Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Blendi Fevziu alarmohet nga plazhet bosh në jug: Mblidhni mendjen, me keto çmime të çmendura Shqipëria nuk justifikon shërbimin…

By: nilda
4 August 2025 at 15:25

Dy ditë më parë, gazetari i njohur Blendi Fevziu, ka folur nga Palasa, ku përmes një video të publikuar në “Facebook”, ka ngritur alarmin për braktisjen e plazheve të jugut nga turistët. Fevziu shprehet se, plazhet janë boshatisur dhe turizmi i plazheve është nën nivelin e pritshmërive. Sipas tij, një ndër arsyet kryesore është ulja e numrit të vizitorëve nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe…

Source

Blendi Fevziu alarmohet nga plazhet bosh në jug: Mblidhni mendjen, me keto çmime të çmendura Shqipëria nuk justifikon shërbimin… (VIDEO)

By: V K
4 August 2025 at 14:25

Dy ditë më parë, gazetari i njohur Blendi Fevziu, ka folur nga Palasa, ku përmes një video të publikuar në “Facebook”, ka ngritur alarmin për braktisjen e plazheve të jugut nga turistët.

Fevziu shprehet se, plazhet janë boshatisur dhe turizmi i plazheve është nën nivelin e pritshmërive.

Sipas tij, një ndër arsyet kryesore është ulja e numrit të vizitorëve nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.

“Dështimi i këtij viti kanë qenë plazhet. Po pse kanë dështuar plazhet? E para dhe kryesorja, nëse referojmë të dhënat e INSTAT, 54% e turizmit vjetor përbëhet nga shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë dhe më pak të Malit të Zi. Po ashtu një pjesë turistësh që e çojnë në 68% numrin e turistëve që hyjnë në rrugë tokësore, ky lloj turizmi ka pësuar rënie. Shqiptarët e Kosovës janë dukshëm më pak të pranishëm, madje edhe në veri dhe Durrës. Janë shumë pak të pranishëm në jug ku është shtuar turizmi i shqiptarëve të diasporës”, shprehet Fevziu.

Gjithashtu, Fevziu fajëson çmimet e larta për këtë braktisje, duke thënë se çmimet në jug të vendit, janë “të çmendura” dhe ideja për të tërhequr turistët elitarë, është e gabuar, pasi shërbimi nuk përputhet me çmimin dhe turistët elitarë nuk afrohen.

Si shembull, Fevziu përmend faktin se turistët elitarë nuk kanë ku dalin mbrëmjeve, apo nuk kanë ku parkojnë jahtet, pra mungon infrastruktura.

“Duhet ta mbushim mendjen, problemi kryesor i turizmit dhe dëmtimi më i madh janë çmimet. Nuk paragjykoj askënd të vendosë çmimin që do, për shezllonë, dhomën apo restorantin. Çmimi është ofertë-kërkesë, por ka një problem, me çmimet që ka Shqipëria nuk justifikon shërbimin. Në veri çmimet janë ngritur por pak, edhe në Durrës edhe në Velipojë, por janë ngritjet më të ulëta. Çmimet e jugut janë të çmendura!

Dëgjoj njerëz që thonë, po sa e merrni në Mykonos, Saint-Tropez, Monte Carlo, Sardinia, Porto Cervo. Jugu i Shqipërisë pavarësisht bukurive, nuk mund të jetë asnjë prej këtyre, sepse nuk ka shërbime, nuk ofron asgjë. Dëgjoj operatorë turistikë të dalldisur, që thonë nuk na duhet turizmi i lirë, por duam turizëm elitar. Po mirë, këta turistë elitarë ku do të shkojnë pasdite? Në cilin dyqan? Ku do ti parkojnë jahtet apo varkat e tyre? Apo do të rrinë në det me spirancë? Ku janë aeroportet që do të ulen avionët? Ku ka turist elitar që vjen dhe të mos ketë, me përjashtim të dy hoteleve me pesë yje të standardit ndërkombëtar…”, thotë Fevziu i alarmuar.

Ai jep edhe një shembull se si disa njerëz të pasur nga Evropa, zbritën nga jahti për të bërë plazh në Vlorë, por sapo panë plazhin u kthyen sërish në jaht.

“Para ca kohësh nga një jaht në Vlorë zbriti një nga familjet më të pasura të Evropës. Me të zbritur me jaht dhe me të parë plazhin, hipën në varkë dhe ikën sërish. Mos pretendoni turistë elitarë, nuk është gati Shqipëria dhe nuk do të jetë as në dhjetë vitet e ardhshme”, tha ndër të tjera Fevziu.

 

The post Blendi Fevziu alarmohet nga plazhet bosh në jug: Mblidhni mendjen, me keto çmime të çmendura Shqipëria nuk justifikon shërbimin… (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Manipulimi në epokën digjitale: Shpërndarja e videove të rreme me IA në rrjet

17 July 2025 at 09:09

Në një video të shpërndarë gjerësisht në Facebook, gazetari i njohur Blendi Fevziu shfaqet në studion e tij televizive të emisionit “Opinion” në TV Klan duke raportuar mbi një sulm fizik ndaj doktor Skënder Bratajt, që pretendohet se është kryer nga “mafia farmaceutike”, pasi ky i fundit kishte shpërndarë një video ku fliste për efektet […]

The post Manipulimi në epokën digjitale: Shpërndarja e videove të rreme me IA në rrjet appeared first on Reporter.al.

Shtang Blendi Fevziu!/ Ja cfarë i paskan bërë vajzës së tij të vogël në Tepelenë

4 July 2025 at 14:00

Gazetari i njohur Blendi Fevziu ka ndarë një përvojë të pakëndshme që i ndodhi së fundmi në Tepelenë, gjatë një ndalese rrugës për në Sarandë, ku ishte i shoqëruar nga gruaja dhe vajza e tij 9-vjeçare. Në emisionin “Opinion”, teksa diskutohej për mikpritjen shqiptare, Fevziu tregoi se, ndonëse gjithmonë e ka promovuar Shqipërinë si një vend mikpritës, ngjarja e ndodhur e ka lënë të zhgënjyer.

Sipas tij, vajza e vogël kishte kërkuar të përdorte tualetin pranë një hoteli dhe restoranti, por ishte përzënë nga pronarja e lokalit, pavarësisht se bashkëshortja e tij i kishte ofruar të blinte një ujë për ta justifikuar përdorimin e banjës.

“I thashë sime shoqeje çoje vajzën, merr edhe një 2 mijë lekësh që të paguash një ujë… ajo zonja e përzuri. I tha: ‘Duhet të hash mish që të shkosh në banjë’. Një fëmijë 9 vjeç që përzihet për të mos përdorur banjën, nuk besoj se ka ndodhur në ndonjë vend tjetër në botë”, – u shpreh Fevziu.

Ai shtoi se kjo ishte një nga situatat më të tronditshme që i kishte ndodhur gjatë 35 viteve si gazetar, duke theksuar se një veprim i tillë ndaj një fëmije nuk përputhet me imazhin që Shqipëria përpiqet të transmetojë për mikpritjen.

The post Shtang Blendi Fevziu!/ Ja cfarë i paskan bërë vajzës së tij të vogël në Tepelenë appeared first on Sot News | Lajme.

Brataj dhe Fevziu viktima të një ‘deepfake’ në Facebook

1 July 2025 at 19:52

Prej të hënës, në Facebook po qarkullon një video e krijuar me ndihmën e aplikacioneve që përdorin Inteligjencën Artificiale, e cila keqpërdor imazhin e shefit të Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, dhe të gazetarit Blendi Fevziu. Në videon e manipuluar, Fevziu shfaqet duke raportuar mbi një sulm fizik ndaj Bratajt, që pretendohet se është kryer nga […]

The post Brataj dhe Fevziu viktima të një ‘deepfake’ në Facebook appeared first on Reporter.al.

Lamtumirë përfundimtare për Artan Lamen: Blendi Fevziu ndan fjalët e fundit të mikut të tij

By: gaze tare
23 May 2025 at 22:22

Gazetari i njohur Blendi Fevziu ka ndarë një mesazh prekës në rrjetet sociale pas ndarjes nga jeta të Artan Lames. Me një video të shkëputur nga një prej emisioneve të fundit ku Lame ishte i pranishëm në “Opinion”, Fevziu ka publikuar një nga thëniet e tij të fundit, duke i dhënë një lamtumirë simbolike dhe emocionale mikut të tij.

Lamtumirë përgjithnjë Tan. Po postoj këtë thënie tënden ndër të fundit në Opinion,” shkruan Fevziu në postim.

Më tej, në video dëgjohet mesazhi prekës:

U prehsh me paqe o mik. Do na mungosh të gjithëve. Edhe pse të nisem në atë botë pa të ndaluar zemra përgjithnjë.”

The post Lamtumirë përfundimtare për Artan Lamen: Blendi Fevziu ndan fjalët e fundit të mikut të tij appeared first on iconstyle.al.

Fevziu sqarim për Artan Lamen: Ndodhet në koma cerebrale, por është ende në jetë

By: gaze tare
22 May 2025 at 21:22

Emisioni “Opinion” ka nisur ndryshe mbrëmjen e sotme. Gazetari Blendi Fevziu në nisje të puntatës së sotme, u shpreh se do të bënte një anonçim, të cilin e quajti më të vështirin në jetën e tij. Ndryshe nga sa ka qarkulluar lajmi ditën e sotme për ndarjen nga jeta të ish-kreut të Kadastrës, Artan Lame, Fevziu sqaron se ky i fundit është ende në jetë dhe ndodhet në koma cerebrale.

Fevziu shprehet se ky lajm është një kërkesë e familjes së tij, që një gjë që nuk ka ndodhur të mos bëhet fakt i kryer.

“Kam një anonçim të shkurtër, që është padyshim një nga anonçimet më të vështirë që do të bëj ndoshta edhe në të gjithë jetën time. Një nga miqtë e mi personal, një nga njerëzit jam i bindur e ka dashur Shqipërinë dhe historinë e saj më shumë se shumë të tjerë. Artan Lame ndodhet në momente shumë të rënda të jetës së tij. Sot paradite ka dalë lajmi që ai iku nga kjo jetë, në fakt ai ndodhet në koma cerebrale. Ka hyrë në një operacion të rëndë në zemër, pas një problem disajavorë. Operacioni nuk ka arritur ta zgjojë më, pra ai është në koma cerebrale, por është ende në jetë. Mjekët thonë që mundësia që ai të jetojë është thuajse…, pra është e vështirë. Por gjithsesi ai është ende në jetë dhe unë kam një porosi nga familja e tij që ta bëjë këtë anonçim për të thënë që të mos bëhet fakt i kryer diçka që nuk ka ndodhur ende”, u shpreh Blendi.

The post Fevziu sqarim për Artan Lamen: Ndodhet në koma cerebrale, por është ende në jetë appeared first on iconstyle.al.

Fevziu sqarim për Artan Lamen: Ndodhet në koma cerebrale, por është ende në jetë

22 May 2025 at 21:45

Emisioni “Opinion” ka nisur ndryshe mbrëmjen e sotme. Gazetari Blendi Fevziu në nisje të puntatës së sotme, u shpreh se do të bënte një anonçim, të cilin e quajti më të vështirin në jetën e tij. Ndryshe nga sa ka qarkulluar lajmi ditën e sotme për ndarjen nga jeta të ish-kreut të Kadastrës, Artan Lame, Fevziu sqaron se ky i fundit është ende në jetë dhe ndodhet në koma cerebrale.

Fevziu shprehet se ky lajm është një kërkesë e familjes së tij, që një gjë që nuk ka ndodhur të mos bëhet fakt i kryer.

“Kam një anonçim të shkurtër, që është padyshim një nga anonçimet më të vështirë që do të bëj ndoshta edhe në të gjithë jetën time. Një nga miqtë e mi personal, një nga njerëzit jam i bindur e ka dashur Shqipërinë dhe historinë e saj më shumë se shumë të tjerë. Artan Lame ndodhet në momente shumë të rënda të jetës së tij. Sot paradite ka dalë lajmi që ai iku nga kjo jetë, në fakt ai ndodhet në koma cerebrale. Ka hyrë në një operacion të rëndë në zemër, pas një problem disajavorë. Operacioni nuk ka arritur ta zgjojë më, pra ai është në koma cerebrale, por është ende në jetë. Mjekët thonë që mundësia që ai të jetojë është thuajse…, pra është e vështirë. Por gjithsesi ai është ende në jetë dhe unë kam një porosi nga familja e tij që ta bëjë këtë anonçim për të thënë që të mos bëhet fakt i kryer diçka që nuk ka ndodhur ende”, u shpreh Blendi.

The post Fevziu sqarim për Artan Lamen: Ndodhet në koma cerebrale, por është ende në jetë appeared first on Sot News | Lajme.

Artan Lame nuk ka vdekur? Fevziu: Ndodhet në koma cerebrale, është ende në jetë

22 May 2025 at 21:24

Gazetari Blendi Fevziu në nisje të emisionit të sotëm “Opinion”, u shpreh se do të bënte një anonçim, të cilin e quajti më të vështirin në jetën e tij. Ndryshe nga sa ka qarkulluar lajmi ditën e sotme për ndarjen nga jeta të ish-kreut të Kadastrës, Artan Lame, Fevziu sqaron se ky i fundit është […]

The post Artan Lame nuk ka vdekur? Fevziu: Ndodhet në koma cerebrale, është ende në jetë appeared first on BoldNews.al.

Blendi Fevziu: Varrosa time më, të nesërmen dola në ekran

By: gaze tare
22 March 2025 at 18:45

Blendi Fevziu, ka ndarë sfidën më të madhe që ka kaluar teksa ishte në detyrë, si gazetar. Në një intervistë për “Weekend”, ai rrëfeu një episod të vështirë, kur sapo kishte humbur nënën dhe dajën, dhe iu desh të dilte në transmetim.

“Fakti që unë mund të jem me 40 temperaturë, fakti që mund të kem një problem të madh janë dy gjëra që ti nuk i fut dot në llogari. Unë po them një rast, që disa herë e kam përmendur në Shqipëri, por nuk besoj ta kem përmendur në Kosovë. Në dhjetor të 2010-ës, ime më ndërroi jetë në SHBA. Na u desh të prisnim një javë që vinte trupi dhe të kryenim ceremoninë e varrimit, ndërkohë unë kisha fiksuar një intervistë, sepse gjatë gjithë javës u detyrova të fusja emisione të regjistruara.

Në atë kohë, Dick Marty kishte bërë akuzat e para ndaj Thaçit dhe unë kisha fiksuar një intervistë me Hashim Thaçin në Prishtinë në orën 9 të darkës, live nga Klan Kosova. Ishte e enjte, të mërkurën ndodhi varrimi i sime mëje. Të enjten paradite vdiq daja i mamit tim që kishte jetuar në shtëpi me ne dhe më kishte rritur. Ishte një dhimbje aq e madhe…Por midis presionit të punës që ti duhet të bësh, domethënë unë mora pjesë në varrim dhe jam nisur në atë kohë, dhe kam mbërritur në Prishtinë në 9 pa 20, kur në 9 duhet të isha live në transmetim. Por imagjino gjendjen emocionale, shqetësimin që ke brenda vetes. Të gjitha këto nuk mund t’i reflektosh, sepse shikuesi nuk do t’ia dijë fare”– tha ai.

The post Blendi Fevziu: Varrosa time më, të nesërmen dola në ekran appeared first on iconstyle.al.

Vdekja e 12-vjeçarit te Pediatria, motra me lot në sy: Iu nxinë gishtat, mjekët thoshin s’ka gjë!

By: Oldi
6 February 2025 at 21:54

“Dua drejtësi për vëllain tim”, kështu është shprehur mes lotësh motra e 12 vjeçarit nga Maliqi i cili ndërroi jetë orët e para të 8 Janarit 2025, në spitalin Pediatrik të Tiranës. Anastasia Sadiku ka rrëfyer këtë të Enjte në “Opinion” se e humbi vëllanë e saj “prej neglizhencës totale të mjekëve për simptomat e […]

The post Vdekja e 12-vjeçarit te Pediatria, motra me lot në sy: Iu nxinë gishtat, mjekët thoshin s’ka gjë! appeared first on BoldNews.al.

Babai i Martin Canit: Kërkojmë drejtësi, unë dhe bashkëshortja trajtohemi me psikologë

By: V K
30 January 2025 at 08:03

Babai i 14-vjeçarit të vrarë me thikë nga bashkëmoshatari i tij në afërsi të shkollës “Fan Noli” në Tiranë, Engjëll Cani, thotë se kërkon drejtësi për të birin e tij, Martinin.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Cani shprehet se situata në familje është e trishtë, teksa tregon se ai dhe bashkëshortja e tij trajtohen me psikologë.

Blendi Fevziu: Si është gjendja në familje?

Engjëll Cani: E trishtë, akoma presim nga drejtësia, akoma nuk kemi asnjë informacion.

Blendi Fevziu:Po djali tjetër, a e mori vesh?

Engjëll Cani: Pak a shumë e kupton, por nuk e pranon dhe vetë thotë “kur të vijë Martini”.

Blendi Fevziu:Nuk ja keni thënë tamam? Po, a e ka kuptuar?

Engjëll Cani: Pak a shumë, është në ato ujëra, Nuk do ta besoj as vetë ai. Më pyet se “kur do të vijë Martini?”. I them se do të vijë shpejt.

Blendi Fevziu: Ju po merrni pjesë dhe në protesta, çfarë kërkoni?

Engjëll Cani: Kërkojmë vetëm drejtësi, mos të heshtet sepse heshja vret shumë.

Blendi Fevziu:Bashkëshortja si është?

Engjëll Cani: Unë dhe bashkëshortja trajtohemi me psikologë.

Blendi Fevziu: Unë i vijoj dhe bëhem pjesë e këtij apeli, kërkoj po ashtu një drejtësi dhe të paktën më shumë transparencë.  

Gjatë fjalës së tij, Cani ka bërë publike një “GoFundMe”, ku do të ndihmohet familja dhe po ashtu do të shërbejë për fondacione në të ardhmen edhe për fëmijët që kanë të njëjtën ëndërr që kishte Martin Cani, sportin.

Blendi Fevziu: Ju keni hapur një llogari GoFundMe për çfarë?

Engjëll Cani: Disa shqiptarë të Amerikës dhe Arditi kanë bërë një kontribut, kanë hapur një webside dhe nusja e vëllaut tim ka hapur një GoFund.

Blendi Fevziu: Përse do të shërbejë GoFund?  

Ardit Gavani: Unë kam një kompani programimi që punoj me shqiptarë në Amerikë dhe jemi një grup që kemi menduar të ndihmojmë familjen dhe të ngremë një memorial online, e cila do të shërbejë dhe për fondacione në të ardhmen që nuk do të jetë vetëm për këtë kauzë, por edhe do të vazhdojë. Në mënyrë prioritare do të jetë për kauzën “Drejtësi për Martinin”, por do të vazhdojë dhe për të rinjtë që kanë ëndrrën që Martini kishte, pra ëndrrën e futbollit, ëndrrën e sportit… Motoja është “ëndrra vazhdon”.

Blendi Fevziu: Si mund të hyj në GoFund?

Ardit Gavani: Nëpërmjet webside www.martincani.al mund ta gjejnë veten ta ndihmojnë ose të kontaktojnë me familjen.

Blendi Fevziu: A janë të garantuara të gjitha donacionet?

Ardit Gavani: Donacionet janë të garantuara dhe çdo transaksion është komplet transparent. Familja ka nevojë për ndihmë. Nuk duam që kjo histori të harrohet, nuk është thjesht një aksident rrugor. Është një ngjarje që duhet të ngrejë të gjithë shqiptarët sepse na prek të gjithëve.

The post Babai i Martin Canit: Kërkojmë drejtësi, unë dhe bashkëshortja trajtohemi me psikologë appeared first on Albeu.com.

Xhamia e shqiptarëve në Damask, Fevziu takon 77-vjeçarin që flet shqip

26 January 2025 at 18:11

“E pabesueshme! Jam në xhaminë e shqiptarëve, në lagjen e shqiptarëve në Damask të Sirisë”, kështu shkruan gazetari Blendi Fevziu krahas një videoje të postuar në rrjetin e tij social “Instagram”.

Teksa gjendet i rrethuar me shqiptarë në mes të Sirisë, Fevziu zhvillon një bisedë të shkurtër me një prej banorëve të zonës, Abdullahun.

Ky i fundit, 77 vjeç flet me shqipe të pastër gjuhën amtare teksa i prezanton gazetarit nipin e tij duke iu referuar me fjalët: Djali i çikës tem.

I mahnitur, Fevziu tregon se babai i Abdullahut ka ardhur 3 vjeç në Damask dhe ka jetuar 103 vjet.

Megjithatë ai ka ruajtur gjuhën shqipe, të cilën e ka trashëguar tek i biri.

Blendi Fevziu: Jam në xhaminë e arnautëve, në xhaminë e shqiptarëve në lagjen e shqiptarëve në Damask. Edhe ky djali këtu, janë shqiptarë të gjithë. Jo të gjithë flasin shqip.

Abdullahu: Djali i çikës tem. Nipi.

Blendi Fevziu: Abullah e ke emrin?

Abdullahu: Po.

Blendi Fevziu: Abdullahu ka 77 vjet këtu, ka lindur këtu. Babai i ka ardhur 3 vjeç dhe ka jetuar 103 vjet. Imagjino. Të gjithë çfarë shihni janë shqiptarë dhe kjo është xhamia e shqiptarëve e ndërtuar nga shqiptarët në mes të Damaskut, lagje shqiptare dhe xhami shqiptare. Erdha sot. Janë duke u falur, këtu i gjeta.

The post Xhamia e shqiptarëve në Damask, Fevziu takon 77-vjeçarin që flet shqip appeared first on Telegrafi.

Debati me Arlind Qorin, Blendi Fevziu: Nëse më kërkon falje do vijë në emision

13 January 2025 at 21:58

Gazetari Blendi Fevziu ka reaguar ndaj debatit të ndodhur së fundmi në emisionin “Opinion”, ku pati një përplasje verbale me politikanin Arlind Qori.

Ky i fundit akuzoi Fevziun se nuk e fton në studio për shkak të ndikimeve nga “pronari”.

Në një intervistë televizive, Fevziu hodhi poshtë pretendimet e Qorit dhe theksoi se vendimet për të ftuarit në emisionin e tij i merr vetë, pa ndikime nga jashtë. Ai nënvizoi se gazetarët nuk janë në shërbim të politikanëve dhe se respekton lirinë editoriale në punën e tij.

“Ka një arrogancë të re nga disa politikanë të rinj që mendojnë se shtypi është në dispozicion të tyre. Politikanët nuk duhet të harrojnë se nuk janë më të rëndësishëm se gazetarët. Në një raport mes medias dhe politikës, është gazetari ai që përcakton rregullat e lojës,” tha Fevziu.

Gazetari shtoi se nuk merr asnjëherë të mirëqena akuzat që nuk i ka verifikuar vetë. Sipas tij, debatet në studio nuk duhet të kalojnë në akuza të pabazuara, duke sjellë shembullin e polemikave të fundit me Qorin.

“Nëse dikush kërkon të vijë në emisionin tim, duhet të respektojë rregullat e komunikimit dhe të mos shpifë. Nëse Qori kërkon falje për ato që tha, mund të diskutojmë sërish, por ndryshe nuk ka pse të vijë,” shtoi ai.

Fevziu vuri theksin edhe te qëllimi i programeve televizive, duke theksuar se tematikat dhe të ftuarit përzgjidhen duke pasur parasysh audiencën. Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e shmangies së “PR-it politik” në studio, duke preferuar një qasje të bazuar te debati cilësor dhe jo propagandistik.

The post Debati me Arlind Qorin, Blendi Fevziu: Nëse më kërkon falje do vijë në emision appeared first on Sot News | Lajme.

Arlind Qori: Debati mbi oligarkinë ishte i pashmangshëm, Fevziu evitonte temën

13 January 2025 at 22:37

Drejtuesi i “Lëvizja Bashkë”, Arlind Qori ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” ku foli për debatin në emisionin “Opinion” me Blendi Fevziun. Qori theksoi se qëndrimi i tij kundër oligarkisë ekonomike ishte i qartë dhe i pashmangshëm ndaj edhe sipas tij, debai u zhvillua me tone të larta. Ndër të tjera, ai tha […]

The post Arlind Qori: Debati mbi oligarkinë ishte i pashmangshëm, Fevziu evitonte temën appeared first on BoldNews.al.

Arlind Qori reagon pas sherrit me Fevziun: Përmenda litarin në shtëpinë e të varurit

By: user 8
10 January 2025 at 16:00

Drejtuesi i Lëvizjes Bashkë reagoi për herë të parë në Facebook pas përplasjes së djeshme me Blendi Fevziun.

Në një video-mesazh, Arlind Qori thotë se pavarësisht se dikush nuk mund të mendojë se nuk “duhet përmendur litari në shtëpinë e të varurit”, përplasja ishte e pashmangshme.

Qori thotë se po mbronte gazetarët dhe të drejtat e tyre nga censura e pronarëve të televizioneve, ndryshe nga ç’pretendoi Blendi Fevziu, ndërsa për këtë të fundit tha se e prishi qëllimisht emisionin ose për klikime, ose për shkak të nevojës për të mbrojtur televizionin.

“S’ësht problemi i censurës time. Jam simptoma e një problemi shumë të thellë. Problemi është kapja e mediave nga oligarkët dhe pushteti” – tha mes të tjerash Qori.

Në video-mesazh, Qori shtoi se Fevziu përmendi një shpifje të grupit Balfin në emision, se ai paguhej nga konkuretët e këtij grupi biznesi.

Në fund të mesazhit, ai i fut edhe nganjë “kunjë” kryetarëve të partive të tjera të reja prezente në studio, Agron Shehajn, Endri Shabanin, Adriatik Lapajn, duke thënë se mbajtën krahun e Blendi Fevziut, me shpresën se do të ftohen sërish në emision. ©Lapsi.al 

The post Arlind Qori reagon pas sherrit me Fevziun: Përmenda litarin në shtëpinë e të varurit appeared first on Lapsi.al.

Pse Arlind Qori kishte të drejtë në debatin me Fevziun

By: Ela
10 January 2025 at 13:40

Nga Andi Bushati Një emision “Opinion” i planifikuar për të shpalosur platformat e katër partive të reja, u kthye të enjten në mbrëmje në një përplasje të fortë konceptuale mes drejtuesit Fevziu dhe kreut të lëvizjes Bashkë Arlind Qori, që falë këmbënguljes në idenë e tij i la në hije kolegët-rivalë. Thelbi i konfliktit u […]

The post Pse Arlind Qori kishte të drejtë në debatin me Fevziun appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Përplasje e fortë mes Arlind Qorit dhe Blendi Fevziut në “Opinion”

By: user 6
9 January 2025 at 22:12

Gazetari dhe drejtuesi i emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu, është përfshirë në një debat të fortë me kreun e partisë “Bashkë”, Arlind Qori, pasi ky i fundit e akuzoi se ka mbi 1 vit që nuk ftohet në emisionin.

Sipas Qorit, Tv Klan e ka censuruar për shkak të akuzave që ai ka bërë ndaj oligarkëve. Në krahun tjetër Fevziu u shpreh se nuk ka asnjë ndërhyrje për të ftuarit që merr. (VIDEO KETU)

PJESË NGA DEBATI

Arlind Qori: Edhe nga pikëpamja sociale dhe ideopolitike, jemi kërcënim për partinë në pushtet, për oligarkinë ekonomike dhe kjo është arsyeja pse nga njerëzit politikë në Shqipëri unë jam më pak i pranishmi në mediat e mëdha në televizionet e mëdha. Në televizionin po aq të madh sa tuajin unë kam po 1 vit e 8 muaj pa marrë asnjë ftesë. Kjo tregon në gjykimin tim frikën që ka qeveria, pushteti politik dhe oligarkia ekonomike nga Lëvizja Bashkë.

Blendi Fevziu: Ti bën një akuzë tani ndaj meje. Ta them këtu ta dish ti dhe çdo njeri në Shqipëri që s’ka Perëndi në botë të më diktojë mua kë do marr e kë do heq. S’ndodh. E para. E dyta.

Arlind Qori: Ky është gjykimi im.

Blendi Fevziu: Ky është mendimi yt, por do rrish këtu tani se po bën një akuzë. Tani po t’i marr një për një unë, kryeministri sa herë ka qenë vitin e fundit?

Arlind Qori: Ma thuaj ti, ku di unë?

Blendi Fevziu: 1 herë.

Arlind Qori: Ka dashur të vinte dhe nuk e ke ftuar?

Blendi Fevziu: E ftoj unë.

Arlind Qori: Unë pranoj çdo ftesë. Unë ngrihem nga gjumi në 3 të mëngjesit po më pyeti mua dhe vij në televizion më kupton? Top Channel ka bërë emisione për pensionet dhe nuk ka ftuar asnjë përfaqësues të Lëvizjes Bashkë. Ka bërë emisione, ne kemi bërë 7 protesta për pensionistët dhe nuk ka ftuar përfaqësues të Lëvizjes Bashkë dhe kjo është skandaloze.

Blendi Fevziu: A mund të mbaroj se nuk të jap llogari për Top Channel fare. Do rrimë një herë këtu. Sa herë ka qenë kryetari i opozitës vitin e fundit?

Arlind Qori: Ma thuaj.

Blendi Fevziu: Një herë, në datën 8 Dhjetor.

Arlind Qori: Edhe ata kanë dashur të vijnë?

Blendi Fevziu: Nuk ka rëndësi, nuk duan ata se nuk varet dëshira e tyre fare. Sa herë ka qenë zv/kryeministrja e Shqipërisë? Asnjëherë.

Arlind Qori: Unë nuk e di kush është zv/kryeministrja e Shqipërisë.

Blendi Fevziu: Ti s’e di, por prit do rrimë këtu tani. Sa herë ka qenë ministri i Financave? Asnjëherë në tre vitet e fundit.

Arlind Qori: Po të pyesim publikun si e kanë emrin këta, asnjëri nuk e di!

Blendi Fevziu: Nuk ka rëndësi si e kanë emrin. A po më thua për politikanë? Sa herë ka qenë nënkryetari apo Sekretari i Përgjithshëm i partisë? Asnjëherë në intervistë. Këtu te unë. Ata që janë. Pse ti thua unë jam ata nuk janë. Sa herë ka qenë kryetari i kuvendit në këtë studio në 8 vjetët e fundit? Asnjëherë. Sa herë ka qenë presidenti në këtë studio? Asnjëherë. Ti thua unë s’jam ftuar ndërkohë që unë po të them që gjithë kjo hierarki e këtij shteti, president, kryetare e kuvendit, kryeministri dhe kryetari i opozitës kanë qenë dy herë, në qoftë se e merr listën dhe e sheh aq sa ke qenë ti kanë qenë edhe këta të dy. /tvklan.al

The post VIDEO/ Përplasje e fortë mes Arlind Qorit dhe Blendi Fevziut në “Opinion” appeared first on Lapsi.al.

Nuk përfiton të ardhura nga rrjetet sociale, Blendi Fevziu zbulon se përse i përdor

By: gaze tare
30 December 2024 at 17:25

Blendi Fevziu ka treguar se nuk ka marrë asnjë përfitim në rrjetet sociale. Ai është ndër personazhet më të ndjekur e të klikuar, por nuk gjeneron të ardhura prej tyre sepse qëllimi i tij është të arrijë te audiencat e grupmoshave të ndryshme.

Biseda me të rinjtë e “E diela shqiptare”:

Blendi Fevziu: Unë kam ndjekës në Instagram, Facebook, TikTok nuk është që ke përfitime materiale. Kjo fjala “bashkëpunim”, s’e di…

Renisa: Ata flasin më shumë për brezin e tyre.

Blendi Fevziu: Asnjë cent nuk fiton, zero, nga rrjetet sociale.

Rejvis: Jo, këtu s’jam fare dakord sepse njoh persona personalisht, okej sepse TikTok dhe Instagram nuk e kanë të autorizuar që një shqiptar me një audiencë specifike të futet në fondin e “creator” dhe të marë një pagesë nga vetë aplikacioni. Ama kur ti krijon një bazë audience, janë vetë bizneset që të kontaktojnë siç ndodh me sponsorat në televizion.

Blendi Fevziu: Ky është marketing pastaj, por s’ka lidhje. Unë i përdor rrjetet sociale dhe kurrë s’nxjerr asnjë cent nga rrjeti social në vetvete.

Rejvis: Nga rrjeti në social në vetvete jo, se nuk ke.

Blendi Fevziu: As nga reklamat se nuk e përdor për reklama rrjetin social. Rrjetin social, unë personalisht…

Rejvis: S’e kisha për ju personalisht, e kam në tërësi.

Blendi Fevziu: Jo e kam fjalën si mund ta përdorësh, nuk është gjithmonë klikimi që kthehet në… pse e përdor unë rrjetin social se më pyesin shumë njerëz në qoftë se keni kuriozitet. Televizioni sot kryesisht ka konsumatorë besnikë që rrinë para ekranit mosha pak më të mëdha, 45 vjeç e lart, unë i quaj brezi i telekomandës që mbajnë telekomandën akoma. Unë vetë kërkoj nëpër shtëpi telekomandën, edhe në qoftë se mund ta drejtoj me aplikacionin e telefonit. Goca ime edhe televizorin e sheh o në celular, në kompjuter, në iPad ose në Youtube, më mbrapa, gjithmonë “on demand”, jo ”live”. Unë jam mësuar që në orën 15:30 dua të shoh lajmet, në orën 119:30 dua të shoh lajmet dhe harroj që lajmet mund t’i shoh në çdo orë të ditës sepse televizori mund të kthehet mbrapsht dhe ta shohësh ku e ke. Kjo është një çështje e mënyrës sesi është formuar një brez i caktuar. Unë i përdor rrjetet sociale për të shkuar në radhë të parë te brezi i ri, pra 35 vjeç e poshtë, ndjekësit më të mëdhenj të mitë, mbi 50% janë mosha 24-35 vjeç, brezi i dytë është 35-45 dhe pastaj vjen 18-24. Tani edhe te ky brez, përtej produktit tipik të rrjetit social, Reels etj, ne depërtojmë edhe me televizionin që do të thotë që produkti që prodhohet, kryesisht prodhohet përmes studiove televizive, por ai shpërndahet përmes Reels edhe në rrjete sociale.

The post Nuk përfiton të ardhura nga rrjetet sociale, Blendi Fevziu zbulon se përse i përdor appeared first on iconstyle.al.

Një mësim për suksesin, kur Blendi Fevziu bie dakord me Ramiz Alinë

By: redi
30 December 2024 at 16:19

Si matet suksesi? Për gazetarin e mirënjohur Blendi Fevziu, suksesi i qëndrueshëm që reziston në kohë edhe pse me këtë të fundit është një betejë e humbur, por ka kulme dhe zhvillohet në disa dimensione. Gazetari u shpjegon të rinjve se suksesi s’është vetëm në karrierë, por edhe në familje, në rritjen e fëmijëve të mirë. Për të suksesi është edhe paqja apo lumturia vetjake sepse mbetet një…

Source

❌
❌