Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 26 July 2025Main stream

Zjarri në Parkun Kombëtar të Prespës, kryebashkiaku i Pustecit: Do ndërhyjmë nesër në mëngjes

By: M C
26 July 2025 at 19:54

Parku Kombëtar i Prespës në Pustec u përfshi nga flakët pasditen e sotme ndërsa vatra është ende aktive. Për shkak të terrenit të vështirë ndërhyrja është thuajse e pamundur.

Kryebashkiaku i Pustecit, Pali Kolefski, tha se ndërhyrja ishte e mënjehershme sapo u sinjalizuan, por thatësira dhe moti i nxehtë favorizuan përhapjen e zjarrit.

“Në terren kanë qenë zjarrfikësit e bashkisë sonë, ata të Pogradecit, punonjës të shërbimeve publike dhe zona e mbrojtur. Jemi në koordinim për të vijuar ndërhyrjen në orët e para të mëngjesit, pasi specialistët vlerësojnë se do të jetë më efikase,” deklaroi Kolefski.

Kolefski u shpreh se sipërfaqja e djegur është e konsiderueshme por për shkak të terrenit të thyer dhe bimësisë së dendur, nuk mund të jepet ende një shifër e saktë.

Shkaku i zjarrit nuk dihet ende ndërsa flitet për pakujdesi ose zjarrvënie të qëllimshme, çështje që do të vërtetohet nga autoritetet.

The post Zjarri në Parkun Kombëtar të Prespës, kryebashkiaku i Pustecit: Do ndërhyjmë nesër në mëngjes appeared first on Albeu.com.

Ilir Alimehmeti ‘sulmon’ PD-në: Parti ku mungon hapja dhe meritokracia! Rithemelimi nuk solli asgjë, premtime të pambajtura

By: M C
26 July 2025 at 19:44

Ilir Alimehmeti i cili në zgjedhjet e 11 Majit kandidoi në siglën e Partisë Demokratike, deklaroi në emisionin “Kjo Javë” se kjo parti është e sëmurë nga mungesa e hapjes dhe meritokracisë. Ilir Alimehmeti theksoi se ndryshe nga çfarë u premtua në vitin 2022 përmes lëvizjes me “Foltore”, asgjë nuk ndodhi.

“Kam hyrë në PD në prill të 2022, dhe koncepti i hapjes dhe meritokracisë ishte vënë përpara përmes asaj lëvizje që u quajt foltore, rithemelimi, në fund duhet të ishte një start i ri i PD. Ky fresh start nuk ndodhi, ristartimi nga fillimi.

Njerëzit e mbështetën, dhe nuk pati demonstrim më të mirë se protesta e 7 korrikut 2022.Ishte protesta më e madhe në dekada. Për shkak të vendimit kundër hapjes e meritokracive që u morën gradualisht u pa që ky fresh start nuk ishte dhe aq fresh.

Dhe nuk ka gjë më të keqe se tja ngresh pritshmëritë dikujt dhe këto të anulohen, është emocion shumë i fortë. A është i mundur ta ribëjmë? Përsëri. Fresh start funksionon. Hapja funksionon, meritokracia funksionon Modelet perëndimore tregojnë shumë qartë një kalim kompetencash gradual”, tha Alimehmeti.

Ilir Alimehmeti shpjegoi se si mund të ndodhë “fresh start” duke rikthyer shpresën tek elektorati i djathtë.

“Njerëzit e treguan shumë qartë në 2022, se do na mbështesnin nëse hapja dhe meritokracia do ishin korrekte. Duke qenë se nuk ndodhi në numër hapja masivisht, nuk pati mbështetje atje ku duhej pra pati një lloj përplasje brenda një force që nuk donte të ndryshonte.

Nuk e optimizojmë dot situatën në këtë lloj mënyre, e optimizojmë nëse duhet të themi që duhet të shkojmë drejt një pajtimi kombëtar, t’i harrojmë gjërat e vogla brenda nesh dhe të kuptojmë se kemi një të keqe shumë më të madhe përballë. Ne e dimë kush është e keqja. Ne do të punojmë kundër kësaj të keqe apo do rrimë të ftohemi me njëri-tjetrin me 2 gjëra të vogla që të prish dynjaja”, tha Ilir Alimehmeti.

Ilir Alimehmeti: Ne kemi një problem me meritokracinë, sa i përket ecurisë ose karrierës patjetër ka një kapital kontributesh që ka gjithsecili, ai familja, ndaj duhet një garantor kontributesh.

Por nga krahu tjetër, kur i afrohemi pjesës së zgjedhjeve, 6 muaj përpara kjo ka nevojë të çiftohet me produktivitet, pasi kontributi është i pamohueshëm, por pa produktivitet kjo nuk të çon në garë si duhet, por shkojmë për të humbur pastaj. Është e nevojshme që të kemi një ekip që të japë shpresën e fitores.

Sa e sëmurë është PD? Ky është problemi kryesor. Kemi 2 elemente kyc. Hapja që ka qenë tejet e vogël. Është si puna e oksigjenimit, nëse s’ke mjaftueshëm, e kemi të domosdoshme, jetike hapjen.

Kam hyrë në PD në prill të 2022, dhe koncepti i hapjes dhe meritokracisë ishte vënë përpara përmes asaj lëvizje që u quajt foltore, rithemelimi, në fund duhet të ishte një start i ri i PD. Ky fresh start nuk ndodhi, ristartimi nga fillimi.

Njerëzit e mbështetën, dhe nuk pati demonstrim më të mirë se protesta e 7 korrikut 2022. Ishte protesta më e madhe në dekada. Për shkak të vendimit kundër hapjes e meritokracive që u morën gradualisht u pa që ky fresh start nuk ishte dhe aq fresh. Dhe nuk ka gjë më të keqe se tja ngresh pritshmëritë dikujt dhe këto të anulohen, është emocion shumë i fortë. A është i mundur ta ribëjmë. Përsëri. Fresh start funksionon. Hapja funksionon, meritokracia funksionon Modelet perëndimore tregojnë shumë qartë një kalim kompetencash gradual.

Ka dy mundësira, duke lexuar se cfarë kërkojnë njerëzit e tu, kontributorët e tu, të marrësh vendime në favor të tyre dhe do rritesh e forcohesh, apo kundër tyre, do të rudhesh e do dobësohesh.

Njerëzit e treguan shumë qartë në 2022, se do na mbështesnin nëse hapja dhe meritokracia do ishin korrekte. Duke qenë se nuk ndodhi në numër hapja masivisht, nuk pati mbështetje atje ku duhej pra pati një lloj përplasje brenda një force që nuk donte të ndryshonte.

Nuk e optimizojmë dot situatën në këtë lloj mënyre, e optimizojmë nëse duhet të themi që duhet të shkojmë drejt një pajtimi kombëtar, t’i harrojmë gjërat e vogla brenda nesh dhe të kuptojmë se kemi një të keqe shumë më të madhe përballë. Ne e dimë kush është e keqja. Ne do të punojmë kundër kësaj të keqe apo do rrimë të ftohemi me njëri-tjetrin me 2 gjëra të vogla që të prish dynjaja.

Njerëzit kërkojnë hapje, zbatim të meritokracisë por do dhe vetëreflektim. Përgjegjësia kryesore për zgjedhjet ishte e PS, por ishte bipartizan ishte dhe PD këtu. Që të tregosh se ekziston duhet të reflektosh dhe të tregosh si mund ta zgjidhësh. Si mund ti thërrasësh njerëzit pranë teje, duke treguar formulën si do te rregullosh. Pra e njoh gabimin dhe veproj, është shumë e rëndësishme të shohim veten.

The post Ilir Alimehmeti ‘sulmon’ PD-në: Parti ku mungon hapja dhe meritokracia! Rithemelimi nuk solli asgjë, premtime të pambajtura appeared first on Albeu.com.

Zjarret përhapen edhe në Kosovë, raportohen 29 vatra të reja në tetë orët e fundit

By: M C
26 July 2025 at 19:29

Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka bërë të ditur se shkaku i temperaturave të larta dhe erërave të forta, në disa zona të Kosovës janë përhapur zjarre.

“Situata e përcjellë nga Qendra Operative e Agjenciësë, rezulton me gjithsej 29 vatra të zjarreve në 8 orët e fundit”, thuhet në njoftimin e Agjencisë.

17 prej këtyre zjarreve tashmë janë lokalizuar, ndërsa 12 mbeten ende aktive.

Agjencia u bëri thirrje qytetarëve që të mos ndezin zjarre në ambiente të jashtme dhe të lajmërojnë zjarrvëniet në numrat emergjent 112, 193 dhe 192.

Më herët, kjo agjenci kishte thënë se shumica e zjarreve masive në Kosovë shkaktohen nga dora e njeriut.

Edhe pse Agjencia e Menaxhimit Emergjent nuk ka treguar se në cilat zona janë përhapur zjarre, kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë të ditur për zjarre në disa fshatëra të kësaj komune.

“Kushdo që ka mundësi e që ka pajisje per shuarje të zjarrit, le të ndihmoj në hapësirën Dubravë – Sallagrazhdë – Mushtisht”, shkroi në Facebook, ku publikoi një video.

Agjencia e Menaxhimit Emergjent raportoi edhe dje për gjithsej 23 zjarre, prej të cilat shtatë kishin qenë aktive deri në orën 15:00.

Ende nuk dihet se sa dëme janë shkaktuar, por më parë gjatë këtij muaji janë publikuar shumë video në rrjete sociale që tregonin se si arat e mbjella me drithëra si grurë kapeshin nga zjarret.

Sipas Sistemit Evropian të Informacionit për Zjarret në Pyje (EFFIS), gjatë vitit 2024 në Kosovë ishin regjistruar 94 zjarre, të cilat kishin djegur gjithsej 12.079 hektarë pyje dhe shkurre./REL

The post Zjarret përhapen edhe në Kosovë, raportohen 29 vatra të reja në tetë orët e fundit appeared first on Albeu.com.

Temperaturat e larta shkaktojnë probleme në sektorin e energjisë, ndërpriten dritat në disa zona të vendit

By: M C
26 July 2025 at 18:53

Strukturat e sektorit energjetik kanë rritur gatishmërinë në rang vendi, për të minimizuar problemet e furnizimit me energji, në kushtet e rritjes së temperaturave.

OST dhe OSSH, po ndërveprojnë ngushtësisht për të eleminuar sa më shpejtë pasojat që sjell rritja e konsumit dhe regjjimi i sforcuar i funksionimit të pajisjeve elektrike.

Konkretisht:

Linja 110kV Elbasan – Kusath u stakua për shkak të dëmtimit të transformatorit të rrymës, problem që u zgjidh menjëherë nga grupet e OST, duke zëvendësuar në kohë rekord pajisjen.

Në Bistricë, nënstacioni 110/35kV pati problem me transformarorin, duke sjellë stakim të energjisë elektrike deri në 15 minuta për dy nënstacionet e Sarandës dhe atë të Gjirokastrës.

Brigadat e OST dhe OSSH morën masa të menjëhershme për zëvendesimin e pajisjes së dëmtuar në pronësi të Kurum, dhe rikthyen në funksion të plotë sistemin e transmetimit.

Po këto ditë, konkretisht dje, pati një zjarr tek transformatori i fuqisë 110/10kV, në nënstacionin e Ibes, Tiranë. Përmes skemës unazë iu dha energji elektrike brenda një kohe të shkurtër pjesës më të madhe të zonave të prekura.

Brigadat e OSSH dhe OST kanë punuar pa ndërprerje për rivënien në punë dhe zëvendësimin e pjesëve elektrike të dëmtuara në nënstacionin e Ibës. Ky nënstacion është kycur dhe rivendosur në regjim pune sot rreth orës 11.00 të ditës së shtunë.

Situatë që kërkonte kujdes të shtuar ishte edhe stakimi i rrjetit 400kV Zemblak-Kardia, për shkak të zjarrit që ra në pjesën greke, në afërsi të nënstacionit Kardia.
Probleme pati edhe në linjën 150kV Bistricë – Mourtos.

Problemet me dy linjat e transmetimit nuk sollën stakime për konsumatorët pasi u u furnizuan nga linjat paralele.

Stafi i OST është në koordinim me OST greke për koordinimin e veprimeve të rikycjes së këtyre linjave.

Në tërësi, falë masava të mara nga OSSH dhe OST, situata aktuale e furnizimit me energji elektrike paraqitet stabël.

Kërkohet mirëkuptim në zona ku prania e zjarreve e bën të domosdoshme stakimin e energjisë elektrike për arsye sigurie.

The post Temperaturat e larta shkaktojnë probleme në sektorin e energjisë, ndërpriten dritat në disa zona të vendit appeared first on Albeu.com.

Zjarret ‘pushtojnë’ Bulqizën dhe Matin/ Zjarrfikësit nuk ndërhyjnë, shkak përmasat shumë të mëdha të flakëve

By: M C
26 July 2025 at 18:14

Mbi 20 vatra zjarri janë shfaqur pasditen e sotme në Bulqizë dhe në Klos të Matit ku siç shihet dhe nga pamjet zjarret e ndihmuar nga era e fortë dhe temperaturat e larta po djegin me qindra hektar pyje me pisha dhe kullota, por jo vetëm.

Zjarret janë ofruar deri tek bizneset duke i rrezikuar ato. Zjarret kanë sjellë probleme serioze edhe për kalimin e automjeteve se dhe tymi ka mbuluar të gjithë zonën e Bulqizës.

Për shuarje e zjarrit janë angazhuar dhjetëra zjarrfikësish, por e kanë të pamundur ndërhyrjen, pasi zjarret kanë marrë përmasa të mëdha, ndërkohë në ndihmë për fikjen e zjarrit janë edhe dy helikopterë.

The post Zjarret ‘pushtojnë’ Bulqizën dhe Matin/ Zjarrfikësit nuk ndërhyjnë, shkak përmasat shumë të mëdha të flakëve appeared first on Albeu.com.

“Nga i nxehti afrikan te rrebeshet e shiut”, habit meteorologia Porja: E diela sjell një kthesë të papritur të motit

By: M C
26 July 2025 at 18:01

Pas një prej ditëve më të nxehta në dy apo tre dekadat e fundit, Shqipëria ndodhet nën ndikimin e një vale të fortë të nxehti, që ka përfshirë thuajse gjithë territorin, përfshirë edhe zonat malore, një fenomen jo i zakontë për klimën tonë.

Meteorologia Lajda Porja tha se ditën e djeshme u afrua, madje sipas disa vlerësimeve mund të jetë thyer, rekordi i temperaturës prej 44 gradësh Celsius i shënuar në qarkun e Beratit në vitin 1993. Ajo theksoi se ndryshe nga zakonisht, kulmi i të nxehtit është regjistruar në orën 15:00, me temperatura që në disa zona kanë kapur mbi 42 gradë edhe sot, ndonëse me një rënie të lehtë dhe thuajse të pandjeshme krahasuar me ditën e djeshme.

Por, lajmi që sjell lehtësim për qytetarët është ardhja e një mase të ftohtë ajrore nga Europa Veriore, e cila pritet të godasë Ballkanin që prej ditës së diel, 27 korrik. Kjo përplasje mes dy masave të kundërta ajrore do të sjellë një rënie të menjëhershme të temperaturave, me maksimumet që do të zbresin në rreth 34–35 gradë Celsius.

“Dita e djeshme ka qenë një nga ditët më të nxehta në dy apo tre dekadat e fundit. Sepse jo se kemi pasur vlera shumë të larta, por ka qenë i gjithë territori duke përfshirë edhe zonat malore, temperatura mjaft ekstreme. Madje dje u diskutua se u thye rekordi i vlerës 43.6, pra 44 gradë në vitin 1993 në qarkun e Beratit. Dje, ndryshe nga zakonisht, vlerat maksimale janë regjistruar në orën 15:00. Duhet thënë që temperaturat janë shumë të larta, gjatë ditës së sotme ka një tendencë në rënie, por shumë pak e ndjeshme. Edhe sot mund të jemi në këto vlera, do të kapim një maksimum mbi 42 gradë në disa zona”, tha Porja.

E diela do të shënojë jo vetëm freskim të ajrit, por edhe shtim të erërave dhe rrebeshe të shkurtra shiu, kryesisht në veriun dhe qendrën e vendit. Jugut, ndërkohë, do t’i mungojnë reshjet, duke përjetuar një kalim më të qetë të kësaj situate të përkohshme.Sipas Porjas, kjo është një ndërhyrje e natyrshme klimatike, por gjithsesi e rrallë për intensitetin dhe kontrastin që sjell në një hapësirë kaq të shkurtër kohore.

“Ndërkohë që presim një ndryshim total ditën e diel. Po vjen një masë e ftohtë nga Europa Veriore drejt Ballkanit. Dhe menjëherë kjo do e shtyjë këtë masën e nxehtë që ka pushtuar Ballkanin. Presim që e diela të shënojë 34 gradë Celsius, në ndonjë zonë tek-tuk 35. Presim që të normalizohen direkt temperaturat. Të dielën do të kemi dhe një shtim të intensitetit të erës sepse është ajo lufta mes dy masave ajrore të cilat po veprojnë me njëra-tjetrën.Kemi rrebeshe të cilat do të jenë kryesisht në zonat veriore të vendit. Do kapin pak edhe ndonjë zonë të qendrës, qarkun e Elbasanit dhe ndonjë rrethinë të Tiranës, kurse jugu do të jetë fare pa reshje. Është një situatë kalimtare”, u shpreh meteorologia.

The post “Nga i nxehti afrikan te rrebeshet e shiut”, habit meteorologia Porja: E diela sjell një kthesë të papritur të motit appeared first on Albeu.com.

“Teknologjia nuk është argëtim”, Linda Rama: Djalin tim 11-vjeçar e orientoj drejt përdorimit të teknologjisë për qëllime mësimore

By: M C
26 July 2025 at 17:50

Linda Rama, bashkëshortja e kryeminsitrit Edi Rama, ka folur lidhur me ndikimin e teknologjisë dhe pasiguritë që ajo sjell për brezat e rinj. Duke u bazuar në përvojën personale si nënë, Rama theksoi se përdorimi i teknologjisë duhet të shoqërohet me edukim të vazhdueshëm dhe qasje të kujdesshme edhe në familje.

Në intervistën për emisionin “Inside Albania” në Euronews Albania, Linda Rama solli shembullin e dialogut të përditshëm që zhvillon me djalin e saj 11-vjeçar, Zahon, të cilin e orienton drejt përdorimit të teknologjisë për qëllime mësimore dhe jo argëtuese.

Ajo shtoi më te se të gjitha shoqëritë, përfshirë edhe ato më të avancuarat në Europë, po përballen me sfida të mëdha në raport me teknologjinë, rrjetet sociale dhe zhvillimin e inteligjencës artificiale, ndaj edhe Shqipëria ndodhet përballë të njëjtave sfida globale.

Pjesë nga intervista:

Alice Taylor: E shoh ende, në një farë mënyre. Kjo ndodh kur njerëzit më thonë: “Ti erdhe këtu nga Anglia, pse doje të rrije këtu me kaq shumë probleme?” Ata mendojnë se Anglia është një vend perfekt, ku gjithçka funksionon, të gjithë janë të pasur dhe rrugët janë të lyera me ar. Ende ekziston kjo lloj mendësie, që këtu është tmerr dhe jashtë është gjithçka e mrekullueshme, perfekte dhe funksionale. Dhe unë u them: nuk është aspak kështu.

Linda Rama: Është e vërtetë. Sot e gjithë bota po jeton në pasiguri shumë të mëdha. Dhe fatkeqësisht, disa vite më parë ishim të sigurt që po u linim fëmijëve tanë një botë shumë më të mirë. Nuk mendoj se flasim sot me të njëjtin gjuhë. Mendojmë dy herë para se ta themi këtë. Dhe kjo sepse edhe vendet e zhvilluara po përballen me shumë sfida, e lëre më të flasim për sfida që lidhen me çështje më të mëdha të përbashkëta, si për shembull mjedisi – planeti. Ne ndajmë një planet për të cilin çdo ditë po vërtetojmë që nuk jemi në gjendje të kontribuojmë. Dhe teknologjia. Teknologjia sot është një sfidë shumë e madhe për çdo vend dhe ti sheh që çdo vend, në një mënyrë apo një tjetër, po përpiqet të kuptojë – madje edhe vendet nordike që janë shumë të avancuara – po përpiqen të kuptojnë cila duhet të jetë qasja për të mbajtur shoqërinë të sigurt në rrethana që askush më parë nuk i ka njohur. Vetëm si shembull, disa javë më parë, doli një studim në Suedi, nëse nuk gaboj, në lidhje me përdorimin e pajisjeve digjitale nga fëmijët në shkolla. Ata ishin të parët që futën këto pajisje në shkolla. Tani, disa vite më vonë, janë të parët që flasin kundër tyre, sepse studimet kanë treguar se ka efekte negative. Pra, ende nuk kemi gjetur përvoja apo le të themi praktika, as në vendet e zhvilluara, mbi të cilat mund të mbështetemi. Kështu që sot Shqipëria është në të njëjtën pozitë si këto vende për sa i përket këtyre sfidave. Dhe sa herë që janë gati t’i adresojnë një sfidë apo që BE mund të bjerë dakord për diçka, çështja ka evoluar. Dinamika është shumë e shpejtë, Alice.

Alice Taylor: Çështja e klimës është njëra anë. Mendoj se tani, çdo vit që kalon, është më nxehtë, ka më shumë zjarre, është më shqetësuese, dhe e shoh vajzën time dhe mendoj: “I madhi Zot, si do të jetë për ty pas 20 vitesh, 30 vitesh, 40 vitesh?”
Rrjetet sociale, inteligjenca artificiale, më trembin. E mbaj larg çdo pajisjeje tani për tani, por dua të them – sa gjatë do të jem realisht në gjendje ta bëj këtë, nëse ato fillojnë të përdoren në shkolla, për shembull?!

Linda Rama: Dhe nuk di kur duhet të fillosh të flasësh për këtë, sepse ta mbash larg – përpiqesh vetëm të mbrohesh dhe të përballosh pasiguritë që ke. Por, në të njëjtën kohë, duhet të flasim me ta për të gjitha rreziqet dhe të gjitha përfitimet që lidhen me përdorimin e teknologjisë sot. Qasja ime me djalin tim është: “Kjo është diçka që mund ta përdorësh për mësimin. Nuk është argëtim.” Kjo është qasja që kam unë. Djali im është njëmbëdhjetë vjeç dhe kjo është një temë e vazhdueshme, pra një temë që nuk mbaron kurrë çdo ditë – përpiqem të shmang në njëfarë mënyre gjithë keqkuptimet që ai mund të ketë dhe tërheqjet që dikush mund të ketë me pajisjet.

Alice Taylor: Po, është e vështirë, e di që do të ketë shumë “luftëra” mes meje dhe vajzës sime kur të rritet.

The post “Teknologjia nuk është argëtim”, Linda Rama: Djalin tim 11-vjeçar e orientoj drejt përdorimit të teknologjisë për qëllime mësimore appeared first on Albeu.com.

Ilnisa pendohet për lidhjen me Meritonin? I vendos këtë pseudonim

By: M C
26 July 2025 at 17:29

Në edicionin e tretë të Big Brother VIP Albania, emri i Ilnisa Agollit u kthye në një ndër më të lakuarit e spektaklit.

Gazetarja dhe prezantuesja, e njohur për fjalorin e saj të pasur dhe mendimet pa filtra, për pak muaj u transformua në një fenomen televiziv që ndau publikun mes atyre që e duartrokitën dhe atyre që e kritikuan ashpër.

Por Ilnisa Agolli nuk qëndroi në qendër të vëmendjes vetëm për rrugëtimin e saj profesional. Brenda mureve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ajo përjetoi një histori dashurie me prezantuesin Meriton Mjekiqi, një lidhje që nga momenti i parë pushtoi titujt e portaleve dhe studiot televizive.

Një romancë që, ashtu siç u kritikua fort brenda shtëpisë, ashtu edhe jashtë saj u komentua me dyshime, por që për shumëkënd pritej të përfundonte me një fund të lumtur.

Mirëpo realiteti rezultoi më i ashpër. Ndjenjat, ndonëse të sinqerta brenda lojës, nuk ishin të mjaftueshme për të mbijetuar jashtë asaj bote të monitoruar nga kamerat.

Ilnisa, në një rrëfim të sinqertë, ka pranuar se krijimi i kësaj lidhjeje nuk ishte pjesë e planeve të saj, dhe nëse do ta ribënte edhe një herë, do të ishte më e kujdesshme dhe e kontrolluar.

“Ishte një çast i vështirë për mua, kisha njerëz kundër, askush nuk më kuptonte, ndieja që nuk më donin. Në një moment shumë të dobët timin, pashë një njeri që aty brenda mund të ketë qenë i vërtetë, por realiteti ta zbardh ndryshe historinë. Në terren nuk funksionoi. U kënaqa për aq sa zgjati,” tha ajo, duke lënë të kuptohet një pendesë të qartë për mënyrën si u zhvillua gjithçka.

“Brenda asaj shtëpie humb filli i arsyes. Je me njerëz që nuk i zgjedh dot,” shtoi Agolli, duke reflektuar mbi presionin dhe izolimin që ndjen çdo banor në një realitet artificial.

Në një koment që ka ngjallur reagime, Ilnisa tha hapur:
“Ke rënë në dashuri me dikë me IQ më të vogël se vetja?”
“Po,” – u përgjigj ajo. “E pa e gjithë Shqipëria.”

Sa i përket rrugëtimit të saj në Big Brother VIP, ajo tha:

“Do të bëja një super skemë, do të ruaja balancat brenda formatit. Nëse do të më ndeshte rruga me njerëzit që shtiren, do të bëja të njëjtën zgjidhje,” duke lënë të hapur mundësinë e rikthimit në këtë format nëse do bëhej një edicion ‘All Stars’.

The post Ilnisa pendohet për lidhjen me Meritonin? I vendos këtë pseudonim appeared first on Albeu.com.

Aktivizohet një vatër zjarri në Parkun Kombëtar të Prespës, zjarrfikësit dhe banorët e zonës në luftë me flakët

By: M C
26 July 2025 at 16:58

Një vatër e re zjarri ka shpërthyer në vend, konkretisht në Parkun Kombëtar të Prespës.

Sipas informacioneve, flakët e shfaqura mbi fshatin Pustec po përhapen me ritme të shpejta duke u favorizuar nga temperaturat e larta dhe era e fortë që fryn.

Në vendin e vatrës së zjarrit ndodhen forcat zjarrfikëse dhe forcat pyjore, bashkë me banorët të cilët po punojnë për vënien nën kontroll të situatës.

The post Aktivizohet një vatër zjarri në Parkun Kombëtar të Prespës, zjarrfikësit dhe banorët e zonës në luftë me flakët appeared first on Albeu.com.

Ngërçi politik në Kosovë/ Ndërpritet seanca në Kuvend pas disa minutash, do të mblidhet sërish në orën 22:00

By: M C
26 July 2025 at 16:13

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë mblidhur sërish sot në një tjetër përpjekje për ta konstituar legjislaturën e re. Seanca nisi në orën 14:00 por pas disa minutash u ndërpre për të vijuar sonte rreth orës 22:00. Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari ndërpreu seancën dhe njoftoi orarin se kur do të rikthehen në seancë.

Që nga 15 prilli, Kuvendi ka dështuar plot 52 herë radhazi në zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve. Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Lista Serbe partia më e madhe e serbëve në Kosovë nuk pranojnë të propozojnë nga një kandidat për formim të një komisioni për votim të fshehtë, me arsyetimin se mënyra e ndryshimit të votimit është jokushtetuese.

Dje diplomatët perëndimorë ishin të pranishëm në seancë por dolën të zhgënjyer dhe paralajmëruan politikanët se vendit po futet në një territor të panjohur. Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav tha se Kosova ka nevojë për një qeveri të re që e përshpejton rrugën e saj drejt BE-së.

Lëvizja Vetëvendosje kërkon që për Albulena Haxhiun të votohet vetëm një herë përmes votimit të fshehtë dhe nëse nuk i siguron 61 votat e nevojshme, ajo do të tërhiqet nga gara. Ajo nuk i ka siguruar votat e nevojshme në disa seanca radhazi që janë mbajtur me votim të hapur. Për disa parti, ajo është figurë përçarëse dhe e papranueshme. Palët vazhdojnë të mos gjejnë një kompromis ndonëse afati i përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese për konstitutim të Kuvendit po afron dita-ditës.

Ndonëse gjykata e ka përcaktuar 26 korrikun si afat të fundit për konstituim, ajo nuk ka ofruar më shumë hollësi se çfarë ndodh nëse partitë nuk arrijnë të gjejnë një zgjidhje. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me përfaqësuesit e partive politike ditë më parë, me shpresën e gjetjes së një zgjidhjeje, por situata nuk ka ndryshuar. Ajo që është ende e paqartë është se çfarë do të ndodhë nesë edhe tentativa e sotme, e fundit nuk sjell asnjë rezultat.

The post Ngërçi politik në Kosovë/ Ndërpritet seanca në Kuvend pas disa minutash, do të mblidhet sërish në orën 22:00 appeared first on Albeu.com.

Aksident i rëndë në Memaliaj, 10-vjeçari humb jetën nga përplasja e dy automjeteve! 3 persona të plagosur rëndë

By: M C
26 July 2025 at 16:10

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Memaliaj-Mallakastër, pranë kthesës së ish-minierës së qymyrit në Memaliaj.

Burime për media bëjën me dije se në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa viktimë ka mbëtur një fëmijë 10 vjeç, banues në fshatin Kalivaç, ndërsa tre persona të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë.

Sipas informacioneve paraprake, bëhet e ditur se xhipi tip Range Rover, me targa shqiptare AB700SF, është përplasur me atë tip ‘Mercedes Benz’, me targa ukrainase, në të cilin udhëtonin dy të rinj ukrainas.

Sakaq, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur dhe forcat e policisë ku po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

The post Aksident i rëndë në Memaliaj, 10-vjeçari humb jetën nga përplasja e dy automjeteve! 3 persona të plagosur rëndë appeared first on Albeu.com.

Horoskopi 26 Korrik, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

By: M C
25 July 2025 at 23:48

Dashi

Dashuria: Nga pikëpamja sentimentale sot do të keni siguri nga i dashuri juaj dhe nuk do të keni nevojë ta kërkoni diku tjetër. Beqaret do ju duhet ti kushtojnë vëmendje disa thashethemeve qe sjellin mosmarrëveshje.

Puna: Në këtë ditë do të ketë synime të rëndësishme si në punë ashtu edhe në studime, thjesht duhet të jeni të durueshëm.

Demi

Dashuria: Një ditë e mbushur me aventura sentimentale dhe flirte, beqarët nuk do kalojnë pa u vënë re, por ata që janë tashmë në çifte gjithashtu do të bien në sy. Tregohuni të vëmendshëm ndaj njerëzve që i frekuentoni, jo të gjithë janë të sinqertë.

Puna: Në punë do të jeni krijues dhe do të merrni shpërblime për angazhimin tuaj.

Binjakët

Dashuria: Kokëfortësia juaj shpesh ju bën të pakëndshëm. Edhe ata pranë jush do ta kenë të vështirë të lidhen me një karakter kaq rebel dhe të zjarrtë. Nëse jeni beqarë do të bëni takime interesante dhe do të keni mundësi të bëni miqësi të reja dhe flirte të reja.

Puna: Nëse keni ndonjë projekt të jashtëzakonshëm, do të keni çdo shans t’i përfundoni ato me sukses.

Gaforrja

Dashuria: Do të ketë këndvështrime të reja për të ardhmen dhe projekte të reja për jetën private që po përpiqeni të ndiqni me zell. Tregime të reja dashurie që vijnë edhe për zemrat e vetmuara, mund të bëni takime vërtet të jashtëzakonshme.

Puna: Do të korrni frytet e asaj që keni mbjellë dhe do të përfitoni nga përparimi i madh në sferën financiare.

Luani

Dashuria: Faza pozitive për dashurinë, Jupiteri dhe Venusi ju japin entuziazëm dhe energji të madhe. Ndjenjat janë baza e jetës tuaj dhe ju po bëni gjithçka për t’i mbajtur ato gjallë. Kohë e mirë për beqarët, takime të reja në horizont dhe këndvështrime të reja për dashurinë.

Puna: Shumë nga shenjat po përparojnë mirë dhe konfirmimet e para janë tashmë të dukshme. Jetë e sigurt për të ardhmen.

Virgjëresha

Dashuria: Venusi vazhdon të mbrojë marrëdhënien tuaj dhe gjithçka do të vazhdojë pa probleme, të paktën për sot. Varet nga ju që të bëni pjesën tuaj që gjërat të funksionojnë. Beqarët në kërkim të dashurisë do të jenë në gjendje të gjejnë personin e ëndrrave të tyre.

Puna: Në punë do të ketë lajme të mira dhe perspektiva të mira edhe për të bërë investime me fat.

Peshorja

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 26 Korrik 2025

Dashi

Dashuria: Nga pikëpamja sentimentale sot do të keni siguri nga i dashuri juaj dhe nuk do të keni nevojë ta kërkoni diku tjetër. Beqaret do ju duhet ti kushtojnë vëmendje disa thashethemeve qe sjellin mosmarrëveshje.

Puna: Në këtë ditë do të ketë synime të rëndësishme si në punë ashtu edhe në studime, thjesht duhet të jeni të durueshëm.

Demi

Dashuria: Një ditë e mbushur me aventura sentimentale dhe flirte, beqarët nuk do kalojnë pa u vënë re, por ata që janë tashmë në çifte gjithashtu do të bien në sy. Tregohuni të vëmendshëm ndaj njerëzve që i frekuentoni, jo të gjithë janë të sinqertë.

Puna: Në punë do të jeni krijues dhe do të merrni shpërblime për angazhimin tuaj.

Binjakët

Dashuria: Kokëfortësia juaj shpesh ju bën të pakëndshëm. Edhe ata pranë jush do ta kenë të vështirë të lidhen me një karakter kaq rebel dhe të zjarrtë. Nëse jeni beqarë do të bëni takime interesante dhe do të keni mundësi të bëni miqësi të reja dhe flirte të reja.

Puna: Nëse keni ndonjë projekt të jashtëzakonshëm, do të keni çdo shans t’i përfundoni ato me sukses.

Gaforrja

Dashuria: Do të ketë këndvështrime të reja për të ardhmen dhe projekte të reja për jetën private që po përpiqeni të ndiqni me zell. Tregime të reja dashurie që vijnë edhe për zemrat e vetmuara, mund të bëni takime vërtet të jashtëzakonshme.

Puna: Do të korrni frytet e asaj që keni mbjellë dhe do të përfitoni nga përparimi i madh në sferën financiare.

Luani

Dashuria: Faza pozitive për dashurinë, Jupiteri dhe Venusi ju japin entuziazëm dhe energji të madhe. Ndjenjat janë baza e jetës tuaj dhe ju po bëni gjithçka për t’i mbajtur ato gjallë. Kohë e mirë për beqarët, takime të reja në horizont dhe këndvështrime të reja për dashurinë.

Puna: Shumë nga shenjat po përparojnë mirë dhe konfirmimet e para janë tashmë të dukshme. Jetë e sigurt për të ardhmen.

Virgjëresha

Dashuria: Venusi vazhdon të mbrojë marrëdhënien tuaj dhe gjithçka do të vazhdojë pa probleme, të paktën për sot. Varet nga ju që të bëni pjesën tuaj që gjërat të funksionojnë. Beqarët në kërkim të dashurisë do të jenë në gjendje të gjejnë personin e ëndrrave të tyre.

Puna: Në punë do të ketë lajme të mira dhe perspektiva të mira edhe për të bërë investime me fat.

Peshorja

Dashuria: Sot dita do të fillojë nën kujdesin më të mirë për sa i përket sferës sentimentale, por ende disa dyshime të vogla mbeten në zemrën tuaj. Beqarët do jenë të shqetësuar dhe ankthi i tyre do të ndikojë në marrëdhëniet me miqtë dhe familjen.

Puna: Sidoqoftë, disonanca e Saturnit nuk tregon asnjë shenjë të zvogëlimit, paparashikimet e vogla në punë nuk mund t’ju shqetësojnë.

Akrepi

Dashuria: Ndryshimet e reja janë në sy në jetën e dashurisë. Është koha e duhur për të parë të ardhmen pas disa zhgënjimeve. Për beqarët është një ditë pak konfuze, ata do të duhet të kuptojnë se çfarë duan nga jeta.

Puna: Perspektiva të shkëlqyera për ata që kanë një profesion dhe duan të bëjnë karrierë, promovime të shkëlqyera janë në rrugë të mbarë.

Shigjetari

Dashuria: Nëse keni nevojë të reflektoni në historinë tuaj të dashurisë, është më e përshtatshme që të merrni kohën për të parë brenda. Ndoshta ju duhet të bëni vend për veten tuaj, ndjeheni të mbytur! Beqarët mund të takojnë njerëz të rinj dhe të përjetojnë emocione të bukura.

Puna: Forca dhe energjia juaj nuk ka asgjë të barabartë dhe me Jupiterin ju tregon se si gjithçka do të duket më e thjeshtë.

Bricjapi

Dashuria: Dashuria është e pranishme në jetën tuaj, kështu që përpiquni të merrni gjithçka që mund t’ju japë të mira. Çdo histori ka kontraste dhe jo gjithçka është gjithmonë trëndafila dhe lule! Beqarët, nga ana tjetër, do të duhet të mendojnë për të kultivuar dhe ruajtur atë që ata nuk e kanë pushtuar.

Puna: Në këtë kohë mund të lindin mundësi të reja pune, të cilat nuk mund t’i refuzoni.

Ujori

Dashuria: Në këtë ditë ju jeni të vendosur të pastroni disa dyshime me të dashurin tuaj. Çiftet e konsoliduara përkundrazi do të jenë në gjendje të kryejnë disa projekte të reja. Edhe për beqarët, ndjenjat janë një kohë e mirë, por duhet të keni qëllimin e duhur për t’i mirëpritur ata.

Puna: Puna është përparësia juaj dhe kjo është ajo ku ju do të përqendroni të gjithë forcën dhe energjinë tuaj, duke shpresuar ta bëni atë.

Peshqit

Dashuria: Çiftet e sigurta të ndjenjave të tyre nuk do të kenë dyshime, ndërsa do të tundohen ata që do të ndikohen nga njerëzit e jashtëm. Beqarët mund të përballen me një zgjedhje që nuk mund ta shmangin.

Puna: Puna vazhdon në mënyrë të mrekullueshme dhe do të ketë lajme të tjera që vijnë shumë shpejt, ndoshta me përparimin në karrierë.

The post Horoskopi 26 Korrik, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Me plis në kokë, “shqiponjë” dhe valle shqiptare! Futbollisti i Interit e “djeg” në dasmën përrallore me modelen shqiptare

By: M C
25 July 2025 at 23:24

Benjamin Pavard, futbollisti i Interit dhe përfaqësueses së Francës, është kurorëzuar në martesë gjatë fundjavës së kaluar me bukuroshen shqiptare, Kleofina Pnishi.

Çifti ishte bashkë prej kohësh dhe pas propozimit për martesë që lojtari i bëri modeles shqiptare pikërisht gjatë pushimeve në bregdetin e Jugut të vendit tonë në verën e kaluar, ka ardhur edhe dasma përrallore në Amalfi të Italisë.

 

Një dasmë e shijuar për dy ditë me radhë në lokalitetin italian, me ceremoninë mes miqsh, e padyshim edhe banketin, ku nuk mungoi muzika e vallet shqiptare, plisat e festimet tradicionale.

Video    

Videot u publikuan në rrjetet sociale nga Kleofina e cila ka ndarë me ndjekësit e shumtë momentet e festës së ditës së paharrueshme për të.

The post VIDEO/ Me plis në kokë, “shqiponjë” dhe valle shqiptare! Futbollisti i Interit e “djeg” në dasmën përrallore me modelen shqiptare appeared first on Albeu.com.

A do bënte një bashkëpunim me të? Klajdi habit me deklaratën: Jam tallur me Rozanën dhe…

By: M C
25 July 2025 at 23:04

Klajdi Musabelliu dhe Rozana Radi kanë patur debate të forta kur ishin brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 4”.

Gjatë një interviste për “Pushime On Top”, Eni Shehu e pyeti nëse do të bënte një bashkëpunim me këngëtaren e njohur.

Këngëtari u shpreh ‘kurrë mos thuaj kurrë’ , por për momentin ka shumë gjëra që po merret dhe po përpiqet që të jetë i kujdesshëm dhe selektiv në materialet që zgjedh.

Musabelliu tha gjithashtu se loja ka mbaruar dhe në “Big Brother” hyri për tu kënaqur dhe argëtuar:

“Unë besoj se kam qenë shumë i qartë jo vetëm me Rozanën po me të gjithë, që kam luajtur, kam qeshur, jam argëtuar, jam tallur pak me thënë të drejtën, nuk e mohoj këtë”.

Pjesë nga intervista:

Një bashkëpunim që nuk do doje t’a bëje, Rozana?

Big-u mbaroi, për mua loja mbaroj. Ne ngelemi shokë, miq, kolegë, pavarësisht ça u tha, ça u bë. Edhe në jetën e vërtetë kështu funksionojnë raportet, zihesh, mban mëri, akuzohesh, shahesh, thashetheme pas krahëve. Pastaj ritakohesh, pra kjo nuk është një gjë që ndodh për herë të parë. Ok, aty ishte publike gjëja. Pastaj del jashtë dhe merr një tjetër kuptim, një tjetë peshë. Unë besoj se kam qenë shumë i qartë jo vetëm me Rozanën po me të gjithë, që kam luajtur, kam qeshur, jam argëtuar, jam tallur pak me thënë të drejtën, nuk e mohoj këtë. Sepse hyra në Big Brother për tu kënaqur.

Tani që jeni jashtë dhe gjithçka ka mbaruar, më trego pak për Rozanën në aspektin artistik.

Do doje të kishe një bashkëpunim me të?

Të thashë kurrë mos thuaj kurrë, nuk e dihet. Po për momentin ngaqë kam këtë tjetrën me Nestin, jam bërë shumë lëmsh se kam disa gjëra nëpër duar, kërkesa, oferta, nuk po di të zgjedh, po përpiqem ti bëj gjërat avash avash, i kujdesshëm dhe selektiv në materialet që zgjedh. Të mbyllim këtë me Elvanën njëherë.

The post A do bënte një bashkëpunim me të? Klajdi habit me deklaratën: Jam tallur me Rozanën dhe… appeared first on Albeu.com.

Milani bën gati ofertën e radhës për Ardon Jasharin

By: M C
25 July 2025 at 22:41

Pas zyrtarizimit të afrimit të mbrojtësit Pervis Estupiñan nga Brighton, që zë vendin e lënë bosh nga Theo Hernandez, AC Milan është gati të intensifikojë fushatën e saj në merkato me një tjetër goditje të rëndësishme: mesfushorin e Zvicrës dhe Club Brugge, Ardon Jashari.

Kuqezinjtë kanë çuar përpara largimin e disa emrave si Emerson Royal, Yacine Adli, Lorenzo Colombo, Ismaël Bennacer dhe Noah Okafor, duke krijuar hapësirë financiare dhe taktike për afrime të reja.

Në krye të listës së dëshirave është 22-vjeçari Jashari, për të cilin Milani ka bërë një ofertë të rëndësishme: 32 milionë euro në pagesë fikse dhe 5 milionë të tjera në formë bonusesh.

Megjithatë, kjo ofertë u refuzua nga Club Brugge, që kërkon plot 40 milionë euro për kartonin e mesfushorit.

Dëshira e vetë Jasharit për t’u transferuar te Milani mbetet faktori kyç që po i jep optimizëm drejtuesve të klubit italian. Mesfushori me origjinë shqiptare ka refuzuar çdo ofertë tjetër, duke i dhënë përparësi vetëm kalimit në “San Siro”.

Ai ka lënë të kuptohet qartë këtë synim, duke stërvitur veçmas ekipit të tij aktual dhe duke munguar në debutimin sezonal të Club Brugge në Superkupë.

Negociatat vijojnë, por në Milano mbizotëron bindja se marrëveshja do të arrihet brenda pak ditësh. Me afrimin e Jasharit, kuqezinjtë synojnë të forcojnë ndjeshëm repartin e mesfushës dhe të kompletojnë një merkato verore ambicioze.

The post Milani bën gati ofertën e radhës për Ardon Jasharin appeared first on Albeu.com.

Presidenti Begaj viziton në spital komisarin Agim Troci që pësoi djegie të shumta duke shpëtuar banorët gjatë zjarrit në Delvinë

By: M C
25 July 2025 at 22:12

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, vizitoi mbrëmjen e së premtes në urgjencën e QSUT-së shefin e Komisariatit të Delvinës, komisar Agim Troci, i cili pësoi djegie në bark, krah dhe këmbë gjatë përpjekjes për të ndihmuar në shuarjen e një zjarri në zonën e Senicës, Delvinë.

Gjatë vizitës, Presidenti vlerësoi aktin e guximshëm të komisar Trocit dhe shprehu mirënjohje për përkushtimin e forcave në terren. Ai bëri thirrje për ndërgjegjësim dhe përgjegjësi qytetare në përballimin e situatës me zjarret që po prekin vendin.

“Vlerësoj maksimalisht angazhimin e forcave zjarrfikëse, emergjencave civile, forcave të armatosura dhe pushtetit vendor në përballimin e kësaj situate të vështirë me temperatura shumë të larta. Ftoj qytetarët të tregojnë kujdes dhe përgjegjësi, parandalimi fillon nga secili prej nesh”, u shpreh Presidenti.

Ai theksoi se institucionet janë në gatishmëri të plotë dhe të pranishme në të gjitha zonat më problematike të vendit, ndërsa paralajmëroi se çdo akt zjarrvënieje është i dënueshëm dhe me pasoja të rënda për jetën dhe pasurinë.

The post Presidenti Begaj viziton në spital komisarin Agim Troci që pësoi djegie të shumta duke shpëtuar banorët gjatë zjarrit në Delvinë appeared first on Albeu.com.

Yesterday — 25 July 2025Main stream

Letra për kryeministrin Starmer, mbi 220 deputetë britanikë i bëjnë thirrje Londrës të njohë Palestinën

By: M C
25 July 2025 at 21:52

Më shumë se 220 deputetë britanikë nga nëntë parti të ndryshme i kanë dërguar një letër kryeministrit laburist Keir Starmer dhe sekretarit të jashtëm David Lammy duke i kërkuar Mbretërisë së Bashkuar që ta njohë zyrtarisht shtetin palestinez.

Iniciativa dypartiake, e iniciuar nga deputetja me shumicë Sarah Champion, përfshin më shumë se një të tretën e Dhomës së Komunave dhe vjen pasi presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi njohjen përballë “katastrofës humanitare” në Gaza të shkaktuar nga bllokada e ndihmës nga Izraeli.

Kështu, pas Francës, edhe Britania e Madhe po merr iniciativën për njohjen e Palestinës. Një politkë e kundërt me atë të SHBA-së, e cila nuk është e gatshme për të njohur Palestinën si shtet.

The post Letra për kryeministrin Starmer, mbi 220 deputetë britanikë i bëjnë thirrje Londrës të njohë Palestinën appeared first on Albeu.com.

Shefja e BE-së gati për bisedime me Trumpin, në ‘tryezë’ do të jenë tarifat

By: M C
25 July 2025 at 21:47

Shefja e Bashkimit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se do të zhvillojë bisedime me presidentin amerikan, Donald Trump, në Skoci në lidhje me tensionet transatlantike sa i përket tarifave, teksa ka mbetur vetëm një javë deri në afatin e fundit për negociata.

Në përpjekje për të ulur deficitin tregtar për vendin e tij, Trump ka premtuar se do të vendosë tarifa ndëshkuese ndaj dhjetëra vendeve nëse ato nuk arrijnë marrëveshje me Uashingtonin deri më 1 gusht.

Bashkimi Evropian – që po përballet me një tarifë të përgjithshme prej 30 për qind – po kërkon një marrëveshje me administratën e Trumpit, ndërkohë që po përgatit edhe masa hakmarrëse në rast se bisedimet dështojnë.

“Pas një telefonate të mirë me presidentin e SHBA-së, jemi pajtuar të takohemi të dielën në Skoci për të diskutuar marrëdhëniet tregtare transatlantike dhe mënyrat për t’i mbajtur ato të forta”, shkroi von der Leyen në platformën X.

Takimi në nivel të lartë vjen pas për disa ditë ka pasur sinjale se Komisioni Evropian dhe administrata amerikane po afron drejt një marrëveshjeje, por Trump të premten vuri në dyshim këtë skenar.

Duke folur për gazetarët teksa largohej nga Shtëpia e Bardhë për në Skoci, Trump vlerësoi se kishte “50-50” shanse për të arritur një marrëveshje me bllokun prej 27 shtetesh.

Të 27 vendet e BE-së i kanë dhënë Komisionit Evropian mandatin që të përqendrohet në përpjekjet drejt një marrëveshjeje që do të shmangte tarifat e rënda amerikane.

Në fillim të këtij muaji, zyrtarët e BE-së po ashtu shprehën besimin se ishin në prag të një marrëveshjeje, para se Trump të kërcënonte me rritjen e tarifave në 30 për qind.

Në rast se bisedimet dështojnë, vendet anëtare të BE-së miratuan të enjten një paketë masash hakmarrëse ndaj mallrave amerikane në vlerë prej 109 miliardë dollarësh, e cila do të zbatohet në faza duke filluar nga 7 gushti.

Që nga nisja e fushatës së tarifave, administrata e Trumpit ka arritur pesë marrëveshje, përfshirë ato me Britaninë, Japoninë dhe Filipinet./REL

The post Shefja e BE-së gati për bisedime me Trumpin, në ‘tryezë’ do të jenë tarifat appeared first on Albeu.com.

Aksion i SPAK/ Arrestohen 4 vetë, kapen bizhuteri e makina luksoze. Akuza të reja ndaj Plarent Dervishaj dhe Erion Alibejt

By: M C
25 July 2025 at 21:18

Detaje të reja janë zbardhur pas aksionit të policisë me urdhër të SPAK.

Janë vënë në prangat e policisë 4 persona, dy prej tyre janë vëllezërit Artur dhe Ervin Hoxhosmani.

Një tjetër i arrestuar është Ermir Ndreaj.

Sakaq, personi i katërt ende nuk është bërë i ditur emri i tij.

Ndërsa një tjetër person është në kërkim nga policia.

Përveç këtyre arrestimeve janë kapur ora të shtrenjta, bizhuteri dhe makina luksoze.

Gjithashtu, në qelitë e burgut i janë komunikuar akuza të reja dy të burgosurve Plarent Dervishaj dhe Erion Alibej.

Kanë qenë dëshmitë e këtij të fundit, që kanë çuar SPAK në goditjen e këtij grupi kriminal, pasi Alibej ka rrëfyer për dhjetëra ngjarje si dhe për trafikun e drogës. SPAK ka në dorë dëshminë e tij dhe biseda në aplikacionin Sky Ecc.

Plarent Dervishaj po gjykohet për atentatin ndaj ish-prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoji, ndërsa Erion Alibej akuzohet për disa vrasje me pagesë, por që ka statusin e të penduarit.

The post Aksion i SPAK/ Arrestohen 4 vetë, kapen bizhuteri e makina luksoze. Akuza të reja ndaj Plarent Dervishaj dhe Erion Alibejt appeared first on Albeu.com.

Ndahet nga jeta ish-zëvendëskryeministri Abdyl Xhaja! Eksperti i ekonomisë dhe politikës shuhet në moshën 82-vjeçare

By: M C
25 July 2025 at 20:47

Ish-Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Abdyl Xhaja, është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare. Abdyl Xhaja njihej si një nga personalitetet më të spikatura të ekonomisë dhe politikës në dekadat e fundit të shekullit XX.

Abdyl Xhaja lindi më 13 mars 1943 në Elbasan ndërsa përfundoi studimet e larta në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës në vitin 1965, duke u diplomuar si ekonomist për industri.

Më vonë ai u angazhua në një karrierë të gjatë në Kombinatin Metalurgjik të Elbasanit, ku mbajti pozicione të rëndësishme drejtuese.

Ai ishte gjithashtu pjesë e Komitetit Shtetëror të Statistikës dhe më vonë do të kalonte në nivelet qendrore të drejtimit të sektorit industrial në vend.

Me ndryshimet politike të fillimviteve ’90, Abdyl Xhaja u bë një figurë kyçe në qeverisjen e vendit, duke shërbyer si Zëvendësministër i Burimeve Minerare dhe Energjetikës, Zëvendëskryeministër dhe më pas Ministër i Industrisë, Burimeve Minerare dhe Energjetikës në disa qeveri gjatë viteve 1991–1997.

Si pjesë e Partisë Demokratike, ai u zgjodh deputet në vitin 1996 dhe ishte anëtar aktiv i Këshillit Kombëtar të kësaj force politike.

Pas vitit 1997, ndonëse jashtë jetës politike aktive, vijoi të kontribuonte në fushën e ekonomisë si këshilltar pranë unionit të investitorëve të huaj dhe më vonë pranë Shërbimit Gjeologjik Shqiptar.

Për kontributin e tij në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe promovimin e potencialeve ekonomike të Shqipërisë, Abdyl Xhaja është nderuar me titullin “Qytetar Nderi” i shtetit të Oklahomës në SHBA – një vlerësim i rrallë për një qytetar shqiptar.

Jeta dhe veprimtaria e tij mbeten një shembull i përkushtimit ndaj zhvillimit ekonomik dhe shërbimit publik.

The post Ndahet nga jeta ish-zëvendëskryeministri Abdyl Xhaja! Eksperti i ekonomisë dhe politikës shuhet në moshën 82-vjeçare appeared first on Albeu.com.

❌
❌