Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 28 July 2025Main stream

Situata e zjarreve, Vengu: Vazhdojnë ndërhyrjet në qarqet Vlorë, Dibër e Korçë

TIRANË, 28 korrik/ATSH/ Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu bëri me dije të dhënat e përditësuara lidhur me situatën e zjarreve në të gjitha qarqet e vendit.

Ministri Vengu tha se “në 24 orët e fundit, strukturat e Mbrojtjes Civile dhe Forcat e Armatosura janë angazhuar për përballimin e zjarreve në pyje dhe kullota”.

Ministri Vengu theksoi se “ndërhyrjet janë fokusuar në qarqet Vlorë, Dibër dhe Korçë, ku rreziku mbetet i lartë”, ndërsa bëri thirrje për kujdes maksimal dhe ndalim të zjarrvënieve në natyrë.

Në një postim në rrjetet sociale, ministri Vengu njoftoi se në qarkun Dibër janë angazhuar 64 forca dhe 7 mjete për shuarjen e zjarreve. Në qarkun Korçë janë angazhuar për shuarjen e zjarreve 25 forca dhe 2 mjete, ndërsa në Vlorë janë përfshirë 59 forca, 3 mjete, 6 zjarrfikëse, 2 autoambulanca dhe 1 helikopter i FA.

Gjithashtu, ministri i Mbrojtjes ndau edhe të dhënat lidhur me zjarret e shuara në disa qarqe si më poshtë: Qarku Pogradec; Qarku Gjirokastër; Fshati Duraj, Njësia Administrative Luftinije, bashkia Memaliaj; Qarku Shkodër, fshati Barbullush, Njësia Administrative Bushat, bashkia Vau i Dejës; Qarku Berat, fshati Zgërbonjë, Njësia Administrative Vërtop, bashkia Poliçan.

/e.i/r.e/

The post Situata e zjarreve, Vengu: Vazhdojnë ndërhyrjet në qarqet Vlorë, Dibër e Korçë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Veteranët e UÇK-së protestojnë më 7 gusht për krizën institucionale dhe padrejtësitë ndaj tyre

28 July 2025 at 15:52

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK-së) do të organizojë protestë duke shprehur pakënaqësinë për moskonstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe mosrespektimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Në një komunikatë për media, OVL e UÇK-së ka bërë me dije kërkesat e tyre kryesore.

“Sot, përfaqësues të kategorive të lirisë u mblodhën në një takim të përbashkët, përballë situatës alarmante politike dhe institucionale në vend. Duke pasur parasysh mosreflektimin e partive politike për konstituimin e institucioneve, dhe mosrespektimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, në takim u vendos që të mbahet protestë gjithëpopullore, me kërkesat e mëposhtme: Kundërshtimi i padrejtësive ndaj ish-bashkëluftëtarëve në Gjykatën Speciale. Formimi urgjent i institucioneve legjitime dhe respektimi i rendit kushtetues. Ndërprerja e përbuzjes ndaj kategorive të luftës, përfshirë mosmbështetjen financiare, përjashtimin e veteranëve nga paga minimale dhe mungesën e ligjit për vlerat e UÇK-së”, thuhet në njoftim.

Protesta do të mbahet më 7 gusht, në orën 17:00, në sheshin “Skenderbeu” në Prishtinë. /Telegrafi/

The post Veteranët e UÇK-së protestojnë më 7 gusht për krizën institucionale dhe padrejtësitë ndaj tyre appeared first on Telegrafi.

Librazhd/ “Partners in Crime”, në pranga 2 persona për grabitje ndaj të moshuarve

By: e xh
28 July 2025 at 15:48

Iu morën me dhunë sendet personale, 2 shtetasve të moshuar, identifikohen dhe vihen në pranga një 32-vjeçar dhe një 33-vjeçare.  Po ashtu policie ka vënë në pranga  edhe një 41-vjeçar, pasi ka blerë një celular të vjedhur nga 2 të arrestuarit.

Sekuestrohen sende personale dhe 4 celularë, të dyshuara të vjedhura, automjeti, veshje të ndryshme dhe kapuç, që përdornin 2 të arrestuarit.

“Komisariati i Policisë Librazhd, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Elbasan, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, në drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit, ka finalizuar operacionin policor të koduar “Partners in crime”.  

Si rezultat i këtij operacioni është bërë i mundur identifikimi dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: 

-V. K., 32 vjeç, banues në Shkodër dhe M. K., 33 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim;  

-E. Sh., 40 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave të vjedhura”.  

Nga hetimet e kryera gjatë operacionit dyshohet se shtetasit M. K. dhe V. K., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer 2 vjedhje në fshatin Sheje, konkretisht:

-Më datë 25.07.2025, i kanë marrë me dhunë portofolin me një shumë parash, një 68-vjeçari, i cili është dëmtuar lehtë;

-Më datë 27.07.2025, i kanë marrë me dhunë çantën dhe celularin, një 62-vjeçareje, e cila është dëmtuar lehtë. Ajo ka marrë mjekim në spitalin e Librazhdit dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Celularin që ia kanë vjedhur 62-vjeçares, ata ia shitur shtetasit E. Sh.

Gjatë operacionit janë sekuestruar celulari i blerë nga shtetasi E. Sh. dhe 3 celularë që i janë gjetur autorëve, të cilët dyshohen të vjedhur, çanta e vjedhur, automjeti që përdornin autorët, të cilin e kishte marrë me qira shtetasi V. K. dhe veshje të ndryshme që dyshohet se ata i përdornin gjatë vjedhjeve”, thuhet në njoftim.

Vijonë hetimet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

 

Dosja “Meta”/ SPAK mbyll hetimet, nis komunikimi i akuzave për të pandehurit

By: e xh
28 July 2025 at 15:27

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për dosjen ndaj ish-presidentit Ilir Meta, raporton gazetarja e Klan News, Glidona Daci. Disa prej të pandehurve janë thirrur sot për t’u njohur me përfundimin e hetimeve.

Siç raporton gazetarja, në ambientet e SPAK-ut ka hyrë Ema Çoku, e cila është hetuar për pastrim parash.

Po ashtu sot pritet të paraqitet Fatime Kryemadhi, nëna e Monika Kryemadhit, ndërkohë që kjo e fundit pritet të paraqitet të mërkurën.

Këtë të hënë do t’i komunikohet mbyllja e hetimeve edhe Pirro Xhixhos. Për ish-presidentin Meta nuk dihet ende kur do t’i komunikohet mbyllja e hetimeve. Avokati i tij, Kujtim Cakrani, deri më tani nuk ka dijeni dhe njoftim nga SPAK.

Ish-presidenti u arrestua më 21 tetor të vitit të shkuar, pasi akuzohet nga SPAK se ka konsumuar elementë të veprave penale: “korrupsion pasiv”, “pastrim parash” dhe “fshehje e pasurisë”.

Lihen në burg tre të arrestuarit për vrasjen e Anesti Ramës

By: e xh
28 July 2025 at 15:16

Tre autorët e dyshuar nga për vrasjen e Anesti Ramës kanë mbetur në burg pas vendimit të sotëm të Gjykatës së Fierit.

Konkretisht do të qëndrojnë në qeli gjatë hetimeve që do të zhvillojë prokuroria, Emanilda Rama, vajza e tij 26-vjeçare që mori përsipër krimin, Valbona Rama, bashkëshortja që ndihmoi të fshihej ngjarja dhe Çlirim Dogani, bashkëpunëtori në krim.

Në deklarimet në polici, 26-vjeçarja Rama pretendon se e ka mbytur të atin për shkak të sjelljeve të tij.

“Rreth orës 12:30 kam shkuar në banesë dhe teksa mamaja po bënte punët e shtëpisë, i jam drejtuar tualetit. Kur kam hapur derën e tij pashë babin brenda dhe shoh që tualeti ishte bërë pis prej tij. Kur e pashë tualetin ashtu u acarova, dola jashtë dhe shkova të marr një tel, të cilin e kisha lënë në cepin e ballkonit të shtëpisë. Shkova sërish në banjo dhe i thash babit “mos bëj zë” ai mu kthye “do vuash dhe do vdesësh pas meje”. Në atë moment i lidha dy herë telin rreth qafës dhe e mbyta. Pastrova duart me ujë dhe i thash mamit të dilnim nga shtëpia të iknim në punë. Trupin e babait e lashë në tualet deri në darkë”, rrëfeu ajo.

Sipas policisë, nëna e vajzës njëherazi dhe bashkëshortja e viktimës ka kryer veprime për të fshehur vrasjen e Anesti Ramës.

Pogradec/ Policia: Zjarri në banesën e viktimës u vu nga një shtetas. Shoqërohen..

By: e xh
28 July 2025 at 14:59

Policia e Shtetit ka dhënë detaje për ngjarjen në Pogradec ku humbi jetën një 52 vjeçare. Siç raportohet nga policia nga tërësia e veprimeve të kryera deri tani dyshohet se zjarri në banesën e 52-vjeçares është shkaktuar nga një shtetas.

Bazuar në provat e siguruara, shërbimet operacionale të DVP Korçë kanë shoqëruar disa shtetas, në ambientet e Komisariatit të Policisë Pogradec, ndërmjet tyre edhe autorin e dyshuar të kësaj ngjarjeje.

“Në vijim të informacionit të dhënë për zjarrin e rënë në lagjen nr. 1, në banesën e shtetases K. T., e cila humbi jetën, bëjmë me dije se:

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë ngriti një grup të posaçëm hetimor, i cili në drejtimin e  Prokurorisë, ka kryer një sërë veprimesh hetimore, përfshirë dhe veprime eksperimentale, për të zbardhur dhe dokumentuar rrethanat e rënies së zjarrit dhe për të përcaktuar shkakun e humbjes së jetës së shtetases K. T., 52 vjeçe. Nga tërësia e veprimeve të kryera deri tani dyshohet se zjarri në banesën e 52-vjeçares është shkaktuar nga një shtetas.

Bazuar në provat e siguruara, shërbimet operacionale të DVP Korçë kanë shoqëruar disa shtetas, në ambientet e Komisariatit të Policisë Pogradec, ndërmjet tyre edhe autorin e dyshuar të kësaj ngjarjeje”, thuhet në njoftim.

Veprimet hetimore vijojnë dhe në përfundim do të japim informacion të plotë në lidhje me këtë ngjarje.

Kishin lidhje intime?Pranga autorit të dyshuar për vrasjen e 52-vjeçares në Pogradec

By: e xh
28 July 2025 at 14:27

Ilirjan Selmani, rreth 35 vjeç, u shoqërua nga policia e Pogradecit këtë të hënë, si autor i dyshuar i vrasjes së 52-vjeçares Kozeta Teço. Ngjarja e rëndë u zbulua mëngjesin e sotëm, kur shtëpia e saj u përfshi nga flakët. Fillimisht u mendua se bëhej fjalë për një ngjarje aksidentale, por brenda pak orësh, hetuesit zbuluan një histori tjetër.

Siç raporton gazetarja Tv Klan Daniela Zisi, Kozeta Teço u vra nga i riu dhe më pas ai i vuri flakën shtëpisë, në mënyrë që ngjarja të dukej aksidentale. Përveç shenjave të dhunës në trupin e gruas, hetuesit mësohet se analizuan kamerat e sigurisë në zonë dhe arritën të gjenin prova të tjera në koshat e mbeturinave, ku zbuluan mes të tjerash peshqirë të gjakosur. Edhe dy vatrat e zjarrit në banesë ishin një provë se flakët nuk kishin qenë aksidentale.

Rreth orës 13:30, Ilirjan Selmani u pa teksa shoqërohej nëpër rrugët e Pogradecit i prangosur nga policia. Bashkë me të, hetuesit u kthyen në skenën e krimit, aty ku kryen edhe një eksperiment hetimor. Sipas gazetares, 52-vjeçarja dhe i riu dyshohet se kishin një lidhje intime. Dyshimet duket se përforcohen edhe nga dëshmitë e të afërmve dhe fqinjëve. Gruaja ishte e pamartuar dhe jetonte e vetme.

 

 

 

Gara për kreun e BKH, Gledis Nano mbërrin në SPAK: Sot faza e intervistimit

By: e xh
28 July 2025 at 14:18

Gledis Nano është paraqitur këtë të hënë, 28 korrik, në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, (SPAK), për fazën e radhës të garës për drejtuesin e ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). Në këtë fazë, kandidatët në garë i nënshtrohen testit të poligrafit dhe intervistës në panel, e cila ndiqet nga faza e verifikimit të figurës dhe deklarimit të pasurisë nga Komisioni i Verifikimit të Pasurisë dhe Figurës.

Më 22 korrik u zhvillua faza e tretë e garës, ku shtatë kandidatët iu nënshtruan një provimi me shkrim dhe testit për arsyetimin logjik.

Ndërsa më datë 10 korrik, kandidatët për kreun e BKH-së iu nënshtruan testimeve fizike.

Kujtojmë se kandidatët në garë për këtë institucion, i njohur ndryshe si FBI-ja shqiptare, janë: Andi Pogaçe, Artur Beu, Elton Kërluku, Gentian Ndoi, Gentjan Shehaj, Gledis Nano dhe Joni Keta.

Si zhvillohet procedura për zgjedhjen e kreut të BKH-së

Sipas rregullores, ndiqen 6 hapa për emërimin e kreut të BKH-së, të cilat janë: verifikimi i aplikimit, vizita mjekësore dhe testi për aftësitë fizike, ese me shkrim dhe test për arsyetim logjik, testi i poligrafit dhe intervista në panel, verifikimi i figurës dhe pasurisë, identifikimi i kandidatit fitues, trajnimi dhe emërimi.

Tek pika e fundit parashikohet edhe përzgjedhja e katër kandidatëve më potencialë, që i dërgohen drejtuesit të SPAK. Altin Dumani do të bëjë përzgjedhjen përfundimtare dhe emri i kandidatit të përzgjedhur i paraqitet Këshillit të Lartë të Prokurorisë për miratimin e mandatit 5-vjeçar. Aktualisht, Byroja Kombëtare e Hetimit drejtohet nga Aida Hajnaj, e cila e përfundon mandatin më 31 gusht. Ajo nuk arriti të dorëzonte dokumentacionin brenda afatit të aplikimit./tvklan.al

“Program me AI për..”/ Rama: Territorin do ta kontrollojmë me dronë dhe satelitë

By: e xh
28 July 2025 at 14:14

Kreu i qeverisë Rama ishte sot në Qendrën për Inovacion dhe Teknologji “NEST”, një strukturë e Fondit Shqiptar të Zhvillimit që mbështet universitetet dhe sipërmarrjen e re.

Gjatë fjalës së tij Rama paralajmëroi masa të reja për monitorimin e kantierëve të ndërtimit, përmes përdorimit të teknologjisë dhe inteligjencës artificiale.

Gjithashtu, kryeministri njoftoi se do të vendoset detyrimisht që kompanitë me mbi 100 punonjës të krijojnë një departament informacioni që të merret me aspektin teknologjik të operacioneve të tyre.

“Kantieret e ndërtimit do të kenë kamera dhe do të monitorohen 24 orë. Kjo do t’ju ndihmojë në ndjekjen e punës dhe është shumë e vlefshme në lidhje me sigurinë dhe zbatimin e projektit. Përmes një programi monitorimi me AI mund të ndiqet kantieri nga larg e mund të shikohet edhe korrektësia e punës në raport me projektin, jo vetëm me perimetrin. Po përfundojmë edhe qendrën e monitorimin me dronë dhe satelitë që do të na japë mundësi të ndjekim në kohë reale të gjithë ndryshimet në territor.

Do ta vendosim fillimisht të detyrueshme për kompanitë mbi 100 punonjës që të kenë një departament të informacionit që të merret me pjesën e teknologjisë. Do të na përgatisë për atë që na pret pas integrimit në BE sa i përket biznesit privat. Ju sugjeron të informoheni më shumë se cfarë pritet të ndodhë, do të jetë shumë e vështirë dhe sfidë e madhe për kompanitë tona t’i mbijetojnë atij tregu”, tha ai.

‘Masa represive për ndërtuesit’/ Rama: ‘Listë të zezë’ me ata që shkelin lejen!

By: e xh
28 July 2025 at 14:03

Për ata ndërtues që nuk zbatojnë besnikërisht projektet dhe lejet e ndërtimit, kryeministri Rama ka paralajmëruar masa ‘represive’. Kreu i qeverisë theksoi se ndihma dhe mundësitë që po hapen për industrinë do të shoqërohen me rregulla të rrepta:“Karrota nga një anë, shkopi nga ana tjetër.”

Kryeministri shtoi se qeveria do të krijojë një listë të zezë për ndërtuesit që shkelin lejet, të cilët do të përjashtohen nga marrja e lejeve të reja, ndërsa të gjitha kantieret do të pajisen me kamera sigurie për monitorim 24 orë.

“Këtë vit do ta çojmë më tutje, në dy tre vitet në vijim do ta bëjmë intensive pjesëmarrjen tonë në panaire të mëdha të real estate, të pasurive imobiliare për të prezantuar projekte, investimet potenciale, për të prezantuar investitorët, palët e tjera të interesuara. Nga ana tjetër, kjo kërkon garanci. Garancia është realizimi i projekteve në mënyrë besnike, ne do bëjmë çmos që nga ana jonë të ndërtojmë një plan masash të reja represive që do duhet të balancojnë pjesën e gjithë mbështetjes dhe të gjithë kanaleve të reja që do përpiqemi të hapim për ju dhe industrinë e ndërtimit, karota nga një ana, shkopi nga ana tjetër, në të kundërt e kemi të pamundur, mund të humbasim shans historik dhe s’do afrohet njeri për të financuar. Këto projekte të mëdha s’mund të realizojmë siç duhet duke u mbështetur tek shitja në gropë, tek kliringu dhe blerësit e rastit brenda vendit. Listë të zezë për ndërtuesit që nuk respektojnë rregullat, pamundësi për të marrë leje. Kantieret e ndërtimit do kenë kamera 24 orë, kjo gjë do t’iu vlejë dhe juve në ndjekjen e punës dhe praktikën tuaj. Është shumë e vlefshme për të gjitha aspektet që lidhen me sigurinë dhe garantimin e projektit”, tha Rama.

 

Transferuan miliona euro të drogës nga Zvicra në Shqipëri nëpërmjet sistemit ‘Hawala’, SPAK sekuestron pasuritë e të arrestuarve Ervis Ferizaj dhe Përparim Kalbaj

By: E.K
28 July 2025 at 15:53

SPAK ka njoftuar këtë të hënë se ka sekuestruar pasuritë e Ervis Ferizajt dhe Përparim Kalbajt në Shqipëri, të cilët më 20 korrik u arrestuan për transferimin e miliona eurove të gjeneruara nga traikimi i drogës nga Zvicra përmes sistemit “Hawala”. NJOFTIMI I SPAK: Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (Prokuroria e Posaçme) ka […]

The post Transferuan miliona euro të drogës nga Zvicra në Shqipëri nëpërmjet sistemit ‘Hawala’, SPAK sekuestron pasuritë e të arrestuarve Ervis Ferizaj dhe Përparim Kalbaj appeared first on FaxWeb.

Plagosi me mjet prerës (thikë), një 70-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet menjëherë nga shërbimet e Policisë dhe shoqërohet në komisariat, autori i dyshuar

By: E.K
28 July 2025 at 15:50

Në lagjen nr. 11, Durrës, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi A. Zh., 68 vjeç, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin F. T., 70 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë, pas marrjes së njoftimit, brenda pak minutash kanë bërë të mundur kapjen dhe […]

The post Plagosi me mjet prerës (thikë), një 70-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet menjëherë nga shërbimet e Policisë dhe shoqërohet në komisariat, autori i dyshuar appeared first on FaxWeb.

Policia e Dibrës: Hetime intensive për zjarrvënie, nisin procedimet për tre të dyshuar

By: E.K
28 July 2025 at 15:42

Strukturat për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, kanë vijuar me intensitet veprimet hetimore për identifikimin dhe vënien para ligjit të autorëve të zjarrvënieve, të qëllimshme apo të shkaktuara nga pakujdesia. Si rezultat, janë referuar materialet në Prokurori dhe ka nisur procedimi penal për 2 shtetas, të dyshuar si autorë të zjarrvënieve, […]

The post Policia e Dibrës: Hetime intensive për zjarrvënie, nisin procedimet për tre të dyshuar appeared first on FaxWeb.

Durrës/ Sherr mes të moshuarve pas lojës së dominove, plagoset me thikë një prej tyre

By: E.K
28 July 2025 at 15:38

Një përplasje e pazakontë mes dy të moshuarve ka ndodhur këtë të hënë në sheshin “Pranvera” në qendër të qytetit të Durrësit, ku një debat gjatë një loje domino ka përfunduar në një plagosje me thikë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00, kur sipas burimeve nga policia, konflikti mes dy burrave të moshuar ka degraduar […]

The post Durrës/ Sherr mes të moshuarve pas lojës së dominove, plagoset me thikë një prej tyre appeared first on FaxWeb.

Trump i vendos afat Putinit: Ke 10 ose 12 ditë kohë, nga sot!

By: E.K
28 July 2025 at 15:21

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka ulur ndjeshëm afatin që i kishte dhënë më parë presidentit rus Vladimir Putin për të arritur një marrëveshje mbi konfliktin në Ukrainë. Në një deklaratë të dhënë sot për mediat, Trump tha se afati i ri është “10 ose 12 ditë nga sot”, duke zëvendësuar atë që […]

The post Trump i vendos afat Putinit: Ke 10 ose 12 ditë kohë, nga sot! appeared first on FaxWeb.

Librazhd/Finalizohet operacioni policor i koduar “Partners in crime”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.

By: E.K
28 July 2025 at 14:45

Iu morën me dhunë sendet personale, 2 shtetasve të moshuar, identifikohen, kapen dhe vihen në pranga një 32-vjeçar dhe një 33-vjeçare. Vihet në pranga dhe një 41-vjeçar, pasi ka blerë një celular të vjedhur nga 2 të arrestuarit. Sekuestrohen sende personale dhe 4 celularë, të dyshuara të vjedhura, automjeti, veshje të ndryshme dhe kapuç, që […]

The post Librazhd/Finalizohet operacioni policor i koduar “Partners in crime”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë. appeared first on FaxWeb.

💾

Blushi: 80 mln euro fatura nga zjarret. Rama vazhdon të vjedhë e grabisë, 17 kulla të reja në Tiranë

By: E.K
28 July 2025 at 14:40

Nga Veriu në Jug, mbi 12 mijë hektarë pyje, kullota, pemishte dhe prona publike janë kthyer në hi. Nga një përllogaritje e përafërt mbi bazën e kostos së ripyllëzimit, vlerës së lëndës drusore të djegur, kostos së degradimit të tokës dhe të tjera, dëmi ekonomik nga zjarret deri më tani rezulton përafërsisht 80 milion euro, […]

The post Blushi: 80 mln euro fatura nga zjarret. Rama vazhdon të vjedhë e grabisë, 17 kulla të reja në Tiranë appeared first on FaxWeb.

Mbyllen hetimet për dosjen “Meta”, SPAK nis njoftimin e të pandehurve

By: E.K
28 July 2025 at 14:33

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka përfunduar hetimet për të ashtuquajturën dosja “Meta”, e cila përfshin ish-presidentin Ilir Meta dhe disa persona të tjerë të hetuar për vepra penale të natyrës ekonomiko-financiare, përfshirë pastrimin e parave dhe korrupsionin. Të hënën, në ambientet e SPAK u paraqitën disa nga të pandehurit për t’u njohur me përfundimin e […]

The post Mbyllen hetimet për dosjen “Meta”, SPAK nis njoftimin e të pandehurve appeared first on FaxWeb.

Mbahet sot faza e fundit për zgjedhjen e kreut të BKH, monitorohet dhe nga SHBA e BE

By: E.K
28 July 2025 at 14:28

Shtatë kandidatët e kualifikuar për postin e drejtuesit të Byrosë Kombëtare të Hetimit janë paraqitur këtë të hënë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, ku po zhvillojnë intervistat me gojë përballë komisionit përzgjedhës. Seanca dëgjimore po monitorohet edhe nga përfaqësues të misioneve ndërkombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian. Në vijim të […]

The post Mbahet sot faza e fundit për zgjedhjen e kreut të BKH, monitorohet dhe nga SHBA e BE appeared first on FaxWeb.

❌
❌