Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Kampionët bëjnë detyrën/ Paris SG kualifikohet në Botërorin e Klubeve me fitore

By: xhir jeta
24 June 2025 at 12:47

Kampionët e Europës e mbyllën siç u kishte hije. Paris SG e mori fitoren e pritshme ndaj skuadrës amerikane, Siatëll Saunders, dhe kaloi në raundin tjetër të Botërorit në vendin e parë në grupin B.

Pavarësisht humbjes së papritur në ndeshjen e kaluar kundër Botafogos, sërish francezët e morën veten dhe ia dolën me golat e shënuar nga talenti I madh gjeorgjian, Kviça Kvarackelia në 35’ dhe nga mbrojtësi I Marokut, Ashraf Hakimi në 66’.

Përballja u luajt thuajse në një krah të vetëm, edhe pse në shtëpinë e amerikanëve në stadiumin “Ljumën Fild” në Siatëll.

Përtej dëshirës së madhe të vendasve, diferenca në cilësi ishte e thellë dhe PSG mbajti topin 73 për qind dhe bëri dyfishin e gjuajtjeve.

Imagjinoni që Siatëlli nuk mundi të lëshonte asnjë goditje në kuadrat ndaj 7 të të besuarve të trajnerit Luis Enrike. Ndërkaq, Botërori I klubeve përfundoi me dramë dhe hidhërim për Atletikon e Madridit.

Skuadra e shquar spanjolle, që udhëtoi me pretendime në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u eliminua vetëm për një gol, edhe pse fitoi kundër kampiones së Amerikës Latine, Botafogo.

Rrjeta e shënuar në 86’ nga Antuan Grizman nuk mjaftoi, sepse madrilenëve të vegjël u duhej fitorja 2-0. Ata patën pretendime të drejta për një penallti, që nuk u dha në pjesën e parë, ndërsa mediat spanjolle shkruajnë se Atleti mori edhe një goditje ekonomike duke humbur dhjetëra milionë euro.

Oklahoma triumfon në NBA, fiton për herë të parë në histori titullin kampion

By: armand
23 June 2025 at 15:44

NBA ka njohur kampionët e rinj. Oklahoma City shpërbleu parashikimet dhe për herë të parë në historinë e saj ngriti lart trofeun e basketbollit amerikan, pas fitores në finalen e shtatë kundër Indiana, që mbylli 4-3 rezultatin e serisë së përgjithshme. Në sfidën e fundit të luajtur në shtëpinë e tyre “Paycom Center”, Thudërs imponuan 12 […]

The post Oklahoma triumfon në NBA, fiton për herë të parë në histori titullin kampion appeared first on BoldNews.al.

“Bien” kampionët e Europës/ Paris SG pëson humbjen e parë në Botërorin e Klubeve

By: xhir jeta
20 June 2025 at 12:53

Çdo fillim e ka një fund dhe ai i serisë pozitive të Paris Sent Zhërmen ka ardhur në Botëririn e Klubeve.

Pasi shkëlqyen në premierën e tyre në këtë turne, kampionët e Euroës u mundën 1-0 nga Botafogo në sfidën e dytë të Grupit B

Kjo ishte supriza e parë e madhe, pasi të gjitha parashikimet ishin në krah të skuadrës së drejtuar nga Luis Enrique.

Por ky diskutim vlen vetëm për rezultatin, pasi për atë që shfaqi në fushë, formacioni parizien nuk meritonte të humbiste.

Për Botafogo vlen goli i vetëm dhe i suksesit i shënuar nga Igor Hezus në minutën e 36 të pjesës së parë.

Para dhe mbi të gjitha pas tij, brazilianët duhet të mbroheshin nga sulmet e kampionëve të Champions.

Shumë volum dhe raste për francezët, që gjithsesi nuk arritën të finalizonin me topin në rrjetën kundërshtare.

Dhe në futboll, vlejnë golat. Ata munguan dhe në fund, Paris SG duhet të dorëzohej përpara humbjes së parë në Botërorin e Klubeve, që e zbret në vendin e dytë të grupit B.

Kryesues suprizë është Botafogo, që me pikë të plota le pas jo vetëm parizienët, por edhe një emër tjetër të madh të futbollit europian si Atletiko Madrid./abcnews.al

Cagliari nuk e ndal dot, Napoli shpallet kampion i Seria A për këtë sezon

23 May 2025 at 22:59

Napoli është shpallur kampion i Seria A për sezonin 2024-2025, si dhe për herë të katërt në historinë e saj. Në ndeshjen e fundit të këtij sezoni, Cagliari me portierin shqiptar Alen Sherri në portë, nuk kanë arritur dot që ta ndalin, duke fituar me rezultatin e pastër 2-0 në stadiumin legjendar “Diego Armando Maradona”. […]

The post Cagliari nuk e ndal dot, Napoli shpallet kampion i Seria A për këtë sezon appeared first on BoldNews.al.

“Bëji një urim Inter për finalen e Champions?”: Marchisio ‘ekzalton’ juventinët

By: user 2
23 May 2025 at 15:21

Pikat mbi I për sezonin e Juventus dhe mbi finalen e Champions League mes Inter e PSG. Claudio Marchisio, i pranishëm mbrëmë në Inalpi Arena në Torino për finalet e Kings League italiane, spanjolle dhe franceze, foli kryesisht për këtë. Dhe e theksoi, në njëfarë mënyre, besimin e tij të madh bardhezi. Ish-mesfushori bardhezi, i pranishëm në finalet e Kings League, foli për sezonin e Juventusit dhe për super sfidën që vlen titullin e kampionit të Europës.

Marchisio: “Thuram më i miri i Juves”

Siç raporton TuttoSport, ish-mesfushori e nisi nga lojtarët më të mirë të sezonit, në Serie A dhe jo vetëm: “Në portë Sommer, duke parë që është gati për të luajtur finalen e Champions-it, ndërsa jashtë vendit Donnarumma. Në mbrojtje Buongiorno dhe Acerbi. Në mesfushë McTominay, në sulm Marcus Thuram dhe Yamal.” Më pas, “Princi i Vogël” kaloi te ish-skuadra e tij, Juventus: “Kush ka qenë lojtari më i mirë bardhezi i sezonit? Khéphren Thuram. Nëse Juve arrin të kualifikohet për Champions do të jetë një sezon pozitiv, përndryshe do të ishte sërish një sezon zhgënjyes. Tudor? Nuk është e lehtë të japësh një gjykim për të, sepse ka ardhur në mes të kampionatit dhe nuk më takon mua të gjykoj nëse e meriton konfirmimin, kjo do të varet nga shoqëria.”

Marchisio: “Urim për Inter? Jo, le të fitojë më i miri”

Së fundi, Marchisio u përqendrua te finalja e Champions, tashmë gjithnjë e më afër, ku për trofeun do të garojnë PSG dhe Inter: “Kam pasur fatin të jem në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales në Paris dhe PSG është një skuadër me nivel të lartë. Në Champions ka qenë e detyruar të rritet, por Luis Enrique është i përvojës. Ka një skuadër të re, por me individualitete të mira. Mund të japin gjithçka për të fituar, edhe pse unë e konsideroj Interin më të kompletuar. Gjithsesi është një finale dhe do të jetë një finale e madhe.” Në fund, një pohim që padyshim nxjerr në pah besimin e tij bardhezi: “Një urim për Interin? Asnjë urim, le të fitojë më i miri.”

Augurio all’Inter per la finale di Champions? #Marchisio risponde così 🥶#inter #uwcl #juventus #juventusnews24 pic.twitter.com/dk48XZW7sn

— JuventusNews24.com (@junews24com) May 22, 2025

The post “Bëji një urim Inter për finalen e Champions?”: Marchisio ‘ekzalton’ juventinët appeared first on Lapsi.al.

Spanja vishet “blaugrana”/ Barcelona fiton titullin kampion në La Liga

By: xhir jeta
16 May 2025 at 17:39

U rikthye shumë shpejt. Barcelona, e fundosur nga borxhet dhe nga kriza e vitit të kaluar, këtë sezon dominoi plotësisht sezonin në Spanjë dhe ja ku fitoi titullin kampion.

La Liga ishte thuajse në xhep që më parë, por u sigurua, madje në një stadium aspak miqësor.

Ekipi “blaugrana” ia doli në fushën e Espanjolit, në derbi ku luajti dhe mbrojtësi kuqezi Marash Kumbulla, dhe tensioni nuk mungoi.

Siç e pohuan mediat në Katalonjë e Madrid, ky ishte titulli I Lamin Jamalit.

Ylli 17-vjeçar shënoi një tjetër gol nga ata të vetët, si dhe shërbeu asistin në fund fare për Fermin Lopezin.

Me 8 gola e 15 asistë në 33 ndeshje, vështirë të ketë të ngjashëm në historinë e kampionatit spanjoll në këtë moshë.

“Barça kampion”, – titullon “El Mundo Deportivo”, me foton e madhe të ekipit në dhomën e zhveshjes: Liga e 28-të me vulën e Laminit!”

Thuajse I njëjtë dedikimi nga e përditshmja “Sport”: Kampionë! E para e Flikut! Barça fiton ligën me golin e madh të Laminit! Nuk pati festim në fushë nga tensioni!”

Nga Madridi, gazeta “AS” e cilëson këtë si titullin e Lamin Jamalit: Ylli I ri siguroi titullin me gol dhe asist, hyn në garë për Topin e Artë!”

Trajneri Hansi Flik ishte ambicioz edhe pas triumfit.

“Ky nuk është fundi. Ne duam më shumë. Ne duam ta mbyllim si kampionë. Të dielën ndaj Vijarrealit dhe po ashtu ndaj Bilbaos. Ndaj Espanjolit nuk ishte e lehtë, pasi ata mbrohen shumë mirë, dhe janë të rrezikshëm në kundërsulm, por edhe ne u mbrojtëm mirë. Këtë vit ne patëm rezultate shumë të mira edhe sepse na u kthyen lojtarët nga dëmtimi dhe futbollistët morën më shumë besim, fitore pas fitoreje. Ne kemi sukses sepse jemi si një familje. Barcelona është një shembull për ekipet e tjera”.

Flik u tregua një magjistar i vërtetë, ashtu si tek Bajerni, pasi në sezonin e parë në stol fitoi tre trofe, Superkupën e Spanjës, Kupën e Mbretit dhe titullin kampion.

Dështimi I vetëm, në gjysmëfinalen e Championsit pas dy betejave epike ndaj Interit./abcnews.al

Mbrojtësi shqiptar Mario Mitaj shpallet kampion me Al Ittihad

By: Besnik
16 May 2025 at 16:13

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Mario Mitaj, ka fituar trofeun e parë në kampionatin arab, pasi skuadra e tij u shpall kampione.

Mario Mitaj zhvilloi një sezon të jashtëzakonshëm me Al Ittihad në kampionatin arab, ku skuadra e tij u shpall kampione.

Al Ittihad mposhti konkurrencën e disa skuadrave të forta si Al Nassr, Al Hilal dhe Al Ahli, duke siguruar matematikisht fitimin e trofeut dy javë para fundit të garës.

Të enjten, u luajt përballja ndaj Al Raed, e cila nisi në mënyrën më të mirë për vendësit, që kaluan përpara me Gonzalez, por avantazhi nuk do të zgjaste shumë, pasi Al Ittihad përmbysi gjithçka në favor të vet.

Berëijn dhe Pereira në pjesën e parë, dhe Al Oboud në fraksionin e dytë, vulosën triumfin 1-3. Si titullar në këtë sfidë luajti edhe anësori kuqezi, Mario Mitaj, i cili zhvilloi një paraqitje pozitive, duke u vlerësuar në fund me notën 6.8.

Ky sezon, Mitaj regjistroi 20 ndeshje në elitën e futbollit arab, pasi për herë të parë u bë pjesë e kësaj lige, ku menjëherë shpallet kampion, ndërsa ka luajtur mes yjeve të futbollit botëror si Benzema, Kante, dhe kundërshtarëve si Ronaldo dhe Mane.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Mbrojtësi shqiptar Mario Mitaj shpallet kampion me Al Ittihad appeared first on Euronews Albania.

Barcelona kampione me supergolin e Lamine Yamal: reagimi i 17 vjeçarit nuk do koment

By: user 2
16 May 2025 at 14:14

Barcelona ka fituar La Liga në fushën e rivalëve të qytetit, Espanyol, dhe tensioni nuk mungoi pas vërshëllimës së fundit. Skuadra e Hansi Flick fitoi 2-0 ndeshjen e tretë nga fundi e kampionatit dhe siguroi matematikisht titullin në stadiumin Cornellà-El Prat, pikërisht siç kishte ndodhur dy vite më parë. Por ajo që la të gjithë pa fjalë ishte reagimi i Lamine Yamal pas fitimit të titullit si protagonist absolut në moshën 17-vjeçare.

Ylli i Barcelonës vulosi fitoren me një gol të jashtëzakonshëm dhe ishte i vetmi që respektoi urdhrin e trajnerit të tij, duke shkuar menjëherë në dhomat e zhveshjes pas vërshëllimës së fundit për të shmangur situata të pakëndshme me kundërshtarët në fushë. Duket si një veteran, por ka vetëm 17 vjeç.

Stop that Lamine Yamal. pic.twitter.com/OWSVNwn9JW

— Stop That Football (@stopthatfooty) May 15, 2025

Reagimi i Lamine Yamal pas fitores së La Liga i la të gjithë pa fjalë

Lamine Yamal ndriçoi fitoren e Barcelonës në La Ligë me lëvizje spektakolare dhe në derbin kundër Espanyolit la gjurmë me një gol të jashtëzakonshëm që hapi rrugën për triumfin e blaugrana-ve. Në fillim të pjesës së dytë, sulmuesi i ri i Flick u shkëput nga mbulimi dhe dërgoi topin në trekëndëshin e portës së Joan Garcia.

Lexo më tej: “Më bëj një foto me shoqen”: vajzat nuk e njohin Yamal e ai gënjen për emrin e tij

Barça e kishte ndeshjen nën kontroll pas atij momenti, dhe në fundin e takimit erdhi edhe goli i dytë nga Fermín López, sërish i nisur nga këmbët e Yamalit: një pasim në hapësirë nga 17-vjeçari dhe një diagonale që përfundoi në rrjetë. Pas vërshëllimës së fundit nisi festa për titullin, por ajo që ra në sy ishte pjekuria e djaloshit të lindur në vitin 2007, i cili u tërhoq në dhomat e zhveshjes si i vetmi që zbatoi urdhrin e Hansi Flick për të shmangur tensione me rivalët lokalë.

Lamine Yamal after the final whistle. pic.twitter.com/T4gxMkBlGq

— Lamine Yamal Xtra (@Yamal_Xtra) May 15, 2025

The post Barcelona kampione me supergolin e Lamine Yamal: reagimi i 17 vjeçarit nuk do koment appeared first on Lapsi.al.

Egnatia, kampionia “bis”, ekipi nga Rrogozhina mbron titullin në Superligë

By: xhir jeta
14 May 2025 at 13:31

Vendin në histori e ka të sigurt. Egnatia është përsëri kampione e Shqipërisë në futboll, diçka që më parë e kanë bërë një Tiranë, një Vllazni, një Partizan, një Dinamo apo një Skënderbe.

Skuadra nga Rrogozhina, përfaqësuese e një qyteze modeste shqiptare, mbrojti titullin e fituar vitin e kaluar, madje në mënyrë spektakolare ndaj Vllaznisë, duke konfirmuar dominimin e saj.

Suksesi në “Arenën Kombëtare” në kryeqytet ishte 4-0, pra nuk ka asnjë diskutim se cili ekip meritoi të triumfonte.

Me golat e shënuar dy herë nga Lushkja, dhe një herë nga Melo e Ujka, Egnatia ia doli të merrte trofeun e pestë në dy sezonet e fundit.

Ky është titulli I dytë kampion në histori, ndërsa janë fituar edhe dy Kupa të Shqipërisë dhe një Superkupë.

Sukses I madh I trajnerit Edlir Tetova dhe I presidentit Agim Demrozi, e padyshim I lojtarëve me në krye kapitenin Aleksi.

Sezonin e ardhshëm do të synohet të kalohen ture në Champions, apo ndoshta të sigurohet faza e grupeve të paktën në Ligën e Europës.

Përgatitjet kanë nisur që tani, dhe shpresohet që të merret sulmuesi I Dritës së Gjilanit, Kastriot Selmani.

Vota ‘dominon’ ndaj futbollit/ Vllaznia–Egnatia luajnë sonte për titullin kampion, KQZ: Numërimi nuk ndërpritet

By: xhir jeta
12 May 2025 at 19:49

Ndeshja Vllaznia – Egnatia, për titullin kampion të Superiores nuk do të pezullojë numërimin të votave në Shkodër. Gazetarja Fabiola Hoxha tha për ABC News se komisionerët në qendrat e numërimit kanë kërkuar pushim, gjatë orarit të ndeshje për të ndjekur ekipin e zemrës në ndeshjen decizive për titull, por KQZ ka refuzuar një gjë të tillë, duke theksuar se për asnjë arsye nuk duhet të ndalojë numërimi i votave.

Egnatia dhe Vllaznia do të përplasen në “Arenën Kombëtare” për titullin kampion të Shqipërisë. Dy skuadra të forta, dy filozofi të ndryshme loje, por një objektiv të përbashkët; kurorën e sezonit 2024/25.

Egnatia vjen si kampione në fuqi dhe kërkon të përsërisë suksesin, ndërsa Vllaznia synon rikthimin e madh në majat e futbollit shqiptar. Përballjet direkte mes tyre gjatë këtij sezoni tregojnë një ekuilibër të plotë, që e bën finalen edhe më të paparashikueshme.

Në katër ndeshjet e kampionatit, të dyja skuadrat kanë nga një fitore dhe dy barazime:

Egnatia 2 – 2 Vllaznia

Vllaznia 0 – 2 Egnatia

Egnatia 1 – 1 Vllaznia

Vllaznia 3 – 1 Egnatia

Të dyja ekipet kanë treguar se mund të fitojnë ndaj njëra-tjetrës dhe finalja e së hënës pritet të jetë një ndeshje e fortë, ku detajet do të bëjnë diferencën./abcnews.al

 

Bayern Mynih feston titullin e 34-të, Harry Kane më në fund kampion

By: Besnik
5 May 2025 at 14:25

Bayern Mynih është shpallur kampion i Bundesligës gjermane për herë të 34-të në histori ndërsa ky është titulli i parë për sulmuesin britanik Harry Kane.

Skuadra e Vincent Kompany u kurorëzua kampione nga shtëpia, pasi Leverkusen, me një hap të gabuar ndaj Freiburgut, i dha mundësinë bavarezëve të festojnë dy javë para fundit.

Me një diferencë prej 8 pikësh, asgjë nuk mund të ndryshojë më, duke bërë që Leverkusen ta dorëzojë shumë shpejt titullin, përballë një Bayerni që këtë sezon është përballur me shumë probleme.

Megjithatë, këto vështirësi nuk e penguan ekipin rekordmen të Gjermanisë të arrijë titullin e 34-t.

Bayern ka fituar 11 tituj radhazi që nga viti 2012. Sezonin e kaluar ishin “aspirinat” e Xabi Alonsos që fituan kampionatin, por këtë vit trofeu kthehet sërish në Mynih.

Në 32 javë të kampionatit gjerman këtë sezon, Bayern numëron 23 fitore, 7 barazime dhe vetëm 2 humbje.

Me 93 gola të shënuar dhe vetëm 32 të pësuar, bavarezët konfirmohen si skuadra me sulmin dhe mbrojtjen më të mirë në ligë.

Sfida e fundit ishte ajo ndaj Leipzig, që u mbyll në barazim 3-3, ndërsa mbeten edhe dy ndeshje: kundër Moenchengladbach në shtëpi dhe Hoffenheim në transfertë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Bayern Mynih feston titullin e 34-të, Harry Kane më në fund kampion appeared first on Euronews Albania.

Besëlidhja sërish në majën e basketbollit shqiptar, rikonfirmohet kampione

By: armand
1 May 2025 at 20:29

Besëlidhja është shpallur sot kampione e Shqipërisë në basketboll për meshkuj për sezonin sportiv 2024-2025. Në pallatin e sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet, Besëlidhja fitoi thellë 134-64 ndaj Teutës në finalen e tretë play off, duke fituar 3-0 serinë e ndeshjeve. Finale që nuk patën në asnjë moment rivalitet, pasi lezhjanët i fituan mjaft thellë […]

The post Besëlidhja sërish në majën e basketbollit shqiptar, rikonfirmohet kampione appeared first on BoldNews.al.

Në botën e ushqimit, këto shenja janë kampione!

By: D Marku
28 April 2025 at 15:25

Disa shenja të horoskopit janë thjesht të pandashme nga dashuria për ushqimin. Për ta, një vakt i shijshëm është një përvojë emocionale më vete. Ja kush kryeson listën:

Demi – I njohur për kënaqësinë e shijes, Demi nuk heziton të shijojë çdo lloj ushqimi të mirë. Nga darkat luksoze tek ëmbëlsirat e shtëpisë, ai gjithmonë di të gjejë shijen perfekte.

Gaforrja – Ushqimi për Gaforren është më shumë se nevojë, është dashuri dhe nostalgji. Ajo adhuron gatimet tradicionale dhe është gjithmonë në kërkim të shijeve që i kujtojnë fëmijërinë.

Peshorja – E fiksuar pas estetikës, Peshorja jo vetëm që do të shijojë një pjatë të mirë, por edhe do ta vlerësojë paraqitjen e saj. Një darkë elegante është mënyra më e mirë për ta bërë të lumtur.

Shigjetari – Me shpirtin e aventurierit, Shigjetari është gjithmonë gati të provojë diçka të re. Nga gatimet ekzotike tek eksperimentet në kuzhinë, ai nuk ka frikë të dalë nga zona e rehatisë.

The post Në botën e ushqimit, këto shenja janë kampione! appeared first on Albeu.com.

Liverpooli i Slot kampion i Anglisë 4 javë para fundit, barazon rekordin e United

By: Besnik
27 April 2025 at 20:18

Liverpool përmbysi 5-1 Tottenham-in dhe siguroi titullin e 20-të kampion, duke barazuar rivalët e Manchester United.

Djemve të Arne Slot u mjaftonte vetëm një pikë për t’u shpallur matematikisht kampion dhe për të siguruar titullin në Premier League.

Katër javë nga fundi i sezonit, Liverpool e pa veten në disavantazh pas 12 minutave lojë me golin e Dominic Solanke, por përmbysi rezultatin me Luis Díaz, Alexis Mac Allister dhe Cody Gakpo, duke e mbyllur pjesën e parë 3-1.

Ndërkohë, në fraksionin e dytë, Mohamed Salah shënoi golin e katërt dhe u bë golashënuesi i pestë më i mirë në historinë e Premier League, me 185 gola.

Autogoli i Destiny Udogie vulosi sfidën në shifrat 5-1.

Kështu, Liverpool feston me tifozët një titull të merituar për shkak të dominimit gjatë gjithë sezonit.

Me këtë sukses, të kuqtë kanë 82 pikë, duke lënë pas Arsenal-in me 67 pikë, kur kanë mbetur edhe katër javë nga fundi i kampionatit.

Sukses i madh edhe për trajnerin Arne Slot, i cili në sezonin e tij të parë me Liverpool fiton trofeun, duke bërë të “harrohet” një emër si Jürgen Klopp.

Tifozët festuan si të çmendur në tribuna, duke kënduar, valëvitur flamujt dhe ndezur flakadanë.

Lojtarët u përqafuan me njëri-tjetrin, ndërsa në fushë iu bashkua edhe trajneri i tyre që festoi nën ritmin e këngës “Freed from Desire”.

LEXONI  GJITHASHTU:

The post Liverpooli i Slot kampion i Anglisë 4 javë para fundit, barazon rekordin e United appeared first on Euronews Albania.

Festë në Korçë/ Skënderbeu mund Partizanin dhe do të luajë në Champions sezonin e ardhshëm

26 April 2025 at 16:34

Teksa ekipi i parë është i ndaluar për të marrë pjesë në Uefa Champions League, ku i duhen edhe dy vite për të shlyer dënimin 10-vjeçar, Skënderbeu ka arritur që ta rihapë “derën” e Europës me ekipin e të rinjve. Skënderbeu U-19 ka arritur të fitojë me rezultatin 2-1 me pyrmbysje në Korçë, duke u […]

The post Festë në Korçë/ Skënderbeu mund Partizanin dhe do të luajë në Champions sezonin e ardhshëm appeared first on BoldNews.al.

Tirana U-18 shpallet kampione e Kategorisë Superiore

By: armand
26 April 2025 at 08:41

KF Tirana U-18 është zyrtarisht kampione e Kategorisë Superiore për grupmoshën U-18 në edicionin 2024/2025. Në takimin e fundit kundër Apolonisë të luajtur ditën e sotme, bardheblutë fituan me rezultatin 4-0 Skuadra kryeqytetase e mbylli kampionatin në krye të renditjes me 44 pikë pas 26 ndeshjesh të zhvilluara. Kampionati për këtë kategori u zhvillua në […]

The post Tirana U-18 shpallet kampione e Kategorisë Superiore appeared first on BoldNews.al.

Basketboll, Flamurtari kampion/ Vajzat vlonjate mundën pastër Tiranën 3-0 në finale

By: xhir jeta
24 April 2025 at 12:47

Nuk e ka zakon të presë gjatë. Flamurtari shpallet kampion i Shqipërisë në basketboll për femra. Skuadra vlonjate triumfoi ndaj Tiranës edhe në ndeshjen e tretë finale të plej ofit, këtë herë me shifrat 63 me 53, duke mos humbur asnjë përballje ndaj rivalit të madh.

Nën udhëheqjen e kapitenes Tea Memushi dhe të basketbollistes Ramos që u shpall më e mira e ndeshjes, Flamurtari nuk e vuri në diskutim fitoren.

Në dy ndeshjet e mëparshme, vajzat vlonjate fituan 68-53 në fushën e tyre dhe 78-69 në Tiranë.

Ky ishte titulli i 26-të në histori për këtë skuadër, dhe meritë kryesore kanë lojtaret, trajneri Agim Dalipi dhe shefja e klubit Elona Hasanaj.

Trajneri Dalipi padyshim që ishte i kënaqur.

“Ishte një ndeshje që e kontrulluan. Vajzat kanë bërë një kampionat të shkëlqyer”

“Jam shumë e lumtur, një super kupë, një super kampionat, një super ndeshje. Ndeshja më e mirë në gjithë kampionatit. Një falenderim për të gjitha vajzat që kanë qenë heroina në të gjithë këtë kampionat”

Flamurtari ka fituar 16 tituj në 20 vitet e fundit, diçka që tregon qartë dominimin. Tirana, ndërkohë, nuk arriti ta mbronte titullin e fituar vjet.

Titulli në basketboll për femra, Flamurtari kurorëzohet kampion

By: fra nc
24 April 2025 at 13:43

Flamurtari në basketboll për femra është shpallur kampion, pasi mposhti në finalen e tretë Tiranën në shifrat 63-53. Ky ishte titulli i 26-të në historinë e klubit.

Basketbolli vlonjat ka rrëmbyer një tjetër trofe, duke fituar titullin në kampionatin kombëtar për femra, pas një fitore me shumë meritë përballë Tiranës, të cilën Flamurtari e mposhti në të treja finalet. E fundit ajo e luajtur të mërkurën, e mbyllur në shifrat 63-53, por me dominim absolut të vendëseve. Ky ishte titulli i 26-të në historinë e klubit vlonjat që e mbyll me tripletë, pas triumfit në Ligën Unike dhe Superkupë.

“Jam shumë e lumtur. Një Superkupë, një Super Ligë Unike e një super kampionat. Një super ndeshje, ishte ndeshja më e mirë e të gjithë kampionatit,” deklaroi shefja e klubit shumësportësh “Flamurtari”Elona Hasanaj

Ndërkohë trajneri Agim Dalipi u shpreh: “Ishte një ndeshje që e kontrolluam dhe falë vajzave që sakrifikuan, që kanë bërë një kampionat të shkëlqyer, arritëm të shpallemi kampion.”

“Falë seriozitetit, punës dhe miqësisë, ky ekip ka qenë një ekip i veçantë. Për punën, përkushtimin dhe dëshirën që kanë treguar në fushë dhe miqësinë jashtë fushe, të cilat u treguan në fushë në një seri 3 me 0 që dolëm kampion,” deklaroi basketbollistja Tea Memushi.

Ky ishte një tjetër sukses për Flamurtarin, i cili ka treguar dhe një herë tjetër se mbetet një ndër skuadrat më të forta të ligës.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Titulli në basketboll për femra, Flamurtari kurorëzohet kampion appeared first on Euronews Albania.

Xherdan Shaqiri realizon dopietë, udhëheq Baselin drejt titullit kampion në Zvicër (video)

By: armand
13 April 2025 at 11:23

Basel ka marrë një fitorë të thellë 0-4 në transfertë ndaj Zurich, ndeshje e vlefshme për Superligën në Zvicër. Protagonist i kësaj fitoreje ka qenë Xherdan Shaqiri. Futbollisti nga Zhegra e Gjilanit shënoi dy gola, fillimisht në minutën e 43-të me një goditje të fuqishme e cila përplaset në traversë fillimisht dhe më pas në […]

The post Xherdan Shaqiri realizon dopietë, udhëheq Baselin drejt titullit kampion në Zvicër (video) appeared first on BoldNews.al.

Valiev shpallet kampion Europe, sukses dhe për Abakarov në Evropianin e Mundjes

By: fra nc
10 April 2025 at 13:42

Kombëtarja shqiptare e mundjes ka arritur një tjetër sukses të rëndësishëm në Evropianin e Mundjes, të zhvilluar në Sllovaki, ku ata fituan dy medalje. Çermen Valiev u shpall kampion i Europës, duke fituar medaljen e artë në peshën 74 kilogram, ndërsa Abakarov arriti të sigurojë medalje bronzi në peshën 61 kilogram.

Valiev ka dhënë një paraqitje të shkëlqyer në garat e tij, duke mundur mundësin rus në finalen e madhe për të siguruar titullin kampion. Ndërkohë, Abakarov pati një rrugëtim të suksesshëm deri në fazën gjysmëfinale, ku u eliminua, por gjithsesi mundi të sigurojë medaljen e bronzit për Shqipërinë.

Ky është një tjetër sukses i madh për mundjen shqiptare, që tregon vazhdimësinë e arritjeve të saj pas medaljeve të fituara në Lojërat Olimpike muaj më parë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Valiev shpallet kampion Europe, sukses dhe për Abakarov në Evropianin e Mundjes appeared first on Euronews Albania.

❌
❌