Portali i njohur sportiv amerikan, Bleacher Report, ka publikuar një listë ekskluzive me 100 basketbollistët më të mirë të të gjitha kohërave në NBA, bazuar në një analizë gjithëpërfshirëse që përfshinte emrat e 500 lojtarëve.
Në këtë listë, Michael Jordan zë vendin e parë, përpara LeBron James, duke riforcuar statusin e tij si “GOAT” – më i madhi i të gjitha kohërave.
“Është një detyrë thuajse e pamundur të krahasosh legjendat e epokave të ndryshme. Statistikat ndihmojnë, por nuk ekziston një formulë e saktë që jep një përgjigje përfundimtare. Gjithsesi, kjo është lista jonë më gjithëpërfshirëse, që merr në konsideratë: arritjet individuale dhe kolektive, ndikimin kulturor, madhështinë në parket dhe jashtë tij”, thuhet në sqarimin e Bleacher Report.
Pse Michael Jordan është mbi të gjithë
Bleacher Report thekson se Michael Jordan është lojtari me mesataren më të lartë të pikëve në histori të NBA-së (30.1 për ndeshje) dhe ka një rekord të përkryer 6 nga 6 në finalet e NBA-së, pa humbur asnjë seri për titull.
“Në kulmin e tij, Jordan ishte pothuajse si një Zot në parket. Nuk humbi kurrë në skenën më të madhe dhe dominonte me një intensitet të paarritshëm”, thuhet në analizë.

Ndërkohë, LeBron James mbetet shumë afër në renditje, falë efikasitetit, qëndrueshmërisë dhe jetëgjatësisë së tij të jashtëzakonshme në elitë, duke thyer rekorde të njëpasnjëshme gjatë karrierës së tij.
Në vend të tretë qëndron Kareem Abdul-Jabbar, legjenda me gjashtë tituj dhe gjashtë çmime MVP, një ikonë që la gjurmë të pashlyeshme në historinë e ligës.
Pas Karim vjen Magic Johnson, arkitekti i lojës moderne dhe lideri i “Showtime Lakers”, një nga lojtarët më karizmatikë të të gjitha kohërave. Në vijim është Bill Russell, një tjetër figurë madhështore, me plot 11 tituj kampioni – një rekord që zor se do të thyhet ndonjëherë.

Shaquille O’Neal është mishërimi i dominimit fizik në basketboll – një qendër e pakapërcyeshme dhe një personalitet unikal. Tim Duncan, “The Big Fundamental”, përfaqëson qetësinë, profesionalizmin dhe klasin në lojë. Larry Bird, një legjendë e Boston Celtics, njihet jo vetëm për titujt, por edhe për konkurrencën ikonike me Magicun.
Wilt Chamberlain është statistika vetë – një njeri që shënonte 100 pikë në një ndeshje dhe vendoste rekorde si të ishin pjesë e zakonshme e lojës. Stephen Curry, nga ana tjetër, ndryshoi rregullat e lojës moderne – me shpejtësi, precizion dhe dominimin e epokës së trepikëshit.
TOP 100 NBA PLAYERS OF ALL TIME
1⃣ MJ
2⃣ LeBron
3⃣ Kareem
4⃣ Magic
5⃣ Russell
6⃣ Shaq
7⃣ Duncan
8⃣ Bird
9⃣ Wilt
Steph
11 Kobe
12 Hakeem
13 KD
14 Oscar
15 West
16 KG
17 Jokić
18 Dirk
19 David Robinson
20 Dr J
FULL B/R STAFF RANKINGS HERE: https://t.co/P8hSoAoE1R pic.twitter.com/kq47DdXzYC
— Bleacher Report (@BleacherReport) July 14, 2025
Nga vendin i 11-t deri në vendin e 20-të janë emra si Kobe Bryant, Hakeem Olajuwon, Kevin Durant, Oscar Robertson, Jerry West, Kevin Garnett, Nikola Jokić, Dirk Nowitzki, David Robinson dhe Julius Erving. /Telegrafi/
The post BR publikon listën e basketbollistëve më të mirë në histori – Michael Jordan para LeBron James appeared first on Telegrafi.