❌

Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 18 July 2025Main stream

BE-ja miratoi një nga paketat më të forta të sanksioneve kundër Rusisë

18 July 2025 at 10:58

Bashkimi Evropian ka miratuar paketën e 18-të të sanksioneve kundër Rusisë, në një përpjekje të re për të intensifikuar presionin ekonomik ndaj Kremlinit për shkak të agresionit të vazhdueshëm në Ukrainë.

Lajmi u konfirmua nga shefja e diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas.

Për herë të parë që nga fillimi i masave ndëshkuese, BE ka vendosur një ulje të çmimit tavan për naftën ruse, duke e zbritur në 47.6 dollarë për fuçi, një përpjekje kjo për të reduktuar më tej të ardhurat ruse nga eksportet energjetike.

We are standing firm.

The EU just approved one of its strongest sanctions package against Russia to date.

We’re cutting the Kremlin’s war budget further, going after 105 more shadow fleet ships, their enablers, and limiting Russian banks’ access to funding. (1/3)

— Kaja Kallas (@kajakallas) July 18, 2025

Paketa e re përfshin gjithashtu edhe sanksione ndaj 22 bankave ruse, të cilat luajnë rol kyç në financimin e luftës; kufizime ndaj disa bankave kineze, të cilat janë identifikuar si mbështetëse të operacioneve financiare të Rusisë; masa ndëshkuese ndaj rafinerisë së Rosneft-it në Indi, një pikë kyçe për përpunimin e naftës ruse dhe veprime kundër gazsjellësve Nord Stream dhe Nord Stream 2, të cilët mbeten simbole të varësisë energjetike të dikurshme të Evropës ndaj Rusisë

Sipas zyrtarĂ«ve tĂ« BE-sĂ«, paketa e re fokusohet gjithashtu nĂ« “mbylljen e skemave tĂ« errĂ«ta” dhe nĂ« ndalimin e bashkĂ«punĂ«torĂ«ve ndĂ«rkombĂ«tarĂ« qĂ« ndihmojnĂ« RusinĂ« tĂ« anashkalojĂ« sanksionet.

“Pa kĂ«to rrugĂ« tĂ« dyta, ekonomia ruse do tĂ« fillojĂ« tĂ« mbytet mĂ« shpejt,” thuhet nĂ« deklaratĂ«n zyrtare nga Brukseli.

Ndryshe, paketa e re me sanksione ndaj shtetit rus pritet të hyjë në fuqi brenda javës. /Telegrafi/

Nord Stream pipelines will be banned.
A lower oil price cap.

We are putting more pressure on Russia’s military industry, Chinese banks that enables sanctions evasion, and blocking tech exports used in drones. (2/3)

— Kaja Kallas (@kajakallas) July 18, 2025

For the first time, we’re designating a flag registry and the biggest Rosneft refinery in India.

Our sanctions also hit those indoctrinating Ukrainian children.

We will keep raising the costs, so stopping the aggression becomes the only path forward for Moscow. (3/3)

— Kaja Kallas (@kajakallas) July 18, 2025

The post BE-ja miratoi një nga paketat më të forta të sanksioneve kundër Rusisë appeared first on Telegrafi.

Wall Street Journal publikoi një letër ditëlindjeje që Trump i dërgoi pedofilit Epstein

18 July 2025 at 08:56

Një vizatim nudo dhe një shënim me emrin e Donald Trump janë zbuluar në një koleksion letrash për ditëlindjen e Jeffrey Epstein në vitin 2003. Presidenti amerikan mohon çdo lidhje dhe paralajmëron padi ndaj mediave.

Një letër që mban emrin e presidentit Trump dhe përfshin një vizatim të një gruaje të zhveshur është zbuluar në një koleksion letrash të dhuruara për ditëlindjen e 50-të të Jeffrey Epstein, sipas një raporti të publikuar të enjten nga Wall Street Journal.

NĂ« vizatim, nĂ«nshkrimi “Donald” shfaqet nĂ« njĂ« pozicion tĂ« papĂ«rshtatshĂ«m nĂ« trupin e figurĂ«s femĂ«rore, dhe pĂ«rmban njĂ« tekst tĂ« daktilografuar qĂ« pĂ«rfundon me fjalinĂ« “GĂ«zuar ditĂ«lindjen – dhe u bĂ«ftĂ« çdo ditĂ« njĂ« sekret tjetĂ«r i mrekullueshĂ«m”.

Presidenti amerikan ka mohuar kategorikisht çdo lidhje me kĂ«tĂ« letĂ«r, duke deklaruar nĂ« njĂ« intervistĂ« pĂ«r Wall Street Journal “unĂ« kurrĂ« nuk kam bĂ«rĂ« vizatime nĂ« jetĂ«n time. Nuk vizatoj gra. Nuk Ă«shtĂ« gjuha ime. Nuk janĂ« fjalĂ«t e mia.”

Ai e ka cilësuar letrën si të falsifikuar dhe ka kërcënuar me padi ndaj gazetës dhe pronarit të saj, Rupert Murdoch, raporton cnn.

Më vonë gjatë së enjtes, Trump publikoi një mesazh në rrjetin Truth Social, ku njoftoi se kishte urdhëruar prokuroren, Pam Bondi të publikojë çdo dëshmi përkatëse nga juria e madhe, me kushtin e miratimit gjyqësor. Bondi reagoi menjëherë në platformën X, duke thënë se ishte e gatshme ta bënte këtë të premten, megjithëse procedurat ligjore mund të kërkojnë më shumë kohë.

Trump gjithashtu akuzoi Wall Street Journal se kishte shpĂ«rndarĂ« njĂ« “lajm tĂ« rremĂ«â€ dhe konfirmoi se do tĂ« padiste gazetĂ«n, grupin NewsCorp dhe vetĂ« Rupert Murdoch. “Presidenti Trump do tĂ« padisĂ« The Wall Street Journal, NewsCorp, dhe Murdoch sĂ« shpejti,” thuhej nĂ« postimin zyrtar.

Raporti ka ngjallur reagime tĂ« forta nĂ« rrjetet sociale. ZĂ«vendĂ«spresidenti amerikan, JD Vance e quajti historinĂ« “marrĂ«zi e plotĂ«â€, ndĂ«rsa figura tĂ« tjera tĂ« njohura tĂ« kampit konservator dolĂ«n nĂ« mbrojtje tĂ« Trump. Aktivistja Laura Loomer shkroi se “letra Ă«shtĂ« krejtĂ«sisht e falsifikuar” dhe se Trump “nuk shkruan nĂ« veturĂ« shkrimi, por me marker tĂ« zi.” NdĂ«rsa Charlie Kirk theksoi se gjuha e pĂ«rdorur nĂ« letĂ«r “nuk pĂ«rputhet fare me mĂ«nyrĂ«n si flet Trump.”

Letra ishte pjesë e një albumi të përgatitur nga Ghislaine Maxwell, bashkëpunëtorja e ngushtë e Epsteinit, e dënuar për trafik seksual të të miturve. Ky album, që përmbante letra nga Trump dhe personalitete të tjera, është përfshirë më vonë në hetimet e Departamentit të Drejtësisë.

Kujtojmë se Trump ka qenë i fotografuar me Epstein në disa raste në vitet 1990 dhe 2000, dhe emri i tij është shfaqur në regjistrat e udhëtimeve të aeroplanit privat të pedofilit të ndjerë. Megjithatë, Trump ka pohuar se marrëdhënia me Epstein kishte përfunduar shumë kohë përpara se ky i fundit të dënohej për herë të parë në vitin 2008.

NdĂ«rkohĂ«, Departamenti i DrejtĂ«sisĂ« javĂ«n e kaluar deklaroi se Epstein kishte kryer vetĂ«vrasje dhe se nuk ekziston njĂ« “listĂ« klientĂ«sh”, duke mbyllur hetimin dhe duke refuzuar tĂ« publikojĂ« dokumente tĂ« tjera. Kjo ka shkaktuar zemĂ«rim mes shumĂ« mbĂ«shtetĂ«sve tĂ« Trumpit, tĂ« cilĂ«t prisnin transparencĂ« tĂ« plotĂ« nga administrata aktuale.

NĂ« pĂ«rgjigje, Trump ka sulmuar hapur bazĂ«n e vet politike, duke e quajtur fokusin ndaj çështjes Epstein si njĂ« “mashtrim tĂ« ri” dhe duke i etiketuar si “republikanĂ« budallenj dhe tĂ« pamatur” ata qĂ« kĂ«rkojnĂ« hetim tĂ« mĂ«tejshĂ«m. /Telegrafi/

The post Wall Street Journal publikoi një letër ditëlindjeje që Trump i dërgoi pedofilit Epstein appeared first on Telegrafi.

KondicionerĂ«t nĂ« EvropĂ« – Italia Ă«shtĂ« shfrytĂ«zuesi mĂ« i madh, por ku qĂ«ndron Kosova?

17 July 2025 at 23:49

Të dhënat e reja tregojnë se Italia është konsumatore më e madhe e kondicionerëve në Bashkimin Evropian, e ndjekur nga Greqia, Franca dhe Spanja.

Ndërsa Evropa përballet me një tjetër valë të nxehtit, kondicionerët mbeten një shoqërues i domosdoshëm në vendet më të prekura, me gjithnjë e më shumë njerëz që e konsiderojnë atë një nevojë dhe jo luks.

Italia, më shumë se çdo vend tjetër evropian, nuk mund të bëjë pa të, raporton euronews.

Vetëm ky shtet shfrytëzon mbi një të tretën e gjithë energjisë elektrike të përdorur për kondicionim të ajrit të të 27 shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, sipas Eurostat, duke arritur në afërsisht 23 mijë teraxhul nga një total prej pak më shumë se 60 mijë teraxhulësh.

Kjo ndodh pavarësisht çmimeve të larta të energjisë elektrike në Evropë, transmeton Telegrafi.

Ndërkohë, Kosova renditet në pozitën e 12-të në listën e vendeve me konsum më të lartë të energjisë për ftohjen e hapësirave. Sipas të dhënave më të fundit, vendi ynë shpenzon rreth 1208.42 teraxhul energji për këtë qëllim, ndërsa Shqipëria zë vendin e shtatë me 1931.35 teraxhul.

Pse italianët janë të dhënë pas kondicionerëve?

Në vitet e fundit, vendi është goditur nga valë të ashpra të nxehtësisë, me temperatura që arrijnë deri në 48 gradë Celsius në rajone si Sicilia ose Sardinia.

Për më tepër, Italia ka popullsinë më të vjetër në Evropë, duke e bërë banorët shumë të ndjeshëm ndaj nxehtësisë ekstreme.

Greqia tregon një histori të ngjashme. Pavarësisht madhësisë së saj më të vogël, ajo renditet e dyta për shfrytëzimin e kondicionerëve në BE. Konsumon pak më shumë se 8000 teraxhul për këtë qëllim, e ndjekur nga Franca, Spanja dhe Gjermania.

Megjithatë, kondicionimi i ajrit përbën vetëm një pjesë të vogël të konsumit të energjisë elektrike në shtëpi në BE, duke zënë vetëm 0.6 për qind.

Pjesa më e madhe (62.5 për qind) i dedikohet ngrohjes së dhomave, e ndjekur nga ngrohja e ujit me 15 për qind dhe ndriçimi me 14.5 për qind.

Cilat vende evropiane regjistruan temperaturat më të larta në vitin 2025?

Këtë verë, Evropa dhe vendet fqinje kanë përjetuar tashmë temperatura të larta.

Ballkani Perëndimor po përballet me thatësirë të rënda, ndërsa zjarret e mëdha shkaktuan evakuimin e mijëra turistëve në Greqi dhe lanë të vdekur të paktën dy persona në Turqi.

Përballë shqetësimeve në rritje për ndryshimet klimatike, në fillim të muajit korrik, Ankara miratoi një ligj historik për klimën që synon emetime neto-zero deri në vitin 2053.

As Evropa Perëndimore nuk shpëtoi.

Portugalia ka raportuar temperaturën më të lartë në kontinent deri tani: 46.6 gradë Celsius u matën në Mora, 100 km larg Lisbonës.

Spanja fqinje u godit nga zjarret, të cilat lanë të vdekur dy persona dhe shkatërruan provincën verilindore të Tarragonas, ku rreth 18 mijë banorë u vendosën në izolim për arsye sigurie.

Spanja raportoi temperaturën e dytë më të lartë në Evropë në verën e vitit 2025. Temperatura prej 46 gradë Celsius u regjistrua në El Granado, pranë kufirit jugor me Portugalinë.

Greqia kontinentale renditet e treta me 43.2 gradë Celsius në Skala, një qytet në rajonin jugor të Peloponezit.

Valë e fundit e nxehtësisë besohet të ketë shkaktuar afro 300 vdekje shtesë.

A po bëhen evropianët më të kujdesshëm ndaj energjisë?

Lajmi i mirë është se evropianët po përdorin më pak energji në shtëpi.

Pas një kulmi rekord prej 11 milion teraxhulësh në vitin 2021, konsumi i energjisë ka rënë në 9.6 milionë, sipas të dhënave më të fundit të Eurostatit, ku familjet përbëjnë 26.2 për qind të konsumit final të energjisë.

Shumica e kësaj energjie mbulohet nga gazi natyror (29.5 për qind) dhe elektriciteti (25.9 për qind). /Telegrafi/

The post KondicionerĂ«t nĂ« EvropĂ« – Italia Ă«shtĂ« shfrytĂ«zuesi mĂ« i madh, por ku qĂ«ndron Kosova? appeared first on Telegrafi.

Britaniku lirohet pas gati 50 vjetĂ«ve nga burgu – ishte dĂ«nuar bazuar nĂ« dĂ«shmi tĂ« rrejshme tĂ« njĂ« polici

17 July 2025 at 23:20

Ronald De’Souza Ă«shtĂ« shpallur i pafajshĂ«m pothuajse gjysmĂ« shekulli mĂ« pas, pasi e dĂ«noi padrejtĂ«sisht njĂ« polic i korruptuar. Ai Ă«shtĂ« anĂ«tari i fundit i grupit tĂ« njohur “Stockwell Six” qĂ« u lirua.

NĂ« shkurt tĂ« vitit 1972, De’Souza dhe pesĂ« tĂ« rinj tjetĂ«r, tĂ« gjithĂ« me prejardhje afrikano-britanike, u akuzuan nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« pabazuar se kishin tentuar tĂ« plaçkitnin oficerin Derek Ridgewell nĂ« metron e LondrĂ«s.

De’Souza u dĂ«nua, por sot, njĂ«kohĂ«sisht me Errol Campbell – i cili gjithashtu ishte shpallur i fajshĂ«m – gjykata u anuloi aktgjykimet e tyre, raporton skynews.

Grupi u pĂ«rbĂ«nte nga Ronald De’Souza, Texo Johnson, Courtney Harriot, Paul Green, Cleveland Davidson dhe Everett Mullins. Johnson, Harriot, Green dhe Davidson ishin deklaruar tĂ« pafajshĂ«m nga gjykata nĂ« vitin 2021, ndĂ«rsa Mullins ishte liruar menjĂ«herĂ« gjatĂ« procesit pĂ«r shkak tĂ« paaftĂ«sisĂ« sĂ« tij pĂ«r tĂ« kuptuar deklaratat qĂ« Ridgewell i kishte detyruar tĂ« nĂ«nshkruanin.

Për Campbell, dënimi me 18 muaj burg për një vjedhje në magazinën Bricklayers Arms në vitin 1977, u anulua nga Gjykata e Apelit. Gjykatësi Lord Justice Holroyde, së bashku me kolegët e tij, shprehu keqardhje që nuk mund të kompensonin vuajtjet që Campbell përjetoi, por vendosi të pranojnë apelin e tij në emër të tij dhe të heqin dënimin.

Derek Ridgewell

Djali i Errol Campbellit deklaroi se babai i tij vuajti nga turpi, hasi nĂ« vĂ«shtirĂ«si pĂ«r tu punĂ«suar dhe mĂ« vonĂ« u bĂ« alkoolist. Ai tha se babai i tij kishte qenĂ« ‘njĂ« njeri i mirë’, por qĂ« Ridgewell nuk u mbajt pĂ«rgjegjĂ«s dhe nuk u dĂ«nua gjatĂ« jetĂ«s sĂ« tij.

Sipas avokatit Matt Foot – qĂ« pĂ«rfaqĂ«sonte familjet – ishte diçka e njohur nĂ« LondrĂ«n e Jugut se Ridgewell ishte ‘racist dhe i korruptuar’, aq sa pĂ«r tĂ« ishte kompozuar edhe njĂ« kĂ«ngĂ« nĂ« stilin “calypso”.

Foot kërkoi përgjegjësi nga Policia e Trafikut në Britani të Madhe (BTP) për mbajtjen në detyrë të Ridgewell, pavarësisht akuzave që pesë të rinj i kishin bërë atij në mes të viteve 1970, dhe ngriti pyetje për dorëzimin e përgjegjësisë për të gjithë raste të ngjashme.

Ai gjithashtu propozon ndryshime ligjore qĂ« do tĂ« pĂ«rcaktojnĂ« qĂ« tĂ« gjitha rastet e zhvilluara nga njĂ« polic qĂ« pĂ«rfundon nĂ« burg tĂ« rishqyrtohen nĂ« mĂ«nyrĂ« automatike pĂ«r tĂ« zbulimin e mundĂ«sive pĂ«r padrejtĂ«si tĂ« tilla. Komisioni pĂ«r Rishikimin e Çështjeve Penale (CCRC) njoftoi se vendimet e sotme çuan nĂ« anulimin e plot 13 dĂ«nimesh qĂ« lidhen me Ridgewellin.

Campbell u përpoq ta sfidonte vendimin qysh në vitin 1978. familja e tij e rihapi çështjen në shtator 2024, dhe pas një hetimi të CCRC, apelimi u pranua në shkurt 2025.

NĂ« gusht 2023, CCRC ridĂ«rgoi pĂ«r shqyrtim vendimet pĂ«r bashkĂ«-akuzuarit e Campbell – Salih Mehmet dhe Basil Peterkin – dhe ato dĂ«nime u anuluan nĂ« janar 2024 .

Ridgewell bashkĂ« me dy kolegĂ«, Douglas Ellis dhe Alan Keeling, pranuan vjedhjen e sendeve nga magazina Bricklayers Arms midis janarit 1977 dhe prillit 1978, vlerĂ«suar mbi 421 mijĂ« euro – shumĂ« e madhe pĂ«r atĂ« kohĂ«. Ridgewell vdiq nĂ« burg nĂ« vitin 1982 nĂ« moshĂ«n 37 vjeç, pa pĂ«rfunduar dĂ«nimin e tij. /Telegrafi/

The post Britaniku lirohet pas gati 50 vjetĂ«ve nga burgu – ishte dĂ«nuar bazuar nĂ« dĂ«shmi tĂ« rrejshme tĂ« njĂ« polici appeared first on Telegrafi.

Yesterday — 17 July 2025Main stream

SHBA sërish kërcënon Rusinë nëse nuk pranon armëpushim në Ukrainë

17 July 2025 at 22:40

ShtĂ«pia e BardhĂ« njoftoi se Rusia do tĂ« pĂ«rballet me tarifa doganore “shumĂ« tĂ« larta” nĂ«se nuk pranon qĂ« brenda 50 ditĂ«ve tĂ« ndalĂ« luftĂ«n nĂ« UkrainĂ«.

“Pra, brenda 50 ditĂ«ve, siç Ă«shtĂ« qartĂ« thĂ«nĂ«, nĂ«se brenda kĂ«saj periudhe nuk arrihet njĂ« marrĂ«veshje pĂ«r ndalimin e zjarrit ose njĂ« marrĂ«veshje paqeje, nĂ«se Rusia refuzon tĂ« pranojĂ« ligjĂ«risht ndalimin e zjarrit, atĂ«herĂ« do tĂ« pĂ«rballet me tarifa doganore shumĂ« tĂ« larta dhe do tĂ« pĂ«rballet me sanksione dytĂ«sore. Pra, vendet qĂ« blejnĂ« naftĂ« nga Rusia gjithashtu do tĂ« sanksionohen, dhe kjo padyshim do t’i shkaktojĂ« dĂ«m tĂ« madh ekonomisĂ« ruse”, tha pĂ«r gazetarĂ«t zĂ«dhĂ«nĂ«sja, Karoline Leavitt.

Presidenti amerikan, Donald Trump dëshiron të përfundojë luftën me një zgjidhje diplomatike, tha Leavitt.

Leavitt: If Russia refuses a legitimate ceasefire or peace deal in 50 days, it will face steep tariffs and secondary sanctions.

Countries buying Russian oil will also be sanctioned. 1/ pic.twitter.com/EYBhOffzOG

— Tymofiy Mylovanov (@Mylovanov) July 17, 2025

“Ai ka insistuar pĂ«r kĂ«të  presidenti dĂ«shiron tĂ« ndalojĂ« vrasjet dhe dĂ«shiron tĂ« shpĂ«tojĂ« jetĂ«â€, shtoi ajo.

Vlen të përmendet se pjesa e tregtisë së jashtme amerikane me Rusinë është më pak se një për qind, dhe shkëmbimi i plotë tregtar midis dy fuqive është reduktuar në minimum pas agresionit rus në vitin 2022, që do të thotë se tarifat eventuale do të ishin joefektive.

Gjithashtu, tarifat dytësore ndaj vendeve që tregtojnë me Rusinë me shumë gjasa nuk do të kenë efektin e dëshiruar, duke pasur parasysh se Kina ka njoftuar se do ta ndihmojë Rusinë edhe më fuqishëm në rast shpërthimi të një lufte tregtare. /Telegrafi/

The post SHBA sërish kërcënon Rusinë nëse nuk pranon armëpushim në Ukrainë appeared first on Telegrafi.

Shtëpia e Bardhë konfirmon: Trump ka probleme me qarkullimin e gjakut në këmbë

17 July 2025 at 20:25

President amerikan, Donald Trump Ă«shtĂ« diagnostikuar me pamjaftueshmĂ«ri kronike venoze, njĂ« problem me qarkullimin e gjakut, pasi kishte vĂ«nĂ« re â€œĂ«njtje tĂ« lehtĂ« nĂ« pjesĂ«n e poshtme tĂ« kĂ«mbĂ«ve,” bĂ«ri tĂ« ditur tĂ« enjten zĂ«dhĂ«nĂ«sja e ShtĂ«pisĂ« sĂ« BardhĂ«, Karoline Leavitt.

Kjo e fundit dha kĂ«tĂ« informacion tĂ« papritur gjatĂ« njĂ« deklarate pĂ«r tĂ« adresuar spekulimet lidhur me disa mavijosje tĂ« dukshme nĂ« duart e 79-vjeçarit, tĂ« cilat ajo tha se ishin vlerĂ«suar si “irritim i lehtĂ« i indeve tĂ« buta nga shtrĂ«ngimi i shpeshtĂ« i duarve dhe pĂ«rdorimi i aspirinĂ«s” si masĂ« parandaluese pĂ«r shĂ«ndetin e zemrĂ«s.

“NĂ« pĂ«rpjekje pĂ«r transparencĂ«, presidenti dĂ«shironte qĂ« t’ju ndaja njĂ« shĂ«nim nga mjeku i tij me tĂ« gjithĂ« ju sot,” tha ajo.

“GjatĂ« javĂ«ve tĂ« fundit, Presidenti Trump vuri re njĂ« Ă«njtje tĂ« lehtĂ« nĂ« pjesĂ«n e poshtme tĂ« kĂ«mbĂ«ve. NĂ« pĂ«rputhje me kujdesin rutinĂ« mjekĂ«sor dhe me shumĂ« kujdes, ky shqetĂ«sim u vlerĂ«sua plotĂ«sisht nga njĂ«sia mjekĂ«sore e ShtĂ«pisĂ« sĂ« BardhĂ«,” pohoi zĂ«dhĂ«nĂ«sja.

“Presidenti iu nĂ«nshtrua njĂ« ekzaminimi tĂ« plotĂ«, duke pĂ«rfshirĂ« studime diagnostike tĂ« sistemit vaskular; ekografi doppler venoze tĂ« gjymtyrĂ«ve tĂ« poshtme nga tĂ« dyja anĂ«t zbuluan pamjaftueshmĂ«ri kronike venoze
 njĂ« gjendje e zakonshme, veçanĂ«risht te personat mbi moshĂ«n 70 vjeç.”

Ajo shtoi se “me rĂ«ndĂ«si, nuk u gjetĂ«n shenja tĂ« trombozĂ«s sĂ« venave tĂ« thella apo sĂ«mundjes arteriale
 U krye gjithashtu edhe njĂ« ekokardiogram, i cili konfirmoi strukturĂ« dhe funksion tĂ« rregullt tĂ« zemrĂ«s; nuk u identifikuan shenja tĂ« insuficiencĂ«s kardiake, dĂ«mtimit tĂ« veshkave apo ndonjĂ« sĂ«mundjeje sistematike”.

Nuk ishte menjĂ«herĂ« e qartĂ« se si do tĂ« trajtohej Trump “aktualisht nĂ« disa fotografi tĂ« fundit tĂ« presidentit vihen re mavijosje tĂ« lehta nĂ« pjesĂ«n e pasme tĂ« dorĂ«s”.

“Kjo pĂ«rputhet me irritimin e lehtĂ« tĂ« indeve tĂ« buta nga shtrĂ«ngimi i shpeshtĂ« i duarve dhe pĂ«rdorimi i aspirinĂ«s, e cila merret si pjesĂ« e njĂ« regjim standard pĂ«r parandalimin e sĂ«mundjeve kardiovaskulare. Kjo Ă«shtĂ« njĂ« efekt anĂ«sor i njohur dhe i padĂ«mshĂ«m i terapisĂ« me aspirinĂ«, dhe presidenti vazhdon tĂ« jetĂ« nĂ« shĂ«ndet tĂ« shkĂ«lqyer, gjĂ« qĂ« besoj se tĂ« gjithĂ« e shihni pĂ«rditĂ« kĂ«tu”, pĂ«rfundoi Leavitt. /Telegrafi/

The post Shtëpia e Bardhë konfirmon: Trump ka probleme me qarkullimin e gjakut në këmbë appeared first on Telegrafi.

Zelensky: Po negocioj një marrëveshje të madhe me Trumpin, kjo është një pikë kthese

17 July 2025 at 18:59

Volodymyr Zelensky thotë se ai dhe presidenti amerikan, Donald Trump, po shqyrtojnë një marrëveshje të madhe për dronët, e cila do të kishte ndikim të rëndësishëm në bashkëpunimin ushtarak mes dy vendeve.

Sipas presidentit të Ukrainës, plani përfshin blerjen nga ana e Uashingtonit të dronëve luftarakë ukrainas, të cilët janë testuar dhe provuar në kushte reale lufte kundër forcave ruse.

Këta dronë, të zhvilluar gjatë përpjekjeve të vazhdueshme të Ukrainës për të mbrojtur territorin e saj, janë vlerësuar për efikasitetin, fleksibilitetin dhe koston më të ulët krahasuar me platformat perëndimore.

Në këmbim, Kievi do të blinte armë amerikane, duke përfshirë sisteme të avancuara mbrojtëse dhe sulmuese, të cilat do të ndihmonin në forcimin e mbrojtjes së vendit kundër agresionit rus.

Në një intervistë për New York Post, lideri ukrainas theksoi se kjo marrëveshje do të përmirësonte ndjeshëm aftësitë ajrore të të dyja vendeve.

Sipas tij, Ukraina do të përfitonte teknologji të re amerikane, ndërsa Shtetet e Bashkuara do të përfitonin nga përvoja dhe zhvillimi i teknologjive të testuara në një nga fushëbetejat më të vështira moderne.

Zelensky gjithashtu la të kuptohet se një bashkëpunim më i ngushtë me SHBA-të nën udhëheqjen e Trump mund të ndryshojë ekuilibrin e forcave në rajon.

Ndryshe, Ukraina dhe SHBA-ja tashmë kanë arritur një marrëveshje për shfrytëzimin e mineraleve ukrainase. /Telegrafi/

The post Zelensky: Po negocioj një marrëveshje të madhe me Trumpin, kjo është një pikë kthese appeared first on Telegrafi.

Reforma historike nĂ« MbretĂ«rinĂ« e Bashkuar – tĂ« drejtĂ« vote nga mosha 16 vjeçare

17 July 2025 at 16:55

Mbretëria e Bashkuar dëshiron të lejojë votimin që në moshën 16-vjeçare.

Ky vendim po merret nga qeveria britanike në kuadër të një reforme të madhe dhe gjithëpërfshirëse të sistemit demokratik të vendit, e cila synon të përmirësojë përfaqësimin qytetar dhe të forcojë pjesëmarrjen aktive në proceset vendimmarrëse.

Reforma konsiderohet një hap përpara drejt një demokracie më gjithëpërfshirëse, ku zëri i të rinjve dëgjohet dhe merr peshën që i takon në çështjet që prekin të ardhmen e tyre.

Kryeministri britanik, Keir Starmer, e mbështet fuqimisht këtë nismë dhe e sheh atë si një mundësi për të angazhuar brezat e rinj që në një moshë të hershme në jetën politike dhe shoqërore të vendit.

🇬🇧 Wow! The UK wants to allow voting from the age of 16

This decision is being made by the British government amid a major overhaul of the country’s democratic system.

Prime Minister Keir Starmer supports the initiative and explains:

🔄 I’m really pleased that we’re able to
 pic.twitter.com/7A9fD2lrrD

— NEXTA (@nexta_tv) July 17, 2025

Ai deklaroi se “jam vĂ«rtet i kĂ«naqur qĂ« kemi mundĂ«sinĂ« tĂ« pĂ«rfshijmĂ« mĂ« shumĂ« tĂ« rinj nĂ« demokracinĂ« tonĂ« dhe t’u japim atyre mundĂ«sinĂ« tĂ« shprehin mendimin e tyre pĂ«r mĂ«nyrĂ«n se si do tĂ« paguhen taksat dhe pĂ«r çfarĂ« do tĂ« pĂ«rdoren ato”.

Sipas qeverisĂ«, pĂ«rfshirja e 16 dhe 17-vjeçarĂ«ve nĂ« zgjedhje do tĂ« ndihmojĂ« nĂ« ndĂ«rtimin e njĂ« kulture mĂ« tĂ« fortĂ« demokratike dhe do t’i motivojĂ« tĂ« rinjtĂ« tĂ« marrin pjesĂ« nĂ« vendimmarrje qĂ« ndikon drejtpĂ«rdrejt nĂ« jetĂ«n e tyre, nga arsimi dhe shĂ«ndetĂ«sia, deri te mjedisi dhe ekonomia.

Megjithatë, nisma ka ngjallur debate të shumta në opinionin publik dhe në skenën politike.

Mbështetësit theksojnë rëndësinë e fuqizimit të zërit të të rinjve dhe përgatitjen e tyre për të qenë qytetarë aktivë, ndërsa kundërshtarët shprehin shqetësime për pjekurinë politike dhe njohuritë e nevojshme për të marrë pjesë në zgjedhje në atë moshë.

Nëse miratohet, ky ndryshim do të përfaqësonte një nga reformat më të mëdha zgjedhore në Mbretërinë e Bashkuar në dekadat e fundit, duke vendosur një precedent të rëndësishëm për demokracitë e tjera në mbarë botën. /Telegrafi/

The post Reforma historike nĂ« MbretĂ«rinĂ« e Bashkuar – tĂ« drejtĂ« vote nga mosha 16 vjeçare appeared first on Telegrafi.

VarfĂ«ria nĂ« Bashkimin Evropian – cilat vende po pĂ«rballen me krizĂ«n mĂ« tĂ« madhe?

16 July 2025 at 23:55

Gjatë tre viteve të fundit, të paktën 11 vende të Bashkimit Evropian kanë shënuar një rritje të niveleve të varfërisë.

Gratë dhe të rinjtë janë më të rrezikuar të përballen me varfëri ose përjashtim social, raporton euronews.

Më shumë se një në pesë persona në Bashkimin Evropian ishte në rrezik nga varfëria ose përjashtimi social në vitin 2024, sipas shifrave më të fundit të Eurostat.

Pavarësisht një uljeje të vogël prej 0.4 për qind krahasuar me vitin 2023, ekspertët thonë se ky përmirësim nuk mund të konsiderohet i qëndrueshëm, transmeton Telegrafi.

“Nuk mund tĂ« festojmĂ« njĂ« ulje tĂ« vogĂ«l prej 0.4 pĂ«r qind tĂ« numrit tĂ« njerĂ«zve nĂ« rrezik varfĂ«rie ose pĂ«rjashtimi social, kur ajo qĂ« shohim janĂ« mĂ« shumĂ« njerĂ«z qĂ« jetojnĂ« nĂ« rrugĂ«, radhĂ« mĂ« tĂ« gjata pĂ«r ushqim dhe njĂ« nevojĂ« nĂ« rritje pĂ«r ndihma sociale”, njoftoi Rrjeti Evropian KundĂ«r VarfĂ«risĂ« (EAPN) nĂ« njĂ« deklaratĂ«.

Bullgaria (30.3 për qind), Rumania (27.9 për qind) dhe Greqia (26.9 për qind) raportuan përqindjet më të larta të njerëzve në rrezik varfërie ose përjashtimi social.

Franca gjithashtu ka regjistruar shifra shqetësuese, me shkallën e varfërisë që ka arritur nivelin më të lartë që nga viti 1996.

Ajo u rrit nga 14.4 për qind në vitin 2022 në 15.4 për qind në vitin 2023, sipas Institutit Kombëtar të Statistikave dhe Studimeve Ekonomike të Francës (INSEE).

Kjo rritje prek më shumë familjet me një prind dhe fëmijët, ndërsa pensionistët u prekën më pak.

Në nivel të BE-së, më shumë se një në pesë persona që jetojnë në familje me fëmijë në varësi të tyre ishin në një rrezik pak më të lartë nga varfëria ose përjashtimi social se ata me fëmijë të pavarur.

30.8 për qind e bullgarëve që jetojnë në familje me fëmijë në varësi të tyre janë në rrezik nga varfëria ose përjashtimi social.

Pas tyre janë 30.4 për qind e rumunëve dhe 30.2 për qind e spanjollëve.

Në kontrast, normat më të ulëta janë regjistruar në Holandë me 13 për qind, në Qipro me 12.7 për qind dhe në Slloveni me 9.8 për qind.

Ndërkohë, 32.3 për qind e letonezëve që jetojnë në familje me fëmijë të pavarur ishin gjithashtu në rrezik. Pas tyre janë 29.9 për qind e estonezëve dhe 29.8 për qind e bullgarëve.

Në Itali, kushtet e jetesës ndryshojnë në varësi të kombësisë. Në vitin 2023, 30.4 për qind e familjeve me të paktën një shtetas të huaj ishin në rrezik varfërie, ndërsa kjo përqindje ishte shumë më e ulët, vetëm 6.3 për qind, për familjet tërësisht të përbëra nga italianë.

Gratë, të rinjtë e moshës 18 deri në 24 vjeç, personat me nivel të ulët arsimor dhe të papunët ishin gjithashtu, mesatarisht, më të rrezikuar nga varfëria ose përjashtimi social në vitin 2024, krahasuar me grupet e tjera të popullsisë në BE.

Për shembull, në Qipro, 18.5 për qind e grave ishin në rrezik nga varfëria ose përjashtimi social, kundrejt 15.6 për qind të burrave.

“KĂ«to shifra pasqyrojnĂ« mĂ«nyrĂ«n se si pabarazitĂ« sistemike ndikojnĂ« te njerĂ«zit nĂ« etapa kyçe tĂ« jetĂ«s: gratĂ« shpesh mbajnĂ« barrĂ«n e kujdesit tĂ« papaguar, ndĂ«rsa tĂ« rinjtĂ« pĂ«rballen me vĂ«shtirĂ«si pĂ«r tĂ« gjetur punĂ« dhe strehim tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m”, thuhet nĂ« deklaratĂ«n e EAPN. /Telegrafi/

The post VarfĂ«ria nĂ« Bashkimin Evropian – cilat vende po pĂ«rballen me krizĂ«n mĂ« tĂ« madhe? appeared first on Telegrafi.

Mbipopullimi i burgjeve, Italia mund të lirojë mijëra të burgosur përpara kohës

16 July 2025 at 23:43

Ministria italiane e Drejtësisë ka njoftuar për mundësinë e lirimit të parakohshëm të 10 mijë personave, pra 15 për qind të të burgosurve në burgjet italiane, për të zbutur problemin e mbipopullimit.

Ata theksuan se 10,105 të burgosur potencialisht plotësojnë kushtet për sanksione alternative, si arrest shtëpiak ose dënim me kusht.

Dënimet alternative do të merren parasysh për personat me vendime përfundimtare që nuk i nënshtrohen ankesës, të cilëve u kanë mbetur më pak se dy vjet nga dënimi dhe që në 12 muajt e fundit nuk kanë bërë shkelje serioze disiplinore.

Dënimet alternative nuk do të merren parasysh për të dënuarit për vepra të rënda penale, si terrorizmi, krimi i organizuar, përdhunimi, trafikimi i migrantëve dhe rrëmbimi, raporton reuters.

Sipas bazës së të dhënave World Prison Brief, burgjet italiane kanë një nga shkallët më të larta të mbipopullimit në Evropë. Kjo shkallë është 122 për qind. Një shkallë mbi 100 për qind tregon se burgjet janë të mbushura mbi kapacitetin maksimal. Gjithashtu, sipas kësaj baze të dhënash, vetëm Qiproja, Franca dhe Turqia kanë shkallë më të lartë.

Situata e vështirë në burgjet italiane ka tërhequr vëmendjen e publikut pas rritjes së numrit të vetëvrasjeve në burgje dhe pakënaqësisë për shkak të temperaturave të larta në burgjet pa ajrosje.

Megjithatë, lirimi i parakohshëm i të burgosurve është një çështje politike delikate. Për këtë arsye, Ministria e Drejtësisë pohon se kjo nuk do të ndodhë brenda natës. /Telegrafi/

The post Mbipopullimi i burgjeve, Italia mund të lirojë mijëra të burgosur përpara kohës appeared first on Telegrafi.

Trump ndërhyn edhe në shijen e Coca-Cola

16 July 2025 at 23:33

Presidenti i Shteteve tĂ« Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s, Donald Trump, deklaroi tĂ« mĂ«rkurĂ«n se kompania Coca-Cola ka pranuar tĂ« pĂ«rdorĂ« “sheqer tĂ« vĂ«rtetĂ« tĂ« kallamit” si Ă«mbĂ«lsues nĂ« pijet e saja qĂ« shiten nĂ« tregun amerikan.

“UnĂ« fola me Coca-Cola-n rreth pĂ«rdorimit tĂ« sheqerit tĂ« vĂ«rtetĂ« tĂ« kallamit nĂ« Coca-Cola nĂ« Shtetet e Bashkuara dhe ata ranĂ« dakord. I falĂ«nderoj tĂ« gjithĂ« ata qĂ« morĂ«n kĂ«tĂ« vendim brenda kompanisĂ« Coca-Cola”, tha Trump nĂ«pĂ«rmjet rrjetit social Truth Social.

Ky hap vjen si pjesĂ« e iniciativĂ«s “BĂ«jmĂ« AmerikĂ«n tĂ« ShĂ«ndetshme SĂ«rish”, e nisur nga administrata e Trumpit, e cila synon tĂ« nxisĂ« industrinĂ« ushqimore qĂ« tĂ« heqĂ« pĂ«rbĂ«rĂ«sit artificialĂ« si ngjyrat artificiale nga produktet e saj.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by The White House (@whitehouse)

Fushata është në përputhje me politikat shëndetësore që promovon Robert F. Kennedy Jr., sekretari aktual i Shëndetësisë.

Coca-Cola që shitet në SHBA zakonisht ëmbëlsohet me shurup misri me përmbajtje të lartë fruktoze, ndërsa në vende të tjera, përfshirë Meksikën dhe pjesë të Evropës, përdoret shpesh sheqeri i kallamit.

Kennedy mĂ« parĂ« ka kritikuar konsumimin e lartĂ« tĂ« sheqerit nĂ« dietĂ«n amerikane dhe ka njoftuar se udhĂ«zimet e reja ushqimore, qĂ« pritet tĂ« publikohen kĂ«tĂ« verĂ«, do t’u rekomandojnĂ« amerikanĂ«ve konsum mĂ« tĂ« madh tĂ« “ushqimit tĂ« vĂ«rtetĂ«, tĂ« plotĂ«â€. /Telegrafi/

The post Trump ndërhyn edhe në shijen e Coca-Cola appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

Meteoriti më i madh marsian në Tokë u shit për 5.3 milionë dollarë

16 July 2025 at 22:40

Meteoriti NWA 16788, me peshĂ« 25 kilogramĂ«, u shit sĂ« fundmi nĂ« njĂ« ankand tĂ« organizuar nga shtĂ«pia prestigjioze e ankandeve Sotheby’s nĂ« New York, duke tĂ«rhequr vĂ«mendjen e koleksionistĂ«ve dhe pasionantĂ«ve tĂ« hapĂ«sirĂ«s nga e gjithĂ« bota.

Çmimi pĂ«rfundimtar i shitjes, i cili pĂ«rfshin edhe tarifat e ankandit, arriti nĂ« rreth 5.3 milionĂ« dollarĂ« amerikanĂ«.

Me këtë shumë mbresëlënëse, NWA 16788 u bë meteoritin marsian më i shtrenjtë ndonjëherë i shitur në një ankand publik, duke thyer çdo rekord të mëparshëm për objekte të ngjashme.

Sipas informacioneve tĂ« dhĂ«na nga Sotheby’s, ky shkĂ«mb i rrallĂ« kozmik Ă«shtĂ« rezultat i njĂ« ngjarjeje tĂ« fuqishme nĂ« Mars – njĂ« pĂ«rplasje me njĂ« asteroid qĂ« e nxori jashtĂ« sipĂ«rfaqes sĂ« planetit tĂ« kuq, shkruan usatoday.

@spacedotcom Anyone have a few million dollars lying around? You could own the largest piece of Mars on Earth! #mars #spacenews #sothebys #auction #spacedotcom #planet ♬ original sound – Space.com

Pas kësaj përplasjeje, meteoriti udhëtoi një distancë të jashtëzakonshme prej mbi 225 milionë kilometrash përmes hapësirës përpara se të hynte në atmosferën e Tokës dhe të binte në sipërfaqe, ku më pas u gjet dhe u identifikua si një fragment i Marsit.

Përpara se të dilte në ankand, NWA 16788 ishte pjesë e një ekspozite të veçantë në Agjencinë Hapësinore Italiane në Romë, ku tërhiqte interesin e vizitorëve si një ndër dëshmitë më të prekshme të ekzistencës së objekteve jashtëtokësore në planetin tonë.

Ndërkohë, identiteti i blerësit të ri të këtij objekti të rrallë nuk është bërë i ditur, duke shtuar një element misteri rreth këtij transaksioni të jashtëzakonshëm.

Megjithatë, ekspertët besojnë se blerësi mund të jetë një koleksionist privat apo një institucion shkencor që synon ta ruajë dhe studiojë meteoritin për qëllime kërkimore apo edukative. /Telegrafi/

The post Meteoriti më i madh marsian në Tokë u shit për 5.3 milionë dollarë appeared first on Telegrafi.

Italia si Franca, refuzon të financon armët amerikane për Ukrainën

16 July 2025 at 20:33

Franca dhe Italia nuk do të marrin pjesë në iniciativën e re të NATO-s për financimin e furnizimit me armë amerikane për Ukrainën, njoftuan POLITICO dhe La Stampa, duke iu referuar zyrtarëve qeveritarë të dy vendeve që nuk u identifikuan.

Megjithëse Franca ka qenë mbështetës i gjatë i Ukrainës, ajo ka vendosur të mos marrë pjesë në këtë plan, i cili u prezantua gjatë takimit mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në Uashington më 14 korrik.

Sipas kĂ«tij plani, NATO do tĂ« blejĂ« armĂ« tĂ« avancuara amerikane, duke pĂ«rfshirĂ« sisteme tĂ« mbrojtjes kundĂ«r ajrit, dhe njĂ« pjesĂ« e tyre do t’i dorĂ«zohet UkrainĂ«s.

Sipas dy zyrtarëve francezë, Franca ka refuzuar të marrë pjesë në iniciativë pasi presidenti francez, Emmanuel Macron promovon forcimin e industrisë evropiane të mbrojtjes përmes blerjes së armëve të prodhuara brenda Evropës.

Franca gjithashtu përballet me kufizime buxhetore dhe objektiva më të larta të shpenzimeve për mbrojtjen në mes të presionit më të gjerë ekonomik.

Italia ka marrë një qëndrim të ngjashëm. Sipas La Stampa, zyrtarët italianë kanë përjashtuar mundësinë e blerjes direkte të armëve amerikane, duke iu referuar kufizimeve fiskale dhe fokusit të vendit te teknologjitë e tjera ushtarake, për shembull sistemit italo-francez kundër ajrit SAMP/T, i cili tashmë është dorëzuar Ukrainës.

Vende tĂ« tjera evropiane – pĂ«rfshirĂ« MbretĂ«rinĂ« e Bashkuar, HolandĂ«n dhe disa vende nordike – mbĂ«shtetĂ«n marrĂ«veshjen.

Më 15 korrik, presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi se dërgesat shtesë të raketave Patriot dhe pajisjeve të tjera ushtarake ishin tashmë në proces. /Telegrafi/

The post Italia si Franca, refuzon të financon armët amerikane për Ukrainën appeared first on Telegrafi.

Ushtarët rusë i dorëzohen robotëve dhe dronëve ukrainas

16 July 2025 at 20:09

Një ngjarje historike u regjistrua në frontin lindor të Ukrainës, ku një grup ushtarësh rusë u dorëzuan për herë të parë pa u përballur drejtpërdrejt me ushtarë ukrainas, por vetëm përballë dronëve dhe robotëve tokësorë.

Kjo ndodhi më 8 ose 9 korrik në rajonin e Kharkivit dhe u realizua nga Brigada e Tretë Sulmuese e Ukrainës.

Pamjet tregojnë sesi dronët FPV dhe dronët kamikazë tokësorë sulmuan fillimisht një bunker rus, duke shkaktuar panik te ushtarët brenda tij.

PĂ«r tĂ« shmangur njĂ« sulm tĂ« dytĂ«, ushtarĂ«t dolĂ«n jashtĂ« duke mbajtur njĂ« tabelĂ« kartoni me mbishkrimin “Duam tĂ« dorĂ«zohemi”.

Më pas, një dron ajror i udhëhoqi rusët drejt linjave ukrainase, ku u kapën robër pa asnjë rezistencë.

Ky operacion u krye pa asnjë shkëmbim zjarri nga ana e forcave ukrainase dhe pa humbje në radhët e tyre. Një zonë që më parë konsiderohej e pakapshme për trupat tokësore u rikthye nën kontroll ukrainas vetëm përmes përdorimit të teknologjisë.

Përdorimi i kombinuar i dronëve ajrorë dhe robotëve tokësorë po rezulton një strategji gjithnjë e më efektive në luftën kundër forcave ruse.

Dronët ajrorë janë të domosdoshëm për zbulimin dhe goditjet precize, ndërsa robotët tokësorë mund të mbajnë sasi më të mëdha eksplozivi për të shkatërruar objektiva të fortifikuara. /Telegrafi/

The post Ushtarët rusë i dorëzohen robotëve dhe dronëve ukrainas appeared first on Telegrafi.

Netanyahu humb shumicën në parlament, bëhet qeveri e pakicës

16 July 2025 at 18:39

Koalicioni i kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu në Izrael humbi shumicën pasi partia Shas u largua, duke e lënë atë me më pak se 61 anëtarë të Knessetit dhe duke e kthyer në një qeveri pakice.

Megjithatë, Shas nuk ka ndërmend të mbështesë një votë mosbesimi ose shpërndarjen e parlamentit, gjë që do të komplikonte edhe më shumë situatën politike.

Për më tepër, një tjetër parti ultra-ortodokse, United Torah Judaism, njoftoi se do të largohej gjithashtu nga koalicioni qeverisës për shkak të një mosmarrëveshjeje të gjatë mbi dështimin për të hartuar një projektligj që do të përjashtonte studentët e yeshiva-s nga shërbimi ushtarak, shkruan timesofisrael.

Kjo çështje ka qenë prej kohësh një pikë kontesti në politikën izraelite, pasi komunitetet ultra-ortodokse kërkojnë trajtim të veçantë për studentët e tyre fetarë.

Megjithatë, teknikisht koalicioni mund të vazhdojë të funksionojë deri në përfundim të pushimeve të Knessetit në fund të tetorit, por me numërimin aktual të anëtarëve dhe largimet e fundit, qeveria Netanyahu është në një pozicion jashtëzakonisht të brishtë dhe në rrezik të lartë për rrëzim ose krizë të mëtejshme politike.

Ndryshe, parlamenti izraelit përbëhet nga 120 deputetë. Ky numër ka mbetur i pandryshuar që nga themelimi i shtetit në vitin 1948, pavarësisht rritjes së popullsisë së vendit. Knesset është përgjegjës për legjislacionin, miratimin e buxhetit, formimin e qeverisë dhe mbikëqyrjen e veprimtarisë së saj.

Anëtarët e Knessetit zgjidhen çdo katër vjet përmes një sistemi proporcional, ku partive u jepen vende në përpjesëtim me numrin e votave që marrin.

Në zgjedhjet e fundit të vitit 2022, koalicioni i kryeministrit Benjamin Netanyahu fitoi shumicën me 64 vende, duke përfshirë partinë e tij Likud me 32 deputetë. /Telegrafi/

The post Netanyahu humb shumicën në parlament, bëhet qeveri e pakicës appeared first on Telegrafi.

Facebook do të penalizojë krijuesit që vjedhin dhe ripublikojnë përmbajtje

15 July 2025 at 23:30

Facebook po ndërmerr masa kundër llogarive që vjedhin dhe ripublikojnë pa leje video, fotografi ose tekste të personave të tjerë, për të reduktuar përmbajtjen spam në News Feed.

Meta njoftoi të hënën se krijuesit që e bëjnë këtë  në mënyrë të përsëritur do të humbasin përkohësisht qasjen në programet e monetizimit të Facebookut dhe do të përballen me zvogëlim të shpërndarjes së postimeve të tyre.

Meta thekson se pĂ«rmbajtjet e kopjuara ulin cilĂ«sinĂ« e pĂ«rvojĂ«s pĂ«r pĂ«rdoruesit dhe pengojnĂ« “zĂ«rat e rinj” tĂ« dalin nĂ« pah. Kur sistemi detekton njĂ« video tĂ« dubluar, shpĂ«rndarja e saj zvogĂ«lohet pĂ«r tĂ« mbrojtur krijuesin origjinal. Gjithashtu, testohen veçori qĂ« tĂ« drejtojnĂ« pĂ«rdoruesit drejt pĂ«rmbajtjes origjinale, si p.sh. lidhje nĂ« video tĂ« kopjuara.

Këto ndryshime do të hyjnë në funksion gradualisht gjatë muajve të ardhshëm dhe aktualisht nuk ka sinjale për një politikë të ngjashme në Instagram ose Threads, shkruan theverge.

Raste të spamit dhe krijimit të llogarive false janë identifikuar edhe më parë: në gjysmën e parë të vitit 2025, Meta ka marrë masa ndaj më shumë se 500 mijë llogarive spam dhe ka hequr rreth 10 milionë profile që imitonin krijues të mëdhenj.

VetĂ«m krijuesit qĂ« shtojnĂ« pĂ«rmbajtje tĂ« vĂ«rtetĂ« pĂ«rmbajtjes ekzistuese – si reagime, komente, redaktime tĂ« rĂ«ndĂ«sishme, ‘voice-over’ apo pjesĂ«marrje nĂ« trende popullore – nuk do tĂ« dĂ«mtohen.

Meta kĂ«shillon qĂ« tĂ« mos ripublikohen pĂ«rmbajtje me ‘watermark’ (shenjĂ«zim) dhe materiale tĂ« ripĂ«rdorura nga aplikacione tĂ« tjera si dhe tĂ« shtohet kĂ«ndvĂ«shtrim unik, reagim apo redaktim kur pĂ«rdoren materialet e tĂ« tjerĂ«ve.

Meta po forcon taktikën për të mbështetur krijuesit origjinalë dhe për të minimizuar përmbajtjet vjedhur pa vlerë shtesë. /Telegrafi/

The post Facebook do të penalizojë krijuesit që vjedhin dhe ripublikojnë përmbajtje appeared first on Telegrafi.

Prenë pemën ikonë në Britani, dënohen me burg dy burra

15 July 2025 at 23:23

Dy burra nga Anglia janë dënuar me katër vjet e tre muaj burg për prerjen e pemës ikonike të Sycamore Gap, një monument natyror i famshëm pranë Murit të Hadrianit në veri të Anglisë.

Adam Carruthers (32 vjeç) dhe Daniel Graham (39 vjeç) u shpallën fajtorë për dëmtim të rëndë të pasurisë pas një gjyqi në Gjykatën e Kurorës në Newcastle më 15 korrik 2025, shkruan bbc.

Në natën mes 27 dhe 28 shtator 2023, Carruthers dhe Graham udhëtuan 30 milje nga Cumbria në Northumberland gjatë një stuhie, ku përdorën një motor sharrë për të prerë pemën në më pak se tre minuta.

Ata filmuan aktin dhe i dërguan mesazhe njëri-tjetrit duke u krenuar për vëmendjen që po merrnin. Një pjesë e trungut u mor si trofe dhe nuk është gjetur ende.

Pema e Sycamore Gap ishte njĂ« simbol i njohur i AnglisĂ« veriore dhe ishte shfaqur nĂ« filmin “Robin Hood: Prince of Thieves” (1991).

Ajo kishte një vlerë të pasur kulturore dhe emocionale për shumë njerëz. Kur pema u prish, ajo shkaktoi një reagim të fortë publik, duke përfshirë trishtim dhe zemërim.

GjykatĂ«sja Christina Lambert e cilĂ«soi aktin si njĂ« shfaqje tĂ« “triumfit tĂ« kotĂ«sisĂ«â€ dhe theksoi se veprimi ishte i planifikuar dhe i qĂ«llimshĂ«m.

Pema nuk mund tĂ« zĂ«vendĂ«sohet, por ka shenja jete tĂ« reja nĂ« trungun e saj tĂ« mbetur. National Trust, organizata qĂ« kujdeset pĂ«r trashĂ«giminĂ« natyrore tĂ« BritanisĂ«, ka mbledhur 49 fidanĂ« nga pema pĂ«r t’i shpĂ«rndarĂ« nĂ« organizata dhe institucione tĂ« ndryshme.

Ky akt ka nxitur një diskutim më të gjerë për mbrojtjen e pemëve historike dhe nevojën për legjislacion më të fortë për ruajtjen e trashëgimisë natyrore. /Telegrafi/

The post Prenë pemën ikonë në Britani, dënohen me burg dy burra appeared first on Telegrafi.

Trump vendos t’i shesĂ« armĂ« UkrainĂ«s, kongresistja republikane: PĂ«r kĂ«tĂ« nuk e morĂ«m votĂ«n, jam tejet e zhgĂ«njyer

15 July 2025 at 22:58

ParalajmĂ«rimi i presidentit amerikan, Donald Trump se do t’i shesĂ« UkrainĂ«s armĂ« amerikane pĂ«rmes NATO-s ka shkaktuar reagime tĂ« ashpra brenda vetĂ« kampit tĂ« tij politik.

Disa figura tĂ« shquara tĂ« lĂ«vizjes “Ta bĂ«jmĂ« AmerikĂ«n sĂ«rish madhĂ«shtore” (MAGA), pĂ«rfshirĂ« kongresisten republikane, Marjorie Taylor Greene dhe ish-kĂ«shilltarin e Trumpit, Steve Bannon, e kanĂ« dĂ«nuar kĂ«tĂ« veprim si tradhti ndaj njĂ« prej premtimeve kyçe tĂ« fushatĂ«s – pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« fund pĂ«rfshirjes sĂ« SHBA-sĂ« nĂ« luftĂ«ra tĂ« huaja.

Trump, kujtojmĂ«, dje njoftoi se do t’i dĂ«rgojĂ« armĂ« UkrainĂ«s me kusht qĂ« furnizimet tĂ« paguhen nga vendet evropiane. Ai gjithashtu i ka kĂ«rcĂ«nuar RusisĂ« me tarifa tĂ« reja, shumĂ« tĂ« larta, nĂ«se nuk arrihet njĂ« marrĂ«veshje pĂ«r pĂ«rfundimin e luftĂ«s brenda 50 ditĂ«sh.

Marjorie Taylor Greene, kongresiste nga Georgia dhe një nga aleatet më besnike të Trumpit në Kongres, paralajmëroi se vendimi i presidentit bie ndesh me vlerat që përfaqësuesit e MAGA kanë promovuar gjatë fushatës, raporton bbc.

“Nuk Ă«shtĂ« vetĂ«m çështja e UkrainĂ«s, por e tĂ« gjitha luftĂ«rave tĂ« huaja dhe ndihmĂ«s sĂ« tepĂ«rt ndĂ«rkombĂ«tare”, tha Greene pĂ«r New York Times, duke shtuar se “kjo ishte njĂ« pikĂ« themelore e fushatĂ«s sonĂ«. E kam thĂ«nĂ« qartĂ« nĂ« distriktin tim. NjerĂ«zit votuan pĂ«r kĂ«tĂ«. Dhe mendoj se nuk duhet tĂ« heqim dorĂ« nga ky qĂ«ndrim”.

The same Republicans in the Rules Committee, who blocked the release of the Epstein files last night, also blocked my amendment to transfer munitions to Ukraine – a NON-NATO member nation.

MAGA delivered the majority to Republicans and voted for no more U.S. involvement in
 pic.twitter.com/G8cJBZvxWh

— Rep. Marjorie Taylor GreeneđŸ‡ș🇾 (@RepMTG) July 15, 2025

Trump theksoi se armĂ«t nuk do tĂ« dhurohen, por do tĂ« shiten “nuk po i blejmĂ« ne, do t’i prodhojmĂ« dhe ata do t’i paguajnĂ«â€, tha dje presidenti amerikan.

MegjithatĂ«, Greene, e cila rrallĂ« e kritikon publikisht Trumpin, shprehu dyshime se taksapaguesit amerikanĂ« do tĂ« shpĂ«tojnĂ« nga kostot. NĂ« njĂ« postim nĂ« rrjete sociale, ajo sulmoi “marrĂ«veshjet qĂ« bĂ«hen pas dyerve tĂ« mbyllura nĂ«pĂ«rmjet NATO-s”.

“Pa asnjĂ« dyshim, po pĂ«rdoren paratĂ« e taksapaguesve amerikanĂ«â€, tha Greene nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n intervistĂ« pĂ«r New York Times, duke shtuar se shpenzimet indirekte – si misionet amerikane pĂ«r trajnime apo kontributet e tjera nĂ« NATO – gjithashtu mund tĂ« konsiderohen si pĂ«rfshirje.

“NĂ« çdo tubim kam thĂ«nĂ« qartĂ«: asnjĂ« dollar mĂ« shumĂ« pĂ«r UkrainĂ«n. Ne duam paqe. Duam vetĂ«m qĂ« ata njerĂ«z tĂ« jetojnĂ« nĂ« paqe”, deklaroi Greene, dhe shtoi se “dhe e dini çfarĂ«? NjerĂ«zit ende duan kĂ«tĂ«â€.

NĂ« njĂ« intervistĂ« pĂ«r BBC tĂ« publikuar sot, menjĂ«herĂ« pas takimit me Sekretarin e PĂ«rgjithshĂ«m tĂ« NATO-s, Mark Rutte, nĂ« ShtĂ«pinĂ« e BardhĂ«, Trump deklaroi se Aleanca “tani po paguan faturat e veta”.

Ai shprehu mbĂ«shtetje pĂ«r parimin bazĂ« tĂ« mbrojtjes sĂ« pĂ«rbashkĂ«t, por gjithashtu tregoi zhgĂ«njim me sjelljen e presidentit rus, Vladimir Putin “jam i zhgĂ«njyer, por ende nuk kam hequr dorĂ« prej tij”.

Trump shtoi se në katër raste kishte menduar se një marrëveshje paqeje me Moskën ishte afër, por çdo herë pa rezultat. /Telegrafi/

 

The post Trump vendos t’i shesĂ« armĂ« UkrainĂ«s, kongresistja republikane: PĂ«r kĂ«tĂ« nuk e morĂ«m votĂ«n, jam tejet e zhgĂ«njyer appeared first on Telegrafi.

Një dron goditi ndërtesën e gjykatës së rajonit rus të Belgorodit

15 July 2025 at 20:45

Sipas raportimeve paraprake nga vendi i ngjarjes, një dron ka goditur ndërtesën e gjykatës në rajonin e Belgorodit, duke shkaktuar një shpërthim dhe tym të dendur.

Fatmirësisht, deri tani nuk ka njoftime për viktima apo të lënduar, por situata vazhdon të monitorohet nga shërbimet e emergjencës që kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje për të siguruar sigurinë dhe për të vlerësuar dëmet.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkakun e incidentit dhe për të kuptuar nëse goditja ka qenë aksidentale apo e qëllimshme.

đŸ’„ A drone struck a district court building in Belgorod

According to preliminary reports, a drone hit the building, causing an explosion and smoke. There is no information on casualties yet. Emergency services are on site.

The real question is — will they put the drone on trial
 pic.twitter.com/UvtXZeg9Sh

— NEXTA (@nexta_tv) July 15, 2025

Megjithatë, në mes të gjithë kësaj situate, një pyetje e habitshme po qarkullon në media dhe në rrjetet sociale: A do të mbahet një gjyq për dronin?

Kjo pyetje ngjall një dozë ironie, pasi është e qartë se një dron nuk mund të përgjigjet ligjërisht, por ajo nënkupton sa absurde mund të bëhen situatat kur përdorimi i teknologjisë përfshihet në ngjarje të tilla.

Dhe pĂ«r mĂ« tepĂ«r, ndĂ«rsa incidenti Ă«shtĂ« serioz, shumĂ« e pĂ«rshkruajnĂ« atĂ« jo si njĂ« akt terrorizmi, por mĂ« tepĂ«r si njĂ« “apel tĂ« shpejtĂ« pĂ«r drejtĂ«si” nĂ« Rusi — njĂ« mĂ«nyrĂ« ironike pĂ«r tĂ« komentuar tensionet dhe gjendjen e drejtĂ«sisĂ« nĂ« vend. /Telegrafi/

The post Një dron goditi ndërtesën e gjykatës së rajonit rus të Belgorodit appeared first on Telegrafi.

Kompania e Mira Muratit për inteligjencë artificiale vlen 12 miliardë dollarë

15 July 2025 at 20:19

“Thinking Machines Lab” e Mira Muratit arrin njĂ« vlerĂ«sim prej 12 miliardĂ« dollarĂ«sh nĂ« raundin e financimit fillestar (seed).

Mira Murati, ish-CTO e OpenAI, ka ngritur njĂ« ‘start-up’ tĂ« ri nĂ« fushĂ«n e inteligjencĂ«s artificiale, Thinking Machines Lab, i cili mbylli sĂ« fundmi njĂ« raund tĂ« madh financimi “pre-seed”.

Kompania arriti të tërheqë dy miliardë dollarë investime, duke e vlerësuar atë në 12 miliardë dollarë pas investimit, shkruan techcrunch.

Këto fonde erdhën nga investitorë të rëndësishëm, përfshirë gjigandë në fushën e mikroçipave si Nvidia dhe AMD, si dhe kompani si Andreessen Horowitz, Accel, dhe Jane Street, ky i fundit i njohur për vendosjet e tij në fintech dhe inteligjencë artificiale.

Murati po planifikon që brenda disa muajve të prezantojë produktin e parë, i cili do të përfshijë një komponent open-source, për të mbështetur kërkimin akademik dhe zhvilluesit që kërkojnë të krijojnë modele të përshtatura.

Qendra e kompanisĂ« Ă«shtĂ« nĂ« San Francisco, dhe ajo fokusohet nĂ« zhvillimin e AI shumĂ«-modal qĂ« ndĂ«rvepron me njerĂ«zit nĂ« njĂ« mĂ«nyrĂ« natyrale – pĂ«rmes bisedĂ«s, pamjes dhe bashkĂ«punimit tĂ« pĂ«rbashkĂ«t.

Murati, 36 vjeçe, ka ndërtuar një ekip të fuqishëm duke përfshirë ish-punonjës nga OpenAI, Google, Meta dhe Mistral.

GjatĂ« karrierĂ«s sĂ« saj nĂ« OpenAI, ajo kontribuoi nĂ« zhvillimin e produkteve si ChatGPT, DALL‑E, dhe modaliteti i zĂ«rit. Ajo gjithashtu shĂ«rbeu pĂ«rkohĂ«sisht si CEO gjatĂ« trazirave tĂ« brendshme nĂ« fund tĂ« vitit 2023. /Telegrafi/

The post Kompania e Mira Muratit për inteligjencë artificiale vlen 12 miliardë dollarë appeared first on Telegrafi.

❌
❌