Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Testi i dytë miqësor, Teuta barazon pa gola me Llapin

By: armand
21 July 2025 at 22:31

Teuta e Enkeleid Dobit, zhvilloi pasditen e sotme testin e dytë miqësor, në qytetin e Ohrit, ku është duke kryer fazën përgatitore në prag të sezonit të ri futbollistik. Durrsakët nuk shkuan më shumë se barazimi 0-0 ndaj skuadrës së Llapit në përballjen që startoi në orën 18:00. Kjo ishte miqësorja e dytë për Teutën, […]

The post Testi i dytë miqësor, Teuta barazon pa gola me Llapin appeared first on BoldNews.al.

Hidhet shorti për sezonin e ri në Superligë, derbi në xhiron e parë

21 July 2025 at 13:52

Sot, në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës, u bë tërheqja e shortit për edicionin e ri të garave në Superligë dhe Ligën e Parë.

Në emër të FFK-së, kryetari i Komisionit të Garave, Abdyl Bellopoja, u dëshiroi një edicion të mbarë klubeve pjesëmarrëse, ndërsa njëkohësisht u bëri thirrje atyre që të organizohen sa më mirë për mbarëvajtjen e garës.

Pas tërheqjes së shortit, në javën e parë të Superligës do të zhvillohen këto ndeshje:

Dukagjini –Prishtina

Gjilani –Ballkani

Malisheva –Prishtina e Re

Ferizaj –Drita

Drenica –Llapi

Sezoni i ri fillon më 16 gusht, ndërsa ndeshjet e xhiros së parë do të zhvillohen më 16 dhe 17 gusht 2025. /Telegrafi/

The post Hidhet shorti për sezonin e ri në Superligë, derbi në xhiron e parë appeared first on Telegrafi.

Llapi vazhdon përforcimet: Rikthehet Bujar Idrizi, firmos edhe Fuad Ajvazi

19 July 2025 at 19:33

Llapi po tregohet jashtëzakonisht aktiv në këtë afat kalimtar, duke vazhduar të ndërtojë skuadrën për edicionin e ri të Superligës së Kosovës.

Bardhekaltërit kanë zyrtarizuar dy përforcime të reja në repartin defansiv: rikthimin e ish-kapitenit Bujar Idrizi dhe nënshkrimin me mbrojtësin e ri Fuad Ajvazi.

Rikthimi i liderit

Pas dy vite e gjysmë në futbollin gjerman me FC Kosova Düsseldorf, Bujar Idrizi rikthehet te Llapi, aty ku ka lënë gjurmë si një ndër figurat kryesore të suksesit në vitet e fundit. Mbrojtësi i qendrës dhe i krahut të djathtë ka qenë pjesë e skuadrës që fitoi dy herë Kupën e Kosovës dhe një herë Superkupën, në sezonet 2020/21 dhe 2021/22.

Klubi e cilëson rikthimin e tij si një hap strategjik, jo vetëm për të forcuar repartin mbrojtës, por edhe për të rikthyer në skuadër një lider me përvojë, i cili do të udhëheqë grupin drejt objektivave të reja.

Një rikthim tjetër, këtë herë nga Suhareka

Llapi gjithashtu ka konfirmuar afrimin e Fuad Ajvazit, një tjetër mbrojtës që i bashkohet skuadrës. 20-vjeçari rikthehet në Podujevë, pasi më parë ishte pjesë e grupmoshave të reja të klubit (U21). Sezonin e fundit, Ajvazi luajti për Suharekën në elitën e futbollit kosovar, por skuadra e tij e kaluar nuk arriti të mbijetonte në Superligë.

Ajvazi ka eksperiencë edhe jashtë vendit, pasi ka qenë pjesë e ekipit suedez IF Karlstad, një tjetër element që e bën një prurje të rëndësishme për të ardhmen e Llapit.

Synimet e Llapit për sezonin e ri

Me këto dy përforcime, Llapi konfirmon ambiciet për sezonin 2025/26, duke synuar jo vetëm garën për trofe, por edhe rikthimin në garat evropiane. Drejtuesit e klubit janë të vendosur të sjellin cilësi dhe përvojë në skuadër, ndërsa merkatoja pritet të vazhdojë me emra të tjerë gjatë ditëve në vijim. /Telegrafi/

The post Llapi vazhdon përforcimet: Rikthehet Bujar Idrizi, firmos edhe Fuad Ajvazi appeared first on Telegrafi.

Portieri Vokli Laroshi i Llapit nuk rinovon dhe eshte ne kerkim te nje ekipi tjeter

By: S SH
17 June 2025 at 17:21

Skuadra nga elita e Kosovës dhe Shqipërisë kërkojnë shërbimet e Vokli Laroshit.

Pas disa javësh bisedimesh intensive mes palëve, Vokli Laroshi dhe klubi i Llapit nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për rinovimin e kontratës. Portieri 23-vjeçar pritet të largohet zyrtarisht nga skuadra podujevase, duke mbyllur kështu një kapitull të rëndësishëm në karrierën e tij.

Gjatë dy sezoneve me Llapin, nuk munguan paraqitjet e tij pozitive, përpos moshës së re mbi supe. Ai jo vetëm që u dallua për pritjet vendimtare, por dhe per mbajtjen e portës të paprekur për më shumë se 630 minuta lojë.

Kontributi i tij ishte thelbësor në ecurinë e ekipit, prandaj dhe këmbëngulja e interesimi i drejtuesëve të Llapit ishte që të rinovonin përsëri me Laroshin, por pa rezultat, duke mbyllur në këtë mënyrë edhe bashkëpunimin mes palëve.

INTERESIMET – Vokli Laroshi është një nga emrat më të përfolur në merkato këtë verë. Pas përfundimit të kontratës me skuadrën e Llapit në Kosovë, 23-vjeçari tashmë është lojtar i lirë dhe ka të drejtë të firmosë me çdo ekip. Interesimi për të ka qenë i menjëhershëm: ekipe nga Superliga e Kosovës kanë shprehur interes konkret, si: Gjilani, Prishtina e Re, Drenica apo Vllaznimi, ndërsa dy skuadra nga Superliga shqiptare gjithashtu kanë hyrë në garë për firmën e tij. Portieri konsiderohet si një nga alternativat më të sigurta për skuadrat që kërkojnë stabilitet në prapavijë.

E ARDHMJA – Me statusin e lojtarit të lirë dhe moshën e re që e favorizon, Laroshi pritet të vendosë për të ardhmen e tij në ditët në vijim. Vendimi do të varet jo vetëm nga ana financiare, por edhe nga garancitë sportive që do t’i ofrojnë klubet. Dëshira e tij është të luajë në një ambient ku mund të zhvillohet më tej dhe të jetë protagonist, duke mos përjashtuar as mundësinë e një transferimi jashtë Shqipërisë dhe Kosovës në të ardhmen e afërt. Për Vokli Laroshin, vera 2025 është një pikë kthese në karrierë. Me përvojë të fituar në të dy kampionatet dhe me një profil që po rritet çdo sezon, portieri pritet të jetë një nga lëvizjet më interesante të kësaj merkatoje. Zgjedhja e duhur mund ta çojë drejt një sezoni edhe më të suksesshëm, ndaj po shqyrton me kujdes ofertat.

The post Portieri Vokli Laroshi i Llapit nuk rinovon dhe eshte ne kerkim te nje ekipi tjeter appeared first on Albeu.com.

Zyrtare: Kushtrim Shabani rikthehet te Llapi

12 June 2025 at 19:31

KF Llapi ka bërë një goditje të rëndësishme në afatin kalimtar të verës, duke zyrtarizuar rikthimin e mesfushorit Kushtrim Shabani në radhët e veta.

Futbollisti 28-vjeçar ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me klubin bardhekaltër, e cila do ta mbajë të lidhur me skuadrën e Podujevës deri në qershor të vitit 2027.

Pas dy edicioneve të kaluara tek SC Gjilani, Shabani kthehet në shtëpinë e tij, aty ku u rrit si futbollist dhe ku ka qenë një nga figurat kryesore në sukseset e klubit në vitet e fundit.

I njohur për angazhimin, përkushtimin dhe lidershipin në fushën e blertë, Shabani rikthehet me më shumë përvojë dhe me motivim të shtuar për të ndihmuar Llapin në realizimin e objektivave për sezonin e ri.

Rikthimi i tij përbën një hap të rëndësishëm në ndërtimin e një skuadre të fortë dhe konkurruese, e përbërë nga futbollistë me karakter dhe cilësi, që do të synojë rezultate të mëdha në edicionin e ardhshëm. /Telegrafi/

The post Zyrtare: Kushtrim Shabani rikthehet te Llapi appeared first on Telegrafi.

Zyrtare: Llapi përforcohet me Hasan Hysenin

12 June 2025 at 13:40

Llapi ka vazhduar me përforcime, teksa Hasan Hyseni është transferimi më i ri i tyre.

Anësori pati një sezon personal shumë të mirë me Feronikelin ’74, teksa ka nënshkruar kontratë me Llapin.

Njoftimi i plotë nga Llapi:

Mirë se vjen, Hasan Hyseni.

Hasan Hyseni pjesë e Llapit për edicionin 2025/26.

Klubi Futbollistik Llapi me kënaqësi njofton se ka arritur marrëveshje me sulmuesin e krahut, Hasan Hyseni, i cili do të jetë pjesë e skuadrës sonë për edicionin garues 2025/26.

26-vjeçari vjen nga skuadra e Feronikeli ’74, ku gjatë edicionit të fundit regjistroi 30 paraqitje, duke realizuar 6 gola dhe dhuruar 2 asistime.

Gjatë karrierës së tij, Hyseni ka mbrojtur ngjyrat e disa klubeve të njohura në futbollin vendor, si Prishtina, Trepça ’89, Malisheva dhe Drenica, duke dëshmuar vazhdimisht cilësitë e një sulmuesi të rrezikshëm dhe të shpejtë.

I njohur ndryshe si “Cani”, Hyseni konsiderohet si një nga futbollistët më të shpejtë në Superligë. Shpejtësia e tij e jashtëzakonshme pritet të jetë një armë shtesë në fazën tonë sulmuese për edicionin e ri.

“Cani” – mirë se erdhe në shtëpinë tënde të re, “Zahir Pajaziti”! Të urojmë shumë suksese dhe sa më shumë gola me fanellën bardhekaltër! /Telegrafi/ 

The post Zyrtare: Llapi përforcohet me Hasan Hysenin appeared first on Telegrafi.

Momenti më i paharruar apo gëzimi më i madh i Tahir Batatinës me Llapin

8 June 2025 at 17:27

Tahir Batatina ka qenë mysafiri i radhës në podcastin që është prodhim i Telegrafit, “Arena e Yjeve”.

Trajneri i Llapit ka folur për shumë prapaskena që e rrethojnë karrierën e tij.

“Kisha shumë besim në vete dhe te Allahu se ne do shënonin gol dhe do të barazonim”, rrëfen fillimisht Batatina në “Arena e Yjeve”.

“E dominuam lojën, por nga një gabim i vogël pranuam gol dhe në ato momentet e kam ditur që do ta shënonim golin e barazimit dhe do ta fitonim ndeshjen”.

“Është e vërtetë që ka qenë momenti që ndoshta asnjëherë nuk harrohet, pasi është momenti më kreanr dhe më i gëzueshëm i imi…”, vazhdon rrëfimin e tij trajneri i Llapit.

Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtune nga ora 17:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë  KGM Kosova dhe Golden Eagle Energy Drink/Telegrafi/

The post Momenti më i paharruar apo gëzimi më i madh i Tahir Batatinës me Llapin appeared first on Telegrafi.

“Nuk dola jashtë nga shtëpia një javë” – Batatina tregon momentin më të vështirë me Llapin

8 June 2025 at 11:15

Trajneri i njohur kosovar, Tahir Batatina, është mysafiri i radhës në episodin e sotëm të podcastit “Arena e Yjeve”, prodhim i Telegrafit dhe i transmetuar në RTV Dukagjini.

Trajneri i Llapit ka folur për shumë prapaskena që e rrethojnë karrierën e tij.

“Ka qenë një kohë kur Llapi ndoshta e ka merituar Llapi atë trofe, pasi kemi pasur shumë cilësi”, rrëfen fillimisht Batatina.

“E luajtëm atë finale, ishte një finale e dhimbshme, pasi e humbëm, mund të them se është dëshpërimi më i madh i imi”.

“Dëshiroja të bëja histori, të dilja në garat e Evropës…”, vazhdon rrëfimin e tij trajneri i Llapit.

Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtune nga ora 17:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë  KGM Kosova dhe Golden Eagle Energy Drink/Telegrafi/

 

 

 

The post “Nuk dola jashtë nga shtëpia një javë” – Batatina tregon momentin më të vështirë me Llapin appeared first on Telegrafi.

Nga lufta, tek suksesi me Llapin dhe momenti më i paharruar: Tahir Batatina, mysafir në “Arena e Yjeve”

7 June 2025 at 17:18

Trajneri i njohur kosovar, Tahir Batatina, është mysafiri i radhës në episodin e sotëm të podcastit “Arena e Yjeve”, prodhim i Telegrafit dhe i transmetuar në RTV Dukagjini.

Në një intervistë të ngrohtë dhe rrëfyese, Batatina flet për rrugëtimin e tij jetësor dhe profesional — nga dashuria për futbollin, pjesëmarrja në radhët e UÇK-së dhe më pas TMK-së, e deri te ngritja e klubit të Llapit në Superligën e Kosovës.

Ai rrëfen sesi mori drejtimin e Llapit në kohën e barazhit dhe si, me përkushtim dhe investim të madh, arriti ta kthejë në një nga klubet më stabël të futbollit kosovar. Batatina tregon se familja e tij ka investuar miliona euro në këtë projekt sportiv, duke mos kursyer asgjë për ta ndërtuar një klub të fuqishëm dhe të qëndrueshëm.

“Nuk dola nga shtëpia për një javë”, thotë ai, duke përshkruar momentin më të vështirë që ka kaluar në aventurën e tij me Llapin. Por krahas sfidave, trajneri zbulon edhe momentet më të bukura, përfshirë gëzimet e mëdha që ka përjetuar me ekipin.

Në bisedë, ai flet edhe për të ardhmen e klubit, duke theksuar potencialin e madh që ka Llapi me talentët e rinj dhe të ardhurat që mund të sigurohen nga ta. Po ashtu, Batatina ndalet edhe te përfaqësuesja shqiptare, duke ndarë mesazhin dhe besimin e tij për sulmuesin Mirlind Daku, para përballjes së shumëpritur Shqipëri – Serbi.

Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtune nga ora 17:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë  KGM Kosova dhe Golden Eagle Energy Drink/Telegrafi/

The post Nga lufta, tek suksesi me Llapin dhe momenti më i paharruar: Tahir Batatina, mysafir në “Arena e Yjeve” appeared first on Telegrafi.

Tahir Batatina me reagim thumbues pasi Llapi siguroi mbijetesën në Superligë

31 May 2025 at 19:43

Pas sigurimit të mbijetesës në Superligë në ndeshjen vendimtare ndaj Vushtrrisë, ku fitoi 4-1 pas penalltive, trajneri Tahir Batatina reagoi në rrjetin e tij social Facebook.

Batatina i dërgoi urime të sinqerta të gjithë banorëve të Llapit për qëndrimin në Superligë. Ai i sfidoi kritikët duke kërkuar nga ata që të jenë të qetë dhe të presin, duke theksuar se pa Llapin nuk do të kishte Superligë.

Në reagimin e tij pas ndeshjes, trajneri Batatina shtoi se skuadra e Llapit nuk do të ndeshet më në barazhe për të paktën dy dekada të ardhshme. Trajneri llapjan gjithashtu akuzoi pesë klube të tjera se kishin bashkëpunuar për ta nxjerrë ekipin jashtë elitës, pa përmendur emrat e tyre.

Batatina vlerësoi organizimin e Llapit dhe theksoi se do të ishte gabim që skuadra të largohej nga Superliga.

Ai shtoi se Llapi ka potencial të madh për të ardhmen dhe do të forcohet fuqishëm në periudhën që vjen.

Për rivalët e tij, të cilët sipas tij janë pesë në numër, Batatina u bëri me dije se Llapi do të vazhdojë të qëndrojë në elitë dhe nuk do të harrojë përpjekjet që disa klube bënë për ta hequr nga liga.

Në një fotografi që bashkëngjiti me reagimin e tij, shihen emra të njohur si Shefki Kuqi, Milot Rashica, Besnik Kollari dhe Florent Hasani, të cilët i dhanë mbështetje skuadrës së Vushtrrisë, vendlindjes së tyre./Telegrafi/

The post Tahir Batatina me reagim thumbues pasi Llapi siguroi mbijetesën në Superligë appeared first on Telegrafi.

Nuk ka fitues pas 90 minutave, ndeshja Vushtrria – Llapi shkon në vazhdime

31 May 2025 at 17:55

Ka përfunduar me rezultat të barabartë 0-0 pas 90 minutave ndeshja e barazhit për inkuadrim në Superligë mes Vushtrrisë dhe Llapit.

Në pjesën e parë ishin vushtrriasit ata të cilët patën iniciativën, duke rrezikuar portën e Llapit në disa raste.

Rasti i parë për Vushtrrinë erdhi në minutën e 18-të, por goditja e tyre përfundoi jashtë portës.

Në minutën e 31-të Vushtrria pati një mundësi të mirë të realizonte pas një kundërsulmi, por mbrojtja e Llapit bllokoi një goditje të rrezikshme që po shkonte në drejtim të Marijan Coric.

Llapi u fut në pjesën e dytë me një fytyrë krejtësisht tjetër, duke krijuar disa raste të cilat shumë lehtë kanë mundur të përfundojnë në rrjetë.

Po luhej minuta e 60-të e takimit kur Elvir Gashijani bëri një super goditje e cila u prit me shumë vështirësi nga portieri Arlis Shala.

Të besuarit e Tahir Batatinës patën një tjetër rast të mirë shënimi në minutën e 68-të, kur pas ekzekutimit të një rivënie këndore, shtylla ishte aleat i Vushtrrisë.

Vushtrria doli në rast sërish në minutën e 69-të, por pas krosimit të Maxhunit, Hajdari nga afërsia nuk goditi siç duhet.

Në minutën e 90-të Arianit Hasani i Llapit ishte shumë afër golit, por Shala ia mohoi atë me një super pritje.

Mbetet të shihet nëse 30 minutat në vazhdim do të përcaktojnë fituesin, apo do të duhet të ekzekutohen penalltitë për t’u vendosur ekipi që do të luajë në Superligë edicionin e ardhshëm./Telegrafi/

The post Nuk ka fitues pas 90 minutave, ndeshja Vushtrria – Llapi shkon në vazhdime appeared first on Telegrafi.

Vushtrria – Llapi, formacionet zyrtare të barazhit të çmendur

31 May 2025 at 15:18

Vushtrria dhe Llapi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e barazhit për një vend në edicionin 2025/26 në Superligën e Kosovës.

Vushtrriasit dhe llapjanët do të ndeshen sot (e shtunë) mes vete në ndeshjen që pritet të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim nga ora 16:00.

Ekipi i Armend Dallkut vjen në këtë takim pas një forme brilante me pesë fitore nga pesë ndeshjet e fundit në Ligën e Parë, teksa fituan edhe ‘play-off’-in ndaj Lirisë, para kësaj përballje me Llapin.

Në anën tjetër, ekipi i Tahir Batatinës pati një formë të përzier në kampion, e cila bëri që të përfundoj në pozitën e tetë, aty ku do të luajë në barazh për të mbetur në Superligë, teksa disa ditë më parë humbi edhe finalen e Kupës së Kosovës ndaj Prishtinës.

Si Dallku, ashtu edhe Batatina kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.


Vushtrria: Shala, Dallku, Krasniqi, Peposhi, Likaj, Shabani, Shurdhiq,i Solomon, Maxhuni, Fazliu.

Llapi: Coric, Namani, Vokrri, Ramadani, Rama, Bytyqi, Useini, Musolli, Hasnai, Gashijani, Tahiri.


/Telegrafi/

The post Vushtrria – Llapi, formacionet zyrtare të barazhit të çmendur appeared first on Telegrafi.

Vendimtar me dy gola në fitoren e Llapit, Ahmed Januzi më i miri i xhiros së 36-të

26 May 2025 at 13:55

Federata e Futbollit të Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall, vazhdojnë të ndajnë çmimin “Ylli i Javës”. Ky çmim për javën e 36-të në Albi Mall Superligë i është ndarë futbollistit të FC Llapit, Ahmed Januzi.

Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit në përbërje të Besim Slishani, Bujar Asllani dhe Berat Berisha.

Ky komision vendosi që çmimi “Ylli i Javës” për xhiron e fundit në këtë edicion t’i takojë Ahmed Januzit, i cili shënoi dy gola në ndeshjen kundër FC Dukagjini (3:1), duke i dhënë mundësi skuadrës së tij të jetë në barazhin e sivjetmë.

Pasi mori këtë çmim, Januzi u shpreh i lumtur që u vlerësua më i miri i javës: “Ky vit ka qenë shumë zhgënjyes për ne, sepse kishim ambicie të mëdha: lufta për titull dhe fitorja e Kupës. Nuk ishte një vit i mirë, por sido që të jetë, jemi këtu ku jemi dhe jemi të përqendruar te barazhi”.

“Do ta japim më të mirën për këtë fanellë. Janë shumë faktorë që kanë ndikuar në këtë ecuri, por këto i përkasin së kaluarës. Kampionati i sivjetmë ka qenë shumë më i vështirë se vitet e kaluara, sepse as Llapi nuk është paraparë të jetë në fund të tabelës, por ky është futbolli”.

“Ndeshja ndaj Vushtrrisë do të jetë një ndeshje shumë e vështirë; do të luaj kundër vendlindjes sime. Normalisht që është kënaqësi të marrësh tituj e trofe, si me klubin ashtu edhe individualisht, dhe këtu kanë meritë edhe bashkëlojtarët, sepse nuk mund të jesh individualist i mirë nëse nuk jemi grup. Uroj që lojtarët e rinj të shpallen më të mirët e javës, sepse kanë ambicie, kanë qëllime, por edhe kanë talent e cilësi –siç është Arianit Hasani”, tha ai për faqen zyrtare të FFK-së. /Telegrafi/

The post Vendimtar me dy gola në fitoren e Llapit, Ahmed Januzi më i miri i xhiros së 36-të appeared first on Telegrafi.

Llapi përballë Vushtrrisë në barazh, Suhareka dhe Feronikeli ’74 bien nga liga, ngjiten Drenica e Prishtina e Re

25 May 2025 at 19:43

Llapi e ka mbyllur një nga sezonet më të dobëta në histori të tyre në Superligën e Kosovës.

Klubi nga Podujeva do të luajë në barazh, për të siguruar qëndrimin në elitën e futbollit kosovar.

Skuadra e drejtuar prej Tahir Batationës kishte një formë të tmerrshme këtë edicion, ndërsa fitorja 3-1 përballë Dukagjinit ua siguroi edhe një mundësi për të vazhduar në Superligë.

Por, Llapi e di se do të ketë shumë punë për të siguruar qëndrimin në Superligën e Kosovës, pasi përballë do të ketë një Vushtrri tejet të motivuar që mposhti Lirinë.

Batatina e humbi edhe finalen e Kupës së Kosovës përballë Prishtinës, me këta të fundit që luajnë në kualifikimet për në fazën e ligës së Ligës së Evropës.

Llapi shpreson që të triumfojë përballë Vushtrrisë për të vazhduar garën në elitën e futbollit tonë, ndërsa Tahiri e di se nëse e realizon duhet shumë punë për të mos e lënë skuadrën në këtë gjendje.

Nga liga ra një skuadër si Suhareka që bëri shumë transferime, por që nuk arriti të komponojë skuadrën dhe nga edicioni i ri do të luajnë në Ligën e Parë.

Befasi nuk është edhe Feronikeli ’74, që pas shumë probleme me emrin dhe drejtësinë me UEFA-n, do të luajë në Ligën e Parë.

Skuadra nga Drenasi nuk arriti pothuajse asnjë skuadrës t’i bëjë ballë, duke kaluar nëpër një formë skandaloze nga fillimi deri në fund.

Në Superligën e Kosovës nga Liga e Parë inkuadrohen direkt Prishtina e Re dhe Drenica, me këta të fundit që shijuan për herë të parë rënien nga liga në sezonin e kaluar. /Telegrafi/

The post Llapi përballë Vushtrrisë në barazh, Suhareka dhe Feronikeli ’74 bien nga liga, ngjiten Drenica e Prishtina e Re appeared first on Telegrafi.

Përfundon sezonin 24/25 në Superligën e Kosovës: Përcaktohen vendi për Evropë dhe ai për barazh

25 May 2025 at 17:57

Ka përfunduar sezonin 2024/25 në Albi Mall Superligën e Kosovës, me disa nga skuadrat e mëdha që befasuan të gjithë në këtë sezon.

Drita si kampione e mbylli sezonin me fitore, duke triumfuar 4-1 në shtëpi përballë Feronikeli ’74.

Ballkani që e mbyll këtë edicion në vendin e dytë barazoi përballë rivalit lokal Suharekës, me rezultat 2-2, ndërsa ishte me një lojtar më pak në fushë, pasi Bernard Karrica u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 43-të.

Malisheva ia doli të siguronte kualifikimin në fazën kualifikuese të ligës në Ligën e Konferencës, duke i mjaftuar barazimin 2-2 me Prishtinën në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Gjilani dhe Ferizaj po ashtu i ndanë pikë, duke barazuar 2-2, përkundër se mysafirët kërkonin kualifikimin në Evropë, por që atë vend e mori Malisheva.

Llapi ia doli të siguronte zonën e barazhit me fitoren 3-1 në shtëpi përballë Dukagjinit, ndërsa pas pak ditësh do të përballet me Vushtrrinë, nëse do të qëndrojë në elitë apo do të garojë në Ligën e Parë.

Drita do të luajë në kualifikimet për në fazë të ligës së Ligën e Kampionëve, Ballkani dhe Prishtina që fitoi Kupën e Kosovës, do të luajnë në kualifikimet për në fazën e ligës në Ligën e Evropës dhe Malishva që luanë në kualifikimet për në fazën e ligës në Ligën e Konferencës.

Nga liga kanë rënë Suhareka dhe Feronikeli ’74, derisa promovimin e kanë siguruar direkt Prishtina e Re dhe Drenica. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

The post Përfundon sezonin 24/25 në Superligën e Kosovës: Përcaktohen vendi për Evropë dhe ai për barazh appeared first on Telegrafi.

Një gol, një trofe, një Evropë: Prishtina shkëlqen në finale përballë Llapit – fiton Kupën e Kosovës

22 May 2025 at 21:55

Prishtina është fituese e Kupës së Kosovës, pasi në finale mposhti Llapin me rezultat 1-0, duke siguruar kështu pjesëmarrjen në kualifikimet për fazën e ligës në Ligën e Evropës.

Ndeshja nisi më mirë për llapjanët, të cilët rrezikuan nga krahu i djathtë, por mbrojtja e kryeqytetasve u tregua e vëmendshme. Në minutën e 11-të, Dion Gaallapeni harkoi në zonë, mirëpo portieri Marjan Coric ndërhyri me siguri.

Axel Gnapi humbi dy raste të njëpasnjëshme për Prishtinën, ndërsa Hasani nga Llapi provoi me një goditje në minutën e 16-të, por edhe ai u ndal nga mbrojtja.

Gnapi vazhdoi të ishte kërcënimi kryesor për Llapin, por nuk arriti të shënojë. Llapi, në anën tjetër, dilte shpejt në kundërsulm, por gabonte në pasimin e fundit.

Në minutën e 43-të, Ardit Tahiri pati një mundësi të artë për të shënuar, por portieri Kolaj doli me kohë dhe ia mori topin nga këmbët.

Pjesa e dytë nisi keq për Llapin. Arbnor Ramadani mori dy kartonë të verdhë për ndërhyrje të panevojshme dhe u përjashtua në minutën e 58-të, duke e lënë skuadrën me një lojtar më pak.

Prishtina shënoi në minutën e 60-të me Albin Krasniqin, pas një asistimi të bukur nga Ardian Limani.

Ramiz Bytyqi ishte pranë golit të dytë në minutën e 77-të, por Elvir Gashaj e bllokoi goditjen e tij.

Prishtina e ruajti epërsinë minimale deri në fund dhe fitoi Kupën e Kosovës, duke siguruar edhe kalimin në kualifikimet e Ligës së Evropës.

Ndërkohë, Llapi përballet me një të diel vendimtare, ku duhet të luftojë për të shmangur barazhin pas një sezoni shumë të vështirë. /Telegrafi/

The post Një gol, një trofe, një Evropë: Prishtina shkëlqen në finale përballë Llapit – fiton Kupën e Kosovës appeared first on Telegrafi.

Shumë raste shënimi, por mbyllet pa gola pjesa e parë e finales, Prishtina-Llapi

22 May 2025 at 20:48

Kanë përfunduar 45 minutat e parë në mes të Prishtinës dhe Llapit në finalen e Kupës së Kosovës.

Ndeshjen më mirë e nisën llapjanët, duke rrezikuar nga ana e djathtë, por mbrojta e kryeqytetasve ishte e kujdesshme.

Në minutën e 11-të, Dion Gaallapeni harkoi në zonë, mirëpo intervenoi sigurt Marjan Coric.

Axel Gnapi lëshoi dy mundësi të njëpasnjëshme, duke mos arritur që të mposhtë portierin e Llapit.

Hasani i skuadrës nga Podujeva tentoi me një goditje në minutën e 16-të, por edhe ky u bllokua.

Gnapi vazhdoi të jetë njeriu kryesor në sulmin e Prishtinës, por pa efikasitet.

Llapi në anën tjetër dilte shpejtë në sulm, por që në pasimin e fundit nuk ishin të saktë.

Në minutën e 43-të, Ardit Tahiri kishte një mundësi të artë shënimi, por Kolaj i Prishtinës lëshoi portën me kohë dhe ia largoi topin nga këmbë.

Me këtë intensitet të lartë të lojës, me gjasë në 45 minutat e dytë do të ketë së paku një gol. /Telegrafi/

The post Shumë raste shënimi, por mbyllet pa gola pjesa e parë e finales, Prishtina-Llapi appeared first on Telegrafi.

Formacionet zyrtare të finales së Kupës së Kosovës: Prishtina – Llapi

22 May 2025 at 19:05

Prishtina dhe Llapi takohen sot (22 maj) në finalen e Kupës së Kosovës.

Ndeshja që fillon në ora 20:00, do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Nga pesë përballjet e fundit, të dy skuadrat kanë nga një fitore, ndërsa tri të tjera kanë përfunduar më barazim.

Vlen të ceket se fituesi i Kupës së Kosovës shkon direkt në kualifikimet për fazën e ligës në Ligën e Evropës.

Formacionet zyrtare:

Prishtina:Kolaj, Islami, Vitija, Limani, Kryeziu, Krasniqi, Gallapeni, Bytyqi, Raçi, Boueye, Dable.

Llapi: Coric, Namani, Vokrri, Ramadani, Rama, Blakçori, Useini, Musolli, Hasani, Veliu, Tahiri. /Telegrafi/

The post Formacionet zyrtare të finales së Kupës së Kosovës: Prishtina – Llapi appeared first on Telegrafi.

Mirlind Daku dhe Muhamet Hyseni me mesazh për Llapin para finales me Prishtinën

22 May 2025 at 17:28

Finalja e madhe e Kupës së Kosovës luhet sonte (22 maj), ku përballen Prishtina dhe Llapi në një përballje që pritet me shumë interes.

Takimi zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet, me fillim nga ora 20:00.

Në prag të kësaj sfide vendimtare, dy ish-lojtarë të Llapit, Mirlind Daku dhe Muhamet Hyseni, kanë shprehur përkrahjen e tyre për skuadrën nga Podujeva.

Ata kanë dërguar mesazhe motivuese për futbollistët llapjanë, duke u uruar triumf ndaj Prishtinës në këtë finale të rëndësishme.

The post Mirlind Daku dhe Muhamet Hyseni me mesazh për Llapin para finales me Prishtinën appeared first on Telegrafi.

Luhet për Evropë, barazh dhe mbijetesë – sot zhvillohen të gjitha përballjet e xhiros së 35-të

17 May 2025 at 08:23

Sot (e shtunë) është planifikuar të zhvillohen të gjitha ndeshjet e vlefshme për xhiron e 35-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Superliga e Kosovës po shkon drejt fundit pasi sot zhvillohet xhiro e parafundit dhe garat është ende shumë e hapur dhe e zjarrtë për një vend që dërgon në Evropë, për pozitën e barazhit dhe për mbijetesë.

Në këtë kontekst, ndeshja mes Malishevës dhe Suharekës mund të jetë më interesantja, pasi vendasit synojnë të bëjnë thuajse hapin final për të siguruar pozitën e tretë dhe Evropën, teksa mysafirët me një fitore do të shpresonin shumë të kapnin pozitën e barazhit.

Po kaq interesant është situata edhe në ndeshjen mes Dukagjinit dhe Ferizajt, ku klinasit synojnë fitore për të siguruar thuajse qind për qind mbijetesën, ndërsa ferizajasit duan tri pikët për të pritur pastaj gabimin e Malishevës për t’ia rrëmbyer pozitën e tretë.

Prishtina do të synoj vetëm fitoren në udhëtim te Feronikeli ’74 pasi tri pikët do t’ia siguronin përfundimisht mbijetesën, ndërsa mysafirët tash e disa javë veçse kanë rënë matematikisht nga kategoria.

Sot zhvillohet edhe derbi i madh i Anamoravës mes Gjilanit dhe Dritës, ku fitorja është imperativ vetëm për vendasit e kuq pasi janë ende në garë për pozitën e tretë që i dërgon në Evropë, ndërsa bardhekaltrit tashmë janë shpallur kampion të Kosovës këtë edicion.

Në ndeshjen e fundit, por jo nga rëndësia, Llapi do të kërkoj pikë jetike në udhëtim te Ballkani, i cili ka siguruar pozitën e dytë, ndërsa për llapjanët një humbje do ta rrezikonte shumë qëndrimin e tyre në elitë.

Të gjitha ndeshjet është paraparë të fillojnë nga ora 16:00. /Telegrafi/

The post Luhet për Evropë, barazh dhe mbijetesë – sot zhvillohen të gjitha përballjet e xhiros së 35-të appeared first on Telegrafi.

❌
❌