Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 25 July 2025Main stream

FOTOLAJM/ Filipinet përballen me stuhi të fuqishme tropikale, raportohen së paku 25 viktima

25 July 2025 at 21:32

Një stuhi tropikale e fuqishme ka goditur veriun e Filipineve, duke shkaktuar të paktën 25 viktima si pasojë e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut gjatë kësaj jave.

Tajfuni Co-may goditi qytetin Agno në provincën Pangasinan të enjten në mbrëmje, me erëra që arritën deri në 120 km në orë. Stuhia erdhi pas shirave të dendur që kishin përfshirë një pjesë të madhe të vendit për më shumë se një javë. Parashikimet tregojnë se dhjetëra stuhi tropikale pritet të godasin Filipinet deri në fund të vitit.

Sipas zyrtarëve, shumica e viktimave kanë humbur jetën për shkak të përmbytjeve të befasishme, rrëzimit të pemëve, rrëshqitjeve të dheut. Tetë persona të tjerë raportohen të zhdukur.

Në kryeqytetin Manila dhe në 35 provinca të tjera në rajonin verior të Luzonit, shkollat qëndruan të mbyllura për të tretën ditë radhazi. Më shumë se 80 qytete dhe komuna kanë shpallur gjendje emergjente për të lehtësuar aksesin në fondet e ndihmës dhe për të ngrirë çmimet e produkteve thelbësore.

Rreth 278,000 persona janë zhvendosur në strehimore emergjente ose tek të afërmit, ndërsa afërsisht 3,000 shtëpi janë dëmtuar.

Mijëra ushtarë, policë, roja bregdetare, zjarrfikës dhe vullnetarë janë angazhuar në operacionet e shpëtimit.

‘Paraqet rrezik serioz për sigurinë e kalimit’, ARRSH: Ura e Milotit do të mbyllet plotësisht. Projekti për rindërtimin, drejt përfundimit

25 July 2025 at 21:07

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka njoftuar sot mbylljen e plotë të urës auto-hekurudhore të Milotit, e cila për shkak të dëmtimeve serioze në strukturë paraqet një rrezik të lartë për qëndrueshmërinë dhe sigurinë e kalimit.

ARRSH ka konfirmuar se po harton një projekt ndërhyrjeje emergjente, në bashkëpunim me Universitetin Politeknik të Tiranës, i cili do të vihet në zbatim brenda pak ditësh. Ndërkohë, në kuadër të programit “100 Ura”, me mbështetjen e Bankës Botërore, është parashikuar ndërtimi i një ure të re në këtë segment strategjik.

POSTIMI I PLOTE

“Ura auto-hekurudhore e Milotit, me një gjatësi prej 788 metrash, paraqet një rrezik serioz për qëndrueshmërinë dhe sigurinë e kalimit, si pasojë e:

  • dëmtimeve të konsiderueshme në themelet mbështetëse,
  • erozionit të theksuar në bazament, për shkak të shfrytëzimit të pakontrolluar të zhavorrit të lumit,
  • dhe gërryerjeve në të gjithë shtratin lumor.

Bazuar në ekspertizën teknike dhe duke marrë parasysh trafikun e rënduar, veçanërisht gjatë sezonit veror, është marrë vendimi për mbylljen e plotë të urës dhe ndërprerjen e qarkullimit, deri në përfundim të projekt ndërhyrjes emergjente që po hartohet nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, në bashkëpunim me Universitetin Politeknik të Tiranës. Kjo ndërhyrje do të zbatohet menjëherë në ditët në vijim.

Ndërkohë, ndërtimi i urës krejtësisht të re është parashikuar nga ARRSH si pjesë e programit “100 Ura”, i cili realizohet me mbështetjen e Bankës Botërore.

Gjatë periudhës së ndërhyrjes, rekomandojmë përdorimin e këtyre rrugëve alternative:

  • Rruga kryesore Lezhë – Milot
  • Rruga e Kombit

Të nderuar qytetarë dhe përdorues të rrugës, kjo ndërhyrje është thelbësore për të garantuar sigurinë e të gjithë komunitetit. Ndërgjegjësohemi për vështirësitë dhe shqetësimet që mund të shkaktojë mbyllja e përkohshme e urës, por kjo masë është e domosdoshme për të shmangur rreziqe më të mëdha dhe për të siguruar një infrastrukturë të qëndrueshme dhe të sigurt në të ardhmen.” / abcnews.al

Portofoli i identitetit dixhital/ Peca: Nga koha e kursyer deri tek nënshkrimi dixhital, ja cilat janë benefitet

25 July 2025 at 20:43

Ekspertja ligjore Elsa Peca foli më tepër rreth ligjit për portofolin e identitetit dixhital duke thënë se benefitet e kësaj nisme janë të shumta.

Më tej, Peca theksoi se gjithçka mund të aksesohet përmes një aplikacioni në mënyrë dixhitale dhe se individët por edhe shteti duhet të bëjnë më shumë lidhur me forcimin e sigurisë së mbrojtjes së të dhënave.

“Benefitet e portofolit janë të shumta, duke nisur nga koha e kursyer sepse klienti nuk ka pse vjen në zyrë për identifikim fizik, nuk ka nevojë për printime sepse nënshkrimi bëhet digjital. Ka të njëjtën vlefshmëri ligjore, ka akses 24/7. Edhe transparenca mund të shohë nëse kanë hyrë persona për të akesuar të dhënat e tyre. Është një aplikacion që shkarkohet në smartphone ku duhet të plotësojnë disa elemente të sigurisë dhe mund të aksesojnë portale.

Siguria e të dhënave po bëhet shumë e rëndësishme dhe brenda disa muajsh kemi miratuar ligjin. Pavarësisht të gjitha benefiteve, duhet që individët të forcojnë sigurinë në mbrojtjen e të dhënave që nuk duhet t’i shpërndajnë pasi mund të keqpërdoren nga persona të paautorizuar. Shteti duhet të vijojë me video sensibilizuese për mbrojtjen e të dhënave.” / abcnews.al

Pësoi djegie gjatë shuarjes së flakëve në Delvinë/ Proda: Troci, shembull i sakrificës që mishëron një oficer i Policisë së Shtetit

25 July 2025 at 20:34

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, i shoqëruar nga Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Elton Alushi, viziton në repartin e djegieve në QSUT Shefin e Komisariatit të Policisë Delvinë, Komisar Agim Troci, i cili pësoi djegie të shumta gjatë përpjekjeve për të shpëtuar disa të moshuar që nuk dilnin dot nga zona e zjarrit në fshatin Vergo të Delvinës.

Drejtori Proda është interesuar që në momentet e para për gjendjen e tij dhe ka ndjekur nga afër organizimin e transportimit me helikopter drejt Tiranës, menjëherë sapo është njoftuar për ngjarjen.

Gjatë vizitës, Drejtori i Përgjithshëm është interesuar pranë stafit mjekësor për gjendjen shëndetësore të Shefit të Komisariatit, duke i uruar atij shërim të shpejtë dhe e ka përgëzuar për aktin e tij të guximshëm dhe human. Po ashtu, ai ka vlerësuar të gjithë punonjësit e Komisariatit të Policisë Delvinë që sot kanë rrezikuar jetën e tyre për të shpëtuar nga flakët shumë  banorë pjesa më e madhe të moshuar, në fshatrat e Delvinës, si pasojë e një zjarri të madh të favorizuar nga era, që ka përfshirë shumë zona të banuara.

Nga QSUT, Drejtori Proda theksoi:

“Shefi i Komisariatit Agim Troci është shembulli më i mirë i përkushtimit dhe sakrificës që mishëron një oficer i Policisë së Shtetit. Ai veproi me guxim dhe ndjenjë të lartë përgjegjësie, për të mbrojtur jetën e të tjerëve. Dua të falënderoj të gjithë, përfshirë Nënkomisar Eridionin, i cili ka pësuar asfiksi dhe po merr ndihmë mjekësore në Spitalin e Delvinës, si dhe gjithë punonjësit e Komisariatit të Policisë Delvinë që, nën drejtimin e Komisar Trocit, me përkushtim dhe guxim, mbështetur dhe nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, kanë shpëtuar dhjetëra jetë qytetarësh, duke bërë të mundur evakuimin nga banesat e tyre deri jashtë zonës së rrezikut. Edhe disa punonjës të tjerë kanë pësuar. Ky akt është një shembull frymëzues i përkushtimit dhe humanizmit të efektivëve në krye të detyrës.”

Në zonën e përfshirë nga zjarri, në fshatrat Senicë, Vergo dhe Kopaçëz, vijon ndërhyrja intensive e shërbimeve të Zjarrfikëses, Emergjencës Civile, Policisë dhe Ushtrisë, për neutralizimin e vatrave dhe garantimin e sigurisë së banorëve.

Policia e Shtetit ndodhet aty, në krah të qytetarëve. Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, Elidon Çela, ndodhet në zonë për menaxhimin e situatës.

Policia e Shtetit apelon për kujdes të shtuar nga qytetarët, veçanërisht gjatë lëvizjes në zonat me bimësi të dendur dhe në ato të ekspozuara ndaj zjarreve. Çdo veprim i pakujdesshëm, si ndezja e zjarrit në natyrë, hedhja e cigareve apo djegia e mbeturinave, mund të sjellë pasoja të rënda për jetën dhe mjedisin.

Portofoli i identitetit dixhital/ Beci: Detyrim për integrimin në BE. Lehtëson përdorimin e shërbimeve publike për qytetarët

25 July 2025 at 20:16

Ekspertja e sigurisë kibernetike Oltjana Beci tha për ‘Sheshi i Dollarit’ se portofoli i identitetit dixhital është një prej detyrimeve që ka vendin ynë për integrimin në BE. Më tej, Beci shtoi se do të jetë një lehtësi për qytetarët në aksesimin e shërbimeve publike.

“Nuk ishte nevoja, por edhe detyrimet që Shqipëria ka në kuadër të integrimit europian. Në kuadër të detyrimeve që Shqipëria ka në saj të integrimit ka ardhur edhe ky projekt EJDAS1 dhe EJDAS 2. Autoriteti ka hartuar një projektligj, nëpërmjet saj në nivel kombëtar krijohet një kornizë e indetitetit digjial. Është një mjet identfikimi që i mundëson qytetarit të aksesojë shërbime publike. Qëllimi është të krijojë një nivel të përshtatshëm duke mundësuar për qytetarët dhe institucionet aksesin në shërbimet digjitale online. Portofoli është vetëm një prej kërtyre mjeteve që do të lehtësojë përdorimin e shërbimeve qytetarëve.

Portofoli i identitetit i siguron qytetarit të marrë të dhënat dhe t’i ruajë dhe t’i përdor për të identifikuar. Mund të jenë diploma, patenta dhe dkomunete të ndryshëm që më pas mund të përdoren për të akesuar shërbime të tjera. Portofoli i mundëson edhe shërbimin e vulës elektronike të kualifikuar. “

 

Pësoi djegie gjatë operacionit për shuarjen e flakëve/ Mbërrin në QSUT shefi i komisariatit të policisë Delvinë

25 July 2025 at 19:31

Agim Troci, shefi i Komisariatit të Policisë Delvinë, sapo ka mbërritur në QSUT për trajtim mjekësor, pasi ka pësuar djegie nga flakët gjatë operacionit për shuarjen e zjarrit në Senicë.

Sipas burimeve nga QSUT, Troci ndodhet jashtë rreziku për jetën, dhe po i kryhen ekzaminimet, por ka lëndime të shumta, kryesishtë tek gjymtyrët.

Si fillim Troci mori shërbim mjekësor në spitalin e Sarandës, më pas u nis me helikopter për mjekim më të specializuar në Tiranë.

Kosovë, dështimi i rradhës në sy të ndërkombëtarëve/ Limaj: VV nuk i ka votat për shumicën qeveritare

25 July 2025 at 19:22

Ka deshtuar konstituimi i kuvendit te Kosoves edhe ne tentativen e 52-te.
Seanca ka nisur perseri me vonese, edhe pse trupa e ambasadoreve ishin korrekt dhe u pozicionuan ne salle disa minuta perpara oren 11, kur pritej te niste kjo séance.
Kryesuesi i seances Avni Dehari, kerkoj nga deputetet te jepnin porpozimin e tyre per ngritjen e nje komisioni per votimin e fshehte per kryeparlamentar, por nga rradhet e pdk dhe ldk nuk erdhi asnje propozim, por u kerkua respektim i kushtetutes.

Kaq ka mjaftuar qe edhe kjo tentative te perfundoj pa sukses.
Jashte seances, e shumenominuara Albulena Haxhiu, nga rradhet e VV per kryeparlamentare, konfirmoj se zgjidhja mund te jene edhe zgjedhjet e parakohshme.

Ndersa Fatmir Limaj, kreu i Nisma, me te cilin Albin Kurti eshte takuar disa here per te diskutuar mbi nje marreveshje per ta nxjerr vendin nga kriza politike, deklaroj pas seances se Nisma nuk shkon drejt zgjedhjeve parciale.

Komente ka patur edhe per vendimin e gjykates Kushtetuese e cila ka ngrire aktivitetin ne Kuvend nga data 27 korrik deri me 8 gusht.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se partia të cilën e drejton ai, nuk e ka kërkuar masën që e ka caktuar Gjykata Kushtetuese, megjithatë ky institucion është në drejtën e vet.

Tentativa e fundit pas ketij vendimi do te mbahet ne seancen e 26 korrikut, ora 14, vetem nje dite para se të hyjë në fuqi masa e përkohshme e Gjykatës Kushtetuese.

Më 24 korrik, Kushtetuesja tha se ekzistojnë rrethana të interesit publik, që e përfshijnë rendin kushtetues të Kosovës, që ndërlidhen me themelimin e institucioneve shtetërorë pas zgjedhjeve te pergjithshme. / abcnews.al

30 ditë paraburgim për Lulzim Halilin/ Beogradi e akuzon për nxitje të krimeve të luftës

25 July 2025 at 19:15

Gjykata e Lartë në Beograd i ka caktuar 30 ditë paraburgim Lulzim Halilit, shqiptari i arrestuar në Serbi disa ditë më parë.

Në përgjigjen e kësaj gjykate thuhet se Halili dyshohet “për kryerjen e veprës penale të organizimit dhe nxitjes së kryerjes së gjenocidit dhe krimeve të luftës”.

Lulzim Halili është arrestuar më 22 korrik nga autoritetet serbe në afërsi të qytetit Svilajnac, rreth 100 kilometra nga Beogradi dhe është dërguar menjëherë në mbajtje në Stacionin Policor të këtij qyteti.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka thënë se autoritetet serbe nuk i kanë dhënë informacione lidhur me Halilin.

Ministria pati njoftuar se sapo të konfirmohet nëse Halili do t’i nënshtrohej masës së paraburgimit dhe do të iniciohet procedurë penale ndaj tij, Zyra Ndërlidhëse do të parashtrojë kërkesë zyrtare për vizitë në Qendrën e Mbajtjes.

“Parajsa e pazbuluar e Mesdheut”/ Revista spanjolle El Nacional rekomandon Shqipërinë

25 July 2025 at 18:52

Nëse dëshironi të zbuloni destinacione që ende nuk janë mbushur me turma turistësh, zgjidhni Shqipërinë. Kështu shkruan revista spanjolle “El Nacional”, teksa nënvizon se vendi ballkanik po fiton dalëngadalë titullin si parajsa e pazbuluar e Mesdheut.

“Një nga zonat më të famshme të plazhit ndodhet në jug, në Ksamil , ku kilometrat e rërës së bardhë dhe uji kristal magjepsin të gjithë vizitorët. Ksamili është një kamp bazë ideal për të eksploruar atraksione të tjera shqiptare, siç është Syri i Kaltër”, thotë El Nacional.

Pavarësisht se një pjesë e mirë janë plazhe private, revista spanjolle shkruan se çmimet janë të përballueshme për vizitorët. Veçon parkun e Butrintit, vend i trashëgimisë botërore të UNESCO-s që sipas saj nuk duhet humbur nga turistët. Për adhuruesit e maleve, sugjeron Thethin e Valbonën.

Ndërsa për vizitorët që nuk kanë dëshirë për shëtitje të gjata, rekomandon të vizitojnë Gjirokastrën dhe Berati, qendra historike, pamje mahnitëse dhe arkitekturë të veccantë.

Gastronomia shqiptare zë një vend të veçantë në artikull, një arsye më shumë sipas medias spanjolle se përse turistët duhet ta vizitojnë Shqipërinë. Veçon byrekun, si një nga gatimet tipike dhe më të njohura, teksa shton se kuzhina shqiptare është një ndërthurje unike edhe e ndikime turke, ballkanike e mesdhetare. / abcnews.al

Oferta me shkrim e Kurtit per Limajn: Dy ministri dhe posti i nenkryetarit te Kuvendit

25 July 2025 at 17:38

Gazetarja Albina Hamili komentoi për ‘Ballkan Update’ dështimin e 52-të të tentativës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Haliti tha se roli i kryetarit të Kuvendit është i rëndësishëm dhe se për herë të parë ka një distancim të vendeve mike të cilat nuk kanë ndërhyrë. Sipas Halitit, vendet janë ende të papjekura politikisht dhe nuk janë të vetëdijshëm për pasojat që po kalon Kosova dhe ndërhyrja e tyre është e rëndësishme.

“Roli i kryetarit të Kuvendit është i rëndësishëm, duhet një unifikim. Me tre deputetë nuk është se e kanë vlerësuar dhe eksponentë të tjerë benda VV, edhe Konjufca ka shprehur interes për bashkëpunim me Limajn. Brenda VV ka zëra kundër. Limaj ka vetëm 3 deputetë dhe pesha e tij nuk është në proporcion me përgjegjësinë si kryetar Kuvendi. Për shkarkimin duhen 2 të 3 e votave të përgjithshme.

Për herë të parë kemi parë një distancim të vendeve mike që nuk kanë ndërhyrë, kanë qenë më shumë aktiv në jetën politike dhe këtë herë i kemi parë shumë më shumë të distancuar. Ende janë të papjekur politikisht dhe nuk janë të vetëdijshëm për pasojat që po kalon Kosova në këtë fazë dhe ndërhyrja e tyre me thirrjet e tyre është e rëndësishme të kalojë këtë krizë

Pa një vullnet politik kryesisht nga partia e parë fituese nuk mund të kalohet ky ngërç politik.” / abcnews.al

“Konstituimi po kthehet në një lojë politike”, Zemaj: Kurti ka deklaruar më herët se i kishte votat

25 July 2025 at 17:28

Ka dështuar sërish seanca e konstituimit në Kuvendin e Kosovës, në tentativa për formimin e qeverisë që pas zgjedhjeve të shkurtit.

Deputeti i LDK Armend Zemaj tha për ‘Ballkan Update’ se konstituimi po kthehet në një lojë politike. Sipas tij, Kurti është shprehur se i ka votat për formimin e qeverisë ndërkohë që nuk e ka krijuar ende. Më tej, Zemaj tha se LDK është një parti e gatshme dhe serioze dhe se nuk dëshiron që të ketë mbivendosje me dy palë zgjedhje, ato të parakohshmet dhe lokale, sepse mund të ketë abuzime.

“Ne kërkojmë të shfrytëzohet e drejta jonë që nuk mund të ndërrohet. Nuk mund të ndërrohet as praktika parlamentare, ne kemi pasur kryetar kuvendi të zgjedhur me votë të hapur jo me votim të fshehtë. Kjo është loja që e ka futur kuvendin duke përdorur të drejtën e moshës ku fatkeqësisht vjen nga Lëvizja VV.

Kurti dhe VV thanë që i kishin votat e mjaftueshme për të bërë qeverinë. Që nga seanca e parë deri në seancën e 8 thanë që i kanë votat. LDK është e gatshme, jemi parti serioze kemi dhe zgjedhjet lokale që jemi në përgatitje. Nuk do dëshironim të kishte dy palë zgjedhje sepse mund të ketë dhe abuzime.” / abcnews.al

Përkeqësohet situata në Gaza, Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin tragjik: 81 fëmijë të vdekur nga kequshqyerja

24 July 2025 at 22:41

Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi ka përditësuar bilancin tragjik në Rripin e Gazës.

Në përditësimin e sotëm, ministria thotë se dy fëmijë kanë vdekur nga kequshqyerja në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin total në 81.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, deri më tani kanë vdekur 113 persona nga kequshqyerja. Bëhet fjalë që nga nisja e luftës, konkretisht që nga tetori i vitit 2023.

260,000 fëmijë nën moshën pesë vjeç kanë nevojë për ushqim. OBSH thekson se deri në vitin 2025 ja pasur 1556 lindje të parakohshme lidhur me kequshqyerjen.

Më shumë se 28,600 raste të kequshqyerjes së fëmijëve janë regjistruar deri më tani në vitin 2025.

Sakaq OBSH bën me dije se 100,000 gra shtatzëna dhe nëna që ushqejnë me gji preken nga mungesa e ushqimit.

Mbi 100 organizata humanitare dhe të të drejtave të njeriut u bënë thirrje qeverive të ndërmarrin veprime urgjente për të ndalur përhapjen e urisë në Gazë.

Ato, gjithashtu, kërkuan armëpushim të menjëhershëm dhe të përhershëm, si dhe heqjen e të gjitha pengesave për shpërndarjen e ndihmave humanitare.

Në deklaratën e nënshkruar nga 111 organizata, përfshirë Mercy Corps, Këshillin Norvegjez për Refugjatët dhe Refugees International, paralajmërohet se uria në Gazë po përhapet me shpejtësi të madhe, ndërkohë që ndihmat jetike, si ushqimi, uji dhe barnat, qëndrojnë të pashpërndara pranë kufirit, pasi organizatave humanitare u ndalohet të veprojnë.

Volker Turk, kreu i Zyrës së Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut në OKB, ka thënë se “Duket se makthi nuk mund të përkeqësohej më shumë. E megjithatë, po… duke pasur parasysh përqendrimin e civilëve në zonë dhe mjetet e metodat e luftës të përdorura nga Izraeli deri më tani, rreziqet e vrasjeve të paligjshme dhe shkeljeve të tjera serioze të së drejtës ndërkombëtare humanitare janë jashtëzakonisht të larta.” / abcnews.al

Rreth 75.000 meksikanë u kthyen nga SHBA-ja në Meksikë, presidentja Claudia Sheinbaum: Mijëra prej tyre kanë marrë ndihmë nga qeveria

24 July 2025 at 22:07

Gati 75,000 qytetarë meksikanë janë larguar vullnetarisht nga Shtetet e Bashkuara dhe janë rivendosur në atdheun e tyre që kur republikani Donald Trump u rikthye në pushtet në janar, njoftoi të mërkurën presidentja meksikane Claudia Sheinbaum.

Pasi Presidenti Trump u betua dhe mori detyrën, duke shpallur goditjen ndaj imigracionit të paligjshëm një përparësi kryesore të mandatit të tij të dytë, autoritetet meksikane njoftuan nisjen e një programi që e quajtën ” Meksika të Përqafon” për të ndihmuar në riatdhesimin vullnetar të qytetarëve meksikanë nga Shtetet e Bashkuara. Programi përfshin ndihmë financiare për të gjithë të deportuarit.

“Rreth 75,000 bashkatdhetarë tanë, burra dhe gra meksikanë, janë kthyer në vend që nga 20 janari”, tha kryetarja e shtetit meksikan, e zgjedhur me partinë MORENA (e Majta nacionaliste), në konferencën për shtyp që zakonisht jep çdo mëngjes.

Dhjetëra mijëra kthime vullnetare u njoftuan në një sfond të bastisjeve të intensifikuara policore, ndalimeve dhe deportimeve të njerëzve që ndodhen ilegalisht në SHBA, veçanërisht në Los Angeles, qyteti i dytë më i madh i SHBA-së – i cili është gjithashtu vendi ku jetojnë më shumë emigrantë meksikanë se kudo tjetër.

Sipas Ministrisë së Jashtme meksikane, rreth 12 milionë meksikanë jetojnë jashtë vendit, 97% e tyre në Shtetet e Bashkuara.

Dje, Presidentja Sheinbaum i kërkoi administratës Trump të kthejë në atdheun e tyre ata meksikanë që janë në rrezik të mbahen në qendrat amerikane të paraburgimit, ku organizatat e të drejtave të njeriut ankohen se emigrantët i nënshtrohen trajtimit çnjerëzor dhe degradues.

 

Yesterday — 24 July 2025Main stream

Studimi: Mastektomia mund të parandalojë mbi 6,500 raste me kancer gjiri çdo vit

24 July 2025 at 21:22

Mijëra raste me kancer të gjirit mund të parandalohen çdo vit nëse më shumë gra do t’u nënshtroheshin ndërhyrjeve parandaluese për heqjen e gjirit, sugjeron një studim i ri.

Mastektomia – operacioni për heqjen e gjirit – aktualisht u ofrohet kryesisht personave që janë diagnostikuar tashmë me kancer gjiri, ose grave që mbartin gjenet me rrezik të lartë si BRCA1, BRCA2 dhe PALB2. Por studiuesit thonë se edhe persona që mbartin gjene të tjera si ATM, CHEK2, RAD51C dhe RAD51D, mund të përfitojnë nga kjo masë parandaluese, sidomos nëse kanë edhe faktorë të tjerë rreziku.

Këto faktorë përfshijnë: historikun familjar me kancer, nëse gruaja ka ushqyer me gji, dendësinë e gjirit në mamografi, si dhe numrin e fëmijëve të lindur.

Sipas studimit, nëse të gjitha gratë e moshës 30 deri në 55 vjeç, me një rrezik prej 35% ose më shumë, do të identifikoheshin dhe do të kryenin mastektomi parandaluese (RRM), mund të parandaloheshin rreth 6,538 raste me kancer në vit.

Ky numër përfaqëson rreth 11% të totalit prej 59,000 grave që diagnostikohen çdo vit në Mbretërinë e Bashkuar me kancer gjiri.

Studiuesit theksojnë rëndësinë e përmirësimit të sistemit të identifikimit të grave në rrezik të lartë, si dhe zgjerimin e kritereve për ofrimin e mastektomisë parandaluese.

/ abcnews.al

Qori për ‘Real Story’: Lëvizja ‘Bashkë’ hyn e vetme në zgjedhje. Në Tiranë ka vend për shpresë!

24 July 2025 at 21:00

Kreu i lëvizjes ‘Bashkë’ Arlind Qori i ftuar në ‘Real Story’ tha se në bashkinë e Tiranës votat në favor të PS kanë rënë ndjeshëm. Në bazë të shifrave rezulton që PS është 5.79 për qind në rënie votash për dy vite. Qori vijoi duke thënë më tej se në Tiranë ka vend për shpresë dhe se në zgjedhjet e ardhshme lokale, nëse mbahen, Rama ka një armë mangut e cila është humbja e Berishës.

“Ka një bashki ku votat kanë rënë ndjeshëm, dhe është Tirana. Po të krahasosh votat në dy vite janë 5.79 për qind në rënie me votuesit brenda vendit. Në zgjedhjet lokale kam përshtypjen nuk voton Diaspora sepse janë më indiferent.

 Politika nuk është aritmetikë. Në një kryeqendër si Tirana ka një frymë kundra. Niveli i presionit sepse Tirana është një qytet kompleks, ka një potencial më të madh politik. Në zgjedhje, Ramës do i mungojë një armë shumë e fortë. Me këtë rezultat që pati Berisha është më pak i besueshëm. Përpara zgjedhjeve kishte një optimizëm, ndryshimet e pushtetit në Amerikë krijuan një iluzion, kur Berisha mori rezultatin më të keq, e ka të vështirë të dalë të thotë votoni. Në mometin ku Rama nuk do shesë gogolin tek elektorati, votuesi do shohi që ka alternativa të tjera përveç PD. Mospërputhja mes simpatizimit dhe votës, njerëzit që na kanë simpatizuar kanë qenë shumë më tepër se ata që na kanë votuar dhe është shumë pozitive. Në Tiranë ka vend për shpresë!”

Qori tha me bindje se në zgjedhjet e ardhshme Lëvizja Bashkë do të hyjë si parti e vetme sepse për ta kanë rëndësi parimet.

“Ne e dimë që partitë në Shqipëri janë të pareformueshme. Mbas dy vjetësh do jetë i njëjti film. Lëvizja Bashkë do të hyjë si parti e vetme, për ne kanë rëndësi parimet. Me cilët faktorë nuk do bëjmë kompromis, kur shohim që partitë e tjra i kanë të zhytura duart ne mbajmë distancën dhe u tregojmë që ja ku keni një parti të vërtetë.” 

/ abcnews.al

Telenovela e verës Lapaj-Shabani/ Mërtiri: Përçarja, nuk do të thotë se s’ka ideale.‘Të vegjlit’ duhet të bashkohen në një bosht

24 July 2025 at 20:42

Analisti Ergys Mërtiri komentoi për ‘Real Story’ përçarjen brenda lëvizjes ‘Shqipëria Bëhet’ mes Lapajt dhe Shabanit. Mërtiri tha se debatet brenda kësaj partie vijnë për shkak të mandateve të limituara dhe nuk ka një korelacion mes mungesës së idealeve dhe përçarjes politike.

Më tej në analizën e tij, Mërtiri tha se partitë e vogla duhet të bashkohen brenda një boshti politik.

“Fakti që zihen për një mandat, janë banale. Nuk do të thotë se ata nuk kanë parime apo nuk e duan këtë vend. Nuk mund tua mohojmë këtë gjë vetëm se tregojnë papjekuri në këtë aspekt. Nuk mund ju vendosim vizën. Mund ta quaj dhe egoizëm që këta nuk u bën bashkë përpara zgjedhjeve. Po të ishin bërë bashkë, do kishin bërë një goditje.

Do kishte mandate për të gjithë dhe nuk do ziheshit. Ata kanë një mandat prandaj zihen. Është e vështirë të mbash aktivistë të bashkuar dhe përçarja është normale. Njerëzit që përçahen nuk do të thotë që nuk kanë ideale. Duhet të ketë një bashkim, duhet të sillen si një bosht. Nëse flitet për ideale, ideali nuk mund të shkojë përpara pa thyer sistemin.” / abcnews.al

❌
❌