Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 16 August 2025Main stream

Pikat kryesore nga takimi midis Trumpit dhe Putinit në Alaska

16 August 2025 at 08:06

Me aeroplanë luftarakë, tapet të kuq dhe slogani shpresëdhënës “Në ndjekje të paqes”, presidenti amerikan, Donald Trump priti homologun rus, Vladimir Putin në një samit në Alaska, i cili përfundoi papritur dhe pa rezultate të qarta.

Pas gati tre orësh takim, të dy liderët deklaruan “përparim”, por lanë konferencën për shtyp pa sqaruar çfarë kishin arritur konkretisht, raporton cnn.

E vetmja gjë e sigurt: nuk u arrit asnjë marrëveshje. Armëpushimi që Trump dëshironte nuk u realizua, ndërsa ai ia kaloi përgjegjësinë presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky për të “arritur një marrëveshje”, raporton cnn.

“Ramë dakord për shumë gjëra – shumicën, do të thosha”, tha Trump, por shtoi se “ka disa pika të mëdha ku ende nuk jemi pajtuar plotësisht”. Ai theksoi “nuk ka marrëveshje derisa të ketë marrëveshje”, transmeton Telegrafi.

Samiti, megjithëse pa përfundime konkrete, shënoi një rikthim të dukshëm të Putinit në skenën diplomatike. Megjithatë, sfidat ishin të dukshme që në fillim: ndërsa liderët takoheshin në bazën ajrore Elmendorf, Ukraina njoftoi për sulme të reja ajrore ruse — një shenjë se Putini nuk ka ndërmend të ndalë luftën, edhe pse pritej me nderime në tokën amerikane.

Përparim, por jo marrëveshje

Trump dhe Putin dhanë komente të paqarta pas një takimi disaorësh.

“Patëm një takim shumë produktiv dhe u ramë dakord për shumë pika. Kanë mbetur vetëm disa çështje, shumica jo të rëndësishme, njëra shumë e rëndësishme – por kemi shumë mundësi ta arrijmë. Nuk e arritëm ende, por jemi afër”, tha Trump.

Në një intervistë menjëherë pas samitit, Trump u pyet për lëshime territoriale ndaj Rusisë dhe garanci të mundshme të sigurisë për Ukrainën. Ai tha se për këto pika “kemi negociuar dhe jemi dakordësuar në pjesën më të madhe”, pa dhënë detaje.

Shtoi se Ukraina “duhet të pranojë”. Kur u pyet çfarë këshille ka për Zelenskyn, tha se “duhet të bëjë një marrëveshje”.

Para bisedimeve, ishte më e lehtë të kuptohej si do dukej një dështim sesa një sukses. Trump kishte kërcënuar se do të largohej nga takimi nëse nuk i pëlqente qëndrimi i Putinit, se mund të anulonte konferencën e përbashkët dhe kishte paralajmëruar pasoja të rënda për Rusinë nëse lufta vazhdonte.

Por gjatë fluturimit për në Anchorage, ai pranoi se nuk e dinte si do dukej një sukses – duke thënë se do ta njihte kur ta shihte.

Në fund, suksesi ishte po aq i paqartë pas samitit sa edhe në fillim.

Trump thotë se do të jetë pjesë e një takimi të mundshëm mes Putinit dhe Zelenskyt

Në intervistën për Fox, Trump deklaroi se si Putin, ashtu edhe Zelensky, duan që ai të marrë pjesë në një takim të dytë mes tyre — që sipas tij ishte edhe qëllimi përfundimtar para samitit.

“Të dy duan të jem aty, dhe unë do jem”, tha ai.

Në konferencën për shtyp, ai nuk përmendi një takim trepalësh, por tha se do fliste në telefon me “personat e duhur” – përfshirë Zelenskyn – për t’i informuar mbi bisedimet.

Gjatë paraqitjes së përbashkët me Putinin, e vetmja nismë konkrete e përmendur ishte një takim i dytë mes Trump dhe Putinit.

“Do flasim së shpejti dhe ndoshta do shihemi përsëri shumë shpejt”, tha Trump. “Herën tjetër në Moskë”, u përgjigj Putin në anglisht – një sugjerim që duket se e përjashton nga diskutimi Zelenskyn.

Putin rikthehet në skenën botërore

Menjëherë pas arritjes në SHBA, buzëqeshja e Putinit nga dritarja e limuzinës së Trumpit tregonte gjithçka: pas viteve të izolimit perëndimor, ai ishte rikthyer në vendin më të fuqishëm në botë.

Putin nuk kishte qenë në SHBA për 10 vjet dhe prej kohësh nuk ishte pritur në një samit presidencial. Pas pushtimit të Ukrainës në 2022, ai u bë i padëshiruar nga liderët perëndimorë dhe u përball me urdhër arresti nga Gjykata Ndërkombëtare Penale – ndaj Alaska ishte zgjedhur pjesërisht sepse SHBA nuk është anëtare e saj.

Por, izolimi përfundoi sapo zbarkoi në Anchorage. Me pritje me tapet të kuq, aeroplanë luftarakë dhe duartrokitje nga vetë Trump, mesazhi ishte i qartë: Putin ishte kthyer. Përshëndetja e tyre me buzëqeshje u cilësua në mediat shtetërore ruse si “një shtrëngim duarsh historik”.

Edhe pse ende i padëshiruar në shumë vende të Evropës, mikpritja nga Trump – udhëheqësi i ekonomisë dhe ushtrisë më të fuqishme në botë – minoi përpjekjet për izolimin e Putinit më shumë se çdo lider tjetër. Ky rikthim u simbolizua kur Putin hipi në makinën e blinduar të Trump – një veprim i pazakontë, por shumë domethënës.

Edhe pa arritur ndonjë marrëveshje të madhe, për Putinin, kjo ishte një fitore.

Asistentë u shtuan në atë që ishte planifikuar si takim kokë më kokë

Befasia ndodhi sapo Trump zbriti nga aeroplani: takimi me Putinin nuk do të ishte më kokë më kokë, vetëm me përkthyesit. Në vend të kësaj, dy këshilltarë do t’i bashkoheshin secilit lider gjatë bisedimeve dypalëshe.

Kjo ishte ndryshe nga sa kishte njoftuar Shtëpia e Bardhë më herët gjatë javës, ku thuhej se do të kishte një pjesë të takimit vetëm mes dy presidentëve. Një zyrtar amerikan tha se ky ishte një ndryshim i vonshëm, pa dhënë shpjegime pse ndryshoi formati.

Takimet kokë më kokë të Trump me Putinin gjatë mandatit të parë kishin qenë shpesh të paqarta. Me vetëm përkthyesit të pranishëm, nuk dihej çfarë ishte diskutuar saktësisht, dhe ndihmësit shpesh nuk mund të përcaktonin nëse ishte arritur ndonjë marrëveshje. Pas një takimi të tillë në Gjermani, Trump i kërkoi përkthyesit të hidhte poshtë shënimet.

Pjesëmarrja e dy ndihmësve në takimin e së premtes – Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio dhe i dërguari i posaçëm, Steve Witkoff – mund të sjellë më shumë qartësi në ditët në vijim, sidomos nëse Rusia jep një version të ngjarjeve që bie ndesh me atë të SHBA-së.

Megjithatë, një moment mbeti vetëm mes Trump dhe Putinit: udhëtimi i shkurtër me limuzinën presidenciale nga pista deri në dhomën e takimit. Brenda veturës ishin vetëm ata dhe agjentët e Shërbimit Sekret – pa këshilltarë apo përkthyes.

Përmbajtja e atij bisedimi të shkurtër dihet vetëm nga ata të dy. /Telegrafi/

The post Pikat kryesore nga takimi midis Trumpit dhe Putinit në Alaska appeared first on Telegrafi.

ANCHORAGE – Trump: Do të informoj NATO-n dhe Zelenskyn pas samitit të Alaskës me Putinin

16 August 2025 at 02:49

ANCHORAGE, 16 gusht /ATSH-DPA/ – Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se planifikon të flasë me aleatët e NATO-s, si dhe me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, pas takimit të tij me presidentin rus Vladimir Putin në Alaska.

“Nuk ka marrëveshje derisa të ketë një marrëveshje”, u tha Trump gazetarëve pas samitit.

“Do t’i telefonoj NATO-s pas pak, do të telefonoj njerëz të ndryshëm që mendoj se janë të përshtatshëm dhe sigurisht, do të telefonoj presidentin Zelensky dhe do t’u tregoj për takimin e sotëm”, tha presidenti i SHBA-së.

“Në fund të fundit, varet prej tyre”, shtoi ai, pa dhënë detaje të mëtejshme mbi bisedimet./ a.jor.

The post ANCHORAGE – Trump: Do të informoj NATO-n dhe Zelenskyn pas samitit të Alaskës me Putinin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

ANCHORAGE – Trump dhe Putin përfundojnë konferencën për shtyp pa pranuar pyetje nga gazetarët

16 August 2025 at 02:33

ANCHORAGE, 16 gusht /ATSH-AFP/ – Konferenca për shtyp pas takimit midis Donald Trump dhe Vladimir Putin përfundoi pa pranuar pyetje nga gazetarët, të cilët kishin mbërritur në Alaskë në numër të madh.

Pas takimit të tyre gati treorësh, presidenti rus foli i pari me shtypin, në kundërshtim me protokollin tradicional, i cili dikton që udhëheqësi pritës të flasë i pari.

Pavarësisht pyetjeve nga gazetarët, të grumbulluar në një dhomë të rregulluar posaçërisht, presidenti amerikan thjesht i shtrëngoi dorën homologut të tij rus për të përfunduar konferencën për shtyp./ a.jor.

The post ANCHORAGE – Trump dhe Putin përfundojnë konferencën për shtyp pa pranuar pyetje nga gazetarët appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

ANCHORAGE – Trump: Takimi me Putinin produktiv

16 August 2025 at 02:32

ANCHORAGE, 16 gusht /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Donald Trump tha se takimi i tij me homologun rus, Vladimir Putinin në Alaska kishte qenë “produktiv”.

Ai përshëndeti “progresin e madh” të bërë.

Presidenti amerikan tha në një deklaratë për shtyp, së bashku me homologun e tij rus, se ata do të telefononin menjëherë udhëheqësit e NATO-s si dhe presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky “për të diskutuar takimin e sotëm”.

Ndërkohë, presidenti rus Vladimir Putin u bëri thirrje Kievit dhe aleatëve të tij evropianë të mos “krijojnë pengesa” për përpjekjet për të gjetur një zgjidhje për konfliktin në Ukrainë”.

“Ne supozojmë se Kievi dhe kryeqytetet evropiane do t’i qasen të gjitha këtyre në mënyrë konstruktive dhe nuk do të krijojnë pengesa ose nuk do të përpiqen të minojnë progresin e pritur përmes provokimeve ose intrigave prapa skenave”, tha Putin./ a.jor.

The post ANCHORAGE – Trump: Takimi me Putinin produktiv appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

ANCHORAGE – Putin: Kievi dhe evropianët të mos krijojnë pengesa për procesin e paqes në Ukrainë

16 August 2025 at 02:26

ANCHORAGE, 16 gusht /ATSH-AFP/ – Presidenti rus Vladimir Putin u bëri thirrje Kievit dhe aleatëve të tij evropianë të mos “krijojnë pengesa” për përpjekjet për të gjetur një zgjidhje për konfliktin në Ukrainë, pas bisedimeve të tij me presidentin e SHBA-së Donald Trump në Alaska.

“Ne supozojmë se Kievi dhe kryeqytetet evropiane do t’i qasen të gjitha këtyre në mënyrë konstruktive dhe nuk do të krijojnë pengesa ose nuk do të përpiqen të minojnë progresin e pritur përmes provokimeve ose intrigave prapa skenave”, tha Putin në një konferencë të përbashkët për shtyp me Trump./ a.jor.

The post ANCHORAGE – Putin: Kievi dhe evropianët të mos krijojnë pengesa për procesin e paqes në Ukrainë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Herën tjetër në Moskë” – konferenca e Trumpit dhe Putinit mbyllet me një ftesë ‘surprizë’

16 August 2025 at 01:35

Konferenca e shkurtër për shtyp e Trumpit dhe Putinit përfundoi pa u përballur me pyetjet e gazetarëve nga udhëheqësit.

Në vend të kësaj, Trump i drejtohet Putinit dhe e falënderon përsëri, shkruan skynews.

“Do të flasim me ju shumë shpejt dhe ndoshta do të shihemi përsëri shumë shpejt”, i thotë ai presidentit rus.

“Herën tjetër në Moskë”, i përgjigjet Putin.

Trump tha se do të kritikohet pak për këtë, por mund ta shoh të mundshme.

Ndryshe, presidenti amerikan tha se do të telefonojë NATO-n dhe Volodymyr Zelenskyn për t’i “treguar atij për takimin e sotëm”.

“Do të filloj të bëj disa telefonata dhe do t’u tregoj atyre se çfarë ndodhi”, shtoi ai. /Telegrafi/

The post “Herën tjetër në Moskë” – konferenca e Trumpit dhe Putinit mbyllet me një ftesë ‘surprizë’ appeared first on Telegrafi.

Trump: Takimi me Putinin ishte produktiv, por nuk arritëm marrëveshje

16 August 2025 at 01:28

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se takimi me udhëheqësin rus, Vladimir Putin, ishte “shumë produktiv”, por ata nuk arritën një marrëveshje lidhur me përfundimin e luftës mes Rusisë dhe Ukrainës.

Gjatë konferencës së përbashkët për media pas takimit në Alaskë, që zgjati gati 3 orë, Trump tha se me Putinin janë pajtuar për shumë pika, por jo edhe për më të rëndësishmen – duke mos specifikuar nëse bëhet fjalë për një armëpushim në luftën në Ukrainë që nisi më 2022.

Sipas presidentit amerikan, ka gjasa të mira që palët të arrijnë në të ardhmen një marrëveshje.

Putin, në anën tjetër, e cilësoi takimin si “konstruktiv”, dhe tha se “ne jemi sinqerisht të interesuar që konflikti të përfundojë”.

Në fund të konferencës, Trump tha se beson që do ta takojë Putinin sërish shumë shpejt.

Ndryshe, në takimin, që u mbajtë në bazën ushtarake Elmendorf, dy udhëheqësve morën pjesë edhe sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, dhe i dërguari i posaçëm amerikan, Steve Witkoff.

Po ashtu, Putin ishte i shoqëruar nga ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov, dhe këshilltari për çështje të jashtme, Yuri Ushakov. /Telegrafi/

The post Trump: Takimi me Putinin ishte produktiv, por nuk arritëm marrëveshje appeared first on Telegrafi.

“Ramë dakord për shumë pika”, Trump deklarohet pas takimit me Putinin

16 August 2025 at 01:17

Donald Trump foli pasi Vladimir Putin hapi konferencën për shtyp.

Ai falënderoi presidentin rus për deklaratën e tij “të thellë” dhe e përshkruan takimin si “shumë produktiv”.

“Kishte shumë, shumë pika për të cilat ramë dakord”, tha ai, shkruan skynews.

“Do të thoja disa pika të rëndësishme, por nuk kemi arritur ende atje, kemi bërë disa përparime.”

“Nuk ka marrëveshje derisa të ketë një marrëveshje.”

Trump tha se do të telefonojë NATO-n dhe Volodymyr Zelenskyn për t’i “treguar atij për takimin e sotëm”.

“Do të filloj të bëj disa telefonata dhe do t’u tregoj atyre se çfarë ndodhi”, shtoi ai.

“Kishim një takim jashtëzakonisht produktiv dhe shumë pika u ranë dakord, ka mbetur shumë pak.”

“Disa nuk janë aq të rëndësishme, por kemi një shans shumë të mirë për të arritur atje.” /Telegrafi/

The post “Ramë dakord për shumë pika”, Trump deklarohet pas takimit me Putinin appeared first on Telegrafi.

Putin hap konferencën për shtyp: Ne jemi të përgatitur të punojmë për sigurinë e Ukrainës

16 August 2025 at 01:10

Vladimir Putin hapi konferencën për shtyp dhe tha se negociatat u “zhvilluan në një atmosferë konstruktive respekti të ndërsjellë”.

“Kishim negociata shumë të hollësishme që ishin mjaft të dobishme”, tha ai dhe falënderoi Donald Trump për propozimin e takimit të Alaskës.

Presidenti rus foli për historinë e përbashkët ruse dhe amerikane në Alaskë dhe tha se ishte një vend “logjik” për bisedimet e tyre, shkruan skynews.

“Ne gjithmonë do të kujtojmë shembuj të tjerë historikë kur vendet tona mundën armiqtë e përbashkët së bashku në frymën e shoqërisë dhe aleancës së betejës që mbështetën njëra-tjetrën, lehtësuan njëra-tjetrën.

“Jam i sigurt se kjo trashëgimi do të na ndihmojë të rindërtojmë dhe të nxisim lidhje të ndërsjella të dobishme dhe të barabarta në këtë fazë të re, edhe gjatë kushteve më të vështira.”

Putin vazhdoi duke thënë se marrëdhëniet aktuale SHBA-Rusi kanë “rënë në pikën më të ulët që nga Lufta e Ftohtë” dhe një takim midis dy burrave është “i vonuar prej kohësh”.

Duke kaluar te thelbi i bisedimeve, Putin tha se Ukraina ishte qendrore dhe përsërit pikëpamjen e tij se konflikti ka të bëjë me “kërcënime themelore për sigurinë”.

Ai tha se Rusia është “sinqerisht e interesuar” për t’i dhënë fund konfliktit, por që ai të jetë “i qëndrueshëm”, ata duhet të eliminojnë “shkaqet kryesore të konfliktit” dhe të adresojnë “konfliktin legjitim” të Rusisë.

“Pajtohem me presidentin Trump, siç e tha ai sot, se natyrisht, siguria e Ukrainës duhet të sigurohet gjithashtu. Natyrisht, ne jemi të përgatitur të punojmë për këtë.”

“Do të doja të shpresoja që marrëveshja që kemi arritur së bashku do të na ndihmojë ta afrojmë këtë qëllim dhe do të hapë rrugën drejt paqes në Ukrainë.”

Presidenti rus gjithashtu sulmoi udhëheqësit evropianë, duke thënë se shpreson që ata të mos “e pengojnë progresin e sapolindur”.

Ai vazhdoi të thotë se kjo është “potenciale” për një zgjerim të madh të marrëdhënieve SHBA-Rusi, si dhe bashkëpunimin në Arktik. /Telegrafi/

The post Putin hap konferencën për shtyp: Ne jemi të përgatitur të punojmë për sigurinë e Ukrainës appeared first on Telegrafi.

Samiti Trump-Putin në Alaska: Pa marrëveshje konkrete por me sinjale pozitive

By: admin
16 August 2025 at 02:03

Pas rreth tre orësh bisedimesh me dyer të mbyllura, presidentët Donald Trump dhe Vladimir Putin dolën para mediave në Anchorage, Alaska, për një konferencë për shtyp — ku nuk u lejuan pyetje.

Megjithëse nuk u arrit asnjë marrëveshje konkrete për paqe apo armëpushim në Ukrainë, të dy liderët dhanë sinjale për vazhdim të komunikimit dhe vullnet për negociata të mëtejshme.

Cfarë tha Donald Trump?

Asnjë marrëveshje konkrete: “Nuk ka marrëveshje derisa të ketë një të tillë,” tha Trump në fillim të deklaratës, duke pranuar mungesën e një rezultati të prekshëm.

Progres i papërcaktuar: “Bëmë përparim të madh,” tha ai, pa ofruar detaje. Ai u largua nga konferenca pa iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Shkëmbim ftesash me Putinin: Trump tha se “do të flasin sërish shumë shpejt” dhe u përgjigj me interes kur Putin e ftoi “herën tjetër në Moskë”, duke shtuar: “Do të kritikohem pak për këtë, por mund ta shoh të mundshme që të ndodhë.”

Cfarë tha Vladimir Putin?

Lufta lidhet me sigurinë ruse: “Situata në Ukrainë ka të bëjë me kërcënimet themelore për sigurinë tonë,” tha Putin, duke e konsideruar konfliktin si pasojë të mosadresimit të shqetësimeve strategjike të Rusisë.

Kërkesa për adresimin e “shkaqeve të konfliktit”: “Për ta bërë zgjidhjen të qëndrueshme dhe afatgjatë, duhet të eliminojmë të gjitha rrënjët e konfliktit,” u shpreh ai, duke nënkuptuar nevojën për një rikonfigurim të arkitekturës së sigurisë në Evropë.

Rusia e gatshme për bashkëpunim: “Ne jemi të përgatitur të punojmë për këtë. Shpresoj që marrëveshja që kemi arritur së bashku (me Trump) do të na ndihmojë të afrohemi me këtë qëllim.”

Përmendi sigurinë e Ukrainës: Putin theksoi se edhe siguria e Ukrainës duhet të garantohet në çdo marrëveshje të mundshme.

The post Samiti Trump-Putin në Alaska: Pa marrëveshje konkrete por me sinjale pozitive appeared first on Albeu.com.

ANCHORAGE – Trump dhe Putin bisedime për Ukrainën pas një përshëndetjeje të ngrohtë

15 August 2025 at 23:31

ANCHORAGE (SHBA), 15 gusht /ATSH-ANSA/ – Samiti SHBA-Rusi ka filluar prej më shumë se një ore.

Përveç presidentit Trump, Shtëpinë e Bardhë e përfaqësojnë edhe sekretari i Shtetit, Marco Rubio dhe i Dërguari i Posaçëm Steve Witkoff.

Përveç presidentit Putin, Kremlinin e përfaqësojnë edhe ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov dhe këshilltari i Politikës së Jashtme, Yuri Ushakov.

Trump deklaroi më parë se “një armëpushim sot, përndryshe nuk do të jem i kënaqur”.

Ministri i Jashtëm rus, Lavrov deklaroi se “SHBA-ja patjetër do të lehtësojë disa sanksione”.

Ambasadorët e BE-së do të takohen nesër për të diskutuar rezultatin e samitit./  a.jor.

The post ANCHORAGE – Trump dhe Putin bisedime për Ukrainën pas një përshëndetjeje të ngrohtë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BRUKSEL – Ambasadorët e BE-së takohen për rezultatet e samitit Trump-Putin

15 August 2025 at 23:11

BRUKSEL, 15 gusht /ATSH-ANSA-AFP/ – Ambasadorët e BE-së do të takohen nesër në mëngjes në orën 09:30 për të diskutuar rezultatin e samitit midis Donald Trump dhe Vladimir Putin.

Ata do të shqyrtojnë edhe marrëdhëniet tregtare BE-SHBA dhe çështjen e tarifave.

Informacioni i sipërcituar u mësua nga burime evropiane në Bruksel.

Samiti midis Trump, Putin dhe këshilltarëve të tyre filloi sot në Alaska.

Pritet që çështja themelore e takimit të jetë ajo e Ukrainës./ a.jor.

The post BRUKSEL – Ambasadorët e BE-së takohen për rezultatet e samitit Trump-Putin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Përfundon takimi Trump-Putin pas pothuajse tre orë

16 August 2025 at 00:29

Takimi me dyer të mbyllura i Donald Trump me Vladimir Putin ka përfunduar pasi zgjati pothuajse tre orë.

Sekretari i shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, dhe i dërguari Steve Witkoff u ulën pranë Trumpit, ndërsa ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, dhe ndihmësi Yuri Ushakov ishin pranë Putinit.

Tani pritet një konferencë për shtyp së shpejti.

Kremlini e konfirmoi se Vladimir Putin do t’i bashkohet Donald Trumpit në një konferencë të përbashkët për shtyp.

Ndryshe, më shumë se gjashtë vjet pas takimit të tyre të fundit, Trump dhe Putin janë përsëri ballë për ballë.

The post Përfundon takimi Trump-Putin pas pothuajse tre orë appeared first on Telegrafi.

Nga Alaska, Trump nis fushatën për mbledhje fondesh: Ky takim është me rrezik të lartë

15 August 2025 at 23:48

Ekipi i Donald Trump u ka dërguar një email mbështetësve të tij duke kërkuar donacione ndërsa ai zhvillon bisedime me Putinin.

Emaili titullohet: “TRUMP NË ALASKA! ME PUTININ!”

Teksti thotë: “Do të takohem me Putinin në Alaska! Bën pak ftohtë.”

“KY TAKIM ËSHTË ME RREZIK SHUMË TË LARTË për botën.”

“Demokratët nuk do të donin asgjë më shumë sesa që UNË TË DËSHTOJ.”

“Askush në botë nuk di si të bëjë marrëveshje si unë!”

“SONTE në mesnatë skadon afati im SHUMË KRITIK i mbledhjes së fondeve, dhe e Majta Radikale po i shikon shifrat tona këtë natë nga të gjitha netët për të parë nëse humbasim…”

“POR, unë po nis fushatën TRUMP BLITZ ku çdo Patriot që lexon këtë mesazh do të japë 10 dollarë për të QËNDRUAR ME TRUMPIN!”

Ndërkohë, mbështetësit e Trump janë mbledhur pranë vendit në Anchorage, Alaska, ku po zhvillohen bisedimet. /Telegrafi/

The post Nga Alaska, Trump nis fushatën për mbledhje fondesh: Ky takim është me rrezik të lartë appeared first on Telegrafi.

Yesterday — 15 August 2025Main stream

ANCHORAGE – Trump dhe Putin shtrëngojnë duart para samitit

15 August 2025 at 21:26

ANCHORAGE, 15 gusht /ATSH-ANSA/ – Donald Trump dhe Vladimir Putin shtrëngojnë duart në bazën ajrore ”Elmendorf-Richardson” në Anchorage.

Udhëheqësi i Kremlinit u prit nga presidenti amerikan sapo zbriti nga avioni presidencial.

Ky është takimi i parë midis Putinit dhe një presidenti amerikan që kur Putin u takua me Joe Biden në Gjenevë në vitin 2021.

Shtrëngimi i duarve u zhvillua në qilimin e kuq të shtruar për Putinin.

Trump duartrokiti Vladimir Putinin me mbërritjen e tij në Anchorage, duke i dhënë atij një shenjë miratimi.

”Cari” ia ktheu gjestin me një buzëqeshje të ngrohtë.

Donald Trump dhe Vladimir Putin në një makinë së bashku.

Të dy udhëheqësit hipën në një limuzinë që i priste në aeroport.

Të dy, të filmuar nga kamerat, dukeshin duke buzëqeshur.

Vladimir Putin nuk iu përgjigj pyetjeve të medias në lidhje me armëpushimin në Ukrainë.

As presidenti amerikan nuk foli me gazetarët./ a.jor.

The post ANCHORAGE – Trump dhe Putin shtrëngojnë duart para samitit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Reagimi i çuditshëm i Putinit gjatë takimit me Trumpin ndaj gazetarëve

15 August 2025 at 22:24

Ky është momenti kur presidenti rus Vladimir Putin çuditet me gazetarët që ndodhen të pranishëm në takimin e tij me presidentin amerikan Donald Trump në Alaska.

Putin shihet duke shtrembëruar fytyrën kur stafi i presidentit amerikan nis të thërrasë “Thank you Press” (Faleminderit medias) dhe duke u kërkuar atyre të largohen.

Mesa duket Putin është mësuar të ketë përballë vetëm gazetarë të regjimit dhe nga ata të cilët as nuk e marrin mundimin ta sfidojnë me pyetje.

Andaj gjesti i tij ka tërhequr vëmendje në rrjetet sociale.

Ndryshe, në takim janë edhe Sekretari i shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, dhe i dërguari Steve Witkoff.

Si dhe ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, dhe ndihmësi Yuri Ushakov. /Telegrafi/

 

The post Reagimi i çuditshëm i Putinit gjatë takimit me Trumpin ndaj gazetarëve appeared first on Telegrafi.

Pamje nga brenda takimit Trump-Putin

15 August 2025 at 22:01

Donald Trump dhe Vladimir Putin kanë filluar takimin e tyre në Alaska.

Sekretari i shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, dhe i dërguari Steve Witkoff janë ulur pranë Trumpit, ndërsa ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, dhe ndihmësi Yuri Ushakov janë pranë Putinit.

Ndryshe, më shumë se gjashtë vjet pas takimit të tyre të fundit, Trump dhe Putin janë përsëri ballë për ballë.

Të dy udhëheqësit përshëndetën njëri-tjetrin me një shtrëngim duarsh pasi zbresin nga aeroplanët e tyre në bazën ushtarake Elmendorf-Richardson në Anchorage, Alaska.

Trump i buzëqeshur madje duartrokiti presidentin rus ndërsa ai iu afrua në qilimin e kuq.

Pasi u përshëndetën, të dy u panë duke u futur në të njëjtën veturë dhe duke u larguar. /Telegrafi/

The post Pamje nga brenda takimit Trump-Putin appeared first on Telegrafi.

Putin me arsenal makinash të blinduara drejt Alaskës, bën një ndalesë para se të hyjë në Amerikë

By: armand
15 August 2025 at 19:48

Presidenti rus Vladimir Putin ka udhëtuar sot nga Moska për në Bregun e Paqësorit me një limuzinë të blinduar përpara samitit të tij të shumëpritur me Donald Trump në Alaskë. Mediat ruse kanë publikuar pamjet e eskortës së blinduar me dhjetëra makina të tipit “Aurus Senat”, që përdoret për të transportuar Presidentin e Rusisë, teksa […]

The post Putin me arsenal makinash të blinduara drejt Alaskës, bën një ndalesë para se të hyjë në Amerikë appeared first on BoldNews.al.

Amerika shfaq fuqinë ushtarake në pritje të Putinit

15 August 2025 at 20:53

Në minutat e fundit, Donald Trump zbarkoi në Anchorage në bordin e Air Force One.

Zëvendësshefi i tij i stafit, Dan Scavino, ka postuar përditësime prapa skenave nga aeroplani.

Ai ndau një video të shkurtër të vendosjes në tokë – dhe duket se një shfaqje e gjerë e fuqisë ushtarake amerikane pret Vladimir Putinin, i cili do të zbarkojë së shpejti.

Air Force One🛬Alaska… https://t.co/0VfYFICa7m pic.twitter.com/k9tbUU4YYl

— Dan Scavino (@Scavino47) August 15, 2025

Ndryshe, sapo janë publikuar pamje që tregojnë se ku do të takohen Trump dhe Putin sonte.

Është shtruar një qilim i kuq, me aeroplanë luftarakë të pozicionuar në të dyja anët e një shenje “Alaska 2025”.

 

The post Amerika shfaq fuqinë ushtarake në pritje të Putinit appeared first on Telegrafi.

Trump zbarkon në Alaska, publikohen pamje nga vendi i takimit me Putinin

15 August 2025 at 20:30

Donald Trump sapo ka zbarkuar në bazën ushtarake Elmendorf-Richardson në Alaska me Air Force One.

Presidenti amerikan ka mbërritur në bazën ushtarake para Vladimir Putinit.

Siç raportohet, ai nuk ishte i qartë se çfarë do ta konsideronte sukses në takimin e tij me Putinin.

Por ai tha se dëshiron një armëpushim “sot”.

Ndryshe, sapo janë publikuar pamje që tregojnë se ku do të takohen Trump dhe Putin sonte.

Është shtruar një qilim i kuq, me aeroplanë luftarakë të pozicionuar në të dyja anët e një shenje “Alaska 2025”. /Telegrafi/

The post Trump zbarkon në Alaska, publikohen pamje nga vendi i takimit me Putinin appeared first on Telegrafi.

❌
❌