Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 21 August 2025Main stream

Naun Shundi në betejë për jetën, heshtja e Teatrit Kombëtar dhe turpi i një shteti që i varros artistët gjallë

By: Iconstyle
21 August 2025 at 13:59

Naun Shundi, një nga figurat më të dashura të teatrit dhe regjisë shqiptare, sot po lufton me sëmundjen më të rëndë. Ndodhet në një spital në Francë, ku po merr mjekim të specializuar, por përballja e tij nuk është vetëm me sëmundjen. Është edhe me heshtjen e një vendi që i ka duartrokitur aktorët e tij për dekada, por i harron në momentet më të vështira.

Vajza e tij, Rea Shundi, reagoi e tronditur publikisht, duke akuzuar Teatrin Kombëtar, institucionin ku i ati dha shpirt dhe jetë mbi 46 vite, për indiferencën e plotë.

“Babi im po përballet me të keqen më të madhe. Luftën mes jetës dhe vdekjes. Në konceptin tonë, kur e keqja të vjen në derë edhe armiku të bëhet më i ndjeshëm. Kjo nuk ndodhi me institucionin ku babi im i dha frymë dhe jetë shumë personazheve. Teatri Kombëtar. Në kohën kur solidariteti ishte dhe është nga gjithkush, nga institucioni ku babi im i dha jetë për më shumë se 46 vite, hesht. As dy rreshta tekst. Sa trishtim!”, shkroi ajo.

Ndërkohë, familja e tij është detyruar të hapë një llogari në “Gofundme” për të mbledhur fondet e mjekimit, sepse shpenzimet janë të papërballueshme. Ky fakt i hidhur na vendos përballë një realiteti të pashmangshëm: në Shqipëri, artistët që i dhanë shpirt kulturës, në pleqëri ose në sëmundje, mbeten vetëm.

Dhe nuk është hera e parë. Vetëm pak kohë më parë u mësua se Tinka Kurti, “zonja e madhe” e skenës dhe kinemasë shqiptare, një ikonë me mbi 260 role në teatër dhe 95 role në film, ndodhet sot në një shtëpi pleqsh. Një aktore që ndërtoi historinë e artit shqiptar, që na dha figura të paharrueshme dhe na mësoi ç’është shpirti, është sot e harruar nga shteti.

Por Tinka dhe Shundi nuk janë të vetmit. Historia shqiptare është e mbushur me artistë që u larguan nga kjo botë në harresë, pa një falënderim, pa një titull, pa një shenjë mirënjohjeje. Kujtojmë Sandër Prosin, gjeniun e skenës që u shua pa asnjë nderim institucional. Kujtojmë Ndrek Lucën, që i dha zemër humorit dhe tragjikes, por që në fund u la i harruar. Lista është e gjatë dhe e dhimbshme: Margarita Xhepa, që edhe pse një ikonë e artit, shpesh është përdorur më shumë për propagandë sesa është mbështetur; Dhimitër Orgocka, që u shua në vetmi; Marie Logoreci, që sot përmendet vetëm në fjalime ceremoniale, por që gjatë jetës së saj nuk mori kujdesin që meritonte.

Ky është modeli i një shteti që i përdor artistët për festivale, për propagandë, për ceremoni, por nuk i qëndron pranë kur kanë më shumë nevojë. Një shtet që ndan dekorata pas vdekjes, por nuk ofron as minimumin e respektit gjallë. Një shtet që organizon homazhe me kurora lulesh, por nuk paguan as barnat e tyre kur jetojnë.

Kjo është fytyra e vërtetë e turpit tonë. Ne i kemi lënë artistët të varrosen gjallë në harresë dhe në mjerim. Dhe kur vdesin, mbajmë fjalime të bukura, qajmë lot publikë dhe e përdorim kujtimin e tyre për të bërë politikë.

Rasti i Naun Shundit është një thirrje e fortë: sa artistë të tjerë do të lëmë të ikin në këtë mënyrë? Sa Tinka të tjera do të përfundojnë në azile, sa Sandër Prosi të tjerë do të vdesin të harruar, sa herë do të përsërisim të njëjtin turp?

Sepse një komb që nuk i respekton artistët gjallë, është një komb që ka varrosur shpirtin e vet!

The post Naun Shundi në betejë për jetën, heshtja e Teatrit Kombëtar dhe turpi i një shteti që i varros artistët gjallë appeared first on iconstyle.al.

Ndahet nga jeta gjyqtari i famshëm i Tik-Tok, pas betejës me kancerin

By: Iconstyle
21 August 2025 at 00:30

Frank Caprio, gjyqtari i dashur nga miliona njerëz në mbarë botën dhe i njohur për vendimet e tij të mbushura me mëshirë e humanizëm, ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare. Ai u shua pas një beteje të gjatë me kancerin pankreatik.

Familja e tij bëri të ditur lajmin e hidhur përmes një deklarate ku theksohej se Caprio u nda nga jeta i qetë, i rrethuar nga më të dashurit e tij. “Ai ishte një bashkëshort i përkushtuar, baba, gjysh, stërgjysh dhe mik i paharrueshëm,” shkruhet në mesazhin e familjes.

Një gjyqtar që preku zemrat e miliona njerëzve

Caprio fitoi famë botërore përmes programit televiziv Caught in Providence (2018–2020), ku gjykonte çështje të vogla dhe gjoba duke i kthyer ato në momente prekëse, të mbushura me humor dhe mirëkuptim. Ai trajtonte çdo qytetar me dinjitet dhe nuk ngurronte të falte ose të tregonte dhembshuri kur rrethanat e justifikonin. Për këtë arsye, publiku i dha nofkën “gjyqtari më i mirë në botë”.

Beteja me sëmundjen

Në fund të vitit 2023, Caprio bëri publike diagnozën e tij dhe iu nënshtrua trajtimeve të gjata me kimioterapi dhe radioterapi. Në maj 2024 ai festoi përfundimin e trajtimit me një ceremoni simbolike, duke shpresuar për shërim. Megjithatë, pak ditë para vdekjes së tij, ai publikoi një video prekëse ku kërkonte lutje për shkak të një përkeqësimi shëndetësor. Vetëm pak ditë më pas, ai u shua.

Homazhe dhe trashëgimi

Guvernatori i Rhode Island, Dan McKee, urdhëroi uljen e flamujve në gjysmë shtize në nder të tij, duke e cilësuar Caprion “një thesar të Rhode Island-it dhe një simbol të dhembshurisë në drejtësi”.

Frank Caprio shërbeu për gati katër dekada si kryetar i Gjykatës Bashkiake të Providence, nga viti 1985 deri në pensionimin e tij në vitin 2023. Trashëgimia e tij shkon përtej sallës së gjyqit: ai u bë frymëzim për miliona njerëz në mbarë botën, duke treguar se drejtësia mund të ushtrohet me humanizëm dhe dashuri për njeriun.

The post Ndahet nga jeta gjyqtari i famshëm i Tik-Tok, pas betejës me kancerin appeared first on iconstyle.al.

Yesterday — 20 August 2025Main stream

Cili shtet i ngjan më shumë shenjës tënde të horoskopit?

By: Iconstyle
20 August 2025 at 15:55

Shenjat e horoskopit kanë tiparet e tyre unike, por po të ishin shtete, cilit vend do t’i ngjanin më shumë? Ja si përkthehen shenjat në vende, sipas karakterit që i përfaqëson:

 

Akrepi – Rusia
Sekret, i fortë dhe misterioz. Rusia dhe Akrepi të japin gjithmonë ndjesinë “mos u përziej me mua”. Të dy janë besnikë vetëm me rrethin e ngushtë, gjithmonë me një axhendë të fshehtë që nuk e kupton dot kurrë plotësisht.

Ujori – Japonia
Gjithmonë përpara kohës, me ide dhe teknologji që mahnisin botën. Japonia është e qetë në dukje, por brenda ka një kulturë intensive. Ashtu si Ujori, që shpesh duket i ftohtë, por kur flet për një pasion të vetin, të mbërthen me debat pa fund. Dhe po, shpesh mendon se është më i zgjuari në dhomë.

Dashi – Shtetet e Bashkuara
I zhurmshëm, konkurrues dhe gjithmonë i bindur se është numri një. Amerika e sheh veten si “personazhi kryesor” i botës. Njësoj si Dashi, i cili do gjithmonë të niset i pari, të nisë trendet, bizneset apo edhe konfliktet.

Demi – Franca
Shenjë e luksit, dashurisë dhe shijes. Demi është i fiksuar pas ushqimit, verës dhe bukurisë. Në Francë, ushqimi është fe. Dhe si Demi, kur dashuron, dashuron fort – ndonjëherë edhe më shumë seç duhet.

Shigjetari – Australia
Aventurier, i çmendur dhe gjithmonë gati për një histori të re. Australia është plot aventura të egra, njësoj si Shigjetari që nuk jeton dot pa emocione dhe pa një histori për të treguar. Nuk i pëlqen drama, por adhuron kaosin. Dhe nëse nuk e mban të stimuluar, zhduket pa paralajmërim.

Peshorja – Spanja
E dashur, flirtuese dhe gjithmonë e shoqërueshme. Në Spanjë, vakti kthehet në festë, ashtu si tek Peshorja që nuk lodhet kurrë së foluri dhe do t’i mbajë të gjithë të lumtur. Peshorja është paqeruajtëse, por edhe një biseduese e pandalshme deri në mesnatë.

Peshqit – India
Spiritualë, emocionalë dhe ëndërrimtarë. India është vendi i meditimit, yogës dhe lidhjes me diçka më të madhe se vetja. Njësoj si Peshqit, që shohin gjithmonë të mirën tek të tjerët, por shpesh përfundojnë me zemrën e thyer.

Bricjapi – Gjermania
I disiplinuar dhe këmbëngulës. Gjermania është shembulli i ringritjes pas çdo rrëzimi, gjithmonë më e fortë. Ashtu si Bricjapi, që nuk e do vëmendjen, por arrin gjithçka me punë të heshtur dhe vendosmëri të hekurt.

Virgjëresha – Zvicra
E fiksuar pas pastërtisë dhe perfeksionit. Zvicra është sinonim i rregullit dhe neutralitetit. Po ashtu edhe Virgjëresha: nuk relaksohet pa i vënë gjërat në vend, është shumë selektive dhe nëse nuk e bind, ta pret pa u menduar dy herë.

Gaforrja – Italia
Familjare, emocionale dhe plot dashuri. Në Itali, darkat zgjasin me orë të tëra sepse ushqimi është dashuri dhe familja është gjithçka. Gaforrja kujdeset për ata që do, por kur i mban emocionet brenda për shumë gjatë, shpërthen dhe të bën të largohesh me vrap.

Luani – Afrika e Jugut
Mbreti i xhunglës, i lidhur me krenarinë, kulturën dhe diellin. Në Afrikën e Jugut jetojnë luanët, dhe Luanët janë të sunduar nga dielli. Janë krenarë, dramatikë dhe të kujdesshëm me kë lejojnë në botën e tyre.

Binjakët – Brazili
Energjikë, të shoqërueshëm dhe plot surpriza. Brazili është samba, festa dhe kaos. Por është edhe muzikë e thellë, tradita dhe ndjeshmëri. Binjakët janë njësoj: karizmatikë dhe magnetikë, por me humor që ndryshon nga një moment në tjetrin.

 

Secila shenjë është si një vend më vete: plot histori, kulturë dhe tipare që të bëjnë të ndalosh e të mendosh… a i ngjan shenja jote vërtet këtij shteti?

The post Cili shtet i ngjan më shumë shenjës tënde të horoskopit? appeared first on iconstyle.al.

Before yesterdayMain stream

Pse kur kalon kohë me një partner, çuditërisht filloni të ngjani?

By: Iconstyle
19 August 2025 at 21:01

Është një nga ato gjëra që shpesh i vëmë re pa e kuptuar: pas disa vitesh bashkë, partnerët duken sikur fillojnë t’i ngjajnë njëri-tjetrit. Jo vetëm në sjellje, por edhe në fytyrë, në mënyrën si buzëqeshin apo si reagojnë. Shkenca ka disa shpjegime për këtë fenomen interesant.

Së pari, njerëzit kanë prirjen të zgjedhin partnerë që u ngjajnë që në fillim. Jo gjithmonë është e vetëdijshme, por tërheqja shpesh lidhet me tipare të ngjashme fizike, prejardhje, kulturë dhe madje edhe me ngjashmëri në shprehjet e fytyrës. Me kalimin e kohës, ky afrim bëhet edhe më i dukshëm.

Ekziston edhe ideja e “pasqyrimit” të pandërgjegjshëm. Kur jeton pranë një personi, fillon të përshtatesh me të, të marrësh gjestet e tij, mënyrën si reagon ndaj gëzimit apo shqetësimit. Nëse një çift qesh shumë bashkë, linjat e buzëqeshjes mund të shfaqen në të njëjtat vende. Nëse kalojnë sfida, mimikat e tensionit krijojnë shenja të ngjashme. Jeta e përbashkët bëhet si një lloj koreografie, ku fytyrat fillojnë të tregojnë të njëjtën histori.

Ka edhe faktorë më të thjeshtë, si dieta, zakonet, mënyra e jetesës dhe ekspozimi në të njëjtat kushte mjedisore. Çifti ha të njëjtën ushqim, bën të njëjtat aktivitete, jeton në të njëjtën klimë, ndaj trupi dhe pamja përshtaten në mënyrë të ngjashme.

Por ndoshta arsyeja më e bukur është kjo: kur dy njerëz ndajnë vite të tëra dashurie, gëzime, tensione dhe kujtime, fytyrat e tyre bëhen pasqyra të njëri-tjetrit. Ngjashmëria nuk është thjesht fizike, por emocionale. Në fund të fundit, nuk është se fillon t’i ngjash partnerit, por fytyra jote bëhet dëshmi e historisë që keni jetuar bashkë.

The post Pse kur kalon kohë me një partner, çuditërisht filloni të ngjani? appeared first on iconstyle.al.

Kafeja mund të na ndihmojë të qëndrojmë të rinj, por ka një kusht!

By: Iconstyle
19 August 2025 at 18:11

Një filxhan kafe në mëngjes është shumë më tepër sesa një zakon. Është aroma që zgjon shtëpinë, çasti i parë i qetësisë përpara se dita të nisë me vrull, është preteksti për një takim apo thjesht një hap i vogël që na bën të ndihemi më njerëzorë. Por pas këtij rituali të përditshëm, shkenca sapo ka zbuluar një sekret që e bën kafenë edhe më magjike: ajo mund të ndikojë në vetë mënyrën se si plaken qelizat tona.

Një studim i publikuar në revistën Microbial Cell tregon se kafeina aktivizon një mekanizëm të lashtë biologjik të quajtur AMPK, që studiuesit e njohin si “butoni i jetëgjatësisë”. Ky mekanizëm funksionon si një roje energjie: kur qelizat ndihen të lodhura, të dëmtuara apo nën stres, AMPK ndizet për t’i rikthyer në ekuilibër, për të riparuar ADN-në dhe për t’i ndihmuar të mbijetojnë më gjatë.

Është e mrekullueshme të mendosh se ky proces nuk është diçka e rastësishme. I njëjti mekanizëm aktivizohet kur ushtrohemi, kur agjërojmë apo kur ndjekim një mënyrë jetese të shëndetshme. Dhe ja ku futet kafeja, si një rrugë e ëmbël dhe e këndshme për të ndezur këtë çelës biologjik që lidhet me jetëgjatësinë. Nuk është për t’u habitur që media ndërkombëtare e ka cilësuar këtë zbulim si një nga historitë më intriguese të vitit: “Filxhani yt i kafesë ndez një mekanizëm të lashtë jetëgjatësie”, shkruan ScienceDaily, ndërsa New York Post paralajmëron me një ton provokues: “Kafeja mund t’ju ndihmojë të qëndroni të rinj – por ka një kusht”.

Ky kusht është ekuilibri. Sepse, ashtu si çdo gjë tjetër në jetë, edhe kafeina ka dy anët e saj. Nga njëra anë, ajo i bën qelizat më rezistente ndaj plakjes, por nga ana tjetër, mund t’i shtyjë të ndahen më shpejt edhe kur nuk janë gati, duke rritur rrezikun e dëmtimeve. Është një lojë e hollë mes mbrojtjes dhe rrezikut, që e bën kafenë edhe më interesante: një pije që flet me gjuhën e qelizave tona dhe luan me kohën në mënyra të padukshme.

Ndoshta ky është shpjegimi pse kafeja nuk është thjesht një pije, por një metaforë e gjallërisë, rinisë dhe përjetësisë. Një filxhan që e ndajmë me veten ose me të tjerët, por që në thelb është një përqafim i vogël i jetës. Dhe ndoshta tani, pasi e dimë sekretin e saj shkencor, çdo mëngjes me kafe bëhet edhe më i çmuar.

The post Kafeja mund të na ndihmojë të qëndrojmë të rinj, por ka një kusht! appeared first on iconstyle.al.

Ndahet nga jeta Pippo Baudo, ikona e televizionit italian

By: Iconstyle
16 August 2025 at 21:38

Legjenda e ekranit italian, Pippo Baudo, është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare. Giuseppe Vittorio Raimondo “Pippo” Baudo, i lindur më 7 qershor 1936, ishte një nga prezantuesit më të njohur dhe më të dashur të televizionit italian, me një karrierë që u shtri në më shumë se gjashtë dekada.

Përveç prezantimit, ai ka qenë edhe drejtor artistik dhe president i Teatro Stabile di Catania. Në vitet 1970, ai kontribuoi në krijimin e kanalit privat “Antenna Sicilia” në Catania. Pas një përplasjeje me presidentin e RAI-t, Enrico Manca, në vitin 1987 ai u zhvendos në Mediaset, ku prezantoi emisionin “Festival”. Megjithatë, më pas u rikthye në RAI me programe të suksesshme si “Gran Premio” dhe “Serata d’Onore”.

Një nga momentet më të paharrueshme të karrierës së tij ndodhi në hapjen e Festivalit të Sanremos në vitin 1995, kur ai ndërhyri për të shpëtuar jetën e një burri që tentoi vetëvrasjen në sallë, duke marrë duartrokitjet e fuqishme të publikut.

Në vitin 1999, ai u angazhua me Rai Tre në programin “Giorno dopo Giorno”, më pas “Novecento”. Në vitin 2002, iu besua sërish drejtimi i Festivalit të Sanremos, së bashku me Manuela Arcuri dhe Vittoria Belvedere, pas dështimit të edicionit të mëparshëm.

Pas një shkëputjeje, në vitin 2005 ai u rikthye në RAI me “Sabato Italiano” dhe mori drejtimin e “Domenica In” për herë të tetë, program që e kishte prezantuar më parë edhe gjatë viteve 1979–1985 dhe 1991–1992. Në vitin 2008, Baudo hyri në histori si prezantuesi i Festivalit të Sanremos për herë të trembëdhjetë, duke kaluar rekordin e Mike Bongiornos.

Pippo Baudo mbetet një figurë që la gjurmë të pashlyeshme në historinë e televizionit italian dhe kulturës popullore të vendit.

The post Ndahet nga jeta Pippo Baudo, ikona e televizionit italian appeared first on iconstyle.al.

6 shenja që tregojnë se je rritur nga prindër të papjekur emocionalisht

By: Iconstyle
15 August 2025 at 11:35

1. Hezitim i vazhdueshëm për të marrë vendime

Kur nuk të kanë mësuar t’i besosh instinktit tënd, çdo zgjedhje mund të duket si një rrezik i madh dhe frika nga gabimi të paralizon.

Si të ndryshosh: Fillo me vendime të thjeshta e pa pasoja të mëdha, duke i marrë pa u mbështetur te mendimi i të tjerëve. Kështu forcon vetëbesimin.

2. Tendenca për t’u justifikuar tepër

Nëse miratimi i të tjerëve është dhënë gjithmonë me kushte, ndoshta sot ndjen nevojë të shpjegosh çdo hap që bën për të shmangur refuzimin.

Si të ndryshosh: Përpara se të japësh shpjegime, pyet veten: “Po e ndaj këtë sepse dua të jem i hapur, apo po kërkoj të më pranojnë?

3. Vështirësi në të kuptuarit të nevojave dhe dëshirave personale

Duke u mësuar të fokusohesh gjithnjë te të tjerët, mund të kesh humbur lidhjen me veten.

Si të ndryshosh: Pyet veten çdo ditë: “Çfarë kam nevojë sot?” dhe prano çdo përgjigje që vjen, edhe nëse nuk është shumë e qartë.

4. Varësi nga siguritë e jashtme

Pa një bazë të qëndrueshme emocionale, është e vështirë të ndërtosh besim tek vetja.

Si të ndryshosh: Mëso të mbështetesh te siguria e brendshme, duke i kujtuar vetes: “Edhe po të mos jem plotësisht i sigurt, sërish mund të eci përpara.”

5. Minim i arritjeve dhe i momenteve të gëzimit

Nëse je mësuar të “të zvogëlohesh” për të mos nxitur xhelozi apo kritika, mund të kesh prirje të mos i japësh rëndësi suksesit tënd.

Si të ndryshosh: Ndaj një arritje, qoftë e vogël apo e madhe, me dikë që i beson, shkruaje diku, ose thuaje me zë të lartë vetëm për vete.

6. Shmangie e konflikteve

Kur mosmarrëveshjet janë parë gjithmonë si të rrezikshme, mund të kesh mësuar t’i shmangësh në vend që t’i përballosh.

Si të ndryshosh: Praktiko përballjen me situata të vogla te njerëz të sigurt. Kujto: ndjenja e parehatshme nuk është e njëjtë me rrezikun real.

The post 6 shenja që tregojnë se je rritur nga prindër të papjekur emocionalisht appeared first on iconstyle.al.

Eskortat VIP që sfidojnë ligjin: Pse nuk i heton askush dhe a është koha të legalizohet prostitucioni?

By: Iconstyle
13 August 2025 at 20:56

Në Shqipëri, prostitucioni i luksit është kthyer në një skenë të hapur, por të paprekshme. Vajza shumë të njohura të showbiz-it, këngëtare, modele dhe influencuese, shfaqen në publik si yje të ndritshme, por në prapaskenë shërbejnë si eskorta për klientët më të pasur e më të rrezikshëm të vendit.

Nga të dhënat e siguruara nga investigimet e fundit, shumat që këto vajza marrin janë tronditëse: një eskortë VIP ka përfituar deri në 150 mijë euro për vetëm një javë nga një prej bosëve më të njohur të krimit. Të tjera, për një fundjavë luksoze në Dubai apo destinacione të tjera, paguhen 10 deri në 20 mijë euro, ndërsa marrëveshjet afatgjata arrijnë në qindra mijëra euro.

Shumë prej tyre, me iniciale si A.K., L.B., E.M., D.G., S.K., R.M., K.N., J.P., A.Z., M.L., R.R., A.D., E.Dh., M.P., E.D., T.S., N.R., Zh.F., L.D., N.I., A.L., janë emra që ndriçojnë në skenë dhe në Instagram, por shfrytëzojnë famën për të tërhequr klientelë të fuqishme, shpesh nga bota e drogës, trafikimit dhe krimit të organizuar.

Nuk është më sekret që këto lidhje ekzistojnë, është realitet i njohur për publikun. E megjithatë, askush nuk guxon t’i hetojë. As policia, as prokuroria nuk thërret asnjë nga këto vajza në pyetje, edhe kur të gjithë e dinë se mjafton të ndjekësh gjurmën e parave për të mbërritur tek bosa më të mëdhenj të drogës dhe krimit në Shqipëri.

Është bërë kulturë e heshtur: të gjithë e dinë, askush nuk vepron. Ato trajtohen si të paprekshme, si të imunizuara ndaj ligjit. Kjo paprekshmëri i ka kthyer në sipërmarrëse të prostitucionit të luksit, me fitime që shpesh tejkalojnë edhe pasurinë e “bossave” që i mbajnë.

Në një kohë kur SPAK fokusohet kryesisht në goditjen e grupeve kriminale, kjo mund të jetë një nga ato çështje ku fijet e krimit të organizuar lidhen drejtpërdrejt me politikën. Eskortat VIP, për shkak të klientelës së tyre, prekin të dyja botët, atë të trafikut, drogës e parave të pista dhe atë të pushtetit politik.

Hetimi i këtij rrjeti do të nxirrte në dritë jo vetëm marrëdhënie të fshehta mes figurave të njohura të showbiz-it dhe bosëve të krimit, por edhe lidhjet e tyre me njerëz kyç të politikës, duke ekspozuar një sistem bashkëpunimi të heshtur që ka funksionuar për vite.

Nga apartamente dhe vila luksoze në bregdet, makina sportive që kushtojnë mbi 200 mijë euro, pushime në destinacionet më të shtrenjta të botës, deri te çanta e orë që vlejnë më shumë se një pagë vjetore e një shqiptari të zakonshëm, të gjitha të blera me para të zeza, të padeklaruara dhe pa asnjë taksë të paguar.

Ndërkohë, paratë që qarkullojnë në këtë treg të zi nuk deklarohen, nuk monitorohen dhe nuk sjellin asnjë të ardhur për buxhetin e shtetit. Nëse këto shuma, që shkojnë nga dhjetëra deri në qindra mijëra euro për një klient, do të ishin pjesë e ekonomisë formale, vetëm nga taksimi i tyre do të siguroheshin miliona euro në vit. Por për sa kohë prostitucioni është ilegal dhe institucionet heshtin, përfituesit e vetëm mbeten krimi i organizuar dhe vetë “VIP”-at që e kanë kthyer trupin e tyre në biznesin më fitimprurës në vend.

Mos vallë ka ardhur momenti që prostitucioni të legalizohet dhe të tatohet, duke sjellë transparencë dhe kontroll mbi një industri që po lulëzon jashtë çdo norme ligjore? Apo duhet të vazhdojmë të jetojmë me një realitet ku Shqipëria shndërrohet çdo ditë e më shumë në parajsë për aferat e prostitucionit luksoz dhe parave të pista? Ju ftojmë të ndani mendimin tuaj në koment dhe të diskutojmë së bashku një ndër temat më të nxehta dhe shqetësueseve të kohëve të fundit.

Heshtja institucionale është bashkëfajësi. Sa më shumë të tolerohet ky fenomen, aq më thellë zhytet vendi në një kulturë ku krimi, paratë e zeza dhe showbiz-i shkrijnë kufijtë, duke krijuar një botë ku ligji vetëm ëndërrohet.

The post Eskortat VIP që sfidojnë ligjin: Pse nuk i heton askush dhe a është koha të legalizohet prostitucioni? appeared first on iconstyle.al.

Zjarrfikësit heronj luftojnë me duart bosh/ Nga avionët fantazmë te satelitët pa punë: Shqipëria digjet, qeveria hesht

By: Iconstyle
13 August 2025 at 16:13

Flakët kanë pushtuar Shqipërinë në orët dhe ditët e fundit, duke kthyer në panik të plotë jetën e mijëra qytetarëve. Fshatra të tëra janë mbuluar nga tymi e nxehtësia përvëluese, ndërsa banorët po detyrohen të braktisin shtëpitë, pronat, bagëtitë, madje edhe pacientët e spitaleve po nxirren me urgjencë për të mos u djegur të gjallë. Në rrugët e ngushta të zonave të prekura shihen kolona makinash e karrocash të ngarkuara me ç’të mund të shpëtohet, ndërsa pas tyre mbetet vetëm një peizazh i zi e i shkrumbuar. 

Bilanci i këtyre ditëve është i rëndë: një i vdekur, dhjetëra banesa të rrënuara, mijëra hektarë pyje e toka bujqësore të shkatërruara. Por përballë kësaj tragjedie, shteti duket i zhdukur. Të vetmit që luftojnë janë zjarrfikësit, pa asnjë pajisje moderne apo lehtësuese, të detyruar të përballen me murin e flakëve vetëm me degë pemësh, lopata të prishura dhe zorrë uji që nuk arrijnë as të mbajnë presionin. Shumë prej tyre punojnë pa maska mbrojtëse, pa veshje të posaçme, me uniforma të vjetra e të grisura.

Qeveria, ndërkohë, nuk shfaqet aty ku duhet. Kryeministri Edi Rama shfaqet vetëm në Facebook dhe X me mesazhe boshe, duke lavdëruar “heroizmin” e zjarrfikësve, ndërkohë që i lë ata të përballen të vetëm me zjarrin.

Në vend të avionëve zjarrfikës që premtoi personalisht në fushatë vetëm tre muaj më parë, vendi ka mbetur me duar bosh. Rama deklaronte në prill se “flota jonë ajrore do të ketë në dispozicion dy avionë zjarrfikës këtë verë” dhe se marrëveshjet ishin bërë. Sot, kur Shqipëria digjet, avionët nuk ekzistojnë. Ministri Pirro Vëngu doli më 29 korrik të thotë se procedura ishte realizuar, por Ministria e Mbrojtjes e kundërshtoi, duke pranuar se procesi “është ende në zhvillim” pa dhënë asnjë afat.

Në vend të llogaridhënies, Rama përpiqet të justifikohet duke krahasuar Shqipërinë me Greqinë, Italinë e Spanjën, vende që kanë flotë të madhe avionësh e mijëra mjete operative. Po atëherë, pse Shqipëria nuk ka as dy avionët që ai vetë premtoi? Pse qytetarët duhet të digjen në pritje të ndihmës nga jashtë, kur për vite me radhë kanë paguar taksa për një shërbim që nuk ekziston?

Edhe në vitin 2021, pas një vere tjetër të mbushur me zjarre, Rama u shfaq para kamerave duke shpallur me krenari nisjen e projektit të satelitëve Albania 1 dhe Albania 2, me kosto mbi 6 milionë dollarë, që sipas tij do të ndihmonin edhe në parandalimin e zjarreve. Premtoi përdorim ekskluziv për “zbulimin dhe reagimin ndaj emergjencave natyrore”.

Realiteti? Drejtoresha e ASIG, Vilma Tomço, e pranoi publikisht se satelitët përdoren vetëm për të bërë foto dhe harta pasi dëmet kanë ndodhur. Asnjë paralajmërim, asnjë masë parandaluese, asnjë shpëtim nga flakët. Pra, edhe këto miliona të shqiptarëve janë hedhur në erë për propagandë e për xhepa personalë.

Ndërkohë, çdo verë historia përsëritet: vendi digjet, qeveria fle. Nuk ka flota ajrore, nuk ka trajnime, nuk ka mjete moderne, nuk ka parandalim. Banorët shohin zjarrin që afrohet dhe ikin me ç’të mundin; zjarrfikësit luftojnë deri në rraskapitje me lopata e kazma, ndërsa qeveria fshihet pas statusesh në rrjete sociale.

Një braktisje e plotë e popullit nga ata që duhet ta mbrojnë. Shqipëria nuk po digjet vetëm nga flakët, por edhe nga papërgjegjshmëria, korrupsioni dhe mashtrimet e një pushteti që prej vitesh premton e nuk bën, por vetëm shet mend dhe vjedh!

The post Zjarrfikësit heronj luftojnë me duart bosh/ Nga avionët fantazmë te satelitët pa punë: Shqipëria digjet, qeveria hesht appeared first on iconstyle.al.

Arrestohet shqiptari që tradhtoi të vetët dhe vrau 34 shqiptarë në Masakrën e Malishevës, u bë bashkë me forcat serbe

By: Iconstyle
13 August 2025 at 14:52

Një ngjarje tronditëse që rikthen kujtimet më të errëta të luftës në Kosovë ka dalë sërish në dritë. Policia e Kosovës ka arrestuar në Prishtinë Ramadan Morinën, i dyshuar për pjesëmarrje në masakrën e 34 civilëve shqiptarë në fshatin Burim (Joviq) të Malishevës, kryer mes 29 dhe 31 marsit 1999, në bashkëpunim me forcat policore dhe ushtarake serbe. Viktimat, të moshës 16 deri në 72 vjeç, u pushkatuan dhe u masakruan brutalisht.

Hetimet kanë siguruar prova materiale dhe dëshmi të dëshmitarëve okularë, përfshirë të mbijetuar që e kanë identifikuar Morinën nga zëri, pavarësisht se ai vepronte i maskuar në momentin e ekzekutimit. Një prej tyre e ka dëgjuar të fliste teksa viktimat po rreshtoheshin për t’u vrarë, duke e njohur menjëherë si banor të zonës.

Ramadan Morina është nga fshati Astrazup i Malishevës. Para luftës punonte si taksist, por me daljen e UÇK-së ishte zhdukur nga skena. Pas luftës, ai u vendos në Beograd, ndërsa në vendlindje vinte rrallë dhe shpesh në mënyrë të fshehtë, për të mos u parë nga banorët. Është i martuar në fshatin Goriq të së njëjtës komunë. Familja e tij kishte lidhje të hershme me Serbinë, pasi edhe xhaxhai i tij kishte jetuar në Beograd për vite të tëra. Sipas burimeve, për veprimtarinë e tij kishte informacion edhe UÇK-ja gjatë luftës.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se brenda afatit ligjor do të kërkojë masën e paraburgimit ndaj të dyshuarit në Gjykatën Themelore të Prishtinës, Departamenti Special. Ky arrestim vjen në kuadër të përpjekjeve për të sjellë para drejtësisë autorët e krimeve të luftës të kryera në Kosovë, ku gjatë viteve 1998-1999 u vranë mbi 13.000 civilë dhe mbi 1.600 persona ende figurojnë të zhdukur, shumica shqiptarë.

Masakra e Burimit mbetet një nga krimet më të rënda të luftës, jo vetëm për numrin e madh të viktimave, por edhe për faktin se në mesin e autorëve dyshohet të ketë pasur shqiptarë që u vunë në shërbim të armikut. Arrestimi i Morinës, 26 vite pas krimit, është një kujtesë e hidhur se plagët e luftës nuk janë mbyllur dhe drejtësia, sado vonë, duhet të vihet në vend.

The post Arrestohet shqiptari që tradhtoi të vetët dhe vrau 34 shqiptarë në Masakrën e Malishevës, u bë bashkë me forcat serbe appeared first on iconstyle.al.

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

By: Iconstyle
9 August 2025 at 18:38

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një festë familjare në restorantin “Grand Events” në fshatin Shkabaj, në rrugën Prishtinë–Mitrovicë, ku këngëtari i njohur Shpat Kasapi dhe vëllai i tij janë dhunuar brutalisht para dhjetëra të ftuarve.

Sipas dëshmive, incidenti shpërtheu pasi Kasapi, i ftuar për të kënduar në dasmë, mbërriti me vonesë. Raportohet se ai ka qenë edhe në gjendje të dehur, çka ka shkaktuar pakënaqësi te dhëndri dhe disa nga të ftuarit. Ajo që nisi si një debat verbal u kthye shpejt në një përleshje fizike.

Kasapi dhe vëllai i tij dyshohet se janë sulmuar nga disa persona, mes tyre edhe vetë dhëndri i dasmës. Sulmuesit kanë goditur këngëtarin me grushte e shkelma, duke i shkaktuar lëndime, ndërsa skena e dhunës është zhvilluar para syve të dasmorëve.

Policia ka ndërhyrë menjëherë dhe ka arrestuar tre persona të dyshuar për ngjarjen. Njëri prej tyre është dërguar në paraburgim, ndërsa dy të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt, teksa hetimet për rastin vijojnë.

The post Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët appeared first on iconstyle.al.

Pse një film, libër apo citat “na ndryshon jetën”… por vetëm për disa orë?

By: Iconstyle
7 August 2025 at 14:58

Ke parë ndonjëherë një film që të trondit shpirtin? Ke lexuar një citat që të ngjalli një ndjenjë të fortë “unë duhet të ndryshoj”? Dhe pastaj… pas pak orësh, ishe sërish aty ku ishe më parë?

Nuk je vetëm. Kjo është një ndjenjë shumë njerëzore, dhe psikologjia ka një shpjegim për të.

Truri ynë e shpërblen imagjinatën si realitet

Kur ndeshemi me një ide transformuese, truri jonë aktivizon atë që quhet “vetja e mundshme”, një version ideal i vetes që mund të bëhemi. Kjo na jep një ndjesi euforike, si të kemi zbuluar një të vërtetë të madhe.

Por kjo ndjenjë është një mashtrim i bukur. Truri na shpërblen jo për atë që kemi bërë, por për atë që mendojmë se do bëjmë. Dhe kështu, vetëm duke imagjinuar ndryshimin, ndiejmë sikur kemi përfunduar punën.

Për çudi, kjo na bën më pak të motivuar për të ndryshuar

Kur ndiejmë sikur e kemi kuptuar jetën, na pushton një ndjenjë përmbushjeje e parakohshme. Dhe kjo ul gatishmërinë për të bërë ndryshimin real, që kërkon përpjekje, diskomfort dhe kohë.

Në vend që ta përdorim frymëzimin si nxitje për veprim, e përdorim si zëvendësim të veprimit.

Pse rezistojmë ndaj ndryshimit, edhe kur e duam?

Sepse çdo ndryshim i vërtetë kërcënon identitetin tonë ekzistues. Truri kërkon stabilitet. Kur diçka bie ndesh me mënyrën si e shohim veten, aktivizohet një rezistencë e brendshme: harrojmë, justifikohemi, e shtyjmë për nesër.

Nuk është dobësi. Është një mbrojtje e zgjuar psikologjike ndaj pasigurisë.

Frymëzimi është një “dritare” që mbyllet shpejt

Kur ndiejmë një moment të thellë kuptimi, ne shkëputemi për pak çaste nga vetja e zakonshme. Por sapo kthehemi te rutina, telefonat, njerëzit e zakonshëm, presionet e zakonshme… ai version ideal i vetes tretet.

Dhe për të rikthyer ndryshimin, duhet ta bëjmë brenda asaj jete të zakonshme, jo vetëm gjatë momenteve të ndriçimit emocional.

Gjendja “e nxehtë” dhe gjendja “e ftohtë”

Kur jemi të frymëzuar, jemi në një “gjendje të nxehtë” – emocionalisht të angazhuar, reflektues, me sens kuptimi. Por jeta ndodh zakonisht në gjendje “të ftohtë”, rutinë, automatike, neutrale.

Ajo që dukej e mençur kur ishe i prekur, nuk ka më kuptim kur je në mes të ditës me plot zhurmë dhe angazhime.

Si ta mbash frymëzimin gjallë?

Duke ndërtuar ura mes këtyre dy botëve. Me struktura konkrete, zakone të reja dhe praktikë të qëndrueshme. Jo me emocione spontane, por me veprim të përsëritur.

Frymëzimi është vetëm zgjimi. Ndryshimi ndodh kur zgjohesh çdo ditë, edhe kur nuk ke më frymëzim.

The post Pse një film, libër apo citat “na ndryshon jetën”… por vetëm për disa orë? appeared first on iconstyle.al.

Rënia e frikshme e lindshmërisë: Shqipëria po mbetet pa fëmijë, a kemi ende kohë për ta kthyer?

By: Iconstyle
5 August 2025 at 16:06

Në fillim të viteve 1990 lindnin mbi 15 foshnja për çdo 1 000 banorë. Sot lindin rreth 9,2. Vetëm në tre muajt e parë të vitit 2025 lindjet ranë edhe 14 % krahasuar me një vit më parë. Çdo grua sjell në jetë rreth 1,6 fëmijë, kur duhen të paktën 2,1 për ta mbajtur popullsinë pa rënie. Nëse kjo kurbë vazhdon, klasat do të boshatisen, tregu i punës do të tkurret dhe sistemi i pensioneve do të ketë më shumë marrës se kontribues. Shqipëria po hyn në një epokë ku mosha mesatare rritet, ndërsa shpresa për një të ardhme të gjallë venitet.

Pse po ndodh kjo dramë?

Pagat nuk mbulojnë shpenzimet bazë. Çmimet e banesave në qytet po i tejkalojnë mundësitë e çiftit të ri. Mjekët ikin, spitalet publike mbeten pa pajisje, ndërsa denoncimet për tendera të fryrë nuk mungojnë. Çerdhet dhe kopshtet janë të pakta. Kujdesi privat kushton sa gjysma e rrogës. Leja prindërore nuk mjafton dhe shpesh bie vetëm mbi nënën. Siguria ligjore mbetet e dobët, korrupsioni perceptohet i rrënjosur dhe qytetet tona nuk ofrojnë kthim të sigurt për emigrantët. Në këto kushte, shumë të rinj emigrojnë jo për luks, por për normalitet, duke marrë me vete edhe fëmijët e ardhshëm që vendi nuk do t’i shohë kurrë.

Çfarë mund të ndryshojë sot, jo nesër

Ky që vijon është SUGJERIMI YNË për praktikat që duhet të zbatohen, masa që besojmë se mund të jenë shumë të vlefshme për të kthyer trendin. Nëse keni ide të tjera, ju lutemi ndani mendimet tuaja në komente.

  1. Banesa dhe mbështetje financiare reale

Kredi strehimi me interes zero të garantuara nga shteti. Ndihmë mujore për fëmijën e parë, të dytë dhe të tretë për të paktën pesë vjet. Çerdhe dhe kopshte publike në çdo lagje, që prindërit të mos shpenzojnë gjysmën e pagës te babysitter. Kujdesi privat kushton sa gjysma e një rroge mesatare.

  1. Punë që respekton familjen

Leje prindërore e paguar për të dy prindërit, jo vetëm për nënën. Orar fleksibël dhe mundësi pune hibride në administratë dhe sektorin privat. Zbritje tatimore që rritet me numrin e fëmijëve.

  1. Shëndetësi dhe arsim që japin siguri

Financim të plotë dhe transparencë për çdo kontratë spitalore. Shkolla të rinovuara me laboratorë dhe libra falas. Pa një sistem publik të fortë, çdo pagesë shtesë është fasadë.

  1. Narrativë pozitive, jo propagandë boshe

Fushata që tregojnë histori të vërteta prindërish që ia dalin këtu, jo spot reklamash të zbukuruara. Media, komunitetet e ndryshme dhe shoqëria civile të flasin hapur për vlerën e familjes dhe sigurinë që ofron një shoqëri solidare.

Shqipëria ka edhe pak kohë për ta kthyer këtë spirale. Pa një paketë të tillë masash, të financuar, të matur dhe të monitoruar publikisht, foshnjat do të bëhen më të rralla, punëtorët më të paktë dhe shpresa për të ardhmen do të zbehet. Lindshmëria është oksigjeni ynë kolektiv.

Nëse keni sugjerime shtesë, mos hezitoni t’i ndani, debati i hapur është hapi i parë drejt zgjidhjes.

The post Rënia e frikshme e lindshmërisë: Shqipëria po mbetet pa fëmijë, a kemi ende kohë për ta kthyer? appeared first on iconstyle.al.

18 vjeç, vritet “për nder” nga babai dhe ish-burri/ Një plagë që ende kullon në vitin 2025

By: Iconstyle
5 August 2025 at 01:34

Në një kohë kur bota pretendon të jetë më e përparuar, më e vetëdijshme dhe më e barabartë, lajmet që vijnë nga Pakistani sjellin një tronditje të thellë për çdo njeri me ndërgjegje. Sidra Bibi, vetëm 18 vjeç, u vra në mënyrë makabre nga njerëzit që duhej ta donin më shumë: nga babai dhe ish-bashkëshorti i saj. Faji i saj? Zgjodhi të martohej me njeriun që dashuronte, pa lejen e të tjerëve. Me pak fjalë: guxoi.

Me urdhër të një këshilli lokal pleqsh në qytetin e Rawalpindit, ajo u mbyt me një jastëk dhe më pas u varros fshehurazi. Toka u rrafshua për të zhdukur çdo provë. Asnjë shenjë dhembjeje. Asnjë pendesë. Autopsia, e kryer pas zhvarrosjes së trupit, konfirmoi torturën dhe mënyrën çnjerëzore të vdekjes. Një dëshmitar i arrestuar pranoi të tregonte gjithçka. Por çfarë vlere ka e vërteta, kur jeta është flijuar për një koncept të shpërfytyruar si “nder”?

Aktivistët në protestë për vrasjen e Sidra Bibi

Në vitin 2024, sipas Komisionit për të Drejtat e Njeriut në Pakistan, 405 gra u vranë për arsye të tilla. Po, në vitin 2024. Ky është vetëm numri i regjistruar, realiteti është me siguri edhe më i errët, për shkak të heshtjes, frikës dhe turpit që shoqëria u imponon viktimave. Nuk është një problem vetëm i Pakistanit; është një problem universal, që vesh fytyra të ndryshme në kultura të ndryshme.

Fatmirësisht, Shqipëria, ndonëse një shoqëri patriarkale, rrallë herë mund të ketë parë raste kaq brutale. Por kjo nuk duhet të na bëjë të ndjehemi të përjashtuar nga përgjegjësia. Rastet e dhunës në familje, vajza që detyrohen të martohen të mitura, gratë që rrihen, fyhen apo kontrollohen në çdo hap, të gjitha janë pjesë të të njëjtës mendësi mizore që çon drejt vrasjeve për “nder”.

Nuk ka traditë që justifikon torturën. Nuk ka njeri që fiton respekt duke zhdukur jetën e një tjetri. “Nderi” nuk qëndron në trupin e një vajze, por në shpirtin e një shoqërie që nuk hesht përballë padrejtësisë.

Në Pakistan, në Shqipëri, kudo në botë, vrasja për “nder” është vrasje. Në këtë shoqëri, që shpesh i ngatërron burrninë me mizorinë dhe nderin me kontrollin, ne kemi një detyrë: të flasim. Të reagojmë. Të edukojmë. Të shkundim sistemin dhe mendësinë që i justifikon këto krime, qoftë edhe vetëm me heshtje.

Sepse nesër, ajo që guxon të jetë vetvetja, mund të jetë vajza jote, motra jote, shoqja jote. Dhe asnjëra prej tyre nuk duhet të ketë frikë nga vetë jeta. Asnjëra!

The post 18 vjeç, vritet “për nder” nga babai dhe ish-burri/ Një plagë që ende kullon në vitin 2025 appeared first on iconstyle.al.

Dënohet fjala, jo krimi: Shkarkohen dy gazetarë kritikë, Kodi i ri Penal mbyll gojët në emër të drejtësisë

By: Iconstyle
5 August 2025 at 00:48

Shkarkimi i gazetarëve Erion Dushi dhe Alba Alishani nga A2 CNN është një akt i pastër politik që flet shumë më tepër sesa një ndryshim emrash në një studio lajmesh. Dy zëra të qartë, kritikë dhe profesionistë, u larguan nga ekrani në një kohë kur liria e shprehjes në Shqipëri po goditet nga të gjitha anët: nga pushteti, nga ligji dhe nga një sistem mediatik i kapur.

Paralelisht me këtë zhvillim, qeveria ka propozuar një seri ndryshimesh në Kodin Penal që në thelb synojnë të heshtin çdo formë kritike ndaj institucioneve të drejtësisë dhe të pushtetit. Neni 536 parashikon dënim me burg deri në 3 vjet për çdo koment që perceptohet si presion ndaj vendimeve gjyqësore. Në praktikë, ky nen i jep gjykatësve dhe prokurorëve mbrojtje totale ndaj çdo llogaridhënieje publike.

Ndërsa neni 517 dënon publikimin e të dhënave hetimore, një nen që godet drejtpërdrejt gazetarët investigativë, duke i bërë ata të ndëshkueshëm për çdo raportim mbi abuzimet e drejtësisë.

Me këto ndryshime, pushteti po blindon heshtjen. Po kthen opinionin në krim, gazetarinë në rrezik dhe transparencën në kërcënim për autorët. Fjala e lirë po penalizohet haptazi.

Një rrjet oligarkësh qëndron në qendër të çdo vendimmarrjeje strategjike në vend. Ata nuk janë më pas ekranit, janë pronarët e tij. Kanë në dorë ndërtimet, koncesionet, infrastrukturën, tregtinë, energjinë, median. Janë aty kur ndahen lejet e ndërtimit, kur ndahet buxheti, kur ndahen heshtjet.

Ata nuk përmenden, nuk kritikohen, nuk hetohen. Media flet për projekte, jo për pronarë. Politika flet për zhvillim, jo për përfitues. Ndërsa komunitete të tëra humbasin shtëpitë e pronat e tyre “në emër të investimit”, oligarkët rrisin pasurinë në emër të zhvillimit. Asnjë nuk mban përgjegjësi. Asnjë nuk përmend emrat. Sepse në këtë sistem, emrat janë tabu, ndërsa gazetarët që i shqiptojnë, ndëshkohen.

Gazetarët nuk pushohen nga puna sepse janë të dobët, por sepse janë të fortë. Ata që pyesin, përjashtohen. Ata që hetojnë, përbuzën. Ata që emërtojnë, ndëshkohen. Kështu funksionon një regjim që ka frikë nga e vërteta.

Raporti i Progresit i Bashkimit Europian për vitin 2024 e cilëson situatën si “kritike”. Gazetarët nuk kanë mbrojtje ligjore nga kërcënimet dhe dhuna. Dispozitat civile nuk janë të përputhshme me standardet europiane. Por mazhoranca në Kuvend nuk ka marrë asnjë hap për reformim. Përkundrazi, po ndërton ligje për burgosjen e fjalës dhe heshtjen e publikut.

Gazetaria është kthyer në një profesion të rrezikshëm. Jo për shkak të punës, por për shkak të sistemit që e shtyp. Media është bërë arenë shantazhi, jo informacioni. Zëri i lirë është i papranueshëm. Të vërtetat janë të padëshiruara. Gazetarët e vërtetë janë shënjestra.

Shkarkimi i Erion Dushit dhe Alba Alishanit është vetëm një tjetër kapitull i një libri që shkruhet prej vitesh: një sistem që kontrollon gjithçka dhe ndëshkon çdo zë që nuk i shërben.

Në këtë Shqipëri, fjala dënohet. Jo krimi. Dhe kjo është arsyeja pse asnjë prej nesh s’duhet të heshtë më!

The post Dënohet fjala, jo krimi: Shkarkohen dy gazetarë kritikë, Kodi i ri Penal mbyll gojët në emër të drejtësisë appeared first on iconstyle.al.

Nuk jemi të shitur, por të sulmuar: e vërteta vazhdon, edhe pa foto

By: Iconstyle
4 August 2025 at 21:54

Fotoja që bëri xhiron e rrjetit, Krenar Çoçaj dhe Endi Demneri shumë pranë në një resort në Ibiza, shkaktoi edhe shumë trazira. Jo vetëm në rrjet. Bëri zhurmë tek ata që nuk durojnë dot të shohin realitetin pa filtra. Dhe kur nuk funksionuan presionet, ofertat për para, ndërmjetësit dhe kërcënimet nga “gangot prej kartoni” që u rropatën për të na ndalur, kaluan në tjetër fazë: denoncime e raportime për të na çuar drejt penalizimit të llogarisë tone në Instagram.

Ndaj, po: jemi detyruar ta fshijmë postimin. Jo sepse u tërhoqëm. Jo sepse u shitëm. Por sepse llogaria e IconStyle në Instagram po përpiqet të sulmohet. Ky është realiteti shqiptar i mediave: kur nuk mund të blejnë lajmin, përpiqen të zhdukin vetë mediumin.

Çifti në fjalë mund të mos jetë zyrtarisht në një lidhje dashurie, por është mëse e qartë që kanë një lidhje interesi, si çdo marrëdhënie tjetër e këtij lloji që njihni. Interes edhe për të kontrolluar narrativën, për të pastruar imazhin, për të treguar atë që u shërben dhe për të heshtur çdo zë që ua prish këtë plan.

Media të tjera? Heshtin. Bëjnë sikur s’e panë. Apo më keq: i shesin si çift simpatik. Pse? Sepse në Shqipëri jo të gjithë paguhen për të thënë të vërtetën. Disa paguhen për ta fshehur.

Ndaj, për të gjithë ata që pyesin pse IconStyle fshiu foton: Për të mbrojtur praninë tonë në një platformë që po përdoret si armë kundër lirisë së fjalës. Jo sepse u tërhoq, por sepse ka beteja që nuk fitohen në Instagram, por në këmbëngulje, transparencë dhe zgjuarsi.

Dhe për këtë, po ju themi qartë: fjalën tonë nuk do ta heshin dot. As me presion. As me raportime. As me para.
Na gjeni në Telegram. Na gjeni në Twitter/X. Aty ku lajmet nuk fshihen sepse dikujt i prishen hesapet.
E vërteta nuk ka nevojë për filtër. Vetëm për zë. Dhe zëri ynë nuk ka ndërmend të pushojë ndonjëherë.

The post Nuk jemi të shitur, por të sulmuar: e vërteta vazhdon, edhe pa foto appeared first on iconstyle.al.

Presioni s’u piu ujë: Krenari dhe Endi nuk fshinë dot pamjet bashkë në Ibiza

By: Iconstyle
3 August 2025 at 22:15

Në një vend ku disa e kanë mësuar se gjithçka blihet, që nga kurorat e bukurisë e deri te heshtja e mediave, pamjet që publikuam së fundmi shkaktuan panik.

Krenar Cocaj dhe Endi Demneri, në një resort në Ibiza, në afërsi që nuk kërkon koment. Fotografi të qarta, prani e padiskutueshme. Nuk ishin thashetheme. Ishte realiteti i pakuruar, i kapur pa filtër dhe i publikuar siç është.

Filluan edhe lëvizjet: telefonata të ngarkuara me kërkesa, me tone arrogante e kërcënime banale. Por, gazetaria shqiptare nuk është njësoj si disa konkurse që paguhen poshtë tavolinës!

Në këtë vend ku pseudo-vipat dhe miss-et ngjiten jo falë punës, por përmes rrugëve që nuk kanë nevojë për talent, një foto çift në plazh prish gjithë strategjinë, edhe pazaret. Sepse e nxjerr zbuluar. Sepse s’është më thashethem. Është fakt.

Për ata që nuk e dinë, Endi Demneri është shpallur Miss Universe Albania në 2023. Por në vend që të njihet për përfaqësim, mbrojtje kauzash apo përmbajtje, është përfolur më shumë për lidhje me biznesmenë të njohur, disa prej tyre edhe të martuar. Për mënyrën se si është futur në qarqet e “të pasurve” dhe për raportet e errëta që mbajnë në këmbë një imazh të stisur si “sukses”.

Dhe le ta themi pa dorashka: lidhja e tyre s’është as e habitshme, as e turpshme! Është thjesht standardi që kemi parë qindra herë: burra me lekë që shfaqen në krah të vajzave që mbajnë tituj të fituar me mënyra që askush nuk i thotë me zë, por që të gjithë i dinë. Dhe pastaj të njëjtit njerëz vijnë dhe kërkojnë: “Mos na përmendni, na ruani privatësinë”.

Për çudi (ose jo), lajmi ynë u zhduk menjëherë nga disa media që zakonisht e ndjekin çdo çarje thoi të personazheve publikë. Qëndruan të heshtur, madje disa e publikuan dhe e zhdukën më shpejt se një story që nuk performon mirë.

Pse? Sepse telefonatat kërcënuese me vrasje, therje e prerje që vijnë nga “miss-et” dhe gangot e tyre si Krenari, “aksioneri” i kompanisë problematike “Blue Taxi” ku klientet ngacmoheshin seksualisht nga shoferët, nuk janë gjithmonë pa pagesë. Sepse ka ende nga ata që mendojnë se lajmet fshihen me një presion ose një faturë të lënë poshtë tavolinës.

Përpjekja për ta fshirë, për të ndikuar redaksi, për të trembur me kërcënime apo për të joshur me pagesa, është jo vetëm qesharake, por edhe fyese për inteligjencën e publikut dhe integritetin tonë si media.

Nuk funksionon!

Nëse një lidhje është aq reale sa të shfaqet nën diellin e Ibizës, atëherë është edhe aq publike sa të bëhet lajm. Dhe nëse nuk doni të jeni lajm, mos dilni në krah të njëri-tjetrit në një resort ku ndodhen dhjetëra shqiptarë, me telefona në dorë 24/7.

Lajmet tona nuk janë në shitje. Ne s’i zhdukim pamjet që nuk ju pëlqejnë. Ne i publikojmë. Dhe do të vazhdojmë ta bëjmë, për aq kohë sa dikush mendon se mund të jetojë me dy fytyra dhe të paguajë që njëra të mos duket!

The post Presioni s’u piu ujë: Krenari dhe Endi nuk fshinë dot pamjet bashkë në Ibiza appeared first on iconstyle.al.

Mes varfërisë, heshtjes dhe propagandës: Sportistët e Shqipërisë sfidojnë shtetin që i braktis

By: Iconstyle
28 July 2025 at 14:25

Sportistët e Shqipërsë janë kthyer në heronj të një kombi që nuk kujtohet për ta, veçse kur i duhet për ndonjë foto propagandistike apo për ndonjë status në rrjete sociale. Ndërsa Shqipëria vidhet përditë, ndërsa miliarda euro shkojnë në xhepat e oligarkëve dhe qeveritarëve që nuk u dridhet qerpiku për skandal pas skandali, sportistët tanë vazhdojnë të punojnë në heshtje, të sakrifikojnë, të ngrenë flamurin kuqezi në arenat ndërkombëtare, shpesh pa mbështetje, pa shpërblim, pa kushte minimale jetese.

Nga sportet individuale te ato kolektive, nga atletët profesionistë deri te talentet në ngritje, të gjithë ndajnë të njëjtin fat të dhimbshëm: një shtet që i braktis, institucione që nuk funksionojnë dhe një sistem që sheh vetëm interesin e vet. Shumë prej tyre jetojnë në kushte ekonomike të vështira, pa qendra trajnimi dinjitoze, pa dietë ushqimore të garantuar, shpesh të detyruar të mbështeten vetëm te forca personale dhe dashuria për sportin.

Ndërkohë, qeveria vazhdon të investojë në fasada, në luks, në “miqtë” e saj biznesmenë, në tendera dhe koncesione të dyshimta. E ndërsa për një sportist të ri nuk ka fonde për një palë këpucë apo për një udhëtim në kampionat, për një oligark ka qindra milionë euro për çdo “projekt strategjik”.

Enkileda Carja, peshëngritësja e talentuar së fundmi ka rrëmbyer tre medalje në Kampionatin Europian për moshat U-17 në Madrid. Me një performancë mbresëlënëse, ajo theu gjashtë rekorde europiane për këtë grupmoshë, duke dëshmuar nivelin e jashtëzakonshëm të saj dhe potencialin që zotëron.

Në atletikë, Luiza Gega vazhdon të jetë figura më madhështore e viteve të fundit. Kampione e Europës, rekordmene dhe simbol i përkushtimit në një sport që kërkon sakrificë dhe disiplinë të jashtëzakonshme, Gega është bërë frymëzim për brezat e rinj dhe shpesh ka ngritur zërin për të gjitha padrejtësitë në botën e sportit.

Edhe gjimnastika shqiptare ka shkëlqyer. Në kampionatin botëror “World Gym for Life Challenge” në Portugali, Shqipëria fitoi medaljen e bronztë me një performancë që u vlerësua si ndër më emocionueset e garës. Vajzat e vogla kuqezi, të moshës nga 7 deri në 12 vjeç, dhanë një shembull të pastër të talentit dhe pasionit që rritet në hije, larg dritave të propagandës.

Në mundje, suksesi ka qenë i njëpasnjëshëm. Turneu Ndërkombëtar në Prizren solli pesë medalje për sportistët nga Kukësi, të cilët përfaqësuan Shqipërinë me krenari dhe sukses. Vëllezërit Ernest dhe Erglena Domi u nderuan si “Kolosët e Vitit 2025”, duke u kthyer në modele frymëzimi për brezat e rinj.

Ndërkohë, në Kampionatin Europian në Bratislavë, Chermen Valiev u shpall kampion Europe në kategorinë deri në 72 kg, ndërsa Zelimkhan Abakarov siguroi medalje bronzi. Këto suksese tregojnë rritjen e vazhdueshme të mundjes shqiptare në arenën ndërkombëtare.

Në peshëngritje, Ertjan Kofsha i dhuroi Shqipërisë medalje ari dhe dy bronzi në kampionatin europian në Poloni. Me një ngritje prej 162 kg dhe një total prej 337 kg në dygarësh, ai u shpall nënkampion Europe, duke konfirmuar potencialin dhe përgatitjen serioze të sportistit.

Një tjetër moment historik erdhi në Lojërat Olimpike, ku Islam Dudaev fitoi medaljen e dytë olimpike për Shqipërinë në histori. Triumfi i tij në finalen e bronzit kundër një kundërshtari të fortë si Ismail Musukaev me rezultatin 13-12 është dëshmi e guximit dhe përgatitjes së shkëlqyer.

Por kulmi i suksesit erdhi me Zelimkhan Abakarov, i cili u shpall kampion bote në stilin e lirë për peshën 57 kg në Beograd, duke fituar medaljen e parë të artë botërore për Shqipërinë në këtë sport. Fitorja ndaj kampionit amerikan Gilman Thomas me rezultatin 7-2 është një ngjarje historike për sportin shqiptar.

Këto janë vetëm disa nga emrat që po lartësojnë Shqipërinë me mundin dhe djersën e tyre. Në një vend ku shteti shpesh i përdor sportistët për propagandë dhe i harron sapo mbyllen kamerat, ata vazhdojnë përpara me vetëm një mision: të përfaqësojnë me dinjitet vendin e tyre.

Pavarësisht se nuk kanë mbështetjen që meritojnë, pavarësisht se jetojnë me premtime boshe, këta sportistë janë heronjtë e vërtetë të kohës sonë. Ata kanë edhe një mision më të madh: t’u japin shqiptarëve krenari, shpresë dhe një arsye për të besuar se suksesi vjen edhe nga sakrifica, jo vetëm nga pushteti.

The post Mes varfërisë, heshtjes dhe propagandës: Sportistët e Shqipërisë sfidojnë shtetin që i braktis appeared first on iconstyle.al.

Modelja e “Porta Potty” gjendet me shtyllë kurrizore të thyer në mes të Dubait/ Rrëfimi tronditës

By: Iconstyle
22 July 2025 at 23:40

Një modele ukrainase e OnlyFans, e cila u zhduk për më shumë se një javë në Dubai dhe u gjet më pas me lëndime të rënda trupore, ka thyer më në fund heshtjen, mes frikës se ishte rrëmbyer për trafik seksual.

Maria Kovalchuk, 20 vjeçe, pësoi dëmtime të tmerrshme përfshirë frakturë në shtyllën kurrizore dhe gjymtyrë dhe u gjet pranë vdekjes në anë të rrugës. Aktualisht ajo lëviz me karrocë. Pas gjetjes, Maria qëndroi në koma, pasi dyshohet se kishte “rënë nga një lartësi”.

Dyshimet për një histori të errët nisën nga dëshmitë e miqve, që aluduan se ajo mund të kishte rënë viktimë e një prej festave të famshme “Porta Potty” në Dubai për të cilat ‘Iconstyle’ ju ka folur prej kohësh, organizime nga burra të pasur që paguajnë shuma të mëdha për të abuzuar dhe poshtëruar (përfshirë edhe kosum jashtëqitjesh) vajza të reja të bukura, shpesh të njohura në rrjete sociale.

Maria, e cila nuk kishte folur më parë, tregoi se aktualisht ndodhet në Norvegji, ku jeton nëna e saj dhe po përpiqet të rikuperohet nga trauma. Ajo mban ende një plagë të dukshme në ballë pas disa ndërhyrjeve kirurgjikale.

Modelja tregoi se në fakt, “fëmijë të pasur rusë” abuzuan me të pas një feste në një hotel.

Ajo shprehu gjithashtu habinë se trajtimi i saj mjekësor, me kosto shumë të lartë, ishte mbuluar nga autoritetet e Dubait. “Nuk e di sa kanë paguar, shuma ishte kolosale, miliona,” tha nëna e saj, Anna.

“Në këmbim, ajo u kërkua të mos thoshte asgjë që mund të nxirrte autoritetet e Emirateve në një dritë negative,” raportoi media ruse Ostorozhno, Novosti, e cila e intervistoi Marian në Norvegji.

Maria rrëfeu: “Përdor kryesisht karrocën dhe patericat. Kam ende një frakturë në këmbë që po shërohet. Po mësohem sërish të ec me paterica, por për momentin, karroca është mjeti im kryesor për të lëvizur.”

Sipas saj, ajo kishte udhëtuar në Dubai për të krijuar përmbajtje për OnlyFans, por humbi fluturimin lidhës drejt Tajlandës pasi i kishte zënë gjumi.

Ajo kujton se takoi një djalë të ri në hollin e hotelit Five Jumeirah Village, të cilin e kishte njohur më parë në një bar karaoke.

Maria tha se djali i ofroi të qëndronte në dhomën e tij, duke i premtuar se babai i tij mund ta dërgonte në Tajlandë me avion privat.

Ajo pranoi, me shpresën për një udhëtim falas, por gjithçka mori kthesë të errët kur shkoi në një festë në dhomën e djalit, bashkë me fëmijë biznesmenësh të pasur rusë dhe ukrainas.

Maria tregoi “Filluan të më ngacmonin, duke më pyetur pse nuk po pija. Më pas filluan shtyrjet agresive në shpatulla.”

“Pastaj filluan të talleshin me mua, duke thënë ‘ti je e jona, do të bëjmë ç’të duam’. U përpoqa ta merrja si shaka, sepse situata ishte shumë e çuditshme. Më pas nisën të silleshin në mënyrë të çmendur, duke thyer shishe në dysheme. I gjithë kati ishte mbushur me qelq të thyer, ishte e pamundur të ecje atje. Pastaj filluan të më trembnin duke thyer qelq. Pas kësaj, më morën sendet personale, përfshirë pasaportën.”

“Një nga vajzat… veshi rrobat e mia dhe thjesht iku me to, megjithëse më parë i kërkova të mos i merrte dhe të më linte gjërat. Askush nuk më dëgjoi. Ajo thjesht u largua nga hoteli me fustanin tim.”

Maria tregoi se djemtë nisën të bënin përpjekje për ta ngacmuar seksualisht. “Unë nuk u përgjigja ndaj tyre dhe kjo i bëri edhe më agresivë,” tha ajo.

Sipas raportit, Maria tentoi të arratisej gjatë episodit të dhunshëm. “Por djemtë më tërhoqën përsëri në dhomë,” shtoi ajo.

Më pas, kur ata dolën në ballkon, ajo përfitoi për të ikur dhe u fsheh në një kantier ndërtimi aty pranë.

Por burrat, tashmë jashtë kontrollit, e gjetën në kantier dhe e sulmuan. “I shqyen praktikisht lëkurën e kokës dhe më pas e hodhën nga një lartësi drejt rrugës,” tregohet në rrëfim.

“Ika me vrap. Pastaj, kur dola në rrugë, nuk i pashë më, por e dija që po më ndiqnin,” kujtoi Maria. “Vrapova drejt ndërtesës më të afërt, e trembur dhe u fsheha brenda. Ishte një ndërtesë e papërfunduar, e hapur.”

Maria nuk mban mend momentin kur u dhunua, dhe sipas saj, pamjet e kamerave të sigurisë janë fshirë qëllimisht.

“Kaluan tre muaj, policia priti derisa kamerat të fshiheshin automatikisht [pas këtij afati]. Tani nuk ka asnjë provë,” shpjegoi ajo.

“Me shumë gjasë, më është dhënë një goditje në kokë. Skena tjetër që mbaj mend është kur i kërkova ndihmë një makine që po kalonte, e cila ndaloi dhe thirri ambulancën dhe policinë.”

Ajo kishte ikur nga hoteli vetëm me pelerinën e bardhë. Shtoi: “Mendoj se ndoshta më hodhën. Ose më rrahën. Njëra nga këto të dyja, sepse dëmtimet ngjanin ose me goditje ose me rënie.”

Raporti thekson se burrat që Maria akuzon u ndaluan nga policia e Dubait vetëm për një ditë.

Ata tani pretendojnë se kishin tentuar ta ndihmonin Marian dhe se ajo kishte kërkuar vetë të shkonte në festë. Nuk është ngritur asnjë akuzë ndaj tyre.

“Të nesërmen çështja u mbyll, ata u liruan. Dhe gjithçka u mbyll,” tha nëna e saj, Anna.

Anna ndau gjithashtu gjetjet tronditëse të hetimit: “Policia e Dubait ka dokumentuar se Maria ka thënë se po ikte nga dhuna seksuale dhe më pas, për të ruajtur dinjitetin, kishte vendosur të bënte vetëvrasje.”

Anna e mohoi me forcë këtë deklaratë: “Ky është falsifikim.” Ajo hodhi poshtë çdo sugjerim që Maria kishte tentuar vetëvrasje apo ishte e dehur, duke shtuar se analizat mjekësore vërtetuan se nuk kishte alkool në trupin e saj.

The post Modelja e “Porta Potty” gjendet me shtyllë kurrizore të thyer në mes të Dubait/ Rrëfimi tronditës appeared first on iconstyle.al.

NJË PUTHJE MJAFTON! Bakteret e karieve kalojnë nga goja në gojë

By: Iconstyle
18 July 2025 at 14:08

A e dinit se dhëmbët e prishur janë të “ngjitshëm”?

Jo në vetvete, por përmes baktereve që i shkaktojnë, si Streptococcus mutans, të cilat transmetohen përmes pështymës. Puthjet, ndarja e lugës me fëmijën apo edhe fryrja mbi ushqimin e tij mund të jenë burim infektimi, duke kaluar këto baktere nga goja e një të rrituri tek ajo e një fëmije.

Pasi këto baktere vendosen në një gojë të re, ato ushqehen me sheqernat që marrim nga ushqimi dhe prodhojnë acide që dëmtojnë smaltin e dhëmbëve. Me kalimin e kohës, kjo çon në krijimin e karieve. Ky proces është veçanërisht i rrezikshëm për fëmijët e vegjël, të cilët kanë smalt më të hollë dhe dhëmbë më të ndjeshëm ndaj dëmtimeve.

Prindërit, kujdestarët dhe partnerët duhet të jenë të vetëdijshëm se kujdesi për shëndetin oral nuk është vetëm çështje personale, por ndikon drejtpërdrejt edhe tek ata që i rrethojnë.

Si ta parandalojmë?

– Mbani një higjienë të mirë të gojës (larje e rregullt e dhëmbëve dhe pastrim me fill dentar)

– Kufizoni ushqimet me përmbajtje të lartë sheqeri

– Mos ndani enë, lugë apo furça dhëmbësh me të tjerët

– Bëni kontrolle të rregullta dentare për të ulur ngarkesën bakteriale

Shëndeti i gojës nuk ka të bëjë vetëm me pamjen apo frymën e freskët, por është një akt kujdesi ndaj atyre që doni.

The post NJË PUTHJE MJAFTON! Bakteret e karieve kalojnë nga goja në gojë appeared first on iconstyle.al.

❌
❌