Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 23 July 2025Main stream

Zjarret në Lurë, ministri Vengu shkon në Dibër: Zonat e banuara jashtë rrezikut, por na presin ditë të vështira

By: redi
22 July 2025 at 22:01

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu zhvilloi një mbledhje urgjente në Prefekturën e Dibrës në lidhje me zjarret që kanë përfshirë Parkun Kombëtar të Lurës prej 2 javësh. Ai kërkoi forcimin e bashkëpunimit dhe koordinimit mes të gjitha strukturave të përfshira dhe theksoi domosdoshmërinë që të përgatiten të gjitha materialet dhe mjetet e nevojshme për ndërhyrje efektive në terren.

Source

Yesterday — 22 July 2025Main stream

”Koha për t’u tërhequr matanë kufirit”, Rama falenderon çunat që çmontuan strukturën metalike të lokalit

By: redi
22 July 2025 at 21:40

Kryeministri Edi Rama ka falenderuar ata individë që i janë bindur urdhrit për lirimin e hapësirave publike, duke çmontuar vetë strukturat metalike të shtesës së një lokali. Kreu i qeverisë shkruan se është momenti që të respektohet hapësira e përbashkët. ”Çuna, ka ardhur koha për t’u tërhequr matanë kufirit të komunitetit dhe për të jetuar me biznes, pa penguar të tjerët të jetojnë në…

Source

Lapaj: Ditën që daja i Shabanit tërhoqi dorëheqjen, nisi përplasja. E mësova nga mediat

By: redi
22 July 2025 at 21:33

Adriatik Lapaj, thotë se krisja e koalicionit ”Nisma Shqipëria Bëhet” ndodhi kur daja i Endrit Shabanit vendosi të tërheqë dorëheqjen. ”Koalicioni nuk ka pasur asnjë kërcitje para zgjedhjeve për të shkuar në këtë pikë. Sigurisht që debate të vogla ka pasur. Kthesa ishte kur unë pashë në televizor që daja i Shabanit kishte dorëzuar kërkesën për të tërhequr dorëheqjen. Unë e mora vesh nga mediat.

Source

Lapaj: Familjarët në listën e mbyllur i propozoi Shabani, ai ka prerë në besë 64 mijë shqiptarë

By: redi
22 July 2025 at 21:21

Kreu i ”Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj prej ditësh është një debat virtual me ish-ortakun që u bënë bashkë në zgjedhjet e 11 Majit. Lapaj thotë se formulën me familjarët në listën e mbyllur e propozoi Endri Shabani. Ai tha se mban përgjegjësi për këtë vendimmarrje dhe u kërkoi falje mbështetësve. ”Ne kemi qenë të angazhuar për hapjen e listave kemi shkuar edhe në Gjykatën Kushtetuese.

Source

Fedez dhe Chiara zyrtarisht të divorcuar

By: redi
22 July 2025 at 21:04

Çifti italian më i ndjekur në mediat sociale, nuk ekziston më madje as ligjërisht. Zyrtarisht gjithçka ka mbaruar mes Fedez dhe Chiara Ferragni-t. Gjykata e Milanos ka lëshuar një vendim të përbashkët divorci. Fedez i ndihmuar nga avokatët Pompilia Rossi, Alessandro Simeone dhe Andrea Pietrolucci, dhe Ferragni, e ndihmuar nga avokatja Daniela Missaglia, kanë nënshkruar një marrëveshje sipas së…

Source

Shuhet këngëtari legjendar, Ozzy Osbourne

By: redi
22 July 2025 at 20:55

Ikona e grupit Black Sabbath, Ozzy Osbourne është shuar në moshën 76-vjeçare. Lajmi është bërë i ditur nga familja e tij. “Me më shumë trishtim sesa mund të shprehin fjalët, duhet të njoftojmë se Ozzy Osbourne ynë i dashur ka ndërruar jetë këtë mëngjes. Ai ishte me familjen e tij dhe i rrethuar nga dashuria. U kërkojmë të gjithëve të respektojnë privatësinë e familjes sonë në këtë kohë”…

Source

Rama poston fotot nga Korça, Parku Rinia i mbushur me qytetarë

By: redi
22 July 2025 at 20:46

Bukuritë natyrore, pozita gjeografike, mikpritja dhe traditat e bëjnë Korçën një prej destinacioneve më të frekuentuara në Shqipëri. Për shumë pushues klima është mjaft e përshtatshme për t’i ikur të nxehtit të korrikut. Parku “Rinia” është një prej alternativave kryesore për të kaluar këto ditë të nxehta vere. Kryeministri Edi Rama ka postuar foto nga ky park, i mbushur plot me qytetarë.

Source

VIDEO/ Zjarr i madh në Korinth, banorët urdhërohen të evakuohen

By: redi
22 July 2025 at 20:36

Një zjarr i madh ka rënë në qytetin e Korinthit në Greqi, ku autoritetet janë vënë në alarm për shkak se flakët kanë dalë jashtë kontrollit. Banorët e zonës janë urdhëruar të evakuohen dhe të braktisin shtëpinë. Mesazhe të shumta paralajmërimi kanë mbërritur në celularët e tyre, përmes numrit 112 të emergjencave. Më herët, banorët e zonave Kionia, Stymfalia dhe Matsiza u njoftuan për t’u evakuuar.

Source

”I dhanë ilaç gjumi”, djali i Biden zbulon arsyen e performancës së dobët të babait në debatin me Donald Trump

By: redi
22 July 2025 at 20:27

Djali i ish-presidentit amerikan Joe Biden, Hunter Biden ka folur në lidhje me debatin e dështuar të Biden me presidentin amerikan Donald Trump të mbajtur para zgjedhjeve presidenciale. Në një intervistë të dhënë për Andrew Callaghan, Reuters raporton se Hunter ka deklaruar që performanca e dobët e Joe Biden përballë Donald Trump, që çoi më pas në tërheqjen e tij nga gara, erdhi si shkak i…

Source

Kryeparlamentarja Spiropali: Zgjerim i bashkëpunimit ekonomik, tregtar e parlamentar me Algjerinë

By: redi
22 July 2025 at 20:15

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali priti këtë të martë në një takim ambasadoren e Algjerisë në Shqipëri dhe Greqi, Zaina Benhabouche. Gjatë takimit, Spiropali vlerësoi se janë të gjitha mundësitë për thellimin e dialogut politik dhe zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik, tregtar e parlamentar mes dy vendeve. “Janë të gjitha mundësitë për thellimin e dialogut politik dhe zgjerimin e…

Source

Zjarr brenda kabinës së një avioni, pasagjerët ndihmojnë ekuipazhin

By: redi
22 July 2025 at 20:12

Një nga kabinat ku vendosen valixhet e dorës në një avion të Virgin Australia, u përfshi nga flakët. Fluturimi VA1528, i cili u nis nga Sydney këtë mëngjes, kishte filluar zbritjen e tij në Hobart rreth orës 09:00 të mëngjesit kur tymi filloi të mbushte kabinën e Boeing 737-8FE. Dëshmitarët besojnë se një bateri litiumi e mbinxehur ishte shkaku, megjithëse linja ajrore ende nuk e ka konfirmuar…

Source

I digjet banesa, policia shpëton 72-vjeçarin

By: redi
22 July 2025 at 19:51

Policia e Korçës shpëton nga flakët një 72-vjeçar. Laura Leka, Aurel Jesku dhe Klodian Dulellari kanë rrezikuar jetën e tyre duke hyrë mes flakëve që kishte përfshirë një banesë në një lagje periferike të Korçës, për të shpëtuar jetën e 72-vjeçarit Jorgo Kostreci, i cili ndodhej i vetëm në banesë në momentin kur shtëpia është përfshirë nga flakët. Ka qenë shërbimi zjarrfikës ai që ka bërë të…

Source

Avokatët e ish-krerëve të UÇK-së ankohen se kanë pak kohë për përgatitjen e mbrojtjes

By: redi
22 July 2025 at 19:26

Në Dhomat e Specializuara në Hagë është mbajtur konferenca statusore për rastin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), me mbrojtjen që është ankuar se nuk ka kohë të mjaftueshme për përgatitjen e rastin dhe me Zyrën e Prokurorit të Specializuar që ka kërkuar më shumë detaje për dëshmitarët që do të paraqiten. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi akuzohen…

Source

Sherri Lapaj-Shabani, Qori: Po ”hanë” njëri-tjetrin për një mandat, ata nuk kanë ideal

By: redi
22 July 2025 at 19:18

Sherrin Lapaj-Shabani për një mandat, kreu i ‘Lëvizjes Bashkë’, Arlind Qori e sheh si një telenovelë mes dy përfaqësuesve të partive politike, të cilët sipas tij po zihen për një mandat deputeti. Për të ata nuk kanë asnjë ideal. ”Këto janë parti shampanjë, kërcasin njëherë dhe zhbëhen. Po i jepet shumë vëmendje kësaj. Unë e shoh që janë parti që përfaqësuesit e tyre s’kanë asnjë ide dhe asnjë…

Source

Majlinda Bregu: Nga një nismë e refuzuar në Tiranë në një standard të ri Europian

By: redi
22 July 2025 at 19:10

Nga Majlinda Bregu Pak ditë më parë, Këshilli i Europës përcaktoi qartë se gjuha e urrejtjes nuk përbën një formë të mbrojtur të lirisë së shprehjes, sipas Nenit 10 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Ky është një vendim me peshë: sepse rivendos ekuilibrin mes dy parimeve shpesh të ndeshura në hapësirat publike dhe digjitale, lirinë e shprehjes dhe dinjitetin e gjithkujt.

Source

FOTO/ ”Ju ka dhu*uar serbi, më zi do të ta bëj”, Antonela në mesazhe skandaloze kundër një vajze nga Peja

By: redi
22 July 2025 at 18:46

Antonela Berisha është përfshirë sërish në një situatë të diskutueshme në rrjete sociale, pas një komenti të hedhur në profilin e saj nga një ndjekëse nga Peja. Komentuesja i rikujtoi episodin e bujshëm të vitit të kaluar, kur Antonela u përfshi në një përplasje fizike me Klea Prengën gjatë një debati publik, ngjarje që më vonë Berisha e justifikoi si një përpjekje për të mbrojtur motrën e saj.

Source

Balluku denoncon me foto: Një shesh i krijuar nga tre pallate, mbahet peng nga dikush si biznes privat

By: redi
22 July 2025 at 18:25

Aksioni i qeverisë për hapësirat publike, vijon edhe në qarkun Fier. Zv/kryeministrja dhe ministrja Belinda Balluku ka ndarë foto, ku denoncon sesi një shesh i krijuar nga tre pallate, po mbahet peng nga dikush si biznes privat. ”Këto pamje janë nga një lagje në qendër të Fierit. Një shesh i krijuar nga tre pallate, i cili prej 5 vitesh mbahet peng nga dikush që ka vendosur ta përdorë atë si…

Source

Pakti Shqipëri-Itali, model nga BE për krizën e azilantëve

By: redi
22 July 2025 at 18:17

Prej vitesh BE është përballë krizës për riatdhesimet e emigrantëve të huaj. Për këtë arsye, në Danimarkë u mbajt një takim informal i Këshillit të Çështjeve të Brendshme të BE-së, duke diskutuar çështjen e emigracionit. Ministri danez për Emigracionin, Kaare Dybvad Bek, ngriti alarmin për azilkërkuesit me të cilët përballet sistemi evropian. ”Sistemi evropian i azilit është në krizë.

Source

9 muaj në qeli, avokati i Ilir Metës: Ish-Presidenti është i burgosur politik. Blushi: Nuk kam komunikim me të

By: redi
22 July 2025 at 18:11

9 muaj ka në qeli Ilir Meta, ku presidenti i Partisë së Lirisë është i pandehur nga SPAK për tre akuza. Këtë të dalë, në një konferencë të gjatë për mediat, sekretari i Përgjithshëm Tedi Blushi dhe avokati Kujtim Cakrani, përsëritën të njëjtat pretendime dhe akuza për persekutim politik të ish Presidentit. “Metës i janë penguar qëllimisht takimet me deputetë, eurodeputetë, me familjarë si motra…

Source

SPAK çon për gjykim 29 pedagogë dhe zyrtarë të Universitetit Bujqësor

By: redi
22 July 2025 at 17:59

Prokuroria e Posaçme ka çuar për gjykim 29 të pandehur për shkelje me tenderët e Universitetit Bujqësor të Tiranës. Zyrtarët e Universitetit Bujqësor të Tiranës janë akuzuar për veprën penale“Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”. Njoftimi i SPAK Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar paraqiti sot (22.07.2025) kërkesën për gjykim të…

Source

❌
❌