Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 13 July 2025Albeu

Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet austriake, arrestohet 41-vjeçari nga Maqedonia e Veriut (EMRI)

By: V K
13 July 2025 at 09:48

Një 41-vjeçar nga Maqedonia e Veriut, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, është arrestuar nga policia shqiptare.

Policia e Shtetit, njofton se 41-vjeçari Musli Aslani kërkohej nga autoritetet austriake, për disa vepra të rënda penale.

Strukturat e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, finalizuan operacionin e radhës të koduar “Operacionalja 54”.

Në kuadër të këtij operacioni, në Tiranë, u bë e mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit M. A., 41 vjeç, lindur dhe banues në Shkup, Maqedonia e Veriut.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi ndaj tij është lëshuar urdhër arresti nga Zyra e Prokurorit Publik Innsbruck, Vjenë, Austri, për kryerjen e veprave penale “Trafikim droge”, “Kërcënim i rrezikshëm”, “Zhvatje e rënduar”, dhe “Plagosje”.

Këto vepra janë të parashikuara nga Kodi Penal Austriak, ku parashikohet një dënim maksimal deri në 20 vjet burgim.

Gjatë kontrollit fizik, 41-vjeçarit iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabisi, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Interpol Tirana, vijon procedurat ligjore për ekstradimin e këtij shtetasi, në bashkëpunim me autoritetet austriake.

The post Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet austriake, arrestohet 41-vjeçari nga Maqedonia e Veriut (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Takimi “special” me Laert Haxhiun në burgun e Drenovës, reagon modelja kosovare (FOTO)

By: V K
13 July 2025 at 09:17

Modelja e njohur nga Kosova, Ziza Pajaziti, është vënë në qendër të vëmendjes pas raportimeve se ka vizituar në burg Laert Haxhiun, një person i dënuar me burgim të përjetshëm për vepra të rënda kriminale, përfshirë vrasje mafioze dhe drejtimin e një grupi të strukturuar kriminal.

Vizita e saj në Burgun e Sigurisë së Lartë në Drenovë, thuhet se ka zgjatur rreth një orë dhe është përshkruar nga mediat si “speciale”, duke nxitur reagime dhe spekulime të shumta në rrjet.

Pajaziti, e njohur për praninë e saj në rrjetet sociale, nuk ka dhënë asnjë deklaratë të drejtpërdrejtë në lidhje me këtë vizitë.

Në vend të një reagimi verbal, ajo ka zgjedhur të shprehë qëndrimin e saj në mënyrë të tërthortë.

Në një postim në “Instagram”, ajo publikoi një kolazh prej tre fotosh të shkëputura nga seriali “Who Killed Griselda”? në Netflix.

 

The post Takimi “special” me Laert Haxhiun në burgun e Drenovës, reagon modelja kosovare (FOTO) appeared first on Albeu.com.

Zjarr në fshatin Palokastër në Gjirokastër/ Zjarrfikësit ndërhyjnë shpejt për të parandaluar përhapjen e flakëve

By: V K
13 July 2025 at 08:53

Në orët e para të mëngjesit të  sotëm, një vatër zjarri u raportua në hyrje të fshatit Palokastër, Gjirokastër.

Incidenti ndodhi në një zonë të ndjeshme, ku flakët po përhapeshin me shpejtësi, duke paraqitur rrezik për zonën përreth.

Pas njoftimit të banorëve, Drejtoria e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi në Gjirokastër, dërgoi menjëherë ekipet e zjarrfikësve për të ndërhyrë dhe shuar flakët.

Falë ndërhyrjes së shpejtë dhe të koordinuar, zjarri u vu nën kontroll pa shkaktuar dëme në njerëz apo pasuri.

 

The post Zjarr në fshatin Palokastër në Gjirokastër/ Zjarrfikësit ndërhyjnë shpejt për të parandaluar përhapjen e flakëve appeared first on Albeu.com.

Ledri Vula flet për herë të parë për lidhjen e re të Sarës

By: V K
13 July 2025 at 08:47

Reperi i njohur Ledri Vula, teksa ishte i ftuar në podkastin e Alketa Vejsiut, ka folur për herë të parë publikisht rreth lidhjes së re të ish-partneres së tij, Sara Hoxha, me Erik Fullanin.

Ledri tregoi maturi dhe qartësi në qëndrimin e tij, duke lënë pas çdo formë spekulimi apo tensioni.

Në intervistën e tij,  u diskutua edhe mbi ndikimin që kjo marrëdhënie e re mund të ketë në bashkëprindërimin me Sarën, për vajzën e tyre, Poem Blu.

I pyetur nëse kjo marrëdhënie e re ndikon në raportin që ata kanë për rritjen e vajzës së tyre, Ledri shprehet qartë:

“Sara më duket shumë e lumtur me djalin. Për mua është më e rëndësishme që Sara të jetë e lumtur. Nëse ajo është e lumtur, edhe goca është e lumtur. Për mua, goca është me shumë rëndësi”, – u shpreh Ledri me qetësi dhe vendosmëri.

Deklarata e tij është përhapur gjerësisht në rrjetet sociale, ku shumë ndjekës e kanë përgëzuar për qëndrimin e tij të pjekur dhe përkushtimin ndaj vajzës.

Në një kohë kur ndarjet publike shpesh shoqërohen me polemika, Ledri zgjodhi të japë një shembull pozitiv, duke vënë në plan të parë mirëqenien emocionale të fëmijës dhe respektin reciprok me ish-partneren.

Lidhja e re e Sarës me Erik Fullanin, ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë muajt e fundit, por kjo është hera e parë që Ledri flet hapur për të.

Me këtë deklaratë, ai i ka dhënë fund çdo hamendjeje për marrëdhëniet mes tyre dhe ka lënë të kuptohet qartë se qëndrimi i tij, do të mbetet i qetë dhe i përqendruar te prindërimi.

The post Ledri Vula flet për herë të parë për lidhjen e re të Sarës appeared first on Albeu.com.

Rikthimi pas 15 vitesh/ Pritje madhështore për Di Marian, argjentinasi shpërthen në lot ( VIDEO)

By: V K
13 July 2025 at 08:20

Futbollisti argjentinas, Angel Di Maria, sot është duke zhvilluar ndeshjen e parë me fanellën e Rosario Central, pas plot 15 vitesh.

Në stadium ishin të pranishëm afro 46 mijë tifozë dhe të gjithë këndojnë emrin e yllit të Argjentinës.

Pas daljes në fushë, Di Maria mori një pritje të ngrohtë nga tifozët. Madje ai nuk arriti t’i mbante dot lotët dhe filloi të qante nga emocionet.

Di Maria u rikthye në vendlindje për të luajtur me klubin e fëmijërisë pas aventurës së gjatë në klubet e Europës.

 

EL PRIMER ENCUENTRO DE ANGELITO Y LOS HINCHAS 🟡🔵 Di María salió a realizar la entrada en calor y se ganó la ovación de la gente de Rosario Central

Viví el Torneo Clausura 2025 por TNT Sports Premium y disfrutalo también en HBO Max 👉 #Suscribite https://t.co/rq6sQOr7sM pic.twitter.com/6Ab2ZsbqTO

— TNT Sports Argentina (@TNTSportsAR) July 12, 2025

The post Rikthimi pas 15 vitesh/ Pritje madhështore për Di Marian, argjentinasi shpërthen në lot ( VIDEO) appeared first on Albeu.com.

UNESCO shpall kështjellat e mbretit të Bavarisë Ludwig II, trashëgimi e kulturës botërore

By: V K
13 July 2025 at 08:07

Kështjellat përrallore të mbretit të Bavarisë Ludwig II, Komisioni i UNESCO-s i ka shpallur trashëgimi e kulturës botërore.

Krahas Neuschweinstein kategorizohen edhe tri kështjella të tjera si trashëgimi e kulturës botërore.

 

 

Në mbledhjen e Komisionit të Trashëgimisë së Kulturës Botërore të UNESCO-s në Paris, u pranuan në listën e objekteve të mbrojtura të kulturës botërore kështjellat përrallore të mbretit të Bavarisë Ludwig i II si dhe shtëpia mbretërore në Berg.

Këto kështjella në mjedise idilike natyrore që prej mëse 140 vjetësh janë si një magnet për turistët.

Vetëm vitin e kaluar janë joshur të vizitojnë këto vepra mjeshtërore rreth 1,7 milionë vizitorë nga brenda dhe jashtë vendit.

Tri kështjellat e famshme të Ludwig-ut të II u ndërtuan gjatë mbretërimit të tij me shuma maramendëse parash.

Kështjellat Linderhof dhe Herrenchiemsee, ku janë vendosur ekspozitat qëndrore në kujtim të Ludwig-ut të II, si dhe kështjella Neuschwanstein.

Mbreti i famshëm bavarez

Ludwig i IIështë konsideruar në gjithë botën si gjermani më i njohur, megjithëse parë hollë ai ka qenë bavarez: Mbreti Ludwigu i II ka lindur më 25 gusht 1845 në kështjellën Nymphenburg afër Mynihut dhe ka vdekur më 13 qershor 1886 në liqenin Starnberger. Ludwigu i II. ka sunduar nga 1864 deri në vdekjen e tij si mbreti i Bavarisë.

Ai nuk ka qenë mbret “konvencional”, të cilit nuk i interesonte shumë politika, lufta dhe administrata. Ai angazhohej për artin, ndërtimin e kështjellave shumë pompoze, mbështeste Richard Wagnerin dhe muzikën e tij.

The post UNESCO shpall kështjellat e mbretit të Bavarisë Ludwig II, trashëgimi e kulturës botërore appeared first on Albeu.com.

Sot tentativa e 46-të për konstituimin e kuvendit të Kosovës

By: V K
13 July 2025 at 07:52

Këtë të diel, do të mbahet seanca konstituive e kuvendit të Kosovës.

Kjo është tentativa e 46-të për konstituimin e Kuvendit. Nga ora 11:00 deputetët e zgjedhur do të mblidhen sërish, për të konstituar përbërjen parlamentare të dalë nga zgjdhjet e 9 shkurtit.

Aktualisht, konstituimi ka mbetur i bllokuar te pika e zgjedhjes së kryetarit të kuvendit.

Vetëvendosja si parti e parë ka propozuar Albulena Haxhiun, e cila nuk ka gjetur mbështetjen tek opozita .

The post Sot tentativa e 46-të për konstituimin e kuvendit të Kosovës appeared first on Albeu.com.

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

By: V K
13 July 2025 at 07:48

Sot, më 13 korrik 2025, dollari amerikan, blihet me 83 lekë dhe shitet me 84 lekë.

Euro, blihet me 97.3 lekë dhe shitet 98.1 lekë.

Franga zvicerane, këmbehet në blerje me 103.9 lekë, ndërsa në shitje me 105 lekë.

Paundi britanik, blihet me 111.9 lekë dhe shitet me 113.2 lekë.

Dollari kanadez, sot në blerje këmbehet me 60.5 lekë, ndërsa në shitje me 62 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

 

The post Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro appeared first on Albeu.com.

Parashikimi i motit 13 Korrik 2025/ Ja si do variojnë temperaturat gjatë ditës

By: V K
13 July 2025 at 07:25

Ditën e sotme, Shqipëria vijon të jetë nën ndikimin e masave ajrore të nxehta dhe të thata, duke sjellë një tjetër ditë me mot përvëlues.

Sipas MeteoAlb, e diela e 13 korrikut 2025, do të karakterizohet nga kthjellime të shumta dhe diell i fortë në të gjithë territorin.

Temperaturat e ajrit pritet të shënojnë rritje të ndjeshme në orët e mesditës, ku maksimumet do të kapin vlerat deri në 36°C, veçanërisht në zonat e ulëta dhe ato të jugut.

Mëngjesi ka nisur me mot të kthjellët dhe temperatura të buta, por që nga ora 10:00 e tutje pritet një rritje graduale e ndjeshme e të nxehtit.

Orët më të nxehta të ditës do të jenë nga 12:00 deri në 16:00, periudhë gjatë së cilës qytetarët këshillohen të shmangin ekspozimin e drejtpërdrejtë në diell.

Gjatë mbrëmjes pritet një rënie graduale e temperaturave, duke sjellë një mot më të freskët, me minimumet që do të zbresin deri në 24°C.

Rekomandime për qytetarët:

Institucionet shëndetësore apelojnë për kujdes të shtuar ndaj temperaturave të larta, sidomos për fëmijët, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike.

Këshillohet përdorimi i ujit në sasi të bollshme, veshje të lehta dhe shmangia e qëndrimit në ambiente të hapura gjatë pikës maksimale të nxehtësisë.

The post Parashikimi i motit 13 Korrik 2025/ Ja si do variojnë temperaturat gjatë ditës appeared first on Albeu.com.

Horoskopi 13 Korrik, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

By: M C
12 July 2025 at 23:48

Dashi

Do kaloni një site shume romantike sot ju qe jeni ne çift dhe emocionet do jene te papërshkrueshme. Partneri do iu beje te lumtur ne çdo moment. Beqaret do takohen me disa persona dhe do diskutojnë gjere e gjate me ta për t’i njohur sa me mire. Ne planin financiar tregohuni te arsyeshëm dhe parashikues nëse nuk doni qe situata te ketë vështirësi.

Demi

Jo çdo gjë do shkoje ashtu si e kishit menduar sot ne jetën tuaj ne çift, prandaj here pas here mund te keni edhe ndonjë debat me partnerin. Kujdes! Për beqaret perspektivat janë goxha te mira. Disa mund te jene te shkathet dhe ta thellojnë me tepër njohjen me dike. Ne planin financiar duhet te ruani maturinë dhe te shpenzoni me shume kujdes.

Binjaket

Ka rrezik qe mosmarrëveshjet dhe debatet te jene te shumta sot ne jetën tuaj ne çift. Nuk do kuptoheni aspak me partnerin dhe nga ana tjetër do kërkoni ne çdo moment qe te dale e juaja. Beqaret do jene joshës dhe do e bëjnë me ne fund për vete personin qe kane pëlqyer gjithmonë. Ne planin financiar do jene te favorizuara edhe investimet apo transaksionet.

Gaforrja

Te dashuruarit do vazhdojnë te jetojnë ne një ambient harmonik dhe mjaft entuziazmues. Çdo gjë do shkoje ashtu si ata e kane dashuruar. Beqaret do jene me te interesuar për aventura sesa për lidhje serioze gjate kësaj dite. Mundësitë ne fakt do jene te shumta. Ne planin financiar gabimi me i vogël do iu kushtoje shume shtrenjtë. Mendohuni shume here para se te vendosni.

Luani

Jeta juaj ne çift nuk do jete aspak e keqe sot kështu qe ju do kaloni një dite mjaft te bukur dhe pa debate. Shfrytëzojeni kohen kur te jeni pranë partnerin tuaj për te folur edhe për ndonjë projekt te se ardhmes. Beqaret do jene ne kërkim te personin ideal, por nuk do mund ta gjejnë dot atë. Financat do fillojnë te përmirësohen paksa. Gjithsesi mos kërkoni te pasuroheni menjëherë.

Virgjeresha

Dite përgjithësisht e qete dhe pa asgjë te veçante kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ndiheni mjaft mire ne krahët e atij qe dashuroni. Beqaret do lodhen pak duke kërkuar, por ne pasdite do gjejnë një person qe do iu përshtatet ne çdo pike. Financat nuk do jene te këqija, megjithatë nuk duhen ndërmarrë operacione te rrezikshme. Mund te lindin probleme te paimagjinueshme.

Peshorja

Plutoni do sjelle disa turbullira gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift, Do e keni te vështirë te ruani një klime te qete dhe here pas here do debatoni me partnerin. Beqaret do e realizojnë me ne fund takimin me te bukur te jetës se tyre. Financat do jene goxha te mira. Mund te kryeni pa frike te gjitha shpenzimet me te domosdoshme.

Akrepi

Dite mjaft pasionante dhe e bukur kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ndiheni si mbi re ne krahët e partnerit tuaj dhe nuk do doni te shkëputeni nga ai për asnjë çast. Beqaret do kenë mundësi te realizojnë disa takime. Harxhoni kohen e duhur për t’u njohur me mire para se te merrni vendime. Financat do përmirësohen ne mënyrë te papritur.

Shigjetari

Pas një kohe te gjate lidhjeje me ne fund do formalizoni gjithçka gjate kësaj dite. Do ndiheni te dy te gëzuar dhe entuziaste. Beqaret fatkeqësisht nuk do jene me fat dhe nuk do arrijnë as sot ta gjejnë partnerin ideal. Gjithsesi kjo nuk do te thotë qe ju te bini ne pesimizëm. Ne planin financiar duhet te bëni pak ekonomi nëse doni qe gjendja te stabilizohet.

Bricjapi

Nuk është ende koha e duhur për te diskutuar mbi disa tema delikate ne çift. Partneri nuk do jete shume ne humor dhe mund te keni probleme. Beqaret do kenë një dite normale. Merrini gjerat si t’iu vijnë dhe mos kërkoni me ngulm te filloni një histori dashurie. Financat do vijnë dalëngadalë duke u përmirësuar. Vazhdoni te shpenzoni me kursim edhe pak kohe.

Ujori

Çiftet do kenë një dite te zakonshme dhe fatmirësisht pa probleme. Jeta sentimentale e beqareve do varet tërësisht nga ata vete. Nëse tregohen te hapur dhe pranojnë ftesat qe do iu bëhen mund te kenë mundësi serioze për lidhje. Ne planin financiar do keni fat. Do arrini te ruani qëndrueshmërinë e te ardhurave edhe duke kryer ndonjë shpenzim te domosdoshëm.

Peshqit

Beni kujdes sot me ato qe do i thoni partnerit sepse po gabuat mund te keni probleme goxha serioze me te. Beqaret duhet te kujdesen pak me tepër për pamjen e tyre nëse duan te tërheqin vëmendjen e disa personave. Po e late veten pas dore do mbeteni me te njëjtin status. Ne planin financiar nuk duhet hedhur asnjë hap i pamenduar sepse do keni probleme.

The post Horoskopi 13 Korrik, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju appeared first on Albeu.com.

Policia në kërkim të Meriton Mjekiqit dhe vëllait të tij, të dyshuar për dh*në

By: M C
12 July 2025 at 23:40

Moderatori i njohur, Meriton Mjekiqi, bashkë me vëllain e tij ndodhet në kërkim nga organet e rendit.

Burime të afërta me rastin bëjnë të ditur se ndaj dy vëllezërve rëndon dyshimi për përfshirje në një incident të dhunshëm, që për pasojë ka lënë të lënduar një 29-vjeçar.

Ngjarja, sipas burimeve të Reporterit, ka ndodhur ditë më parë dhe është cilësuar nga autoritetet si “lëndim i rëndë trupor”.

Policia ka ndërmarrë disa veprime për të lokalizuar të dyshuarit, duke përfshirë edhe bastisjen e vendbanimit së tyre në Obiliq. Megjithatë, ata nuk janë gjetur aty.

The post Policia në kërkim të Meriton Mjekiqit dhe vëllait të tij, të dyshuar për dh*në appeared first on Albeu.com.

Anita Haradinaj rrëfen takimin me të fejuarën e djalit: Deri në 50 vjeç nuk dua të jem as gjyshe, as vjehrrë

By: M C
12 July 2025 at 23:24

E ftuar në emisionin “S’e Luan Topi”, moderatorja Anita Haradinaj ndau për herë të parë detaje personale mbi familjen dhe raportin me të birin dhe partneren e tij. Me nota humori, ajo tregoi se u vendosi kushte të dyve: “I thashë që deri në 50 vjeç nuk jam gati të bëhem as gjyshe, as vjehrrë”.

Në bisedë me moderatoren Erjona Rusi, Anita rrëfeu se kishte ndihmuar edhe për zgjedhjen e fustanit të të fejuarës së djalit, duke shtuar: “Pak, duke i rënë nga Kina… por e zgjodhi me shumë shije!”

Ajo gjithashtu pranoi me sinqeritet se nuk është tipi i vjehrrës pasive: “Nuk përtoj, jam vjehrrë e keqe”, duke shtuar me krenari për të birin: “Nuk e them unë, ai është më i miri në botë!”

Anita Haradinaj: U martua vëllai im dhe erdhi shoqja e djalit dhe më filluan mendimet. Se i bika kur shkon në dasmë të familjes, bëhet zyrtare. Për mua ishte okej, kanë qejf të vijnë, te lë vijnë. Pavarësisht se ajo goca është shumë e mirë, unë e kam takuar.

Erjona Rusi: Unë po përpiqem të imagjinoj se çfarë lloj vjehrre je ti?

Anita Haradinaj: Nuk përtoj, jam vjehrrë e keqe. Kur filluan këto mendimet, i thashë asaj dhe djalit tim që deri në 50 vjeçe, nuk jam gati të bëhem as gjyshe, as vjehrrë.

Erjona Rusi: Edhe sa duhen deri te të pesëdhjetat?

Anita Haradinaj: Edhe pesë, nuk është shumë. Për dashuri ia vlen sakrifica. Ndërsa kur shikova te Valdrini të blija fustanet, e mora dhe atë me vete. E pyeta ‘po ti çfarë do veshësh’, më tha ‘i kam gjetur’. I thashë ‘jo, zgjidhe këtu një.

Erjona Rusi: Doje t’ia zgjidhje ti fustanin

Anita Haradinaj: Pak, duke i rënë nga Kina…

Erjona Rusi: Ta pranoi?

Anita Haradinaj: Ajo e zgjodhi me gusto shumë të mirë dhe unë thashë ‘okej’. Dhe Valdrini që më thoshte ‘ty s’të kisha bërë kurrë vjehrrë’.

Erjona Rusi: Je ti nga ato mama që thonë ‘djali im është më i miri në botë dhe askush nuk i afrohet dot’.

Anita Haradinaj: Nuk e them unë, ai është!

The post Anita Haradinaj rrëfen takimin me të fejuarën e djalit: Deri në 50 vjeç nuk dua të jem as gjyshe, as vjehrrë appeared first on Albeu.com.

Nxehtësi “rekord” në Skoci, Uells dhe Irlandën e Veriut

By: M C
12 July 2025 at 23:14

Dita më e nxehtë e vitit, deri më tani, u regjistrua të shtunën (12/7) në Skoci, Uells dhe Irlandën e Veriut, të cilat u përballën me valën e tretë të të nxehtit të verës. Siç raporton SkyNews, temperaturat arritën në 32.2 gradë Celsius në Aviemore të Skocisë, ndërsa në Uells, temperatura maksimale prej 33.1 gradë Celsius u regjistrua në Bute Park të Cardiffit. Në Irlandën e Veriut, termometri tregoi 30 gradë Celsius në Magilligan, Qarku Londonderry.

Temperaturat në të gjithë Anglinë ishin midis 20 dhe 30 gradëve, por jo aq të larta sa të thyenin rekordin prej 35.8 gradësh të regjistruar në Kent në fillim të korrikut. Vlen të përmendet se Mbretëria e Bashkuar po përjeton aktualisht valën e tretë të të nxehtit të vitit dhe Midlands dhe Anglia jugore dhe lindore janë nën një alarm portokalli deri të hënën (14/7).

The post Nxehtësi “rekord” në Skoci, Uells dhe Irlandën e Veriut appeared first on Albeu.com.

Tensionet në Theth, banori: Nuk e lëshoj tokën pa gjak, do ndërtoj sërish

By: M C
12 July 2025 at 22:46

Prej orëve të para të mëngjesit, ka vijuar operacioni i IKMT-së për shembjen e objekteve pa leje në të gjithë zonën e Thethit. Lidhur me këtë, ka folur në Euronews Albania një nga banorët e Thethit, njëkohësisht sipërmarrës në zonë. Në një bisedë në “Now”, banori shpreh shqetësimin duke nisur që nga fakti se çdo gjë është ndërtuar me mund dhe me djersë, dhe deri tek numri mjaft i lartë i turistëve që si rrjedhojë, banorët kanë pësuar mjaft humbje me largimin e tyre.

“Ka pasur turistë pa masë, kanë folur edhe për mediat dhe janë ndjerë të frikësuar. Qëllimi i shtetit mafioz është të trembë rininë shqiptare dhe të largohen ashtu siç janë larguar në të gjithë Shqipërinë. Ne nuk i lëshojmë trojet tona, nuk i kanë lëshuar as të parët tanë. Edhe biznes nuk do zhvillojë kush këtu. Edi Rama ka ndez një zjarr këtu. Ai të rrijë si kryeministër në punë të vet. Ideja se po shet Thethin , mos ta besojë.

Bujtinën e kam bërë me djersën time dhe e ka prishur Edi Rama. Do ta rindërtoj prap dhe s’do ta lëshojmë. Do largojmë edhe ata që nuk janë banorë të Thethit. Të tjerët vetëm do vinë për rezervim javor. Toka është e Thethit, nuk e lëshojmë pa gjak”, tha sipërmarrësi në Theth.

Më tej, ai ndalet në një tjetër detaj që tregon se edhe vetë bashkia Shkodër ka lejuar të ndodhë diçka e tillë për një qëllim.

“Këto bujtina i kemi ndërtuar që në vitin 1997. Nga ana tjetër edhe bashkia Shkodër i ka lënë lirshëm njerëzit që të ndërtojnë, dhe banorët janë nxituar. Kjo është bërë me qëllim t’u marrin qytetarëve votat e pas tyre, t’ua shembin bizneset. Ne s’kemi vrarë askënd. As kohë nuk na kanë lënë, vetëm një orë dhe me fadromë nga mbrapa”, tha banori.

The post Tensionet në Theth, banori: Nuk e lëshoj tokën pa gjak, do ndërtoj sërish appeared first on Albeu.com.

Begaj vizitë në Ohër, takim me presidenten Siljanovska-Davkova

By: M C
12 July 2025 at 22:28

Presidenti i vendit, Bajram Begaj ka zhvilluar një vizitë në Ohër, me ftesë të homologes së tij, Siljanovska-Davkova.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Begaj shprehet se diskutuan për bashkëpunimin bilateral, rajonal dhe integrimin europian.

Më tek ai shton se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut ndajnë vullnetin për të bashkëpunuar në projekte me vlerë për qytetarët tanë.

“Në Ohër për një vizitë njëditore, me ftesë të Presidentes Siljanovska-Davkova.

Folëm për bashkëpunimin. bilateral, rajonal dhe integrimin europian.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut ndajnë vullnetin për të bashkëpunuar në projekte me vlerë për qytetarët tanë.

Faktori shqiptar në Maqedoninë e Veriut eshtë urë lidhësë, i rëndësishëm dhe garanci për progresin e vazhdueshëm të marrëdhënieve tona.

Zhvilllimi i projekteve të përbashkëta jo vetëm ekonomike dhe infrastrukturore, por edhe kulturore e sociale është i arritshëm dhe i mirëpritur.

Me forca të përbashkëta drejt progresit!“, shprehet Presidenti Begaj.

The post Begaj vizitë në Ohër, takim me presidenten Siljanovska-Davkova appeared first on Albeu.com.

Ministri i Izraelit: E sulmojmë përsëri Iranin, ne s’kemi frikë! Po armatosemi seriozisht përballë programit bërthamor të Teheranit

By: M C
12 July 2025 at 22:09

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Eli Cohen, ka dhënë një paralajmërim të drejtpërdrejtë ndaj Iranit lidhur me programin e tij bërthamor.

Në një intervistë për Top Channel, ai deklaroi se pengesat për një ndërhyrje ushtarake izraelite tashmë janë hequr dhe se në rast se Irani rifillon aktivitetet për zhvillimin e armëve bërthamore, Izraeli është i gatshëm të veprojë.

Eli Cohen theksoi se shteti izraelit po armatoset intensivisht për t’u përballur me çdo kërcënim potencial nga Teherani.

Duke folur gjithashtu për situatën në Rripin e Gazës, ai u shpreh se operacionet ushtarake në jug synojnë eliminimin përfundimtar të Hamasit.

Ministri shtoi se nëse Hamasi mposhtet, ekziston një plan i veçantë për të ardhmen e Rripit të Gazës dhe për stabilizimin e rajonit.

“Ne treguam aftësitë tona gjatë luftës 12-ditore. Nëse Irani vendos të rinisë programin e armëve bërthamore, ne do ta sulmojmë sërish. Të gjithë kanë frikë të sulmojnë Iranin, por ne jo.

Ne po armatosemi në mënyrë shumë serioze përballë programit bërthamor. Dhe në fakt, ne nuk po luftojmë vetëm për Izraelin, por për të gjithë botën e lirë. Hamas nuk do të qeverisë më në Gaza. Falë operacioneve tona, Nasrallah në Liban është neutralizuar dhe Assad u largua nga Siria. E njëjta gjë do të ndodhë në Gaza.

Eliminimi i Hamasit do t’i hapë rrugë një të ardhmeje ndryshe për banorët e Gazës, ku të drejtat e njeriut, demokracia dhe një ekonomi më e zhvilluar do të jenë të mundshme.”-tha Cohen.

The post Ministri i Izraelit: E sulmojmë përsëri Iranin, ne s’kemi frikë! Po armatosemi seriozisht përballë programit bërthamor të Teheranit appeared first on Albeu.com.

Yesterday — 12 July 2025Albeu

Zjarr në kodrat e Rrogozhinës, banorët: Kemi shpëtuar për pak

By: M C
12 July 2025 at 21:51

Një zjarr i papritur ka përfshirë kodrat e Rrogozhinës, duke rrezikuar jetën, pronat dhe gjithçka në rrugën e flakëve.

Brenda pak minutash, zjarri u përhap me shpejtësi të frikshme, duke djegur çdo pëllëmbë toke dhe duke lënë pas tym, hi dhe panik.

“Kemi shpëtuar për pak. Vetëm ndërhyrja e shpejtë e banorëve dhe ndihma e kufizuar që arriti në kohë, bënë që të mos kemi pasoja më të rënda. Toka është djegur e gjitha asnjë metër i gjelbër nuk ka mbetur”, shprehet një ndër banorët.

The post Zjarr në kodrat e Rrogozhinës, banorët: Kemi shpëtuar për pak appeared first on Albeu.com.

Fundjava shkakton ‘kaos’ në kufi, fluks automjetesh nga Maqedonia e Veriut në Qafë Thanë, ndërprerje në sistemin TIMS

By: M C
12 July 2025 at 21:48

Fluks i lartë automjetesh është regjistruar këtë të shtunë në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës. Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut i janë drejtuar bregdetit të Shqipërisë çka ka sjellë radhë kilometrike automjetesh.

Policia kufitare ka bërë me dije se radhët e gjata të makinave kanë bërë që të ketë edhe ndërprerje të rrjetit të sistemit TIMS për shkak të mbingarkesës.

Ndërkohë, në këtë pikë kufitare aktualisht po punohet me një sportel në hyrje dhe një në dalje, ndersa shtimi i sporteleve varet nga pala e Maqedonisë së Veriut.

The post Fundjava shkakton ‘kaos’ në kufi, fluks automjetesh nga Maqedonia e Veriut në Qafë Thanë, ndërprerje në sistemin TIMS appeared first on Albeu.com.

Modelja Ziza Pajaziti takim “special” në burg me Laert Haxhiun, skaner disa femrave eskortë/ Ish-drejtori i burgut dhe ish-shefi i policisë nën hetim

By: M C
12 July 2025 at 21:13

Vetëm dy ditë pasi “Ora News”, publikoi skandalin e hyrjes së modeles nga Kosova, Ziza Pajaziti, në burgun e sigurisë së Lartë të Drenovës, prokuroria e Korçës ka kërkuar nga drejtoria e këtij burgu të njihet me praktikën e këtij rasti.

Kërkesa për të tërhequr praktikën e futjes në burg të Ziza Pajazitit, është motivuar në bazë të një procedimi penal të hapur për “Shpërdorim detyre”, ndaj ish-drejtorit të burgut Drenovë, Fatjon Fasho dhe shefit të policisë së Burgut, Sokol Kaçoli.

Të dy zyrtarët e lartë të burgut Drenovë, një javë më parë u larguan nga puna, për shkak të daljes në media të këtij skandali dhe sekuestrimit të 4 aparateve telefonikë “Iphone” dhe “Samsung”, që përdoreshin nga tre anëtarët kryesorë të grupit të Laert Haxhiut, si Orgest Bilbili, Anterio Kaloshi dhe vetë Haxhiu.

Për të zbardhur të gjitha rrethanat e rastit, prokuroria ka kërkuar të administrojë praktikën dhe rregulloren e burgut, për sa i përket takimeve që zhvillojnë të dënuarit e burgut me persona të jashtëm.

Rregullorja parashikon që në takime private me të dënuarin nuk mund të hyjë asnjë person, që nuk është zyrtarisht e martuar ose i martuar me të dënuarin ose të dënuarën.

Ndaj në këtë rast, po verifikohet se me çfarë statusi është pranuar kërkesa e të dënuarit me burg përjetë Vladimir Kurti, për të planifikuar një takim special me modelen nga Kosova, Ziza Pajaziti.

Deri në këtë fazë ku ndodhet hetimi i prkurorisë, dyshimet janë se njerëz nga jashtë burgut, duke përfshirë dhe noterë kanë falsifikuar dokumenta, të cilat paraqesnin një situatë fiktive se mes Vladimir Kurtit dhe Ziza Pajazitit, ishte celebruar një martesë.

Përmes dokumentave të dorëzuar në drejtorinë e Burgut Drenovë, është mbyllur takimi në 12 qershor me Vladimir Kurtin. Por teksa Pajaziti është akomoduar në dhomën speciale, policia e Burgjeve ka shoqëruar në këtë dhomë Laert Haxhiun dhe jo Vladimir Kurtin.

Një taktikë e tillë është përsëritur disa herë në burgun e Korçës, ndaj prokuroria tashmë ka nisur një hetim për të bërë “skanerin” e disa dosjeve të personave të dënuar, për të mësuar rreth takimeve private që ata kanë pasur dhe nëse femrat ishin personat e lidhur në bashkëmartesë apo ishin të jashtme.

Situata e futjes së femrave eskortë në burgje është kthyer në modë. Ku shpesh herë ato hyjnë duke u maskuar në letra si bashkëshorte të të dënuarve ose kushërira të tyre.

Në tre burgjet e sigurisë së Lartë në Shqipëri, burgun e Korçës, burgun e Burrelit dhe atë të Peqinit, por edhe në paraburgimin 313 në Tiranë, informacionet janë se vajza të ShowBizit në Shqipëri, eskorta nga Kosova, e madje Venezuela dhe deri Bolivia, kanë hyrë për takime speciale me të dënuar me burg përjetë./OraNews/

The post Modelja Ziza Pajaziti takim “special” në burg me Laert Haxhiun, skaner disa femrave eskortë/ Ish-drejtori i burgut dhe ish-shefi i policisë nën hetim appeared first on Albeu.com.

Ndërron jetë një 50-vjeçar në makinë në Shkodër, dyshimet e para

By: M C
12 July 2025 at 20:32

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “Qemal Stafa”, ku rreth orës 19:15, brenda një automjeti në pronësi të një subjekti tregtar, është gjetur i pajetë një shtetas rreth 50 vjeç.

Sipas të dhënave paraprake, viktima, i identifikuar me inicialet E. M., ndodhej në sediljen e pasagjerit kur dyshohet se ka pësuar arrest kardiak, çka dyshohet të ketë shkaktuar vdekjen e tij.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po vijon punën për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 19:15, në lagjen “Qemal Stafa” brenda automjetit në pronësi të një subjekti tregtar, në serdilen e pasagjerit është gjetur pa shenja jete shtetasi E. M., rreth 50 vjeç, i cili dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

The post Ndërron jetë një 50-vjeçar në makinë në Shkodër, dyshimet e para appeared first on Albeu.com.

❌
❌