Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 23 July 2025Main stream

Mesazhet që qarkulluan në media, Antonela Berisha: Janë të gjeneruara me inteligjencë artificiale

By: gaze tare
22 July 2025 at 23:18

Rrjetet sociale janë trazuar sot pas publikimit të disa mesazheve kërcënuese qe ka dërguar ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Antonela Berisha. Mesazhet, që dyshohet të jenë dërguar drejt një vajzë nga Kosova, përmbanin gjuhë fyese me bazë etnike dhe kërcënime serioze ndaj jetës së saj.

Por reagimi i Antonelës nuk u ndal vetëm tek denoncimi i mesazheve. Në një postim të drejtpërdrejtë në Instagram, ajo akuzoi JOQ për tendencë të vazhdueshme denigruese ndaj saj.

“Ka ndodhur shpesh që të paguhen platforma si JOQ për të denigruar njerëz, apo të paguajë JOQ që të mos denigrohet vetë. Jeni të shitur, të korruptuar dhe të njëanshëm në çdo kauzë që zgjidhni të publikoni,” shkruan ajo.

Postimi i saj:

The post Mesazhet që qarkulluan në media, Antonela Berisha: Janë të gjeneruara me inteligjencë artificiale appeared first on iconstyle.al.

Before yesterdayMain stream

FOTO/ ”Ju ka dhu*uar serbi, më zi do të ta bëj”, Antonela në mesazhe skandaloze kundër një vajze nga Peja

By: redi
22 July 2025 at 18:46

Antonela Berisha është përfshirë sërish në një situatë të diskutueshme në rrjete sociale, pas një komenti të hedhur në profilin e saj nga një ndjekëse nga Peja. Komentuesja i rikujtoi episodin e bujshëm të vitit të kaluar, kur Antonela u përfshi në një përplasje fizike me Klea Prengën gjatë një debati publik, ngjarje që më vonë Berisha e justifikoi si një përpjekje për të mbrojtur motrën e saj.

Source

Antonela Berisha kërcënon ndjekësen: Jep adresën, do të fus në bagazh!

By: gaze tare
22 July 2025 at 17:59

Antonela Berisha është rikthyer sërish në qendër të polemikave pas një përplasjeje virtuale me një ndjekëse, e cila komentoi në profilin e saj një mesazh kritik për të dhe motrën, në lidhje me incidentin e vitit të kaluar ku Antonela goditi me gotë Klea Prengën.

“Në vend që të ishe në burg dhe të vuaje dënimin, je e lirë sikur s’ka ndodhur asgjë. Kjo është fytyra e drejtësisë shqiptare.”

Por reagimi i Antonelës ishte i menjëhershëm dhe aspak i matur. Ajo i dërgoi ndjekëses një mesazh privat me gjuhë fyese dhe kërcënime serioze.

“Ke naj problem rop*ire?”, i shkroi ajo përmes DM-ve, duke nisur një seri sharjesh, fyerjesh dhe madje duke i kërkuar edhe adresën për “ta sqaruar muhabetin”.

Përveç ofendimeve të drejtpërdrejta, Antonela vazhdon më tej duke kërcënuar hapur:

“Kam shumë njerëz të fuqishëm në Kosovë. Do të vij nesër, pa merak. Ma zi se serbt kam me ta ba. Nesër e shef kur të fus në bagazh.”

E reja nga Peja, e cila ndau bisedën me JOQ Albania, shpjegon se komenti i saj nuk ishte personal, por një mendim i lirë si çdo përdorues tjetër i rrjeteve sociale.

The post Antonela Berisha kërcënon ndjekësen: Jep adresën, do të fus në bagazh! appeared first on iconstyle.al.

FOTO/ Nën hetim për dh*në ndaj të miturës. Antonela Berisha përkrah Genta Gjalpin

By: M C
2 May 2025 at 19:31

Ditën e sotme policia bëri me dije se kanë nisur hetimet në gjendje të lirë për influenceren e njohur, Genta Gjalpin e cila dhunoi vajzën e partnerit të saj në një market.

Ndonëse lajmi bëri bujë në rrjet dhe reagimet kanë qenë të shumta në lidhje me këtë situatë, Genta që prej ditës së djeshme ka ripostuar në profilin e saj në Instagram përkrahjen që ka marrë nga shoqëria e saj. Këta të fundit përmes postimeve në rrjet përpiqen të rrëfejnë zemrën e bardhë të Gentës.

Mirëpo ajo që tërhoqi vëmendje ishte përkrahja e marrë nga ish-banorja e “BBVA”, Antonela Berisha e cila përbri një fotoje ku shfaqet Genta, shkroi: Je më e fortë se ky moment.

Kujtojmë se Antonela Berisha së bashu me të motrën, Marielën, është përfshirë në një sherr të dhunshëm në gusht të 2024, ku mbeti e plagosur modelja e njohur Klea Prenga.

The post FOTO/ Nën hetim për dh*në ndaj të miturës. Antonela Berisha përkrah Genta Gjalpin appeared first on Albeu.com.

Dhuna ndaj Klea Prengës, shtyhet seanca për motrat Berisha

By: Ela
24 April 2025 at 12:04

Seanca gjyqësore ndaj motrave Antonela dhe Mariela Berisha është shtyrë për në datën 20 maj, pas ndryshimit të përfaqësimit ligjor nga ana e tyre. Avokati i ri, Luan Hasneziri, ka kërkuar kohë për t’u njohur me aktet e dosjes, ç’ka është bërë shkak për shtyrjen e seancës. Në seancën e shkuar, prokurori ka kërkuar dënimin […]

The post Dhuna ndaj Klea Prengës, shtyhet seanca për motrat Berisha appeared first on BoldNews.al.

Prokuroria kërkon 3 vite burg për Marielën, 3 vite shërbim prove për Antonelën

By: gaze tare
25 March 2025 at 14:16

Prokuroria e Tiranës dha pretencën për motrat Antonela dhe Mariela Berishaj të cilat goditën me sende të forta 26 vjeçaren Klea Prenga verën e vitit të kaluar. Prokurori Ndini Tavani kërkoi 3 vite burg për Mariela Berishës e cila ndodhet në masën “arrest ne shtëpi”, por që nga gjykimi i shkurtuar në rast se gjendet fajtore dënimi zbret në 2 vite.

Ndërsa për Antonelën kërkoi 3 vite shërbim prove, që me gjykim të shkurtuar zbret në 2 vite shërbim prove. Dy motrat u vetëdorëzuan në polici në muajin tetor 2024, dhe akuzohen për kryerjen e veprës penale plagosje të rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim”.

Klea Prenga u dhunua barbarisht nga motrat Berishaj teksa ishte duke darkuar në një restorant në kryeqytet në zonën e Kodrës së Diellit, mbrëmjen e 6 gushtit 2024 dhe teksa ishte duke ngrënë motrat e kanë goditur me sende të forta, shishe qelqi, duke i shkaktuar dëmtime të konsiderueshme në fytyrë.

Shkak i dhunës që motrat ushtruan mbi Prengën mendohet se është bërë dyshimi i Marielës se Klea kishte lidhje me bashkëshortin e saj prej të paktën një viti.

The post Prokuroria kërkon 3 vite burg për Marielën, 3 vite shërbim prove për Antonelën appeared first on iconstyle.al.

Dhunimi i Klea Prengës, paraqiten në gjykatë motrat Berisha

By: Ela
25 March 2025 at 12:41

Antonela dhe Mariela Berisha janë paraqitur ditën e sotme në ambientete e Gjykatës së Tiranës. Mësohet se ato do të japin dëshminë e tyre për sulmin ndaj Klea Prengës në një restorant në Tiranë. Motrat Berisha u vetëdorëzuan pas sulmit ndaj Prengës, më 16 dhjetor të 2024. Ndaj Mariela Berishës, gjykata vendosi të ndryshojë masën e […]

The post Dhunimi i Klea Prengës, paraqiten në gjykatë motrat Berisha appeared first on BoldNews.al.

Dëshmia për sulmin ndaj Klea Prengës,motrat Berisha shihen të buzëqeshura në Gjykatë

By: gaze tare
25 March 2025 at 13:38

Motrat Antonela dhe Mariela Berisha, janë paraqitur ditën e sotme në ambientet e Gjykatës së Tiranës.

Të qeshura, motrat u fotografuan para Gjykatës, ku pritet të japin dëshminë e tyre për sulmin ndaj Klea Prengës në një restorant në Tiranë.

Ato u vetëdorëzuan pas sulmit ndaj Prengës, më 16 dhjetor të 2024, ku shkak ishte lidhja e kësaj të fundit me ish-partnerin e Marielës. Ndaj Mariela Berishës, gjykata vendosi të ndryshojë masën e sigurisë për Mariela Berishën, nga “arrest me burg”, në “arrest shtëpie”, duke qenë se ajo ka një fëmijë të vogël që ka nevojë për përkujdesjen e të ëmës. Ndërsa, motra e saj Antonela Berisha u la në masën “detyrim paraqitjeje”.

Ngjarja dyshohet se ndodhi pasi motrat Berisha e akuzonin Klea Prengën se kishte ndërhyrë në raportin martesor të Marielës me biznesmenin, Mir Pepa.

The post Dëshmia për sulmin ndaj Klea Prengës,motrat Berisha shihen të buzëqeshura në Gjykatë appeared first on iconstyle.al.

Nga sherret me shishe tek plagosja me thikë/ Kur “influencueset” sjellin dhunë (FOTO)

21 January 2025 at 14:11

Në një kohë kur titulli “influencer” supozohet të nënkuptojë ndikim pozitiv, inspirim dhe përçim vlerash, disa figura publike shqiptare kanë zgjedhur një rrugë të kundërt – atë të dhunës dhe skandaleve. Kohët e fundit, disa ngjarje që përfshijnë emra të njohur në rrjetet sociale kanë vënë në pikëpyetje jo vetëm etikën e tyre, por edhe […]

The post Nga sherret me shishe tek plagosja me thikë/ Kur “influencueset” sjellin dhunë (FOTO) appeared first on BoldNews.al.

“Palaço, nuk njeh nder e as moral”/ Klea Prenga i kthehet keq Antonela Berishës: Të gjithë e dinë sa e degraduar je

4 January 2025 at 16:32

Klea Prenga i është kthyer Antonela Berishës, pas akuzave që kjo e fundit lëshoi kundrejt saj duke thënë se fotot dhe videot me Mir Pepën që po qarkullojnë prej dy ditësh tanimë në rrjetet sociale janë publikuar nga vetë blogerja.

Me anë të një postimi në Instagram, Prenga e quan Antonelën “palaço, që nuk njeh as nder dhe as moral”, duke theksuar ndër të tjera se nuk ka qenë ajo që ka publikuar videot me Mir Pepën, por vetë motrat Berisha me qëllim për ta përfshirë atë në “lojërat e tyre të ndyra”.

“Ah dhe çuditërisht menjëherë pas publikimit të deklaratës sime, faqja që publikoi videot dhe fotot u fshi. Ky është një tjetër veprim dëshpërues për të më përfshirë në lojërat tuaja të ndyra. Por për fat të keq për ju zgjuarsia juaj lë shumë për të dëshiruar. Jeni aq të cekëta dhe të lexueshme sa çdo veprim juaj bie menjëherë në sy”, shkruan Klea Prenga.

Reagimi i plotë i Klea Prengës:

Palacoja që nuk njeh as nder, as moral, tani bën share në story mesazhe “mbështetëse” ku unë degradohem me fjalët më të ndyra. E njëjta që pretendon të jetë një person publik që shfaqet në televizor tregon nivelin e saj të ulët duke publikuar mesazhe me fjalor rrugësh.

Je ti që kërkon famë nuk ke lënë emision pa shkuar duke treguar botërisht degradimin tënd. Çdokush që të sheh e di se skandalet janë identiteti yt dhe se je e gatshme të bësh gjithçka për pak vëmendje.

Tani vazhdo me jetën tënde të turpshme dhe skandaloze. Sa për mua jam shumë e lumtur që Zoti sheh gjithçka. Në fund të fundit ai i di mirë kriminelët dhe plehrat që jetojnë duke krijuar dhunë dhe pisllëqe. Të paktën, e bëre të qartë se askush nuk mund të të rivalizojë në nivelin tënd të ulët – aty je kampione!

Ah dhe çuditërisht menjëherë pas publikimit të deklaratës sime, faqja që publikoi videot dhe fotot u fshi. Ky është një tjetër veprim dëshpërues për të më përfshirë në lojërat tuaja të ndyra. Por për fat të keq për ju zgjuarsia juaj lë shumë për të dëshiruar. Jeni aq të cekëta dhe të lexueshme sa çdo veprim juaj bie menjëherë në sy.

The post “Palaço, nuk njeh nder e as moral”/ Klea Prenga i kthehet keq Antonela Berishës: Të gjithë e dinë sa e degraduar je appeared first on Sot News | Lajme.

U kthye në “mollë sherri” për plagosjen e Kleas, shpallet në kërkim Jetmir Pepaj

By: gaze tare
2 January 2025 at 14:08

Jetmir Pepaj është shpallur në kërkim nga policia pas një incidenti të ndodhur në një klub nate në kryeqytet gjatë natës së ndërrimit të viteve, ku dyshohet se ai ka qëlluar me armë zjarri. Policia ka nisur hetimet për kapjen e tij dhe për vënien para drejtësisë, pas dyshimeve për armëmbajtje pa leje dhe prishje të qetësisë publike.

Incidenti ndodhi brenda ambienteve të klubit “Cinco Cavalli”, një nga destinacionet e njohura për festimet e fundvitit. Pas ngjarjes, Pepaj është shpallur në kërkim për veprat penale të “armëmbajtjes dhe prishjes së qetësisë publike”.

Njëkohësisht, Jetmir Pepaj është një personazh i njohur edhe për lidhjet e tij të mëparshme, pasi ai është ish-bashkëshorti i Mariela Berishës, e cila ka qenë e përfshirë në një ngjarje tjetër të dhunshme. Sipas akuzave të Klea Prengës, një blogereje të njohur, Mariela dhe motra e saj e kanë dhunuar atë, duke e lënë të plagosur rëndë, me faqe të çarë dhe trup të mbuluar me gjak, siç u raportua në Instagramin e saj.

Për ngjarjen e dhunës ndaj Klea Prengës, ka pasur aludime të forta se incidenti mund të ketë lidhje me një marrëdhënie mes Prengës dhe Jetmir Pepajt. Sidoqoftë, kjo mbetet ende një çështje në hetim.

Policia ka bërë thirrje për ndihmën e qytetarëve për të mundësuar kapjen e Jetmir Pepajt, ndërkohë që hetimet janë duke vazhduar për të sqaruar të gjitha rrethanat e ngjarjeve të dhunshme të ndodhur në muajt e fundit.

The post U kthye në “mollë sherri” për plagosjen e Kleas, shpallet në kërkim Jetmir Pepaj appeared first on iconstyle.al.

Skandaloze e “Top Channel”/ Televizioni ktheu dhunuesen në të ftuar nderi

By: Iconstyle
16 December 2024 at 18:08

Në një epokë ku media duhet të luftojë dhunën, Top Channel ka zgjedhur ta zbukurojë atë. Ky televizion kombëtar, që hyn çdo ditë në shtëpitë e shqiptarëve, që formëson mendimet e brezave të rinj dhe që mbart përgjegjësinë e informimit publik, ka shkelur çdo parim të etikës gazetareske duke i shtruar një tapet të kuq autores së një krimi të dhunshëm.

Skandali më i fundit në emisionin “Goca dhe Gra” nuk është thjesht një gabim editorial – është një fyerje për çdo viktimë dhune në Shqipëri. Duke ftuar Antonela Berishën, një nga autorët e sulmit brutal ndaj Klea Prengës, Top Channel ka dëshmuar se në altarin e shikueshmërisë është gati të sakrifikojë çdo parim moral.

Le të kujtojmë se çfarë ndodhi vërtet: Në një restorant në mes të Tiranës, motrat Berisha sulmuan Klea Prengën duke i shkaktuar plagë të rënda në fytyrë me shishe qelqi. Sipas raportit mjeko-ligjor, dëmtimet ishin të pariparueshme. Pas sulmit, viktima mori edhe një mesazh kërcënues ku dhuna cilësohej si “dhuratë” nga Mariela Berisha. Ky nuk ishte një incident i rastësishëm – ishte një akt i paramenduar dhune që mund të kishte përfunduar tragjikisht.

Por çfarë bën Top Channel? Në vend që të denoncojë dhunën, zgjedh ta kthejë në spektakël. Antonela Berisha u prit me duartrokitje në studio, sikur të ishte një heroinë që po kthehej nga një betejë fisnike. Einxhel Shkira, një nga moderatoret, e përshkroi mungesën e saj si “një shkëputje të madhe” – sikur të ishte fjala për një pushim krijues e jo për arratisjen pas një krimi të dhunshëm.

Më skandalozja është mënyra se si emisioni u shndërrua në një platformë për të promovuar koleksionin e ri sportiv të Berishës, ironikisht të titulluar “Embrace Your Flaws” (Përqafo të metat e tua). A është goditja e një gruaje me shishe qelqi thjesht një “e metë” që duhet përqafuar? Top Channel, me këtë veprim, po i thotë çdo shqiptari: dhuna është në rregull nëse di si ta marketosh.

Pyetjet e intervistës ishin kaq sipërfaqësore dhe të dirigjuara sa dukej sikur po diskutohej për një gafë të vogël sociale e jo për një krim të rëndë. “A ke nxjerrë ndonjë mësim?” – pyeti Rudina Dembacaj, sikur të ishte fjala për një detyrë shtëpie të pakryer. Dhe përgjigjja e Antonelës? “Ndodhi në vendin e gabuar, në kohën e gabuar.” Pra, problemi qenka koincidenca e momentit, jo akti brutal i dhunës?

Klea Prenga, viktima e këtij sulmi, e hodhi poshtë kategorikisht teatrin e “pendimit” të Antonelës. Në një reagim në Instagram, ajo zbuloi të vërtetën: “Në asnjë moment askush nuk ka tentuar të më dëmshpërblejë apo të kërkojë falje për atë që ka bërë.” Më tronditëse akoma, ajo publikoi prova që tregojnë se motrat Berisha kanë shprehur gatishmëri për të përsëritur veprime të ngjashme.

Por Top Channel nuk u ndal as këtu. Antonelës iu dha hapësira të fliste për “ndikimin e saj pozitiv në shoqëri” dhe për “mbështetjen e madhe nga ndjekësit.” Çfarë mesazhi po dërgon kjo? Që dhuna është një rrugë e pranueshme për të fituar famë? Që brutaliteti mund të jetë një strategji marketingu?

Ndërkohë që sistemi i drejtësisë dështoi të japë një dënim të përshtatshëm – Antonela u dënua vetëm me “detyrim paraqitje” dhe Mariela me “arrest shtëpie” – Top Channel po dërgon mesazhin më të rrezikshëm të mundshëm: dhuna jo vetëm që nuk ndëshkohet, por mund të të bëjë edhe më të famshëm.

Ky nuk është thjesht një dështim profesional – është tradhti ndaj publikut shqiptar. Top Channel, si televizion kombëtar, ka përgjegjësinë të promovojë vlera pozitive, të luftojë dhunën, të mbrojë viktimat. Por në vend të kësaj, ka zgjedhur të bëhet megafon i dhunuesve, duke u dhënë atyre një platformë për të rikonceptuar krimet e tyre si “histori suksesi.”

Ndoshta është koha që Autoriteti i Mediave Audiovizive të hetojë këtë shkelje flagrante të etikës gazetareske. Ndoshta është koha që reklamuesit të pyesin veten nëse duan të asociohen me një media që zbukuron dhunën. Dhe mbi të gjitha, është koha që publiku shqiptar të kërkojë llogari.

Çdo minutë që Antonela Berisha ishte në atë studio, çdo duartrokitje që mori, çdo pyetje e butë që iu drejtua, ishin një goditje për çdo viktimë dhune në Shqipëri. Top Channel ka zgjedhur anën e gabuar të historisë, duke transformuar dhunën në argëtim dhe duke kthyer autorët në yje.

Në një vend ku dhuna ndaj grave mbetet një plagë e hapur e shoqërisë, ku viktimat shpesh heshtin nga frika e stigmës, Top Channel sapo krijoi një precedent të rrezikshëm: godit një grua me shishe qelqi dhe do të fitosh një intervistë televizive ku mund të promovosh biznesin tënd. A mund të bjerë më poshtë se kaq gazetaria shqiptare?

/iconstyle.al

The post Skandaloze e “Top Channel”/ Televizioni ktheu dhunuesen në të ftuar nderi appeared first on iconstyle.al.

Klea Prenga hedh poshtë deklaratat e Antonela Berishës

By: user7
16 December 2024 at 13:43

Blogerja, Klea Prenga ka reaguar së fundmi në lidhje me intervistën e Antonela Berishës në emisionin “Goca dhe Gra”. Gjatë emisionit ish-banorja e Big Brother kërkoi falje për ngjarjen e rëndë ku ajo dhe motra e saj, Mariela plagosën në fytyrë Prengën.

Në një reagim në Instagram, Klea shprehet se në asnjë moment askush nuk ka tentuar ta dëmshpërblejë apo të kërkojë falje për atë që kanë bërë. Ajo më tej shtoi se as nuk do ta pranojë ndonjëherë dëmshpërblimin dhe faljen e motrave Berisha. Blogerja theksoi se e vetmja gjë që janë përpjekur të bëjnë është të manipulojnë opinionin publik me gënjeshtra.

“Dua të sqaroj publikisht se në asnjë moment askush nuk ka tentuar të më dëmshpërblejë apo të kërkojë falje për atë që ka bërë. As nuk do ta pranoj ndonjëherë dëmshpërblimin dhe faljen. E vetmja gjë që janë përpjekur të bëjnë është të manipulojnë opinionin publik me gënjeshtra. E vërteta është aty, e qartë dhe e pakundërshtueshme. Për më tepër, të dyja pohimet ishin të gatshme të kryenin. Foto e mëposhtme janë shkëputur nga adresat e tyre ku guxojnë të pohojnë që do ta kryejnë sulmin përsëri,” shkruan ajo.

Klea publikoi gjithashtu disa foto ku pretendon se komentet e Antonelës dhe Marielës tregojnë se ato janë ende të gatshme për veprime të ngjashme. Në intervistën e saj, Antonela Berisha deklaroi se ishte në “kohën dhe vendin e gabuar” gjatë incidentit dhe se nuk e njihte personalisht Klean.

The post Klea Prenga hedh poshtë deklaratat e Antonela Berishës appeared first on Lapsi.al.

Mbështetje e dhunës/Pas intervistës së Antonelës, reagon Xhilda: Klikimet i jepni ju

By: gaze tare
16 December 2024 at 12:41

Intervista e Antonela Berishës në programin “Goca dhe Gra” në Top Channel ka shkaktuar reagime të forta nga publiku, duke e cilësuar si mbështetje të aktit të dhunës që ajo dhe e motra, Mariela, ushtrojnë ndaj Klea Prengës. Deklaratat e Antonelës, si “u gjenda në vendin dhe kohën e gabuar” dhe “kam marrë mbështetje të madhe nga ndjekësit”, janë kritikuar ashpër, duke u konsideruar si justifikime të pamjaftueshme për dhunën e shfaqur në video. Ky reagim është përforcuar nga fakti që sulmi ndaj Kleas ishte një akt i mirëfilltë dhune dhe jo një “sherr i zakonshëm” siç përshkruhet nga Antonela.

Klea Prenga, pas intervistës, ka postuar një deklaratë në të cilën pohon se asnjëherë nuk i është kërkuar falje nga motrat Berisha. Ndërkohë, Xhilda Luzi, moderatore e programit, ka theksuar se përgjegjësia për krijimin e personazheve të tilla ka ardhur nga publiku dhe se akti i dhunës nuk mbështetet, por ka shtuar se kjo nuk e pengon intervistimin e Antonelës. Ajo nuk ka përmendur asnjëherë ndjesën për viktimën e parë, Klea Prengën, në këtë rast.

Atëherë një personazh publik, e bën publiku. Televizioni i ka dhënë edhe hapësirë individëve të tjerë, por publiku e ka kthyer në personazh! Se si e kthejmë në personazh ishte edhe përgjegjësia e publikut, jo vetëm e medias, sepse klikimet i jepni ju! Pasi e keni krijuar si personazh dhe ndodh një akt dhune i tillë, personi në fjalë ka një detyrim moral për t’i kërkuar një ndjesë dhe sqarim publikut që e krijoi! Publiku ka të drejtë të kërkojë sqarim nga ata që kanë ndihmuar për t’u kthyer në figura publike. Por edhe ai duhet të reflektojë mbi përgjegjësinë që ka në krijimin e tyre.

Pasi e keni krijuar si personazh dhe ndodh një akt dhune i tillë, personi në fjalë ka një detyrim moral për t’i kërkuar një ndjesë dhe sqarim publikut që e krijoi! Detyrimin ligjor e kryen në organet përkatëse. Ne si program, për sa kohë e trajtojmë në mënyrë transparente, nuk e fshehim apo justifikojmë ngjarjen, nuk do të thotë se e mbështesim aktin e dhunës. Sepse një gazetar/moderator mund të intervistojë dhe një vrasës, por kjo nuk do të thotë se e mbështet aktin!

Se si zgjedh ti ta trajtosh dhe ta paraqesësh këtë ngjarje televizive për t’i thënë versionin tënd publikut ishte tërësisht përgjegjësi dhe zgjedhje personale, ku ne si program nuk ndërhyjmë! Sigurisht është dhe përgjegjësia e çdo moderatori, që, pavarësisht mendimeve personale, duhet të tregohet profesional! Publiku meritonte një sqarim dhe një ndjesë! Ju kërkoni sqarim pse ndahen dhe pse lidhen, dhe nuk ju duket e arsyeshme të flisni për një ngjarje të rëndë?!

The post Mbështetje e dhunës/Pas intervistës së Antonelës, reagon Xhilda: Klikimet i jepni ju appeared first on iconstyle.al.

Klea Prenga reagon pas intervistës së Antonelës: Më sulmojnë mua dhe familjen time

By: gaze tare
16 December 2024 at 11:57

Klea Prenga i është rikthyer edhe njëherë sumit ndaj saj nga Antonela dhe Mariela Berisha, pas intervistës të së parës në “Goca dhe Gra”. Në intervistë, Antonela u shpreh se kërkonte falje, mirëpo në asnjë moment nuk i është referuar Klea Prengës, ndaj të cils kryen aktin e tmerrshëm. Mirëpo Klea Prenga ka ardhur me një reagim në rrjete sociale duke deklaruar se në asnjë moment askush nuk është mundut t’i kërkojë falje apo ta dëmshpërblej, por dhe nëse ky gjest ndodh prej tyre, ajo nuk e ka ndërmend t’i pranojë.

Reagimi i plotë:

Dua të sqaroj publikisht se në asnjë moment askush nuk ka tentuar të më dëmshpërblejë apo të kërkojë falje për atë që ka bërë. As nuk do ta pranoj ndonjëherë dëmshpërblimin dhe faljen. E vetmja gjë që janë përpjekur të bëjnë është të manipulojnë opinionin publik me gënjeshtra. E vërteta është aty, e qartë dhe e pakundërshtueshme. Për më tepër, të dyja pohimet ishin të gatshme të kryenin. Foto e mëposhtme janë shkëputur nga adresat e tyre ku guxojnë të pohojnë që do ta kryejnë sulmin përsëri. Njëra komenton që herën tjetër kur të sulmoj do të thërrasë dhe komentuesen, ndërsa tjetra pëlqen komentin me fjalorin banal. Tani nxirrini prapë në emisione të tjera se ju shisni dhe shpirtin për klikime. (Ahh, dhe për kë mbështetje publike e kanë fjalën, për adresat fake të hapura nga vetë ata që më sulmojnë prej muajsh mua dhe familjen time?) Vazhdoni përndjekjen.

The post Klea Prenga reagon pas intervistës së Antonelës: Më sulmojnë mua dhe familjen time appeared first on iconstyle.al.

Klea Prenga reagon pas rrëfimit të Antonela Berishës

15 December 2024 at 17:48

Antonela Berisha ishte e ftuar së fundmi në një intervistë për programin “Goca dhe Gra”, ku normalisht u pyet për ngjarjen e bujshme ku u përfshi kohët e fundit, sulmin publik ndaj Klea Prengës.

Ajo rrëfeu detaje nga sulmi brutal, ku ndër të tjera tha se ka qenë në vendin dhe kohën e gabuar, teksa ka theksuar se nuk e njihte personalisht Klea Prengën.

“Ka qenë një periudhë jo fort e lehtë për ne dhe familjen time. Doja të sillja edhe një mesazh, që pavarësisht të këqijave që kalojmë në jetë ne ringrihemi më të fortë. Kam nxjerrë një mësim, mos bini pre e provokimeve, sidomos kur jemi person publik. Unë nuk jam e përfshirë direkte në këtë ngjarje, është motra ime.

Jam ndodhur në momentin e gabuar dhe në vendin e gabuar atë natë. Për momentin jam me masë sigurie dhe hetimet vazhdojnë. Unë nuk e njihja personalisht vajzën, mua nuk më kishte cënuar. Po i kemi kërkuar falje në gjykatë, i kërkojmë falje edhe familjes sonë që i kemi stresuar. I kërkoj falje edhe publikut”, tha Antonela Berisha.

E pas kësaj deklarate Klea Prenga ka ardhur me një reagim të menjëhershëm.

Ajo ka postuar një foto në Instagram shoqëruar me mbishkrimin: “Disa kërkojnë show, të tjerë thjesht lindin për t’u ulur në fron!”

The post Klea Prenga reagon pas rrëfimit të Antonela Berishës appeared first on Sot News | Lajme.

“Kjo çështje duhet të…”, Antonela Berisha flet pas rrahjes brutale ndaj Klea Prengës

15 December 2024 at 15:43

Antonela Berisha ka komentuar për herë të parë ngjarjen e rëndë, në të cilën u përfshi ajo dhe motra Mariela.

Pas sulmit që i bënë Klea Prengës, influencerja ka treguar detaje të tjera në lidhje me atë periudhë.

Jeton si e PASTREHË në New York, publikohet një tjetër VIDEO e TRISHTË e Parashqevi Simakut: Kam…
“Kjo çështja e Dubait… dua ta sqaroj një herë e mirë. Do të doja të kishim qenë atje, por nuk kemi qenë. Është një informacion që mund të vërtetohet. Nuk mund të udhëtojë askush nëse është në verifikim. Nuk kemi qenë në Dubai. Impakti ka qenë pozitiv edhe pse lajmet vazhdonin. Kam pasur shumë mesazhe në imboks, për persona që kanë pasur të njëjtën situatë si unë. Më i errëti si mesazh ka qenë për motrën time, për të cilën thonin se ishte e kërkuar për vrasje e mbetur në tentativë në Itali, atje ku ne kemi nënshtetësinë. Nuk e kemi kaluar ende këtë trysni, duke qenë se hetimi vazhdim ne jemi nën masë. Unë jam me detyrim paraqitjeje, ndërsa motra në arrest shtëpie. Ndryshe… do të doja të mos kishim qenë duke ngrënë darkë aty. Kam keqardhëse për çdo gjë që ka ndodhur. Njerëz jemi, bëjmë gabime dhe normalisht nuk do të doja të ndodhte kjo që ka ndodhur”, tha Antonela Berisha.

The post “Kjo çështje duhet të…”, Antonela Berisha flet pas rrahjes brutale ndaj Klea Prengës appeared first on Sot News | Lajme.

Pas rrëfimit të Antonela Berishës, reagon Klea Prenga

By: gaze tare
15 December 2024 at 10:48

Teksa Antonela Berisha rrëfeu detaje nga sulmi brutal ndaj Klea Prengës, kjo e fundit ka ardhur me një reagim të menjëhershëm.

Pas kësaj interviste, Klea Prenga ka bërë një reagim. Ajo ka postuar një foto me mbishkrimin:

Disa kërkojnë show, të tjerë thjesht lindin për t’u ulur në fron!


Rikujtojmë që pak kohë më parë, dy motrat Berisha, Antonela dhe Mariela, sulmuan Klea Prengën duke i lënë plagë të thella në fytyrë, një ngjarje që krijoi një zhurmë të madhe kudo nëpër rrjet.

The post Pas rrëfimit të Antonela Berishës, reagon Klea Prenga appeared first on iconstyle.al.

“Njerëz jemi, bëjmë gabime”, Antonela Berisha flet pas sulmit ndaj Klea Prengës: Nuk e kemi kaluar ende trysninë

By: D Marku
15 December 2024 at 10:29

Antonela Berisha ka komentuar për herë të parë ngjarjen e rëndë, në të cilën u përfshi ajo dhe motra Mariela.

Pas sulmit që i bënë Klea Prengës, influencerja ka treguar detaje të tjera në lidhje me atë periudhë.

“Kjo çështja e Dubait… dua ta sqaroj një herë e mirë. Do të doja të kishim qenë atje, por nuk kemi qenë. Është një informacion që mund të vërtetohet. Nuk mund të udhëtojë askush nëse është në verifikim. Nuk kemi qenë në Dubai. Impakti ka qenë pozitiv edhe pse lajmet vazhdonin.

Kam pasur shumë mesazhe në imboks, për persona që kanë pasur të njëjtën situatë si unë. Më i errëti si mesazh ka qenë për motrën time, për të cilën thonin se ishte e kërkuar për vrasje e mbetur në tentativë në Itali, atje ku ne kemi nënshtetësinë. Nuk e kemi kaluar ende këtë trysni, duke qenë se hetimi vazhdim ne jemi nën masë.

Unë jam me detyrim paraqitjeje, ndërsa motra në arrest shtëpie. Ndryshe… do të doja të mos kishim qenë duke ngrënë darkë aty. Kam keqardhëse për çdo gjë që ka ndodhur. Njerëz jemi, bëjmë gabime dhe normalisht nuk do të doja të ndodhte kjo që ka ndodhur”, tha Antonela Berisha.

The post “Njerëz jemi, bëjmë gabime”, Antonela Berisha flet pas sulmit ndaj Klea Prengës: Nuk e kemi kaluar ende trysninë appeared first on Albeu.com.

“Pse u arratis në Dubai?”, rrëfehet Antonela Berisha

By: gaze tare
15 December 2024 at 09:40

Sikurse ju bëmë me dije dhe më herët, Antonela Berisha është rrëfyer mbrëmjen e djeshme në “Goca dhe Gra” për herë të parë për sulmin brutal që i beri Klea Prengës, së bashku me motrën e saj, Mariela Berishën.

Pas sulmit që i bënë Klea Prengës, Antonela ka treguar detaje të tjera në lidhje me atë periudhë. E pyetur pse u arratis në Dubai, siç u tha kudo nëpër rrjet, Antonela tha:

“Kjo çështja e Dubait… dua ta sqaroj një herë e mirë. Do të doja të kishim qenë atje, por nuk kemi qenë. Është një informacion që mund të vërtetohet. Nuk mund të udhëtojë askush, nëse është në verifikim. Nuk kemi qenë në Dubai.”

Antonela tha se çështja vazhdon të jetë nën hetim dhe se ajo është në masë sigurie detyrim paraqitjeje, ndërsa motra në arrest shtëpie: “Do të doja të mos kishim qenë duke ngrënë darkë aty. Kam keqardhje për çdo gjë që ka ndodhur. Njerëz jemi, bëjmë gabime dhe normalisht nuk do të doja të ndodhte kjo që ka ndodhur”.

The post “Pse u arratis në Dubai?”, rrëfehet Antonela Berisha appeared first on iconstyle.al.

❌
❌