Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 24 July 2025Main stream

Institucionet publike dhe korrupsioni – si i shohin qytetarët e BE-së?

23 July 2025 at 23:52

Një sondazh i fundit nga Eurobarometri tregon se 69 për qind e qytetarëve të Bashkimit Evropian besojnë se korrupsioni është një problem i përhapur në vendet e tyre, duke reflektuar një shqetësim në rritje për këtë fenomen.

Megjithatë, vetëm 20 për qind e atyre që kanë qenë dëshmitarë ose kanë përjetuar raste korrupsioni kanë bërë denoncim zyrtar, duke nxjerrë në pah një hendek të madh mes perceptimit dhe veprimit konkret ndaj korrupsionit.

Ky sondazh përfaqëson një rritje të lehtë prej një përqindje krahasuar me vitin e kaluar, që tregon se shqetësimi për korrupsionin vazhdon të thellohet në mesin e qytetarëve të Evropës.

Në disa vende, ky problem perceptohet si më i theksuar se në të tjera. Greqia shënon nivelin më të lartë me 97 për qind të të anketuarve që e konsiderojnë korrupsionin të përhapur në shoqërinë e tyre, e ndjekur nga Kroacia me 92 për qind dhe Portugalia me 91 për qind.

Në anën tjetër të spektrit, Finlanda dhe Danimarka raportojnë perceptimin më të ulët të korrupsionit, me vetëm 21 për qind dhe 28 për qind, përkatësisht, duke treguar një situatë më të kontrolluar apo një perceptim më të ulët të këtij fenomeni në këto vende, raporton euronews.

Vendet e Bashkimit Evropian ku ka pasur rritje më të ndjeshme të perceptimit të korrupsionit gjatë vitit 2024 janë Luksemburgu dhe Irlanda, ku është regjistruar një rritje prej 9 dhe 6 për qind, respektivisht.

Kjo tregon se megjithëse disa vende historikisht janë konsideruar më të pastra, shqetësimi për korrupsionin po rritet gjithashtu edhe aty, transmeton Telegrafi.

Në lidhje me qëndrimin ndaj korrupsionit, katër nga pesë evropianë shprehen të vendosur që dhënia e ryshfetit apo dhuratave për të fituar një nder apo shërbim publik është e papranueshme në çdo rast. Kjo tregon një konsensus të gjerë moral kundër praktikave korruptive.

Në këtë kontekst, Portugalia (me 98 për qind), Franca (90 për qind) dhe Spanja (90 për qind) shfaqin përqindjet më të larta të njerëzve që e shohin këtë si krejtësisht të papranueshme.

Për më tepër, mbi 70 për qind e evropianëve e konsiderojnë të papranueshme edhe situatën kur një person pranon një nder në këmbim të një përfitimi, ndërsa rreth 5 për qind shprehen se kjo praktikë është gjithmonë e pranueshme, duke reflektuar një pakicë që ka një qëndrim më tolerues ndaj korrupsionit.

Gjithashtu, rreth 75 për qind e qytetarëve të BE-së shprehen kundër dhënies së dhuratave me qëllim përfitimin e përparësive, duke treguar një vetëdije në rritje për efektet negative të korrupsionit në shoqëri dhe ekonomi.

Një element interesant i sondazhit është edhe dallimi mes moshave: të anketuarit më të moshuar, mbi 55 vjeç, kanë tendencë më të madhe për të konsideruar korrupsionin si të papranueshëm krahasuar me të rinjtë në moshë 15-24 vjeç, gjë që mund të lidhet me ndryshimet në vlerat dhe përvojat e brezave.

Në nivel më specifik, në Bullgari rreth gjysma e të anketuarve identifikojnë policinë si aktorët kryesorë që përfshihen në korrupsion, përfshirë dhënien dhe marrjen e ryshfetit si dhe abuzimin me pushtetin për përfitime personale.

Në Greqi, 61 për qind e njerëzve besojnë se korrupsioni është i përhapur midis zyrtarëve që lëshojnë leje biznesi, ndërsa në Suedi dhe Danimarkë, kompanitë private janë ato që përmenden më shpesh si përfshirëse në praktika korruptive.

Kur flitet për luftën kundër korrupsionit, më shumë se gjysma e evropianëve besojnë se korrupsioni është i përhapur në partitë politike, ndërsa 46 për qind shprehen se edhe politikanët në nivele lokale, rajonale dhe kombëtare nuk janë të përjashtuar nga ky fenomen.

Dy të tretat e qytetarëve mendojnë se rastet e korrupsionit në nivele të larta nuk ndiqen apo ndëshkohen sa duhet në vendet e tyre, duke theksuar një problem serioz të mungesës së llogaridhënies.

Ndërkohë, më shumë se gjysma e të anketuarve nuk kanë besim në efektivitetin e përpjekjeve të qeverive për të luftuar korrupsionin, dhe pothuajse gjysma prej tyre janë skeptikë për mënyrën se si masat kundër korrupsionit zbatohen, duke besuar se shpesh ka mungesë transparence dhe objektiviteti, si dhe mund të ketë interesa të fshehura pas tyre.

Në nivelin e përjetuar të korrupsionit, 5 për qind e evropianëve raportojnë se gjatë 12 muajve të fundit kanë qenë dëshmitarë apo kanë përjetuar personalisht një rast korrupsioni, por vetëm një në pesë prej tyre ka marrë guximin për ta raportuar atë autoriteteve përkatëse.

Problemi i mungesës së njohurive mbi vendet ku mund të raportohen këto raste është i dukshëm, pasi më pak se gjysma e të anketuarve dinë se ku duhet t’i drejtohen një rasti të tillë.

Në fund, dallimet gjinore tregojnë se burrat kanë më shumë gjasa se gratë të njohin personalisht dikë që ka marrë ose jep ryshfet, çka mund të lidhet me faktorë socialë dhe ekonomikë, si dhe me nivelet e ndryshme të përfshirjes në situata të tilla.

Në përgjithësi, rezultatet e këtij sondazhi dëshmojnë se korrupsioni mbetet një sfidë serioze për shoqëritë evropiane dhe kërkon përpjekje më të mëdha për të rritur transparencën, llogaridhënien dhe besimin e qytetarëve ndaj institucioneve publike dhe atyre politike. /Telegrafi/

The post Institucionet publike dhe korrupsioni – si i shohin qytetarët e BE-së? appeared first on Telegrafi.

Si i shohin kompanitë gjermane luftërat e ardhshme – po punojnë edhe me “buburrecat spiunë”

23 July 2025 at 23:24

Vendimi i qeverisë gjermane, e udhëhequr nga kancelari Friedrich Merz, për të rritur ndjeshëm investimet në mbrojtje ka hapur dyert për kompanitë gjermane të industrisë ushtarake për të marrë fonde për zhvillimin e teknologjive të reja.

Këto kompani, të cilat për një kohë të gjatë kanë qenë “viktima” të politikës gjermane të mbrojtjes, që mbështetej në mbrojtjen e SHBA-së, tani po punojnë në projekte të shumta.

Ndër to është edhe “buburreca spiune”, një projekt i kompanisë Swarm Biotactics. Kjo kompani planifikon të krijojë “buburreca kibernetikë” të pajisur me “çanta shpine” të vogla të specializuara, që mundësojnë mbledhjen e të dhënave në kohë reale përmes kamerave.

Stimulimet elektrike do t’u lejonin njerëzve të kontrollojnë në distancë lëvizjen e insekteve. Qëllimi është që këta “agjentë biologjikë” të sigurojnë informacione të inteligjencës në mjedise armiqësore, siç janë të dhënat për pozicionet e armikut, raporton reuters.

“Biorobotët tanë, të bazuar në insekte të gjalla, janë të pajisur me stimulim nervor, sensorë dhe module të sigurta komunikimi. Ata mund të kontrollohen individualisht ose të veprojnë në mënyrë autonome në grupe”, tha drejtori Stefan Wilhelm.

Përveç këtij koncepti interesant, kompanitë gjermane planifikojnë gjithashtu të zhvillojnë robotë të kontrolluar nga inteligjenca artificiale, si dhe nëndetëse të vogla të telekomanduara, ngjashëm me mënyrën si funksionojnë dronët sot.

Disa nga këto kompani më të vogla tani këshillojnë qeverinë krahas kompanive të mëdha të njohura, të ashtuquajturat kompani “kryesore” si Rheinmetall dhe Hensoldt, të cilat kanë më pak nxitje për t’u përqendruar në inovacione, për shkak të porosive afatgjata për sistemet tradicionale.

Projektligji i ri për prokurimet publike, i miratuar të mërkurën nga qeveria e Merzit, synon të ulë pengesat për kompanitë e reja me fonde të kufizuara për të marrë pjesë në tenderë, duke lejuar pagesa paraprake për këto kompani.

Ligji gjithashtu do t’u mundësonte autoriteteve që të kufizojnë tenderët vetëm për ofertuesit brenda Bashkimit Evropian. /Telegrafi/

The post Si i shohin kompanitë gjermane luftërat e ardhshme – po punojnë edhe me “buburrecat spiunë” appeared first on Telegrafi.

Yesterday — 23 July 2025Main stream

Pse Japonia dëshiron oriz nga SHBA-ja?

23 July 2025 at 21:37

Sot është arritur marrëveshja tregtare mes SHBA-së dhe Japonisë.

Si pjesë e kësaj, Japonia ra dakord të rrisë blerjet e orizit me 75 për qind sipas një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë.

Japonia gjithashtu ra dakord të blejë avionë nga SHBA dhe të rrisë shpenzimet për mbrojtje me kompanitë amerikane.

Por, pse Japonia dëshiron oriz nga SHBA?

Orizi konsiderohet një mall thuajse i shenjtë në Japoni, i ngulitur thellë në kulturën, gjuhën dhe traditën e saj. Zakonisht, tregu është mbrojtur kryesisht nga importet përmes tarifave të larta.

Por, çmimet e orizit në Japoni janë dyfishuar që nga viti i kaluar, shkruan skynews.

Tani, me çmimet e orizit vendas kaq të larta, dërgesat nga jashtë janë në rritje.

Ky ushqim bazë është bërë një artikull luksi për shumë konsumatorë, duke shtuar presion mbi politikanët për të zgjidhur krizën.

Kjo krizë ishte pjesërisht për shkak të mungesave në furnizim që filluan në vitin 2024, duke shkaktuar një krizë kombëtare që kapën politikanët dhe konsumatorët të papërgatitur.

Në vitin paraardhës, një valë e nxehtësisë ekstreme çoi në një prodhim të pakët të korrjes.

Më pas, një tërmet i fortë që goditi jugun e Japonisë më 8 gusht 2024 shkaktoi panik tek konsumatorët, të cilët filluan të ruajnë oriz në sasi, duke zbrazur raftet e dyqaneve dhe përkeqësuar më tej problemin.

Në të njëjtin muaj kishte një mungesë prej 400 mijë tonësh metrikë oriz.

Në shkurt, qeveria liruar oriz nga stoqet e emergjencës, për të përmbajtur çmimet.

Në këtë kontekst, Japonia ka nisur të blejë më shumë oriz nga SHBA. /Telegrafi/

The post Pse Japonia dëshiron oriz nga SHBA-ja? appeared first on Telegrafi.

Prezantohet laseri infra i kuq edhe më preciz

23 July 2025 at 21:30

Shkencëtarët nga Universiteti Teknik i Vjenës dhe Universiteti i njohur amerikan Harvard kanë zhvilluar një lloj të ri laseri që mund të ndryshojë mënyrën e përdorimit të dritës infra të kuqe – nga mjekësia deri te industria e gazit.

Ndryshe nga pajisjet e mëparshme, ky laser i ri është jashtëzakonisht i thjeshtë, nuk ka pjesë lëvizëse, mund të përshtatet në një çip të vogël dhe fuqia si dhe “ngjyra” e tij mund të rregullohen me shumë saktësi.

Në zemër të këtij shpikjeje qëndron një dizajn i zgjuar: pjesë të vogla në formë unazash të ndërtuara nga materiale të veçanta të quajtura gjysmëpërçues. Çdo unazë “prodhon” një lloj tjetër të dritës infra të kuqe. Duke rritur ose ulur rrymën elektrike, shkencëtarët mund të zgjedhin se cilën unazë të aktivizojnë, pra cilën “ngjyrë” të dritës infra të kuqe do të lëshojë laseri.

“Në të kaluarën, pajisjet precize me laser kishin nevojë për pjesë lëvizëse për të ndryshuar ngjyrën e dritës, gjë që i bënte ato komplekse, të shtrenjta dhe të ndjeshme. Tani e arrijmë këtë pa asnjë pjesë lëvizëse”, thotë profesori Benedikt Schwarz nga Universiteti Teknik i Vjenës, një nga udhëheqësit e këtij projekti.

Ky lloj laseri ka potencial të madh për përdorime të gjera. Në mjekësi mund të përdoret për diagnozë të saktë, ku matja precize është shumë e rëndësishme. Në fushën e sigurisë, ai mundëson zbulimin e gazrave dhe substancave të tjera të rrezikshme – veçanërisht e rëndësishme për industrinë dhe mbrojtjen e mjedisit. Gjithashtu, në telekomunikacion ofron burim të qëndrueshëm dhe të besueshëm të dritës, gjë që është thelbësore për transmetimin e shpejtë të të dhënave.

“Falë këtij dizajni, laseri është shumë i qëndrueshëm, edhe kur përdoret në mjedise me pluhur ose me kushte të paqëndrueshme, nuk e humbet saktësinë”, shpjegon doktorandi Johannes Fuchsberger, i cili mori pjesë në zhvillimin e pajisjes në laboratorët e specializuar në Vjenë.

Patenta për këtë teknologji të re me laser është tashmë e paraqitur, dhe studiuesit besojnë se shumë shpejt mund të arrijë në treg. Është interesante se e njëjta teknologji mund të përshtatet edhe për pjesë të tjera të spektrit të dritës – jo vetëm për infra të kuqen, por edhe për dritën e dukshme. /Telegrafi/

The post Prezantohet laseri infra i kuq edhe më preciz appeared first on Telegrafi.

Reagimi i kësaj foshnje të adhurueshme kur provon lëng portokalli për herë të parë do t’ju bëjë të qeshni

23 July 2025 at 21:30

Aleyna Gün ka bërë që përdoruesit e Instagramit të qeshin me një video shumë të ëmbël të reagimit të djalit të saj, Ben Atlas, i cili për herë të parë në jetë provoi lëng portokalli.

Pas qumështit të nënës dhe ujit, Ben i vogël më në fund pati mundësinë të shijojë një nga lëngjet më të dashura për shumëkënd – dhe duket se edhe ai vetë u bë adhurues i tij.

Sapo piu një gllënjkë nga lëngu, në fytyrën e Ben Atlasit u shfaq një buzëqeshje dhe ai filloi të bërtasë nga gëzimi, duke i kërkuar mamasë së tij më shumë.

Reagimi i tij i ëmbël ka entuziazmuar mijëra përdorues të Instagramit, të cilët e kanë parë videon brenda katër ditësh nga publikimi, dhe shumë prej tyre kanë lënë komente pozitive. /Telegrafi/

The post Reagimi i kësaj foshnje të adhurueshme kur provon lëng portokalli për herë të parë do t’ju bëjë të qeshni appeared first on Telegrafi.

BE kërcënon SHBA-në me tarifa ndëshkuese prej 100 miliardë euroshe

23 July 2025 at 17:32

Bashkimi Evropian kërcënon me tarifa ndëshkuese ndaj SHBA-së nëse nuk arrihet marrëveshja tregtare

Bashkimi Evropian po përgatit vendosjen e tarifave ndëshkuese ndaj produkteve amerikane, me vlerë gati 100 miliardë euro – nga uiski e deri te avionët Boeing – nëse presidenti amerikan, Donald Trump nuk arrin një marrëveshje tregtare me BE-në deri në fund të javës së ardhshme.

Komisioni Evropian njoftoi të mërkurën se do të bashkojë dy lista me produkte amerikane të përgatitura më parë, duke përfshirë mallra me vlerë 21 miliardë euro (përfshirë produkte shpendësh dhe alkool) dhe 72 miliardë euro të tjera (makina dhe aeroplanë). Nëse shtetet anëtare miratojnë propozimin në një votim që pritet së shpejti, tarifat do të hyjnë në fuqi më 7 gusht.

Olof Gill, përfaqësuesi tregtar i Komisionit Evropian, deklaroi se BE-ja synon ende të arrijë një marrëveshje, por po përgatitet për çdo skenar. Ai shtoi se bashkimi i dy listave do t’i bëjë kundërmasat më të qarta dhe më të forta.

Pas kërcënimeve të Trumpit për tarifa prej 30 për qind mbi të gjitha importet nga BE-ja, Brukseli po forcon qëndrimin e tij. Gjermania, që më parë favorizonte një marrëveshje të shpejtë për të hequr tarifat ekzistuese, tani mbështet përdorimin e “Instrumentit Kundër Detyrimit” (ACI), i cili lejon BE-në të përgjigjet me tarifa dhe ndalim të shërbimeve, një goditje e rëndë për sektorin amerikan të teknologjisë.

Industria evropiane e makinave është goditur rëndë nga tarifat, me kompanitë Stellantis dhe Volvo që raportojnë humbje të mëdha. Presidenti francez Macron dhe kancelari gjerman Merz kanë kërkuar prej kohësh një reagim më të fortë të BE-së ndaj presionit amerikan.

Megjithatë, disa ekspertë kritikojnë vonesën e BE-së në përgjigje dhe sugjerojnë se situata mund të zgjidhet vetëm përmes një takimi personal midis Trump dhe liderëve evropianë.

Kërcënimi i tarifave evropiane vjen para një samiti të rëndësishëm me Kinën, ku BE-ja do të përpiqet të balancojë marrëdhëniet tregtare, ndërsa eksportet kineze drejt Evropës vazhdojnë të rriten dhe sfidat për industrinë gjermane përkeqësohen nga ndalimet e eksportit të metaleve të rralla nga Kina. /Telegrafi/

The post BE kërcënon SHBA-në me tarifa ndëshkuese prej 100 miliardë euroshe appeared first on Telegrafi.

Vuçiç festoi me këngë çetnike hapjen e një autostrade

23 July 2025 at 15:57

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, mori pjesë të martën në një festë në Pozhegë, me rastin e hapjes së segmentit të ri të autostradës Pakovraqe – Pozhegë, organizuar nga tabloidi proqeveritar Informer.

Festa me trumbetarë, këngë dhe shpërndarje parash shkaktoi shumë reagime – jo vetëm për shkak të cilësisë së dyshimtë të autostradës, por edhe për përmbajtjen e këngëve që u interpretuan gjatë këtij rasti.

Segmenti i autostradës u hap edhe pse, sipas informacioneve nga qarqe profesionale, inxhinierët dhe shërbimet përkatëse refuzuan të nënshkruanin lejen e përdorimit për shkak të mangësive serioze në siguri, veçanërisht në tunele.

Ne može da ne ukrade, pa to ti je.

– Ime, daj neki dinar da platim muziku.
* Koliko!?
– Ma daj sve što imaš.

Drhtavom rukom dao muzici 2000 din, ostalo u džep. Antić u čudu, ali jbg. mora da ćuti šefu, ober lopovu.

A ker DJV, tras 200 evrića, da pokaže i on koliki je lopov. pic.twitter.com/FAs0fKbOiV

— 𝙁𝙀𝙍𝙈𝘼𝙉 ▶︎ (@FermanTwitt) July 22, 2025

Gjatë ceremonisë, në afërsi ishin të pranishme ekipe policie, zjarrfikësish dhe ndihme të shpejtë, gjë që tregon më tej për rrezikshmërinë e pjesës së sapohapur të rrugës. Ndërkohë, qytetarët e Çaçakut mbetën pa një mjek në spitalin lokal – pikërisht për shkak të angazhimit të shërbimeve mjekësore në këtë ngjarje.

Ndër të pranishmit në festë ishin edhe ish-kryeministri serb, Milosh Vuçeviq, lider i Partisë Progresive Serbe dhe këshilltar i Vuçiqit, si dhe drejtori i policisë Dragan Vasiljeviq.

Momenti kryesor i festës ishte përpjekja e Vuçiqit për të shpërblyer trumbetarët – me një kartëmonedhë prej 2000 dinarësh, të cilën ua zgjaste gjatë dhe me ngathtësi. E gjithë skena u bë e pakëndshme edhe për vetë Vuçiqin, gjë që shihej qartë në shprehjen e tij të fytyrës, dhe u regjistrua në një video që po qarkullon në rrjetet sociale.

Vëmendje të veçantë tërhoqi edhe kënga që u dëgjua në atë rast – “Një varkë e vogël lundron në det”, e interpretuar me mbështetjen e publikut. Bëhet fjalë për një këngë të Bajës, Mali Knindzha, i njohur për këngët e tij nacionaliste, me vargje që lavdërojnë hapur lëvizjen çetnike dhe kriminelin e luftës nga Lufta e Dytë Botërore, Drazha Mihailoviq. /Telegrafi/

The post Vuçiç festoi me këngë çetnike hapjen e një autostrade appeared first on Telegrafi.

Ekrani i Galaxy Z Fold7 të Samsung do të jetë funksional edhe pas 500 mijë palosjesh

23 July 2025 at 07:20

Ekrani i Samsung Galaxy Z Fold7 do të jetë funksional edhe pas 500 mijë palosjesh.

Samsung ka bërë një hap të madh përpara kur bëhet fjalë për qëndrueshmërinë e smartphonet të palosshëm Galaxy Z Fold7 dhe ka njoftuar se pajisja do të mbetet plotësisht funksionale edhe pas 500 mijë palosjesh.

Kjo është dukshëm më shumë krahasuar me 200 mijë palosje, sa mund të përballonte Galaxy Z Fold6. Në praktikë, 500 mijë palosje nënkuptojnë përdorim për më shumë se dhjetë vjet për një përdorues mesatar që e palos pajisjen rreth 100 herë në ditë, ose mbi gjashtë vjet për ata që e palosin shpesh, rreth 200 herë në ditë. Edhe në këtë rast të dytë, përmirësimi është i dukshëm krahasuar me gjeneratën e mëparshme.

Nga Samsung bëjnë të ditur se ky përmirësim është bërë i mundur falë një “strukture të re të zhvilluar që i reziston stresit, e cila është frymëzuar nga parimet e dizajnit të xhamit antiplumb”.

Ekrani i Galaxy Z Fold7 është testuar nga Bureau Veritas, një kompani globale për testime, inspektime dhe certifikime.

Këto shifra janë premtuese dhe me shumë gjasë nënkuptojnë që Fold7 është më i mirë se shumica e rivalëve të tij, ekranet e të cilëve janë të certifikuar për 200 mijë deri në 400 mijë palosje.

Megjithatë, një rival mbetet në krye – OnePlus Open, i cili ka marrë certifikatën e TÜV Rheinland për një milion palosje. /Telegrafi/

The post Ekrani i Galaxy Z Fold7 të Samsung do të jetë funksional edhe pas 500 mijë palosjesh appeared first on Telegrafi.

Kushtet më të këqija për punë në Evropë – ku pozicionohet Kosova?

22 July 2025 at 23:55

Një ekonomist francez ka kritikuar së fundmi kushtet e punës në vend, duke nxitur debat në Francë.

Euroverify hedh një vështrim mbi të dhënat që qëndrojnë pas këtyre pretendimeve.

Përdoruesit e rrjeteve sociale në Francë kanë reaguar ndaj deklaratave të bëra së fundmi në televizion nga ekonomisti Jean-Claude Delgènes, i cili tha se Franca ka “mbetur plotësisht pas për sa i përket kushteve të punës”.

“Në një studim të realizuar në fund të vitit 2021 dhe të publikuar në 2022, Franca renditet në vendin e 36-të, në fund të listës bashkë me Shqipërinë, për sa i përket kushteve të punës”, deklaroi Delgenes për Public Senat, kanali zyrtar televiziv i dhomës së lartë të Parlamentit francez.

Deklaratat e tij kanë nxitur një lumë reagimesh në rrjetet sociale, transmeton Telegrafi.

Kjo ndodh në një kohë kur çështja e kushteve të jo të mira të punës është bërë një temë e nxehtë në Francë.

Gjatë dy muajve e gjysmë të fundit, pesë punëtorë të rinj dhe praktikantë të moshës nga 15 deri në 19 vjeç kanë humbur jetën në aksidente në vendin e punës, duke ngritur pikëpyetje mbi kushtet e punës në vend.

Euronews hodhi një vështrim më të afërt mbi të dhënat për të verifikuar pretendimet e Delgenes.

Franca mbetet prapa shumicës së vendeve të tjera evropiane – ku gjendet Kosova?

Këto pretendime bazohen në një studim të vitit 2021 nga Eurofound, një agjenci me seli në Dublin që kryen kërkime mbi kushtet e jetesës dhe punës në vendet evropiane.

Analiza e tyre më e fundit mbi kushtet e punës në Evropë, e njohur si EWCS, daton nga viti 2021. Pritet që rezultatet e përditësuara nga terreni për vitin 2024 të publikohen më vonë gjatë këtij viti.

Kërkimi analizon kushtet e punës në 36 vende evropiane, duke përfshirë të gjitha 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian.

Në studim përfshihet një “indeks i cilësisë së punës”, që kombinon të dhëna mbi aspekte të ndryshme si shëndeti, siguria, kënaqësia në punë dhe të tjera, për të matur nivelin e stresit që punonjësit përjetojnë në vendin e punës.

Rezultatet sugjerojnë se më shumë punonjës në Francë janë të ekspozuar ndaj kushteve “jashtëzakonisht stresuese” ose “shumë stresuese” sesa në shumicën e vendeve të tjera.

Sipas këtyre gjetjeve, vetëm në Serbi, Mal të Zi, Sllovaki dhe Poloni ka më shumë punonjës që punojnë nën kushte “jashtëzakonisht stresuese” ose “shumë stresuese” sesa në Francë.

Ndërkohë, Kosova pozicionohet më mirë duke u renditur në vendin e 10.

Kosova ka një përqindje shumë të vogël të ngarkesës ekstreme, ashtu si shumica e vendeve të tjera të përfshira në analizë. Ndërsa në segmentin e ‘ngarkesës së lartë’, vendi ynë renditet proporcionalisht me shtete të tjera si Spanja, Mali i Zi, Italia dhe Suedia.

Franca nuk është në pozitën e “njëjtë me Shqipërinë”

Kur marrim parasysh edhe ata që kanë përmendur kushtet “me ngarkesë të moderuar”, Franca renditet para fundit, me vetëm Sllovakinë që ka rezultat më të keq, dhe Shqipërinë që paraqitet pak më mirë.

Kështu, kërkimi nuk e vendos Francën “drejt fundit, bashkë me Shqipërinë për sa i përket kushteve të punës”, siç pretendon Delgenes.

Kur shikojmë vetëm punëtorët që përmendin “ngarkesë ekstreme” ose kushtet më të rënda, Franca renditet në vendin e 30-të, mbi shtete të tjera anëtare të BE-së si Kroacia dhe Qiproja, si dhe mbi Mbretërinë e Bashkuar.

Kërkesat për siguri dhe shëndet

Megjithatë, të dhënat vendosin Francën prapa shumicës së vendeve të tjera evropiane kur bëhet fjalë për kushtet e punës.

Të dhënat e siguruara nga Eurostat, zyra statistikore e BE-së, konfirmojnë këtë trend.

Sipas vlerësimeve të fundit, vetëm Malta renditet më keq se Franca për sa i përket numrit të aksidenteve fatale në vendin e punës.

Këto shqetësime janë rritur kohët e fundit me vdekjen tragjike të pesë punëtorëve të rinj në vendin e tyre të punës brenda vetëm dy e gjysmë muajve. Sipas vlerësimeve, dy persona vdesin çdo ditë në vendin e punës në Francë.

Qeveria franceze po shqyrton një propozim për të ndëshkuar punëdhënësit përgjegjës për problemet në vendin e punës, si përmes gjobave dhe ndjekjeve penale, sipas një dokumenti që së fundmi e kanë parë mediat franceze, përfshirë edhe Le Monde. /Telegrafi/

The post Kushtet më të këqija për punë në Evropë – ku pozicionohet Kosova? appeared first on Telegrafi.

Ministri i Jashtëm turk, Fidan: Izraeli dëshiron ta ndajë Sirinë

22 July 2025 at 23:40

Izraeli nuk dëshiron një vend të qëndrueshëm përreth vetes dhe synon të ndajë Sirinë përmes trazirave të dhunshme në provincën jugore të Sweidës, deklaroi të martën ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan.

Duke folur në një konferencë për shtyp me homologen e tij nga El Salvadori, Alexandra Hill, në kryeqytetin Ankara, ai tha se Izraeli po përpiqet “ta zhysë rajonin në kaos për të ruajtur statusin e vet”, dhe se trazirat në jug të Sirisë, ku shumicën e popullsisë e përbëjnë Druzet, janë “pasqyrim i këtij qëllimi”.

“Si Turqi, ne kurrë nuk do të mund të qëndrojmë të heshtur përballë një veprimi të tillë,” tha kryediplomati turk, duke theksuar se përplasjet mes fraksioneve druze dhe beduine mund të ishin shmangur vetëm me ndërhyrjen ushtarake të qeverisë qendrore siriane, raporton timesofisrael.

Në muajin korrik, shpërthyen përleshje mes fiseve arabe beduine dhe grupeve të armatosura druze në Sweidë, në jug të Sirisë.

Situata u përkeqësua më 16 korrik, kur ushtria izraelite kreu sulme pranë pallatit presidencial sirian, si dhe ndaj selisë së Shtabit të Përgjithshëm dhe Ministrisë së Mbrojtjes.

“Ne do ta konsiderojmë këtë një kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj sigurisë sonë kombëtare dhe do të ndërhyjmë nëse përpiqeni ta ndani dhe destabilizoni [rajonin],” paralajmëroi Fidan, Izraelin.

Ankaraja ka luajtur një rol kyç në vendosjen e armëpushimit në Siri, pas sulmeve ajrore izraelite që synuan kryeqytetin Damask, si dhe Sweidën e Darain, me arsyetimin e mbrojtjes së komunitetit druz. /Telegrafi/

The post Ministri i Jashtëm turk, Fidan: Izraeli dëshiron ta ndajë Sirinë appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

Butoni në automjet që mund të jetë i rrezikshëm – mos e përdorni për më shumë se 20 minuta

22 July 2025 at 21:30

Ka shumë paralajmërime për përdorimin e kondicionerëve, por ky është padyshim një nga më seriozët – dhe është i mbështetur nga kërkime shkencore.

“Në veturën tuaj ka një buton që mund t’ju vrasë për vetëm 2-3 orë nëse e shtypni,” paralajmëron mjekja Christabel Akinola në Instagram.

Butoni për të cilin bëhet fjalë është ai për qarkullimin e brendshëm të ajrit. Pra, ai përdor të njëjtin ajër brenda në veturë në vend që të sjellë ajër të freskët nga jashtë. Ky funksion ndihmon që klima të ftohë më shpejt automjetin dhe gjithashtu mund të parandalojë hyrjen e gazrave të dëmshëm nga jashtë. Por nëse kjo funksion mbetet aktive për shumë gjatë, mund të bëhet e rrezikshme.

Në një postim, mjekja tregon historinë e një familjeje me pesë anëtarë që për pak sa nuk humbën jetën. Ata kishin përgatitur makinën për një udhëtim, por nuk e kishin vënë re që një nga fëmijët ishte luajtur me komandat e kondicionerit dhe kishte shtypur aksidentalisht butonin para nisjes.

“Gjatë rrugës, babai vuri re se të gjithë të tjerët po flinin, dhe pak më vonë humbi ndjenjat edhe vetë, duke dalë nga rruga dhe përfunduar në një kanal. E gjithë kjo ndodhi sepse fëmija kishte shtypur atë buton,” shkruan Akinola.

Kur qarkullimi i brendshëm i ajrit është aktiv për një kohë të gjatë, dioksidi i karbonit që nxjerrim gjatë frymëmarrjes fillon të grumbullohet në veturë. Kjo çon në ulje të nivelit të oksigjenit, lodhje të shtuar dhe ngadalësim të reagimeve. Sa më shumë persona të jenë në makinë, aq më i lartë është rreziku. Simptomat mund të shfaqen pa paralajmërim.

Një studim i publikuar në revistën Environmental Science and Pollution Research tregon se funksioni i qarkullimit të brendshëm nuk duhet të qëndrojë i aktivizuar më shumë se 20 minuta, sidomos nëse jeni duke udhëtuar me disa persona në veturë – pasi niveli i CO₂ rritet shumë shpejt.

Shumë vetura moderne kanë sisteme automatike që detektojnë cilësinë e ajrit dhe e rregullojnë qarkullimin vetë, por duhet të jeni të kujdesshëm. Nëse dritaret fillojnë të mjegullohen ose ndiheni të lodhur pa ndonjë arsye, atëherë është momenti të kontrolloni cilin buton keni të aktivizuar. /Telegrafi/

The post Butoni në automjet që mund të jetë i rrezikshëm – mos e përdorni për më shumë se 20 minuta appeared first on Telegrafi.

Pronari frikësohej se si do të shkonin qeni dhe macja – ata u bënë miqtë më të mirë

22 July 2025 at 21:30

Edhe pse gjithmonë kemi dëgjuar se miqësia mes maceve dhe qenve është e pamundur, kjo shpesh është dëshmuar si e pasaktë.

Kështu ndodhi edhe me maçokun e vogël të zi, Binx, dhe labradorin Kamper, të cilëve nuk u desh shumë kohë për t’u bërë miqtë më të mirë.

Pronarja e tyre, e cila ka edhe një labrador tjetër të quajtur Koda, ishte e shqetësuar për mënyrën se si do të silleshin qentë e mëdhenj dhe nëse do të mund të mësoheshin me maçokun, por frika e saj u zëvendësua shpejt nga gëzimi kur pa sa mirë po shkonin marrëdhëniet mes tyre.

@kampinwithkoda he loves sitting on top of the dogs 🤣😭 #dogandcat #silverlab #bestfriend #dogsoftiktok #catsoftiktok ♬ Welp, Didn’t Expect That – Yu-Peng Chen & HOYO-MiX

Një nga momentet kur ajo e kuptoi që kafshët e saj do të merreshin vesh për mrekulli, ishte kur hyri në dhomën e ndenjjes dhe pamja që pa i solli buzëqeshje në fytyrë: Kamper po qëndronte i shtrirë në qilim, ndërsa Binx ishte rehatuar sipër tij.

Labradori i mirë e dinte se nuk lejohej të ngrihej derisa maçoku të largohej, dhe kjo skenë e ëmbël u filmua nga pronarja, e cila më pas e ndau në profilin e saj në TikTok.

Videoja u bë virale dhe i solli buzëqeshje mijëra përdoruesve të platformës së njohur. /Telegrafi/

The post Pronari frikësohej se si do të shkonin qeni dhe macja – ata u bënë miqtë më të mirë appeared first on Telegrafi.

Viber ka shtuar një funksion të ri të dobishëm në Dating

22 July 2025 at 21:30

Vera është koha perfekte për njohje të reja dhe takime romantike, dhe falë aplikacionit Viber Dating, përdoruesit tani mund të eksplorojnë botën e takimeve me privatësi dhe kontroll maksimal.

Që nga prezantimi, Viber Dating e vendos sigurinë e përdoruesve si përparësi kryesore. Regjistrimi bëhet përmes numrit të telefonit, por ky numër mbetet i padukshëm për përdoruesit e tjerë. Profili në Viber Dating është tërësisht i ndarë nga llogaria kryesore e Viberit, duke garantuar diskrecion dhe mbrojtje nga sy kureshtar të mjedisit të përditshëm.

Një nga funksionet më të pëlqyera nga përdoruesit në Serbi është opsioni për të fshehur profilin nga kontaktet – përdoruesi mesatar atje e fsheh profilin nga rreth dhjetë persona, që është mbi mesataren globale.

Funksioni i ri “Fshi të gjithë kontaktet” u lejon përdoruesve me një klik të vetëm ta bëjnë profilin e tyre të padukshëm për të gjithë kontaktet ekzistuese. Për më tepër, opsioni “Fshi bisedat dhe grupet” ofron një shtresë shtesë kontrolli, duke e fshehur profilin edhe nga grupet dhe individët që nuk janë në listën e kontakteve.

Për të parandaluar abuzimet dhe takimet me profile të rreme, Viber Dating përdor moderimin e fotografive të fytyrës – profilet pa një foto të qartë fytyre do të shënohen. Së shpejti priten edhe funksione shtesë sigurie, të cilat do ta bëjnë përvojën edhe më të sigurt.

Për ata që dëshirojnë një pauzë, është në dispozicion edhe funksioni për pezullimin e llogarisë, i cili u mundëson përdoruesve të ndalojnë përkohësisht kërkimin për lidhje të reja, ndërsa ruajnë të gjitha bisedat ekzistuese.

Funksionet bazë të aplikacionit janë falas, dhe për ata që dëshirojnë më shumë, është në dispozicion edhe Viber Dating Premium, me përfitime shtesë si qasja në listën e përdoruesve që i kanë pëlqyer, më shumë opsione MegaLike dhe Boost shtesë çdo muaj.

Së shpejti do të vijë edhe shpërblimi për besnikëri – përdoruesit që do të jenë aktivë për shtatë ditë me radhë do të fitojnë funksione premium falas, si MegaLike ose Boost. /Telegrafi/

The post Viber ka shtuar një funksion të ri të dobishëm në Dating appeared first on Telegrafi.

Pamje të reja zbulojnë vrasjen e një shtetasi amerikan dhe familjes së tij në Siri

22 July 2025 at 19:21

Dalin pamje tronditëse nga vrasja brutale e një shtetasi amerikan dhe gjithë familjes së tij druze në Siri – kërkohet ndihma e publikut për të identifikuar autorët.

Pamje të reja video janë publikuar dhe tregojnë momentet e tmerrshme të vrasjes së Hosam Saraya, një shtetas amerikan me origjinë siriane, së bashku me anëtarët e familjes së tij në provincën Suweida të Sirisë.

Kjo ngjarje makabre përfshin ekzekutimin e tij në gjakftohtësi, krahas vëllait të tij, babait, xhaxhallarëve dhe kushërinjve.

Hosam Saraya ishte banor i Oklahomës dhe kishte përfunduar studimet në Oklahoma Christian University, ku ishte i njohur si një njeri i qetë, i përkushtuar dhe i respektuar në komunitetin e tij. Ai kishte udhëtuar në Siri për të vizituar të afërmit, pa e ditur se do të përballej me një tragjedi të tillë.

Documented video of the moment the so-called #Syrian army (extremists) committed a massacre against an American citizen Hosam Saraya and his family in Sweida, southern Syria. The massacre was committed for sectarian reasons.Just because he is from the Druze sect pic.twitter.com/7fuIei3CjJ

— Jamal Balî (@Jamal_Bali7) July 22, 2025

Dëshmitë video janë prova të qarta të një akti të egër dhe çnjerëzor, që përbën një shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut dhe të ligjeve ndërkombëtare.

Identiteti i autorëve ende nuk është konfirmuar plotësisht, prandaj autoritetet amerikane, përmes Departamentit të Shtetit, po kërkojnë ndihmën e publikut për të identifikuar personat e përfshirë në këtë krim.

Çdokush që ka informacion mbi autorët e kësaj masakre, ose që mund të njohë ndonjë person nga pamjet video, inkurajohet të kontaktojë menjëherë Departamentin Amerikan të Shtetit ose autoritetet përkatëse.

Shpërndarja e këtyre pamjeve mund të ndihmojë në sjelljen e autorëve para drejtësisë dhe në parandalimin e ngjarjeve të ngjashme në të ardhmen. Kjo është një thirrje për drejtësi jo vetëm për Hosamin dhe familjen e tij, por për të gjithë civilët e pafajshëm që bien viktimë e dhunës së pamëshirshme. /Telegrafi/

The post Pamje të reja zbulojnë vrasjen e një shtetasi amerikan dhe familjes së tij në Siri appeared first on Telegrafi.

Vdes papritur Kryetarja e Gjykatës Supreme të Rusisë – edhe parardhësja kishte të njëjtin fat

22 July 2025 at 17:55

Irina Podnosova, kryetarja e Gjykatës Supreme të Rusisë, ka ndërruar jetë papritur në moshën 71-vjeçare në Moskë, duke shkaktuar reagime të shumta në qarqet gjyqësore dhe politike të vendit.

Podnosova u emërua në këtë post vetëm pak më shumë se një vit më parë, pas vdekjes po aq të papritur të paraardhëses së saj.

Emërimi i saj u bë personalisht nga presidenti rus, Vladimir Putin, me të cilin ajo ndante një histori të përbashkët akademike – të dy kishin studiuar drejtësi në të njëjtën periudhë, raporton themoscowtimes.

Karriera e saj në drejtësi ishte e gjatë dhe e shënuar nga një qëndrim i fortë institucional dhe besnikëria ndaj linjës zyrtare të Kremlinit.

Megjithatë, vdekja e saj e papritur, pas një kohe të shkurtër në krye të Gjykatës Supreme, ka ngritur pikëpyetje dhe ka nxitur spekulime në opinionin publik rus.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje mbi shkaqet e vdekjes. Një deklaratë zyrtare pritet të bëhet në orët në vijim. /Telegrafi/

The post Vdes papritur Kryetarja e Gjykatës Supreme të Rusisë – edhe parardhësja kishte të njëjtin fat appeared first on Telegrafi.

Bien çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare

22 July 2025 at 17:22

Çmimet e naftës ranë në tregjet ndërkombëtare në afërsi të 68 dollarëve, për shkak të frikës së investitorëve se konflikti tregtar mes SHBA-së dhe Bashkimit Evropian mund të pengojë aktivitetin ekonomik dhe kërkesën për energji.

Në tregun e Londrës, çmimi i një fuçie nafte pasdite ishte më i ulët për 87 cent krahasuar me mbylljen e tregtisë një ditë më parë, duke arritur në 68,68 dollarë.

Në tregun amerikan, një fuçi me afat dorëzimi në gusht kushtonte ditën e fundit të tregtisë 66,32 dollarë, ose 88 cent më pak. Ndërsa fuçia me dorëzim në shtator tregtohej me një çmim 52 cent më të ulët, prej 65,43 dollarë.

Tregtarët të martën ishin të përqendruar te afrimi i afatit për arritjen e një marrëveshjeje tregtare mes BE-së dhe SHBA-së. Kabineti i presidentit amerikan, Donald Trump paralajmëroi se, nëse marrëveshja nuk arrihet, do të vendosë nga 1 gushti tarifa doganore prej 30 për qind për importin e mallrave nga BE.

Nga ana tjetër, BE-ja po shqyrton një sërë masash të mundshme kundërpërgjigjeje, pasi gjasat për një marrëveshje të pranueshme me Uashingtonin po zbehen, sipas diplomatëve evropianë.

Çmimeve të naftës, ndërkohë, iu dha mbështetje të martën nga dobësimi i dollarit amerikan, që nënkupton fuqi më të madhe blerëse për investitorët që përdorin monedha të tjera dhe nxit kërkesën.

Çmimet ranë “pasi frika nga një luftë tregtare mbizotëroi ndaj ndikimit mbështetës të një dollari më të dobët”, shkroi në një shënim Tony Sycamore nga IG. Rënien më të madhe të çmimeve të naftës e penguan gjithashtu marzhet më të larta për shkak të rezervave të ulëta, vërejnë analistët.

Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) njoftoi veçmas se çmimi i një fuçie nga shporta e naftës së anëtarëve të saj të hënën ra me 32 cent, në 70,65 dollarë. /Telegrafi/

The post Bien çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare appeared first on Telegrafi.

Demonstruesit nuk i lejojnë izraelitët të zbresin nga anija turistike në Greqi

22 July 2025 at 15:56

Qindra turistë izraelitë janë bllokuar në anijen e tyre në ishullin grek Syros për shkak të protestave të mëdha kundër gjenocidit në Gaza, të cilat po mbahen në port, sipas disa raporteve në mediat hebraike.

Pasagjerët e anijes, “Crown Iris”, e cila operohet nga kompania detare izraelite Mano Maritime, pritej të zbrisnin në ishullin e Egjeut për një qëndrim gjashtëorësh, por për shkak të protestave nuk u lejua të zbresin nga anija.

Një pasagjer izraelit i tha televizionit Kan se, kur një nga izraelitët në bord pa protestat, “ngritëm flamuj izraelitë, dhe disa prej nesh nisëm të këndonim”. “Brenda anijes ndjehemi të sigurt, por fëmijët janë pak të stresuar”, tha pasagjeri anonim.

Από την σημερινή συγκέντρωση των κατοίκων της Σύρου σε ένδειξη αλληλεγγύης στον Παλαιστινιακό λαό κ ενάντια στα σιωνιστικά γενοκτονικα καθάρματα που επιβαίνουν στο ισραηλινών συμφερόντων κρουαζεροπλοιο CROWN IRIS.

Δεν είναι τουρίστες είναι εγκληματίες πολέμου pic.twitter.com/AgD3dtIkm0

— Stergios Alexiou (@stergiosale) July 22, 2025

Sipas Kanalit 12, protestat janë organizuar nga një grup banorësh të ishullit, të cilët në rrjetet sociale kanë shkruar se “ngremë grushtin në solidaritet me palestinezët në Gaza”.

“Është e papranueshme që turistët izraelitë të mirëpriten ende këtu ndërsa palestinezët vuajnë në Rripin e Gazës”, thanë ata.

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Sa’ar, tha se ka biseduar me homologun grek, Giorgos Gerapetritis, për t’u marrë me këtë situatë. /Telegrafi/

The post Demonstruesit nuk i lejojnë izraelitët të zbresin nga anija turistike në Greqi appeared first on Telegrafi.

Sistemi Patriot do të arrijë brenda tetë muajve në Ukrainë

19 July 2025 at 19:43

Gjermania planifikon të dërgojë një sistem të mbrojtjes ajrore Patriot në Ukrainë, por për dorëzimin dhe pranimin e tij do të duhen të paktën gjashtë deri në tetë muaj, raporton Bild, duke iu referuar burimeve nga qeveria gjermane.

Sipas planit fillestar, SHBA do të ridrejtonte një pjesë të rezervave të saj të mbrojtjes ajrore drejt Ukrainës, ndërsa Gjermania do të financonte zëvendësimin e tyre. Megjithatë, presidenti amerikan Donald Trump refuzoi të transferojë sisteme nga rezervat ushtarake. Si pasojë, vendet evropiane tani duhet të ofrojnë pajisje nga rezervat e veta dhe të porosisin zëvendësime nga prodhuesit amerikanë.

Thuhet se vetëm financimi i blerjes së armëve për Ukrainën nuk e zgjidh problemin. Shtetet evropiane duhet të shfrytëzojnë rezervat e tyre dhe të bëjnë porosi për t’i zëvendësuar ato tek prodhuesit në SHBA.

Bild raporton se aktualisht në Evropë ka mungesë të sistemeve të mbrojtjes ajrore. Prej disa ditësh po zhvillohen negociata të mbyllura se kush dhe në çfarë mënyre mund ta mbështesë Ukrainën.

Sipas të dhënave më të fundit, Zvicra është renditur më poshtë në listën e pritjes për marrjen e një sistemi Patriot, ndërsa njësia e parë nga kjo seri, e financuar nga Gjermania, do të dërgohet drejtpërdrejt në Ukrainë. Ndërkohë, sistemi është ende në prodhim nga kompania amerikane Raytheon dhe nuk do të jetë gati për dorëzim përpara gjashtë deri në tetë muajsh.

Të hënën, më 14 korrik, Trump njoftoi një marrëveshje me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, sipas së cilës vendet evropiane anëtare të NATO-s do të blejnë armë amerikane, përfshirë sistemet e avancuara Patriot, dhe do t’ia dorëzojnë ato Kievit.

SHBA gjithashtu po shqyrton shitjen e sistemeve Patriot nga rezervat e saj për Ukrainën, si pjesë e planit të ri të Trump, në të cilin aleatët evropianë do të blejnë armë amerikane për Kievin. /Telegrafi/

The post Sistemi Patriot do të arrijë brenda tetë muajve në Ukrainë appeared first on Telegrafi.

Çekia legalizon marihuanën – lejohet kultivimi në shtëpi!

19 July 2025 at 15:20

Presidenti i Çekisë, Petr Pavel, ka nënshkruar një ligj të ri që dekriminalizon pjesërisht kanabisin, duke sjellë ndryshime të rëndësishme në politikën e vendit ndaj përdorimit personal të marijuanës.

Sipas ligjit të ri qytetarët çekë lejohen të ruajnë deri në 100 gramë marijuanë në shtëpi. Mund të mbajnë me vete deri në 25 gramë në hapësira publike si dhe lejohet kultivimi i deri në tre bimëve të marijuanës në kushte shtëpiake për përdorim personal.

Kjo është një lëvizje e rëndësishme drejt liberalizimit të politikave të drogës, duke e vendosur Çekinë në mesin e vendeve evropiane më tolerante ndaj përdorimit të kanabisit, shkuan forbes.

Synimi i kësaj reforme është reduktimi i penaliteteve për përdoruesit individualë, promovimi i përdorimit të sigurt dhe të përgjegjshëm, si dhe çlirimi i burimeve të sistemit të drejtësisë nga ndjekja penale e rasteve të vogla.

Megjithatë, përdorimi komercial i marihuanës mbetet i ndaluar dhe çdo tejkalim i sasisë së lejuar apo shitja e saj jashtë kornizave të ligjit vazhdon të trajtohet si vepër penale.

Me këtë hap, Çekia i bashkohet një numri gjithnjë në rritje të vendeve që po rishikojnë ligjet e tyre ndaj drogës me një qasje më pragmatike dhe të bazuar në të drejtat e individit. /Telegrafi/

The post Çekia legalizon marihuanën – lejohet kultivimi në shtëpi! appeared first on Telegrafi.

Përgjohet biseda e marinsave rusë – komandanti urdhëron ekzekutimin e shokut të plagosur

19 July 2025 at 13:54

Shërbimi informativ ukrainas ka përgjuar një radio-komunikim të armikut, ku komandanti i Brigadës së 155-të të këmbësorisë detare të Flotës Paqësore ruse urdhëron ekzekutimin e një ushtari të plagosur nga njësia e tij, nëse ai nuk është në gjendje të vazhdojë më tej.

Sipas Ukrinform, audio-incizimi është publikuar në faqen zyrtare në Facebook të Drejtorisë Kryesore për Inteligjencë të Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës (HUR).

“Qëlloje! Në marinë nuk ka të sëmurë – ka vetëm të gjallë dhe të vdekur. Ai nuk ka mundësi tjetër. Të urdhëroj ta qëllosh nëse nuk mundet të ecë më tej”, dëgjohet të thotë komandanti rus.

HUR thekson se vrasja e ushtarëve të vet është një metodë e zakonshme “motivimi” midis komandantëve të ushtrisë ruse.

Kërcënimi me ekzekutim mbetet një nga mjetet e rralla me të cilat oficerët rusë detyrojnë ushtarët të përmbushin detyrat luftarake.

Brigada e 155-të e këmbësorisë detare ruse është e njohur për krimet e kryera gjatë okupimit të përkohshëm të rajonit të Kievit, si dhe në zona të tjera përgjatë vijës së frontit.

Shërbimi ushtarak informativ ukrainas rikujton se çdo krim lufte i kryer kundër popullit ukrainas do të ndëshkohet me hakmarrje të drejtë. /Telegrafi/

The post Përgjohet biseda e marinsave rusë – komandanti urdhëron ekzekutimin e shokut të plagosur appeared first on Telegrafi.

❌
❌