në rastet kur nuk disponojnë libreza pune, mund të përfitojnë nga skema e sigurimeve shoqërore, për sa kohë deklarojnë saktë periudhat e punës dhe dokumentacionin shoqërues përkatës. Sipas njoftimit zyrtar të ISSH, aplikuesit duhet të plotësojnë me kujdes formularin online të aplikimit, konkretisht Seksionin III, B 1, ku kërkohet të deklarohen periudhat e punës dhe institucionet ose ndërmarrjet ku ka qenë i punësuar individi gjatë viteve të sigurimit.

Gjithashtu, dokumente të rëndësishme si certifikata familjare, certifikata e martesës (në rastet kur të dhënat janë të sakta nga kërkuesit), vërtetimi për periudhën e shërbimit ushtarak për meshkujt, si dhe vërtetimet për pagat kontributive, mund të sigurohen drejtpërdrejt nga ISSH, pa qenë nevoja që qytetari t’i sigurojë vetë. Ky shërbim i digjitalizuar synon të ulë barrën administrative mbi qytetarët dhe të përshpejtojë procesin e verifikimit të të dhënave. Për më shumë informacion mbi procedurat dhe dokumentacionin e nevojshëm, ISSH fton qytetarët të drejtohen në rrugë elektronike përmes ëëë.issh.gov.al, ose të komunikojnë në e-mailin zyrtar. Një ndër risitë më pozitive të viteve të fundit është rritja e aksesit online në të dhënat e sigurimeve shoqërore.

Çdo qytetar mund të kontrollojë llogarinë e tij të kontributeve përmes e-Albania, duke parë vit pas viti të dhënat mbi pagat dhe kontributet e derdhura nga punëdhënësit. Kjo transparencë ndihmon në përgatitjen më të mirë të aplikimeve për pension, por edhe në parandalimin e abuzimeve me të dhënat ose mungesën e kontributeve të deklaruara. ISSH këshillon që qytetarët të nisin përgatitjen për aplikimin për pension të paktën 3 muaj para mbushjes së moshës ligjore, për të shmangur vonesat dhe për të siguruar që të gjitha periudhat e punës janë të dokumentuara saktë. Qasja proaktive, digjitalizimi i proceseve dhe reforma e re e paralajmëruar pritet të përmirësojnë ndjeshëm përvojën e përfitimit të pensionit në Shqipëri.

REFORMA E PENSIONEVE

Reforma e pensioneve në Shqipëri është duke u rishikuar dhe përditësuar me asistencën teknike dhe financiare të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), në kuadër të përpjekjeve për të garantuar qëndrueshmëri afatgjatë të skemës. Qëllimi kryesor i reformës është të rishikojë kriteret e përfitimit, të zgjerojë mbulimin formal dhe të zvogëlojë hendekun midis kontributeve dhe përfitimeve.

Ndër risitë që po shqyrtohen janë: skemat suplementare të pensioneve me bazë individuale, rritja e transparencës në llogaritjen e përfitimeve, incentivat për formalizimin e tregut të punës dhe përfshirjen e vetëpunësuarve, si dhe skema të veçanta për sektorët informalë dhe emigrantët që rikthehen. Reforma synon jo vetëm të mbrojë pensionistët aktualë, por edhe të krijojë një sistem të besueshëm dhe të qëndrueshëm për brezat e ardhshëm. Ajo është pjesë e angazhimeve të Shqipërisë në kuadër të procesit të integrimit në Bashkimin Europian dhe të përafrimit me standardet sociale ndërkombëtare.

SI TË APLIKONI PËR PENSION PLEQËRIE NË E-ALBANIA?

• Identifikohuni si “Qytetar” në portalin e-Albania

• Shënoni NID (Numrin e Identifikimit) dhe Kodit të Përhershëm

• Në telefonin tuaj do të vijë Kodi i Përkohshëm, që duhet të shënohet në kutinë përkatëse

• Klikoni butonin “Hyr”

• Zgjidhni shërbimin:

• “Aplikim për pension pleqërie, suplementar pilot, suplementar lundrues i nëndetëseve apo suplementar për akademik”

• Klikoni butonin “Përdor”

• Plotësoni të dhënat personale në Seksionin I

• Përzgjidhni llojin/llojet e pensionit në Seksionin II

• Përzgjidhni pension pleqërie (neni 31)

• Plotësoni formularin elektronik me të dhënat mbi periudhat e punësimit, marrëdhëniet financiare, etj.

• Klikoni “Dërgo” në fund të formularit

• Nëse dispononi dokumente origjinale, duhet t’i bashkëlidhni gjatë aplikimit, dhe/ ose t’i dërgoni nëpërmjet shërbimit postar pranë Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore ku keni vendbanimin.

• Zarfi i përcjelljes së këtyre dokumenteve, duhet të shoqërohet me numrin e aplikimit tuaj

• Në formularin e aplikimit është edhe rubrika “Shënime”, në të cilën ju mund të jepni informacione që i konsideroni të vlefshme për përfitimin e pensionit. Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit, ju mund të kontaktoni në e-mailin zyrtar të ISSH: kontakt@issh.gov.al ose në adresën: helpdesk@e-albania.al

DOKUMENTACIONI PËR PENSION PLEQËRIE:

Librezë pune apo vërtetime mbi periudhat e punës (nëse keni).

Diplomë e Shkollës së Lartë (nëse e keni kryer shkollën e lartë).

Vendim gjykate për njohje vjetërsie në punë (nëse i jeni drejtuar Gjykatës për këtë çështje).

Kopje e librezës së energjisë elektrike (nëse kërkoni edhe kompensim energjie).

Çdo dokument tjetër që i shërben vërtetimit të periudhave të sigurimit./e.t

A e dini se Shkodra mund të bëhej kryeqytet i Shqipërisë?/ Çka ndikoi që të mos bëhej?

By: Ke Si
31 July 2025 at 11:07

Më 23 maj të vitit 1924, në Kongresin e Durrësit, Mustafaj Kruja propozoi që qyteti i Shkodrës të bëhej kryeqyteti i vendit.

26 deputetë të kryesuar nga Luigj Gurakuqi, kreu i opozitës dhe peshkopi Fan Noli, nuk e donin Tiranën por Shkodrën si kryeqytetin e tyre.

Ky fakt interesant vjen nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, e cila ruan dokumente që vërtetojnë sa më sipër, shkruar edhe në mediet ndërkombëtare më 23 maj të vitit 1924, pra 100 vjet më parë.

Shkodra u kishte bërë ballë pushtuesve për një kohë të gjatë, e po ashtu kishte dëshmuar se ndonëse ishin përpjekur të përçanin shqiptarët për shkak të ndryshimeve në besimin fetar, popullsia e Shkodrës kishte rrëfyer kurdoherë se feja e shqiptarit ishte shqiptaria dhe se bashkëjetesa dhe unifikimi kishin më tepër vlerë.

Në këtë këndvështrim, ideja që Shkodra të shpallej kryeqytet, u artikulua edhe në mbledhjet e bëra nga organizatorët e kryengritjes. Kushti ishte që pas fitores, të kërkohej që Shkodra të ishte kryeqyteti i vendit.

Zona përreth vendit ku ndodhet sot qyteti ka qenë e banuar që në kohët parahistorike. Këtu janë gjetur gjurmë të paleolitit të mesëm, ndërsa që nga neoliti gërmimet kanë zbuluar vazhdimësi jetese që vjen deri në ditët tona.

Objektet e gjetura gjenden në muzeumin e qytetit, në atë të Tiranës dhe në muzetë e Evropës.

Mbretëresha Teuta dhe mbretërit Agron e Genti janë figurat më të përmendura të kësaj periudhe. Scodra ishte qyteti antik më i mirëmbrojtur (arx munitissima) dhe më i vështiri për t’u pushtuar (difficilis aditu).

Ishte një pozicion i fortifikuar në mënyrë natyrale (munitum situ naturali oppidum), i rrethuar nga mure me pirgje mbi portat (portarumque turres). Më 168 p.K. pretori romak Anicius ngadhënjeu mbi ilirët dhe pushtoi Shkodrën.

Pas rënies nën sundimin romak, u bë ndër kryevendet jugore të provincës së Dalmacisë. Me reformat e Perandorit Dioklecian, Shkodra u bë qendra e Prevalit (lat. Prevaelis). Nga 395 AD, ishte pjesë e Dioqezës së Dakisë dhe me t’u ndarë në dyshë Perandoria Romake, prej atëherë kaloi me Perandorinë Romake të Lindjes. Me rënien e Perandorisë Serbe, Shkodra u zotërua nga Balshajt.

Në dhjetor të 1395 dërgoi doktorin në teologji, fra Nicolò de Samaxiis nga Shkodra, bashkë me dy shoqërues të cilët përpara Senatit të Venedikut kumtuan ofertën e Balshës për t’u dorëzuar zotërimet e tyre: Shkodrën, Drishtin, Danjën, Shasin dhe Shirqin; Venediku i mori në zotërim më 14 prill 1396 dhe proveditorët morën në dorëzim qytetin me 20 prill.

Përgjatë pranisë së venedikasve, por sipas gjasave edhe para ardhjes së Balshajve, zbatohej kodi ligjor i njohur si Statutet e Shkodrës. Republika e Shën Markut përfaqësohej nga një capitaneus et comes.

Më 1399 plasi një kryengritje e madhe kundra Venedikut që pati si përfundim fitimin e disa të drejtave, mbasi gjyqi i paqit, gjyqi civil dhe penal, administrata bashkiake ishin në dorë të Senatit dhe të gjyqtarëve vendas simbas zakoneve të vendit; në këtë këshillë merrshin pjesë pesë vetë nga vegjëlia dhe pesë nga paria. Sundimtari venedikas kishte përbri edhe një përkthyes.

Të hyrat asokohe ishin të pakta: dogana, koncesionet e dajlanavet dhe taksat nga pronarët, ndërsa shpenzimet ishin ma të mëdha për të përballue forcimet, me mbajtur ushtrinë dhe pagesa “për një politikë afrimi kundrejt princave të vogjël të vendit”.

E rrethuan dy herë Shkodrën, njëherë në fund të 1421 nën Despotin Stefan Lazareviç dhe herën e dytë më 1422 nën Despotin e mbasandej nën komandantin Mazarak, derisa Niçolò Cappello, që qëndronte pranë Shirqit, i dëboi serbët në një sulm vendimtar në Danjë një natë dhjetori.

Më 1448 shkodranët mvartës të venedikasve luftojnë kundër Skënderbeut. Me rënien e mbretërive të krishtera të Serbisë, Bosnies dhe Arbërisë, turqit iu afruan kësaj krahine edhe njëherë.

Më 1474 Bejlerbeu i Rumelisë, Sulejmani, rrethoi Shkodrën, por qyteti u mbrojt trimërisht nga Antonio Loredano dhe 2500 ushtarë, me ndihmën e anijeve venedikase në Bunë dhe në det, e me ndihmën e Cërnojeviqit zetas dhe malësorëve arbërorë.

Rrethimi i dytë më 1478, i radhitur prej priftit Marinus Barletius në latinishte, u drejtua personalisht nga Mehmet Ngadhënjyesi.

Popullata që u largua, nën prijësin e tyre Florio Jonimën, u vendosën në Venecie, Ravena dhe Treviso. Me traktatin e Kostandinopojës Republika e Venedikut ia lëshoi qytetin Perandorisë Osmane. U bë qendër e sanxhakut më 1485, pjesë e Elajetit të Rumelisë.

Qyteti nis të lulëzojë përsëri me stabilitetin e garantuar nga Bushatllinjtë. Tregtia lulëzoi përmes limanit lumor të Obotit dhe bashkëpunimin me Ulqinin në rrugë detare, duke u bërë kësodore qendra ekonomike e trevave veriore shqiptare.

Prania ortodokse ishte një ndikim historik prej sundimit bizantin dhe më pas prej feudalëve serbë të Zetës, të cilët i përkisnin pas Skizmës.

Me vdekjen e Stefan Nemanjiqit, ndikimi venedikas bëhet më i dukshëm dhe Argjipeshkvia e Tivarit u kthye në mbështetje për hapjen e katolicizmit.

Deri në kohën e emërimit të tij, selia e arqipeshkvisë ishte në Tivar. Në vitin 1478 kur Mehmeti II rrethoi qytetin, në kështjellë qenë dy fretën françeskanë, njëri prej tyre arbër, P. Pali nga Matja.[36] Me pushtimin në qytet u përhap Islami, së pari prej pranisë ushtarake dhe më pas nga popullata e konvertuar.

Qyteti ka përshfaqur që me pragun e periudhës së Bushatllinjve një hapje kundrejt larmisë fetare. Por në rastin e prishjes së Oxhakut të Jeniçerëve, çoi në dëbimin e bektashinjve nga qyteti, gjë që sipas Dela Rokës ka shtyrë drejt Islamit synit. Sidoqoftë ky tarikat ishte ndër të parat mënyra të avitjes së Islamit në qytet, duke qenë se jeniçerët ishin trupë e bekuar nga Haxhi Bektashi.

Sipas studiuesit të historisë së qytetit, Hamdi Bushatit, mendohet se në fillim të sundimit të Mustafa pashë Shkodrës ka pasur afro 70 teqe të tarikateve të ndryshme, që ndiqeshin edhe prej parisë feudale.

Më 1846 u vendos në qytet Urdhri Jezuit, për të themeluar një qendër të vazhdueshme, duke kontribuar në ngritjen kulturore të qytetit me institucionet arsimore, kongregacionet bamirëse. Urdhri Françeskan kishte një prani të kryehershme në viset përreth Shkodrës, duke pasuar benediktinët në shek. XIII, por në qytetin e Shkodrës u ngulitën për herë të parë më 1861 me nisjen e ndërtimit të Kuvendit të Gjuhadolit.

Ortodoksët e qytetit, sipas thënies lokale s’bajnë ma se 100 shpi, nuk kanë lidhje me ortodoksët mesjetarë dhe relativisht janë të përbërë prej origjinave kuço-vllehë ose gogë, shqiptarë, serbo-malazezë, grekë e armenë.

Sipas burimeve, paraardhësit e ortodoksëve shqiptarë kanë ardhur nga Vilajeti i Kosovës dhe i Manastirit, veçanërisht nga Struga (familja Banushi, Pistoli).

Ortodoksët me prejardhje joshqiptare janë shqiptarizuar me shekujt. Shkodra përmendej si qendra e fetarizmit islam, ashtu dhe atij katolik, në Shqipëri.

Arkitektura nisi strukturimi i arkitekturës sipas kritereve të artit islam, disa kisha u bënë xhami. Në hyrje të Pazarit ka pas një Hamam të ndërtuar nga i quajturi Allaman begu me datë 1519, i njohur si Hamami i Vjetër.

Pjetër Bogdani e përmend se në hyrje të hamamit kishte të shkruar në mermer me numra romakë (1470, 5 tetor).

Qyteti numëron rreth 100 000 banorë e shquhet për shumëllojshmërinë në kahin urbanistik[46] e arkitektonik, shtëpitë më të vjetra me 1 ose 2 kate kanë bahçe e oborre të gjelbra e me lloj-lloj lulesh, rrugët janë të ngushta e dikur ishin me gur të kalitur (rrugë të ngushta e të vogla karakteristike, të emëruara nga familje që kanë dhënë kontribut për qytetin apo nga gojëdhëna. Ndërtimet më të vona të shek. XX ndikohen nga prirjet arkitektonik tradicionale, të racionalizmit italian e të realizmit socialist.

Deri në muajin prill 1913, Shkodra ishte i vetmi bastion i mbetur i Perandorisë Osmane në Ballkanin Perëndimor. Pas armëpushimit të nënshkruar më 16 prill 1913 mes Perandorisë Osmane dhe aleatëve Ballkanikë, Mali i Zi ra në ujdi që t’ua dorëzojë qytetin Fuqive të mëdha, më 7 maj 1913 guvernatori malazez u takua në Shëngjin me nënadmiralin britanik Burney.

Në dukje ekzistonte vullneti i mirë për marrëveshje, por atë datë në mbrëmje pazari i qytetit kapet flakë dhe dugaja të shumta u vodhën. Më 14 maj trupat malazeze që ishin në qytet u evakuuan. Komisioni i admiralëve të flotës ndërkombëtare që përfaqësonin Fuqitë e Mëdha e mori në dorëzim Shkodrën më 14 maj 1913 në ora 2.30 pasdreke.

Në qytet e krahinë hapur dhe në mënyrë të nënrrogoztë bëhej propaganda nga njëra anë për ndikimin e Esat pashës, nga tjetra xhonturqit. Më 1914 elementet fetare të qytetit e krahinës shkojnë në Durrës për të njohur Princ Vidin.

Mbas fillimit të Luftës Botërore fuqitë ndërkombëtare u tërhoqën prej Shkodre dhe qytetin ia dorëzuan një komisioni prej 12 vitesh, të përbërë nga 6 katolikë dhe 6 myslimanë.

Me largimin e Vidit shumica e madhe e patriotëve u grumbulluan dhe gjetën strehim në Shkodër. Komisioni qëndroi në krye të administratës deri më 15 korrik 1915, kur Mali i Zi hyri në Shkodër për të dytën herë.

Komisioni ka administruar qytetin dhe rrethet. Ka qenë pa kryesi dhe ndër akte, nënshkrimi vihej: “Komisioni i Shkodrës”. Më 23 janar 1916 ushtria austro-hungareze hyri në Shkodër. Vjena solli në Shqipëri korpusin e XIX, të përbërë prej tre divizionesh.

Administrimin u kontrollua nga Komisari Civil August Ritter von Kral nën kujdesin e të cilit u hapën Komisia Letrare Shqipe dhe drejtoritë e përgjithshme të financave, arsimit dhe drejtësisë në hapësirën territoriale gjer në vijën grykëderdhja e Vjosës-Skrapar-Prespë.

Propozimi i bërë nga Mustafa Kruja që qyteti të bëhej kryeqyteti i Shqipërisë u shënua në procesverbalet e mbledhjeve. Më 11 mars 1920, sipas një marrëveshjeje mes qeverisë së Tiranës dhe komandës së trupave franceze, xhandarmëria shqiptare mori në dorëzim qytetin ku ministri i Brendshëm, Ahmet Zogu dhe ministri i Drejtësisë, Hoxha Kadriu u pritën me ngazëllim nga popullsia.

Në verën e 1920 qyteti qe i përfshirë në mënyrë të dyanshme në Luftën e Koplikut, me ndihmat e organizuara nga Musa Juka dhe pjesëmarrja e Sylço bej Bushatit nga krahu i shtetit shqiptar. Nga ana tjetër të radhitur me çetat malazeze dhe disa vullnetarë shqiptarë me në krye Luk Lukajn merrte pjesë Alush agë Lohja.

Sipas urdhrit të luftës të Mbretit Zog I, me pushtimin italian të Shqipërisë, sektori mbrojtës Milot-Shkodër komandohej nga komandanti nënkolonel Mehmet Kyçyk Ullagaj.

Në përpjekjet me pushtuesit në këtë sektor, ra dëshmor Tonç Toma. Më 12 prill 1939 u hapën punimet e Asamblesë së mbledhur pak ditë pas pushtimit, ku Shkodrën e përfaqësuan Gjon Marka Gjoni, P. Anton Harapi, Dom Mikel Koliqi, Ndoc Pistulli, Ndrek Kaçulini, Nush Topalli, Kolë Bibë Mirakaj, Zef Boriçi, Mark Kakarriqi, Kolec Deda, Ymer Kopliku, Abdyl beg Gramshi, Shaqir Omari, Omer Rushdi, Daut Gjylbegu, Zenel Broja, Halit Rroji, Kolë Thaçi, Terenc Toçi, Sandër Saraçi, Taip Drishti dhe një shkodran si përfaqësues i Tiranës ishte Zef Kadarja.

Ndër 42 delegatët që më 14 prill shkuan në Romë t’i jepnin Kurorën Mbretërore të Shqipërisë Mbretit të Italisë, Viktor Emanueli III ishin: N. Pistulli, Y. Kopliku, Z. Boriçi, M. Kakarriqi, K. Mirakaj dhe Z. Kadarja. Në aksionet e min. të Brendshëm Xhaferr Deva, sipas burimeve gjermane, kreu 35 arrestime, duke asgjësuar një pjesë të mirë të Lëvizjes Nacionalçlirimtare në qytet.

Tërheqja e trupave gjermane nga Shkodra përbën një debat të gjithmonshëm për arsye instrumentalizimi politik të historisë. Për historiani ushtarak Marenglen Kasmi, historianin Kastriot Dervishi, sipas dëshmive të Át Zef Pllumit dhe mjaft burimeve tjera, gjermanët ikën nga Shkodra në datat 28-29 dhe partizanët hynë në Shkodër më 29 nëntor pa luftë të prirë nga Gjovalin Luka.

Me zënien e qytetit nga partizanët, hynë edhe partizanë jugosllavë, të cilët nisën rrëmbimin e mallrave dhe zbrazjen e dyqaneve.

Duke filluar nga nëntori 1944, në qytet u aplikua një represion i egër, i cili gradualisht e privoi atë nga primati moral, kulturor, ekonomik dhe demografik i tij në shtetin shqiptar, duke grabitur nga ky qytet, arkivat, bibliotekat, veprat e artit, transformuar apo asgjësuar institucionet e krijuara për shekuj.

U përndoqën personalitetet më të spikatura të qytetit. U vu dorë mbi institucionet e kulturës dhe të kultit, duke i shndërruar sipas ideologjisë së re.

U bë çdo gjë që qyteti të humbiste identitetin e tij. Balli Kombëtar me qarkomandant major Gjergj Vatën, e kolonelin Luigj Mikelin (të vendosur më 1944) u thye keqas mbas 2 vjetëve luftë civile mes Ballit e Komunistëve.

Tërmeti i vitit 1979 rrënoi një pjesë të madhe të Shkodrës. Enver Hoxha dhe qeveria komuniste organizuar aksion për rindërtimin e qytetit dhe kur kjo u arrit pas disa muajsh, qyteti u shpall Hero i Punës Socialiste.

/observer/

❌
❌