Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Tirana zbret në fushë pa trajner, bardheblutë sfidojnë sot ekipin e njohur grek

By: armand
11 July 2025 at 17:24

Pasi siguroi me vështirësi mbijetesën në Superiore, Tirana po përjeton një revolucion të vertetë në merkato. Shumë prej prej titullarëve janë larguar, por sigurisht ka pasur edhe 6 afrime, siç janë Patsatsia, Serge Tabekou, Angelos Tafas, Serxho Vogli, Kleandro Lleshi, dhe Georgios Valerianos. Përgatitja për sezonin e ri ka nisur por Tirana është ende pa […]

The post Tirana zbret në fushë pa trajner, bardheblutë sfidojnë sot ekipin e njohur grek appeared first on BoldNews.al.

Konfirmohet miqësorja, Shqipëria U-21 përballet me Gjermaninë në “Elbasan Arena”

By: armand
11 July 2025 at 15:35

Kombëtarja shqiptare U-21 do të zhvillojë një ndeshje miqësore prestigjioze ndaj Gjermanisë U-21 në muajin shtator. Kjo ndeshje të luhet më datë 5 shtator në stadiumin “Elbasan Arena”. Orari i takimit do të përcaktohet në vijim. Kjo ndeshje miqësore është një test i rëndësishëm për trajnerin Alban Bushi dhe stafin teknik, për të vëzhguar nga […]

The post Konfirmohet miqësorja, Shqipëria U-21 përballet me Gjermaninë në “Elbasan Arena” appeared first on BoldNews.al.

Vllaznia zhgënjen sërish në miqësore, regjistron humbjen e dytë radhazi

By: armand
2 July 2025 at 18:49

Vllaznia nuk po kalon aspak një moment të mirë në miqësoret parasezonale. Skuadra shkodrane u përball me Petrolulin në Slloveni, ndërsa regjistroi rezultatin e dytë negativ brenda pak ditësh. Ekipi i drejtuar nga Edi Martini është mposhtur me rezultatin 2-0 nga ekipi rumun. Petrolul arriti të ndëshkojë Vllazninë në minutën e 19-të falë golit të […]

The post Vllaznia zhgënjen sërish në miqësore, regjistron humbjen e dytë radhazi appeared first on BoldNews.al.

Ndeshje miqësore/ Dinamo bie në Tetovë, humbje e thellë për Vllazninë

1 July 2025 at 20:42

Dalja me karton të kuq e Jazxhit që në minutat e para komplikoi në maksimum llogaritë, me vendasit që më pas realizuan nga dy gola për secilën pjesë.

Këtë të martë u zhvilluan disa ndeshje miqësore. Vllaznia pësoi disfatë 4-0 ndaj Olimpia Ljubljana, në sfidën e luajtur në Slloveni.

Dinamo u mund 2-1 nga Shkëndija në Tetovë. Goli i vetëm për dinamovitët mban firmën e Itodos, ndërsa Krasniqi dhe Kaba nderuan Shkëndijën.

Këto miqësore shihen si teste mjaft të rëndësishme, para ndeshjeve europiane.

The post Ndeshje miqësore/ Dinamo bie në Tetovë, humbje e thellë për Vllazninë appeared first on Sot News | Lajme.

Miqësoret/ Vllaznia pëson katër gola, disfatë edhe për Dinamon

By: armand
1 July 2025 at 20:14

Klubet nga Shqipëria, vazhdojnë përgatitjet për ndeshjet Europiane, ku do të marrin pjesë. Në miqësoret e zhvilluara këtë të martë të 1 korrikut, skuadrat e Superiores zhgënjyen totalisht. Vllaznia u mposht me rezultatin e thellë 4-0 nga sllovenët e Olimpija Ljubljana. Ekipi shkodran u dominua të gjithë takimin, ndërsa vendasit shënuan dy herë në çdo […]

The post Miqësoret/ Vllaznia pëson katër gola, disfatë edhe për Dinamon appeared first on BoldNews.al.

Balaj protagonist, Vllaznia fiton miqësoren ndaj ekipit rumun

By: armand
27 June 2025 at 21:04

Vllaznia ka regjistruar fitoren e parë në fazën përgatitore është është duke zhvilluar në Slloveni. Pasditen e sotme shkodranët e Edi Martinit triumfuan me rezultatin e ngushte 1-0 ndaj skuadrës se Superligës së Rumanise, UTA Arad. Golin e vetëm të ndeshjes e ka shënuar kapiteni Bekim Balaj që në minutën e 26-te. Pas një rivenie […]

The post Balaj protagonist, Vllaznia fiton miqësoren ndaj ekipit rumun appeared first on BoldNews.al.

Fitore e pastër e Partizanit në miqësore, Dinamo mund thellë Ballkanin

By: armand
24 June 2025 at 19:45

Këtë të martë u zhvilluan disa nga ndeshjet miqësore të skuadrave shqiptare.Partizani triumfoi pastër 0-3 ndaj Rabotnickit, në sfidën e mbajtur në stadiumin e Strugës. Të kuqtë zhbllokuan llogaritë me Kekon, i cili ekzekutoi në mënyrë perfekte një penallti. Për golin e dytë dhe të sigurisë mendoi Skuka. Në pjesën e dytë pati kohë edhe […]

The post Fitore e pastër e Partizanit në miqësore, Dinamo mund thellë Ballkanin appeared first on BoldNews.al.

Egnatia me ritmin e duhur para Champions-it, rrogozhinasit fitojnë miqësoren në Bullgari

By: armand
24 June 2025 at 19:30

Egnatia ka fituar 2-0 takimin miqësor përballë CSKA-së 1948. Golat për skuadrën e Edlir Tetovës u shënuan nga Regi Lushkja dhe Edison Ndreca. Ky takim u luajt në Bansko të Bullgarisë. Kampionët e Shqipërisë po bëjnë mjaft mirë në fazën përgatitore ku më parë kanë barazuar 2-2 përballë Iberias. Egnatia është para sfidave të rëndësishme […]

The post Egnatia me ritmin e duhur para Champions-it, rrogozhinasit fitojnë miqësoren në Bullgari appeared first on BoldNews.al.

Vllaznia turpërohet në miqësore, ekipi slloven i shënon 5 gola

By: armand
24 June 2025 at 19:19

Vllaznia u përball sot me Koper në miqësore. Ndeshja që nisi në 17:15 u luajt në Slloveni dhe kuqeblutë u mposhtën me rezultatin 5-3. Skuadra e Edi Martinit zhbllokoi e para sfidën me supergolin e Jagos. Gjatë ndeshjes Dodaj dhe Gruda shënuan po ashtu për Vllazninë. Ky i fundit ia doli me penallti. Në anën tjetër […]

The post Vllaznia turpërohet në miqësore, ekipi slloven i shënon 5 gola appeared first on BoldNews.al.

Shqipëria U-15 fiton miqësoren e dytë ndaj Maqedonisë së Veriut, vendos dopieta e Xhemalit

TIRANË, 24 qershor /ATSH/ Kombëtarja shqiptare U-15 fitoi ndeshjen e dytë miqësore ndaj Maqedonisë së Veriut me rezultatin 2-0.

Kuqezinjtë dominuan takimin e zhvilluar në stadiumin “Skënderbeu”, ndërsa protagonist ishte Mattia Xhemali, autor i të dy golave të fitores.

Trajneri Armand Dama e nisi sfidën me këtë formacion titullar: Marsid Hoxha (GK), Aendi Cekrezi, Joart Mile, Alesio Gjergji, Fabio Hyseni, Sebastian Sina, Haxhi Rrena (C), Klevis Basha, Mattia Xhemali, Rijad Syla dhe Kevin Rroci.

Shqipëria e nisi ndeshjen në sulm që në minutat e para dhe pas disa rasteve të mira, zhbllokoi rezultatin në minutën e 16-të me Xhemalin.

Kuqezinjtë nuk e ulën ritmin dhe shënuan edhe golin e dytë, sërish me Xhemalin, në minutën e 32-të. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2-0.

Në pjesën e dytë, Shqipëria administroi avantazhin dhe kontrolloi lojën. Trajneri Dama u dha mundësinë edhe lojtarëve të tjerë, duke aktivizuar Vajushin, Dybelin, Buckan, Hakajn, Mecon dhe Danin.

Në fund, takimi u mbyll me fitoren e Shqipërisë 2-0.

1 nga 4

/r.e//a.f/

The post Shqipëria U-15 fiton miqësoren e dytë ndaj Maqedonisë së Veriut, vendos dopieta e Xhemalit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kombëtarja mëson rivalin për miqësoren e shtatorit, për herë të parë përballet me…

By: armand
21 June 2025 at 12:56

Shqipëria do të zhvillojë ndeshje miqësore me Gjibraltarin në shtator. Për kuqezinjtë e drejtuar nga Silvinjo kjo do të jetë transfertë. Gazetari Kristi Sejatllari mëson se kjo ndeshje pritet të luhet më 4 ose 5 shtator, pikërisht përpara ndeshjes me Letoninë. Ndaj këtyre të fundit ndeshja do të jetë në “Air Albania”, për kualifikueset e […]

The post Kombëtarja mëson rivalin për miqësoren e shtatorit, për herë të parë përballet me… appeared first on BoldNews.al.

Testi i parë para Europës, Vllaznia mposhtet nga skuadra që luan në Ligën e Konferencës

By: armand
17 June 2025 at 21:44

Vllaznia ka luajtur sot miqësoren e parë të vërtetë si pjesë të përgatitjeve për pjesëmarrjen në Ligën e Konferencës. Dhe kundërshtari ka qenë po një skuadër e cila merr pjesë në të njëjtin turne, Deçiçi i Tuzit. Në ndeshjen e zhvilluar pikërisht në Tuz, shkodranët janë mundur me shifrat 1-0, edhe pse kanë krijuar një […]

The post Testi i parë para Europës, Vllaznia mposhtet nga skuadra që luan në Ligën e Konferencës appeared first on BoldNews.al.

Do të luajnë në shtator dhe në tetor, Kombëtarja kuqezi drejt 2 miqësoreve

By: Oldi
14 June 2025 at 20:58

Pas përballjeve zyrtare në kuadër të kualifikueseve për Botërorin 2026, Kombëtarja shqiptare pritet të zhvillojë dy ndeshje miqësore në muajt në vijim – një në shtator, përpara ndeshjes ndaj Letonisë, dhe një tjetër në tetor, menjëherë pas sfidës së rëndësishme kundër Serbisë. Burime sper Gazeten Panorama thone se këto dy miqësore janë në fazën e […]

The post Do të luajnë në shtator dhe në tetor, Kombëtarja kuqezi drejt 2 miqësoreve appeared first on BoldNews.al.

Katër gola në Sofje, përfundon miqësorja Bullgari U19-Shqipëri U19

By: armand
9 June 2025 at 15:59

Kombëtarja shqiptare U-19 barazoi në ndeshjen e dytë miqësore ndaj Bullgarisë me rezultatin 2-2 në stadiumin “Etropole”. Kuqezinjtë ishin shumë pranë fitores, por pësuan gol në fundin e takimit dhe sfida u mbyll në barazim. Për Shqipërinë U-19 në këtë ndeshje shënuan Xhoi Nuredini dhe Devid Hoxha. Shqipëria kaloi shumë shpejt në avantazh, duke realizuar […]

The post Katër gola në Sofje, përfundon miqësorja Bullgari U19-Shqipëri U19 appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Shqipëria U-21 humbet në miqësoren përballë Turqisë

8 June 2025 at 22:27

Kombëtarja kuqezi e Shpresave, e drejtuar nga Alban Bushi, ka humbur pasditen e sotme, me rezultatin minimal 1-0 nga Turqia në miqësoren e zhvilluar në Stamboll.  Kjo humbje vjen pak ditë pas asaj fitore 1-2 në miqësoren përballë Hungarisë në transfertë. Ndeshja e sotme u vendos në minutën e 27-të të takimit, kur talenti i […]

The post VIDEO/ Shqipëria U-21 humbet në miqësoren përballë Turqisë appeared first on BoldNews.al.

Pas humbjes në miqësoren e parë, Kombëtarja U-17 barazon në Durrës përballë Bullgarisë

By: armand
8 June 2025 at 14:31

Kombëtarja U-17 zhvilloi ndeshjen e dytë miqësore ndaj Bullgarisë në stadiumin “Niko Dovana” me ndeshjen që u mbyll në barazim pa gola, 0-0. Trajneri Tedesco e nisi me këtë formacion titullar ndeshjen ndaj Bullgarisë: Lleshi, Marku, Pierro, Varesis, Luka, Mazani, Malko, Qosja, Llugaxhiu, Ymer, Lila. Ndeshja ishte e luftuar nga të dyja ekipet, por sfida […]

The post Pas humbjes në miqësoren e parë, Kombëtarja U-17 barazon në Durrës përballë Bullgarisë appeared first on BoldNews.al.

Kosova fiton me goleadë dhe me përmbysje rezultati miqësoren kundër Armenisë

6 June 2025 at 21:08

Kosova ka bërë një tjetër paraqitje dinjitoze, duke fituar edhe me goleadë, edhe pse në një ndeshje miqësore. Dardanët kanë fituar me rezultatin 5-2 përballë Armenisë në ndeshjen e luajtur në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës, ku triumfi edhe me përmbysje rezultati. Kjo për shkak se ishte Armenia e cila kaloi e para në avantazh […]

The post Kosova fiton me goleadë dhe me përmbysje rezultati miqësoren kundër Armenisë appeared first on BoldNews.al.

Shqipëria U-21 fiton miqësoren e parë, mposht Hungarinë në transfertë

TIRANË, 5 qershor/ATSH/ Shqipëria U-21 triumfoi me rezultatin 1-2 në miqësoren e parë të muajit qershor ndaj Hungarisë, e zhvilluar pasditen e sotme në transfertë.

Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Alban Bushi siguruan fitoren falë golave të shënuar nga Kevin Dodaj dhe Enes Osmani.

Formacioni titullar i zgjedhur nga trajneri Bushi ishte: Simon Simoni (C), Elton Fikaj, Arlind Kurti, Zylyf Muca, Gabriel Ramaj, Burak Alili, Enes Osmani, Aidon Shehu, Etnik Brruti, Ledjo Tresa dhe Rrok Toma.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa me fillimin e pjesës së dytë, trajneri Bushi aktivizoi Kevin Dodajn, i cili e shpërbleu menjëherë besimin duke kaluar Shqipërinë në avantazh. Hungaria barazoi në minutën e 74-t, por vetëm dy minuta më pas, Enes Osmani riktheu epërsinë për kuqezinjtë.

Gjatë pjesës së dytë, tekniku Bushi realizoi disa zëvendësime, duke provuar elementë të ndryshëm të skuadrës.

Takimi u mbyll me suksesin 1-2 për Shqipërinë U-21. Më 8 qershor, Shpresat do të luajnë ndeshjen e radhës miqësore ndaj Turqisë në Stamboll. /a.f/

The post Shqipëria U-21 fiton miqësoren e parë, mposht Hungarinë në transfertë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Miqësorja e parë, Shqipëria U-15 fiton 2-1 me përmbysje ndaj Zvicrës

TIRANË, 3 qershor /ATSH/ Kombëtarja shqiptare U-15 ka triumfuar me përmbysje në ndeshjen e parë miqësore ndaj Zvicrës, duke fituar me rezultatin 2-1.

Kuqezinjtë zhvilluan një paraqitje pozitive dhe siguruan fitoren falë golave të Sebastian Sinës dhe Haxhi Rrenës.

Trajneri Armand Dama e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Hoxha (C), Ibrahimi, Neza, Muji, Cekrezi, Sina, Çomo, Perlala, Basha, Hyseni, Sharka.

Zvicra e nisi më mirë ndeshjen dhe kaloi në avantazh në minutën e 19-të me golin e Zanovello Timothy.

Reagimi i Shqipërisë ishte i menjëhershëm dhe barazimi erdhi në minutën e 26-të me golin e Sebastian Sinës. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-1.

Në pjesën e dytë, kuqezinjtë patën më shumë kontroll dhe krijuan disa raste të rrezikshme. Pas disa tentativave, ishte Haxhi Rrena që shënoi golin e dytë dhe të fitores në minutën e 76-të.

Shqipëria ruajti avantazhin deri në fund dhe ndeshja u mbyll me fitoren 2-1.

Ndeshja e dytë miqësore mes Shqipërisë U-15 dhe Zvicrës U-15 do të zhvillohet më 5 qershor, në orën 10:00.

1 nga 5

/a.f/

The post Miqësorja e parë, Shqipëria U-15 fiton 2-1 me përmbysje ndaj Zvicrës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Miqësoret ndaj Hungarisë e Turqisë, trajneri Bushi publikon listën e lojtarëve

TIRANË, 25 maj/ATSH/ Kombëtarja shqiptare U-21 do të zhvillojë dy ndeshje miqësore në transfertë me Hungarinë dhe Turqinë.

Kuqezinjtë nisin të martën grumbullimin për këto sfida, ndërsa trajneri Alban Bushi ka publikuar sot listën me 24 lojtarët e ftuar.

Nëntë lojtarë vijnë nga klubet e kampionatit shqiptar, ndërsa futbollistët e tjerë aktivizohen në kampionatet jashtë vendit.

Ndeshja e parë, Hungari U-21 – Shqipëri U-21, do të luhet më 5 qershor në “Széktó Stadium”, në orën 19:30. Ndërsa sfida e dytë, Turqi U-21 – Shqipëri U-21, do të zhvillohet më 8 qershor në “Ataturk Olympic Stadium”, në orën 19:00.

Këto dy miqësore do t’i shërbejnë stafit teknik për të vëzhguar nga afër formën e lojtarëve të grumbulluar dhe për të testuar alternativa të ndryshme në funksion të ndërtimit të një skuadre sa më konkurruese për Europianin U-21 2027.

The post Miqësoret ndaj Hungarisë e Turqisë, trajneri Bushi publikon listën e lojtarëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌