Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 28 July 2025Main stream

‘Det i thellë blu’ në mesin e risive të sezonit të ri në Teatrin Kombëtar të Tiranës

By: Kult Plus
28 July 2025 at 19:50

Sezoni i ri artistik i Teatrit Kombëtar premton emocione të forta dhe reflektime të thella përmes një përzgjedhjeje të kujdesshme të shfaqjeve që do të ngjiten në skenë gjatë muajve në vijim. Në qendër të programit që do të nisë këtë vjeshtë janë katër drama që ndërthurin klasikën me bashkëkohoren, dhe që prekin temat e dashurisë, drejtësisë, fuqisë dhe njeriut përballë fatit, përcjellë KultPlus.

Krah dy tragjedive të mëdha të Shekspirit “Otello” dhe “Si ta doni”, si dhe “Drejtësi në Nuremberg” nga Abby Mann, një nga premierat më të shumëpritura ne Teatrin Kombetar do të jetë edhe “Det i thellë blu” e dramaturgut britanik Terence Rattigan, një vepër rrënqethëse mbi dashurinë e pakthyeshme dhe humbjen personale. Me një ndjeshmëri të hollë psikologjike, drama sjell portretin e një gruaje të ndarë mes pasionit të njëanshëm dhe realitetit të hidhur të vetmisë.

Ky sezon i ri vjen si një thirrje për dialog me të kaluarën dhe të tashmen, një ftesë për të reflektuar mbi ndjenjat më të thella njerëzore dhe për të festuar fuqinë e teatrit për të prekur mendjen dhe zemrën./KultPlus.com

Vlora Konushevci pjesë e International Writing Program në Universitetin e Iowas

By: Kult Plus
28 July 2025 at 19:21

Shkrimtarja kosovare Vlora Konushevci do të jetë pjesë e një programeve më prestigjioze ndërkombëtarisht për shkrimtarët, International Writing Program në Universitetin e Iowa-s, përcjell KultPlus.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Konushevci nëpërmjet një postimi në Facebook ku është shprehur se pjesë e këtij programi ndër vite kanë qenë edhe laureatë të Çmimit Nobel, Pulitzer, Man Booker dhe shumë çmimeve të tjera letrare.

Në vijim KultPlus ua sjell njoftimin e Konushevcit:

Ka lajme që i mban për vete me i shiju ma gjatë, por ka edhe lajme që duhet me i nda me të tjerët.  Nga kjo fundverë e deri në fundvjeshtë do të jem pjesë e International Writing Program (IWP) në Universitetin e Iowa-s, një ndër programet më prestigjioze dhe më jetëgjata në botë për shkrimtarë. Që nga viti 1967, IWP-ja, ka mirëpritë mbi 1,600 shkrimtarë nga më shumë se 160 vende, përfshirë laureatë të Çmimit Nobel, Pulitzer, Man Booker dhe shumë çmimeve të tjera letrare. Për mua është nder, privilegj dhe përgjegjësi të jem pjesë e kësaj tradite./KultPlus.com

Arratisja e Arshi dhe Feime Pipës, kujtime të familjes shkodrane që u persekutua deri në rrënjë

By: Kult Plus
28 July 2025 at 18:50

Feime Pipa e arratisur së bashku me të vëllain Arshi Pipa, në një numër të revistës “Albanica” të pranverës së vitit 1991 në Nju Jork, ka botuar kujtime me episode mjerimi, brenge, persekutimi e torture që përjetoi familja e saj.

Udhëtimi i gjatë e i pashpresë për një strehë

Për pothuaj dy vjet ishim në zi për vdekjen e vëllait tonë, Myzaferit, dhe motrës, Bedit. Megjithatë, meqenëse po afronte dita e lëshimit nga burgu e Arshiut, filluam të ndjenim njëfarë lehtësimi.

Babai, që dergjej në shtrat prej katër vjetësh, me femorën të thyer, u gjallërua disi dhe filloi të na tregonte, mua dhe motrave, ngjarje të jetës se tij.

Nëna lau dhe hekurosi kostumin e Arshiut e i beri një kravatë të re. I duhej edhe një dyshek, por me mundësitë financiare që kishim, nuk mund t’ia blinim.

Ne, motrat, ndjeheshim më mirë, veçanërisht unë që, në mënyrë të fshehtë isha lidhur me Arshinë, gjë që vetëm nëna e dinte.

Ngushëlloheshim edhe pse, të paktën, tashti kishim një çati mbi kokë. Ishte një banesë primitive në periferi të Durresit, në fund të një rruge të gjatë të cilën shirat e dimrit e bënin të pakalueshme. Shtëpia kishte dy dhoma dhe një haur të vogël që e përdornim për kuzhinë. Ne e quanim atë “kështjella jonë e vogël”. E kishim gjetur pasi komunistët na kishin detyruar të shpërnguleshim tre herë brenda gjashtë muajve.

Banesa jonë e parë, e përkohshme ishte një apartament me dy dhoma. Ndërsa banonim aty, një anëtar partie, ish-student i Arshiut, u ngarkua ta takonte atë në burg. Kishte për detyrë të zbulonte nëse Arshiu, ndërkohë, kishte ndryshuar apo jo.

Arshiu i kishte thënë se s’kishte bërë asgjë për t’u penduar.

Shpejt, pas kësaj, Zyra e Strehimit na shpërnguli nga apartamenti që kishim, në një dhome të një ndërtese tjetër. Sapo e bëmë atë dhome të banueshme, duke e larë dhe lyer, Zyra e Strehimit na transferoi te një apartament tjetër me një dhome me të vogël e me të ndyrë se e mëparshmja.
“Për ku pas kësaj?” – pyetëm kur për të tretën here u detyruam të largoheshim.

“Këtë herë ju do të keni një banesë më vete, bile me pamje të këndshme. Nuk do të lëvizni më prej saj.”
Banesa e re ndodhej në zonën që quhej Stan, në zonën me të varfër të qytetit.
Shkova ta gjeja.

Gjatë rrugës, në kodër, dukeshin baraka e kasolle të rrënuara që pasonin njëra tjetrën, me oborre ballore ku ndereshin rrecka për t’u thare. Një plakë më tregoi se si shkohej tek shtëpia që kërkoja.
Eca përmes kaçubash e ferrash që mbulonin një rrugicë e arrita në një lëndinë mbushur me lule të egra. Në largësi, deti vezullonte. Panorama qe mahnitëse. Mendoja babanë në shtrat, me kokën të ngritur me jastëkë që sodiste detin përballë. Vendi do të kishte qenë fare i mirë edhe për Bedin.
Gjatë endjeve tona prej ciganësh, Bedi vdiq nga tuberkulozi, pa asnjë pranë nga familja, në një dhome të spitalit të Tiranës. Shoqja e saj e dhomës na tha se, para vdekjes, ndjehej e lumtur, pasi mendonte se së shpejti do ta merrnim në shtëpi.

Ishte një trillim i yni, për t’i lehtësuar asaj dhimbjen.

Shtëpia në lëndinë ishte rreth shtatë metra e gjatë dhe pesë metra e gjerë. Ishte e mbuluar me mbeturina fletësh alumini që kërcisnin, kur frynte erë. Dritare ishin dy vrima të zëna me dërrasa. Dera mbyllej me një copë tel. Brenda ishte e mbushur me kashtë të kalbur e bajga. Ishte përdorur më parë si stallë.

Atë natë asnjë prej nesh nuk fjeti. Të nesërmen, shkova në Zyrën e Strehimit për t’u thënë se nuk do të lëvizim nga banesa ku ndodheshim.

Njëri nga punonjësit me bërtiti “Çfarë prisni, vilë?! Është e vërtetë, shtëpia ka nevojë për riparime, por ju mund t’i bëni ato, ashtu siç bëtë edhe me banesat e tjera!”
“S’kemi mundësi të shndërrojmë stallën në shtëpi” – i u përgjigja, – por, edhe në qoftë se do të kishim, çezma është tepër larg, poshtë në luginë dhe kasollja nuk ka banjë, nuk ka korrent elektrik. Për më tepër, babai është i paralizuar. Si mund ta çojmë aty, ku s’ka rruge?”
“Me aeroplan, – u tall ai – lutuni Zotit t’ju ndihmojë”.

“Ne kemi probleme strehimi me njerëzit tanë – tha një nëpunës tjetër, – në qoftë se gjeni vetë një vend tjetër, ne nuk kundërshtojmë.”

Shanset për të gjetur shtëpinë tjetër ishin fare të pakta. Megjithatë, unë u lidha me Nuçin, një mik të familjes që na pat ndihmuar në shumë raste të vështira. Ai foli me Markun, një anëtar partie të cilin e njihja. Kishim bërë se bashku “punë vullnetare” në plazh. Marku, epileptik, ndërsa punonim një ditë me diell të fortë, pati një krizë epilepsie. Unë e ndihmova.

Marku na dha adresën e një familjeje që kishte një shtëpi me katër dhoma e një kuzhinë.

“Ata janë miq, – na shpjegoi, – por ju lutem, mos e përmendni emrin tim!”.
Shtëpia ishte e një shoferi kamioni që banonte aty me nënë plakë dhe me gruan pa fëmijë. Ishte njeri me zemër të butë.

Babai ndjehej i lehtësuar në dhomën e tij: me diell në dimër e me freski në verë. Aty celebruam fejesën e njerës prej motrave. Unë punoja në një fabrike makaronash. Po aty punonte, gjatë pushimeve të verës, Bukurushi, që do të martohej se shpejti. Deti, motra me e vogël, nganjëherë u jepte mësime privatë rusishteje shoqeve të saj të klasës. Por, ishte nëna që punonte më rënde. Përveçse që kujdesej për babanë, ajo gjente kohe për të bërë jorganë që i shiste një tregtar shëtitës. Kur fqinjët tanë kishin festa familjare, ajo u bënte ëmbëlsira. Ata e shpërblenin me qumësht, ushqim që gjendej me vështirësi. Qumështi dhe kosi ishin ushqimet kryesore për babanë. Ai nuk përdorte më protezat e dhëmbëve. Ato e vrisnin. Ushqimet më të mira i ruanim për babanë dhe për Arshinë.

Nuk mundëm kurrë të vendosnim një lule në varrin e vëllait tonë, Myzaferit. Ai u torturua për vdekje, përnjëherë pas arrestimit, në vitin 1946, në Degën e Sigurimit në Shkodër. Nuk dinim, dhe ende nuk dimë, vendin e varrit të tij.

Një ditë tregu, pasi do të blinim disa ushqime për Arshinë, mora një trastë në të cilën kisha futur një bluzë dhe kuletën me triskat e paret dhe u nisa për në dyqan. Në dyqan kishin mbetur vetëm marmelatë dhe djathë. Porosita nga dy kilogram prej të dyjave dhe nisa të kërkoja paret për të paguar. Kuleta nuk ndodhej në trastë. Si e çmendur, e boshatisa atë, kërkova në xhepat e bluzës, kuleta nuk ndodhej. U ktheva mbrapsht e kërkova disa here rreth dyqanit. Kur i humba shpresat, u nisa e dëshpëruar për në shtëpi, duke tërhequr zvarre këmbët nëpër shi. Përveç pareve që mezi i kishim kursyer, kuleta kishte dhe tri triska buke për tetorin që sapo kishte filluar.

E sfilitur dhe krejtësisht e lagur, arrita aty ku rruga kryesore ndërpritej me rrugicën tonë. Befas pashë një send të zi në tokë që në fillim m’u duk si një cope gome. Ishte kuleta. Isha e sigurt se ishte kuleta ime, dhe sendet duhej të ndodheshin në të, pasi asnjë shqiptar, në atë kohe, nuk do të hidhte një kuletë boshe, sado e vjetër dhe e grisur që të ishte, por pata frike se shiu do të kishte prishur triskat dhe paret. Por, jo. Nëna i kishte mbështjellë ato në celofan. Më parë, si duket, kur unë kisha nxjerrë bluzën nga trasta për ta veshur, kuleta më kishte rënë. Që prej asaj kohe kishin kaluar tre ore. Njerëz, gomarë e mushka mund të kishin shkelur mbi të, por, për fat, s’e kishin venë re.

Në një pasdite nëntori të vitit 1947, kur unë me motrën time Bukurushin po ktheheshim për në shtëpi, pamë një xhip që ndaloi para Prokurorisë se Përgjithshme. Dy roje zbritën prei tij dhe hapen portën e të burgosurit. Prej saj doli vëllai ynë, Arshiu, me pizhame e pantofla. Gjatë daljes nga xhipi, ai ktheu kokën, na vështroi, dhe u fut në ndërtese.

Ne ngrimë. Arshinë e kishin nxjerrë nga infermieria. Pse? Ai duhej të lirohej pas tre muajsh.
Qëndruam para ndërtesës gjersa u err. Rrugët u boshatisën dhe dritat e rrugës u ndezën. Në këtë kohë dy roje dolën nga godina dhe na urdhëruan të largoheshim.
Babait nuk ia thamë. Në të tjerët jetuam në ankth, deri sa erdhi dita e takimit. Shkuam në burg, duke mos ditur ç’na priste. Kërkuam të takoheshim me Arshinë. Atij i thirrën emrin. Qe gjallë!
Myzafer Pipa (1914-1946)

Arshiu u gjykua për here të dytë. Gjatë gjykimit, mori vesh vdekjen e vëllait, Myzaferit. Na qortoi që nuk e kishim njoftuar. Nuk ia kishim thënë për të mos e munduar edhe më, ndërkohë që brengën e kishim mbytur brenda vetes tonë. Kur vizitonim Arshinë në burg, hiqnim rrobat e zisë dhe vishnim ato normale. Kur Arshiu na pyeste për Myzaferin, i thoshim se ishte mirë, duke mbajtur në zemrat tona pikëllimin.
Në korrik 1948, Arshiu u dërgua në kampin e punës se detyruar famëzi të Vloçishtit. Disa muaj më pas, në nëntor 1948, ai u dënua për herë të dytë me njëzet vjet dhe u transferua në kështjellën burg të Gjirokastrës.

Në vjeshtë të vitit 1949, regjimi shpërnguli nga Durrësi rreth njëzet familje të persekutuara dhe i vendosi në shtëpi boshe në plazh. Ne ishim, doemos, midis tyre. Kërkuam që babanë ta transportonin me autoambulancë.

Partia refuzoi. Pajtuam një karroce me kalë, i vetmi mjet transporti që mund të gjendesh.
Për here të parë në katër vjet, babai i veshur me kostum, u detyrua të qëndronte në këmbë. Në karrocë ai i mbante ato të shtrira para vetes. Ne, motrat, ndiqnim nga pas karrocën. Plazhi ishte rreth 5 kilometra larg nga shtëpia që lamë.

Meqenëse rruga ishte e keqe e me gropa, iu lutëm karrocierit të ecte më ngadalë, për të mos tronditur babanë. Por, ai donte të kthehej në Durrës para se të fillonte shiu e, prandaj, nuk na e plotësoi lutjen.

Në një çast babai u zbeh. Ndjente dhimbje. Karrocieri ndaloi karrocën. Nëna i mbështeti babait kokën në gjirin e saj. Kur arritëm në strehën e re, ishte bërë natë e binte shi.
Babai vdiq po atë natë nga një goditje në zemër. Për ta varrosur, na u desh të shisnim orën e tij të xhepit. Përktheu Ilir Hashorva.

Arshiu u lind në Shkodër në 28 korrik 1920. Ai ishte djalë i vetëm në krye të katër motrave. Vëllanë me të madh gjashtë vjet para tij, Muzaferin, e kishte të tillë nga babai. Kështu, ishte drita e syrit jo vetëm e prinderve, por edhe i motrave, të cilat gjithë jetën e kanë adhuruar. Por kjo nuk do të thotë aspak se në familjen Pipa, për Muzaferin nuk ishte po e njëjta gjë. Aty nuk bëhej asnjë dallim ndër dy djemtë e shtëpisë, si nga prindërit, ashtu edhe nga motrat. Ishte një familje me lidhje afektive shumë te theksuara, të pashlyeshme kurrë. Dhe kjo i detyrohet kryesisht nënës se tyre, zonjës së mrekullueshme Hatixhe, shkodrane e përkryer në të gjitha drejtimet, nënës së fortë, të dhemshur aq edhe të drejtë deri në shkallën e një modeli klasik.

Fëmi i mbarë, i shëndetshëm dhe i bukur, Arshiu ishte njëkohësisht edhe një “lojcak” i madh, si thonë në Shkodër, madjé edhe një “sherret”, domethënë që nuk linte dy gurë bashkë. Pavarësisht kësaj faktet tregojnë se ai që në klasën e parë e deri në mature dilte gjithnjë i pari i klasës!

Filloren e kreu tek shkolla e jezuitëve në Shkodrës, e në mos gaboj edhe në vitet e para të gjimnazit. Them vitet e para, sepse gjimnazet atëhere ishin me tetë e nëntë klasë, deri më vonë madjé, në kohën e regjimit komunist. Vërtetë ishin të paktë këto gjimnaze para luftës së Dytë Botërore në Shqipëri, por ishin të saktë. Ejo vetëm gjimnazet (ai i Shkodrës, Tiranës, Korçës etj.) por edhe shkollat e mesme profesionale, si Normalja e Elbasanit, Normalja e Tiranës (vetëm për vajza) dhe Shkolla Teknike Amerikane e Fullcit në Tiranë apo ajo e Kavajës.

Tek jezuitët, Arshiu mori bazat e kulturës klasike, me greqishten e vjetër e latinishten dhe për pasojë, kur shkoi të vazhdoje në Gjimnazin shtetënor të Shkodrës, që quhej atëherë Lice, si ai i Korçës dhe i Tiranës, kishte baza të forta për të dalë i pari edhe në dy gjuhët klasike që përmendëm më lart. Dhe këto dy gjuhë, ai s’i ndau gjatë gjithë jetës. Përkthimet e bollshme, të lëna në dorëshkrim e dëshmojnë më së miri këtë fakt.

Gjatë kohës së arsimimit në shkollën e jezuitëve, ku jepnin mësim klerikë të shquar, i ati, duket për një lloj “ekuilibrimi” kulturash e futi që të ndjeki njëkohësisht edhe mejtepin, për të mësuar format e moralit islamik. Kështu Arshiu, deri në moshën e thyer, mbante mend akoma dhe i recitonte për bukuri shumë nga syret e Kuranit arabisht, për çudine dhe admirimin e miqve shkodranë të dhënë fort pas kësaj feje, por që arabishten nuk e dinin fare, as me shkrim e as me lexim!…

Në Burgun e Burrelit, Arshiu hapte sportelin e birucave dhe u hidhte shokëve të dënuar atje duhan, ndopak sheqer a ç’të kishte mundur të mbledhë, me rrezik që po ta shohin rojet, e fusnin dhe atë në birucë, mes dimrit, në çimento, vetëm me mbathje e kanotjere në trup, për një muaj rresht, megjithëse ai ishte i sëmurë.

Guximi i tij u konfirmua edhe gjatë momentit të arratisjes, kur ai çan kufinin, bashkë me të motrën Fehimen, me kobure në dorë, i vendosur të mos bijë në dorë i gjallë më tek rojet.
Me shokë Arshiu ishte, si me gjithë të tjerët i sjellur dhe shumë i dashur. Ai i ndihmonte ata vazhdimisht ne mësimet. Në albumin e familjes, mes të tjerave ka edhe një fotografi ku ai është bashkë me tre shokë të tij të klasës, para një tabele të zezë, në oborr në përgatitjen për provimet e maturës. Në tabelë, veç disa shprehjeve algjebrike, ka në një anë edhe një vjershe, me shkrimin e tij të njohur, vjershë që tregon bukur shpirtin e preokupuar të nxënësve para “torturës” së maturës:

me studime
e numra të shkreta.
kot na shkuen
të rijt e jeta…

Gjimnazi i kohës së tij, si dhe i kohës sime ndahej, mbas semimatures, në dy degë: Reale e klasike. Realja ishte e prirur më fort ndaj shkencave të natyrës, me preferim matematikën e fizikën. Klasikja ishte e prirun ndaj dijeve humanitare të gjuhëve. E Arshiu zgjodhi me dëshirë këtë të fundit. Duket që në moshë fare të re, ai e kishte përcaktuar rrugën e tij në jetë. Dhe kjo punë duket edhe nga dy fakte të tjerë. Gazeta “Cirka” e vitit 1936, kur Arshiu ishte dy vjet para maturës, kishte shpallur një konkurs poetik.

Në të mori pjesë edhe studenti i klasës së gjashtë të Gjimnazit shkodran, i degës klasike, Arshi Pipa. Vjersha e tij me titull “Në Lamën e Luftës” fitoi çmimin e tretë. Ishte një vjershë e gjatë me plot 26 strofa, secila gashtëvangëshe, herë me rimë e herë pa rimë. Vjersha kishte karakter epiko-lirik. Tema e saj ishte një lloj proteste e hapur kundër luftës, si një veprim mizor, që sjell vetëm vdekje. Pra, ishte tërthorazi një hymn për paqen, mirëkuptimin, vllazërimin e njerëzve e popujve. Kështu, humanizmi i shpirtit të tij nis e nxjerrë krye që në moshë fare të re, atë të një adolishenti gjimnazist.
Prova e tij e dytë e botuar në shtypin e kohës, këtë herë në lëmin e prozës, shifet tek tregimi me titull “Liqeni”, një tregim lirik, botuar tek “Vatra Shqiptare”, shtator-tetor 1941. Kjo prozë, sigurisht është shkruar në moshë fare të re, por u botua atëherë, siç tregon data, ndërkohë që autori i saj ishte tashmë pedagog në gjimnazin e Tiranës dhe jepte filozofi. Nuk e dimë me saktësi se kur poeti Arshi Pipa ka nisur të shkruajë poezi. Por një gjë është e sigurtë, që këtë punë ai e ka nisur që në bankat e gjimnazit të Shkodrës. Dhe këto poezi në shumicën e tyre do të mbushin më vonë faqet e librit të tij të parë, me titull “Lundertarë” botuar në Tiranë më 1944.

Pjesa është marrë nga libri: “Arshi Pipa njeriu dhe vepra”, shkrimtari Uran Kalakulla. / Konica.al / KultPlus.com

Celso Valli, kompozitori dhe producenti italian vdes në moshën 75-vjeçare

By: Kult Plus
28 July 2025 at 18:30

Celso Valli, kompozitori dhe producenti italian, i cili kompozoi për emra të mëdhenj të muzikës Pop, si Eros Ramazzotti, Laura Pausini, Gianni Morandi dhe Vasco Rossi, ka vdekur sot në moshën 75-vjeçare.

Eros Ramazzotti njoftoi ndarjen nga jeta të Valli në një postim në Instagram: “Celso, do të më mungosh, Mjeshter”.

“Lamtumirë, Celso, një tjetër gjigant që na la”, shtoi ai.

I lindur në Bolonjë më 14 maj 1950, Valli u diplomua për piano në Konservatorin “Giovanni Battista Martini”.

Ai bëri debutimin e tij zyrtar duke bashkëpunuar me Drupi (Giampiero Anelli, një këngëtar roku italian) në albumin e tij të vitit 1978, “Provincia”.

Që prej vitet 1980, ai ka bashkëpunuar me artistë të mëdhenj si Mina, Gianni Morandi, Raf, Matia Bazar, Claudio Baglioni, Vasco Rossi, Eros Ramazzotti, Laura Pausini, Giorgia, Andrea Bocelli, Il Volo, Renato Zero dhe Jovanotti.

Celso Valli ka drejtuar shumë edicione të Festivalit të Muzikës në Sanremo, së fundmi në vitin 2023, së bashku me Ultimo dhe Eros Ramazzotti./KultPlus.com

‘Skulptura e Vetmisë’, një reflektim i heshtur mbi realitetin e të moshuarve të braktisur

By: Kult Plus
28 July 2025 at 18:10

Në një stol në mes të shëtitores Paseo del Arenal, në qytetin Bilbao të Spanjës, është vendosur një figurë e cila nuk lë askënd indiferent. Skulptura e quajtur “Skulptura e Vetmisë” tregon një grua të moshuar, e ulur e vetme, me shikimin drejt largësisë sikur pret dikë që nuk do të vijë kurrë. Një vepër që nuk flet me fjalë, por me heshtjen tronditëse të një realiteti që shpesh anashkalohet, vetmia e të moshuarve në pleqëri.

E krijuar nga artisti meksikan Rubén Orozco, kjo vepër është më shumë se një skulpturë, është një mesazh i drejtpërdrejtë që fton shikuesit të ndalen, të mendojnë dhe të reflektojnë. Orozco njihet për stilin e tij realist dhe për kurajën me të cilën trajton tema të ndjeshme shoqërore. Në këtë rast, ai ka zgjedhur të përballë publikun me një ndjenjë që shpesh fshihet në hije, braktisja dhe harresa që përjetojnë shumë të moshuar, përcjellë KultPlus.

Ajo që e bën këtë vepër kaq prekëse nuk është vetëm realizmi i saj, por edhe vendndodhja e zgjedhur – në një hapësirë publike, mes kalimtarëve që e shikojnë, e ndoshta kalojnë pa u ndalur. E njëjta mënyrë siç shoqëria shpesh kalon pranë të moshuarve pa i parë vërtet.

“Skulptura e Vetmisë” nuk është vetëm një instalacion artistik, por një thirrje për ndërgjegjësim. Një mesazh i qartë që na kujton se njerëzit në moshë të thyer kanë nevojë për më shumë sesa kujdes, kanë nevojë për lidhje, për vëmendje, për respekt dhe dashuri. Dhe mbi të gjitha, për të mos u ndjerë të padukshëm./KultPlus.com

Tre komuna arbëreshe në Puglia shpallen zona kulturore të mbrojtura

By: Kult Plus
28 July 2025 at 17:47

Ministri i Shtetit dhe drejtuesi politik i Partisë Socialiste për diasporën, Taulant Balla, mori pjesë në Festivalin “Vëllazëria”, që u zhvillua në rajonin e Puglias në Itali.

Festivali u hap zyrtarisht në prani të ministrit dhe përfaqësuesve të institucioneve vendore italiane, duke theksuar rolin e kulturës arbëreshe si urë lidhëse mes dy popujve.

Në këtë aktivitet, tre komunat arbëreshe, Casalvecchio, Chieuti dhe San Marzano di San Giuseppe, u shpallën zyrtarisht zona të mbrojtura kulturore të Puglias, në një akt simbolik që thekson rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë kulturore të komuniteteve arbëreshe.

Ministri Balla vlerësoi rolin e arbëreshëve si “shembulli më i bukur i ruajtjes së gjuhës dhe traditave tona kombëtare për më shumë se pesë shekuj”.

Ai theksoi se arbëreshët dhe diaspora shqiptare në Itali përbëjnë “një urë të fortë lidhëse mes dy popujve tanë”, duke nënvizuar rëndësinë e përfshirjes së diasporës në ruajtjen e identitetit kombëtar.

Festivali “Vëllazëria” u zhvillua më 26 dhe 27 korrik në Casalvecchio di Puglia, në edicionin e tij të tetë, duke bashkuar mbi 100 artistë, këngëtarë dhe valltarë nga komunitetet arbëreshe të Italisë dhe nga Shqipëria, veçanërisht nga Vlora.

Për dy ditë, pjesëmarrësit morën pjesë në aktivitete kulturore, artistike dhe gastronomike, me koncerte, diskutime, ekspozita dhe dreka e darka të përbashkëta në sheshe./atsh/KultPlus.com

Helen Mirren dhe pamja e saj fantastike në moshën 80 vjeçare

By: Kult Plus
28 July 2025 at 17:20

Helen Mirren, aktorja ikonike britanike që tashmë ka mbushur 80 vjeç, vazhdon të jetë shembull i elegancës, stilit të përjetshëm dhe vetëbesimit. Me një karrierë që shtrihet për më shumë se pesë dekada dhe një listë mbresëlënëse çmimesh, përfshirë një Oscar, katër çmime BAFTA, pesë Emmy dhe një Tony, Mirren është po aq e njohur për talentin e saj sa edhe për qëndrimin e guximshëm ndaj modës dhe plakjes.

Pavarësisht se mosha shpesh shihet si një kufizim në industrinë e modës dhe bukurisë, Helen Mirren e ka sfiduar këtë koncept gjatë gjithë jetës së saj publike. Ajo shquhet për stilin unik dhe të pakompromis, që nuk ndjek verbërisht trendet, por qëndron i vërtetë ndaj personalitetit të saj, përcjellë KultPlus.

“Qasuni modës pa frikë. Mendoj se gjërat që ndihen moderne ju bëjnë super të rëndësishëm,” – shprehet Rachel Fanconi, stilistja që ka punuar me Mirren për mbi 20 vite. Sipas saj, gjithçka te pamja e Helen fillon me vetëbesim.

Në evente të mëdha si tapeti i kuq, aktorja shpesh zgjedh fustane të guximshme dhe elegante, ndërsa për paraqitje më të thjeshta preferon kombinime të rafinuara me pantallona dhe kostume. Por ajo që e veçon Helen Mirren është mënyra se si ajo përqafon natyralitetin dhe refuzon të përshtatet me normat e imponuara shoqërore për gratë në moshë.

“Më pëlqen fakti që ishte disi kundër rregullave që gratë e moshës sime të kishin flokë të gjatë. Ekziston një rregull i pathënë që nuk duhet të kesh flokë të gjatë, ose nëse i ke, duhet t’i kesh të lidhur në topuz. Por mendoj se gjetja e vetëbesimit është këshilla më e mirë e bukurisë,” – tha Mirren në vitin 2023.

Në vend që të fshehë thinjat apo të ndjekë modele të paracaktuara për gratë e moshës së saj, Helen zgjedh t’i lërë flokët natyralë dhe të gjatë, duke u bërë kështu një simbol i bukurisë së pavarur dhe të pakufizuar nga stereotipet.

Përveç stilit dhe qëndrimit, Mirren i kushton rëndësi edhe mirëqenies fizike. Që nga viti 2014, ajo praktikon një rutinë të shkurtër ushtrimesh që zgjat vetëm 12 minuta dhe përfshin lëvizje të thjeshta, por efektive.

“Këto janë ushtrime që i bëj herë pas here, ato të ndihmojnë shumë që të vish në formë,” – thekson ajo.

Helen Mirren vazhdon të frymëzojë me stilin, vendosmërinë dhe individualitetin e saj, duke dëshmuar se bukuria dhe eleganca nuk kanë moshë – dhe se rregullat janë aty për t’u sfiduar, jo për t’u ndjekur verbërisht./KultPlus.com

Gjurma e rrallë e dorës zbulohet në një varr të lashtë Egjiptian

By: Kult Plus
28 July 2025 at 16:50

Një gjurmë e rrallë dore njeriu, e datuar mbi 4000 vjet më parë, është zbuluar pranë një varri të lashtë në Egjipt nga studiues britanikë. Gjurma ndodhej mbi një copë qeramike të kuqe dhe do të transportohet në Kembrixh, ku do të bëhet pjesë e një ekspozite kushtuar mjeshtërive të vjetra egjiptiane.

Sipas ekspertëve nga Universiteti i Kembrixhit, kjo gjurmë e plotë dore është lënë nga një individ para se balta të thahej plotësisht, një zbulim mjaft i rrallë për arkeologjinë egjiptiane, përcjellë KultPlus.

“Ne kemi vërejtur gjurmë gishtash të lëna në llak të lagësht ose në një arkivol në dekorim, por është e rrallë dhe emocionuese të gjesh një gjurmë të plotë dore poshtë kësaj shtëpie shpirtërore. Kjo u la nga krijuesi i cili e preku atë para se balta të thahej. Nuk kam parë kurrë më parë një gjurmë dore kaq të plotë në një objekt egjiptian”, – tha Helen Strudwick, kuratore në Muzeun Britanik.

Objekti mendohet të jetë prodhuar midis viteve 2055 dhe 1650 para Krishtit, gjë që e shton rëndësinë dhe vlerën e këtij zbulimi unik.

Qeramika do të jetë pjesë e ekspozitës “Made in Ancient Egypt”, që do të hapet më 3 tetor në Muzeun Fitzwilliam të Universitetit të Kembrixhit. Ekspozita fokusohet në traditat artizanale të Egjiptit të lashtë, ku qeramika e kuqe konsiderohet si një nga materialet më të përhapura.

Këto struktura të njohura si “shtëpi shpirtrash”, zakonisht me dy kate, ishin ndërtuar me korniza druri dhe të mbuluara me argjilë. Ato shërbenin si vendvarrime për të ndjerët dhe kishin një hapësirë të posaçme jashtë, ku vendoseshin ushqime si bukë, barishte apo edhe pjesë të kafshëve.

Ndërsa figurat e njohura historike si Tutankhamuni kanë dominuar vëmendjen e studiuesve dhe publikut, kjo ekspozitë synon të sjellë në pah historinë dhe kontributin e zanatçinjve të panjohur që krijuan këto objekte të mrekullueshme./KultPlus.com

“Travel Radar”: Shqipëria mes destinacioneve të reja të udhëtimeve në 2025

By: Kult Plus
28 July 2025 at 16:16

Me rritjen e çmimeve të udhëtimeve dhe mbipopullimin e destinacioneve kryesore, shumë turistë po kërkojnë përvoja të përballueshme ose të panjohura, shkruan Harmia Amadi në një artikull të botuar në “Travel Radar”.

Revista e udhëtimeve “Travel Radar” e ka renditur Shqipërinë mes tre destinacioneve në zhvillim – nga Evropa bregdetare në Afrikën ekuatoriale – që mund të jenë ndër zgjedhjet më të mira të vitit 2025.
Falë bukurisë së tyre të egër dhe vendeve kulturore këto destinacione mund të jenë duke riformësuar në heshtje hartën globale të udhëtimeve.

Shqipëria: Adriatiku i përballueshëm i Evropës
Me malet e saj të egra, Alpet veriore të pacënuara dhe bregdetin bruz të Ksamilit, Shqipëria është shndërruar nga një sekret për vizitorët e huaj në një konkurrente serioze midis pikave të nxehta turistike alternative të Evropës.

Organizata Botërore e Turizmit e Kombeve të Bashkuara raportoi se vendi ballkanik u rendit i treti në rritjen globale të turizmit, me një rritje prej 80% të vizitorëve krahasuar me vitin 2019.
“Shqipëria mirëpriti 11,7 milionë vizitorë ndërkombëtarë në vitin 2024 – dhe është në rrugën e duhur për të patur një rritje të mëtejshme – me më shumë se 3 milionë turistë deri në fund të vitit 2025”, sipas Institutit të Statistikave të Shqipërisë,
Atraksionet

Shqipëria po shfaqet si një alternativë e përballueshme kundrejt destinacioneve të njohura mesdhetare – duke ofruar peizazhe të larmishme për një gamë të gjerë vizitorësh.

Vijat e saj të pastra bregdetare janë të përshtatshme për pushime ideale në plazh, ndërsa adhuruesit e natyrës mund të eksplorojnë liqenet akullnajore, gjiret dhe shtigjet malore.

Më pak e globalizuar se fqinjët e saj, Shqipëria ka ruajtur mikpritjen e saj tradicionale, me një ndërthurje kulturore të ndikimeve osmane dhe greke.

Muzika popullore, zakonet rajonale dhe identiteti i fortë lokal e bëjnë Shqipërinë gjithnjë e më tërheqëse për turistët e huaj.

Plazhet mahnitëse dhe qytetet bregdetare të Rivierës Shqiptare rivalizojnë destinacione si bregdetin e Greqisë, por me një çmim shumë më të ulët.

Sipas “Numbeo”, kostoja e jetesës në Shqipëri – duke përjashtuar qiranë – është 14% më e ulët se në Greqi.

Kostot e ushqimit dhe çmimet e restoranteve janë përkatësisht 97% dhe 24% më të ulëta.
Infrastrukturë e përmirësuar
Infrastruktura turistike është përmirësuar, gjithashtu vitet e fundit, me një transport publik më të besueshëm, në aeroport dhe Tunelin e Llogorasë që lehtësojnë aksesin drejt Rivierës Shqiptare.

Rritja eksponenciale e turizmit në vend mbështetet nga 33 projekte aktive zhvillimi me një total prej 5,3 miliardë eurosh – të paraqitura në Strategjinë e saj Kombëtare të Turizmit 2024-2030.
Për më tepër, linjat ajrore kanë zgjeruar shërbimin në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës gjatë pesë viteve të fundit.

“Wizz Air” nisi fluturimet ajrore nga Aeroportin i Tiranës në vitin 2020, e ndjekur nga “Ryanair” dhe “British Airways” në vitin 2023.

Në qershor, “airBaltic” nisi fluturimet direkte që lidhin vendet baltike me kryeqytetin e Shqipërisë.
Lidhshmëria në rritje pasqyron profilin në rritje të Shqipërisë si një destinacion turistik në zhvillim.

Këndvështrimi diplomatik


Shqipëria nuk është vetëm një destinacion në zhvillim i përballueshëm dhe me më pak turma vizitorësh.
Ajo po ripozicionohet në skenën ndërkombëtare si anëtare e NATO-s, kandidatja më e fundit e Bashkimit Evropian dhe një nga vendet turistike me rritjen më të shpejtë në Evropë – me zhvillime të shërbimeve publike dhe ekonomike të mbështetura nga Banka Botërore dhe BE-ja – duke u shfaqur si një qendër turistike e vendosur strategjikisht dhe e gatshme për investime.

Shqipëria, gjithashtu ofron hyrje pa viza për qytetarët e BE-së dhe të Britanisë së Madhe (90 ditë) dhe shtetasit amerikanë (deri në një vit) – duke përforcuar atraktivitetin e saj si një vend ideal për një arratisje në Mesdhe./atsh/

Shitja e biletave për “Odisenë” e Homerit të Christopher Nolan fillojnë një vit para premierës

By: Kult Plus
28 July 2025 at 16:05

Christopher Nolan po bëri një hap të pazakontë në industrinë e filmit me lansimin e shitjeve të biletave për “Odisenë” më shumë se një vit para shfaqjes së filmit në kinema. Zakonisht, fushatat e marketingut fillojnë rreth gjashtë muaj para premierës, por filmi i Nolan, që pritet të sjellë aktorë të njohur si Matt Damon, Zendaya, Tom Holland, dhe Lupita Nyong’o, ka hapur shitjet e biletave më 17 korrik, për premierën që do të zhvillohet në fundjavën e parë pas lansimit.

Shitjet fillestare kanë qenë një sukses i jashtëzakonshëm, me pjesën më të madhe të biletave për shfaqjen në formatin Imax 70mm që janë shitur brenda pak orësh. Ky format, i preferuar nga regjisorë të njohur si Quentin Tarantino dhe Paul Thomas Anderson, ofron një përvojë vizuale të papërsëritshme, dhe është zgjedhur nga Nolan për të dhënë një dimension të veçantë dhe unike për audiencën.

Suksesi i shitjes së biletave ka shkaktuar një entuziazëm të madh, me disa prej biletave që janë shitur për shifra deri në 200 dollarë. Ky fenomen tregon se Nolan ka një ndikim të jashtëzakonshëm mbi fansat e tij, të cilët janë të gatshëm të blejnë biletat një vit para se filmi të shfaqet në kinema, duke demonstruar besimin dhe interesin e jashtëzakonshëm për këtë projekt,raporton BCC, transmeton KultPlus.

Sipas gazetares Tatyana Arrington, strategjia e shërbimeve të biletave të parakohshme mund të ketë qenë inspiruar nga sukseset e tjera të filmit, si në rastin e “Sinners” të Ryan Coogler, i cili gjithashtu përdori Imax për të ofruar një eksperiencë të veçantë. Për më tepër, strategjia e Nolan ka të bëjë me krijimin e një ngjarjeje të vërtetë kolektive, ku shikimi i filmit bëhet më shumë se një thjesht akt, por një ngjarje kulturore që mbledh publikun për të përjetuar diçka të jashtëzakonshme.

Odisja është një përzierje e mitologjisë greke dhe një kast aktorësh ndërkombëtarë, që përfshin emra të njohur për çdo brez, duke krijuar një ngjarje që i apelon audiencës më të gjerë. Nga njëra anë, Zendaya është një personazh i preferuar i të rinjve, ndërsa Matt Damon është një emër që pëlqehet nga brezi më i vjetër, duke garantuar që ky film do të tërheqë një audiencë të larmishme.

Në një kohë kur shumë filma janë duke u shfaqur drejtpërdrejt në platformat online, Nolan po e bën kinemanë një destinacion të domosdoshëm, duke inkurajuar njerëzit të përjetojnë një film si një ngjarje të jashtëzakonshme dhe të paharrueshme./BBC/KultPlus.com

Ja artistët e ftuar në skenën unike të Porto Palermo Festival

By: Kult Plus
28 July 2025 at 15:48

Këtë javë nis zyrtarisht edicioni i pestë i Porto Palermo Festival.

Ky festival, me skenën më të veçantë nga cilido tjetër, zhvillohet në kalanë mesjetare të Ali Pashës, në Porto Palermo. Festivali është një udhëtim artistik në zemër të natyrës dhe historisë, por synon të tërheqë vëmendjen e publikut jo vetëm për këto, por edhe për mbrojtjen mjedisore.

Ditën e enjte, 31 korrik, do të nisë festivali i cili zgjat deri më 17 gusht, por përpara se të nisin me muzikë, organizatorët zhvilluan një aksion pastrimi të territorit.

Festivali synon që jo vetëm të sjellë artistët më të mirë, por edhe të promovojë turizmin e qëndrueshëm kulturor në Shqipëri. Kalaja historike e Ali Pashës do të mbushet me muzikë, emocion dhe energji pozitive për 12 netë të paharrueshme gjatë të cilave do të interpretojnë artistë të jashtëzakonshëm me emocione të forta në një skenë unike.

Natën e çeljes do të performojë vetë ideatori i këtij festivali, violinisti Olen Cesari. Në datën 1 gusht është i ftuar Ansambli Folklorik Shqiptar, ndërsa një natë më pas (2 gusht) interpretojnë Ledina Çelo, Genc Tukiçi, Dëshira Ahmeti, Anamaria Beqaj.

Mbrëmja e së dielës (3 gusht) do të jetë nën magjinë e këngëve të Dren Abazit. Të enjten e 7 gushtit do të performojë e mirënjohura Aurela Gaçe, një natë më pas Adrian Trebicka dhe Kastriot Tusha. Ndërsa më 9 gusht, Carlo Paz dhe Sin Fronteras.

Këngëtari Alberto Laurenti do të performojë të dielën e 10 gushtit, ndërsa në netët finale do të performojnë disa prej artisteve që janë bërë pjesë e pandarë e këtij festivali si Marsela Çibukaj, Eda Zari etj./atsh/

Akulli që fshehu një histori 6,000 vjeçare

By: Kult Plus
28 July 2025 at 15:45

Shkrirja e akullit alpin në Malet Shkëmbore ka çuar në zbulimin e një pylli me pisha të bardha 5,900-vjeçar. Mbi 30 pemë vlerësohet se janë gjetur nga shkencëtarët gjatë një studimi arkeologjik në pllajën Beartooth në Wyoming. Pemët e zbuluara rishtazi ndodhen në 3,100 metra mbi nivelin e detit, që është 180 metra më lart se vija aktuale e pemëve.

Sipas Cathy Whitlock në Universitetin Shtetëror të Montanës, kjo “na ofron një dritare për kushtet e së kaluarës në lartësi të mëdha, pasi nuk do ta shihni pishën e bardhë (Pinus albicaulis) të rritet në këtë lartësi sot, kjo për shkak se klima ishte më e ngrohtë kur rriteshin këto pemë”.

Mendohet se pemët kanë jetuar 5950 deri në 5440 vjet më parë, kur temperaturat po binin gradualisht dhe për të përcaktuar këtë vijë kohore të historisë dhe moshës së pyllit, ekipi analizoi unazat e tyre dhe përdori datimin me karbon. Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, ne i hedhim një sy Antarktidës dhe Groenlandës, ku të dhënat e bërthamës së akullit zbuluan se shpërthimet vullkanike në hemisferën veriore që kanë vazhduar për shekuj me radhë ndikuan në uljen e temperaturave për shkak të prodhimit të sedimenteve ajrore për të zvogëluar dritën e diellit dhe, ndërsa temperatura u bë më e ftohtë, kushtet nënkuptonin se ishte shumë ftohtë për pyllin.

Kjo mbështetet nga modelet klimatike që tregojnë se rënia e temperaturës 5,100 vjet më parë u shkaktua nga shpërthimet e vazhdueshme vullkanike në Islandë, sipas anëtarit të ekipit Joe McConnell në Institutin e Kërkimeve të Shkretëtirës në Nevada. Pasi i panë nga afër pemët, studiuesit vunë re se ato ishin në gjendje të shkëlqyer, gjë që sugjeron se pavarësisht se ishin tharë, ato ishin të ruajtura mirë. Edhe pse nuk ka prova të mjaftueshme për të thënë se mbulimi nga ortekët ndihmoi në këtë, pemët kanë shenja që përputhen me zgjerimin e copës aktuale të akullit, transmeton ora.

McConnell vuri në dukje se si copa e akullit u rrit në madhësi për shkak të temperaturave më të ulëta dhe si pasojë “pemët e rrëzuara u varrosën në akull dhe u mbrojtën nga elementët për 5000 vitet e ardhshme”. Rritja e temperaturave ka çuar në shkrirjen e akullit dhe zbulimin e pemëve të fshehura më parë dhe, meqenëse temperaturat pritet të vazhdojnë të rriten në vitet që vijnë, Whitlock thotë se vija aktuale e pemëve “ka të ngjarë të zhvendoset lart me rritjen e temperaturave në dekadat e ardhshme”.

“Ky zbulim u bë i mundur për shkak të ndryshimeve klimatike antropogjene, temperaturat në rritje tani po ekspozojnë zona që janë varrosur nga akulli për mijëvjeçarë”-shtoi ajo. “Ndërsa zbulime të tilla janë interesante shkencërisht, ato janë gjithashtu një kujtesë e trishtueshme se sa të brishta janë ekosistemet alpine ndaj ndryshimeve klimatike.”

Kevin Anchukaitis në Universitetin e Arizonës reflektoi mbi mënyrën se si ky zbulim është një “kapsulë kohore” e vlefshme që mund të “flasë jo vetëm për këto pyje malore 6000 vjet më parë, por edhe për kushtet klimatike që i lejuan ato të ekzistonin”.

Një letër e Dritëro Agollit për Moikom Zeqon: Asnjëherë nuk kam qenë i lirë

By: Kult Plus
28 July 2025 at 15:22

Vajza e shkrimtarit të ndjerë Dritëro Agolli, Elona Agolli ka shpërndarë së fundi në rrjetet sociale një letër të babait të saj drejtuar të ndjerit Moikom Zeqo:

Persiatje për Lirinë, poetin dhe poezinë, poezinë dhe lexuesin… dhe konkluzioni mbi raportin e lirisë me poezinë e poetin …
Unë kam menduar shumë për Lirinë. Ashtu si ti, unë e dua shumë këtë gjë të pakapshme dhe abstrakte.

Dhe gjithmonë kam synuar drejt saj e asnjëherë nuk e kam kapur. Asnjëherë nuk kam qenë i lirë. Nëse kam qenë i lirë nga klubi, më ka vënë prangat gruaja; nëse kam qenë i lirë nga poezia, më ka vënë zinxhirët mjerimi; nëse kam qenë i lirë nga bashkëkohësia, m’i ka vënë hekurat tradita …Por Liria më ka ftuar dhe më ka bërë shumë ftesa. Si mik që të kam dhe si të vetmin poet që çmoj me nota të larta në Shqipëri, si një poet të së ardhmes së poezisë, jashtë asaj “ comme il faut “( i “këndshëm “, siç thonë francezët) , dua të të them të mos bësh gabim të dëshpërohesh. Të kam vënë re, që dëshpërohesh dhe mbase thua me vete:
”Ja, shkruajta poezi, e kush i lexon?” Nuk është gjë kjo që mendon ti, apo kjo që mund të mendosh! Ka njerëz të çuditshëm që çdo gjë lexojnë. Dhe këta të çuditshëm vjen një kohë që bëhen të zakonshëm: lexues të shumtë.
Pastaj, o miku im Moikom, mos e barazo lirinë dhe demokracinë me poezinë. Liria poetin e ka vëlla, por poeti nuk shkon tek liria në çdo ftesë të saj. Unë për ftesat në koktejlet e lirisë mund të them:

Princ Harry po kërkon pajtim me familjen mbretërore?

By: Kult Plus
28 July 2025 at 15:14

Princi britanik, Harry, thuhet se është ofruar të ndajë emërimet e tij me familjen mbretërore. Kjo ka për qëllim të parandalojë tensionet në të ardhmen.

A është ky një hap i mëtejshëm drejt pajtimit? Princi Harry thuhet se është ofruar të ndajë emërimet e tij zyrtare me familjen mbretërore, sipas “The Mail on Sunday”, transmeton Indeksonline

Kjo ka për qëllim të ulë më tej tensionet midis tij dhe babait, mbretit Charles III.

Sipas marrëveshjes së re të supozuar, princi Harry ekziston shpresa që mbreti dhe princi Harry së shpejti do të gjejnë një kohë për t’u takuar personalisht.

MKAM prezanton brezat dekorativë të metalit si shembull të pasurisë kombëtare

By: Kult Plus
28 July 2025 at 14:40

Nga cikli “Origjina dhe artizanati”, në kuadër të të cilit Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar Korçë prezanton objekte të çmuara të fondit të tij, së fundmi MKAM ka publikuar imazhe të brezave dekorative që përdoreshin dikur nga gratë.

Arti i përpunimit dhe përdorimit të metalit si pjesë e veshjeve tradicionale ka qenë një proces sa i bukur, aq edhe i vështirë.

Muzeu i Artit Mesjetar sjell një sërë objektesh të fondit të pasur muzeal, me metale të çmuara apo aliazhe, duke filluar nga ato religjoze dhe deri tek ato dekorative apo të përdorimit të përditshëm.

Brezat e metalit dikur përdoreshin nga gratë në veshjet e tyre popullore. Pikërisht, ky lloj elementi dekorativ është njëkohësisht edhe funksional. MKAM, në fondet e tij përmban shumë elementë popullorë, të cilat ekspozohen si një shembull i mirë, i pasurisë sonë kombëtare./atsh/

Hapet muzeu etnografik në Memaliaj – Kultura dhe trashëgimia në qendër të vëmendjes

By: Kult Plus
28 July 2025 at 14:10

Prej dy muajsh, qyteti i Memaliajt ka një tjetër arsye për të tërhequr vëmendjen e vizitorëve: çeljen e Muzeut Etnografik, një hapësirë e re kulturore që ruan dhe përcjell trashëgiminë shpirtërore dhe materiale të zonës.

Me dhjetëra objekte të mbledhura nga familjet vendase që nga veshjet tradicionale, veglat e punës, deri te orenditë e shtëpive të dikurshme.

“Jemi munduar që ta pasurojmë me orendi shtëpiake, me veshje popullore dhe çdo ditë po e pasurojmë ende me gjëra të reja. Disa prej tyre i kemi siguruar vetë dhe disa prej tyre në bashkëpunim me etnografët e zonës apo dhe të tjerë. Ka patur interes nga turistë vendas dhe të huaj”, u shpreh punonjësi i muzeut, Everest Meçe.

Muzeu ofron një pasqyrë autentike të jetës së përditshme në trevën e Memaliajt gjatë dekadave të shkuara.

Iniciativa është pritur me interes nga komuniteti dhe veçanërisht nga të rinjtë, të cilët gjejnë këtu një lidhje të drejtpërdrejtë me rrënjët dhe identitetin lokal./rtsh/

Përkujtohet shkrimtari, përkthyesi dhe studiuesi Arshi Pipa

By: Kult Plus
28 July 2025 at 14:03

Muzeu Kombëtar i Përgjimeve “Shtëpia me gjethe” përkujtoi sot shkrimtarin, përkthyesin dhe studiuesin Arshi Pipa.

Arshi Pipa lindi më 28 korrik 1920, në qytetin e Shkodrës. Pasi kreu mësimet e mesme në liceun e vendlindjes, studioi Letërsi e Filozofi në Universitetin e Firences, ku u diplomua më 1942 me dizertacionin: “Morali dhe feja tek filozofi Henri Bergson”. U kthye në Shqipëri dhe deri më 1946 filloi të jepte mësim në shkollat e mesme në Tiranë dhe Durrës.

Gjatë periudhës kur Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve nisi botimin e organit të vet “Bota e Re”, Arshi Pipa me Mitrush Kutelin ishin të vetmit jokomunistë në këshillin drejtues. Iu kërkua të shkruante diçka për përvjetorin e vdekjes së Migjenit, shkrim që nuk u pëlqye nga njerëzit e partisë. Në 27 prill 1946 e arrestuan dhe e dënuan me dy vjet heqje lirie. U ridënua më 20 dhjetor 1947 me 20 vjet heqje lirie si bashkëthemelues i grupit socialdemokrat. Vuajti në burgjet dhe kampet e internimit (Durrës, Gjirokastër, Korçë, Burrel etj.) U lirua më 26 prill 1956 dhe në 1957 u arratis bashkë me të motrën. Fillimisht u vendos në Sarajevë deri në vitin 1959 dhe më pas emigroi në Shtetet e Bashkuara në 1959-n.

Vëllimin e parë poetik me titull “Lundërtarët” e botoi në vitin 1944. Të dytin, “Libri i burgut” të shkruar në letra cigaresh, në burgjet e kampet e punës së detyruar, e botoi në Romë në vitin 1959.

Nga viti 1966, ka qenë në fakultetin e Universitetit të Minnesota-s dhe Minneapolis, fillimisht si profesor i asociuar (1966-69) dhe më pas si profesor i gjuhës italiane, në departamentin e gjuhëve frënge dhe italiane.

Pipa ka lënë një trashëgimi të pasur në fushën e përkthimeve poetike nga latinishtja, italishtja, frëngjishtja, gjermanishtja, anglishtja. Gjatë kohës që jetoi si refugjat në Jugosllavi, ai përktheu një vëllim poetik me titull “Lyrika Latine”. Shkrimet e tij të botuara në shqip, anglisht, frëngjisht dhe italisht ndahen në poezi, estetikë e filozofi si dhe kritikë letrare.

Përsa u përket studimeve dhe kritikës, disa prej tyre janë: “Tipologjia dhe periodizmi i letërsisë shqiptare, “Fan Noli si një nga figurat komëtare dhe ndërkombëtare shqiptare”, “Humanistët italo-shqiptarë”, “Bisedë përmbi Kadarenë”, “Fenomeni Kadare” etj.

Arshi Pipa u nda nga jeta më 20 korrik 1997, në Uashington D.C./atsh/

Gjetja e eshtrave të Kennewick Man: Pushtimi i të panjohurës dhe debati mbi origjinën e tij

By: Kult Plus
28 July 2025 at 13:42

Më 1996, një zbulim i jashtëzakonshëm tronditi botën shkencore dhe nxiti një debat të ndezur që zgjati për gati një dekadë. Eshtrat e një njeriu të lashtë, tani të njohura si eshtrat e Kennewick Man, u gjetën në afërsi të qytetit Kennewick, në shtetin Washington. Këto mbetje i përkisnin një individi që kishte jetuar rreth 9 mijë vjet më parë, dhe analiza shkencore tregoi se ai kishte karakteristika fizike të dallueshme nga ato të amerikanëve vendas (indianëve të Amerikës), duke krijuar një enigmë të madhe rreth origjinës së tij.

Kennewick Man, që ishte i bardhë dhe shtatlartë, kishte një strukturë të ndryshme kockore, çka bëri që disa shkencëtarë të sugjeronin se ai mund të ishte pasardhës i popujve evropianë që arritën në Amerikë mijëra vjet më parë, shumë përpara mbërritjes së popujve të njohur indigjenë. Kjo sugjerim i çoi shumë në teori më të çuditshme, përfshirë idenë se Kennewick Man mund të ishte një nga mbijetuesit e qytetërimit të humbur të Atlantidës, një teori që ka ngritur dyshime dhe diskutime të shumta.

Por përplasja më e madhe që shkaktoi ky zbulim nuk ishte vetëm shkencore, por edhe ligjore dhe kulturore. Në vitin 1996, kur u gjetën eshtrat, një debat i ngjarë shpërtheu mes shkencëtarëve, qeverisë amerikane dhe fiseve autoktone të Amerikës. Pjesa më e madhe e popujve indigjenë pretendonin se Kennewick Man, ishte një nga paraardhësit e tyre, dhe se eshtrat duhej të trajtoheshin sipas ligjeve që mbrojnë trashëgiminë dhe të drejtat e fiseve autoktone. Në anën tjetër, shkencëtarët kërkonin që eshtrat të studioheshin për të nxjerrë më shumë informacion për historinë e hershme të njerëzve në Amerikën e Veriut.

Nëntë vjet pas gjetjes, në shkurt të vitit 2004, një vendim i Gjykatës së Apelit të shtetit Washington shpalli se nuk kishte asnjë lidhje gjenetike të mundshme midis Kennewick Man dhe ndonjë fisi të njohur të popujve të vjetër indigjenë të Amerikës, duke hapur një tjetër rrugë për kërkime të mëtejshme. Kjo do të thoshte që ky individ mund të kishte një prejardhje të ndryshme nga ajo që ishin supozuar deri më tani, dhe se ai mund të ishte pjesë e një vale të popujve të panjohur që ishin ndaluar në Amerikë mijëra vjet më parë.

Ky zbulim, i cili mbetet më i vjetri i eshtrave të gjetura ndonjëherë në Amerikën e Veriut, vazhdon të shkaktojë polemika dhe të ngjallë debate, jo vetëm për origjinën e Kennewick Man, por edhe për marrëdhëniet midis shkencës dhe kulturës indigjene, duke përshkuar një hapësirë të ngushtë mes të drejtave të popujve autoktonë dhe kërkimit shkencor për të kuptuar më shumë rreth paraardhësve të tyre. A janë Kennewick Man dhe të tjerë si ai dëshmi e një popullsie të humbur që arriti në këtë kontinent mijëra vjet më parë? A mund të ishin paraardhësit e popujve të Atlantidës, siç pretendohet nga disa? Ose është një dëshmi tjetër që na tregon se historia e migrimeve njerëzore është shumë më komplekse dhe shumë më e hershme sesa e kemi menduar?

Sot, eshtrat e Kennewick Man vazhdojnë të mbeten një mister dhe një pikë referimi për të gjithë ata që janë të interesuar të kuptojnë më shumë për historinë e hershme të Amerikës, duke përballuar pyetje që ndoshta mund të mos kenë përgjigje kurrë./KultPlus.com

Mitrovica International Jazz Days kthehet këtë gusht me temën “MitroLove” për të festuar muzikën dhe dashurinë

By: Kult Plus
28 July 2025 at 13:30

Muzikë xhaz dhe performanca të shkëlqyera nga vende të ndryshme të botës, do të mbahen nga data 8 deri më 10 gusht 2025, në Festivalin Mitrovica International Jazz Days.

Me moton “MitroLove”, festivali promovon muzikën cilësore dhe fuqizimin e të rinjëve dhe grave në skenën vendore dhe ndërkombëtare të xhazit.

Këtë vit Mitrovica International Jazz Days ka ftuar muzikantë të rinj nga 18-30 vjeç që luajnë jazz, rock, alternative, hip-hop, punk, metal, new wave, fusion, pop dhe zhanre të tjera moderne, që të aplikojnë për performancë si solistë ose si grup deri në pesë muzikantë./KK/

Trump sulmon Beyoncé: dyshime për pagesë të paligjshme në mitingun e Kamala Harris

By: Kult Plus
28 July 2025 at 13:11

Presidenti Donald Trump gjatë fundjavës bëri thirrje për ndjekjen penale të superyllit të muzikës Beyoncé – bazuar në diçka që nuk ka ndodhur në të vërtetë.

Trump pretendoi në një postim në rrjetet sociale se Beyoncé shkeli ligjin duke u paguar gjoja 11 milionë dollarë për mbështetjen e saj ndaj kandidates presidenciale demokrate Kamala Harris gjatë një eventi në tetor 2024 në Hjuston.

Por thjesht nuk ka asnjë bazë për pretendimin e Trump se Beyoncé mori një pagesë prej 11 milionë dollarësh në lidhje me fushatën e Harris, e lëre më për mbështetjen në veçanti.

Të dhënat e shpenzimeve të fushatës federale tregojnë një pagesë prej 165,000 dollarësh nga fushata e Harris për kompaninë e prodhimit të Beyoncé-s, të cilën fushata e renditi si një shpenzim “prodhimi të ngjarjes së fushatës”. Një zëdhënës i fushatës së Harris i tha Deadline vitin e kaluar se ata nuk i paguanin mbështetësit e famshëm, por ishin të detyruar me ligj të mbulonin kostot e lidhura me paraqitjet e tyre.

Pavarësisht meritave të këtij shpenzimi të veçantë prej 165,000 dollarësh, është larg të qenit një shpenzim prej 11 milionë dollarësh. Askush nuk ka paraqitur ndonjëherë ndonjë provë për pretendimin e një pagese tetëshifrore si mbështetje për Beyoncé-n, që kur pretendimi se ishte “10 milionë dollarë” filloi të përhapej vitin e kaluar midis mbështetësve të Trump në mediat sociale. Faqet e internetit për verifikimin e fakteve FactCheck.org dhe PolitiFact shqyrtuan pretendimin “10 milionë dollarë” gjatë fushatës dhe nuk gjetën asnjë bazë për të.

Shtëpia e Bardhë nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese të CNN të shtunën vonë për ndonjë provë të shifrës prej 11 milionë dollarësh të Trump. Kur Trump përmendi më parë shifrën e pabazë, gjatë një interviste në shkurt, ai e përshkroi burimin e tij me termat më të paqarta: “Dikush sapo më tregoi diçka. Ata i dhanë asaj 11 milionë dollarë.”

Një zëdhënës i Harris iu referuar CNN të shtunën një postimi në rrjetet sociale në nëntor nga nëna e Beyoncé-s, Tina Knowles, e cila e quajti pretendimin për një pagesë prej 10 milionë dollarësh një “gënjeshtër” dhe vuri në dukje se u hoq nga Instagram si “Informacion i rremë”.
“Kur në fakt: Beyonce nuk mori asnjë qindarkë në tubimin e kandidates presidenciale, zëvendëspresidentes Kamala Harris, në Hjuston”, shkroi Knowles.

Një zëdhënës i Beyoncé i tha PolitiFact në nëntor se pretendimi për një pagesë prej 10 milionë dollarësh është “tejkalimisht qesharak”.

Çfarë shkroi Trump të dielën
Trump e ringjalli pretendimin e rremë në një postim në mediat sociale të publikuar pas mesnatës herët të dielën në mëngjes në Skoci, ku ai po qëndron për vizitë. Ai shkroi se po shqyrton “faktin” që demokratët “pranojnë se i kanë paguar, ndoshta ilegalisht, njëmbëdhjetë milionë dollarë këngëtares Beyoncé për një MBËSHTETJE”.

Zyrtarët demokratë në fakt e hedhin poshtë pretendimin për një pagesë prej 11 milionë dollarësh. Shtëpia e Bardhë nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës së CNN për ndonjë provë të pranimit demokrat të një pagese të tillë.

Trump vazhdoi të kritikonte pagesat e tjera nga fushata e Harris për organizatat e lidhura me mbështetës të shquar. Ai pohoi pa prova se këto pagesa ishin përshkruar në mënyrë të pasaktë në të dhënat e shpenzimeve. Dhe ai pohoi gabimisht se është “PLOTËSISHT E PALIGJSHME” të paguash për mbështetje politike, megjithëse asnjë ligj federal nuk i ndalon pagesat e mbështetjes .

Trump përfundoi: “Kamala dhe të gjithë ata që morën para nga mbështetja, e SHKELËN LIGJIN. Të gjithë duhet të ndiqen penalisht! Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje.”

Trump ka bërë thirrje të përsëritura për ndjekjen penale të kundërshtarëve politikë. Postimi i tij i së shtunës në lidhje me Harris dhe mbështetjen e të famshmëve ishte një përshkallëzim nga një postim në maj, kur ai tha se do të bënte thirrje për një “hetim të madh” mbi këtë temë, por nuk përmendi në mënyrë të qartë ndjekjet penale./ie/

❌
❌