Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 29 August 2025Main stream

Horoskopi ditor, 29 gusht/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

By: Ela
28 August 2025 at 22:58

Dashi Zjarri: 21 mars – 20 prill Horoskopi i Paolo Fox për nesër tregon një qiell që pulson me emocione të reja. Hëna ndriçon zemrën tënde dhe të shtyn të përballesh me guxim me një çështje të mbetur pezull. Dashuria dhe puna ndërthuren: dikush mund të të ofrojë një mundësi të rëndësishme, por ti do […]

The post Horoskopi ditor, 29 gusht/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë appeared first on BoldNews.al.

Shqiptarja që garon për Greqinë fiton medaljen e artë në Diamond League në Zyrih

By: Ela
28 August 2025 at 22:49

Hedhësja e shtizës Elina Xhengo fitoi medaljen e saj të parë të artë në finalen e Diamond League në Zyrih, një provë perfekte gjenerale për Kampionatin Botëror të Atletikës në Tokyo. Kampionia evropiane e vitit 2022 hodhi shtizën në 64.57 metra, një performancë që rezultoi më se e mjaftueshme për ta çuar drejt fitores dhe […]

The post Shqiptarja që garon për Greqinë fiton medaljen e artë në Diamond League në Zyrih appeared first on BoldNews.al.

Benet Beci vjedh 270 milionë nga buka e fëmijëve të Shkodrës

By: Ela
28 August 2025 at 22:34

Një tjetër aferë e rëndë financiare është zbuluar në Bashkinë Shkodër të drejtuar nga Benet Beci. Tenderi me objekt “Blerje e artikujve ushqimorë”, me numër reference REF-44826-04-12-2025, është kthyer në një shembull tipik të abuzimit me fondet publike. Fitues është shpallur kompania SEAD-SGS shpk, në pronësi të Entela Liçit, me një ofertë prej 22,266,682 lekësh […]

The post Benet Beci vjedh 270 milionë nga buka e fëmijëve të Shkodrës appeared first on BoldNews.al.

Kjo pije çon në rënien e flokëve

By: Ela
28 August 2025 at 22:31

Një studim i ri sugjeron se konsumimi i tepërt i pijeve të ëmbla mund të lidhet me rënie të flokëve. Dieta dhe ushqimi luajnë një rol vendimtar në shëndetin e flokëve, sidomos plotësimi me vitaminë D dhe hekur, ndërsa kufizimi i alkoolit dhe pijeve të gazuara mund të jetë i dobishëm”, shkruajnë studiuesit nga Universidade […]

The post Kjo pije çon në rënien e flokëve appeared first on BoldNews.al.

Maliqi: Vjeshta do jetë vendimtare për opozitën dhe demokracinë

By: Ela
28 August 2025 at 22:12

Drejtuesi Politik i PL-së për Qarku, Berat, Lefter Maliqi, krahas një fotoje ku shfaqet përkrah Sali Berishës, shprehet se janë në pritje të vendimarrjeve, analizës dhe aksionit politik. Maliqi thekson se vjeshta do jetë vendimtare për opozitën, PD-në dhe demokracinë. Më tej ai shprehet se ndërhyrja e BE-së dhe SHBA-së, krahas aksionit politik opozitar, është vendimtare […]

The post Maliqi: Vjeshta do jetë vendimtare për opozitën dhe demokracinë appeared first on BoldNews.al.

TXEX vazhdon të jetë aktive, anëtarët kërcënohen se do humbasin paratë nëse nxjerrin informacion

28 August 2025 at 23:02

Pas sinjalizimeve mediatike, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK), me një njoftim publik, ka paralajmëruar mbi identifikimin e një rasti mashtrimi online përmes një platforme të vetëquajtur TXEX. Sipas AKSK, kjo platformë, e prezantuar si aplikacion për investime në kriptovaluta, nuk është e regjistruar dhe nuk është e licencuar në Republikën e Shqipërisë dhe si e tillë operon jashtë çdo kuadri ligjor kombëtar. Nga vëzhgimet e AKSK dhe nga denoncimet e shumta të bëra publike, konstatohet se aktiviteti i saj mbart tiparet e qarta të një skeme mashtruese digjitale.

 

Autoriteti për Sigurinë Kibernetike paralajmëron për investimet në platformën e palicencuar TXEX

 

Në vijim, Policia e Shtetit, nëpërmjet Drejtorisë së Hetimit të Krimit Kibernetik dhe Drejtorisë së Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar, njoftoi se ka nisur një hetim penal lidhur me një skemë të dyshuar investimesh piramidale, nëpërmjet platformave online, dhe po vijon punën intensive për dokumentimin ligjor.

Pavarësisht paralajmërimeve të institucioneve shqiptare, informacioni nga pjesëmarrësit në këtë platformë tregon se ajo vazhdon të jetë aktive në tregtim dhe në postimin e informacionit për grupin e investitorëve në aplikacionin Telegram. Në vijim të një mesazhi të mëparshëm, ku pjesëmarrësve u kërkohej të depozitonin 400 dollarë për “të verifikuar përdorimin e duhur të llogarisë”, përdoruesit kanë marrë mesazhe ku përfaqësuesi i platformës i siguron se do të mund të tërheqin fondet e tyre nga llogaria.

Madje, një mesazh tjetër paralajmëron se çdo anëtar i platformës që “shtrembëron kushtet e përdorimit ose shpërndan informacion të rremë ose negativ, do të konsiderohet si mashtrues dhe do të përjashtohet nga platforma…duke u cilësuar si përgjegjës për pasojat dhe humbjet e mundshme prej këtij përjashtimi”. Ky mesazh duket se përbën një formë presioni për të mos nxjerrë informacion publik dhe për më tepër dyshime rreth një platforme që autoritetet shtetërore e konsiderojnë si mashtruese.

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) deri tani nuk ka dalë me një komunikim publik rreth TXEX, por në të shkuarën ka këshilluar disa herë investitorët të mos investojnë në platforma të palicencuara në vendin tonë, duke i paralajmëruar se çdo investim në këto platforma mund të rezultojë me humbjen e të gjitha parave të investuara në mënyrë të pakthyeshme.

TXEX është një plaformë investimesh online, kryesisht në kriptovaluta, që ka karakteristikat e një skeme të qartë piramidale. Individët joshen për të investuar në të nëpërmjet platformave të komunikimit me mesazhe, si për shembull Telegram, Signal, etj.. Më tej, përdoruesit inkurajohen të tërheqin përdorues të tjerë në platformë, duke u ofruar bonuse. Herë pas here, investitorët lejohen të kryejnë tërheqje (zakonisht në shuma të vogla), për të fituar besimin e tyre dhe për ta mbajtur në këmbë skemën.

Qysh në prill të këtij viti, Autoriteti i Tregjeve Financiare në Zelandën e Re e ka përcaktuar këtë platformë si mashtruese dhe ka paralajmëruar publikun e këtij vendi të shmangë investimet në të apo në platforma të këtij lloji.

Mashtruesit shpesh imitojnë bankat, firmat e investimeve dhe ofruesit e tjerë të shërbimeve financiare për të bindur viktimën e tyre të bashkohet me një grup bisedash për këshilla investimi. Në këtë grup bisedash, viktimat inkurajohen të rekrutojnë miq dhe anëtarë të familjes dhe të bëjnë pagesa në platforma mashtruese investimi.

Gjithashtu, forume në internet prej muajsh e përshkruajnë këtë platformë si qartësisht mashtruese./ E.Shehu

The post TXEX vazhdon të jetë aktive, anëtarët kërcënohen se do humbasin paratë nëse nxjerrin informacion appeared first on Revista Monitor.

Zhurmat po na shurdhojnë, raporti: Mbi limit ditë e natë në gjithë vendin, kryeson Tirana

28 August 2025 at 23:01

Shqipëria është një kakofoni që nuk gjen qetësi ditën e as natën. Përditshmëria përkufizohet nga bori makinash, zhurmë marmitash, frenime e dhënie gazi të befta, fishkëllima e ulërima, kantiere ndërtimi e shumë si këto. Trafiku është shkaktari kryesor i zhurmave por jo i vetmi. Raporti i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit referon se në çdo qytet ku është matur niveli i zhurmave ai ka rezultuar më i lartë se niveli limit që duhet të kenë ato. Lushnja është i vetmi qytet që qëndron brenda limiteve gjatë ditës dhe natës ndërkohë që Kukësi dhe Përmeti vetëm natën.

“Monitorimi i zhurmave është kryer në qytetet Tiranë Shkodër Vlorë, Lezhë, Kukës, Korçë, Pogradec, Berat, Sarandë, Gjirokastër, Fier, Përmet, Lushnje. Bazuar mbi të dhënat e monitorimit gjatë vitit 2024, niveli i zhurmave tejkalon vlerat limite për periudhën e ditës (55 dB) në të gjitha qytetet e monitoruara duke përjashtuar qytetin Lushnje.

Për periudhën e natës (45 dB) niveli i zhurmave në qytetet Kukës, Përmet dhe Lushnje është brenda vlerave limite ndërsa në qytetet e tjera të monitoruara, tejkalon vlerat limite. Shkaktari kryesor i emetimit të zhurmave është trafiku rrugor. Gjithashtu dhe lokalet gjenerojnë zhurma si ditën ashtu dhe natën” thuhet në raport.

Sipas dokumentit bazuar në të dhënat e monitorimit të zhurmave ditën niveli më i lartë i zhurmave është vlerësuar në qytetin Tiranës ku kemi tejkalim të normës në masën 15.1 %, Vlorës 14.7%, Sarandës 13.6%, Gjirokastrës 11.1%. Nivelet më të ulëta janë monitoruar në qytetet e Kukësit, Pogradecit, Përmetit dhe Lushnjës. Trafiku rrugor është një fenomen i karakterit të rastësishëm, për këtë arsye themi që ndikimi i trafikut ose i çdo faktori tjetër të jashtëm që shkakton zhurmë në momentin e monitorimit mund të jetë shkaktari i uljes apo rritjes së nivelit të zhurmave urbane në qytetet që monitorohen.

Sa i takon monitorimit të zhurmave gjatë natës të dhënat tregojnë se niveli më i lartë është monitoruar në qytetin e Vlorës ku kemi tejkalim të normës me 18.75 %, Tiranës me 16.51% dhe Sarandës me 14.6% dhe nivelet më të ulëta janë monitoruar në qytetet e Kukësit, Pogradecit, Përmetit dhe Lushnjës./ N.Maho

 

 

The post Zhurmat po na shurdhojnë, raporti: Mbi limit ditë e natë në gjithë vendin, kryeson Tirana appeared first on Revista Monitor.

Qeveria “lëshon sërish dorën” me koncesionet; FMN: Mos hiqni kufizimet buxhetore

28 August 2025 at 23:00

Projektligji i ri për PPP-të dhe koncesionet është paraqitur për miratim në parlament, por ndërkohë grupet e interesit dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar kanë dhënë një sërë vërejtjesh për paketën ligjore, e cila në vend që të përmirësojë kontratat problematike të PPP-ve, e përkeqëson situatën në disa raste.

Departamenti i Çështjeve Fiskale në FMN ka bërë një analizë të ndryshimeve në projektligj me rreth 22 vërejtje, nga të cilat shihet se në projektligjin e ri “mungon përmendja e tavanit vjetor për pagesat buxhetore për PPP-të (aktualisht 5% të të ardhurave)”. Në ligjin aktual, financimi vjetor i kontratave PPP nga buxheti nuk duhet më shumë se 5% e të ardhurave tatimore të vitit paraardhës. Në ndryshimet e reja ligjore, ky kufizim është i vlefshëm kryesisht për pushtetin vendor. Pavarësisht se deri më tani financimi i PPP-ve me fonde publike nuk e ka kaluar këtë prag, prania e tij në ligj ishte një garanci për të frenuar qeverinë dhe entet të rrisnin financimin nga taksat për kontratat koncesionare PPP.

FMN sugjeroi se ligji i ri duhet të kategorizojë rreziqet si kontraktuale apo të nënkuptuara, jo thjesht si direkte/indirekte. Gjithashtu kërkoi eliminimin e propozimeve të pakërkuara, pasi përbëjnë 80% të PPP-ve dhe rrisin rrezikun për vendimmarrje jo transparente. Fondi kërkoi të hiqet rimbursimi i studimeve të fizibilitetit për projektet e refuzuara, sepse krijon nxitje për shumë propozime pa cilësi.

Në kuadër të diskutimeve, FMN i ka rekomanduar qeverisë shqiptare një sërë masash të rrepta për reformimin e kuadrit ligjor dhe institucional të koncesioneve dhe partneriteteve publik-privat (PPP). Një nga rekomandimet kryesore është përfshirja e hershme dhe aktive e Ministrisë së Financave në të gjitha fazat e ciklit të projekteve PPP, që nga identifikimi dhe planifikimi, deri te vlerësimi i rrezikut dhe miratimi i kontratave. Kjo pritet të garantojë që projektet të jenë të përputhshme me strategjinë buxhetore dhe të minimizojnë ekspozimin fiskal të qeverisë.

Po ashtu, FMN i kërkon qeverisë të kategorizojë qartë rreziqet fiskale dhe të krijojë mekanizma më të fortë monitorimi për detyrimet afatgjata që rrjedhin nga kontratat koncesionare. Raportimi i detajuar dhe periodik mbi këto rreziqe konsiderohet i domosdoshëm për të siguruar një menaxhim të qëndrueshëm të financave publike.

Një tjetër pikë e rëndësishme e rekomandimeve është shmangia e konflikteve të interesit nga autoritetet kontraktuese dhe kufizimi i ndryshimeve në kontrata pas nënshkrimit. FMN argumenton se ndryshimet e shpeshta në kontrata krijojnë pasiguri dhe cenojnë besimin te proceset publike të prokurimit.

Në linjë me këto rekomandime, FMN kërkon gjithashtu që kuadri i ri ligjor të jetë i harmonizuar plotësisht me ligjin për Menaxhimin e Investimeve Publike dhe rregulloret buxhetore ekzistuese, duke vendosur kritere të qarta për përzgjedhjen e projekteve me rëndësi kombëtare.

Qeveria shqiptare ka shpallur tashmë nismën për hartimin e një projektligji të ri për PPP-të dhe koncesionet, që synon të eliminojë propozimet e pakërkuara, të forcojë analizën e kostove dhe përfitimeve dhe të rrisë transparencën në menaxhimin e fondeve publike. Por zbatimi i rekomandimeve të FMN-së do të jetë vendimtar për të shmangur skenarë ku PPP-të mund të kthehen në barrë për financat publike dhe për të siguruar një klimë më të favorshme për investime private siç ka ndodhur deri me tani.

Gjithashtu, FMN i dha “leksione gjuhe” qeverisë shqiptare, duke i kërkuar të mos përdorë në ligj termat “explicit” dhe “implicit”, të cilat nuk gjenden në terminologjinë e legjislacionit shqiptar, dhe në vend të tyre të përdorë “direkte” dhe “indirekte”.

Vërejtjet kryesore të FMN-së për projektligjin e ri të PPP-ve

  1. Mungesa e kufirit buxhetor 5% – Projektligji i ri nuk përmend më tavanin vjetor të pagesave buxhetore për PPP-të, i cili aktualisht është 5% e të ardhurave tatimore. Kjo krijon rrezik për tejkalim të detyrimeve fiskale.
  2. Rreziqet fiskale të paqartësuara – FMN kërkon që ligji të kategorizojë qartë rreziqet fiskale si kontraktuale ose të nënkuptuara, në vend të termave “explicit” dhe “implicit” të përdorur në projektligj.
  3. Propozimet e pakërkuara – Fondi rekomandon eliminimin e propozimeve të pakërkuara për PPP, pasi ato përbëjnë mbi 80% të kontratave aktuale dhe rrisin rrezikun për vendimmarrje jo transparente.
  4. Rimbursimi i studimeve – Kërkohet heqja e dispozitës që parashikon rimbursim për studimet e fizibilitetit për projektet që refuzohen. FMN argumenton se kjo nxit propozime të shumta me cilësi të ulët.
  5. Përfshirja e Ministrisë së Financave – Sugjerohet që Ministria e Financave të jetë e përfshirë në të gjitha fazat e ciklit të një PPP-je: që nga identifikimi i projektit, planifikimi, analiza e riskut, deri te miratimi dhe menaxhimi.
  6. Harmonizimi me ligjet ekzistuese – FMN kërkon që kuadri i ri ligjor të përputhet plotësisht me Ligjin për Menaxhimin e Investimeve Publike dhe me rregulloret buxhetore aktuale.
  7. Raportim më i detajuar – Kërkohet hartimi i një raporti vjetor të detajuar mbi rreziqet dhe detyrimet afatgjata që rrjedhin nga kontratat PPP, për të garantuar transparencë fiskale.
  8. Mekanizma monitorimi – FMN kërkon të forcohen mekanizmat për monitorimin e detyrimeve afatgjata dhe për të siguruar kontroll më të mirë të ekspozimit fiskal.
  9. Analiza kosto-përfitim më e thelluar – Çdo projekt PPP duhet të kalojë në një proces të plotë vlerësimi të kostove, përfitimeve dhe rreziqeve, për të shmangur barrat e panevojshme për buxhetin.
  10. Transparenca në kontrata – Theksohet nevoja që kontratat dhe ndryshimet e tyre të publikohen në mënyrë të plotë, për të shmangur marrëveshje të fshehta dhe vendime arbitrare.
  11. Ndryshime të kufizuara pas nënshkrimit – FMN rekomandon që ndryshimet në kontratat PPP pas nënshkrimit të jenë të kufizuara dhe vetëm për arsye madhore, për të ruajtur stabilitetin e marrëveshjeve.
  12. Kriteret për përzgjedhjen e projekteve – Ligji i ri duhet të përcaktojë kriteret e qarta për përzgjedhjen e projekteve me rëndësi kombëtare, duke shmangur keqpërdorimin e fondeve publike.
  13. Rreziku i borxhit të fshehur – Mungesa e kufizimeve të qarta për financimin e PPP-ve mund të krijojë një borxh të fshehur që rrezikon stabilitetin fiskal në afatgjatë.
  14. Koordinimi institucional – FMN kërkon krijimin e një mekanizmi koordinues ndërmjet institucioneve që miratojnë dhe monitorojnë PPP-të, për të shmangur mbivendosjet dhe boshllëqet ligjore.
  15. Raportimi periodik në Kuvend – Ministria e Financave duhet të paraqesë çdo vit në Kuvend një raport të detajuar për të gjitha kontratat PPP dhe ndikimin e tyre në buxhetin e shtetit.
  16. Shmangia e konfliktit të interesit – FMN thekson nevojën që autoritetet kontraktuese të kenë rregulla të qarta për menaxhimin e konflikteve të interesit në të gjitha fazat e projektit.
  17. Vlerësimi i ndikimit makroekonomik – Kërkohet që çdo projekt PPP të shoqërohet me një analizë të ndikimit makroekonomik për të parë efektet e tij në PBB, punësim dhe stabilitet fiskal.
  18. Menaxhimi i garancive qeveritare – FMN rekomandon rregulla më të rrepta për lëshimin dhe menaxhimin e garancive financiare për PPP-të, për të shmangur detyrime të paparashikuara.
  19. Përmirësimi i procesit të tenderimit – Duhet të ketë rregulla më të qarta dhe garanci për konkurrencë reale në proceset e tenderimit për PPP-të, duke shmangur praktikat monopoliste.
  20. Ndalimi i kontratave të dyfishta – FMN rekomandon që autoritetet kontraktuese të ndalojnë praktikën e kontratave paralele që krijojnë detyrime shtesë për shtetin.
  21. Standardizimi i kontratave – Sugjerohet hartimi i një modeli standard të kontratave PPP, i cili të garantojë kushte të barabarta dhe të shmangë favorizimet individuale.
  22. Përdorimi i termave ligjorë të unifikuar – FMN kërkon që ligji të përdorë terminologji të qartë në shqip, duke zëvendësuar termat e huazuar si “explicit” dhe “implicit” me “direkte” dhe “indirekte”, për të shmangur konfuzionin ligjor.

The post Qeveria “lëshon sërish dorën” me koncesionet; FMN: Mos hiqni kufizimet buxhetore appeared first on Revista Monitor.

Yesterday — 28 August 2025Main stream

Gjenerali francez: Evropa rrezikon të bëhet pre e grabitqarëve në një botë gjithnjë e më të dhunshme

By: Ela
28 August 2025 at 21:58

Evropa po dështon të pranojë rolin që po luan dhuna në formësimin e politikës globale dhe duhet të forcojë përpjekjet për të imponuar fuqinë e saj të përbashkët si një forcë e vërtetë, ka paralajmëruar Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Franceze, gjenerali Thierry Burkhard. “Një Evropë e dobësuar mund të gjendet […]

The post Gjenerali francez: Evropa rrezikon të bëhet pre e grabitqarëve në një botë gjithnjë e më të dhunshme appeared first on BoldNews.al.

Dalin PAMJET nga aksidenti i trefishtë në tunelin e Llogorasë

By: Ela
28 August 2025 at 21:41

Një aksident i trefishtë ka ndodhur sot në Tunelin e Llogarasë, ku janë përfshirë një makinë tip “Mitsubishi”, një “Audi” dhe një “Volvo’. Siç shihet edhe në pamje, të tri makinat kanë marrë dëmtime të shuma, ndërsa nuk raportohet për të lënduar. Aksidenti bëri që në tunel të krijohet trafik për shumë minuta, ndërsa ndërhyrja e […]

The post Dalin PAMJET nga aksidenti i trefishtë në tunelin e Llogorasë appeared first on BoldNews.al.

U v*a mbrëmjen e sotme, ky është 61-vjeçari që humbi jetën në Shkodër/ FOTO

By: Ela
28 August 2025 at 21:22

Personi që shihni në foto është 61-vjeçari që u vra mbrëmjen e sotme në Shkodër. 61-vjeçari, Pirro Prroni nuk arriti t’iu mbijetonte plagëve të marra nga arma e zjarrit dhe ka ndërruar jetë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Abat rreth orës 20:00. Autori i dyshuar i ngjarjes është identifikuar si Ndoc Maçaj dhe është […]

The post U v*a mbrëmjen e sotme, ky është 61-vjeçari që humbi jetën në Shkodër/ FOTO appeared first on BoldNews.al.

Vrasje në Shkodër, shkak procesi i regjistrimit të tokave/ EMRAT

By: Ela
28 August 2025 at 21:10

Një ngjarje e rëndë tronditi fshatin Abat të njësisë administrative Shalë, mbrëmjen e sotme, ku një 61-vjeçar u vra me armë zjarri. Viktima është shtetasi Piro Prroni, banues prej vitesh në Tiranë, ndërsa autor i ngjarjes është Ndoc Maçaj, kushëri i viktimës. Si lindi konflikti Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se mes autorit të […]

The post Vrasje në Shkodër, shkak procesi i regjistrimit të tokave/ EMRAT appeared first on BoldNews.al.

Organizatat e lidhura me Sorosin/ Crawford: Kërcënim për demokracinë dhe burim i fondeve të dyshimta

By: Ela
28 August 2025 at 20:58

Marc Crawford ka ngritur shqetësime lidhur me organizatat që kanë marrë fonde nga taksapaguesit amerikanë, përfshirë edhe ato të lidhura me George Sorosin. Në një intervistë për Syri.tv, ai theksoi nevojën për investigim të thellë mbi rolin e këtyre organizatave në protestat e fundit, veçanërisht në lidhje me episodet e dhunës, dhe theksoi se është […]

The post Organizatat e lidhura me Sorosin/ Crawford: Kërcënim për demokracinë dhe burim i fondeve të dyshimta appeared first on BoldNews.al.

Investigimi/ Çfarë fshihet pas sulmit ndaj News24 mëngjesin e 9 gushtit

By: Ela
28 August 2025 at 20:45

Perandori francez i shekullit të 19-të, Napoleon Bonaparte, ka thënë: “Ua kam frikën më shumë 4 gazetave opozitare se sa mijëra bajonetave”. Kjo shprehje erdhi fill pasi perandori mbylli 64 media në Francë duke nënkuptuar se shtypi ka fuqi shumë të madhe në opinionin publik dhe cenon pushtetin e më të fuqishmëve. Sot në shekullin […]

The post Investigimi/ Çfarë fshihet pas sulmit ndaj News24 mëngjesin e 9 gushtit appeared first on BoldNews.al.

V*asje me a*më zjarri në Shkodër/ EMRI

By: Ela
28 August 2025 at 20:39

Një 61-vjeçar, i identifikuar si Piro Prroni, është ekzekutuar mbrëmjen e kësaj të enjteje në fshatin Abat, në zonën e Dukagjinit, në Shkodër. “Rreth orës 20:00, në fshatin Abat, Shalë, shtetasi N. M., në rrethana ende të paqarta, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin P. P., 61 vjeç.”– njofton policia. Shërbimet e Policisë […]

The post V*asje me a*më zjarri në Shkodër/ EMRI appeared first on BoldNews.al.

BE-ja pezullon përkohësisht takimet zyrtare me Albin Kurtin

By: Ela
28 August 2025 at 20:35

Bashkimi Evropian përmes një letre ka njoftuar se do të pezullojë përkohësisht mbajtjen e takimeve me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe me ministrat e kabinetit të tij brenda ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, deri në formimin e një qeverie me mandat të plotë. Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë dhe Përfaqësuesi i Posaçëm […]

The post BE-ja pezullon përkohësisht takimet zyrtare me Albin Kurtin appeared first on BoldNews.al.

Vjeshta sjell dashuri për këto 4 shenja horoskopi

By: Ela
28 August 2025 at 20:22

Ka diçka thellësisht romantike te vjeshta. Është e pamundur të ecësh mes gjetheve me ngjyra apo të vizitosh një vend pa dëshiruar të kesh dikë pranë, veçanërisht kur nis ai që quhet “sezoni i lidhjeve”. Me temperaturat që bien, dëshira për të patur dikë përkrah bëhet edhe më e fortë. Edhe pse çdo shenjë mund […]

The post Vjeshta sjell dashuri për këto 4 shenja horoskopi appeared first on BoldNews.al.

Fuqitë evropiane aktivizojnë mekanizmin për rivendosjen e sanksioneve ndaj Iranit

By: Ela
28 August 2025 at 20:02

Britania, Franca dhe Gjermania kanë aktivizuar një mekanizëm për rivendosjen automatike të sanksioneve të Kombeve të Bashkuara, që parashihen në marrëveshjen bërthamore të Iranit të vitit 2015. Tri fuqitë evropiane, të njohura edhe si E3, i kanë shkruar Këshillit të Sigurimit të OKB-së më 28 gusht për nisjen e procesit, i cili merr 30 ditë […]

The post Fuqitë evropiane aktivizojnë mekanizmin për rivendosjen e sanksioneve ndaj Iranit appeared first on BoldNews.al.

Vrasje me armë zjarri në Shkodër

28 August 2025 at 21:03

Nga Gazeta ‘SI’ – Një 61-vjeçar është vrarë me armë zjarri në fshatin Abat në zonën e Shalës në Shkodër mbrëmjen e kësaj të enjtje.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se ka identifikuar autorin, shtetasin Ndoc Maçaj dhe janë nisur menjëherë për në fshatin Abat, për të bërë të mundur kapjen e tij.

Po ashtu bëhet e ditur se është ngritur një grup i posaçëm hetimor, për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

The post Vrasje me armë zjarri në Shkodër appeared first on Gazeta Si.

‘Fortesa’/ Policia sekuestron 26 mln euro pasuri të 45-vjeçarit në Tiranë dhe bregdet, pjesë e një strukture kriminale

28 August 2025 at 20:10

Nga Gazeta ‘SI’ – Policia e Tiranës ka zbatur urdhrin e gjykatës për të vendosur nën sekuestro pasurinë e një 45-vjeçari, i cili rezulton i dënuar për vepra të rënda penale.

Sipas Bluve të kryeqytetit në kuadër të operacionit “Fortesa” janë sekuestruar pasuri me vlerë 26 milionë e 500 mijë euro, përkatësisht disa vila në bregdet dhe në Tiranë, llogari të shumta bankare dhe automjete.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave, në bashkëpunim me specialistët e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, në kuadër të një procedimi penal të drejtuar nga Prokuroria e Tiranës, ekzekutuan vendimin e Gjykatës së Tiranës, për sekuestrimin e pasurive në pronësi të shtetasit K. K., alias O. M., 45 vjeç, i dënuar më parë për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Pasuritë e sekuestruara janë konkretisht: 19 prona, 2 automjete dhe 20 llogari bankare, të regjistruara në emër të 45-vjeçarit ose të familjarëve të tij, me vlerë tregu rreth 26 milionë e 500 mijë euro”, informon policia.

Sakaq, bëhet me dije se vijon ende puna për gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera që dyshohet se kanë burim nga veprimtaritë kriminale të këtij shtetasi.

The post ‘Fortesa’/ Policia sekuestron 26 mln euro pasuri të 45-vjeçarit në Tiranë dhe bregdet, pjesë e një strukture kriminale appeared first on Gazeta Si.

❌
❌