Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 17 July 2025Main stream

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe në Tiranë, Rama: Videokartolinat e një dite të bukur miqësie

By: redi
17 July 2025 at 20:49

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohammed Bin Zayed Al Nahyan zhvilloi një vizitë zyrtare në Tiranë, ku u prit me nderime të larta shtetërore nga kryeministri Edi Rama dhe zëvendëskryeministrja Belinda Balluku. Al Nahyan u dekorua nga kryeministri Rama me Urdhrin e Madh me Yll të Mirënjohjes Publike, një nga vlerësimet më të larta të shtetit shqiptar. Ky nderim u akordua për…

Source

Situata me zjarret/ 8 vatra aktive, në terren helikopterë dhe mbi 290 efektivë

By: redi
17 July 2025 at 20:42

Deri në orët e pasdites të ditës së sotme janë raportuar gjithsej 18 vatra zjarri në territorin e vendit, prej të cilave 10 janë shuar plotësisht, ndërsa 8 vazhdojnë të jenë aktive. Situata mbetet dinamike dhe nën monitorim të vazhdueshëm nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në AKMC. Falë punës së pandërprerë të forcave operacionale në terren është bërë e mundur izolimi dhe…

Source

Mësoni ushqimin më të mirë për shëndetin e zorrëve

By: redi
17 July 2025 at 20:40

Shumica e të rriturve hanë çdo ditë të paktën një vakt të vogël (snack), që përbën rreth 20 për qind të kalorive të përditshme. Për të zgjedhur një ushqim që është i shijshëm, i pasur me proteina dhe i mirë për zorrët, mund të duket e vështirë. Çelësi është të zgjedhim ushqime që përmirësojnë shëndetin tonë, jo që na lodhin e na ulin energjinë. Kombinimi ideal është proteina dhe fibra…

Source

”O Muçi, t’u bëftë Bardha kurban”, rrëfen tregtarja që u bë virale me rigonin pa faturë

By: redi
17 July 2025 at 20:23

Në tregun e perimeve të Sarandës, mes aromave të rigonit të mbledhur nga mali dhe shijeve të tjera autentike, prej më shumë se 35 vitesh, një grua e thjeshtë po mban gjallë traditën familjare të tregtisë. Bardha Nesturaj e nisi këtë rrugëtim në vitin 1990 bashkë me prindërit dhe më pas me vëllezërit, e sot e vazhdon vetëm tregtinë, por me të njëjtin pasion dhe sinqeritet që e nisi atë kur ishte…

Source

Loredana tregon gjestin që nuk ia fal Egli Takos: Atë që më ka bërë…

By: redi
17 July 2025 at 20:11

Ish-banorja e ”Big Brother Albania Vip 4”, Loredana Brati foli pa filtra për eksperiencën e saj gjatë dhe pas reality show-t, me të cili fitoi pëlqimin e publikut. Ajo shprehu zhgënjimin nga qasja që disa ish-banorë, dhe përmendi konkretisht këngëtaren Egli Tako. Loredana tregon nëj veprim që nuk ia fal aktores. “Kam dëgjuar që Egli më ka marrë jastëkun kur kam qenë brenda në Big…

Source

Ministri Vengu pret komandantin e NATO-s: Të vendosur për modernizimin e FA

By: redi
17 July 2025 at 20:04

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu priti sot në një takim zyrtar komandantin e Komandës Supreme të NATO-s për Transformimin, admiralin Pierre Vandier. Gjatë bashkëbisedimit, u vu në dukje angazhimi i palëkundur i Shqipërisë për modernizimin e Forcave të Armatosura dhe rritjen e kapaciteteve mbrojtëse, nëpërmjet investimeve të qëndrueshme në industri dhe inovacion. “Përballë sfidave aktuale të…

Source

Shakaja për bombë në avion, i riu përfundon në pranga

By: redi
17 July 2025 at 20:00

Një 16-vjeçar shkaktoi panik në avionin ”Spirit Airlines”. Ai bëri një shaka të papërshtatshme duke thënë se kishte bombë, ndërsa po përgatitej të nisej nga aeroporti i Fort Lauderdale drejt Kansas City, të hënën pasdite. Shakanë e dëgjuan pasagjerë dhe stjuardesa të fluturimit 1332, të cilët e raportuan menjëherë si kërcënim për sigurinë. Si rezultat, avioni i mbushur me pasagjerë u devijua në…

Source

Aksidenti me pasoja, Policia: I plagosuri rëndë një 15-vjeçar, transportohet te Trauma në Tiranë

By: redi
17 July 2025 at 19:40

Këtë të enjte, një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në aksin e rrugës kombëtare Prrenjas–Librazhd, në afërsi të fshatit Qukës. Nga përplasja e mjeteve u lënduan 4 persona, ku një është në gjendje të rëndë. ”Në aksin rrugor “Librazhd-Qafë thanë”, automjeti me drejtues shtetasin R.D, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Ç. H. Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar…

Source

Kryeparlamentarja Spiropali vendos kurorë me lule te Mauzoleu i Mustafa Qemal Ataturkut

By: redi
17 July 2025 at 19:27

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali filloi sot vizitën zyrtare në Turqi, e ftuar nga Presidenti i Asamblesë së Madhe Kombëtare, Numan Kurtulmuş. Pas takimit, Spiropali dhe Kurtulmuş mbajtën nga një deklaratë për mediat. Spiropali dhe delegacioni i Kuvendit u përshëndetën në seancën plenare të Parlamentit të Turqisë. Në nisje të vizitës, Kryetarja Spiropali, e shoqëruar nga delegacioni i Kuvendit…

Source

Beleri nuk i ndahet Himarës, ankimon vendimin e KQZ-së

By: redi
17 July 2025 at 18:42

Edhe pse prej 1 viti eurodeputet, por beteja e Fredi Belerit për t’u bërë kryebashkiak i Himarës duket se do të vijojë. I mbështetur nga Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Beleri ka ankimuar në Gjykatën Administrative të Apelit vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që në korrik të vitit 2024 i ndërpreu ëndrrën për të marrë drejtimin e Bashkisë Himarë. Për të vendimi i KQZ-së është…

Source

Kreu i Kishës Katolike, Dodaj: Trishtim për sulmin e Famullisë Latine në Gaza nga bombardimet izraelite

By: redi
17 July 2025 at 18:32

Kreu i Kishës Katolike shqiptare, Imzot Arjan Dodaj dënon sulmin e ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje, 17 korrik, ndaj Famullisë Latine të Familjes së Shenjtë në Gaza. Në reagimin e tij, Imzot Dodaj i bashkohet trishtimit të shprehur nga Papa Leoni XIV. “Nuk u kursye nga bombardimet as Famullia Latine e Familjes së Shenjtë”, thekson Dodaj për ”Tv Klan”. ”Ne si Kishë Katolike…

Source

Sherri për një mandat tek “Nisma Shqipëria Bëhet”, Sula: Si dasma ku zihen njerëzit e nuses me të dhëndrit

By: redi
17 July 2025 at 18:20

Dashnor Sula komenton sherrin dhe ”telenovelën” në kampin e “Nismës Shqipëria Bëhet” se kujt i takon mandati i fituar. Sula shprehet se të dyja palët kanë përgjegjësi për situatën e krijuar, teksa shton se Lapaj bëri shumë deklarata populiste gjatë fushatës që nuk mund t’i gëlltiste lehtësisht. Ai nuk u bë pjesë e listës së PD për zgjedhjet, por as edhe tek ”Nisma Shqipëria Bëhet” nuk qëndroi dhe…

Source

Plagosja e dy të rinjëve, policia në kërkim të autorëve të dyshuar. Vëllezërit janë me precedentë

By: redi
17 July 2025 at 18:06

Detaje të reja mësohen nga plagosja e dy të rinjëve pranë stadiumit të Sarandës. Për këtë policia e qytetit bregdetar është vënë në lëvizje në kërkim të dy vëllezërve, si autorë të dyshuar të plagosjes së dy të rinjve ditën e sotme. Ramadan Zoto alias Ramadan Canaj, 43 vjeç, i dënuar më parë në Greqi për vrasje dhe armëmbajtje pa leje, aktualisht në proces gjyqësor në Sarandë për “goditje për…

Source

Serbia po planifikonte përshkallëzim në Kosovë? Presidentja Osmani: Njoftova menjëherë aleatët

By: redi
17 July 2025 at 17:39

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të enjten se Serbia ka pasur qëllim dhe ka ende qëllim destabilizimin e situatës së sigurisë në Kosovë, dhe se këtë vlerësim që e ka bërë edhe në Uashington ditë më parë, e ka bazuar në informatat e vazhdueshme që i ka marrë nga institucionet e sigurisë të Republikës së Kosovës. Përgjatë vizitës në Uashington javën e kaluar, presidentja i ka konfirmuar…

Source

Spitalet gjermane përgatiten për skenarë lufte, plani mbetet i klasifikuar për arsye sigurie

By: redi
17 July 2025 at 17:35

Autoritetet gjermane kanë zhvilluar një plan gjithëpërfshirës emergjence për spitalet në Berlin për t’u përgatitur për skenarë të mundshëm lufte. Plani u zhvillua përmes një bashkëpunimi dyvjeçar midis Ministrisë së Shëndetësisë të Berlinit, ushtrisë gjermane dhe dymbëdhjetë prej strukturave mjekësore të kryeqytetit, dhe mbetet i klasifikuar për arsye sigurie. Çështjet kryesore të trajtuara në…

Source

VIDEO/ Denoncimi nga Berisha: Asnjë ndërtesë e prishur në Theth nuk ishte në zonën e mbrojtur

By: redi
17 July 2025 at 17:24

Kryetari i PD-së, Sali Berisha thotë se asnjë ndërtesë e prishur në Theth nuk është në zonën e mbrojtur, të gjitha janë në zonën urbane. Në një konferencë për shtyp, nënvizoi se Thethi përbën në historinë e Shqipërisë një nga krimet shtetërore më të rënda, më të shëmtuara. ”Edi Rama e ka shndërruar Thethin në një shesh shkatërrimi, në të cilin ky fshat, kjo zonë nuk është shndërruar kurrë nga…

Source

150 aplikime për njohjen e sigurimeve shoqërore me Italinë, ministri Gonxhja: Çon në përfitimin e pensioneve

By: redi
17 July 2025 at 17:17

Prej datës 1 korrik 2025 ka hyrë në fuqi marrëveshja Shqipëri-Itali për njohjen e sigurimeve shoqërore. Që prej asaj date, deri më tani kanë aplikuar 150 qytetarë shqiptarë për njohjen e këtyre sigurimeve me Italinë. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka pritur në një takim sot drejtoreshën e Institutit Kombëtar të Sigurimeve Shoqërore në Itali, dhe së bashku me përfaqësues të…

Source

Dafina poston foton e parë dhe tregon emrin e veçantë të djalit

By: redi
17 July 2025 at 16:47

Dafina Zeqiri është bërë nënë për herë të parë. Ajo dhe bashkëshorti i saj, Kreshnik Gjergji, kanë mirëpritur në jetë një djalë, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Daskan emër me origjinë sanskrite që simbolizon “dhuratë e Zotit” ose “bekim”. Lajmin e ka ndarë vetë Dafina me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, ku ka publikuar një fotografi të këmbëve të vogla të të porsalindurit…

Source

Spiropali në Turqi, takohet me Presidentin e Asamblesë së Madhe Kombëtare, Kurtulmuş: Ne kontribuojnë për stabilitetin, sigurinë dhe paqen

By: redi
17 July 2025 at 16:29

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali filloi sot vizitën zyrtare në Turqi, e ftuar nga Presidenti i Asamblesë së Madhe Kombëtare, Numan Kurtulmuş. Në delegacionin e Kuvendit bëjnë pjesë edhe deputetët Mimi Kodheli, Kryetare e Komisionit për Politikën e Jashtme, Eduard Shalsi, Kryetar i Komisionit për Ekonominë,Milva Ekonomi, Damian Gjiknuri, Lefter Gështenja, anëtarët e Grupit të Miqësisë Bardhyl…

Source

❌
❌