Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 27 July 2025Albeu

Humb jetën 69-vjeçarja, dyshohet se pësoi arrest kardiak pasi u fut në det

By: V K
27 July 2025 at 11:56

Ditën e sotme rreth orës 10:45, në plazhin e Qerretit, Kavajë, shtetasja L. Sh., 69-vjeçe, banuese në Tiranë, ka humbur jetën.

Dyshohet se e moshuara ka pësuar arrest kardiak në momentin që ka hyrë në det, dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të shkakut të humbjes së jetës së 69-vjeçares.

The post Humb jetën 69-vjeçarja, dyshohet se pësoi arrest kardiak pasi u fut në det appeared first on Albeu.com.

U dhunua nga ish-shefi i Qarkullimit Rrugor, flet kamarieri: Më goditi për një bidon ujë më tepër

By: V K
27 July 2025 at 11:28

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ambientet e një hoteli në zonën e Skelës, Vlorë, ku një kamerier është dhunuar brutalisht nga një efektiv policie jashtë shërbimit dhe një tjetër person me të kaluar kriminale.

Sipas pamjeve të siguruara, dy individët i janë afruar kamarierit për t’i kërkuar llogari, pasi ky i fundit kishte sjellë në tavolinë një shishe uji më tepër nga sa ishte porositur.

Siç shihet edhe në video, Ardian Isufi, ish-shef i qarkullimit në Vlorë, është personi që e prek fillimisht fizikisht të riun, ndërsa më pas dhuna përshkallëzohet nga Leart Bino, një person me precedentë penalë, i cili e godet disa herë kamarierin.

Kamerieri, që po ushtronte detyrën e tij, është detyruar të largohet nga vendi i ngjarjes për të shmangur pasoja më të rënda, pasi sulmuesit po i afroheshin sërish.

Ngjarja ka shkaktuar panik dhe tronditje mes klientëve të pranishëm, përfshirë edhe turistë të huaj, të cilët janë larguar të tmerruar nga skena e dhunës së paprovokuar ndaj një punonjësi shërbimi.

 

The post U dhunua nga ish-shefi i Qarkullimit Rrugor, flet kamarieri: Më goditi për një bidon ujë më tepër appeared first on Albeu.com.

Operacioni i SPAK/ Zbardhet emri i personit të 7, kush është i kërkuari me tre identitete, dyshohet se fshihet në…

By: V K
27 July 2025 at 10:45

Zbardhet emri i personit të shtatë të përfshirë në një rrjet trafiku droge, për të cilin Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”.

I kërkuari është identifikuar si Elidon Skëndaj, i njohur edhe me emrat Devid Patrut dhe Devid Boraj.

Burime nga organet hetimore bëjnë me dije se, Skëndaj dyshohet se është larguar jashtë vendit dhe aktualisht mund të jetë strehuar në Dubai.

Autoritetet shqiptare kanë nisur procedurat për lokalizimin dhe arrestimin e tij në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.

Diten e djeshme, Uniformat blu bene me dije se kane ekzekutuar 6 masa sigurie “arrest me burg”:

A. H., 42-vjeç, banues në Tiranë

E. N., 44-vjeç, banues në Tiranë

P. D., 53-vjeç, banues në Durrës (në paraburgim në IEVP “Jordan Misja”)

K. H., 37-vjeç, banues në Tiranë

E. A. (alias E. D., alias A. D.), 39-vjeç, banues në Elbasan (në paraburgim)

I. Ll., 39-vjeç, banues në Elbasan

Artur dhe Klevis Hoxhosmanin, Ermir Ndrejajn, Ilir Lloshajn, Erjon Alibejn dhe Plarent Dervishajn.

Sekuestrime gjatë kontrolleve:

3 armë zjarri të llojit pistoletë

43,470 euro dhe 5,000 franga zvicerane në para cash

3 automjete luksoze, përfshirë një Mercedes Benz AMG G63

1 skaf luksoz i markës “Hull Ëorks Sarock 40”, prodhim i vitit 2025

2 orë të shtrenjta – një Rolex model 126613LN dhe një Richard Mille McLaren RM50-03/68

16 celularë të markave iPhone dhe Samsung

19 karta bankare ndërkombëtare në emër të të dyshuarve

Dokumente bankare dhe llogari financiare në Emiratet e Bashkuara, Gjermani, Itali dhe Panama

1 dron, 8 hard disqe Hikvision me kapacitet 6TB secili

Sende të tjera me vlerë që pritet të ndihmojnë hetimin

The post Operacioni i SPAK/ Zbardhet emri i personit të 7, kush është i kërkuari me tre identitete, dyshohet se fshihet në… appeared first on Albeu.com.

Skandal në Vlorë/ Ish-shefi i qarkullimit dhunon kamarierin, i shërbeu një shishe ujë më tepër (EMRAT+VIDEO)

By: V K
27 July 2025 at 10:27

Mbrëmjen e djeshme, një ngjarje shqetësuese ka ndodhur në ambientet e një hoteli të njohur në lagjen Skelë të Vlorës, ku një kamarier i ri është dhunuar brutalisht nga një efektiv policie jashtë shërbimit dhe një person me precedent penal.

Sipas burimeve nga vendngjarja dhe pamjeve filmike të siguruara, Ardian Isufi, ish-shef i qarkullimit rrugor të Vlorës, së bashku me Leart Bimon, kanë ushtruar dhunë fizike dhe verbale ndaj kamarierit vetëm për një incident banal, shërbimin e një shisheje uji më shumë se sa ishte porositur.

Dëshmitarët tregojnë se Isufi i është afruar kamarierit në mënyrë kërcënuese dhe ka krijuar kontakt fizik, ndërsa më pas Bimo e ka sulmuar disa herë në mënyrë të dhunshme.

Ngjarja ka ndodhur në prani të shumë klientëve vendas dhe të huaj, të cilët janë tmerruar nga skena dhe janë larguar menjëherë nga lokali, duke e lënë bosh.

Kamarieri është në gjendje të rënduar psikologjike dhe gjithashtu me dëmitime fizike në njërin sy.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende një deklaratë zyrtare mbi ngjarjen.

 

The post Skandal në Vlorë/ Ish-shefi i qarkullimit dhunon kamarierin, i shërbeu një shishe ujë më tepër (EMRAT+VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Vëllai i Erion Veliajt porositi apartament në zemër të bllokut/ Mbi 800 mijë euro do të paguheshin me 3 kestë

By: V K
27 July 2025 at 09:42

Dosja penale në ngarkim të Erion Veliajt Ajola Xoxës dhe bashkëpunëtorët e tyre, ka zbuluar mënyrën e lëvizjeve të parave publike që kryebashkiaku fitonte nëpërmjet biznesmenëve qe këta të fundit përfitonin tendera.

Jo vetem Cifti Veliaj Xoxa, por edhe familjarë të tyre duket se kanë qenë përfitues të abuzimeve të kryebashkiakut.

Në dosje evidentohet nje fakt ku Arbër Veliaj, i cili është vëllai i Erjon Veliajt kishte porositur një objekt në godinën “Bookbuilding” pranë Sahatit te Tiranës, të ndërtuar nga kompania TDT & Partners.

Kontrata për ketë objekt është lidhur para një viti, por Arbëri nuk ka kryer ende asnjë pagesë thotë Gledi Abdi pronar i fimrës.

Spak ka këqyrur të gjitha kontrat e porosisë në lidhje me objeketet e ndërtura nga shoqëria Invest Society Shpk, e më konkretisht objekti “Rainbow” me Leje Zhvillimore “Godine Polifunksionale Europiane Blloku” dhe objekti “Godine Polifunksionale West Residence”.

Nga këqyrja e materialit te administruar, rezulton se në lidhje me objektin “Rainbow”, Arber Veliaj nëpërmjet kompanive të tij ka porositur njësi dhe garazhe.

Për ndërtimin e këtij objekti leja është dhënë nga kryetari i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.

Sipas letrave nga shoqëria Gogël Shpk, është porositur Njësia/Zyra me sipërfaqe ndërtimore 451.9 m2, kati i 3-të i objektit .

Sipërfaqja neto e objektit të porositur eshtë 379.75 m2, ndërsa siperfaqja e perbashkët eshte 72.15 m2.

Cmimi i blerjes, është percaktuar 1,800 euro/m2, në shumën totale prej 813,420 euro, e cila duhet te paguhet me tre keste.

Kesti i parë në shumën 300,000 euro, do të paguhet menjäherë me lidhjen e kesaj kontrate

Kësti i dytë në shumën 300,000 euro, do të paguhet brenda 45 ditëve nga nënshkrimi i kesaj kontrate

Kesti i tretë në shumën 213,420 euro, do të paguhet brenda 90 ditëve nga nënshkrimi i kesaj kontrate

Ne vijim, eshte lidhur Kontrata e sipërmarrjes per prenotim Garazh/Bodrum, ndërmjet shogerive Invest Society Shpk dhe TDT&Partners me palën porositëse shogërinë Gogël Shpk pefaqësuar nga adm Arbër Veliaj .

Cmimi i blerjes ështëpercaktuar 20,000 euro, i cili duhet tê likujdohet brenda dy muajsh ne llogarinë bankare të shoqërise Invest Society.

Me datë 03.10.2023, shoqëria Gogel Shpk perfagësuar nga Arbër Veliaj, i ka shitur të drejtat reale shoqërise Gogel Holdings Shpk perfaqësuar nga Ana Xhoxhaj, bashkëshortja e Arbër Veliaj.

Kjo kontratë është nënshkruar edhe nga dhënësi i pëlqimit, shoqeritë Invest Society Shpk dhe TDT&Partners Shpk.

Sipas objektit të kësaj kontrate, është kaluar nga pala shitëse te pala blerëse detyrimet e papaguara deri në momentin e lidhjes së kontratës, janë në shumën 133,420 euro.

Cmimi për kalimin e të drejtave reale është në shumën totale 833,420 euro nga të cilat:

133,420 euro duhet të kalojnë në llogarinë e shogërise Invest Society Shpk, si detyrim i pashlyer.

Diferenca prej 700,000 euro do të paguhet shoqerisë Gogel Shpk, nëpërmjet fitimeve të pashpërndara të shogerisë Gogel Holding, në formën e dividentëve në momentin e miratimit të vendimit të asamblesë së ortakëve për shpëndarjen e tyre.

The post Vëllai i Erion Veliajt porositi apartament në zemër të bllokut/ Mbi 800 mijë euro do të paguheshin me 3 kestë appeared first on Albeu.com.

Jepi gaz, na ndihmo se po na vret, ish-kandidatja për deputete e PD publikon pamjet dhe denoncon: Ky person kërcënoi familjen time (EMRI)

By: V K
27 July 2025 at 09:23

Policia e Sarandës, ka shpallur në kërkim një 21-vjeçar nga Kamza, i dyshuar për kanosje me armë të ftohtë ndaj familjarëve të Matilda Qurkut, ish-kandidate për deputete nga radhët e Partisë Demokratike.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 4 të qytetit bregdetar, pranë një restoranti në pronësi të familjes Qurku.

I riu, Mariglen Bajrami, dyshohet se është përfshirë fillimisht në një debat verbal me familjarët, përpara se t’i afrohej babait të Matilda Qurkut, duke mbajtur një thikë të fshehur pas shpine.

Momenti është fiksuar në video dhe i është dorëzuar policisë, e cila ka nisur hetimet dhe ka shpallur në kërkim të riun.

“E vetmja lidhje me këtë njeri është se prindërit e tij, ish-punonjës në biznesin tim, janë larguar me dëshirën e tyre dhe në paqe totale duke marrë pagesën e kërkuar”, shkruan në Facebook, Matilda Qurku.

Postimi i Matilda Qurkut:

Një nga netët më të vështira të jetës sime si nënë.
Një person i dhunshëm, pa asnjë arsye, u shfaq me thikë në dorë para lokalit tim.
U afrua makinës ku ishin fëmijët e mi (2 dhe 10 vjeç), dy nipërit dhe bashkëshorti.
Kur nipi pa armën, i thotë:
“Jepi gaz se ka armë!”

Elidoni largohet për të shpëtuar fëmijët, por më telefonon menjëherë:
“Dil ndihmo Donin, po i afrohen me armë!”
Babai im ishte shumë pranë agresorit.
Dal pa menduar dy herë dhe i dal përballë.

Reaguan edhe qytetarë të rastësishëm që i falënderoj me gjithë zemër.
Agresori largohet… por jo për t’u ndalur.
Ai ndjek makinën dhe e godet pesë herë me radhë, me shpejtësi dhe qëllim të qartë për të bërë keq.

Zëri i nipit tim në telefon që bërtiste:
“Na ndihmo, po na vret!”
është diçka që s’do ta harroj kurrë.
Mbrëmë më keni parë të vrapoja si “e çmendur” rrugëve të lagjes në kërkim të familjes sime që dikush po përpiqej t’ma vriste – pa bërë asnjë faj.

E vetmja lidhje me këtë njeri është se prindërit e tij, ish-punonjës në biznesin tim, janë larguar me dëshirën e tyre dhe në paqe totale duke marrë pagesën e kërkuar.
Nuk kërkoj asgjë më shumë se çfarë na takon si qytetarë:

SIGURI dhe DREJTËSI.
👉Veprim të menjëhershëm nga Policia e Shtetit për të kapur autorin
👉Mbrojtje për familjen time.
👉Zbatim të ligjit për të gjithë.

Po ndaj disa prej videove të kësaj ngjarjeje –
jo për të bërë zhurmë,
por për të treguar të vërtetën.
P.S:

Kush nga ju miq e sheh këtë fytyrë të njoftoj sa më shpejt Policinë e Shtetit.

The post Jepi gaz, na ndihmo se po na vret, ish-kandidatja për deputete e PD publikon pamjet dhe denoncon: Ky person kërcënoi familjen time (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Zjarri në Borsh del jashtë kontrollit, flakët rrezikojnë banesat dhe bizneset (VIDEO)

By: V K
27 July 2025 at 08:51

Mëngjesin e sotëm, zjarri në Borsh ka dalë totalisht jashtë kontrollit dhe situata vazhdon të jetë alarmante, pasi flakët kërcënojnë banesat dhe bizneset.

U raportua se në Borsh ka nisur një furtune ere, e cila ka bërë që zjarri të marrë përmasa të frikshme.

Ndërsa bëhet me dije se tymi është shumë i dendur dhe është e pamundur të qëndrohet në zonë.

Ndërkohë që paniku është i madh tek qytetarët e shumtë pushues, por edhe tak banorët e zonës nga zjarri i frikshëm.

Në mëngjesin e sotëm, ka nisur ndërhyrja nga ajri me dy helikopterë të Forcave Ajrore, në terren janë edhe forcat zjarrëfikëse, të cilat po luftojnë me flakët.

 

The post Zjarri në Borsh del jashtë kontrollit, flakët rrezikojnë banesat dhe bizneset (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Çmimet e bulmetit në Shqipëri, ndër më të shtrenjtat në Europë

By: V K
27 July 2025 at 08:39

Pikërisht pas 2019-s, me uljen e TVSH-së së kreditueshme (nga 20% u bë 6%) prej vitit 2020, konsumatori shqiptar e ka blerë qumështin dhe produktet e bulmetit më shtrenjtë sesa shtetasit europianë dhe ballkanas.

Në vitin 2005, çmimet e produkteve të bulmetit në Shqipëri ishin sa 88.6% e mesatares së Bashkimit Europian (mesatarja e vendeve të BE=100) sipas të dhënave të Eurostat.

Kjo tregon se në atë periudhë, produktet e bulmetit në Shqipëri ishin më të lira se në shumicën e vendeve të BE-së.

Një produkt që kushtonte 100 lekë në Europë, në Shqipëri blihej me 88.6 lekë. Eurostat e llogarit indeksin, sipas barazisë së fuqisë blerëse.

Në vitin 2000, pas ndryshimeve në skemën e TVSH-së, çmimet në Shqipëri filluan të tejkalojnë mesataren europiane, duke arritur në 104.9%, ose 4.9% më shtrenjtë se mesatarja e Europës.

Bulmeti u shtrenjtua vazhdimisht duke arritur në 131.5% të mesatares së BE-së në vitin 2024. Kjo do të thotë se për 2024, çmimet për qumësht, djathë dhe vezë në Shqipëri janë 31,5% më të larta se mesatarja europiane.

 

 

Sipas renditjes së Eurostat, Shqipëria është e katërta në Europë për çmimet më të shtrenjta të treguesit “qumësht, djathë dhe vezë”, pas Irlandës (171.7%), Zvicrës (147.2%), Norvegjisë (132%)

Në vitin 2024, Shqipëria renditet në krye të vendeve me çmimet më të larta të bulmetit në rajon, duke tejkaluar shtete si Greqinë (130.5%) Bullgarinë (125.7%), Malin e Zi (96.7%), Kosovën me 98.6 (Për Kosovën të dhënat janë për vitin 2022).

Për më tepër, çmimet në Shqipëri janë më të larta edhe se në disa vende me ekonomi më të zhvilluar si Italia (105%) dhe Austria (102.8%).

Në Europë, çmimet më të lira të bulmetit janë në Sllovaki (86% e mesatares së BE-së), Poloni (89.8%) dhe Maqedonia e Veriut (91.2%).

 

 

Pse në Maqedoninë e Veriut, bulmeti është ndër më të lirët në Europë

Ndryshe nga Shqipëria, në Maqedoninë e Veriut, skema e subvencionimit të prodhuesve të qumështit mbështet financiarisht fermerët në dy drejtime, si për krerët e lopëve edhe për qumështin e prodhuar.

Për vitin 2025, skema përfshin pagesa për çdo litër qumështi të dorëzuar, për çdo lopë të mbajtur në fermë, si dhe një subvencion për viçat femra.

Konkretisht, fermerët për çdo litër qumësht të prodhuar marrin 9.7 cent euro.

Nëse fermeri prodhon, për shembull, 6,000 litra në vit, kjo përkthehet në dhënie subvencionesh në masën 583 euro.

Për krerë lopësh, skema parashikon dhe dhënien e 130 eurove për krerë. Në zonat malore apo me kushte më të vështira prodhimi, këtyre pagesave u shtohet një bonus prej 15%.

Gjithashtu, për të nxitur rigjenerimin e tufës dhe rritjen e kapaciteteve të prodhimit, aplikohet edhe dhënie subvencionimi për viçat fermerë.

Masa e subvencionit shkon 48.7 euro për krerë.

Në Shqipëri fermerët e fermave të lopëve përfitojnë vetëm një subvencion prej 10,000 lekë apo 95 euro për krerë lopë, si dhe dhënien e naftës falas për tokat e mbjella, por që nuk arrijnë të adresojnë problematikën me rritjen e kostos prodhuese të qumështit.

Për ekspertët e bujqësisë vlerësohet se politikat mbështetëse të subvencioneve që aplikon Maqedonia e Veriut, janë më gjithëpërfshirëse dhe të lidhur direkt me prodhimin e qumështit, ndërsa Shqipëria ka ende një model të kufizuar subvencionesh.

Skemë për kompensimi 10% të TVSh-së te fermeri, gati projektligji

Pas përfundimit të aksionit të nisur për kontrollin e tregtimit me faturë të produkteve blegtorale prej fermerit drejt përpunuesve dhe grumbulluesve qeveria po synon të rikthejë skemën e kompensimit të TVSH-së për fermerët.

“Monitor” mëson se qeveria ka gati projektligjin për rimbursimin e TVSh-së te fermeri. Masa e propozuar e kompensimit do të jetë 10%.

Projektligji pritet të miratohet dhe të zbatohet vitin e ardhshëm, si pjesë e një reforme më të gjerë për formalizimin e zinxhirit agroushqimor dhe uljen e kostove për prodhuesit vendas.

Deri tani, në rang vendi, rezultojnë të regjistruar 100 mijë fermerë të pajisur me NIPT që kanë të drejtë të shesin te përpunuesi, grumbulluesi apo supermaketet produktet e veta, pa faturë TVSH-je, por nëpërmjet autofaturës që plotësohet prej blerësit.

Pas heqjes së skemës së TVSH-së së rimbursueshme që përfitohej nga përpunuesit, kurse fermeri përfitonte tregtimin e produkteve me çmim të leverdishëm, u rrit kostoja e prodhimit, sepse TVSH-ja e paguar nuk kreditohet më dhe bëhet pjesë e kostos së lëndës së parë.

Deri në vitin 2017, rimbursimi i TVSH-së për përpunuesit ishte 20%, çka do të thotë se p.sh,. për çdo blerje të qumështit me faturë tatimore nga fermeri, përpunuesi mund të kreditonte këtë vlerë në TVSH-në e zbritshme.

Kjo skemë e bënte ekonomikisht të leverdishme blerjen edhe me çmim të lartë për fermerin dhe siguronte marzh të qëndrueshëm fitimi për industrinë.

Nga viti 2019 deri në vitin 2022, skema ndryshoi. TVSH-ja në blerje (nga fermerët) u ul në 6%. Ndërsa TVSH-ja në shitje e produkteve të bulmetit mbeti 20%. Kjo krijoi pabarazi fiskale, pasi industria paguante më shumë në dalje sesa kreditonte në hyrje.

Skema e TVSH-së së kreditueshme u hoq plotësisht në vitin 2022, duke vendosur 0% TVSH të zbritshme për blerjet e qumështit nga fermerët.

Shoqata e Industrisë së Përpunuesve të Qumështit propozoi që skema të harmonizohej me praktikat e rajonit, ku TVSH-ja e blerjes dhe e shitjes të unifikohej në 6% ose 9%, për të shmangur pabarazitë tatimore.

Skema e vjetër të zëvendësohej me një mekanizëm neutral fiskal, jo penalizues për përpunuesin. Ky propozim nuk u pranua nga Ministria e Financave në buxhetin e vitit 2022.

Në vend të rimbursimit të TVSH-së, qeveria aplikoi subvencione direkte deri në 10,000 lekë për krerë bagëtie/lopë për fermerët.

Në atë kohë, përpunuesit theksuan se skema e subvencioneve nuk do të ketë efekt të drejtpërdrejtë në uljen e kostos së lëndës së parë për industrinë.

Nuk garanton formalizimin, sepse nuk është e lidhur me volumin real të qumështit të shitur.

Ndryshe nga rajoni, ku subvencionet jepen për litër qumësht të prodhuar e dorëzuar, në Shqipëri mungon kjo logjikë e orientuar drejt prodhimit të formalizuar./ Monitor.al

The post Çmimet e bulmetit në Shqipëri, ndër më të shtrenjtat në Europë appeared first on Albeu.com.

Situata e zjarreve në vend/ Kryeministri Rama falenderon efektivët në terren: Mirënjohje për ata që rrezikojnë jetën për të shpëtuar të tjerët

By: V K
27 July 2025 at 08:26

Mëngjesin e kësaj të diele, përmes një mesazhi në “Facebook”, kryeministri Edi Rama, ka shprehur mirënjohjen dhe respektin e tij për të gjithë efektivët e Forcave të Armatosura dhe Policisë së Shtetit, të angazhuar në përballimin e situatës së zjarreve që po godasin vendin dhe rajonin Mesdhetar.

Mesazhi i Ramës:

“Mirëmëngjes,” shkruan Rama në rrjetet sociale, “dhe me falenderimin me respekt për çdo efektiv të Forcave të Armatosura e të Policisë së Shtetit. Po ashtu, me një veçim plot admirim për shefin e policisë së Delvinës, Agim Troci, që shpëtoi jetë duke rrezikuar të tijën”.

Kryeministri ka vlerësuar gjithashtu zjarrfikësit, forcat e Urgjencës Kombëtare dhe Emergjencave Civile, që ndodhen në gatishmëri të plotë përballë rrezikut të përhapur të flakëve në gjithë Europën Jugore.

Në përfundim të mesazhit, ai uroi qytetarët për një të diel të qetë, duke i kujtuar kontributin e atyre që punojnë për sigurinë e të gjithëve.

 

 

The post Situata e zjarreve në vend/ Kryeministri Rama falenderon efektivët në terren: Mirënjohje për ata që rrezikojnë jetën për të shpëtuar të tjerët appeared first on Albeu.com.

Aksion nga ajri dhe toka për neutralizimin e flakëve në Borsh, Piqeras dhe Sasaj, evakuohen 40 persona

By: V K
27 July 2025 at 08:01

Prej ditës së djeshme, zjarret që kanë përfshirë zonat e Borshit, Piqerasit dhe Sasajt, janë bërë shqetësim serioz për banorët dhe pushuesit, pasi flakët, të nxitura nga era e fortë, kanë avancuar me shpejtësi drejt zonave të banuara dhe bizneseve të vijës bregdetare.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka njoftuar se në orët e para të mëngjesit të sotëm, ka rinisur aksioni nga ajri me dy helikopterë të Forcës Ajrore, të cilët po operojnë intensivisht për të neutralizuar vatrat aktive.

Sipas autoriteteve, ndërhyrja ajrore është thelbësore për shkak të terrenit të vështirë dhe rrezikut të shtuar në zonat e banimit.

 

 

Postimi i ministrit te Mbrojtjes:

Në #Borsh, #Piqeras dhe #Sasaj ka rinisur aksioni nga ajri me dy helikopterë të Forcës Ajrore🚁 për të neutralizuar zjarret që kanë kërcënuar banesat dhe bizneset e zonës për shkak të erës së fortë që favorizoi përhapjen e shpejtë të flakëve gjatë orëve të para të mëngjesit.

👮‍♂️🚑 Teksa zjarrëfikësit dhe Forcat e Armatosura të stacionuara në Borsh gjatë natës siguruan perimetra sigurie përreth banesave, Policia e shtetit dhe punonjësit e emergjencave civile ndihmuan banorë dhe pushues të evakuohen nga zonat më të rrezikuara, duke shoqëruar drejt sigurisë 40 prej tyre.

⏱️ Zjarrfikësit e Himarës dhe Forcat e Armatosura vijojnë operacionin në terren duke bashkërenduar me ekuipazhet e helikopterëve për të eliminuar çdo rrezik 🧑‍🧑‍🧒‍🧒.

The post Aksion nga ajri dhe toka për neutralizimin e flakëve në Borsh, Piqeras dhe Sasaj, evakuohen 40 persona appeared first on Albeu.com.

Tirana, ndër qytetet me numrin më të lartë të taksive në Europë në raport me popullsisë

By: V K
27 July 2025 at 07:53

Lufta për pasagjerët, taksitë fitojnë terren në rrugët e Tiranës. Shqipëria, ndër të parat në Europë për numrin e lartë të taksive në raport me popullsinë. Rritja e turistëve, transporti i dobët publik dhe hyrja e flotave të taksive elektrike i kanë dhënë hov zhvillimit të këtij tregu

Në Rrugën e Elbasanit, brenda vetëm 5 minutave kaluan 87 taksi, sipas një vëzhgimi që bëri “Monitor” në orën 9:30 të mëngjesit.

Dhe nëse lëviz pak më pranë qendrës, përballë Toptanit të presin 17 taksi të parkuara, gati për të marrë pasagjerë në zemër të kryeqytetit.

Sipas Drejtorisë së Transportit dhe Trafikut Rrugor, në Tiranë kishte 2850 mjete të licencuara dhe 130 subjekte juridike që operojnë në kryeqytet deri në fund të majit 2025.

Bazuar në të dhënat e Cens 2023 për popullsinë banuese, kryeqyteti shqiptar ka aktualisht 4.8 taksi për çdo 1,000 banorë.

Kjo shifër e rendit Tiranën ndër vendet me numrin më të lartë në Europë dhe në Ballkan, teksa ia kalon vetëm Podgorica (4.9). Pas kryeqytetit shqiptar vjen Sarajeva (4.6).

Në Europë, kryeqyteti më i ngarkuar është Parisi, me 8.5 taksi për 1 mijë banorë.

Sipas burimeve përkatëse nga institucionet zyrtare të çdo vendi, të përpunuara nga “Monitor”, Tirana lë pas shumë nga metropolet më të mëdha dhe më të zhvilluara të kontinentit.

Në krahasim me qytete si Berlini (1.49), Londra (1.62) apo Roma (2.74), Tirana ka dukshëm më shumë taksi në raport me popullsinë.

Vendet e njohura për turizmin si Athina (4.33 taksi për 1,000 banorë), Stambolli (1.17) dhe Madridi (2.3) kanë një numër dukshëm më të ulët taksish për banor në krahasim me Tiranën.

Ky krahasim thekson jo vetëm një veçori të tregut shqiptar të transportit urban, por edhe faktin se, ndonëse Shqipëria është një destinacion më i vogël, ajo ofron një akses më të lartë ndaj shërbimeve të taksive, një element që ndikon pozitivisht në përvojën e vizitorëve dhe lehtësinë e lëvizjes brenda qytetit.

Kthimi i vendit në një destinacion turistik ka nxitur dukshëm këtë treg në vend. Ndërkohë, problemet e vazhdueshme të transportit publik i kanë detyruar qytetarët të mbështeten gjithnjë e më shumë tek alternativa si taksitë.

Këta dy faktorë u kombinuan me hyrjen e flotave të taksive elektrike, që përveçse shtuan ofertën, ulën dhe çmimet e shërbimit për shkak të kostos më të lirë në raport me taksitë e zakonshme që përdornin karburant.

Brenda vetëm pesë muajve të parë të këtij viti janë regjistruar 274 taksi të reja në Tiranë. Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, në 2024, numri i taksive të regjistruara ishte 2,576 dhe në maj të këtij viti ky numër arriti në 2,850, duke shënuar një rritje prej rreth 10.6%.

Përballë kërkesës së madhe, shumë operatorë të rinj kanë hyrë në treg, duke sjellë më shumë konkurrencë dhe si rrjedhojë, një ulje të ndjeshme të çmimeve për udhëtime brenda dhe jashtë qytetit.

Platformat online dhe aplikacionet për porositjen e taksive kanë shtuar fleksibilitetin për klientët, ndërkohë që operatorët garojnë për të ofruar çmime sa më të lira dhe shërbim sa më cilësor.

Numri i taksive rritet, çmimet ulen

Rritja e numrit të operatorëve të taksive në treg ka sjellë me vete jo vetëm më shumë alternativa për pasagjerët, por edhe një ulje të dukshme të çmimeve për destinacionet më të kërkuara.

Hyrja e operatorëve që shërbejnë me flota elektrike ka ulur dukshëm kostot e transportit. Një taksi elektrike mund të udhëtojë për 300 km për një kosto karikimi prej 200-500 lekë.

Një taksi me karburant për të njëjtën rrugë shpenzon rreth 4 – 5 mijë lekë naftë ose benzinë.

Sipas një vëzhgimi në treg, me shtimin e konkurrencës janë rritur edhe ofertat, sidomos nga operatorët e mëdhenj, që synojnë të tërheqin klientë me çmime promocionale apo zbritje të herëpashershme.

Në të kaluarën, udhëtimi drejt Aeroportit të Rinasit kushtonte mes 2,000 dhe 2,500 lekë, ndërsa tani, përmes aplikacioneve dhe operatorëve të ndryshëm, ky çmim mesatarisht shkon 1,200 lekë por ka operatorë që ofrojnë çmime edhe më të lira deri në 1,000 lekë.

Sipas të dhënave të publikuara nga disa prej operatorëve më të mëdhenj në vend tarifat aktuale për shërbimin taksi në Tiranë janë si më poshtë

Tarifa e nisjes: 300 lekë për 1.5 km të para

Zona A (5 km pas 1.5 km): 120 lekë/km dhe 25 lekë/minutë

Zona B (10 km pas 6.5 km): 95 lekë/km dhe 21.25 lekë/minutë

Zona C (mbi 16.5 km): 80 lekë/km dhe 20 lekë/minutë

Z. Kurtaj shprehet se te Green Taxi ata përpiqen të ruajnë stabilitet gjatë gjithë vitit, por në raste të veçanta, si gjatë festave ose sezonit turistik, mund të ketë rregullime të moderuara për të përballuar fluksin e shtuar dhe rritjen e kostove për destinacionet jashtë juridiksionit të Bashkisë së Tiranës.

Zhvillimi teknologjik ka nisur të ndryshojë rrënjësisht mënyrën si operohet në këtë treg. Platforma “Uber” ka futur standarde të reja në shërbim, duke mundësuar pagesa të thjeshta, udhëtime të monitoruara dhe rritje të besimit te klientët.

Teknologjia ka sjellë më shumë transparencë dhe mundësi zgjedhjeje për qytetarët, ndërsa për vetë taksistët ka krijuar një kanal më të drejtë për të ofruar shërbimin, pa qenë të detyruar të operojnë në mënyrë të ndërmjetme apo joformale.

P.sh. Patoko, një platformë vendase, aktualisht numëron mbi 800 shoferë të regjistruar, prej të cilëve 760 operojnë në Tiranë.

Arbër Kadia, CEO dhe bashkëthemelues i Patoko-s, thotë se përdoruesit më aktivë janë të rinjtë nga 18 deri në 42 vjeç, një grup që kërkon komoditet, pagesë të sigurt dhe shërbim të mirë.

“Shohim çdo muaj rritje të pagesave me kartë edhe nga konsumatorët shqiptarë”, – thotë z. Kadia, duke theksuar se besimi në teknologji është rritur ndjeshëm.

Pavarësisht risive në teknologji, problemi mbetet pasi pjesa më e madhe janë taksistë individualë.

Sipas Dashnor Memaj, kreut të Shoqatës së Transportit Publik, “pjesa më e madhe e taksive janë individ taksi, pa qenë të strukturuar në kompani të mëdha dhe kjo e vështirëson kryerjen e shërbimit në kohë dhe me standard të mirë”.

Ndryshe nga kompanitë, që ndjekin orare të paracaktuara dhe plane pune më të sakta, taksistët individualë shpesh “dalin në punë dhe ikin sipas kohës së tyre”, duke krijuar boshllëqe në mbulimin e kërkesës, veçanërisht në orare të ngarkuara apo zona periferike.

Kjo diferencë në mënyrën e organizimit përkthehet në cilësi të ndryshme të përvojës për qytetarët dhe tregon se, ndonëse teknologjia ka nisur të sjellë rregull, tregu ka ende nevojë për standardizim më të plotë.

Numri i taksive rritet, po çmimet?!

Rritja e numrit të operatorëve të taksive në treg ka sjellë me vete jo vetëm më shumë alternativa për pasagjerët, por edhe një ulje të çmimeve për destinacionet më të kërkuara.

Hyrja e operatorëve që shërbejnë me flota elektrike ka ulur dukshëm kostot e transportit.

Një taksi elektrike mund të udhëtojë për 300 km për një kosto karikimi prej 200-500 lekë. Një taksi me karburant për të njëjtën rrugë shpenzon rreth 4 – 5 mijë lekë naftë ose benzinë.

Sipas një vëzhgimi në treg, me shtimin e konkurrencës janë rritur edhe ofertat, sidomos nga operatorët e mëdhenj, që synojnë të tërheqin klientë me çmime promocionale apo zbritje të herëpashershme.

Në të kaluarën, udhëtimi drejt Aeroportit të Rinasit kushtonte mes 2,000 dhe 2,500 lekë, ndërsa tani, përmes aplikacioneve dhe operatorëve të ndryshëm, ky çmim mesatarisht shkon 1,200 lekë por ka operatorë që ofrojnë çmime edhe më të lira deri në 1,000 lekë.

Sipas të dhënave të publikuara nga disa prej operatorëve më të mëdhenj në vend tarifat aktuale për shërbimin taksi në Tiranë janë si më poshtë

Tarifa e nisjes: 300 lekë për 1.5 km të para

Zona A (5 km pas 1.5 km): 120 lekë/km dhe 25 lekë/minutë

Zona B (10 km pas 6.5 km): 95 lekë/km dhe 21.25 lekë/minutë

Zona C (mbi 16.5 km): 80 lekë/km dhe 20 lekë/minutë

Z. Kurtaj shprehet se te Green Taxi ata përpiqen të ruajnë stabilitet gjatë gjithë vitit, por në raste të veçanta, si gjatë festave ose sezonit turistik, mund të ketë rregullime të moderuara për të përballuar fluksin e shtuar dhe rritjen e kostove për destinacionet jashtë juridiksionit të Bashkisë së Tiranës.

Zhvillimi teknologjik ka nisur të ndryshojë rrënjësisht mënyrën si operohet në këtë treg.

Platforma “Uber” ka futur standarde të reja në shërbim, duke mundësuar pagesa të thjeshta, udhëtime të monitoruara dhe rritje të besimit te klientët.

Teknologjia ka sjellë më shumë transparencë dhe mundësi zgjedhjeje për qytetarët, ndërsa për vetë taksistët ka krijuar një kanal më të drejtë për të ofruar shërbimin, pa qenë të detyruar të operojnë në mënyrë të ndërmjetme apo joformale.

P.sh. Patoko, një platformë vendase, aktualisht numëron mbi 800 shoferë të regjistruar, prej të cilëve 760 operojnë në Tiranë.

Arbër Kadia, CEO dhe bashkëthemelues i Patoko-s, thotë se përdoruesit më aktivë janë të rinjtë nga 18 deri në 42-vjeç, një grup që kërkon komoditet, pagesë të sigurt dhe shërbim të mirë.

“Shohim çdo muaj rritje të pagesave me kartë edhe nga konsumatorët shqiptarë”, – thotë z. Kadia, duke theksuar se besimi në teknologji është rritur ndjeshëm.

Pavarësisht risive në teknologji, problemi mbetet pasi pjesa më e madhe janë taksistë individualë.

Sipas Dashnor Memaj, kreut të Shoqatës së Transportit Publik, “pjesa më e madhe e taksive janë individ taksi, pa qenë të strukturuar në kompani të mëdha dhe kjo e vështirëson kryerjen e shërbimit në kohë dhe me standard të mirë”.

Ndryshe nga kompanitë, që ndjekin orare të paracaktuara dhe plane pune më të sakta, taksistët individualë shpesh “dalin në punë dhe ikin sipas kohës së tyre”, duke krijuar boshllëqe në mbulimin e kërkesës, veçanërisht në orare të ngarkuara apo zona periferike.

Kjo diferencë në mënyrën e organizimit përkthehet në cilësi të ndryshme të përvojës për qytetarët dhe tregon se, ndonëse teknologjia ka nisur të sjellë rregull, tregu ka ende nevojë për standardizim më të plotë.

Taksitë rrisin importin e makinave elektrike

Gjatë periudhës 2019–2024 është vërejtur rritje graduale dhe e qëndrueshme në numrin e automjeteve elektrike të regjistruara për herë të parë në Shqipëri, e ndikuar kryesisht nga shtimi i kompanive të taksive që kanë flota elektrike.

Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) në vitin 2024 u regjistruan 3,127 automjete elektrike, me rritje 72% në krahasim me vitin e mëparshëm dhe gati 5 herë më shumë se në 2022, kur u regjistruan vetëm 675 mjete.

Në pjesën më të madhe, automjetet elektrike janë kryesisht për t’u përdorur si taksi.

Sipas të dhënave të DPShTRr nga 2,576 taksi që operonin në 2024, 1,467 janë elektrike, 63 hibride dhe 1,046 me lëndë djegëse. Mjetet elektrike përbënin 57% të flotës totale të taksive (nga 31.2% që ishin në 2023).

Burimi: DPShTRr

Kjo shihet edhe në infrastrukturën për këto mjete. Ndërsa qytetarët hasin vështirësi për të gjetur poste karikimi, kompanitë e taksive kanë investuar në stacione të posacme për flotën e tyre, duke i dhënë vetes një avantazh të qartë në përdorimin e kësaj teknologjie.

Administratori i Green Taxi pohon për “Monitor” se, “përdorimi i makinave elektrike ka sjellë ulje të konsiderueshme të kostove të karburantit dhe mirëmbajtjes rutinë.Ne si kompani kemi pika të posaçme karikimi, duke na dhënë avantazh operativ”.

Ai thekson se strategjia e kompanisë për një flotë më të qëndrueshme, lidhet ngushtë me kërkesat e reja të tregut dhe pritshmëritë gjithnjë e më të larta të klientëve.

Sipas Entit Rregullator të Energjisë, në total, në Republikën e Shqipërisë janë regjistruar gjithsej rreth 178 kontrata për stacione karikimi, me fuqi të instaluar totale prej 26,627 kWh.

Pavarësisht rritjes, numri i mjeteve elektrike mbetet minimal në raport me totalin e makinave të reja të regjistruara në një vit.

Në vitin 2019, numri i automjeteve elektrike ishte vetëm 35, nga një total prej 51,994 mjeteve të regjistruara atë vit.

Kulmi i kësaj tendence arriti në vitin 2024, me 3,127 automjete elektrike të regjistruara, që përbëjnë rreth 3.1% të totalit prej 99,441 regjistrimesh të reja.

Burimi: DPShTRr

Sfidat teknike dhe infrastrukturore

Megjithatë, ky tranzicion nuk është i lehtë. Shqipëria ende përballet me mungesë të specialistëve të trajnuar për mirëmbajtjen e makinave hibride dhe pjesët e këmbimit shpesh mungojnë ose janë të shtrenjta.

Për më tepër, infrastruktura rrugore lë për të dëshiruar: gropat, trotuaret e dëmtuara dhe ndalesat e pakta të karikimit elektrike mund të shkaktojnë dëme dhe vonesa për drejtuesit
që përdorin automjete elektrike.

Z. Kurtaj nga Green Taxi shprehet se, “sfida kryesore është mungesa e pjesëve rezervë specifike për modelet elektrike në tregun vendas”.

Kompanitë më të mëdha në treg

Në Tiranë operojnë disa kompani të mëdha taksish, të cilat zënë një pjesë të konsiderueshme të tregut të transportit të udhëtarëve brenda dhe jashtë qytetit.

Sipas të dhënave nga QKB mbi xhiron vjetore të realizuar në vitin 2023, katër nga emrat më të njohur në këtë sektor janë:

Merr Taxi, aktualisht një nga operatorët më të mëdhenj në vend, ka realizuar një xhiro prej 562.6 milionë lekësh.

Lux Taxi, i njohur për shërbimin me mjete të kategorisë së lartë, ka raportuar të ardhura në vlerën 138.1 milionë lekë.

City Taxi, një tjetër emër i konsoliduar në treg, ka gjeneruar 79.7 milionë lekë të ardhura.

Smart Taxi, një operator më i vogël në krahasim me të tjerët, ka raportuar një xhiro prej 9.2 milionë lekësh.

Norma e fitimit të operatorëve luhatet në 8-10%, sipas bilanceve të operatorëve, duke mos rezultuar një biznes shumë fitimprurës./ Monitor

The post Tirana, ndër qytetet me numrin më të lartë të taksive në Europë në raport me popullsisë appeared first on Albeu.com.

Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme, 27 Korrik 2025

By: V K
27 July 2025 at 07:39

Ditën e sotme, vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet të jetë i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa vranësirat do të jenë të pakta kalimtare në relievet malore në verilindje e juglindje.

Era pritet të jetë me drejtim Juglindje-Veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, në bregdet dhe lugina hera-herës do të arrijë 7- 9 m/s.

Për pasojë deti do të ketë një valëzim të forcës 1-2 ballë.

The post Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme, 27 Korrik 2025 appeared first on Albeu.com.

Pirro Vengu në mesnatë afër vatrave të zjarrit: Kjo është e qëllimshme dhe unë s’e pranoj këtë

By: V K
27 July 2025 at 07:36

Gjatë mesnatës, ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka mbërritur në zonat e prekura nga zjarret në Shashicë dhe Kaninë, ku vazhdon beteja me flakët në terren.

Në video, ai duket bashkë me kryetarin e Bashkisë Ermal Dredha dhe kryeplakun e fshatit, të cilit i thotë se kjo zjarrvënie është e qëllimshme dhe e papranueshme.

Në Kaninë, përveç angazhimit të efektivëve të Forcave të Armatosura dhe zjarrfikësve, në operacion u përfshinë edhe avionët ‘Canadair’ të cilët po ndërhyjnë nga ajri, për të frenuar përhapjen e mëtejshme të flakëve.

Situata mbetet serioze për shkak të erës dhe temperaturave të larta, ndërsa forcat në terren po punojnë në kushte të vështira për të mbajtur nën kontroll vatrat aktive.

Ministri Vengu, theksoi rëndësinë e koordinimit mes strukturave, për të parandaluar përkeqësimin e situatës dhe për të mbrojtur zonat e banuara dhe pasuritë natyrore.

The post Pirro Vengu në mesnatë afër vatrave të zjarrit: Kjo është e qëllimshme dhe unë s’e pranoj këtë appeared first on Albeu.com.

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

By: V K
27 July 2025 at 07:31

Sot, më 27 korrik 2025, dollari amerikan, blihet me 82.2 lekë dhe shitet me 83.4 lekë.

Euro, blihet me 96.8 lekë dhe shitet 97.7 lekë.

Franga zvicerane, këmbehet në blerje me 103.2 lekë, ndërsa në shitje me 104.4 lekë.

Paundi britanik, blihet me 110.2 lekë dhe shitet me 111.8 lekë.

Dollari kanadez, sot në blerje këmbehet me 59.8 lekë, ndërsa në shitje me 61.6 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

 

The post Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro appeared first on Albeu.com.

Horoskopi 27 Korrik, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

By: M C
26 July 2025 at 23:48

Dashi

Dashuria: Ata që kanë takuar kohët e fundit një person të veçantë, tashmë do të fillojnë të ndiejnë fluturat në stomakun e tyre, me të vërtetë mund të jenë të duhurat me të cilët të ndërtojnë një të ardhme të fortë. Për beqarët, një ditë e mbushur me takime dhe kënaqësi po formësohet.

Puna: Dita mund të jetë sfiduese në punë, të përpiqeni të përmirësoni gjendjen shpirtërore dhe të jeni më pak impulsiv.

Demi

Dashuria: Ushqeni marrëdhënien në çift me disa befasi për t’i bërë partnerit. Një udhëtim, një darkë romantike do të thotë shumë! Beqarët mund të bëjnë pushtime dhe të argëtohen me disa njohje të reja pa u angazhuar vetë.

Puna: Sot situatat profesionale do të përmirësohen dhe do të ketë disa të ardhura shtesë që do t’ju lejojnë të bëni plane.

Binjakët

Dashuria: Rimëkëmbje e madhe nga pikëpamja sentimentale, falë aspektit të shkëlqyeshëm të Venusit që së shpejti do të favorizojë një rikuperim të mirë edhe në dashuri. Beqarët që kanë mundësinë të zbulojnë ndjenjat e tyre, gjithashtu favorizohen.

Puna: Në punë, kundërshtimi i Mërkurit mund ta vështirësojë marrëdhënien tuaj me partnerë dhe bashkëpunëtorë.

Gaforrja

Dashuria: Në dashuri do të dëshironit më shumë konfirmim, veçanërisht sepse disa dyshime mund t’ju shtyjnë të rishqyrtoni rëndësinë e një lidhjeje. Për momentin, beqarët duhet të shmangin marrjen e vendimeve sentimentale shumë të rrezikshme.

Puna: Lajmet e rëndësishme në vendin e punës janë duke shkuar. Diçka po ndryshon, edhe nëse është një evolucion i ngadaltë.

Luani

Dashuria: Sigurisht që shumë probleme në çift janë tejkaluar, por sipas yjeve në ditët në vazhdim do të na mbetet akoma të marrim disa gjëra prapa. Nëse jeni beqar mund të detyroheni të rivlerësoni zgjedhjet e së kaluarës, ose mund të filloni përsëri.

Puna: Sot do të ketë një shans të mirë për të marrë një konfirmim në punë, do t’ju ndihmojë të kuptoni më mirë se ku të shkoni.

Virgjëresha

Dashuria: Do të shqetësoheni për disa situata në të cilat do të udhëhiqeni të bëni një zgjedhje. Partneri do ju mbështesë në të gjitha zgjedhjet tuaja dhe gjithashtu do t’ju japë këshilla të vlefshme. Njohje të reja vijnë për beqarët, do të bëni marrëveshje me njerëz shumë të ndryshëm nga ju.

Puna: Disa prej jush do të ndjehen të inkurajuar të ndërmarrin studime të reja ose mënyra të reja të punës. Lajmet vijnë mjaft pozitive.

Peshorja

Dashuria: Do të jetë një ditë mjaft e bezdisshme, do të jetë e lehtë të bëni gabime shpërqendrimi ose ta lini veten të ndikohet nga reagime tepër impulsive. Ata që janë afër jush mund ta kundërshtojnë atë. Shumë beqarë po revolucionarizojnë aspekte të ndryshme të jetës së tyre, duke filluar nga miqësitë.

Puna: Në punë, kjo është koha kur ju mund t’i jepni më shumë hapësirë ​​interesave dhe përparësive tuaja.

Akrepi

Dashuria: Marrëdhënie të mira në çift dhe takime të reja, por kujdes nga Hëna e kundërt, kjo mund t’ ju krijojë një vonesë të vogël ose më keq. Beqarët mund të përfitojnë nga mundësitë e mira të krijuara nga yjet për të jetuar në mënyrë aktive jetën e tyre të dashurisë.

Puna: Do të keni vendosmëri dhe aftësi të jashtëzakonshme dhe do të jeni në gjendje të theksoni veten. Mos e humbni kohën.

Shigjetari

Dashuria: Përballë Venusit mund të shkoni në disa keqkuptime në dashuri ose familje. Ka çështje të pazgjidhura që nuk mund të shtyhen më. Nëse jeni beqarë, përpiquni të merrni pak kohë për t’u çlodhur.

Puna: Në punë do të jeni në gjendje të mbani një ekuilibër të caktuar dhe t’i përkushtoheni angazhimeve përkundër vështirësive.

Bricjapi

Dashuria: Venusi në tranzit në shenjë sjell avantazhe në dashuri. Ka vendime të rëndësishme për të marrë, madje edhe në familje kjo është koha e duhur për të paraqitur idetë tuaja. Beqarët do u duhet t’i kushtojnë vëmendje takimeve të reja dhe të vlerësojnë mirë.

Puna: Në përgjithësi është një periudhë veçanërisht pozitive edhe në punë, projektet që lindin tani favorizohen mbi të gjitha.

Ujori

Dashuria: Dashuria sot do t’ju japë kënaqësi të madhe. Edhe çiftet që janë bashkë për një kohë të gjatë mund të gjejnë më shumë mirëkuptim. Venusi i bën takimet speciale dhe beqarët mund të takojnë shpirtin binjak. Dëgjo zemrën!

Puna: Shmangni ndjekjen e polemikave ose provokimeve që rrezikojnë të krijojnë vështirësi veçanërisht në menaxhimin e punës.

Peshqit

Dashuria: Një ditë e bukur për ndjenjat, sot mund të mbështeteni në një gjendje pozitive astrologjike. Takimet janë të preferuara, kështu që lërini të shkojnë. Sensual dhe tërheqës, beqarët do godasin dhe do të jenë në qendër të vëmendjes dhe do të bëjnë kaq shumë pushtime.

Puna: Një lajm i mirë që vjen në punë, pavarësisht konkurrencës ju do të jeni në gjendje të arrini atë që dëshironi në fund.

The post Horoskopi 27 Korrik, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju appeared first on Albeu.com.

Izraeli rifillon dërgimin e ndihmave humanitare në Gaza, IDF: Nuk ka zi buke këtu, është fushatë e rreme e promovuar nga Hamasi

By: M C
26 July 2025 at 23:30

Ushtria izraelite ka nisur të hedhë ndihma humanitare nga ajri në Gaza mbrwmjen e sotme. Burime palestineze konfirmuan se pakot kishin filluar të binin në Rripin verior të Gazës. Sipas ushtrisë, hedhjet nga ajri përfshinin shtatë paleta me artikuj të tillë si sheqer, miell dhe ushqim të konservuar, të ofruar nga organizatat ndërkombëtare.

“IDF thekson se nuk ka zi buke në Rripin e Gazës. Kjo është një fushatë e rreme e promovuar nga Hamasi”, shtoi deklarata e ushtrisë. “Përgjegjësia për shpërndarjen e ushqimit për popullsinë e Gazës i takon OKB-së dhe organizatave ndërkombëtare të ndihmës. Prandaj, ne presim që OKB-ja dhe organizatat ndërkombëtare të përmirësojnë efikasitetin e shpërndarjes së ndihmës dhe të sigurojnë që ndihma të mos përfundojë te Hamasi”, vazhdoi deklarata.

Izraeli është përballur me kritika të ashpra nga agjencitë e ndihmës, të cilat e kanë akuzuar atë për kufizimin e shpërndarjes së ndihmës humanitare. Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, e ka përshkruar krizën si një “zi masive të shkaktuar nga njeriu”.

Izraeli, i cili ndërpreu furnizimet për Gazën në fillim të marsit, por i rifilloi ato pjesërisht në maj, thotë se është i përkushtuar të lejojë ndihmën, por duhet ta monitorojë atë për të parandaluar plaçkitjen e saj nga grupet e armatosura. Ai thotë se ka lejuar ushqim të mjaftueshëm në Gaza gjatë luftës dhe fajëson Hamasin për gjendjen e vështirë të 2.2 milionë banorëve të enklavës.

Izraeli gjithashtu akuzon Kombet e Bashkuara se nuk kanë vepruar në kohë, duke thënë se 700 dërgesa ndihmash janë në Gaza, por nuk janë shpërndarë. Më shumë se 125 njerëz kanë vdekur nga kequshqyerja, dhe 85 prej tyre ishin fëmijë, njoftoi më parë Ministria e Shëndetësisë e Gazës.

The post Izraeli rifillon dërgimin e ndihmave humanitare në Gaza, IDF: Nuk ka zi buke këtu, është fushatë e rreme e promovuar nga Hamasi appeared first on Albeu.com.

Dështon seanca e 54-ët për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, përfundon afati i Gjykatës Kushtetuese

By: M C
26 July 2025 at 23:23

Edhe në përpjekjen e fundit që erdhi rreth tetë orë pas asaj parapake, deputetët e zgjedhur të legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës dështuan në tentimin për ta konstituuar Kuvendin.

Tani, pasi është mbyllur afati 30-ditor i vendosur nga Gjykata Kushtetuese për zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit, deputetët nuk do të mund të marrin asnjë veprim apo vendim drejt konstituimit të Kuvendit, sipas vendimit të 24 korrikut të Gjykatës Kushtetuese

Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, e konfirmoi se ai gjatë ditës ka zhvilluar një takim, me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Por, ai tha se gjatë këtij takimi nuk pati asnjë diskutim përtej asaj që është thënë në publik më parë dhe se nuk është arritur asnjë marrëveshje.

Dhe, epilogu i seancës së 54-t konstituive ishte i njëjtë si i atyre paraprake: kryesuesi i seancës, Avni Dehari nga LVV-ja, u kërkoi Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës, Listës Serbe dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ta propozojnë nga një kandidat për të themeluar komisionin për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit.

Këto parti nuk dhanë propozime dhe nuk pati kuorum për formimin e këtij komisioni, duke dështuar kështu konsituimi i Kuvendit.

Lëvizjes Vetëendosje do t’i kishin mjaftuar votat e tre deputetëve të Nismës Socialdemokrateve dhe deputetëve të minoriteve, përveç atyre të Listës Serbe, për t’i siguruar 61 votat e nevojshme.

Pak para seancës, zëdhënësi i LVV-së, Arlind Manxhuka, tha përmes një postimi në Facebook se atyre “u duhen votat, por jo me çdo kusht dhe jo nga e me bindjen e ndokujt që i duket se ‘i erdhi dita’”.

Tani, deputetët nuk do të mund të marrin asnjë vendim apo veprim në drejtim të konstituimit të Kuvendit.

Kjo pasi që një vendim i Gjykatës Kushtetuese, i publikuar në orët e vona të 24 korrikut, vendosi ex officio masë të përkohshme nga 27 korriku deri më 8 gusht.

Në arsyetim, Gjykata tha se nëse nuk do të vendosej masa e përkohshme ex officio ndaj vendimeve dhe veprimeve të deputetëve të zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës pas datës 26 korrik 2025, çdo vendim dhe veprim i ndërmarrë pas kësaj date deri në vendimmarrjen e Gjykatës lidhur me kërkesat “mund të shkaktojë dëme të pariparueshme për rendin kushtetues të Republikës së Kosovës dhe funksionimin e institucioneve kyç në Republikën e Kosovës”.

Gjykata e mbështeti vendosjen e masës në atë se për çështjen e konstituimit ka dy lëndë në shqyrtim, atë të paraqitur nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

Që nga fillimi më 15 prill e deri të premten, Kuvendi është mbledhur në 52 përpjekje për ta zgjedhur kryetarin, pa arritur shumicën prej së paku 61 votave.

Lëvizja Vetëvendosje – fituese e zgjedhjeve – e ka të drejtën ekskluzive të propozimit të kandidatit për kryeparlamentar, por e zgjedhura e kësaj partie, Albulena Haxhiu, konsiderohet e papranueshme për disa grupe politike.

Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e shohin atë si figurë përçarëse, teksa Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se s’ka votë për asnjë kandidat të LVV-së.

LVV-ja argumenton se është obligim i të gjithë deputetëve të konstituojnë Kuvendin.

PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe po ashtu po kundërshtojnë ndryshimin e votimit nga i hapur në të fshehtë. Partitë shqiptare kanë argumentuar se në aktgjykim Kushtetuesja ka thënë se votimi i fshehtë është jokushtetues, por mendim tjetër ka shprehur LVV-ja.

Me afrimin e mandatit 30-ditor, kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj – partia e të cilit i ka tre deputetë – dhe kreu i LVV-së, njëherësh kryeministri në detyrë, Albin Kurti, janë takuar javën e kaluar në përpjekje për gjetjen e një zgjidhjeje. Por, deri më tani nuk kanë njoftuar për arritjen e ndonjë marrëveshjeje për konstituimin e Kuvendit, dhe më pas formimin e Qeverisë.

Përveç duke argumentuar se kompromisi nuk duket se është afër, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, më 22 korrik iu drejtua Gjykatës Kushtetuese me dy kërkesa: që të sqaronte se cilat janë pasojat juridike nëse Kuvendi nuk konstituohet deri më 26 korrik dhe që Kushtetuesja të vendosë masë të përkohshme ndaj afatit 30-ditor, deri në nxjerrjen e një aktvendimi sa i përket kërkesës për pasojat juridike.

Deputetët, përveç zgjedhjes së kryeparlamentarit të ri, duhet të zgjedhin edhe pesë nënkryetarë, për të përmbyllur procesin e konstituimit të Kuvendit.

Që nga 15 prilli – kur nisi seanca konstituive – organizatat joqeveritare u kanë bërë vazhdimisht thirrje deputetëve që t’i formojnë institucionet e reja.

Këtyre thirrjeve iu bashkuan edhe diplomatë të huaj të premten, si ambasadorët e Gjermanisë, Bashkimit Evropian dhe të tjerë që ishin të pranishëm në seancën e 52-të konstituive./ REL

The post Dështon seanca e 54-ët për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, përfundon afati i Gjykatës Kushtetuese appeared first on Albeu.com.

Përhapet zjarri në malin e Shashicës, flakët ju afrohen zonave të banuara në Kaninë

By: M C
26 July 2025 at 22:58

Zjarri vijon aktiv në malin e Shashicës, ndërsa flakët vijojnë të përhapen. Situata po përshkalllëzon dhe zjarri po i afrohet më tepër shtëpive të banuara të Kaninës. Raportohet se ndërhyrjet nga ajri janë ndalur për shkak të errësirës. Ndërkohë tymi ka mbuluar në total bregdetin e Vlorës, duke u dukur nga kilometra larg.

Situata paraqitet kritike edhe në Borsh, ku flakët kanë dalë jashtë kontrollit dhe janë shumë afër zonave të banuara dhe kjo ka ka shkaktuar panik dhe shqetësim tek banorët e zonës. Kjo vatër zjarri është aktive prej 48 orësh, ndërsa ka munguar një reagim nga autoritetet për të parandaluar përhapjen e flakëve.

Edhe në fshatin Piqeras në Lukovë të Vlorës flakët janë vetëm 150 metra larg banesave dhe objekteve tregtare. Deri më tani nuk ka raportime për dëme. Edhe në këtë fshat ndërhyrja është shumë e vështirë për shkak të terrenit dhe infrastrukturës. Ndërkohë era e fortë dhe bimësia e dendur dhe e thatë po favorizojnë përhapjen e zjarrit.

The post Përhapet zjarri në malin e Shashicës, flakët ju afrohen zonave të banuara në Kaninë appeared first on Albeu.com.

U arratis nga dhomat e paraburgimit 8 muaj më parë, vihet në pranga Nazmi Liçi, autor i disa grabitjeve

By: M C
26 July 2025 at 22:34

Nazmi Liçi është arrestuar ditën e sotme në Kavajë, pasi ishte shpallur në kërkim për një grabitje në qytetin e Elbasanit.

Liçi u arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor të vitit të kaluar. Ai dyshohet se është edhe autor i pesë vjedhjeve në Kavajë dhe Golem. Pas arrestimit, Liçi do të përballet me akuzat që janë ngritur në ngarkim të tij.

The post U arratis nga dhomat e paraburgimit 8 muaj më parë, vihet në pranga Nazmi Liçi, autor i disa grabitjeve appeared first on Albeu.com.

Tapë në timon dhe refuzoi testin e alkoolit, policia i vendos prangat 75-vjeçarit nga Kosova në Lezhë

By: M C
26 July 2025 at 22:19

Policia e Lezhës ka arrestuar një 75-vjeçar shqiptar nga Kosova pasi refuzoi t’i nënshtrohej testit të alkoolit. Sipas policisë, i moshuari shfaqi shenja të dukshme të gjendjes së dehur.

Pas shoqërimit në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë, F.G., 75 vjeç, pranoi të testohej me aparatin alkooltestues Dräger, ku rezultoi: Testi i parë 2.43 mg/l dhe testi i dytë 2.32 mg/l.

Në përfundim të veprimeve procedurale, shtetasi F. G., 75 vjeç, nga Kosova, u arrestua në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”.

Njoftimi i Policisë

Në kuadër të planit të masave për rritjen e sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve, shërbimet e Policisë Rrugore kanë intensifikuar kontrollet në zonat turistike dhe në akset me fluks të lartë automjetesh.

Shërbimet e Policisë morën informacion për një drejtues automjeti që dyshohej se po qarkullonte në gjendje të dehur në zonën e plazhit të Shëngjinit. Pas kontrolleve në terren, shërbimet e Policisë lokalizuan dhe ndaluan automjetin për të cilin disponohej informacioni, në drejtim të të cilit ishte shtetasi F. G., i cili shfaqte shenja të dukshme të gjendjes së dehur dhe fillimisht refuzoi t’i nënshtrohej testit të alkoolit.

Pas shoqërimit në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë, ky shtetas pranoi të testohej me aparatin alkooltestues Dräger, ku rezultoi: Testi i parë 2.43 mg/l dhe testi i dytë 2.32 mg/l.

Në përfundim të veprimeve procedurale, shtetasi F. G., 75 vjeç, nga Kosova, u arrestua në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të mos drejtojnë automjetet nën efektin e alkoolit, në gjendje të dehur apo nën efektin e substancave narkotike, pasi sjellje të tilla përbëjnë rrezik të shtuar për jetën dhe sigurinë në rrugë.

Në këtë periudhë me fluks të lartë qarkullimi dhe pushuesish, drejtimi i mjetit në gjendje të dehur përbën një kërcënim serioz për jetën e të gjithëve. Respektoni rregullat e qarkullimit, mbroni jetën!

The post Tapë në timon dhe refuzoi testin e alkoolit, policia i vendos prangat 75-vjeçarit nga Kosova në Lezhë appeared first on Albeu.com.

❌
❌