Teuta ka përforcuar repartin e mesfushës me Ardit Tolin. Tashmë gjithçka është bërë zyrtare, me mesfushorin 28-vjeçar i cili i është bashkuar “Djemve të Detit”. Lajmi është bërë i ditur nga vetë Teuta përmes një postimi në rrjetet sociale të klubit. Sezonin e kaluar si një ndër kryersorët e Dinamos, Toli sezonin e ardhshëm do […]
Teuta e Enkeleid Dobit, zhvilloi pasditen e sotme testin e dytë miqësor, në qytetin e Ohrit, ku është duke kryer fazën përgatitore në prag të sezonit të ri futbollistik. Durrsakët nuk shkuan më shumë se barazimi 0-0 ndaj skuadrës së Llapit në përballjen që startoi në orën 18:00. Kjo ishte miqësorja e dytë për Teutën, […]
Artan Jazxhi është rikthyer te Teuta. Klubi durrsak ka publikuar një foto nga Ohri ku bie në sy edhe mbrojtësi, që ishte huazuar te Vllaznia. Jazxhi pësoi një dëmtim, që e la jashtë për ndeshjen e turit të parë Europë. Vllaznia e kishte huazuar Jazxhin nga Teuta vetëm për Europën. Pas Kevin Dodajt, Vllaznisë i […]
Arlis Shala është futbollisti më i ri i Teutës. Pasi mbylli aventurën e tij me Vushtrrinë në Kosovë, portieri 24-vjeçar ka vendosur që të transferohet te ekipi durrsak në Superiore. Për Shalën, ky është një rikthim pasi më parë ka luajtur për Teutën U17 dhe atë U19 para se të transferohej në Itali te Cesena. […]
Fatos Troplini do të jetë presidenti i ri i klubit të Teutës. Pas largimit të Edmond Hasanbellit, është pikërisht Troplini ai që ka marrë në dorë klubin durrsak, tek të cilët do të investojë. Klubi i Teutës e quan këtë ndryshim si një etapë të re zhvillimi. Ndër të tjera, klubi i Superiores ka prezantuar […]
Teuta pritet që ditën e sotme të zyrtarizojë Enkeleid Dobit si trajner të skuadrës, ndërsa kanë bërëq gati edhe disaa afrime të rëndësishme. Pas marrëveshjes së arritur me Florian Përgjonin dhe Gentian Selmanin, durrsakët kanë “peshkuar” te një tjetër rival në Superiore. Këtë herë te Dinamo, ku kanë “piketuar” një mbrojtës dhe një mesfushor. Bëhet […]
Blerim Kotobelli ka vendosur të rinovojë me Teutën deri në vitin 2027. Kapiteni do të vazhdojë kështu me durrsakët duke kontribuar me eksperiencën e tij. Teuta po vijon me projektin e edicionit të ri. Dy firma të bujshme që tregohen janë të Selmanit dhe Përgjonit, që u larguan nga Tirana. Durrsakët tregojnë kështu se fokus […]
Florian Përgjoni do të vazhdojë karrierën në Durrës. Mbrojtësi i majtë ka arritur marrëveshjen me Teutën, sipas raportimeve të fundit. Lojtari njoftoi largimin nga Tirana pak ditë më parë, aty ku kishte mbajtur edhe shiritin e kapitenit. Përgjoni vendosi për një aventurë të re, ndërsa do të vazhdojë të jetë pjesë e Superiores. Florian Përgjoni […]
Eksod te Teuta! Nëpërmjet postimeve në faqen zyrtare, në rrjetet sociale, klubi durrsak, ka konfirmuar divorcin me 6 futbollistë. Portieri Angelos Tafas, mbrojtësit Arsid Kruja, Vasilis Zogos, si dhe mesfushorët Erando Karabeci, Thodoris Mingos dhe Ergys Peposhi, nuk do të jenë pjesë e “Djemve të Detit” në edicionin e ardhshëm. Pritet të shihet se çfarë […]
Ergys Peposhi është zyrtarisht lojar i Ferizajt. Lajmi u bë i ditur nga vetë klubi i Superligës së Kosovës. Pas dy sezonesh te Teuta, ai tani është gati për një aventurë të re. Peposhi ishte pjesë e Teutës nga vera e vitit 2023, kur bashkua nga Kukësi, teksa në këtë verë doli lojtar i lirë në […]
Pas më shumë se dy dekadash në krye të klubit durrsak, Edmond Hasanbelliu ka vendosur të largohet nga posti i presidentit të Teutës. Përmes një njoftimi zyrtar, klubi konfirmoi dorëheqjen e tij, duke mbyllur një kapitull të gjatë prej 26 vitesh në krye të skuadrës. Ai mbetet figura më jetëgjatë në historinë e Superiores në këtë rol.
Një rrugëtim i gjatë me mbi 1100 ndeshje
Hasanbelliu mori drejtimin e Teutës në janar të vitit 1999 dhe që nga ajo ditë nuk u ndal së kontribuari për klubin e qytetit të tij. Nën drejtimin e tij, skuadra zhvilloi më shumë se 1100 takime zyrtare, duke e bërë atë presidentin me më shumë ndeshje të drejtuara në futbollin shqiptar. Kjo përvojë e gjatë dhe konsistente e vendos në një pozicion unik në historinë e sportit kombëtar.
Deklarata e dorëheqjes: Falënderim dhe besim për të ardhmen
Në fjalët e tij të fundit si president, Hasanbelliu shprehu mirënjohje për të gjithë bashkëpunëtorët ndër vite. “Me keqardhje njoftoj dorëheqjen time. Pas një periudhe të gjatë përkushtimi, kam vendosur të hap një kapitull të ri në jetën time profesionale dhe personale,” u shpreh ai. Megjithatë, theksoi se do të ruajë një lidhje të fortë emocionale me klubin dhe njerëzit që ka njohur në këtë rrugëtim.
Kulmi i arritjeve: Titulli kampion dhe trofetë e tjerë
Nën udhëheqjen e presidentit Hasanbelliu, Teuta përjetoi një nga periudhat më të suksesshme në historinë e saj. Kulmi i këtij suksesi u arrit në sezonin 2020/21, kur skuadra u shpall kampione e Shqipërisë. Përveç titullit kampion, Teuta fitoi edhe tri herë Kupën e Shqipërisë dhe dy herë Superkupën, duke ndërtuar një palmares të lavdishëm.
Trashëgimia e një drejtuesi vizionar
Dorëheqja e presidentit Hasanbelliu shënon një ndërrim epokal për Teutën dhe futbollin shqiptar në tërësi. Trashëgimia e tij mbetet e lidhur ngushtë me zhvillimin e klubit, sukseset sportive dhe stabilitetin institucional që ofroi për më shumë se një çerek shekulli. Në historinë e Superiores, ai do të mbetet si simbol i vazhdimësisë dhe përkushtimit.
Arsid Kruja nuk do të jetë më lojtar i Teutës. Mbrojtësi i djathtë ka vendosur që të mbyllë aventurën e tij me ekipin durrsak, teksa tashmë do të jetë një futbollist i lirë në tregun e transferimeve. Kujtojmë se shkodrani u transferua nga Vllaznia te Teuta në qershor të vitit 2023. Në 98 ndeshje të […]
Angelo Tafas është larguar zyrtarisht nga Teuta. Portieri ka vendosur që të mbyllë aventurën e tij me “Djemtë e Detit” në mënyrë surprizuese, duke u larguar kështu vetëm pas një sezoni bashkëpunim. Teuta e mori Tafas nga Kukësi gjatë merkatos së verës së vitit të shkuar, por vetëm pas një sezoni, gjithçka mbyllet këtu. Është […]
Ergys Peposhi është largimi i parë nga Teuta. Sulmuesi ka vendosur të ndajë rrugët me durrsakët pas këtij sezoni. Gjithçka e ka zyrtarizuar vetë futbollisti nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Lojtari falenderon klubin për mundësinë e dhënë, ndërsa shkruan se me “Djemtë e Detit” ka kaluar momente të bukura në Durrës. “Faleminderit KF Teuta! […]
Çmimi “Mbretëresha Teuta” u nda në Zagreb: Sonja Biserko, Jadranka Kosor, Morana Paliković dhe Flora Macula për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm për komunitetin shqiptar.
Në asamblenë ceremoniale te manifestimit politik dhe kulturor ”Ditët e Mbretëreshës Teuta” me temë “Gratë”; dhe Politika e Paqes” në organizim te Mbretëreshës Teuta – Klubit i Grave Shqiptare të Kroacisë nga Zagrebi me rastin e 35- vjetorit të saj, u dorëzua çmimi i parë “Mbretëresha Teuta”, kryetares e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko, nga kryetarja e Klubit të Gruas Shqiptare të Kroacisë, kryeredaktore e revistës Iliria, Shenida Bilalli.
Gjatë ceremonisë solemne, u promovua dhe libri me intervista me personalitete më të shquara të Kosovës, Shqipërisë dhe bashkëpunimit me Kroacinë. Në kuvendin ceremonial morën pjesë shumë personalitete, duke përfshirë ish-presidentin e Republikës së Kroacisë, Ivo Josipoviq, ish-kryeministren Jadranka Kosor, përfaqësuesit e Parlamentit Morana Palikoviq dhe Gordana Sobol, si dhe ambasadorët e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë. Alba, Kasa, Martin Berishaj, Milaim Fetai.
Përveç znj. Biserko, u shpërblyen edhe ish-kryeministrja e Republikës së Kroacisë Jadranka Kosor, ish-deputetja Morana Paliković Gruden dhe Flora Maculja, OKB-ja e Kosovës, ndërsa Letrat Mirënjohëse për sponsorin dhe organin ombrellë – Këshillin për Kombëtar Pakicat e Qeverisë së Republikës së Kroacisë iu shpërblyen Presidentit Tibor Varga, ish-deputetes Gordana Sobol dhe gazetares Zdravka Glaciometti për mbështetjen e tyre ndaj
Ky çmim u jepet çdo vit individëve më të shquar, veçanërisht grave, në Evropë dhe botë.
Gjatë ndarjes së çmimit, presidentja e Mbretëreshës Teuta, Shenida Bilalli, pos tjerash theksoi se çmimi “Mbretëresha Teuta” u nda në shenjë mirënjohjeje të madhe të shqiptarëve për zonjën Biserko, e cila bëri shumë për popullin shqiptar edhe për kontributet e jashtëzakonshme në promovimin e paqes, të drejtave të grave dhe forcimin e lidhjeve ndërkulturore./ rtk/ KultPlus.com
Besëlidhja është shpallur sot kampione e Shqipërisë në basketboll për meshkuj për sezonin sportiv 2024-2025. Në pallatin e sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet, Besëlidhja fitoi thellë 134-64 ndaj Teutës në finalen e tretë play off, duke fituar 3-0 serinë e ndeshjeve. Finale që nuk patën në asnjë moment rivalitet, pasi lezhjanët i fituan mjaft thellë […]
Te Teuta pritet një revolucion i madh në merkaton e verës. Kjo pasi ekipi në këtë sezon ishte jashtë çdo pritshmërie, duke zhgënjyer jo pak. Me të përfunduar kampionati kanë nisur edhe largimet e para. Theodoros Mingos nuk od të jetë më lojtar i “Djemve të Detit”, pasi palët kanë ndarë rrugët mes tyre. Aventura […]
Po luhen paralelisht 5 sfidat e javës së fundit të sezonit të rregullt të Kategorisë Superiore. Bylisi ka ndëshkuar Skënderbeun që në minutën e 10-të duke shtangur korçarët. Pas një goditje këndi, Mustafa me kokë gjen golin e avantazhit. Ndërkohë në Durrës Teuta po barazon 1-1 ndaj Egnatias. Fillimisht vendasit shënuan me anë të Dejvid […]
Një javë e mbetur e gjithçka e hapur për dy vendet e para dhe vetë prezencën në Final 4 me një ndeshje direkte si gjykatësi më i mirë i mundshëm për meritokracinë. Egnatia përtej faktit që ka vetëm një fitore në 5 ndeshjet e fundit, kryeson me 59 pikë, +3 nga Vllaznia ndjekëse. Rrogozhinasve i mjafton një pikë në ndeshjen e fundit përballë Teutës së shpëtuar tashmë për të rrëmbyer 100 milionët e bonusit e për të mos u marrë me rezultatet e tjera.
Humbja do ta komplikonte punën sepse Vllaznia e rrogozhinasit janë të barabartë në përplasjet e këtij sezoni dhe në golavarazhin e përgjithshëm skuadra e Tetovës ka vetëm tre gola avantazh. Kjo do të thotë se do të ketë rëndësi me çfarë rezultati humbet Egnatia e me çfarë shifrash fitojnë shkodranët. Sidoqoftë, Brdaric më shumë se të shpresojë te humbja e kryesuesve, duhet të kujdeset të mbajë pas Dinamon, që ka vetëm një pikë më pak. Nëndetsja ka përpara derbin me Tiranën, por në rast fitore, e kombinuar me humbjen e kuqebluve në Loro Borici me Lacin e vendit të fundit, por ende me shpresë, atëherë vendi i dytë do të ishte i Vllaznisë.
Në rast se skuadrat barazohen me pikë, atëherë avantazhi do të ishte i Dinamos që ka dy fitore, një barazim e një humbje në katër përplasjet direkte në kampionat. Pa asnjë alternativë vec fitores është ndërkohë Partizani, që në javën e fundit të sezonit të rregullt luan gjithcka për gjithcka me Elbasanin. Dy skuadrat janë me 50 pikë dhe verdheblutë kanë favorin e ndeshjeve direkte, kështu që barazimi në kryeqytet do të mbante verdheblutë e Gvozdenovic në vendin e katërt. Gega duhet vetëm të fitojë, në të kundërt lamtumirë titull dhe ëndërra europiani mbetet vetëm te Kupa.
Mario Beshiraj është heroi i Teutës. Goli i tij i tretë me durrsakët, kundër Tiranës, u siguroi atyre qëndrimin në kategori. Si “ish”, nuk festoi, ndërsa theksoi se ndien keqardhje për situatën ku ndodhen bardheblutë. Duke folur për “Panoramasport” ai tregoi se nuk festoi golin pasi është rritur në akademinë bardheblu edhe pse siç vazhdoi […]