Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 21 July 2025Main stream

Çfarë do të thotë ‘40% mundësi për shi’ në aplikacionin e motit? Shumica nuk e kuptojnë

By: Ke Si
21 July 2025 at 20:50

Çfarë fshihet pas përqindjes së shiut në parashikimin e motit?

Sa herë keni hapur aplikacionin e parashikimit të motit në iPhone-in tuaj dhe keni parë shkrimin “40% mundësi për shi” dhe keni menduar: a do të thotë kjo se do të bjerë shi për 40% të kohës? Apo se 40% e territorit do të përfshihet nga reshjet? Ose ndoshta se keni 40% mundësi që të prishni stilin e flokëve? Nëse jeni të hutuar – nuk jeni vetëm.

Në Reddit është hapur një diskutim që ka shkaktuar një valë debatesh për kuptimin real të këtij përqindjeje të famshme. Një përdorues me emrin Wonderscout1 shpjegon: “Nëse meteorologu është 80% i sigurt që do të bjerë shi, por pret që reshjet të përfshijnë vetëm 50% të një rajoni të caktuar, aplikacioni do të tregojë 40% mundësi për shi.”

“Apo, në anën tjetër, nëse është 100% i sigurt që do të bjerë shi në një zonë, por vetëm 40% i sigurt që reshjet do të arrijnë vendndodhjen tuaj, prapë do të shfaqet 40%,” shton ai.

Të hutuar? Shumë janë.

Ndërsa disa pranuan se edhe pas këtij shpjegimi nuk kuptuan shumë, të tjerë dhanë shpjegime edhe më të sakta:

“Kjo përqindje në të vërtetë tregon probabilitetin që në një pikë të caktuar brenda një zone më të gjerë të bjerë shi. Llogaritet si: probabiliteti që diku të bjerë shi × përqindja e territorit që do të preket.” Ose, siç tha dikush në mënyrë të thjeshtë: “Përqindja nuk do të thotë se do të bjerë shi 40% të kohës, por se ka 40% shanse që shi të bjerë pikërisht aty ku ndodhesh ti.”

Por a është kjo e saktë?

Kjo përqindje, që në aplikacione si ai i iPhone-it e shihni si “40% chance of rain” (40% shanse për shi), i referohet probabilitetit që në një vend të caktuar gjatë një intervali të caktuar kohor, zakonisht brenda një ore – të bjerë shi. Pra, “40% shanse për shi” do të thotë se ka 40% mundësi që gjatë asaj ore aty të bjerë shi, transmeton Telegrafi.

Çfarë NUK do të thotë kjo?

– Nuk do të thotë se do të bjerë shi 40% të ditës.
– Nuk do të thotë se 40% e territorit do të përfshihet nga reshjet.
– Nuk do të thotë se do të bjerë shi 40% të kohës gjatë asaj ore.

Po shpjegimi i Reddit-it?

Një përdorues në Reddit përshkroi një metodë të vjetër meteorologjike nga SHBA, të njohur si formula PoP:

PoP = C × A, ku:
C = besimi i meteorologut që do të bjerë shi diku në rajon
A = përqindja e atij rajoni që do të preket nga reshjet

Shembull: 80% siguri që do të bjerë shi, por vetëm në 50% të territorit → 0.8 × 0.5 = 0.4 → 40% shanse.

Por! Kjo formulë nuk është universale dhe nuk përdoret domosdoshmërisht nga Apple apo aplikacionet moderne të motit. Sot ato mbështeten më shumë në modelet e mësimit makinerik dhe të dhënat mikrolokacionale precize, duke bërë që numrat të jenë shumë më të saktë dhe shpesh i referohen pikërisht vendndodhjes suaj aktuale.

Përfundimi për përdoruesit e iPhone-it

Kjo përqindje tregon probabilitetin e reshjeve për vendndodhjen tuaj të saktë gjatë një ore të caktuar (p.sh. “40% shanse për shi midis orës 14:00 dhe 15:00”).

Nëse shihni “40%”, do të thotë se modelet parashikojnë 40% shanse që shi të bjerë pikërisht aty ku ndodheni, gjatë atij intervali kohor. /e.t

E rëndë/ Foshnja e porsalindur humb jetën pasi i mituri e hedh në dysheme

By: Ke Si
21 July 2025 at 20:40

Një tragjedi e rëndë ka goditur spitalin pediatrik në qytetin Lille të Francës, ku një foshnjë vetëm pesë ditëshe, e lindur para kohe, ka humbur jetën në rrethana të tmerrshme. E mitura, Zayneb-Cassandra, ndodhej në repartin Rainbow nën kujdes intensiv, pasi kishte lindur gjashtë javë para afatit të parashikuar.

Ajo u gjet pa ndjenja më 11 korrik, pranë krevatit të saj, me shenja të dukshme dëmtimi në kokë. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta mbajtur në jetë përmes aparaturave, foshnja ndërroi jetë katër ditë më vonë, më 15 korrik.

Sipas konfirmimeve zyrtare nga prokuroria e Lille, vdekja është shkaktuar nga një traumë në tru që përputhet me një rënie nga një lartësi e ulët. Hetimet paraprake kanë zbuluar se një fëmijë gjashtëvjeçar, që ndodhej në të njëjtin repart me familjen e tij, dyshohet se ka marrë foshnjën nga krevati dhe e ka hedhur në dysheme. Dëshmitarë të pranishëm e kanë parë atë në afërsi të krevatit të të porsalindurës në kohën e ngjarjes.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të sqaruar se si ka qenë e mundur që një fëmijë pa mbikëqyrje të ketë hyrë në një dhomë me një foshnjë në gjendje të brishtë shëndetësore.

Dëshmitë fillestare flasin për mungesë të dukshme kontrolli në repartin ku ndodhi ngjarja, ndërsa hetimet pritet të përqendrohen edhe në përgjegjësinë institucionale për sigurinë e pacientëve të mitur. Ngjarja ka tronditur thellë opinionin publik në Francë dhe ka ngritur pikëpyetje të mëdha mbi standardet e sigurisë në spitalet pediatrike.

Sipas konfirmimeve zyrtare nga prokuroria e Lille, vdekja është shkaktuar nga një traumë në tru që përputhet me një rënie nga një lartësi e ulët. Hetimet paraprake kanë zbuluar se një fëmijë gjashtëvjeçar, që ndodhej në të njëjtin repart me familjen e tij, dyshohet se ka marrë foshnjën nga krevati dhe e ka hedhur në dysheme. Dëshmitarë të pranishëm e kanë parë atë në afërsi të krevatit të të porsalindurës në kohën e ngjarjes.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të sqaruar se si ka qenë e mundur që një fëmijë pa mbikëqyrje të ketë hyrë në një dhomë me një foshnjë në gjendje të brishtë shëndetësore.

Dëshmitë fillestare flasin për mungesë të dukshme kontrolli në repartin ku ndodhi ngjarja, ndërsa hetimet pritet të përqendrohen edhe në përgjegjësinë institucionale për sigurinë e pacientëve të mitur. Ngjarja ka tronditur thellë opinionin publik në Francë dhe ka ngritur pikëpyetje të mëdha mbi standardet e sigurisë në spitalet pediatrike./e.t

KESH blen 100 mln euro energji elektrike, mungesa e reshjeve shton kostot e furnizimit!

By: Ke Si
21 July 2025 at 20:30

Furnizimi me energji këtë vit po na kushton 6 fish më shumë se vjet. Të dhënat e bëra publike nga Korporata Elektroenergjetike mbi ankandet e zhvilluara gjatë këtij viti tregojnë se brenda 7 muajsh u blenë 783,251 megavat/orë energji, ku rreth gjysma e kësaj sasie i takon vetëm muajit korrik.

Për të garantuar furnizim pa ndërprerje, janë shpenzuar për periudhën janar-korrik 100.8 milionë euro, që kanë shkuar për blerje energjie elektrike në bursën ndërkombëtare. Ndërsa vjet në të njëjtën periudhë u blenë vetëm 16.9 milionë euro energji elektrike, praktikisht 6 herë më pak.

Muaj më i kushtueshëm deri më tani është korriku, pasi në 5 ankande të zhvilluara brenda këtij muaj, janë blerë 43.6 milionë euro energji elektrike, sipas raportimeve të KESH.

Këto vlera të mëdha të importit, sinjalizojnë një verë të ‘nxehtë’ edhe për çmimet. Deri më tani importi më i shtrenjtë i energjisë ka qenë në muajin shkurt, ku 33.600 megavat janë blerë me 162.1 euro megavati, dhe çmimi më i lirë është regjistruar në datat 13-15 qershor, një megavat u ble për 71.8 euro. Por korriku ka sjellë përsëri shtrenjtim të çmimit deri në 136 euro megavati.

Mungesa e reshjeve ka reduktuar prodhimin vendas i cili bazohet kryesisht në hidrocentrale. Nga ana tjetër ditët e nxehta dhe shtimi i përdorimit të kondicionerëve e ka rritur edhe më shumë kërkesën për energji elektrike.

Gjatë sezonit veror konsumi i energjisë rritet deri me 20%, ku ndikim të lartë kanë edhe shtimi i turistëve, që shoqërohet me rritje jo vetëm të kërkesës për energji nga familjet por edhe nga bizneset.

IMPORTI I ENERGJISË ELEKTRIKE
Janar-Korrik 2024          16,925,173 euro
Janar-Korrik 2025         100,886,397 euro
Diferenca                       +83,961,224 euro

Gabimi i pafalshëm i Shabanit përballë Lapajt

By: Ke Si
21 July 2025 at 19:48

Adriatik Lapaj po sillet si pronar, jo si kryetar. Kur një drejtues politik i një lëvizjeje qytetare nis të sillet si padron i votave, i mandateve dhe i fatit të bashkëpunëtorëve, projekti shndërrohet nga një mision publik në një biznes personal.

Lapaj u ngjit në skenë si simbol i ndryshimit, si njeriu që vinte për të sfiduar politikën e vjetër me një model të ri të udhëheqjes. Por më pak se dy muaj pas zgjedhjeve, e gjithë filozofia e bashkëpunimit u zëvendësua me logjikën e “këtu komandoj unë”. Pra, Unë mund të mos e mbaj fjalën dhe ju nuk mund të reagoni.”

Habi e madhe. Në vend që të shihte veten si kapiten të një ekuipazhi idealistësh që rrezikonin së bashku, Lapaj e ktheu veten në administrator dhe partinë si e  pasuri private që shpërndahet sipas rregullave të tij. Ndaj, kur ai flet për mandatin si pronë personale, nuk tradhton vetëm marrëveshjen me Endri Shabanin, por tradhton çdo qytetar që besoi se kjo lëvizje do të sillte një mënyrë të re të të bërit politikë.

Së dyti, mosmbajtja e fjalës së dhënë tregon papjekuri politike dhe një prioritet të qartë për interesin personal, jo për kauzën. Lapaj mund të justifikohet me sistemin zgjedhor, me votat e preferencës, me kalkulimet e listës,  por asgjë nga këto nuk justifikon thyerjen e një premtimi publik të bërë para qytetarëve dhe para ekipit të tij privatësisht.

Fjala është më e fortë se çdo ligj elektoral, sepse politika është marrëdhënie besimi, jo vetëm numrash. Dhe kur një lider vendos ta thyejë këtë besim për të ruajtur një karrige, ai i dërgon një mesazh të qartë publikut: “Unë jam si gjithë të tjerët”. Siç do të thoshte Konfuci, “Burri i madh kërkon tek vetja, i vogli kërkon fajin tek të tjerët.” Lapaj, në vend që të shihte tek vetja mungesën e karakterit për të mbajtur fjalën, po kërkon fajin herë tek të tjerët, herë tek sistemi, herë tek daja e Shabanit, herë tek rrethanat.

Churchill do ta kishte përmbledhur më thjeshtë: “Politikani sheh zgjedhjet e ardhshme, burri i shtetit sheh gjeneratat e ardhshme.” Por për fat të keq, Lapaj s’po sheh asnjerën, por vetëm po na rrëzon iluzionin që “të rinjtë janë ndryshe”.

Së treti, asnjë analizë! A e ka menduar ndonjëherë Lapaj, dëmin që i ka shkaktuar koalicionit si drejtues pas përplasjes me Agron Shehajn? Po kostot për akuzat ndaj vjerrit ish-kryegjyqtar?

Pse nuk ka analizë kritike por vetëm marrje totale meritash, kur pa votat e aleatëve nuk merrte dot as atë mandat që morën? Nga ana tjetër, Endri Shabani është bashkëfajtor  poashtu. Së pari përmes tolerancës së tij të gjatë dhe mirëkuptimit naiv ndaj Lapajt.

Ai ishte njeriu që duhej ta vendoste kufirin që në fillim, kur Lapaj filloi të sjellë retorikën e pushtetit personal, mentalitetin e komandës së vetme dhe braktisjen e fjalës së dhënë.  Lapaj e emëruan në krye me të gjitha benefitet, por ai sërish nuk mori asnjë përgjegjësi, por  do sërish benefitin e deputetit.

Por Shabani preferoi të heshtë, të durojë, të bëjë atë që shumë herë i ka dënuar vetë në publik,  kompromisin e dëmshëm për “mosprishje muhabeti në publik”.

Së dyti, Shabani duhet ta kishte mbrojtur kauzën, lëvizjen dhe besimin e votuesve, duke vendosur kufij me partnerin e tij politik dhe duke treguar se kauza nuk është dekor për ambiciet personale të askujt. Të jesh lider nuk do të thotë të ruash paqen me çdo kusht, por të ruash dinjitetin dhe frymën për të cilën je angazhuar. Atë që bëri Zeqiri duhet ta bëntë Shabani.

Si përfundim, kjo përplasje nuk është thjesht një sherr për mandate, as një grindje karakteresh. Është shembulli klasik se si edhe njerëzit që erdhën me flamurin e idealizmit, sapo përballen me pushtetin, tregojnë se janë të gatshëm ta trajtojnë atë si pasuri personale. Dhe për këtë, siç do të thoshte John Adams, “Pushteti gjithmonë shfaq fytyrën e tij më të shëmtuar tek ata që e kapin fort.”

Adriatik Lapaj e kapi fort  dhe zbuloi qëllimin e tij primar, që është karriera e tij në Kuvend. Shabani nuk u tregua mjaftueshëm i shpejtë dhe i guximshëm ta ndalojë. Zeqiri u dha një mësim të dyve!/e.t

Greqia i vjen në ndihmë Shqipërisë, dy avionë Canadair ndihmojnë për shuarjen e zjarreve

By: Ke Si
21 July 2025 at 19:40

Ashtu siç ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu paralajmëroi, pasi vizitoi në spital tre zjarrfikës që po trajtohen me ndihmë mjekësore pasi u asfiksuan në luftë me flakët në Dukat, Shqipëria ka aktivizuar Mekanizmin Europian të Mbrojtjes Civile.

Në kuadër të kësaj kërkese të bërë nga Shqipëria për ndihmë, 2 avionë Canadair kanë mbërritur në vendin tonë nga Greqia, me shtetin helen që bëhet i pari që na vjen në ndihmë në luftën për shuarjen e flakëve.

Dy avionët Canadair e ardhur nga Greqia janë aktivizuar menjëherë në vatrën e zjarrit që prej tre ditësh është aktive në Dukat, duke u bërë pjesë e operacionit për ndaljen e flakëve që rrezikojnë edhe Parkun Kombëtar të Llogorasë./e.t

Turistët hollandezë u bllokuan në liqen me kanoe, babë e bijë nxirren në breg nga policia

By: Ke Si
21 July 2025 at 19:38

Në zonën e Tushemishtit, në Pogradec, policia kufitare i ka ardhur në ndihmë dy turistëve hollandezë, babë e bijë, pasi kishin dalë në liqen me kanoe dhe kishin kërkuar ndihmën e policisë pasi ishin bllokuar.

Turistët kanë patur probleme me lëvizjen e tyre në liqen, ndërsa mësohet se janë në gjendje shumë të mirë shëndetësore dhe po dërgohen drejt hotelit ku do të kalojnë disa ditë pushimi në Pogradec.

Policia kufitare vazhdon çdo ditë monitorimin në gjithë zonën e Pogradecit, me qëllim parandalimin e ngjarjeve të ndryshme që mund të ndodhin në ujërat e liqenit të Pogradecit./e.t

E trishtë/ Mbyll sytë përgjithmonë aktorja e njohur

By: Ke Si
21 July 2025 at 19:20

Aktorja legjendare, Eileen Fulton, e njohur për rolin e saj ikonik në serialin “As the World Turns”, ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare.

Fulton u nda nga jeta më 14 korrik në vendlindjen e saj, Asheville, Karolina e Veriut, pas një periudhe shëndetësore të përkeqësuar, sipas njoftimit nga “Groce Funeral Home”.

E lindur si Margaret Elizabeth McLarty më 13 shtator 1933, ajo u rrit në një familje modeste, me babanë predikues metodist dhe nënën mësuese./e.t


Eileen do të mbahet mend si një nga figurat më të dashura të televizionit amerikan.

Asfiksohen tre zjarrfikës në luftë me flakët, ministri Vengu i viziton në spital

By: Ke Si
21 July 2025 at 19:18

Puna për shuarjen e zjarrit në malin e Dukatit, që digjet prej tre ditësh, nuk ka qenë aspak e lehtë për tre zjarrfikës të Bashkisë së Vlorës, të cilët janë asfiksuar nga tymi gjatë operacionit. Të tre zjarrfikësit janë transportuar për në spital, ku po trajtohen me ndihmë mjekësore.

Efektivët e Forcave Zjarrfikëse janë vizituar në spital edhe nga ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, i cili për mediat tha se gjendja e tyre është e stabilizuar.

“Të tre efektivët kanë ndjerë disa shqetësime në rrugët e frymëmarrjes, kanë marrë ndihmën e menjëhershme janë transportuar nga Forcat e Armatosura dhe në Orikum kanë marrë ndihmën e parë. Më pas janë transportuar në Urgjencën e Spitalit të Vlorës, ku tashmë gjendja është e stabilizuar”, bëri me dije ministri Vengu.

Ndërkohë, në rrjetin social Facebook, Vengu shkruan: “Mirënjohje për Luanin, Dëfrimin, Andrean, të gjithë zjarrfikësit dhe efektivët e FARSH, si dhe çdo strukturë e individ të angazhuar në parandalimin dhe luftën kundër zjarreve, kudo në Shqipëri”./e.t

Trump sfidon Apple me telefonin e tij të ri?

By: Ke Si
21 July 2025 at 17:58

Ndërsa Apple i ka marrë gjërat me ngadalë dhe është përshtatur me idenë e lansimit të një iPhone të palosshëm shtatë vjet me vonesë, Trump po lëviz me shpejtësi marramendëse në sektorin e teknologjisë, edhe pse kjo nuk është fusha e tij.

Trump njoftoi së fundmi një telefon dhe madje edhe një rrjet pa tel

Iphone Fold, ose sido që të quhet, nuk pritet të ketë ndonjë veçori inovative.

E vetmja gjë emocionuese në lidhje me iPhone-in e palosshëm do të ishte se ai paloset, shkruajnë mediat e huaja.

Dhe ndërsa kjo mund të jetë e mjaftueshme për përdoruesit e iOS, disa prej të cilëve janë aq të thellë në ekosistemin e Apple saqë ideja e daljes jashtë është e paimagjinueshme, nuk do të jetë e mjaftueshme për përdoruesit neutralë.

Besnikëritë mund të ndryshojnë brenda sekondave, siç duket se ka ndodhur me një kompani të caktuar veturash në SHBA.

Trump nuk ka frikë të japë gjithçka, edhe nëse rezultati i mundshëm është dështimi.

Telefoni T1 nuk ka asnjë shans kundër telefonave më të mirë të sotëm, por ai ende ekziston.

Nga ana tjetër, Cook ka adoptuar një qasje të qetë kohët e fundit.

Dhe kjo nuk po ndihmon. /e.t

Çfarë i ndodhë trupit tuaj nëse hani shumë shalqi?

By: Ke Si
21 July 2025 at 17:47

Vera ka ardhur dhe bashkë me të vjen edhe nevoja për të ngrënë ushqime freskuese, dhe mënyra më e mirë për ta bërë këtë është duke konsumuar një nga ushqimet më hidratuese të sezonit – shalqirin.

Megjithatë, pavarësisht shumë përfitimeve të tij, konsumimi i shalqirit në sasi të mëdha mund të jetë i dëmshëm për trupin tuaj.

Ky ushqim i shijshëm përbëhet nga afërsisht 92 përqind ujë. Jo vetëm që ka shije të shkëlqyer, por ka edhe shumë përfitime shëndetësore. Nuk përmban yndyrë dhe është një burim i shkëlqyer i vitaminave A, B6 dhe C, kaliumit dhe komponimeve të dobishme si likopeni dhe citrulina.

Përmbajtja e fibrave që përmban shalqiri e bën atë një frut të mrekullueshëm për humbjen e peshës. Është i njohur për të gjitha anët e mira, por çfarë të keqe mund të ketë konsumimi i tij në sasi të mëdha?

Mund të shkaktojë diarre dhe probleme të tjera të tretjes

Shalqiri është një burim i shkëlqyer uji dhe një burim po aq i mirë i fibrave dietike. Megjithatë, konsumimi i tij në sasi të mëdha mund të shkaktojë probleme me tretjen, siç janë diarreja, fryrja, gazrat, gazrat dhe të ngjashme.

Fruti përmban sorbitol, një përbërës sheqeri i njohur për shkaktimin e jashtëqitjeve të lirshme dhe problemeve me gazrat. Një tjetër shkak i zakonshëm i problemeve të tilla është përmbajtja e tij e likopenit, një antioksidant i pigmentuar që i jep shalqirit ngjyrën e tij të ndritshme.

Mund të rrisë nivelet e glukozës

Nëse vuani nga diabeti, ekziston mundësia që konsumimi i tepërt i shalqirit të rrisë nivelin e sheqerit në gjak. Mund të jetë i shëndetshëm, por ka një indeks të lartë glicemik (72). Prandaj, konsultohuni gjithmonë me mjekun tuaj përpara se ta konsumoni çdo ditë.

Mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të inflamacionit të mëlçisë

Njerëzit që pinë rregullisht alkool duhet të shmangin sasitë e mëdha të shalqirit sepse nivelet e larta të likopenit mund të reagojnë me alkoolin, duke shkaktuar më tej inflamacion të mëlçisë. Stresi i tepërt oksidativ në mëlçi mund të jetë i dëmshëm.

Mbihidratim

Intoksikimi nga uji ose mbihidratimi është një gjendje ku trupi juaj ka ujë të tepërt, gjë që çon në humbje të natriumit. Konsumimi i sasive të mëdha të shalqirit mund të rrisë nivelet e ujit në trupin tonë.

Nëse uji i tepërt nuk nxirret jashtë, kjo mund të çojë në një rritje të vëllimit të gjakut, gjë që shkakton më tej ënjtje të këmbëve, lodhje, veshka të dobëta… Gjithashtu mund të çojë në një humbje të niveleve të natriumit në trup.

Probleme kardiovaskulare

Shalqiri njihet si një burim i shkëlqyer i kaliumit, një lëndë ushqyese jetësore që luan role të shumta në ruajtjen e shëndetit të trupit. Ndihmon në ruajtjen e funksionit të elektroliteve, e mban zemrën tonë të shëndetshme dhe forcon kockat dhe muskujt tanë. Megjithatë, shumë kalium mund të çojë në probleme kardiovaskulare, të tilla si rrahje të çrregullta të zemrës dhe puls të dobët./e.t

Zjarri në Dukat/ Shqipëria kërkon ndihmën e BE-së

By: Ke Si
21 July 2025 at 17:39

Për shkak të situatës problematike të zjarrit në Dukat të Vlorës, Shqipëria ka aktivizuar Mekanizmin Europian të Mbrojtjes Civile, duke kërkuan ndihmën e BE-së.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, pasi vizitoi në Spitalin e Vlorës tre zjarrfikësit që pësuan lëndime, të cilët fatmirësisht janë në gjendje të mirë.

Avionët zjarrfikës të BE-së në ndihmë të Shqipërisë pritet të mbërrijnë gjatë orëve në vijim.

Ministri ka paralajmëruar gjithashtu se temperaturat e larta do të arrijnë kulmin të enjten dhe të premten.

“Janë ditë që do të vijojnë të jenë të vështira përsa i përket luftës kundër zjarreve, sidomos në zonat malore dhe pyjore. Kemi mobilizuar Mekanizmin Europian të Mbrojtjes Civile në mënyrë që në ditët në vijim dhe orët në vijim të kemi mbështetje dhe nga vendet partnere. Do jenë ditë me temperatura shumë të larta, me maksimumin të enjten dhe të premten, sipas parashikimeve të meteorologjisë ushtarake, ndaj në mbarë territorin jemi në gatishmëri të plotë. Do vijojmë në orët e mbrëmjes të bëjmë një raport situates përsa i përket dislokimit të të gjitha forcave këto ditët ku parashikohet piku i temperaturave të larta, të jemi në gatishmëri maksimale”, u shpreh ministri Vengu.

Zjarri në Dukat të Vlorës ka marrë përmasa të mëdha dhe rrezikon seriozisht Parkun Kombëtar të Llogarasë.

Vatra, që u riaktivizua 2 ditë më parë, u shfaq fillimisht para rreth 10 ditësh dhe për shkak të terrenit të vështirë malorë, ndërhyrja e zjarrfikësve mbetet sfidë.

Për këtë arsye, është aktivizuar disa herë nga ajri helikopteri i ushtrisë./e.t

Valë e fortë e të nxehtit do të prekë Shqipërinë, temperaturat kapin ‘rekord’

By: Ke Si
21 July 2025 at 17:26

Një valë e fortë dhe e zgjatur e të nxehtit pritet të prekë rajonin e Ballkanit në ditët e ardhshme, duke arritur kulmin midis 21 dhe 26 korrikut 2025. Temperaturat maksimale do të kalojnë +8 deri në +10°C mbi vlerën mesatare të periudhës 1991-2020 në shumë zona të Ballkanit, përfshirë edhe Shqipërinë.

Zonat më të nxehta do të jenë Shqipëria, Greqia, Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Italia jugore dhe Turqia perëndimore, ku temperatura maksimale pritet të arrijë ose madje të tejkalojë 42-44°C, nivele që tejkalojnë rekordet e viteve të mëparshme. Fenomeni vjen si pasojë e masave të forta të ajrit të ngrohtë nga Afrika e Veriut drejt Mesdheut lindor, ndërsa masat e ajrit të ftohtë lëvizin drejt Evropës perëndimore.

Në këtë pesëvjeçar të fundit, në krahasim me periudhën 30-vjeçare 1960-1990, temperaturat kanë qenë më të larta me 1-2 gradë, duke treguar një rritje të temperaturave mesatare. Vërehet gjithashtu një rritje e ekstremeve absolute, si të temperaturave maksimale ashtu edhe të temperave minimale. Nëse i referohemi periudhës së verës së pesëvjeçarit që lamë pas, jemi 3-5 gradë më lart në temperaturë krahasuar me periudhën 30-vjeçare.

Anomalitë më të theksuara në vitet e fundit i kanë shënuar vlerat e temperaturave maksimale të ajrit. Në figurën Nr. 2, janë paraqitur devijimeve që kanë shënuar vlerat mesatare të temperaturave maksimale të ajrit përgjatë 8 viteve të fundit, ku qartë dallohen viti 2024 me një anomali prej +5.8°C.

Njëkohësisht edhe temperaturat mesatare të vlerave minimale gjatë muajit korrik janë karakterizuar me anomali pozitive (paraqitur në figurën Nr. 3), të cilat mesatarisht kanë qenë në nivelin e +2.0°C, ku viti i fundit shënon edhe anomalinë më të lartë me +3.0°C.

Vetëm dy javë më parë Evropa Jugore dhe Ballkani, përfshirë rajonet përreth Shqipërisë, regjistruan vlera të “stresit të nxehtësisë” shumë të fortë, me ndjesi termike që tejkaluan 38°C. Shqipëria u prek ndjeshëm nga ky fenomen ekstrem. Temperaturat maksimale ditore në shumë qytete, si Tirana, Durrësi, Elbasani dhe Gjirokastra, gjatë kësaj vale tejkaluan vlerat 39–40°C, duke kulmuar më 7 korrik, që rezultoi dita më e nxehtë.

Frekuenca e goditjeve nga valët e të nxehtit ka ndryshuar ndjeshëm. Nëse i referohemi periudhës para 20 vitesh, ne përballeshim vetëm një valë të nxehti gjatë muajit korrik. Valë e të nxehtit konsiderohet kur temperaturat shumë të larta – mbi 35 gradë ditën dhe 20 gradë natën – godasin vendin për një periudhë më të gjatë se 3 deri në 5 ditë të njëpasnjëshme. Kohët e fundit vërehet se kjo frekuencë ka ndryshuar dramatikisht. Ndërsa më parë goditeshim vetëm nga një valë e të nxehtit për të gjithë sezonin veror, aktualisht po përballemi tashmë me valën e tretë të të nxehtit për verën meteorologjike 2025.Thotë Ing. Anira GJONI eksperte në Departamentin e Meteorologjisë – IGEO

Ndikimet priten të jenë të rëndësishme:

Rritja e rrezikut për shëndetin e njeriut, veçanërisht për të moshuarit, fëmijët dhe njerëzit me probleme shëndetësore.

Presion mbi rrjetet e energjisë për shkak të kërkesës së shtuar për ftohje.
Ndikime në bujqësi dhe mjedis natyror, me rrezik të shtuar të zjarreve.
Pemët punojnë në heshtje për planetin
Por sa ndryshim bëjnë pemët? Studimet tregojnë se temperatura në zonat urbane mund të ndryshojë nga 8-11° midis lagjeve më të nxehta dhe më të ftohta dhe shumica e këtij ndryshimi është për shkak të ndryshimeve në mbulesën e pemëve dhe hapësirën e gjelbër. Ndërsa valët e të nxehtit bëhen më të shpeshta dhe intensive, një rritje prej 8° mund të jetë ndryshimi midis jetës dhe vdekjes. Sëmundjet e lidhura me nxehtësinë si goditja e nxehtësisë dhe dehidrimi paraqesin një kërcënim serioz për popullatat e cenueshme si të moshuarit dhe fëmijët.

Natyra mund të jetë aleati ynë për t’i ndihmuar njerëzit të përshtaten me një klimë gjithnjë e më jomikpritëse. Ne duhet të rimendojmë se si i zhvillojmë qytetet tona dhe mjedisin e ku kemi ndërtuar. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me mbjelljen e më shumë pemëve, por me integrimin e zgjidhjeve të bazuara në natyrë në planifikimin tonë urban.

Ky proces përfshin disa hapa të dukshëm, si krijimi i më shumë parqeve dhe kopshteve të komunitetit, por gjithashtu përfshin metoda novatore si çatitë dhe muret e gjelbërta. Këto struktura, të cilat janë pjesërisht ose plotësisht të mbuluara me bimësi, ofrojnë disa përfitime: ndihmojnë në filtrimin e ndotësve, përmirësojnë izolimin e ndërtesave, ulin kostot e energjisë./E.T

 

Rama mbledh deputetët e Tiranës dhe drejtorët e Bashkisë

By: Ke Si
21 July 2025 at 17:20

Kryeministri Edi Rama do të mbajë sot një mbledhje në kryeqytet me të gjithë deputetët e zgjedhur të qarkut të Tiranës si dhe me të gjithë drejtuesit e Bashkisë vendore.

Siç është thënë  dhe më parë, kryeministri u ka kërkuar të gjithë deputetëve të zgjedhur të Tiranës që të jenë sa më aktiv në terren dhe me takimet e tyre me qytetarët, me qëllim diktimin e problematikave të përditshme dhe hartimin e një bilanci.

Takimi i ditës së sotme do të shërbejë për shpalosjen e problematikave të qytetarëve të kryeqytetit nga deputetët, si dhe bashkërendimin e një plani pune të mirëfilltë për dhënien zgjidhje të këtyre problematikave. Takimi do të mbahet në orën 18:30 në një prej hoteleve të kryeqytetit./E.T

Vështirësi në përdorimin e e-Albania, bashkitë hapin zyra në ndihmë të qytetarëve

By: Ke Si
21 July 2025 at 15:55

Të gjithë qytetarët që kanë nevojë për ndihmë në përdorimin e platformës e-Albania mund t’i drejtohen zyrave të posaçme që janë hapur nga bashkitë në të gjithë vendin, me qëllim ofrimin e asistencës dhe shërbimeve të nevojshme.

Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, zhvilloi sot një vizitë në qytetin e Patosit, ku inspektoi funksionimin e “zyrës me një ndalesë”.

Gjatë vizitës, Balluku u bëri thirrje qytetarëve të paraqiten pranë këtyre zyrave për të marrë asistencë falas për çdo shërbim të nevojshëm në platformën digjitale.

Në këto zyra, theksoi Balluku, ofrohen të gjitha shërbimet, përfshirë edhe shërbimet e Postës, së IdentiTek për marrjen e letërnjoftimeve dhe pasaportave, ashtu si edhe shërbimet që lidhen me bashkitë.

“Të gjitha shërbimet e e-Albania, veçanërisht për moshat e treta që e kanë më të vështirë përdorimin e teknologjisë, ofrohen falas nëpërmjet zyrave me një ndalesë. Çdo zyrë avokatie apo noterie që ofron këto shërbime me pagesë është në shkelje të plotë të ligjit”, theksoi Balluku.

Këto zyra synojnë të lehtësojnë aksesin në shërbimet digjitale për të gjithë qytetarët, duke ndihmuar në mënyrë të veçantë ata që hasin vështirësi teknologjike./E.T

Javë ‘përvëluese’/ Paralajmëron meteorologu: Nuk do ta besoni sa do arrijnë temperaturat

By: Ke Si
21 July 2025 at 15:41

Shqipëria do të përfshihet nga një valë të nxehti me temperatura ekstreme gjatë kësaj jave. Meteorologu Hakil Osmani, në një lidhje “live”, paralajmëroi se vendi do të jetë nën ndikimin e temperaturave shumë të larta dhe kthjellimeve të gjata.

“Kushtet atmosferike gjatë kësaj jave do të vijojnë të jenë të qëndrueshme, me temperatura të larta, sidomos në orët e mesditës. Sot pritet që termometri të shënojë deri në 39°C, ndërsa të enjten dhe të premten do të arrijë kulmin me vlera maksimale deri në 41°C, veçanërisht në qarqet e Elbasanit, Beratit dhe zonat më të izoluara të këtyre qarqeve,” deklaroi Osmani./e.t

Falsifikonin datën e skadencës së produkteve, lihen në arrest shtëpie 2 vëllezërit

By: Ke Si
21 July 2025 at 15:37

Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia dy vëllezërit Agim dhe Florenc Domi administrator dhe magazinier të një ambjeti që u gjetën produkte të skaduara në Vorë. Me kërkesë edhe te prokurorisë dy vëllezërit do të hetohen në masën e sigurisë arrest në shtëpi.

Ata kanë ngritur pretendimin në gjykatë se mallrat e gjetura nuk i kishin për hedhjen në treg por për asgjësim. Kjo procedurë do të ndodhte sapo të ishin krijuar kushtet financiare.

Ndaj tyre rëndojnë akuzat “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, “Punësim i paligjshëm” dhe “Importi, prodhimi, shitja, ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve”.

Gjatë kontrolleve të një magazine të kompanisë Master al, në Vorë më 19 korrik policia gjeti produkte ushqimore, kroasant, fruta të thata e të tjera, të cilt kishin skaduar që në muajin janar dhe shkurt.

Sipas autoriteteve  mbi to, ishin vendosur etiketa skadence të falsifikuara me data më të largëta, dhe ishin bërë gati të nxirreshin në treg. Në një operacion të koduar “Siguria Ushqimore” policia sekuestroi 716 koli dhe dhjetëra kilogramë mallrash ushqimore të përpunuara të skaduara që 7 muaj më parë, me etiketat e falsifikuara./e.t

Hidhet shorti i Conference League/ Egnatia, Vllaznia dhe Dinamo në panik

By: Ke Si
21 July 2025 at 15:31

Është hedhur sot në Nion të Zvicrës shorti për turin e tretë kualifikues të Conference League, ku Egnatia, Vllaznia dhe Dinamo City janë njohur me rivalët e mundshëm në rast kalimi të turit të dytë.

Kampionia e Shqipërisë, Egnatia nëse do të arrijë të kualifikohet ndaj Dinamo Minsk, do të përballet me fituesin e duelit Olimpija (SVN) – Inter Escaldes (AND).

Vllaznia ka përballë skuadrën Víkingur Reykjavík në raundin e dytë dhe në rast kualifikimi do të luajë në turin e tretë me ekipin fitues të H. Bóltfelag (FRO) – Brøndby (DEN).

Dinamo City në rast se kalon me sukses Atletic Escaldes, do të përballet në raundin e tretë me fituesin e çiftit Zire (AZE) – Hajduk Split (CRO).

Ndeshjet e para në turin e tretë të UEFA Conference League do të luhen më 7 gusht, ndërsa ato të kthimit më 14 gusht./e.t

‘Dy standarde’ , Spahiu zbërthen lojën e Berishës: Nëse hyn në Parlament në shtator…

By: Ke Si
21 July 2025 at 15:29

Juristi Kreshnik Spahiu theksoi sot se Sali Berisha politikisht vepron me dy standarde pas humbjes së zgjedhjeve. Teksa dikur i kërkonte dorëheqjen Lulzim Bashës për humbjen, vetë bën të kundërtën duke pretenduar farsë elektorale.

Ai ndau mendimin se nëse kreu i PD hyn në Parlament në shtator, do të thotë se bën lojën e Ramës, pasi e legjitimon atë si pushtet dhe fitues të zgjedhjeve, edhe pse prej dy muajsh thotë se nuk e njeh rezultatin e 11 majit.

“Nëse Berisha do pranojë mandatin e deputetit, nëse do hyjë në Parlament, nëse do pranojë të jetë krah Ramës në Kuvend dhe do e njohë Kuvendin në shtator, kjo do të thotë se ai do jetë në krah të Ramës, do e legjitimojë këtë pushtet. Pra, do bëjë hapur lojën e Ramës”, u shpreh Spahiu./e.t

Takimi i “shekullit”, Putin dhe Trump mund të shtrëngojnë duart në Pekin

By: Ke Si
21 July 2025 at 15:19

Kremlini ka bërë të ditur se nuk e përjashton mundësinë e një takimi midis Vladimir Putin dhe Donald Trump nëse presidentët rusë dhe amerikanë do të ishin të dy në Pekin në të njëjtën kohë në shtator. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, konfirmoi se Putin do të vizitonte Kinën për ngjarjet që shënojnë 80-vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, por tha se Moska nuk kishte dëgjuar nëse Trump planifikonte të shkonte.

“Ju e dini që ne po përgatitemi për një udhëtim në Pekin, presidenti ynë po përgatitet për këtë udhëtim… Por nuk kemi dëgjuar që Presidenti Trump po shkon edhe atje, në Pekin”, tha Peskov kur u pyet nëse të dy udhëheqësit mund të takohen, përfshirë ndoshta në një format trepalësh me Presidentin kinez Xi Jinping. “Nëse ndodh që (Trump) të jetë atje, atëherë, sigurisht, nuk mund ta përjashtojmë që çështja e përshtatshmërisë së mbajtjes së një takimi do të ngrihet”, u tha Peskov gazetarëve.

Gazeta britanike The Times raportoi javën e kaluar se Kina po pozicionohej për të mbajtur një samit midis Trump dhe Putin. Putin dhe Trump kanë folur të paktën gjashtë herë që kur Trump u kthye në Shtëpinë e Bardhë në janar. Kremlini ka thënë se është në favor të një takimi ballë për ballë midis tyre, por kjo do të kërkonte përgatitje të kujdesshme në mënyrë që të jepte rezultate.

Trump ka shprehur zhgënjim në rritje me udhëheqësin rus për mungesën e përparimit drejt përfundimit të luftës në Ukrainë, duke thënë më parë këtë muaj se “na hidhen shumë budallallëqe nga Putini”.

Trump tha javën e kaluar se do të vendoste sanksione të reja ndaj Rusisë dhe blerësve të eksporteve të saj brenda 50 ditësh, nëse Moska nuk pranonte një marrëveshje paqeje. Ky afat do të skadojë në fillim të shtatorit, duke përkuar me ngjarjet e përvjetorit të luftës në Pekin./E.T

❌
❌