Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Kim Kardashian bëhet virale për ecjen në pasarelë në Paris, duket sikur e dehur

10 July 2025 at 23:53

Kim Kardashian është vënë sërish në qendër të vëmendjes, por këtë herë jo për ndonjë veshje ikonike apo sukses të ri në biznes, por për ecjen e saj në pasarelën e Balenciaga-s gjatë Javës së Modës në Paris.

44-vjeçarja u shfaq me një fustan elegant krem, të kombinuar me një pallto të lehtë dhe bizhuteri glamuroze, teksa parakalonte për shfaqjen e fundit të shtëpisë së famshme të modës nën drejtimin e dizajnerit prestigjioz Demna Gvasalia.

Flokët i kishte të stiluar në onde, ndërsa grimi i theksuar me nuanca të errëta theksonte ‘look’-un dramatik.

Foto: The Sun

Por pavarësisht paraqitjes vizuale, reagimet e ndjekësve në rrjete sociale ishin të përziera, madje shumë prej tyre e quajtën ecjen e Kim në pasarelë si “të çuditshme”, “të pavend”, madje disa e krahasuan me “një fëmijë të lodhur” apo dikë që ecën “i dehur”.

“Nuk ka dyshim që Kim është shumë e bukur, por nuk është një modele pasarele. Vetëm sepse mundesh… e dini pjesën tjetër”.

Foto: The Sun

Një koment tjetër ironik shkruante: “Ajo s’është aspak modele. Përpjekje, ama”.

Megjithëse Kim është një ikonë e stilit dhe një figurë me influencë të jashtëzakonshme në modë dhe biznes, kjo dalje e saj në pasarelë duket se nuk i ka bindur plotësisht fansat. /Telegrafi/

Foto: The Sun

The post Kim Kardashian bëhet virale për ecjen në pasarelë në Paris, duket sikur e dehur appeared first on Telegrafi.

Bardhi dhe Ronela Hajati lansojnë këngën e re “Mos nënshkruaj”

10 July 2025 at 22:49

Të enjten në mbrëmje, artistët e njohur shqiptarë Bardhi dhe Ronela Hajati kanë publikuar bashkëpunimin e tyre më të ri, një këngë dinamike dhe plot ritëm të titulluar “Mos nënshkruaj”.

Ky projekt shënon një tjetër bashkim të fuqishëm në skenën muzikore shqiptare, duke sjellë një kombinim të veçantë të zërit melankolik të Bardhit me energjinë karakteristike të Ronelës.

Teksti i këngës është shkruar nga vetë artistët, të cilët edhe këtë herë dëshmojnë se dinë të përcjellin emocione përmes vargjeve autentike dhe të ndjera.

Foto: Screenshot/YouTube

Prodhimi muzikor është realizuar nga Engliversal, i cili ka sjellë një ‘beat’ modern, të pasuruar me elemente ritmike dhe elektronikë që krijojnë një atmosferë të freskët verore, por me një ndjeshmëri të theksuar në sfond.

Ndërsa videoklipi është realizuar nga produksioni kreativ Fullmoon, nën regjinë e The Claudia.

Foto: Screenshot/YouTube

Veshjet, ndriçimi dhe lokacionet moderne i japin klipit një pamje bashkëkohore dhe tërheqëse, në linjë me temën dhe ritmin e këngës.

Të plotë tashmë këngën mund ta gjeni edhe në platformën YouTube. /Telegrafi/

The post Bardhi dhe Ronela Hajati lansojnë këngën e re “Mos nënshkruaj” appeared first on Telegrafi.

Parashqevi Simaku: Nuk kam dashur kurrë të reagoj ndaj sulmeve të padrejta që disa persona përpiqen t’i hedhin mbi imazhin tim, nuk do të heshtë më

10 July 2025 at 22:28

Këngëtarja e njohur shqiptare, Parashqevi Simaku, ka reaguar për herë të parë publikisht ndaj lajmeve dhe mesazheve që kanë qarkulluar kohët e fundit në rrjet, duke i cilësuar ato si gënjeshtra dhe sulme të padrejta ndaj figurës së saj.

Përmes një statusi të publikuar në profilin e saj zyrtar në Facebook, Simaku shprehet se ka zgjedhur të heshtë për një kohë të gjatë përballë shpifjeve, por se tani është ndjerë e detyruar të flasë, pasi situata ka kaluar çdo kufi.

“Nuk kam dashur kurrë të reagoj ndaj gënjeshtrave dhe sulmeve të padrejta që disa persona përpiqen t’i hedhin mbi imazhin tim. Por tashmë situata ka kaluar çdo kufi dhe nuk mund të hesht më”, shkruan ajo.

Simaku shton se ka marrë mijëra mesazhe nga ndjekës që i kanë dërguar materiale të rreme, të cilat sipas saj janë krijuar në mënyrë artificiale me programe kompjuterike, duke nënvizuar se ato nuk kanë asnjë lidhje me të.

“Dua t’ju siguroj se asgjë prej tyre nuk është e vërtetë”, thekson këngëtarja.

Duke u shprehur si një person besimtar, ajo thotë se i beson drejtësisë hyjnore dhe se është e bindur se Zoti do të vendosë të vërtetën në kohën e duhur.

Në fund të reagimit, artistja thekson se ky do të jetë reagimi i saj i parë dhe i fundit për këtë çështje, duke u bërë thirrje ndjekësve të mos ndikohen nga lajme të pavërteta dhe të vazhdojnë të besojnë në integritetin e saj.

“Do të vazhdoj të qëndroj krenare dhe e fortë, pavarësisht sfidave”, përfundon ajo, duke falënderuar të gjithë ata që i kanë qëndruar pranë me mbështetje dhe besim. /Telegrafi/

The post Parashqevi Simaku: Nuk kam dashur kurrë të reagoj ndaj sulmeve të padrejta që disa persona përpiqen t’i hedhin mbi imazhin tim, nuk do të heshtë më appeared first on Telegrafi.

Ledri Vula feston 39-vjetorin me një surprizë të papritur, merr dhuratë një Ferrari nga një person anonim

10 July 2025 at 20:59

Sot, më 10 korrik, Ledri Vula, një nga artistët më të dashur dhe më me ndikim në skenën muzikore shqiptare, feston ditëlindjen e tij të 39-të.

Por këtë herë, dita e tij nuk u shënua vetëm me urime e dashuri nga fansat, erdhi e shoqëruar me një super surprizë që ka bërë bujë në rrjetet sociale.

Reperi është surprizuar me një Ferrari të ri, një makinë luksoze që rrallë herë dhurohet, aq më pak në mënyrë kaq misterioze.

Foto: Screenshot/Instagram

Dhuruesi ka preferuar të mbetet anonim, por ka lënë një mesazh të shkurtër dhe të drejtpërdrejtë që po qarkullon gjithandej online.

“Surprizë për ditëlindje nga personi anonim. E meriton Ledri Vula. Ferrari të ri”.

Foto: Screenshot/Instagram

Ledri ka ditur ta ndërtojë emrin e tij jo vetëm me hitet që kanë shoqëruar breza të tërë, por edhe me personalitetin e tij të thjeshtë, karizmën dhe përkushtimin ndaj punës. Ndoshta pikërisht për këto arsye, dikush ka zgjedhur t’i dhurojë diçka kaq të veçantë, si një shenjë vlerësimi apo falënderimi.

Surpriza e ditëlindjes ka ndezur rrjetin. Komentet janë të shumta, nga admirues që urojnë Ledrin për këtë moment, deri te ndjekës që po spekulojnë me ironi e kuriozitet rreth identitetit të dhuruesit misterioz. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Instagram

The post Ledri Vula feston 39-vjetorin me një surprizë të papritur, merr dhuratë një Ferrari nga një person anonim appeared first on Telegrafi.

“Kam zgjedhur të jem e vërtetë, edhe kur kushton” – mesazhi i fuqishëm i Rozana Radit për 46-vjetorin e lindjes

10 July 2025 at 20:27

Artistja e njohur shqiptare, Rozana Radi, më 6 korrik festoi ditëlindjen e saj të 46-të.

Në vend të një feste të zhurmshme apo postimesh të zbukuruara me filtra, ajo zgjodhi një mënyrë më personale dhe të ndjerë për të shënuar këtë moment të rëndësishëm në jetën e saj, me një mesazh të fuqishëm reflektues në Instagram.

Rozana ndau me ndjekësit një rrëfim të sinqertë për vitin që lamë pas, duke e quajtur atë një periudhë ku e vendosi veten “në provë më shumë se kurrë”.

Tregoi se ky vit ka qenë si një pasqyrë, ku ajo ka parë veten “pa filtra, pa grim, pa tituj të blerë”.

Në postimin e saj, theksoi qëndrimin e pandryshueshëm ndaj vlerave artistike dhe njerëzore.

“Kam zgjedhur gjithmonë të jem e vërtetë, edhe kur vërtetësia kushton më shumë se fama e lehtë”.

Shton se nuk ka ndërtuar asnjëherë emrin e saj mbi thashetheme apo skena boshe, por mbi artin, fjalën dhe shpirtin që ka dhënë në çdo projekt.

Një mesazh që rezonoi thellë me ndjekësit e saj ishte falënderimi që ia bëri vetes – për forcën, qëndrueshmërinë dhe vendosmërinë për të mos e ulur kokën, edhe kur të tjerët do të kishin zgjedhur të heshtnin.

“Ky vit iku, por unë mbeta. E njëjta, por më e fortë”.

Rozana falënderoi të gjithë ata që e uruan në ditën e saj të lindjes, duke thënë se çdo fjalë e mirë i jep forcë të ecë përpara “me zemër të madhe dhe me kokën lart”.

Postimi përmbyllet me një deklaratë që përmbledh thelbin e udhëtimit të saj artistik e njerëzor: “Jeta është për të guximshmit dhe unë jam një prej tyre”. /Telegrafi/

The post “Kam zgjedhur të jem e vërtetë, edhe kur kushton” – mesazhi i fuqishëm i Rozana Radit për 46-vjetorin e lindjes appeared first on Telegrafi.

Pak para lindjes, Dafina Zeqiri publikon këngën e re “Inshallah”

10 July 2025 at 18:39

Dafina Zeqiri ka surprizuar fansat e saj këtë të enjte me publikimin e këngës më të re, të titulluar “Inshallah”, një projekt që vjen në një nga momentet më të rëndësishme dhe delikate të jetës së saj – teksa ndodhet në ditët e fundit të shtatzënisë.

Dafina vjen me një pamje të natyrshme dhe elegante, duke përcjellë përmes skenave të videoklipit jo vetëm bukurinë e shtatzënisë, por edhe forcën shpirtërore dhe besimin që mbart çdo grua në këtë periudhë të jetës.

Kënga “Inshallah” është fryt i një bashkëpunimi të ngushtë dhe të kujdesshëm artistik, me tekst dhe melodi nga Sardi Mneri, Deyzoh dhe Rron Krasniqi.

Foto: Screenshot/YouTube

Videoklipi është realizuar nga produksioni kreativ “Sekuencë”, që njihet për estetiken e rafinuar dhe ndjeshmërinë artistike.

Titulli “Inshallah” (nëse do Zoti) mbart një domethënie të thellë dhe universale, një shprehje shprese, lutjeje dhe pranimi të rrjedhës së jetës.

Foto: Screenshot/YouTube

Me zërin e saj të ngrohtë dhe tekstin e ndjerë, Zeqiri njëherazi prek dhe frymëzon publikun.

“Inshallah” pritet të bëhet një nga projektet më të dashura të artistes, jo vetëm për vlerën artistike, por edhe për autenticitetin dhe ndjeshmërinë që e përshkon nga fillimi në fund. /Telegrafi/

The post Pak para lindjes, Dafina Zeqiri publikon këngën e re “Inshallah” appeared first on Telegrafi.

Stresi për arrestimin e Noizyt në Zvicër: Është një inskenim, keqkuptim dhe padrejtësi e madhe

10 July 2025 at 16:59

Reperi i njohur, Stresi, ka reaguar përmes një videoje në InstaStory pas lajmit të arrestimit të Noizyt në aeroportin e Cyrihut, Zvicër.

Ngjarja, e cila bëri bujë në media dhe rrjete sociale, ka sjellë një sërë reagimesh publike, por Stresi ka vendosur të qëndrojë në anën e kolegut të tij.

Në deklaratën e tij, shprehu keqardhje për mënyrën se si një pjesë e publikut në Shqipëri reagon ndaj fatkeqësive të të tjerëve.

Foto: Screenshot/Instagram

“Më vjen keq që shumë njerëz gëzohen me të keqen e tjetrit. Fatkeqësisht në Shqipëri gjithmonë i bëhet qejfi njerëzve kur dikush është keq”, tha ai.

Tutje, theksoi bindjen se arrestimi i Noizyt është rezultat i një keqkuptimi të madh dhe të padrejtë.

Sipas tij, kjo situatë është një inskenim i qëllimshëm për ta dëmtuar reperin në një moment vendimtar të karrierës së tij, pasi sapo kishte publikuar albumin e ri dhe kishte nisur projektet për turne e koncerte.

“Unë jam 100 për qind që është një keqkuptim shumë i madh për sa i përket çfarë i ka ndodhur Zinit… Është një inskenim shumë shumë i madh që iu ka bë në Zvicër, padrejtësi shumë e madhe”.

Në fund të reagimit, Stresi bëri thirrje për më shumë solidaritet dhe mbështetje mes njerëzve, duke shtuar se Noizy do të dalë shumë shpejt i pafajshëm dhe si gjithmonë ‘triumfues’. /Telegrafi/

The post Stresi për arrestimin e Noizyt në Zvicër: Është një inskenim, keqkuptim dhe padrejtësi e madhe appeared first on Telegrafi.

Xhuli Nura publikon fotografi të realizuar 15 vite më parë

10 July 2025 at 16:37

Një nga figurat më të komentuara të Big Brother VIP Kosova ka surprizuar ndjekësit me një postim nostalgjik në InstaStory.

Bëhet fjalë për një fotografi të realizuar plot 15 vite më parë, në të cilën siç shihet nuk ka ndryshuar shumë.

Modelja ka ndarë këtë imazh nga arkiva e saj personale, duke ngjallur menjëherë interesin e ndjekësve.

Foto: Screenshot/Instagram

Pjesëmarrja në Big Brother VIP e ka rikthyer atë në qendër të vëmendjes, duke i dhënë një tjetër dimension figurës së saj publike.

Ndarja e kësaj fotografie nga e kaluara shihet edhe si një mënyrë për t’u lidhur emocionalisht me fansat, duke treguar jo vetëm glamurin e sotëm, por edhe rrugëtimin e saj personal.

Në një kohë kur rrjetet sociale dominohen nga imazhe të kuruara dhe perfektë, një postim i tillë i sinqertë dhe i ngarkuar me nostalgji është pritur me ngrohtësi.

E njëjta tani po vazhdon me angazhimet e saj profesionale në fushën e modelingut, por edhe në ekran. /Telegrafi/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Juliana Nura (@iamjuliananura)

The post Xhuli Nura publikon fotografi të realizuar 15 vite më parë appeared first on Telegrafi.

Tani një yll i “Love Island USA”, por Chris Seeley kishte një lidhje të veçantë me Rahovecin

9 July 2025 at 14:39

Chris Seeley është kthyer në një nga emrat më të përfolur të sezonit të shtatë të “Love Island USA”, për shkak të lidhjes së tij me Huda Mustafa.

Çifti është në qendër të vëmendjes me romancën e tyre plot pasion, tensione dhe befasi, duke pushtuar rrjetet sociale.

Por ajo që shumica e fansave nuk e dinë është se para se të hynte në vilën e dashurisë, Chris ka pasur një kapitull të veçantë në karrierën e tij – pikërisht në Kosovë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Chris Seeley (@chrisseeley_4)

Ai ka luajtur për një sezon të plotë me klubin e basketbollit të Rahovecit në Superligën e Kosovës.

Performanca e tij në fushë është ende e ruajtur në arkivat e klubit dhe në postimet e tij personale, ku ka ndarë kujtime nga jeta në Rahovec.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Chris Seeley (@chrisseeley_4)

Sot, me mbi 220 mijë ndjekës në Instagram, Chris është një nga konkurrentët më me ndikim në këtë sezon të reality-shout.

Ndërkohë lidhja e tij me Huda, një influencuese e njohur dhe nënë beqare, ka lindur gjatë fazës “Casa Amor” dhe ka vazhduar me emocione të forta, puthje të zjarrta dhe debate të ashpra.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Chris Seeley (@chrisseeley_4)

Publiku shqiptar, këtë herë, e ka një lidhje të drejtpërdrejtë me dramën që po pushton ekranet në ShBA, marrë parasysh kohën që kaloi në vendin tonë. /Telegrafi/

Chris në KB Rahoveci

The post Tani një yll i “Love Island USA”, por Chris Seeley kishte një lidhje të veçantë me Rahovecin appeared first on Telegrafi.

Bëhet viral momenti kur Emmanuel Macron i shkel syrin Kate Middleton

9 July 2025 at 12:59

Një foto është bërë virale në internet ku shihet presidenti francez, Emmanuel Macron, duke ia bërë me sy Princeshës së Uellsit, Kate Middleton, gjatë një darke gala në Kështjellën Windsor.

Në një moment, ata po ngrinin dolli. Në darkën gala morën pjesë edhe Mbreti Charles, Mick Jagger e Sir Elton John.

Fotografët kapën momentin pas videos virale të Macron dhe gruas së tij Brigitte duke mbërritur në Londër, kur ajo e injoroi atë.

Emmanuel Macron dhe Kate

Me të mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar, Macron përshëndeti princeshën dhe bashkëshortin e saj William në aeroport.

Ai i puthi dorën, gjë që e habiti dukshëm princeshën. Shumë veta pyesnin veten nëse Macron kishte thyer protokollin mbretëror, por doli që nuk e kishte bërë. Nuk ka rregulla të rrepta sjelljeje kur takohen anëtarët e familjes mbretërore.

Edhe pse një përkulje e lehtë dhe një shtrëngim duarsh janë forma më e zakonshme e përshëndetjes, një puthje në dorë nuk është kundër protokollit dhe nuk është e pazakontë.

Presidenti Macron (47 vjeç) dhe Zonja e Parë Brigitte Macron (72 vjeçe) mbërritën në Mbretërinë e Bashkuar të martën për një vizitë shtetërore tre-ditore.

Emmanuel duke i puthur dorën Kate

Me të mbërritur në Aeroportin e Forcave Ajrore Mbretërore Northolt në Londër, kamerat kapën momentin kur Macron u përpoq ta ndihmonte gruan e tij të zbriste shkallët e aeroplanit, duke i zgjatur dorën.

Megjithatë, Brigitte vendosi të kapej pas parmakut dhe fillimisht e injoroi gjestin e tij. /Telegrafi/

@dailymail French President Emmanuel Macron was ignored by his wife Brigitte as they arrived in Britain for a three-day state visit. Brigitte avoided Macron’s hand, instead holding a rail as she walked down – leaving Mr Macron to awkwardly drop his hand, before kissing Princess Katherine’s hand. Read the full story on DailyMail.com #france #president #news #world ♬ original sound – Daily Mail

The post Bëhet viral momenti kur Emmanuel Macron i shkel syrin Kate Middleton appeared first on Telegrafi.

Sean ‘Diddy’ Combs përballet me vendimin final në tetor të këtij viti

9 July 2025 at 12:19

Pas shpalljes fajtor javën e kaluar, çështja po kalon në fazën e dënimit që do të ndodhë pas disa muajsh.

Një kërkesë për të përshpejtuar seancën u tërhoq pas një konference të mbyllur mes palëve.

Combs, 55 vjeç, u shpall fajtor për dy akuza për transportim me qëllim për prostitucion, pas një gjyqi që zgjati gati shtatë javë në Manhattan. Ai u shfajësua nga akuzat më të rënda, si trafikim njerëzor dhe komplot për zhvatje, të cilat mund t’i kishin sjellë dënim të përjetshëm.

P. Diddy

Ligjërisht, secila nga akuzat për të cilat u dënua mund të sjellë deri në 10 vjet burg, për një total prej 20 vitesh. Megjithatë, prokuroria kërkon një dënim prej 4–5 vitesh (51–63 muaj), ndërsa mbrojtja rekomandon 21–27 muaj. Vendimin përfundimtar do ta japë gjyqtari Subramanian.

Aktualisht, Diddy ndodhet në paraburgim në Brooklyn’s Metropolitan Detention Center, pasi iu refuzua lirimi me kusht për shkak të rrezikut për arratisje dhe ndikimit te dëshmitarët, përfshirë ish-të dashurën e tij, Cassie Ventura.

Artisti ka kaluar gati 10 muaj në paraburgim, që do të llogariten në dënimin përfundimtar.

Përpara se të jepet vendimi, të dyja palët do të dorëzojnë memorandume për dënimin, mbrojtja deri më 19 shtator dhe prokuroria pak ditë më pas.

 

Gjithashtu, do të përgatitet një raport hetimor paraprak, që do ndihmojë gjyqtarin në vendimin përfundimtar, dhe Combs do të zhvillojë një intervistë me shërbimin e provës. /Telegrafi/

The post Sean ‘Diddy’ Combs përballet me vendimin final në tetor të këtij viti appeared first on Telegrafi.

Pamela Anderson për Liam Neeson: Kemi marrëdhënie shumë të mirë, e vlerësoj si aktor

9 July 2025 at 10:29

Aktorja Pamela Anderson së fundmi zbuloi lidhjen e saj me bashkë-yllin Liam Neeson.

Në një intervistë për Entertainment Weekly, Anderson tha se kishte ndërtuar një marrëdhënie të ngushtë me bashkë-yllin e saj në “Naked Gun”.

“Mendoj se kam një mik përgjithmonë, Liamin dhe padyshim që kemi një marrëdhënie shumë të ndershme, shumë të dashur dhe ai është një djalë i mirë”, tha ajo.

Pamela dhe Liam

Më pas zbuloi se e sheh Neeson si një artist të vërtetë, duke vënë në dukje karrierën e tij mbresëlënëse.

“Ai vjen nga teatri dhe ka bërë mbi njëqind filma. Unë i bëra gjërat anasjelltas, erdha nga televizioni, dhe pastaj jeta ime personale e la në hije jetën time profesionale. Është qesharake. Ne të gjithë vijmë në këtë vend në mënyra të ndryshme, por të jem në gjendje ta ndaj këtë përvojë me të është shumë domethënëse dhe një nder i madh”, shtoi ajo.

Nga rruga, Neeson zbuloi në tetor të vitit të kaluar se ishte “çmendurisht i dashuruar me Pamela Anderson” dhe se kishte kaluar një kohë të mrekullueshme duke punuar me të.

“Jam marrëzisht i dashuruar me Pamelën. Është fantastike të punosh me të. Do të jem i sinqertë me ju, nuk mund ta komplimentoj mjaftueshëm. Nuk ka një ego të madhe. Ajo thjesht vjen për të bërë punën. Është qesharake dhe shumë e lehtë për të punuar me të. Do të jetë e shkëlqyer në film”, tha ai në një intervistë me revistën People.

Ju kujtojmë se në ribërjen e filmit “The Naked Gun”, Neeson luan rolin e Frank Drebin Jr., djalit të Frank Drebin (Leslie Nielsen). Përveç tij dhe Pamela Anderson, rolet në film i kanë luajtur edhe Paul Walter Hauser, Cody Rhodes, Kevin Durand, CCH Pounder, Liza Koshy dhe Eddie Yu. /Telegrafi/

The post Pamela Anderson për Liam Neeson: Kemi marrëdhënie shumë të mirë, e vlerësoj si aktor appeared first on Telegrafi.

Arrestimi i Noizyt në Zvicër, reagon ekipi menaxherial: Të gjithë jemi të habitur dhe të zhgënjyer, është keqkuptim

9 July 2025 at 08:44

Rap-artisti Noizy ditë më parë u ndalua nga autoritetet zvicerane menjëherë pas mbërritjes në aeroportin e Cyrihut.

Këngëtari ndodhej në Zvicër si pjesë e një turneu promovues për albumin e tij më të fundit, “Icon”, dhe pritej të performonte në një klub nate në qytet.

Lajmi për arrestimin e tij u përhap me shpejtësi në mediat online dhe rrjetet sociale.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by CLASS MAGAZINE (@revistaclass_)

Disa media raportojnë se ndalimi është kryer me urdhër të Zyrës së Prokurorit Publik për Krime të Rënda dhe të Dhunshme.

Në një prononcim për Revista Class, njerëz të ekipit menaxherial pranë Noizyt pohojnë se situata është rezultat i një ngatërrese administrative dhe nuk ka të bëjë me ndonjë çështje penale.

Menaxhmenti i tij ndërkombëtar, “Universal” nga Gjermania është vënë menjëherë në lëvizje duke angazhuar ekip ligjor për të sqaruar ngjarjen.

“Të gjithë jemi të habitur dhe të zhgënjyer nga mënyra si ndodhi kjo. Nuk është e qartë se çfarë ka çuar në këtë ndalim, por duket të jetë një keqkuptim”, shprehen të afërm të artistit.

Burimet tutje theksojnë se Noizy nuk është i përfshirë në asnjë hetim aktiv dhe se menaxhmenti është i bindur se gjithçka do të zgjidhet së shpejti.

Manaxhmenti, familja, njerzit e afërt rreth Noizyt distancohen nga çdo lajm i rremë që është përhapur këto ditë rreth emrit të tij që mund ta lidhin me vepra penale.

Garantojnë ndër tjerash se Noizy nuk ka asnjë konflikt me askënd, por emri i tij keqpërdoret nga palë të treta. /Telegrafi/

The post Arrestimi i Noizyt në Zvicër, reagon ekipi menaxherial: Të gjithë jemi të habitur dhe të zhgënjyer, është keqkuptim appeared first on Telegrafi.

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck marrin një vendim të papritur pas divorcit

3 July 2025 at 23:55

Pas finalizimit të divorcit në janar 2025, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck, kanë vendosur të tërheqin nga shitja shtëpinë e tyre të përbashkët luksoze në Los Angeles, një pronë e vlerësuar fillimisht në 60 milionë euro.

Çifti kishte tentuar ta shiste pronën që në qershor 2024, fillimisht në mënyrë joformale, dhe më pas në korrik e listuan publikisht.

Pavarësisht përpjekjeve, interesimi i tregut ishte i ulët dhe blerës seriozë nuk u paraqitën.

Foto: MEGA

Sipas një burimi për revistën People, dyshja ishte hezitues ndaj humbjeve financiare, dhe për këtë arsye kishin vendosur të zbrisnin çmimin e shitjes në 55 milionë euro, në përpjekje për të tërhequr interes të ri nga blerësit potencialë. Por edhe pas kësaj lëvizjeje, situata nuk ndryshoi.

“Ndërkohë që kishin shpresuar ta shisnin shtëpinë, ishin gjithashtu të kujdesshëm për të mos pësuar një humbje të madhe”, tha burimi, duke shtuar se vendimi për ta hequr nga tregu “ishte një vendim biznesi i marrë së bashku”.

Foto: Getty Images

Kjo pronë madhështore në Beverly Hills përfshin 12 dhoma gjumi dhe 24 banjo, duke qenë një nga rezidencat më luksoze të zonës.

Tashmë që është tërhequr nga tregu, mbetet e paqartë nëse do të përdoret nga ndonjëri prej tyre apo do të rivlerësohet në të ardhmen.

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck finalizuan divorcin e tyre në janar 2025, pas dy vitesh martesë. /Telegrafi/

The post Jennifer Lopez dhe Ben Affleck marrin një vendim të papritur pas divorcit appeared first on Telegrafi.

P. Diddy kalon 4 korrikun në burg, zbulohet menyja e ditës

3 July 2025 at 23:19

Këtë 4 korrik, reperi Sean “Diddy” Combs do ta kalojë shumë ndryshe nga sa kishte parashikuar.

Edhe pse u shpall i pafajshëm për akuzat më të rënda të trafikimit seksual dhe pjesëmarrjes në rrjet kriminal, ai u shpall fajtor për dy akuza më të lehta: transportimin e personave për qëllime prostitucioni.

Ndërsa shmangu burgimin e përjetshëm, Combs rrezikon tani deri në 20 vite burg dhe do të qëndrojë i paraburgosur në Metropolitan Detention Center në Brooklyn deri në seancën e dënimit që është caktuar për 3 tetor.

Foto: Reuters

Gjatë kësaj kohe, ai do të përballet me kushte shumë të thjeshta: mëngjes me drithëra dhe qumësht ose kek, hamburger ose ‘hot-dog’ me makarona e djathë për drekë dhe fasule ose peshk për darkë.

Sipas raportimeve të CNN, Combs mbeti i shokuar kur gjyqtari refuzoi kërkesën e tij për lirimin me kusht, pavarësisht se avokati kishte ofruar një garanci prej 1 milion dollarësh.

Fëmijët e tij madje kishin planifikuar një festë të Ditës së Pavarësisë në rezidencën e tij në Star Island, Florida, duke besuar se ai do të lirohej.

Por gjyqtari argumentoi se Combs përbën rrezik për komunitetin dhe viktimat, për shkak të një “prirjeje për dhunë”.

Foto: Getty Images

Ndërkohë, Cassie Ventura, ish-e dashura e tij që dëshmoi gjatë procesit për abuzimin që kishte përjetuar, paralajmëroi përmes avokatit se lirimi i Combs do të kërcënonte sigurinë e saj dhe të viktimave të tjera.

Pavarësisht shmangies së disa akuzave të rënda, Combs përballet me pasoja serioze ligjore. /Telegrafi/

The post P. Diddy kalon 4 korrikun në burg, zbulohet menyja e ditës appeared first on Telegrafi.

35 emra të rinj do të nderohen me yll në “Hollywood Walk of Fame” në vitin 2026

3 July 2025 at 23:00

Dhoma e Tregtisë e Los Angelesit ka shpallur listën e 35 personaliteteve që do të nderohen me një yll në ‘Hollywood Walk of Fame’ në vitin 2026.

Lista përfshin emra të njohur nga fusha të ndryshme si filmi, televizioni, muzika, teatri dhe sporti.

Në kategorinë e filmit do të nderohen aktorë të njohur si Miley Cyrus, Demi Moore, Timothee Chalamet, Rachel McAdams, Rami Malek, Emily Blunt, Stanley Tucci, dhe Franco Nero.

Miley Cyrus

Një moment historik do të jetë për Deepika Padukone, e cila do të bëhet aktorja e parë nga Bollywood-i që do të ketë një yll në Hollywood.

Në televizion, mes të përzgjedhurve janë Gordon Ramsay, Lucero, si dhe prezantuesit Robin Roberts dhe George Stephanopoulos.

Kategoria e muzikës përfshin emra të tillë si Josh Groban, Lyle Lovett, The Clark Sisters, grupi meksikan Intocable dhe vetë Miley Cyrus, e cila do të nderohet edhe për kontributin në skenën muzikore.

Në skenën e teatrit dhe performancës live do të vlerësohen Lea Salonga, ylli filipinas i “Miss Saigon” dhe komediani Gabriel Iglesias (Fluffy).

Në kategorinë e sportit, Shaquille O’Neal do të jetë i vetmi që do të marrë një yll, ndërsa regjisori Tony Scott dhe Carlo Rambaldi do të nderohen pas vdekjes.

Kjo listë shumëngjyrëshe përfaqëson një përzierje ndërkombëtare talentesh që kanë dhënë kontribute të rëndësishme në industrinë e argëtimit. /Telegrafi/

The post 35 emra të rinj do të nderohen me yll në “Hollywood Walk of Fame” në vitin 2026 appeared first on Telegrafi.

“Dua të njohësh gruan time” – G Bani publikon mesazhin e çuditshëm të ndjekësit

3 July 2025 at 22:30

Reperi dhe ish-banori i Big Brother VIP Albania 4, G Bani, ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale një moment të çuditshëm dhe mjaft të sikletshëm që ka përjetuar në Instagram.

Përmes një postimi në InstaStory, ai publikoi një mesazh privat që kishte marrë nga një ndjekës.

“Dua të njohësh gruan time se të ka fiksim”, thuhet në mesazh.

Foto: Screenshot/Instagram

Ky mesazh i pazakontë dhe provokues ka nxitur një reagim ironik nga ana e G Banit, i cili në mënyrën e tij karakteristike nuk ka hezituar të japë një koment publik për situatën.

“Fama të sjell dashamirës. Të sjell dhe në vëmendje të llumit”, u shpreh ai.

Duke e ndarë këtë përvojë me ndjekësit, duket se ka dashur të vërë në pah anën më pak të këndshme të ekspozimit publik, duke lënë të kuptohet se jo të gjithë ndjekësit janë pozitivë, dhe se shpeshherë personazhet publikë përballen me komente dhe sjellje të papërshtatshme.

Ndërkohë, G Bani vazhdon të jetë aktiv në muzikë dhe në komunikimin me ndjekësit e tij, duke mos u stepur për të reaguar sa herë që ndjen se është e nevojshme të vendosë kufijtë e duhur në raport me publikun. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Instagram

The post “Dua të njohësh gruan time” – G Bani publikon mesazhin e çuditshëm të ndjekësit appeared first on Telegrafi.

Gjërat që nuk duhet t’i humbisni në sezonin e tretë të “Squid Game”: Sakrifica e Gi-hunit dhe zbulimi i tradhtisë

3 July 2025 at 18:40

Sezoni i tretë i “Squid Game” përfundon me përpjekjen e fundit të Gi-hunit për të shkatërruar lojën nga brenda.

Ai zgjedh të sakrifikohet për të shpëtuar foshnjën e ‘Player 222’. Ngjarjet përfshijnë një rebelim të dështuar, vdekjen e një personazhi të rëndësishëm dhe një tradhti të papritur.

Jun-ho vazhdon të kërkojë ishullin ku zhvillohen lojërat, pa e ditur se një nga shokët e tij është tradhtar.

Foto: Netflix

Ndërkaq, Front Man rikthehet në rolin e udhëheqësit dhe mirëpret VIP-at misteriozë.

Pesë pika kryesore të sezonit janë:

Përpjekja e fundit e Gi-hunit: Ai mundohet ta mbyllë lojën dhe zgjedh vdekjen për të shpëtuar foshnjën.

Shkallë globale: Në fund shihet se lojërat nuk ndodhin vetëm në një ishull, por në vende të ndryshme të botës.

Kërkimi i Jun-ho-s: Ai kërkon të zbulojë të vërtetën për lojërat, por nuk e di se njëri prej tyre e tradhton.

Roli i Front Man: Ai rikthehet në krye dhe mirëpret mysafirët e veçantë.

Përfundim emocional dhe brutal: Ka vdekje të dhunshme dhe vendime të vështira që lënë gjurmë tek shikuesit.

 

Kjo përmbledhje tregon temën e sakrificës dhe luftës për drejtësi në një botë ku mbijetesa kërkon vendime të rënda. /Telegrafi/

The post Gjërat që nuk duhet t’i humbisni në sezonin e tretë të “Squid Game”: Sakrifica e Gi-hunit dhe zbulimi i tradhtisë appeared first on Telegrafi.

Lela Seferi festoi 25-vjetorin në një ambient të mahnitshëm, të pranishëm edhe ish-banorë të Big Brother VIP Kosova 3

3 July 2025 at 16:59

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 3, Lela Seferi, ka festuar 25-vjetorin e lindjes me një mbrëmje të organizuar me shumë stil dhe elegancë.

Festa u mbajt ditën e mërkurë në një ambient luksoz në qytetin e Ferizajt, ku gjithçka ishte e kuruar deri në detaj për të reflektuar personalitetin e saj vibrant dhe pozitiv.

Në këtë ditë të veçantë, përkrah Lelës nuk munguan as disa nga ish-banorët e Big Brother VIP Kosova 3, me të cilët ajo ka ruajtur marrëdhënie të mira edhe pas daljes nga formati.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Norik Uka (@norikuka)

Përveç Leonardo Gashit, Xheneta Fetahu, Anisa Veseli, Diana Tahiri dhe Drenusha Latifi ishin ndër të pranishmit që i shtuan më shumë jetë atmosferës festive.

Të gjithë u panë duke u argëtuar së bashku nën ritmet e muzikës, duke vallëzuar dhe duke ndarë momente të ngrohta, që u dokumentuan edhe nëpërmjet postimeve në rrjete sociale.

Pamjet treguan një festë plot energji, ku shfaqeshin miqësi të sinqerta dhe një atmosferë e çiltër gëzimi.

Lela u shfaq me një pamje mahnitëse, duke e bërë edhe më të veçantë këtë përvjetor të rëndësishëm për të.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by SELLMA KASUMOVIQ (@sellmakasumoviq)

Festa e saj për këtë 25 vjetor ishte pa dyshim një nga eventet më të bukura dhe të përfolura të momentit në rrethin e personazheve të njohur. /Telegrafi/

The post Lela Seferi festoi 25-vjetorin në një ambient të mahnitshëm, të pranishëm edhe ish-banorë të Big Brother VIP Kosova 3 appeared first on Telegrafi.

Aktorja Charlize Theron thotë se ka pasur marrëdhënie me një djalë 23 vjet më të ri

3 July 2025 at 16:30

Aktorja Charlize Theron, e njohur për role në filma si “Mad Max” dhe “Monster”, ka zbuluar së fundmi në podcast-in “Call Her Daddy” detaje të hapura dhe personale për jetën private.

Në moshën 49-vjeçare, ajo tha se po kalon periudhën më të mirë në këtë aspekt të jetës së saj, përfshirë edhe një përvojë me një burrë 26 vjeç, që është 23 vjet më i ri se ajo.

Charlize rrëfeu se gjatë gjithë jetës së saj ka pasur vetëm rreth tre marrëdhënie një-natësh, por e fundit ishte ndryshe dhe shumë e kënaqshme.

Charlize Theron

“Sapo pata marrëdhënie me një 26-vjeçar dhe ishte me të vërtetë fantastike. Nuk e kisha bërë kurrë më parë një gjë të tillë dhe mendova, ‘O, kjo është shumë mirë, pse nuk e kam bërë më herët?’”, theksoi ylli i famshëm.

Ajo shpjegoi se për shumë vite ishte në lidhje të qëndrueshme dhe më pas u përkushtua ndaj dy vajzave të saj të adoptuara, gjë që e bëri të vështirë të kishte jetën sociale të zakonshme të një personi beqar.

Charlize ka pasur lidhje të njohura në të kaluarën, përfshirë martesën me aktorin Stuart Townsend nga viti 2001 deri në 2009, një romancë me Sean Penn dhe një lidhje të fundit me modelin Alex Dimitrijevic.

Megjithatë, tani ajo preferon të mbajë një stil jetese më të thjeshtë dhe pa angazhime serioze.

Fansat reaguan pozitivisht ndaj sinqeritetit të saj, duke e përshkruar si autentike dhe frymëzuese, ndërsa shumë e vlerësuan për modelin e një jete të lumtur në këtë moshë.

Në përfundim, Charlize thekson se tani po përjeton një kapitull të ri në jetën e saj, duke shijuar eksperienca dhe marrëdhënie që nuk i pati më parë në të 20-at apo të 30-at, duke treguar një transformim të fuqishëm personal dhe një vetëdije të re për veten dhe dëshirat e saj. /Telegrafi/

The post Aktorja Charlize Theron thotë se ka pasur marrëdhënie me një djalë 23 vjet më të ri appeared first on Telegrafi.

❌
❌