Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 14 July 2025Main stream

Raporti: Mbyllja e TikTok nuk e uli dhunën tek të rinjtë

14 July 2025 at 11:51

Nga Gazeta Si- Mbyllja e përkohshme e TikTok nuk solli efekt në uljen e dhunës apo përmirësimin e shëndetit mendor të të rinjve. Në këtë përfundim del Qëndresa Qytetare në raportin e fundit.

Sipas autores Ritvana Hajdari, të dhënat tregojnë se përdorimi i TikTok vazhdoi edhe gjatë periudhës së mbylljes.

Nga 304 pjesmarrës në pyetësorin e Organizatës, 56.6% e të anketuarve thanë se e kanë përdorur platformën njësoj si më parë, duke përdorur VPN. Të anketuarit, të cilit ishin të moshave nga 14 deri në 30 vjec, gjithashtu e cilësuan mbylljen e TikTok si një hap jo efektiv.

“Të dhënat tregojnë se për më shumë se gjysmën e të anketuarve (52.6%), mbyllja e TikTok nuk solli asnjë ndryshim në përditshmërinë apo gjendjen e tyre. Nga ana tjetër, një përqindje jo e vogël ka raportuar ndikime emocionale ose sociale, 24% thonë se kanë kaluar më shumë kohë në platforma të tjera, gjë që tregon zhvendosje të aktivitetit online, jo reduktim”, thuhet në raport.

Gjithashtu, shumica e të rinjve nuk e perceptojnë mbylljen e TikTok si një masë efektive për reduktimin e dhunës.

59.2% e të anketuarve mendojnë se mbyllja nuk ka pasur ndikim, ndërsa vetëm 10.9% besojnë se ka ndikuar pozitivisht në uljen e dhunës. Ndërkohë, një pjesë më e vogël (6.3%) shprehen se mbyllja e ka përkeqësuar situatën.

Një ndër treguesit më alarmantë është rritja e dhunës me dashje. Nga 940 raste në 2023, kjo shifër u rrit në 1,023 në 2024 dhe në vetëm katër muaj të vitit 2025 janë regjistruar 445 raste, me një projeksion vjetor rreth 1,335 raste, një rritje drastike me mbi 41% krahasuar me vitin 2023.

Në pyetësor, 78.9% e të rinjve raportojnë se kanë qenë të ekspozuar ndaj përmbajtjes së dhunshme në TikTok, ndërsa 68.8% identifikojnë bullizmin dhe fyerjet si përmbajtjen më të zakonshme.

“Megjithatë, mbyllja e platformës nuk e ka ndalur këtë ekspozim kur 56% e të rinjve deklarojnë se e përdorin ende TikTok-un, përmes VPN apo mënyrave të tjera, duke treguar se ndërhyrja institucionale nuk ka qenë as funksionale, as e qëndrueshme”, thuhet në raport.

The post Raporti: Mbyllja e TikTok nuk e uli dhunën tek të rinjtë appeared first on Gazeta Si.

Të sakrifikosh trupin për të mbijetuar/ Historia e ‘fshatit me një veshkë’

14 July 2025 at 11:16

Nën diellin e ngrohtë të pasdites, 45-vjeçari Safiruddin qëndron ulur jashtë shtëpisë së tij të papërfunduar me mure tullash në fshatin Baiguni, në nënprefekturën Kalai të Bangladeshit.

Në verën e vitit 2024, ai shiti veshkën në Indi për 350.000 taka (rreth 2,850 dollarë), me shpresën për të nxjerrë familjen nga varfëria dhe për të ndërtuar një shtëpi për tre fëmijët e tij dy vajza 5 dhe 7 vjeç, dhe një djalë 10-vjeçar. Por paratë u shpenzuan shpejt, shtëpia mbeti e papërfunduar, ndërsa dhimbja në trupin e tij është një kujtesë e vazhdueshme e çmimit të paguar.

Tani ai punon si punëtor krahu, ndërkohë që shëndeti i tij po përkeqësohet. Dhimbjet dhe lodhja e përhershme e pengojnë të kryejë edhe punët më të thjeshta të përditshme.

“Dhurova veshkën për një jetë më të mirë për familjen time. Bëra gjithçka për gruan dhe fëmijët,” thotë ai.

Në atë kohë, kjo nuk i dukej si një rrezik i madh. Ndërmjetësit që iu afruan e paraqitën këtë si një mundësi të thjeshtë, jo si diçka të rrezikshme. Fillimisht ishte skeptik, por dëshpërimi dhe varfëria e mundën.

Ata e çuan në Indi me vizë mjekësore dhe u morën me çdo detaj nga biletat e udhëtimit, dokumentet, deri te procedurat në spital.

Edhe pse udhëtoi me pasaportën e tij të Bangladeshit, dokumentet e tjera duke përfshirë certifikata false që falsifikonin lidhjen familjare me marrësin ishin të rreme.

Identiteti i tij u ndryshua dhe veshka iu transplantua një personi të panjohur, të cilin nuk e takoi kurrë. “Nuk di kush mori veshkën time. Ndërmjetësit nuk më thanë asgjë,” rrëfen Safiruddini.

Në Indi, ligji lejon dhurimin e organeve vetëm mes të afërmve të ngushtë ose me miratimin e veçantë qeveritar, por trafikantët manipulojnë gjithçka nga pemët familjare, të dhënat e spitaleve, deri tek testet e ADN-së  për të shmangur rregullat.

“Zakonisht ndryshojnë emrin e dhuruesit dhe krijojnë një certifikatë noteriale të falsifikuar që pretendon një lidhje familjare me marrësin. Dokumentet e rreme të identitetit mbështesin këtë, duke bërë që dhuruesi të duket si një i afërm që dhuron organe nga dhembshuria,” shpjegon Monir Moniruzzaman, profesor në Universitetin Shtetëror të Miçiganit dhe anëtar i Task-Forcës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Transplantimin e Organeve, që studion trafikimin e organeve në Azinë Jugore.

Safiruddini nuk është rasti i vetëm. Në Baiguni, ku jetojnë rreth 6,000 banorë, tregtia e veshkave është kaq e përhapur sa fshati njihet si “fshati me një veshkë”. Rajoni Kalai Upazilas është një nga pikat më aktive të tregtisë së organeve në Bangladesh. Një studim i vitit 2023 i botuar në “British Medical Journal Global Health” zbulon se një në 35 të rritur në këtë zonë ka shitur veshkën.

Ky rajon është ndër më të varfrit në vend, dhe shumica e dhuruesve janë burra në të tridhjetat, të joshur nga premtimi i fitimeve të shpejta.

Safiruddini thotë se ndërmjetësit i morën pasaportën dhe nuk ia kthyen më. As barnat pas operacionit nuk i dhanë. Shpesh, ndërmjetësit marrin pasaportat dhe recetat e dhuruesve pas operacionit, duke i lënë ata pa asnjë provë të transplantimit dhe pa kujdes mjekësor të mëtejshëm.

Veshkat shiten për klientë të pasur në Bangladesh ose Indi, shumë prej të cilëve duan të shmangin listat e gjata pritëse dhe rregullat strikte ligjore. Në Indi, në vitin 2023 u kryen rreth 13,600 transplantime veshkash, ndërsa rreth 200,000 pacientë vuanin nga sëmundjet veshkore në fazë përfundimtare.

Çmimi i dëshpërimit

Josna Begum, 45 vjeçe dhe vejushë nga fshati Binai në Kalai, luftonte për të rritur dy vajzat pasi burri i saj vdiq në 2012. Ajo u shpërngul në Dhaka ku u punësua në një fabrikë tekstilesh dhe u martua me Belalin.

Në vitin 2019, ata u bindën nga një ndërmjetës të shisnin veshkat në Indi.

“Ishte gabim,” thotë Josna. Ndërmjetësit fillimisht i premtuan 500,000 taka, më pas rritën ofertën në 700,000 taka për t’i bindur. Por pas operacionit ajo mori vetëm 300,000 taka.

Ata u dërguan në spitalin “Rabindranath Tagore” në Kolkata, ku iu nënshtruan operacionit. Dokumentet u falsifikuan për të treguar se ata ishin të afërm të gjakut me marrësin. As Josna nuk e di se kush mori veshkën e saj.

Ndërmjetësit i morën pasaportën dhe dokumentet, dhe nuk ia kthyen kurrë.

Ajo kaloi gati dy muaj në Indi dhe ndërmjetësit premtuan ndihmë dhe punë për fëmijët e saj, por pas pagesave fillestare humbën kontaktet.

Pas marrjes së parave, Belali e braktisi dhe u martua me një tjetër grua. Josna sot vuan nga dhimbje kronike dhe ka vështirësi të përballojë ilaçet.

“Përballë një bande”

Mohammad Sajal, ish-biznesmen në Dhaka, humbi kursimet kur platforma e-commerce ku punonte falimentoi në 2021. I mbërthyer nga borxhet, në 2022 shiti veshkën në spitalin Venkateshwar në New Delhi, por mori vetëm një pjesë të shifrës së premtuar.

Ai u bashkua përkohësisht me rrjetin e ndërmjetësve, duke organizuar transplantime për disa dhurues nga Bangladesh, por pas një konflikti u largua dhe tani punon si shofer.

“Tani jam përballë  kësaj bande,” thotë ai, duke shtuar se rrjeti përfshin mjekë, marrës dhe ndërmjetës në të dyja anët e kufirit.

Policia e Bangladeshit po vepron për të goditur këto rrjete, duke përdorur edhe hetues të infiltruar. Në Indi, autoritetet kanë arrestuar mjekë të përfshirë, por ekspertët thonë se arrestimet janë të rralla për të ndryshuar rrjedhën e këtij biznesi.

Në Kalai, Safiruddini kalon kohën në shtëpi, me shëndet të dobët dhe lëvizjet e ngadalësuara. “Nuk mund të punoj si më parë,” thotë ai.

Ai kujton netët kur nuk flinte, duke menduar për premtimet dhe ëndrrat e shkatërruara. Fëmijët e tij kanë një baba të sëmurë, dhe ai një ndjenjë tradhtie që nuk largohet.

“Ma morën veshkën dhe u zhdukën,” përfundon ai.

Burimi: Al Jazeera. Përshtati: Gazeta Si.

The post Të sakrifikosh trupin për të mbijetuar/ Historia e ‘fshatit me një veshkë’ appeared first on Gazeta Si.

Before yesterdayMain stream

Hapi dyert e Ambasadës gjatë komunizmit, ndahet nga jeta ish-ambasadori gjerman Werner Daum

12 July 2025 at 14:05

Ish-ambasadori gjerman në Shqipëri, Werner Daum, ka ndërruar jetë në Shqipëri, vendin që e kishte në zemër dhe që e deshi thellësisht. Diplomati gjerman u nda nga jeta në moshën 82-vjeçare, ndërsa ndodhej në vendin tonë prej disa ditësh.

Sipas burimeve, ai u gjet i pajetë në dhomën e tij të hotelit, ndërsa kishte marrë pjesë pak ditë më parë në ceremoninë e inaugurimit të shtatores së dëshmorit të demokracisë, Josif Budo, në Kavajë.

Werner Daum shërbeu si ambasador i Gjermanisë në Tiranë nga viti 1987 deri në 1990, në një periudhë vendimtare për të ardhmen e vendit. Gjatë kësaj kohe, ai tregoi një guxim të jashtëzakonshëm, duke hapur dyert e ambasadës gjermane për shqiptarët që kërkonin arratisjen nga regjimi komunist, një veprim që e bëri në kundërshtim të plotë me udhëzimet zyrtare të qeverisë së tij.

Në një intervistë të mëvonshme, Daum rrëfeu se e kishte marrë këtë vendim me vetëdije të plotë, pasi e kuptonte që një eksod masiv i shqiptarëve do të përshpejtonte rënien e diktaturës.

The post Hapi dyert e Ambasadës gjatë komunizmit, ndahet nga jeta ish-ambasadori gjerman Werner Daum appeared first on Gazeta Si.

Shkak emigrimi / Popullsia e BE-së arrin rekordin prej 450 milion njerëz

12 July 2025 at 12:02

Nga Gazeta Si- Emigrimi drejt Bashkimit Europian e çoi popullsinë e bllokut në një rekord prej 450.4 milionë njerëzish vitin e kaluar, treguan të dhënat e Eurostat.

BE-ja ka regjistruar më shumë vdekje sesa lindje çdo vit që nga viti 2012, që do të thotë se emigrimi është i vetmi nxitës i rritjes së popullsisë.

“Rritja e popullsisë së vëzhguar mund t’i atribuohet kryesisht rritjes së lëvizjeve emigratore pas COVID-19,” thuhet në raportin e Eurostat.

Në vitin 2024, BE-ja shtoi 1.07 milionë banorë të rinj. Vdekjet vitin e kaluar, të regjistruara në 4.82 milionë, vazhduan të tejkalonin shkallën e lindjeve prej 3.56 milionë.

Ky trend i vë në qendër të vëmendjes sfidat demografike të Europës, ndërsa popullsia në plakje e kontinentit dhe normat e ulëta të lindjeve i tendosin sistemet e mirëqenies dhe krijojnë mungesë të fuqisë punëtore.

Franca, Gjermania dhe Italia ruajnë pozicionet e tyre si vendet e BE-së me popullsinë më të madhe, duke përbërë pothuajse gjysmën e të gjithë njerëzve që jetojnë në bllok me 47%.

Ndërsa 19 vende regjistruan një rritje të shifrave të popullsisë vitin e kaluar, tetë panë rënie.

Malta regjistroi shkallën më të lartë të rritjes me 19.0 për 1,000 banorë, e ndjekur nga Irlanda me 16.3 dhe Luksemburgu me 14.7.

Midis vendeve që raportuan një rënie të popullsisë, Letonia regjistroi rënien më të madhe me -9.9, e ndjekur nga Hungaria (-4.7) dhe Polonia dhe Estonia u renditën në vendin e tretë me -3.4.

Popullsia e BE-së ishte 354.5 milionë në vitin 1960.

The post Shkak emigrimi / Popullsia e BE-së arrin rekordin prej 450 milion njerëz appeared first on Gazeta Si.

95 vjet nga vdekja e Andon Zako Çajupit

11 July 2025 at 11:25

Nga Gazeta “SI”– Më 11 korrik 1930 u nda nga jeta dramaturgu dhe atdhetari Andon Zako Çajupi, një nga zërat më përfaqësues të Rilindjes sonë kombëtare.

Emri i tij i lindjes ishte Andon Çako, por ai do të njihej përgjithmonë me pseudonimin “Çajupi”, që mban gjurmët e vendlindjes së tij, Zagorisë, dhe malit Çajup që ngrihet mbi të një lidhje simbolike mes krijimtarisë dhe rrënjëve.

Pas mësimeve fillestare në vendlindje, Çajupi u largua nga Zagoria për të ndjekur të atin, Harito Çako, një figurë e njohur e lëvizjes atdhetare. Ai ndoqi një kolegj francez, ku u formua në frymën e kulturës evropiane, dhe më pas vazhdoi studimet për drejtësi në Gjenevë.

Jeta e tij mori kthesë kur u vendos në Kajro, ku fillimisht ushtroi profesionin e avokatit, përpara se t’i përkushtohej plotësisht çështjes kombëtare. U shqua si një nga figurat qendrore të komunitetit shqiptar në Egjipt, duke kontribuar në përpjekjet për ruajtjen e identitetit kombëtar dhe për mbrojtjen e interesave të Shqipërisë.

Andon Zako Çajupi me të birin, Stefanin

Krijimtaria e tij letrare është mishërim i atdhedashurisë dhe i frymës përparimtare. Vepra më përfaqësuese mbetet përmbledhja poetike “Baba Tomorri” (1902), që përfshin edhe komedinë e njohur “Katërmbëdhjetë vjeç dhëndër”, një satirë e mprehtë ndaj zakoneve patriarkale. Gjatë jetës së tij, Çajupi botoi edhe “Përrallat e La Fontenit” (1921), të përshtatura në shqip, si dhe përmbledhjen “Lulet e Hindit” (1922), me përkthime nga letërsia sanskrite. Ai u bë gjithashtu zë kritik i kohës përmes publicistikës, veçanërisht me pamfletin “Klubi i Selanikut” (1909), ku ironizonte hipokrizinë politike dhe pasivitetin e elitave.

Trashëgimia e Çajupit mbetet një testament i gjallë i ndërthurjes së letërsisë me idealet kombëtare dhe frymës emancipuese të kohës së tij.

The post 95 vjet nga vdekja e Andon Zako Çajupit appeared first on Gazeta Si.

Studimi: Njerëzit që nuk ndihen rehat me gjatësinë e tyre janë xhelozë

By: gaze tare
9 July 2025 at 15:30

Gjatësia ka qenë një subjekt i rëndësisë dhe vlerësimit shoqëror për dekada të tëra, duke ndikuar në mënyrën se si individët perceptohen dhe bashkëveprojnë me njëri-tjetrin. Gjetjet e reja nga një studim i botuar në Evolutionary Behavioral Sciences tregojnë se nuk është vetëm gjatësia aktuale që lidhet me sjelljen, por edhe perceptimi psikologjik që dikush ka për gjatësinë e tij. Pakënaqësia me gjatësinë e dikujt duket se lidhet me nivele në rritje të zilisë, xhelozisë dhe konkurrencës me individë të të njëjtit seks (veçanërisht midis burrave) – një formë e dinamikës sociale që shkencëtarët e quajnë ” konkurrencë intraseksuale “.

Marrëdhënia midis gjatësisë dhe tendencave sociale

Hulumtimi shqyrton se si gjatësia aktuale dhe ajo e perceptuar lidhen me sjelljet sociale si konkurrueshmëria, zilia dhe xhelozia. Në këtë kontekst, konkurrenca intraseksuale ka të bëjë me pretendimin për status shoqëror, burime ose partnerë romantikë midis individëve të të njëjtit seks.

Njerëzit më të gjatë shpesh shihen si më tërheqës, të aftë dhe shoqërisht dominues: perceptime që përforcojnë avantazhet e tyre në fusha të ndryshme të jetës. Ky paragjykim shoqëror në favor të gjatësisë prek kryesisht burrat , por dëshira për gjatësi më të madhe prek të dy gjinitë. Hulumtimet e mëparshme kanë treguar se burrat më të shkurtër kanë tendencë ta mbivlerësojnë gjatësinë e tyre dhe të shfaqin xhelozi më të madhe ose ndjenja inferioriteti kur bashkëveprojnë me burra të tjerë. Por deri më tani, ndikimi i brendshëm psikologjik i pakënaqësisë me gjatësinë nuk ishte studiuar në thellësi.

Për të hetuar fenomenin, studiuesit analizuan të dhëna nga 302 të rritur heteroseksualë në Shtetet e Bashkuara, të moshës 20 deri në 72 vjeç. Rreth 63% e pjesëmarrësve ishin meshkuj dhe gati tre të katërtat ishin të bardhë. Atyre iu kërkua të plotësonin pyetësorë në lidhje me gjatësinë e tyre aktuale, gjatësinë ideale dhe kënaqësinë me gjatësinë e tyre. Ata u vlerësuan gjithashtu në shkallë që matnin zilinë, xhelozinë dhe konkurrencën ndaj bashkëmoshatarëve të të njëjtit seks.

Konkurrenca intraseksuale u mat duke përdorur një shkallë me 12 pyetje, e cila përfshinte tre nën-shkallë: zili (p.sh., bezdi ndaj atraktivitetit të të tjerëve), xhelozi (p.sh., mospëlqim ndaj ambicies së bashkëmoshatarëve) dhe konkurrueshmëri (p.sh., dëshirë për superioritet ndaj të tjerëve të të njëjtit seks). Pakënaqësia me gjatësinë u vlerësua me dy pyetje: nëse pjesëmarrësit dëshironin të ishin më të gjatë dhe nëse ishin të kënaqur me gjatësinë e tyre.

Siç priste ekipi i hulumtimit, shumica e pjesëmarrësve – si burrat ashtu edhe gratë – shprehën dëshirën për të qenë më të gjatë. Burrat raportuan nivele më të larta konkurrueshmërie sesa zilia ose xhelozia, ndërsa gratë treguan nivele më të larta zilie. Edhe pse burrat ishin mesatarisht më të gjatë, ata shprehën një dëshirë më të fortë për një shtat edhe më të madh se gratë.

Pjesëmarrësit që ishin ose më të shkurtër ose më të pakënaqur me gjatësinë e tyre kishin më shumë gjasa të raportonin nivele të rritura të xhelozisë, zilisë dhe konkurrencës . Këto shoqata ishin më të forta tek burrat. Në të kundërt, tek gratë, nuk dukej të kishte një lidhje të fortë midis gjatësisë aktuale dhe sjelljes konkurruese, por dëshira për të qenë më të gjatë mbartte një peshë të konsiderueshme psikologjike.

Interesante është se pohimi ” Jam i kënaqur me gjatësinë time ” nuk ishte i lidhur ndjeshëm me konkurrencën intraseksuale, në kontrast me dëshirën për gjatësi më të madhe, e cila dukej të ishte një tregues më i fortë i ndjenjave të lidhura me to.

Kufizimet dhe hapat e mëtejshëm të ekzaminimit

Megjithatë, studimi vëren disa kufizime. Mostra erdhi nga një popullatë relativisht homogjene, gjë që mund të kufizojë përgjithësueshmërinë e gjetjeve. Përveç kësaj, natyra tërthore e hulumtimit nuk lejon përfundime të forta në lidhje me drejtimin e shkakësisë: është e pasigurt nëse pakënaqësia me gjatësinë shkakton qëndrime konkurruese apo nëse njerëzit me tendenca konkurruese i kushtojnë më shumë rëndësi gjatësisë.

Autorët sugjerojnë përdorimin e masave më të diferencuara të pakënaqësisë për të shqyrtuar situatat ku të qenit shumë i gjatë konsiderohet gjithashtu i padëshirueshëm. Ata gjithashtu rekomandojnë hetimin e ndikimit të faktorëve kulturorë, si dhe miratimin e mundshëm të sjelljeve kompensuese, të tilla si rritja e masës muskulore, veshja e takave të larta apo edhe kirurgjia kozmetike.

Si përfundim, hulumtimi ofron njohuri të vlefshme se si gjatësia – dhe perceptimi i një personi për të – mund të ndikojë në marrëdhëniet e tyre shoqërore dhe mirëqenien psikologjike. Duket se, për shumë njerëz, gjatësia është më shumë sesa thjesht një karakteristikë fizike: është një element i vetëvlerësimit shoqëror dhe krahasimit.

The post Studimi: Njerëzit që nuk ndihen rehat me gjatësinë e tyre janë xhelozë appeared first on iconstyle.al.

Mashtrimet online shtojnë trafikimin e qenieve njerëzore

9 July 2025 at 10:29

Trafikimi i qenieve njerëzore, i “furnizuar” nga mashtrimet online, është rritur ndjeshëm në mbarë botën, sipas një studimi mbi prirjet kriminale të kohëve të fundit, kryer nga agjencia ndërkombëtare policore, Interpol.

Fillimisht skema e qendrave të trafikimit, ku viktimat detyroheshin me forcë të merrnin pjesë në mashtrimet në internet, u krijua në shtetet e Azisë Juglindore, por hetuesit kanë zbuluar së fundi të njëjtën skemë edhe në rajone të tjera.

Si ka ndryshuar shtrirja në hartë?

Sipas Interpolit viktimat janë nga 66 vende të ndryshme të të gjitha kontinenteve, duke bërë që fenomeni të shndërrohet në “krizë botërore” dhe duke përfshirë mijëra vetë.

Qendrat e mashtrimit po rriten me shpejtësi edhe në Lindjen e Mesme, Afrikën Perëndimore, rajoni me rritjen më të shpejtë dhe Amerikën Qendrore.

Viktimat shpesh joshen nga oferta të rreme pune dhe mbahen peng përmes mashtrimeve. Shumë prej tyre shantazhohen me borxhe, dhunohen, shfrytëzohen seksualisht dhe në disa raste torturohen ose përdhunohen.

Brenda këtyre qendrave ata detyrohen të ushtrojnë mashtrime online, kryesisht duke shenjestruar njerëzit jashtë vendit, me qëllimin për t’u vjedhur paratë.

Në vitin 2024, një operacion i Interpol zbuloi dhjetëra raste ku viktimat detyroheshin të kryenin mashtrime në internet, përfshirë këtu edhe bastisjen e një “industrie” mashtrimi në Filipine.

Në të njëjtin vit, policia zbërtheu një bazë trafikimi në Namibi, ku 88 të rinj detyroheshin me forcë që të mashtronin të tjerë.

Teknologjitë e reja po “furnizojnë” këtë tendencë të re të botës së krimit. Inteligjenca Artificiale po krijon reklama të rreme punësimi dhe profile “deepfake” për shantazhet me natyrë seksuale.

Cilat janë viktimat?

Interpol thotë se numri i atyre që bien pre e këtij rrjeti është rritur ndjeshëm. Nëse më parë viktimat e trafikimit ishin kryesisht njerëz që flisnin gjuhën kineze, dhe origjina e vendeve ishte Kina, Malajzia, Tajlanda apo Singapori, tani të trafikuarit vijnë edhe nga vende si Amerika Latine, Afrika Lindore dhe Europa Perëndimore.

“Lufta ndaj këtij rreziku botëror që po rritet shumë shpejt, kërkon përgjigje të koordinuar ndërkombëtare”, tha shefi në detyrë i shërbimeve policore pranë Interpol, Cyril Gout.

Cilët janë trafikantët?

Sipas raportit, rreth 90% e trafikantëve janë nga Azia, dhe pjesa tjetër nga Amerika Latine dhe Afrika. Rreth 80% e tyre janë meshkujt, 61% prej të cilëve të moshës 20-39 vjeç.

Qendrat e mashtrimit online fillimisht ishin të përqendruara në Kamboxhia, ndërsa më vonë u zbuluan baza trafikimi edhe në Laos dhe Myanmar. Ditët e sotme, aktivitete të paligjshme të ngjashme janë identifikuar edhe në të paktën 4 shtete aziatike. Provat tregojnë se e njëjta skemë po përhapet në rajone të tjera si Afrika Perëndimore, ku krimi kibernetik financiar vepron rëndom.

Në gjetjet e Interpol paralajmërohet se përhapja e rrjeteve të tilla kriminale kërkojnë veprim urgjent dhe të koordinuar, në mënyrë që të ndërpritet itinerari i trafikimit dhe të ndihmohen viktimat.

Një tjetër risi e këtij trafiku, sipas Interpol, është ndërthurja e këtyre bazave me krimet të tjera madhore transnacionale, duke kërkuar kështu edhe një përgjigje të koordinuar në shkallë botërore.

Shtigjet e trafikimit të përdorura për qendrat e mashtrimit përdoren gjithashtu për trafik droge dhe armësh zjarri./DW/

The post Mashtrimet online shtojnë trafikimin e qenieve njerëzore appeared first on Gazeta Si.

Studim: Njerëzit që shkruajnë mesazhe të gjata janë më empatikë dhe emocionalisht inteligjentë

By: gaze tare
8 July 2025 at 21:07

Nëse je nga ata persona që nuk kursen fjalë në mesazhe dhe përdor emoji për të shprehur çdo nuancë emocioni, kemi një lajm të mirë për ty. Sipas një studimi të botuar në Journal of Communication Psychology, personat që shkruajnë mesazhe të gjata rezultojnë të kenë nivele më të larta të inteligjencës emocionale dhe empatisë.

Të quajtur shpesh “tekstrovërtë”, këta individë priren të komunikojnë në mënyrë të detajuar në platforma digjitale dhe zakonisht e teprojnë me shpjegimet për të shmangur çdo keqkuptim. Kjo sjellje, sipas studiuesve, është një tregues i ndjeshmërisë së tyre emocionale dhe aftësisë për të kuptuar të tjerët.

Studimi thekson se jo vetëm gjatësia e mesazheve, por edhe përmbajtja e tyre emocionale lidhet drejtpërdrejt me pikët më të larta në testet e inteligjencës emocionale.

Pra, herën tjetër kur dikush të thotë “po shkruan romane në chat”, mund t’i thuash me bindje: “Jo, thjesht kam zemër të madhe.”

The post Studim: Njerëzit që shkruajnë mesazhe të gjata janë më empatikë dhe emocionalisht inteligjentë appeared first on iconstyle.al.

472 shqiptarë hoqën dorë nga shtetësia, shumica të rinj. E fitojnë shtetasit e Kosovës dhe turqit

4 July 2025 at 13:18

Nga Gazeta ‘SI’ – 472 qytetarë kanë hequr dorë nga shtetësia shqiptare gjatë vitit 2024, 46% më pak se një vit më parë.

INSTAT raporton se shumica e tyre janë të rinj, të moshës 20-39 vjeç.

Vitin e shkuar rezulton se 919 persona fituan shtetësi shqiptare, duke shënuar ulje me 33.5 %, krahasuar me vitin 2023. 49% e tyre janë me origjinë nga Kosova, 14% nga Turqia dhe 6.2% nga Maqedonia e Veriut.

Për të njëjtën periudhë, 104 të huaj kërkuan azil në Shqipëri 150 më pak se një vit më parë.  Shumica e azilkërkuesve ishin afganë, 28%, sirianë 17.3% dhe qytetarë nga Pakistani me 10.6%.

The post 472 shqiptarë hoqën dorë nga shtetësia, shumica të rinj. E fitojnë shtetasit e Kosovës dhe turqit appeared first on Gazeta Si.

‘Vera e vetmisë së madhe’ / Një vit pa Ismail Kadarenë

1 July 2025 at 09:34

Nga Gazeta “SI”– Mëngjesi i 1 korrikut, një vit më parë, solli një nga lajmet më të trishta për kulturën shqiptare: ndarja nga jeta e Ismail Kadaresë, gjeniut të letrave shqipe dhe shkrimtarit më të madh bashkëkohor shqiptar.
Rreth orës 08:50, lajmi u përhap me shpejtësi dhe solli një ndjesi tronditjeje jo vetëm te lexuesit e tij të shumtë, por mbi të gjitha te miqtë dhe bashkëpunëtorët që kishin ndarë nga afër përditshmërinë me të.


Vitet e fundit, Kadare ishte bërë pjesë e përditshmërisë së Tiranës, që nga kafene “Juvenilja”, ku çdo ditë admirues dhe lexues të tij kërkonin të ndanin një çast me të, një fjalë, një foto, për të ruajtur një kujtim me njeriun që u bë simbol i letërsisë shqiptare e deri tek shëtitjet ne muzg në bulevardin e Tiranës.

Kadare i dha letërsisë shqipe jo vetëm dritë, jetë dhe prestigj, por u bë edhe burim frymëzimi për breza të tërë shkrimtarësh, të cilët panë tek ai modelin dhe horizontin e një letërsie të madhe, një letërsie që i kapërcente kufijtë lokalë.

Sot, një vit më pas, mungesa e tij është ende e ndjeshme. Ajo është në kafenetë ku qëndronte çdo mëngjes, në xhiron e zakonshme mes kodrave të liqenit, krah miqve.

Në këtë ditë përkujtimore, Kadareja kujtohet nga lexuesit, por sidomos nga miqtë dhe bashkëpunëtorët e afërt të tij.

Një ndër miqtë e tij më të afërt, aktori Timo Flloko, thotë për GazetaSi.al se pa Kadarenë, letërsia shqipe nuk mund të imagjinohej.

“Nuk di… çfarëdo të thuhet për Kadarenë, është pak. Ai la një bosh pas vetes… Na mungon. Shqipërisë nuk dihet se kur mund t’i vijë një gjeni i letrave si Kadareja. Si shkrimtar, ai emancipoi gjuhën, mënyrën e të shprehurit e të menduarit… lartësoi virtytet e kombit dhe solli një vizion qytetar me veprën e tij. Mjaft t’i bëj çdokush vetes një pyetje: Si do kishte qenë Shqipëria pa Kadarenë, në kohët që ai jetoi dhe krijoi?”

Ismail Kadare me Timo Fllokon

Një tjetër mike e afërt e shkrimtarit ishte edhe Alda Bardhyli, e cila per GazetaSi.al e kujton Kadarenë nëpërmjet veprave të tij. Sipas Bardhylit, ai mbetet kujtesa kolektive e shqiptarëve:

“Kadare ishte një zë i fuqishëm në letërsinë shqipe dhe përtej saj. Ai solli në faqet e librave historinë dhe kujtesën kolektive të shqiptarëve, duke i dhënë zë fjalës së thjeshtë, dhimbjes, shpresës dhe dinjitetit njerëzor. Nëpërmjet romaneve të tij, ai preku tema të thella si liria dhe frika, pushteti dhe njeriu i zakonshëm, kujtesa dhe harresa.

Sot, më shumë se kurrë, kemi nevojë të rikthehemi te libri, te fjala, te letërsia që na ndihmon të kuptojmë veten dhe botën. Dhe pak autorë e bëjnë këtë më mirë se Kadare.
Në një kohë kur letërsia konsiderohej si vegël e strategjisë politike dhe çdo përpjekje për të hyrë në territore shpirtërore apo filozofike survejohej, Ismail Kadare krijoi një letërsi që nuk pranoi të mbyllej brenda kufijve ideologjikë. Përmes historisë, mitit, simbolikës dhe qëndrimit estetik, ai arriti të trajtonte tema që lidhen me transcendencën e njeriut , përballjen me pushtetin, vdekjen, fatin dhe shpirtin.
Vepra e tij është dëshmi se arti i vërtetë, edhe në kushte shtypjeje, mund të ngrihet mbi kohën, mbi frikën, mbi censurën.

Historia dhe miti si ura drejt të përjetshmes. Kadare nuk është vetëm një shkrimtar i një vendi të vogël ballkanik, por një zë universal që arrin të prekë të përjetshmen, thelbin e vetë artit letrar.
Përulemi me respekt para kujtimit të tij dhe e falënderojmë për gjithçka që i dha gjuhës, kulturës dhe shpirtit shqiptar.” thotë Bardhyli

Alda Bardhyli, Ismail Kadare

Veprat e Kadaresë janë udhë e historisë sonë. Nga Gjenerali i ushtrisë së vdekur, te Prilli i thyer, nga Dimri i madh te Pallati i ëndrrave, Kadareja shkroi me parashikimin e një profeti. Ai përshkroi diktaturën pa e etiketuar atë, u dha zë të heshturve, foli për frikën me një elegancë që vetëm letërsia e madhe mund ta përballojë.

Veprat e tij janë kodet e një kombi që për dekada gjeti strehë në metaforat e tij. Aty ku gjuha ndalohej, ai e përkthente në legjendë, mit, fabul. Ai e nxori Shqipërinë nga vetmia e saj gjuhësore dhe e bëri pjesë të hartës botërore të mendimit.

Kadareja mungon sot jo vetëm për ata që e donin, por edhe për ata që s’e kuptuan apo e kundërshtuan. Sepse ai ishte prej atyre shkrimtarëve që provokojnë me atë që fshehin, me çka nënkuptojnë, me rrëfimin që nuk është vetëm për të kaluarën, por edhe për të tashmen dhe të ardhmen.
Një vit pa Kadarenë fizikisht, është një vit më shumë me të në librat e tij. Ai është aty ku flitet për letërsinë, për të drejtën dhe lirinë e mendimit, për kujtesën, për frikën dhe për dashurinë ndaj një vendi.

Një vit më pas, rrugët e qytetit, vendet ku zëri dhe prania e tij ishin të zakonshme, duket sikur kanë humbur një pjesë të shpirtit të tyre. Ato ndiejnë boshllëkun që lë pas një gjeni kur shkon: vetminë e madhe.

Sepse kur ikin ata që i kanë dhënë kuptim fjalës, ne mbetemi më të vetëm. Dhe vetmia e madhe që ndjejmë këtë verë eshtë mungesa e një zëri që na mësoi të duam kohën në të cilën jetuam, edhe pse e mbrapshtë, edhe pse diabolike, dhe për të cilën ai u përpoq ta zbuste, qoftë edhe pak, nëpërmjet letërsisë së tij madhështore.

The post ‘Vera e vetmisë së madhe’ / Një vit pa Ismail Kadarenë appeared first on Gazeta Si.

Autoritetet filipinase: Në rritje rastet e trafikimit të punonjësve në Shqipëri

30 June 2025 at 11:56

Nga Gazeta ‘SI’ – Byroja e Emigracionit në Filipine shprehu shqetësim të thellë për numrin në rritje të filipinasve që trafikohen në Shqipëri.

Byroja njoftoi se dy ditë më parë tre filipinas u ndaluan nga oficerët e imigracionit në Terminalin 3 të Aeroportit Ndërkombëtar Ninoy Aquino (NAIA) dhe u penguan të hipnin në fluturimin e tyre për në Malajzi.

Ata pretenduan se ishin turistë, por më vonë pranuan se u ishte premtuar punë në Shqipëri si ndihmëse shtëpie, punëtore fabrike dhe kamerier, njoftoi Zyra.

Tre filipinasit e ndaluar pretenduan se kishin paguar midis 34 mijë dhe 74,000 mijë pezos filipinase ose 600 deri në 1500 dollar amerikanë tek rekrutuesit që kishin kontaktuar përmes Facebook Messenger.

Pas dërgimit të pagesave, Byroja e Emigracionit tha se rekrutuesit e dyshuar i bllokuan tre filipinasit në internet dhe i lanë pa udhëzime të mëtejshme ose dokumentacion të vlefshëm.

“Tani po shohim një rritje të dukshme të largimeve të paligjshme me destinacion Shqipërinë, dhe këto nuk janë raste të izoluara”, tha Komisioneri i Byrosë, Joel Anthony M. Viado, në një deklaratë.

Viado tha se Këshilli Ndër-Agjenci Kundër Trafikimit (IACAT) është informuar në mënyrë që të bëhen më shumë përpjekje në ndjekjen e rekrutuesve të paligjshëm.

Ndërkohë, Filipinet janë një ndër vendet ku Shqipëria është mbështetur për të mbushur boshllëqet e punësimit, sidomos në punët elementare si kujdesi shtëpiak, shërbimet, por edhe në ndërtim e fasoneri.

Pak javë para fillimit të sezonit turistik, Shqipëria kërkoi 20 mijë punonjës nga Filipinet. Me anë të disa ndryshimeve ligjore, qeveria ka lehtësuar këtë proces duke shmangur tatimin për agjencitë e punësimit të punonjësve të huaj. Ndërkohë ka thjeshtësuar edhe procedurat për leje qëndrim apo marrjen e shtetësisë shqiptare. Deri në vitin 2024, rreth 10 mijë të huaj ishin në marrëdhënie pune në vendin tonë.

The post Autoritetet filipinase: Në rritje rastet e trafikimit të punonjësve në Shqipëri appeared first on Gazeta Si.

OBSH: Shqipëria mes vendeve që nuk e ka prioritet epideminë e vetmisë

30 June 2025 at 11:43

Nga Gazeta Si- Edhe pse prej vitesh është kthyer në një shqetësim të madh për të gjithë ekspertët ndërkombëtarë, duke u cilësuar edhe si një epidemi, vetmia ende nuk merr vëmendjen e duhur nga disa vende, ndër to edhe Shqipëria.

Në një raport të fundit, OBSH shkruan se disa vende që po ndërmarrin veprime specifike për të mposhtur vetminë, duke e konsideruar si një përparësi.

Por, shtatë vende u identifikuan si vende që kanë politika në të cilat fokusi kryesor është në një çështje tjetër, por që adresojnë lidhjen sociale, izolimin social dhe vetminë në mënyrë dytësore.

Kështu, Shqipëria e ka vetminë si pjesë e një politike për plakjen, Çekia si pjesë e një politike më të gjerë sociale, Xhibuti si pjesë e një politike më të gjerë zhvillimi, Irlanda pjesë e një politike për shëndetin mendor, Malta (pjesë e një politike për shëndetin mendor dhe të plakjes, Norvegjia pjesë e një politike për shëndetin publik dhe Spanja pjesë e një politike për shëndetin mendor.

Ekspertët e OBSH-së u bënë thirrje qeverive që ta bëjnë vetminë një përparësi politike dhe për më shumë kërkime mbi strategjitë që mund të ndihmojnë në forcimin e lidhjeve sociale.

“Për një kohë shumë të gjatë, ne nuk e kemi njohur rëndësinë e shëndetit social. Kjo duhet të ndryshojë”, thonë ekspertët.

Disa vende tashmë po ndërmarrin hapa në këtë drejtim. Suedia, për shembull, nisi një plan prej 30 milionë eurosh këtë vit për të luftuar vetminë, për shembull duke u ofruar ndihmë të moshuarve që mund të jenë të izoluar, tha Jakob Forssmed, ministri suedez për çështjet sociale dhe shëndetin publik.

Në muajt në vijim, Suedia do të fillojë t’u japë të rinjve të moshës 16 deri në 18 vjeç “karta aktiviteti” me para që mund të shpenzohen për grupe të shoqërisë civile, sporte, aktivitete në natyrë dhe ngjarje kulturore, por vetëm për aktivitete që përfshijnë njerëz të tjerë, tha Forssmed.

OBSH shkruan se një mundësi për vendet dhe rajonet që mund të mos kenë kompetencën ose burimet për të zhvilluar politika që adresojnë lidhjen sociale, izolimin social ose vetminë, siç janë vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme ose zonat që kalojnë periudha të pasigurisë politike, është të adresojnë lidhjen sociale, izolimin social dhe vetminë në politika të tjera.

“Qeveritë duhet të vlerësojnë politikat që nuk drejtohen shprehimisht në lidhjen sociale për të përcaktuar nëse ato mund ta ndikojnë atë në mënyrë indirekte. Qasje të tilla kërkojnë bashkëpunim midis sektorëve, siç janë shëndetësia, shërbimet sociale, strehimi dhe transporti, gjatë hartimit të politikave”, shkruan OBSH.

Ndikimet në shëndet, cilësinë e jetës dhe ekonomitë

Lidhja sociale mund të mbrojë shëndetin gjatë gjithë jetëgjatësisë. Mund të zvogëlojë inflamacionin, të ulë rrezikun e problemeve serioze shëndetësore, të nxisë shëndetin mendor dhe të parandalojë vdekjen e hershme. Gjithashtu mund të forcojë strukturën sociale, duke kontribuar në bërjen e komuniteteve më të shëndetshme dhe më të sigurta.

Nga ana tjetër, vetmia dhe izolimi social rrisin rrezikun e goditjes në tru, sëmundjeve të zemrës, diabetit, rënies njohëse dhe vdekjes së parakohshme. Gjithashtu ndikon në shëndetin mendor, me njerëzit që janë të vetmuar dy herë më shumë gjasa të bien në depresion. Vetmia gjithashtu mund të çojë në ankth dhe mendime për vetëlëndim ose vetëvrasje.

Ndikimet shtrihen në të nxënë dhe punësim. Adoleshentët që ndiheshin të vetmuar kishin 22% më shumë gjasa të merrnin nota ose kualifikime më të ulëta. Të rriturit që janë të vetmuar mund ta kenë më të vështirë të gjejnë ose të mbajnë një punë dhe mund të fitojnë më pak me kalimin e kohës.

Në nivel komuniteti, vetmia minon kohezionin social dhe kushton miliarda në humbje të produktivitetit dhe kujdesit shëndetësor. Komunitetet me lidhje të forta sociale kanë tendencë të jenë më të sigurta, më të shëndetshme dhe më elastike, duke përfshirë edhe reagimin ndaj fatkeqësive.

The post OBSH: Shqipëria mes vendeve që nuk e ka prioritet epideminë e vetmisë appeared first on Gazeta Si.

Studimi i OBSH: Vajzat adoleshente janë më të vetmuarat në botë

30 June 2025 at 11:09

Nga Gazeta Si- Gratë dhe meshkujt kanë pothuajse të njëjtat gjasa të thonë se janë të vetmuar, megjithëse vajzat adoleshente raportojnë nivele më të larta vetmie sesa grupet e tjera.

Një në gjashtë persona në mbarë botën është i vetmuar dhe qindra mijëra vdesin çdo vit si pasojë e kësaj, sipas një analize të re nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Shqetësimet për një epidemi të vetmisë prej vitesh janë bërë më të mëdha dhe në raportin e fundit tregohet se të rinjtë janë më të prekur nga vetmia, me rreth 20.9 për qind të adoleshentëve dhe 17.4 për qind të të rriturve nën 30 vjeç që thonë se ndihen të vetmuar. Kjo krahasohet me 11.8 për qind të atyre të moshës 60 vjeç e lart.

Në përgjithësi, burrat dhe gratë kanë pothuajse të njëjtat shifra por vajzat adoleshente janë grupi më i vetmuar, me 24.3 për qind që thonë se janë të vetmuara.

“Ka shumë faktorë që po nxisin vetminë dhe izolimin”, thotë Dr. Vivek Murthy, bashkëkryetar i komisionit, gjatë një konference për shtyp.

Ai përmendi “shëndetin e dobët fizik dhe mendor, i cili për fat të keq mund t’i izolojë më tej individët”, si dhe “margjinalizimin social” dhe “përdorimin gjithnjë e më të dëmshëm ose të tepërt të mediave digjitale, veçanërisht midis të rinjve”, si probleme kryesore.

Jo të gjithë ata që kalojnë kohë vetëm janë të vetmuar. OBSH-ja thotë se dikush është i izoluar shoqërisht nëse nuk ka lidhje të mjaftueshme shoqërore, ndërsa e përcakton vetminë si “ndjenjën e dhimbshme” që lind kur njerëzit nuk kanë llojin e marrëdhënieve që dëshirojnë.

Si vetmia ashtu edhe izolimi social mund të kenë pasoja të rënda shëndetësore. Ato lidhen me rreth 871,000 vdekje në vit, duke rritur rrezikun e goditjes në tru, sëmundjeve të zemrës, diabetit, rënies njohëse dhe shëndetit të dobët mendor, zbuloi raporti.

Por të kesh lidhje të forta shoqërore mund të përmirësojë shëndetin e njerëzve dhe madje t’i ndihmojë ata të jetojnë më gjatë.

The post Studimi i OBSH: Vajzat adoleshente janë më të vetmuarat në botë appeared first on Gazeta Si.

Izraeli bllokon ndihmat humanitare, rëndohet situata në Gaza, mijëra njerëz vuajnë nga uria

By: V K
27 June 2025 at 14:28

Izraeli ka mbyllur pikën kufitare në veri të Rripit të Gazës, duke ndërprerë kalimin e ndihmave humanitare për qindra mijëra palestinezë, që përballen me uri ekstreme në mungesë të ushqimit.

Mbyllja vjen në një moment shumë të ndjeshëm, kur situata humanitare në territorin palestinez po përkeqësohet në mënyrë drastike.

Furnizimet humanitare, që më parë arrinin me shumë vështirësi, tani janë bllokuar plotësisht, duke shkaktuar një krizë të thellë mes shkatërrimeve dhe kufizimeve të vendosura nga Izraeli.

Kritikat ndërkombëtare ndaj Tel Avivit janë në rritje, ndërsa akuzat për pengimin e ndihmave me pretendimin se ato mund të përfundojnë në duart e Hamasit, po rëndojnë mbi popullsinë civile të pafajshme.

Kryeministri i Spanjës, ka dënuar ashpër situatën dhe e ka përshkruar si “gjenocid”, duke u bazuar në raportet e Bashkimit Evropian për shkelje të të drejtave të njeriut.

Ndërsa në tryezën e negociatave për armëpushim, raundi i tretë vazhdon pa ndonjë përparim të dukshëm.

Së fundmi, nga sulmet ajrore në jug të Rripit të Gazës kanë humbur jeten 11 persona.

Që nga nisja e këtij konflikti, numri i viktimave palestineze ka kaluar 56,000, shumica e tyre civilë, gra e fëmijë, duke bërë që shpresa për paqe dhe stabilitet të duket gjithnjë e më e largët.

The post Izraeli bllokon ndihmat humanitare, rëndohet situata në Gaza, mijëra njerëz vuajnë nga uria appeared first on Albeu.com.

Kërcënimet ndaj prokurores që i ‘merr’ fëmijët mafies në Itali

20 June 2025 at 18:17

Gazeta Si – Ditët e fundit, një foto e Giovanni Falcone u gjet midis faqeve të një dosjeje hetimore të mbajtur në një zyrë të Gjykatës së të Miturve në Palermo, me një kryq të madh dhe tre kryqe më të vegjël të vizatuar me stilolaps pranë tij. Kishte edhe një shkrim: “Caramanna”.

Dosja ka të bëjë me një nga shumë hetimet që kryeprokurorja e gjykatës, Claudia Caramanna, 57 vjeçe, nënë e tre fëmijëve (prandaj tre kryqet), ka filluar për të hequr përgjegjësinë prindërore nga krerët e bandave mafioze, për të ndarë fëmijët nga familjet e tyre dhe për t’u garantuar atyre një të ardhme të ndryshme dhe më të mirë.

Është një ide inovative dhe ambicioze, e ndikuar shumë nga krimi i organizuar, i cili në fakt vazhdon ta kërcënojë Caramannën në një mënyrë të hapur.

Në të kaluarën, kërcënimet kishin qenë edhe më të qarta se ajo e fundit. Në vitin 2022, Caramanna gjeti një letër anonime me kërcënime me vdekje në kutinë postare të shtëpisë së saj. Ishte e para që kishte marrë. Disa kohë më vonë, zyra e saj u gjet e plaçkitur.

Gushtin e kaluar, në njërën nga dosjet e saj u gjet një shënim me një mesazh të qartë: “Duhet të ndalosh së kujdesuri për fëmijët e të tjerëve”.

Pas çdo kërcënimi ose shantazhi, komiteti provincial për rendin dhe sigurinë urdhëroi mbikëqyrje të shtuar: për më shumë se dy vjet, Caramanna ka jetuar nën eskortë, e shoqëruar në çdo lëvizje nga katër oficerë policie dhe dy makina të blinduara.

“Nuk kam më jetë”, tha ajo në një nga intervistat e pakta që dha vitin e kaluar. Në vitin 2022, pak para se të mbërrinin kërcënimet e para, Caramanna kishte filluar të kërkonte që fëmijët e mafiozëve të largoheshin nga familjet e tyre dhe t’u besoheshin të afërmve të largët, të palidhur me krimin e organizuar, ose familjeve kujdestare dhe në disa raste komuniteteve për të mitur me programe rimëkëmbjeje të menaxhuara nga shoqata “Libera”.

Prokurori i parë që miratoi këtë protokoll ishte Roberto Di Bella në Kalabri, rreth dhjetë vjet më parë. Edhe ai është kërcënuar disa herë nga shefat e ‘Ndranghetës”, organizata mafioze famëkeqe me bazë në Kalabri. Sot ai punon në Gjykatën e të Miturve në Katania.

Në një intervistë me “La Repubblica Palermo”, Di Bella shpjegoi parimet e protokollit, të quajtur “I lirë për të zgjedhur”.

Çështja e të miturve, tha ai, është në rrënjë të fenomeneve të krimit të organizuar, sepse të gjithë shefat (mafiozët) vijnë nga familje jofunksionale ose lagje të degraduara, pa politika shkollore dhe parandaluese sociale.

Të rinjtë gjejnë përmbushjen e identitetit dhe shpengimin social te mafia, kështu që sipas Di Bella-s, “duhet të veprojmë herët, duke i hequr mafies aftësinë për të identifikuar dhe rritur trashëgimtarët e klasës sunduese kriminale”.

Në shumë raste, për më tepër, të miturit përdoren edhe për detyra më të thjeshta, siç është fshehja e drogës për t’u shitur dhe në këtë mënyrë ndihma ndaj prindërve të tyre.

Të rriturit i përdorin, ata sepse të miturit nën 14 vjeç nuk mund të ndiqen penalisht. Të lindur dhe të rritur në një kontekst mafioz, të miturit nuk kanë mjetet për të kuptuar pasojat e sjelljes së tyre.

Urdhrat e gjykatës, siç është heqja e përgjegjësisë prindërore, nuk janë gjithmonë të papritura dhe të njëanshme.

Në shumicën e rasteve, prokurorët takohen disa herë me gratë e mafiozëve, nënat e fëmijëve, për të kuptuar nëse ata ndajnë vlerat e partnerëve ose burrave të tyre në burg.

Ata u japin atyre mundësinë t’u ofrojnë një alternativë fëmijëve të tyre, duke ua bërë të qartë se përndryshe, ka shumë të ngjarë që ata do të ndiqnin shembullin e baballarëve të tyre.

Vetëm kur ka shumë rezistencë, vendoset që fëmijët të largohen nga prindërit e tyre në mënyrë të njëanshme.

“Gjyqtarët e të miturve kanë detyrimin të ndërhyjnë në prani të sjelljes së papërgjegjshme prindërore që i ekspozon të miturit ndaj rrezikut të burgosjes, vdekjes dhe në çdo rast ndaj një gjendjeje vuajtjeje”, tha Di Bella.

“Ekzistojnë parime dhe rregulla edukative të përcaktuara nga Kushtetuta dhe konventat ndërkombëtare për mbrojtjen e fëmijëve që duhet të respektohen”, – shton ai.

Gjatë viteve, kjo qasje ka tërhequr jo vetëm kërcënime, por edhe kritika si nga një pjesë e gjyqësorit, ashtu edhe nga bota akademike: Di Bella dhe më pas Caramanna u akuzuan për “vjedhje” të fëmijëve nga prindërit e tyre dhe për privimin e të miturve nga e drejta natyrore për dashuri familjare, në fund të fundit për abuzim me pushtetin e drejtësisë.

Megjithatë, kritikat nuk morën parasysh se vendimet për heqjen e përgjegjësisë prindërore nuk janë një sanksion kundër nënave dhe baballarëve, por një masë për të mbrojtur fëmijët. Është parimi ligjor i njohur si “interesi superior i të miturit”.

Në javët e fundit, Caramanna është takuar me disa partnere ose gra burrash të arrestuar si pjesë e një operacioni të madh nga Drejtoria Anti-Mafia e Distriktit të Palermos, e cila shkurtin e kaluar arrestoi 180 persona të akuzuar se ishin pjesë e krimit të organizuar në mënyra të ndryshme.

Gjatë viteve, ajo është përpjekur gjithashtu të bindë gratë e përfshira në trafikun e drogës në lagjet më të ndërlikuara të qytetit, si “Sperone” dhe “Zen”.

Në total, Zyra e Prokurorit të të Miturve në Palermo ka hapur 123 çështje për humbjen e përgjegjësisë prindërore.

Në fund të majit, protokolli “Të lirë për të zgjedhur” u miratua nga Asambleja Rajonale Siçiliane, pra këshilli rajonal i Siçilisë. Është ligji i parë rajonal që institucionalizon dhe mbështet këtë qasje.

Disa rezultate inkurajuese kanë mbërritur tashmë: me kalimin e viteve, disa gra janë bindur të largohen së bashku me fëmijët e tyre. Di Bella ka marrë mesazhe mirënjohjeje të shkruara nga disa mafiozë dhe një bos mafioz nga Katania ka zgjedhur të fillojë një rrugë bashkëpunimi me drejtësinë pas ndërhyrjes së gjykatës ndaj nipërve e mbesave të tij.

Përshtati: Gazeta “Si”

The post Kërcënimet ndaj prokurores që i ‘merr’ fëmijët mafies në Itali appeared first on Gazeta Si.

Xhiroja e pasdites / Rituali që po i mbijeton modernizimit

20 June 2025 at 13:47

Nga Gazeta “SI”– Në një kohë kur Tirana e vitit 2025 po formësohet si një metropol i kullave, teknologjisë dhe vetmisë urbane, periferia shqiptare duket se i reziston këtij transformimi. Qytezat, me ritmin e tyre më të ngadaltë, kanë ruajtur ritualet e jetës kolektive, mes tyre edhe një nga më domethënësit: xhiron e pasdites.

Ky fenomen, që në kryeqytet është zëvendësuar nga ecja nëpër qendra tregtare apo qëndrimi në apartamente inteligjente, në provincë mbetet një gjest i përditshëm, i ngarkuar me simbolikë, kujtesë dhe jetë. Nga të moshuarit që e shohin si fizioterapi natyrore, te të rinjtë që e shndërrojnë në hapësirë flirtimi, e deri te fëmijët që e rikthejnë në lojë, xhiroja pasditeve mbetet një nga ato pak rituale sociale që ende i reziston kohës – dhe teknologjisë.

Tirana e vitit 2025 është qytet i kullave, teknologjisë dhe një jete thuajse të ndërtuar në vetmi, duke ndjekur me përpikmëri metamorfozën e qyteteve të mëdha që tashmë konsiderohen metropole. Por në dallim nga qendra, qytezat e Shqipërisë duket sikur kanë ruajtur fort traditën e tyre, duke mos u influencuar pavarësisht se popullsia, thuajse gjithmonë në lëvizje, komunikon në mënyrë dinamike me kryeqytetin dhe qytetet e tjera të mëdha të vendit.

Bulveradi i Tiranës

Mes tendencave për reformim të hapësirave publike apo modernizimit të jetës individuale, shpesh nëpërmjet teknologjisë dhe më rrallë nëpërmjet nismave shoqërore, provincat ende ruajnë fort atë çka mbetet pjesë e traditës: xhirot e pasdites. Ky fenomen mbart brenda vetes jo vetëm një ritual të krijuar që në zanafillë të qyteteve, por edhe një lëvizje të mbushur me sentimente kolektive dhe individuale.

Mosha e tretë e konsideron xhiron e pasdites si një çlodhje për muskujt e brishtë, gati-gati si një gjimnastikë të domosdoshme. Mosha e mesme e sheh si një shëtitje dhe një vështrim mbi jetën sociale, ndërkohë që të rinjtë shpesh e kanë parë xhiron e pasdites edhe si një veprimtari që i ekspozon përballë njëri-tjetrit, duke e shndërruar këtë akt edhe në një pikë takimi dhe flirti mes djemve dhe vajzave. Përkundër konceptit të xhirove si një angazhim shoqëror përtej çlodhjes, ekziston një brez që e sheh fund e krye si një pistë vrapimi, apo si një kënd lojërash – fëmijët, të cilët i japin edhe gjallërinë e duhur xhiros me britmat e tyre të lojës.

“Ç’flitet aty, ç’ndihet e ç’fat është shkruar për të nesërmen, këto më së shumti i di vetëm rruga.”

Alda Shpata, mësuese dhe autore e disa librave në prozë, është nga Gramshi dhe jeton ende aty. Për GazetaSi.al, Alda thotë se xhiroja e pasdites është një traditë që ka lindur së bashku me qytetin.

“Gramshi, 65 vite qytet, me ndërtesat e para dhe më pas një model sovjetik pallatesh, kryesisht me 60 metra katror. Duke pyetur prindër dhe gjyshër të afërt, thuhet se xhiroja e pasdites lindi njëherësh me qytetin. Në vitet ’60-’70, Gramshi u banua, përveç vendasve, edhe nga të ardhurit: mësues, mjekë, oficerë dhe inxhinierë (të cilët punonin në uzinën e armëve në Çekin), një fshat afër qytetit. Këta individë vinin kryesisht nga Korça dhe Elbasani, por edhe nga plot qytete të tjera. Bashkë me veten sollën edhe traditat dhe sjelljet e vendeve nga erdhën, dhe gramshakët, si vend me kufizime dhe uri, i adaptuan këto norma që në thelb mund të quhen qytetare. Thuhet që zonjat e ardhura, ‘shoqet’ e dikurshme, me fustanet e prera bukur në rrobaqepësinë e qytetit, së pari i vishnin në xhiron e pasdites. Po prapë nga më të vjetrit thuhet se kryesisht martesat mplekseshin (gëlonin mbledhjet më së shumti) nga ngasjet që lindnin gjatë shëtitjes së mbrëmjes.”

Alda thekson se në Gramsh shumë gjëra kanë ndryshuar, nga qokat e deri tek lokalet e shumta dhe luksoze, përveç xhiros së mbrëmjes.

Gramsh

“Gramshi ka një rrugë kryesore. Dikur kishte dy-tre lokale, njerëzit organizonin vizita në shtëpitë e tyre; sot kjo ka ndryshuar, frekuentohen lokalet dhe për qoka (urime e ngushëllime). Gjithçka ka ndryshuar, veç xhiros së mbrëmjes. Pasi pihet kafeja e pasdites dhe fillon muzgu, dalin të gjithë në rrugë, grupe-grupe, familjarë, çifte të reja dhe fëmijë, duke e populluar rrugën. Në verë është normale, ora 19:00-19:30 i gjen të gjithë në rrugë, por ajo që më bën të mendohem për këtë ritual 60-vjeçar është dimri. Janë disa familje, grupe shokësh dhe miqësish të vjetra që edhe i ftohti nuk i mban brenda në atë orë të ndritshme të xhiros, e cila devijon dy orë, në 16:00-17:00. ‘Ç’flitet aty, ç’ndihet e ç’fat është shkruar për të nesërmen, këto më së shumti i di vetëm rruga.’”

Fushë -Arrëzi me xhiro pasditeje, por pa shëtitore

Por jo vetëm Gramshi ka ruajtur këtë traditë. Edhe Fushë-Arrëzi, një qytezë e vogël në veri të Shqipërisë, e konsideron porçës aktiv dhe angazhues xhiron e pasdites, duke qenë ndër të paktat rituale të ruajtura aty.

Bona Lluka, poete, e lindur në Fushë- Arrëz dhe e zhvendosur në Shkodër pas moshës 23-vjeçare, për GazetaSi.al tregon se Fushë -Arrëzi, duke qenë një qytet pa shëtitore, ka adoptuar dy rrugët kryesore të qytezës si vend për xhirot e pasdites, të cilat sipas saj ishin një nga veprimtaritë më të shumëpritura të ditës.

“Nga mënyra se si ishte ndërtuar, Fushë- Arrëzi nuk kishte një shëtitore siç kishin shumë qytete asokohe, por ne e dinim për çfarë bëhej fjalë kur flitej për xhirot në rrugën e sipërme dhe në pazarin e poshtëm. Ishin dy rrugët që formonin një kënd prej rreth 60 gradësh që takoheshin te agjencia e vjetër, duke përfshirë mes tyre pothuajse gjithë qytetin. Paradite shëtisnin të moshuarit dhe ndonjë nënë me fëmijë të vegjël që merrnin ajrin e mëngjesit, ndërsa pasdite rrugët mbusheshin me të rinj dhe familjarë.”

Ajo shton se mungesa në xhiron e pasdites konsiderohej lajm për qytetin, pasi secilit i binte në sy dhe krijonte hamendësime e aludime të ndryshme për personin që mungonte.

“Xhiroja e pasdites ishte rituali i përditshëm që, nëse ndonjë ditë mungonte ndonjë person, sigurisht do binte në sy dhe nuk kalohej pa pyetur për të. Shkohej deri aty sa thashethemet për mungesën kalonin vesh më vesh. Vetëm prania e tij ditën tjetër i shuante zërat. Në një qytet të vogël, edhe mungesa në xhiron e pasdites përbënte lajm,” thotë Bona duke qeshur.

Sipas saj, edhe pse në një qytet të vogël, rrallë ndodhte që banorët e “rrugës së sipërme” të zbrisnin në pazar apo anasjelltas, përjashtuar djemtë (vajzat më pak, për shkak të kontrollit familjar që nuk i lejonte të ishin aq të lira), të cilët e bënin ndonjë xhiro aty ku ndonjë vajzë i kishte vjedhur zemrën.

Fushë- Arrëz

Në fund, Bona thotë se Fushë Arrëzi, duke qenë qytet punëtorësh me popullsi heterogjene, të ardhur nga të gjitha krahinat e Shqipërisë, solli edhe një lloj emancipimi që reflektohej tek dalja e vajzave në kafene apo në salla mbledhjesh, diçka e rrallë për qyteza të tjera.

“Fushë Arrëzi, i populluar nga shumë të ardhur për shkak të fabrikave, sharrave dhe minierave, si dhe specialistë të arsimit e kulturës, solli larmishmëri dhe emancipim në veshje dhe në daljet, pavarësisht se është një zonë e vogël dhe shumë larg qyteteve të mëdha,” përfundon ajo.

Bona, edhe pse prej vitesh nuk jeton në Fushë- Arrëz, thotë me vendosmëri se sa herë kthehet aty, i bashkohet me dëshirë dhe nostalgji xhiros së pasdites.

Në një Shqipëri gjithnjë në lëvizje, ky zakon i thjeshtë bëhet një pasqyrë e thellë e mënyrës se si bashkëjetojnë e kaluara dhe e tashmja. Përkundër zhvillimeve dhe ndryshimeve të viteve, dhe zakoneve që shpesh nuk ia dalin të mbijetojnë, xhiroja e pasdites mbetet ende një “institucion” – jo vetëm i kujtesës për një kohë kur ishte i vetmi argëtim, por edhe një angazhim shoqëror i domosdoshëm për të zbuluar të rejat dhe për të kujtuar me nostalgji të shkuarën, ajo që në provinca duket se mbetet ende e gjallë.

The post Xhiroja e pasdites / Rituali që po i mbijeton modernizimit appeared first on Gazeta Si.

Evakuohen 5 shqiptarë nga Izraeli! Ministria e Jashtme: Do kthehen në Shqipëri

17 June 2025 at 14:18

Nga Gazeta ‘Si’- Pesë qytetarë shqiptarë, që ndodheshin në Izrael për arsye turistike dhe profesionale, janë larguar sot nga Izraeli në mënyrë të sigurt përmes Egjiptit.

Ata ndodhen tashmë në Egjipt, në gjendje të mirë shëndetësore, dhe pritet të kthehen së shpejti në Shqipëri.

Ministri i jashtëm, Igli Hasani shkruan se largimi dhe kthimi i tyre u mundësua nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, nëpërmjet ambasadave në Tel Aviv dhe Kajro.

“Falënderojmë autoritetet izraelite, Ambasadën Greke dhe Ambasadën Bullgare në Tel Aviv, autoritetet egjiptiane, si dhe Konsullin e Përgjithshëm të Shqipërisë në Liban për mbështetjen dhe bashkëpunimin e dhënë.”, shkruan Hasani.

Pesë shqiptarët mbetën të bllokuar në Izrael pas nisjes së sulmeve të raketave me Iranin.

The post Evakuohen 5 shqiptarë nga Izraeli! Ministria e Jashtme: Do kthehen në Shqipëri appeared first on Gazeta Si.

‘Në pleqëri nuk të ndihmon askush!’- Kujdestaret e të moshuarve në Tiranë përballë kostove dhe plakjes

14 June 2025 at 12:24

Nga Gazeta Si- Sulltana 60-vjeç nga Shkoza e nis ditën në mëngjes për ta mbyllur mëngjesin e ardhshëm.

Ajo është një nga shumë gratë shqiptare që, edhe pse në prag pensioni, ka gjetur një punë që është gjithnjë e më e kërkuar, kujdestare për të moshuar, ose siç njihet ndryshe, “badante”.

“Prej dy vitesh kujdesem për dy gra të moshuara. Paradite punoj katër orë në shtëpinë e një 70-vjeçareje që jeton e vetme. Pastroj, bëj pazaret dhe gatuaj sipas dëshirës së saj. Më pas kthehem në shtëpinë time, e më vonë, në orën 21:00, shkoj të fle tek një 89-vjeçare e paralizuar, që ka nevojë për ndihmë gjatë gjithë natës”, thotë gruaja për Gazetasi.al.

Kjo është rutina e Sulltanës, e cila, edhe pse vetë është afër pensionit, punon dyfish për të mbështetur jo vetëm veten por edhe familjen.

Bashkëshorti i saj është pensionist, por të ardhurat i shpenzon vetëm për nevojat e tij personale.

“Kam dy vajza të martuara, jam bërë gjyshe, por nuk mund të ndihmoj me mbesat. Më duhet të punoj që të siguroj të ardhmen time. Nga kjo punë kam kuptuar se, në pleqëri, pa të ardhura nuk të ndihmon askush”, rrëfen ajo.

Të moshuarit, të vetmuar dhe me fëmijë larg

Fenomeni i të moshuarve që jetojnë të vetmuar në Tiranë është në rritje. Fëmijët janë larguar jashtë vendit, Kanada, Amerikë apo Europë dhe mungesa fizike e tyre e bën të pamundur kujdesin ditor ndaj prindit.

“Njëra nga gratë për të cilat kujdesem ka vajzat në Kanada. Njëra vjen çdo 3-4 muaj, por pjesën tjetër të kohës jam unë që e ndihmoj. Ndërsa tjetra, 89 vjeçe, është e paralizuar. Gjatë natës e ndihmoj për të ndryshuar pozicionin, për higjienën, terapitë mjekësore. Është punë e lodhshme dhe e rëndë emocionalisht”, thotë Sulltana.

Pagesat për kujdesin gjatë natës në shtëpinë e të moshuarit variojnë nga 700 deri në 800 euro në muaj. Ndërsa një turn paradite, katër orë në ditë, paguhet deri në 400 euro në muaj.

Sulltana i kombinon të dyja dhe arrin të fitojë rreth 1.1 milionë lekë në muaj, një shumë që e barazon me një punëtore të kualifikuar, por e fituar përmes orëve të zgjatura dhe mungesës së pushimit.

“Kam shumë kërkesa për punë, por nuk pranoj më shumë se këto dy. Më duhet kohë edhe për shtëpinë time. Burrat në familje e kanë më të lehtë, kafe, pak shpenzime. Ne gratë kemi mbi supe gjithçka”, thotë ajo.

Pension i ulët dhe frika për pleqërinë

Megjithëse është një profesion me pagesë të mirë për momentin, shumica e grave si Sulltana nuk e shohin këtë si zgjidhje afatgjatë.

E ardhmja i tremb.

“Kam vite pune në fshat dhe do të dal në pension me një shumë minimale. Po kur të më duhet edhe mua një kujdestare, kush do të paguajë për mua? Shërbimet shëndetësore do jenë të papërballueshme”, thotë gruaja.

Shërbimi i ‘badantes’ është kthyer në një formë të re ekonomie informale, ku gratë mbi 55 vjeç janë më të kërkuarat.

Ato shihen si më të qëndrueshme, të besueshme dhe me përvojë për të përballuar ngarkesën fizike dhe emocionale të kësaj pune.

Por në të njëjtën kohë, këto gra janë edhe më të pambrojturat: pa kontrata, pa sigurime, pa mbështetje institucionale.

 Dhe mbi të gjitha, pa garanci se dikush do të kujdeset për to nesër.

The post ‘Në pleqëri nuk të ndihmon askush!’- Kujdestaret e të moshuarve në Tiranë përballë kostove dhe plakjes appeared first on Gazeta Si.

Emigrantët shqiptarë harrojnë gomonet, futen në Britani me jaht

14 June 2025 at 12:23

Nga Gazeta Si – Një jaht luksoz i quajtur Tacoma lundroi nga një marinë elegante franceze në prill, gjoja për një shëtitje përgjatë bregdetit të Bretanjës.

Anija elegante blu dhe e bardhë me vlerë 70,000 £ ishte marrë me qira nga një burrë me pasaportë austriake nga një kompani me reputacion të lartë qiraje anijesh që operonte në një zyrë në skelë në Brest.

 “Kredencialet e qiramarrësit u kontrolluan nga ne,” tha Valery Roue, bashkëpronar i kompanisë së qirasë Eridan, për Mail këtë javë.

“Pasaporta e tij, detajet e identitetit, certifikata e tij detare. Gjithçka dukej në rregull. Ky austriak e mori me qira jahtin për pushime dyjavore me vela lokale me miqtë. Ose kjo është ajo që na tha ai.”

Ajo që ndodhi në të vërtetë më pas në Tacoma me gjashtë shtretër është një histori tronditëse që ekspozon se si jahtet e kënaqësisë të marra me qira në Francë po vidhen nga bandat kriminale për të sjellë emigrantë të paligjshëm këtu.

Sot, “austriaku” që mori me qira anijen është zhdukur. Ai është duke u ndjekur nga policia britanike dhe franceze në të gjithë Evropën dhe Ballkanin, sepse një nga dokumentet që ai përdori për qiranë e jahtit tregon se ai është me origjinë nga Maqedonia e Veriut.

Larg nga lundrimi përgjatë bregdetit të Bretanjës, jahti u vu re shpejt nga Monsieur Roue, duke përdorur një pajisje gjurmimi anijesh, duke lënë ujërat franceze të drejtoheshin për në Cornwall.

Ai njoftoi Forcën Kufitare të Mbretërisë së Bashkuar, e cila u hodh mbi jahtin ndërsa ai arriti në grykëderdhjen e lumit Helford, pranë Falmouth, të dielën, më 13 prill.

Brenda kabinës ishin të fshehur 17 emigrantë shqiptarë, përfshirë një grua, që shpresonin të futeshin ilegalisht në Britani. Mendohet se ata janë kapur nga Tacoma nga një vendndodhje sekrete përgjatë bregdetit të Bretanjës menjëherë pasi jahti u nis nga Bresti me tre burra, përfshirë një kapiten, në bord.

Roue shpjegoi: “U bëra dyshues pasi jahti im u largua nga Bresti. E pashë rrugën e tij dhe e gjeta duke lundruar përtej Kanalit. Forca Kufitare e ndaloi atë në Newquay, por “austriaku” nuk ishte atje.”

Këtë javë, e gjetëm anijen Tacoma përsëri në Brest, disa qindra jardë larg zyrës së Roue. Pas 52 ditësh të sekuestruar në Cornwall nga Forca Kufitare, ajo u kthye në Francë nga një ekuipazh i kompanisë së charter-ave disa ditë më parë.

Incidenti i ka bërë autoritetet britanike dhe franceze të imigracionit të japin alarmin se jahtet franceze të charter-ave janë në shënjestër për të sjellë migrantë në Mbretërinë e Bashkuar.

Një ‘alarm i lartë’ është dërguar nga autoriteti doganor francez për të gjitha kompanitë e anijeve të charter-ave përgjatë bregdetit të Bretanjës, duke i paralajmëruar ato të jenë vigjilente ndaj bandave të kontrabandës së migrantëve që mund të përpiqen të marrin me qira ose thjesht të vjedhin jahtet e tyre.

Ndërkohë, Forca Kufitare Britanike po përdor mbikëqyrje shtesë për të kontrolluar anijet e argëtimit që mbërrijnë në portet e Mbretërisë së Bashkuar, marinat private dhe portat e largëta nga Franca, Belgjika dhe Holanda.

Forca është përgjegjëse për sigurimin e 11,000 miljeve të vijës bregdetare britanike. ‘Ne patrullojmë 24/7, duke kryer operacione proaktive, si dhe reaktive,’ tha Charlie Eastaugh, drejtori i saj detar, për BBC pas incidentit të Tacomës.

Por ai shtoi se ka qindra porte dhe marina në Mbretërinë e Bashkuar, dhe nuk do të ishte një pritje e arsyeshme të kishim një ‘prani fikse’ në të gjitha ato.

Një ekspozim i kohëve të fundit i BBC-së në lidhje me një ish-ushtar dhe jahtmen britanik të njohur me pseudonimin Nick, i cili kontrabandoi qindra pasagjerë klandestinë – shumë prej tyre shqiptarë dhe vietnamezë – në marina private në qytete bregdetare në të gjithë Anglinë juglindore, kishte identifikuar gjithashtu ‘dobësi’ në sistem, tha zoti Eastaugh.

Një deklaratë e Ministrisë së Brendshme në lidhje me emigrantët e Tacomës shpjegoi: ‘Ky rast tregon se ndërsa kalimet e vogla të Kanalit mbeten nën shqyrtim të ngushtë, bandat e kontrabandës së njerëzve po i përshtatin metodat e tyre, duke përdorur mjete argëtimi për të provuar të shmangin zbulimin.’

The Mail ka zbuluar se kjo anije nuk është i vetmi jaht i Brittany-t i përdorur për udhëtimet e emigrantëve këtë pranverë. Më 8 maj, sipas autoriteteve, një anije e dytë e marrë me qira në një marinë 14 milje nga porti piktoresk francez i La Trinite-sur-Mer u gjet e braktisur pranë Falmouth, Cornwall.

Jahti ishte ‘shumë i ngjashëm në dizajn dhe madhësi me Tacomën’ dhe dyshohet se emigrantët e paligjshëm në bord thjesht u hodhën nga aty me të mbërritur dhe u zhdukën në Mbretërinë e Bashkuar.

Burimet tona franceze na thanë se ata në këtë anije të dytë ka të ngjarë të kenë qenë gjithashtu nga Shqipëria, një vend qytetarët e të cilit tani përballen me dëbim nga Mbretëria e Bashkuar nëse mbërrijnë me anije të vogla kontrabandistësh përtej Kanalit.

“Ata janë të përgatitur të paguajnë për një udhëtim me jaht sepse nuk duan të kapen në sistemin e gjatë britanik të azilit ose të deportohen. Shumica paguajnë çmime të larta për të hyrë fshehurazi në Britani nga deti për të punuar në tregun e zi ose për të mbijetuar nga krimi”, shtuan ata.

Pasagjerët shqiptarë në Tacoma janë intervistuar nga policia e Agjencisë Kombëtare të Krimit – FBI-ja e Britanisë – nga autoritetet e imigracionit dhe oficerët e Forcave Kufitare.

Ata ka të ngjarë të përballen me dëbim. Ndërkohë, një hetim është duke u zhvilluar për ekuipazhin që drejtoi anijen për në Britani.

Dy prej tyre janë burra shqiptarë në të 30-at e tyre, të cilët janë emëruar publikisht dhe kanë pranuar fajësinë në prill në gjykatën e magjistratëve të Bodmin për shkelje të urdhrave të mëparshëm të dëbimit të Mbretërisë së Bashkuar. Ata do të dënohen në të ardhmen e afërt.

Sa i përket mendjes së zhdukur ‘austriake’ të operacionit Tacoma (i cili pritej të përfitonte 250,000 paund nga migrantët në bord), ai mund të mos gjendet kurrë.

Pasaporta dhe certifikata detare që ai ia dorëzoi kompanisë së anijeve me qira të z. Roue mund të jenë falsifikuar ose vjedhur.

‘Ato dukeshin origjinale, por ne thjesht nuk e dimë,’ tha z. Roue. ‘Edhe pse unë isha personi që lajmëroi Forcën tuaj Kufitare Britanike, ajo na ka ngarkuar për çdo ditë që Tacoma u sekuestrua në Cornwall gjatë një hetimi policor.

‘Kur e lundruam jahtin për t’u kthyer, ai ishte në gjendje të mirë duke pasur parasysh se sa migrantë shqiptarë u gjetën nën kuvertë në një udhëtim detar që zgjat të paktën 20 orë.’

Kompania e tij ka operuar me anije me qira për gati 40 vjet. ‘Kjo është hera e parë që na është marrë një jaht nga gangsterë.

‘Tani shqetësohemi se nuk do të jetë e fundit sepse kaq shumë migrantë duan të arrijnë në Britani.’/Daily Mail

The post Emigrantët shqiptarë harrojnë gomonet, futen në Britani me jaht appeared first on Gazeta Si.

Shqipëria po tkurret dhe plaket/ Popullsia bie në 2.36 mln banorë, mosha mediane 44-vjeç

13 June 2025 at 10:35

Nga Gazeta ‘SI’ – Në një vit, 40 mijë njerëz janë larguar nga Shqipëria, duke e çuar numrin zyrtar të popullsisë në 2.36 mln banorë nga 2.4 mln që raportonte Censi.

INSTAT tregon se brenda një viti mosha mediane e popullsisë shqiptare është rritur nga 43.5 vjeç në 44.3. Tregues tjetër i plakjes së popullsisë ëshjtë edhe rritja e shpejtë e raportit të varësisë së të moshuarve, nga 31 në 33% brenda 12 muajve. Ky raport shpreh numrin e personave të moshuar, jashtë pune, me numrin e personave që janë në moshë për të punuar.

Përllogaritjet e popullsisë më 1 Janar 2025 tregojnë se vetëm qarku i Tiranës shënoi rritje të popullsisë, krahasuar me një vit më parë me 0.2 %. Uljet më të mëdha të popullsisë u shënuan në qarqet: Shkodër (-2.5 %) dhe Kukës (-2.3 %).

The post Shqipëria po tkurret dhe plaket/ Popullsia bie në 2.36 mln banorë, mosha mediane 44-vjeç appeared first on Gazeta Si.

❌
❌