Tërmet në vend, lëkundjet ndihen të forta
Lëkundje tërmeti janë regjistruar në vendin tonë. Lëkundjet u ndjenë të forta në Tiranë, Durrës e Krujë, rreth orës 18:20. Forca e tërmetit është 3.6 ballë dhe deri më tani nuk raportohet për dëme. Tërmeti me thellësi fokale 5 km, e kishte epiqendrën rreth 7 km në jugperëndim të Krujës.