Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Formacionet zyrtare/ Vllaznia luan në transfertën letoneze, dy mungesa për shkodranët

By: armand
17 July 2025 at 16:02

Vllaznia do të luajë sot në transfertën e Daugavpils, prej orës 17:00, sfida e kthimit e vlefshme për turin e parë kualifikues në Ligën e Konferencës. Kuqeblutë kanë për detyrë, që në Letoni të përmbysin humbjen 0-1 që pësuan në “Elbasan Arena”. Edi Martini ka ndërtuar një formacion, që sërish ka mungesa për shkak dëmtimesh. […]

The post Formacionet zyrtare/ Vllaznia luan në transfertën letoneze, dy mungesa për shkodranët appeared first on BoldNews.al.

“1-0, mund ta kthejmë. Jemi më lart”: Martini nuk dorëzohet pas humbjes me Daugavpils

By: user 2
10 July 2025 at 22:30

“Normalisht i mërzitur, kishim rastet tona dhe duhet të shënonim. E zotëruam të gjithë lojë, por pësuam një gol në fundin e lojës që duhet ta evitonim. Kemi ndryshuar 4 lojtarë në formacion në një muaj dhe nuk arritëm të mbanim ritmin. U munduam të bëjmë diçka për të shënuar gol, por nuk ia dolëm”. Kështu u shpreh Edi Martini, trajneri i Vllaznisë në përfundimin e takimit, ku Vllaznia u mposht nga Daugavpils me rezultatin minimal 1-0 në sfidën e parë të kualifikueseve të Conference League.

Asgjë nuk ka përfunduar, por sidoqoftë humbja në Elbasan Arena i ka komplikuar gjërat për shkodranët, në lidhje me kualifikimin. Martini e pranon, por nuk e humb optimizmin para ndeshjes së kthimit në Letoni. “0-0 do ishte më mirë se 1-0. Kemi edhe një ndeshje, jam optimist për lojën që kanë bërë djemtë dhe mendoj se mund ta përmbysim në ndeshjen e kthimit. Ky është një ekip i vështirë, shtatlartë dhe që mbrojnë mirë. Kur futen 10 lojtarë në zonën e 30 metërshit është e vështirë t’i çash. Kam besim te djemtë dhe kemi 90 minuta të tjera. 1-0 është një rezultat që mund ta kthejmë. Jemi më lart se ta”.

Lexo më tej: Vllazni, çfarë bën kështu? Modestët e Daugavpils triumfojnë në Elbasan, në UECL

Problemet me dëmtimet dhe për rrjedhojë edhe me formacionin kanë sjellë në vëmendje merkaton, për të cilën Martini flet hapur: “Ne kemi prit edhe lojtarë të vijnë, jemi në bisedime me shumë lojtarë. Është e domosdoshme të kalojmë këtë tur edhe për financat. Gjithsesi kemi një ndeshje që duhet ta luftojmë deri në fund për të arritur kualifikimin”, u shpreh tekniku shkodran.

The post “1-0, mund ta kthejmë. Jemi më lart”: Martini nuk dorëzohet pas humbjes me Daugavpils appeared first on Lapsi.al.

Vllaznia rrezikon eliminimin në turin e parë, Martini: Besoj te përmbysja e rezultatit

By: armand
10 July 2025 at 22:17

Vllaznia u mposht mbrëmjen e sotme nga Daugavpils me rezultatin minimal 1-0 në sfidën e parë të kualifikueseve të Conference League. Një humbje që komplikon së tepërmi ecurinë e skuadrën në kualifkuese dhe tashmë në transfertë i duhet të përmbysë rezultatin. Trajneri i Vllaznisë, Edi Martini doli në prononcim për mediat në përfundimin e takimit. […]

The post Vllaznia rrezikon eliminimin në turin e parë, Martini: Besoj te përmbysja e rezultatit appeared first on BoldNews.al.

Vllaznia kërkon fitoren kundër Daugavpils, Edi Martini ende me dilema para ndeshjes

By: armand
9 July 2025 at 22:05

Vllaznia ditën e nëserme do të zbresë në fushë kundër Daugavpils, “Elbasan Arena”, ndeshje e vlefshme për raundin e parë të Conference League. Dueli do të mbahet në tokën tonë, çka do të thotë se është një mundësi e shkëlqyer që shkodranët të marrin një rezultat të denjë për të shkuar komod në sfidën e […]

The post Vllaznia kërkon fitoren kundër Daugavpils, Edi Martini ende me dilema para ndeshjes appeared first on BoldNews.al.

Vllaznia nis të enjten rrugëtimin në Conference League, Martini kërkon fitoren

9 July 2025 at 16:29

Vllaznia po u jep fund përgatitjeve në prag të ndeshjes së Conference League, ku në turin e parë kualifikues përballet me letonezët e Daugavpils. Këtë të fundit vijojnë të jenë aktivë për faktin se kampionati atje është duke u luajtur, ndryshe nga shkodranët të cilët prej më tepër se 1 muaji nuk kanë luajtur ndeshje zyrtare, vetëm miqëdoret përgjatë fazës përgatitore.

Për teknikun Edi Martini ndeshja kërkon kujdes, pasi kundërshtari është ekip i vështirë.

“Është ndeshje që duhet fituar, tur që duhet kaluar, do të jetë e vështirë. Kundërshtari ështën ë gjendje të mirë fizike, janë shtatlartë, do hyjmë në fushë, të bëjmë punën tonë e të kualifikohemi në turin tjetër”.

Më tej gazetarët nuk hezituan ta pyesin për çështjen Gruda, si dhe ndeshjen e parë që Egnatia luajti në Champions League.

“Nuk kam koment, e kam mendjen tek ekipi im, është nje temë e harruar për mua dhe ekipin. Ia lëmë kohës, ajo jep verdiktet e veta. Nuk e kam dëgjuar, smë intereson aspak”, shtoi trajneri Martini.

Shkodranët nuk i kanë në dispozicion të gjithë futbollistët për këtë sfidë vendimtare, ku Mala e Krymi janë në dyshim, por me gjasa ky i fundit do të rikthehet për të qenë i gatshëm.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Vllaznia nis të enjten rrugëtimin në Conference League, Martini kërkon fitoren appeared first on Euronews Albania.

Conference League – ‘Vllaznia’ sfidon ‘BFC Daugavpils’, Martini: Duam fitore

TIRANË, 9 korrik /ATSH/ ‘Vllaznia’ do të përballet nesër (e enjte) me letonezët e ‘BFC Daugavpils’ në orën 20:00 në “Elbasan Arena” për ndeshjen e parë të turit të parë kualifikues të Conference League.

Trajneri i kuqebluve, Edi Martini foli për mediet nga stadiumi “Loro Boriçi” në Shkodër.  Ai tha se është i kënaqur nga gjendja e ekipit, por Jazxhi ka një dëmtim dhe nuk do jetë i gatshëm për trajnerin, ndërsa Mala do e fillojë ndeshjen nga stoli.

Martini foli edhe largimin e Ildi Grudës vetëm pak ditë më parë dhe kalimin e tij jo pa polemika te ‘Egnatia’, aty ku debutoi me gol në Champions League.

“Dje kemi pasur pak probleme për Jazxhin, edhe besoj që nuk do jetë për nesër. Mala ka pasur probleme, do jetë në stol, por jo nga fillimi. Vetëm nëse do na duhet një sforco e madhe për ta futur në fushë. Krymi është mirë, është stërvitur me ekipin. Nesër do të sakrifikojë dhe do jetë në fushë. Si Krymi dhe Mala kanë marrë goditje, por Krymi do jetë nga minuta e parë. Disa gjëra nuk na kanë shkuar siç i prisnim, i kam thënë djemve që është një ndeshje që duhet ta fitojmë. Kundërshtari është në mes të kampionatit, ka gjendje të mirë fizike dhe në duelet fizike janë mirë për shkak të shtatlartësisë. Do bëjmë çmos që të kalojmë në turin tjetër”, tha ai.

Sa i përket merkatos dhe grupit jo të plotë, Martini u shpreh se, “nuk do e doja më të plotë për momentin, për këtë ndeshje. Largimi i Grudës dhe dy dëmtimet na kanë prishur atmosferën, askush nuk është i pazëvendësueshëm, por kishim një muaj që e mendonim ndryshe. Do futemi për fitore”.

Sa i përket ndeshjes së nesërme, Martini tha se, “kjo është një ndeshje që shërben për arkat e klubit, sa më larg të shkosh aq më shumë të ardhura ke. Në letër duket kundërshtar i lehtë, e kam ndjekur këtë periudhë. Kanë huazuar 2-3 lojtarë të tjerë për këto ndeshje. Do jetë përballje e fortë dhe çdo gjë t’ia lëmë kohës”.

Për pjesëmarrjen e tifozëve në ‘Elbasan Arena’, Martini u shpreh se, “ne donim të luanim në Shkodër, do të kishim më shumë tifozë. Do të shkojmë të bëjmë lojën tonë. Kemi punuar mirë dhe kemi bërë ndeshje të mira, paçka rezultateve në miqësore. Kemi bërë shumë rotacion në këto sfida. Unë jam i kënaqur nga gjendja, eksperienca dhe mendoj se do kalojmë këtë duel”.

/gj.m//a.f/

 

The post Conference League – ‘Vllaznia’ sfidon ‘BFC Daugavpils’, Martini: Duam fitore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vllaznia nis përgatitjet, Martini skanon skuadrën. Objektivi kryesor titulli kampion

3 June 2025 at 18:47

Vllaznia i ka dhënë fund pushimeve, ndërsa ka zbritur në fushë për seancat stërvitore. Ekipi u drejtua nga trajneri i sapozgjedhur, Edi Martini që është një emër i njohur jo vetëm në Shkodër, por edhe në vend.

“Kënaqësi për secilin të jetë trajner i Vllaznisë, sidomos për një shkodran. Është detyrë e zorshme, dihet që në Shkodër kërkohet maksimumi. E quaj përgjegjësi më tepër se kënaqësi. Do të mundohem t’i përkushtohem kësaj pune për më të mirën”,- Edi Martini, Trajner i Vllaznisë.

Skuadra ka nevojë për merkato, me Malën që është në dyshim për të ardhmen.

“E shikoni që dy stoperat u larguan, duhet të përforcojmë dhe mesfushën. Morëm Krujën vjen dhe Hakaj, siguruam Gurishtën dhe për 1 vit. Mendojmë që të dublojmë cdo pozicion të mundshëm, nuk fitohet me 11 lojtarë, por 22. Presim dhe lojtarë të tjerë, jemi në mbyllje me disa, por për arsye dokumentesh nuk i prezantojmë dot”, Edi Martini, Trajner i Vllaznisë.

Një titull kampion në Shkodër është një ëndërr për teknikun Martini.

“Nuk e di a kemi për ta arritur, por di që se ndërroj me asgjë me vendos një yll në fanellën e Vllaznisë”.

Përpara nisjes së sezonit të ri në Superligën Shqiptare, Vllaznia më parë do të luajnë ndeshjet kualifikuese në Conference League.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Vllaznia nis përgatitjet, Martini skanon skuadrën. Objektivi kryesor titulli kampion appeared first on Euronews Albania.

“Ëndërroj titullin me Vllazninë”/ Trajneri Edi Martini deklaron objektivat me shkodranët

By: xhir jeta
3 June 2025 at 15:44

Një kënaqësi, por më shumë një përgjegjësi. Kështu e cilëson Edi Martini detyrën e tij të re si trajner i Vllaznisë. Ish-ylli i sulmit me numrin 10, sot 50 vjeç, ka mundësi të realizojë një ëndërr të madhe, të fitojë titullin që e mori dikur si futbollist.

“Faleminderit Vllaznisë. Është kënaqësi e madhe të jesh trajneri i Shkodrës për gjithsecilin, aq me tepër për mua si vendali. E quaj më tepër këtë detyrë si përgjegjësi. Kam bashkëjetuar më këtë përgjegjësi përditë. I kam kërkuar presidentit Xhaferi të përfocojmë ato reparte ku kemi nevojë dhe për këtë gjë kemi rënë dakord.

Jemi duke marrë informacione për lojtarë të caktuar, nuk është e lehtë të vendosësh. Pavarësisht se duhet të reagojmë shpejt në treg, sepse ndeshjet e Evropës janë afër. Do përpiqem ti marrim maksimumin ekipit. Mesfusha duhet përforcuar. Kemi siguruar Gurishtën për mos t’u larguar. Po mendojmë të dublojmë çdo pozicion të mundshëm, sepse nuk fitohet loja me 11 apo 12 lojtarë, por me 22. Ne jemi nën vëzhgim nga Afrika apo nga Rajoni.

Kemi lojtarë që i kemi nën vëzhgim. Disa prej tyre janë në bisedime. Me Malan do bisedojmë për të ardhmen. Objektivi i Vllaznisë në Evropë do të jetë kalimi i një turni të paktën, do bëjmë ç’mos edhe për të marrë ndonjë lojtarë në huazim, ekziston edhe kjo pistë. Faza përgatitore?

Deri në datën 22 do të jemi këtu në Shkodër. Brenda 4 ditësh do e vendosim se ku do e zhvillojmë fazën përgatitore. Për mua do të ishte gjithçka të fitoja titullin me ekipin e Vllaznisë si trajner. Puna e trajnerit është e nderlikuar. Kur mendon se ke fituar status të lartë, je i humbur. Unë jam nga ata trajner që pranojë edhe gabimet e mija përditë edhe mundohem të përmirësohem.

Ky zanat ka si kryefjalë përmirësimin. Unë me Sinanin kemi luajtur bashkë, kemi hedhur hapa të rëndësishme bashkë. Përveç kësaj kemi mbajtur edhe shoqërinë e mirë bashkë. Kështu që jam komod me Sinanin”, e mbylli Martini.

ZYRTARE/ Edi Martini merr drejtimin e skuadrës së Vllaznisë

By: rozalb
15 May 2025 at 12:45

Klubi i Futbollit Vllaznia ka zyrtarizuar Edi Martinin si trajnerin e ri të skuadrës për sezonin 2025-26. Pas 15 vitesh, djali shkodran rikthehet në stolin e Vllaznisë, ekip që e kishte drejtuar në vitin 2010 kur ishte vetëm 35 vjeç dhe ende nuk e kishte fituar përvojën e trajnerit. Klubi kuqeblu nuk ka humbur kohë dhe pasi largoi trajnerin Thomas Brdaric dhe drejtorin Tefik Osmani…

Source

Trajneri i ri te Vllaznia, zbulohen dy kandidatët për stolin

By: armand
14 May 2025 at 19:19

Klubi i Vllaznisë ka zyrtarizuar largimin e trajnerit Thomas Brdariç, vetëm një ditë pas humbjes së thellë 4-0 ndaj Egnatias në finalen e kampionatit. Rezultati negativ i sfidës përmbyllëse të sezonit ka sjellë vendimin për të mos vazhduar bashkëpunimin me teknikun gjerman, i cili largohet për herë të dytë nga stoli shkodran në pesë vitet […]

The post Trajneri i ri te Vllaznia, zbulohen dy kandidatët për stolin appeared first on BoldNews.al.

Martini sot do të festonte 15-vjetorin e lindjes, prindërit i shkojnë te varri me lule dhe tullumbace

By: M C
13 April 2025 at 22:32

Kjo ditë do të ishte plot gëzim për familjen Cani, ku djali i tyre i madh, Martini, do të mbushte 15 vjeç.

Por ky përvjetor, ndryshe nga çdo tjetër, nuk u prit me festë. Prindërit e Martinit u zgjuan me një boshllëk në zemër.

Me lule të bardha duke shkruar emrin e djalit të tyre, dhe disa tullumbace, ata shkuan këtë të diel në varreza.

“Martin, ylli më i bukur i qiellit”, shkruhej në një kornizë që ata lanë pranë varrit të tij.

Martini iku nga kjo botë shumë shpejt. Ai humb jetën më datë 18 nëntor, jashtë ambienteve të shkollës “Fan Noli” në Tiranë. Bashkëmoshatari i tij, Mario Perlleshaj akuzohet si autor i ngjarjes.

Nga sherri mbeti i lënduar edhe shoku i Martinit, Luis Meçja.

The post Martini sot do të festonte 15-vjetorin e lindjes, prindërit i shkojnë te varri me lule dhe tullumbace appeared first on Albeu.com.

‘Mbreti’ i lojërave të fatit i zhdukur/ Tjetër njoftim për Ervis Martinajn, pjesë e dosjes hetimore për të akuzuarit për disa atentate dhe plane vrasjeje

By: D Marku
12 April 2025 at 20:51

Një tjetër njoftim publik për Ervis Martinajn, por kësaj radhe jo për procesin e konfiskimit të pasurive, por për shkak të planeve që Leonard Duka dhe disa të akuzuar të tjerë kishin përpiluar për ta eliminuar.

Së bashku me të, siç ka vlerësuar gjyqtari paraprak Erjon Çela, publikisht duhen të njoftohen edhe gjashtë persona të tjerë që konsiderohen pjesë të atentateve, mes tyre edhe i shumëkërkuari Famir Hyseni, i njohur si Doqja, por edhe Preng Gjini, që i mbijetoi një atentati të telekomanduar.

Pavarësisht se konsiderohen si të kërkuar, njoftimi kryhet edhe për ish-deputetin Arben Ndoka, Durim Bamin dhe Ervis Martinajn, të cilët cilësohen si shënjestrat e grupeve kriminale.

Ndaj tyre, hetimi po zhvillohet për planet e vrasjeve dhe për grup kriminal. Është veçuar ditën që SPAK dorëzoi të pandehur 14 persona të zbuluar nga operacioni “Revanshi”, mes tyre: Astrit Avdyli, Leonard Duka, Enver Diva, Gjergj Cukali, Viktor Ymeraj, Emiliano Shullazi, Naim Stafuka, Besian Xhixha, Xhelal Rraja – secili prej tyre me një objektiv për të eliminuar shtatë të tjerët që, po ashtu, nuk mbetën pas. Ata po hetohen të veçuar.

Njoftimi i gjyqtarit Erjon Ccela për seancën paraprake që do të mbahet këtë të hënë, është kryer edhe ndaj të afërmve të një gjyqtareje të posaçme, së cilës iu kërcënua bashkëshorti, i cili nuk jeton më. Edhe ai cilësohet i dëmtuar nga të akuzuarit e SPAK dhe, siç ka ndodhur edhe në seancat e mëparshme, në procesin me dyer të mbyllura, gjyqtarja ka marrë pjesë kësaj radhe si familjare.

The post ‘Mbreti’ i lojërave të fatit i zhdukur/ Tjetër njoftim për Ervis Martinajn, pjesë e dosjes hetimore për të akuzuarit për disa atentate dhe plane vrasjeje appeared first on Albeu.com.

Bashkëshorti i saj rikthehet në shtëpi, Angela Martini: 6 vite luftë

By: gaze tare
31 March 2025 at 21:26

Angela Martini ka dhënë lajmin e mirë për familjen e saj. Pas 6 vitesh, bashkëshorti i saj është rikthyer në shtëpi, pas problemeve me ligjin.

Postimi:

Gjashtë vjet. Kemi ardhur në shtëpi me dritë.
Lufta ndërtoi historinë dhe dashuria shkroi fundin.
Jeta është një film. Pas gjashtë vitesh luftë, besim dhe qëndrueshmëri — ia dolëm. Më në fund jemi kthyer në shtëpi së bashku në LA
Mrekullitë ekzistojnë. Engjëjt njerëzorë u shfaqën në momentin e duhur, në vendin e duhur, duke na udhëhequr kur kishim më shumë nevojë.
Një betejë e tmerrshme – por ne fituam.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Angela Martini 🌜🌛 (@angela_martini)

Dragos Savulescu, bashkëshorti miliarder i modeles shqiptare Angela Martini, u dënua me burg në vendin e origjinës dhe u shpall në kërkim nga Interpoli, duke hapur mjaft probleme për jetën private. Më pas, Dragos u arrestua nga policia greke gjatë pushimeve luksoze në Mykonos, Greqi.

The post Bashkëshorti i saj rikthehet në shtëpi, Angela Martini: 6 vite luftë appeared first on iconstyle.al.

Përse u sulmua CFO Pharma e Nadir Çaushollit?

By: admin
18 March 2025 at 23:30

UPDATED – 30 plumba kallashnikovi u qëlluan gjatë natës në fasadën e kompanisë farmaceutike “CFO Pharma” në Tiranë, fatmirësisht pa asnjë të dëmtuar në.

Nga kamerat rezulton të jetë qëlluar nga një makinë, e cila u largua në drejtim të mbikalimit të Kasharit. Pronari i biznesit, Nadir Çausholli pretendoi se nuk kishte probleme dhe nuk dinte kush janë autorët.

Por, përse dikush do të kryente një sulm të armatosur ndaj një kompanie, kur në mes nuk ka asnjë problem?

Burime të Albeu.com bëjnë me dije se sulmi mund të jetë kryer për shkak të borxheve të marra me fajde, nga të paktën dy grupe të ndryshme kriminale, njëri prej të cilave është ai i Ervis Martinit.

Sipas burimeve gazetareske të Albeu.com, biznesmeni Nadir Çausholli ka marrë hua nga Ervis Martini në vlerë 13 milion euro, hua e cila nuk është shlyer.

Një version të ngjashëm të kësaj historie, e ka dhënë edhe gazetari Artan Hoxha, i cili në një dalje televizive, ka folur në lidhje me sulmin ndaj CFO Pharma.

Hoxha ka deklaruar se dyshohet që në këtë kompani farmaceutike mund të ketë investuar apo ka qenë bashkaksioner Ervis Martinaj.

Gazetari Hoxha bëri me dije se një pjesë e hetimeve për aksionet e mundshme të Martinajt në kompaninë farmaceutike është kryer që në periudhën kur Ervis Martinaj u shpall në kërkim në kuadër të operacionit “Plumbi i artë”.

“Është hetuar edhe për shkak se është dyshuar që aty mund të kishte investuar ose mund të ishte bashkaksioner edhe Ervis Martinaj, një nga pjesët e hetimit, flas në momentin kur Ervis Martinaj është shpallur në kërkim, për shkak të atij operacionit ‘Plumbi i artë’ dhe pastaj më mbrapa kur ai u rrëmbye, u ekzekutua dhe u zhduk kufoma e tij dhe ne jemi sot në këtë situatë”, tha gazetari Artan Hoxha. /albeu.com/

The post Përse u sulmua CFO Pharma e Nadir Çaushollit? appeared first on Albeu.com.

Babai i Martin Canit: Kërkojmë drejtësi, unë dhe bashkëshortja trajtohemi me psikologë

By: V K
30 January 2025 at 08:03

Babai i 14-vjeçarit të vrarë me thikë nga bashkëmoshatari i tij në afërsi të shkollës “Fan Noli” në Tiranë, Engjëll Cani, thotë se kërkon drejtësi për të birin e tij, Martinin.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Cani shprehet se situata në familje është e trishtë, teksa tregon se ai dhe bashkëshortja e tij trajtohen me psikologë.

Blendi Fevziu: Si është gjendja në familje?

Engjëll Cani: E trishtë, akoma presim nga drejtësia, akoma nuk kemi asnjë informacion.

Blendi Fevziu:Po djali tjetër, a e mori vesh?

Engjëll Cani: Pak a shumë e kupton, por nuk e pranon dhe vetë thotë “kur të vijë Martini”.

Blendi Fevziu:Nuk ja keni thënë tamam? Po, a e ka kuptuar?

Engjëll Cani: Pak a shumë, është në ato ujëra, Nuk do ta besoj as vetë ai. Më pyet se “kur do të vijë Martini?”. I them se do të vijë shpejt.

Blendi Fevziu: Ju po merrni pjesë dhe në protesta, çfarë kërkoni?

Engjëll Cani: Kërkojmë vetëm drejtësi, mos të heshtet sepse heshja vret shumë.

Blendi Fevziu:Bashkëshortja si është?

Engjëll Cani: Unë dhe bashkëshortja trajtohemi me psikologë.

Blendi Fevziu: Unë i vijoj dhe bëhem pjesë e këtij apeli, kërkoj po ashtu një drejtësi dhe të paktën më shumë transparencë.  

Gjatë fjalës së tij, Cani ka bërë publike një “GoFundMe”, ku do të ndihmohet familja dhe po ashtu do të shërbejë për fondacione në të ardhmen edhe për fëmijët që kanë të njëjtën ëndërr që kishte Martin Cani, sportin.

Blendi Fevziu: Ju keni hapur një llogari GoFundMe për çfarë?

Engjëll Cani: Disa shqiptarë të Amerikës dhe Arditi kanë bërë një kontribut, kanë hapur një webside dhe nusja e vëllaut tim ka hapur një GoFund.

Blendi Fevziu: Përse do të shërbejë GoFund?  

Ardit Gavani: Unë kam një kompani programimi që punoj me shqiptarë në Amerikë dhe jemi një grup që kemi menduar të ndihmojmë familjen dhe të ngremë një memorial online, e cila do të shërbejë dhe për fondacione në të ardhmen që nuk do të jetë vetëm për këtë kauzë, por edhe do të vazhdojë. Në mënyrë prioritare do të jetë për kauzën “Drejtësi për Martinin”, por do të vazhdojë dhe për të rinjtë që kanë ëndrrën që Martini kishte, pra ëndrrën e futbollit, ëndrrën e sportit… Motoja është “ëndrra vazhdon”.

Blendi Fevziu: Si mund të hyj në GoFund?

Ardit Gavani: Nëpërmjet webside www.martincani.al mund ta gjejnë veten ta ndihmojnë ose të kontaktojnë me familjen.

Blendi Fevziu: A janë të garantuara të gjitha donacionet?

Ardit Gavani: Donacionet janë të garantuara dhe çdo transaksion është komplet transparent. Familja ka nevojë për ndihmë. Nuk duam që kjo histori të harrohet, nuk është thjesht një aksident rrugor. Është një ngjarje që duhet të ngrejë të gjithë shqiptarët sepse na prek të gjithëve.

The post Babai i Martin Canit: Kërkojmë drejtësi, unë dhe bashkëshortja trajtohemi me psikologë appeared first on Albeu.com.

Zyrtare/ Teuta shkarkon Edi Martinin, durrsakët gjejnë trajnerin e ri

By: armand
21 January 2025 at 16:37

Edi Martini dhe Teuta kanë ndarë rrugët. Lajmi është bërë publik nga klubi durrsak, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Edi Martini u ul për herë të pestë në stolin e Teutës më 26 shtator 2023 dhe gjatë kësaj periudhe e ka drejtuar ekipin në 56 takime, me një mesatare prej 1.3 pikësh për ndeshje. […]

The post Zyrtare/ Teuta shkarkon Edi Martinin, durrsakët gjejnë trajnerin e ri appeared first on BoldNews.al.

Janjeva e Padstrelau “mbysin” Teutën: Partizani rimerr kreun, Martini bën valixhet

By: user 2
19 January 2025 at 19:02

Partizani ka kthyer një lloj sigurie në skuadër, duke gjetur të paktën stabilitet për lojtarët e rëndësishëm që i dhanë lamtumirën në janar. Pas arritjes së çerekfinaleve në Kupën e Shqipërisë Veselinovic rigjen edhe fitoren në kampionat, duke mposhtur 0-2 Teutën në transfertë. Në sfidën e vlefshme për javën e 21 të Superiores, në stadiumin “Niko Dovana”, vendosën Janjeva e Padstrelau, në golin e parë me fanellën e kuqe.

Pjesa e parë nuk është se impresionoi dhe përfundoi me rrjeta të paprekura. Kthesa erdhi në fraksionin e dytë të ndeshjes, kur u shënuan edhe të dy golat. Fillimisht mbrojtësi Janjeva, u ndihmua nga devijimi i Simeut e më pas ishte Padstrelau, që vulosi rezultatin. Sulmuesi bjellorus u aktivizua në pjesën e dytë dhe shënoi golin e tij të parë me fanellën e Partizanit në kampionat. “Nuk kemi shumë zgjedhje, por shpresoj që lojtarët të jenë të shëndetshëm dhe të mund të funksionojnë normalisht. Nuk duhet të fluturojmë pas kësaj fitore, pasi mund të tregojmë dobësi – tha Veselinovic që shtoi -. Titulli? Në punën time unë nuk krijoj presion te lojtarët. Është në brendinë e çdo futbollisti që të ketë ambicie maksimale. Në performancë, si kemi qenë dhe tani pas ikjes së lojtarëve ja lë opinionit. Pjesa me rëndësi për mua është stërvitja dhe qasja intensiteti në lojë. Ku do të përfundojmë në fund të kampionatit, do ta shohim”.

Lexo më tej: Video/ Bylis i pabesueshëm, Dede tris golash në Laç: Berko fut në telashe Morieron

Teuta e sheh veten gjithnjë e më larg Final 4 dhe në këtë pikë tekniku Edi Martini ka lënë të kuptohet edhe largimi nga skuadra: “I pari që merr përgjegjësitë për lojë të mirë apo të keqe, i merr trajneri. Sot i marr unë. Do ulem të bisedoj me presidentin. Nëse shumë gjëra në lojë nuk shkojnë, i pari që duhet të reflektoj. Do flas me presidentin dhe do shoh vendin tim”, është shprehur Edi Martini.

Me këtë fitore, Partizani rimerr kreun e Superiores, duke shkuar në kuotën e 37 pikëve. Në krahun tjetër, me 23 pikë, Teuta mbetet në vendin e 7-të në renditje: “Të vjen keq që humbet kjo ndeshje, pa justifikuar mungesat që kishim – tha Martini -. Por luajtëm, shpenzuam energji, patëm raste për të shënuar. Por kur nuk shënon, e pëson. Partizani ishte më konkret dhe më i freskët, pasi kemi bërë 120 minuta lojë në mesjavë. Më vjen keq sepse djemtë u munduan. Humbja dhemb, pikët ikin dhe gjendja rëndohet.

The post Janjeva e Padstrelau “mbysin” Teutën: Partizani rimerr kreun, Martini bën valixhet appeared first on Lapsi.al.

VIDEO/ Luiz Ejlli bën këngë për Martinin, 14-vjeçarin që u vra me thikë nga bashkëmoshatari

By: D Marku
11 January 2025 at 23:16

Këngëtari Luiz Ejlli ka surprizuar së fundmi me një dedikim emocionues për Martin Canin, 14-vjeçarin që humbi jetën tragjikisht më 18 nëntor të vitit që lamë pas.

Martin, i cili u godit me thikë në zemër pas një sherri ndodhur jashtë shkollës “Fan Noli” në kryqytet, kishte ëndërr të bëhej futbollist dhe ishte i njohur mes shokëve për energjinë dhe buzëqeshjen e tij.

Kjo këngë e Luizit jep një mesazh dashurie dhe kujtimi për Martinin dhe ëndrrat e tij që u prenë në mes.

Në videoklip shfaqen momente nga jeta e 14-vjeçarit, teksa luante futboll apo teksa krijonte kujtime më shokët, vëllanë dhe prindërit që aq shumë e deshën.

 

The post VIDEO/ Luiz Ejlli bën këngë për Martinin, 14-vjeçarin që u vra me thikë nga bashkëmoshatari appeared first on Albeu.com.

Video/ Lleshi përmbys Teutën, Elbasani i afrohet “Final 4”: Gvozdenovic në delir

By: user 2
11 January 2025 at 19:46

Elbasani ka mposhtur Teutën me rezultatin 3-1 në “Elbasan Arena”, duke blinder vendin e pestë dhe duke iu afruar me bindje zonës së Final 4. Gvozdenovic mund të jetë i kënaqur, verdheblutë e tij tregojnë forcë karakteri ndaj një kundërshtari impenjativ, falë një tregolëshi nga Arsen Lleshi. “Djemtë reaguan mirë. Ne jemi të kënaqur. Nuk është e thjeshtë ndaj Teutës, që di të menaxhoj rezultatin”, u shpreh Gvozdenovic.

Në javën e 20 të Superiores, Elbasani u imponua me përmbysje ndaj bregdetarëve. Arsen Lleshi ishte protagonist absolut duke realizuar 3 gola, për të afruar skuadrën e Gvozdenoviç me zonën e Final 4. “Nuk e nisëm mire – shpjegoi Gvozdenovic -. Nuk ishim mirë. 5 minutat e fundit të pjesës së parë e morëm vetn. Lleshi në pjesën e dytë sulmoi hapësirat. E morëm mesfushën me 4 veta. Reaguam mirë. Hakaj ishte shumë mirë, mori krahun i vetëm. Teuta nuk na rrezikoi asnjëherë. Në fillim nuk u organizuam aspak mirë, por ndërrimet taktike sollën ndryshime te çunat”.

Lexo më tej: Video/ Nikaj i heq buzëqeshjen Veselinovic: Skënderbeu ndal në shtesë Partizanin

Teuta për pak kohë iluzionoi, duke qenë se e mbylli pjesën e parë në avantazh me golin e debutuesit Beshiraj. Pjesa e dytë foli më pas për vendasit, që kishin kontrollin e lojës dhe kjo nuk i ka pëlqyer aspak teknikut Edi Martini. “Në pjesën e parë luajtëm mjaft mirë. Edhe goli i parë edhe goli i dytë erdhën aty ku kemi pikën më të fortë. Jemi me zonën plot, jemi 4 ata 2 dhe ne prapë nuk shënojmë. Elbasani na vuri në vështirësi, na mori mesfushën. Nuk është normale të luash kështu me dy tablo. Luajtëm mirë pjesën e parë, ndërsa në të dytën u kthye situata”, u shpreh Martini.

Elbasani me këtë fitore i afrohet zonës së “Final Four” duke qenë 5 pikë larg si vend i pestë. Në anën tjetër Teuta mban vendin e gjashtë me 23 pikë.

The post Video/ Lleshi përmbys Teutën, Elbasani i afrohet “Final 4”: Gvozdenovic në delir appeared first on Lapsi.al.

Nga 10 mijë deri në 200 mijë euro, ndërtuesi i varkave tregon koston e tyre

By: Besnik
11 January 2025 at 19:29

Në emisionin “Real People” të Flori Gjinit në Euronews Albania, këtë javë ishte si protagonist Martini, një ndërtues varkash i njohur në Durrës.

Martini ndau historinë e tij të veçantë, që filloi rastësisht pas një takimi me një zotëri italian nga Venecia, i cili e udhëzoi drejt ndërtimit të varkave.

Sipas Martinit, varka e tij e parë u quajt “Iliria” dhe ka një gjatësi prej 18 metrash. Ajo është një varkë tradicionale shqiptare, e punuar me dru dhe vela, një krijim që pasqyron mjeshtërinë e tij dhe lidhjen me traditën.

Ai shpjegoi se varkat kanë një kosto të konsiderueshme ndërtimi, duke arritur deri në 200 mijë euro për modelet më të mëdha dhe më të mira.

“Një varkë si ‘Shtriga’ mund të kërkojë deri në 7 muaj për t’u ndërtuar,” thotë Martini.

Ai tregon se punimi i varkave është një proces i gjatë dhe i detajuar, ku varkat më të vogla mund të përfundojnë për një muaj e gjysmë, ndërsa ato më të mëdha dhe më të komplekse kërkojnë më shumë kohë.

“Varka e vogël mund të realizohet brenda një muaji e gjysmë, por për ato të mëdha si ‘Shtriga’ nevojiten deri në 7 muaj,” shton ai.

Çmimet e varkave që Martini ndërton variojnë nga 10 mijë euro për modelet më të thjeshta, deri në 200 mijë euro për ato më të shtrenjta dhe luksoze.

“Varka “Shtriga”, që ka marrë shumë vëmendje, është një shembull i luksit dhe mjeshtërise së lartë të ndërtimit të varkave dhe e ka koston te 200 mijë euro, thotë ai.

Martini ka ndarë përvojën e tij mbi sfidat që ka hasur gjatë punës dhe tregon një episod përpara një aktiviteti ku do paraqiteshin varkat në një konkurs në Venecia:

“Sfida më e madhe ishte para se të shkonim në Venecia, kur varka ‘Shtriga’ ishte ende e papërfunduar. Puna që do të ishte e nevojshme për dy muaj u realizua në vetëm 23 ditë, ku punuam pa ndalur, 24 orë në ditë dhe flinim vetëm dy orë në makinë”, tha Martini.

Ai shtoi se për arsye familjare nuk arriti dot të udhëtonte në Venecia, por gjithsesi mori shumë mesazhe dhe falënderime, dhe ndihet i kënaqur me suksesin që arritën atje.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Nga 10 mijë deri në 200 mijë euro, ndërtuesi i varkave tregon koston e tyre appeared first on Euronews Albania.

❌
❌