Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 8 August 2025Albeu

Kush është mashkulli misterioz që i ka rrëmbyer zemrën Rike Roçit (FOTO)

By: V K
8 August 2025 at 09:34

Ish-banorja e “Big Brother Vip 3”, Rike Roçi, është në një lidhje dashurie. Ajo e ka mbajtur jetën private sekrete, por ka zbuluar se tashmë zemra e saj është e zënë.

Biondja seksi po shijon pushimet në Itali dhe ka publikuar një foto krah partnerit të saj.

Në imazhin e publikuar, shihet në rërën e plazhit hija e Rike Roçit duke u puthur në buzë me të dashurin.

Por, Rike Roçi, ka vendosur të mos zbulojë identitetin e mashkullit që i ka rrëmbyer zemrën.

 

The post Kush është mashkulli misterioz që i ka rrëmbyer zemrën Rike Roçit (FOTO) appeared first on Albeu.com.

I përfshirë në trasportimin ilegal të emigrantëve, arrestohet 22-vjeçari shqiptar në Britani

By: V K
8 August 2025 at 09:26

Një 22-vjeçar shqiptar, është arrestuar si pjesë e një hetimi të Agjencisë Kombëtare të Krimit mbi krimin e organizuar të emigracionit në Britani.

Mediat britanike, raportojnë se shqiptari u nxor nga një qendër ndalimi për emigracionin pranë Aeroportit Gatwick dhe u intervistua nga oficerët e NCA-së me dyshimin për ndihmë në emigracionin e paligjshëm.

Ai dyshohet se është i përfshirë në lehtësimin e transferimit të emigrantëve nga Shqipëria në Mbretërinë e Bashkuar, nëpërmjet anijeve të vogla dhe mjeteve të rënda.

“Ky arrestim është bërë si pjesë e një hetimi të vazhdueshëm mbi udhëtimet shumë të rrezikshme të kontrabandës së njerëzve duke përdorur anije të vogla dhe mjete të rënda nëpër Kanal. NCA nuk do të lërë gur pa lëvizur – në çdo hap të rrugës së kontrabandës së njerëzve – në punën tonë për të trajtuar autorët e krimit të organizuar të imigracionit”, tha Komandantja e Degës së NCA-së, Sara-Jayne Moore.

The post I përfshirë në trasportimin ilegal të emigrantëve, arrestohet 22-vjeçari shqiptar në Britani appeared first on Albeu.com.

Tottenham “poshtërohet” nga Bayern para sfidës për Superkupën e Evropës (VIDEO)

By: V K
8 August 2025 at 09:08

Gjashtë ditë para se të përballet me PSG-në në Superkupën e Evropës, trajneri i ri i Tottenhamit, Thomas Frank, ndoshta kishte imagjinuar një ndeshje miqësore më të kontrolluar kundër Bayern Munich.

Por ekipi i tij u shkatërrua (0-4) nga kampionët e fuqishëm gjermanë, të cilët shënuan katër gola në tetë gjuajtjet e tyre në portë.

Bavarezët u shënuan në mënyrë të dukshme me Harry Kane (12’) dhe Kingsley Coman (61’). Golat e mbrëmjes u realizuan edhe nga lojtarët e akademisë së të rinjve të Mynihut: Lennart Karl (74’) dhe Jonah Kusi-Asare (80’).
Lojtarët e Vincent Kompany mund të kishin fituar edhe me një epërsi më të madhe nëse nuk do të kishte qenë për një penallti të humbur nga Harry Kane (15’) dhe një pritje të shpejtë nga Guglielmo Vicario para qendërsulmuesit britanik (66’).

Luis Diaz, i cili mbërriti të mërkurën, më 30 korrik nga Liverpool për 75 milionë euro, luajti 76 minuta para se të zëvendësohej nga i riu Wisdom Mike (16 vjeç).

Në vështirësi serioze mbrojtëse, lojtarët e Tottenhamit treguan gjithashtu ngathtësi përpara portës kundërshtare, siç ilustrohet nga goditja me kokë e Richarlison jashtë portës kur sulmuesi brazilian ishte pozicionuar në mënyrë ideale në zemër të zonës (69’).

Përpara kësaj ndeshjeje, Spurs kishin fituar ndeshje miqësore kundër Arsenalit më 31 korrik (1-0) dhe kundër Reading më 19 korrik (2-0), dhe kishin pësuar tre barazime kundër Newcastle (1-1, 3 gusht), Luton (0-0) dhe Wycombe (2-2), dy ndeshjet e fundit ishin luajtur me katër orë diferencë më 26 korrik.

 

The post Tottenham “poshtërohet” nga Bayern para sfidës për Superkupën e Evropës (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Rama poston video nga Shkodra: Program i ri në funksion të cilësisë së hapësirave komunitare të Shqipërisë 2030

By: V K
8 August 2025 at 08:38

Aksioni për çlirimin e hapësirave publike ka vijuar pa ndërprerje në zona të ndryshme në Tiranë, por është shtrirë edhe në qytete të tjera.

Këtë të premte, kryeministri Edi Rama në “Facebook”, ka ndarë së fundmi pamje nga aksioni i zhvilluar në Shkodër.

Në mesazhin e tij në facebook, Rama shkruan se çlirimi i hapësirave publike në Shkodër vazhdon si në një sërë qytetesh të tjera, për t’i hapur rrugë Rilindjes Urbane 2.0, me një program të ri qeveri-bashki – sipërmarrje-komunitet, në funksion të cilësisë së hapësirave komunitare e të Shqipërisë 2030 në BE.

 

The post Rama poston video nga Shkodra: Program i ri në funksion të cilësisë së hapësirave komunitare të Shqipërisë 2030 appeared first on Albeu.com.

Statistikat e INSTAT: Shoferët me shumë përvojë, kryejnë shumicën e aksidenteve rrugore me viktima dhe të plagosur

By: V K
8 August 2025 at 08:24

Shumica e aksidenteve rrugore që shkaktojnë plagosje dhe humbje jete, kryhen nga shoferët me përvojë në drejtim e mjetit.

Sipas të dhënave të INSTAT, grupi i shoferëve me përvojën më të madhe, mbi 9 vjet zotërimi leje drejtimi, përbën pjesën më të madhe të aksidenteve me 925 të plagosur në 2024, nga 632 në 2023, teksa viktimat kanë rënë lehtë, nga 82 në 2023 në 73 në 2024.

Kjo kategori e drejtuesve të mjeteve, shkaktoi 44 për qind të plagosjeve në aksidentet rrugore gjatë vitit të kaluar dhe 42 për qind të viktimave.

Të dhënat më të fundit mbi aksidentet rrugore në Shqipëri, tregojnë një rritje të ndjeshme të numrit të të plagosurve dhe të vdekurve për vitin 2024, sidomos në rastet kur drejtuesit janë pa leje drejtimi, të mitur apo janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Në kategorinë “Pa leje drejtimi”, në vitin 2024 u regjistruan 99 të plagosur, një rritje me 29% krahasuar me vitin 2023 (77 të plagosur).

Numri i të vdekurve në këtë kategori u rrit nga 12 në vitin 2023 në 20 në 2024, një rritje prej 66.6%, duke treguar një përkeqësim në pasojat e shkaktuara nga personat që drejtojnë pa leje drejtimi.

Ndërkohë, një tjetër grup shqetësues janë drejtuesit nën moshën 18-vjeç, përkatësisht në grup-moshën 0-3 vjet përvojë drejtimi, që zakonisht përfshin edhe drejtuesit e mitur.

Në vitin 2024, ata shkaktuan 391 të plagosur (nga 284 në 2023), me një rritje mbi 37%, ndërkohë që numri i viktimave mbeti thuajse i njëjtë nga 36 në 2023, dhe 35 në 2024.

Për grup-moshat me 3–6 vjet përvojë drejtimi, shifrat janë disi më të stabilizuara, nga 236 të plagosur në 2023, në 300 në 2024, ndërsa viktimat ranë nga 25 në 18.

Në të njëjtën kohë, drejtuesit me 6–9 vjet përvojë drejtimi shkaktuan 326 të plagosur në 2024, një rritje krahasuar me 277 në 2023, por me një ulje të viktimave nga 34 në 24.

Një tjetër shifër shqetësuese është rritja e rasteve kur drejtuesit janë larguar nga vendi i ngjarjes, pas një aksidenti. Nga 33 të plagosur dhe 3 viktima në 2023, në 39 të plagosur dhe 5 viktima në 2024.

Të dhëna sinjalizojnë se ka rënë vëmendja për kontrolle më të forta policore, ndëshkime më të rënda për drejtimin pa leje si për drejtuesit e papërgjegjshëm.

Aksidentet rrugore janë ende një shkaktar i madh i vdekjeve, sidomos në grup-mosha e reja dhe dëmtimin e rënde te një pjesë tjetër që kërkon kujdes shëndetësor gjithë jetën./ Monitor

 

The post Statistikat e INSTAT: Shoferët me shumë përvojë, kryejnë shumicën e aksidenteve rrugore me viktima dhe të plagosur appeared first on Albeu.com.

Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e biznesmenit turk/ Kush është Halit Yukay: Martesa e tij me një grua greke dhe kompania e anijeve

By: V K
8 August 2025 at 08:00

Kërkimet vazhdojnë intensivisht për biznesmenin 43-vjeçar turk Halit Yukay, i cili rezulton i zhdukur që nga nata e së shtunës, kur ai u nis me jahtin e tij nga Gialova në Turqinë jugperëndimore me destinacion Mykonos.

Jahti i 43-vjeçarit turk, u gjet nga roja bregdetare turke i dëmtuar dhe gjysmë i fundosur pranë Prokonnisos (një ishull në Detin Marmara pranë Propontis).

Ndërkohë, sipas një raporti në Milliyet, një kapiten anijeje mallrash ka treguar disa detaje rreth situatës që ai ka parë në det me anisen e biznesmenit duke u fundosur.

“Papritmas ndjeva një dridhje, nuk e kuptova çfarë po ndodhte, shikova përpara meje dhe pashë dy copa në të djathtë dhe të majtë. Nuk mund ta kuptoja çfarë po ndodhte.

Shikova përpara meje dhe pashë dy copa në të djathtë dhe të majtë. Pashë diçka si copa druri. Kalova nga mesi, por pas pak u ktheva me anijen.

Nuk u ndjeva rehat. Në atë moment, pashë një varkë shpëtimi. Nuk e kuptova se çfarë ishin copat e drurit që pashë në të djathtë dhe të majtë. Kur e kuptova se nuk kishte të bënte fare me mua (anijen time), vazhdova udhëtimin tim.

Pas pak kohe, thirra përfaqësuesin e kompanisë dhe i shpjegova situatën. Pastaj më thanë se nuk kishte të bënte fare me ne. Thashë: Po vazhdoj udhëtimin tim.

Normalisht, kur has një situatë të tillë, njofton rojen bregdetare. Por në gjendjen psikologjike që isha në atë moment, nuk mund të mendoja.

Kishte dy ose tre anije përpara meje. Nuk pashë ose dyshova se ishte një varkë, sepse ishte pa pilot në mes të detit dhe nuk kishte të bënte fare me ne. Nuk pati përplasje. Do ta kishim dëgjuar zhurmën, do ta kishim vënë re”, shprehet ai.

Halit Yukay, lindi në Stamboll në vitin 1982. Ai është sipërmarrës dhe krijues i Mazu Yachts, me të cilën u dallua në fushën e ndërtimit të anijeve, të cilat shumë njerëz të shquar në Turqi dhe jo vetëm i zgjedhin, për shkak të cilësisë së tyre.

Mazu Yachts, e themeluar në vitin 2011, njihet si një kompani me theks në dizajn dhe teknologji.

Ai vetë e donte detin që nga fëmijëria, siç pohoi në një intervistë që dha për Volvo Penta disa vite më parë, ai projektoi anijen e tij të parë në moshën 6-vjeç, në një fletore shkolle.

“Projektova projektin tim të parë, një varkë rreth 18 metra të lartë, dhe pata fatin ta shisja që në dizajnin e parë. Kështu filloi gjithçka”, tha 43-vjeçari.

Interesi i tij për varkat erdhi jo vetëm nga revistat që blinte i ati, por edhe nga verat që kalonte shpesh me familjen në një varkë.

“E dua detin. Më pëlqen shumë lundrimi me vela dhe kam lundruar që kur linda. Gjyshi im kishte një varkë dhe pastaj im atë, kështu që i kalonim të gjitha verat, dhe ndonjëherë edhe dimrat, duke lundruar”, tha ai.

Marrëdhënia e tij me Greqinë duket se nuk kufizohet vetëm në udhëtime, pasi sipas TRT Haber, 43-vjeçari është i martuar me një grua greke, e cila punon si menaxhere e Marketingut dhe Marrëdhënieve me Publikun në kompaninë e tij.

Ata kanë një fëmijë së bashku, siç mund të shihet nga profili i saj në Facebook.

Thriller me zhdukjen e 43-vjeçarit

Autoritetet ishin informuar nga të afërmit e Youkait, pasi ata nuk kishin mundur ta kontaktonin atë pas nisjes së tij për në ishullin e erërave.

Roja Bregdetare Turke, u njoftua në orën 23:40 të mbrëmjes së së hënës dhe disa orë më vonë, në orën 14:30 të së martës, një ekuipazh anijeje tregtare njoftoi dhomën e operacioneve se kishin parë rrënoja, të cilat rezultuan të ishin Graywolf e Youkai-t.

Në operacionin për kërkimin e biznesmenit turk, morën pjesë një zhytës, një helikopter dhe anije të rojes bregdetare.

The post Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e biznesmenit turk/ Kush është Halit Yukay: Martesa e tij me një grua greke dhe kompania e anijeve appeared first on Albeu.com.

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

By: V K
8 August 2025 at 07:44

Sot, më 8 gusht 2025, dollari amerikan, blihet me 82.4 lekë dhe shitet me 83.8 lekë.

Euro, blihet me 96.5 lekë dhe shitet 97.6 lekë.

Franga zvicerane, këmbehet në blerje me 102 lekë, ndërsa në shitje me 103.5 lekë.

Paundi britanik, blihet me 110.4 lekë dhe shitet me 111.9 lekë.

Dollari kanadez, sot në blerje këmbehet me 60 lekë, ndërsa në shitje me 61.5 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

 

The post Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro appeared first on Albeu.com.

Parashikimi i motit 8 Gusht 2025, kthjellime dhe temperatura të larta

By: V K
8 August 2025 at 07:22

Këtë të premte vendi ynë, do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët, ndërsa vranësirat të pakta kalimtare në jug në orët e mesditës.

Temperatura maksimale do të shënojë vlerën 39 gradë Celcius në qarkun e Beratit.

Era me drejtim Veriperëndim-Verilindje me shpejtësi mesatare 7m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era fiton shpejtësi 7-15 m/s.

Deti – Valëzimi 1-3 ballë.

The post Parashikimi i motit 8 Gusht 2025, kthjellime dhe temperatura të larta appeared first on Albeu.com.

Horoskopi 8 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

By: M C
7 August 2025 at 23:48

Dashi

Jeta juaj ne çift pritet te ketë furtuna te mëdha gjate kësaj dite. Nuk do kuptoheni shume mire me partnerin dhe kjo mund te sjelle debate e mosmarrëveshje. Beqaret nuk duhet te bëjnë çmenduri sepse shume shpejt do pendohen. Financat do jene me te favorizuara se kurrë me pare. Do arrini edhe te shpenzoni edhe te hiqni disa para mënjanë.

Demi

Do ketë disa keqkuptime te vogla sot ne jete tuaj ne çift te cilat do ua prishin paksa harmoninë qe kishte kohe qe mbizotëronte. Beqaret do jene me shume fat dhe do e takojnë princin e tyre te kaltër. Shume gjera kane për te ndryshuar ne jetën e tyre. Situata financiare do jete premtuese. Mund te kryeni edhe ndonjë shpenzim me tepër këto kohe.

Binjaket

Konfigurimi i yjeve do e favorizoje jetën ne çift gjate kësaj dite. Do kuptoheni mjaft mire me atë qe keni ne krah dhe do i zgjidhni shpejt edhe disa mosmarrëveshje qe keni pasur. Beqaret do vazhdojnë te jene ne kërkim te princit te kaltër, por fatkeqësisht pa shume fat. Ne planin financiar Dielli këshillon te mos merrni ne asnjë mënyrë vendime te nxituara.

Gaforrja

Do e shprehni me shume se kurrë sot nevojën për me tepër pavarësi dhe liri ne jetën tuaj. fatmirësisht partneri do jete me humor te mire dhe do jete i gatshëm t’ua plotësojë dëshirat. Sigurisht qe nuk duhet ta teproni. Beqaret do kenë një diete zakonshme dhe pa asgjë te veçante. Ne planin financiar dëgjojini këshillat qe do iu jepen, por vendosni vete ne fund.

Luani

Pasioni qe kishte pushtuar se fundmi jetën tuaj ne çift do filloje te shuhet sot. Gjithsesi nuk duhet te mërziteni sepse situata fatmirësisht nuk do jete aspak problematike. Beqaret do kenë takime shume te bukura te cilat do iu zgjojnë menjëherë dëshirën për te jetuar. Financat do influencohen nga Plutoni. Nuk priten vështirësi ne këtë fushe.

Virgjeresha

Te dashuruarit do kenë një dite përgjithësisht pozitive. Komunikimi dhe bashkëpunimi do vazhdoje te jete i forte. Beqaret nuk duhet ta teprojnë me joshjen sepse mund t’iu japin te tjerëve një ide te gabuar për veten. Do jete e vështirë me pas t’i bindni ata për te kundërtën. Edhe pse te ardhurat nuk do jene te mira, mos bëni gabim te merrni para hua.

Peshorja

Mos prisni vetëm dashuri nga partneri juaj gjate kësaj dite, por mundohuni edhe ju te jepni me tepër nga vetja. Vetëm kështu atmosfera do behet elektrizuese. Beqaret do kalojnë çaste te lumtura fale personave qe do takojnë sot. Jeta e tyre mund te ndryshojnë tërësisht. Ne planin financiar duhet te merrni masa strikte ne mënyrë qe situata te përmirësohet.

Akrepi

Dialogu dhe bashkëpunimi do mbizotëroje gjate gjithë kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Nuk do keni aspak probleme dhe mosmarrëveshje kështu qe do ndiheni te qete. Beqaret do kenë vetëm disa takime miqësore, asgjë me tepër sesa kaq. Financat do vazhdojnë edhe sot te jene te ekuilibruara. Nuk do keni vështirësi për te kryer shpenzimet e domosdoshme.

Shigjetari

Nëse iu dalin probleme serioze sot ne jetën tuaj ne çift, mundohuni t’i zgjidhni ato me sa me shume maturi dhe përkujdes. Mos e ngrini zërin dhe mos i tregoni kokëfortë. Beqaret me ne fund do kenë dashuri me shikim te pare. Jeta e tyre do ndryshoje përgjithmonë. Ne planin financiar duhet te vazhdoni ta ruani sa me tepër vigjilencën.

Bricjapi

Ata qe janë ne një lidhje do kenë një dite shume te mire. Do bashkëpunoni për gjitha dhe gjithmonë do mbani përgjegjësitë tuaja për veprimet qe do bëni. Beqaret do i marrin gjerat si t’iu vijnë dhe fatmirësisht ne orët e mbrëmjet do ketë disa takime impresionuese. Ne planin financiar duhet me patjetër te hiqni dora nga shpenzimet e pamenduara ne mënyrë qe te mos keni probleme.

Ujori

Mos luani me ndjenjat e partnerit tuaj sot dhe bëni shume kujdes me xhelozinë e tepruar. Mos e prishni me dorën tuaj ambientin e ngrohte qe ekziston. Për beqaret nuk do ndodhe asgjë e jashtëzakonshme. E mira është qe ata t’ia lënë gjerat kohës. Buxheti do jete me i qëndrueshëm se disa kohe me pare. Do keni mundësi edhe te shpenzoni me tepër edhe te hiqni disa para mënjanë.

Peshqit

Për te dashuruarit do mbizotërojë gjithë kohës rutina. Here pas here mund te mërziteni dhe te vuani ne vetmi. Do ketë dashuri me shikim te pare sot për ata qe janë vetëm. Do ndiheni me ne fund te plotësuar. Shume gjera do ndryshojnë për ta. Ne planin financiar do iu dalin para disa vështirësi. Mendohuni shume here para se te kryeni shpenzime ekstravagante.

The post Horoskopi 8 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju appeared first on Albeu.com.

Rriti qiranë e pronës së saj me 700 paund, ministrja britanike për të pastrehët jep dorëheqjen pas akuzave për abuzim

By: M C
7 August 2025 at 23:40

Ministrja britanike për çështjet e të pastrehëve, Rushanara Ali, ka dhënë dorëheqjen nga posti i saj, ka konfirmuar sot Downing Street. Vendimi vjen në mes të kritikave të ashpra për mënyrën se si ajo menaxhoi një pronë me qira në pronësi të saj në Londrën Lindore.

Në një letër drejtuar Kryeministrit britanik, Ali deklaroi:

“Me zemër të thyer paraqes dorëheqjen time nga pozicioni i ministres”, duke shtuar se qëndrimi në këtë rol do të ishte një shpërqendrim nga puna ambicioze e kësaj qeverie, raporton Sky News.
Skandali u zbulua nga e përditshmja “The i Paper”, e cila raportoi se katër qiramarrës në shtëpinë e Alit në Londrën lindore u njoftuan në nëntor se kontrata e tyre nuk do të rinovohej dhe kishin afat katër muaj për t’u larguar.

Sipas raportimeve, menjëherë pas largimit të tyre, prona u rikthye në treg me një rritje të qirasë prej 700 paund në muaj.

Rasti ngjalli zemërim të madh publik dhe politik, sidomos nga organizatat bamirëse dhe opozita.

Kryetari i Partisë Konservatore, Kevin Hollins, e akuzoi Ali për “hipokrizi të hapur”, duke vënë në dukje se si një ministre për të pastrehët, ajo nuk duhej të përfitonte nga një veprim që i linte njerëzit pa strehë.

Ali, përmes një zëdhënësi, mbrojti veprimet e saj, duke thënë se ka respektuar të gjitha detyrimet ligjore dhe ka vepruar sipas kuadrit ligjor në fuqi.

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer e pranoi dorëheqjen dhe e falënderoi për punën e saj, pa komentuar më tej mbi rasti.

The post Rriti qiranë e pronës së saj me 700 paund, ministrja britanike për të pastrehët jep dorëheqjen pas akuzave për abuzim appeared first on Albeu.com.

Turbulencat po përkeqësohen, studimi: Ja rrugët më të ashpra të fluturimit në planet

By: M C
7 August 2025 at 23:21

Një valë incidentesh të kohëve të fundit ka vënë në qendër të vëmendjes turbulencat gjatë fluturimeve, një fenomen gjithnjë e më i shpeshtë dhe i paparashikueshëm. CNN ka sjellë analizën e uebsajtit të parashikimit të turbulencave “Turbli”, i cili ka analizuar më shumë se 10,000 shtigje fluturimi, duke përdorur të dhëna nga burime, përfshirë Administratën Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike dhe Zyrën Meteorologjike të Mbretërisë së Bashkuar, për të renditur rrugët më të turbullta të planetit.

Në një fluturim Delta nga Salt Lake City në Amsterdam, turbulenca të forta shkaktuan lëndime dhe një ulje emergjente, ndërsa raste të ngjashme janë raportuar në mbarë botën, përfshirë edhe një vdekje tragjike në një fluturim Londër-Singapor.

Turbulenca ndodh kur rrjedha e ajrit në atmosferë shqetësohet nga pengesa si malet, stuhitë apo ndryshimet e shpejta të erës me lartësinë. Një ndër format më të rrezikshme është turbulenca në ajër të pastër, e cila ndodh pa ndonjë shenjë vizuale si re apo stuhi, duke e bërë të vështirë për pilotët ta parashikojnë.

“Turbulencat e forta të ajrit të pastër mbi Atlantikun e Veriut, një nga rrugët më të ngarkuara të fluturimit në planet, ishin 55% më të shpeshta në vitin 2020 sesa në vitin 1979”, thuhet në një studim të vitit 2023, i cili gjeti rritje prej 41% mbi SHBA-në kontinentale.

Dhe kjo sipas studimit pritet të përkeqësohet. Turbulencat mjaftueshëm të forta për të shkaktuar lëndime parashikohet të dyfishohen ose edhe të trefishohen në frekuencë globalisht deri në fund të shekullit, sipas një studimi të vitit 2017.

Sipas analizës së platformës Turbli, rrugët më të prirura ndaj turbulencës janë ato që kalojnë mbi vargmale të mëdha si Mendoza (Argjentinë) – Santiago (Kili): rruga më e trazuara në botë, mbi Andet; Natori – Tokoname (Japoni): ndër më të trazuarat në Azi për shkak të rrymave të fuqishme ajrore; fluturimet mbi Malet Shkëmbore në SHBA, veçanërisht nga/to Salt Lake City dhe Denver.

Ndërsa në Evropë, rrugët mbi Alpet janë ndër më problematiket, sidomos ato që lidhin Francën, Italinë dhe Zvicrën.

Studimet tregojnë se ngrohja globale po e përkeqëson ndjeshëm problemin. Ngrohja e atmosferës po krijon rryma ajrore më të paqëndrueshme, veçanërisht mbi rajonet ku përplasen masa ajri të ftohtë dhe të ngrohtë, si në Japoni, Atlantikun e Veriut dhe Bregun Lindor të SHBA-së.

The post Turbulencat po përkeqësohen, studimi: Ja rrugët më të ashpra të fluturimit në planet appeared first on Albeu.com.

Greqia: Numri i migrantëve ka rënë që nga pezullimi i kërkesave për azil

By: M C
7 August 2025 at 22:46

Numri i migrantëve të paligjshëm që shkojnë në ishullin grek të Kretës ka rënë që kur ndjeshëm që kur Qeveria njoftoi një pezullim tremujor të seancave dëgjimore për azil – një vendim që është dënuar nga grupet për të drejtat e njeriut – tha Ministri greke e Migracionit më 7 gusht.

Një rritje e paprecedentë e mbërritjeve të migrantëve nga Libia në Kretë këtë verë e gjeti Greqinë të papërgatitur, pasi rruga që rëndom përdoret për migrim kalon përmes Detit Egje, përgjatë kufirit me Turqinë.

Më shumë se 7.000 migrantë kanë zbarkuar në Kretë dhe në ishullin e vogël fqinj, Gavdos, që nga fillimi i vitit, krahasuar me 4.935 në vitin 2024.

Rritja e numrit të migrantëve rriti zemërimin në mesin e popullsisë lokale, përfshirë edhe të sektorit të turizmit, duke rritur presionin ndaj Qeverisë së Kyriakos Mitsotakis. Më pas, ekzekutivi mori vendimin për pezullimin e procesit të azilit.

Ministri i Migracionit, Thanos Plevris, i cili e ka quajtur fluksin e migrantëve një “pushtim”, tha për transmetuesin publik ERT se Kreta kishte pranuar 2.642 migrantë vetëm në javën e parë të korrikut.

Sipas tij, mbërritjet kishin rënë në “më pak se 900” që nga data 9 korrik, kur Qeveria njoftoi pezullimin e seancave dëgjimore për azil.

“Mesazhi i qartë se shteti nuk do të japë më azil për tre muajt e ardhshëm dhe se emigrantët do të ndalohen, duket se ka dhënë efekt”, shtoi Plevris.

Grupet humanitare dhe ato për të drejtat e migrantëve e kanë kritikuar ashpër Greqinë, duke thënë se ka shkelur të drejtën ndërkombëtare, pas njoftimit për pezullimin e azilit. Ndërkaq, agjencia e OKB-së për Refugjatët (UNHCR) ka shprehur “shqetësim serioz.”

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis, familja e të cilit vjen nga Kreta, ka zbatuar politika më të ashpra ndaj migracionit që prej ardhjes në pushtet në vitin 2019.

Qeveria e tij, pas pezullimit të azilit, propozoi legjislacion të ri që parashikon ndalimin e migrantëve deri në dy vjet për hyrje të paligjshme në shtet dhe deri në pesë vjet nëse kapen duke qëndruar ilegalisht në Greqi më pas.

Plevris tha se shpreson që masa të shndërrohet në ligj “në shtator”./REL

The post Greqia: Numri i migrantëve ka rënë që nga pezullimi i kërkesave për azil appeared first on Albeu.com.

Kancelari gjerman diskuton me Zelenskyn për luftën/ Merz i siguron presidentit ukrainas mbështetje të vazhdueshme

By: M C
7 August 2025 at 22:25

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, zhvilloi sot një sërë telefonatash me liderët evropianë për t’i informuar ata lidhur me telefonatën që zhvilloi me presidentin e SHBA-ve, Donald Trump.

Një nga bisedat e fundit të Zelenskyt ishte telefonata me kancelarin gjerman Friedrich Merz.

Lidhur me telefonatën Berlini tha se dyshja diskutuan zhvillimet pasi i dërguari i posaçëm i SHBA-së, Steve Witkoff, u takua dje me Vladimir Putinin.

“Të dy ranë dakord të mbajnë kontakt të ngushtë me partnerët evropianë dhe SHBA-në”, tha një zëdhënës, duke shtuar se Merz e siguroi Zelenskyn për “mbështetjen e tij të vazhdueshme”.

The post Kancelari gjerman diskuton me Zelenskyn për luftën/ Merz i siguron presidentit ukrainas mbështetje të vazhdueshme appeared first on Albeu.com.

Yesterday — 7 August 2025Albeu

Protesta e fuqishme kundër “Speciales”, reagon Edi Rama: Pse nuk e ngre zërin Kuvendi i Kosovës?!

By: M C
7 August 2025 at 21:51

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas protestës masive të mbajtur në Prishtinë, kundër praktikave të gjykatës speciale dhe persekutimit të ish krerëve të UÇK-së.

Rama ngre pyetjen, se përse Kuvendi i Kosovës nuk e ngre zërin përmes një rezolute për këtë padrejtësi.

“Vazhdoj pyes veten pse Kuvendi i Kosovës nuk e ka ngritur ende zërin përmes një rezolute pa dallime partish, ku të rreshtohen sa e sa shkeljet faktike të normës elementare demokratike të procesit të rregullt ligjor nga ana e Tribunalit të Hagës, ku të drejtat e Hashim Thaçit e shokëve të tij të izoluar nga bota prej vitesh të tëra tanimë, janë shqelmuar si hiçasgjë?!

Natyrisht që në rast se Kuvendi i Kosovës do ta bënte këtë rezolutë të vonuar, ne do ta angazhonim menjëherë Kuvendin e Shqipërisë, për ta votuar të njëjtin tekst dhe për ta përcjellë zërin e krejt shqiptarëve në çdo shtet demokratik që e sponsorizon Tribunalin, e që nuk duhet të tolerojë asnjë cënim e jo më asgjësimin e procesit të rregullt ligjor me kontributin financiar të taksapaguesve të vet”, shkruan Rama.

The post Protesta e fuqishme kundër “Speciales”, reagon Edi Rama: Pse nuk e ngre zërin Kuvendi i Kosovës?! appeared first on Albeu.com.

Mbledhja e Këshillit të Sigurisë së Izraelit për pushtimin e plotë të Gazës/ Netanyahu: Dua ta mposht Hamasin

By: M C
7 August 2025 at 21:38

Mbledhja vendimtare e kabinetit të sigurisë së Izraelit është duke u zhvilluar, ku po pritet të hidhet në votim propozimi për një pushtim të plotë ushtarak të Rripit të Gazës. Siç raportohet Prokurorja e Përgjithshme Gali Baharav-Miyara thuhet se është gjithashtu e pranishme, pavarësisht faktit se qeveria kishte votuar unanimisht më herët gjatë javës për ta shkarkuar atë nga pozicioni i saj.

Sipas mediave izraelite, Netanyahu gjatë takimit tha se nuk ka ndërmend të përjetësojë praninë e Hamasit, por ta mposhtë atë. Ai shtoi se metoda aktuale nuk ka çuar në lirimin e pengjeve dhe ne nuk do të vazhdojmë në këtë mënyrë. Jashtë ndërtesës, dhjetëra protestues janë mbledhur, duke shprehur kundërshtimin e tyre ndaj mundësisë së zgjerimit të operacionit ushtarak.

Ata theksojnë se një veprim i tillë do të vinte në rrezik të menjëhershëm jetën e pengjeve që ende mbahen në Rripin e Gazës. Protestuesit po i bëjnë thirrje qeverisë të zgjedhë rrugën e negociatave në mënyrë që të arrijë një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës dhe për të liruar të gjithë pengjet.

“Ne duam ta kuptojmë, por jo ta aneksojmë Gazën”, thonë qytetarët.

Duke iu përgjigjur shqetësimeve ndërkombëtare, Netanyahu theksoi se Izraeli nuk do ta aneksojë Gazën dhe planifikon t’ia transferojë kontrollin e territorit një organi qeverisës kalimtar të paspecifikuar.

Në të njëjtën kohë, ai përsëriti qëllimet kryesore të Izraelit dhe shpërbërjen e plotë të Hamasit dhe kthimin pa kushte të të gjithë pengjeve që mbahen ende në Gaza. Netanyahu deklaroi se konflikti mund të përfundonte shpejt nëse Hamasi do të lironte armët dhe do të lironte pengjet.

The post Mbledhja e Këshillit të Sigurisë së Izraelit për pushtimin e plotë të Gazës/ Netanyahu: Dua ta mposht Hamasin appeared first on Albeu.com.

Zjarr i madh edhe në Mirditë, flakët përfshijnë pyllin me pisha

By: M C
7 August 2025 at 21:27

Një vatër zjarri ka shpërthyer këtë pasdite në fshatin Vjollcë të Mirditës, duke përfshirë një sipërfaqe të madhe pylli me pisha.

Menjëherë në vendngjarje janë nisur forcat zjarrfikëse, por për shkak të erës së fortë dhe terrenit të thepisur, flakët janë përhapur me shpejtësi.

Pavarësisht, përpjekjeve të pandërprera zjarrfikësit nuk kanë mundur të izolojnë zjarrin.

Aktualisht, forcat ndodhen ende në terren dhe po vijojnë punën, ndërsa autoritetet vlerësojnë nevojën për ndërhyrje të specializuar nga ajri për të vënë situatën nën kontroll.

The post Zjarr i madh edhe në Mirditë, flakët përfshijnë pyllin me pisha appeared first on Albeu.com.

Zjarret në Patos e Mallakastër/ Forcat e Armatosura në terren, ministri Vengu ndjek nga afër operacionin për shuarjen e flakëve

By: M C
7 August 2025 at 20:24

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka ndjekur nga afër operacionin për shuarjen e zjarreve që kanë përfshirë një sipërfaqe të gjerë me pisha dhe bimësi të dendur në fshatrat Lofkënd dhe Drenie, në zonën mes Bashkisë së Patosit dhe asaj të Mallakastrës.

Operacioni për izolimin dhe shuarjen e flakëve po zhvillohet me ndërhyrje të kombinuar nga toka dhe ajri, ndërsa në terren janë angazhuar trupat e Forcave të Armatosura, në bashkëpunim me emergjencat civile të qarkut Fier dhe shërbimet zjarrfikëse nga disa bashki dhe institucione të tjera.

Gjatë inspektimit në terren, ministri Pirro Vengu vlerësoi profesionalizmin dhe përkushtimin e të gjitha forcave të angazhuara në operacion, duke theksuar se mbrojtja e jetës së qytetarëve dhe e mjedisit është një prioritet absolut i Ministrisë së Mbrojtjes.

Sipas autoriteteve, puna për neutralizimin e plotë të flakëve vijon me intensitet të lartë dhe me koordinim të ngushtë ndërinstitucional, në mënyrë që të shmangen rreziqet për banorët dhe mjedisin përreth.

Mjetet dhe forcat e përfshira në operacion:

• 2 automjete zjarrfikëse të Forcave të Armatosura
• 3 zjarrfikëse nga Bashkia Patos
• 1 zjarrfikëse nga Bashkia Mallakastër
• 1 zjarrfikëse nga Bashkia Lushnjë
• 1 zjarrfikëse nga Bashkia Fier
• 2 mjete nga kompania Albpetrol
• 1 zjarrfikëse nga Bashkia Roskovec

The post Zjarret në Patos e Mallakastër/ Forcat e Armatosura në terren, ministri Vengu ndjek nga afër operacionin për shuarjen e flakëve appeared first on Albeu.com.

Jennifer Lopez-it iu refuzua hyrja në dyqanin e Chanel në Turqi pasi sigurimi “nuk e njohu”

By: D Marku
7 August 2025 at 19:57

Jennifer Lopezi iu refuzua hyrja në një dyqan Chanel në qendrën tregtare Istinye Park në Stamboll, Turqi, pasi sigurimi “nuk e njohu”.

Pasi këngëtarja, 56 vjeç, nuk u lejua të hynte në butikun luksoz, ajo shkoi në dyqanin ngjitur dhe, sipas raportimeve, shpenzoi mijëra dollarë gjatë një maratone blerjesh tre-orëshe

Ajo po shëtiste në qendrën tregtare dhe tentoi të hynte në filialin e Chanel, kur një roje sigurie i tha: “Jemi plot”.

E pa shqetësuar nga refuzimi, Jennifer u përgjigj: “Në rregull, asnjë problem,” dhe më pas hyri në një dyqan tjetër.

Sipas mediave turke, JLo më vonë u prit me mirëseardhje në Celine dhe Beymen, ku shpenzoi shumë për blerje luksoze.

Në disa fotografi, aktorja shihet e veshur me një kostum rozë glamuroz dhe syze dielli të mëdha e moderne, ndërsa ishte e rrethuar nga ekipi i saj i sigurisë.

Një burim nga industria e muzikës tha për median:

“Jennifer është padyshim jashtëzakonisht e suksesshme dhe e talentuar, por i ka qenë e vështirë të gjejë një markë me të cilën të jetë në të njëjtën gjatësi vale”.

The post Jennifer Lopez-it iu refuzua hyrja në dyqanin e Chanel në Turqi pasi sigurimi “nuk e njohu” appeared first on Albeu.com.

Sara Kolami befason me ndryshimin e saj në flokë

By: D Marku
7 August 2025 at 19:41

Sara Kolami di gjithmonë si të befasojë ndjekësit e saj.  

Këtë herë, moderatorja e njohur ka bërë një transformim të dukshëm në stilin e flokëve, duke zgjedhur një ndryshim që tërheq menjëherë vëmendjen.

Ajo ka stiluar flokët në një mënyrë jashtëzakonisht të veçantë, duke iu afruar pamjes së ikonës së famshme Marilyn Monroe, një imazh që ngjall elegancë dhe shkëlqim klasik.

Në një postim në rrjetet sociale, Sara pyeti ndjekësit e saj me një ton të lehtë dhe misterioz: “Si duhet ta quajmë?”, pa dhënë detaje të tjera për transformimin e saj, duke i lënë fansat të imagjinojnë dhe komentojnë.

Sara Kolami, e cila ishte banore në edicionin e tretë të Big Brother VIP Kosova, ka vazhduar të jetë pjesë aktive e botës së televizionit edhe gjatë kësaj vere, përmes projektit të saj të ri “Supernova”.

Ajo ka arritur të mbajë një prani të fuqishme në ekran, duke befasuar vazhdimisht me paraqitjet e saj të guximshme dhe tërheqëse.

 

The post Sara Kolami befason me ndryshimin e saj në flokë appeared first on Albeu.com.

Monedha europiane në pikiatë, Banka e Shqipërisë mban 6.7 miliardë euro rezerva valutore

By: M C
7 August 2025 at 19:37

Rezerva valutore ka vijuar rritjen në gjysmën e parë të këtij viti. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në fund të qershorit, vlera e mjeteve të rezervës arriti në 6 miliardë e 727 milionë euro, në rritje me 7.4% krahasuar me fundin e vitit 2024 dhe me 22% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në një masë të madhe, rritja e rezervës valutore u ndikua nga emetimi i Eurobondit të radhës të Qeverisë shqiptare në muajin shkurt, për një vlerë totale prej 650 milionë eurosh.

Megjithatë, rritja e rezervës ka vijuar edhe në tremujorin e dytë të vitit. Ndikim të konsiderueshëm, veç të tjerash, vlerësohet të kenë edhe blerjet e valutës nga Banka e Shqipërisë në tregun e brendshëm valutor.

Duke parë vazhdimin e presioneve të forta mbiçmuese për monedhën vendase, Banka Qendrore ka vazhduar edhe këtë vit blerjen e valutës, për të mos lejuar rënien e mëtejshme të kursit Euro-Lek.

Paralelisht, Banka e Shqipërisë ka vijuar edhe programin e ankandeve të planifikuara, pikërisht me qëllim rritjen e rezervës së saj valutore. Në tre ankandet e zhvilluara gjatë tremujorit të parë 2025, janë blerë 33.2 milionë euro me një mesatare 11.07 milionë euro, kundrejt mesatares prej 14.2 milionë euro gjatë vitit 2024.

Shuma e blerë ka qenë e ngjashme me shumën e blerë në të njëjtën periudhë të një viti më parë (32.6 milionë euro), duke treguar, sipas Bankës së Shqipërisë, se pjesëmarrja relativisht më e ulët e bankave lidhet me faktorë sezonalë.

Megjithëse të dhënat nuk janë ende të disponueshme, besohet se shumat e blera në tregun e brendshëm valutor janë rritur ndjeshëm gjatë tremujorit të dytë të vitit.

Banka e Shqipërisë synon të blejë këtë vit përmes ankandeve 270-350 milionë euro, ose 20 milionë euro më shumë krahasuar me objektivin e vitit 2024, si në intervalin e poshtëm, ashtu edhe në atë të sipërm. Vitin e kaluar, Banka e Shqipërisë bleu afërsisht 933 milionë euro në tregun e brendshëm valutor. Blerjet e valutës arritën vlerën më të lartë historike dhe u rritën me 249% krahasuar me një vit më parë.

Në mesin e këtij viti, titujt e borxhit përbënin 73% të mjeteve të rezervës, ndërsa depozitat në cash përbënin 18% të saj. Pjesa e mbetur e rezervës është e investuar në ar dhe në të drejta tërheqjeje (SDR) pranë Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Rezerva valutore është instrument i rëndësishëm për të amortizuar goditje të mundshme, të lidhura si me deficitin e llogarisë korrente, ashtu edhe me nivelin e lartë të Euroizimit të sektorit financiar në vend. /Monitor.al

The post Monedha europiane në pikiatë, Banka e Shqipërisë mban 6.7 miliardë euro rezerva valutore appeared first on Albeu.com.

❌
❌