Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 12 August 2025Main stream

VIDEO/ Gramshi nën “pushtetin” e flakëve, zjarre në disa fshatra

By: Re Nato
12 August 2025 at 14:42

Gramshi po përjeton momente dramatike lidhur me situatën e zjarreve.

Nga pamjet e siguruara nga ABC News, shihet se fshatrat janë përfshirë nga flakët, teksa për shkak të terrenit, ndërhyrja është e vështirë, dhe po operohet me helikopter.

Teksa Ministria e Mbrojtjes ka bërë thirrje për evakuim, në Gramsh u regjistrua edhe viktima e parë nga zjarret.

Rezulton se një 80-vjeçar në fshatin Kullollas, ndezi zjarr në kopshtin e tij, i cili ka dalë jashtë kontrolli dhe është përhapur masivisht, në disa fshatra të tjera.

Si pasojë e asfiksimit, ky shtetas ka humbur jetën./abcnews.al

Ndezi zjarr në kopshtin e banesës, por u përhap në disa fshatra/ Gramsh, humb jetën nga asfiksia i moshuari

By: Re Nato
12 August 2025 at 14:12

Rreth orës 11:00, dyshohet se një shtetas rreth 80 vjeç, ka ndezur zjarr në kopshtin e banesës së tij, në fshatin Kullollas, zjarr i cili ka dalë jashtë kontrolli dhe është përhapur masivisht, në disa fshatra të rrethit të Gramshit. Dyshohet se si pasojë e asfiksimit, ky shtetas ka humbur jetën.

Shërbimet e Policisë, të Zjarrfikëses dhe të Emergjencave Civile kanë shkuar menjëherë në zonë, ku po punojnë intensivisht për shuarjen e zjarrit, si dhe për evakuimin e banorëve të fshatrave në të cilat janë përhapur flakët.

Ndërkaq, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po heton për të zbardhur dhe dokumentuar shkakun e zjarrit dhe rrethanat e tjera të rastit.

Liderët e BE-së: Kufijtë e Ukrainës nuk duhet të ndryshohen me forcë

By: Re Nato
12 August 2025 at 14:07

Udhëheqësit evropianë kanë paralajmëruar kundër ndryshimit me forcë të kufijve të Ukrainës, dy ditë para se një samit SHBA-Rusi mbi Ukrainën të zhvillohet në Alaskë.

Në një deklaratë, udhëheqësit evropianë thanë se “populli i Ukrainës duhet të ketë lirinë për të vendosur të ardhmen e tij”, shkruan BBC.

Sipas deklaratës, parimet e “integritetit territorial” duhet të respektohen dhe “kufijtë ndërkombëtarë nuk duhet të ndryshohen me forcë”.

Deklarata u nënshkrua nga 26 nga 27 udhëheqës. Midis nënshkruesve mungonte udhëheqësi i Hungarisë, Viktor Orban, i cili ka ruajtur marrëdhënie miqësore me Rusinë dhe është përpjekur vazhdimisht të bllokojë mbështetjen e Bashkimit Evropian për Ukrainën.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka këmbëngulur se çdo marrëveshje paqeje do të përfshijë “një shkëmbim territoresh” dhe mund ta shohë Rusinë duke marrë të gjithë rajonin e Donbasit në Ukrainën lindore dhe duke mbajtur Krimenë. Në këmbim, ajo do të heqë dorë nga rajonet Kherson dhe Zaporizhzhia, të cilat i ka të pushtuara pjesërisht./abcnews.al

“Grabitja e territoreve, e rëndë për bizneset”/ Frrok Çupi: Lirimi i hapësirave publike do të zgjasë më shumë se 4 vite

By: Re Nato
12 August 2025 at 13:34

Analisti Frrok Çupi thotë se reforma për lirimin e hapësirave publike në vend do të kërkojë më shumë se 4 vite.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Çupi u shpreh se ligji duhet të respektohet nga të gjithë.

“Po tentojnë të ngrejnë alarm, grusht shteti kundër sistemit dhe sigurisë së vendit, duke cënuar territorin. Nuk është aq shumë çështje pasurore. Është barazia ndaj biznesit. Disa njerëz me makutëri tentojnë të zgjerojnë bizneset e tyre në territore që nuk iu takojnë. Të tjerë që nuk e bëjnë këtë, respektojnë ligjin. Kush mbron ligjin mbetet i diskriminuar. Kjo disbalancë duhet të ndryshojë në mënyrë të menjëhershme. Besoj se do ketë më shumë se 4 vite, për shumë arsye. Për arsye të pranimit në BE, që do jetë e sigurt dhe e afër. Është problemi i traditës sonë, e dëmtuar shumë pas viteve ’90. Ligji është gjëja më e fundit që respektohet nga njerëzit, prandaj kërkon më shumë se 4 vjet.”, theksoi ai./abcnews.al

Zjarret, Ministria e Mbrojtjes thirrje banorëve të 3 fshatrave në Gramsh: Largohuni menjëherë nga banesat

By: Re Nato
12 August 2025 at 13:32

Ministria e Mbrojtjes u ka bërë thirrje banorë të 3 fshatrave në Gramsh, Kullollas, Bletëz dhe Menkollarë, që ë largohen menjëherë nga banesat e tyre, për shkak të situatës me zjarret.

Përmes një njoftimi, ministria apelon që banorët të bashkëpunojnë me autoritetet për evakuimin e sigurt.

“THIRRJE URGJENTE!

Për shkak të zjarreve, u bëjmë thirrje banorëve të fshatrave Kullollas, Bletëz dhe Menkollarë të largohen menjëherë nga banesat e tyre dhe të bashkëpunojnë me autoritetet për evakuimin e sigurt.”, thotë minsitria.

Plagosje me armë zjarri në aksin rrugor Muriqan-Shkodër

By: Re Nato
12 August 2025 at 13:24

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në aksin rrugor “Muriqan-Shkodër”.

Dyshohet se për motive të dobëta, një 34-vjeçar ka plagosur një 30-vjeçare, e cila ndodhet në kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar të këtij rasti.

Ndërkaq, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al

Yesterday — 11 August 2025Main stream

Pheniani paralajmëron kundërpërgjigje ndaj stërvitjeve të Uashingtonit dhe Seulit

By: Re Nato
11 August 2025 at 20:30

Koreja e Veriut do të kundërpërgjigjet “me vendosmëri” në rast të provokimeve gjatë stërvitjeve të përbashkëta ushtarake që Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara do të zhvillojnë, tha shefi i Mbrojtjes në Phenian përmes një njoftimi më 11 gusht.

Paralajmërimi vjen teksa Seuli dhe Uashingtoni po përgatiten të zhvillojnë stërvitjet vjetore ushtarake që kanë për synim të frenojnë Korenë e Veriut – të pajisur me armë bërthamore – të cilat do të mbahen nga 18 deri më 28 gusht.

Koreja e Veriut – e cila sulmoi fqinjin e saj më 1950, duke shkaktuar Luftën Koreane – gjithmonë ka shprehur zemërim për stërvitjet ushtarake të SHBA-së dhe Koresë së Jugut, duke i cilësuar ato si përgatitje për pushtim.

“Forcat e armatosura të Koresë së Veriut do të përballen me stërvitjet ushtarake të SHBA-së dhe Koresë së Jugut përmes një kundërpërgjigje të vendosur… në nivelin e të drejtës për vetëmbrojtje”, tha shefi i Mbrojtjes i Koresë së Veriut, No Kwang Chol, përmes një deklarate të publikuar nga agjencia shtetërore e lajmeve, KCNA.

Ministrat e Jashtëm Evropianë bëjnë thirrje për ‘unitet transatlantik’ për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

By: Re Nato
11 August 2025 at 20:00

Ministrat e jashtëm evropianë kanë bërë thirrje për “unitet transatlantik” për të ndihmuar në përfundimin e luftës në Ukrainë.

Kaja Kallas, shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, ka zhvilluar takime virtuale me ministrat e jashtëm sot.

Ajo tha se BE-ja do të punojë për më shumë sanksione kundër Rusisë, më shumë mbështetje ushtarake për Ukrainën dhe procesin e pranimit të Ukrainës në bllok.

“Uniteti transatlantik, mbështetja për Ukrainën dhe presioni ndaj Rusisë janë mënyra se si do ta përfundojmë këtë luftë dhe do të parandalojmë agresionin e ardhshëm rus në Evropë”, tha ajo në një postim në X.

Zelensky: Rusia do të blejë kohë, jo t’i japë fund luftës

By: Re Nato
11 August 2025 at 19:39

Ndërsa konferenca për shtyp e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë përfundoi, Volodymyr Zelensky ka postuar në mediat sociale pas telefonatës së tij me kryeministrin e Kanadasë Mark Carney.

Zelenskyy tha se i tregoi Carney-t pikëpamjen e Ukrainës mbi “qëllimet dhe planet e vërteta” të Rusisë.

“E shohim në të njëjtën mënyrë dhe është e qartë se rusët thjesht duan të blejnë kohë, jo t’i japin fund luftës”, shkroi ai në një postim në X.

“Situata në fushën e betejës dhe sulmet e liga të Rusisë ndaj infrastrukturës civile dhe njerëzve të zakonshëm e dëshmojnë qartë këtë.”, shtoi presidenti ukrainas./abcnews.al

Trump flet për bisedimet e ardhshme me Putinin: Lufta në Ukrainë nuk duhet të kishte ndodhur kurrë

By: Re Nato
11 August 2025 at 18:42

Në Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump është pyetur në lidhje me takimin e tij të ardhshëm me Vladimir Putinin, i cili do të zhvillohet në Alaska të premten.

“Kjo është një luftë që nuk duhet të kishte ndodhur kurrë”, tha Trump.

“Kjo është një luftë që nuk do të kishte ndodhur nëse unë do të isha president, nuk do të kishte ndodhur kurrë”, shtoi presidenti amerikan.

Ai i përshkruan bisedimet si një “takim ndijor” dhe thotë se “ai [Putin] dëshiron të përfshihet”.

Trump  beson që Putin dëshiron t’i japë fund luftës.

“E kam thënë këtë disa herë dhe jam zhgënjyer sepse kisha një telefonatë të shkëlqyer me të dhe pastaj raketat hidheshin në Kiev ose në ndonjë vend tjetër”, shtoi ai./abcnews.al

U aksidentua disa ditë më parë në Fier, ndërron jetë i mituri te Trauma

By: Re Nato
11 August 2025 at 18:15

Pas 3 ditëve trajtim intensiv, ka ndërruar jetë i mituri te Trauma, i cili mbeti u aksidentua me makinë pasditen e të premtes në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës” në Fierë.

Pavarësisht ndihmës së bluzave të bardha, 15-vjeçari nuk ka mundur t’i shpëtojë plagëve të marra.

Nga aksidenti i rëndë, mbetën të plagosur edhe 3 persona./abcnews.al

“Kemi siguruar plot dy njohje”/ Gërvalla mbledh ambasadorët, Kurti akuzon Serbinë për destabilizim

By: Re Nato
11 August 2025 at 18:06

Totalisht e shkëputur nga realiteti. Ministrja e Jashtme në detyrë e Kosovës, Donika Gërvalla, deklaron se vendi po forcon pozitat e saj globale me plot dy njohje të reja, ate të Kenias dhe Sudanit.

“Gjatë këtij viti kemi arritur edhe dy njohje të reja të shtetësisë së Kosovës duke forcuar pozicionin ndërkombëtar. Kemi siguruar anëtarësimin në një numër të konsiderueshëm të organizatave ndërkombëtare duke zgjeruar hapësirën ku Kosova është e pranishme dhe aktive.”

Këto deklarata të çuditshme por jo të pazakonta për të, ministrja e Kurtit i beri nga edicioni i tetë i Konferencës së Ambasadorëve, pa u ndalur aspak te sanksionet e BE-së, bllokimin e agjendës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës, asnjë hap përpara në dialog me Serbinë dhe asnjë shenjë për një proces të denjë integrimi për vendin në Bashkimin Europian.

Ashtu si ministrja e e tij, edhe Albin Kurti ka patur si kryefjalë në qëndrimin e tij Serbinë.

Kjo e fundit duket se është “komardarja shpetuese” e Kurtit sa herë që vendi jeton në ngërçe politike që së fundmi i ka vjedhur qytetarëve të Kosovës më shumë se 7 muaj, kohë e cila tani duhet të ishin përkthyer në rezultate.

Për Kurtin sigurisht që ka një fajtor dhe ajo është Serbia.

“Përpjekjet e Serbisë për të minuar sovranitetin dhe integritetin territorial të shtetit tonë vazhdojnë të paraqesin kërcënim ndaj sigurisë sonë kombëtare. Serbia “në bashkëpunim të ngushtë me Federatën Ruse”, shpenzon miliona euro për lobim dhe shpërndarjen “sistematike të mesazheve të rreme kundër Kosovës” nëpër botë.|

Ky organizim, nga ku politika e lartë në Kosovë foli për suksese ishte një takim me përfaqësuesit diplomatikë (të cilët Kurti i përdor edhe për të shoqëruar votat e diasporës ) me qëllim përmbledhjen e punës së bërë, vlerësimin e rezultateve dhe përcaktimin e hapave për vitin e ardhshëm, dhe në fakt puna e bërë flet vetë…./abcnews.al

OKB: Vrasja e gazetarëve nga Izraeli, shkelje e rëndë e ligjit ndërkombëtar

By: Re Nato
11 August 2025 at 17:00

Zyra e të Drejtave të Njeriut e OKB-së sapo ka lëshuar një deklaratë duke dënuar sulmet e Izraelit ndaj gazetarëve në Gaza.

Pesë u vranë nga Al Jazeera – përfshirë Anas al Sharif – dhe mjekët kanë thënë se një gazetar i gjashtë i pavarur u vra gjithashtu, shkruan Sky News.

Grupi tha: “Ne dënojmë vrasjen nga ushtria izraelite të 6 gazetarëve palestinezë duke synuar tendën e tyre, në shkelje të rëndë të ligjit ndërkombëtar humanitar.”

“Izraeli duhet të respektojë dhe mbrojë të gjithë civilët, përfshirë gazetarët.”

Ata shtuan se të paktën 242 gazetarë palestinezë janë vrarë në Gaza që nga sulmi i 7 tetorit ndaj Izraelit në vitin 2023.

“Ne bëjmë thirrje për akses të menjëhershëm, të sigurt dhe të papenguar në Gaza për të gjithë gazetarët,” thanë ata./abcnews.al

Ukraina sulmon objektet e industrisë së mbrojtjes në Rusi

By: Re Nato
11 August 2025 at 16:32

Forcat e armatosura të Ukrainës kryen një seri sulmesh me dronë në rajonet ruse, duke sulmuar ndërmarrjet e operuara nga industria e mbrojtjes dhe objektet e infrastrukturës.

Një nga objektivat ishte fabrika e prodhimit të instrumenteve Arzamas në rajonin e Nizhny Novgorod.

Kjo ndërmarrje prodhon sisteme optike, elektronike dhe navigimi për automjete ushtarake, aeroplanë dhe raketa.

Arzamas ndodhet rreth 759 kilometra larg kufirit të Ukrainës.

Sipas guvernatorit rajonal Gleb Nikitin, një punonjës i ndërmarrjes u vra, ndërsa dy të tjerë u plagosën dhe u dërguan në spital.

Në rajonin e Tulës, një sulm me dronë ukrainas “mbi një nga ndërmarrjet civile” vrau dy persona dhe plagosi tre, sipas autoriteteve lokale.

Ndryshe, natën e së dielës, rafineria e naftës Saratov në jugperëndim të Rusisë u sulmua nga dronë.

Ndërtimi i rrugës Berat-Ballaban/ Balluku: Zhvillim ekonomik dhe turistik për të gjithë zonën

By: Re Nato
11 August 2025 at 16:13

Zëvendës kryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku inspektoi punimet që po kryhen për ndërtimin e rrugës Berat-Ballaban.

Me Ballukun, ishte dhe Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro.

Balluku tha se kjo rrugë, është zhvillim ekonomik dhe turistik për të gjithë zonën.

“Projekti ka nisur për të rritur kualitetin e jetës së banorëve të zonës. Kjo është rrugë që kalon në 3 krahina të rëndësishme, Përmet, Skrapar dhe Berat.”, theksoi ndër të tjera Balluku./abcnews.al

Zjarr afër Syrit të Kaltër/ Evuakohen turistët, zjarrfikësit në vendin e ngjarjes

By: Re Nato
11 August 2025 at 16:01

Një vatër zjarri është aktivizuar afër Syrit të Kaltër në Sarandë.

Mësohet se prej zjarrit, rrezikohet monumenti natyror.

Turistët janë evakuuar, teksa në terren ndodhen vetëm zjarrfikësit e MZSH Finiq. Pa ndërhyrje nga ajri, shpëtimi i Syrit të Kaltër bëhet i pamundur./abcnews.al

Emigrantët vijnë për pushime/ Fluks, por jo rradhë në Portin e Durrësit, Kakavijë e Kapshticë

By: Re Nato
11 August 2025 at 15:57

Numër i lartë personash  kanë  hyrë e kanë dalë nga  Shqipëria përmes portit të Durrësit javën e fundit.  Kryesisht emigrantë që jetojnë dhe punojnë në Itali.  Vetëm në pesë ditë  me tragetet Durrës- Bari dhe Durrës -Ankona kanë ardhur dhe kanë ikur nga vendi ynë me shumë se 42  mijë e  500 persona  me 13 mijë e 300 automjete.

Sipas Policisë Kufitare ditë më e ngarkuar ka qenë e shtuna e 9 gushtit kur kanë hyrë e kanë dalë mbi 12 mijë pasagjerë me rreth 3900 automjete. Për të përballuar fluksin e pasagjerëve, tragetet e linjës Durrës-Bari dhe anasjelltas kanë kryre lundrime të dyfishta nga e mërkura deri të dielë.   Ndërsa trageti I linjës  Durrës – Ankona ka kryer lundrime të përditshme.

Ndërkohë ka vijuar kthimi I shqiptarëve që jetojnë e punojnë në Greqi dhe këtë fillimi jave për të pushuar në atdhe.  Nga Kapshtica deri në mesditë kanë hyrë në Shqipëri mbi 3 mijë persona.  Megjithë numrin e lartë të udhëtarëve në  doganë nuk  janë krijuar radhë.  Autoritetet  shqiptare dhe greke po punojnë me kapacitet të plotë.

Rreth 20 mijë persona hynë në vend   këtë fundjavë vetëm nga pika kufitare e Kakavijës.  Bashkë më emigrantët është vënë re shtimi i turistëve që vijnë nga Greqia në Shqipëri.

Me qëllim mos krijimin e radhëve në  doganë autoritetet kanë shtuar numrin e sporteleve. Policia kufitare  po punon me  4 sportele ne hyrje dhe 3 ne dalje ndersa ajo greke  3 ne dalje dhe 2 ne hyrje.

Radhë deri në dy kilometra është krijuar në doganën e Qafë  Botës.

Ata që kanë udhëtuar  drejt Greqisë nga kjo pikë kufitare paraditen e të hënës  priten deri  në rreth 3 orë për të kaluar kufirin.

Vonesat vijnë nga  autoritetet greke të cilat punojnë me dy sportele ndërsa autorietet  shqiptre po  punojnë  me tre sportele./abcnews.al

❌
❌