Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Qeveria e RMV-së: I nderojmë të gjitha viktimat e pafajshme të gjenocidit në Srebrenicë

11 July 2025 at 17:50

Në këtë ditë, 30 vjet pas tragjedisë në Srebrenicë, i nderojmë të gjitha viktimat e pafajshme dhe shprehim solidaritet me familjet e tyre, njoftojnë nga Qeveria.

Nga atje thonë se ky gjenocid mbetet një kujtesë e përhershme për detyrimin tonë që të ruajmë paqen, të drejtat e njeriut dhe dinjitetin e çdo individi.

Qeveria rekomandon që të mësojmë nga e kaluara dhe të ndërtojmë një të ardhme në të cilën tragjedi të tilla nuk do të përsëriten kurrë.

“Në këto çaste përkujtimi, me nderim të thellë kujtojmë edhe të gjitha popujt e tjerë që në kohë të ndryshme janë goditur nga vuajtje, përndjekje dhe padrejtësi, përfshirë edhe popullin maqedonas, i cili në shekullin 20 i përjetoi pasojat e dhunës politike dhe të ekzodit”, thekson Qeveria.

The post Qeveria e RMV-së: I nderojmë të gjitha viktimat e pafajshme të gjenocidit në Srebrenicë appeared first on Telegrafi.

Prokuroria për vrasjen në Batincë: Autori është identifikuar, por është në arrati

11 July 2025 at 15:41

Prokurori publik në detyrë inspektoi vendin e ngjarjes në Batincë ku vra një pjesëtar i Ushtrisë së Maqedonisë së Veriut.

Zyra e prokurorit njoftoi se janë lëshuar urdhra dhe udhëzime për mbledhjen e provave.

“Autori është identifikuar, por është në arrati dhe është në kërkim”, theksojnë nga Prokuroria.

Më herët sot, u njoftua se sot, rreth orës 10:55 të mëngjesit, një burrë 49-vjeçar u soll në Spitalin e Qytetit me dy plagë në gjoks, pa shenja jete, pas një shkëmbimi zjarri në Batincë të Shkupit.

Nga URMV konfirmuan se personi me iniciale A. M., i cili u vra në Batincë të Shkupit ishte pjesëtar i ushtrisë./Telegrafi/

The post Prokuroria për vrasjen në Batincë: Autori është identifikuar, por është në arrati appeared first on Telegrafi.

MPB del me detaje, ndërron jetë personi i cili u plagos në Batincë

11 July 2025 at 13:54

Personi që u qëllua me armë zjarri në Batincë këtë mëngjes i ka ndërruar jetë plagëve të marra, njoftojnë nga Ministria e Brendshme.

“Sot rreth orës 10:15 në SPB Shkup, M.E. ka raportuar se në hyrje të fshatit Batincë, rajoni i Shkupit, M.D. ka qëlluar me armë zjarri drejt një automjetit Kia” e cila ka qenë në lëvizje. A.M. (50) ka marrë plagë nga arma e zjarrit në gjoks dhe është transferuar në spitalin “Shën Naum i Ohrit” për ndihmë mjekësore, ku në orën 11:00 të mëngjesit një mjek ka konstatuar vdekjen e tij“, thuhet në njoftimin e MPB-së./Telegrafi/

 

 

The post MPB del me detaje, ndërron jetë personi i cili u plagos në Batincë appeared first on Telegrafi.

MPJ e Bullgarisë dënon deklaratën e Mickoskit: Po minoni besimin tashmë të brishtë midis dy vendeve

11 July 2025 at 11:50

Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) e Bullgarisë dënoi ashpër deklaratën e djeshme të kryeministrit, Hristijan Mickoski, në të cilën ai, duke reaguar ndaj epitetit “Kryeministër maqedonasverior“, që i dha kreu i diplomacisë bullgare Georg Georgiev, tha se atij iu dha detyra të ngacmonte ashtu siç ngacmon një mi një luan.

“Epo, nuk do të komentoja për atë djalë. Ju bëj thirrje juve, mediave, lëreni atë djalë aty. Kjo është një qeveri që drejtohet nga dikush tjetër në sfond, ata njerëz duhet të punojnë dhe i thanë, i dhanë detyrën, ‘vazhdo dhe ngacmo’. Është njësoj si kur një mi ngacmon një luan”, tha Mickoski dje.

Mickoksi e bëri këtë deklaratë pasi Georgiev e quajti atë “Kryeministri maqedonasverior“.

Në reagimin e Ministrisë së Jashtme Bullgare thuhet se deklarata e Mickoskit është e papajtueshme me normat elementare të dialogut diplomatik dhe politik, si dhe me parimet e fqinjësisë së mirë, të cilat, siç akuzuan ata, Maqedonia e Veriut deklaron publikisht se i ndan, por në praktikë i shkel rëndë.

“Ministria e Jashtme Bullgare dënon kategorikisht gjuhën e papranueshme dhe ofenduese të përdorur nga Hristijan Mickoski në fjalimin e tij drejtuar Ministrit të Jashtëm bullgar. Përdorimi i përsëritur i mbiemrave vulgarë ndaj përfaqësuesve të shtetit bullgar jo vetëm që minon besimin tashmë të brishtë midis dy vendeve tona, por vë në pikëpyetje edhe angazhimin autentik të udhëheqjes politike në Maqedoni ndaj marrëveshjes së Miqësisë, Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunimit të vitit 2017, si dhe ndaj dëshirës së deklaruar për t’u bashkuar me BE-në, një proces që kërkon respekt të ndërsjellë, përgjegjësi dhe pjekuri politike”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Bullgarisë./Telegrafi/

The post MPJ e Bullgarisë dënon deklaratën e Mickoskit: Po minoni besimin tashmë të brishtë midis dy vendeve appeared first on Telegrafi.

Digjet një veturë e policisë në Shkup, dy policë përfunduan në Toksikologji

10 July 2025 at 16:56

Dje rreth orës 12:00 në Shkup, në zonën e Qendrës, shpërtheu zjarr në një automjet në pronësi të Ministrisë së Brendshme.

Nga MPB thonë se derisa policia po kryenin detyrat zyrtare, automjeti u përfshi nga flakët.

Ministria e Brendshme informoi se dy policët kërkuan ndihmë mjekësore në Kompleksin e Klinikave “Nëna Terezë” – Klinika e Toksikologjisë për shkak të thithjes së tymit.

Zjarri u shua nga policia që ndodheshin në vendngjarje./Telegrafi/

The post Digjet një veturë e policisë në Shkup, dy policë përfunduan në Toksikologji appeared first on Telegrafi.

Mickoski: Le të zgjedhë Komisioni Europian këshillin gjyqësor dhe prokurorët, thjesht t’i largojë këta që janë aktual

10 July 2025 at 16:31

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski sot ka komentuar raportin e KE-së për vendin, ku theksohet se pushteti ekzekutiv ushtron presion mbi gjyqësorin dhe drejtësinë. Kryeministri për këtë doli me kundërpropozim ku tha se le të vijë Komisioni Europian dhe të zgjedhë një Këshill Gjyqësor dhe prokurorë, thjesht le t’i largojë këta.

Le të vijë Komisioni Evropian dhe le të zgjedhë një këshill gjyqësor dhe prokurorë, ne do të punojmë me ta. Vetëm le t’i largojnë këta, unë nuk kam pse të bëj asgjë, vetëm le t’i largojnë këta, le t’i zgjedhin ata. Çdo seancë e këshillit gjyqësor është skandal pas skandali, le t’i zgjedhin ata, ne nuk ndërhyjmë“, tha Mickoski, duke komentuar pretendimet e raportit në të cilin u vu re qartë ndërhyrja e autoriteteve të tjera në pushtetin gjyqësor.

Ai tha se gjyqësori në vend ka besueshmëri vetëm dy përqind, ndërsa vazhdon të shpenzojnë nga buxheti i shtetit.

Unë u tërhoqa. E shihni që nuk po bëjmë asgjë. Ne votuam për një interpelancë, ata me një vlerësim prej dy përqind vazhduan të shpenzonin buxhetin në shpinën tuaj me dy deri në tre mijë euro. Kaq kanë ata dy përqind. Nëse do të kisha një vlerësim prej dy përqind, do të largohesha vetë. Nuk kam fuqinë t’i detyroj të largohen që andej. Tani do të presim që mandatet e tyre të skadojnë dhe do t’i zëvendësojmë me të tjerë.

Ndërkohë, po bëjmë ndryshime në zgjidhjet ligjore që janë pjesë e planit të rritjes dhe axhendës së reformave dhe ato duhet të përfundojnë deri në fund të këtij viti. Javën tjetër kam një takim me Ministrin e Drejtësisë për të parë se ku jemi.

Kemi shumë zgjidhje ligjore që janë në proces dhe le të fillojmë t’i miratojmë ngadalë një nga një në Kuvend. E njëjta gjë vlen edhe për prokurorin. Vlerësimi i tyre është 0.1, 0.2, 0.5. Nëse flasim për drejtësi dhe nëse ata mendojnë se këta njerëz duhet të sjellin drejtësi, nuk e di kush në Maqedoni beson se ata mund të sjellin drejtësi“, tha Mickoski dhe doli me kundërpropozimin për KE-në./Telegrafi/

The post Mickoski: Le të zgjedhë Komisioni Europian këshillin gjyqësor dhe prokurorët, thjesht t’i largojë këta që janë aktual appeared first on Telegrafi.

Ndalohen tre shtetas të huaj, dyshohen për zjarrvënie të qëllimshme në rajonin e Shkupit

10 July 2025 at 14:41

MPB njofton se janë ndaluar tre persona të mitur, shtetas të huaj, të cilët dyshohet se kanë lidhje me shkaktim të qëllimshëm të zjarreve në rajonin e Shkupit.

Nga MPB thonë se tek të njëjtit janë gjetur disa mjete ndezëse.

“Në kuadër të aktiviteteve të gjera të ndërmarra lidhur me situatën me zjarret në rajonin e Shkupit, dje (09.07.2025) në territorin e NjPB Gazi Babë, konkretisht pranë vendit të quajtur “Kodra e Ajvatovcit” afër lagjes Ilinden, në orën 23:40, zyrtarët e policisë gjatë kontrollit të tre personave të mitur, shtetas të huaj, në një çantë shpine kanë gjetur dy shishe me nga 1,5 litra benzinë, dy pushkaliqe, një çakmak dhe ngjitës të lëngshëm, pas çka të njëjtit janë ndaluar.

Në prani të një ekipi kujdestar nga institucioni publik Qendra për Punë Sociale dhe një avokat është zhvilluar bisedë zyrtare, pas së cilës ata janë dorëzuar me procesverbal në Qendrën për Punë Sociale për të Mitur”, thuhet në njoftimin e MPB./Telegrafi/

 

 

The post Ndalohen tre shtetas të huaj, dyshohen për zjarrvënie të qëllimshme në rajonin e Shkupit appeared first on Telegrafi.

KE vlerëson se pushteti ekzekutiv ndërhyn dhe ushtron presion mbi gjyqësorin në Maqedoninë e Veriut

10 July 2025 at 12:43

Komisioni Evropian, në Raportin e tij për Sundimin e Ligjit të vitit 2025, vëren se iniciativa e Qeverisë për “masa të forta” në gjyqësor, si pjesë e luftës kundër korrupsionit, ka ngritur shqetësime serioze në lidhje me respektimin e pavarësisë së gjyqësorit dhe parimin e ndarjes së pushteteve. Dokumenti i Komisionit Evropian i referohet edhe procedurës për shkarkimin e Prokurorit Publik të Shtetit Ljupço Kocevski, e cila u iniciua nga Qeveria në mars të këtij viti.

Kjo, siç thuhet në Raport, zbuloi mangësi në normat ligjore për shkarkimin, por edhe një rrezik politizimi, njofton “360 stepeni”.

Dokumenti i Komisionit Evropian gjithashtu i referohet procedurës për shkarkimin e Prokurorit Publik të Shtetit Ljupço Kocevski, e cila u iniciua nga Qeveria në mars të këtij viti. Kjo, siç thuhet në Raport, zbuloi mangësi në normat ligjore për shkarkim, por edhe një rrezik politizimi.

Është interesante që Komisioni Evropian vëren se Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) vazhdon të përqendrohet në parandalimin dhe bashkëpunimin institucional, por është më pak aktiv në zbulimin dhe raportimin e rasteve të korrupsionit. Sipas raportit, Komisioni Kundër Korrupsionit, i cili ka funksionuar sipas një strukture të re që nga fillimi i vitit të kaluar, shpesh mbështetet në raportet e medias për të identifikuar rastet e mundshme të korrupsionit.

Pavarësia e gjyqësorit dhe lufta kundër korrupsionit mbeten plagë të hapura në mjedisin më të gjerë shoqëror të Maqedonisë së Veriut, pavarësisht përpjekjeve të deklaruara të autoriteteve dhe reformave të vazhdueshme për të përmirësuar situatën. Kështu mund të përmblidhen në një fjali vërejtjet dhe vëzhgimet e vërejtura në Raportin e ri të Komisionit Evropian (KE) mbi Sundimin e Ligjit në vend për vitin 2025, të publikuar dje.

Bëhet fjalë për raportin e organit ekzekutiv të Bashkimit Evropian, pasi vitin e kaluar Komisioni përfshiu Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë, Malin e Zi dhe Serbinë për herë të parë në raportet speciale që analizojnë situatën me sundimin e ligjit në nivelin e Bashkimit Evropian.

“Maqedonia e Veriut vazhdon të zbatojë reformat e saj gjyqësore”, thuhet në rreshtin e parë të përmbledhjes së raportit.

Megjithatë, në rreshtin e dyti menjëherë thotë se “ndërhyrja dhe presioni nga autoritetet e tjera shtetërore ngrenë shqetësime serioze në lidhje me pavarësinë e gjyqësorit”.

Raporti trajton në detaje ngjarjet që kanë shënuar dhe ndikuar në situatën në gjyqësor gjatë vitit të kaluar, domethënë që nga korriku i vitit 2024, dhe që përkojnë me ardhjen e qeverisë së re të udhëhequr nga OBRM-PDUKM, por gjithashtu shikon prapa në vendimet e marra më parë dhe pasojat negative të të cilave ende ndihen në gjyqësor, veçanërisht në fushën e ushtrimit të drejtësisë./Telegrafi/

The post KE vlerëson se pushteti ekzekutiv ndërhyn dhe ushtron presion mbi gjyqësorin në Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.

Partitë në RMV morën më shumë para nga buxheti i shtetit për fushatat zgjedhore për vitin e kaluar

10 July 2025 at 10:26

Buxheti i shtetit, i cili financohet nga qytetarët edhe për zgjedhjet e vitit të kaluar, ishte burimi kryesor i financimit për partitë politike për fushatën zgjedhore, sipas raporteve të auditimit për zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të mbajtura në vitin 2024, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Të ardhurat totale për fushatën zgjedhore të të gjithë shtatëmbëdhjetë pjesëmarrësve në Zgjedhjet Parlamentare të vitit 2024 arrijnë në 386.710 mijë denarë dhe përfshijnë të ardhurat e gjeneruara në llogaritë transaksionale “për fushatën zgjedhore” (140.978 mijë denarë), të ardhurat nga donacionet në natyrë (963 mijë denarë) dhe të ardhurat e siguruara nga buxheti i shtetit për reklama politike të paguara (PPA) (244.769 mijë denarë). Kjo tregon se 63.3 përqind e të ardhurave totale sigurohen nga Buxheti i Shtetit dhe paguhen nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, ndërsa 26,7 përqind janë fonde të siguruara nga burime të tjera të financimit.

Enti Shtetëror i Auditimit sot publikoi raportin mbi auditimin financiar të kryer së bashku me auditimin e përputhshmërisë së pasqyrave të përgjithshme financiare të llogarive të “fushatës zgjedhore” të të gjithë pjesëmarrësve në zgjedhjet parlamentare të vitit 2024, të përgatitura në përputhje me Programin Vjetor të Punës për vitin 2024 dhe nenin 85 të Kodit Zgjedhor.

“Pjesën më të madhe në të ardhurat totale e ka Koalicioni “MAQEDONIA JUAJ” e udhëhequr nga OBRM-PDUKM (37%), e ndjekur nga Koalicioni “Për një të Ardhme Evropiane” e udhëhequr nga LSDM (25%), Koalicioni “FRONTI EUROPIAN” i udhëhequr nga BDI (15%), Koalicioni VLEN e udhëhequr nga Alternativa (13%), E Majta (4%), Koalicioni “GUXIM PËR MAQEDONINË” e udhëhequr nga GROM (2%), ndërsa pjesa e pjesëmarrësve të tjerë është nën 1%”, thuhet në raportin e Auditimit.

Mjetet e paguara në 000 denarë për reklama të paguara politike për pjesëmarrësit në fushatën zgjedhore

KSHZ-ja për Marrëdhënie me Publikun e Radiotelevizioneve, Mediave të Shkruara dhe Portaleve të Internetit u pagoi gjithsej 244.769 mijë denarë ose 3.979,984 euro 16 pjesëmarrësve në Zgjedhjet Parlamentare të vitit 2024./Telegrafi/

 

The post Partitë në RMV morën më shumë para nga buxheti i shtetit për fushatat zgjedhore për vitin e kaluar appeared first on Telegrafi.

Waitz: Propozimi për mospërfshirjen e gjuhës maqedonase në raport erdhën nga katër grupet parlamentare të PE-së

9 July 2025 at 16:56

“Mendoj se njohja e identitetit dhe gjuhës së një vendi kandidat duhet të jetë një çështje e natyrshme dhe pa probleme”, tha raportuesi i Parlamentit Evropian për vendin, eurodeputeti austriak Thomas Waitz, në lidhje me mospërfshirjen e termave gjuhë dhe identitet maqedonas në versionin e miratuar të Raportit të tij, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në një konferencë për shtyp pas miratimit të Raportit për RMV-në për vitin 2023 dhe 2024 nga PE, Waitz theksoi se ndryshimet në versionin fillestar të dokumentit për njohjen e identitetit dhe gjuhës maqedonase erdhën nga katër grupe në Parlamentin Evropian.

“Nuk mendoj se ishin gabim, por në një proces demokratik u vendos që kjo temë të mos përfshihet në këtë Raport. Mendoj se është një vendim demokratik që duhet të pranohet dhe unë e pranoj”, tha Waitz.

Ai theksoi se Bashkimi Evropian është ndërtuar mbi parimet e pajtimit dhe marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, si dhe mbi njohjen e krimeve të së kaluarës, gjë që duhet bërë në mënyrë që të vazhdohet ndërtimi i një të ardhmeje të përbashkët.

“Mendoj se duhet të përqendrohemi në këtë. Të gjitha vendet në Ballkanin Perëndimor, të gjitha vendet në rajon, duhet të përqendrohen në këtë për të mirën e qytetarëve tanë, për një zhvillim më të mirë ekonomik, për një zhvillim më të mirë shoqëror, dhe veçanërisht në situatën aktuale gjeostrategjike, sipas mendimit tim, është me rëndësi të madhe që të mbetemi të bashkuar dhe të bashkojmë forcat në mbrojtje të vlerave tona evropiane në këtë botë globale mjaft armiqësore”, tha Waitz, duke shtuar se ua përcjell këtë qëndrim kolegëve të tij nga Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria.

Waitz kujtoi se ky është Raporti i parë i miratuar i PE-së për vendin që nga viti 2022 dhe miratimi i tij me një shumicë të konsiderueshme prej dy të tretash është një nxitje për vendin që të ecë përpara drejt një fillimi efektiv të negociatave të pranimit./Telegrafi/

The post Waitz: Propozimi për mospërfshirjen e gjuhës maqedonase në raport erdhën nga katër grupet parlamentare të PE-së appeared first on Telegrafi.

Disa zjarre kanë shpërthyer në vende të ndryshme në Kumanovë, qyteti është i mbuluar nga tymi

9 July 2025 at 16:31

Këtë pasdite disa zjarre shpërthyen në vende të ndryshme në Kumanovë. Qyteti është i mbuluar nga tymi dhe ndihet një erë e keqe. Pothuajse të gjitha ekipet e departamentit territorial të zjarrfikësve janë në vendngjarje.

Vazhdimisht kemi njoftime për zjarre, Tabanoc, Çetircë, lokaliteti “Palestina”, “Gjuro Pucar Stari”, Konjare, Ramanli, në fshatin Mllado Nagoriçane dërguam dy ekipe. Po thërrasim edhe njerëzit nga shtëpitë”, tha komandanti i Departamentit të Zjarrfikësve të Kumanovës, Dejan Ilievski.

Era e fortë po e vështirëson ndjeshëm shuarjen e zjarreve./Telegrafi/

The post Disa zjarre kanë shpërthyer në vende të ndryshme në Kumanovë, qyteti është i mbuluar nga tymi appeared first on Telegrafi.

MPJ e Bullgarisë për Raportin: Maqedonia e Veriut dështoi ta përfshijë PE-në në instrumentalizimin politik

9 July 2025 at 14:49

Ministria Bullgare e Punëve të Jashtme merr në konsideratë Raportin e miratuar me shumicë bindëse nga Parlamenti Evropian, i cili, siç thonë ata, shmang përfshirjen e institucionit në përpjekjet për instrumentalizim politik nga ana e Maqedonisë së Veriut, që synojnë anashkalimin e detyrimeve që rrjedhin nga i ashtuquajturi kompromis evropian i vitit 2022.

Kjo thuhet në qëndrimin e Ministrisë së Jashtme Bullgare pas Raportit të miratuar mbi progresin e vendit drejt anëtarësimit të plotë në BE.

Nga atje thonë se në kontekstin e zgjerimit të Bashkimit Evropian, çështjet që lidhen me identitetin dhe gjuhën duhet të merren në konsideratë brenda kornizës së diskursit shkencor dhe akademik, pasi nga natyra e tyre ato nuk bien në fushëveprimin e vlerësimit institucional të progresit të vendeve kandidate në lidhje me kriteret objektive dhe të matshme të pranimit.

“Me vendimin e sotëm, Parlamenti Evropian konfirmoi rolin e tij si një organ i paanshëm dhe i pavarur i dedikuar për monitorimin e progresit të reformave në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Me rëndësi të veçantë janë gjetjet në fushën e sundimit të ligjit, mbrojtjes së të drejtave dhe lirive themelore, funksionimit të institucioneve demokratike, zbatimit të reformave kyçe, zbatimit të detyrimeve kontraktuale, si dhe ndikimit të aktorëve të jashtëm. Këto janë aspektet që duhet të jenë në fokus të përpjekjeve të autoriteteve në Shkup, nëse qëllimi mbetet integrimi i qëndrueshëm evropian”, thonë nga MPJ e Bullgarisë.

Ministria e Jashtme bullgare deklaron se Sofja mbështet vazhdimisht perspektivën evropiane të të gjitha vendeve në rajonin e Ballkanit Perëndimor, bazuar në kritere objektive anëtarësimi dhe me zbatim të rreptë të parimit të meritave të veta./Telegrafi/

The post MPJ e Bullgarisë për Raportin: Maqedonia e Veriut dështoi ta përfshijë PE-në në instrumentalizimin politik appeared first on Telegrafi.

Visar Ademi do të jetë kandidatë i pavarur për Komunën e Gostivarit

9 July 2025 at 12:35

Visar Ademi sot ka njoftuar se do të jetë kandidatë i pavarur në Komunën e Gostivarit.

Ademi thotë se në zgjedhjet lokale që priten të mbahen në muajin tetor pret të marrë mbështetje nga qytetarët e Gostivarit.

“Të dashur miq, dua të ndaj një lajm të madh me Ju.

Nga sot shpall kandidaturën time të pavarur për kryetar të Komunës së Gostivarit.

Pres përkrahjen tuaj për ta bërë Gostivarin, qytet më të mirë për të gjithë.

Shihemi në qytet!”, shkruan Ademi në profilin e tij në Facebook./Telegrafi/

The post Visar Ademi do të jetë kandidatë i pavarur për Komunën e Gostivarit appeared first on Telegrafi.

QMK: Për shuarjen e zjarrit në Vizbeg po intervenohet edhe me “Air Tractor”

9 July 2025 at 12:18

Për shuarjen e zjarrit në deponinë mes Vizbegut dhe Shutkës po intervenohet edhe me avion.

Nga QMK thonë se me kërkesë të tyre, tashmë po veprojnë avionët.

“Me kërkesë të Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK), tashmë është duke vepruar aeroplani “Air Tractor” i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH) për shuarjen e zjarrit në rajonin e Vizbegut”, thonë nga QMK.

Më herët komandanti i Njësisë Territoriale të Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit, Zvonko Tomeski, tha se në terren janë dërguar katër automjete që po intervenojnë së bashku me dy automjete nga “Higjiena Komunale”.

 

The post QMK: Për shuarjen e zjarrit në Vizbeg po intervenohet edhe me “Air Tractor” appeared first on Telegrafi.

Kovaçev: Maqedonia e Veriut e portretizon Bullgarinë si armike

9 July 2025 at 10:24

Eurodeputeti bullgar Andrej Kovaçev vazhdoi retorikën e tij kontraverse dhe ofenduese kur bëhet fjalë për çështjen maqedonase dhe integrimin evropian të RMV-së. Dje, në debatin plenar në Parlamentin Evropian me rastin e Raportit të Progresit për Maqedoninë drejt BE-së, ai tha se “qytetarët e vuajtur të Maqedonisë së Veriut kanë pritur të ardhmen e tyre të merituar evropiane për më shumë se dy dekada, por politikanët në Shkup nuk janë qartësisht me nxitim dhe po e sabotojnë sistematikisht këtë proces”.

“Në vend të reformave dhe progresit të vërtetë, ne shohim populizëm, retorikë nacionaliste dhe një portretizim të të Bullgarisë si armik, prandaj integrimi evropian i vendit nuk po shkon mirë. Kjo politikë çon gjithashtu në shtypje të drejtpërdrejta kundër njerëzve që kanë ruajtur identitetin e tyre bullgar, trashëgimtarëve të shumicës së bullgarëve maqedonas. Ata i nënshtrohen presionit, diskriminimit dhe kërcënimeve të hapura, siç është rasti i Ljupço Gjorgievskit, një nga përfaqësuesit më të shquar të komunitetit bullgar në Maqedoni, i cili është këtu në sallë sot. Bashkimi Evropian nuk mund të mbyllë sytë ndaj kësaj.

Duhet të ndalojë së shkeluri të drejtat e qytetarëve të vet për shkak të etnisë së tyre, dhe ndarja e së vërtetës rreth historisë nuk duhet të çojë në beteja ligjore.

Autoritetet në Shkup duan garanci se nuk do të ketë kushte të tjera nëse përmbushin detyrimet që kanë ndërmarrë tashmë. Unë e kuptoj që ata gjithashtu duan stimuj shtesë në formën e njohjes së identitetit dhe gjuhës, gjë që i ka vënë raportuesit në një situatë të vështirë”, tha Kovaçev në fjalimin e tij nga foltorja e PE-së.

Eurodeputeti tha se Bullgaria nuk do të vendos kushte shtesë për anëtarësimin e RMV-së në BE.

“Garancia më e madhe për RMV-në është përmbushja e përfundimeve të miratuara të Këshillit të vitit 2022 dhe Kornizës Negociuese. Rregullat kërkuan më shumë dhe morën qëndrimin e vendosur të Bullgarisë, të miratuar unanimisht nga Parlamenti bullgar, se nuk ka dhe nuk do të ketë kushte të tjera në të ardhmen përveç atyre të përmendura më sipër”, tha ai./Telegrafi/

The post Kovaçev: Maqedonia e Veriut e portretizon Bullgarinë si armike appeared first on Telegrafi.

AUV-Maqedoni ndalon importin e dhenve dhe dhive nga Kosova

4 July 2025 at 14:37

Pas konfirmimit zyrtar të marrë nga Agjencia e Sigurisë Ushqimore e Republikës së Kosovës për rastin e parë të murtajës së ruminantëve të vegjël (dhenve dhe dhive), Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) sot miratoi një Vendim që ndalon importin dhe tranzitin e ruminantëve të vegjël të gjallë shtëpiakë dhe të egër, spermës, vezëve dhe embrioneve të ruminantëve të vegjël shtëpiakë dhe të egër, mishit të ruminantëve të vegjël shtëpiakë dhe të egër, produkteve dhe mishit të përpunuar të ruminantëve të vegjël shtëpiakë dhe të egër, qumështit dhe produkteve të qumështit nga ruminantëve të vegjël shtëpiakë dhe të egër, si dhe nënprodukteve të ruminantëve të vegjël shtëpiakë dhe të egër në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe nga Republika e Kosovës.

Vendimi për ndalimin e importeve nga Republika e Shqipërisë, i cili u miratua së fundmi nga AUV, është gjithashtu në fuqi, ku deri më tani janë konfirmuar disa raste të sëmundjes.

“Po e monitorojmë situatën me murtajën tek ruminantët e vegjël në baza ditore. Me qëllim mbrojtjen nga futja e virusit të sëmundjes, ruajtjen e statusit të një vendi të lirë nga sëmundja dhe eksportimin e kafshëve të gjalla, mishit të deleve dhe dhive dhe produkteve të tyre në Bashkimin Evropian, janë marrë masa parandaluese që nga viti 2024, së fundmi janë futur masa për mbikëqyrje të shtuar të sëmundjes përgjatë zonës kufitare me Shqipërinë, ndërsa të njëjtat masa për rajonet kufitare do të futen edhe ndaj Kosovës”, thonë nga AUV.

Për të zvogëluar rrezikun e shpërthimit dhe përhapjes së sëmundjes, AUV ka njoftuar shoqatat veterinare dhe veterinerët zyrtarë që të kryejnë mbikëqyrje të shtuar të fermave të deleve dhe dhive dhe të raportojnë çdo rast të dyshuar të sëmundjes./Telegrafi/

The post AUV-Maqedoni ndalon importin e dhenve dhe dhive nga Kosova appeared first on Telegrafi.

Rriten të ardhurat nga pikë pagesat, kanë mbushur buxhetin e RMV-së për mbi 30 milionë euro

4 July 2025 at 12:36

Në gjysmën e parë të këtij viti, nga taksat rrugore u mblodhën 1.900.255.930 denarë (30,89 milionë euro), 78 milionë denarë më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Rritja e regjistruar në mbledhjen elektronike të taksave rrugore pritet të rritet me rimbushjen e pajisjeve elektronike – M-card dhe M-tag – përmes një rrjeti të gjerë pikash shitjeje me pakicë në të gjithë vendin, për të cilat Ndërmarrja Publike për Rrugët Shtetërore (NPRRSH) së shpejti do të shpallë thirrje për zgjedhjen e një operatori.

Deri më tani, në sistemin “Open Balkan” janë regjistruar 5077 etiketa të RMV-së, ndërsa 8500 etiketa serbe.

“NPRRSH ka shënuar rritje të vazhdueshme të të ardhurave nga mbledhja e taksave rrugore. Që nga fillimi i vitit 2025, të ardhurat totale për gjysmën e parë të vitit kanë qenë 1.900.255.930 denarë, ose 78.000.000 denarë më shumë se në të njëjtën periudhë në vitin 2024.

Sa i përket metodës së pagesës, përdorimi i mbledhjes elektronike të taksave ENP po rritet ndjeshëm, dhe kjo tregon një trend të rritjes së digjitalizimit dhe rrjedhës më të shpejtë të trafikut në pikat e pagesës”, tha për AIM-n Koce Trajanovski, drejtor i NPRRSH.

Mbledhja është 99.6 përqind, që, siç theksoi Trajanovski, do të thotë se përqindja e të ashtuquajturve “mospagues” po zvogëlohet gjithashtu./Telegrafi/

The post Rriten të ardhurat nga pikë pagesat, kanë mbushur buxhetin e RMV-së për mbi 30 milionë euro appeared first on Telegrafi.

Aksident pranë kufirit Serbi–Hungari, humbi jetën shtetasi i Maqedonisë së Veriut

4 July 2025 at 10:40

Një aksident tragjik ka ndodhur sot në mëngjes rreth orës 05:15 në autostradën afër Horgoshit, pranë kufirit Serbi–Hungari, ku një shtetas i Maqedonisë së Veriut ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur rëndë i lënduar, raportojnë mediat serbe. Sipas informatave të para, aksidenti ka ndodhur kur automjeti “KIA” me targa të Maqedonisë, që po lëvizte në autostradë në drejtim të Horgoshit, ka dalë nga rruga në afërsi të vendbanimit Vishnjevac, mes nyjës rrugore në Zhednik dhe pikës së pagesës në Suboticë, dhe më pas është përmbysur.

“Në aksident ka humbur jetën pasagjeri N. A. (39), ndërsa shoferi A. A. (60) ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar në spitalin e Suboticës, ku po i jepet ndihma e nevojshme mjekësore”, raportojnë mediat serbe.

Sipas mediave serbe, nga Drejtoria e Policisë në Suboticë njoftojnë se ndaj shoferit do të ngrihet kallëzim penal për vepër të rëndë kundër sigurisë së trafikut rrugor.

Pasagjeri që ndodhej në veturë ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes nga plagët e marra, ndërsa shoferi është transportuar me lëndime të rënda trupore në Spitalin e Përgjithshëm në Suboticë.

Hetimet janë në vazhdim dhe pritet të zbardhin rrethanat e plota që çuan në këtë aksident fatal.

The post Aksident pranë kufirit Serbi–Hungari, humbi jetën shtetasi i Maqedonisë së Veriut appeared first on Telegrafi.

BDI: Qeveria një etnike ka marrë peng të ardhmen evropiane të vendit

4 July 2025 at 08:50

Në hije të debaklit të madh në Parlamentin Evropian, po kalon në heshtje lajmi se shteti ka humbur pothuajse 40 milionë euro nga Plani për Rritje i Bashkimit Evropian. Këto mjete nuk ishin simbolike, akuzojnë nga BDI.

“Ato ishin të destinuara për mbështetjen e reformave që ndikojnë drejtpërdrejt në ekonominë, energjetikën, arsimin dhe standardin jetësor të qytetarëve. Por paaftësia, mungesa e koordinimit dhe kaosi institucional u bënë pengesë edhe për tërheqjen e fondeve tashmë të aprovuara.

Ministria e Energjisë ka marrë vlerësim negativ nga Brukseli për reformat që duhej të zbatoheshin deri në dhjetor 2024, duke e lënë shtetin pa 2.1 milionë euro. E njëjta ministri nuk i ka përmbushur as detyrimet për qershor 2025, duke humbur edhe të paktën 10 milionë euro të tjera. Ndërkohë, edhe Ministria e Financave ka dështuar në të njëjtën mënyrë, duke humbur pjesën më të madhe të 4.2 milionëve të parashikuara. Tre ministri, tre institucione kyçe dhe asnjë ndjenjë urgjence apo përgjegjësie.

Maqedonia e Veriut duhej të merrte 17 milionë euro për reformat deri në dhjetor dhe edhe 70 milionë euro për obligimet e qershorit. Në vend të kësaj, kemi një arkë reformash bosh, kredibilitet të humbur dhe një përulje të rëndë para partnerëve evropianë. Në një kohë kur rajoni përparon, shteti ynë vetë po i vë pengesa vetes, duke bllokuar rrugën jo vetëm drejt BE-së, por edhe drejt normalitetit.

Ky është një model qeverisjeje që prodhon ngecje, pasiguri dhe dëm ekonomik. Qeveria nuk e ka humbur vetëm besimin e Brukselit, ajo po e humb edhe besimin e vet qytetarëve. Askush nuk mund të flasë për zhvillim dhe mirëqenie, ndërkohë që bllokon fondet që janë të merituara, jo të dhuruara”, thuhet në kumtesën e sotme të BDI-së.

BDI kërkon një sqarim urgjent: “kush është përgjegjës për këtë humbje dhe çfarë do të ndërmarrë Qeveria për të mos lejuar një katastrofë tjetër? Sepse një shtet që nuk di t’i shfrytëzojë mundësitë, nuk ka të drejtë të ankohet për pengesat”.

The post BDI: Qeveria një etnike ka marrë peng të ardhmen evropiane të vendit appeared first on Telegrafi.

Gjykatësja Daniella Dimovska, u.d. kryetare e re e Gjykatës Penale në Shkup

3 July 2025 at 16:49

Gjykatësja Daniella Dimovska është zgjedhur u.d kryetare e re e Gjykatës Themelore Penale Shkup. Vendimi u mor në seancën e sotme të Këshillit Gjyqësor.

Përveç saj për ushtrues detyre kryetarë deri në zgjedhjen përfundimtare janë zgjedhur Eljesa Aliji për Gjykatën Themelore të Gostivarit, për Gjykatën Themelore të Dibrës, Mersim Marku dhe për Gjykatën Themelore të Sveti Nikollës, Valentina Burevska të cilët do të fillojnë detyrat e tyre më 6 korrik të këtij viti.

Në diskutimin për zgjedhjen e kryetarëve të përkohshëm të Gjykatës Themelore Penale Shkup, pas largimit të Ivan Xholevit në Gjykatën e Apelit, Këshilli Gjyqësor shqyrtoi raportin e koordinatores Danka Ristova. Ajo në arsyetimin e saj tha se procedura për zgjedhjen është e kontestueshme për shkak të mënyrës së vlerësimit dhe se nuk janë plotësisht të harmonizuara dispozitat për emërimin e u.d kryetarëve. Propozimi i saj për ud. kryetare të Gjykatës Themelore Penale Shkup nga koordinatorja Ristova ishte Daniella Dimovska e cila u mbështet me shumicën e votave.

Këshilli gjyqësor në seancën e sotme shkarkoi gjyqtarët porotë në gjykatën e Sveti Nikollës, Gjykatën Themelore Penale Shkup dhe Gjykatën Themelore Civile Shkup të cilëve u skadoi mandati.

Këshilli miratoi edhe vendimin për formimin e komisioneve për shqyrtimin dhe vlerësimin e aplikacioneve për zgjedhjen e kryetarëve të gjykatave në Dibër, Gostivar dhe Sveti Nikollë, të cilët do të drejtojnë procedurën e mëtejshme.

Pas propozimit të anëtarit të Këshillit, Selim Ademi dhe koordinatorit kompetent, Këshilli gjyqësor solli vendim me të cilën në afat prej një viti delegohet gjyqtari Dragan Jakovleski nga Gjykata Themelore e Manastirit në Gjykatën Themelore të Prilepit.

The post Gjykatësja Daniella Dimovska, u.d. kryetare e re e Gjykatës Penale në Shkup appeared first on Telegrafi.

❌
❌