Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 29 July 2025Main stream

Policia identifikon 2 autorët e dyshuar të zjarrvënies në Konispol dhe Dukat

By: Ke Si
29 July 2025 at 14:00

Policia e Vlorës ka identifikuar dhe arrestuar autorët e dyshuar të dy rasteve të zjarrvënies, në Konispol dhe Dukat.
Strukturat e Komisariatit të Policisë Sarandë, si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore për dokumentimin e rasteve të zjarrvënieve në territor, bënë të mundur identifikimin e dy shtetasve të dyshuar për zjarrvënie në Konispol.

Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi R. L., 25 vjeç, banues në fshatin Shalës, Konispol, dhe u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. I., 51 vjeç, banues në fshatin Janjar, Konispol.

Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi R. L., më datë 27.07.2025, është larguar nga banesa duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Vjedhja”, dhe rreth orës 23:30, në bashkëpunim me shtetasin S. I., ka ndezur zjarr në një sipërfaqe kullote, në fshatin Janjar, Konispol, ku si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur rreth 8 hektarë me barishte dhe shkurre.

Dukat/Procedohet penalisht një 15-vjeçar, i dyshuar për zjarrvënie në një sipërfaqe toke me bimësi, në fshatin Dukat.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Orikum është bërë identifikimi i autorit të një rasti tjetër të zjarrvënies, në fshatin Dukat. Për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për një shtetas 15 vjeç, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në vendin e quajtur “Fëngu i Bozhanajve”, në fshatin Dukat, dhe si pasojë është djegur një sipërfaqe toke me shkurre dhe bimësi të ndryshme.

Njoftimi i policisë

DVP Vlorë- Vijon puna për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të çdo autori zjarrvënieje në qarkun Vlorë. Identifikohen autorët e dyshuar të dy rasteve të zjarrvënies, në Konispol dhe Dukat.

Konispol/Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe ndezi zjarrin që dogji 8 hektarë me bimësi, arrestohet në flagrancë 25-vjeçari. Procedohet penalisht një 51-vjeçar, i dyshuar si bashkëpunëtor.

Strukturat e Komisariatit të Policisë Sarandë, si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore për dokumentimin e rasteve të zjarrvënieve në territor, bënë të mundur identifikimin e dy shtetasve të dyshuar për zjarrvënie në Konispol. Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi R. L., 25 vjeç, banues në fshatin Shalës, Konispol, dhe u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. I., 51 vjeç, banues në fshatin Janjar, Konispol.

Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi R. L., më datë 27.07.2025, është larguar nga banesa duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Vjedhja”, dhe rreth orës 23:30, në bashkëpunim me shtetasin S. I., ka ndezur zjarr në një sipërfaqe kullote, në fshatin Janjar, Konispol, ku si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur rreth 8 hektarë me barishte dhe shkurre.

Dukat/Procedohet penalisht një 15-vjeçar, i dyshuar për zjarrvënie në një sipërfaqe toke me bimësi, në fshatin Dukat.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Orikum është bërë identifikimi i autorit të një rasti tjetër të zjarrvënies, në fshatin Dukat. Për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për një shtetas 15 vjeç, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në vendin e quajtur “Fëngu i Bozhanajve”, në fshatin Dukat, dhe si pasojë është djegur një sipërfaqe toke me shkurre dhe bimësi të ndryshme.

Materialet procedurale i kaluan prokurorive përkatëse.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon për të gjithë qytetarët që të mos ndezin zjarre për asnjë arsye, pasi do të përballen me ligjin dhe fton qytetarët të denoncojnë në numrin 112, çdo rast zjarrvënieje apo paligjshmërie, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm./E.T

Hetimet mbyllen zyrtarisht/ Fatime Kryemadhi paraqitet në ambjentet e SPAK

By: Ke Si
29 July 2025 at 13:46

Prokuroria e Posaçme ka përfunduar fazën hetimore dhe dosja tashmë është dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).

Nëna e Monika Kryemadhit, Fatime Kryemadhi, është paraqitur sot në ambientet e SPAK, pasi hetimet ndaj saj janë zyrtarisht të mbyllura. Fatime Kryemadhi dyshohet për përfshirje në pastrim parash, në kuadër të një hetimi më të gjerë që përfshin Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin.

Sipas SPAK, ajo ka pasur një rol të rëndësishëm në skemën e dyshuar të korrupsionit dhe transaksioneve të pajustifikuara financiare./E.T

Drafti i Kodit Penal, Prokurori Çela kundër: Rrezikon të minojë funksionimin e drejtësisë

By: Ke Si
29 July 2025 at 13:37

Në sallën kur të premten e kaluar u prezantua drafti i kodit të ri penal, mungonte Prokurori i përgjithshëm Olsian Cela, pavarësisht ftesës nga Ministria e Drejtësisë. Ai shprehet se zgjedhja e tij për të mos marrë pjesë erdhi “për shkak të mosnjohjes paraprake me draftin në fjalë“.

Ngjashëm, e njëjta situatë kishte përfshirë dhe Gjykatën e Lartë, kryetari i së cilës Sokol Sadushi, e bëri të qartë në takim pakënaqësinë e tij, ndaj mospërfshirjes së komunitetit të magjistratëve në proces. “Prokuroria e Përgjithshme nuk ka qenë e përfaqësuar zyrtarisht në grupin e punës për hartimin e një kodi të ri penal“, shpjegon Cela.

Por ky nuk duket të jetë aspekti më i rëndësishëm i kritikave të forta të kryeprokurorit, të cilat nisin që me mënyrën e hartimit e shtrihen te mënyra e konceptimit, dhe përmbajtja e dokumentit që pritet të përcaktojë politikën penale për dekadat e ardhshme.

“Diskutimi mbi draftin e prezantuar do të kishte qenë e nevojshme që të ishte paraprirë nga një reflektim mbarëshoqëror mbi nevojën e pasjes së një kodi të ri“, thotë ai duke shpjeguar se pikënisja e hartimit të një kodi të ri penal duhet të ishte “një nevojë reale për shkak të evoluimit të vlerave shoqërore dhe përshtatjes me ndryshimet e vrullshme në nivel global në shumë aspekte”.

“Mungesa e këtij procesi përbën një gabim fatal strukturor në ngritjen e kësaj ngrehine, që në vend se të ishte produkt i një rrjedhe të natyrshme institucionale dhe shoqërore si domosdoshmëri historike, në fakt nuk përfaqëson më shumë se një veprim të nxituar që rrezikon të minojë në mënyrë të pariparueshme mirëfunksionimin e sistemit të drejtësisë penale në vend“.

Kryeprokurori është kritik dhe me përmbajtjen dhe zgjidhjet e ofruara.

“Nga produkti i sjellë për diskutim, unë vlerësoj se ai do të sillte shumë konfuzion tek magjistratët në aplikimin e normave dhe krijon premisat për interpretime tërësisht të ndryshme të tyre në raste të ngjashme“.

Olsian Çela e sheh si problematike tendencën për të paravendosur në dispozita çdo interpretim të mundshëm të normës ligjore.

“Fryma e përgjithshme në draft për të zgjeruar rrethin e veprimeve që kategorizohen si të rrezikshme në një masë të tillë sa të klasifikohen si vepra penale e të dënohen me burgim, tregon një tendencë represive që rrit potencialin e kriminalizimit të individit në shoqëri e që sjell pasoja të rëndësishme në jetën e qytetarëve“.

Por sa e mundur është që procesi i konsultimeve i hapur tanimë, të sjellë përmirësimet e nevojshme? Për kryeprokurorin Cela “procesi i konsultimit publik dhe ai parlamentar më pas, ndikojnë pak ose aspak në thelbin e tij, çka e shndërron procesin e debatit publik në formal dhe të padobishëm, pasi nuk do të lejonte një ndërhyrje sistematike në tërësinë e draftit“.

“Eksperienca ka treguar se procesi i ligjbërjes në vend, të paktën sa i përket sistemit të drejtësisë dhe sidomos kuadrit ligjor penal, është difektoz dhe shpesh herë ndikohet nga nevojat dhe emocionet e çastit” dhe “kur bëhet fjale për një kod, nuk duhet të lejohet që ky gabim të përsëritej për një ligj kaq të rëndësishëm”, thotë Olsjan Çela.

Për Prokurorin e Përgjithshëm “më tepër se për një kod të ri penal, sot vendi ka nevojë urgjente për ndërhyrje në Kodin e Procedurës Penale, për të korrigjuar gjërat që po shkojnë keq në funksionimin e tij dhe për të lehtësuar proceset nga burokracitë e panevojshme, që po ndikojnë në zvarritjen e hetimeve dhe gjykimeve“./E.T

Denoncimi i Berishës: Laptopi i Ballukut ka të dhëna, ku punojnë terroristë elektoralë

By: Ke Si
29 July 2025 at 13:33

Kreu i PD, Sali Berisha, ka bërë një tjetër denoncim ndaj qeverisë, duke përmendur një laptop të ministres Belinda Balluku që, sipas tij, përmban të dhëna për “terroristë elektoralë”.

Ai akuzon administratën publike se është shndërruar në polici politike për zgjedhjet. Berisha pretendon se përmes premtimeve për punësim dhe presioneve, qytetarëve u merret vota në mënyrë të paligjshme.

Sipas tij, ky është një kriminalizim elektoral i orkestruar nga shteti.

Pjesë nga deklarata e kreut të PD Sali Berisha:

Ju e keni parasysh, këto ditë paraqita para jush miliona metër katrorë ndërtime të dhëna me firmën e Edi Ramës dhe Adelajda Rrokës për kartelet e drogës.

Adelajda është drejtoresha e përgjithshme e zyrës kombëtare të urbanistikës, motra e dy Rrokove, lejtnantë kryesorë të Suel Çelës.

Adelajda në njëfarë mënyrë është Ergys Agasi me pantallona. Por Adelajda nuk është pa lidhje me familjen Rama. U bëj thirrje medieve me guxim të ndriçojnë këto të vërteta tragjike për shqiptarët.

Po, iu bëj thirrje medieve të pyesin veten si ka mundësi të bien eksportet nga një vit në një tjetër me 30 përqind në një vend me ekonomik tregu dhe pas kovidit?

Si mund të ndodhë? Shumë thjeshtë. Narkoeuro. Zhvlerësimi i monedhës evropiane nga narkoeurot në Shqipëri, shkatërroi dhe falimentoi me qindra dhe mijëra ndërmarrje eksporti. U bëj thirrje medieve të ndalen pse bie nga viti në vit prodhimi industrial. Si ka mundësi?

Por mos harroni se eksportet dhe prodhimi industrial janë dy gjeneratorët kryesorë të punësimit. Ato bien prej narkoeuros. Ato bien sepse ndërtimi është shndërruar në shtyllë kryesore ku trafikantët me në krye kreun e organizatës kriminale kanë gjetur parajsën. Bëra këtë hyrjen, e lidhur fund e krye me zgjedhjet, sepse narkozyrtarët, zyrtarët e narkoshtetit, mijëra e mijëra prej tyre, janë shndërruar në polici politike të votës së shqiptarëve.

Ne disponojmë regjistrat e dhjetëra mijëra mercenarëve që marrin rrogat nga taksapaguesit e qytetarëve dhe bëjnë policin elektoral. Bëjnë patronazhistin. Kryejnë krimin e shëmtuar. Ata janë masivisht zyrtarë të administratës, janë zyrtarë të institucioneve të ashtuquajtura të pavarura, janë në polici, gjykata, prokurori, janë në ndërmarrjet publike.

Laptopi i Lubisë në Fier është sjellë si shembull këtu.

Çfarë paraqet?

Këtu janë të dhënat ku punojnë terroristët elektoralë që i përdori Lubi Balluku për zgjedhjet.

Vazhdo, urdhëroni. Pozicioni ku punojnë. Shef shërbimi, laborante, infermiere, arkëtar provizor, specialist i lartë…

Vazhdojmë…

Drejtor kabineti, kryespecialist, përgjegjës sektori. Përgjegjës operativ. Shikoni se si edhe sanitarë mund të gjeni këtu, se si Lubi Balluku në mënyrë kriminale e shndërroi të gjithë administratën shtetërore në Fier në polici politike.

Aa tani, këta terroristë politikë, kjo polici politike përdorin premtimet, miklime.

Për dy vjet pension, kërkon sanitare.

Shikoni si lozin me hallet e njerëzve. Urdhëroni votën tani.

Kërkon të ndryshojë punën se është i pakënaqur.

Kërkon pastruese shkolle nëse është mundësia.

Tjetra. E kanë hequr nga puna në bashki.

I është premtuar zgjedhjet e kaluara nga kryetari dhe nuk i është zgjidhur problemi i punësimit.

Kërkon punë në çfarëdolloj pune që ka në bashki. Por në bashki.

Ka bërë kurs për grafik dizajn.

Këta fushatën e kanë fushatë punësimesh.

Është anëtar përfaqësues i një fisi me 21 votues.

I është premtuar më parë punësim në kopsht dhe çerdhe dhe kjo sjellje ka sjellë distancimin. Kërkon në gjelbërim. Ja ku zbresin këta.

Kërkon në kopshtin numër 2.

Punësim i Brunildës pasi e kanë gënjyer shumë për punësim.

Kërkon sanitare në bashki.

Shitës ambulant ka punuar, kërkon të punësohet në çfarëdo lloj pune.

Kërkon të punësohet sanitare.

Kërkon të punësohet roje në bashki.

Mund t’u sillja këtu me qindra, mijëra.

Janë të gjitha këto përmbajtje e laptopit kriminal të Lubi Ballukut. Thonë se janë marrë aty, se Fierin vetëm ajo e kishte.

Kam shumë, por nuk doja të konsumoja kohën e qytetarëve dhe kohën tuaj.

Por lista e tyre është e pafundme.

Albpetroli i tëri.

Është një tjetër. Ajo ku burgu nga i pari tek i fundit PS.

Nga i pari tek i fundit punonjës i burgut.

Siç e shihni kemi të bëjmë me një kriminalizim elektoral jashtë çdo lloj përmase. Një aspekt tjetër i shëmtuar i narkoshtetit./E.T

“Mami është më snajper”/Kryemadhi: Babai u përjashtua 4 herë nga partia se ishte llafazan

By: Ke Si
29 July 2025 at 13:10

Monika Kryemadhi u paraqit sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, ku edhe iu komunikua edhe vendimi për mbylljen e hetimeve.

Kryemadhi ka ironizuar para SPAK dhe thirrjen e nënës së saj ditën e djeshme (28 Korrik) në Prokurorinë e Posaçme për t’iu komunikuar akuzat.

“Mamin tim ma kishit nxjerrë shumë bukur dje”, iu drejtua Kryemadhi gazetarëve, duke shtuar se “është më snapjer se unë ajo”.

”Mamin tim ma kishit nxjerrë shumë bukur dje, pavarësisht se.. Kam ardhur sot t’ju them që mos e fusni në skaner se i çekuilibron rrahjet e zemrës.

Dje e kishit ruajtur gjithë kohës, ju falendroj shumë që ishit kujdesur për të. I kishit ngjarë komplet zonja Kryemadhi.

Është më snapjer se unë ajo, se unë i kam ngjarë babit. Babai im i shkretë është përjashtuar 4 herë nga partia, 5 herë ëshyë pranuar në parti se ishte llafazan si puna ime. I shante njerëzit, u thoshte të vërtetat në sy.

Në fund fitoi? Çfarë fitoi mi ka vdekur, është harruar”, tha Kryemadhi./E.T

Kapet në autostradën Tiranë–Elbasan, kreu i një organizate kriminale

By: Ke Si
29 July 2025 at 12:57

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 59-vjeçarin Ilir Kociaj (Koçiaj), kreun e një organizate kriminale ndërkombëtare, i shpallur në kërkim dhe i dënuar me 18 vite burg nga autoritetet italiane për trafikim të lëndëve narkotike.

Policia njofton se Kociaj u kap në flagrancë teksa tentonte të largohej me automjetin e tij tip “Audi Q5” në autostradën Tiranë–Elbasan, ndërsa automjeti u sekuestrua nga Policia.

“59-vjeçari, u kap në flagrancë teksa tentonte të largohej me automjetin e tij, në autostradën “Tiranë–Elbasan”. Shtetasi Ilir Kociaj (Koçiaj) ishte shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, në zbatim të vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë për njohjen e vendimit të Gjykatës së Firences, Itali, që e dënon atë me 18 vite burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të një organizate kriminale”, njofton Policia.

Operacioni “Hierarkia” u finalizua nga Forca e Posaçme për Operacione Speciale dhe Kërkime në bashkëpunim me “Shqiponjat” dhe Seksionin e Kërkimit, ndërsa i arrestuari iu dorëzua Policisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme procedurale. /e.t

Rezervat shtetërore, Irfan Lipovica intervistohet në Prokurorinë Speciale

29 July 2025 at 13:49

Irfan Lipovica, ish-sekretar në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë është paraqitur sot për intervistim në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.

Lajmin për Telegrafin e konfirmoi zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Nora Luta.

“Lidhur me çështjen për të cilën keni adresuar pyetje, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ju njofton se Irfan Lipovica është ftuar në cilësinë e të pandehurit, në kuadër të hetimeve lidhur me rastin ‘Rezervat shtetërore’. Derisa rasti është në fazën e hetimeve, për veprimet e tjera, publiku do të njoftohet me kohë”, tha ajo.

Ndryshe, në vitin 2023 ishin arrestuar tre persona për rastin e rezervave shtetërore, Hafiz Gara, Irfan Lipovica dhe Ridvan Muharremi.

Ata dyshohen për ‘keqpërdorim të detyrës zyrtare’, si dhe ‘Dhënie të ndihmës në kryerjen e veprës penale të Keqpërdorimit të detyrës zyrtare’. /Telegrafi/

The post Rezervat shtetërore, Irfan Lipovica intervistohet në Prokurorinë Speciale appeared first on Telegrafi.

107 aksidente rrugore vetëm në qërshor/ Kujdes nga të rinjtë “përplasen” më shumë

By: Ke Si
29 July 2025 at 11:54

Në muajin Qershor 2025 numërohen 107 aksidente rrugore, nga të cilët 140 persona janë të aksidentuar (të vrarë dhe të plagosur), sipas shifrave të INSTAT, i cili thekson se këto janë të dhënat e publikuara paraprake dhe subjekt përditësimi.

Gjatë periudhës Janar-Qershor 2025, numri i aksidenteve rrugore është ulur me 17,1%, krahasuar kjo me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Aksidentet rrugore, në 92,5% të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve, në këtë periudhë, është kryer nga grup-moshat 25-34 vjeç, duke zënë 27,1 % të numrit të aksidenteve gjithsej.

Në muajin Qershor 2025, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur përgjatë ditës së Hënë me 19,6%, ndërsa numri më i ulët i aksidenteve ka ndodhur përgjatë ditës së Martë, me 6,5%.

Numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur përgjatë harkut kohor 19:00 – 24:00, duke zënë 22,4% të numrit të aksidenteve rrugore gjithsej./Monitor

E trishtë, ndërron jetë vajza e akademikut Rexhep Qosja

By: Ke Si
29 July 2025 at 11:52

Sot në orët e hershme të mëngjesit ka ndërruar jetë Edita Qosja-Rexhepi, vajza e akademikut Rexhep Qosja. Lajmin e ka bërë të ditur djali i të ndjerës, Valjet Rexhepi.

Varrimi do të bëhet sot, më 29 korrik 2025, në varrezat e qytetit të Prishtinës, në orën 13:00.

Me pikëllim ju njoftojmë se sot, më 29 korrik 2025, ka ndërruar jetë Edita Qosja-Rexhepi.

Varrimi i saj do të bëhet po sot, në orën 13:00, në varrezat e qytetit të Prishtinës.

E pamja do të mbahet në Hotelin “Grand” në Prishtinë për dy ditë: të mërkurën dhe të enjten, nga ora 10:00 deri në 18:00, duke filluar nga dita e nesërme, e mërkura./E.T

Efektivi i Lezhës në video duke pirë kokainë? Policia: E kemi përjashtuar prej një muaji

By: Ke Si
29 July 2025 at 11:51

Policia e Lezhës ka reaguar lidhur me një video të publikuar një ditë më parë ku një efektiv policie shihej duke konsumuar lëndë narkotike dhe se autoritetet nuk kishin ndërmarrë masat e nevojshme.

Përmes një njoftimi zyrtar Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë njofton se efektivi në fjalë, shtetasi Xhovano Tuci është pezulluar nga radhët e bluve.

Gjithashtu, para dhënies së masës “Përjashtim nga Policia” Tuci ka qenë në efektin e masës disiplinore “Shtyrje e afatit të gradimit për 3 muaj”, dhënë me vendim nr. 29, datë 24.04.2025, për mosmbajtje të rregullt të uniformës së Policisë dhe sjellje jokorrekte ndaj eprorëve.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë

Në lidhje me një video të publikuar në rrjete sociale, më datë 28.07.2025, në të cilën shfaqet një punonjës policie, i cili nga pamjet dyshohet duke konsumuar lëndë narkotike, dhe me pretendimin se Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë nuk ka reaguar, sqarojmë opinionin publik se:

Shtetasi i shfaqur në video është përjashtuar nga radhët e Policisë së Shtetit.

Gjithashtu, sqarojmë se punonjësi i Policisë Xh. T., para dhënies së masës “Përjashtim nga Policia”, ka qenë në efektin e masës disiplinore “Shtyrje e afatit të gradimit për 3 muaj”, dhënë me vendim nr. 29, datë 24.04.2025, për mosmbajtje të rregullt të uniformës së Policisë dhe sjellje jokorrekte ndaj eprorëve.

Po ashtu, Drejtoria e Standardeve Profesionale ka pasur në proces shqyrtimi/verifikimi dhe hetimi disiplinor punonjësin e Policisë, Inspektor Xh. T., me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Seksionin e Rendit, Komisariati i Policisë Lezhë, në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, për shkelje disiplinore të parashikuar nga neni 121 “Llojet e shkeljeve disiplinore”, pika 1, gërma “j”, “Braktisja e detyrës dhe mungesa e pajustifikuar dhe e vijueshme për një periudhë prej 7 ditësh pune ose më shumë”, dhe me vendim nr. 127, datë 03.07.2025, të Komisionit Disiplinor në Drejtorinë e Standardeve Profesionale, i është dhënë masa disiplinore “Përjashtim nga Policia”, parashikuar nga neni 123, gërma “e”, të ligjit nr. 82/2024 “Për Policinë e Shtetit”.

Bazuar në ligjin “Për Policinë e Shtetit”, punonjësi i Policisë gëzonte të drejtën për ta ankimuar vendimin në Komisionin e Apelimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, i cili më datë 25.07.2025, ka lënë në fuqi masën “Përjashtim nga Policia” për punonjësin e Policisë Inspektor Xh. T., të marrë me vendim nr. 127, datë 03.07.2025, nga Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Pas publikimit të videos ku shfaqet punonjësi i Policisë Xh. T., i cili dyshohet se konsumon lëndë narkotike kokainë, nga ana e strukturave përgjegjëse të AMP-së dhe të Policisë së Shtetit, po kryhen verifikime të tjera, në funksion të të cilave do të referohen materialet në Prokurori, për ndjekje të mëtejshme procedurale.

Policia e Shtetit është e vendosur të largojë nga radhët e saj çdo punonjës policie që nuk përmbush detyrën, abuzon me atributet e punonjësit të Policisë së Shtetit dhe cenon imazhin e Policisë dhe besimin e qytetarëve te Policia e Shtetit./E.T

“Jetojmë me ujë dhe sheqer”, palestinezët e dëshpëruar dynden për të marrë ushqim

By: Ke Si
29 July 2025 at 11:49

Gaza po përjeton krizën më të madhe të urisë. Për herë të parë në dy muajt e fundit, kamionët me ndihma në Rripin e Gazës kanë filluar të shpërndajnë ushqim. Fëmijët po mbijetojnë vetëm më ujë dhe sheqer, ndërsa Izraeli bën me dije se nuk është në dijeni të këtyre fakteve

Të dëshpëruar dhe të uritur. Mijëra palestinezë dynden drejt qendrave humanitare dhe kamionëve me ndihma të cilat sapo kanë hyrë në Rripin e Gazës. Ata marrin ç’të mundin, çdo gjë me një mundësi për të ushqyer veten dhe familjen e tyre, shumë prej të cilëve kanë disa ditë pa ushqim.

Dëshpërimi ka përshkruar këta njerëz për shumë ditë, pasi Izraeli ka shpallur kushte shumë të rrepta për shpërndarjen e ndihmave. Përballë një reagimi global, Izraeli është detyruar të ndryshojë kurs, të ndalojë luftimet në disa pjesë të Gazës për 10 orë në ditë. Kombet e Bashkuara bëjnë me dije se më shumë se 100 kamionë me ndihma është në Gaza që nga e diela dhe po shpërndajnë ushqim. Më shumë do të duhet, duke parë edhe fëmijët të cilët marrin miellin e rënë në tokë nga kamionët. Programi i ushqimit botëror bënë me dije se 25 për qind e popullsisë së Gazës tani po përjeton krizën e urisë. Izraeli nga ana e tij, po lejon ndihmat nga ajri për herë të parë në Gaza, duke i detyruar palestinezët të marrin ç’të munden.

“Unë nuk mora dot asgjë”, thotë një grua e vjetër në moshë, u shtypa nga turma.

E ndërsa disa morën kuti me ushqime, të tjerët tentojnë të marrin miell, vaj, pasta, shumë pak nga ato që ata vërtetë kanë nevojë.

“Kjo ndihmë është jo humane, ne nuk jemi qen që të vrapojmë pas ushqimit. Njerëzit po luftojnë për atë. Më mirë të vdesim nga uria me dinjitet se sa të vdesim në poshtërim”.

Palestinezët po goditen dhe vriten duke u përpjekur të marrin ndihma. Ministria e shëndetësisë së Palestinës tha se 25 persona janë vrarë nga forcat izraelite ndërsa merrnin ushqim gjatë 24 orëve të fundit.

Ndërsa ushtria izraelite thotë se nuk është në dijeni të këtyre fakteve.

“Ai është vetëm 12 vjeç. Çfarë faji ka ai. Ai kërkon miell për të ushqyer fëmijët e vegjël”, thotë një tjetër palestinez. Vëllai i tij mbijeton me sheqer dhe ujë. Gaza ndodhet përballë një gjendje katastrofike urie. /E.T

Armand Duka pritet me protesta në Luginën e Preshevës/Jo Euro 2027 me shtetin që na mohon

By: Ke Si
29 July 2025 at 11:46

Bashkorganizimi i Kampionatit Europian 2027 për 21-vjeçarët nga Shqipëria dhe Serbia vijon të përplasë Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF) dhe grupimin e Tifozave Kuq e Zi (TKZ) të kombëtares.

Së fundmi, Armand Duka, kreu i FSHF-së ishte në një vizitë në Luginën e Preshevës ku Federata organizoi një turne për fëmijët. Tifozat Kuq e Zi nuk e kanë lënë me kaq, teksa në këtë turne kanë protestuar në mënyrën e tyre.

Në një pankartë vendosur pranë fushës së lojës shkruhej: “Jo bashkë me shtetin që na mohon. Jo Euro 2027 me Serbinë”.

Përplasja e TKZ-së me FSHF-në erdhi fill pasi UEFA miratoi kërkesën e dy federatave që Euro 2027 të zhvillohej në Shqipëri dhe Serbi. Për këtë Tifozat Kuq e Zi kanë mbetur edhe jashtë stadiumeve për ndeshjet e Kombëtares, me FSHF që u ‘hakmorr’ për rebelimin e tyre./E.T

Rruga e re Ersekë–Leskovik, një urë drejt zhvillimit dhe turizmit në juglindje (VIDEO)

By: Ke Si
29 July 2025 at 11:25

Rruga e re Ersekë – Leskovik, nuk shkurton vetëm distancat por është një udhëtim magjepsës përmes natyrës së pazbuluar të kësaj zone. Kështu shprehet kryeministri Edi Rama në Facebook, teksa ndan pamjet nga ky aks rrugor. Sipas kreut të qeverisë ky aks nxit turizmin dhe motivon të rinjtë të mos emigrojnë por të investojnë në vendlindjet e tyre.

Rama ndan pamjet e rrugës Ersekë – Leskovik: Një

“Rruga e re Ersekë – Leskovik, jo vetëm një investim që shkurton distancat, por një udhëtim magjepsës përmes natyrës së pazbuluar të kësaj zone, që nxit turizmin, zhvillon sipërmarrjen lokale, ruan traditën e motivon të rinjtë të mos emigrojnë por të investojnë në vendlindjet e tyre”, shkruan Rama krahas videos.

/e.t

Njihuni me policin e lagjes suaj në Prishtinë!

29 July 2025 at 11:28

Policia e Kosovës bën të ditur se ka nisur një iniciativë të re për të afruar qytetarët me institucionin policor, duke ndërtuar ura të qëndrueshme të besimit dhe bashkëpunimit të ndërsjellë.

Në njoftim thuhet se përveç ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike, Policia e Kosovës është e përkushtuar në forcimin e raporteve miqësore me qytetarët, komunitetin, institucionet publike, mediat dhe organizatat e shoqërisë civile.

“Synimi është rritja e transparencës, përmirësimi i komunikimit dhe nxitja e përfshirjes aktive të qytetarëve në çështje që ndërlidhen me sigurinë publike. Kjo bëhet me qëllim krijimin e një ambienti të sigurt, pa frikë nga krimi, dhe me mirëbesim të ndërsjellë ndërmjet publikut dhe policisë.

Brenda kësaj fushate, për çdo lagje dhe zonë do të prezantojmë zyrtarin policor përkatës – të cilët janë në shërbimin tuaj, të gatshëm të dëgjojnë, ndihmojnë dhe bashkëpunojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë me qytetarët”, thuhet në njoftim.

Drejtoria Rajonale e Policisë – Kryeqyteti

Në kuadër të përkushtimit të Policisë së Kosovës për bashkëpunim me komunitetin dhe ndërtimin e besimit të ndërsjellë, këtë javë ju prezantojmë zyrtarët policorë përgjegjës për sektorët e ndryshëm të lagjeve në kryeqytet:

Lagjja Arbëria, Tophane – Zyrtarja për Sektorin A – Nexhmije Rrustemi; nexhmije.rrustemi@kosovopolice.com; 038 502 223 / 192

Zona Qendër, Pejton – Zyrtari për Sektorin B – Senad Beqiri; senad.beqiri@kosovopolice.com; 038 502 223 / 192

Bregu i Diellit, Aktashi, Mati 1 – Zyrtari për Sektorin C; Shefshet Ejupi; shefshet.ejupi@kosovopolice.com; 038 502 223 / 192

Dodona, Tauk Bahqe, Gërmia, Mati 1, Zllatari – Zyrtarja për Sektorin D – Merita Kadriu; merita.kadriu@kosovopolice.com; 038 502 223 / 192

Të gjithë zyrtarët policorë thuhet se janë në shërbim të drejtpërdrejtë për të adresuar nevojat dhe shqetësimet e qytetarëve, për të ruajtur rendin, qetësinë dhe për të ndërtuar së bashku një ambient të sigurt për të gjithë.

Për më shumë informacione, vizitoni faqen zyrtare të Policisë së Kosovës në rubrikën “NJIHUNI ME POLICIN E LAGJES TUAJ” , ku do të gjeni të dhëna për të gjithë zyrtarët policorë sipas drejtorive rajonale, stacioneve dhe nënstacioneve në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. /Telegrafi/

The post Njihuni me policin e lagjes suaj në Prishtinë! appeared first on Telegrafi.

Vaksinat kundër COVID-19 kanë shpëtuar mbi 2.5 milion jetë

By: Ke Si
29 July 2025 at 09:59

Pa vaksinat kundër COVID-19, koronavirusi SARS-CoV-2 do të kishte marrë 2.533 milionë jetë shtesë në të gjithë botën nga viti 2020 deri në vitin 2024, sipas vlerësimit më gjithëpërfshirës të ndikimit të fushatës së imunizimit në shëndetin publik global.

Sipas studimit të kryer nga Universiteti Katolik i Zemrës së Shenjtë në Milano dhe Universiteti Stanford (Kaliforni), vaksinat kundër COVID-19 kanë shpëtuar gjithsej 14.8 milionë vite jetë në të gjithë botën (një vit jetë i shpëtuar për çdo 900 doza vaksine të administruara).

Edhe pas përfundimit “zyrtar” të pandemisë

Vlerësimi i botuar në revistën shkencore JAMA Health Forum nuk është vlerësimi i parë i viteve të jetës së shpëtuara nga vaksinat kundër COVID-19 , të cilat na kanë nxjerrë nga pandemia. Por ajo që e bën interesante punën e re është periudha kohore që mbulon : nga fundi i vitit 2020 , fillimi i fushatave të vaksinimit, deri në tetor 2024. Prandaj, shumë përtej 5 majit 2023, datës zyrtare të zgjedhur nga OBSH-ja për përfundimin e emergjencës shëndetësore të COVID-19 .

Ndërsa virusi kishte shkaktuar afërsisht 20 milionë vdekje në nivel global në tre vitet e mëparshme (megjithëse realiteti mund të jetë shumë më tepër), SARS-CoV-2 vazhdoi të qarkullonte dhe të dëmtonte veçanërisht më të prekshmit. Studimi i ri shpjegon se si vaksinat kanë vazhduar – dhe vazhdojnë – të na mbrojnë.

Kush ka përfituar më shumë nga vaksinat?

Vaksinat kundër SARS-CoV-2 kanë parandaluar mbi 2.5 milion vdekje, një për çdo 5,400 doza të administruara. 82% e jetëve të shpëtuara ishin midis njerëzve të vaksinuar para se të përballeshin me virusin; 57% e jetëve të shpëtuara ndodhën gjatë periudhës së variantit Omicron (2022); 90% e vdekjeve të shmangura ishin midis njerëzve mbi 60 vjeç .

Shkencëtarët arritën në këto përfundime duke studiuar statistikisht se kush, midis atyre që u infektuan me COVID, e morën këtë para ose pas vaksinimit, kur dhe nën cilin variant ndodhi dhe sa vdiqën (dhe në çfarë moshe). Këto të dhëna u krahasuan me vlerësimet se sa njerëz do të kishin vdekur nga virusi në mungesë të vaksinave.

Shtatëdhjetë e gjashtë përqind e totalit të viteve të jetës së shpëtuar ishin midis njerëzve mbi 60 vjeç, por banorët e moshuar të azileve të pleqve kontribuan vetëm 2% të numrit të përgjithshëm të viteve të shpëtuara. Fëmijët dhe adoleshentët përbënin 0.01% të jetëve të shpëtuara, dhe të rriturit e rinj të moshës 20 deri në 29 vjeç përbënin 0.07%./Përshtati në shqip nga Focus.it, E.T

Pse shumë shqiptarë adhurojnë dhunën?

By: Ke Si
29 July 2025 at 09:54

Nga Shpëtim Luku

Para disa ditësh ndodhi një episod dhune që trazoi opinionin publik dhe që si zakonisht, nuk mbeti i izoluar vetëm te fakti se një polic, tashmë i pezulluar, me shokun e tij dhunuan një kamarier 18-vjeçar, thjesht sepse i kishte sjellë një shishe ujë të gabuar. Ngjarja mori përmasa të tjera, pasi pronari i hotelit, një gazetar lokal së bashku me 15 persona të tjerë, miq të pronarit u përfshinë në një përplasje fizike me të njëjtët persona që dhunuan kamarierin, duke i dëmtuar jo pak ata. Skena u kthye shpejt në legjendë moderne. Në portale u servir me tituj të bujshëm: “Pronari dhe gazetari bëjnë për spital dhunuesit e të riut”. Mbi 11 mijë like, rreth 5000 komente vetëm tek një portal. Me përgëzime e kompliente të tipit: “Bravo”, “Burrë i vërtetë”, “Kështu duhet bërë”, “Danoç” etj etj. Të shumtë ishin ata që e ngritën në piedestal Vasil Bedinajn, pronarin e “Rexhina”-s, si një hero të qytetit.
Por kjo lavdi e çuditshme që shqiptarët i japin dhunës, na bën të ndalemi e të mendojmë: Çfarë ka në të vërtetë pas kësaj dëshire për të përgëzuar grushtin, jo fjalën? Për të duartrokitur shkeljen, jo drejtësinë? Përse një akt dhune, edhe kur është i nxitur nga një padrejtësi, merr këtë lloj legjitimiteti moral në sytë e publikut?
Në thelb, kjo nuk është thjesht një ndjeshmëri e momentit, por një simptomë e thellë sociale. Shqiptarët nuk janë më të dhunshëm se popuj të tjerë, por ndryshe nga shumë të tjerë, ata janë mësuar të jetojnë për një kohë të gjatë në një sistem ku drejtësia rrallëherë vjen në kohë dhe në mënyrë të paanshme. Në një vend ku gjykata shihet si e korruptuar, policia si e kapur dhe ligji si një rrjetë që kap vetëm të vegjlit, njeriu i zakonshëm e humb shpresën se mund të marrë të drejtën në rrugë institucionale. Dhe në vend të saj, kërkon modele që “veprojnë”, që “ia tregojnë vendin” kujtdo që abuzon. Kështu, dhuna merr petkun e drejtësisë. Dhe dhunuesi, për çudi, bëhet shpesh i lavdëruar.
Kjo ndjeshmëri ndaj forcës ka edhe rrënjë të tjera, më të vjetra se tranzicioni shqiptar. Në kulturën tonë tradicionale, për shekuj me radhë, është ushqyer ideja se nderi nuk ruhet me ligj, por me gjak; se burrëria dëshmohet me reagim të menjëhershëm; se heshtja është dobësi, ndërsa zëri i lartë dhe krahu i rëndë janë forcë.
Por kjo nuk është vetëm çështje kulture. Është gjithashtu çështje zbrazëtie sociale. Kur një shoqëri nuk ofron as siguri, as drejtësi, as frymëzim për qytetari, njerëzit mbushin boshllëkun me të vetmen gjë që prodhon emocion të menjëhershëm: shfaqjet e dhunës. Media, nga ana tjetër, e kupton këtë. Portalet e dinë që një video ku dikush qëllon dikë tjetër do të marrë më shumë klikime sesa një reportazh për edukimin qytetar. Algoritmet e rrjeteve sociale e dinë që ndjekësit reagojnë më fort ndaj tronditjes sesa ndaj reflektimit. Dhe kështu, dhuna bëhet e padukshme në jetën reale, por tepër e dukshme në sferën publike. Krijohet iluzioni se dhuna është gjithandej dhe, më keq akoma, se është e pranueshme, madje e nevojshme.
Por ka edhe një arsye tjetër më të thellë. Shqiptarët, në thelb, janë të zhgënjyer, të lodhur e të zemëruar. Kanë parë shumë padrejtësi, shumë pabarazi, shumë arrogancë pa ndëshkim. Në këtë kontekst, edhe një pronar hoteli që reagon me grusht ndaj një ish-polici agresiv, perceptohet si simbolikë e një hakmarrjeje kolektive ndaj abuzuesve me pushtet. Ai nuk është më vetëm individ. Bëhet simbol. Dhe dhuna që ai ushtron, edhe kur është e gabuar, veshet me petkun e një akti të drejtë.
Kjo është arsyeja pse shqiptarët “adhurojnë” dhunën. Jo se janë të këqij, por sepse janë të etur për drejtësi, për ndëshkim, për hak. Dhe në mungesë të institucioneve që ua japin këtë, përqafojnë dhunën si zëvendësim. Dhe ky është një rrezik i madh.
Nëse një shoqëri arrin të duartrokasë grushtin para ligjit, forcën para arsyes, atëherë ky është një problem i madh. Kjo shoqëri ka nevojë për më shumë drejtësi. Dhe për më shumë reflektim mbi atë që po bëhemi, ndërkohë që klikojmë dhe komentojmë me pasion ngjarje që, në një vend normal, do të na turpëronin.

“Çmendet” Moti/ Çfarë do të ndodhë në Shqipëri deri në fundjavë

By: Ke Si
29 July 2025 at 09:47

Moti parashikohet me vranësira dhe reshje shiu, fillimisht në zonat veriperëndimore dhe pjesërisht në qendër të vendit. Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Sinoptikania e “Meteoalb” Lajda Porja në një lidhje direkte, solli dhe parashikimin e motit për orët dhe ditët në vijim.

“Jemi nën ndikimin e situatës termike duke filluar që nga dita e diel dhe pasi kaluam ditë me temperatura shumë të larta, moti ka qenë me temperatura shumë më të freskëta kjo për shkak të një mase ajri më të freskët që ka përfshirë Evropën.

Duke qenë se Ballkani po përjetonte temperatura të larta, kur hyri kjo masë e ftohtë shumë zona në Ballkan u përfshinë në reshje shirash edhe me intensitet të lartë.

Një situatë e tillë ndodhi dhe mbrëmjen e djeshme në vendin tonë, kryesisht në veri dhe në Shqipërinë qendrore.

Mbetet edhe sot situata e paqëndrueshme me reshje shiu, por do të jenë shumë më të pakta. Reshjet do të jenë kryesisht në Veri dhe në zonat qendrore, ndërsa Jugu mbetet pa reshje.

Do të ketë një përmirësim të situatës sa i përket ditës së nesërme, ndërkohë dita e enjte do të sjellë sërish reshje, ku sërish në fokus do të jetë veriu dhe pjesa lindore e vendit, duke përfshirë Librazhdin, Elbasanin dhe rrethinat e Tiranës.

Reshjet do t’i kemi prezente të paktën deri të premten. Në fundjavë do të kemi një qëndrueshmëri të kushteve dhe një përmirësim të dukshëm të situatës së motit”, u shpreh ndër të tjera sinoptikania Lajda Porja./e.t

Paralajmërimi i Trump për Rusinë, rriten çmimet e naftës në tregjet evropiane

By: Ke Si
29 July 2025 at 09:44

Çmimet e naftës u rritën të hënën pasdite në tregjet evropiane, pasi Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se do të shkurtonte afatin për Presidentin rus, Vladimir Putin, për të arritur një marrëveshje paqeje me Ukrainën.

Çmimi i naftës bruto WTI u rrit me rreth 2.2%, duke arritur në 66.50 dollarë për fuçi, ndërsa nafta e papërpunuar Brent u rrit me rreth 2%, duke shkuar në 69.80 dollarë, që nga ora 15:00 CEST. Trump i kishte caktuar më parë Putinit një afat 50-ditor në muajin korrik, duke paralajmëruar se në rast se Moska nuk do t’i jepte fund luftës në Ukrainë, SHBA do të vendoste një tarifë prej 100% ndaj Rusisë.

“Jam i zhgënjyer nga Presidenti Putin, shumë i zhgënjyer prej tij. Kështu që do të duhet të rishikojmë, dhe unë do t’i shkurtoj ato 50 ditë që i dhashë, në një numër më të vogël,” u tha Trump gazetarëve në Skoci të hënën.

“Mendoj se tashmë e di përgjigjen, çfarë do të ndodhë,” shtoi ai, përpara takimit me Kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer.

Tregjet reagojnë ndaj marrëveshjes BE-SHBA për energjinë

Çmimet e naftës kishin nisur të rriteshin edhe më herët gjatë ditës së hënë, pas lajmeve për një marrëveshje të re tregtare mes Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara, të njoftuar të dielën.

Sipas marrëveshjes, BE-ja pranoi të blejë 750 miliardë dollarë produkte energjetike amerikane gjatë tre viteve të ardhshme, përfshirë naftë, gaz natyror të lëngshëm (LNG) dhe energji bërthamore. Në bazë të kësaj marrëveshjeje, BE-ja do të përballet me një tarifë prej 15% për shumicën e mallrave të saj pas përfundimit të afatit të tarifave më 1 gusht, në vend të një tarife më të lartë, të kërcënuar prej 30%. Tregjet evropiane të aksioneve gjithashtu reaguan pozitivisht, duke shënuar rritje në orët e para të mëngjesit të së hënës, përpara se të stabilizoheshin në pasdite.

Presionet e Trump ndikojnë në luhatjen e çmimeve

Komentet dhe kërcënimet e Trump për tarifa kanë ndikuar herë pas here në çmimet e naftës gjatë këtij viti, duke i ulur ato për shkak të shqetësimeve për një ngadalësim të mundshëm ekonomik që do të prekte kërkesën globale për energji.

Nga ana tjetër, rreziku gjeopolitik ka nxitur rritjen e çmimeve, sidomos kur investitorët janë ndjerë të shqetësuar për furnizimet. Sulmet e SHBA-së ndaj objekteve bërthamore në Iran, për shembull, shkaktuan një rritje të ndjeshme të çmimeve të naftës në muajin qershor.

OPEC+ dhe Kina në fokusin e tregut

Një takim i komitetit të OPEC+ pritet të mbahet të hënën, ku anëtarët do të diskutojnë politikën e prodhimit për muajin shtator. Si Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA), ashtu edhe Administrata Amerikane e Informacionit për Energjinë (EIA) parashikojnë një tepricë të furnizimit me naftë gjatë vitit të ardhshëm, me ofertën që tejkalon ndjeshëm kërkesën.

Pas arritjes së marrëveshjes me BE-në, Uashingtoni ka përqendruar vëmendjen te Kina. Sekretari i Thesarit i SHBA-së, Scott Bessent, dhe Përfaqësuesi i Tregtisë, Jamieson Greer, pritet të takohen të hënën në Stokholm me zyrtarë të lartë kinezë, përfshirë Zëvendëskryeministrin He Lifeng.

Kina dhe SHBA kanë rënë dakord për një armëpushim tarifor 90-ditor, i cili do të përfundojë më 12 gusht. Ka shpresë se të dyja palët do të arrijnë të zgjasin marrëveshjen, ndërsa aktualisht Kina tarifon mallrat amerikane me 10%, dhe SHBA tarifon mallrat kineze me 30%./e.t

Ç’fitoi doktori nga dashuria për Trump?

By: Ke Si
29 July 2025 at 09:42

Që prej rikthimit të Donald Trump në Presidencë në SHBA, Partia Demokratike dhe Sali Berisha kanë patur shpresë se kjo do të sjellë të mira edhe për ta. Por çfarë ka arritur PD me ndryshimin e administratës në SHBA dhe me angazhimin e lobistit të Trump në fushatë?

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, deklaroi se Berisha nuk ka qenë ndonjë “trampist” i thekur, por është detyruar të ketë këtë linjë për shkak të lidhjeve të forta të Ramës me administratën e demokratëve. Bushati tha se PD ka disa “mini suksese”, kryesisht në formën e deklaratave që kanë ardhur nga SHBA.

“Besoj që Berisha nuk e kishte dashuri pasioni këtë, por dashuri interesi. Në dashuri interesi, humbja relativizohet pak. Berisha nuk ka qenë ndonjë trampist i madh, po ta shohësh ai ka qenë afër linjës së Republikanëve tradicionalë. Rrethanat e sollën të bëhet trampist, sepse kundërshtari politik në Shqipëri përfitoi shumë nga administrate demokrate. A ishte kjo një lëvizje koherente dhe e moralshme? Unë bëj pjesë te ata njerëz që afishimin përkrah trampizmit e quaj një mëkat dhe më duket si një lidhje oportunisti meskin ajo që bëri Berisha me Trump. Me koston e një manovratori politik, gjithsesi arriti disa mini sukseese.

E para pesonale, që mori deklarata që non-grata për Berishën ka dëmtuar marrëdhëniet mes dy vendeve, ka qenë e padrejtë, etj, etj. Loboi fuqishëm me Continental Strategy, një kompani që janë të gjithë njerëzit që kanë lobuar për Trump. I hoqi Ramës dafinat e fitimtarit që do ia jepnin si në 2021. U mundua të amortizojë goditjen që do të merrte nga humbja, ky qe avantazhi që mori Berisha duke veshur kapelen e trampistit”, deklaroi Bushati.

Ndërsa Baton Haxhiu, e quajti Berishën një “njeri në hall”, që gaboi me marrjen e LaCivita si strategjist i fushatës.

“Po flasim për një njeri që ishte në hall dhe një njeri në hall gjen hapësirë për t’u rikthyer në fitore duke përdorur edhe LaCivita, përrallën për Trump dhe duke provuar të manipulojë opinionin publik se ai është shpëtimi i Shqipërisë. Ai ishte shpëtimi i Berishës dhe jo i Shqipërisë. Nuk ishte arsye që do të fitonte zgjedhjet. Një i huaj nuk t’i fiton zgjedhjet, një i huaj mund të të rrëzojë vetëm nga pushteti. LaCivita ishte projekt i cili kishte dy rrugë. E para, gënjeshtra se do të hiqet non-grata dhe e dyta, do të bindë shqiptarët që ky është përfaqësues i Trump dhe Trump e ka vrarë gjarpërin Soros dhe kështu do të ndodhë edhe me Ramën.

Të dy rrugët dështuan dhe dështimi ishte jo pak i vogël, spektakolar. U vërtetua se një strategjist i huaj nuk ndërton rrëfimin për fitore, nëse nuk e ke idenë e fitores dhe seriozitetin e saj. Nuk e ndërton rrëfimin brenda vendit nëse nuk ke rrëfim tëndin. Berisha nuk pati rrëfim, ideologjikisht ishte i mangët, fyes dhe në momente të caktuara nuk kishte ide përse e kërkon pushtetin. Shpresa e madhe e kishtë emrin LaCivita, por për mua ai ka qenë dështim i madh dhe arsyeja pse nuk duhej thirrur. E kam thënë nuk është njeriu i duhur, sepse njeriu i duhur është njeriu shqiptar”, tha Haxhiu. /e.t

Trump bën thirrje për ndihmë urgjente në Gaza: Çdo grimcë ushqimi duhet të hyjë

By: Ke Si
29 July 2025 at 09:27

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë një thirrje të drejtpërdrejtë për ndihmë humanitare në Rripin e Gazës, duke deklaruar se Izraeli duhet të lejojë hyrjen e “çdo grimce ushqimi” në këtë territor të rrethuar. Në një deklaratë që shënon një distancim të dukshëm nga qëndrimet e mëparshme, Trump pranoi se situata në Gaza është e rëndë dhe përshkroi fëmijët palestinezë si “shumë të uritur”.

Deklarata e tij u bë gjatë një vizite në Britani, ku për herë të parë ai kritikoi publikisht kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, i cili më herët kishte mohuar raportimet për uri në Gaza duke i quajtur ato “gënjeshtra të turpshme”.

Nën një presion gjithnjë e më të madh ndërkombëtar për t’u angazhuar në zgjidhjen e krizës humanitare, Trump e cilësoi Izraelin si “përgjegjës në masë të madhe” për situatën aktuale në Gaza. Ai u shpreh i shqetësuar për raportet që tregojnë se dhjetëra palestinezë kanë humbur jetën nga uria në javët e fundit, ndërkohë që sipas Kombeve të Bashkuara dhe organizatave të ndihmës, bllokada izraelite ndaj ndihmave humanitare është shkaku kryesor.

“Po shohim fëmijë të uritur, që nuk mund të jetë simulim. Është uri e vërtetë,” tha Trump. “Ne i japim ushqim Izraelit. Dua të sigurohem që ky ushqim arrin në Gaza.”

Ai konfirmoi se kishte kërkuar nga Netanyahu të ndryshojë qasjen e tij ndaj ndihmës humanitare, ndërsa shtoi se SHBA do të ndihmojë në ngritjen e qendrave shpërndarëse ushqimi “pa barriera”, pa dhënë detaje të mëtejshme për zbatimin e këtij plani.

Pavarësisht deklaratave politike, realiteti në Gaza mbetet dramatik. Të hënën, të paktën 25 palestinezë, përfshirë katër fëmijë, u vranë pasi ushtria izraelite hapi zjarr ndaj një turme që po priste ndihma pranë një karvani kamionësh në jug të Gazës. Ushtria izraelite nuk ka dhënë ende një reagim zyrtar për incidentin, por autoritetet shëndetësore lokale kanë konfirmuar viktimat.

Sipas agjencive të ndihmës, përpjekjet për të ndalur krizën humanitare janë ende të pamjaftueshme. Martin Penner nga Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së deklaroi se të gjithë 55 kamionët me ndihma që hynë të hënën në Gaza u plaçkitën nga turmat përpara se të arrinin në depot e destinuara.

Një tjetër zyrtar i OKB-së theksoi se “nuk ka pasur asnjë përmirësim real në terren” dhe se nuk janë hapur rrugë të reja për transportimin e ndihmave.

Të dhënat më të fundit tregojnë se të hënën u vranë të paktën 78 palestinezë, përfshirë një grua shtatzënë dhe foshnjën e saj, e cila lindi pas vdekjes së nënës, por ndërroi jetë pak më vonë.

Në sfond, Britania po përgatit një plan paqeje në bashkëpunim me Francën dhe Gjermaninë, që pritet të diskutohet në një takim urgjent të kabinetit të kryeministrit Keir Starmer. Mbi 220 deputetë dhe disa ministra britanikë kanë kërkuar që Mbretëria e Bashkuar të njohë menjëherë shtetin e Palestinës, në përputhje me qëndrimin e paralajmëruar nga presidenti francez Emmanuel Macron.

Trump, nga ana e tij, e kundërshtoi këtë ide për Shtetet e Bashkuara, por tha se nuk do ta pengonte nëse Britania apo aleatë të tjerë vendosin të njohin shtetin palestinez.

Në të njëjtën konferencë për shtyp, mbajtur pas një takimi me Starmer në Turnberry të Skocisë, Trump foli edhe për luftën në Ukrainë. Ai shprehu zemërim ndaj presidentit rus Vladimir Putin për sulmet ndaj civilëve dhe paralajmëroi se do të vendosë sanksione të reja ekonomike ndaj partnerëve tregtarë të Rusisë brenda 10 deri në 12 ditë nëse agresioni nuk ndalet.

“Kur sheh trupa të pajetë nëpër rrugë dhe civilë të vrarë në azile pleqsh, nuk është kjo mënyra për të vepruar,” deklaroi presidenti amerikan./e.t

❌
❌