Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 12 August 2025Main stream

Irani arrestoi 21 mijë persona gjatë luftës kundër Izraelit në qershor

By: M C
12 August 2025 at 22:43

Policia iraniane ka njoftuar se i ka ndaluar rreth 21.000 persona për shkelje të dyshuara të sigurisë gjatë luftës 12-ditore me Izraelin, që është zhvilluar në qershor – shifër shumë më e lartë sesa vlerësimet zyrtare të publikuara më herët.

Zëdhënësi i policisë, Saeed Montazerolmehdi, tha më 12 gusht se informacionet e marra nga qytetarët kanë luajtur rol të rëndësishëm në arrestime. Nuk dihet sa prej tyre vazhdojnë të mbahen në paraburgim.

Në mesin e të ndaluarve janë edhe 2.774 shtetas të huaj të akuzuar për spiunazh. Autoritetet thanë se në telefonat e tyre janë gjetur dëshmi për aktivitete të dyshimta, si fotografi të pozicioneve ushtarake dhe objekteve kyç, si dhe të dhëna për vendndodhjen e transmetuar. Edhe 261 persona të tjerë dyshohen për spiunazh, ndërsa 172 janë arrestuar për xhirime të paautorizuara.

Ky njoftim bie ndesh me deklaratat e fundit të shefit të gjyqësorit, Gholam Hossein Mohseni-Ejei, i cili kishte raportuar për 2.000 arrestime gjatë dhe pas konfliktit, duke theksuar se shumë prej tyre ishin liruar pasi hetimet nuk kishin gjetur prova për spiunazh ose bashkëpunim me Izraelin.

Organizatat për të drejtat e njeriut kanë shprehur shqetësim për masat e marra ndaj të dyshuarve. Agjencia e lajmeve HRANA, me seli në SHBA, ka dokumentuar qindra arrestime gjatë konfliktit, shpesh ndaj pakicave etnike dhe aktivistëve. Organizata ndërkombëtare për të drejta të njeriut, Amnesty International ka dënuar rritjen e ekzekutimeve në Iran pas luftës, duke paralajmëruar për tortura, gjykime të padrejta dhe vrasje arbitrare.

Që nga fundi i qershorit, Irani i ka ekzekutuar të paktën shtatë persona të akuzuar për spiunazh për Izraelin, përfshirë shkencëtarin bërthamor Rouzbeh Vadi. Vadi, i arrestuar mbi një vit më herët, akuzohej se kishte dhënë informacione të ndjeshme që i kishin ndihmuar operacionet izraelite.

Autoritetet iraniane shprehin shqetësim për depërtimin e thellë të shërbimit izraelit të inteligjencës Mossad, i cili, sipas tyre, ka mundësuar operacione të rënda ushtarake e të inteligjencës brenda vendit.

Në qershor, parlamenti miratoi një ligj për rritjen e ndjeshme të dënimeve për spiunazh dhe bashkëpunim me qeveri të huaja armiqësore, veçanërisht Izraelin. Edhe pse Këshilli i Gardës e rrëzoi ligjin, një zëdhënës i këtij organi tha se, me disa ndryshime, ai mund të miratohet./ REL

The post Irani arrestoi 21 mijë persona gjatë luftës kundër Izraelit në qershor appeared first on Albeu.com.

Netanyahu paralajmëron ofensivë të re në Gaza: Nuk ka armëpushim me Hamasin, banorët mund të largohen

By: M C
12 August 2025 at 22:32

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se shpresat për një armëpushim të pjesshëm dhe një marrëveshje për lirimin e pengjeve nga grupi Hamas kanë përfunduar.

Në një intervistë për televizionin i24, të cituar nga Times of Israel, Netanyahu përmendi edhe deklaratën e Presidentit amerikan Donald Trump, sipas të cilit Hamasi nuk është i gatshëm për një marrëveshje.

“E dëgjuat Presidentin Trump,” tha Netanyahu kur u pyet nëse armëpushimi dhe lirimi i pengjeve mbeten ende një mundësi. “Mendoj se është pas nesh. Kemi bërë gjithçka. Na është bërë e qartë se ata thjesht po na mashtrojnë. Shumë pengje, të vdekur dhe të gjallë, do të mbeten në duart e tyre.” Ai shtoi se dëshiron të gjithë pengjet, “si të gjallët ashtu edhe të rënët”.

Netanyahu njoftoi gjithashtu se Izraeli do t’u lejojë banorëve të Rripit të Gazës të largohen nëse dëshirojnë, duke përmendur se kjo është një praktikë që është ndjekur edhe gjatë konflikteve të tjera në Siri, Ukrainë dhe Afganistan. Ai i bëri thirrje vendeve të tjera që duan të ndihmojnë palestinezët t’u “hapin dyert e tyre” për t’u strehuar.

Ndërkohë, ushtria izraelite përgatit një ofensivë më të gjerë në territor, duke shtuar tensionet në rajon.

Në të njëjtën intervistë, Netanyahu foli për përkushtimin e tij ndaj një “misioni historik dhe shpirtëror” dhe vizionin e tij për “Izraelin e Madh” — një koncept që përfshin territore të ndryshme, përfshirë një shtet të ardhshëm palestinez dhe zona aktualisht pjesë e Jordanisë dhe Egjiptit. Ky term u përdor pas Luftës Gjashtëditore të vitit 1967 dhe ka ngjallur diskutime të shumta politike dhe ndërkombëtare.

Situata në Rripin e Gazës mbetet shumë e tensionuar, ndërsa Izraeli dhe grupet palestineze janë në një fazë kritike të konfliktit që po godet rëndë civilët në të dyja palët.

The post Netanyahu paralajmëron ofensivë të re në Gaza: Nuk ka armëpushim me Hamasin, banorët mund të largohen appeared first on Albeu.com.

Evakuimi i banorëve nga fshatrat e Gramshit pasi flakët dolën nga kontrolli, 32 familje akomodohen në konviktin e qytetit

By: M C
12 August 2025 at 22:03

Familjet e evakuuara nga fshatrat e Njësisë Administrative Skënderbegas të Gramshit, kanë mbërritur në ambientet e konviktit të qytetit, ku janë marrë masa për akomodimin e tyre.

Korrespondentja e Top Channel Bruna Kërçyku bën me dije se po ashtu po bëhen gati hotelet e zonës për të akomoduar njerëzit e prekur.

Tajar Bici, nënkryetar i Bashkisë Gramsh bëri me dije se kanë siguruar 120 shtretër nga konvikti dhe bizneset. Deri tanin janë 32 persona të regjistruar për t’u akomoduar në konvikt.

Pop ashtu janë marrë masa për ushqime. Aktualisht janë evakuuar drejt qytetit 32 banorë, ndërsa pjesa tjetër qëndrojnë përreth zonave për të shuar flakët, duke shpresuar deri në momentin e fundit.

Dy fshatrat Shëmbërdhenj dhe Bletas janë shkrumbuar plotësisht banesat. Ndërkohë rrezikohen fshatrat Harunas, Nartë, Shelcan, Bulçar, Snisëm, Sojnik, Probat dhe Grabova e Poshtme.

Kujtojmë se situata me zjarrin në disa fshatra të Gramshit është serioze, ndërsa një person ka humbur jetën dhe disa të tjerë kanë mbetur të lënduar.

The post Evakuimi i banorëve nga fshatrat e Gramshit pasi flakët dolën nga kontrolli, 32 familje akomodohen në konviktin e qytetit appeared first on Albeu.com.

Një dashuri që nuk fshihet më/ Adrola, Capital, Troi dhe nëna e reperit në momentet më të ngrohta

By: M C
12 August 2025 at 21:46

Marrëdhënia e Adrola Dushit dhe Capital është tashmë e konsoliduar dhe çifti po shijon disa ditë relaxi në një rezidencë private buzë detit.

Është siguruar një foto nga një darkë intime ku dyshja shoqërohen nga nëna e reperit dhe djali i modeles, Troi.

Nga pamjet duket se Capital është shumë i afërt me Troin, duke ndërtuar një raport të ngrohtë dhe të shëndetshëm me të.

Edhe pse përfoljet për lidhjen e tyre datojnë prej kohësh, as Adrola dhe as Capital nuk e kanë konfirmuar publikisht marrëdhënien e tyre, megjithatë modelja është parë shpesh pranë reperit në koncertet e tij, si një mbështetëse e zjarrtë.

The post Një dashuri që nuk fshihet më/ Adrola, Capital, Troi dhe nëna e reperit në momentet më të ngrohta appeared first on Albeu.com.

Banesa dhe stane të djegura në Lekël të Tepelenës, shp*rthejnë dy b*mba të L*ftës së Dytë Botërore

By: M C
12 August 2025 at 21:27

Shumë vatra zjarri në vend kanë sjellë situatë alarmante në zona të ndryshme të Shqipërisë ndër të cilat edhe flakët në fshatin Lekël të Tepelenës. Mësohet se flakët e zjarrit kanë shkaktuar dëmë të shumta në bimësi por edhe në banesa.

Nuk dihet ende një numër i saktë i banesave të djegura ndërsa raportohet se flakët kanë djegur tre stane. Zjarrit nuk i ka shpëtuar as kisha ortodokse “Shën Ilia”, e cila është monument kulture.

Situata u përshkallëzua pas shpërthimit të dy bombave të mbetura në zonë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Mësohet se ato janë aktivizuar për shkak të temperaturave të larta dhe zjarrit. Kjo situatë alarmante ka sjellë që të kryhet evakuimi i banorëve në fshatrat Lekël dhe Hormovë. Një viktimë është regjistruar sot në Gramsh nga zjarret të cilat në të gjithë vendin kanë marrë “pushtetin” edhe për shkak të temperaturave të larta dhe erës të cilat kanë qenë në favor të tyre.

The post Banesa dhe stane të djegura në Lekël të Tepelenës, shp*rthejnë dy b*mba të L*ftës së Dytë Botërore appeared first on Albeu.com.

Shqipëria në flakë, Ambasada e SHBA thirrje amerikanëve: Shmangni zonat e rrezikut, largohuni nga zjarret

By: M C
12 August 2025 at 20:45

Ambasada e SHBA në Tiranë përmes një postimi në rrjete sociale i ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë në Shqipëri që të tregojnë kujdes maksimal për shkak të zjarreve që kanë përfshirë vendin.

Ambasada e SHBA i bën thirrje amerikanëve që të shmangin zonat e rrezikuara dhe të respektojnë urdhrat për evakuim apo çdo lloj udhëzimi të policisë.

“Ambasada Amerikane në Tiranë po monitoron me kujdes zjarret që po përfshijnë vendin dhe u bën thirrje të gjithë qytetarëve amerikanë të tregojnë kujdes maksimal në zonat e rrezikuara.

Shumë zona janë në proces evakuimi. Ju lutemi shmangni këto zona dhe ndiqni udhëzimet e policisë për mbylljen e rrugëve apo ndërprerjet e trafikut.

Ndalohet kalimi përmes zonave me tym apo flakë. Nëse ndodheni pranë një zjarri, largohuni menjëherë.

Për çdo ndihmë apo informacion, kontaktoni Ambasadën në numrin 4224-7285 (nga Shqipëria) ose +355-4224-7285 (nga jashtë Shqipërisë), ose në email: ACSTirana@state.gov“, thuhet në njoftimin zyrtar.

Aktualisht në vend raportohen 30 vatra aktive zjarri, ndërsa situata më kritike paraqitet në Gramsh ku janë kryer evakuuime masive të banorëve.

Albania: The U.S. Embassy in Tirana continues to monitor several wildfires throughout the country and urges all U.S. citizens to exercise caution in areas threatened by the fires. Several areas throughout the country are under evacuation order. More information at… pic.twitter.com/uZUFEw75Qu

— Travel – State Dept (@TravelGov) August 12, 2025

The post Shqipëria në flakë, Ambasada e SHBA thirrje amerikanëve: Shmangni zonat e rrezikut, largohuni nga zjarret appeared first on Albeu.com.

FOTO/ Duke shijuar pushimet nënritmet e muzikës, romancë e re për Egli Takon?

By: M C
12 August 2025 at 20:25

Gjatë pushimeve në jug të Shqipërisë, Egli Tako është parë në një festë buzë plazhit, ku një moment i shkurtër pranë një prej djemve të pranishëm ka mjaftuar për të ndezur rrjetin.

Pamjet, të publikuara nga të tjerë pjesëmarrës, tregojnë një afërsi të çastit mes tyre, që disa ndjekës e kanë interpretuar si shenjë romancë. Ky episod vjen vetëm pak ditë pasi ajo deklaroi publikisht se është beqare.

Nëse bëhet fjalë për një lidhje të re apo thjesht për një moment të rastësishëm, mbetet e paqartë. Pamjet kanë nxitur debat dhe hamendësime mes fansave.

The post FOTO/ Duke shijuar pushimet nënritmet e muzikës, romancë e re për Egli Takon? appeared first on Albeu.com.

Aksident në Zvicër, humb jetën 4-vjeçari shqiptar

By: M C
12 August 2025 at 19:47

Një aksident trafiku me pasoja tragjike ndodhi pak para orës 19:00 të së hënës në rrugën Stahlstrasse, në St. Gallen. Një 44-vjeçar gjerman, duke drejtuar furgonin e tij Mercedes drejt Zürcher Strasse, në zonën e Feldbachstrasse, ka përplasur një djalë 4-vjeçar me prindër nga Kosova dhe pasaportë austriake, në një zonë banimi me kufizim shpejtësie prej 30 km/orë, shkruan Blick.

Fëmija, i identifikuar si Dardan, pësoi lëndime të rënda. Policia dhe kalimtarët i dhanë ndihmën e parë në vendngjarje deri në mbërritjen e ambulancës, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai ndërroi jetë dy orë më vonë në Spitalin e Fëmijëve.

Dëshmitarët përshkruajnë skena dramatike. Një banore e zonës tha për mediat: “Dëgjova britma për ndihmë. Kur dola jashtë, pashë djalin e plagosur rëndë, ndërsa e ëma bërtiste me dëshpërim. Ishte një tragjedi e vërtetë.”

Një tjetër banor, Xhevdet V., tregoi se kishte ndihmuar në vendngjarje: “Babai e mbante në krahë. E shtriva përtokë, i vendosa bluzën time nën kokë dhe filluam menjëherë reanimacionin, por fatkeqësisht gjithçka ishte e kotë.”

Blendi V. 22 vjeç konfirmoi se shoferi reagoi menjëherë duke telefonuar shërbimet emergjente dhe duke ofruar ndihmë. “Shoferi dhe gruaja e tij ishin në shok të plotë”, tha ai.

Policia e St. Gallen ka nisur hetimet dhe po kërkon dëshmitarë që mund të kenë parë momentin e përplasjes.

Ngjarja ka tronditur rëndë komunitetin lokal, ku banorët shprehin shqetësime për sigurinë e rrugës dhe kërkojnë ulje të kufirit të shpejtësisë.

The post Aksident në Zvicër, humb jetën 4-vjeçari shqiptar appeared first on Albeu.com.

Anxhela Peristeri sqaron incidentin në Përmet: Asnjë kanaçe nuk më ka g*ditur, ishte një fëmijë që po luante

By: M C
12 August 2025 at 19:30

Pas zërave që qarkulluan të enjten në media dhe rrjetet sociale për një incident gjatë festivalit “Nona” në Përmet, ku pretendohej se këngëtarja Anxhela Peristeri ishte goditur në fytyrë me një kanaçe, vetë artistja ka reaguar për të hedhur poshtë lajmet.

Në një postim në Instagram, Peristeri ka sqaruar se lajmi është i pavërtetë dhe se situata është interpretuar gabimisht. “Të dashur miq e fansa që më keni shkruar gjithë ditën sot, dua t’ju them që jam shumë mirë! Nuk më ka prekur asnjë kanaçe në skenë, thjesht ka qenë një fëmijë i vogël që luante me atë kanaçen dhe e mora që të mos lëndohej. Si gjithmonë, lajmi është ekzagjeruar! Ju dua shumë dhe faleminderit për interesin që keni treguar,” shkroi ajo.

Incidenti i përfolur ndodhi më 8 gusht, gjatë mbrëmjes festive në Përmet, ku Peristeri ishte një nga artistet pjesëmarrëse në festivalin kushtuar gjysheve shqiptare. Pamje nga momenti u shpërndanë me shpejtësi në rrjetin social TikTok, duke shkaktuar reagime të ndryshme.

Organizatori i festivalit, Bled Mane, reagoi menjëherë nga skena, duke u kërkuar prindërve që të largonin fëmijët nga shkallët dhe paralajmëroi se koncerti do të ndërpritej nëse situata do të përsëritej.

Megjithatë, vetë Peristeri ka sqaruar se gjithçka ka qenë një keqkuptim dhe se nuk është goditur, por ka ndërhyrë për të shmangur një incident të mundshëm.

The post Anxhela Peristeri sqaron incidentin në Përmet: Asnjë kanaçe nuk më ka g*ditur, ishte një fëmijë që po luante appeared first on Albeu.com.

“Avionët hodhën një kovë ujë dhe ikën”, banorja në Gramsh revoltohet me policinë: U dogjëm të gjithë, keni ardhur me vonesë

By: M C
12 August 2025 at 19:24

Situata nga zjarret në zonën e Gramshit vijon të mbetet kritike ndërsa nuk kanë munguar akuzat e banorëve ndaj autoriteteve për shuarjen e zjarreve.

Një banore e zonës u shpreh për mediat se flakët kanë qenë të dukshme një ditë më parë ndërsa policia dhe zjarrfikësit janë paraqitur ditën e sotme pasi situata doli jashtë kontrollit.

“Që dje atje lart ka qenë flaka. Policia ka ardhur sot në orën 9:00 të mëngjesit. Kush del nga bashkia jonë, kanë ardhur kot sot, ata erdhën pasi u përvëluam. A jam dëmtuar? Kam punuar gjithë jetën për atë shtëpi dhe ika se u përvëluam.

Përse nuk erdhën dje avionët, erdhën sot. Tetë avionë mbushën një kovë me ujë dhe ikën. E di sa janë djegur atje në fshatin tonë? Janë djegur gjithë ata që kanë punuar një jetë të tërë.”-tha banorja.

Banorët u shprehën më tej se edhe pse distanca nga rruga kryesore deri tek shtëpitë e tyre ishte shumë e vogël, përsëri zjarrfikësit nuk kanë mbërritur në kohë. Banorët theksojnë se janë djegur dhjetëra shtëpi për të cilat kanë investuar prej vitesh.

“Nuk ishin as 50 metra larg dhe nuk erdhën. Ishin vetëm 4 familje. Atje është një familje akoma. 50 metra ishin nga rruga dhe nuk u mbrojtën.”-tha një tjetër banor.

Qindra banorë në zonën e Gramshit janë evakuuar nga autoritetet si pasojë e flakëve që kanë përfshirë disa fshatra.

Një 80-vjeçar humbi jetën si pasojë e flakëve ndërsa rreth tetë të tjerë janë paraqitur në spital në gjendje të rëndë si pasojë e asfiksisë.

The post “Avionët hodhën një kovë ujë dhe ikën”, banorja në Gramsh revoltohet me policinë: U dogjëm të gjithë, keni ardhur me vonesë appeared first on Albeu.com.

Vera kap kulmin/ Temperatura më e lartë e regjistruar këtë sezon, ja sa shënon termometri

By: M C
12 August 2025 at 18:47

Kjo verë ka shënuar një tjetër rekord të nxehti në vend, me termometrin që ka kapur vlerën ekstreme prej 43.6°C, sipas të dhënave zyrtare të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak. Ky është deri më tani temperaturatura më e lartë e regjistruar këtë sezon.

Edhe kryeqyteti nuk ka qenë përjashtim nga vala përvëluese. Në Tiranë, termometri ka shënuar deri në 43°C, duke krijuar kushte të vështira për qytetarët, veçanërisht gjatë orëve të mesditës.

Sipas parashikimeve, pritet që ditët në vijim të sjellin një rënie graduale të temperaturave, duke sjellë një lehtësim të ndjeshëm nga i nxehti i tejskajshëm që ka mbërthyer vendin. Autoritetet vijojnë t’u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin ekspozimin në diell gjatë orëve më të nxehta dhe të hidratojnë vazhdimisht.

The post Vera kap kulmin/ Temperatura më e lartë e regjistruar këtë sezon, ja sa shënon termometri appeared first on Albeu.com.

Flet nusja e djalit të viktimës së parë nga zjarret në Shqipëri: Tmerr, ç’të shihja! Më tha merr…

By: M C
12 August 2025 at 18:43

Nusja e djalit të 80-vjeçarit që humbi jetën mes flakëve në Gramsh ka treguar si ndodhi ngjarja. Sipas saj, nuk ishte vjehrri ai që ndezi zjarrin, por u asfiksua dhe mbeti mes flakëve në pritje për ta shuar.

Nusja e djalit të të moshuarit e cila pësoi asfiksi të lehtë ndodhet aktualisht në spital. Teksa rrëfen për ngjarjen, ajo thekson se e njoftoi e bija që ra zjarr.

“Nuk e shova dot zjarrin’, shprehet ajo me lot në sy, teksa shton se ishte ajo që njoftoi policinë dhe zjarrfikësen.

“Po hiqja plehrat, vjen goca dhe më tha ra zjarr, vajta mora ujë dhe nuk e shova dot. I thërrita vjehrrit, ai më tha merr një markuç me ujë që ta fikim. Pastaj ai nuk mu përgjigj, dhe kur e gjeta, ç’të shihja”, tha ajo.

The post Flet nusja e djalit të viktimës së parë nga zjarret në Shqipëri: Tmerr, ç’të shihja! Më tha merr… appeared first on Albeu.com.

DETAJE/ Dogji tokën e fqinjit pas konfliktit banal, kush është 80-vjeçari që humbi jetën mes flakëve pasi i vuri zjarrin gjithë fshatit në Gramsh

By: M C
12 August 2025 at 18:13

Ditën e sotme fatkeqësisht u shënua viktima e parë nga zjarri në vendin tonë. Vitkima e parë është 80-vjeçari nga fshati Kullolas në Gramsh, i cili ishte dhe shkaktari i zjarrit masiv që shkumboi të gjithë fshatin.

80-vjeçari i cili vendosi zjarrin ndërroi jetë pasi u asfiksua nga tymi. Ndërsa tronditëse është dhe arsyeja se përse i moshuari kishte ndezur zjarrin.

Shkak për zjarrvënien është bërë një sherr mes 80-vjeçarit dhe fqinjit të tij. Nga inati që kishte akumuluar ndaj komshiut, 80-vjeçari i vuri zjarrin parcelës së tij, por pa marrë parasysh pasojat të cilat tashmë rezultojnë të jenë katastrofale.

Ministria e Mbrojtjes bën apel për banorët në zonat më kritike në vend, të largohen sa më parë nga banesat dhe braktisin fshatin.

Situata paraqitet e vështirë në disa zona të vendit, por më kritike është në Gramsh, ku po evakuohen banorët e gjashtë fshatrave. Madje Presidenti Bajram Begaj ka dalë me një thirrje publike për banorët që të largohen nga shtëpitë, për shkak të rrezikut të madh nga zjarret.

Ministria e Mbrojtjes ka lëshuar një thirrje urgjente për evakuimi, për banorët e fshatrave Ërmenj, Harunas dhe Zenelas, që të largohen menjëherë nga banesat dhe të bashkëpunojnë me autoritetet.

Më herët, mesditën e kësaj të marte është dhënë urdhri për evakuimin e banorëve në tre fshatra të tjerë të Gramshit: Kullollas, Bletëz dhe Menkollarë, për shkak të dy fronteve të rrezikshme zjarri me të cilat po përballet zona që prej mëngjesit.

The post DETAJE/ Dogji tokën e fqinjit pas konfliktit banal, kush është 80-vjeçari që humbi jetën mes flakëve pasi i vuri zjarrin gjithë fshatit në Gramsh appeared first on Albeu.com.

Situata del jashtë kontrollit në Poliçan/ Flakët përfshijnë fshatin Harunas, gjashtë persona të plagosur në spital

By: M C
12 August 2025 at 17:47

Situata e zjarrit ka dalë jashtë kontrollit në Bashkinë Poliçan, Njësia Administrative Terpan. Siç raportohet flakët kanë marrë përmasa të jashtëzakonshme duke rrezikuar edhe djegien e fshatrave përreth.

Gjithashtu autoritetet kanë urdhëruar evakuimin e menjëhershëm të banorëve në fshatrat Vokopolë, Zhapokikë, Plashnik dhe Panarit, si dhe në zonat brenda Rezervatit të Mbrojtur “Balloll”.

Aktualisht, flakët kanë përfshirë edhe fshatin Harunas, ku hyrja është bërë e pamundur për shkak të bllokimit të rrugës kryesore nga zjarri. Kjo situatë ka izoluar disa zona të tjera malore, duke vështirësuar ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse. Po ashtu gjashtë persona janë raportuar të plagosur dhe ndodhen në spital, ndërkohë forcat e emergjencës po luftojnë për të izoluar flakët.

The post Situata del jashtë kontrollit në Poliçan/ Flakët përfshijnë fshatin Harunas, gjashtë persona të plagosur në spital appeared first on Albeu.com.

Gjermania paralajmëron Kosovën: Zgjidhni ngërçin politik, ndryshe do të keni pasoja

By: M C
12 August 2025 at 17:44

Të gjitha fuqitë politike duhet të “respektojnë plotësisht dhe zbatojnë” vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për konstituimin e përbërjes së re parlamentare të dalë nga zgjedhjet e shkurtit, përndryshe për vendin do të ketë pasoja.

Ky është qëndrimi i ambasadës gjermane në Prishtine sipas të cilës “dështimi për ta respektuar vendimin paraqet kërcënim për mirëqenien e qytetarëve dhe rrugën e integrimit në BE”.

Thirrja e Ambasadës gjermane vjen në kohën kur në Kosovë drejtori gjerman për Ballkanin Perëndimor, zhvilloi takime me presidenten Osmani dhe liderët e partive politike ne vend.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës më 8 gusht publikoi njoftimin mbi aktgjykimin e saj lidhur me ngërçin politik, duke thënë se deputetët duhet të konstituojnë Kuvendin brenda 30-ditësh dhe se kryetari i ri I kuvendit duhet të zgjidhet përmes votimit të hapur.

Afati kohor prej 30-ditësh nis kur të publikohet aktgjykimi i plotë i Kushtetueses në Gazetën Zyrtare, gjë që ende nuk ka ndodhur.

Kushtetuesja mund të tregojë tani se cilat do të jenë pasojat, nëse deputetët e shpërfillin sërish urdhrin 30-ditor për bërjen e Kuvendit të ri.

Ngërçi politik erdhi pasi asnjëra parti në zgjedhjet e shkurtit nuk e fitoi shumicën për të qeverisur e vetme. LVV-ja i fitoi 48 vende ne parlament duke humbur gati 10 përqind të mbështetjes se votuesve nga zgjedhjet e kaluara.

The post Gjermania paralajmëron Kosovën: Zgjidhni ngërçin politik, ndryshe do të keni pasoja appeared first on Albeu.com.

Aksident i rëndë në autostradën Levan–Tepelenë, automjeti përplas furgonin me turistë

By: M C
12 August 2025 at 17:11

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Levan–Tepelenë, në afërsi të fshatit Kafaraj. Në ngjarje janë përfshirë një automjet tip “Audin”, me të cilin udhëtonin 3 turistë turistë francezë që po udhëtonin drejt Ksamilit, dhe një mikrobus i linjës Libohovë.

Përplasja ka qenë e fortë, ndërsa ende nuk raportohet për numrin dhe gjendjen e të lënduarve. Në vendngjarje po shkojnë shërbimet e policisë dhe ekipet mjekësore për të ofruar ndihmën e nevojshme.

Shkaqet e aksidentit pritet të përcaktohen nga hetimet.

The post Aksident i rëndë në autostradën Levan–Tepelenë, automjeti përplas furgonin me turistë appeared first on Albeu.com.

Erdogan bisedë telefonike me Zelenskyyn: Turqia vazhdon të mbështesë sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës

By: M C
12 August 2025 at 16:52

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka zhvilluar ditën e sotme një bisedë telefonike me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelenskyy. Sipas presidencës turke Erdogan mirëpriti përparimin në bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë në Stamboll, teksoi theksoi se shpreson për një përparim të konsiderueshëm drejt një armëpushimi në negociatat e ardhshme.

Në një deklaratë, presidenca tha se Erdogan përsëriti ofertën e tij për të organizuar një samit midis Rusisë dhe Ukrainës, duke shtuar se krijimi i grupeve të punës për çështje ushtarake, humanitare dhe politike mund të hapë rrugën për një takim të tillë.

“Presidenti @RTerdogan foli në telefon me Presidentin Volodymyr Zelenskyy të Ukrainës. Telefonata, e zhvilluar me kërkesë të palës ukrainase, trajtoi marrëdhëniet dypalëshe Turqi-Ukrainë, si dhe çështjet rajonale dhe globale.

Duke vlerësuar progresin e arritur në bisedimet e drejtpërdrejta në Stamboll midis Ukrainës dhe Rusisë si të vlefshëm, Presidenti Erdogan shprehu dëshirën e tij për rezultate domethënëse, në raundet e ardhshme, për një armëpushim në rrugën drejt paqes së qëndrueshme.

Duke vënë në dukje se Turqia është e gatshme të presë një samit në nivel udhëheqësish, Presidenti Erdogan shprehu besimin e tij se krijimi i grupeve të punës në sferat ushtarake, humanitare dhe politike do të hapë rrugën për një samit. Presidenti Erdogan deklaroi se Turqia vazhdon të mbështesë sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës,” thuhet në njoftimin e presidencës.

The post Erdogan bisedë telefonike me Zelenskyyn: Turqia vazhdon të mbështesë sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës appeared first on Albeu.com.

Zjarr ‘dëbon’ banorët në Gramsh, familjet largohen me lot në sy

By: M C
12 August 2025 at 16:28

Zjarri që përfshiu mbi shtatë fshatra në Gramsh ka nxjerrë nga shtëpitë qindra banorë, të cilët iu kërkua të evakuohen sa më parë.

Një imazh i trishtë vjen nga fshati Skënderbegas, ku situata është më e rëndë se në zonat e tjera. Një familje largohet nga banesa në përpjekje për t’i shpëtuar flakëve.

Të dëshpëruar, me lot në sy për gjithçka lanë pas, me këmbënguljen për të marrë me vete edhe bagëtitë, ata largohen pa e ditur se ku do të strehohen…

Shtatë fshatra janë evakuar në Gramsh, teksa flakët vijojnë të përhapen më tej.

The post Zjarr ‘dëbon’ banorët në Gramsh, familjet largohen me lot në sy appeared first on Albeu.com.

Malësoret ruajnë traditën, zgjidhet më e bukura e Bjeshkëve! Kush është vajza që “rrëmbeu” kurorën, prej vitesh jeton në Kanada

By: M C
12 August 2025 at 16:14

Ashtu sikurse dhe çdo vit fundjavën që lamë pas u mbajt në Qafën e Predecelit “Miss Bjeshka”, një nga traditat e hershme të Malësisë së Madhe.

Vajzat konkurruan me njëra-tjetrën, por ajo që arriti të zgjidhej si më e bukura ndër malësore ishte vajza nga Vukli i Kelmendit, Aurora Lumaj. Prej vitesh ajo jeton në Kanada dhe u rikthye në vendin e saj ku dhe mori në duar kurorën e malësores më të bukur.

Ndryshe nga vitet e tjera, këtë vit, e bukura e Malësisë, vajza e Logut të Bjeshkëve u kurorëzua nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj.

Në zemër të Bjeshkëve të Kelmendit, në fshatin Lëpushë të Malësisë së Madhe, çdo vit në gusht zhvillohet një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore të Shqipërisë, Festivali “Logu i Bjeshkëve”.

Ky festival i pasur me tradita dhe histori ka një rëndësi të madhe në promovimin e kulturës dhe trashëgimisë etnografike të malësorëve shqiptarë.

The post Malësoret ruajnë traditën, zgjidhet më e bukura e Bjeshkëve! Kush është vajza që “rrëmbeu” kurorën, prej vitesh jeton në Kanada appeared first on Albeu.com.

Horoskopi 12 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

By: M C
11 August 2025 at 23:48

Dashi

Ju pret një ditë e mbushur me nervozizëm gjatë së cilës do ju duhet të debatoni me dikë, gjë që mund të ndodhë edhe në raportin në çift. Mundohuni që të rrini të qetë, të analizoni mirë gjërat dhe të gjeni një zgjidhje.

Demi

Kjo e martë do të jetë e lodhshme, ku ju do të jeni shumë të stresuar për shkak të gjërave të shumta që keni për të bërë. Shumë ndryshime do të vihen në jetë, gjë që do të rregullojë mjaft gjëra. Mundohuni që të mos lodheni shumë, pasi duke nisur nga mesjava gjërat do të përmirësohen.

Binjakët

Gjatë kësaj dite duhet të mundoheni që të flisni dhe të sqaroheni, pasi në vijim tensionet do të vijnë duke u shtuar sidomos në raportin në çift. Disa raporte do të kenë nevojë për verifikim gjatë këtij muaji, për të kuptuar se çfarë ka që nuk shkon.

Gaforrja

E marta parashikon një rikuperim të ndjeshëm lidhur me një histori dashurie, pasi yjet do të jenë në anën tuaj. Ndërkohë probleme parashikohen sa i takon punës, ku mund të debatoni me një bashkëpunëtor. Fizikisht do të ndiheni më mirë në raport me ditët e kaluara.

Luani

Do të ndiheni të lodhur dhe aspak nën humor dhe për këtë arsye mund të ketë diskutime. Jeni izoluar disi, njëlloj sikur të ishit kundër të gjithëve. Bëni mirë që të zbusni sjelljen tuaj dhe mos u mbyllni brenda vetes.

Virgjëresha

Ju pret një ditë interesante, të cilën duhet ta shfrytëzoni plotësisht, pasi ditët në vijim do të sjellin lodhje me vete. Megjithatë do të arrini që të gjeni zgjidhjen e shumë problemeve. Bëni mirë që të mos merrni vendime të nxituara.

Peshorja

Mund të keni fitime të papritura, ose puna mund t’iu dhurojë më shumë kënaqësi. Në këtë fillim muaji çështjet ekonomike janë mjaft të favorshme. Sa i takon ndjenjave, më mirë flisni tani, pasi gjatë fundjavës do të ketë rënie.

Akrepi

Gjatë kësaj dite bëni mirë që të tregoheni të kujdesshëm, nëse duhet të bëni një zgjedhje të rëndësishme për jetën tuaj. Intuita do ju vijë shumë në ndihmë. Në punë rezultatet do të jenë mjaft pozitive, në sajë të ndikimit pozitiv të Diellit dhe Mërkurit.

Shigjetari

Kjo e martë do të bëjë që lodhja të ndihet gjithnjë e më shumë. Bëni durim edhe disa ditë, pasi fundjava do të sjellë rikuperim. Mundohuni që të gjeni më shumë hapësirë për vete dhe të vini një projekt që keni përzemër në zbatim.

Bricjapi

Yjet janë në anën tuaj, mundohuni që të përfitoni për të zgjidhur çështje të natyrës ekonomike apo praktike. Bëni mirë që të gjeni zgjidhje brenda së enjtes, pasi në fundjavë situata astrologjike do të ndryshojë dhe j do të ndiheni shumë më të lodhur.

Ujori

Yjet ju këshillojnë që t’iu kushtoni më shumë rëndësi ndjenjave. Dashuria, nëse keni personin e duhur pranë, mund të çojë drejt projekteve jetësore, shkruan noa.al. Në këtë periudhë keni energji shumë më të mirë në raport me muajin e lënë pas.

Peshqit

Kjo e martë do të jetë tejet pozitive ku situatat do të vijnë gjithnjë duke u përmirësuar. Në dy ditët në vijim ndikimi tranzit i Hënës në shenjën tuaj do të sjellë zgjidhje të mira.

The post Horoskopi 12 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju appeared first on Albeu.com.

❌
❌