Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 14 July 2025Main stream

Krybashkiaku i Hasit: Nuk kam në plan të shkarkoj asnjë punonjës

By: lindita
14 July 2025 at 15:25

Kryetari i Bashkisë Has, Miftar Dauti, është shprehur se nuk e ka në plan të shkarkojë asnjë punonjës, vetëm nëse shkelin ligjin. Ai pohoi se vetëm një javë më parë punonjësit e bashkisë Has bënë një punë kolosale duke shuar plotësisht vatrën e zjarrit në afërsi të malit të Pashtrikut. Ndërkohë Bashkia Kukës ka shkarkuar të gjithë administratorët dhe dy nënkryetarët e saj për performancë të…

Source

I nxehtë përvëlues deri në fund të korrikut

By: lindita
14 July 2025 at 15:19

Muaji korrik do të vijojë me temperatura përvëluese deri në fund, paralajmëron sinoptikania Lajda Porja. Sipas saj, Shqipëria do të përfshihet nga një valë e re e të nxehtit për shkak të depërtimit të masave ajrore të ngrohta nga Afrika drejt Ballkanit. Temperaturat pritet të arrijnë deri në 41 gradë Celsius në disa zona të vendit, ndërsa edhe temperaturat minimale do të jenë më të larta se…

Source

Hapen regjistrimet në Arsimin Profesional, Rama thirrje të rinjve: Bëni zgjedhjen e duhur

By: lindita
14 July 2025 at 15:09

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se janë hapur regjistrimet për Arsim Profesional. “Regjistrimet në Arsimin Profesional janë hapur. Bëj zgjedhjen e duhur. Regjistrohu përmes e-Albania në shërbimin “Regjistrim në klasë të dhjetë”, shkruan Rama në Facebook.

Source

Jetonte me gjyshërit, konflikti me babain, shkak i tentativës së 17-vjeçares për t’i dhënë fund jetës

By: lindita
14 July 2025 at 14:47

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, ku një 17-vjeçare ka tentuar t’i japë fund jetës duke qëlluar veten me plumb. Shkak për ngjarjen mësohet se janë mosmarrëveshjet me babain e saj. Sipas burimeve, e mitura jetonte me gjyshërit pasi prindërit e saj ishin divorcuar. Babai i saj raportohet se kishte krijuar një familje të re dhe ka kërkuar ta marrë adoleshenten në fshat, e cila ka refuzuar…

Source

Vrapimi intensiv mund të ngadalësojë plakjen në nivel qelizor

By: lindita
14 July 2025 at 13:43

Një studim i fundit ka zbuluar se vrapimi me intensitet të lartë për 30-40 minuta, pesë herë në javë, mund të ndihmojë në ngadalësimin e procesit të plakjes. Shkencëtarët kanë vërejtur se personat që ndjekin këtë rutinë kanë telomere dukshëm më të gjata, kapuçët mbrojtës të ADN-së që lidhen drejtpërdrejt me procesin e plakjes. Në fakt, treguesit biologjikë të këtyre individëve rezultuan gati…

Source

Ishte te shtëpia e gjyshërve, 17-vjeçarja qëllon veten me plumb në kokë

By: lindita
14 July 2025 at 13:36

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Vlorë, ku një 17-vjeçare ka tentuar të vrasë veten me armë zjarri. Ajo është transportuar nga familjarë me urgjencë në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë, pasi ka një plumb në kokë, afër syrit dhe sipas mjekëve të spitalin ajo është e intubuar por në gjendje shumë të rëndë. Ndërkohë janë duke u marrë në pyetje familjarët…

Source

Ministria e Mbrojtjes: Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 22 vatra zjarri, 5 ende aktive

By: lindita
14 July 2025 at 12:12

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 22 vatra zjarri, nga të cilat 5 janë ende aktive dhe 1 është nën monitorim. Këto vatra janë evidentuar në bashkitë: Dibër, Bulqizë, Rrogozhinë, Kavajë, Vlorë, Himarë, Selenicë, Librazhd, Malësi e Madhe, Mallakastër dhe Mirditë. Aktualisht mbeten aktive këto vatra: Qarku Dibër – Në vendin e quajtur “Liqeni i Luleve”, pjesë e Parkut Kombëtar Lurë…

Source

Kroçera me 676 turistë nga SHBA-ja dhe Australia ankorohet në portin e Durrësit

By: lindita
14 July 2025 at 12:01

Anija kroçierë “Nautica” është ankoruar fundjavën që lamë pas në portin e Durrësit. Në bord janë 676 turistë nga SHBA, Australia dhe vende të tjera të botës. Turistët kanë e eksploruar sitet historike të qytetit bregdetar dhe bukuritë e zonave përreth. “676 turistë nga SHBA, Australia dhe vende të tjera të botës, janë ndalur këtë fundjavë në Portin e Durrësit me anijen kroçierë “Nautica”…

Source

Ministrja e Arsimit: Mbi 16 mijë prindër të informuar përmes sistemit SMIP për prirjet e fëmijëve të tyre

By: lindita
14 July 2025 at 11:46

Një vit pas vendosjes së rolit të ri të mësuesit koordinator të orientimit të karrierës në shkollat e arsimit parauniversitar, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, zhvilloi një takim me mësuesit koordinatorë, ku u ndanë përvoja, u vlerësuan arritjet dhe u diskutuan hapat e mëtejshëm për fuqizimin e këtij funksioni kyç. Në fjalën e saj, ministrja Manastirliu theksoi rëndësinë e…

Source

Elisa Spiropali: Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë kontribut për forcimin e shtetit të së drejtës

By: lindita
14 July 2025 at 11:23

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, mori pjesë sot në prezantimin e udhërrëfyesit për jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese. Në nisje të fjalës së saj, Spiropali tha se Shqipëria ndodhet sot në një moment të rëndësishëm historik në rrugëtimin drejt forcimit të institucioneve demokratike, anëtarësimin në familjen europiane dhe rritjen e prestigjit ndërkombëtar.

Source

Kryetarja e GJK: Vendimet e Gjykatës Kushtetuese s’janë këshilluese dhe as opsionale, duhen zbatuar!

By: lindita
14 July 2025 at 11:12

Kryetarja e GJK-së, Holta Zaçaj ka marrë pjesë në ceremoninë e prezantimit të Udhërrëfyesit për Jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese. Gjatë fjalës së saj, Zaçaj foli për vendimet e Gjykatës Kushtetuese teksa u shpreh se nuk janë këshilluese dhe as opsionale për t’u zbatuar, por të detyrueshme. Kryetarja e Kushtetueses theksoi se ekzekutimi i tyre është një detyrim kushtetues për të gjitha…

Source

Macron jep alarmin: Europa, përballë kërcënimit më të madh që nga Lufta e Dytë Botërore!

By: lindita
14 July 2025 at 11:03

Presidenti francez Emmanuel Macron bëri publike planet e tij për një rritje të ndjeshme të shpenzimeve të mbrojtjes, teksa paralajmëroi se liria e Europës po përballet me një “kërcënim më të madh” se në kurrë më parë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore. Në një fjalim para forcave të armatosura në Paris, shefi i Elizesë u shpreh se “po jetojmë në një moment kyc” për shkak të gjeopolitikës…

Source

GJKKO liron nga qelia ish-shefin e Rrugores, Roven Zeka

By: lindita
14 July 2025 at 10:56

Ish-shefi i Rrugores, Roven Zeka, është liruar nga qelia me vendim të Gjykatës së Posaçme. Zeka do të qëndrojë në arrest shtëpie. Masa e sigurisë u ndryshua për shkak të gjendjes shëndetësore të ish-shefit të Rrugores së Tiranës dhe pas mbërritjes së përgjigjes nga ekspertiza mjekësore. Roven Zeka kërkoi lirimin nga qelia për shkak se ka dëmtuar legenin gjatë rrëzimit në paraburgim.

Source

Sot pritet të mbyllet aksioni i shembjes së ndërtimeve pa leje në Theth. Kanë mbetur vetëm dy objekte

By: lindita
14 July 2025 at 10:43

Sot pritet të përmbyllet aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth. Kanë mbetur vetëm dy objekte të fundit, të cilave u është lënë afat deri në orën 18:00 që të çmontohen vullnetarisht nga vetë pronarët. Ky aksion, i cili ka zgjatur një javë, ka çuar në shembjen e rreth 70 ndërtimeve të paligjshme në zonën e mbrojtur të Thethit. Pas përfundimit të ndërhyrjeve të sotme…

Source

Dogji 10 ha bimë si dhe rrezikoi banorët, arrestohet 41-vjeçari në Rrogozhinë

By: lindita
14 July 2025 at 10:09

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit se në lagjen e Shimve, bashkia Rrogozhinë, kishte rënë zjarr dhe ishte përhapur në një sipërfaqe të madhe, menjëherë kanë shkuar në zonën ku kishte rënë zjarri dhe vijuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit. Ndërkohë, shërbimet zjarrfikëse, me ndihmën e shërbimeve të Policisë, pas disa orësh, bënë të mundur fikjen e zjarrit.

Source

Kthesa pro-ukrainase e Trump, pas Patriotëve, ai jep edhe armë “sulmuese”

By: lindita
14 July 2025 at 10:06

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pritet të njoftojë një plan të ri për të furnizuar Ukrainën me armë “ofensive” më vonë sot, duke ndryshuar në mënyrë dramatike qëndrimin e tij ndaj luftës me Rusinë, raportoi të dielën faqja e internetit e lajmeve Axios, duke cituar dy burime të njohura me çështjen. Shtëpia e Bardhë nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment nga Reuters. Ndërkohë…

Source

Kroçera “Silver Whisper” ankorohet në portin e Vlorës, 383 pasagjerë nga SHBA-ja, Kanadaja e Australia

By: lindita
14 July 2025 at 09:42

Në portin e Vlorës mëngjesin e sotëm është ankoruar anija kroçere “Silver Whisper”. Në bord ndodhen 383 pasagjerë me kombësi të ndryshme përfshirë këtu: SHBA, Britania e Madhe, Australi, Kanada etj. Anija kroçere është nisur nga porti i Barit, Itali dhe do të qëndrojë në portin e Vlorës deri në orën 23:00. Destinacioni i radhës i saj do të jetë porti i Galipolit, Itali.

Source

Siguria ushqimore, Rama: Ka filluar konfiskimi i bulmetit. Duhet të përmbushim kriteret e BE-së

By: lindita
14 July 2025 at 09:30

“Jemi duke punuar për një sistem të ri të furnizimit të naftës. Është një mundësi për të kaluar edhe te furnizimi i naftës me një komponent të ri të shtetit si protagonist në realizimin e kontratave, që do sjellë kontroll mbi çmimin dhe gjithë sistemin e qarkullimit të naftës. Tjetra, po punojmë për çështjen e barnave mjekësore, për furnizimin e gjithë sistemit, publik dhe privat me shtetin si…

Source

Bylykbashi dhe Qose apel nga Krasta: Ta mbrojmë dhe ta trashëgojmë gjelbërimin për brezat që vijnë

By: lindita
14 July 2025 at 09:18

Deputetja e zgjedhur në 11 maj, Aulona Bylykbashi, dhe deputeti Adi Qose kanë zhvilluar një ndalesë simbolike në Kodrën e Krastës, një nga hapësirat më të rëndësishme të gjelbërta të qytetit të Elbasanit. Vizita erdhi në kuadër të turit të takimeve pas fitores, me synimin për të dhënë një mesazh të qartë mbi mbrojtjen e mjedisit dhe rritjen e ndërgjegjësimit qytetar. “Kodra e Krastës me kurorën e…

Source

Festa e Miqësisë sjell atmosferë festive në Elbasan (Foto)

By: lindita
14 July 2025 at 09:16

Nga data 11 deri më 13 korrik, Sheshi “Gensher” në Elbasan ka qenë epiqendra e “Festës së Miqësisë”, një ngjarje tashmë tradicionale që këtë vit feston 10-vjetorin e saj. Në bashkëpunim me Birra Elbar, kjo festë ka sjellë për qytetarët dhe vizitorët tre netë me muzikë live, performanca artistësh të njohur dhe një atmosferë të ngrohtë e mikpritëse. Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja…

Source

❌
❌