“BUZET E TUA”, Ervis Behari sjell një këngë dashurie që lidh traditën me ndjeshmërinë festive
Nga Albert Vataj Në zenitin e verës, kur pushimet, mbrëmjet e gjata dhe muzika gërshetohen në një ritëm të vetin, Ervis Behari sjell “BUZET E TUA”, një këngë që duket se ka lindur për këtë stinë, por që bart brenda saj një emocion që nuk njeh kufij kohe. Është një rikthim që nuk synon thjesht të kapë vëmendjen e momentit, por edhe të dëshmojë për besnikërinë ndaj vlerave të muzikës shqiptare…