Totalisht e shkëputur nga realiteti. Ministrja e Jashtme në detyrë e Kosovës, Donika Gërvalla, deklaron se vendi po forcon pozitat e saj globale me plot dy njohje të reja, ate të Kenias dhe Sudanit.
“Gjatë këtij viti kemi arritur edhe dy njohje të reja të shtetësisë së Kosovës duke forcuar pozicionin ndërkombëtar. Kemi siguruar anëtarësimin në një numër të konsiderueshëm të organizatave ndërkombëtare duke zgjeruar hapësirën ku Kosova është e pranishme dhe aktive.”
Këto deklarata të çuditshme por jo të pazakonta për të, ministrja e Kurtit i beri nga edicioni i tetë i Konferencës së Ambasadorëve, pa u ndalur aspak te sanksionet e BE-së, bllokimin e agjendës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës, asnjë hap përpara në dialog me Serbinë dhe asnjë shenjë për një proces të denjë integrimi për vendin në Bashkimin Europian.
Ashtu si ministrja e e tij, edhe Albin Kurti ka patur si kryefjalë në qëndrimin e tij Serbinë.
Kjo e fundit duket se është “komardarja shpetuese” e Kurtit sa herë që vendi jeton në ngërçe politike që së fundmi i ka vjedhur qytetarëve të Kosovës më shumë se 7 muaj, kohë e cila tani duhet të ishin përkthyer në rezultate.
Për Kurtin sigurisht që ka një fajtor dhe ajo është Serbia.
“Përpjekjet e Serbisë për të minuar sovranitetin dhe integritetin territorial të shtetit tonë vazhdojnë të paraqesin kërcënim ndaj sigurisë sonë kombëtare. Serbia “në bashkëpunim të ngushtë me Federatën Ruse”, shpenzon miliona euro për lobim dhe shpërndarjen “sistematike të mesazheve të rreme kundër Kosovës” nëpër botë.|
Ky organizim, nga ku politika e lartë në Kosovë foli për suksese ishte një takim me përfaqësuesit diplomatikë (të cilët Kurti i përdor edhe për të shoqëruar votat e diasporës ) me qëllim përmbledhjen e punës së bërë, vlerësimin e rezultateve dhe përcaktimin e hapave për vitin e ardhshëm, dhe në fakt puna e bërë flet vetë…./abcnews.al