Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 16 August 2025Main stream

Rrezikonin të mbyteshin në det/ Vlorë, policia shpëton 3 pushues tek ‘Uji i Ftohtë’

16 August 2025 at 14:49

Një ndërhyrje e shpejtë dhe efektive e Policisë Kufitare në Vlorë ka shmangur një ngjarje të rëndë, duke shpëtuar tre pushues që rrezikonin jetën në ujërat e detit, pranë plazhit të Ujit të Ftohtë.

Salla e Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin (DRKM) Vlorë mori njoftim se një shtetase po lundronte me kanoe, rreth 1 milje larg bregut, dhe kishte humbur kontrollin duke kërkuar ndihmë.

Dy pushues të tjerë tentuan të ndihmonin duke hyrë në det me not, por distanca e madhe nga bregu i vuri në rrezik edhe ata.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, një mjet lundrues i Policisë Kufitare u nis drejt vendngjarjes duke transportuar tre pushuesit të sigurt në breg. / abcnews.al /

Zjarret në vend/ Mbrojtja: 10 vatra zjarri aktive, në monitorim 3 të tjera

16 August 2025 at 14:47

Aktualisht kemi 13 vatra zjarri, nga të cilat 10 janë aktive dhe 3 në monitorim.

Bashkia Bulqizë: Në fshatin Tërnovë, njësia administrative Zerqan, zjarri vazhdon të zhvillohet në kurorë me pyje të dendura nga qafa e malit në drejtim të qytetit të Vjetër Bulqizë. Në operacion sot janë angazhuar 8 efektivë të MZSH Bulqizë, 7 forca bashkiake, 8 forca të pyjores dhe 30 forca ushtarake të FA. Zjarri zhvillohet në pyje të larta dhe bimësi të dendur duke marrë drejtim nga fshati Valikardhë. Prezenca e tymit është e lartë dhe intensiteti i flakëve mbetet i fortë. Banesat nuk rrezikohen. Në vendngjarje ka operuar edhe një helikopter i Forcës Ajrore. Aktiv

Bashkia Bulqizë: Vatra e zjarrit e rënë më 14.08.2025 në Malin me Gropa, në afërsi të fshatit Val, vijon të jetë aktive. Sot janë angazhuar për monitorim 5 forca bashkiake dhe 8 forca vullnetare. Digjen shkurre dhe barishte të thata në një zonë të vështirë dhe të rrezikshme për ndërhyrje tokësore. Monitorim

Bashkia Fushë Arrëz: Në fshatin Xeth, njësia administrative Blerim, vijon puna për shuarjen e zjarrit. Në operacion janë angazhuar: 12 zjarrfikës me 2 mjete zjarrfikëse, 6 efektivë policie me 2 automjete, 40 forca bashkiake, 13 forca të shërbimit pyjor dhe 80 forca ushtarake. Zjarri është i aktivizuar në 3 vatra të ndara, ndërsa në zonën e Kunorë Dardhës drejt lumit Truen flakët kanë hyrë në një sipërfaqe me pisha të dendura. Ka operuar edhe një helikopter i Forcës Ajrore. Aktiv

Bashkia Mirditë: Në fshatin Velë, njësia administrative Rubik, vijon zjarri në një masiv me pisha. Janë angazhuar 3 automjete zjarrfikëse me 7 efektivë të MZSH, 17 forca bashkiake, 10 vullnetarë, 7 forca pyjore dhe 4 forca policore. Terreni është i thepisur dhe ndërhyrja nga toka mbetet shumë e vështirë. Aktiv

Bashkia Tiranë: Në “Mali i Bërzhitës”, fshati Ibë, zjarri i rënë më 10.08.2025 ka kaluar në fshatin Durisht. Në terren janë angazhuar 3 automjete zjarrfikëse me 12 efektivë të MZSH Tiranë, 5 forca të APR dhe forca policore. Vatra është vendosur nën kontroll, por terreni mbetet sfidues. Aktiv

Bashkia Tiranë: Në fshatin Damjan-Fortuzaj dhe Isufaj, njësia administrative Vaqarr, zjarri është vendosur nën kontroll. Janë angazhuar 3 automjete zjarrfikëse me 16 efektivë të MZSH, 5 forca të APR dhe forca policore. Aktive

Bashkia Tiranë: Në fshatin Ferraj dhe Zall-Herr, zjarri vijon me intensitet të ulët dhe ka kaluar në fshatin Priskë e Vogël. Situata është në kontroll dhe nuk ka rrezik për banesat. Monitorohet nga MZSH Tiranë dhe forcat bashkiake. Aktiv

Bashkia Tiranë: Në zonën Zgure, njësia administrative Zall Bastar, zjarri vijon me intensitet të ulët dhe nuk rrezikon banesat. Monitorohet nga MZSH Tiranë dhe forcat bashkiake. Monitorim

Bashkia Tiranë: Në fshatin Pezë – Helmës, zjarri i rënë më 13.08.2025 ka marrë përmasa të mëdha dhe rrezikon pyllin me pisha të dendura të Pezës. Në terren ndodhen 42 forca të MZSH Tiranë, të mbështetura nga forca bashkiake, vullnetarë dhe Policia e Shtetit. Ka operuar edhe një helikopter i EBA. Aktiv

Bashkia Kolonjë: Në Parkun Natyror Gërmenj, njësia administrative Leskovik, zjarri është neutralizuar, por për shkak të erës dhe temperaturës ka pasur riaktivizime të vogla të cilat janë eliminuar. Sot janë angazhuar 3 mjete zjarrfikëse me 13 efektivë të MZSH Kolonjë, 20 forca bashkiake, 6 forca policore dhe 4 vullnetarë. Monitorim

Bashkia Gramsh: Në fshatrat Kullollas, Kodovjat dhe Ermenj, njësia administrative Skënderbegas, janë riaktivizuar vatra zjarri. Në Kullollas, në vendin e quajtur Mulliri, po ndërhyjnë punonjës bashkiakë dhe vullnetarë, ndërsa në fshatin Bletëz po operon 1 mjet zjarrfikës i MZSH Gramsh me 3 efektivë. Aktiv

Bashkia Gramsh: Në njësinë administrative Kukur, në Teqen e Dushkut, herë pas here aktivizohen vatra të vogla. Sot kanë operuar deri në orën 12:00 1 mjet zjarrfikës me 5 efektivë të MZSH Gramsh, 2 forca pyjore dhe 10 banorë. Vështirësitë janë për shkak të trashësisë së humusit. Aktiv

Bashkia Elbasan: Në njësinë administrative Zavalinë, në Malin e Shirokës, vijon aktive vatra e zjarrit. Në terren janë angazhuar 6 efektivë të MZSH Elbasan, 9 punonjës të ndërmarrjes pyjore dhe 6 forca bashkiake. Aktiv

Zjarr në Lin të Pogradecit, digjen varrezat/ Shkak, dyshohet një qiri i lënë ndezur

16 August 2025 at 14:23

Nje vatër zjarri është regjistruar pak minuta më parë në fshatin Lin në Pogradec. Zjarri ka renë në afërsi te varrezave të fshatit, duke i djegur ato. Shkak dyshohet të jetë bërë një qiri i lënë ndezur në varreza. Në vendngjarje ndodhet ekipi zjarrfiksës i Pogradecit, ndërsa në afërsi të vatrës ka dhe banesa.

Pritet që situata të vlerësohet dhe të ndërhyet për neutralizimin e flakëve.

/ abcnews.al /

“Festë n’shpi”/ Lezhë, një traditë e përvitshme kushtuar emigrantëve

16 August 2025 at 14:04

“Feste n’shpi” që për dy javë krijoi atmosferë  në sheshin kryesor të Lezhës u mbyllën me “Ditën e Shtegtarit”, një traditë e përvitshme kushtuar emigrantëve lezhjanë që jetojnë dhe punojnë në vende të ndryshme të botës.

Sheshi “Gjergj Kastrioti” u mbush plot me qytetarë të cilët  shijuan aktivitetin e organizuar me këtë rast.

Emigrantët vlerësojnë  se aktivitete të tilla  mbajnë gjallë lidhjen me vendlindjen.

Në mbyllje  të 15 netëve me aktivitete  kulturore , Kryetari i Bashkisë së Lezhës  Pjerin Ndreu, e cilësoi  festën e shtegtarit   si urë lidhëse mes diasporës dhe qytetit të tyre të origjinës.

Festa  vijoi deri pas mesnate duke krijuar një atmosferë të këndshme në qytet. / abcnews.al /

Serbi, protesta dhe përplasje/ Vijojnë protestat, policia shpërndan turmën me gazlotsjellës

16 August 2025 at 13:58

Protestuesit serbë nuk janë ndalur në natën e tretë radhazi, duke dalë u përplasur edhe me policinë.

Në kryeqytetin Beograd policia hodhi gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit antiqeveritarë, teksa pa pasur raportime për përdorim të tepruar të forcës policore gjatë trazirave.

Policia vendosi automjete të blinduara në disa pjesë të kryeqytetit, ndërsa një kordon ndante protestuesit me mbështetësit e qeverisë në qendër të Beogradit.

Grupe protestuesish, shumica e të cilëve mbanin maska në fytyrë, qëlluan me fishekzjarrë dhe hodhën gurë dhe vezë ndaj efektivëve.

Disa njerëz u panë duke marrë ndihmën e parë, por nuk pati raportime të menjëhershme se sa u plagosën.

Skenat kaotike në Beograd u përsëritën në përleshje të ngjashme në disa qytete dhe qyteza të tjera.

Qindra protestues u mblodhën jashtë selisë së policisë në qytetin e dytë më të madh të Serbisë, Novi Sad, duke kërkuar lirimin e demonstruesve të ndaluar nga një tubim natën e kaluar.

Trazirat në këtë javë shënuan një përshkallëzim serioz të më shumë se nëntë muajve demonstratash kryesisht paqësore të udhëhequra nga studentët e universitetit të Serbisë që kanë tronditur kontrollin e fortë të Aleksandër Vuçiçit mbi pushtetin në vend.

Protestat që tronditën filluan në nëntor, pasi shembja e një tendë të rinovuar të stacionit të trenit në veri të Serbisë vrau 16 persona. / abcnews.al /

 

Starmer: Trump ka afruar më shumë se kurrë përfundimin e luftës në Ukrainë

16 August 2025 at 13:51

Kryeministri britanik, Sir Keir Starmer, ka reaguar pas samitit mes presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin, duke e vlerësuar rolin e Trump në përpjekjet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

“Përpjekjet e Presidentit Trump na kanë afruar më shumë se kurrë më parë drejt përfundimit të luftës së paligjshme të Rusisë në Ukrainë,” deklaroi Starmer në një deklaratë të sapopublikuar, duke shtuar: “Lidershipi i tij në ndjekje të një fundi për vrasjet duhet të vlerësohet.”

Kryeministri britanik theksoi se hapi i radhës duhet të jetë zhvillimi i bisedimeve të mëtejshme që përfshijnë edhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy, duke theksuar se “rruga drejt paqes në Ukrainë nuk mund të vendoset pa të.”

Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e garancive të sigurisë nga SHBA dhe vendet evropiane për Ukrainën, si një mënyrë për të “penguar Putinin” nga veprime të mëtejshme agresive. / abcnews.al /

Të rinjtë europianë zgjedhin Sarandën/ Operatorët turistikë: Këtë vit nuk dominojnë pushuesit familjarë

16 August 2025 at 13:46

Shumë  të rinj nga Europa kanë zgjedhur të pushojnë në Sarandë.

Operatorët turistik në qytet  thonë se ndryshe nga vitet e shkuara kur  gjatë gushtit dominonin   pushuesit familjarë   këtë sezon  ishin grupet e të rinjve që mbushën  rrugët e plazhet.

“Kemi nje sezon te cuditshem, i cili na ka sjelle surpriza te reja. Ne kemi filluar te reagojme ndryshe, por ajo cka eshte ne thelb ka ndryshuar,  ka ndryshuar tipologjia e turistit dhe duhet te perdorim nje lloj sjellje tjeter per kete kategori vizitoresh. Jane te mirepritur sigurisht, por nuk duhet te prevaloje kjo kategori e turisteve perballe kategorise moshes mesme dhe moshes se trete.

Sa i perket gushtit do duhej te fokusoheshim te tregu italian te cilet nuk i kemi prezent akoma dhe kjo eshte shqetesuese, per arsye se cilado te jete ajo kategori qe ka qene prezent vitet e meparshme per sivjet nuk ka ardhur akoma dhe kemi nje mungese e cila mbulonte shume boshlleqe sidomos ne akomodimin ne apartamente.”

Ndryshimi i tipologjisë së pushuesve në Sarandë po ndryshon industrinë e turizmit,  projektuar me hotele e restorante, për te mikpritur turistët familjar.

Të rinjtë fokusin e kanë tek plazhet dhe lokalet e natës.

“Vij nga Roma, eshte hera e dyte ne Sarande, isha vitin e shkuar me familjen time, me pelqeu shume, sikur lashe zemren ketu, ndaj u riktheva, kam qene edhe ne Malte dhe Alikante, por nuk me kane pelqyer kaq shume. Saranda eshte kaq e bukur, ka vende kaq te bukura dhe mbi te gjitha edhe ekonomike, ka plazhe te mrekullueshme si Ksamili qe per mendimin tim eshte plazhi me i bukur ne Europe, ka lokale shume te bukura, te cilat do ti provojme ne ditet ne vazhdim me miqte e mi.”

“Quhem Alesio dhe vij nga Roma, eshte hera e pare qe vij ne Sarande, ma rekomandoj nje mik, deti eshte shume i bukur, lokalet jane shume te bukur, kemi ardhur dje dhe kemi shume akoma per te zbuluar. “

“Kete mbremje kemi plan te shkojme nje nje bar nate, dje ishim ne nje bar tjeter, dhe keto mbremje keshtu do ti kalojme sepse na pelqen”

Hotelet deri në fund të muajit  janë rezervuar  kryesisht nga të rinjtë.  Mosha e mesme  parashikojnë  operatorët turistikë do të zgjedhë Sarandën në shtator.

“….deri ne fund gushti do te mbyllet ne nivelin 90% ky cikel i kesaj kategorie turistike dhe pastaj ajo qe do quhet si periudha me e mire konkurente e gushtit eshte muaji shtator, ku fillojne moshat e treta te levizjeve te ndryshme te alternuara dhe ato jane produktive edhe ne cilesine qe e kerkojne sherbimin e tyre edhe ne te ardhurat ekonomike,”

Dominimi I  turistëve europian deri në 30 vjec  ka bërë të reagojë industrinë e turizmit në Sarandë e cila këtë  vite  fokusin e ka vendosur tek turizmi detar dhe jeta e natës.

 

(EMRI) Tentoi të vriste me makinë fqinjin/ Durrës, vihet në pranga 32-vjeçari

16 August 2025 at 13:32

Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, në DVP Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin Bernard Shkajoti, 32 vjeç, banues në Sukth, Durrës, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasje me dashje”, e mbetur në tentativë dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Në fshatin Perlat, Sukth, pas një konflikti për motive të dobëta (fyerje dhe ofendime), ky shtetas tentoi të vriste me automjetin që drejtonte, komshiun e tij, shtetasin L. D., 40 vjeç, banues në Sukth. Ky i fundit, si pasojë e goditjes me automjet, pësoi dëmtime  dhe u transportua në Spitalin Rajonal Durrës, ku po merr ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës dhe shërbimet e  Policisë Rrugore i kryen testin e alkoolit, ku rezultoi se ai drejtonte automjetin në gjendje të dehur, me masën 0.92 mg/l. / abcnews.al /

Jeta e natës në krizë? Mbyllen masivisht klubet në SHBA dhe Europë

16 August 2025 at 13:08

Skena e klubeve të natës në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë po përjeton një rënie të shpejtë dhe të ndjeshme, në kontrast të fortë me vitet kur muzika, dritat dhe pista e vallëzimit ishin zemra e jetës së natës urbane.

Në dekadën e fundit, mijëra klube janë mbyllur në mënyrë dramatike, si pasojë e një sërë faktorësh që kanë ndryshuar thelbësisht mënyrën se si brezat e rinj zgjedhin të argëtohen. Preferencat janë zhvendosur drejt qëndrimeve në shtëpi, lojërave video, rrjeteve sociale, festivaleve apo mbledhjeve më intime me miqtë — forma argëtimi më të thjeshta, më të përballueshme dhe shpesh më të personalizuara.

Kriza ekonomike, rritja e kostove, taksat dhe pasojat afatgjata të pandemisë COVID-19 janë ndër faktorët kryesorë që kanë shtyrë shumë pronarë të mbyllin dyert. Përveç kësaj, rregulloret urbanistike gjithnjë e më të rrepta, sidomos në qytete të mëdha, kanë bërë që mbajtja e një klubi nate të jetë pothuajse e pamundur ekonomikisht.

Nga lokalet ikonike të New Yorkut, te klubet legjendare të Londrës dhe Parisit, rënia është e dukshme. Vetëm në Francë, që nga vitet 1980 janë mbyllur rreth 70% e klubeve — nga rreth 6,000 në vetëm 1,400 aktualisht.

Ndërsa brezi i ri gjen mënyra të reja për të shprehur veten dhe për t’u lidhur me të tjerët, duket se epoka e klubeve të natës, ashtu siç e kemi njohur për dekada, po shkon drejt përfundimit. Një transformim kulturor në heshtje, por me ndikim të thellë në jetën urbane

Guardiola, suksesi te paratë/ Tekniku spanjoll ka shpenzuar më shumë se 2 miliard euro në merkato

16 August 2025 at 12:50

Paratë nuk të japin sigurinë e triumfit, por sigurisht janë një mjet për ta bërë rrugën më të lehtë drejt fitores.

Konfimimi për këtë vjen nga Pep Guardiola. Spanjolli është me të vërtetë një nga trajnerët më fitues, por edhe ai që ka shpenzuar më shumë për të patur në dispozicion lojtarët më të mirë.

Në pankinat e disa prej skuadrave më të mëdha të Europës, si Barcelona, Bajern Mynih dhe prej kohësh te Manchester City, klubet kanë investuar në merkato 2.1 miliard euro, në mënyrë që tekniku spanjoll të kishte në skuadër lojtarët e preferuar prej tij.

Rekordet e Guardiola nisën në vitin 2009 me transferimin e Ibrahimovic për 70 milion euro, vijuan te Bajern me lojtarë si Vidal apo Mario Goetze ndërsa vijojnë tani te City. Por transferimi më i shtrenjtë te skuadra e angleze, rezultoi edhe dështimi më i madh siç ishte ai I Jack Grealish për 117 milion euro në vitin 2021.

Ata që ndjekin Pep Guardiola në listën e trajnerëve më dorëlëshuar kanë një diferencë të madhe dhe sigurisht nuk janë fitues sa spanjolli.

Vendin e dytë e mban Diego Pablo Simeone, që ka shpenzuar në karrierën e tij, pjesën më të madh të kaluar te Atletico Madrid 1.3 miliard euro. Blerja rekord e “Cholo” edhe ajo një fiasco e madhe ishte transferimi I Joao Felix nga Benfica për 127 milion euro.

Në të njëjtin nivel, podiumi plotësohet me Masimilliano Allegri dhe Thomas Tuchel.

Që nga viti 2028 kur debutoi me Kaljarin në Serie A, më pas me Milan, duke vijuar te Juventus dhe sërish tani te Milan, klubet kanë shpenzuar për teknikun italin 1.2 miliard euro. Për të blerja rekord ishte në kohën e Juventus, që transferoi Cristiano Ronaldo në një operacion që I kushtoi “Zonjës” 117 milion euro. Por deri tani këto shpenzime i kanë shërbyer Alegrit vetëm për trofe në Itali, ndërsa nuk e ka fituiar asnjëherë Champions.

Tomas Tuschel ndan vendin e tretë me Allegi me 1 miliard e 190 milion euro, por ndryshe nga kolegu i tij italian, ai e ka fituar Champions.

Transferimi rekord i trajnerit gjerman ishte ai I Kilian Mbappe për 180 milion euro në kohën që drejtonte Paris SG.

 

Plagosi me thikë bashkëjetuesen/ Tiranë, pranga 41-vjeçarit

16 August 2025 at 12:46

Pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Besim Alla”, një shtetas kishte plagosur me mjet prerës (thikë) bashkëjetuesen e tij kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku si rezultat i veprimeve të shpejta, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 6 kanë bërë të mundur identifikimin dhe vënien në pranga të autorit të dyshuar shtetasin:

F. C., 41 vjeç.

41-vjeçari pas një konflikti për motive të dobëta, mbrëmjen e djeshme, në banesë, në rrugën “Besim Alla” ka goditur me mjet prerës (thikë) bashkëjetuesen e tij, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve. / abcnews.al /

Derbi më “i afërt” në botë/ Paris SG dhe Paris FC i kanë stadiumet e tyre vetëm 190 metra larg

16 August 2025 at 12:34

“Claude Ferrer” është një rrugë modeste në Paris, që I kushtohet shkrimtarit dhe akadamekut francez të shekullit të 19-të. Po ashtu ishte e njohur për parizienët, pasi kalon poshte tribunës veriore të stadiumit “Parc De Prince”, impianti I Paris Sent Zhërmen.

Por duke nisur nga ky sezon i Ligës 1 franceze do të bëhet e njohur nga të gjithë, pasi kjo rrugë do kthehet në kufirin që do të ndajë derbin më të afërt në historinë e futbollit.

Bëhet fjalë për sfidën mes Paris Sent Zhërmen dhe Paris FC, skuadër kjo që për herë të parë do të luajë në kampionatin elitar të futbollit francez.

Klubi në pronësi të Bernard Arnault, një prej njerëzve më të pasur të botës, zotërues i shtëpive të famshme të modës si “Louis Vuitton”, “Dior” apo “Givenchy”, po bën gati stadiumin e ri që ndodhet vetëm 190 metra larg atij të rivalëve parizienë.

Në këtë mënyrë, derbi I Parisit hyn në histori si ai I transfertës më të shkurtër, pasi skuadrave iu duhen vetëm pak hapa për të vizituar stadiumet respektivë.

Përballja e parë mes këtyre dy skuadrave është në program më 4 janar, ku pritës në “Parc de Prince” do të jetë Paris Sent Zhërmen.

 

Stërvitja ushtarake në Letoni/ NATO: Kur punojmë së bashku, asnjë minë nuk mbetet pas

16 August 2025 at 12:25

“Kur punojmë së bashku, asnjë minë nuk mbetet pas”, kështu ka deklaruar Aleanca Euroatlantike NATO në një postim në rrjetet sociale teksa ndanë pamje nga stërvitja e forcave ushtarake.

Ndër të tjera, NATO shkruan se inxhinierë ushtarakë nga Shqipëria, Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja, Franca, Italia dhe Spanja po stërviten për të përmirësuar aftësitë e tyre në hapjen me eksplozivë, ndërtimin e pengesave dhe pastrimin e minave.

Stërvitja po realizohet në Letoni ku pjesëmarrëse është edhe vendi ynë. Deklarata e NATO-s nënvizon rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar për të përballuar kërcënimet moderne dhe për të garantuar sigurinë e trupave dhe civilëve në zonat e konfliktit. / abcnews.al /

“Ukraina të pranojë marrëveshjen”/ Trump: Zelensky nuk ka zgjidhje tjetër

16 August 2025 at 12:14

Pas takimit me Vladimir Putin, presidenti amerikan Donald Trump foli në një intervistë për Fox News, duke i bërë thirrje Ukrainës që të bëjë një marrëveshje.

Kreu i shtëpisë së bardhë tha se Kievi duhet të bjerë dakord, pasi Rusia, është një fuqi më e madhe.

“Duhet të bëni një marrëveshje. Rusia është një fuqi shumë e madhe, dhe Ukraina nuk është. Ukraina duhet të bjerë dakord, Presidenti Zelenskyy duhet të bjerë dakord. Tani është me të vërtetë në dorë të Presidentit Zelensky ta përfundojë”

Më tej Trump theksoi se kjo është një luftë e tmerrshme, ku të dyja palët po humbasin shumë. Ai theksoi se nëse konflikti përfundon, kjo do të jetë një arritje e madhe për palët.

Presidenti amerikan tha per Fox News se u ngrit edhe mundësia që Ukraina t’i lëshojë territore Rusisë dhe garancitë e sigurisë për Ukrainën.

Sipas tij, këto janë pika që u negociuan dhe për të cilat kryesisht u ra dakord. Trump e cilësoi takimin e Putin të nrgohtë.

Ndërkohë sipas medias ameirkane Axios, Trump i tha homologut të tij ukrainas Volodymyr Zelensky se ai nuk preferon thjesht një armëpushim, por një fund të luftës.

Trump mësohet t’u ketë thënë Zelenskyt dhe liderëve europianë se një marrëveshje e shpejtë paqeje është më mirë se armëpushimi.

 

Në ndjekje te Barcelona/ Skuadra “blaugrana” është favorite edhe në sezonin e ri në La Liga

16 August 2025 at 11:44

Sezon i ri, por pretendentë të vjetër. La Liga ngre siparin e edicionit 2025/2026, ndërsa në vijën e parë të nisjes si favoritë janë si gjithmonë tre emrat e mëdhenj të futbollit spanjoll: Barcelona, Real Madrid dhe Atletico Madrid.

Edhe radha është kjo e përmendur më lart, me parashikimet që shohin sërish skuadrën “blaugrana” kandidanten kryesore për të ngritur trofeun e titullit kampion.

Pavarësisht problemeve financiare që shoqërojnë klubin prej vitesh tashmë dhe regjistrimin në ditën e fundit të disa prej futbollistëve, kompanitë e basteve dhe ato të statistikave, i japin Barcelonës kuotat më të larta në këtë edicion të La Liga.

Me Lamine Yamal si yllin e skuadrës, por edhe me grupin e lojtarëve të tjerë kampionë të sezonit të shkuar, Hansi Flick ka një ekip shumë kompetitiv, të forcuar edhe me transferimet e Markus Rashford, apo portierin Joan Garcia.

Si gjithmonë rivalët e mëdhenj të Barcelonës do të jenë dy skuadrat madrilene, Real dhe Atletiko.

“Los Blancos” vazhdojnë revolucionin, ndërsa projekti i udhëhequr nga Xabi Alonso me transferimin e talenteve të reja si Hujsen, Garcia apo i fundit Mastantuono nuk bindin parashikimet, që I japin Real pak më shumë se 32.1% shanse për të fituar titullin kampion.

Thuajse I njëjti diskutim vlen për Atletico Madrid.

Skuadra e Diego Pablo Simeone mbyll podiumin e favoritëve me vetëm 11.7% mundësi për triumf në këtë sezon të La Liga.

 

Detaje nga vrasja e 14 vjeçarit/ Autori xhiroi gomat përpara lokalit, viktima u vetëmbrojt me karrige por…

16 August 2025 at 11:31

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e 14 vjeçarit në fshatin Pirg të Maliqit nga një bashkëmoshatar i tij. Pas dëshmive dhe pamjeve të siguruara nga kamerat, policia ka arritur të ndërtojë dinamikën e ngjarjes së rëndë.

Nga dosja hetimore mësohet se disa ditë para se të ndodhte krimi autori ka shkuar me një mjet në fshatin Zvirinë dhe para lokalit të xhaxhait të viktimës ka xhiruar gomat dhe është larguar.

Ditën e ngjarjes viktima së bashku me një shok kanë shkuar në fshatin Pirg për tu qethur në berberanë në afërsi të lokalit ku ndodhi vrasja.

Ata kanë parë autorin duke kaluar me makinë dhe i kanë fishkëllyer me qëllim për tu sqaruar.   Ai ka ndaluar ka dalë nga makina dhe kanë nisur në debatojnë ndërkohë që ka nxjerrë thikën.

Viktima në këto kushte ka marë një karrike nga oborri i lokalit për tu vetëmbrojtur duke e vendosur përpara trupit por teksa bënte hapa pas është penguar dhe autori në atë moment e ka goditur me thikë.

E gjithë ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë së lokalit të cilat ndihmuan në zbardhjen e ngjarjes.

Për vrasjen e të miturit u vunë në pranga 8 persona, mes tyre autori i ngjarjes, babai dhe xhaxhai i autorit si dhe katër të mitur dëshmitar të ngjarjes.

/ abcnews.al /

Liverpool, nisje kampionësh/ “The Reds” mundën 4-2 Bournemouth në sfidën e parë të Premier

16 August 2025 at 11:25

Liverpul i ka bërë një nisje prej kampioni Premier Ligës. Në ndeshjen që hapi sezonin e ri të kampionatit anglez, skuadra e kuqe vuajti, por në fund fitoi 4-2 kundër Burnmuth.

Ashtu sic pritej, të ndihmuar edhe nga atmosfera spektakolare në tribunat e “Anfilld”, Liverpul mori menjëherë kontrollin e topit. Në një sfidë me ritëm të cmendur, rastet nuk munguan, por rezultati do të shbllokohej vetëm në minutën e 37-të.

Pas golit në finalen e Superkupës, Ekitike shënoi golin e parë për Liverpul në Premier League, duke vendosur fatin e pjesës së parë.

Me rikthimin në fushë pas pushimit, të zotët e shtëpisë dyfishuan shpejt shifrat me golin e Gakpo në minutën e 49-të.

Por Burnemuth rihapi garën në minutën e 64-rt me Semenjo.

Ky i fundit do të jepte një tjetër goditje të rëndë për vendasit kur në të 77-ën do të barazonte shifrat me realizimin e dytë personal.

Gjithsesi, shpresat e miqve për një rezultat pozitiv do të shuheshin vetëm dy minuta nga fundi. Federiko Kieza ktheu sërish në epërsi “The Reds”, ndërsa në shtesë Salah do të vuloste me golin e katërt fitoren e Liverpul që i dërgon një mesazh të gjithë rivalëve se nuk do ta dorëzojë me lehtësi titullin kampion. / abcnews.al /

❌
❌