Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Ekskluzive: Aksion i Policisë në Prizren – Kontrollohen disa kafiteri në “Abi Çarshia”

15 June 2025 at 00:38

Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se një aksion i befasishëm i Policisë është duke u zhvilluar gjatë natës në disa kafiteri në zonën e njohur të “Abi Çarshisë” në Prizren.

Sipas burimeve të Sinjalit, aksioni ka nisur pak para mesnatës dhe ka përfshirë kontrolle të imtësishme në disa lokale të frekuentuara nga të rinjtë. Njësitet policore, përfshirë ato të rendit dhe hetimeve, kanë bastisur hapësirat e brendshme të kafiterive dhe kanë ndërmarrë veprime operative në terren.

Lokalet që janë bastistur deri në momentin e publikimit të lajmit janë: Ponte, Che BAR, Barbon e të tjera.

Nuk dihet ende nëse ka persona të ndaluar apo materiale të konfiskuara, ndërsa operacioni thuhet se është pjesë e një fushate për shtimin e sigurisë publike dhe parandalimin e veprimtarive të jashtëligjshme.

Gazeta Sinjali është në kontakt me burime zyrtare dhe jozyrtare dhe do t’ju informojë me detaje të reja sapo të konfirmohen.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive: Aksion i Policisë në Prizren – Kontrollohen disa kafiteri në “Abi Çarshia” appeared first on Sinjali.

PDK cakton datën për Konventën Zgjedhore – Memli Krasniqi kandidati i vetëm për kryetar

14 June 2025 at 15:21

Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë Konventën Zgjedhore më 21 qershor, ku pritet të zgjidhet kryetari i ri i partisë. Këtë e ka bërë të ditur Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, në një konferencë për media të mbajtur të enjten.

Sipas saj, Memli Krasniqi do të jetë kandidati i vetëm për postin e kryetarit të partisë, të cilin aktualisht e mban që nga viti 2021.

“Nën udhëheqjen e Kryetarit Memli Krasniqi, katër vitet e fundit kanë qenë vite të punës, reformës dhe ringritjes për PDK-në. Ne kemi shënuar fitore të rëndësishme në zgjedhjet lokale, kemi rritur ndjeshëm mbështetjen qytetare në zgjedhjet e 9 shkurtit dhe kemi bërë hapa të mëdhenj drejt ndërkombëtarizimit të partisë sonë,” ka deklaruar Çitaku.

Ajo theksoi se kandidatura e vetme e Krasniqit dëshmon për mbështetjen dhe besimin që ai gëzon brenda partisë.

“Partia Demokratike e Kosovës është parti me përvojë shtetformuese, me histori ndërtuese, dhe me kapacitet për të udhëhequr Kosovën drejt kapitullit të ardhshëm të zhvillimit dhe integrimit euroatlantik. Ndaj, me këtë Konventë, ne nuk po zgjedhim vetëm drejtimin e partisë, por po përgatitemi për drejtimin e vendit”, tha ajo.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post PDK cakton datën për Konventën Zgjedhore – Memli Krasniqi kandidati i vetëm për kryetar appeared first on Sinjali.

Gjesti “çmend” New York-un, edhe roja e sigurisë nuk i reziston ritmit – video bëhet virale

14 June 2025 at 15:12

Artisti i njohur shqiptar, Gjesti, dhuroi një koncert spektakolar të premten në New York, duke elektrizuar publikun me një performancë plot energji dhe emocion.

Në një atmosferë të zjarrtë, përplot adhurues të tij, këngëtari interpretoi hitet më të njohura, ndërsa publiku këndoi në kor çdo varg.

Por, një moment i veçantë e bëri koncertin edhe më të paharrueshëm – dhe u bë viral në rrjetet sociale. Gjatë interpretimit të këngës së shumëpëlqyer “Veshu Ndreq”, Gjesti iu afrua njërit prej pjesëtarëve të sigurisë, i cili në fillim qëndronte i palëvizur.

Pas pak çastesh, roja u pa duke tundur kokën në ritmin e muzikës dhe më pas u dorëzua përballë atmosferës elektrizuese, duke lëvizur në sinkron me këngën.

Ky reagim spontan i tij u regjistrua nga ndjekësit dhe u publikua në faqen zyrtare të fansave të Gjestit në Instagram, ku mori vëmendje të madhe dhe mijëra pëlqime.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Gjesti “çmend” New York-un, edhe roja e sigurisë nuk i reziston ritmit – video bëhet virale appeared first on Sinjali.

Numri i viktimave nga rrëzimi i avionit në Indi rritet në 270, teksa kërkimet vazhdojnë

14 June 2025 at 15:10

Ekipe shpëtimi i kanë vazhduar kërkimet në vendin e njërës prej fatkeqësive më të mëdha ajrore në Indi për të tretën ditë radhazi, pasi avioni i kompanisë Air India u rrëzua dhe la të vdekur të paktën 270 njerëz në shtetin Gujarat, thanë zyrtarët të shtunën.

Avioni Boeing 787 – që po fluturonte për në Londër – e goditi një konvikt të një kolegji mjekësor në një zonë banimi në qytetin veriperëndimor të Ahmedabadit, pak minuta pasi u ngrit në ajër të enjten, duke i vrarë 241 njerëz në bord dhe të paktën 29 të tjerë në tokë.

Një udhëtar mbijetoi.

Ekipet, që punuan deri në orët e vona të premten, gjetën të paktën edhe 25 trupa nën rrënoja, sipas zyrtarëve.

Mjeku Dhaval Gameti nga Spitali Civil në Ahmedabad i tha Associated Press se spitali i ka pranuar 270 trupa, duke shtuar se pasagjeri i vetëm që mbijetoi është ende nën vëzhgim për shkak të plagëve që ka marrë.

“Ai po përmirësohet shpejt dhe pritet të dalë nga spitali së shpejti”, tha Gameti të shtunën.

Qindra të afërm të viktimave kanë dhënë mostra ADN-je në spital. Shumica e trupave ishin të djegur ose të gjymtuar, duke e bërë pothuajse të pamundur identifikimin e tyre.

Disa të afërm shprehën zhgënjim të shtunën për vonesat në identifikimin e viktimave. Autoritetet thanë se zakonisht nevojiten deri në 72 orë për ta përfunduar përputhjen e ADN-së dhe se po përshpejtojnë procedurat.

“Ku janë fëmijët e mi? A i keni gjetur?” pyeti Rafiq Abdullah, reja dhe dy nipërit e të cilit ndodheshin në avion. “Do të më duhet të bëj pyetje. Qeveria nuk po jep përgjigje”.

Një i afërm tjetër kërkoi me ngulm nga stafi i spitalit kur do t’iu dorëzohej trupi i familjarit për ceremoninë mortore.

“Na jepni trupin”, kërkoi ai.

Përveç hetimeve zyrtare, Qeveria indiane tha se ka formuar një komitet të nivelit të lartë dhe me përbërje shumëdisiplinore për të shqyrtuar shkaqet që çuan në rrëzimin e avionit.

Komiteti do të fokusohet në hartimin e procedurave për të parandaluar dhe përballuar emergjencat ajrore në të ardhmen dhe “nuk do të zëvendësojë hetimet e tjera që po kryhen nga organizatat përkatëse”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Aviacionit Civil, raporton REL.

Hetuesit të premten gjetën regjistruesin digjital të të dhënave të fluturimit të avionit, ose të ashtuquajturën “kuti e zezë”, e cila u gjet mbi një çati pranë vendit të aksidentit dhe pritet të ndihmojë për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Byroja Indiane për Hetimin e Aksidenteve Ajrore tha se ka nisur punën me “fuqi të plotë” për të nxjerrë të dhënat.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Numri i viktimave nga rrëzimi i avionit në Indi rritet në 270, teksa kërkimet vazhdojnë appeared first on Sinjali.

KFOR-i realizon stërvitje ajrore me helikopterë në kufirin me Serbinë

14 June 2025 at 15:05

Ushtarë të aviacionit amerikan, të caktuar në Komandën Rajonale Lindje të KFOR-it, kanë realizuar një futje ajrore të trupave këmbësore amerikane në mbështetje të një patrullimi të pavarur në veri të Kosovës, përgjatë kufirit me Serbinë.

KFOR-i ka theksuar se ky stërvitje është jetike për ruajtjen e gatishmërisë dhe bashkëveprimit efektiv ndërmjet njësive të ndryshme, si dhe për të garantuar efektshmërinë e operacioneve të tij në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit të Kosovës.

Ky lloj patrullimi ka për qëllim krijimin e një mjedisi të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.

Në një deklaratë, KFOR-i ka përsëritur angazhimin e tij në mbështetje të misionit të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e cila daton nga viti 1999.

Ky angazhim synon sigurimin e një ambienti të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët dhe komunitetet në Kosovë, duke garantuar lirinë e lëvizjes në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

Po ashtu, KFOR-i bashkëpunon ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Europian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), për të mbajtur sigurinë dhe stabilitetin në përputhje me rolet dhe përgjegjësitë e secilit aktor.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post KFOR-i realizon stërvitje ajrore me helikopterë në kufirin me Serbinë appeared first on Sinjali.

Dialogu Kosovë-Serbi, Hill: Po bllokohet për çështje që janë më shumë “propagandistike” sesa reale

14 June 2025 at 14:55

Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, ka theksuar se Kosova duhet të përmbushë angazhimet e saj në procesin e dialogut dhe të formojë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

Hill ka shprehur shqetësimin për pengesat që po e vonojnë këtë proces.

Ai ka thënë se është zhgënjyese që përpjekjet për të arritur një marrëveshje për Asociacionin po bllokohen nga çështje që, sipas tij, janë më shumë “propagandistike sesa reale,” duke përmendur debatet rreth nënshkrimeve të marrëveshjeve dhe detajeve të tjera të natyrës administrative.

“Ne duhet ta shohim atë marrëveshje të realizuar plotësisht dhe pjesë e saj është edhe ideja që serbëve në veri të Mitrovicës t’u garantohet një autonomi e kufizuar. Bëhet fjalë për një asociacion që merret me çështje si arsimi dhe spitalet, pra tema të kësaj natyre,” ka shtuar Hill për REL-in.

Në lidhje me sfidat territoriale, Hill ka theksuar se Serbia nuk është duke sfiduar territorin e Kosovës, duke e orientuar diskutimin nga fokusimi tek toka, në një diskutim më të thellë mbi të drejtat e njerëzve në Ballkan.

“Problemi i vërtetë në Ballkan, që njerëzit duhet ta kuptojnë, nuk është toka – janë njerëzit,” ka theksuar ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Dialogu Kosovë-Serbi, Hill: Po bllokohet për çështje që janë më shumë “propagandistike” sesa reale appeared first on Sinjali.

Serbia thotë se Kosova ka ndaluar tre pjesëtarë të MPB-së serbe dhe një ish-polic

14 June 2025 at 14:52

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, të shtunën ka akuzuar autoritetet në Prishtinë për ndalimin e tre pjesëtarëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë dhe një ish-polic në pikat kufitare, me urdhër të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Petkoviq ka theksuar se këto ndalime janë bërë pa asnjë bazë ligjore dhe përbëjnë hakmarrje politike ndaj serbëve.

Sipas Petkoviqit, të ndaluarit dhe familjet e tyre kanë jetuar për një periudhë të gjatë në Kosovë dhe kanë ushtuar detyrat e tyre në njësitë policore të Serbisë.

Aktualisht, ata janë në paraburgim, ndërsa Zyra për Kosovën do t’u ofrojë ndihmë juridike dhe do të njoftojë përfaqësuesit ndërkombëtarë, përfshirë ndërmjetësin në dialog, Peter Sorensen, për këtë veprim të paligjshëm.

Në njoftimin e Zyrës për Kosovën, janë përmendur inicialet e të ndaluarve dhe pikat kufitare ku janë ndaluar: N.V. (26, Bërnjak), M.M. (28, Jarinje), A.M. (36, Dheu i Bardhë), dhe M.S. (53, Bërnjak), i cili është polic në pension.

Petkoviqi gjithashtu ka akuzuar Kurtin për shtypje politike, duke përmendur ngritjen e aktakuzës ndaj deputetit të Listës Serbe, Slavko Simiq, që sipas tij përbën një përpjekje për kriminalizimin e përfaqësuesve të interesave serbe dhe pengimin e Listës Serbe.

Ai theksoi se veprimet e tilla janë duke rritur tensionet ndëretnike dhe po pengojnë procesin e normalizimit të marrëdhënieve në rajon, duke bërë thirrje për një reagim të qartë dhe të menjëhershëm nga komuniteti ndërkombëtar ndaj këtyre ndalimeve dhe përndjekjes së serbëve.

Ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, ka njoftuar gjithashtu se shtetësia e Kosovës i është hequr Nikola Vujoviqit, pasi ai ka shërbyer si pjesëtar i forcave policore të Serbisë dhe ka rrezikuar sigurinë kombëtare.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Serbia thotë se Kosova ka ndaluar tre pjesëtarë të MPB-së serbe dhe një ish-polic appeared first on Sinjali.

Sulmet Izrael-Iran, Britania e Madhe: Jemi të alarmuar nga përshkallëzimi i konfliktit

14 June 2025 at 14:40

Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Lammy, ka shprehur shqetësimin e tij për përshkallëzimin e konfliktit midis Izraelit dhe Iranit, duke e cilësuar situatën alarmante.

“Jemi të alarmuar nga përshkallëzimi i situatës në Lindjen e Mesme, ku janë raportuar viktima dhe të plagosur në Izrael. Duhet të ndërmarrim masa urgjente për de-eskalim dhe të parandalojmë më shumë dëm për civilët,” ka deklaruar Lammy në një postim në X.

Ai gjithashtu ka theksuar se ka komunikuar me homologun iranian, Abbas Araghchi, për të inkurajuar qetësinë.

Si pasojë e sulmit me raketa balistike të Iranit ndaj Izraelit, janë raportuar tre civilë të vrarë dhe 70 të tjerë të plagosur.

Nga ana tjetër, autoritetet iraniane ende nuk kanë ofruar një bilanc të saktë të viktimave pas sulmeve ajrore të Izraelit, të cilat goditën objektet e infrastrukturës ushtarake dhe bërthamore të Iranit.

Sipas raportimeve nga mediat britanike, Britania e Madhe nuk ishte e njoftuar paraprakisht nga Izraeli për sulmin që ky i fundit realizoi ndaj Iranit, të cilin e justifikoi si një veprim për të goditur pikat që janë të dyshuara për prodhimin e armëve bërthamore.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Sulmet Izrael-Iran, Britania e Madhe: Jemi të alarmuar nga përshkallëzimi i konfliktit appeared first on Sinjali.

Distria e jashtëzakonshme, kalon në çerekfinale të Kampionatit Botëror

14 June 2025 at 14:33

Distria Krasniqi e ka fituar edhe luftën e dytë në Kampionatin Botëror të xhudos që po mbahet në Budapest të Hungarisë.

Xhudistja pejane ka arritur t’i fitojë dy luftërat e para në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Pasi mposhti kundërshtaren braziliane, Jessica Pereira, në raundin e dytë, Distria ishte superiore edhe ndaj Francine Echevarria të Puerto Ricos.

Edhe këtë ndeshje, kampionia jonë e fitoi me ippon, pasi Echevarria bëri tri gabime.

Me këtë fitore, Distria kalon në çerekfinale, ku do të ndeshet me hungarezen Reka Pupp.

Ndryshe, Akil Gjakova do të ndeshet të dielën, kurse Laura Fazliu do të ndeshet të hënën.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Distria e jashtëzakonshme, kalon në çerekfinale të Kampionatit Botëror appeared first on Sinjali.

Raul Asencio vazhdon kontratën me Real Madridin

14 June 2025 at 13:58

Raul Asencio ka nënshkruar një kontratë të re afatgjatë me Real Madridin, e cila do ta mbajë atë në skuadrën e madhe të Madridit deri në qershor të vitit 2031.

Performancat e tij të shkëlqyera që nga debutimi në nëntor e kanë bërë atë një figurë të dashur për tifozët e Realit, duke shkaktuar krahasime me ish-kapitenin e skuadrës, Sergio Ramos.

Asencio ka regjistruar rreth 42 paraqitje me Real Madridin dhe ka kontribuar me 2 asistime. Në sezonin e tij debutues me ekipin e parë, ai gjithashtu fitoi trofeun e “FIFA International Cup”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Raul Asencio vazhdon kontratën me Real Madridin appeared first on Sinjali.

Big Basta finalisti i tretë në Ferma VIP 2

14 June 2025 at 13:35

Big Basta është zyrtarisht finalisti i tretë i spektaklit “Ferma VIP”, që do të mbahet më 20 qershor.

Ndryshe nga javët e kaluara, këtë herë finalisti nuk u shpall përmes zarfit të famshëm, por përmes një vendimi të veçantë të AGAI-t, i cili kishte zgjedhur që të ishin vetë fermerët ata që do ta zbulonin përmes pishtarit se kush do të shkonte në finale dhe kush do të vazhdonte rrugëtimin.

Pas shpalljes së vendimit, Big Basta tha: “Falenderoj publikun. Falenderoj dhe Anduelin për gjithçka ka dhënë, uroj të jetë ai finalisti i radhës.”.

Luana, prezantuesja e spektaklit, e përshëndeti me fjalët: “Urime Big Basta. Anduel, ti vazhdon rrugëtimin.”.

Ndërsa Andueli, që nuk arriti të kualifikohej për finale, reagoi me maturi dhe sportivitet:“Unë pak a shumë e prisja që Big Basta do të jetë ai që do të vazhdojë, duke marrë parasysh atë që ai bën. Unë i uroj suksese, unë do të vazhdoj rrugëtimin, do të mbaj kokën lart. Do ju lutesha të vazhdoni të më mbështesni.”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Big Basta finalisti i tretë në Ferma VIP 2 appeared first on Sinjali.

Ish-kryediplomati shqiptar, Paskal Milo: Çështja e Kosovës unifikoi faktorin shqiptar

14 June 2025 at 13:32

Ish-Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Paskal Milo, ka theksuar rëndësinë historike të kontributit të Shqipërisë për Kosovën, duke e cilësuar këtë periudhë si një nga momentet më të ndritura të diplomacisë kombëtare.

Milo theksoi se viti 1912 shënon kontributin më të madh diplomatik që çdo qeveri shqiptare ka dhënë për kombin shqiptar.

Ai theksoi se diplomacia dhe qeveria shqiptare e asaj kohe shkruan një kapitull të ndritur në historinë moderne të Shqipërisë.

Milo theksoi gjithashtu padrejtësinë historike të Konferencës së Londrës, e cila la Kosovën jashtë kufijve të Shqipërisë, duke shtuar se kjo padrejtësi po korrigjohej përfundimisht.

“Kontributi i qeverisë shqiptare në atë kohë ka qenë i jashtëzakonshëm,” deklaroi ai.

Ai theksoi se Shqipëria arriti të krijonte një partneritet të fortë dhe të besueshëm me SHBA-në dhe vendet e NATO-s, falë vendimmarrjes efikase të të gjitha strukturave shtetërore shqiptare.

“Në atë kohë kemi qenë pjesë aktive e vendimmarrjes,” shtoi ai.

Një nga pikat kyçe të theksuara nga Paskal Milo ishte se “çështja e Kosovës e unifikoi faktorin shqiptar.”

Ky unitet kombëtar luajti një rol thelbësor në trajtimin e çështjes së Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe në forcimin e pozicionit të Shqipërisë si një partner i besueshëm.

Kjo pasqyrë historike e Milos ofron një kuptim të thellë mbi rëndësinë e bashkimit dhe diplomacisë në momentet kritike të historisë kombëtare të Shqipërisë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ish-kryediplomati shqiptar, Paskal Milo: Çështja e Kosovës unifikoi faktorin shqiptar appeared first on Sinjali.

KRU Prishtina fillon shpërndarjen e ujit me autobot në zonat e prekura, për shkak të turbullirës në ujë

14 June 2025 at 13:30

Kompania Rajonale e Ujësjellësit Prishtina ka njoftuar se ka filluar shpërndarjen e ujit për pije me autobot në zonat e prekura, derisa situata të stabilizohet. Autoboti do të vendoset pranë SHFMU “Mihail Grameno” në Fushë Kosovë.

Në një njoftim të mëhershëm, KRU Prishtina informoi se është e detyruar të ndërpresë punën në fabrikën e Shkabajt, e cila furnizon me ujë Fushë Kosovën, Obiliqin, Drenasin dhe lagjen Kalabria në Prishtinë.

Kjo masë ka ardhur si rezultat i punimeve teknike në kanalin e Ibër-Lepencit, të cilat kanë sjellë një nivel të lartë turbullie në ujë, duke bërë të pamundur trajtimin e tij për pije, sipas standardeve dhe teknologjisë që përdor kompania.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post KRU Prishtina fillon shpërndarjen e ujit me autobot në zonat e prekura, për shkak të turbullirës në ujë appeared first on Sinjali.

Sulmet izraelite në Gazë vrasin të paktën 16 palestinezë

14 June 2025 at 13:28

Të paktën 16 palestinezë janë vranë nga sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës gjatë natës dhe në orët e para të së shtunës, sipas zyrtarëve lokalë shëndetësorë.

Lufta 20-mujore e ushtrisë izraelite me Hamasin – grupin e shpallur terrorist nga SHBA dhe BE – ka vazhduar, pavarësisht se Izraeli e ka hapur një front të ri lufte me Iranin.

Njëmbëdhjetë palestinezë të tjerë u vranë gjatë natës pranë pikave të shpërndarjes së ushqimit – i cili po shpërndahet nga një grup humanitar i mbështetur nga Izraeli dhe SHBA-të – në një tjetër rast të shtënash pothuajse të përditshme pranë këtyre zonave që janë hapur muajin e kaluar.

Dëshmitarët palestinezë thonë se forcat izraelite kanë qëlluar mbi turmën e njerëzve, por ushtria izraelite pohon se ka qëlluar vetëm në ajër si paralajmërim pranë njerëzve që i përshkruan si të dyshuar që i janë afruar forcave të saj.

Këto pika për shpërndarjen e ndihmave ndodhen në zona ushtarake ku qasja e mediave të pavarura është e ndaluar.

Fondacioni Humanitar i Gazës (GHF), një kontraktor privat që udhëheq këto pika, njoftoi se ato janë mbyllur të shtunën. Por, dëshmitarët thanë se mijëra vetë ishin mbledhur aty gjithsesi, të dëshpëruar për ushqim, pasi bllokada izraelite dhe fushata ushtarake kanë çuar territorin në prag të zisë së madhe të bukës.

Spitali al-Aëda tha se i ka pranuar tetë trupa dhe të paktën 125 të plagosur nga një incident me të shtëna pranë një pike të GHF-së në Gazën qendrore.

Mohamed Abu Hussein, një banor i kampit të refugjatëve Bureij, tha se forcat izraelite hapën zjarr ndaj turmës rreth një kilometër nga pika e shpërndarjes së ushqimit. Ai tha se pa disa njerëz duke u rrëzuar në tokë, ndërsa mijëra të tjerë iknin me vrap.

Në qytetin jugor Han Junis, Spitali Nasser raportoi se ka pranuar 16 të vdekur, përfshirë pesë gra, nga disa sulme izraelite të premten vonë dhe të shtunën herët në mëngjes. Tre burra të tjerë u vranë pranë dy pikave të ndihmës së GHF në qytetin jugor Rafah, i cili tashmë është kryesisht një zonë ushtarake e pabanuar.

Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara thonë se sistemi i ri synon të zëvendësojë rrjetin e drejtuar nga OKB-ja që ka shpërndarë ndihma në Gazë gjatë 20 muajve të luftës. Ata akuzojnë Hamasin se ka përvetësuar ndihmat dhe i ka rishitur për të financuar aktivitetet e tij militante, raporton REL.

Zyrtarët e OKB-së mohojnë se Hamasi ka përvetësuar ndihma në mënyrë të konsiderueshme dhe thonë se sistemi i ri nuk arrin të përmbushë nevojat gjithnjë në rritje.

Ata theksojnë se ky sistem i ka dhënë karakter ushtarak ndihmës duke ia mundësuar Izraelit të vendosë se kush ka qasje në ndihma dhe duke i detyruar palestinezët të udhëtojnë në distanca të gjata ose të zhvendosen sërish pas shumë valëve të zhvendosjes.

Lufta në Gazë filloi kur militantë të udhëhequr nga Hamasi sulmuan Izraelin jugor, duke vrarë 1.200 njerëz dhe duke marrë rreth 250 pengje. Izraeli thotë se 58 pengje mbeten në Gazë, megjithëse besohet se rreth 35 prej tyre janë të vdekur.

Prej atëherë, lufta e Izraelit i ka vrarë më shumë se 55.000 njerëz në Gazë, shumë prej tyre gra dhe fëmijë, sipas zyrtarëve shëndetësorë palestinezë.

Fushata ushtarake ka shkatërruar zona të gjera të Gazës dhe ka zhvendosur 90% të popullsisë prej rreth 2 milionë palestinezësh, duke i lënë ata pothuajse plotësisht të varur nga ndihma ndërkombëtare.

Lufta ka përfshirë edhe Iranin dhe aleatët e tij në rajon, duke ndezur një zinxhir ngjarjesh që çuan në sulmet e mëdha izraelite mbi objektet bërthamore dhe ushtarake të Iranit të premten.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Sulmet izraelite në Gazë vrasin të paktën 16 palestinezë appeared first on Sinjali.

Sulmet ajrore izraelite vrasin nëntë shkencëtarë kryesorë të programit bërthamor iranian

14 June 2025 at 12:59

Ushtria izraelite ka deklaruar të shtunën se sulmet ajrore ndaj objekteve bërthamore të Iranit, të realizuara një ditë më parë, kanë çuar në vrasjen e nëntë shkencëtarëve kryesorë të programit bërthamor iranian.

“Gjatë sulmit të Forcave Ajrore të Izraelit, në kuadër të operacionit ‘Zgjimi i Luanit’, janë eliminuar nëntë shkencëtarë dhe ekspertë të lartë, të cilët luanin rol kyç në avancimin e programit të armëve bërthamore të regjimit iranian”, thuhet në deklaratën e ushtrisë izraelite, që gjithashtu përmend emrat e të vrarëve.

Shkencëtarët iranianë që Izraeli pretendohet se ka eliminuar janë:

Fereydoon Abbasi, ekspert i inxhinierisë bërthamore

Mohammad Mehdi Tehranchi, ekspert i fizikës

Akbar Motalebi Zadeh, ekspert i inxhinierisë kimike

Saeed Barji, ekspert i inxhinierisë së materialeve

Amir Hassan Fakhahi, ekspert i fizikës

Abd al-Hamid Minoushehr, ekspert i fizikës së reaktorëve

Mansour Asgari, ekspert i fizikës

Ahmad Reza Zolfaghari Daryani, ekspert i inxhinierisë bërthamore

Ali Bakhouei Katirimi, ekspert i mekanikës

Sipas autoriteteve izraelite, eliminimi i këtyre figurave përbën një goditje të rëndësishme për aftësinë e regjimit iranian për të siguruar armë bërthamore.

Përveç sulmeve ndaj objektet bërthamore, Izraeli ka goditur gjithashtu aeroporte iraniane, përfshirë aeroportin kryesor të Teheranit, Mehrabad, dhe atë në qytetin veriperëndimor të Tabrizit, të cilët janë shënjestruar disa herë më parë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Sulmet ajrore izraelite vrasin nëntë shkencëtarë kryesorë të programit bërthamor iranian appeared first on Sinjali.

Pasojat e të nxehtit – Personat me probleme të shëndetit mendor duhet të kenë kujdes

14 June 2025 at 12:51

Tashmë që temperaturat kanë arritur nivelet ekstreme të stinës, kujdes të veçantë, përpos të tjerave kërkon edhe shëndeti mendor.

Gjatë stinës së verës vihet re një rritje e rasteve me probleme të shëndetit mendor ndaj mjekët këshillojnë kujdes të shtuar.

Nga ana tjetër edhe rastet ekstreme të vetëvrasjeve, sidomos tek të rinjtë kanë njohur rritje ndërsa shkaqet shfaqen komplekse, raporton TCH.

Pozitiv mbetet fakti që vitet e fundit është rritur ndërgjegjësimi për problemet e shëndetit mendor dhe paraqitja tek mjeku nuk është më tabu.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Pasojat e të nxehtit – Personat me probleme të shëndetit mendor duhet të kenë kujdes appeared first on Sinjali.

Netanyahu u bën thirrje iranianëve: Ka ardhur koha të ngriheni për lirinë tuaj kundër një regjimi të keq

14 June 2025 at 12:35

Në një deklaratë të drejtpërdrejtë dhe të fuqishme, kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka ftuar popullin iranian të ngrihet kundër regjimit aktual në Teheran, duke e cilësuar atë si “të lig” dhe “shtypës”.

“Ka ardhur koha që ju të bashkoheni rreth flamurit tuaj dhe trashëgimisë suaj historike. Të ngriheni për lirinë tuaj kundër një regjimi të keq dhe shtypës që nuk ka qenë kurrë më i dobët se sot”, u shpreh Netanyahu në mesazhin e tij drejtuar iranianëve.

Ai e cilësoi këtë si një mundësi historike për të kërkuar ndryshim dhe për të sfiduar një sistem që, sipas tij, nuk përfaqëson më vullnetin e qytetarëve të Iranit.

“Unë jam me ju. Populli i Izraelit është me ju”, shtoi kryeministri izraelit, duke dhënë një mesazh të qartë mbështetjeje për ata që ndihen të shtypur nga regjimi.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Netanyahu u bën thirrje iranianëve: Ka ardhur koha të ngriheni për lirinë tuaj kundër një regjimi të keq appeared first on Sinjali.

Osmani takohet me kreun e JICA-s në Tokio: Diskutuam për projekte të ardhshme zhvillimi në Kosovë

14 June 2025 at 12:24

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim të rëndësishëm në Tokio me Tanaka Akihiko, Kryetarin e Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA), raporton Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Osmani bëri të ditur se temë e diskutimit ishin projektet aktuale dhe ato të ardhshme që JICA mbështet në Kosovë, me fokus në zhvillim të qëndrueshëm, infrastrukturë dhe ndërtim të kapaciteteve.

“Kisha kënaqësinë ta takoj Tanaka Akihiko, Kryetarin e Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA) në Tokio. Diskutuam për projektet aktuale dhe ato të ardhshme të zhvillimit të mbështetura nga JICA në Kosovë, me fokus në zhvillim të qëndrueshëm, infrastrukturë dhe ndërtim të kapaciteteve. Kosova e vlerëson thellësisht partneritetin me JICA-n gjatë viteve dhe përkushtimin e palëkundur për të mbështetur rritjen ekonomike dhe progresin e vendit tonë,” shkroi tutje Presidentja.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Osmani takohet me kreun e JICA-s në Tokio: Diskutuam për projekte të ardhshme zhvillimi në Kosovë appeared first on Sinjali.

Përurohet shtatorja e heroit Asllan Fazliu

14 June 2025 at 12:19

Në kuadër të shënimit të Ditës së Çlirimit të Drenasit, është përuruar sot shtatorja e një prej figurave më të lavdishme të luftës për liri – heroit të kombit Asllan Fazliu, i njohur si komandant Luani, raporton Gazeta Sinjali.

Ceremonia u organizua nën patronatin e kryetarit të Komunës, Ramiz Lladrovci, në sheshin “Fehmi dhe Xhevë Lladrovci”, ku morën pjesë përfaqësues të familjeve të dëshmorëve, qytetarë, përfaqësues të institucioneve dhe veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Shtatorja e tij u vendos në sheshin qendror të Drenasit, pranë shtatoreve të tjera të figurave kombëtare, si një simbol përjetësimi për brezat që vijnë dhe dëshmi e respektit ndaj atyre që sakrifikuan gjithçka për Kosovën.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Përurohet shtatorja e heroit Asllan Fazliu appeared first on Sinjali.

Axel Gnapi transferohet te Llapi

14 June 2025 at 11:58

Llapi zyrtarizon përforcimin më të ri në repartin ofensiv, sulmuesin qendror Axel Gnapi. 23-vjeçari nga Franca ka firmosur një kontratë dyvjeçare me klubin, që do ta mbajë atë në Podujevë deri në qershor të vitit 2027.

Gnapi i bashkohet Llapit pas një periudhe gjashtëmujore te FC Prishtina, ku pati mundësinë të debutonte në futbollin kosovar dhe arriti të shënojë dy gola.

Përpara se të transferohej në Kosovë, sulmuesi ka luajtur për disa klube franceze, si Istres FC U19, AS Cannes, RC Grasse, AS Furiani, Racing Besançon dhe ASM Belfort.

“Me tiparet e tij, Gnapi do të forcojë edhe më tej fazën tonë sulmuese dhe pritet të japë kontribut të rëndësishëm në realizimin e objektivave të klubit,” thuhet në njoftimin e klubit nga Podujeva.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Axel Gnapi transferohet te Llapi appeared first on Sinjali.

❌
❌