Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 16 August 2025Main stream

Kapiten Xhaka e nis me fitore sezonin. Richarlison magjik, dopietë kundër Burnley-t

By: redi
16 August 2025 at 22:00

Paraqitja brilante e Richarlison dhe blerjes së verës Muhamed Kudus i ka dhënë Tottenham fitoren në javën e parë të Premier League. Sulmuesi brazilian fillimisht hapi serinë e golave të fitores 3-0 kundër Burnley-t në minutën e 10. Në të dy rastet Richarlison u asistua nga Muhamed Kudus, ndërsa golin e tretë do ta realizonte Johnson. Ky tre pikësh është domethënës për Tottenham…

Source

Dafina Zeqiri nuk ka të ndalur, rikthehet me ”Faya”

By: redi
16 August 2025 at 21:47

Dafina Zeqiri edhe pse vetëm para pak javësh është bërë nënë për herë të parë, artistja e dashur për publikun tashmë e ka gati projektin e saj më të ri muzikor. Ajo siç duket do të publikojë një këngë që mban titullin “Faya” dhe lansimi i saj do të jetë më 21 gusht. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Dafina përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ndau me ndjekësit një fotografi shoqëruar me titullin…

Source

Befason deputetja e PD, i kërkon ndihmë inteligjencës artificiale për të bërë politikë

By: redi
16 August 2025 at 21:28

Nga shtatori do të shohim deputetët “përtacë”, të cilët do të përdorin Inteligjencën Artificiale për të modifikuar fjalimet. Siparin e ka hapur deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, e cila ka thirrur në ndihmë inteligjencën artificiale për të shkruar një denoncim për shëndetësinë. Versioni i shkruar nga deputetja mesa duket nuk ka qenë aq i fortë sa ajo priste, duke bërë që t’i kërkojë…

Source

Aksident në Qafë Thanë, 3 persona mbesin të plagosur

By: redi
16 August 2025 at 21:22

Një aksident është regjistruar pak më parë në aksin Prrenjas-Pogradec, në zonën e Qafë Thanës. Në aksident janë përfshirë dy makina të cilat u përplasën kokë më kokë. Raportohet se nga aksidenti kanë mbetur të plagosur 3 persona, një prej të cilëve më rëndë. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton për të zbardhur shkaqet e këtij aksidentit…

Source

Putin: Samiti në kohën e duhur, ishte i dobishëm

By: redi
16 August 2025 at 21:13

Në një reagim të parë lidhur me samitin në Alaska, presidenti rus Vladimir Putin tha se takimi ime homologun amerikan ndodhi në kohën e duhur dhe ishte shumë i dobishëm. Ai vuri në dukje se negociatat e drejtpërdrejta të këtij lloji nuk kishin ndodhur në këtë nivel “për një kohë të gjatë”. “Ne e respektojmë qëndrimin e administratës amerikane, e cila sheh nevojën për një ndërprerje të…

Source

Zjarret në Fushë Arrëz, ministri Vengu: Helikopterët nga Emiratet Arabe janë në terren

By: redi
16 August 2025 at 20:37

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka reaguar mbi situatën e zjarreve që kanë përfshirë ditët e fundit zonën e Fushë Arrëzit. Ai thotë se ndërhyrja nga ajri me helikopter bëri të mundur vendosjen nën kontroll të flakëve. Vengu vlerëson bashkëpunimin mes forcave shqiptare dhe atyre nga Emiratet e Bashkuara Arabe. ”Një tjetër ditë në luftë me flakët nga ajri në Fushë Arrëz.

Source

Goditi në fytyrë portierin e Barcelonës, sulmuesi shqiptar ndëshkohet me karton të kuq

By: redi
16 August 2025 at 20:26

Me karton të kuq e nisi Vedat Muriqi sezonin e ri të La Ligës me Mallorcan, kjo në ndeshjen hapëse me Barcelonën, është ndëshkuar me karton të kuq pas vetëm 39 minutash lojë. Pas një sulmi në zonën katalanase, Muriqi zgjati këmbën për të kapur topin, por në vend të tij, ai gjeti kokën e portierit Joan Garcia. Gjyqtari e ndëshkoi si fillim me karton të verdhë “Piratin”, por pas një rishikimi me…

Source

Zjarr në fshatin ”Katund i Vjetër”, forcat zjarrfikëse në terren

By: redi
16 August 2025 at 20:01

Edhe pse moti është drejt rënies së shiut, një zjarr ka përfshirë masivin pyjor pranë fshatit turistik Katund i Vjetër, në Mirditë. Për shkak të terrenit të vështirë malor, ndërhyrja nga toka është e pamundur. Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse dhe shërbimet e mbrojtjes civile të Bashkisë Mirditë, të cilat po monitorojnë situatën dhe po punojnë për të shmangur përhapjen e flakëve.

Source

Zelensky refuzon ofertën, zbardhet biseda telefonike me Trump

By: redi
16 August 2025 at 19:54

Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski ka refuzuar propozimin rus për të dorëzuar rajonin lindor të Donbasit. Agjencia e lajmeve ”Reuters” ka zbardhur detaje nga biseda telefonike që presidenti amerikan, Donald Trump pati me homologun ukrainas, pas samitit të Alaskës. Zelensky ishte i prerë në qëndrimin e tij dhe ka refuzuar të lëshojë territorin e pushtuar tashmë në pjesën më të madhe të tij…

Source

Nedim Bajrami realizon një gol për “vitrinë” në ndeshjen e Kupës

By: redi
16 August 2025 at 19:33

Nedim Bajrami është bërë protagonist në ndeshjen e Kupës së Ligës, ku Rangers ndeshet me skuadrën e Alloas në ndeshjen e parë. I aktivizuar si titullar, ylli i Kombëtares shqiptare gjeti rrugën e rrjetës pas vetëm 13 minutave lojë. Pas një topi të marrë në krah, Bajrami lëvizi bukur dhe me të djathtën dërgoi topin në një kënd që ishte e pamundur të ndalej nga portieri kundërshtar.

Source

Vuçiç po e çon vendin në luftë civile

By: redi
16 August 2025 at 19:15

Mediat gjermane kanë raportuar për trazirat në Serbi në ditët e fundit. Pamje nga Novi Sadi dhe Beogradi u transmetuan në programin televiziv të lajmeve kryesore të shërbimit publik ARD. Raportime më të shkurtra mbi ngjarjet u botuan nga shumë portale dhe gazeta. Ja fragmente nga artikuj karakteristikë rreth këtyre ngjarjeve: Andrej Ivanji shkruan për Tagesspiegel me qendër në Berlin: “Nëntë…

Source

Ben Andoni: Mbase e meritojmë shkatërrimin

By: redi
16 August 2025 at 19:01

Nga Ben Andoni Shqipëria ishte një nga vendet më të angazhuara për nënshkrimin e Traktatit të Mjedisit në 2015. Asokohe, plot 197 vende e vunë firmën mbi marrëveshjen e Parisit të 2015-ës, dokument i cili vuri si objektiv parandalimin e rritjes së temperaturave mesatare të globit 2 gradë celcius mbi mesataren e periudhës para-industrializimit. SHBA-të u integruan menjëherë dhe fill në…

Source

Sezoni turistik, Rama poston pamje nga plazhi i Shëngjinit i tejmbushur me pushues

By: redi
16 August 2025 at 18:52

Bregdeti i Shëngjinit çdo vit frekuentohet nga mijëra pushues vendas e të huaj. Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga plazhi i Shëngjinit, në këtë mesgushti të mbushur me pushues. Plazhet e Shëngjinit janë të njohura për rërën dhe ujin e ngrohtë. Një nga plazhet që tërheq vëmendjen e pushuesve është ai i “Ranës së hedhun”, por edhe plazhet e Kunes dhe Tales. Ndërthurja e turizmit bregdetar me…

Source

Rrezikonin mbytjen tek Uji i Ftohtë, Policia u shkon në ndihmë tre pushuesve

By: redi
16 August 2025 at 18:25

Strukturat e policisë në mbarë vendin janë angazhuar për mbarëvajtjen e sigurisë dhe rendit gjatë sezonit veror, por nuk kanë munguar rastet kur u kanë ardhur në ndihmë pushuesve të ndryshëm të cilëve iu është rrezikuar jeta. Policia Kufitare Vlorë u shkoi sot në ndihmë tre pushuesve që rrezikoheshin në det, në afërsi të plazhit të Ujit të Ftohtë. Salla e DRKM Vlorë mori njoftim se një…

Source

Zbardhet propozimi i Putin që fronti i luftës mos hyjë më thellë në Ukrainë

By: redi
16 August 2025 at 18:13

Presidenti rus, Vladimir Putin i ka bërë një propozim homologut të tij amerikan, Donald Trump, gjatë takimit në Alaskë, që përfshin dorëzimin e kontrollin të plotë të rajonit lindor të Donetskut nga Ukraina, i cili është 70% i pushtuar nga Rusia. Sipas shumë gazetave, Putini në këmbim do të pranonte që vijat e frontit të ndalon dhe të mos përparonin më tej brenda territorit ukrainas.

Source

Martin Leka: Dy pleq që po tallen me botën

By: redi
16 August 2025 at 17:52

Nga Martin Leka Me shpresë se do të ndalej lufta në Ukraine, me shpresë se do të ndalej vrasja e fëmijëve, burrave e grave të Ukrainës, me shpresë se agresori-Rusia dhe krimineli i akuzuar i luftës-Putin do të ndaleshin në tragjedinë e filluar tre vjet e gjysmë më parë, gjithë bota i ktheu sytë nga samiti i Alaskës mes Trump e Putin. Themi shpresë, sepse na ka mbetur si artefakt apo na është…

Source

”New York Times” zbulon bisedën e Trump me liderët e BE-së

By: redi
16 August 2025 at 17:42

Presidenti i Amerikës, Donald Trump pas takimit historik me presidentin rus Vladimir Putin, sipas medias ”New York Times” u tha udhëheqësve evropianëse ai mbështeste një plan për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë duke ia dorëzuar pushtuesve rusë territore ende të papushtuara, në vend që të përpiqej për një armëpushim. Pas takimit me Putinin, Trump hoqi dorë nga kërkesa e tij për një armëpushim të…

Source

REL: Kosova kryeson në matjet globale për përmirësim të mirëqenies

By: redi
16 August 2025 at 17:28

Vitin e kaluar, mbi gjysma e qytetarëve të Kosovës u tha se besojnë që jeta e tyre po ecën shumë mirë. Një dekadë më parë, këtë vlerësim e jepnin vetëm pak më shumë se 10 për qind e popullsisë. Atëherë, çfarë e ka shkaktuar këtë përmirësim, që sipas Qendrës amerikane të Kërkimeve Gallup nuk e ka arritur asnjë shtet tjetër në botë? Vlerësimet e qytetarëve të Kosovës për jetesën e tyre Gjatë…

Source

Broja nuk është as në stol ndaj Tottenham

By: redi
16 August 2025 at 17:14

Armando Broja nuk është as në stol për Burnleyn, që po luan në transfertën e Tottenhem. Futbollisti i Kombëtares është pjesë e lojtarëve që mungojnë, ndërsa arsyeja tregohet të jetë mungesa e formës fizike për të qenë gati në ndeshje. Broja u afrua këtë muaj te Bërnli duke lënë Çelsin pas shumë vitesh. Bërnli e beson atë si një element të rëndësishëm për të ardhmen. Duhet thënë se nuk vuan nga…

Source

Lezha festoi “Ditën e Shtegtarit”, me këngë dhe valle

By: redi
16 August 2025 at 17:07

Në Lezhë u përmbyll mbrëmjen e djeshme rrugëtimi i Fest N’Shpi, që për 15 net me radhë mbushi qytetin me muzikë dhe energji pozitive. Ky aktivitet u përmbyll me “Ditën e Shtegtarit”, një festë kushtuar emigrantëve që jetojnë në vende të ndryshme të botës, e kthyer tashmë në traditë të përvitshme. Sheshi “Gjergj Kastrioti” u mbush me qytetarë të shumtë mbrëmjen e djeshme, ku pjesa më e madhe…

Source

❌
❌