❌

Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 12 July 2025Main stream

Trump vendos tarifa prej 30 pĂ«r qind ndaj BE-sĂ«: Do t’i dyfishojmĂ«, nĂ«se veproni me reciprocitet

12 July 2025 at 15:36

Donald Trump njoftoi se SHBA-ja do të vendosë një tarifë prej 30 për qind për disa produkte importe nga Bashkimi Evropian, si dëmtues indirekt për kompanitë amerikane.

Ky vendim erdhi në kuadër të luftës tregtare dhe shqetësimeve për praktikat jo të barabarta tregtare që ndikojnë në prodhuesit në SHBA.

“Zonja e nderuar, Ursual von der Leyen, Ă«shtĂ« nder pĂ«r mua t’ju drejtohem me kĂ«tĂ« letĂ«r qĂ« thekson rĂ«ndĂ«sinĂ« e marrĂ«dhĂ«nieve tona tregtare. MegjithĂ«se kemi njĂ« deficit tĂ« madh tregtar me BE-nĂ«, SHBA mbetet e pĂ«rkushtuar ndaj bashkĂ«punimit, por vetĂ«m nĂ« kushte tregtie tĂ« ndershme dhe tĂ« balancuar. Duke nisur nga 1 gushti 2025, SHBA do tĂ« vendosĂ« njĂ« tarifĂ« prej 30% pĂ«r mallrat e BE-sĂ« qĂ« hyjnĂ« nĂ« tregun amerikan, pĂ«r tĂ« korrigjuar kĂ«tĂ« pabarazi tĂ« vazhdueshme, e shkaktuar nga tarifat dhe barrierat tuaja tregtare”, tha ai.

“NĂ«se BE vendos tĂ« hakmerret me rritje tarifash, ne do tĂ« shtojmĂ« pĂ«rqindjen e njĂ«jtĂ« mbi 30 pĂ«r qindshin aktual. NĂ«se kompanitĂ« evropiane prodhojnĂ« brenda SHBA-sĂ«, nuk do tĂ« ketĂ« tarifa – madje do tĂ« pĂ«rfitojnĂ« nga procedura tĂ« shpejta dhe efikase. KĂ«to masa synojnĂ« tĂ« mbrojnĂ« ekonominĂ« dhe sigurinĂ« kombĂ«tare tĂ« SHBA-sĂ«. Jemi tĂ« hapur pĂ«r dialog dhe gatshĂ«m tĂ« rishqyrtojmĂ« tarifat, nĂ« varĂ«si tĂ« marrĂ«dhĂ«nieve tona dhe hapjes sĂ« tregjeve tuaja”, pohoi 79-vjeçari.

Në veçanti, tarifat do të prekin sektorët e automjeteve, pjesëve të automobilave, tekstilit dhe mallrave të tjera industriale.

Shtëpia e Bardhë po argumenton se masat janë të nevojshme për të mbrojtur prodhuesit amerikanë nga konkurrenca e pa drejtë.

Pas këtij njoftimi, vlera e euros ra kundrejt dollarit, ndërsa zyrtarë evropianë kanë paralajmëruar se do të reagojnë në mënyrë të ngjashme për të krijuar një strategji të përbashkët kundër tarifave amerikane. /Telegrafi/

The post Trump vendos tarifa prej 30 pĂ«r qind ndaj BE-sĂ«: Do t’i dyfishojmĂ«, nĂ«se veproni me reciprocitet appeared first on Telegrafi.

Kurdët dorëzojnë armët pas 40 vitesh lufte me Turqinë, reagon Erdogan

12 July 2025 at 15:18

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, tĂ« shtunĂ«n ofroi mbĂ«shtetje tĂ« plotĂ« ndaj procesit tĂ« çarmatosjes sĂ« militantĂ«ve kurdĂ«, tĂ« cilĂ«t kanĂ« filluar t’i dorĂ«zojnĂ« armĂ«t nga forcat e PartisĂ« sĂ« PunĂ«torĂ«ve tĂ« Kurdistanit (PKK).

Tridhjetë militantë të PKK-së dogjën armët e tyre në hyrje të një shpelle në veri të Irakut, duke shënuar një hap simbolik, por të rëndësishëm drejt përfundimit të kryengritjes disa dekadëshe kundër Turqisë.

“QĂ« nga dje, kjo plagĂ« e terrorizmit ka hyrĂ« nĂ« njĂ« proces pĂ«rfundimi. Sot Ă«shtĂ« njĂ« ditĂ« e re; njĂ« faqe e re nĂ« histori Ă«shtĂ« hapur. Sot janĂ« hapur gjerĂ«sisht dyert e njĂ« Turqie tĂ« madhe dhe tĂ« fuqishme,” tha Erdogan para anĂ«tarĂ«ve tĂ« PartisĂ« sĂ« tij pĂ«r DrejtĂ«si dhe Zhvillim nĂ« Ankara.

Ai tha se hapat e fundit kanë bashkuar kombin dhe se tani parlamenti do të luajë një rol kyç në krijimin e kuadrit ligjor për përfundimin e procesit të çarmatosjes.

“Shpresoj qĂ« parlamenti ynĂ« do ta mbĂ«shtesĂ« kĂ«tĂ« proces me pjesĂ«marrjen mĂ« tĂ« gjerĂ« tĂ« mundshme”, u shpreh Erdogan.

Ankaraja ka ndërmarrë hapa drejt krijimit të një komisioni parlamentar që do të mbikëqyrë çarmatimin dhe tranzicionin e PKK-së drejt politikës demokratike.

PKK-ja, e cila është në konflikt me shtetin turk dhe është ndaluar që nga viti 1984, vendosi të shpërbëhet, të çarmatoset dhe të përfundojë luftën separatiste pas një thirrjeje publike të liderit të saj të burgosur prej kohësh, Abdullah Ocalan.

Pas disa përpjekjeve të dështuara për paqe, kjo iniciativë e re mund të hapë rrugën që Ankaraja të përfundojë një kryengritje në të cilën kanë humbur jetën mbi 40 mijë njerëz, që ka rënduar ekonominë dhe ka shkaktuar ndarje të thella shoqërore dhe politike në Turqi dhe më gjerë në rajon. /Telegrafi/

The post Kurdët dorëzojnë armët pas 40 vitesh lufte me Turqinë, reagon Erdogan appeared first on Telegrafi.

Erdhi pas 35 vitesh në Shqipëri, ndahet papritur nga jeta ish-ambasadori gjerman

12 July 2025 at 15:14

Ka ndërruar jetë ditën e sotme në Kavajë ish-ambasadori gjerman në Shqipëri, Werner Daum.

“E adhurova kĂ«tĂ« vend, sepse Ă«shtĂ« i mrekullueshĂ«m. Por, ndoshta edhe mĂ« shumĂ«, adhurova popullin e tij. Dhe e ndjeja, e perceptoja prej gati njĂ« viti, qĂ« nga fillimi i 1989-tĂ«s, se po piqeshin kushtet pĂ«r njĂ« revolucion. NjerĂ«zit kishin ndryshuar. Nuk kishin mĂ« frikĂ« totale nga reagimi i regjimit. Gati çdo muaj e ndjeja gjithnjĂ« e mĂ« shumĂ« atĂ« frymĂ« rebelimi, atĂ« dĂ«shirĂ« pĂ«r tĂ« dalĂ« nga shtypja. DĂ«shira pĂ«r tĂ« jetuar tĂ« lirĂ«, pĂ«r tĂ« qenĂ« tĂ« lirĂ« tĂ« takoheshin me tĂ« tjerĂ«t, pĂ«r tĂ« udhĂ«tuar jashtĂ« vendit, pĂ«r tĂ« pĂ«rmirĂ«suar kushtet ekonomike – e gjitha kjo po rritej jo gradualisht, por me hapa gjigantĂ«â€, tha Werner Daum.

Në intervistën e dhënë për Top Channel pak përpara se të ndërronte jetë në vendin me të cilin u lidh aq shumë shpirtërisht, ish ambasadori gjerman në Shqipëri, Werner Daum tregoi përjetimet e kohës kur në ditët e errëta të diktaturës komuniste, një rreze shprese u hap për shqiptarët.

Pesëmijë vetë mësynë 2 korrikun e vitit 1990 ambasadat e vendeve perëndimore në Tiranë. Pjesa dërrmuese e tyre, mbi 3.000 persona, arritën të hynin në ambasadën gjermane, ku Daum kishte udhëzuar stafin e tij që ta linte derën hapur.

Një studiues dhe diplomat në pension, profesor doktor Werner Daum Profesor në Universitetin e Pavias dhe bashkëpunëtor shkencor i Universitetit prestigjioz të Harvardit, ka ndërruar jetë si pasojë e një ataku kardiak pak ditë pas mbërritjes në vendin tonë me ftese të Universitetit Europian të Tiranës, ku risolli në kujtesë më dëshmitë e tij të rralla ngjarjet që sollën fillimin e fundit të regjimit komunist.

The post Erdhi pas 35 vitesh në Shqipëri, ndahet papritur nga jeta ish-ambasadori gjerman appeared first on Telegrafi.

Netanyahu i tha Trumpit se Izraeli mund ta sulmojë sërish Iranin

12 July 2025 at 14:00

Gjatë një vizite në Uashington, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu thuhet se i ka thënë presidentit amerikan, Donald Trump se Tel Avivi mund të ndërmarrë sulme të reja kundër Iranit.

Ndërsa ishte ulur përballë kryeministrit izraelit të hënën në Shtëpinë e Bardhë, lideri amerikan tha se shpresonte që nuk do të ketë më bombardime amerikane ndaj Iranit.

“Nuk mund ta imagjinoj qĂ« do tĂ« dĂ«shiroja ta bĂ«ja njĂ« gjĂ« tĂ« tillĂ«â€, tha Trump.

Më pas, në një bisedë private, Netanyahu i tha Trumpit se Izraeli do të ndërmerrte sulme të mëtejshme ushtarake nëse Irani vazhdon të përparojë drejt armës bërthamore. Trump u përgjigj se ishte në favor të një zgjidhjeje diplomatike me Teheranin, por se në përgjithësi nuk ishte kundër planit izraelit.

Bisedat e tyre, të cilat Wall Street Journal i përshkruan duke cituar zyrtarë të lartë amerikanë dhe izraelitë, nxjerrin në pah llogaritjet e ndryshme me të cilat përballen të tre vendet pas sulmeve të muajit të kaluar nga Izraeli dhe SHBA ndaj objekteve bërthamore iraniane.

“Trump po mbĂ«shtetet te kĂ«rcĂ«nimi i sulmeve tĂ« mĂ«tejshme pĂ«r tĂ« ushtruar presion mbi Teheranin qĂ« tĂ« arrijĂ« njĂ« marrĂ«veshje qĂ« do ta pengonte atĂ« tĂ« ndĂ«rtonte armĂ« bĂ«rthamore. Izraeli Ă«shtĂ« skeptik se njĂ« zgjidhje diplomatike do ta ndalonte Iranin tĂ« pĂ«rpiqej fshehurazi pĂ«r armĂ« bĂ«rthamore. Teherani, nga ana tjetĂ«r, po kĂ«rkon garanci se nuk do tĂ« pĂ«rballet me bombardime tĂ« tjera nĂ« kĂ«mbim tĂ« vazhdimit tĂ« bisedimeve me Uashingtonin,” shkruan WSJ.

Një zyrtar i lartë izraelit ka thënë se Izraeli nuk do të kërkonte domosdoshmërisht një miratim të drejtpërdrejtë nga SHBA-ja për të vazhduar sulmet ndaj Iranit.

Megjithatë, në varësi të shkallës së përpjekjeve iraniane për të rifilluar programin bërthamor, Netanyahu mund të përballet me kundërshtimin e Trumpit, i cili dëshiron të ruajë rrugën diplomatike me Teheranin. /Telegrafi/

The post Netanyahu i tha Trumpit se Izraeli mund ta sulmojë sërish Iranin appeared first on Telegrafi.

Rusia sulmoi me 26 raketa dhe 597 dronë vetëvrasës Ukrainën, të paktën dy civilë të vrarë

12 July 2025 at 13:21

Rusia të shtunën lëshoi një breshëri të re dronësh dhe raketash ndaj Ukrainës, duke shënjestruar pjesën perëndimore të vendit dhe duke vrarë të paktën dy persona në qytetin Chernivtsi, afër kufirit me Rumaninë.

Qytetet perĂ«ndimore tĂ« UkrainĂ«s – Lviv, Luck dhe Chernivtsi – ishin mĂ« tĂ« goditurat nga sulmet ruse, dhe janĂ« prekur gjithashtu edhe rajone tĂ« tjera tĂ« UkrainĂ«s, tha ministri i JashtĂ«m Andrij Sibiha.

“Rusia vazhdon tĂ« pĂ«rshkallĂ«zojĂ« terrorin, duke lĂ«shuar njĂ« tjetĂ«r breshĂ«ri prej qindra dronĂ«sh dhe raketash, duke dĂ«mtuar zona tĂ« banuara, duke vrarĂ« dhe plagosur civilĂ«. Makineria e saj luftarake prodhon qindra mjete terrori çdo ditĂ«. PĂ«rmasat e saj pĂ«rbĂ«jnĂ« kĂ«rcĂ«nim jo vetĂ«m pĂ«r UkrainĂ«n, por pĂ«r tĂ« gjithĂ« komunitetin transatlantik”, tha Sibiha nĂ« njĂ« postim nĂ« X, duke pĂ«rsĂ«ritur thirrjen pĂ«r sanksione mĂ« tĂ« forta kundĂ«r MoskĂ«s.

Raportohet se ushtria ruse ka lëshuar 26 raketa dhe 597 dronë vetëvrasës drejt shtetit ukrainas, ku shumica dërrmuese e tyre u rrëzuan nga ushtria e Ukrainës.

Guvernatori i rajonit të Chernivtsi, Ruslan Zaparanjuk, tha se dy persona u vranë dhe 14 u plagosën kur dronët dhe raketat ruse goditën qytetin, i cili ndodhet rreth 40 kilometra nga kufiri ukrainas me Rumaninë.

Zyrtarët rajonalë njoftuan se në të gjithë qytetin shpërthyen disa zjarre, dhe u dëmtuan banesa dhe ndërtesa administrative.

Në qytetin Lviv, pranë kufirit të Ukrainës me Poloninë, 46 shtëpi banimi, ndërtesa të universitetit, gjykatat e qytetit dhe rreth 20 ndërtesa ku ndodhen biznese të vogla dhe të mesme u dëmtuan nga sulmi, tha kryebashkiaku Andrij Sadovij. /Telegrafi/

Ukraine’s Lviv after the Russian attacks. pic.twitter.com/HlL9xNuF2X

— Clash Report (@clashreport) July 12, 2025

The post Rusia sulmoi me 26 raketa dhe 597 dronë vetëvrasës Ukrainën, të paktën dy civilë të vrarë appeared first on Telegrafi.

Arrestohet miliarderi francez

12 July 2025 at 11:21

Arrestohet miliarderi francez, Olivier Bouigues, djali i themeluesve të grupit të kompanive të ndërtimeve, telekomunikacionit dhe medies BTP.

Ai u arrestua të mërkurën me dyshimin se ka gjuajtur në mënyrë të paligjshme lloje të mbrojtura zogjsh në pronën e tij në pjesën qendrore të vendit, njoftuan burime të drejtësisë.

Përveç Bouigues, edhe tre persona të tjerë u arrestuan në të njëjtin rast, shtuan po të njëjtat burime, raporton brusseltimes.

Në fillim të qershorit, agjentët e Zyrës franceze për biodiversitet dhe rojet gjuajtëse gjetën trupa të zogjve të mbrojtur (kormoran, gjarpërinj dhe këlyshë) gjatë kontrollit të pronës së miliarderit.

Hetuesit dyshojnĂ« pĂ«r njĂ« “shkatĂ«rrim sistematik gjatĂ« disa viteve” tĂ« kĂ«tyre specieve, sipas prokurorisĂ«.

Këta zogj u vranë pasi i dëmtonin zvarranikët dhe fazanët që gjuhen në atë pronë. /Telegrafi/

The post Arrestohet miliarderi francez appeared first on Telegrafi.

Provokime nĂ« SrebrenicĂ« – nĂ« ditĂ«n e pĂ«rvjetorit tĂ« gjenocidit, serbĂ«t festojnĂ« me muzikĂ« nacionbaliste

12 July 2025 at 09:59

Më 11 korrik, të premten, në Srebrenicë u varrosen edhe shtatë viktima të tjera të gjenocidit të vitit 1995 ndërsa e gjithë bota e civilizuar kujtonte 8.372 të vrarët nga pjesëtarët e Ushtrisë së Republikës Serbe (RS), Ministrisë së Brendshme të RS dhe formacioneve paramilitare nga Serbia.

Megjithatë, në mbrëmje, përpara kishës në Srebrenicë u lëshua muzikë fyese për boshnjakët.

Pasi shumĂ« mysafirĂ«, delegacione ndĂ«rkombĂ«tare, qytetarĂ« dhe familje tĂ« pikĂ«lluara u larguan nga Srebrenica, pasoi ajo qĂ« tashmĂ« Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« rutinĂ« – njĂ« furi provokimesh me qĂ«llime tĂ« qartĂ«: tĂ« shqetĂ«sohen boshnjakĂ«t nĂ« SrebrenicĂ«, tĂ« dĂ«rgohen mesazhe urrejtjeje dhe tĂ« festohet gjenocidi i kryer.

“Sa Manjače poručuju vuci
Selite se banjalučki Turci

Ne diraj nam Republiku Srpsku
kupi prnje i beĆŸi u Tursku

Oj Alija, nisi viĆĄe glavni
pobedio narod pravoslavni”

Ova pjesma Baje Malog KnindĆŸe sinoć je puĆĄtena preko velikih zvučnika ispred pravoslavne crkve u Srebrenici,
 pic.twitter.com/W3cjVbW6SH

— Istraga.ba (@IstragaB) July 12, 2025

Ashtu si vitet e kaluara, mbrĂ«mĂ« nga altoparlantĂ«t pĂ«rpara kishĂ«s u transmetua “muzika” e Baje Malog Knindzhe, ku nĂ« mĂ«nyrat mĂ« tĂ« tmerrshme fyhen boshnjakĂ«t, madhĂ«rohen krimet dhe bĂ«hen thirrje pĂ«r dĂ«bim.

NĂ«nkryetari i RepublikĂ«s Serbe, Çamil Durakoviq, ndau njĂ« nga incizimet.

“‘Ky popull do tĂ« jetojĂ«, edhe pas ustashĂ«ve, sepse edhe Zoti Ă«shtĂ« serb, qiejt janĂ« tanĂ«t’ – nĂ« pĂ«rvjetorin e tridhjetĂ« tĂ« gjenocidit nĂ« SrebrenicĂ«, fqinjĂ«t tanĂ«, sonte para kishĂ«s nĂ« qytet, pĂ«r tĂ« disatĂ«n herĂ« na tregojnĂ« se nĂ« çfarĂ« balte civilizimi po rrokullisen. Eh, zotĂ«rinj, me kĂ«tĂ« jetojnĂ« boshnjakĂ«t e SrebrenicĂ«s mĂ« 11 korrik, pasi delegacionet tĂ« jenĂ« shpĂ«rndarĂ« nĂ«n sirenat e veturave zyrtare”, shkroi Durakoviq.

Ndryshe, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ishte në Srebrenicë për të përkujtuar viktimat e gjenocidit serb. /Telegrafi/

The post Provokime nĂ« SrebrenicĂ« – nĂ« ditĂ«n e pĂ«rvjetorit tĂ« gjenocidit, serbĂ«t festojnĂ« me muzikĂ« nacionbaliste appeared first on Telegrafi.

DASH pushon nga puna mĂ« shumĂ« se 1300 punonjĂ«s, Trump vazhdon tĂ« “shkurtojĂ«â€ shĂ«rbimin civil

12 July 2025 at 09:20

Departamenti Amerikan i Shtetit filloi të premten shkarkimin e mbi 1300 punonjësve, si pjesë e fushatës së presidentit amerikan, Donald Trump për të zvogëluar masivisht numrin e të punësuarve në administratën federale.

Një zyrtar i Departamentit të Shtetit bëri të ditur se 1107 nëpunës civilë dhe 246 punonjës të shërbimit diplomatik janë njoftuar se do të shkarkohen. Punonjësit raportohet se kanë marrë vendimet e pushimit nga puna përmes postës elektronike.

Sipas planit të administratës Trump, punonjësit e shërbimit diplomatik do të humbin vendin e punës 120 ditë pas marrjes së njoftimit dhe do të dërgohen menjëherë në pushim, ndërsa nëpunësit civilë do të shkarkohen pas 60 ditësh, shkruan reuters.

Shkarkimet në Ministrinë e Punëve të Jashtme u shpallën tre ditë pasi Gjykata e Lartë e SHBA-së hapi rrugën për administratën Trump që të nisë shkarkime masive të punonjësve federalë.

Departamenti i Shtetit kishte më shumë se 80 mijë të punësuar në mbarë botën vitin e kaluar, nga të cilët rreth 17700 në Shtetet e Bashkuara.

Ndërkohë, Sekretari i Shtetit Marco Rubio ka paralajmëruar një ristrukturim të madh të ministrisë së tij në fund të muajit prill, duke ndarë në rrjetin social X një artikull ku sugjerohet ulja e numrit të punonjësve me 15 për qind.

Që nga kthimi në Shtëpinë e Bardhë, Trump e ka bërë prioritet kryesor uljen e numrit të punësimeve në administratën federale, duke synuar shkurtimet drastike të vendeve të punës dhe shpenzimeve përmes Ministrisë së re të Efikasitetit të Qeverisë (DOGE), e cila më parë ishte drejtuar nga Elon Musk. /Telegrafi/

The post DASH pushon nga puna mĂ« shumĂ« se 1300 punonjĂ«s, Trump vazhdon tĂ« “shkurtojĂ«â€ shĂ«rbimin civil appeared first on Telegrafi.

Mësohet arsyeja e rrëzimit të aeroplanit indian ku humbën jetën mbi 240 njerëz

12 July 2025 at 07:56

Raporti paraprak pĂ«r aksidentin ajror tĂ« Air India, ku muajin e kaluar humbĂ«n jetĂ«n 260 persona, ka treguar se tre sekonda pas ngritjes nga pista, çelĂ«sat pĂ«r furnizimin me karburant tĂ« motorĂ«ve janĂ« kaluar pothuajse nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n kohĂ« nga pozicioni “i ndezur” nĂ« “i fikur”, duke ndĂ«rprerĂ« furnizimin me karburant tĂ« motorĂ«ve.

Aeroplani Boeing 787 Dreamliner menjëherë filloi të humbiste lartësi, thuhet në raportin e publikuar nga hetuesit indianë të aksidenteve ajrore. Në incizimet e kabinës së pilotëve dëgjohet njëri prej tyre duke pyetur tjetrin pse i ka fikur motorët, ndërsa tjetri përgjigjet se nuk e ka bërë një gjë të tillë, sipas raportit.

Nuk Ă«shtĂ« sqaruar se cili prej pilotĂ«ve (komandanti apo bashkĂ«-piloti) dha thirrjen pĂ«r ndihmĂ« pak para aksidentit. NĂ« vendin e aksidentit, tĂ« dy çelĂ«sat e karburantit u gjetĂ«n nĂ« pozicionin “i ndezur”, dhe raporti tregon se ka prova qĂ« Ă«shtĂ« tentuar ndezja e motorĂ«ve pak para pĂ«rplasjes, shkruan reuters.

A plane crash is reported in India. According to media sources, from 240 to 290 people were on board.

There is no information on injured or dead yet. The plane crashed in the residential area.

What a tragedy. pic.twitter.com/upI7jB4w4W

— Anton Gerashchenko (@Gerashchenko_en) June 12, 2025

TĂ« dy pilotĂ«t kishin pĂ«rvojĂ« tĂ« madhe, me rreth 19 mijĂ« orĂ« fluturimi, pĂ«rfshirĂ« mbi 9000 orĂ« nĂ« modelin 787. Raporti preliminar nuk sqaron gjithashtu si Ă«shtĂ« e mundur qĂ« çelĂ«sat tĂ« jenĂ« kaluar nĂ« pozicionin “i fikur” gjatĂ« fluturimit tĂ« 12 qershorit nga qyteti Ahmedabad nĂ« Indi pĂ«r nĂ« LondĂ«r.

Eksperti amerikan i sigurisĂ« ajrore, Anthony Brickhouse shtroi pyetjen kryesore “Pse janĂ« kaluar çelĂ«sat nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« nuk pĂ«rputhet me procedurat standarde? “A lĂ«vizĂ«n vetĂ« apo i lĂ«vizi ndonjĂ«ri nga pilotĂ«t? NĂ«se i lĂ«vizĂ«n ata, pse?”.

NdĂ«rkohĂ«, njĂ« tjetĂ«r ekspert amerikan, John Cox, deklaroi se pilotĂ«t nuk mund t’i prekin aksidentalisht çelĂ«sat e karburantit. “Nuk mund t’i prekĂ«sh rastĂ«sisht e tĂ« lĂ«vizin,” tha ai.

Kalimi i çelĂ«save nĂ« pozicionin “i fikur” ndalon menjĂ«herĂ« motorĂ«t. Kjo procedurĂ« pĂ«rdoret zakonisht pĂ«r fikjen e motorĂ«ve pas arritjes nĂ« portat e aeroportit ose nĂ« raste urgjente, si pĂ«r shembull nĂ« rast zjarri nĂ« motor. Raporti thekson se nuk ka pasur ndonjĂ« ngjarje urgjente qĂ« tĂ« kĂ«rkonte fikjen e motorĂ«ve.

NĂ« aeroplan ndodheshin 242 persona – 230 pasagjerĂ« dhe 12 anĂ«tarĂ« tĂ« ekuipazhit. VetĂ«m njĂ« person mbijetoi, pasagjeri 40-vjeçar Vishwash Kumar Ramesh. /Telegrafi/

The post Mësohet arsyeja e rrëzimit të aeroplanit indian ku humbën jetën mbi 240 njerëz appeared first on Telegrafi.

YouTube po sjell njĂ« ndryshim tĂ« madh – çfarĂ« do tĂ« hiqet nga tregu

12 July 2025 at 07:50

Faqja popullore për përmbajtje video ka marrë vendimin për të hequr faqen e njohur.

Kompania YouTube ka njoftuar se sĂ« shpejti do tĂ« heqĂ« faqen e saj tĂ« njohur “Trending” (NĂ« trend), si dhe listĂ«n “Trending Now”.

Këto funksione, që kanë qenë të pranishme në platformë që nga viti 2015, do të zëvendësohen nga një sistem i ri i quajtur YouTube Charts.

Sipas njoftimit, YouTube Charts do t’u ofrojĂ« pĂ«rdoruesve njĂ« pasqyrĂ« tĂ« pĂ«rmbajtjeve mĂ« tĂ« shikuara sipas temave, duke pĂ«rfshirĂ« videoklipe muzikore, podkaste, trejlerĂ« filmash, si dhe kategori tĂ« tjera qĂ« do tĂ« shtohen gradualisht. PĂ«rmbajtjet qĂ« lidhen me lojĂ«rat do tĂ« mbeten tĂ« disponueshme pĂ«rmes faqes Gaming Explore.

Nga YouTube shpjegojnë se mënyra se si përdoruesit zbulojnë përmbajtje popullore është ndryshuar ndjeshëm gjatë viteve të fundit.

Në vend që të vizitojnë seksionin Trending, gjithnjë e më shumë përdorues konsumojnë përmbajtje përmes formatit Shorts, videove të sugjeruara nga algoritmi, si dhe përmes rrjeteve të tjera si TikTok.

Gjithashtu, krijuesit kanë kritikuar prej kohësh listën Trending, duke pohuar se ajo shpesh favorizon markat e mëdha dhe përmbajtjet zyrtare, ndërkohë që autorët e vegjël dhe të pavarur mbeten në hije.

PĂ«r tĂ« pĂ«rmirĂ«suar dukshmĂ«rinĂ« e pĂ«rmbajtjeve tĂ« reja dhe tĂ« larmishme, YouTube ka njoftuar edhe mjete shtesĂ« pĂ«r krijuesit. NdĂ«r to Ă«shtĂ« Inspiration Tab – njĂ« mjet qĂ« pĂ«rdor inteligjencĂ«n artificiale pĂ«r tĂ« gjeneruar ide bazuar nĂ« interesat aktuale tĂ« shikuesve; si dhe Hype – njĂ« funksion eksperimental pĂ«rmes tĂ« cilit pĂ«rdoruesit mund tĂ« mbĂ«shtesin video qĂ« mĂ« pas tĂ« shfaqen nĂ« njĂ« playlist mĂ« tĂ« gjerĂ« trending.

Fshirja e faqes Trending është planifikuar për fundin e korrikut 2025, ndërsa funksionaliteti i ri është tashmë i disponueshëm në disa vende përmes YouTube Charts. /Telegrafi/

The post YouTube po sjell njĂ« ndryshim tĂ« madh – çfarĂ« do tĂ« hiqet nga tregu appeared first on Telegrafi.

Yesterday — 11 July 2025Main stream

Kur sirenat bien, heronjtĂ« zbresin nĂ« bodrume – Rusia nuk i kursen as maternitetet nĂ« UkrainĂ«

11 July 2025 at 15:57

Rusia sulmoi njĂ« spital materniteti nĂ« UkrainĂ« – nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n kohĂ«, nĂ« Chernivtsi, mjekĂ«t po nxirrnin me kujdes fĂ«mijĂ«t e sĂ«murĂ« drejt strehimoreve.

NjĂ« video prekĂ«se Ă«shtĂ« shpĂ«rndarĂ« sot nga Marta Levchenko, themeluese e qendrĂ«s mjekĂ«sore pĂ«r fĂ«mijĂ« “Dim Metelykiv” (ShtĂ«pia e Fluturave), qĂ« ndodhet nĂ« qytetin e Chernivts.

NĂ« kĂ«tĂ« video shihen mjekĂ« dhe infermierĂ« qĂ«, me njĂ« qetĂ«si heroike, mbajnĂ« nĂ« krahĂ« dhe shtyjnĂ« karroca me fĂ«mijĂ« tĂ« sĂ«murĂ« rĂ«ndĂ«, duke i çuar drejt strehimores pĂ«r t’i mbrojtur nga njĂ« tjetĂ«r alarm ajror.

Kjo qendĂ«r Ă«shtĂ« shtĂ«pia e repartit mĂ« tĂ« madh pĂ«r kujdesin paliativ pediatrik nĂ« tĂ« gjithĂ« UkrainĂ«n – njĂ« vend ku fĂ«mijĂ«t me sĂ«mundje tĂ« rĂ«nda dhe tĂ« pashĂ«rueshme marrin trajtim, kujdes dhe dashuri nĂ« ditĂ«t mĂ« tĂ« vĂ«shtira tĂ« jetĂ«s sĂ« tyre.

🙏This is how doctors in Chernivtsi were carrying sick children to shelter today

The video was shared by Marta Levchenko, the founder of the children’s medical center “Dim Metelykiv.”

The center houses the largest pediatric palliative care department in Ukraine. Every such
 pic.twitter.com/5BBx6aelnn

— NEXTA (@nexta_tv) July 10, 2025

Por, çdo herĂ« qĂ« dĂ«gjohet sirena e rrezikut ajror, kĂ«ta fĂ«mijĂ« tĂ« brishtĂ«, shumĂ« prej tyre tĂ« lidhur me aparate mjekĂ«sore pĂ«r tĂ« mbijetuar, duhet tĂ« lĂ«vizin drejt strehimores – njĂ« veprim qĂ« vetĂ« nga natyra e sĂ«mundjes sĂ« tyre Ă«shtĂ« tepĂ«r i rrezikshĂ«m dhe i vĂ«shtirĂ«.

NdĂ«rkohĂ«, lajmet tragjike vijnĂ« nga pjesĂ« tĂ« tjera tĂ« vendit: Rusia ka goditur njĂ« spital materniteti nĂ« UkrainĂ«, duke vĂ«nĂ« nĂ« shĂ«njestĂ«r jetĂ«n mĂ« tĂ« pafajshme – gratĂ« qĂ« lindin dhe foshnjat e porsaardhura.

Këto sulme përbëjnë një shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut dhe të ligjeve ndërkombëtare humanitare.

Sot, dronët rusë depërtuan edhe në hapësirën ajrore të rajonit të Chernivtsi, duke detyruar personelin mjekësor të ndërpresë trajtimet dhe të fillojë procedurat e evakuimit të brendshëm.

NĂ« mes tĂ« kĂ«saj lufte brutale, qĂ« nuk kursen as mĂ« tĂ« pambrojturit, janĂ« njerĂ«zit e zakonshĂ«m – mjekĂ«t, infermierĂ«t, vullnetarĂ«t dhe prindĂ«rit – qĂ« bĂ«hen heronj tĂ« pĂ«rditshĂ«m. Ata nuk heqin dorĂ«, edhe kur çdo hap qĂ« bĂ«jnĂ« Ă«shtĂ« njĂ« betejĂ« mes jetĂ«s dhe vdekjes. /Telegrafi/

Russia attacked a maternity hospital in Ukraine’s Kharkiv. pic.twitter.com/KajzbfEnLW

— Clash Report (@clashreport) July 11, 2025

The post Kur sirenat bien, heronjtĂ« zbresin nĂ« bodrume – Rusia nuk i kursen as maternitetet nĂ« UkrainĂ« appeared first on Telegrafi.

Zjarr i madh në një fabrikë të predhave në Rusi

11 July 2025 at 14:00

Një zjarr i madh ka shpërthyer në një fabrikë në qytetin Orsk të Rusisë, e cila është e specializuar në prodhimin e predhave të artilerisë.

Sipas të dhënave paraprake, zjarri ka nisur si pasojë e materialeve të ndezshme që ndodheshin në ambientet e prodhimit, përfshirë ngjyrat dhe llak industrial.

Megjithatë, burime nga mediat shtetërore ruse kanë ngritur dyshime se zjarri mund të ketë qenë rezultat i një akti sabotimi të qëllimshëm, duke shtuar tensionet dhe pasigurinë në lidhje me incidentin.

Fabrika në fjalë ka një rëndësi strategjike të madhe për kompleksin ushtarak-industrial të Rusisë, pasi ajo prodhon mbi 50 për qind të predhave të artilerisë të disa kalibrave specifikë që përdoren nga forcat e armatosura ruse.

đŸ”„ A fire broke out at a mechanical plant in the Russian city of Orsk, which manufactures artillery shells

According to preliminary reports, the fire was caused by “flammable paint and varnish materials.” Kremlin media outlets are reporting that the fire may have been caused by
 pic.twitter.com/pUV9tBb1At

— Visegrád 24 (@visegrad24) July 11, 2025

Përveç kësaj, objekti prodhon edhe pjesë të rëndësishme për sistemet raketore me shumë tuba (MLRS), të cilat janë një element kyç në arsenalin e ushtrisë ruse, veçanërisht në konfliktin e vazhdueshëm në Ukrainë.

Shërbimet zjarrfikëse lokale janë mobilizuar në masë për të vënë nën kontroll flakët, ndërsa autoritetet kanë nisur një hetim të plotë për të përcaktuar shkakun e saktë të incidentit.

Disa burime të pavarura spekulojnë se ky mund të jetë një nga një sërë sulmesh të mundshme ndaj infrastrukturës ushtarake ruse, në një kohë kur tensionet rajonale dhe ndërkombëtare mbeten të larta.

Dëmet e shkaktuara në fabrikë nuk janë ende të qarta, por duke pasur parasysh rëndësinë strategjike të objektit, ky incident pritet të ketë ndikim në zinxhirin e furnizimit me municione për forcat ruse, të paktën në afat të shkurtër.

Autoritetet vendore kanë rritur nivelin e sigurisë në objektet industriale të ngjashme dhe po shqyrtojnë mundësinë e përforcimit të masave kundër sabotimeve të mundshme. /Telegrafi/

The post Zjarr i madh në një fabrikë të predhave në Rusi appeared first on Telegrafi.

Shefi i NATO-s, Rutte: Nuk do t’i harrojmĂ« kurrĂ« tmerret qĂ« ndodhĂ«n nĂ« SrebrenicĂ«

11 July 2025 at 13:31

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka folur me rastin e shënimit të 30-vjetorit të gjenocidit serbë në Srebrenicë, duke theksuar se tmerret që ndodhën nuk duhet të harrohen kurrë.

Në fjalimin e tij, Rutte tha se është detyrë e të gjithëve të ndërtojnë një të ardhme më të ndritur.

“Sot shĂ«nojmĂ« 30-vjetorin e gjenocidit nĂ« SrebrenicĂ«, njĂ« tragjedi qĂ« tronditi botĂ«n dhe qĂ« pĂ«rgjithmonĂ« lidhi vendin tim me tuajin. Kam vizituar Potoçarin si kryeministĂ«r i HolandĂ«s. KurrĂ« nuk do t’i harrojmĂ« tmerret e atyre ditĂ«ve, dhe mendimet tona janĂ« me tĂ« gjithĂ« ata qĂ« u prekĂ«n. ËshtĂ« detyrimi ynĂ« tĂ« ndĂ«rtojmĂ« njĂ« tĂ« ardhme mĂ« tĂ« ndritur”, tha Rutte.

MĂ« pas, ai u ndal edhe tek roli i NATO-s “Dejtoni ndoshta nuk Ă«shtĂ« i pĂ«rsosur, por mbetet gur themeli pĂ«r njĂ« Bosnje dhe HercegovinĂ« stabile. NATO ndĂ«rhyri nĂ« Bosnje pĂ«r tĂ« ndihmuar nĂ« ndalimin e njĂ« konflikti qĂ« mori qindra mijĂ«ra jetĂ« nga tĂ« gjitha komunitetet. AtĂ«herĂ« ishim pranĂ« jush. PĂ«r 30 vjet kemi ofruar stabilitet nĂ« rajon. Jemi me ju sot dhe do tĂ« jemi edhe nĂ« tĂ« ardhmen. Nuk do tĂ« lejojmĂ« njĂ« vakum sigurie, dhe ju nuk duhet tĂ« lejoni qĂ« retorika pĂ«rçarĂ«se t’ju tĂ«rheqĂ« pas”.

NĂ« fund, ai foli edhe pĂ«r takimet qĂ« ka pasur me studentĂ«t nĂ« SarajevĂ« “pashĂ« shpresĂ« pĂ«r njĂ« tĂ« ardhme mĂ« tĂ« ndritur nĂ« fytyrat e studentĂ«ve qĂ« takova nĂ« SarajevĂ«. Ne u detyrohemi atyre dhe kujtimit tĂ« njĂ« gjenerate tĂ« humbur qĂ« tĂ« ndĂ«rtojmĂ« paqe dhe mirĂ«qenie. Çdo ditĂ«, pĂ«r tĂ« gjithĂ«â€.

Kujtojmë se në masakrën e Srebrenicës në korrik të vitit 1995, vlerësohet se janë vrarë rreth 8,000 burra dhe djem boshnjakë myslimanë, raporton klix.ba.

Ndryshe, gjenocidi nĂ« SrebrenicĂ« nuk Ă«shtĂ« vetĂ«m fakt moral, por edhe ligjor – Ă«shtĂ« vĂ«rtetuar nga Gjykata NdĂ«rkombĂ«tare e DrejtĂ«sisĂ« (ICJ), Tribunali Penal NdĂ«rkombĂ«tar pĂ«r ish-JugosllavinĂ« (ICTY), si dhe Gjykata e Bosnje e HercegovinĂ«s.

Deri më tani, 54 persona janë dënuar me gjithsej 781 vite burg, përfshirë pesë dënime të përjetshme.

Ndër të dënuarit janë udhëheqësit më të lartë ushtarakë dhe politikë të Republikës Serbe dhe të ushtrisë serbe të Bosnjës. /Telegrafi/

The post Shefi i NATO-s, Rutte: Nuk do t’i harrojmĂ« kurrĂ« tmerret qĂ« ndodhĂ«n nĂ« SrebrenicĂ« appeared first on Telegrafi.

NYT: Putin u ngatĂ«rrua keq – prishi marrĂ«dhĂ«niet me Trumpin

11 July 2025 at 11:54

Në një kthesë të papritur dhe paradoksale, marrëdhëniet midis presidentit amerikan, Donald Trump dhe homologut rus, Vladimir Putin nuk zhvilluan ashtu siç shpresonte Kremlini.

Edhe pse fillimisht gjithçka dukej premtuese për Moskën pas zgjedhjes së Trumpit në vitin 2016, zhvillimet e mëvonshme dëshmuan se Putini i keqinterpretoi situatat dhe i luajti gabim kartat e tij.

Në fillim, Trump shfaqi një ton të pazakontë të butë dhe respektues ndaj Putinit, duke e dalluar ndjeshëm nga qëndrimet më të ashpra të paraardhësve të tij. Retorika e Trumpit krijoi përshtypjen se mund të pasonte një periudhë normalizimi apo edhe afrimi midis Uashingtonit dhe Moskës.

Kjo ngjalli shpresa në Kremlin se Rusia do të arrinte përfitime strategjike, veçanërisht në raport me konfliktin në Ukrainë dhe heqjen e disa sanksioneve ndërkombëtare, raporton newyorktimes.

Por në vend të një përmirësimi, marrëdhëniet mes dy vendeve shkuan drejt ftohjes. Në vend që të forcohej, bashkëpunimi u minua nga një sërë faktorësh, përfshirë hetimet mbi ndërhyrjen ruse në zgjedhjet amerikane të vitit 2016, tensionet në Siri, aneksimi i Krimesë dhe mbështetja e vazhdueshme e Putinit për separatistët në Ukrainë.

Këto zhvillime e vendosën Trumpin nën presion të madh politik në SHBA, duke e detyruar që të mbante një linjë më të ashpër ndaj Rusisë në shumë raste.

Për analistët perëndimorë dhe vetë amerikanët, u bë gjithnjë e më e qartë se Putini kishte mbivlerësuar aftësinë e tij për të ndikuar apo manipuluar presidentin amerikan.

Në përpjekjen për të përfituar maksimalisht nga një klimë e favorshme politike, Putini në fakt nxiti një reagim të kundërt: SHBA forcoi sanksionet, rriti praninë ushtarake në Evropën Lindore dhe thelloi mbështetjen për Ukrainën.

Në retrospektivë, marrëdhëniet mes Trumpit dhe Putinit, të cilat dikur premtonin të transformonin politikën ndërkombëtare, përfunduan si një rast studimi për iluzionin dhe kalkulimin e gabuar strategjik. Në vend që të fitonte terren, Rusia humbi edhe më shumë ndikim dhe u përball me një Perëndim më të bashkuar kundër saj. /Telegrafi/

The post NYT: Putin u ngatĂ«rrua keq – prishi marrĂ«dhĂ«niet me Trumpin appeared first on Telegrafi.

Duhet tĂ« presim deri ditĂ«n e hĂ«nĂ« – Trump paralajmĂ«ron “mesazh tĂ« fuqishĂ«m” pĂ«r Putinin

11 July 2025 at 09:59

Presidenti i Shteteve tĂ« Bashkuara, Donald Trump, tha se po planifikon tĂ« bĂ«jĂ« njĂ« “deklaratĂ« tĂ« madhe” pĂ«r RusinĂ« javĂ«n e ardhshme.

Duke folur pĂ«r luftĂ«n nĂ« UkrainĂ«, Trump i tha NBC News se “jam i zhgĂ«njyer nga Rusia, por do tĂ« shohim çfarĂ« do tĂ« ndodhĂ« nĂ« javĂ«t nĂ« vijim. Mendoj se do tĂ« kem njĂ« deklaratĂ« tĂ« madhe pĂ«r RusinĂ« tĂ« hĂ«nĂ«n”.

Ai nuk specifikoi natyrën e deklaratës, por përmendi atë që e përshkroi si një marrëveshje të re që përfshin SHBA-në, NATO-n dhe Ukrainën për transferimin e armëve amerikane.

“Ne dĂ«rgojmĂ« armĂ« NATO-s, dhe NATO-ja paguan pĂ«r ato armĂ«, 100 pĂ«r qind. Pra, ajo qĂ« bĂ«jmĂ« Ă«shtĂ« qĂ« armĂ«t qĂ« dalin shkojnĂ« te NATO, dhe pastaj NATO u jep ato armĂ« (UkrainĂ«s), dhe NATO paguan pĂ«r to”, tha lideri amerikan.

📱Trump promises major statement on Russia on Monday

Donald Trump has announced he will make an “important statement on Russia” early next week, telling NBC News he is “disappointed in Russia.”

In addition, the U.S. president revealed details of a new arms delivery scheme to
 pic.twitter.com/TzHknmPAfF

— NEXTA (@nexta_tv) July 11, 2025

Ai tha se marrëveshja u finalizua gjatë samitit të NATO-s muajin e kaluar, ku Trump sinjalizoi mbështetje për dërgimin e më shumë raketave Patriot në Ukrainë.

“Ne dĂ«rgojmĂ« armĂ« NATO-s, dhe NATO do tĂ« kompensojĂ« çmimin e plotĂ« tĂ« atyre armĂ«ve,” tha 79-vjeçari.

Komentet e tij të fundit vijnë në mes të një sërë sinjalesh kontradiktore dhe të pasakta nga Uashingtoni. Javën e kaluar, ministri amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ndërpreu njëanshmërisht dërgesat e ndihmës ushtarake kritike për Kievin, përfshirë sistemin anti-raketor Patriot dhe municionin me drejtim të saktë.

Vendimi më pas u anulua, ndërsa Trump mohoi përfshirjen dhe tani është zotuar të aprovojë dërgesa shtesë armësh për Ukrainën.

Dy burime thanë më parë se Trump për herë të parë që kur u rikthye në Shtëpinë e Bardhë do të dërgojë armë për Kievin. Ai e mori këtë vendim në kuadër të autoritetit presidencial (PDA) që paraardhësi i tij, Joe Biden, e ka përdorur shpesh.

Burimet i thanĂ« Reuters se ekipi i Trumpit do tĂ« identifikojĂ« armĂ«t nga stoqet amerikane pĂ«r t’i dĂ«rguar UkrainĂ«s nĂ« kuadĂ«r tĂ« PDA-sĂ« dhe njĂ«ri prej tyre deklaroi se vlera e armĂ«ve do tĂ« arrij deri rreth 300 milionĂ« dollarĂ«. /Telegrafi/

The post Duhet tĂ« presim deri ditĂ«n e hĂ«nĂ« – Trump paralajmĂ«ron “mesazh tĂ« fuqishĂ«m” pĂ«r Putinin appeared first on Telegrafi.

Trump vendos tarifa 35 pĂ«r qind ndaj KanadasĂ« – tensionet tregtare marrin hov

11 July 2025 at 09:20

Presidenti i Shteteve tĂ« Bashkuara, Donald Trump, ka shpallur vendosjen e tarifave tĂ« reja doganore prej 35 pĂ«r qind ndaj mallrave tĂ« importuara nga Kanadaja – njĂ« lĂ«vizje e papritur qĂ« mund tĂ« trazojĂ« marrĂ«dhĂ«niet ekonomike mes dy vendeve.

Ende nuk është publikuar një listë e detajuar e produkteve që do të preken, por masa pritet të ketë ndikim të gjerë në sektorët kyç të tregtisë dypalëshe.

IndustritĂ« automobilistike – ku furnizimi i ndĂ«rsjellĂ« i pjesĂ«ve tĂ« makinave Ă«shtĂ« i thellĂ« dhe i ndĂ«rlidhur;
BujqĂ«sinĂ« – veçanĂ«risht eksportet e drithĂ«rave, produkteve tĂ« qumĂ«shtit dhe mishit;
EnergjinĂ« – pĂ«rfshirĂ« eksportet kanadeze tĂ« naftĂ«s dhe gazit natyror drejt SHBA-sĂ«.

Ekspertët paralajmërojnë se ky mund të jetë vetëm fillimi i një raundi të ri të luftës tregtare ndërmjet dy ekonomive fqinje, gjë që mund të krijojë pasiguri në tregjet ndërkombëtare dhe të dëmtojë zinxhirët e furnizimit në të dy anët e kufirit.

Qeveria kanadeze ende nuk ka reaguar zyrtarisht, por pritet që të shqyrtojë kundërmasa të mundshme për të mbrojtur interesat e saj ekonomike.

Kjo lëvizje përkon me qëndrimin gjithnjë e më të ashpër të Trump ndaj marrëveshjeve tregtare shumëpalëshe dhe preferencën e tij për tarifa si mjet presioni politik e ekonomik. /Telegrafi/

 

The post Trump vendos tarifa 35 pĂ«r qind ndaj KanadasĂ« – tensionet tregtare marrin hov appeared first on Telegrafi.

Ushtria ukrainase shkatĂ«rron me 60 dronĂ« “stallĂ«n e tankeve” tĂ« rusĂ«ve

11 July 2025 at 07:51

Forcat e armatosura ukrainase arritĂ«n tĂ« shkatĂ«rrojnĂ« njĂ« “stallĂ« tankesh” tĂ« ndĂ«rtuar nga rusĂ«t, e cila ishte njĂ« objekt strategjik shumĂ« i rĂ«ndĂ«sishĂ«m dhe qĂ« u mbrojt me shumĂ« pĂ«rkushtim. Kjo strukturĂ« shĂ«rbente si bazĂ« pĂ«r pajisjet e rĂ«ndĂ«sishme ushtarake dhe mbante tanket dhe automjetet e blinduara tĂ« forcave ruse.

PĂ«rveç ruajtjes sĂ« tankeve, kĂ«to “stallĂ«â€ ishin tĂ« pajisura edhe me teknologji tĂ« avancuar, siç janĂ« sistemet e luftĂ«s elektronike (EW).

Këto sisteme përdoren për të penguar dhe neutralizuar dronët armiq dhe pajisjet e tjera që mund të kërcënojnë pozicionet ushtarake. Lufta elektronike është bërë një komponent i domosdoshëm në konfliktet moderne, duke shtuar një shtresë të re mbrojtjeje.

Në mënyrë që të mbrojnë zonën përreth, rusët kanë instaluar edhe pajisje për pastrimin e minave, të cilat shërbejnë për të hequr pengesat dhe për të siguruar rrugën për sulme të ardhshme. Këto pajisje janë veçanërisht të domosdoshme për motoçikletat që përdoren për operacione të shpejta dhe manovra në terren të vështirë.

Wow! The Ukrainian Armed Forces destroyed a “tank-shed” that the Russians tried very hard to protect

In addition to infantry, such structures can carry electronic warfare (EW) systems to protect against drones and other equipment. They also use mine clearance devices to clear
 pic.twitter.com/tFtQJKSk3M

— NEXTA (@nexta_tv) July 10, 2025

Shkatërrimi i kësaj baze nuk ishte i lehtë. Forcat ukrainase përdorën një flotë prej rreth 60 dronësh për ta sulmuar dhe për ta shkatërruar plotësisht objektin. Përdorimi i dronëve në këtë mënyrë tregon se si teknologjia moderne ka ndryshuar mënyrën e luftës, duke lejuar sulme të sakta dhe me rrezik të reduktuar për ushtarët në terren.

Sulmi me dronë ishte i koordinuar dhe i planifikuar mirë, duke shkatërruar sistemet mbrojtëse dhe duke penguar përforcimet e rusëve. Ky sukses tregon edhe një herë aftësinë e Ushtrisë Ukrainase për të përdorur teknologji të avancuar dhe taktika moderne për të goditur objektivat e rëndësishme ushtarake.

ShkatĂ«rrimi i “stallĂ«s sĂ« tankeve” ka njĂ« ndikim tĂ« madh strategjik nĂ« fushĂ«n e betejĂ«s, pasi pengon rusĂ«t tĂ« pĂ«rdorin automjetet e tyre tĂ« blinduara nĂ« mĂ«nyrĂ« efektive dhe dobĂ«son mbrojtjen e tyre nĂ« kĂ«tĂ« rajon. Kjo fitore rrit moralin e trupave ukrainase dhe ndikon nĂ« zhvillimin e mĂ«tejshĂ«m tĂ« operacioneve luftarake nĂ« terren.

Në përmbledhje, ky operacion tregon qartë se sa të rëndësishme janë teknologjitë moderne si dronët dhe lufta elektronike në konfliktet e sotme, dhe si forcat ukrainase vazhdojnë të përdorin këto mjete për të kundërshtuar dhe dobësuar forcat ruse në terren. /Telegrafi/

The post Ushtria ukrainase shkatĂ«rron me 60 dronĂ« “stallĂ«n e tankeve” tĂ« rusĂ«ve appeared first on Telegrafi.

Apple gati për betejë me Samsungun në fushën e telefonave të palosshëm

11 July 2025 at 07:40

Kompania Apple po punon intensivisht për të hyrë në tregun e telefonave të palosshëm dhe planifikon që në vitin e parë të dërgojë deri në shtatë milionë njësi të iPhone të palosshëm, tregojnë raportet e reja nga industria.

Sipas informacioneve të disponueshme, Apple synon të nisë prodhimin provues në fund të vitit 2025, ndërsa prezantimi zyrtar parashikohet për gjysmën e dytë të vitit 2026. Me këtë, Apple hyn në konkurrencë të drejtpërdrejtë me Samsungun, i cili aktualisht dominon tregun e telefonave të palosshëm.

Thashethemet sugjerojnë se telefoni i parë i palosshëm i Apple mund të quhet iPhone Ultra, dhe do të ketë dizajn në formë libri, të ngjashëm me Samsung Galaxy Z Fold.

Pritet që iPhone Ultra të ketë ekran të brendshëm me diagonale 7.8 inç, ekran të jashtëm prej 5.5 inç, kamerë të dyfishtë prej 48 MP, trup prej titani, si dhe një mekanizëm inovativ palosjeje nga aliazh qelqi dhe metali, që synon të eliminojë rrudhat e dukshme në ekran.

Apple thuhet se planifikon tĂ« shesĂ« 7 milionĂ« njĂ«si nĂ« vitin e parĂ«, gjĂ« qĂ« do tĂ« pĂ«rbĂ«nte mĂ« shumĂ« se 30 pĂ«r qind tĂ« tregut aktual tĂ« telefonave tĂ« palosshĂ«m – treg nĂ« tĂ« cilin Samsung tashmĂ« ka gjashtĂ« gjenerata tĂ« pajisjeve Fold dhe Flip.

Çmimi i pajisjes sĂ« re ende nuk Ă«shtĂ« konfirmuar, por spekulohet se do tĂ« jetĂ« ndĂ«rmjet 2000 dhe 2500 dollarĂ«, duke e pozicionuar si njĂ« produkt ultra-premium.

Samsung aktualisht mban pozitën udhëheqëse në fushën e telefonave të palosshëm, por Apple, i njohur për qasjen e kujdesshme dhe standardet e larta të cilësisë, duket qartë se planifikon të shfaqet si një konkurrent serioz.

Përqendrimi i tyre te një dizajn pa rrudha, materiale premium dhe performancë e lartë mund të tërheqë ata përdorues që deri tani kanë hezituar të kalojnë te telefonat e palosshëm. /Telegrafi/

The post Apple gati për betejë me Samsungun në fushën e telefonave të palosshëm appeared first on Telegrafi.

Trump po u drejtohet shumĂ« kombeve me letra pĂ«r tarifat – çfarĂ« pritet tĂ« ndodhĂ« mĂ« pas?

10 July 2025 at 23:50

Presidenti amerikan ka dërguar letra në vende të ndryshme për të adresuar marrëveshjet e mëdha tregtare. Por sipas ekspertëve, këto letra tregojnë një histori të paqartë rreth politikave të tij.

Kur Donald Trump vendosi tarifa kaq të larta për herë të fundit, tregjet financiare u tronditën, besimi i konsumatorëve ra dhe popullariteti i tij u ul ndjeshëm. Vetëm tre muaj më vonë, ai këtë herë thotë se do të jetë ndryshe, raporton euronews.

Lideri amerikan shpreson që taksat e importit do të sjellin vende pune në fabrikat dhe rritje më të fortë ekonomike për SHBA-në. Megjithatë, shumë ekonomistë parashikojnë të kundërtën, duke thënë se tarifat do të nxisin inflacion dhe do të sjellin ngadalësim ekonomik.

TĂ« martĂ«n, Trump i tha kabinetit tĂ« tij se presidentĂ«t e kaluar qĂ« nuk kanĂ« pĂ«rdorur tarifa nĂ« mĂ«nyrĂ« agresive ishin “budallenj”.

NĂ« stilin e tij tĂ« zakonshĂ«m prej shitĂ«si, Trump u shpreh se negociatat tregtare me pjesĂ«n tjetĂ«r tĂ« botĂ«s janĂ« tepĂ«r tĂ« gjata dhe tĂ« ndĂ«rlikuara. Prandaj, sipas tij, Ă«shtĂ« mĂ« efikase t’u dĂ«rgojĂ« vendeve tĂ« huaja letra me listat e tarifave tĂ« reja pĂ«r mallrat e tyre – ashtu siç ka bĂ«rĂ« edhe kĂ«tĂ« javĂ«.

Letrat shĂ«nojnĂ« njĂ« ndryshim nga ngjarja e vetĂ«quajtur e 2 prillit, “Dita e Çlirimit”. Duke folur mĂ« parĂ« kĂ«tĂ« vit nĂ« Kopshtin e TrĂ«ndafilave tĂ« ShtĂ«pisĂ« sĂ« BardhĂ«, presidenti mbante tabela me normat e tarifave tĂ« shfaqura. Kjo paraqitje shkaktoi njĂ« kolaps tĂ« shkurtĂ«r tĂ« tregut dhe njĂ« pezullim tarifash prej 90 ditĂ«sh, i cili solli taksa bazĂ« prej rreth 10 pĂ«r qind, qĂ« do tĂ« pĂ«rfundojnĂ« tĂ« mĂ«rkurĂ«n.

“ËshtĂ« njĂ« mĂ«nyrĂ« mĂ« e mirĂ«â€, tha Trump pĂ«r letrat e tij dhe shtoi se â€œĂ«shtĂ« njĂ« mĂ«nyrĂ« mĂ« e fuqishme. Ne u dĂ«rgojmĂ« atyre njĂ« letĂ«r. Ti e lexon letrĂ«n. Mendoj se ishte mirĂ« e pĂ«rgatitur. Dhe, kryesisht, Ă«shtĂ« vetĂ«m njĂ« numĂ«r aty brenda: Do tĂ« paguani 25, 35 pĂ«r qind. Disa i kemi 60, 70”.

Kur Trump bĂ«ri ato komente, ai ende nuk kishte nxjerrĂ« njĂ« letĂ«r me njĂ« normĂ« tarifash mbi 40 pĂ«r qind, tĂ« cilĂ«n e vendosi tĂ« hĂ«nĂ«n pĂ«r Laos dhe Myanmar. Ai gjithashtu i vendosi tarifa prej 25 pĂ«r qind JaponisĂ« dhe KoresĂ« sĂ« Jugut, dy partnerĂ«ve tregtarĂ« kryesorĂ« dhe aleatĂ« qĂ« konsiderohen thelbĂ«sorĂ« pĂ«r frenimin e influencĂ«s ekonomike tĂ« KinĂ«s. LiderĂ«t e vendeve qĂ« kanĂ« marrĂ« tarifa deri tani shpresojnĂ« tĂ« negociojnĂ« gjatĂ« tre javĂ«ve tĂ« ardhshme – para se tĂ« hyjnĂ« nĂ« fuqi normat mĂ« tĂ« larta.

“Do tĂ« thosha se nĂ« çdo rast po i trajtoj mĂ« mirĂ« sesa ata na kanĂ« trajtuar ne gjatĂ« viteve,” tha Trump.

Lideri amerikan tha tĂ« martĂ«n nĂ« mbrĂ«mje nĂ« Truth Social se do tĂ« nxirrte letra pĂ«r “tĂ« paktĂ«n 7 vende” tĂ« mĂ«rkurĂ«n nĂ« mĂ«ngjes, me letra shtesĂ« qĂ« do tĂ« dalin gjatĂ« pasdites.

Tre rezultate të mundshme

Qasja e Trumpit është në kundërshtim me mënyrën se si janë arritur marrëveshjet kryesore tregtare gjatë 50 viteve të fundit. Zakonisht, këto përfshinin seanca të detajuara, ku vendet shpesh merrnin vite për të zgjidhur dallimet komplekse.

Ka tre rezultate të mundshme për bastin politik dhe ekonomik të presidentit, secili prej të cilëve mund të ndryshojë në mënyrë drastike marrëdhëniet ndërkombëtare dhe trashëgiminë e Trumpit.

Nga njëra anë, 79-vjeçari mund të provojë se shumica e ekspertëve ekonomikë po gabojnë dhe se tarifat do të sjellin rritje siç kishte premtuar. Nga ana tjetër, ai mund të tërhiqet sërish nga tarifat para fillimit të tyre më 1 gusht. Një mundësi e tretë është që presidenti të dëmtojë ekonominë në mënyra që mund të prekin veçanërisht komunitetet më të varfra që votuan për të.

Senatori demokrat, Ron Wyden nga Oregoni tha se letrat e Trumpit kishin “zgjatur purgatorin e tij tarifor pĂ«r njĂ« muaj tjetĂ«r”, duke mbajtur SHBA-nĂ« nĂ« njĂ« periudhĂ« pasigurie ndĂ«rsa CEO-t, liderĂ«t e huaj dhe konsumatorĂ«t presin njĂ« qasje mĂ« tĂ« qartĂ« politike.

“Taktika e negociatave TACO (Trump Always Chickens Out – Trump gjithmonĂ« tĂ«rhiqet) qĂ« e nisi Trump Ă«shtĂ« duke bĂ«rĂ« qĂ« kĂ«rcĂ«nimet e tij tĂ« duken mĂ« pak tĂ« besueshme dhe po zvogĂ«lon gatishmĂ«rinĂ« e partnerĂ«ve tanĂ« tregtarĂ« pĂ«r tĂ« na pritur nĂ« mes”, tha Wyden dhe shtoi se “nuk ka asnjĂ« shenjĂ« qĂ« ai Ă«shtĂ« mĂ« afĂ«r arritjes sĂ« marrĂ«veshjeve tĂ« qĂ«ndrueshme tregtare qĂ« do tĂ« ndihmonin punĂ«torĂ«t dhe bizneset amerikane”.

Në tregtinë e së martës, tregjet e aksioneve në SHBA ishin relativisht të qeta, me S&P 500 që mbeti në nivel të qëndrueshëm pas rënies së të hënës.

Trump vjen pas njĂ« fitoreje legjislative, pasi “Projektligji i Madh dhe Bukur” kaloi nĂ« Kongresin amerikan, duke parashikuar ulje tatimore me triliona dollarĂ«.

Dhe ai me siguri po vendos tarifa në nivele që më parë tronditën tregjet globale, i mbështetur nga fakti që inflacioni është zbutur deri tani në vend që të përshkallëzohet, siç paralajmëruan shumë ekonomistë dhe rivalë demokratë.

“Duke parashtruar tarifa deri nĂ« 40 pĂ«r qind dhe madje 100 pĂ«r qind, administrata ka ‘normalizuar’ rritjet tarifore prej 25 pĂ«r qind – megjithatĂ« kjo mbetet njĂ« nga lĂ«vizjet mĂ« agresive dhe shkatĂ«rruese tarifore nĂ« historinĂ« moderne,” tha Wendong Zhang, ekonomist nĂ« Universitetin Cornell. “Ky zbulues gradual, nĂ« mĂ«nyrĂ« paradoksale, rrezikon tĂ« normalizojĂ« rritjet tarifore qĂ« ndryshe do tĂ« konsideroheshin jashtĂ«zakonisht tĂ« mĂ«dha.”

Të tjerët e shohin Trumpin thjesht si një forcë kaotike, ku letrat dhe normat e tyre tarifore disi të rastësishme tregojnë mungesën e një procesi të vërtetë politik brenda administratës së tij.

“Ky Ă«shtĂ« nĂ« tĂ« vĂ«rtetĂ« njĂ« vĂ«rtetim se kjo politikĂ« Ă«shtĂ« krejtĂ«sisht nĂ« kaos, qĂ« ata po e udhĂ«heqin thjesht sipas ndjesisĂ«, se nuk ka njĂ« strategji reale,” tha Desmond Lachman, studiues i lartĂ« nĂ« Institutin Amerikan tĂ« NdĂ«rmarrjeve, njĂ« qendĂ«r mendimi me orientim konservator.

Pyetje rreth sasisë së parave që do të gjenerojnë tarifat

Me përfundimin e periudhës 90-ditore të negociatave për tarifat të Trumpit, presidenti të hënën dërgoi letra në 14 vende, duke vendosur taksa për mallrat e importuara që varionin nga 25 për qind deri në 40 për qind.

Ai tha se do të nënshkruajë një urdhër për të vendosur tarifa 50 për qind mbi bakrin, dhe shtoi se në një moment, ilaçet farmaceutike mund të përballen me tarifa deri në 200 për qind. Trump tashmë ka vendosur tarifa 50 për qind për çelikun dhe aluminin, tarifa 25 për qind për automjetet, dhe taksa të veçanta importi për Kanadanë, Meksikën dhe Kinën.

Ben May, drejtor i kĂ«rkimit ekonomik global nĂ« Oxford Economics, tha se tregjet aktualisht po tregojnĂ« njĂ« dozĂ« skepticizmi ndaj mundĂ«sisĂ« qĂ« Trump tĂ« zbatojĂ« realisht kĂ«to masa. “Ose nuk besojnĂ« se do tĂ« shkohet deri nĂ« fund, ose presin qĂ« nĂ« fund tĂ« arrihet njĂ« kompromis,” theksoi ai, duke shtuar se kjo Ă«shtĂ« ndoshta pika mĂ« thelbĂ«sore nĂ« gjithĂ« situatĂ«n.

May tha se tarifat ka të ngjarë të reduktojnë rritjen e të ardhurave të familjeve amerikane, por nuk do të shkaktojnë që këto të ardhura të zvogëlohen drejtpërdrejt.

 Trump ka thënë se tarifat e tij do të mbyllin balancat tregtare të SHBA-së, megjithëse nuk është e qartë pse ai synon vende si Tunizia, që tregtojnë relativisht pak me Amerikën.

Zyrtarët e administratës thonë se triliona dollarë të ardhura nga tarifat gjatë dekadës së ardhshme do të ndihmojnë për të kompensuar humbjet e të ardhurave nga vazhdimi dhe zgjerimi i uljeve tatimore të vitit 2017, të cilat u bënë ligj të premten.

Qeveria federale ka mbledhur deri tani gjatë këtij viti 98.2 miliardë dollarë (83.9 miliardë euro) nga tarifat, më shumë se dyfishin e asaj që ka mbledhur vitin e kaluar, sipas Qendrës Bipartite të Politikave.

NĂ« takimin e kabinetit tĂ« sĂ« martĂ«s, Sekretari i Thesarit, Scott Bessent, tha se tĂ« ardhurat nga tarifat mund tĂ« jenĂ« “shumĂ« mbi 300 miliardĂ« dollarĂ« (256 miliardĂ« euro) deri nĂ« fund tĂ« vitit.”

Bessent shtoi se “nuk pajtohemi” me vlerĂ«simin e ZyrĂ«s sĂ« Buxhetit tĂ« Kongresit qĂ« tarifat do tĂ« sjellin 2.8 trilionĂ« dollarĂ« (2.4 trilionĂ« euro) nĂ« 10 vjet, “çka ne mendojmĂ« se Ă«shtĂ« ndoshta e ulĂ«t.”

QeveritĂ« e JaponisĂ«, KoresĂ« sĂ« Jugut, MalajzisĂ«, Mianmarit, TajlandĂ«s, Kamboxhias dhe AfrikĂ«s sĂ« Jugut kanĂ« thĂ«nĂ« se shpresojnĂ« pĂ«r negociata tĂ« mĂ«tejshme mbi tarifat me Trumpin, megjithĂ«se nuk Ă«shtĂ« e qartĂ« se si kjo Ă«shtĂ« e mundur, pasi republikani ka thĂ«nĂ« se do tĂ« ishte shumĂ« “komplikuar” tĂ« mbaheshin tĂ« gjitha kĂ«to takime.

Në vend të kësaj, të martën 79-vjeçari tha përmes rrjeteve sociale se tarifat do të aplikohen sipas planit duke filluar nga 1 gushti.

“Nuk ka pasur ndryshim tĂ« kĂ«saj date, dhe nuk do tĂ« ketĂ« ndryshim”, shkroi Trump nĂ« Truth Social dhe shtoi se “nuk do tĂ« ketĂ« zgjatje tĂ« afatit”. /Telegrafi/

The post Trump po u drejtohet shumĂ« kombeve me letra pĂ«r tarifat – çfarĂ« pritet tĂ« ndodhĂ« mĂ« pas? appeared first on Telegrafi.

Droni ushtarak rus rrĂ«zohet nĂ« Lituani – rriten tensionet nĂ« kufirin lindor tĂ« NATO-s

10 July 2025 at 23:26

NjĂ« incident qĂ« ka shkaktuar shqetĂ«sim tĂ« madh nĂ« rajon ka ndodhur kĂ«tĂ« javĂ«, kur njĂ« dron ushtarak rus, i dyshuar si pjesĂ« e armatimit tĂ« pĂ«rdorur nga Rusia nĂ« luftĂ«n nĂ« UkrainĂ«, u rrĂ«zua nĂ« territorin e LituanisĂ« – njĂ« vend anĂ«tar i NATO-s dhe Bashkimit Evropian.

Sipas Shërbimit Shtetëror të Rojës Kufitare të Lituanisë, një mjet fluturues i ngjashëm me një dron të improvizuar (UAV) hyri në hapësirën ajrore lituaneze nga drejtimi i Bjellorusisë, një aleat i ngushtë i Rusisë dhe shpesh një platformë për operacionet e saj ushtarake. Droni u rrëzua në afërsi të kufirit lindor, dhe autoritetet po hetojnë rrethanat e sakta të ngjarjes.

Sipas burimeve tĂ« mediave lokale, pĂ«rfshirĂ« portalin Delfi, besohet se droni nĂ« fjalĂ« Ă«shtĂ« njĂ« “Gerbera”, njĂ« model rus i prodhuar me kosto tĂ« ulĂ«t, i cili ka qenĂ« i pranishĂ«m nĂ« fushatat ushtarake tĂ« MoskĂ«s nĂ« UkrainĂ« gjatĂ« vitit tĂ« fundit.

ÇfarĂ« Ă«shtĂ« droni “Gerbera”?

“Gerbera” pĂ«rshkruhet si njĂ« version mĂ« i thjeshtuar dhe mĂ« ekonomik i dronit kamikaz iranian Shahed-136, i cili ka shkaktuar dĂ«me tĂ« konsiderueshme nĂ« UkrainĂ« pĂ«rmes sulmeve ajrore tĂ« pĂ«rsĂ«ritura ndaj infrastrukturĂ«s civile dhe ushtarake.

Ky dron nuk është vetëm një mjet për goditje vetëvrasëse, por është gjithashtu i aftë për zbulim, vëzhgim, sulme precize dhe për të shpërqendruar sistemet e mbrojtjes ajrore të armikut. Kjo e bën atë një mjet të vlefshëm në strategjitë hibride të luftës së re që Rusia ka përqafuar në Ukrainë dhe më gjerë.

ÇfarĂ« do tĂ« thotĂ« pĂ«r sigurinĂ« e rajonit?

Ky incident është veçanërisht i ndjeshëm duke pasur parasysh se Lituania është një nga vendet më të ekspozuara ndaj presionit rus, për shkak të kufirit të saj me Kaliningradin dhe afërsisë me Bjellorusinë. Rrëzimi i një droni rus në territorin e saj ngre shqetësime serioze për sigurinë kufitare, si dhe për respektimin e sovranitetit ajror të vendeve të NATO-s.

Zyrtarët lituanezë janë shprehur se po zhvillojnë një hetim të plotë për të konfirmuar origjinën e dronit dhe qëllimin e tij të mundshëm. Ndërkohë, incidenti ka ndezur diskutime të reja për përforcimin e mbrojtjes ajrore dhe aftësive të zbulimit përgjatë kufirit lindor të aleancës euroatlantike.

Ky rast gjithashtu vjen në një kohë kur tensionet mes NATO-s dhe Rusisë janë të larta, dhe çdo shkelje e kufijve mund të shihet si provokim ose testim i gatishmërisë ushtarake të vendeve anëtare. /Telegrafi/

BREAKING:

Russian military drone crashes in Lithuania

The Lithuanian State Border Guard Service reported that an aircraft resembling a homemade UAV entered Lithuania from Belarusian territory.

According to Delfi, the crashed drone is believed to be a Russian unmanned aerial
 pic.twitter.com/me7n5gPJee

— Visegrád 24 (@visegrad24) July 10, 2025

The post Droni ushtarak rus rrĂ«zohet nĂ« Lituani – rriten tensionet nĂ« kufirin lindor tĂ« NATO-s appeared first on Telegrafi.

❌
❌