Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Zëvendëskryeministrja Balluku kërkon dorëheqjen drejtorëve dhe administratorëve të Bashkisë së Lushnjës

14 July 2025 at 18:47

 LUSHNJË- Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka kërkuar dorëheqjen e të gjithë drejtorëve dhe 13 administratorëve të bashkisë së Lushnjës.

Në një takim të zhvilluar në bashkinë e Lushnjës, zëvendëskryeministrja dhe njëherazi drejtuesja politike e PS ne qarkun e Fierit, u ka kërkuar dorëheqjen drejtorëve në bashkinë e Lushnjës dhe 13 administratorëve.

Burime zyrtare nga kjo bashki sqaruan se ashtu si në bashkinë e Fierit pas dorëheqjes, puna e secilit drejtor dhe administrator do te shqyrtohet nga një komision ku do të vlerësohet performanca e gjithsecilit.

Bazuar në këtë vlerësim do të vendoset nëse drejtuesi do të qëndrojë në detyrë apo do të largohet. Bashkia e Lushnjës ka 15 njësi administrative, por në dy prej tyre vendi i administratorit është vakant.

Në Fier ndërkohë, kanë dhënë dorëheqjen të gjithë administratorët e njësive, që gjithsej janë 14. Gazetarja e ABC News, Valbopna Davidhi raportin se edhe drejtorë të bashkisë dhe drejtorive rajonale gjithashtu kanë dhënë dorëheqjen./abcnews.al

Samiti i NATO-s/ Momenti kur kryeministri Rama mbërrin në darkën zyrtare, shoqërohet nga bashkëshortja (VIDEO)

By: V K
25 June 2025 at 09:41

Pamjet që shihni më poshtë, janë momentet kur kryeministri Edi Rama, ka mbërritur në darkën zyrtarë të organizuar nga Familja Mbretërore e Holandës, për liderët e vendeve të NATO-s.

Në pamje shihet se kreu i qeverisë shoqërohet nga bashkëshortja e tij, Linda Rama.

Ajo që bie në sy është se si rrallë herë, kryeministri ka pasur një look tërësisht formal, me kostum dhe këpucë, ndryshe nga qasja e tij e zakonshme, ku edhe kur ka zgjedhur të vishet me kostum, e ka kombinuar me atlete.

 

The post Samiti i NATO-s/ Momenti kur kryeministri Rama mbërrin në darkën zyrtare, shoqërohet nga bashkëshortja (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Linda Rama në forumin FII: Shqiptarët i besuan Edit një mandat shumë të fortë, përgjegjësi e jashtëzakonshme

By: D Marku
17 May 2025 at 15:46

Bashkëshortja e Kryeministrit, Linda Rama e ka cilësuar fitoren e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit si një përgjegjësi që kërkon angazhim.

Në forumin ndërkombëtar FII Priority, Rama u shpreh se ka akoma shumë gjëra për të ndryshuar.

Linda Rama: “Duket sikur një fill po lidhet pas kaq shumë vitesh, shqiptarët i besuan Edit një mandat shumë të fortë. Një përgjegjësi e jashtëzakonshme, ndjej peshën për të mos zhgënjyer askënd nga ata që e ka dhënë këtë mbështetje dhe për të lejuar të rinjtë të çelin një shteg krejt të ri, me një nivel tjetër angazhimi.”

Sipas bashkëshortes së kreut të qeverisë, ka qenë një sfidë ruajtja e identitetit të saj personal dhe profesional pasi u bë bashkëshortja e kryeministrit.

Linda Rama: “Kuptova që në fillim që sapo bëhesh bashkëshortja e dikujt që zgjidhet, rreziku është që njerëzit të të shohin vetëm si bashkëshortja e kryeministrit. Në fillim mendova se thjesht do t’i shtoja dimension tjetër profilit tim personal por e kuptova se më duhej të ruaja identitetin tim personal e profesional. Ishte sfiduese.”

Nuk harroi të listonte dhe të mirat që ka vendi ynë.

Linda Rama: “Në këtë vend kaq të vogël mund të gjesh të gjithë botën. Kemi më shumë se 3 mijë kostume tradicionale, tri besime fetare që janë në harmoni dhe janë një trashëgimi e madhe. Jemi një komb mjaft dinamik. Edhe tronditjen “nuk na tronditin”. Ndodhi në ’97, pandeminë, tërmetin, dhe ne vazhduam me rritjen.”

Ndërkaq, Linda Rama theksoi dhe nevojën e mbështetjes ndaj të rinjve duke kërkuar që ata të shihen si njerëzit që do të kontribuojnë më së shumti për të ardhmen.

 

The post VIDEO/ Linda Rama në forumin FII: Shqiptarët i besuan Edit një mandat shumë të fortë, përgjegjësi e jashtëzakonshme appeared first on Albeu.com.

A e dëshiron jetën me rehati dhe qetësi? Në Kompleksin Linda te dyjat i ki!

16 May 2025 at 14:37

Nëse jeni duke kërkuar një vend që ndërthur jetesën moderne me rehatinë e përditshme, Kompleksi Linda në Bresje të Fushë Kosovës është destinacioni ideal për ju.

Ky kompleks banesor, tashmë i konsoliduar si një nga më të mirët në rrethinë, ofron një mjedis të veçantë ku eleganca dhe funksionaliteti bashkohen në harmoni të plotë.

Detaje për të gjitha shijet

Kompleksi Linda nga Al Trade Center ofron një gamë të larmishme apartamentesh, të dizajnuara për të përmbushur nevojat e ndryshme të banorëve.

Çdo njësi banimi është e pajisur me detaje të mrekullueshme që përfshijnë materiale të cilësisë së lartë, ndriçim natyral dhe hapësira të bollshme që krijojnë një ambient të ngrohtë dhe mikpritës.

Ndjesia e qetësisë dhe freskisë

Arkitektura moderne e Kompleksit Linda është krijuar për t’u harmonizuar me mjedisin përreth, duke ofruar jo vetëm pamje të bukura, por edhe një ndjenjë qetësie dhe relaksi.

Hapësirat e gjelbëruara dhe kopshtet e mirëmbajtura ofrojnë një ambient të freskët që është ideal për shëtitje dhe aktivitete në natyrë.

Lehtësira për çdo nevojë

Kompleksi Linda shquhet për lehtësirat e tij të pasura, të cilat përfshijnë palestra moderne, pishina, zona për fëmijët dhe hapësira rekreative për të rriturit.

Banorët mund të shijojnë gjithashtu sigurinë maksimale, me mbrojtje 24/7 dhe akses të kontrolluar që garanton qetësinë e tyre.

Lokacion adekuat dhe qasje e lehtë

Me një vendndodhje strategjike në Bresje, Kompleksi Linda ofron akses të shpejtë në rrugët kryesore dhe afërsi me të gjitha shërbimet e nevojshme si shkolla, qendra tregtare dhe institucione shëndetësore.

Ky pozicion e bën jetesën më të lehtë dhe më të këndshme për familjet dhe individët që kërkojnë prakticitet dhe komoditet.

Komunitet që jep ndjesinë e shtëpisë

Kompleksi Linda nuk është vetëm një vend për të jetuar, por një komunitet i gjallë ku banorët ndihen si në shtëpi. Me aktivitete të ndryshme sociale dhe hapësira për bashkëpunim, banorët kanë mundësinë të ndërtojnë marrëdhënie dhe të krijojnë kujtime të paharrueshme.

Nëse jeni në kërkim të një vendi që kombinon stilin, funksionalitetin dhe rehati, Kompleksi Linda është zgjedhja e përsosur për ju.

Kontaktoni sot AI Trade Center për më shumë detaje dhe bëni hapin e parë drejt një jete të re!

Për më shumë informacione kontaktoni:

Facebook: Al Trade Center

Nr.tel: 0800 77 770 / 049 777 127 / 049 318 676 / 044 976 777 / 043 989 111

E-mail: info@altradecenter.com

The post A e dëshiron jetën me rehati dhe qetësi? Në Kompleksin Linda te dyjat i ki! appeared first on Telegrafi.

Rama: Linda, opozita e vetme që nuk e mund dot!

By: Oldi
14 May 2025 at 19:35

Kryeministri Edi Rama në fjalimin e fitores përmendi familjen e tij, madje edhe dy prindërit e tij që nuk jetojnë më Anetën dhe Kristaqin. Sipas kryeministrit edhe në këtë fushatë, ata u tërhoqën nga varri nga ata që i quajti “të mosozotshmit”. Rama me nota ironike tha se Linda është e vetmja opozitë të cilën […]

The post Rama: Linda, opozita e vetme që nuk e mund dot! appeared first on BoldNews.al.

Driton Kuka uron Majlinda Kelmendin për ditëlindje: Gëzove popullin Shqiptar më shumë se kushdo tjetër

By: Kult Plus
9 May 2025 at 11:54

Trajneri Driton Kuka sot ka uruar për ditëlindje medalisten e artë olimpike Majlinda Kelmendi, shkruan KultPlus.

Me anë të një shkrimi në Facebook, trajneri Kuka xhudisten Majlinda Kelmendi e ka quajtur Legjendë Botërore të Xhudos.

“Gëzove popullin Shqiptar më shumë se kushdo tjetër pas çlirimit të vendit tonë!

Legjendë e xhudos Botërore por jo vetëm …

Dominoj Botën për afër 10 vite!

Kampione 4 X🥇🥇🥇🥇Evropiane

Kampione 2X 🥇🥇Botërore

Kampione 🥇Olimpike

Krenar me ty!”, ka shkruar trajneri Kuka./ KultPlus.com

Epoka Trump/ Robin Van Puyenbroeck për ABC News: Vendet po fokusohen më shumë në interesat kombëtare sesa në aleanca

3 May 2025 at 17:31

Drejtori ekzekutiv i Zhvillimit të Biznesit në WTCA, Robin Van Puyenbroeck gjatë një interviste për emisionin Balkan Files në ABC News ka analizuar zhvillimet gjeopolitike, sidomos pas rikthimit të Donald Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Duke folur me gazetaren Linda Karadaku, Robin Van Puyenbroeck u shpreh se tani vendet e shtetet, po fokusohen më shumë në interesat kombëtare se sa në krijimin e aleancave.

Intervista e plotë: 

Van Puyenbroeck, ju faleminderit shumë që jeni me ne sot. Në fakt, pyetja ime e parë për ju është pyetja më e shkurtër në gazetari, që është, çfarë tani me gjithë këtë ndryshim gjeopolitik që po përjetojmë?

Robin Van Puyenbroeck, drejtor ekzekutiv i zhvillimit të biznesit në WTCA: Epo, fillimisht faleminderit dhe do të thoja që do t’ju jap përgjigjen më të shkurtër, që është, nuk e di. Të gjitha shakatë mënjanë, mendoj se jemi në një kohë shumë të trazuar. Mendoj se shohim ndryshime sizmike, jo vetëm në anën tregtare, por edhe gjeopolitike, jo vetëm gjeopolitike por edhe gjeostrategjike. Unë mendoj se shumë vende, shumë kombe, shumë blloqe tregtare po përpiqen të vlerësojnë se çfarë do të thotë ky mjedis i ri. Dhe kjo do të duhet të luhet në këtë pikë. Është e pamundur të parashikohet se ku po shkojnë gjërat. Unë mendoj se ne shohim se padyshim që disa aleanca që u morën si të mirëqena dhe një mekanizëm i caktuar tregtar global që ishte gjithashtu shumë mirë i krijuar, tani është shumë i lëkundur, të thuash më të paktën. Pra, ne do të duhet të shohim se si do të zhvillohen këto gjëra. Është gjithashtu, mendoj unë, e lidhur jo vetëm me atë që po ndodh midis vendeve dhe rajoneve dhe blloqeve tregtare, por edhe me atë që po ndodh brenda vendeve, që njerëzit kanë zgjedhur t’i bëjnë gjërat ndryshe në disa vende. Dhe ka një ndikim se si njerëzit e shohin tregtinë, çfarë mendojnë ata se është më e mira për ta, dhe më shumë një orientim drejt vendeve që fokusohen në interesat e tyre më strikte kombëtare sesa në aleancat, mbi të cilat është ndërtuar në të vërtetë sistemi pas Luftës së Dytë Botërore. Po.

Dhe pyetja e dytë është gjithashtu shumë e shkurtër dhe shpresoj të kem një përgjigje më të gjatë nga ju. Po sikur, që do të thotë çfarw nëse vendet evropiane, përfshirë Ballkanin Perëndimor dhe në përgjithësi vendet e Ballkanit, vihen para një dileme për të bërë një zgjedhje me SHBA-në dhe tarifat apo me Evropën dhe tarifat përsëri?

Robin Van Puyenbroeck, drejtor ekzekutiv i zhvillimit të biznesit në WTCA: Është një pyetje shumë e mirë. Unë mendoj se gjithçka që bëjmë është të bëjmë njw zgjedhje. Pra, nuk ka asnjë mundësi për të mos bërë një zgjedhje. Por të bësh një zgjedhje nuk do të thotë të zgjedhësh anë, nëse kjo është pyetja juaj. Unë besoj fuqimisht se jemi në një kohë të rikalibrimit të tregtisë ndërkombëtare, të tregtisë ndërkombëtare, të fuqisë ndërkombëtare, se si po perceptohet pushteti. Unë mendoj se veçanërisht vendet evropiane i kanë parë gjërat më shumë mbi baza marrëdhëniesh. Bashkimi Evropian është gjithashtu një bashkim i shumë vendeve të ndryshme, ka një arsye historike pse është një bashkim dhe pse ka plejadën që ka sot. Mund të jetë bindëse tani të mendosh se si një vend duhet të zgjedhë për këtë lloj politike tregtare, sepse kjo është, për shembull, ajo që Shtetet e Bashkuara tani po kërkojnë të shtyjnë ose unë duhet të zgjedh diçka tjetër, sepse kjo është ajo që një vend tjetër po përpiqet të shtyjë përpara. Mendoj se kjo është një kohë e mirë. Më pëlqen gjithmonë të shikoj gjërat pozitive në atë që ndodh. Gota është gjysmë e mbushur ose gjysmë bosh. Tani është shumë sfiduese të shohësh gotën gjysmë plot.

Unë e shoh atë gjysmë të mbushur, sepse, dhe po e them këtë nga perspektiva evropiane, që evropianët zakonisht kanë marrë vendime shumë të vështira kur janë nën presion. Në momente krize janë marrë vendime që në fakt kanë rezultuar të nevojshme. Ky është gjithashtu një moment i së vërtetës për institucionet evropiane, që liderët evropianë të mendojnë shumë mirë se çfarë ekonomie, çfarë shoqërie duan, si ta organizojnë më mirë. Është një shok përmes sistemit. Le ta pranojmë, ka një tronditje të madhe përmes sistemit. Pra, është një mundësi, në një farë mënyre, që vendet në Evropë të mos jenë reaktive, por të jenë aktive.

Nëse një vend, ju përmendët Ballkanin Perëndimor, nëse një vend duhet të bëjë një zgjedhje, vendi duhet të shikojë zgjedhjen, çfarë është e mirë për ta. Jo për të reaguar ndaj asaj që dikush tjetër po vendos për veten e vet, por asaj që në fund të fundit është në interesin më të mirë të vendit tuaj. Ta them përsëri, shoqëria globale e pas Luftës së Dytë Botërore u ndërtua mbi aleanca, dhe aleancat nënkuptojnë solidaritet dhe ne kemi parë momente ku solidariteti mungonte. Ka pasur disa kriza ku, edhe brenda një konteksti evropian, është shumë e vështirë të kërkosh konsensus, të kërkosh solidaritet. Por nëse tani kalojmë në një sistem ku ai bazohet fjalë për fjalë më shumë në transaksionet midis blloqeve tregtare ose vendeve, ky është një koncept shumë i ndryshëm sesa një aleancë. Një aleancë nuk është kurrë perfekte, por një transaksion, ju e dini se çfarë keni, por gjithashtu e dini se mund të mos jetë atje pwr pesë apo tre vjet sepse është një transaksion, nuk është një aleancë. I gjithë rendi global është ndjerë shumë komod me aleancat, aleancat e pas Luftës së Dytë Botërore. Por jo me transaksione, sepse nuk e dini se çfarë presin tani me këtë. Ne nuk e dimë se çfarë do të thotë kjo, sepse një transaksion sot është thjesht një transaksion dhe kjo mund të ndryshojë nesër.

Pikërisht.

Robin Van Puyenbroeck, drejtor ekzekutiv i zhvillimit të biznesit në WTCA: Dhe ka një faktor tjetër, sigurisht, ku SHBA thotë gjithmonë, mirë, ne kemi dy oqeane të bukur në të dy anët, gjë që është absolutisht e vërtetë. Nëse jeni në Ballkanin Perëndimor ose kudo në Evropë, nuk është kështu. Pra, gjeografia të detyron të jetosh me fqinjët. Kudo që të jeni, nuk mund t’i largoni fqinjwt tuaj. Nuk do të ndodhë kurrë. Pra, sado e vështirë mund të jetë ndonjëherë, ju duhet të gjeni mënyrën më të mirë për të jetuar në paqe dhe prosperitet me fqinjët tuaj, në fund të fundit. Dhe kjo është arsyeja pse zgjedhja e vendeve në Evropë është e ndryshme nga zgjedhja, mendoj unë, në Shtetet e Bashkuara. Ka kënde të ndryshme për të. Por historikisht, ne kemi parë mjaft konflikte në Evropë. Unë gjithmonë dua të them se Bashkimi Evropian është për dhe mbi të gjitha një projekt paqeje. Të gjithë e dimë se është shumë i papërsosur. Dëgjuam në Forumin Delphi, dëgjuam nga komisionerët evropianë, nga kryeministri, sa sfida ka. Por kjo është natyra e bashkimit të vendeve papritmas në një strukturë me identitetin e tyre kombëtar, por duke u përpjekur të sigurohet se nuk do të ketë më kurrë luftë. Pra, ka një arsye pse është e papërsosur. Ne nuk jemi një shtet federal, një federatë si Shtetet e Bashkuara. Dikur ekzistonte kjo thënie e vjetër në SHBA, si, mirë, kë telefonon kur dëshiron të flasësh me Evropën? E cila, është ende e vërtetë në një masë të madhe. Dhe ne dëgjojmë shumë biseda sot përsëri se çfarë duhet bërë, çfarë mund të bëhet. Por unë mendoj se është gjithashtu koha që njerëzit të zgjohen dhe të mendojnë si, çfarë mund të bëjmë? Dhe jo vitin e ardhshëm, por tani.

Po, sepse është tani.

Robin Van Puyenbroeck, drejtor ekzekutiv i zhvillimit të biznesit në WTCA: Po ndodh tani. Pikërisht.

Dhe një pyetje të fundit. Ne po diskutojmë kaq shumë këto ditë për marrëdhëniet transatlantike. Dhe gjithashtu do t’ju pyesja shumë shkurt dhe do të doja, le të themi, jo vetëm një përgjigje të gjatë, por nëse kemi një përgjigje për këtë. Bwhet fjalw pwr marrëdhëniet midis Evropës dhe Shteteve të Bashkuara, a janë duke u lëkundur apo thyer? Pra, a po shohim lëkundje të atyre marrëdhënieve apo thyerje, që do të thotë e vështirë për t’u riparuar?

Robin Van Puyenbroeck, drejtor ekzekutiv i zhvillimit të biznesit në WTCA: Unë mendoj se është në këtë pikë janw duke u lëkundur. Mendoj se duhet të qëndrojmë të qetë. Nuk duhet të bëjmë panik. Dhe me ne, dua të them kudo, të gjithë, jo vetëm në Evropë apo SHBA, por kudo tjetër në botë. Kjo është një tronditje që kalon pwrmes sistemit dhe po teston aleancat, po teston miqësinë, po teston marrëdhëniet. Dhe përsëri, e shikoj gotën gjysmë plot, se në fund do të vijë një zgjidhje nga kjo. Mendoj se lidhjet transatlantike kanë qenë historikisht gjithmonë shumë të forta për arsye të mira. Nuk shoh asnjë arsye pse kjo do të ndryshojë. Mund të jetë ndryshe për një kohë, por unë nuk e shoh këtë si një thyerje. Dhe disa vende mund të përqendrohen më shumë, përsëri, në interesin e tyre kombëtar duke punuar në transaksione. Por në fund të fundit, ka një histori të rrënjosur thellë dhe një marrëdhënie të rrënjosur thellë midis vendeve evropiane dhe Shteteve të Bashkuara. Dhe gjithashtu duhet të shikoni, nga këndvështrimi i SHBA-së, se ka pasur pyetje shumë legjitime. Një partneritet duhet të funksionojë për të dyja palwt. Një aleancë duhet të funksionojw gjithmonë për të dyja palwt.

Duhet të funksionojë për të dyja palët, po.

Robin Van Puyenbroeck, drejtor ekzekutiv i zhvillimit të biznesit në WTCA: Po, për të dyja anët dhe për të gjitha palët e përfshira. Dhe unë mendoj se ka pasur shqetësime nga të dyja palët për një kohë dhe tani është duke shkuar në një nivel tjetër ku të gjithë janë të detyruar t’i adresojnë këto shqetësime. Pra, kjo nuk do të thotë se ka një thyerje. Mendoj se ka vetëm rikalibrim dhe kjo do të marrë kohë. Është një proces politik në fund të fundit./abcnews.al

 

Promovohet libri ‘Shtëpia pa pasqyrë’ i autores Majlinda Bregasi, panelistët: Libër i jashtëzakonshëm që trajton plagë të shoqërisë

By: Kult Plus
17 April 2025 at 21:53

Vjollca Duraku

Mbrëmë, në ambientet e librarisë Dukagjini është promovuar libri “Shtëpia pa pasqyrë” i autores Majlinda Bregasi. Libri shpërfaqë histori njerëzish me fëmijëri të grabitur, ku nëpërmjet tri linjave rrëfimtare, lexuesi udhëton nëpër hëndekët e fatit të individëve që janë vetëm pasojë e historisë së popullit të tyre.

Ceremonia promovuese u mbajt në një ambient të rrethuar me libra, me miq dhe adhurues të autores Bregasi, nën moderimin fantastik të gazetares Jeta Zymberi, e cila tha se libri eksploron thellë kujtesën kolektive të Kosovës dhe shqiptarëve, të cilëve historikisht i është kërcënuar ekzistenca.

“Vepra ofron një reflektim mbi mundësinë për ripërtëritje në një shtëpi që, edhe pse e zhveshur nga pasqyrat, mbi kokën e fëmijëve që luajnë pa lodra, ka gjithmonë një dritare”, ka thënë Zymberi.

Kurse redaktorja letrare e librit, Albulena Blakaj, për autoren Majlinda Bregasi ka thënë se është një intelektuale e mirfilltë, e cila sipas saj ndër të tjera, prioritet ka historinë e popullit të saj.

“Bregasi e do shumë popullin e saj. Kjo më pëlqen natyrisht. Edhe te romanet tjera ajo prek varrë të mëdha të popullit. Edhe te ky roman autorja i kthehet sërish historisë. I bashkon historitë, e bashkon kombin dhe anët e ndryshme të popullit në një roman. Historitë e mëdha ia ngarkon personazheve të vogla. Janë dy vajza të vogla me të cilat fillon romani, të cilat tërheqin valigjet drejt fshatit Pambuk. Besoj që autorja e ka përzgjedhur këtë emër për shkak se pamuku është ‘I butë’ për fëmijët, mirpo nuk është e mundur të mos na kujtoj skllavërinë”, ka thënë redaktorja Blakaj.

Tutje, redaktorja Blakaj ka thënë se autorja tregon një pjesë të historisë, duke vazhduar pastaj edhe me personazhet tjera ku përmbledh të gjitha tmerret që kanë ndodhur në Shqipërinë e periudhës së komunizmit.

“Na trgon çka është humbja, çka është përballja me tmerrin, çka është dhembja dhe gjithçka. Me personazhet tjera njihemi ngadal-ngadal. Autorja ka aftësinë për të mbajtur të lidhur me romanin, derisa ai të përfundohet. Janë të tipit kriminalistikë, ku gjithmonë ka një personazh që pritet të zbulohet se kush është, dhe nga vjen. Ngadalë shpalosen të gjitha ato që do t’i lexoni. Përmblidhet edhe lufta në Kosovë, edhe tmerri dhe lidhja që ekziston mes shqiptarëve në të dyja anët e kufirit. Romani ka një fund të lumtur. Fundi është krejtësisht i papritur” ka thënë gjithashtu redaktorja Blakaj.

Ndërsa, studiuesi Latif Mustafa ka thënë se personazhet janë identitete, pasi autorja refuzon që njeriun ta projektojë si produkt të identiteteve kolektive.

“Mendoj që libri i autores është roman deri diku politik, ngaqë trajton temën se kush jemi ne dhe gjeografinë si fatalitet. Është edhe një pjesë e luftës, në fillim kam menduar që flitet për luftën në Kroaci, pastaj në Bosnje. UÇK-ja nuk përmendet askund, nuk mund ta gjesh UÇK-në. Krejt në fund kupton që autorja ka reduktuar veten te tjetri, ku shkruan nën petkun e armikut”, ka thënë Mustafa.

Studiuesi Mustafa gjithashtu ka thënë se përmbajtja e librit është jashtëzakonisht interesante, e cila në thelb prek plagë të shoqërisë.

“Libri në përgjithësi është i shkruajtur në formën e mozaikut, ku autorja i hedh copëzat e mozaikut në bashkëveprim me ne. Kërkon angazhim intelektual nga ne, që ne t’i japim kuptimin final të asaj që ajo në fund zbulohet. Është një libër jashtëzakonisht interesant, i cili vërtetë ka prekur shumë plagë”, ka thënë ai.

Kurse, studiuesja e letërsisë, Blerinda Idrizi ndër të tjera ka folur për njërin ndër personazhet më me rëndësi, rreth së cilës zhvillohet narracioni i romanit “Shtëpia pa pasqyrë”.

“Teze “Sibila” është një karakter tejet intersant pa të cilën nuk do të kishte ekzistuar Lena, Serena dhe të gjithë karakteret e tjera. Unë mendoj që Sibila është lidhja që i mban të tërë, sepse ushqen kujdesin ndaj Lenës dhe Erës, marrëdhënieve të tyre, dhe njëkohësisht mundohet tu mbajë kujtesën e prindërve, duke ua bërë me dije që i kanë, që nuk i kanë, por që duhet pasur kujdes për të mos i përmendur. Mendoj që autorja ka pikasur edhe me përzgjedhjen e emrit “Sibila”, pasi “Sibila” sipas antikitetit është parathënëse, parashkruese, këshilluese apo njëfarë orakulli. Kur lexohet ai pak dialog i përfshirë në vepër të vë në mendim, në njëfarë trysnie sa kur fillon e lexon romanin fillon të kursehesh vet në mendimin tënd. Ajo ka gjuhë të kursyer”, ka thënë studiuesja Idrizi, duke potencuar se libri ka një narracion të fragmentuar dhe të traumatizuar.

“Kemi të bëjmë me një narracion të fragmentuar, të traumatizuar sepse e tillë është jeta e personazheve që ka ndërtuar autorja. I tillë vjen edhe narracioni, i cili është i pasur jo përmes dialogut, por përmes dialogut të brendshëm të personazheve dhe meditimit të tyre, sepse ka dy mënyra se si autorja procedon: me dialog dhe me meditim. Pikërisht përmes këtij dialogu të brendshëm dhe këtij meditimi vjen dhe kujtesa, ashtu ngacmuese dhe e fragmentarizuar sepse traumat shoqërore dhe traumat e diktaturave e kanë shumë të vështirë të krijojnë linearitetin mes hapësirës, mendimit dhe transformimit”, ka thënë Idrizi.

Ndërkaq, autorja Majlinda Bregasi ka ka thënë se ideja e saj për librin “Shtëpia pa pasqyrë” ka qenë që ta trajtojë luftën nga një aspekt tjetër, jo nga aspekti i viktimës, siç janë zakonisht shkrimet shqiptare.

“Është normale që shkrimtarët në Kosovë të shkruajnë për luftën në Kosovë, sepse e kanë në lëkurë dhe asht, madje të cilën tërë jetën kanë për ta mbajtur, dhe që kanë për ta përcjellur, për ta trashëguar ashtu siç na kanë përcjellë gjyshërit tanë memorien e tyre. Temën e luftës e kam prekur edhe te libri “Ikja”, por shumë pak sepse nuk më është dukur morale që unë nga Shqipëria të shkruaj një libër për luftën në Kosovë. Kam pritur nga të tjerët të shkruajnë, nga ata që e kanë ndier shumë më afër e sa unë”, ka thënë autorja Bregasi.

Tutje, autorja ka thënë se letërsia sa është e këndshme është aq edhe e rrezikshme, ngaqë futet në ndërdijen e njeriut në mënyrë krejtësisht të pavetëdijshme.

“Dua që lexuesi ta ndjeja, ta jetojë historinë, sepse vetëm në këtë formë nuk do ta harrojë sao që të shohë piktura të tjera, përjetime të tjera ka për t’I mbetur diçka në mëndje. Faktikisht, mendoj që për secilin art dhe artist në picture, muzikë që nëse nuk të lë një gjurmë brenda ajo i përket një arti fast-food”, ka thënë autorja duke I falënderuar të gjithë pjesëmarrësit për praninë e tyre në ceremoninë promovuese.

Majlinda Bregasi është shkrimtare e afirmuar, gjuhëtare dhe profesore e gjuhës italiane dhe latine në Universitetin e Prishtinës, ku aktualisht mban pozitën e drejtores së Institutit të Gjuhës dhe Kulturës Italiane. Si romanciere, është nderuar me çmimin prestigjioz pë veprën më të mirë në prozë “Anton Pashku” dhe është nominuar për Çmimin Evropian për Letërsi. Libri “Shtëpia pa pasqyrë” është libri I pestë i autores Bregasi./ KultPlus.com

Realizoje jetën e rehatisë dhe komoditetit në Kompleksin Linda

28 March 2025 at 14:26

A jeni në kërkim të një vendi të qetë, të sigurt dhe të përshtatshëm për të ndërtuar jetën tuaj familjare?

-A dëshironi që ky vend t’i përmbush nevojat e jetës moderne?

-A e keni me rëndësi primare edhe lokacionin?

Nëse përgjigja juaj është “po” për këto pyetje, atëhëhere Kompleski Linda i përmbush të gjitha kërkesat tuaja!

Me vendndodhje në Fushë Kosovë, Kompleksi Linda, e ndërtuar nga kompania e ndërtimit Al Trade ofron qetësi, akses të lehtë në shërbime dhe infrastrukturë të zgjeruar, duke e bërë atë një zgjedhje të përkryer për ata që kërkojnë një mënyrë jetese të ndërthurur midis komoditetit të jetës urbane dhe qetësisë së ambientit periferik.

Duke ofruar çasje lehtë në qendrat kryesore të biznesit, qendrave tregtare, shkollave dhe objekteve të tjera të rëndësishme dhe me transportin publik që ndodhet pak hapa larg, Kompleksi Linda e bën më të lehtë dhe më të shpejtë lëvizjen tuaj të përditshme.

Kompleksi Linda është ndërtuar me një arkitekturë moderne dhe prej materialeve më cilësore, duke mundësuar kështu që çdo banesë të ofrojë ambien komod.

Nga apartamentet me dritë të mjaftueshme dhe pamje të mrekullueshme, deri te zonat e gjelbëruara dhe hapësirat sociale për t’u shijuar me miqtë e familjen, në Kompleksin Linda çdo gjë është menduar për ta bërë jetën më të thjeshtë dhe të këndshme.

Muret dy-shtresore dhe izolimi akustik ju garantojnë qetësi maksimale, duke krijuar një oaz relaksimi për të pushuar pas një dite të zhurmshme. Xhamat termoizolues dhe dyert me kualitet të lartë ofrojnë siguri dhe efikasitet energjetik.

Investimi në Kompleksin Linda nënkutpon edhe bashkimin me një komunitet të gjallë dhe miqësor.

Por më shumë se gjithçka, Kompleksi Linda është një vend ku lumturia mbizotëron.

Çdo banesë është e krijuar për të ofruar ndjesinë e ngrohtësisë dhe rehatisë, duke e bërë atë një zgjedhje të përkryer për familjet dhe individët që kërkojnë një jetë më të mirë.

Për më shumë informacione kontaktoni:

Facebook: Al Trade Center

Nr.tel: 0800 77 770 / 049 777 127 / 049 318 676 / 044 976 777 / 043 989 111

E-mail: info@altradecenter.com

The post Realizoje jetën e rehatisë dhe komoditetit në Kompleksin Linda appeared first on Telegrafi.

“Thuaji Ramës, Belinda i ka paguar Olsit 2 mln euro në Greqi”/ Berisha nxjerr përgjimet e Veliajt

14 March 2025 at 15:37

Sali Berisha, gjatë konferencën me gazetarët, denoncoi dhe një pjesë të përgjimeve nga SPAK të Erion Veliajt në burg, që sipas tij, janë organizuar nga Edi Rama dhe zbatuar nga Ulsi Manja. Berisha tha se nga përgjimet rezulton se Erion Veliaj i ka kërkuar bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa, që kjo e fundit të shkojë […]

The post “Thuaji Ramës, Belinda i ka paguar Olsit 2 mln euro në Greqi”/ Berisha nxjerr përgjimet e Veliajt appeared first on BoldNews.al.

“Të harruar nga rindërtimi”/ Historia e Majlindës dhe familjeve të ish-Komunales

13 March 2025 at 18:24

Pragu i derës së blertë të një shtëpie të braktisur në rrugën e Kavajës është bërë streha e përditshme e Majlinda Idrizit. Në të 60-at, me kokën mbështjellë me shami, ajo kalon orët duke pritur lëmoshë nga kalimtarët, shpesh duke u mbështetur mbi pragun e ftohtë teksa lodhja e mposht në dremitje të befta. Pesë […]

The post “Të harruar nga rindërtimi”/ Historia e Majlindës dhe familjeve të ish-Komunales appeared first on BoldNews.al.

Linda Rama në Samitin Global të “Forbes”: Fuqia pas progresit dhe rrugëtimi i Shqipërisë drejt tryezës së BE

ABU DHABI, 8 mars /ATSH/ – Revista e famshme amerikane ”Forbes” njoftoi nëpërmjet platformës së saj X, pjesëmarrjen e bashkëshortes së kryeministrit Edi Rama, Linda Ramës në samitin Forbes 2025 që po zhvillohet në Abu Dhabi me rastin e ditës ndërkombëtare të gruas.

Linda Rama, 60 vjeç, gruaja e kryeministrit shqiptar Edi Rama, për dekada e angazhuar për të drejtat e njeriut dhe drejtësinë sociale dhe ekonomike pas rënies së komunizmit në vendin e saj, u shpreh se këto të drejta kanë qenë thelbësore, veçanërisht për gratë dhe vajzat, shkruan msnbc.com.

Ekonomiste, avokate për të drejtat, bashkëshortja e kryeministrit shqiptar Edi Rama, Linda bisedoi me Mika Brzezinski, mbi temën “Fuqia pas Progresit” në samitin e Forbes30/50.

“Në tre dekada jam me 300 prej jush dhe kjo është një mrekulli për brezin e moshës sime që jetoi në komunizëm”, theksoi ajo.

Tani në vitin e tij të katërt, Samiti 30/50 bashkon gjenerata të lidereve femra më me ndikim në botë, ndikuese dhe inovatore për mundësi të paprecedentë të rrjeteve, mentorimit dhe lidershipit, të gjitha me synimin për të nxitur ndryshimin global dhe barazinë gjinore.

Studiuesja, ekonomistja, bashkëthemeluesja dhe aktivistja iu bashkua kryetares së Samitit 30/50 Mika Brzezinski në skenë për të folur për tranzicionin dinamik të vendit të saj dhe rolin që ajo ka luajtur në të.

“Shqipëria quhej Koreja e Veriut e Evropës”, ​​kujtoi Linda fëmijërinë e saj në komunizëm, i konsideruar gjerësisht si një nga diktaturat më të ashpra midis vendeve të ish-bllokut komunist.

Ndërsa ndjeu dashuri dhe kujdes në shtëpi, ajo pa edhe familjen e saj të luftonte nën regjimin, i cili kontrollonte qytetarët e tij përmes taktikave të frikës.

“Frika ishte si ngjitësi që e mbante shoqërinë të bashkuar. Kur ishim shumë të vegjël, prindërit na thoshin vazhdimisht të mos pëshpërisnim asgjë… të mos i besojmë askujt dhe të ulnim kokën”, rrëfeu Linda Rama.

Nga fundi i viteve 1980, Shqipëria kishte arritur një gjendje varfërie ekstreme për shkak të represionit të rëndë, izolimit të ngurtë nga bota e jashtme dhe një ekonomie shumë të centralizuar e cila përfundimisht dështoi.

Por pas rënies së regjimit në vitin 1992 dhe tranzicionit të tij në një sistem demokratik, znj.Rama kuptoi se kriza themelore për popullin e saj nuk ishte të dilte nga varfëria.

“Unë mendoj se ishte trauma sepse nëse rrethanat ndryshojnë, mund të përballesh me varfërinë dhe të shfrytëzosh mundësitë për t’u rikuperuar. Por edhe pse mund të kesh një ekonomi të mirë është shumë e vështirë të shpëtosh nga trauma”, thekson ajo.

Përvoja e frymëzoi atë për të ndjekur një diplomë master në ekonomi në Pragë, duke fituar më vonë një doktoraturë në shkencat ekonomike.

“Ne nuk dinim asgjë për atë që do të ndodhte, askush nuk e dinte. Kam kuptuar me kalimin e viteve se mësimet më të mëdha kanë ardhur nga gabimet tona… dhe me kosto ekstreme për të gjithë popullatën”, shton ajo.

Në vitin 1998, pasi kaloi vite duke kontribuar në reformat e qeverisë për transformimin e pasurive të paluajtshme dhe duke udhëhequr Agjencinë Kombëtare të Privatizimit, ajo bashkëthemeloi Qendrën e Promovimit të Zhvillimit Njerëzor, një institut kërkimi që ofron njohuri kritike kërkimore mbi zhvillimin socio-ekonomik të Shqipërisë.

Në dekadat e transformimit që nga fundi i komunizmit, vetë Linda Rama ka shkruar më shumë se 50 botime me fokus zhvillimet ekonomike, sociale dhe civile që e kanë nxjerrë vendin nga thellësia e errësirës në dritën e ditës.

“Para fillimit të Luftës së Dytë Botërore, vendi ishte 90 për qind analfabet dhe tani vendi është përpara të gjitha vendeve në rajon”, shton ajo.

Për më tepër, Shqipëria si vend anëtar i NATO-s që nga viti 2009, filloi zyrtarisht procesin e aplikimit për anëtarësim në BE në vitin 2014.

“Kështu që shqiptarët kanë arritur në këto tre dekada e gjysmë të kapërcejnë pjesën më të madhe të të gjitha traumave”, thekson ajo.

Për këtë, Linda Rama pohoi mbështetjen që vendi ka marrë nga vendet demokratike, përfshirë Shtetet e Bashkuara gjatë periudhës së vështirë të tranzicionit.

“Mesazhi iu dha të gjithëve se ne nuk ishim vetëm dhe nuk mund ta imagjinoni se çfarë do të thotë për dikë në vështirësi, për një vend në vështirësi… të shndërrohesh nga komunizmi ekstrem në një vend demokratik është një rrugëtim i gjatë dhe nuk mund ta bësh i vetëm”, thekson bashkëshortja e Kryeministrit Rama.

“ Shqiptarët dhe Shqipëria ia kanë dalë sot të ulen në tryezën e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian. Jemi vendi me rritjen më të madhe të turizmit në Europë. Vizitoni Shqipërinë. Nëse vini një herë, e dimë që do të na vizitoni përsëri”, tha Linda Rama.

Një mbështetëse e fortë e parimeve të një shoqërie të hapur dhe një avokate e përkushtuar për të drejtat e njeriut, veçanërisht të drejtat e grave dhe fëmijëve, Linda Rama bashkëthemeloi Aleancën e Fëmijëve Shqiptarë, një lëvizje e shoqërisë civile shqiptare për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.

Linda Rama nuk i shmanget prioriteteve të këtyre çështjeve si bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama i cili ka qenë edhe kryetar i Bashkisë së Tiranës për tre mandate.

Pavarësisht konflikteve të vazhdueshme në vende si Ukraina dhe Lindja e Mesme, Linda Rama mbetet me shpresë për të ardhmen si një e mbijetuar e traumave politike.

“Me të gjitha sfidat me të cilat përballemi, mendoj se jemi me fat sepse dimë shumë, jemi të gjithë bashkë, ndajmë vlerat, rezistojmë dhe i bëjmë fëmijët tanë të aftë të përballojnë çdo sfidë që na del përpara”, përfundoi Linda Rama ajo. /os/

The post Linda Rama në Samitin Global të “Forbes”: Fuqia pas progresit dhe rrugëtimi i Shqipërisë drejt tryezës së BE appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOTO/ Befason Melinda Ademi, prezanton të dashurin e saj

By: M C
12 February 2025 at 23:40

Reperja e njohur shqiptare, Melinda Ademi, tashmë është në lidhje.

Artistja ka vendosur ta pranojë publikisht se është në lidhje me menaxherin e saj.

Ajo ka ndarë fotografi me partnerin e saj.

Këngëtarja ka qenë gjithmonë diskrete për jetën private.

The post FOTO/ Befason Melinda Ademi, prezanton të dashurin e saj appeared first on Albeu.com.

Miqësia mes Rina Balajt dhe Melinda Ademit mori fund për shkak të Taynës?

By: D Marku
2 February 2025 at 12:42

Prej disa kohësh po përflitet se miqësia mes Rina Balaj dhe Melinda Ademi ka marrë fund.

Dyshja e cila ka publikuar hitin “Tornado”, nuk ndiqen më as në rrjetet sociale, duke shtuar dyshimet se mes tyre nuk ka më asnjë komunikim.

Në një intervistë që Rina dha në Prive Klan Kosova para disa javësh, ajo tha se nuk ka asgjë të pahijshme mes saj dhe Tayna-s dhe madje u shpreh e hapur për një bashkëpunim në të ardhmen.

Mos ndoshta ky bashkëpunim i hapur u bë shkak i prishjes së miqësisë mes Rinës dhe Melindës?

The post Miqësia mes Rina Balajt dhe Melinda Ademit mori fund për shkak të Taynës? appeared first on Albeu.com.

Teatri Kombëtar sjell dramën e gruas moderne me shfaqjen “Linda”

By: Kult Plus
31 January 2025 at 13:02

Teatri Kombëtar shfaqi mbrëmë dramën “Linda” nga Penelope Skinner, me regji të Violeta Trebickës.

Aktorja protagoniste që mban peshën e dramës është Luiza Xhuvani. Bashkë me të interpretojnë Vasian Lami, Alfred Trebicka, Enisa Hysa, Julinda Emiri, Igli Fusha, Trista Lulo, Artemisa Kusi.

“Linda” është një reflektim shterues mbi presionet e ndryshme me të cilat përballen gratë moderne dhe sesi pasojat e këtyre presioneve ndikojnë në brezat e ardhshëm.

Linda është një grua biznesi e vlerësuar me çmime. E martuar, ka dy vajza të bukura dhe ende mund të veshë të njëjtën masë fustani, si 15 vjet më parë.

Linda Wilde i ka kushtuar jetën e saj ndryshimit të botës. Tani, në moshën 55-vjeçare, ajo duket se i ka të gjitha. Megjithatë, nën sipërfaqe, të çarat kanë filluar të shfaqen…

“Linda” nga dramaturgia britanike, Penelope Skinner u shfaq premierë në Teatrin Royal Court, Londër, në nëntor 2015 dhe u vlerësua nga kritika.

Drama do të vijojë të shfaqet në ArTurbina edhe sonte, 31 janar si dhe në datat 1 dhe 2 shkurt 2025./atsh/KultPlus.com

Teatri Kombëtar sjell dramën e gruas moderne me shfaqjen “Linda”

31 January 2025 at 12:39

TIRANË, 31 janar/ATSH/ Teatri Kombëtar shfaqi mbrëmë dramën “Linda” nga Penelope Skinner, me regji të Violeta Trebickës.

Aktorja protagoniste që mban peshën e dramës është Luiza Xhuvani. Bashkë me të interpretojnë Vasian Lami, Alfred Trebicka, Enisa Hysa, Julinda Emiri, Igli Fusha, Trista Lulo, Artemisa Kusi.

“Linda” është një reflektim shterues mbi presionet e ndryshme me të cilat përballen gratë moderne dhe sesi pasojat e këtyre presioneve ndikojnë në brezat e ardhshëm.

Linda është një grua biznesi e vlerësuar me çmime. E martuar, ka dy vajza të bukura dhe ende mund të veshë të njëjtën masë fustani, si 15 vjet më parë.

Linda Wilde i ka kushtuar jetën e saj ndryshimit të botës. Tani, në moshën 55-vjeçare, ajo duket se i ka të gjitha. Megjithatë, nën sipërfaqe, të çarat kanë filluar të shfaqen…

“Linda” nga dramaturgia britanike, Penelope Skinner u shfaq premierë në Teatrin Royal Court, Londër, në nëntor 2015 dhe u vlerësua nga kritika.

Drama do të vijojë të shfaqet në ArTurbina edhe sonte, 31 janar si dhe në datat 1 dhe 2 shkurt 2025. /j.p/

The post Teatri Kombëtar sjell dramën e gruas moderne me shfaqjen “Linda” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Trump, turpi i njerëzimit”/ Linda: Nuk jam e punësuara e Edi Ramës

By: Oldi
26 December 2024 at 09:04

Linda Rama ka folur mbrëmjen e djeshme ka komentuar deklaratat që kryeministri Edi Rama pati 8 vite më parë për Donald Trump të cilin e etiketoi si “turp i njerëzimit”. Në intervistën për “Opinion”, Linda Rama u pyet nëse i kishte dhënë ndonjë këshillë Ramës për deklaratat e tij, por ajo tha shkurtimisht se nuk […]

The post “Trump, turpi i njerëzimit”/ Linda: Nuk jam e punësuara e Edi Ramës appeared first on BoldNews.al.

Linda Rama rrëfen njohjen me kryeministrin: Martesa me Edin më shkaktoi 3 dorëheqje

By: M C
25 December 2024 at 23:36

Linda Rama ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me njohjen me bashkëshortin e saj, kryeministrin Edi Rama. Ajo tha se për herë të parë ata janë takuar në vitin 2002, në kohën kur Edi Rama ishte kryebashkiak i Tiranës. Ndërkohë 8 vite më vonë, kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë.

“Ne kemi bërë një dalje të gjatë në një emision televiziv, jemi shpjeguar dhe unë aty jam prezantuar në fakt si bashkëshortja e Edi Ramës. Ne jemi martuar në vitin 2010, unë jam njohur me Edin në vitin 2002, në kuadrin e bërjes së një raporti për zhvillimin njerëzor, që është një nga publikimet më dinjitoze dhe arsyeja ka qenë sepse tema e raprotit ka qenë për decentralizimin dhe meqënëse Tirana po shkonte me shpejtësi drejt thellimit të këtij procesi, u ftua nga grupi i ekspertëve, unë aty e kam takuar për herë të parë.”, tha Linda Rama në intervistën e saj për “Opinion”.

Më tej ajo ka treguar se martesa me kryeministrin Edi Rama i “kushtoi” 3 dorëheqje. Këto largime nga puna ajo shprehet se nuk ia ka kërkuar asnjë, por se i ka vendosur vetë dhe jo sepse kishte ndonjë problem etik.

“Në vitin 2010, atë javën e martesës me Edin, më shkaktoi 3 dorëheqje që i kam dhënë pa m’i kërkuar njeri, jo se kishte ndonjë problem etik, por sistemi im arsyetues dhe etika ime e brendshme ma thoshte këtë gjë. Dhashë dorëheqjen nga drejtuese e zyrës ku punoja, një dorëheqje ka qenë largimi nga auditori si lektore sepse jepja politika publike në nivelin master dhe dorëheqja e tretë ka qenë nga bordi i fondacionit Soros. Nga bordi ka pasur rezistencë të fortë që të mos pranonin dorëheqjen time, sepse e kishin të pamundur të pranonin që pozicioni i Edit në atë kohë të ishte një plumb ekzekutues për karrierën time që kishte ardhur si rezultat i kontributeve dhe meritave që kisha. Jam ndjerë shumë mirë sepse aty kam kuptuar shkallën e maturisë së atyre njerëzve dhe insistimin për të mos krijuar precedent që pastaj mund të rezononin si arsye tek të tjerët”, deklaroi Linda Rama.

The post Linda Rama rrëfen njohjen me kryeministrin: Martesa me Edin më shkaktoi 3 dorëheqje appeared first on Albeu.com.

Ueda dhe Arlindi së shpejti me një dasmë?

By: D Marku
17 December 2024 at 15:19

Disa muaj më parë, Ueda dhe Arlindi, çifti i njohur nga Love Island Albania, festuan dashurinë e tyre dhe u bënë prindër të një vajze, Ameas, por ende nuk kanë organizuar një dasmë. Në emisionin Natën me Aulonënnë MCN, Arlindi shpjegoi se ka një arsye për këtë, por i dha mundësi Uedës ta shpjegonte më tej.

Ueda tha se babai i saj nuk mund të udhëtojë për shkak të problemeve me dokumentacionin në Angli, dhe kjo ka ndikuar në vonesën e dasmës. Ajo shtoi se nuk është diçka që ata e kanë me ngut. “Kur të vijë koha, nuk e kemi me ngut, tani që kemi Amean, unë kam qejf që të kemi të gjithë fëmijët që do të kemi kur ta mbyllim këtë kapitull,” shprehet Ueda. Ajo gjithashtu zbuloi se mendon të ketë 2-3 fëmijë, edhe pse në Love Island kishte thënë se do të kishte 3, por tani është hapur edhe për mundësinë e të pasurit vetëm një fëmijë tjetër.

Kur u pyet nëse do të bëjnë dasmën në Shqipëri, Ueda u përgjigj po, duke treguar se ajo dëshiron një dasmë intime, më të vogël, dhe më të veçantë, përkundër dasmave tradicionale shqiptare, të cilat ajo nuk i ka shumë me qejf.

Nga ana tjetër, Arlindi shprehu dëshirën për të bërë një dasmë, duke thënë se do të ishte i detyruar ta realizonte atë, duke shtuar me humor: “Babai im është me Uedën, janë një parti këta të dy, pa dasmë nuk bëhet, duam dasmë.”

The post Ueda dhe Arlindi së shpejti me një dasmë? appeared first on Albeu.com.

Balluku i përgjigjet “dhëmbë për dhëmbë” Shehajt: I vetmi vlonjat frikacak që njoh!

By: M C
12 December 2024 at 18:20

Belinda Balluku i është përgjigjur ashpër deputetit Agron Shehaj, i cili me tone të larta i kërkoi sot llogari në Kuvend, kryeparlamentares Elisa Spiropali, se kur do të zhvillohet interpelanca e kërkuar prej tij me zv/kryeministren.

“Zonja kryetare, kam 6 muaj që kam kërkuar interpelancë me ministren Balluku. Keni 6 muaj që e shtyni. Si mund të ndodhë diçka e tillë? Pse i fshiheni interpelancave? A mund ta di kur keni ndërmend ta lejoni të ndodhë, apo prisni të mbyllet fare Parlamenti”, u shpreh Shehaj.

Por Balluku në reagimin e saj shprehet se Shehaj e ka shmangur me vetëdije përballjen me të në Kuvend, madje duke paraqitur edhe një raport mjekësor, kur ajo kishte shkuar për interpelancë.

“Nuk denjoj zakonisht t’i përgjigjem atyre që luftën për pushtet e bëjnë me topa balte dhe jo me argumente të denja për votën që i ka sjellë këtu, por dy fjalë i kam për të vetmin vlonjat frikacak që kam njohur, i cili me britmat e tij (deri në kufijtë e ndotjes akustike) më kujton atë filmin Beni ecën vetë, kur fëmija kalonte pyllin natën dhe këndonte për të mundur frikën. Tani ti, Goni, që ke vendosur të ecësh vetë duke bërtitur si trim i trembur, more raport mjekësor kur unë erdha në sallën e parlamentit se më kishe kërkuar interpelancë. Nuk e di nga çfarë ke frikë kaq shumë që bërtet dhe gënjen sikur këndon, po nëse kishe frikë nga ish-shokët e partisë që të futeshe në sallën e parlamentit dhe more raport mjekësor, bën mirë të kthehesh te shokët, se nuk ecet vetë duke bërtitur nga frika”, shkruan Balluku.

Më tej, zv/kryeministrja thotë se akuzat e Shehajt janë gënjeshtra që i artikulon me britma. Balluku shprehet se Shehaj është i njëjtë me Partinë Demokratike, forcë nga e cila u largua dhe se përgjigjen ai do ta marrë në zgjedhjet e 11 Majit me votën e shqiptarëve.

“Janë vetëm prova që ti je njësoj si ish-shokët e partisë dhe përgjigjen do ta marrësh njësoj si ata më 11 maj, kur ndryshe nga disa prej tyre që do të vijnë këtu prapë të ndezin qirinj për partinë e ikur për skrap, ti do të ikësh bashkë me partinë, se shqiptarët dinë gjithmonë kë duhet të votojnë, shqiptarët dinë gjithmonë të vlerësojnë punën dhe jo britmat e ulërimat e baltës. Pyet ish-shokët, se ata e dinë më mirë”, nënvizon ajo.

The post Balluku i përgjigjet “dhëmbë për dhëmbë” Shehajt: I vetmi vlonjat frikacak që njoh! appeared first on Albeu.com.

❌
❌