”Pa mesazhin në telefon”, shqiptari që i mori jetën gruas ka tentuar vetëvr*sjen
I varur nga droga, me probleme psikike dhe i “verbuar” nga xhelozia. Ajo që e ‘tërboi’ 40-vjeçarin shqiptar, Pandeli Nakoleci duke e bërë atë të shkonte drejt vrasjes brutale të gruas së tij para fëmijëve, 36-vjeçaren Marjola, duket se ka qenë një mesazh në celularin e saj. Kjo i shkaktoi xhelozinë e sëmurë, pasi dyshonte se ajo kishte një lidhje jashtëmartesore, shkruajnë mediat greke.