Vuçiç: Nuk do ta njoh vendimin për dënimin e Dodikut
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq deklaron, se nuk do ta njohë vendimin gjyqësor për dënimin e udhëheqësit të serbëve të Bosnjes Milorad Dodik dhe as nuk do lejojë arrestimin e tij nëse lëshohet urdhër-arrest. Të shtunën (02.08.2025) u mblodh në Beograd Këshilli Kombëtar i Sigurisë, ku u diskutua lidhur me vendimin për dënimin e Milorad Dodik, president i Republika Srpska.