TĂ« ruash fĂ«mijĂ«rinĂ« pĂ«rmes librit/ Marjeta, gruaja qĂ« po âringjallâ traditĂ«n e leximit nĂ« RrogozhinĂ«
Nga Liridon Mulaj â NĂ« njĂ« shkrim tĂ« fundit tĂ« analistit britanik me titull âLufta moderne kundĂ«r fĂ«mijĂ«risĂ«â, ai parashtron tĂ« gjitha ritualet dhe zakonet e fĂ«mijĂ«risĂ«, tĂ« cilat e bĂ«nin brezin e viteve â90-tĂ« qĂ«, pĂ«rmes interaktivitetit fizik dhe personal, tĂ« ndĂ«rtonte njĂ« jetĂ« mĂ« tĂ« denjĂ« e po ashtu plot me kujtime. Por sa e mundur Ă«shtĂ« kjo sot, nĂ« njĂ« shoqĂ«ri qĂ« rend drejt ndryshimeve shpesh tĂ« dĂ«mshme?
Marjeta, dikur mësuese, sot specialiste e bibliotekës në Rrogozhinë ka arritur të mbajë gjallë tek të rinjtë dashurinë për të lexuar, një dashuri që po zbehet çdo herë e më shumë.
Teksa kërkoja në rrjete sociale për bibliotekat e rretheve, ajo që më ra në sy ishte faqja në Facebook e Bibliotekës së Rrogozhinës.
Postimet me fotot e fëmijëve, por edhe të rinjve, të cilët e frekuentonin këtë ambient edhe gjatë muajve të nxehtë të korrikut, ishin të shumta. Të jem i sinqertë, gati-gati surreale, duke pasur parasysh kohën e papërshtatshme, e cila fëmijët dhe të rinjtë ose i gjen në fshat, ose në plazh, por rrallë në bibliotekë.
Pas një ore udhëtim nga Tirana, bibliotekën e gjeta lehtësisht. Një godinë njëkatëshe, e lyer dhe e sistemuar mirë, gjendej në anën e majtë të rrugës kryesore që përshkon qytetin.

Marjeta, specialistja e bibliotekĂ«s, doli tĂ« mĂ« priste sapo mĂ« pa. âMirĂ« se erdhĂ«t!â â foli ende pa u afruar.
Brenda na prisnin disa të rinj, të cilët, sapo hymë brenda, u ngritën në këmbë.
Deri kĂ«tu nuk kishte asgjĂ« pĂ«r tâu çuditur. Fundja, disa tĂ« rinj i gjen kushdo, mendova, pĂ«r njĂ« takim mbasditeje. Por kur Marjeta nisi tĂ« rrĂ«fejĂ«, atĂ«herĂ« kuptova se nuk ishte njĂ« takim çfarĂ«do.
Të rinjtë e pranishëm ishin të gjithë studentë që shkolloheshin dhe jetonin në Tiranë. Edhe pse ata praktikisht kishin ikur nga Rrogozhina për të mos u kthyer më aty (na e pohuan vetë), ardhja e tyre në bibliotekë dhe vizita që ata bënin sa herë ktheheshin për pushime ishte mbresëlënëse.
Ajo që unë parashtrova ishte pyetja se, mos ndoshta në Rrogozhinë, të rinjtë dhe të rriturit së bashku po tentojnë, në një farë mënyre, të mos e lënë fëmijërinë e dikurshme , atë tradicionale me libra e lojëra aktive të ikë?
Por pĂ«rgjigjja mĂ« erdhi prej secilit mĂ«vetĂ«sisht. Arsyeja pse ata riktheheshin nĂ« bibliotekĂ«n e qytetit ishte Marjeta, zonja me buzĂ«qeshje, e cila e konsideronte bibliotekĂ«n jo si njĂ« vend pune ku nĂ« fund tĂ« muajit do tĂ« marrĂ« njĂ« rrogĂ«, por si misionin e saj tĂ« jetĂ«s: tâi ndryshojĂ« faqen njĂ« qyteti tĂ« tĂ«rĂ«, duke nisur nga biblioteka.
Marjeta është specialistja e bibliotekës, e cila, prej një viti e gjysmë, i ka dhënë një tjetër shtysë bibliotekës, por edhe impaktit të librit te lexuesit, kryesisht te fëmijët dhe të rinjtë.
Gjithçka për të nisi kur ajo pati një problem shëndetësor, i cili nuk e lejoi më të ushtronte profesionin e saj të mësueses.
âUnĂ« pata njĂ« problem shĂ«ndetĂ«sor, prej tĂ« cilit u detyrova tĂ« heq dorĂ« nga profesioni i mĂ«suesisĂ«. Dhe erdha tĂ« kĂ«rkoja punĂ« nĂ« RrogozhinĂ«, diku nĂ« Bashki. Por fati e deshi qĂ« unĂ« tĂ« emĂ«rohesha specialiste nĂ« bibliotekĂ«. NĂ« RrogozhinĂ« ka shumĂ« njerĂ«z qĂ« e duan punĂ«n, dhe unĂ« kĂ«tu ndihem shumĂ« mirĂ«, pasi kam mbĂ«shtetje pĂ«r çdo aktivitet apo nismĂ« qĂ« organizoj.â thotĂ« Marjeta pĂ«r GazetaSi.al.

Pyetjes sesi arrin tâi bindĂ« apo tâi tĂ«rheqĂ« ende tĂ« rinjtĂ« qĂ« kanĂ« ikur nga Rrogozhina, por qĂ« kthehen sĂ«rish kĂ«tu njĂ«soj si dikur, Marjeta thotĂ« se nĂ« RrogozhinĂ« ka shumĂ« njerĂ«z qĂ« janĂ« tĂ« etur pĂ«r dije, pĂ«r kulturĂ«, dhe prandaj pĂ«rpiqet tâi bĂ«jĂ« ata pjesĂ« tĂ« pĂ«rhershme tĂ« takimeve dhe mbledhjeve tĂ« bibliotekĂ«s. KĂ«tĂ« e dĂ«shmon edhe prezenca e tĂ« rinjve tĂ« cilĂ«t janĂ« rikthyer nga kryeqyteti, ku studiojnĂ«, pĂ«r tâiu dedikuar jetĂ«s kulturore edhe gjatĂ« pushimeve.
Mario, student i vitit të tretë për mjekësi në Tiranë, thotë për Gazetasi.al se leximi për të ka nisur si dëshirë e vonë, por që nga libri i parë ai nuk i është ndarë më leximit.
âNuk kisha ndonjĂ« tendencĂ« tĂ« madhe tĂ« lexoja i vogĂ«l, por nisa tĂ« dashurohesha me librat non-fiction, tĂ« cilĂ«t mĂ« ndihmonin pĂ«r rritje personale. I lexoja dhe librat e detyrueshĂ«m tĂ« shkollĂ«s nĂ« programe, por pĂ«r mua njĂ« nga autorĂ«t mĂ« tĂ« dashur mbetet Robert Greene.â
Ai thotĂ« se sa herĂ« kthehet nĂ« RrogozhinĂ«, e frekuenton bibliotekĂ«n pĂ«r tĂ« qĂ«mtuar ndonjĂ« libĂ«r tĂ« mirĂ«, por edhe pĂ«r tâu mbledhur me miqtĂ« e fĂ«mijĂ«risĂ«. Madje, shton se vetĂ« ai ka nxitur edhe tĂ« Ă«mĂ«n qĂ« tĂ« bĂ«het lexuese.

âSa herĂ« kthehem nĂ« RrogozhinĂ«, kthehem dhe nĂ« bibliotekĂ«. Shkolla qĂ« bĂ«j nuk mĂ« jep shumĂ« hapĂ«sira pĂ«r tĂ« lexuar libra artistikĂ«, por sa herĂ« mundem e shfrytĂ«zoj kohĂ«n pĂ«r ndonjĂ« libĂ«r tĂ« mirĂ«. Madje, unĂ« kam shtyrĂ« dhe mamin tim qĂ« tĂ« lexojĂ«, dhe ajo sot Ă«shtĂ« njĂ« nga lexueset mĂ« tĂ« mira tĂ« bibliotekĂ«s.â
Mario thotë se ikja nga Rrogozhina për të studiuar në Tiranë ishte për arsye rritjeje në karrierë dhe formim. Edhe pse ai pëlqen jetën e qetë të qytetit të tij, kthimi nuk është më opsion për të.
Të njëjtën gjë thotë edhe Amari, një tjetër i ri i lindur dhe rritur në Rrogozhinë, por që studion në Tiranë për inxhinieri informatike. Ai thotë se në fëmijëri lexonte kryesisht libra fetarë.
âTĂ« them tĂ« drejtĂ«n, qĂ« i vogĂ«l kam lexuar mĂ« shumĂ« libra fetarĂ« sepse jam edhe praktikant i besimit islam. Por ishte zyshĂ« Marjeta qĂ« mĂ« shtyu drejt leximit tĂ« letĂ«rsisĂ«, duke mĂ« sugjeruar fillimisht Ismail KadarenĂ«. E mbarova shpejt atĂ« libĂ«r dhe, nĂ« fakt, mĂ« pĂ«lqeu shumĂ«. Libri, sipas meje, Ă«shtĂ« njĂ« mĂ«sues personal qĂ« komunikon vetĂ«m me ty dhe qĂ« tĂ« ndihmon tĂ« bĂ«hesh i zoti i vetes.â
Ai thotë se rikthimi i tij në bibliotekën e qytetit është edhe për arsye se brezi i tij nuk ishte mësuar ende me teknologjinë, por edhe nga shtysa e madhe që i jep zysha, e cila e ka mësuar me librin që në fëmijëri. Kur pyetet për njerëzit e Rrogozhinës, Amari ka një përgjigje sa të sinqertë, po aq edhe origjinale.

âNjerĂ«zit e RrogozhinĂ«s janĂ« njerĂ«z qĂ« nuk e duan ndryshimin. Ndihen rehat nĂ« atĂ« komfort zonĂ«n e tyre, e gjithashtu nuk i presin mirĂ« ndryshimet, derisa shohin mĂ« pas efektet e kĂ«tyre ndryshimeve. VetĂ«m atĂ«herĂ« binden se ndryshimet jo gjithmonĂ« janĂ« pĂ«r keq,â â pĂ«rfundon Amari.
Një nga vajzat më aktive në Bibliotekë, Lejla, është edhe një nga lexueset më të mira mes të rinjve në Rrogozhinë. Fakti se Marjeta është mamaja e saj, ka ndikuar thelbësisht në dashurinë e saj për librin.
âE vogĂ«l kam qenĂ« vajzĂ« qĂ« mĂ« pĂ«lqenin aventurat, pra mĂ« shumĂ« tĂ« luaja sesa tĂ« lexoja. Librat e parĂ« qĂ« lexoja ishin ato me figura. Sot kam arritur tĂ« lexoj libra me njĂ« mijĂ« e pesĂ«qind faqe pa figura, sepse kuptova se imazhin e ushqen mendja. Pasionin pĂ«r leximin ma kanĂ« ushqyer prindĂ«rit e mi, tĂ« cilĂ«t kanĂ« lexuar gjithĂ« kohĂ«s.â
Lejla thotë se, si bashkëmoshatarët e saj, edhe ajo do të studiojë në Tiranë. Madje për mjekësi.
âUnĂ« do tĂ« studioj pĂ«r mjekĂ«si dhe ky Ă«shtĂ« viti kur edhe unĂ« do tĂ« largohem nga Rrogozhina. Por e ndjej si detyrim qĂ« nĂ« tĂ« ardhmen njĂ« pjesĂ« e vetes sime dhe kontributit tim profesional i pĂ«rket dhe do tâi pĂ«rkasĂ« RrogozhinĂ«s.â

Por, përtej pasionit për letërsinë, duket se edhe qasjet e të rinjve për profesionin e së ardhmes përputhen. Pas Marios dhe Lejlës, të dy mjekë të ardhshëm, edhe Aleksi është një i ri nga Rrogozhina, i cili studion në Tiranë për imazheri dhe po ashtu frekuenton Bibliotekën e qytetit të tij sa herë kthehet.
âUnĂ« nuk kam lexuar kur isha mĂ« i vogĂ«l. ShtysĂ«n mĂ« tĂ« madhe e kam nga zysha e shkollĂ«s sĂ« mesme, e cila mĂ« ngjizi pasionin pĂ«r letĂ«rsinĂ«. Kur fillova tĂ« lexoj, u ndjeva dhe keq pse nuk kisha lexuar mĂ« herĂ«t. Gjithashtu, unĂ« preferoj edhe poezinĂ«. Rikthehem nĂ« bibliotekĂ«n e qytetit sepse mĂ« pĂ«lqejnĂ« shumĂ« aktivitetet qĂ« organizohen kĂ«tu.â
Aleksi thotë se, sa herë kthehet në qytetin e tij, i duket tashmë më i vogël dhe me më pak njerëz.
âSa herĂ« kthehem nĂ« RrogozhinĂ«, qyteti mĂ« duket mĂ« i vogĂ«l dhe me mĂ« pak njerĂ«z. Edhe pse e dua qytetin tim, nuk besoj se do tĂ« kthehem mĂ« kĂ«tu,â â thotĂ« ai.

Në shoqërinë e sotme, misioni konsiderohet shpesh si një sipërmarrje utopike. Shtoji këtu fenomenet që e kanë shndërruar shoqërinë tonë në një shoqëri konsumi, por edhe në grupime të cilat rendin pas një jete të vrullshme, shpesh të pakuptimtë, duket sikur Marjeta dhe biblioteka e Rrogozhinës janë një kundërthënie e gjithçkaje që na rrethon.
Ajo e thotë me krenari se, prej një viti e gjysmë, janë shtuar lexuesit të cilët e frekuentojnë bibliotekën dhe gjejnë aty libra të mirë.
Sa mallëngjyese kjo nismë është edhe njëfarë stopimi i jetës së shpejtë dhe teknologjisë, e cila duket sikur i ka shpallur luftë një jete organike dhe një fëmijërie plot me kujtime.

Marjeta beson se, nëpërmjet librit dhe kulturës, një qytet mund të ndryshojë, ose së paku të ruajë me fanatizëm ato rituale dhe tradita të cilat nuk duhet të humbasin, ku një ndër to, padyshim, mbetet leximi.
The post TĂ« ruash fĂ«mijĂ«rinĂ« pĂ«rmes librit/ Marjeta, gruaja qĂ« po âringjallâ traditĂ«n e leximit nĂ« RrogozhinĂ« appeared first on Gazeta Si.